2011-06-17

Heshtja e shkrimtarëve për Çmimin “Metafora I” qe fitoi krijimi poetik “Miku im nga Tubroku dhe liria” i poetit Hajdin Abazi


Mbi 100 poetë në Prizren

Çmimi i qytetit të Prizrenit për poezi iu nda atdhetarit e poetit Zeqir Gërvalla. Edhe juria e LSHK’së dha tri çmime, atë “Metafora” dhe dy të tjera. Në takimin e poetëve morën pjesë edhe dy poetë të njohur turq, Ataol Behramoglu nga Stambolli, dhe Beste Sakalli nga Qiproja Turke.
Nga Express më 14 qershor 2011 në ora 08:42
Në qytetin e bukur të Prizrenit për dy ditë me radhë u mbajt festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini Poetik”. Morën pjesë mbi njëqind poetë nga të gjitha viset shqiptare dhe dy mysafirë turq, Ataol Behramoglu nga Turqia dhe Beste Sakalli nga Qiproja Turke. Në mesin e pjesëmarrësve ishte dhe atdhetari e poeti, Zeqir Gërvalla, i cili momentalisht jeton në SHBA. 

Manifestimi poetik me përmasa ndërkombëtare i Lidhjes së Shkrimtarëve u mbajt nën patronazhin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. 

Përveç tri takimeve poetike, gjatë festivalit u hap dhe ekspozita letrare “Vepra e Hapur”, me ç’rast u bë edhe përurimi i disa veprave letrare e shkencore, dhe ekspozita artistike “Medaljoni i Prizrenit”, e piktorit Xhevdet Dada nga Tirana. 

Sesioni letrar, që këtë herë kishte për temë “Si trajtohet letërsia shqipe sot?”, u mbajt në sallën e Asamblesë Komunale të Prizrenit. 

Poetët vizituan muze e monumente kulturore e historike, vendosën lule në monumentin e dëshmorit te Posta e qytetit dhe te busti i dëshmorit Xhemajli Berisha. Poetët i bënë dhe një vizitë Universitetit të Prizrenit, ku tani kryetari i LSHK’së, Adem Demaçi, u nderua me një punim artistik që kishte të bënte me Prizrenin. 

Me propozimin e Kryesisë së LSHK’së, çmimi i Komunës së Prizrenit iu dha poetit Zeqir Gërvalla, dhe ai iu dorëzua nga i pari i qytetit, Ramadan Muja. 

Juria e festivalit pati një detyrë të vështirë, sepse para vetes pati shumë vlera letrare që meritonin çmime. 

Çmimin “Metafora I” e fitoi krijimi poetik “Miku im nga Tubroku dhe liria” i poetit Hajdin Abazi, “Metafora II” i takoi poezisë “Ne” të Flutura Açkës, kurse “Metafora III” poezisë “Një pikë shiu” të poetit të ri Dren Shala. Veprën letrare (këtë herë kompletin e veprave të Rexhep Qoses) e mori poezia “Pas hartimit të një antologjie...” e poetit Anton Papleka, kurse “Pikturën e bukur” e mori poezia “Vajtja” e poetit Uzeir Ajradini.

Kush i shkroi dramat e Shakespeare-it?



Një film i ri nga regjisori Roland Emmerich do të zgjojë një komplot shumë të vjetër.

Filmi i ardhshëm i regjisorit Roland Emmerich ‘Anonymous’ do ta vë në lëvizje regjisorin e filmave ‘Independence Day’ dhe ‘The Day After Tomorrow’ në një botë të re, Anglinë e shekullit 16 dhe 17. sikurse i ka thënë Prospero Mirandas në një prej vargjeve më të famshme të Shakespeare-it, "Tis new to thee". Për ne të tjerët, është vetëm një kthim në shkurren e tharë të çështjes së autorësisë. 

‘Anonymous’ nuk do të lëshohet deri në vjeshtë, por tashmë e dimë nga publiciteti se filmi i regjisorit Emmerich adopton pohimet e kontit të Oksfordit rreth dramave. 
Përkrahësit e besimit se Edward de Vere është autori i vërtet i veprave të Shakespeare-it, pavarësisht nga vdekja e hershme në vitin 1604 (për shembull para prodhimeve të para të 

‘Macbeth’, ‘King Lear’, ‘Coriolanus’, ‘The Winter's Tale’ dhe ‘The Tempest’), përftojnë një shumë të besimit të tyre nga përkrahja e Sigmund Freud. Kjo fantazi i kthen dramat në autobiografi surrogate të një konti të fshehtë letrar. 

Nuk e kam asnjë ide se sa i beson Emmerich kësaj linje të argumentit, e cila është e mbështetur nga Derek Jacobi dhe Mark Rylance, por është me rëndësi se regjisori ka vendosur t’i injorojë komplotet e panatyrshme të autorësisë, pothuajse të ngjashme, por shumë më melodramatike, që janë të bazuara në vdekjen e çuditshme dhe të dhunshme të dramaturgut Christopher Marlowe. 

Për hierofantët e shoqërisë Marlowe, dramaturgu nuk ishte vrarë në një tavernë në Deptford, pas një zënke rreth faturës, por ishte zhdukur si me magji për në Francë nëpërmjet lidhjeve në gjykatë (Marlowe ka qenë spiun). Aty, për 20 vitet e largëta, ai shkroi dramat që i atribuohen Shakespeare-it, duke i trafikuar prapa në Londër nëpërmjet kanaleve diplomatike. 

Dyshoj se Emmerich nuk e ka adoptuar këtë skenarë për shkak se tashmë paraqitur me mendjemprehtësi në filmin fitues të Oskarit të regjisorit Tom Stoppard ‘Shakespeare in Love’. Megjithatë, skenari i Oksfordit, që asnjëherë nuk është bërë film, është territor i virgjër. 

Përndryshe, Emmerich vetëm tani do të fillojë ta kuptojë se në çka e ka futur vetën. Interneti është shtëpi natyrale për teoritë konspirative dhe çështja e Oksfordit është një teori konspirative. ‘Anonymous’ mund të jetë i mirë, i keq apo indiferent: por do të paracaktojë një sezon të hapur për çdo emër të entuziastit letrar. Për ta shikuar shpejt atë çfarë kjo mund të përfshijë, vetëm hapeni ndonjë faqe të librit të autorit James Shapiro ‘Contested Will, Who Wrote Shakespeare?’, një shpjegim prej dijetari i teorive kryesore anti-Stratfordiane. 

Mbetet të shihet nëse ky është ‘box office’ (Shakespeare in Love sinqerisht ka qenë). 
Një gjë është e besueshme: ‘Anonymous’ do të gjenerojë një numër të madh të shkrimeve. Përderisa çdo publicitet është publicitet i mirë, mund të ketë pasoja të pamenduara të prezantimit të një autori të ri të kanonit, megjithëse nën një prospekt tërësisht fals.
(The Guardian - Përktheu: Alfred  Beka)

Shkrimtari Ibrahim Kadriu fitues i çmimit ‘Beqir Musliu’



Fitues i sivjetmë i çmimit letrar “Beqir Musliu” është shkrimtari Ibrahim Kadriu. Kështu ka vendosur juria në përbërje nga prof.dr.Agim Vinca, studiues i letërsisë, Miradije Ramiqi, poete dhe Ramadan Musliu, kritik letrar.

Vendimi është bërë publik të martën, në zyrën e kryetarit të Komunës, i cili edhe e jep këtë çmim letrar, që jepet nga viti 2004 e këndej. 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, ka thënë se juria ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ndryshe, duke premtuar vazhdimësinë e kësaj tradite, ai ka nënvizuar se çmimi “Beqir Musliu” i bën nder Gjilanit dhe komunitetit letrar dhe sado simbolik që është për nga vlera, megjithatë është inkurajues për krijimtarinë letrare. 

“Tani për tani i kemi këto mundësi, si komunë, por me rritjen e buxhetit, në të ardhmen, do të rritet edhe çmimi letrar, që tani peshon 2 mijë euro”, ka thënë Mustafa. 

Duke inkurajuar miqtë e Beqirit që të merren me dorëshkrimet e tij, kreu i kësaj komune, Mustafa premtoi mbështetje financiare për botimin e tyre, që llogaritet të jenë diku rreth 200 tabakë. 

Ramadan Musliu, i cili e ka arsyetuar vendimin e jurisë, ka thënë se shkrimtari Ibrahim Kadriu, autor i mbi 40 veprave letrare në gjininë e poezisë, të prozës dhe të dramës, përfaqëson njërin nga individualitetet e shquara letrare të letërsisë së sotme shqipe, i cili në vazhdimësi ka ndërtuar një arkitektonikë letrare artistike në themel të të cilës është ekzistenca historike dhe aktuale e njeriut dhe etnosit shqiptar. 

Prandaj, dhënia e Çmimit letrar “Beqir Musliu” për vitin 2011, sipas mendimit të jurisë, është në favor jo vetëm të ruajtjes, por edhe të ngritjes së reputacionit të këtij çmimi që mban emrin e shkrimtarit tonë tashmë klasik, Beqir Musliu, ka thënë Musliu. 

Anëtarja tjetër e jurisë, Miradije Ramiqi, ka thënë se dhënia e këtij çmimi është një meritë e madhe për Gjilanin. Sipas saj, shpërblimi më i mirë për Beqirin është botimi i dorëshkrimeve të tij.

Hashim Thaçi "rehaton" edhe Astrit Haraçinë

Astrit Haraçija



Ish-ministri i Kulturës dhe njëri nga projektuesit e “listës Dr. Ibrahim Rugova”, Astrit Haraçija, shumë shpejt do të bëhet “sejmen” i ish-oponentit të dikurshëm politik, kryeministrit Hashim Thaçi, duke iu bashkuar kabinetit të këtij të fundit, si zëvendësministër i Financave. 

Burime të afërta me Qeverinë e Kosovës i kanë thënë “Zërit” se Haraçija do të bëhet pjesë e qeverisë “Thaçi 2”, meqenëse kandidati i listës “Ibrahim Rugova”, Dardan Stublla, nuk është i interesuar për këtë pozitë. 

“Dardani nuk është më i interesuar për këtë pozitë, sepse do të jetë i angazhuar në një projekt ndërkombëtar, e për këtë arsye “Lista Dr.Ibrahim Rugova” është pajtuar që Astrit Haraçija të jetë zëvendësministër i Financave”, ka thënë burimi i gazetës. 

Gazeta “Zëri” të enjten ka kontaktuar me ish-anëtarin e kryesisë së LDK-së, Astrit Haraçija, i cili as nuk ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar mundësinë që të emërohet zëvendësministër në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. 

Qeveria e Kosovës në raport me postet e larta është njëra nga qeveritë më të mëdha në numër, jo vetëm në rajon, por edhe në shumicën e vendeve të Evropës. Përveç shtimit të ministrive, siç është ajo e emigracionit, apo Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që kanë rezultuar me shtimin e numrit të ministrave, drejtuesit e ekzekutivit kanë shpikur edhe pozita të reja, duke bërë që qeveria të ketë gjashtë zëvendëskryeministra, dhjetëra ministra dhe dhjetëra zëvendës të tyre. 

Megjithatë, vazhdon të mbesë e paqartë pasqyra përfundimtare e përbërjes së qeverisë. Kjo po ndodh meqenëse drejtuesve të ekzekutivit kosovar nuk po iu “ngutet” që t’i publikojnë emrat e të gjithë zëvendësministrave. 

Gazeta ka bërë përpjekje që të enjten të marrë informata më të hollësishme rreth kësaj çështjeje, por një gjë e tillë ka qenë pothuajse e pamundur. I pyetur për arsyen e mospublikimit të listës përfundimtare të zëvendësministrave, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, është përgjigjur shkurt se lista “është tek kryeministri”. 

Gjithashtu ai nuk ka treguar nëse Astrit Haraçija do të emërohet ose jo zëvendësministër i Financave. (Zeri)
Vjersha në Kuvend Edita Tahiri dhe Sabri Hamiti kanë polemizuar të enjten për dialogun Kosovë – Serbi.
Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se me Serbinë nuk po diskutohet sovraniteti. Por, deputeti Hamiti i quajti vjersha shpjegimet, duke thënë se në bisedimet me Serbinë gjithçka është politike Nga Faton Ismajli më 17 qershor 2011 në ora 10:04 Shefja e ekipit të Kosovës në dialogun Kosovë – Serbi, Edita Tahiri ka polemizuar të enjten në Kuvendin e Kosovës me deputetin e LDK’së Sabri Hamiti për temën e dialogut Kosovë – Serbi. Deputeti i LDK’së ka kërkuar nga zyrtarja qeveritare të sjellë në Kuvend platformën e dialogut dhe të tregojë se çfarë marrëveshjesh do të nënshkruajë Kosova me Serbinë. Ai ka thënë se ekziston rreziku që nga dialogu teknik të kalohet në politikë, derisa Qeverinë e ka akuzuar se po punon në bazë të perceptimeve e jo fakteve. “Sa i përket punës a bisedohet për tema politike - këto janë nuanca. Për mua të gjitha këto janë politike. Por ju po thoni që s`janë. Ky është problem i perceptimit. Me Serbinë asnjë temë që bisedohet sot, në gjendjen që jemi, s`mund të mos jetë politikë. Ky është perceptimi im”, ka vlerësuar Hamiti. Ka pasuar reagimi i Edita Tahirit, e cila ka vazhduar temën e perceptimit. “I nderuar deputet Hamiti, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk punon mbi perceptime. Punon mbi dokumente themelore, njëri prej tyre është Rezoluta e Kuvendit të Kosovës. E dyta është platforma e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është përgjigjur Tahiri. “Qeveria punon mbi dokumente dhe mbi vullnetin e popullit të Kosovës”, ka thënë Tahiri. Megjithëkëtë, polemika ndërmjet dy zyrtarëve ka vazhduar. Sabri Hamiti ka përsëritur pyetjet në drejtim të Qeverisë. “Platforma për këto bisedime, a do të vijë në Parlament? A do të ketë marrëveshje që nuk do të nënshkruhen? A do të ketë marrëveshje që nuk do të jenë marrëveshje ndërkombëtare dhe kalohen pa 2/3 në Kuvend? Këto ishin pyetjet e mia fundamentale që nuk mora përgjigje”, ka insistuar deputeti i LDK’së. Edita Tahiri ka thënë se për Platformën e bisedimeve ka folur Hashim Thaçi në Kuvend, derisa për modelet e marrëveshjeve që do të arrihen në dialog ka paralajmëruar se do të sponsorizohen nga BE’ja. “Dialogu teknik ka origjinën te Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së dhe se kjo rezolutë kërkon që dialogu teknik të ndërmjetësohet nga BE. Është Bashkimi Europian ai i cili do të propozojë modalitetet e marrëveshjeve se çfarë do të jenë dhe mbi atë ne do të shqyrtojmë ato modalitete, dhe mbi atë vendim do t`ju njoftojmë”, është përgjigjur Tahiri. Shefja e ekipit të Kosovës ka vazhduar të thotë se në bisedimet me Serbinë nuk do të ketë tema që prekin sovranitetin, integritetin territorial dhe rregullimin e brendshëm. Kjo përgjigje e Tahirit nga Sabri Hamiti është quajtur vjershë, e cila recitohet tash e njëzet vite. “Pavarësia dhe sovraniteti, integriteti territorial dhe rregullimi i brendshëm nuk janë vargje”, ka thënë Tahiri, duke iu përgjigjur ish-kolegut partiak. Zëvendësja e Hashim Thaçit ka paralajmëruar se Qeveria do të merr masa të shpejta edhe sa i përket vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë, nëse kjo e fundit bllokon marrëveshjen për tregti të lirë në BE.

Dyshimet e telekom Austria


Dyshimet e austriakëve

Telekom Austria nuk garanton nëse do të ofertojë për blerjen e aksioneve të Postë-Telekomit të Kosovës. Zyrtarë të saj thonë për Express se ende nuk kanë vendosur se çka do të bëjnë. E gazeta austriake Die Presse shkruan se tashmë ky konsorcium është tërhequr nga gara për PTK’në, pasi Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar ofertën e tyre prej 350 milionë eurosh
Nga Albulena Maloku
 
Telekom Austria, kompania në garë për privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës, nuk garanton se do të ofertojë për privatizimin e kësaj ndërmarrjeje publike. Zyrtarë të kësaj kompanie thonë për Express se ende nuk kanë vendosur se çka do të bëjnë. 

Për më tepër, sipas burimeve të gazetës austriake Die Presse, kjo kompani tashmë është tërhequr nga gara, pasi që Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me çmimin prej 350 milionë eurosh që ia kishte ofruar. E para se të ofronin këtë vlerë, austriakët kishin dhënë një çmim tjetër, prej 300 milionë eurosh për t’i blerë këto aksione të kësaj ndërmarrjeje. Por, kjo ishte refuzuar nga Qeveria e Kosovës. 

“Pas ngritjes së çmimit nga Telekom Austria në 350 milionë, duke shpresuar se ky çmim do të arrijë ta bind Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar një marrëveshje, prapëseprapë Kosova e ka refuzuar atë”, thuhet në shkrimin e Die Presse. 

Madje, kjo ka bërë që austriakët të mos interesohen më për të marrë në dorë këtë ndërmarrje publike, pasi që vlera e kërkuar për privatizim nga Qeveria nuk ka të bëjë me një çmim të rregullt, por më shumë është e lidhur me korrupsionin. 

“Duke marrë parasysh mosgatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe mosrespektin e shumës së ofruar, Telekomi austriak ka hequr dorë nga kjo marrëveshje. Ekspertët nga kjo kompani kanë shpjeguar se vlera e kërkuar nga Qeveria nuk ka të bëjë me një çmim të rregullt, por që kjo shumë është e lidhur me korrupsionin, gjë që Telekom Austria pranë kësaj dukurie humb interesin për të investuar në Kosovë dhe nuk mbron korrupsionin, shpjegon një zëdhënëse nga Telekomi për gazetën Die Presse”, thuhet më tej në shkrimin e kësaj gazete. 

Por, për gjithë këtë proces, Express ka kontaktuar zyrtarët për informim të kësaj kompanie, të cilët nuk kanë garantuar se do të jenë ofertues në këtë garë për privatizimin e PTK’së. 

Mattes Elisabeth, zëdhënëse në Telekom Austria, ka thënë për Express se me Qeverinë e re, me parakushtet themelore janë krijuar kushtet formale dhe procesi i parakualifikimit kishte vazhduar. Por, ajo thotë se për të aplikuar së pari do të vlerësojnë të gjitha kushtet. “Në këtë rast ne ishim informuar që jemi në listën e ngushtë. Tani Telekom Austria do të vlerësojë nëse do të aplikojë”, tha Elisabeth për gazetën. Ajo tregon se grupi i tyre, në bazë të strategjisë së tyre konvergjente, ishin të interesuar në parakualifikimin në lidhje me privaitizmin e 75 për qind të aksioneve të PTK’së. 

“Ne ishim të interesuar për privatizimin, i cili kishte filluar vjeshtën e vitit të kaluar, që për shkak të rrethanave politike parakualifikimi kishte mbetur në pritje”, thotë Elisabeth për gazetën  Express të Prishtinës.

Sokol Dobruna: Unë e dënova me pushkatim Kuçin



Konsideroj se gjithçka që po flitet e po deklarohet kohëve të fundit nga disa individë është një fushatë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndaj vlerave të luftës në përgjithësi, thotë në intervistën ekskluzive për “Bota sot” Blerim Kuçi.
I pyetur se si e arsyeton hapjen e temave të luftës kohëve të fundit, Kuç jep këtë përgjigje: “Konsideroj se gjithçka që po flitet e po deklarohet kohëve të fundit nga disa individë është një fushatë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndaj vlerave të luftës në përgjithësi. Kjo fushatë për mua ka disa orientime. Së pari është orientimi prej Serbisë sepse po tentohet që të krijohet një balans ndërmjet ushtrisë së Millosheviqit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që është shumë shumë e dëmshme. Pjesë e kësaj fushate janë edhe një pjese e ndërkombëtareve, pra janë pjesë e këtij projekti kundër UÇK-së. Unë kam shumëçka të flasë për Brigadë123, komandant i të cilës kam qenë, por në përgjithësi hapjen e debateve të tilla konsideroj si shumë të dëmshme në këtë kohë të tashme dhe po ashtu edhe të ndjeshme. Unë edhe sot jam në dilema se a duhet të flasë tash për gjithë historinë e Brigadës 123 që është një pjesë e ndritshme e UÇK-së, sepse kjo Brigadë ka numëruar mbi 2000 ushtarë. Në fakt unë kam edhe “presionin” e ushtarëve të mi që të flas të vërtetën e kohës së paraluftës e të luftës, por unë u përmenda arsyet e mia pse nuk është koha tash të flas. Në këtë sens ju kisha lut edhe juve si media që ta gjykojnë këtë “heshtje” time në këtë prizëm. Por konsideroj se do të vijë një moment i caktuar pas kësaj fushatë që është duke u zhvilluar kundër vlerave të UÇK-së, kur të kalojë kjo do të ishte mirë të ketë një debat së paku për çështjen e aspekteve historike dhe të krijohet një debat, por tash për tash është shumë e ndjeshme.

Sokol Dobruna, ish udhëheqësi i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, ka folur sërish për të kaluarën e tij, veprimtarinë e organit që ka udhëhequr dhe arrestimet gjatë luftës. Gjatë një interviste në Klan Kosova, Dobruna mbrëmë ka folur për rastin Kuçi, duke thënë se ai shpëtoi nga ekzekutimi pasi në kohën e fillimit të bombardimeve të NATO-s nuk kishte ushtarë sa duhej për ta kryer ekzekutimin dhe nuk mund të arrihej efekti juridik.
Sipas tij, dosja Kuçi i është dorëzuar Hagës. 70 vjeçari Dobruna, me profesion jurist që jeton në Gjakovë, ka folur edhe për rastin e një të arrestuari shqiptar, ish-drejtori i Burgut të Vushtrrisë, Sherafedin Ajeti, për të cilin ka thënë se ishte spiun por nuk di çfarë ka ndodhur me të gjatë luftës dhe ka dëgjuar se është vrarë.
"Nuk ka pas kurrfarë vendimi për të. Po të kishte proces gjyqësor kundër tij, me kënaqësi e kisha pushkatu. Me dorën teme e kisha kry këtë", ka thënë shprehimisht Dobruna, duke folur edhe për babanë e Ajetit që ishte ndër bashkëpunëtorët e Millosheviqit.
Në fund ai është ndalur edhe në dëshmitarin X, në rastin e Kleçkës që ka thënë se e njeh mirë. Për një moment ka përmendur nofkën Komandant Murrizi, ndërsa ka thënë se ai nuk ka mund të bëjë asgjë pa urdhrat e tij.

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, e pranon publikisht se e ka gjykuar kryetarin aktual të Suharekës, Blerim Kuçi, dhe e ka dënuar me pushkatim. Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ish-udhëheqësi i Shërbimit Juridik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të të cilit shërbim ka funksionuar edhe gjykata, thotë se arsyeja pse e kishte dënuar me pushkatim Kuçin ishte dezertimi nga ushtria.
Dobruna, që tashmë i ka mbushur 70 vjet flet, siç thotë ai “pa pardon”, për të gjitha ngjarjet në UÇK. Ai ka thënë se Kuçi nuk ishte pushkatuar për shkak se nuk kishte mundësi që të rreshtonte një brigadë ushtarësh para të cilëve duhej të kryhej pushkatimi dhe mungesa e plumbave të manovrave.
“Nuk është ekzekutuar për shkak se në momentin e bombardimit nuk kam pasur mundësi me dhanë urdhrin për pushkatim pa e thirrur mjekun, pa e thirrur prokurorin pa e thirrur ushtrinë, sipas rregullores dhe Ligjit mbi ekzekutimin e sanksioneve penale ushtarake. Unë nuk kam pasur mundësi t’i siguroja plumbat qorr”, thotë Dobruna. Ai shton se ndihet mirë që Blerim Kuçi sot jeton, teksa nuk e fsheh patriotizmin e njeriut që e kishte gjykuar. Sipas Dobrunës, Kuçi kishte bërë luftë të mirë pasi i ishte falur jeta.
Themeluesi i Gjykatës Ushtarake dhe i ligjeve me të cilat kishte funksionuar kjo gjykatë thotë se asnjë person nuk është ekzekutuar me vendim të saj. Ai nuk e fsheh se po të kishte kohë, shumë persona që ishin në burgjet e UÇK-së do të gjykoheshin me pushkatim dhe do të ekzekutoheshin. Dobruna që tash ushtron profesionin e avokatit në Gjakovë nuk ndien asnjë fije mëshire për disa njerëz që ai i quan spiunë. “Spiunët vriten gjithkund”, thotë ai.
Dobruna flet edhe për Gani Gecin, për rastin e të cilit shprehet se nuk ka informacion. Mirëpo, përkrah deklaratën e Azem Sylës dhe shton se nëse ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së ka urdhëruar vrasjen e Gani Gecit – ka bërë mirë!
Dobruna në këtë intervistë të gjatë të dhënë pas shumë vjetësh pranon se gjatë luftës janë bërë gabime. Gabimet më të mëdha, sipas tij, janë bërë me rastin e mosbashkimit të UÇK-së dhe FARK-ut. Po të ndodhte ky bashkim, Dobruna thotë se Kosova do të ishte në pozitë shumë më të mirë.
Ai tregon një rast të takimit me Tahir Zemajn, të cilin, siç thotë Dobruna, e kishte lutur Ramush Haradinaj të bashkoheshin duke pranuar që të bëhej edhe zëvendëskomandant. Mirëpo Zemaj, sipas Dobrunës, nuk kishte pranuar duke ikur nga Kosova me 1.800 ushtarë.
Sokol Dobruna flet edhe për procesin hetimor kundër Fatmir Limajt, të cilin e vlerëson lart. Limaj, sipas tij, nuk ka “shpirt krimineli”, ndërsa tregon raste kur ish-komandant Çeliku kishte liruar të burgosur.
Dobruna thotë edhe se i ka vizituar shpesh burgjet e UÇK-së. Po kështu shprehet se e njeh mirë dëshmitarin kundër Limajt, të koduar si dëshmitari “X”. Ia ka bërë të qartë prokurorit Maorizio Salustro se nuk do të pranojë të dëshmojë edhe po qe se do ta ketë fatin e Blerim Kuçit që të vuaj një muaj burg.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...