2011-03-09

poezi të Lediana Kapës





Buqeta e sotme , vjen nga Lediana Kapaj .. Floripress, ka zgjedhur disa  poezi të Ledjanës . Për tiu kujtuar se sa i bukur është vargu i poezisë së Ledianës po ju citojmë një varg nga poezitë e saj : " ...me ëndrrën vetë," duel" kërkova,"..Pra ju do kuptoni , se metafora dhe klasifikimi i mendimit , ndërthurren dhe tejçojnë tek lexuesi , fantazi dhe jetë .. Duke i uruar suksese dhe gjithë të mirat ju ftojmë të lexoni poezi nga Lediana Kapaj ..

Pesë poezi të Ledianës ..

nga Lediana Kapaj 



Poetit...


Të jesh poet..do të thotë që zemra,
me vargun vetë është mrekulluar,
të kesh një botë si vetë kristali,
me fletën, penën ...je dashuruar!


Dhe rreshtat mbushin...mjeshtrit e ndjenjës,
të pasionuar...plot bukuri,
duke kërkuar të gjejnë mes tyre,
të ëmblën ëndërr plot mirësi!


Të jesh poet...do të thotë që shpirtin,
ta kesh të madh...padjallëzuar,
të shtypësh cmirën, shkelësh urrejtjen,
të presësh mallin...kur rri "vetmuar"....


Të japësh shumë...të vetëflijohesh,
ta mbushësh jetën si me magji,
të bëhesh shok me djallin vetë,
duke e bindur...ta bësh njeri!



Të falësh bukën kur sheh të mjerin,
të japësh krahun, të dhurosh ndihmë,
të shuash zjarrin që mban vetë "ferri",
në vënd te hirit të mbjellësh bimë...


Të buzeqeshësh dhe kur vetë dhimbja,
të hyn në trup...për të përpirë,
me mjeshtëri ta derdhësh vargun,
të shohësh diellin edhe pa gdhirë....


Mos kërkosh shumë...se ke gjithçka,
mos të mbulojë kurrë zymtësia
të mposhtësh fatin dhe të ngresh kokën..
...Të ka bekuar vetë perëndia!

*************************

Bija ime!


Të shoh si trupin hedh o trëndafil behari,
ti prek të bukurat flokë si rreze ngjyre ari,
nga ty moj bija ime, vetë mrekullinë takova,
që ditën kur si prind në gji fort të shtrëngova....


Me ty dhe vetë u rrita, me ty u bëra "nënë,
tek sytë e tu vogëlushe pashë yje edhe hënë,
thesar ke qënë për mua,tek ty veten kam parë,
oh lotë nuk po nxjerr dot...Gezimi i ka tharë!


Dhe rruga ime jetës nuk ishte aq e lehtë,
por njësh me ty u bëra...më bëre të kem "fletë",
i preva hovin djallit që dhimbja mos afrohej,
të mbrojta ty si ëngjëll ...kur shpirti më lëndohej...


Mesnatës shpesh jam ngritur.."Mos vallë nuk po merr frymë"?
dhe ftohja më përshkonte...mëngjeseve plot brymë,
ah frika mos të humbja, nga shpirti kurrë s'është ndarë,
një frut i bukur ishe....Në dashurinë e vrarë!


Por koha iku shpejt...vështroj sa shpejt je rritur,
sa shumë me ty krenohem ...akoma je e mitur,
kështu do të qëndrosh gjithmonë " e vogla ime",
dhe befas lotët dalin...më futin në mendime..!


Dhe koha prapë të vetën...! Nga unë do të largohesh,
por zemra hapur mbetet...do presë të ledhatohet,
si sot kur më pushton dhe thua..." Sa të dua",
një ditë me zor do pres...të rrish pakëz me mua....

**********************************

Me magjinë kam "flertuar"!


Qerpikët mbylla e babëzitur,
veten përkunda qiellit me hënë,
me njërën dorë jastëkun preka,
hije vetmie mbi të kish rënë.....

Shtrëngova sytë e mallëngjyer,
me ëndrrën vetë," duel" kërkova,
kish kohë pa ardhur pakëz tek unë,
befas zhgënjimin me shpirt mallkova!...

Më kafshonte natë e ftohtë,
gjumi trëmbur ish tërbuar,
brengën ndjeja nëpër deje,
prej besimit .. e mashtruar....!!

Parajsën ndjeva tek po vinte,
ëngjëjt rresht mbi sup mu ndalën,
më bekuan "plagëzemrën",
tufa ndjenjash...seç më falën!

Puthjet ndjeva të më ngrohnin,
dashuria...rridhte lumë,
trëndafilat më rrethonin,
sa të bukura!...Oh sa shumë!

Zhurmë dëgjova .. hapa sytë,
Oh sa keq!! ....Isha në gjumë!
dritën ndeza e përlotur,
me mërzitjen flija unë!

Nëpër ëndrra do zvarritem,
aty jam... E dashuruar,
dhe pse zemra më është vrarë,
me magjinë.. kam "flirtuar"...

Lënduar endem...


O Zot....Përse më bëre?...Lënduar endem vetëm,
përmallur nga dëshira, të fle me shpirt të qetë,
dhe ndonëse kalimtarë në rrugën tende mbetëm,
me shpresat po luftoj,të ndjej pak fjalën " jetë"!


Po shkrihem e përmbytur në ujërat e misterit,
ky trupi i përhumbur mes brengave më nget,
se di kur te vije vdekja..!!!A do jem pjesë e ferrit,
se di...!! Mos vetë parajsa me ngrohje po më pret?!


O Zot...jam lebetitur....! Pse shpirti u është tharë?
Të gjithë ata që desha, kurrizin më kanë kthyer,
nuk dua të më quajnë..." të ligë"..dhe as të "marrë",
mes mureve prej kujtimesh, një pjesë zemre është thyer!!


Por zoti s'më përgjigjet ...vetë ëngjëjt janë të zënë,
mes lotëve përgjërohem...s'po di kë të thërras,
jam mbytur në mendime..gërthas..." Ku je moj nënë"?
mallkimi po më ndjek...!! Ky shpirti po më plas....


Nëse të lutem....


Nëse të lutem... nga dashuria,
që tradhëtine une ta ndërshkoj,
le të më marrë vetë perëndia,
dhe si "fajtore" të më dënoj...

Nëse të lutem... ngaqë po vuaj,
merre pak zemren dhe ma shëro,
mos lër njeri me të të luaj,
gjithë njerëzisë mos i beso!....

Nëse të lutem... nga vetë zhgënjimi,
nëse të lutem.. që mos të vdes,
mos ma vër veshin...është hidhërimi,
vetëm më thuaj.."Në krahë të pres"!

Nëse të lutem.. për qetësinë,
në shpirt ma jep,s'po e gjej dot,
nëse të lutem... për lumturinë,
një çast te vetëm...s'dua më lot!!

Do bëhem "fli" e perëndisë,
po lëre boten...thjesht pa mjerim!
Do behem skllavja e dashurisë,
të heq nga ndjenja fjalën "vajtim"!


Nëse të lutem... që për pak çaste,
zemren të falësh...të flerë me mua,
me lule fjalësh do të mbuloj,
Dhe do kuptosh...Sa shumë "Të dua"!



Shikimi im..

E kam parë botën....një çarçaf i bardhë,
e kam ndjerë shiun,pikat permbi ballë,
kam dëgjuar zogjtë sa bukur kendojnë,
kam vënë re te femijët...me ëndrrat lodrojnë!

E sodita diellin dhe kam ndjere ngrohtesinë,
kam shëtitur yjet ,kam njohur magjinë,
kam lakmuar hënën për formën e plotë,
jam larë me burimet...pirë ujin e ftohtë!

Kam lexuar librat dhe mbi to kam qarë,
sa shumë të vërteta,zgjuarsi e rrallë,
i kam pare poetët duke ëndërruar,
sytë i mbanin mbyllur,vargjet për ti shkruar!

E pashë oqeanin shumë të zemëruar,
dallget kundershtonin,s'kishin të pushuar,
vëzhgova ylberin po s'munda ta prek,
më mrekulloj shqiponja...Por s'munda ta ndjek!

Kam parë kur lind dita,i ndjeva ndriçimin,
vështrova perëndimin,adhurova shkelqimin,
kam parë qiellin blu dhe sytë ja kërkova
doja që gjithë botën dhe unë të shikoja...

Kam parë një qytet ku lind dashuria,
romantizmi rronte dhe vete lumturia,
kam parë njerëzimin të qeshin,të qajnë,
dëgjova Moxartin dhe lotet më shkanë...!



Fara dhe breshri .. Fabul në vargje ..


 Në një ditë me diell , breshri është i zakonshëm . Në një rast kokrra e breshrit mori me vete edhe një farë ,nga një pemë . Por në tokë filloi ta tallë dhe ta verë në lojë .. Dhe shikoni se si u përgjigj fara ...


 Fara dhe breshri .. Fabul në vargje ..

 Nga Partizan Cene



Lartë nga qielli  ,
me shumë ulërimë
kokrra e breshërit,
vraponte me një frymë ..


Rrugës kur binte , 
një   farë të lehtë,  
                         takoi ..
rrugën , bënë bashkë ,
deri te rrenja e nje ftoi ..!

Krekosej , kokrra e breshërit ,
                      dhe shiste mend :
-E shikon  sa e fortë jam ,
   menjëherë bëra vend ..

....Dhe fara e lehte ,
          u zverdh akoma më shumë :
- Ke dhe pak kohë të bësh një sy gjumë ..

- Ç'thua moj farë ,
si pendë e lehtë  ,
shikon  tek mua ,
ndonj gjë te zbehtë ??

.. Dhe u fry bresheri  e
u shkund si  boksier
me tule ,dhe muskuj  
            ...me vaj të lyer ..!!

- Tani nuk  duket  akoma,
 se kanë ngricë puhitë
Ja ..sa të dalë djelli ,
do humbesh nga sytë ..

Do  ,vazhdosh  nën tokë ,
i shkrirë  më thellë ,
pastaj do të humbësh ,
si pluhuri në erë ..

- Hahaha .. Ç'na the moj
e lehtë si pendë ,
ti, do të kalbesh
..dhe zhdukesh përherë ...
era  do të çojë,
            ....ku di unë në ç'derë ...

- Po,  i '' forti  i sotem '',
  do  më çojë ,andej - kendej
por ,po zura vend ,
nje fëmij do ta lej ..

Do kalbem vërtetë 
në dhe ,si thua ti .
Por do  lë nga mbrapa ,
një stan dhe hordhi ..

.... Dhe kokra e breshërit ,
nuk mund te fliste më
se Dielli  i bukur kishte dalë shëllë ...

Fara e  mencur , nuk arriti t'i shtojë ;
- Kush , pa t'drejtë  fryhet ,ashtu do pesojë ... !!


Libri i ri i shkrimtarit Avni Bellaina:NËN VALËT E UNIVERSIT

Shkrimtari ynë i ri Avni Bellaina,mund të themi se shquhet ndër mendimtarët e rrallë të kësaj fryme, frymë e rrallë e të shkruarit të mendimeve ndryshe nga romansierët dhe poetët,ky sjell frymën e mendimit pozitiv,apo më mirë të themi frymën e ngritjes shpirtërore.Jeta e njeriut është e mbushur me shumë të arrira,gëzime,po edhe me vuajtëje dhe trishtime,si shkak qenësor bie dëshprimi.

Shaban Çakolli




nga Shaban Cakolli

Të menduarit pozitiv është shumë i rëndësishëm për shoqërinë në përgjithësi,në veqanti për shoqërinë tonë shqiptare,e cila në këto vitet e fundit nga përvojat e hidhura është ngarkuar me dëshprime të mëdha.Të kërkosh ndihma mjeksore dhe medikamente në shërimin e dëshprimeve sikur duket mund dhe humbje kohe,ndihma më e mirë është aftësia e të menduarit pozitiv,mësimet shpirtërore. Avni Bellaina iu vesh veprimtarisë shpirtërore,jo vetëm ashtu sa për të shkruar,por u stërvit duke lexuar literatura të shumëta shpirtërore,duke ndjekur shumë seminare të kësaj lëmie nëpër Europë,ai fitoi ekperiencë në studimin e shpirtërores.

Avni Bellaina vitin që shkoi doli me librin e tij të parë”HARMONIA E SHPIERTIT”,libër ky që zgjoi interesim te lexuesit,kurse tani para lexuesit del me librin e tij të dytë të të njejtës natyrëMBI VALËT E UNIVERSIT”.Në këtë libër zoti Bellaina na këshillon:Gjdo herë dhe gjithçka pozitivisht të mendohet nga se frenimet dhe mendimet negative negative nuk na ofrojnë jetë të lumtur.Nëse në brendinë tonë fusim kufizime dhe mungesa,kur ato kufizime i bëjmë prioritet,kemi mbjellur gjëra negative ashtu kemi mbjellur vet preokupime shpirtërore.

Më tej Avni Bellaina na kujton se ata të cilët nuk e kanë besimin në jetën që vazhdon janë shkurtpamës,të kufizuar në mendime dhe veprime.Kufizime nuk ka,ato gjenden vetëm në kokat tona,gjëra këto të sëmura që duhet të i nxjerrim nga koka,qënuk duhet të kenë vend për to. Nëse mendojmë në kufizime,apo të themi mbyllemi në këto kufizime nuk mund të kemi dëshira, gjithnjë truri duhet të jetë i pregaditur që dëshirat të i formulojmë,për këtë nevojitet të krijojmë kushte,vullnet dhe besimi për të dëshiruar.Për gjitha këto rolin e madh e luan lirimi,pra duhet të lirojmë dëshirën që të veproi në harmonim me universin por gjithnë pa kufizime.

Sipas Avni Bella ines e rëndësishmja dhe qenësorja është gjetëja e vetvetës dhe lirimi nga barra e mendimeve të trashëguara. Libri trajton tema vërtetë interesante,ai tregon se si mund të dalin rezultatet e mendimeve të papjekura,si duhet të jenë reagimet ndaj problemeve që hasim,si duhet të i fusim në veprim aftësitë e të menduarit që të përballohen problemet,kur problemet dhe zhgënjimet duken të pakaluara,si të pregaditet mendja për veprim.Ky libër i shkrimtarit tonë Avni Bellaina,lexuesit do të i shërbej në këtë kohë tundimesh të ndihmojë të u bëjë ballë presioneve dhe tundimet që kanë ndoshta jo vetëm të rinjët e sotëm,por ndoshta edhe të shtyrët në moshë duke ofruar mendime që nuk bien ndesh me mënyrën e të jetuarit pozitiv.

Sipas shkrimeve të tij kërkon njohuri,rrethana që njohin zanafillat e problemit,lypset pastaj menjanimi i frikës,këmbëngulësia në zgjidhjen e problemit,bartja e dëshirës,përpunimi i saj ,ndarëja e tyre në aspektin pozitiv dhe transmetimi i gjërave në univers.Ne shpesh përballemi me gjëra që na vështirsojnë të cilat ne mendojmë se kanë ndodhur pa arsye,megjithatë ne ndoshta gjykojmë gabimisht,por me logjikimin e thellë mësojmë se ato përvoja ndihmojnë rrugën tonë për ngritje shpirtërore.

Që të mësojmë të njohim vetën,jetën tonë,të mësojmë dashuri për te,këto shkrime që na ofron Avniu janë të plotfuqishme për të arritur në cakun që kërkojmë.Në librin e Avniut lexuesi i vemendshëm kapë njohuri nga më të ndryshmet,që shërbejnë për të lehtësuar situatat e vështira qoftë edhe problemeve me lëndë narkotike,atyre të divorcit,individit të izoluar emocialisht,kur është shumë më mirë të i ndeshësh e të i përballosh drejtpërdrejtë problemet dhe situatat e vështira. Njeriu shpirtërisht i dobët, është i prirur t’u besojë e t’u nënshtrohet të gjitha lëndimeve në jetë.

Por nëse je i fortë shpirtërisht dhe nëse nuk u beson – ato shuhen si bryma para diellit.Pra ngado që të sillesh problemet që na rrethojnë brenda universit mund të zgjidhen fillimisht me arritëjen e njohëjes së vetvetës,lirimin nga barrat që duken të pakapërcyeshme,bartjen e dëshirës ndarëjen e saj në aspekte pozitive dhe transmetimin e dëshirës në univers. Qetësia shpirtërore e ruan shëndetin, e krijon suksesin, e lumturon njeriun!) Pastaj do të nisemi edhe në rrugën e plotësimit të të gjitha dëshirave një nga një. Deri tash kemi punuar shumë për përhapjen e literaturës, sepse NJOHJA është e para.

Tash, nga DIJA (njohja) duhet të kalojmë në KUPTIMIN e dijes. Në përdorimin praktik të kësaj dijeje. Makina nuk hecën pa karburant . Një mijë përpjekëje do të jenë të kota, po nuk ihodhe karburant nuk lëvizet dot. Gëte thotë: “Mendja e fuqishme, që bën përpjekje për përdorimin praktik të dijes teorike – është mendja më e mirë në botë”.

Si për këtë libri”NË VALËT E UNIVERSIT”,i Avni Bellainës ka shumë mësime teorike që ndihmojnë të kryhen seriozisht në praktikë,nëse leguesi i vemendshëm përdorë mirë logjikën.Temat teorike të këtij libri janë shumë të gjëra,saqë në një vështrim të shkurtër nuk i kapim dot.Kjo vetëm le të shërbejnë si një hyrëje nëpër mendimet pozitive, por për të lëvizur gjërat më tej,lexuesi duhet të lexoi në tërësi dhe vëmendje këtë libër mjaft të rëndësishëm.

Ky libër nuk është gjë tjetër,veçse një forcim i interesit për mirëqenjen tonë. Edhe pse nuk ka qenë e mundur që brenda këtij vështrimi të trajtohen të gjitha përgjigjëjet, duke e lexuaruar në tërësi do të gjejmë gjëra të çmuara që na drejtojnë në burime njohëjesh të mendimeve pozitive që na mësojnë të udhëheqim jetën pa probleme.

Shaban CAKOLLI


Muzika shqiptare me paradokset e saj..


”Personalisht, jam detyruar që gjithmonë të bëj bashkëpunime, duke rënë dakord më parë me shtëpinë diskografike. Ajo ka investuar dhe financuar videoklipet, në këmbim të disa klauzolave të tjera favorizuese për ta në kontratën e nënshkruar”, thotë Anjeza Shahini.





Bota shumëngjyreshe e muzikës dhe videoklipeve shqiptare, përballë paradoksit të tregut të tyre të kufizuar, u vendosën në qendër të reportazhit të emisionit të pasdites në Top Channel.
Videoklipet e shtrenjtë dhe veshjet që ende nuk kanë dalë ende nëpër dyqane janë të zakonshëm në spotet muzikore, disa prej të cilave do t’i kishin zili edhe këngëtare shumë më të famshëm në perëndim.

Nga ana tjetër, pasi albumet krijohen, pothuajse vdesin menjëherë, ndërsa shitjet e tyre në tregun e brendshëm janë jashtëzakonisht të ulëta.

Pyetjes se si ia dalin të paguajnë këto videoklipe dhe të rezistojnë në botën e vështirë të muzikës shqiptare, iu përgjigjën dy këngëtare të famshme të muzikës sonë.

”Personalisht, jam detyruar që gjithmonë të bëj bashkëpunime, duke rënë dakord më parë me shtëpinë diskografike. Ajo ka investuar dhe financuar videoklipet, në këmbim të disa klauzolave të tjera favorizuese për ta në kontratën e nënshkruar”, thotë Anjeza Shahini.

Gjithsesi, ajo mbeten nëjra nga të paktat që ka punuar me metoda të ligjshme financimi. Një fillim më të hershëm se i Anjezës është ai i Arbërie Hadërgjonajt, e cila përveç karrierës së saj, është në gjendje të bëjë krahasimet dhe me karrierën e saponisur të vajzës së saj, Angjelinës.

”Në kohën time ishte edhe më e vështirë, pasi ekzistonin shumë më pak financime”, kujton Arbëria. “Atëherë, festivalet ishin ato që të gjithë synonin për të treguar talentin e tyre.

Ishte e rëndësishme që të bije në sytë e ndonjë kompozitori të rëndësishëm, në mënyrë që ai t’i jepte kështu një dorë karrierës tënde. Sot, kënga është shndërruar në një biznes”.

Një pjesë e mirë e këngëtarëve të rinj vijnë nga familje të pasura dhe financohen prej prindërve të tyre. Ndonëse vajza e saj bëri albumin e parë përpara një viti, Arbëria tregohet e kujdesshme që të mos ushqejë me iluzione të tepruara të bijën.

”Dy prindër që janë në gjendje ekonomike mund të ndihmojë fare lehtë fëmijën e tyre. Vajza ime, arriti të njihej dhe të kishte sukses me njërën prej këngëve të saj. Unë them se është ende shumë herët për të folur për sukses, ndonëse një fillim i mbarë është githsesi gjysma e punës”.

Teprica e parave e hedhur shpesh herë tek njerëz të patalentuar krijon një çorientim të madh të tregut shqiptar të muzikës.

“Unë mendoj se çdokush duhet të shohë balancën në fund”, thotë Anjeza Shahini. “Nuk e imagjinoj dot të investoj nga paratë e mia për të qenë thjesht në televizion”.

Megjithatë, problematika e këtij reporazhi lidhet me ato këngëtare të reja, zëri i të cilave nuk premton të fitojë kontrata dhe që nuk kanë as ndonjë familje në gjendje të financojë ëndrrat e tyre. Zgjidhja për ato, shpesh herë është një i dashur me para.

Arbëria është bërë dëshmitare e shumë hyrjeve dhe daljeve të shpejta nga bota e muzikës, gjatë karrierës së saj 20-vjeçare. ”Është e rëndësishme që kushdo që dëshiron të hyjë në këtë botë të ketë të qartë se pasuria e tjetrit nuk është e saja.

Vetëm kështu mund të arrijë të ecë përpara. Në momentin që dikush dëshiron të ecë me ndihëmn e dikujt tjetri, për mendimin tim është e dëmshme dhe e gabuar”, thotë Hadërgjonaj.

”Si atmosferë 8 marsi, dhurata më e bukur për mamanë time ishte fakti që isha në gjendje të kontribuoja në shtëpi në këtë ditë feste. Për të, ka qenë një motiv krenarie që për disa vite me radhë unë e kam ndihmuar ekonomikisht”, dëshmon Shahini, njëra prej atyre që ka mundur t’i fitojë paratë me meritën e saj.

”Fama është e bukur, por është e rëndësishme që çdo njeri të investojë për atë që mund të bëjë më mirë në jetën. Të paguash para vetëm për të dalë në televizion nuk është diçka që duhet bërë”.TCH

Jeta e Re (Ars Gratia Artis) - Nr. 1 (PDF + Info)

http://www.letrat.eu/arkiv/jetaere_nr_1.pdf

Jeta e Re - Revistë Letrare
(Ars Gratia Artis)

Adresa: Prishtinë, Kosovë
E-mail: jetaere2010@gmail.com - jetaere2010@hotmail.com
Tel: 045 / 685 - 264

Revista Jeta e Re po ashtu ka faqen e vet dhe mund të vizitohet në adresën: http://www.jetaere.tk 
(për fat të keq revista nuk ka domein të vetin me TLD - Top Level D nga Kosova apo Shqiperia (.al), por një domein falas nga ishujt Tokelau, Zelandë e Re, si dhe faqen të krijuar falas nëpërmjet Weebly, aplikacionit automatik për krijimin e faqeve, ku natyrisht mund të ketë "reklama" te ndryshme që s'kane te bejne me revisten. Rrjedhimisht, aty mund të shihet dhe Facebook-Plugin ku p.sh. thuhet se "181 njerëz të Facebook e përkrahin revistën Jeta e Re". 
Kjo mund të jetë ashtu, sa i perket fansave nga rrjeti social Facebook dhe mbase mund te duket "impresive"... por "Jeta e Re" në fakt është ndër revistat më të mira letrare që kemi sot në gjuhën shqipe. D.m.th. jo vetëm sa i përket socio-sferës virtuale mbarëshqiptare e as blogosferës... por edhe në botën e letrave të "letrës" në përgjithësi, ne Kosove e ne Shqiperi.

Shkurt (për ata që nuk janë të njohur akoma me revistën dhe ridaljen e saj në treg) mos t'ju "mashtrojë" as faqja e varfër internetike, as "promovimi" i dobët, as hiçgjë. Ofroni kontributin tuaj, bashkëpunoni me redaksinë, revista "Jeta e Re" është e denjë për akëcilin krijues.
Aktualisht, në qarkullim numri 3 i revistës është mjaft i pasur...

Ndërsa numri 1 i revistës është ofruar nga redaksia të shkarkohet nëpërmjet faqes hostuar nga Webbly
http://jetaere.weebly.com/uploads/5/8/5/5/5855831/jeta_e_re_1_pdf.pdf

Për çdo rast, ne e vendosëm materialin "fizikisht" dhe në hostin tonë.
http://www.letrat.eu/arkiv/jetaere_nr_1.pdf

Lexim të këndshëm, e me respekt për ju
S. Guraziu

JETA E RE - REVISTE LETRARE

REDAKSIA

Editor: Demë Topalli

Ag Apolloni (Kaçanik, 1982) ka diplomuar në Degën e Dramaturgjisë në Fakultetin e Arteve dhe në Degën e Letërsisë Shqipe në Fakultetin e Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, në të cilin aktualisht është asistent i Letërsisë botërore dhe vazhdon studimet e doktoratës. Ka punuar si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor në disa gazeta dhe revista kosovare. Ka botuar këto vepra: Zomb (2009), Drama (2010) dhe Parabola postmoderne (2010).

Gëzim Aliu (Vushtrri, 1977) ka diplomuar dhe magjistruar në Degën e Letërsisë Shqipe në Univeristetin e Prishtinës. Ka qenë redaktor i revistës për dije e kulturë, Albanica. Përveç shkrimeve të shumta studimore e publicistike të botuara në revista e gazeta të ndryshme, merret edhe me përkthime. Është autor i librave Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë (studim) dhe Në Klubin e të shëmtuarve (roman). 

Agron Y. Gashi (Deçan, 1977) ka përfunduar studimet në Fakultetin e Filologjisë, Dega e Letërsisë shqipe, si dhe studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e Shkencave Politike. Është magjistër i shkencave filologjike dhe autor i librit studimor Autopoetika - modelet narrative autobiografike (2009), si dhe autor i disa punimeve shkencore të përkthyera dhe të botuara edhe në gjuhë të huaja. Është mësimdhënës në shkollën jopublike Mileniumi i Tretë në Prishtinë.

Gonxhe Boshtrakaj (Pejë, 1972) ka kryer studimet për letërsi shqipe dhe për aktrim (klasa e Enver Petrovcit) në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1997 fillon studimet postdiplomike pranë Deutsches Erwachsenen Bildungswerk, Bad Cannstatt/Gjermani. Në Ludwig-Maximilians-Universität München vijoi studimet për Dramaturgji, Teatrologji e Albanologji (1998-2000).  Në Universitetin e Kölnit, nën mentorimin e Prof. Dr. Petra Maria Meyer, mbaron studimet e magjistraturës. Nga viti 2003 fillon karrierën prej ligjëruesi/docenti të pavarur. Nga viti 2006 bashkëpunon me Universitetin e Konstancës, Instituti për Letërsi, Media dhe Art. Ka doktoruar me temën Teatri si model për analizën e fenomeneve sociopolitike në një shoqëri të getoizuar.

Adil Olluri (Lipjan, 1984) ka kryer studimet për letërsi shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku vazhdon edhe studimet master, ku për temë ka zgjedhur romanet postmoderne shqiptare. Ka botuar një numër të madh shkrimesh nëpër gazeta dhe revista letrare. Shkruan poezi, kritikë dhe recensione për fenomene të ndryshme kulturore.

HISTORIA

Jeta e re, e themeluar nga Esad Mekuli, botohet nga viti 1949 dhe është revista letrare me traditën më të gjatë në Kosovë. 
Më 1949, numri i parë i revistës Jeta e re kishte vetëm 88 faqe, të cilat tregonin qartë statusin jo vetëm letrar të kësaj reviste, ngaqë aty pos letërsisë, kishte edhe shkrime për muzikë. Gjithashtu u hap konkursi për letërsi (novela, pjesë teatrale, poezi, ese) dhe muzikë (këngë korale), me qëllim të stimulimit të jetës kulturore-artistike në Kosovë. Në vitin e parë të saj, arritën të botohen 3 numra, pra gjithsej 328 faqe brenda vitit. 
Nga viti 1950, Jeta e re bëhet revistë dymujore, me 6 numra në vit, ndërsa më 1989, me rastin e 40-vjetorit të saj, me insistimin e Bedri Hysës, i cili asokohe ishte sekretar për kulturë i Kosovës, botohen 12 numra në vit, kurse gjatë viteve ’90, e penguar nga regjimi serb, revista ngadalëson tempon e botimit, por nuk ndalet  deri më 2006, kur, në mungesë të mjeteve finaciare, botohet vetëm një numër dopio. Më 2009, edhe pse me shumë të meta, botohet një numër jubilar. Ndërsa nga viti 2010, me iniciativën e Demë Topallit, formohet një redaksi e re dhe revista fillon të botohet tri herë në vjet, ashtu si më 1949, porse tash me numër rekord faqesh (400-500 faqe për numër), duke u bërë kështu më e madhja revistë letrare shqiptare, në të cilën bashkohen krijuesit shqiptarë anekënd botës, prezantohen autorët e vendeve ballkanike dhe botohen tekste letrare nga shkrimtarët botërorë.
Jeta e re është revistë që ka promovuar shkrimtarët të cilët sot e përfaqësojnë letërsinë e Kosovës. Nga viti 2010, ajo prezanton dhe promovon autorë shqiptarë jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi etj. Gjithashtu në të botohen edhe shkrime të përkthyera nga autorët e mëdhenj botërorë, si: Philip Roth, Umberto Eco, John Barth, Susan Sontag, Marsha Norman, Salman Rushdie, Woody Allen, Eduard Albee, Chinua Achebe, Michel Houellebecq, Mario Vargas Llosa etj. 
Përveç Esad Mekulit, i cili e ka drejtuar revistën për 23 vjet më radhë, në Jeta e re janë promovuar, formuar, popullarizuar edhe këta shkrimtarë dhe personalitete të kulturës, si: Mark Krasniqi, Rexhep Hoxha, Ramiz Kelmendi, Rexhep Qosja, Adem Demaçi, Ibrahim Rugova, Din Mehmeti, Anton Pashku, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Sabri Hamiti, Musa Ramadani etj. 

Jeta e re, në rrugën e saj të gjatë, është udhëhequr nga këta persona: 
1. Zekeria Rexha (drejtor, në numrin 1, 1949)
2. Esad Mekuli (kryeredaktor, nga numri 2, 1949-1972)
3. Rrahman Dedaj (kryeredaktor, 1973)
4. Rexhep Qosja (kryeredaktor, 1974)
5. Hasan Mekuli (kryeredaktor, 1976-1981)
6. Ali D. Jasiqi (kryeredaktor, 1982-2000)
7. Sali Bashota (kryeredaktor, 2001-2003)
8. Demë Topalli (drejtor, 2004-2006)
9. Ag Apolloni (kryeredaktor, 2010 -)

Derisa viti 1949 shënjon vitin e themelimit të revistës më të vjetër kosovare, viti 2010 shënjon kohën kur kjo revistë arriti të bëhet revista më e madhe shqiptare. 


-- 
Për kontakt dhe reagime: letrat1@yahoo.com

Disa poezi nga Vullnet Mato


Krijimtaria e Vullnet matos është si , një pus i thëllë me ujë të kulluar e të kristaltë , ne sot botjmë në FLORIPRESS  , disa  poezi të reja të tij , të cilat janë një pikë e kulluar uji në gjithë burimin e pashtershëm që quhet Vullnet Mato ..!!


NË PËRVJETORIN E LINDJES      

Dielli të më jepte në trup
pak energji nga rrezet,
qielli të më dërgonte në sy
ca vezullime yjore,
era të më dhuronte
pak freski nga mëngjeset,
mund të bëhesha prapë
si  në vitet rinore.


Shkëmbinjtë të më jepnin
në muskuj forcën,
ujëvarat shkathtësinë
e vrulleve kërcimtare,  
lëndinat dendësinë mbirëse
të barit te flokët, 
mund kthehesha sërish
te mosha djaloshare.


Lulishtet të më falnin
pak nga hijeshia e tyre,
çiftet të shtonin për mua
një puthje më tepër,
dashnorët të më jepnin
pak ngazëllim fytyre,
me siguri do bëhesha i ri
dhe i bukur patjetër...




LETRA E FSHEHUR NË HARRIM


Në mes librash tek shfletoja
gjeta një fletë dyshe të shkruar.
Ca pika loti përmbi shkronja
fjalë zemre kishin mjegulluar.


Vetëtima kujtimi më ndezi në sy
ajo vajz’ marrëzisht e dashuruar.
Njomëzakja me shtatin e saj perri
më erdhi në përfytyrim e lotuar.


Ah, moj leshverdhë, flori i prerë,
ardhur befas nga koha në harrim,
me ç’fjalë ta vrava zemrën atëherë
që derdhe aq lot për shkakun tim?


Kush më bëri xheloz aso kohe
për buzët e tua të trëndafilta?
Më vraftë zoti, që të bëra lotove
me dyshimet e mia të përcipta!


Të kisha këto mend qysh në rini,
o yll i këputur i asaj kohe të plakur,
dhe dhembshurinë që kam tani,
veten me grushte do kisha rrahur...


Që ti të qeshje dhe në pleqëri
kur të kujtoje këtë lloj rrahje.
Se pendimi dhe falja te çdo njeri,
nënkupton dashurinë e madhe...




FIZARMONIKAT DHE SAKSOFONAT




Më zbrazen në shpirt
jehonat e një fizarmonike,
më derdhen në gjoks
oshtimat e një saksofoni
dhe nis më vallëzon
nëpër pistat e syve
koha kur gjoksi vajzëror
ndizte pasionin.


Behari më sjell
psherëtima nën yje,
vjeshta çuçurima
puthjesh nën gjethe,  
me vegime nga ato
marrëzi djalërie,
që ikën një herë
dhe prapë nuk kthehen.


Lumenjtë vrapojnë
nga brigjet dhe honet,
të shuajnë tokat
që avullojnë nga vapa.
Çiftet e rinj turren
të ndezin pasionet
mbi hirin e puthjeve
që lamë ne prapa...


Koha dogji
zjarret e pasioneve tona,
por mendja dashuritë
kurrë s’i harroi.
Ndonëse tani fizarmonikat
dhe saksofonat,
përcjellin jetën tonë
që u nis të shkojë...


KAMERIERJA E KURBETIT

Kamerierja e bukur, emigrantja topçe,
merr bakshish çdo ditë disa cantime,
se me këmbët e saj si dy birra Korçe,
më shpie shpesh në vendlindjen time;

Te Panda, ku shishet e birrës me famë,
dalin direkt nga vaska e fermentimit,
ku kërcasin tapat nga shkuma e bardhë,
si buzët e çifteve në pistën e vallëzimit.

Më nxjerr sokakëve me diell ngrohur,
kur çupkat me mësalla fshijnë te avllia,
kur kambanat bien te “Ushtari i panjohur”,
kur nënat ndezin qirinj te Mitropolia.

Më shpie pres miken e parë të gjimnazit,
kur del me turmën plot zhurma e gaze,
puthemi qoshkave me zjarrin e marazit,
kur e përcjell e tund fustanin me naze.

Më shëtit nëpër bulevardet me vajza plot,
kur hëna të shkel syrin lart nga Morava,
te kinema “Majestik” moshatarët takoj,
drithërojmë ulicave zemrat me serenata.

Kamerierja dhe uiskin e kurbetit të rëndë,
s’di si ma bën në gotë raki prej mani,
sa herë në Korçë më shpie me ato këmbë,
eh, si më shkasin lotët, more shokë, amani!...

2011-03-08

SHQIPTARI ERUDIT GËZIM ALPIONI QË KRIJON NË ANGLISHT!!!



(FLORI BRUQI,FLORIPRESS,8.3.2011.)




Gëzim Alpion (BA Cairo; PhD Durham) është Lektor në Sociologji dhe Studimet e Mediave, dhe Drejtor i Studimeve Pasuniversitare, Departamenti i Sociologjisë, Universiteti e Birmingham-it, në Mbretërinë e Bashkuar.
Alpion është autori i librit të mirënjohur 'Mother Teresa: Saint or Celebrity?' ('Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?') (London and New York: Routledge, 2007; New Delhi: Routledge India, 2008; Rome: Salerno Editrice, 2008). Botimet e tjera përfshijnë 'Vouchers' (2001) ('Kuponat'); 'Foreigner Complex: Essay and Fiction about Egypt' (2002) ('Kompleksi ndaj të Huajve: Ese dhe Tregime për Egjiptin'); 'If Only the Dead Could Listen' (2008) ('Sikur të Vdekurit të Dëgjonin'); dhe Encounters with Civilizations: from Alexander the Great to Mother Teresa (Calcutta: Meteor Books, 2008; Chapel Hill, NC: Globic Press, 2009) ('Takimet e Civilizimeve: Nga Aleksandri i Madh tek Nënë Tereza'). Disa nga revistat shkencore në Evropë, Amerikë, Australi dhe Azi që kanë botuar reçenca për librat e Alpion-it janë: 'The Asia Journal of Theology', 'Journal of Ethnic and Migration Studies', 'Journal of Southern Europe and the Balkans', 'Albanian Journal of Politics', 'International Journal of Public Theology', 'Bulletin of the Faculty of Foreign Studies', 'American Communication Journal', 'Central & Eastern European Review Journal', 'International Journal on Humanistic Ideology' dhe 'Continuum: Journal of Media & Cultural Studies'.
Alpion-i ka botuar artikuj dhe reçenca në këto revista shkencore: 'Continuum: Journal of Media and Cultural Studies'; 'The Journal of the Royal Anthropological Institute', 'Journal of Southern Europe and the Balkans', 'Islam and Christian-Muslim Relations Journal', 'Review of Communication Journal', 'Film & History: An Interdisciplinary Journal of Film and Television Studies', 'Scope: Online Journal Film & Television Studies', 'Studies in Logic, Grammar and Rhetoric Journal' dhe 'Albanian Journal of Politics'.
Aktualisht Alpion po studion 'natën e errët të shpirtit' të Nënë Terezës në kontekstin e veprave të Shenjtores Tereza të Avilës, Shenjorit Xhon i Kryqit dhe Shenjtores Thereza e Lisieux. Po ashtu Alpion po studion efektin e prodhimit masiv në kapitalizëm në 'aura-n' në kontekstin e industrisë së veshjes duke u ndalur kryesisht në rëndësinë që Faik Konica i kushtoi kostumit kombëtar shqiptar. Në këtë studim Alpion argumenton se Konica mund të konsiderohet si pararendës i Shkollës së Frankfurtit.
Alpion ka zhvilluar biseda dhe leksione në disa universitete britanike (Oxford, London School of Economics, University College London, Kingston), si dhe në SHBA, Kanada, Kinë, Indi, Rusi, Afrikën e Jugut, Gjermani, Itali, Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Dr Alpion intervistohet rregullisht nga mediat botërore, veçanërisht ato britanike, amerikane, franceze, italiane dhe indiane, si ekspert për Nënë Terezën, si dhe i sociologjisë së medias, fesë, famës, nacionalitetit dhe filmit.






    Gëzim Alpion: Është absurde që një komb si i yni, një pjesë e konsiderueshme e të cilit është shpërndarë në të gjithë botën, akoma nuk ka ministri emigracioni as në Tiranë as në Prishtinë. Po ashtu, shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet të investojnë në krijimin e një ministrie apo instituti që të merret kryesisht me propagandimin e kulturës kombëtare në botë. Një institucion i tillë duhet të ketë një fond të veçantë për t’u përdorur në formë bursash, etj, për studiues të huaj të interesuar në kulturën, gjuhën dhe traditat tona. Po qe se duam të na njohë bota, duhet te investojmë, dhe shumë. Instituti Gëte dhe British Council janë disa nga shembujt nga të cilët qeveritarët e Tiranës dhe të Prishtinës mund të mësojnë në këtë drejtim.
Skënder Buçpapaj: Jeni ndër të paktët krijues shqiptarë që veprat tuaja i krijoni në një gjuhë të huaj. Madje jeni ndoshta i vetmi që i krijoni ekskluzivisht në gjuhë të huaj. A ndjehet ndopak i dyzuar një shqiptar që krijon në anglisht?

Gëzim Alpion: Une u largova nga Shqipëria për të studiuar në Kajro në vitin 1985 dhe që nga ajo kohë komunikoj, shkruaj dhe botoj në gjuhën angleze.

Skënder Buçpapaj: Një ndër interesimet tuaja kryesore si filozof, sociolog, shkrimtar e publicist është përfaqësimi i të ‘tjerëve’ në mediat britanike dhe europiane, pra dhënia e imazhit të të huajës në këto hapësira. Në këtë kontekst hyn imazhi i shqiptarit, deri dje në këto hapësira krejt i huaj dhe ende sot disi i huaj. Cilat janë sfidat që mbart në vetvete ky interesim i juaj në rastin e temës shqiptare? Dhe si është shqiptari në raport me të ‘huajt’ e tjerë?

http://ebookee.org/Mother-Teresa-
Saint-or-Celebrity-_191239.html

Përmbledhja e Leksionit: Në këtë leksion Gëzim Alpion analizon marrdhëniet komplekse të Nënë Terezës me mediat (në Bengal, Indi dhe Perëndim) që nga krijimi i urdhërit 'Motrat e Bamirësisë' në vitin 1950 deri në fund të jetës. Duke u ndalur në analizën që Max Weber u bën kategorive të 'autoritetit', veçanërisht 'autoritetit karizmatik', Alpion argumenton se në rastin e Nënë Terezës, 'karizma' e saj, spjegohet, ndër të tjera, jo me ndonjë aftësi të 'mbinatyrshme' të murgeshës për të bërë 'mrekullira' por me 'kompleksin e përgjegjësisë' që zhvilloi Perëndimi ndaj ish-kolonive në gjysmën e dytë të shekullit të njëzet dhe me efikasitetin me të cilin qarqe të ndryshme politike, fetare dhe mediatike në Indi dhe Perëndim e përdorën Nënë Terezën për të realizuar qëllimet e tyre. Alpion gjithashtu identifikon dhe analizon disa nga aftësitë e Nënë Terezës që e mundësuan atë të përdorte me efikasitet qarqet e mësipërme, veçanërisht mediat, në shërbim të misionit të saj për ti shërbyer Krishtit në një nga vendet më të varfëra në botë. Statusi i 'shenjtores' që politikanët dhe mediat në Azi dhe Perëndim i akorduan Nënë Terezës kur ishte gjallë mudësuan transformimin e murgeshës në një ikonë mediatike dhe humanizmi pothuajse të pakrahasueshme në postmodernizëm. Ndryshe nga biografët, hagiografët, kundërshtarët dhe admiruesit e shumtë të cilët pothuajse ne çdo rast e portretizojnë Nënë Terezën si murgeshë e cila nuk kishte aftësi për të artikulluar mendimet e saj, Alpion konkludon se murgesha shqiptare ishte ndoshta një nga personalitetet më komplekse fetare të kohëve moderne.(PËRG.FLORI BRUQI)


Gëzim Alpion: Qëllimi im si studiues dhe krijues kur trajtoj tematikën shqiptare për lexuesin dhe audiencën perëndimore është të jem sa më i informuar dhe objektiv, dhe të trajtoj jo tema ekzotike, që në Perëndim vazhdojnë të jenë të preferuara, por tema te cilat dëshmojnë për vlerat e vërteta dhe sfidat e kombit tonë. Në Perëndim diskursi për Shqipërinë dhe vende të tjera të vogla, ‘të pa civilizuara’ dhe të ‘parëndësishme’ vazhdon të jetë tendencioz, jo gjithmonë i mirinformuar, dhe në disa raste edhe keqdashës.

Skënder Buçpapaj: Ju shkruani në gjuhë të huaj dhe për publikun e huaj. Dhe shkruani kryesisht për elitat e huaja. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e këtij përcaktimi që keni bërë? Sa ju mungon publiku shqiptar dhe sa ju mungon publiku i gjerë?

Gëzim Alpion: Studimet akademike nga natyra nuk destinohen për një numër të madh lexuesish. Si studiues dhe shkrimtar unë kam nocione elitiste se ç’do të thotë të jesh autor. Kjo nuk do të thotë se e nënvleftësoj lexuesin e zakonshëm, por se autori nuk duhet të bëjë kompromis me tematikën dhe stilin e të shkruarit me qëllim që të ketë sa më shumë lexues. Autori nuk duhet të synojë të jetë në nivelin e lexuesit, por ta ngrejë lexuesin në nivelin e tij. Kjo nuk është shumë e lehtë, por mund të arrihet po qe se gjuha që përdoret në studime shkencore nuk komplikohet, në disa raste për snobizëm intelektual. Tematikat e komplikuara trajtohen dhe konkluzionet e mënçura shprehen më mirë në gjuhë të thjeshtë. Para së gjithash studiuesi, ashtu si shkrimtari, duhet të jetë mjeshtër i gjuhës.
Gjuha në letërsi sigurisht që është më afër gjuhës që përdorin njerëzit në jetën e përditshme por ‘thjeshtësia’ e kësaj gjuhe duhet të jetë mbartëse e ideve të rëndësishme dhe një mjet efikas për të trajtuar çështje sensitive që lexuesi i zakonshëm, ndryshe nga lexuesi i punimeve shkencore, ka mundësi të jetë në kontakt vetëm nëpërmjet letërsisë. Çështjet e lartpërmendura të gjuhës unë i kam parasysh në botimet e mia si studiues dhe shkrimtar, veçanërisht në studimet për Nënë Terezën apo në krijimtarine artistike kur trajtoj temën e refugjatëve dhe azilantëve shqiptarë në Perëndim.
Publiku nuk më mungon. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm me lexues dhe studiues të huaj dhe shqiptarë të cilët më shkruajnë për t’u interesuar për veprimtarinë time shkencore dhe krijuese, për të më bërë pyetje kur lexojnë librat, ose thjesht për të ndarë me mua përshtypjet e tyre rreth botimeve të mia.

Skënder Buçpapaj: Ju jeni lektor në Universitetin e Birmingham-it. Merreni me kërkime studimore në sociologjinë e medias, famës, fesë dhe nacionalitetit. Po ashtu merreni me letërsi të mirëfilltë artistike. Pikëpamjet tuaja dhe përfundimet tuaja i ballafaqoni në forume shkencore akademike. A e ndjeni veten të shpërndarë ndërmjet këtyre interesimeve. Dhe si ia arrini t’i disiplinoni e harmonizoni interesimet tuaja krijuese e kërkimore me njëra-tjetrën? Po në rrafshin privat?
Word Power Books
Gëzim Alpion: Studiuesi dhe krijuesi tek unë janë dy binjakë që nuk rivalizojnë por komplimentojnë njëri tjetrin. Ka gjëra që mund te trajtohen më mirë dhe në mënyrë më të plotë dhe më të thellë nëpërmjet studimeve shkencore në disiplina të ndryshme akademike. E njëjta gjë është e vërtetë për krijimtarinë. Në fund të fundit si shkencëtari dhe krijuesi kanë një qëllim të përbashkët: te dy hedhin dritë mbi enigmën që është njeriu.

Skënder Buçpapaj: Një ndër librat tuaj të viteve të fundit është ‘Nënë Tereza: Shenjtore apo e Famshme?’ Për këtë figurë janë shkruar vepra të pafundme, por vepra juaj ka zgjuar interesim të posaçëm si trajtimi më shterues dhe autoritativ i kësaj figure. Dalja e librit tuaj përkon me një periudhë kur në opinionin shqiptar po rishikohen të gjitha figurat tona, deri edhe vetë Skënderbeu. Dhe madje duket se mbizotëron rishikimi negativ i vlerave pozitive. Si e shikoni këtë dukuri në kuadrin e imazhit të shqiptarit në botë dhe të identitetit shqiptar në vetvete, si dhe vendin e rolin e elitës shqiptare në këtë kontekst?
Word Power Books
Gëzim Alpion: Që figurat tona kombëtare po rishikohen është gjë e mirë dhe e paevitueshme. Një figurë që nuk ngjall interes në momente kyçe në historinë kombëtare ndoshta nuk e meriton të cilësohet si një personalitet i kombit. Figurat kombëtare janë deri diku si perënditë; brezat u drejtohen atyre për frymëzim, për të gjetur përgjigje për problemet që hasin.
Është për të ardhur keq kur vërehet që arsyet për të cilat po rishikohen, përbalten apo injorohen disa nga figurat kombëtare në ditët tona, veprime që janë ose të pa principta ose të dyshimta.
Përsa i përket regjistrimit dhe analizës së historisë dhe të figurave tona historike, ne kemi mbetur aty ku kemi qënë: autodidaktë subjektivë. Shkrimi i historisë është gjithmonë i vështirë, por në rastin tonë duket akoma si i pamundur. Kjo është arsyeja që një ndër kombet më të vjetër në botë si kombi ynë ka mbetur me një defiçit të thellë përsa i përket rekordeve (kujtesave) historike dhe analizave objektive të momenteve kyçe në historinë tonë, veçanërisht në kohët moderne. Në qoftë se për periudhën para 1912-tës nuk ngurojmë t’ua lëmë fajin të huajve, për mangësitë që kemi në historinë e dokumentuar dhe për interpretimin tendencioz të historisë sonë, në 100 vjetët e ekzistencës së shtetit shqiptar mëkatet janë kryesisht tonat.

http://www.youtube.com/watch?v=C6RIOor9Kog&feature=player_embedded

Historia si disiplinë është nga më të dëmtuarat në shkencat sociale shqiptare. Politizimi i historisë mbetet problem serioz tani në pluralizmin politik po aq sa në kohën e mbretërisë dhe të regjimit komunist. Këshilla e Konicës në vitin 1902, kur i referohej Ali Pashë Tepelenës, se figurat historike duhen analizuar dhe gjykuar jo në kontekstin e së sotmes por të kohës kur ata jetuan dhe vepruan, akoma nuk është marrë parasysh si duhet nga historianët shqiptare. Si Zogu dhe Hoxha, edhe disa drejtues të shtetit shqiptarë të dy dekadave të fundit me sa duket mendojnë se ata e pollën Shqipërinë. Kjo është arsyeja kryesore se përse historia shqiptare e shekullit të fundit është dhe ka të ngjarë të vazhdojë të mbetet edhe për disa kohë një histori e fragmentuar.

Skënder Buçpapaj: Identiteti shqiptar dhe imazhi shqiptar janë dy temat më të debatuara në nivelet e ndryshme të opinionit shqiptar, në kuadrin e integrimeve tona perëndimore e globale. Ndërkohë interesimet tuaja shkencore e krijuese janë përqëndruar në trekëndëshin Perëndim-Bota Arabe-Indi. Si mund t’jua shpjegoni lexuesve tanë këtë gjeografi të interesimeve tuaja? Dhe sa mund ta gjejë veten shqiptari, në këtë rast edhe ju si individ, në këtë gjeografi?

Gëzim Alpion: Ashtu si edhe tani, shqiptarët për afro 2000 vjet kanë jetuar në skajet e civilizimeve dominuese pa u integruar plotësisht me ta si komb në tërësi. Pavarësisht nga kjo ekzistencë periferike, kombi ynë vazhdimisht ka nxjerrë figura të një rëndësie ndërkombëtare të cilët me vizionin e tyre kanë treguar se shqiptarët janë të predispozuar të jenë pishtarë të emancipimit njerëzor. Këtë në kohët moderne e tregoi në gjysmën e parë të shekullit të nëntëmbëdhjetë Muhamet Aliu i cili me forcën e vullnetit dhe largpamësinë e tij themeloi Egjiptin modern duke e orientuar atë drejt civilizimit perëndimor. Më së fundi, sinteza e shpirtit praktik dhe e botës së pasur shpirtërore të kombit tonë u bë Nënë Tereza që gjatë gjysmës së dytë të shekullit të njëzetë mishëroi në praktikë bamirësinë kristiane dhe respektin për dinjitetin njerëzore në një vend si India ku Kristianizmi, me gjithe traditën dymijëvjeçare, ka mbetur një fe e ‘huaj’.
Unë kam pasur fatin të studioj në Shqipëri, Egjipt dhe Angli si dhe privilegjin të njihem nga afër dhe të shkruaj për tema që kanë të bëjnë me civilizimin Perëndimor, Egjiptian, dhe Indinë.

Skënder Buçpapaj: Dy veprat tuaja të mirëfillta artistike, tragjedia ‘Vouchers’ (Tollonat) dhe drama ‘If Only the Dead Could Listen’ (Sikur te Vdekurit të Dëgjonin) ju trajtoni temën e trajtimit të azilkërkuesve dhe të refugjatëve në Britani. Konflikti më i dhimbshëm në këto vepra dramatike është ai i rinjohjes midis shqiptarëve në të dy anët e kufirit të dikurshëm, ai midis një perkthyesi shqiptar nga Shqipëria dhe një azilkërkuesi nga Kosova. Si e shikoni këtë dukuri në kuadrin e rinjohjes midis shqiptarëve, sidomos në kuadrin e diasporës shqiptare në Perëndim e në raportet e saj me hapësirën tonë kombëtare në Ballkan?

Gëzim Alpion: Në trajtimin e temës së rinjohjes si dramaturg qëllimi im është të theksoj se nuk ka ‘komb shqiptar’ dhe ‘komb kosovar’ por vetem ‘nje komb shqiptar’. Nuk duhet të ngatërrojmë nocionet ‘shtet’, ‘komb’ dhe ‘komb-shtet’. Kufijtë gjeografikë që na u imponuan si komb nuk na ndyshuan karakterin kombëtar. Specifika e zhvillimeve sociale në Shqipëri dhe Kosovë (si dhe në hapësirat shqiptare në Mal te Zi, Maqedoni dhe Greqi) duhet studiuar si nje fenomen i natyrshëm, por kjo specifike nuk dëshmon dhe as nuk duhet interpretuar si dëshmi e identitetit tonë ‘të dyzuar’.

Skënder Buçpapaj: Këto vepra janë vënë në skenë në teatrot perëndimore. A keni menduar për t’i vënë në skenë edhe në teatrot shqiptare?

Gëzim Alpion: Pas premierës britanike, Kompania e Teatrit Dreamscape, që vuri dramën në skenë në Birmingham dhe Wolverhampton në 2006 dhe 2008, mori ftesa nga Teatri Kombëtar në Tiranë dhe Prishtinë. Dashamirës te artit dramatik në Sërbi dhe Kroaci, që u impresionuan nga tematika dhe mesazhi i dramës për rajonin e trazuar të Ballkanit, bënë përpjekje që trupa angleze të bëjë një turne në këto dy vende.
Me sa di unë, drejtues teatrosh, regjisorë dhe aktorë në Tiranë, Shkup dhe Tetovë kanë treguar intersim për dramën. Meqë drama është shkruar dhe botuar në gjuhën angleze, mbetet problemi i përkthimit. Unë do ta ndjek me kënaqësi të veçantë premierën shqiptare kudo dhe kurdo që kjo të realizohet.
Ne gusht do të bëj prezantimin e dramës në Hotel Tirana; ky aktivitet do të organizohet nga Z. Mujo Buçpapaj, Drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës Arbnori.

Skënder Buçpapaj: Pjesë e diasporës në Perëndim jemi edhe ne intelektualët që punojmë e jetojmë këtu, pavarësisht veçorive të secilit prej nesh si individë dhe si kategori. Si e shikoni rolin e elitës shqiptare në diasporë lidhur me imazhin shqiptar, identitetin shqiptar në kontekstin e integrimit të diasporës në Perëndim dhe rolit të saj në atdhe?

Gëzim Alpion: Kombi dhe shteti shqiptar rilindi në kohët moderne nga vizioni, idealizmi, përkushtimi dhe sakrificat e elitës intelektuale në diasporë, si në Orient dhe në Oksident. Edhe sot elita e intelektualëve shqiptarë në disporë mund dhe duhet të luajë rol të madh, dhe jo vetëm për të përmirësuar imazhin akoma negativ të kombit tonë në botë.
Në kohën tonë, elita shqiptare në mërgim është aktive por jo e organizuar. Ajo që e bënte imperative organizimin e diasporës në kohën e vëllezërve Frashëri, Konicës, Nolit dhe Qemalit, ishte mungesa e një shteti shqiptar. Në kohën tonë elita intelektuale që ka mërguar do të jetë në gjendje të organizohet shumë më mirë dhe për pasojë t’i shërbej më me efikasitet kombit, po qe se në Shqipëri dhe Kosovë ekzistojnë institucione qeveritare që merren direkt me emigracionin dhe me propagandimin e kulturës shqiptarë ne botë.
Është absurde që një komb si i yni, një pjesë e konsiderueshme e të cilit është shpërndarë në të gjithë botën, akoma nuk ka ministri emigracioni as në Tiranë as në Prishtinë. Po ashtu, shteti shqiptar dhe ai kosovar duhet të investojnë në krijimin e një ministrie apo instituti që të merret kryesisht me propagandimin e kulturës kombëtare në botë. Një institucion i tillë duhet të ketë një fond të veçantë për t’u përdorur në formë bursash, etj, për studiues të huaj të interesuar në kulturën, gjuhën dhe traditat tona. Po qe se duam të na njohë bota, duhet te investojmë, dhe shumë. Instituti Gëte dhe British Council janë disa nga shembujt nga të cilët qeveritarët e Tiranës dhe të Prishtinës mund të mësojnë në këtë drejtim.
Që nga krijimi i shtetit shqiptar, propagandimi i kulturës tonë në botë është bërë dhe vazhdon të bëhet në mënyre amatoreske dhe shpesh qesharake nga diplomatët shqiptarë. Për fat të keq, një numër i konsiderueshëm i diplomatëve shqiptarë edhe sot nuk janë në gjendje ta përfaqësojnë kombin tonë denjësisht në botë. Disa prej tyre janë jo vetëm të pakualifikuar si duhet në artin e diplomacisë por nuk kanë as horizontin e duhur arsimor, kulturor dhe gjuhësor për të shërbyer si përçues të denjë të kulturës shqiptare në botë.

Skënder Buçpapaj: Kur jemi te identiteti dhe imazhi, si pjesë e krizës sonë shpirtërore shikohet edhe braktisja që i ka bërë lexuesi shqiptar letërsisë shqiptare? Nga ana tjetër kemi një ngarendje gulçuese të autorëve për të mbetur në historinë e letërsisë shqipe apo për të hyrë me të njëjtin status të mëparshëm në çdo histori letërsie të rishkruar? Si e shikoni ju këtë problem sidomos në mënyrën e studimit të letërsisë shqipe në shkolla?

Gëzim Alpion: Unë nuk kam njohuri të mjaftueshme për të komentuar se si dhe sa studiohet letërsia shqipe në shkollë në Shqipëri këto njëzetë e pesë vitet e fundit.
Po qe se lexuesi shqiptar është vërtet i distancuar në këtë shkallë nga letërsia, kjo është shqetësuese sepse nuk mund të ketë letërsi pa lexues. Përsa i përket tendencës së disa autorëve për të mbetur apo hyrë me çdo kusht në historinë e letërsisë shqipe mund të them se kush ka besim se veprat e tyre do t’i qëndrojnë provës së kohës, ata nuk kanë se përse të shqetësohen sepse arti i vërtetë rizbulohet dhe mbijeton edhe po qe se injorohet, neglizhohet apo deri diku edhe harrohet përkohësisht.
Shkrimtarët e vërtetë e dinë se vlerësimi i tyre objektiv ndodh vetëm pas vdekjes. Ky sigurisht që nuk është lajm shumë i mirë për të gjithë ata që shkruajnë, por shkrimtarët seriozë nuk shkruajnë për të mbetur në histori por sepse e shikojnë krijimtarinë si një dhunti misterioze dhe mision të shenjë për të folur në emër të njerëzimit. Ezra Pound thotë se letërsia është lajm qe mbetet lajm. Kush ka besim se thotë diçka të re, nuk ka përse të shqetësohet po qe se nuk hyn në historinë e letërsisë sa është gjallë.

Skënder Buçpapaj: Sa jemi në gjendje ne shqiptarët ta shkruajmë historinë tonë, në këtë kontekst edhe historinë e letërsisë shqipe? A duhet të vendosin të huajt? Sa dhe si duhej të ishte roli i të huajve në këtë drejtim?

Gëzim Alpion: Vetëm kur shkenca shqiptare të jetë e pavaruar nga politika ne do të jemi në gjendje të shkruajmë në mënyrë objektive për historinë tonë kombëtare dhe historinë e letërsisë shqipe. Ekspertët shqiptarë të historisë së kombit dhe historianët e letërsisë shqipe duhet të studiojnë më shumë dhe të përvetësojnë më mirë eksperiencën a madhe që kolegët e tyre në botë, veçanërisht në Perëndim, kanë në këtë drejtim.
Unë mendoj se ekspertët shqiptarë duhet të bashkëpunojnë me ekspertë të huaj të historisë shqiptare dhe të historisë së letërsisë shqipe, dhe ne duhet të jemi të lumtur që ka të tillë, por të mos vendosin me ta raporte të gurut me dishepujt.
Mësime në këtë drejtim duhet të nxjerrin edhe studiuesit shqiptarë të disiplinave të tjera shkencore. Për ne shqiptarët deri në vitet e fundit në Perëndim kanë folur dhe shkruar vetëm perëndimorët, një pjesë e të cilëve nuk kanë qenë specialistë të mirëfilltë të çështjes shqiptare.
Nga eksperienca ime kam vënë re se tematika shqiptare në akademitë perëndimore shpesh nuk konsiderohet si ‘e modës’, dhe nuk merret shumë seriozisht, veçanërisht kur studiuesit janë shqiptarë. Kjo ka bërë që një numër intelektualësh shqiptar, që në dy dekadat e fundit kanë kryer studime pasuniversitare në Perëndim, ose nuk e trajtojnë tematikën shqiptare, ose kur e merren me të influencohen nga agjenda dhe këndvështrimet e studiuesve perëndimorë me të cilët bashkëpunojnë për tema shkencore mbi Shqipërinë, Kosovën, trojet shqiptare dhe Ballkanin. Në fillim të karrierës akademike kjo është një taktikë e kuptueshme nga ana e studiuesve shqiptarë të cilët kur të afirmohen si studiues shpresoj se do të jenë më të pavarura në zgjedhjen dhe trajtimin e tematikës shqiptare.

Skënder Buçpapaj: Duke mbetur te tema e letërsisë. Dikur me investimin e shtetit, tani me investimin e autorëve dhe të qarqeve të tyre letërsia jonë vazhdon të përkthehet e të botohet jashtë vendit. Pavarësisht kësaj ajo ende nuk e gjen lexuesin e huaj. Siç shihet nga shkrimi juaj i këtyre ditëve ‘Visar Zhiti dhe fundi i vetmisë së Kadaresë’ këtë shqetësim e keni edhe ju. Si e shpjegoni këtë dukuri? Sa është faji i vetë letërsisë dhe sa është faji i koniunkturave të trashëguara apo të reja? Sa duhet shqetësuar realisht për këtë?

Gëzim Alpion: Disa tituj cilësore të letërsisë shqipe janë botuar dhe vazhdojnë të botohen në gjuhë të huaja por në këtë drejtim duhet bërë më shumë. Kur kritika letrare shqiptare të ngrihet në nivelin e duhur shkencor, ka shumë të ngjarë që botuesit e huaj do t’iu referohen ekspertëve letrarë shqiptarë për zgjedhjen e titujve që duan të përkthejnë.

Skënder Buçpapaj: A mund ta njihni lexuesin tonë me botimet tuaja të reja dhe me planet tuaja krijuese për perudhën e afërt?

Gëzim Alpion: Kohët e fundit kam studiuar dhe botuar për krijimtarinë e kineastit bengalian Satyajit Ray. Para pak ditësh Globic Press nxori në qarkullim edicionin amerikan të librit “Encounters with Civilizations: From Alexander the Great to Mother Teresa”, i cili fillimisht u botua nga Meteor Books në Indi vitin që kaloi.
Ka më se një vit që po merrem me studimin e veprës së plotë të Konicës dhe së shpejti do të filloj një studim modest ku, ndër të tjera, do të argumentoj se Konica ishte jo vetëm intelektuali më i shquar shqiptar i brezit të tij, siç është argumentuar deri tani nga disa ekspertë shqiptar të Konicës, por, për mendimin tim, edhe një nga intelektualët më të shquar perëndimorë të gjysmës së parë të shekullit të njëzetë. Për mendimin tim, analiza që Konica i bën prodhimit masiv në kapitalizëm dhe standartizimit të shijeve si një nga pasojat e tij, e bëjnë atë një pararendës të Shkollës së Frankfurtit.

Skënder Buçpapaj

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...