2012-02-23

Naxhije Doçit “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë


Nga: Mevlyde Mezini Saraçi

Vështrim “Çasja e hulumtimit të krimeve të luftës ndaj gruas shqiptare nga okupatori shtetëror serb dhe dëshmitë me fakte

Me rastin e promovimit të librit me titull “Krimi dhe përdhunimi serb kundër femrës shqiptare në Kosovë” të autores Naxhije Doçi
Edhe një dekadë pas luftës në Kosovë ende po kullojnë plagët, të cilat është shumë vështirë të shërohen pa ndëshkimin e kriminelëve serb, të cilët me bekimin e aparatit shtetëror serb ushtruan krime dhe perdhunime në mënyrë sistematike deri në përfundimin e luftës. Krimet dhe përdhunimet që u përdorën si mjet lufte, për realizimin e synimeve të shtetit okupator serb, janë ç’njerëzore, kanibale, të ulëta, të tmerrshme dhe të dënueshme.
Gruaja si shtyllë e familjes dekada me rradhë u përballë me të gjitha peripetitë e kohës; si nga mungesa e lirisë së lëvizjes, mungesa e kushteve elementare për jetë, shkelja sistematike e të drejtave të njeriut, me theks të vecantë të fëmijëve, dhuna mbi anëtarët e familjes, helmimet e nxënësve, mungesa e hapësirave shkollore, mungesa e kujdesit shëndetësorë, largimi nga puna, rrahjet maltretimet, marrjet në biseda informative, arrestimet, burgosjet dhe dënimet nga më të ndryshmet.
Por krimet e rënda që i bëri shteti serb përmes policisë, ushtrisë, paramilitarëve janë të paimagjinueshme. Vrasja e djemve dhe burrave në mënyrë masive duke i zhdukur edhe pa gjurmë, përdhunimi i vajzave dhe grave në prani të fëmijëve dhe të familjarëve, është më shum se një gjenocid mbi popullatën shqiptare.
Zonja Naxhije Doçi, autorja e këtij libri, një intelektuale, profesoreshë dhe veprimtare e dalluar e çështjes kombëtare, e cila që në fëmijërinë e hershme u përball me dhunën policore dhe burgosjet që i bëheshin atë kohë babait të saj, intelektualit, atdhetarit të shquar, shkrimtarit dhe profesorit, Destan Bajraktari, e më vonë së motrës, veprimtares së shquar Znj.Sanije Alijaj, e më pastaj marrja në pyetje dhe biseda informative e vet autores së këtij libri, ishin arësye të forta që jo vetëm të rradhitet në ballë të aktiviteteve e veprimtarive të shumta politike dhe humanitare, por edhe në mbledhjen e dëshmive faktografike në vendin e ngjarjes, duke vizituar familjet e dëmtuara për të ndarë dhembjen me ta, por edhe për të ndriçuar dhe pasqyruar të vërtetën mbi krimet e bëra nga serbët.
Titulli i librit tregon se në brendi përshkruhen ngjarje të tmerrshme, që përjetoi gruaja shqiptare. Këto përshkruhen me një përkushtim duke ruajtur gjithmonë rrëfimin origjinal, por të pasqyruara qartë, me fjali të ndërtuara mirë, me një gjuhë të pastër dhe të kuptueshme, që herë herë të ngjan se bashkëbiseduesit i ke përballë.
Këto rrëfime janë rrënqethëse, të artikuluara dhe thërrasin ndërgjegjen e drejtësisë që të ndëshkohen sa më parë fajtorët.
Vet ballina flet për rrëfimet që gjenden në brendinë e këtij libri, ndërkaq që në kopertinën e pasme është një dokument i shkruar, një faksimil i Nënës Pashke , nga Korenica, e cila dha dëshmi sa ishte gjallë për marrjen peng të djemve të saj, por edhe për krimet mbi popullatën në regjionin e Rekës së Keqe.
Dëshmia dhe faksimili mbetën si dokument, ndërsa Nëna Pashke u flijua, në shenjë proteste për vonesat e zbardhjes së fatit të djemve dhe burrave të zhdukur, por edhe për vonesat në identifikimin e kriminelëve dhe daljen e tyre para drejtësisë për të marrë dënimin e merituar.
Personazhet e këtij libri dhe jo vetëm të këtij, por edhe të librit të parë të Naxhije Docit, me këtë tematikë, janë personazhe që paraqesin dëshmi të cilat i kanë parë dhe përjetuar vet, e që janë marrë nga vendet e ndryshme të Kosovës.
Këto janë disa nga mijëra raste, por që kanë mesazhin se dhuna
ka qenë e tmerrshme dhe sistematike.
Duke shpresuar se më në fund, drejtësia do ta thotë fjalën e vet mbi bazën e këtyre dëshmive dhe të tjera, është koha që edhe institucionet e vendit të kenë parasysh që raste të tilla të mbrohen me ligj dhe të kenë status të
veçantë, sepse vetë përjetimi i këtyre krimeve të rënda ua ka bërë më të vështirë jetën individëve dhe familjeve të tyre.
Uroj që ky libër të lexohet, të studiohet, të analizohet dhe të dërgohet në vendin e duhur ku këto dëshmi do të shfrytëzohen për dënimin e personave që kanë kryer krime të të gjitha llojeve.
Autoren e përgëzoj për këtë botim, për durimin e madh dhe përkushtimin që ka pasur për të dëgjuar rrëfimet e dhembshme dhe për kohën që u ka ndenjur pranë viktimave të terrorit dhe krimit serb.

Racionaliteti dhe iracionaliteti mbi komentet e komentuesve në mediet tona


MA. sci. Ferdi Kamberi
Sociolog
Ferdi Kamberi
Përveç anës së errët të shumë shkrimeve/analizave publicistike, të shumë autorëve që shpeshherë ja fusin kot ose thënë më mirë (“kot futizëm” – term i përdorur së fundi tek shoqëria kosovare), duhet theksuar se një gjë që nuk bie pa u vëre është e komentimi i komenteve nga komentuesit të cilët komentojnë vend e pa vend. Andaj, motivi për këtë analizë vie si rezultat i shfletimit dhe analizës të komenteve në shkrimet, analizat, lajmet, informacionet në mediet tona, që shpeshherë janë paradoksale. Jemi dëshmitarë të asaj se mediet çdo herë e më tepër falë teknologjisë globale po arrijnë një përsosmëri të informatave nga njëri tek tjetri skaj i botës vetëm për disa sekonda. Njeriu, duke parë dinamikën e jetës, angazhimin me punë, problemet tjera të jetës, ndonjëherë nuk ka edhe kohë që t’i shikoj informatat, shkrimet apo analizat në media, kështu që preferon të paktën titujt e tyre t’i lexon sipërfaqësisht. Nga ajo që sheh në to, vërtet është një anomali tepër e madhe, komentet e ndryshme të vendosin në situata tepër të palakmueshme, shpeshherë njeriu bëhet nervoz në këto situata, shpeshherë irritohet? E kjo për fajin e të dy palëve. Në njërën anë komentuesve të cilët “shabllon japin komente pa i lexuar – analizuar lajmet apo informatat në fjalë dhe paragjykojnë që në start. Ndërsa, në anën tjetër pjesën ndoshta më të madhe të fajit e kanë edhe vet mediet, përkatësisht administratorët të cilët lejojnë komente të tilla shpeshherë: fyese, ofenduese, jo racionale, jashtë tematikës në fjalë. Sot, mediet konsiderohen si pushtet i katërt pas atij legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor dhe ato janë prore të globalizmit modern. Megjithatë, frustrimi, euforizmi, emocionaliteti në këto raste duhet të ruhet, sepse vet mediet lansojnë lajme të tilla, të cilat më pastaj edhe mund t’i korrigjojnë. Të gabosh është njerëzore, ndërsa të bësh durim është madhështore thotë një fjalë e urtë popullore. Në këtë kontekst, edhe komentet nga komentuesit në mediet tona, si rezultat i analizës së metodës së vëzhgimit dalin se shumica e tyre, pothuajse mbi 90% të tyre kanë përmbajtje irracionale sesa racionale si p.sh:
Etiketimet e fytyrave publike – shpeshherë kemi parë raste, në fakt kemi lexuar komente se fytyrat publike tek ne pavarësisht elementeve pozitive a negative në profesion, ata etiketohen në forma dhe mënyra të ndryshme. Kjo bënë të mendohet se vërtet diçka nuk është në rregull këtu, sepse mbi të gjitha fytyrat publike paraqesin një karizëm të shtetit të Kosovës, dhe në momentin e shfletimit të këtyre mediave apo agjensioneve nga vizitorët jashtë Kosovës, apriori krijohet një bindje jo e mirë për Kosovën. Fytyrat publike janë kryesisht njerëz të artit, njerëz të sportit, njerëz të muzikës e kulturës dhe linçimet e tyre, etiketimet e tyre vazhdojnë duke i nënçmuar si pasoj e xhelozisë, frustrimit, pamundësisë për të arritur tek ajo shkallë që sipas psikologëve social janë raste të shumta, por edhe nga faktorë tjerë.
Fyerjet ndaj politikanëve – është bërë shprehi sa herë që politikanët japin deklarata në media, menjëherë fillon frustrimi, menjëherë fillon ofendimi, etiketimi si: “X politikani hajn”, ky ka dhënë tenderë të afërmeve të tij”, etj, të cilat pavarësisht këtyre fakteve japin konotacion negativ vet shoqërisë tonë, sepse mbi të gjitha këta politikan të mirë apo jo të mirë, janë përfaqësuesit tonë të cilët ne i kemi zgjedhur me votën e lirë dhe në mënyrën demokratike. Kritika mund të kuptohet në dy variante qoftë në variantin pozitiv ose negativ, madje sipas psikologëve social njerëzit ndryshojmë sjelljet, qëndrimet nga mënyra e të vështruarve nga tjerët, të tjerët janë ata që shpesh na sugjerojnë, na japin komplimente, na japin vërejtje, na japin kritika dhe falë kritikave të tilla njerëzit janë më aktiv në rrjedhën e integrimit shoqëror, në rrjedhën e një kohezioni social etj.
Rasti i pilotit Berisha – ish presidenti amerikan Kennedy dikur theksonte se “Mos shiko se çfarë bëri shteti për ty, por t’i çfarë bëre për shtetin”, në këtë relacion duhet thënë se të lobosh për vendin tënd është vepër e madhe, është kontribut jashtëzakonisht i madh e cila nuk mund të matet me asgjë! Ka kohë që piloti i njohur shqiptar James Berisha ka braktisur të gjitha gjërat për të lobuar për shtetin e Kosovë. Ku ka pasur edhe vështirësi nga më të ndryshmet, së pari ishte fatkeqësia me aeroplan që i ndodhi në një vend afrikan, më pastaj edhe arrestimi i tij në Eritrea, gjë që akoma nuk dihet asgjë për fatin e tij, pavarësisht deklaratave, situatave që së shpejti do të vijnë në Kosovë. Këto ditë në media u lansua edhe lajmi se Berisha mund të ishte akuzuar për spiunazh për Amnesty International, menjëherë komentet kapluan sajtet e ndryshme të mediave, agjensionet e shumta, duke bërë lloj lloj etiketimesh, ofendimesh, e gjëra tjera, të cilat rrjedhin si rezultat i një analizimi dhe efurizmi të tepruar. Komentuesit në vend që të përkrahin pilotin të paktën moralisht ose të bëjnë ndonjë peticion apo ndonjë iniciativë të tillë për përkrahje, ata mundohen në forma dhe mënyra të ndryshme ta akuzojnë atë. Ky fakt, edhe më tepër e ironizon jo vetëm faqen e caktuar të mediave, por në anën tjetër është edhe një dekonstrukt social që paraqet konotacion negativ, komentet e tilla janë mediokër dhe jashtë konteksteve të rregullave për komente.

Rasti i Arid Ukës – besoj që është emër i njohur për publikun pasi vrau dy amerikan në afërsi të aeroportit të Frankfurtit dhe plagosi një tjetër. Menjëherë postimet e komenteve fillojnë duke e akuzuar, duke e ofenduar jo vetëm atë, por tërë familjen e tij, pastaj religjionin islam duke etiketuar si religjion të dhunës, të radikalizmit, etj. Shikuar në përgjithësi asnjë religjion nuk promovon dhunë, radikalizëm, por grupet e ndryshme, individë të caktuar përdorin religjionin si instrument psikologjik për arritjen e qëllimeve të caktuara, të paktën këto leksione i kemi nga psikologët dhe sociologët e shumtë. Individi edhe pse është pjesë e kolektivitetit, është pjesë e shoqërisë, kombit, shtetit, ai medoemos nuk përfaqëson atë, por vetveten. Edhe rasti i tillë që ishte një ngjarje tragjike, dhe besoj që secili shqiptar e ndjen indinjatën e thellë për rastin në fjalë, kryerësi i krimit nuk përfaqëson kombin shqiptar dhe fenë islame, por veprimet e tij, gjë që duhet dënuar. Andaj, komentet e shumta në këtë drejtim, duke akuzuar apo replikuar ndërmjet veti dhe duke e ofenduar herë njërin e herë tjetrin religjion mund të qet në pah një dimension tjetër, e ky është përkeqësimi i bashkëjetesës fetare të cilën shqiptarët e kanë pasur qysh herët.

Pornografia shqiptare – ka kohë që në shumë media po qarkullojnë informacionet se shumë vajza shqiptare pozojnë nudo për shumë revista të njohura, dhe merren me aktrimet pornografike si dhe shumë fenomene tjera, të cilat shoqëria jonë nuk mund t’i akceptojë për shkak të kulturës, traditës, historisë si dhe elementeve tjera tradicionale. Ndërsa, komentet kur i shikon ke një laramani të tyre: disa i përkrahin këto gjëra, duke asociuar me një pjesë të feministeve të cilat pornografinë e shohin si diçka të mirë për ekspozimin e femrës, ndërsa të tjerët ofendojnë me komente. Problemi qëndron në atë se është çështje dhe e drejt e individit që të shpërfaq identitetin e tij/saj, të paktën këto janë leksionet nga demokracia.
Si përfundim mund të themi se kjo temë është e gjerë dhe kërkon kohë dhe mund jashtëzakonisht të madh për të elaboruar më detalisht. Megjithatë, elaborimi i kësaj analize në fjalë ka pasur për qëllim atë se komenti duhet të jetë racional, i argumentuar dhe tepër praktik. Kështu, që në vazhdën e këtij elaborimi edhe mediat, përkatësisht administratorët e monitorimit të faqeve duhet të kenë rregulla specifike dhe sanksionuese për komentuesit dhe komentet e tyre të cilat variojnë me ofendime, etiketime, nënçmime e të tjera.

CIKEL ME POEZI NGA AGIM DESKU



Agim Desku

Nga: Kujtim Stojku
Agim Desku hyn në radhën e atyre krijusëve që veprimtarinë e vet poetike e kultivon me sukses për të rritur dhe për fëmijë. Ai, duke shkruar vjersha të bukura, në mënyrë simbolike këndon për njërëzit e shquar të kombit dhe për ata të penës, këndon për shpesët, por edhe për jetën plot të papritura me tema e motive të llojllojshme, të cilat kanë karakter edukativ. Përmes një perceptimi të qartë poetik, ai na orfon një pikturë të gjallë për jetën në përgjithësi. Me imagjinatën e tij Desku, në mënyr specifike i përjeton dhe i vulos motivet reale, të cilat trajtojnë aspekte të ndryshme dhe ofrojnë njohuri për shumë anë të jetës. Pra, ai derdh frymëzimet duke folur me zërin e tij dhe duke thirrur me plagën si përkatësi shpirtërore .Fokusi poetik i përqendrohet në një objekt poetik: qenia, qenia si objekt thelbësor i idesë dhe mësazhit.Kështu, nëpërmjet vargut autori Desku arrin të paraqet kompleksivitetin e qenies, relacionet të saj me gjithësinë ,me vetveten;shfaqjet e ndryshme të saj dhe vendndodhjen në kohë e hapësirë. Në vargun e tij arrihet të shkrihet biografia e autorit me biografinë e qenies. Qenia që paraqitet nuk është e përcaktuar dhe kjo është një e arritur tjetër e tij, sepse ka lënë mundësinë e identifikimit të secilit lexues me atë poezi.Brenda këtij subjekti ngërthehen edhe shpresa, edhe zhgenjimi, edhe qëndresa,edhe përkujtimi, edhe reagimi i një shpirti, i cili gjen prehje vetëm në synimet e poetit, i cili shquhet për kah vargu dhe poezia e shkutër, të cilat sot janë edhe shumë të preferuara. Mirëpo, duke pasur parasysh se vargu dhe poezia e tillë do përgjegjësi të veçantë,ai kësaj çeshtje ia del dhe krijimtaria e tij na servohet si shumë e qëlluar dhe me fuqinë e mesazhit shumëdimensional.
Agim Desku u lind në fshatin Siqevë të Klinës në vitin 1957. Shkollën fillore e kreu në Ujmirë, gjimnazin në Klinë, kurse SH.L-në (gjuhën dhe letërsinë shqipe) në Gjakovë. Deri më tash ka botuar tri vëllime me poezi . “Pëshpëritje drite” 1995 (Për të rritur), “Kënga e pranverës” 1996 (vjersha për fëmijë) dhe “Në cilin varg mbes” 2007. Është antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit letrar “Karagaçi” të Pejës. Agim Desku jeton dhe punon (mësimdhënës në SH.F “XH.Kada”) në Pejë.

CIKEL ME POEZI NGA AGIM DESKU


MALLKIMI I FJALËS
Vetёm ti bashkon emrin tim me Tiranё e Prishtinё
pёrmёs autostradёs ,Ti, arkitekti i saj, dr.Ibrahim Rugova
e nga aeroporti ,Adem Jashari nisemi tё hapёrojmё shqip
me zjarrin e ndezur tё flakadanit tё lirisё,
ta ndritim sёcilin shkёmb deri nё Malёsi e Çamёri
aty ku rri nё pritje fjala shqipe Agim,,Liridon,Shqipёron,Shqipdon
me vite e vite duke e pritur edhe emrin tim Bashkim
me miken shetisim e lutemi pёr sёcilёn udhё tё saj
dhe flasim mbrёmjeve me lotёt e shqipeve
pranё zjarrit tё rujtur e mbuluar me hirin e eshtrave tё stёrgjyshёrve
qё luftuan si kapedanё me Marko Boqarin e me vashat suliote
me varret nёpёr sёcilёn lagje tё Çamёrisё motёr
tё lёnё kujtim nuk e di pёr cilёn kohё sot apo nёsёr
e di sё fjala ma gjёn udhen e emrit tim deri tё ti Çamёri
dhe njё ditё nё sofrёn shqiptare do tё ngritim dolli
me kupat tё mbushur plot me verё e do tё çmallёmi pёr pak
liri.
MALLKIMI I HËNËS
Pёr çdo natё rri i zgjuar
duke ruajtur kujtimet e çlirimtarёve
shkёlqimin e dritёs sё syrit tim
qё sot e shoh lirinё ,e ndjej thell nё shpirt
nё vargjet e mia kanё zёnё vendin e mikёs
vetёm kёtu i ruaj ato kujtime nga mallkimet e njeriut
qё rri e pret tё shpёrthejnё vullkanet e cunamet
nga mallkimet e hёnёs t`i shuajnё dritat tona,ёndrrat tona
lirinё qё e pritёm me vite si dhuratё nga zoti .
Jo,ёshtё kjo fjala qё i ruan ata nga çdo mallkim
nёpёr sёcilёn pjesё tё trupit tё popullit tim janё çlirimtarёt
jo,mё nuk do tё burgoset i tёrё njё popull qё e do lirinё
qё i do ata martirё si zotin,si shqipen e flamurit tim.
Po,ёshtё edhe kjo fjalё qё i puthё nё ballё
i ruan nё zemёr sёcilin emёr dhe sёcilin gur qё e bёnё mur
e bёn kala edhe liri edhe Shqipёri.
U LARTËSUAT NË FENIKS
( mallkimi i çlirimtarёve)
Kur atdheu pyeti pёr ju
kur vijnё çlirimtarёt
ju ishit kёtu
nё çdo cep atdheu
dhe u bёtё pasqyrё lotёsh gёzimi
tё sёcilёs nёnё e motёr
prag e votёr tё shqipeve
dhe sёcila lule pranvere
ishte pёr ju
nёpёr sofrat shqiptare
ruhej nga njё vend e njё copё bukё
nёpёr çdo zemёr kёndoheshin kёngё
e poetёt thurnin vargjet e zemrёs
pёr kthimin e juaj si fitimtarё ndaj Bajlozi tё Zi
edhe nё sytё e Evropёs u lartёsuat nё Feniks
dhe legjendё e gjallё e botёs mbarё ,JU,
e sot ku ёshtё atdheu i çlirimtarёve
ku janё ato lule parnvere qё aromё e tyre
mё bёnte ta dua atdheun ,
ta jetoja jetёn nё njё sofёr tё ulur mё ta ,
ku janё vargjet e atyre poetёve tё shpresave
qё zgjuan Evropё e botё ,ku janё,
ku janё gurёt e thyer tё Kosharёs
dёshmitare e pasqyrёs sime
dhe tani do tё çirrem çmёndurisht
nuk due tё mё mallkojnё çlirimtarёt mua jo
eh, unё i ruaj me fanatizёm ,vrasjet, masakrimet
e Bajlozit tё zi,edhe ju tё gjithё edhe bota i ka parё,
nёse harresa ka hyrё nё mendjet tona,
historia nuk e di a do tё na falё,
nёse pёr çlirimtarёt nuk e ruajmё,
nё çdo kohё nё sёcilёn sofёr tonё
nga njё vend pёr njё kёmbё qё ju ka mbetur nga luftёrat
apo edhe njёrёn dorё nёse ju ka mbetur ndonjёra.
Po,po ata janё kёtu me shqipet ,hapёrojmё bashkё
prap nёpёr sёcilёn fole tё tyre edhe nё paqё edhe nё luftё
nё Evropё ndoshta janё tё huaj
se edhe ajo ishte e huaj me shekuj pёr ne.
Kёtu janё nё çdo aromё lulesh mё ne
edhe ne jemi mё ta si shtatё thuprat e legjendave
jemi zjarri i Prekazit e kulla e Gllogjanit
pёrherё me lirinё jemi
mё çlirimtarёt,nё sёcilёn fole tё shqipeve,jemi.
VITET E RRUGËTIMIT TIM
Nё rrugёtimin tim
me vitet meditoja
me atdheun çdo ditё flisja
numёroja orёt e ditёt
ёndёrroja lum lumin
ngrohtёsinё e zjarreve tё Prekazit
dhe i pyesja ku e kishin burimin
gurёt e Kosharёs
nё cilёn tokё janё rritur
ata gurё qё dikur ishin mur
e sot janё liri nё sёcilёn fole tё shqipёs.
JETA
Nё njёqind vite
kёrkoja fatin tim nё cilёn zemёr paska hy
nё cilёn valё te detit noton
njёqind vite udhёtoj
herё nё tokё e herё nё det
pranverat mё ndalin
tё marr pak aromё
luleve qё mё dalin pёrpara
nё udhёtimin tim tё pafund.
ЁNDËRR
Sikur ёndёrra tё fliste
humbjen tёnde nuk e duroj
do tё vrapoja nё çdo vend
pёr t`i kёrkuar fluturat
nё qiellin e kaltёr
ku s`mund tё vie askush
dashurinё time pёr ta marrё.
Nga dritarja i shikoj retё nga vijnё
dhe shiun qё e sjellin si lumё
sikur mё ngjajnё nё pika loti
nёpёr fytyrёn tёnde kah rrjedhin
e zemrёs sime i japin pak ngrohtёsi
diku pak ёndёrr diku pak dashuri.
Natё me shi
Nё kёtё natё pa hёnё
vetёm shiu mё bёn shoqёri
nё kёtё natё mё shi
vallё s`ka mё dashuri.
Dashurinё e mori shiu
e hodhi diku nё lumё
sytё e saj tё zi
a thua u fundosёn nё thellёsi
a mё lanё mua n`vetmi
nё kёtё natё shoh vetёm zi.
PA LAMTUMIRË
Ti e zgjodhe kёtё fjalё
qё dhёmb nё çdo cep kohe
nё buzёqeshjen time
aty ku pushojnё pulёbardhat
nё detin plotё valё
edhe ёndёrr po ta shihja
kёtё fjalё
do tё ikja diku nё pёrrallё
bashkё me lulёkuqet
qё nuk vёniten
nё asnjё pranverё
ti e zgjodhe kёtё fjalё
qё e shuan çdo dashuri
qё kishim dikur unё e ti.
SHFLETOJ FUNDIN E DASHURISË
Sonte e ndjej njё natё pak mё ndryshe
qё diçka fsheh nga unё e nga hёna
pikёllimin ia vjedhin dashurisё.
Nё heshtje dёgjoj pak simfoni
kёnga mё thotё sё çdo gjё paska edhe fund,
por zemra tё gjitha kёto me dashuri i mund.
Njё shikim
Nё cilin shikim
mbeta kёtё natё
mё cilin sy ndeza njё qiri
mё cilёn rreze
shndёrrita vetminё
dashuria kёtё natё
m`i mori shikimёt
nё kёtё natё ndezi qirinj
tё i shikoj kah fluturojnё shqipet
maleve e dashurive tona.
Dashuri pёr ditarin tim
Nuk e di cila dashuri
mё nё fund do tё vijё
ajo nё dukje tё parё
si fotografi nё pasqyrё
apo ajo pёr ditarin tim
qё udhёtojmё deri nё amshim.
Natё
Nё dhomёn time tё punёs
mё bёn shoqёri kandili
rrjedhin vargjet pёr botёn e gotёn
asgjё s`mund tё ndryshoj
nёse nuk e shkruaj poezinё
qё hynё e del nga shpirti
atёherё unё dhe bota do tё ndryshojmё.
PRANVERAT SHQIPTARE
E kam pёr zemёr
ta dua Shqipёrinё
deri nё Preshevё,Malёsi
e Çamёri pa liri.
Nё Kosovё
si nё Shkup e Tetovё
jemi Shqipёri.
Sot e kam pёr uratё
T`i lutёm Zotit
t`i ruaj shqiptarёt
nga tё kёqijat e shpirtit tё vetёvetёs
nga kjo pikё e dobёt e jona
dhe shёroji paqi uratёn o zot
nga mendjemadhёsia apo nga vuajtjet
e robёrimit shekullor
nga liria e vonuar e pёrgjysmuar
pa lirinё e Çamёrisё.
Pas shumё viteve e kuptoj
Fishtёn dhe Konicёn
qё e deshtёn Shipёrinё
ma shum sё vetёn.
Sot i kuptova edhe martirёt
pёrse u bёnё Atdhe e Shqipёri
tё ndriturit nё pёrjetёsi.
Emra tё shkruar me shkronja ari
Ushtri çlirimtare
nё sёcil1ёn zemёr e emёr
tё fisit tim shqiptar
Edhe nё Malësi Preshevë.

NUSJA DHE PLUMBI




Vullnet Mato

NUSJA DHE PLUMBI
Në rrokullima mendimesh,
mu kujtua padashur,
fisheku i llahtarshëm
që i vihej nuses në pajë.
Ç’ishte për femrën
ai zakon makabër,
në vend të një kuklle,
simbol i pjellorisë së saj!
Oh, primitivizmi çnjerëzor,
sa koka ka ngrënë,
kur të bukurat e këtij dheu
mendonin për të vdekur,
para se të gëzonin
mrekullinë e të qenit nënë,
për t’i shtuar Arbërisë
jetëgjatësinë në shekuj.
Mehmet Shpendi thirri gratë
tek trimat në shpellë,
të ngjiznin pasardhës,
mos shuheshin luftëtarët.
Por atë liri – zgjatje,
luftëtarë duke pjellë,
e mallkonte Kanuni
për ta pasuar idhtarët.
Martesa që lidhte zemrat
me dashuri njeriu,
duhej lidhur egërsisht
me një krismë plumbi.
Edhe kur ai tjetri
mund të çmendej vetiu,
fisheku të vriste nënën,
ta dëgjonte katundi.
Habitem si të parët
himnizonin lirinë e kombit,
kur lirinë e shenjtë të gruas
përgjaknin me barut!…
Dhe si mund të quhen burra
të kohës moderne të sotmit,
kur ndodh me vajza e nëna,
sillen po aq mizor e harbut?!…


Poezi nga Makfire Canolli



Si e bëra Shqipërinë time 



Sh-në ia mora shqiponjës në fluturim,
që të ndërtoj çerdhe në shpirtin tim.

Q-në ia mora në qerdhor qershisë,
që t’i bëj të kuqe faqet e rinisë.

I-në ia mora të nesërmen Ilirisë,
që të mësoj rrënjët e Dardanisë.

P-në e la herët pranvera mbi lule,
që të bëj nektar për bletë, jo vetëm pekule.

Ë-në e piku syri i foshnjës pa gji nëne,
që lumenjtë të sjellin qymësht dhene.

R-ja me shi nga retë seç më ra në dorë,
që fëmija të fle gjatë, jo vetëm një orë.

I-në tjetër për emrin e atdheut tim,
e gjeta në abetare duke mësuar shkrim-lexim.

A-në e gatova mirë nga dheu i mëmëdheut,
që të bëja Shqipërinë me dorë të Skënderbeut.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...