2011-03-09

Khaled Hosseini : Gjuetari i balonave



Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini


Titulli: Gjuetari i balonave
Roman
Autori: Khaled Hosseini
Shqipëroi: Ledia Agolli
Shtëpia botuese: Omsca 1
Viti: 2007
f. 372
Pesha: 0.45 Kg.


I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike,por edhe si një rrëfenjë të thellë personale...Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare. (Isabel Aliende)


Khaled Hosseini, bir i një diplomati, u lind në Kabul, në Afganistan. Familjes së tij iu plotësua kërkesa për azil politik në SHBA më 1980. Jeton në veri të Kalifornisë dhe është mjek. “Gjuetari i balonave” është romani më i fuqishëm epik i kohëve të fundit, një sukses i jashtëzakonshëm letrar i botuar në shumë vende të botës. Dreamworks, shoqëria kinematografike e Steven Spielberg-ut, ka fituar të drejtën për të realizuar filmin me këtë subjekt, i cili tashmë është duke u xhiruar.

Janë shprehur për të:

Një roman i mrekullueshëm...një tregim i jashtëzakonshëm që të rrëmben. (Publisher Weekly)

Një libër i fuqishëm... pa zbukurime të tepërta, pa absurditete, thjesht një prozë e shkëlqyer. (San Francesco Chronicle)

Stieg Larsson :Burra qe urrejne grate, Trilogjia “Millennium”

Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson




Titulli: Burra që urrejnë gratë
Origjinali: Man som hatar kvinnor
Roman
Trilogjia “Millennium” - 1
Autori: Stieg Larsson
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Botime Dudaj
Viti: 2010
f. 501
ISBN: 978-99943-0-158-4
Pesha: 0.48





Një libër mahnitës, që do t’ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t’i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. Arsyeja e gjithë këtyre është e thjeshtë: hakmarrja.

Prej shumë vitesh, mbesa e parapëlqyer e industrialistit të fuqishëm Henrik Vanger është zhdukur pa lënë gjurmë. Kufoma s’ishte gjendur kurrë. E kur Vangeri, tashmë tepër plak, merr një dhuratë që e hap çështjen sërish, ai vendos të ngarkojë Mikael Blomkvistin, gazetar i njohur hulumtues, që të rindërtojë ngjarjet dhe të zbulojë të vërtetën. Me ndihmën e Lisbethit, një grua e re, shumë e zonja dhe gjeni kompjuterësh, Blomkvisti heton me rrënjë historinë e familjes Vanger, por sa më shumë rrëmon, aq më tepër zbulimet bëhen të llahtarshme.

Burra qe urrejne grate, Stieg Larsson

Trilogjia “Millennium”

Stieg Larsson (1954-2004) gazetar dhe tashmë shkrimtar i famshëm suedez.Para vdekjes së tij tragjike e të beftë - një atak në zemër, në nëntor të vitit 2004 - Stieg Larsson-i kishte përfunduar tri romane, pjesë të një trilogjie të quajtur “Millennium”:

1) “Burra që i urrejnë gratë”; 
2) “Vajza që luante me zjarrin” dhe 
3) “Mbretëresha e kështjellave prej letre”. 

Para se të ndërmerrte sprovat e tij në letërsi, Stieg Larsson-i ishte i njohur për betejat e tij kundër racizmit dhe ekstremizmit të krahut të djathtë. Në mes të vitit 1980, ai ndihmoi për fillimin e projektit kundër dhunës - Ndal Racizmit! - që u pasua me themelimin e Expo-foundation më 1995, ku më vonë ai u bë drejtues i tij. Nga viti 1999 e më tej, ai u emërua kryeredaktor i “Expo”, revistë e fondacionit Expo.Një rast i pashembullt në botën e botimeve. Miliona kopje të shitura në mbarë botën. Stieg Larsson-i vdiq menjëherë pasi i dorëzoi botuesit të tij suedez tri romanet që përbëjnë trilogjinë “Millennium”. Fatkeqësisht, ai nuk jetoi për ta shijuar faktin që veprat e tij u shndërruan në një fenomen të jashtëzakonshëm.

Haruki Murakami:Nejimakidori kuronikuri(Kronikat e Zogut Kurdisës )

Kronikat e Zogut Kurdises, Haruki Murakami




Titulli: Kronikat e Zogut Kurdisës
Origjinali: Nejimakidori kuronikuri
Roman (letërsi bashkëkohore)
Autori: Haruki Murakami
Shqipëroi: Etta Klosi
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books
Viti: 2010
fq. 664
Pesha: 0.80 kg
ISBN: 978-99943-51-40-4


Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje. Por jeta e tij do të ndryshojë pas telefonatës së rastësishme të një gruaje. Shpejt, ai do ta gjejë veten duke kërkuar edhe të shoqen në një botë që shtihet nën sipërfaqen e qetë të Tokios. Ndërsa kërkimet e tij kryqëzohen, Okada do të ndeshet me një grup të çuditshëm njerëzish: Një prostitutë psikike, një politikan të lig, një vajzë të brishtë fare të re dhe një veteran lufte, i cili është dëshmitar i fushatës së harruar japoneze në Mançuri. Okada bie në një shtjellë historish që përballin Japoninë e dikurshme me të sotmen, dhe ai vetë kthehet në qendrën e një misteri që nuk mund ta durojë dot. Gjërat rrëzohen para syve të tij dhe e shtyjnë Okadan të kuptojë se "ka një ndryshim të madh mes asaj që mendojmë se është reale she asaj që është vërtetë reale".

"Mahnitës...përpjekja më ambicioze e Murakamit për të përfshirë Japoninë moderne në një ngrehinë të vetme trillane." - Washington Post

"Një vepër e fuqishme arti... që s`duron krahasim." - New York Observer

Ku je?

Janë vitet '80 të shekullit XX në Skampis, një qytet shqiptar i kohës së diktaturës. Ira Gjormi, një vajzë shumë e re, jeton në Qytezë, një lokalitet pranë Skampisit, e detyruar nga një "liri" e çuditshme që ia jep një sëmundje e rëndë, të lëvizë nëpër Shqipëri në kërkim të shërimit dhe të zbulimit të pikëpyetjeve të familjes së saj të shkokluar nga fati. Ajo është e bija e një ish-pushtetareje të lartë, e rrëzuar për shkak të një gabimi "politik". Një tjetër vajzë, Klara Daiu, një aktore e talentuar dhe e suksesshme, është e detyruar të ndjekë të njëjtin rrugëtim, për arsye të përafërta. Ajo është bartëse e një dashurie të pamundur, që bëhet thelbi i jetës së saj. Një skulptor me ide të çuditshme vegjeton në qytet në kërkim të identitetit të tij krijues. Ai është ithtar i Anarkisë dhe i grishjes substanciale të lirisë dhe petku i artistit të parealizuar dhe të diktuar do ta shqetësojë shpesh. Karakteret e këtij romani takohen mes tyre dhe nëpër rastësi ngrejnë jetën njerëzore me një të përditshme të gjallë mes absurdit dhe tragjedisë. "Ku je?" është një sagë e diktaturës që përfshin gati një qytet të tërë, e rrëfyer nga një prej dëshmitareve të asaj kohe. Nga dritaret e fëmijërisë së dikurshme, që përtej kureshtjes e ndihmuan të skanonte kohën në të cilën rritej, autorja sjell një fiction plot ngjarje, jetë, dramë, komedi, dhimbje, dhunë, dashuri dhe ethe padurimi, nëpër spirale rrëqethëse mes jetës dhe vdekjes. Ky roman është një klithmë e fuqishme për lirinë dhe dashurinë.
"Ku je?" është romani i katërt i autores Flutura Açka.

FLUTURA AÇKA: BOSFORI VIRTUAL







Orhan Pamuk dhe Flutura AçkaThonë se, kur gjërat janë fat, as Zot s'i ndal. Qysh në çastet e para pas shpalljes së Nobelit 2006 në Letërsi, gazetarja e njohur Rudina Xhunga, më pat kërkuar mundësimin e një interviste ekskluzive të Orhan Pamuk për lexuesin shqiptar. Megjithëse ditët iknin, shpresa se Pamuk do ta realizonte vizitën e premtuar në Shqipëri, më mbante, megjithë teprinë me lëvizje që kanë ditët e njerëzve si ai dhe kërcënimeve të vazhdueshme publike nga qarqe të caktuara në vendin e tij. Ndërkohë nuk e pata harruar asnjë çast kërkesën e veçantë të emisionit Shqip: Orhan Pamuk duhej të fliste shqip, jo vetëm me veprën, por edhe për veten, artin, jetën e tij. Ishte nobelisti i parë që do ta bënte këtë. Ndryshe nga shumë nobelistë të tjerë, qysh në krye të herës u duk se ai ishte shumë më afër nesh. Lexuesi qe i pari që i dha provat e kësaj.
Në fillim të këtij viti, gjërat do të qartësoheshin. Orhan Pamuk nuk mund të vinte në janar për vizitën e planifikuar, por një intervistë ekskluzive për televizionin e njohur shqiptar Top Channel, do ta jepte me kënaqësi. Kaq dhe gjërat do të precipitonin shumë shpejt në pak ditë. Pjesa më e madhe e pregatitjeve dukej se u bë në ajrí, si nëpër avionë, nga nxitimi.
7 shkurt 2008. Ne: gazetarja e njohur Rudina Xhunga, Elvisi, operatori i talentuar i Top-it dhe unë, mbërritëm në Stamboll në orën 13.15 me orën lokale. Gjithë rrugën e pata lexuar me kujdes shqetësimin dhe emocionin që Rudina e ndrydhte, duke u përpjekur ta fshihte me leximet e shfletimet e një morie letrash që kishte bartur me vete. Sa për veten e kuptoja se nuk i shmangesha dot më emocionit, për shkak të asaj vërtime me veten dhe lëvizjeve të pavullnetshme që bëja. Unë po takoja si botuese një nga autorërt e mi më të rëndësishëm. Por edhe më: si krijuese, si shkrimtare po takoja një modelet e mi të shkrimërisë. Një model tashmë i gjallë dhe jo i vdekur, siç i parakuptojmë ne të rinjtë ata "të mëdhenjtë". Gjërat ishin rrokullisur aq shpejt sa mbërritja po na dukej e ëndërrt.
Ne duhej të mbërrimin në Taksim, në studion e Organ Pamuk në orën 15, mes një trafiku dhe lëvizjeje të tmerrshme të Stambollit. Qielli ishte gri dhe rigonte shi i vazhdueshëm e i imët. Megjithëse kisha qenë dhe herë të tjera atje, s'di përse atë ditë nuk i gjeta Stambollit asnjë shenjë identifikimi me kujtimet e mëparshme. I kisha harruar të gjitha. Stambolli ishte bërë atë çast vetë Orhan Pamuku.
Në hollin e ndërtesës, në katet e mësipërme të së cilës jetonte nobelisti, ishte errët dhe një punonjës i shërbimit aty na siguroi se nuk kishim ngatërruar adresë. Ai tha se e njihte Pamuk dhe se duhej të qetësoheshim. Ora nuk kishte mbërritur, Pamuk e kishte njoftuar se do të kthehej pasi priste vizitorë nga larg. Na duheshin edhe disa minuta nga ora e takimit dhe ne u shpërndamë për t'u rikthyer në orën 15, ora kur duhej ta takonim mjeshtrin. Vendosa të qëndroja në hollin e errët dhe të nxehtë për të sistemuar ca grimin tim të shprishur dhe për t'i bërë bashkë dhuratat e sjella nga Shqipëria: cd me këngë shqiptare, albume me pamje nga Shqipëria, një pirg i tërë gazetash shqiptare që shkruanin për të, orendi e vegla muzikore. Isha përpjekur të merrja sa më shumë copëza që t'ia kujtonin në ditët e ardhshme Shqipërinë.
Ora po i shkonte, dukej, si me përtesë treshit, pasi pata kohë për t'i bërë të gjitha këto, megjithë shqetësimin që më dukej sheshit. Sportelisti, me turqishten e tij krejt të pakuptueshme për mua, më këshilloi të isha e qetë. Një përkthyese e konsullatës shqiptare në Stamboll bëri të mundur komunikimin tim të parë me atë çka e rrethonte Pamukun aty. E pyeta sportelistin nëse nuk kishim gabuar adresë dhe nëse e njihte Pamukun personalisht. U përgjigje me sy të habitur se si nuk po e besoja. Ai e njihte dhe ishte pikërisht për t'i shërbyer atij aty. E tha këtë thjesht, si të fliste për një fqinj të tijin, të njohur kaherë. Por, i kërkova me ngulm përkthyeses t'ia thoshte fjalët e mia atij djali të ri: A e di se është një "yll", një "yll" në letërsi. E di, tha. Por unë atë çast, sot e gjithë ditë, nuk jam e sigurt për këtë.
Ndërkohë porta u hap dhe nga flegra me dritë, hynë me radhë njëri pas tjetrit tre burra. Për një çast nuk njoha asnjërin, gjersa i pari hoqi kasketën nën strehën e së cilës i humbte portreti dhe syzet. Pavarësisht nga kreshpërimi i flokëve, të cilat u përpoq t'i shtrinte me lëvizje të qeta të dorës së djathtë, e njoha. Aty, në holl, në hapësirën e dy-tre metrave, mes errësisë dhe dritës, ishte Orhan Pamuk. Ai eci përgjatë korridorit të ngushtë dhe buzëqeshi. Isha fare vetëm përballë tij, të tjerët: katër burrat dhe përkthyesja kishin mbetur pas tij. Më përshëndeti duke buzëqeshur. U kthye pak, u kujtua mbase për diçka, më buzëqeshi sërish dhe më shtriu dorën. U prezantova, por sigurisht në atë topitje të çastit të parë, emri im nuk i thoshte shumë. Unë i thashë vetëm emrin dhe kaq nuk mjaftonte në një prezantim të parë. I foli diçka në turqisht njërit prej shoqëruesve të tij, i cili na kërkoi që të ngjiteshim larg dy e nga dy pasi ashensori ishte i ngushtë. Fillimisht u ngjitëm unë dhe përkthyesja, në pritje të Rudinës dhe operatorit. Mbaj mend se shoqëruesi shtypi numrin katër, por mund të ishte edhe treshi. Këto hollësi nuk i kujtoj mirë. Pa drojë e them: unë isha një statujë mermeri nga emocioni. Porta në të djathtë ky hymë ishte e hapur dhe në korridorin e apartamentit po na printe vetë Orhan Pamuk. Përballë libra. Ne i dhamë sërish dorën dhe nxitova t'i thoja se ne kishim të drejtë të ishim të emocionuar. Ai qeshi fort dhe kaq u desh që të ndjehesha në paqe. Hymë në studion e tij. Majtas libra, djathtas libra, anash nesh sërish libra. Përballë sfondi gri i Bosforit, një murdrite i qelqtë e linte pamjen të hynte gjer thellë në dhomë. Nga aty Orhan Pamuk i kishte lidhur dy botët e tij të dashura: Lindjen dhe Perëndimin. Ai është Bosfori virtual i botës, mendova ato çaste, por nuk ia thashë.
E dija në pak minuta do t'ia behte Rudina dhe e gjithë vëmendja jonë duhej të përqëndrohej tek intervista, tek ajo për çka edhe kishim ardhur aty. Ajo duhej të qe e përkryer, lexuesi e shikuesi ta merrte atë të përkryer. Dhe padyshim, Rudina i kishte kualitetet dhe ndjeshmërinë e plotë ta bënte këtë. Kaluam hollin dhe unë u përpoqa ta vendos diku pakon time. Diku, në një cep të skrivanisë së tij m'u pa e udhës ta peshoja pakon dhe t'i kthehesha bisedës me të.
- Ja, - i thashë. - Më në fund. Kjo është dhoma për të cilën kaq dëgjuar aq shumë.
- Po, - tha dhe qeshi sërish.
- A mund të shoh rrotull, - e pyeta, - librat, sendet?
- Sigurisht, - tha, - kam kënaqësi. Çfarë mund t'ju ofroj për të pirë.
- Për mua, kafé, në mundet.
Ai u kthye në korridor, diku në të majtë ku duhej të qe kuzhina. U kthye sërish dhe sërish doli. Në pak çaste u përpoqa të përqëndrohesha te lëvizjet e tij dhe gjithçka rrotull. Vërejta se koleksiononte çakmakë, shkrepëse. M'u duk si afëri e tij me zjarrin, me diellin. Ai lëvizte, lëvizte vazhdueshëm. telefonata pafund në celularin e tij dhe diku në dhomën tjetër ku duhej të qe ndonjë telefon statik. Nuk duhej të ishte ditë pune e tij. pata dëgjuar që shkëputej nga bota kur shkruante. Ishte një njeri i paqetë. M'u shfaq para sysh personazhi i tij te "Bora". Poeti Ka më dukej se ishte ai vetë, me atë shqetësim të lindur të shkrimtarit.
- Dua t'ju tregoj diçka, - i thashë dhe nxorra përmbledhjen që kisha përgatitur në Shqipëri me gjithçka mediatike për të dhe veprën e tij. Dhjetëra e dhjetëra faqe që gazetat ia kishin kushtuar atij. Kjo ishte njëfarë përligjje e "yllit" që kisha ngritur në adhurimin tim. E pa me vëmendje, aty ku e hapa, diku në cep të skrivanisë së tij të mbushur me gjithfarë gjërash dhe ku një abazhur i vjetër derdhe dritë të verdhë, si një diell i vogël.
- Ah, po, ju jeni botuesja ime? - tha. - Ju kërkoj ndjesë, më lejoni t'ju takoj për së dyti. - Sërish qeshi fort dhe sërish pata rast të besoj se kisha tekuar një njeri aq të thjeshtë, sa më bënte të ndjeja zor nga emocioni ku e pata zhytur me gëzim veten. - Këtu janë libra e botuar nga Skanderbeg books, - tha dhe erdhi rrotull në kërkim të botimeve të romaneve të tij në shqip. Nga një pirg librash diku në të djathtë të dhomës, mori një kopje të botimit shqip të "Baules së babait" dhe "Borës". - Ja, "Bora", - tha. - Këtu duhet të jetë diku edhe "My name is red". Më pëlqejnë këto libra. Ju falenderoj shumë.
U kthyem sërish pranë skrivanisë së tij te dosja e hapur.
- Jo të gjithë botuesit e bëjnë këtë. Kam dëgjuar se librat e mi shiten në Shqipëri.
- Po, ju keni shumë lexues atje dhe jam e nderuar që botoj librat tuaj, - iu përgjigja.
- A nuk mendoni se librat e mi janë të gjatë? - Unë pata dëgjuar për këtë shqetësim të tij. Shpesh botuesit qenë ankuar se librat e tij qenë ca të gjatë. Edhe shumë gazetarëve ua pat shprehur këtë shqetësim të botuesve të tij në botë.
- Jo, - i thashë, - unë nuk mendoj ashtu. Një njeri që e pëlqen letërsinë tuaj, nuk ia numëron faqet librit. Një e tillë jam unë. Kur kam lexuar për herë të parë "My name is red" (Unë jam e kuqja), m'u krijua përshtypja e një kalorësie perandorake që ecën me një ritëm të vazhdueshëm dhe pushton e pushton vazhdimish. Ju pushtoni ngadalë. Ai libër merr anë nga pesha e vet, aq masë e rëndë është. E kam shijuar pafund…
- Jam i lumtur ta dëgjoj këtë. Ja "Muzeu i pafajësisë" është gati.
- Mezi po presim, - i thashë. - M'u kujtua se e kisha blerë këtë libër ende pa u shkruar prej tij dhe të gjithë ne, botuesit e tij kudo në botë po prisnin çdo ditë ta kishim në duar. Suksesi do të jetë jetë i përbotshëm.
- Jam në fjalët e fundit të "Muzeut…", por kërkoj gurët e fundit, por është libër i gjatë…
Një telefon nga një dhomë tjetër në skaj të kundër të apartamentit, e bëri të nxitonte për atje.
- Të qenët i gjatë nuk e vështirëson botimin…
- Më vjen mirë, - tha sërish dhe humbi në errësinë e korridorit. - Kafeja është gati, por ju duhet të vini dhe ta merrni vetë në guzhinë.
Kjo ishte pjesa e "arrogancës" që duhet ta kishte kushdo në vend të tij. E admirova edhe për këtë. Ai ishte i vërtetë. Unë e ndoqa pas dhe nga këndi i derës e vërejta të mbushte kupat. U ankua se nuk kishte qumësht. Për mua, që e doja shqeto, kjo nuk bënte kurrfarë problemi. Orhan Pamuk mbushi kupën dhe unë ende nuk po e besoja realitetin ku isha. Ai kishte thënë shpesh në veprat e tij që të mëdhenjtë janë të vdekshëm. Ai ishte aty, i madh dhe i gjatë, simpatik dhe gjeneroz, i thjeshtë e i prekshëm. Morëm kupat dhe u kthyem në studio. Kishte ardhur ora e intervistës dhe Elvisi po përgatiste mikroskenën. Grilat u ulën dhe pamja e Bosforit mbeti pas saj. Tani Bosfori ishte ajo dhomë e vogël nga kishin dalë aq mesazhe në romanet e tij, jo vetëm për Turqinë që shpesh nuk e kuptoi, por edhe për miliona lexues në mbarë botën.
Ai u kthye pak minuta më vonë i veshur me xhaketë, pyeti për hollësitë e intervistë dhe zuri vend përballë kameras. Unë e ndoqa turqishten e tij të rrjedhshme, ndonjë gjë dhe mundja të kuptoja nga përkthimi at literam i përkthyeses zëulët. Por ai kishte thënë shumë më shumë nga ç'kisha mundur të dëgjoja. Shpesh fjalët e tij ndaleshin dhe një e qeshur e plotë e fëminore që shpërthente si një dritë brenda vetes. Tamam, tamam, si ajo drita e çakmakëve dhe shkrepërseve që koleksiononte. Ai i madhi i mirë po jepte një pjesë tjetër të vetes, larg librave dhe klisheve të reklamave. Ai ishte i kërcënuar me vdekje, nga njerëz me mendje të errëta, por ai nuk e shfaqi për asnjë çast këtë.
Gazetarë të tjerë prisnin në radhë pas nesh dhe ndjarja jonë ishte e pashmangshme. U përqafuam, bëmë foto dhe dha autografë për ne. U përqafuam dy herë dhe unë nxitova t'i thoja se kjo, përqafimi i dytë ishte për lexuesin, si një autograf për të. Mjeshtër, ne të duam shumë. Jo vetëm se ti i do shqiptarët, jo vetëm se ke shkruar me aq dashuri për një "trëndafile të zezë" shqiptare, jo vetëm se kemi shumë gjëra të përbashkëta që na bashkojnë, por sepse ti gjete një pasdite të na flisje me një gjuhë tjetër të hapur, jashtë politikës, jashtë protokolleve, jashtë formalizmit. Ti fole me gjuhën e zemrës. Dhe ky ishte autografi yt njerëzor…

DRITË NË FUNDIN E ERRËSIRËS

Shkrimtari izraelit Amoz Oz (Jeruzalem 1939) është i njohur në të gjithë botën, i botuar në shumë gjuhë dhe prej disa vitesh është kandidat për Çmimin Nobel në Letërsi. Ai jeton në qytetin izraelit të Aradit dhe është profesor në universitetin Ben Gurion të Negev. Shpesh është i pranishëm në shtypin botëror me esetë dhe shkrimet e tij, veçanërisht mbi çështjen e konfliktit Izrael-Palestinë. Është autor i shumë vepra dhe mes tyre i: "I njëjti det", "Kutia e zezë", "Majkëlli im", "Fima", "Në tokën e Izraelit", "Kundër fanatizmit", etj.
Së shpejti Amoz Oz vjen në shqip ekskluzivisht nga Skanderbeg books me romanet: "Të njohësh një grua" dhe "Rrëfim për dashurinë dhe errësirën".
Eseja që po prezantohet sot ekskluzivisht në gazetën "SHQIP" është shkruar këto ditë prej tij, menjëherë pas marrëveshjes së fundit mes Izraelit dhe Palestinës. Artikulli botohet me lejen e autorit dhënë botuesit të tij në shqip.


DRITË NË FUNDIN E ERRËSIRËS
Amos OZ
© Amos Oz 2006

Nëse zgjat, armëpushimi që Izraeli dhe Palestina njoftuan të dielën, do të jetë hapi i parë. Duhen, të paktën, tre hapa më shumë në këtë tragë: Lirimi i të burgosurve, ngritja e një qeverie të re palestineze që përkrah bashkëjetesën me Iraelin dhe jo shkatërrimin e tij, si dhe nisja e bisedimeve gjithpërfshirëse për paqen mes Izaelit e Palestinës.
A do të merren shpejt këto hapa të dytë, të tretë, të katërt? Kjo varet nëse hapi i parë - armpushimi - është i qëndrueshëm. Ka të ngjarë që palestinezët ta kenë mësuar se rruga e ashpër e bombardimit të qyteteve izraelite, nuk i afron ata me pavarësinë, sikurse edhe izraelitët të kenë mësuar se shkallëzimi i gjerë i operacioneve ushtarake nuk i qetëson palestinezët. Ka një arsye për të besuar se politika e qeverisë së Hamasit ka mbërritur në një fund të pashpresë. Ata kanë mbërritur në një bllokatë ndërkombëtare, saç edhe nga Izraeli, në ankth të vazhdueshëm dhe viktima të panevojshme. Ka gjithashtu arsye për të besuar se qeveria e Izraelit e kupton se nuk ka zgjidhje të njëanshme dhe se nuk ka zgjidhje tjetër veç përpjekjes për të arritur një marrëveshje.
Forca jo të parëndësishme, forca fanatike të secilës anë, vazhdojnë t'u fryjnë flakëve. Ata e damkosin si disfatist çdo lloj kopromisi, si shfaqje dobësie. Ekstremistët palestinezë aspirojnë të mbajnë "përleshje të armatosura" gjersa shteti i Izarelit të asgjësohet. Ekstremistët izrealitë kërkojnë që qeveria e tyre të ripushtojnë Rripin e Gazës dhe të pohojë një herë e përgjithmonë idenë e braktisjes së territoreve të pushtuara. Banjoja e gjakut izraelito-palestineze, dhe ndjesia se nuk ka rrugë më, i ka shtyrë moderatorët e të dy anëve t'i humbin shpresat. Dobësia e Kryeministrit Ehud Olmert dhe presidentit Mahmoud Abbas, e shumëfishon këtë dëshpërim.
Shumë mbrojtës të paqes janë apatikë. Ata ndjehen asisoj, a thua fanatizmi të ketë shkatërruar çdo mundësi për paqern në detin e gjakut. Por kjo apati, kjo ndjesi pa shpresim, i fuqizon ekstremistët në të dy anët. Vetëm pak vite më parë, forcat e paqes në Izrael mbushën sheshet publike dhe përmbysën fillimisht qeverinë e Yitzhar Shamir dhe pastaj atë të Binyamin Netanyahu. Ata hapën një derë për përpjekje të dyanshme të të dy kombeve. Zgjedhjet e fundit, të zhvilluara vetëm pak muaj më parë, i sollën mbrojtësit e paqes në pushtet dhe një qeveri të qendrës së majtë, ku platforma themelore ishte tërheqja e njëanshme e Izraelit prej pjesës më të madhe të territoreve të pushtuara.
Kështu, kur Hezbollah sulmoi Izraelin verën e sivjetme, kjo qeveri e qendrës së majtë filloi një fushatë ushtarake në Liban. Dhe më, ajo çfarë duhet të kishte qenë një operacion i shkurtër, i kufizuar dhe i përligjur, u shtri në një luftë të gjatë e shkatërruese. Me fundin e tij, qeveria e Olmert e humbi vullnetin e saj, me përjashtimin e këtij vullneti për të mbetur në pushtet. Palestinezët, nga ana e tyre, u udhëhoqën nga qeveria në minorancë e Hamasit në një armiqësi të skajshme dhe në refuzimin e njohjes së të drejtës së ekzistencës së Izraelit, positë kjo e ngjashme me ata që i udhëhoqën palestinezët drejt katastrofës së madhe të 1948-tës.
Por mbase një ndryshim i mirë do të vijë prej të dyja anëve. Të dyja, duket se po e kuptojnë se janë në një shteg të verbër. Të dyja në frikën e rrethit vicioz ku janë kurthuar. Nëse armëpushimi, në të vërtetë, do të zgjasë, dhe nëse kjo çon në çlirimin e të burgosurve dhe të ngritjes së një qeverie programatike palestineze, ne ndoshta do ta gjemë veten në zgrip të një fillese të re. Neve nuk na duhet një konferencë ndërkombëtare paqeje, apo plane të reja evropiane për paqe. Ne keni nevojë për bisedime të drejtpërdrejta. Bisedime, për çfarë? Jo rreth "pikëpjekjeve", eufemizmit të Olmertit për çlirimin e njëanshën nga palestinezët dhe vendosjen e tyre pas hekurave. Jo për një hudna apo një tahadiya, fjalë arabike këto për armëpushimin e përkohshëm apo për ndërprerjen që udhëheqësit palestinezë kanë sugjeruar. Ne kemi nevojë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të plotë, të dyanshme, që do të përcaktojë të gjitha anët e luftës mes Izraelit dhe Palestinës.
Çfarë kushtesh do të përmbajë kjo lloj marrëveshje? Kjo është, në të vërtetë, vendi ku paqja po fle. Sepse të dy, Izraeli dhe Palestina, e dinë, thellë në shpirtërat e tyre, se si do të duket dhe nuk do të shihet kjo marrëveshje. Madje edhe vetë oponentët nga të dyja anët e dinë, thellë në shpirtërat e tyre, çfarë do të ketë marrëveshja dhe çfarë jo. Edhe ata madje, në të dy anët, që e shohin këtë marrëveshje si tradhti dhe si një dështim, e dinë thellë në shpirtërat e tyre se marrëveshja do të sigurojë për të dy shtetet, Izraelin dhe Palestinën, se kufijtë e kujt do të jenë vijat që kanë ekzistuar përpara 1967, me rishikimet e vendosura në mënyrë të dyanshme.
Të dy vendet e dinë këtë. A i bën ata të lumtur të diturit e kësaj gjëje? Natyrisht jo. A do të vallëzojnë izraelitët dhe palestinezët në rrugë, ditën kur kjo marrëveshje e paevitueshme do të vendoset? Natyrisht jo. Ne po flasim për një marrëveshje të dhimbshme, ku të dyja anët duhet të kërcëllijnë dhëmbët për ta pranuar. Por lajmi i mirë ështe se të dy vendet pothuajse e dinë se ky kompromis do të vijë, në fund të udhës.
Sa kohë ende, sa vuajtje akoma, dhe sa më gjaderdhje do të nevojiten përpara se udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë të arrijnë atë pikë, që vetë këta dy popujt, me zemër të fortë, pothuajse e kanë arritur? Armëpushimi i së dielës, nëse mbahet, ndoshta mund të jetë një regëtimë drite në fundin e errësirës.


E solli në shqip: Flutura Açka

Bota e endrrave e Haruki Murakamit

Në tregimet fantastike te shkrimtarit japonez Haruki Murakami, tmerri gjendet shpesh nen siperfaqen e se perditshmes. Godina te medha, telefona qe bien - e pastaj mbizoteron Fatkeqesia

Ron Kaal

Romanet e tij fillojne ne nje menyre thuajse te pa rendesishme. "Ajo qe shohim ketu eshte forma e nje qyteti te madh"(After Dark), "Isha 37 vjeç dhe qendroja i mberthyer ne karriken time ne nje Boeing 747"(Norwegian Wood), "Sumire u dashurua per here te pare ne jeten e saj, kur ishte njezetedy vjeç." (Spoetnik liefde), "Kam lindur me 4 janar 1951" (Ne jug te kufirit).
Ngjan sikur shkrimtari me keto fakte sa prozaike aq edhe preçise kerkon te ankoroje tregimin qe vijon me tej : nje vend, nje date, nje moshe, nje numer. Sikur ne kete menyre te kerkoje qe fluturimi i fantazise te mund te frenohet disi. Sepse pak me vone ngrihemi ne fluturim e asnje lexues nuk e ka idene se si kemi mberritur aty.
Vepra e shkrimtarit japonez Haruki Murakami perfshin tregime, disa romane te vogla romane te trashe dhe dy romane jo fictive, pjesa me e madhe e te cileve eshte perkthyer ne vitet e kaluara ne hollandisht. Romanet e vogla jane ne pergjithesi histori dashurie siperfaqesore, ndersa ata te medhenjte jane romane me te komplikuar, jane vepra ne te cilat perspektiva duket sikur ndryshon nga kapitulli ne kapitull.
After dark eshte nje roman i tille i vogel qe nuk zgjat me shume se sa nje nate, nga ora dymbedhjete pa gjashte minuta e (mes)nates deri ne oren shtate pa tete minuta te mengjesit, gjate se ciles kalimi i kohes pershkruhet ne menyre te sakte prej fushes se nje ore. Eshte nje liber filmik, thuajse nje skenar, me tregues te perpikte per kameren qe drejton fushen e shikimit tone.
Ketu jemi larg ekzotizmit te bambuve e te luleve te qershise, te kimonove apo te geishave. Kjo eshte Japonia e zyrave te medha dhe e punes se vazhdueshme e te lodhshme, madje edhe gjate nates, Japonia e komformizmit dhe e vetmise, e pritjeve ne parqe mengjeseve dhe restoranteve te nates . Tokio eshte ketu nje fare Nju Jorku plot 7-Elevens e Denny's ku te rinjte vishen me uniformen bashkekohore te perbere nga sneakers*, bluza hooded e kapele bejzbolli dhe aksioni zhvillohet kundrejt nje dekori hippop a tjeter muzike pop. Edhe historia i ngjan nje filmi : boy meets girl" ( nje djale qe takon nje vajze) - nuk eshte me shume se kaq ky tregim i nje studenteje dhe nje trombonisti. Jo pikenisja por menyra sesi nderthuret ngjarja eshte e veçante. Jane shpirtera te humbur gjate nates me nje rreth njerzish qe behet me i çuditshem sa me shume qe shtjellohet tregimi : nje kampione mundjeje, nje prostitute kineze, nje punonjes administrate sadist, nje ganster mbi nje motorçiklete. E gjithe kjo histori e erret ngrihet ne nje tjeter nivel prej tregimit paralel te bukuroshes se fjetur qe kundrohet nga nje burre qe ka humbur fytyren. Pamja e jashtme e tregimit mund te jete perendimore por ndenjat mbeten mese lindore.
"Ne momentin kur gjerat perputhen ", shkruan Murakami nga fundi, "eshte luajtur e gjitha ne nje çarje te thelle ne nje vend, te cilin nuk kemi qene ne gjendje ta mberrijme. Diku mes mesnates dhe rrezeve te para te mengjesit ai vend hap diku nje dere te zeze."


Haruki Murakami ( Kioto 1949) jep shume rralle intervista e nuk e pelqen publicitetin. Ato pak te dhena qe kemi per te i mesojme ne pasthenien e librit " Kronikat e zogut kurdises" nga nje interviste e shkurter qe ai i ka dhene perkthyesit Zhak Vesterhoven, si edhe nga informacionet qe ky (perkthyesi) na jep ne kete liber, por edhe ne librin "Gjahu i deles". Murakami ka lindur ne Kioto. Shkollen e mesme e ka kryer ne Kobe. Universitetin ne Tokio. Ka punuar si barist ne xhaz-kafe Peter Cat. Ka jetuar ne Evrope e ne Shtetet e Bashkuara. Eshte perkthyes i letersise amerikane. Nga librat e tij duket qarte qe ai i perdor eksperiencat e veta si burim / baze per romanet e tij. Ngjarja zhvillohet gjithmone ne nje nga vendet e permendura me lart e dashuria per xhazin gjindet ne te gjitha faqet e romaneve. Studentet a tridhjetevjeçaret e perhumbur qe popullojne romanet e tij kane te njejtat shije e te njejtat veçanti (karakteristika) si edhe Murakami.

Sipas asaj qe thote edhe ai vete, Murakami shkruan ashtu siç ne lexojme. Fillon me nje fjali, qe therret te dyten, e dyta na çon tek e treta e keshtu ngadale e nderthur gjithe tregimin prej fijes se fjalise hapese. As edhe per librat e medhenj nuk nderton skema, edhe pse i rishikon dhe i kontrollon doreshkrimet e tij disa here per te hequr ato qe i duken te teperta a per te mbushur mangesite.
"Ne mengjes zgjohesha shume heret dhe u ulesha ne tavolinen e punes.", shkruan ai ne fund te pjeses se trete, "Pastaj perqendroja te gjitha mendimet e mia mbi romanin. Shume shpejt zhytesha teresisht ne historine qe trajtonte. E me pas nuk mendoja me si autor por vazhdoja te udhetoja me te (romanin) si nje zbulues (a pjesmarres), si nje bashkeudhetar. Kush shkruan nje roman te gjate heret a vone mberrin automatikisht ne nje pike te tille. Po ta ekzagjeroja ca, mund te thoja qe gjerat "fantastike"(te mbinatyrshme) qe ndodhin gjate "Kronikat e zogut kurdises", deri diku, i kam perjetuar dhe i kam pare me syte e mi, gjate kohes qe isha duke e shkruar.
Me ane te ketij shpjegimi arrijme te kuptojme anet obsesive e thuajse enderrakeqe te librave te tij ne te cilat gjerat me te pashpjegueshme paraqiten si mese te zakonshme e nuk jepet asnje lloj shpjegimi/sqarimi (lezuesi ka te drejte te vendose vete sesi ), e ku jo rralle ndodh qe personazhet kryesore te levizin ne jete si te ishte nje enderr . ("Ngjante me nje pikture te Chiriko's"). Lexuesi e pranon kete situate pasi eshte mesuar tashme me boten e endrrave si edhe me fenomenin e shfaqjes dhe zhdukjes se figurave gjysme te njohura.

Norwegian Wood (1987)fillon me tregimtarin e rritur qe zbarkon ne Hamburg. ("Isha 37 vjeç dhe qendroja i mberthyer ne karriken time ne nje Boeing 747."). Kur aeroplani zbret ne toke degjohet nga autoparlantet muzika e Norwegian Wood. Kjo muzike e tranporton ate papritur ne nje te kaluar shume te larget per te cilen kishte shume kohe qe nuk mendonte. Nuk arrijme te mesojme dot arsyen e cila e ka sjelle personazhin kryesor ne Hamburg. Situata qe pershkruhet ne fjaline hapese nuk riperseritet me, ashtu siç edhe e tashmja nuk luan me asnje rol. I gjithe romani eshte nje kujtim i gjate ne te cilin femijeria rijetohet si ne nje film i ndertuar mbi flashback/ rikthime.
Kjo histori tragjike dashurie e vdekjeje, humbjesh e rritjesh perfaqeson hyrjen e tij triumfante ne tregun japozez. Ne nje vend ku me nje bestseller nenkuptohet nje liber qe shitet ne mbi 100 mije kopje, ky liber ka shitur me shume se kater milion. Jashte Japonise Murakami ka fituar statusin e shkrimtarit kult, librat e te cilit jane perkthyer ne mese tridhjete vende te ndryshme.

Ne dallim nga shkrimtaret e tjere si Kawabata e Tanizaki, proza e Murakamit eshte e orientuar nga perendimi.Qe kur ishte i vogel ne vend qe te lexonte librat japoneze, qe perbenin edhe lenden ne te cilen jepnin mesim prinderit e tij ai lexonte shkrimtaret amerikane si Skot Fitzxherald, Raymond Çandler e Kurt Vonnegut. Murakami ka studuar dramaturgji ne universitetit e Tokios dhe i ka perfunduar studimet me nje punim diplome mbi motivin e udhetimeve ne filmin amerikan. Me pas ka jetuar per nje fare kohe ne Itali. Ka udhetuar neper Evropen jugore e ne fillim te viteve '90-te ka qendruar per disa vite ne Shtetet e Bashkuara ku edhe ka shkruar "Kronikat e zogut kurdises", romanin e tij me ambicioz e me te gjate/trashe. Ne te njejten kohe ne shkembim me te shkruarit, ka perkthyer ne japonisht libra te Skot Fitzxherald, Truman Kapote, Raymond Karver, Xhon Irving e Tim O'Brajen.
Librat e tij deshmojne gjurme te asaj lloj jete. Shkrimtaret amerikane, muzika perendimore- jo vetem pop por edhe xhaz e klasike- perdoren pa shume kujdes ne librat e tij. Opera dhe mitologjia formojne motivet per dramaturgjine e tregimeve te tij. Te shkruarit e tij perbehet nga nje lloj zgjerimi eseistik i temave te tilla si muzika, filmi, tragjedite greke e te gatuarit. Eshte pikerisht kjo perzierje prej lartesish e ultesirash, prej thellesish e banaliteti qe u jep librave te tij aromen dhe ngjyren e njohur. Sado fantastike qe te jene tregimet e tij, sido qe te zhvillohen- e fantastike eshte pak t'i quash- ato jane gjithmone te formatuara ne ndodhi a ne dialogje te perditshme. Te ngrenit e te pirit, emrat dhe markat formojne dekorin e padukshem ku ndodhite zhvendosen nga realja ne surreale, pa e humbur lexuesin per asnje moment. "Çdo tregim perputhej plotesisht," shkruan ai ne Norwegian Wood "por kishte diçka qe nuk shkonte ne renditje. Tregimi A shnderrohej papritur ne tregimin B, nderkohe qe ky i fundit ishte pjese e tregimit A. Me pas kapercente ne tregimin C, qe ishte pjese perberese e tregimit B, e keshtu me rradhe."
Kundervenia qytet-fshat luan thuajse ne te gjitha librat e tij nje rol ne te cilin fshati perfaqeson/simbolizon te kaluaren, traditen dhe fshehtesite ndersa qyteti i madh eshte simbol i jetes moderne. Tematika e tij eshte pikerisht ky ferkim midis te vjetres e se rese, mes tradites dhe modernitetit, mes Lindjes dhe Perendimit.
Mesa duket Murakami eshte frymezuar me shume prej filmave sesa prej librave. Filmi bazohet shpesh mbi suspension of disbelief, (pezullimi i dyshimit), shikuesi e di qe diçka eshte e pamundur te ndodhe, por eshte i pregatitur qe ta pranoje sepse ajo (ngjarja e pabesueshme) i ndodh para syve. Per kete edhe romanet e Murakamit te sjellin ne mend filmat e David Linç, ne te cilet tmerri, qe ndodhet nen siperfaqen e te perdishmes, ze nje vend te konsiderueshem. Kjo ngjashmeri nuk eshte e rastesishme: Murakami i ka shkruar te tri pjeset e "Kronikat e zogut kurdises"gjate qendrimit te tij ne Amerike, nderkohe qe ne televizionin amerikan shfaqej seriali Twin Peaks i David Linçit.
"Kronikat e zogut kurdises", shkruan Murakami ne pasthenien e perkthimit holandez, "ben fjale per nje grua qe zhduket pa gjurme dhe per burrin e saj, personazhi kryesor, i cili shkon ne kerkim te saj. Ky eshte nje motiv i rendesishen ne shume romane te mij: dikush shkon ne kerkim te dikujt qe i/e ka humbur."

Kerkimi i dikujt qe zhduket pa lene gjurme eshte edhe esenca e tregimit detetektiv. ( Zhdukja eshte me shume tema e filmit modern sesa e romanit modern, po te kemi parasysh Bynny Lake is Missing, L'Avventura, Sous le sable.) Romanet e Murakamit mund te konsiderohen fare mire si detektive, por nuk jane te tipit kush e ka bere? ; nuk ka fajtor, ashtu siç nuk ka edhe zgjidhje. Jane me shume detektive ekzistenciale : personazhet e kane bere vete, ata humbasin ne shpirtin e tyre. Murakami e ka shpjeguar njehere romanin e tij ideal si nje kryqezim midis Dostojevskit dhe Çandler - prej te parit huazon permbajtjen, prej te dytit formen.
Rajmond Çandler, themeluesi i arketipit "private eye" Filip Marlow, ka shkruar jo vetem libra, por edhe skenare filmash qe jane bazuar ne tregimet e tij. Eshte e tija thenia: ne rast se nuk di se çfare te besh lere telefonin te bjere. Murakami duket sikur e ka "kopjuar" kete shprehje. Nuk ka ne fakt, krijimtari a veper ne te cilen telefoni bie kaq shpesh sa te ate te tijen. Kronikat e zogut kurdises fillon me : "Kur ra telefoni, ndodhesha ne kuzhine perpara nje tenxhereje me spagetti, duke fershellyer uverturen e Rosinit La gazza ladra, qe sipas meje eshte muzika ideale per te zier makaronat."( Nje fjali si nje permbledhje e vepres se tij).

Ne 850 faqet qe ndjekin telefoni do te bjere shpesh. Çdo ndryshim apo nderprerje paraprihet nga nje e rene telefoni.
Mbi te gjitha kapitulli i pare eshte, me perjashtim te disa detajeve, i njejte me tregimin Zogjte kurdises dhe grate e se martes qe ben pjese ne librin e tregimeve "Elefanti zhduket." Murakami e ben shpesh nje gje te tille. Ne rast se nje tregim premton te jete me shume sesa ka menduar me pare atehere ai e perdor ate si pjese te nje romani. Ky lloj shartimi eshte nje karakteristike e vepres se tij: Ne jug te kufirit eshte bazuar krejtesisht ne kapitujt qe ai pati eliminuar nga doreshkrimi i Kronikat e zogut kurdises, qe kane te bejne te gjithe me te kaluaren e personazhit kryesor Toru Okada ( te cilit ketu i eshte dhene emri Hajime).

Kanibalizimi i vepres se vet e afron Murakamin me Çandler. Ky i fundit ka perdorur tregimet e tij te shkurtra pulp si lende e pare per romanet e veta. Ashtu siç ve re edhe Frederik Xhemison, librat e Çandler nuk jane shkruar por jane qepur me njeri tjetrin. Ne nje artikel te titulluar Çandleri sinoptik, Xhemison hedh idene per t´i lexuar njekohesisht ( prane njeri tjetrit) kater romane te hershme te Çandlerit (The big sleep, Farewell, My Lovely, The high Window dhe The Lady in the Lake), ne menyre qe lexuesi te krijoje idene qe ketu kemi te bejme me te njejten histori qe tregohet çdo here ndryshe. ( Tre te paret ngjasojne shume me njeri tjetrin, ashtu si Ungjilli sipas Matias, Markut e Lukes, ndersa i katerti njesoj si ungjilli i Gjonit, perfaqeson perjashtimin qe perforcon rregullin).

Edhe romanet e medhenj te Murakamit - Kafka ne plazh, Kronikat e zogut kurdises, Bota e çudirave dhe fundi i botes, Gjahu i deles se humbur- duken, pas nje studimi te metejshem te kene me shume perafersi sesa dallime. Tre prej kater romaneve (Delja perben perjashtimin) ne shikim te pare, trajtojne dy histori krejtesisht te ndryshme mes tyre, qe tregohen duke ia lene vendin njera tjetres dhe duket se kane nje pike takimi ne te ardhmen. Eshte Fatkeqesia me shkronje te madhe qe i lidh keto romane. "Fatkeqesia" shkruan ai diku, "merr ate qe gjen e nuk largohet pa marre ate qe i takon."

Per nje kohe te gjate Murakami nuk e ka ndjere veten mire ne Japoni. Ashtu si edhe ai vete, personazhet e tij jane individe qe e kane te veshtire te pershtaten e te mesohen ne nje bote qe duket se nuk u perket. Ajo qe jetojne u duket me shume si iluzion sesa si realitet. Sekreti teknik i Murakamit qendron ne faktin qe ai arrin ta konkretizoje kete lloj gjendjeje psikologjike. Ndjesia e te jetuarit ne nje bote tjeter shderrohet tek ai ne idene e nje bote paralele. Endrrat dhe kujtimet paraqiten si bote alternative qe ngjajne shume me boten tone por jane krejt tjeter gje. Pasqyra dhe ekrani i televizorit perfaqesojne njekohesisht hyrjen ne nje bote tjeter, po ashtu si nje pus i erret apo nje vend i hapur ne mes te nje pyllnaje. Zbritja ne pus apo hyrja ne dhomen e erret eshte nje zbritje ne nen-ndergjegjie (subkoshience). Labirinthi apo ngaterresat prej ne forme labirinthi ne te cilat personazhet kerkojne rrugedalje eshte labirinthi qe çdokush ka brenda vetes.
Ne kete gjendje psiqike endrrat dhe kujtimet vlojne dhe nderthuren me realitetin. Çdo ngjarje ndizet, merr flake per pak çaste para se te shuhet, shnderrohet ne kujtim. Ose siç shkruan Murakami tek Kafka ne plazh: "Te ecesh dy hapa e gjithçka qe me pare ekzitonte a ndodhte aty shderrohet ne iluzion."
Bota e kujtimeve, endrrave dhe iluzioneve shfaqet ne çdo liber. Personazhet nuk kane asnje lloj fuqie mbi veten, kujtojne se mund te shperbehen nga çasti ne çast e duhet qe here pas here ta mbledhin veten. " Konturet e te qenurit tim grumbullohen mbi njeri tjerin dhe mbullen heshturazi si me çeles." Realiteti perjetohet si i pavertete. "Konturet e jetes se vertete rreth meje sfumohen si pamjet e nje filmi." Endrra dhe realiteti lengezohen. "Ka endrra ne te cilat here pas here kufiri mes endrres dhe realitetit nuk eshte edhe aq i qarte." E mbi ato qe ndodhin ne endrra nuk kemi asnje lloj kontrolli. "Per sa kohe qe je zgjuar mund ta zoterosh imagjinaten. Por endrrat nuk i zoteron dot."

Pamja ne pasqyre dhe hija jane veten kujtime te trupit. Te Murakami personazhet kane ndonjehere 'hije te holla' (Kafka ne plazh), ose hija dhe kujtesa u eshte marre, u eshte hequr (Bota e çudirave). Ndenja e irreales i sulmon mese njehere. " Me erdhi menjehere ndermend qe kjo nuk ishte jeta ime." Dhe: "Uni im i vertete gjendet krejt diku tjeter. Nuk mund ta shohesh ne fotografi." (Ne jug te kufirit). Bota eshte nje projektim nje panorame e brendshme; njeriu eshte nje gëzhojë e zbrazur. Ky krahasim perseritet shpesh, per Murakamin, njeriu modern eshte njeriu i zbrazur i poezisë së Eliot ( "We are hollow men./ We are the stuffed men Leaning together./ Headpiece filled with straw. Alas !"). Kjo eshte kritika e tij ndaj shoqerise japoneze ku konformizmi perfaqeson miresine me te larte dhe grupi perzgjidhet mbi individin.

I gjithe ky hokus pokus funksionon vetem e vetem pse Murakami elementet domethenes (me kuptim te thelle) dhe fantastike (te mbinatyrshem) i formaton ne nje det detajesh e ne pershkrime shume te kujdesshme te gjerave qe ndodhin perdite. Forma e tregimit detektiv (policor) me zhdukjet e papritura zbulimet, te fshehtat, sekretet uiskin dhe dhunen, kujdeset per nje lloj tokezimi ne te cilin metafizika shfaqet here pas here ndermjet. Te Murakami hija jone ndiqet.
Tematika eshte, ashtu siç ve re edhe perkthyesi ne pasthenien e Gjahu per delen e humbur, po aq e vjeter sa edhe vete letersia japoneze. Nje nostalgji retrospektive e paadresuar, nje mall per koherat e lumtura qe ndoshta nuk kane ekzistuar asnjehere, qe i bashkangjitet nje kuptimi thellesisht te ndjere te gjerave qe ikin (largohen, humbasin) dhe te mosbesimit tek personi yt. Por ketu gjithçka eshte e mbeshtjelle ne menyre elegante ne nje xhakete me nje prerje perendimore.


Ne momentet kur tregimi fillon te ngjaje shume fantastik (me fantazi) e rrezikon te dale nga linjat (shinat), atehere shkrimtari si me magji nxjerr nje motiv a nje dialog nga kapelja e tij, qe e perforcon idene e tematikes se tij klasike. Kafka ne plazh i referrohet me pak Kafkes sesa Edipit dhe Orfeut. Kronikat e zogut kurdises ia huazon besueshmerine e tij Flautit Magjik te Moxartit. Fatkeqesia ne Norwegian Wood behet e durueshme fale nje diskutimi mbi tragjedite e Euripidit dhe Eskilit. ("Njeriu nuk e zgjedh dot fatin e vet, fati e zgjedh njeriun"). Hijet e gjalla behen te besueshme fale nje shetitjeje ne Tregimin e Gengjit . E pikerisht kur Miresia dhe E lartmadherishmja rrezikojne te kalojne kufijte, atehere rishfaqen ikonat e gjalla si Xhoni Walker e Kolonel Sanders, ne skena qe duket sikur jane shkeputur nga nje film i David Linç.
("Je ti vertete koloneli Sanders? Jo tamam. Por e kam huazuar formen e tij vetem per pak.") Jane , ashtu si shume te tjera ne keto libra, forma perendimore per ndjenja lindore.
Kur Murakami e ben personazhin kryesor te pershkruaje pjeset teatrale te Euripidit ai flet ne menyre te qarte mbi situaten e vet: "Paraqiten njerez te ndryshem, gjithesecili me rrethanat, motivet dhe kendeshtrimet e veta, e qe te gjithe rendin mbas drejtesise dhe lumturise. Per kete arsye bllokohet e gjitha e bllokohen te gjithe. Eshte mese e logjikshme. Eshte mese e pamundur qe qe te gjithe te arrijne te gjejne drejtesi a te jene te lumtur keshtu qe kaosi eshte i paevitueshem."
Por ne librat e tij nuk behet kurre kaos edhe pse shume gjera dalin ne pah a rishfaqen here pas here. Por nje shpjegim i kenaqshem nuk ekszison e per happy-end as qe behet fjale. "Personazhi kryesor" thote shkrimtari "dorezohet perpara gjithe ketyre enigmave, i qete dhe me nje parandjenje se shpetimi eshte i mundur". Nje roman nuk eshte nje rebus, jo gjithçka premton nje zgjidhje. Romani s'eshte veçse nje metafore. Nje metafore e çfare e kujt? I mbetet lexuesit qe ta zbuloje/ ta gjeje.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...