2012-08-18

Epshet shkrihen si vesë...


NAFI ÇEGRANI, lindi ne fsh. Çegran afër Gostivarit më 10 Tetor 1947.Ka te kryer shkollimin fillor /tetevjeçaren/. Ka vazhduar Normalen "Zef Lush Marku" ne Shkup, pa shkëputje nga puna ka studjuar edhe më tej.

Rrjedhe nga nje familje e madhe tradicionale fshatare, (por bujare dhe e njohur per sakrificat qe kane bere te paret e tij dhe për vlerat patriotike për kauzën kombëtare aq sa i kanë mundësuar rrethanat në kohë dhe hapësirë)... Ka shërbyer si mësues në fshatin tipik malor Koritë, nja 12 km. bas bjeshkëve të larta në lindje të Gostivarit / ashtu si dikur Migjeni në Pukë! Ndaj, edhe u inspirue me motive migjeniane, sepse ky fshat me Gurguricën dhe Sëllarevën, edhe sot quhen fshatra të lugaxhinjve, mënyra dhe karakteristikat e të jetuarit tipike edhe për kah fhuha dhe veshëmbathja i takojne kohës se Gjon Buzukut...


Kështu edhe ka shkruar reportazhe e poezi, tregime dhe vargje edhe për fëmijë të skalitura dhe të gërshetuara me motivet për çka shkruajti edhe Migjeni, sepse këtu Nafiu kishte nxënës si Luli i vocër, jeta e malësorve shumë identike me ato që trajtonte poeti i mjerimit.../

Pa shkëputje nga puna u diplomua në Akademinë Pedagogjike në Shkup. Ka studiuar gjuhën dhe letërsi shqipe, dhe gazetarine…


Nafiu thote:

Që nga Normalja fillova të merrem me shkrime, duke botuar në revista për fëmijë si "Gëzimi" e "Fatosi" madje "Pionieri" në Prishtinë... Nisa të botoja edhe artikuj e reportazhe për jetë njerëzish, portrete, dhe reportazhe për fshatin, artikuj nga fusha e arsimit, kulturës, për folklorin shqiptar, doket, zakonet, të folurit, traditat, veshëmbathjen shqiptare etj etj. duke botuar edhe ne "Zërin" "Jetën e re" "Rilindjen" "Bota e re" në Prishtinë. Madje në "Flaka" "Jehona" në Shkup. Por, poezi të mia ka botuar edhe revista letrare shqiptaro-arbëreshe "Zjarri" në Palermo të Italisë. /Disa poezi dhe prozë kam botuar edhe me pseudonimin FATMIR PETRELA !

...Papritmas, në fund të shkurtit dhe fillim të marsit të vitit 1969, kam qënë i ftuar dhe i "këshilluar" që të vazhdoja si zyrtar i punësuar në sektorët e SHërbimit të sigurimit shtetëror të Jugosllavisë për Maqedoni me qendër në Shkup, duke më "këshilluar" kryeshefat e atij Shërbimi se duheshka të punësojnë shqiptar, të cilët "duhet të punojnë për të drejtat dhe të mirën e popullit, për "Bashkim vëllazërimin" socialist ..." etj.

Dhe unë ende pa kryer as shërbimin ushtarak, duke e thënë babai tim, se qenka mkirë të shkoj, edhe rroga e mirë, me banesë dhe shumë "benificione" të tjera të siguruara. (E mbaj mënt, babai si me ngadalë më tha "Ani biro, shko, por ke kujdes se ai shërbim njerëzit i ha edhe natën!") Unë nuk ia vëra veshin se për çka babai im e kishte fjalën.

Por, vonë, gjatë viteve të rrënuara kur kisha arrdhur në përplasje të rreyikshme me klanin e UDB-së, më kujtoheshin fjalët e babait. Sidomos pas burgosjes tinëzake dhe kalamendjeve të mia nëpër skëterrat e burgjeve fillë pas demonstratave të 1981).

...UDBJA dhe KOs-i jugosllav /fillimisht, sigurisht që kishin pas plan të më përgadisnin si shqiptar për kuadër federativ te SDB-së/ gjatë 1970 më dërguan të kryeja shërbimin ushtarak në Shkollën për Oficera rezerv në Bileqe. Me të këthyer prej andej në vjeshtë po të këtij viti (pas 9 muajsh "ushtrie" më caktuan në vendin e punës nga sektori ll për ndjekje dhe vëzhgim të diplomatëve, atasheve dhe zbulimin e agjentëve ose spiunëve të agjenturave të cilët vepronin ndaj Jugosllavisë), më caktuan si operativ-analist në sektorin e lV të analitikës së këtij Shërbimi, dhe që fakt "mbuloja" si analist "çështjen e emigracionit" shqiptar...

Gjatë vitit 1972/73 më dërguan "shkollim dhe përgatitje interne" në Bazën e SDB-së federative dhe të Kos-it të Jugosllavisë në Batajnicë afër Baogradit.../

 Këtu zatë, edhe nisin konfliktet dhe përplasjet e mia me krerët dhe bylykbashët e UDB-së, sepse kishin bërë një "kontrollim" të kërrespondencës sime me Alinafi Hoxhën, kryetar i organizatës emigrante shqiptare "Lidhja e Vardarit" në Marsej të Francës dhe disa "qëndrime të mia politikisht të papërshtatshme" për sistemin dhe Komitetin Qendror të LKM në Shkup, dhe ndoshta edhe diç tjetër për çka as unë ende nuk kam arritur në dieni të plotë, sepse jan mbajtur si fshehtësi zyrtare dhe shtetërore.../

Me këthimin tim nga Batajnica, më kanë marrë kryeshefat në "biseda informative" anipse isha zyrtar i tyre, kanë sjellë vendime të ndryshme, duke edhe më degraduar në vendin e pozitës zyrtare...

Atëherë unë si njeri që e ndjeja veten i pastër që nuk kisha bërë ndonjë të kleqe ose "dëm" atij shërbimi, kam shkruar shumë faqe letrash personaliteteve më të lartë të shtetit në KQ të Maqedonisë, Beogradit dhe të Gjeneralshtabeve dhe KOS-it/ sepse në përplasjet me mua kishin dorë të zgjatur edhe disa oficera të lartë dhe gjenerala të Shërbimit ushtarak, bile edhe të Zbulimit dhe Kundërzbulimit të cilët kishin bërë paraprakisht marrëveshe dhe sihronizim të zhvillimit të një lufte të fshehtë kundër meje, duke më trajtuar bile edhe si njeri që paskëm qënë "në krah ose në mbrotje të interesave të emigracionit shqiptar" edhe nga fakti, kinse, pse paskam edhe dy vëllezer të mi në Amerikë...

I kam shkruar disa letra personalisht dhe disi të ashpra edhe Titos dhe Kabinetit të tij.../ Disa "përgjegje" me janë kthyer, duke vënë letrat e mia të "shqyrtohen" në kompetencat e organeve të shtetit dhe të KQ në Shkup/.

Por, unë jam i sigurt, se edhe prej andej, pasë "sqarrimeve" të çështjes ka pasur urdhëra të prerë, ose REKOMANDIME se si të veprohej me mua!

Pas shumë orvatjesh, biseda e "konsultime" edhe me shefa e kryeshefa, edhe faktorë politik të KQ, më premtohej që të kisha "durim" sepse shpejt do të më "kthenin" në vendin e punës ku kisha qënë më herët... Kalonin ditë e muaj, gjëndja po acrrohej, mua nisën të më përcjellnin e vëzhgonin operativista, edhe të më spiunonin /por nuk ia arrinin dot, sepse ua dija metodat, mjetet dhe mënyrat e të vepruarit/.

Dikur, në verë ti vitit 1975 pa njoftuar askënd, e kam lënë me vetë dëshirën time detyrnën si zyrtar i atij Shërbimi dhe tinësisht me trenin EKSPRES ATINA -PARIS, jam arratis me familjen për në Romë të Italisë, prej nga urgjentisht bëra marrëveshje me vëllezërit e mi, të cilët u angazhuan dhe përmes një zyre të emigracionit dhe mikes NORA Paris, kalova për në Amerikë...

Tanimë, kishte filluar një betejë e tmerrshme dhe e fshehtë e UDB-së dhe KOS-it jugosllav kundër meje ,duke kurdisur presione nda prindërve të mi, apo ato kanë qënë pjesë e planit për kthimin tim sërisht në Jugosllavi, /bile duhe përhapur edhe prëpagandë se do të ma merrkan banesën në Shkup, a nëse kthehesha do të kisha vend të siguruar si gazetar në RADIO OSE TELEVISION në Shkup, gjë që ia arritën qëllimit.../. Me kthimin tim pas gadi dy vitesh, ndaj meje nisi beteja e cila ishte kaherë në vazhdim, në "biseda informative" me Nikolla Ilievskin dhe bylykbasha të tjerë /bile edhe me disa nga krerët e SDB-së së Beogradit/ kinse nga Amerika qenkam kthyer me "direktiva dhe misione të posaçme" të dhëna nga CIA.

(Gjatë intervalit të këtyre ca vitesh studjova albanologjinë dhe zhurnalistikën në Fakultetin Interdisciplinarni studii po novinarstvo në gjuhën maqedonishte, me qëllim që të diplomohesha edhe në gazetari dhe më lehtë të punësohesha në redaksitë shqipe në Shkup ose Prishtinë ku kishin mjaft nevojë për kuadra të formuar për gazetari...

Por, çdo gjë ishte e kot! Gjërat dhe ironia e fatit tim gjendeshin me vite e vite n ë duarët u klanit -kriminel të SDB-së dhe SJB-së sllavomaqedonse të cilët ishin në varësi të Stane Dollancit, Zdravko Mustaqit, Dejan Luqiqit, Dushko Zgonjaninit, Nikolla Ilievskit, Temelko Boshkovskit, Miladin Joviqiqit, Branko Mikuliqit e shumë bylykbashash të tjerë si këta dhe të soit të tyre...)

...Gënjeshtra të imagjinuara janë të gjitha këto që po më akuzoni më kot, u thoja.../Tanimë ishte verë e vitit 1978. Në Shkup për vizitë vjenmte kyetari kinez Hua Kua Fen...

Më kanë arrestuar, me preteks, se gjëja unë me një grup gazetarësh shqiptarë në Shkup, në banesën e Skënder Raufit, paskemi formuar organizatë terroriste, dhe se unë paskam marrë detyrën të bënkam "atentat" mbi kryetarin kinez, për arsye, pse i paska prishur Kina marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë, dhe se kjo qënga edhe "një fakt" se unë pos MISIONIT sekret që paskam me CIA-n amerikane, qënkam edhe ndonjë "lidhje operative" e Sigurimit të Tiranës.../

Dikur pas ca kohësh më kanë lëruar në shtëpi! Më 1979 ma kanë djegur banesën dhe bërë shkrum me libra dhe dorëshkrime e çdo gjë që kam pasur, në kohë, që duke më përcjellur agjentat e kësaj dege, saktësisht e kanë ditë se nuk ka asnjë në banesë...

...Dhe, kështu duke pasur në plan, tanimë për likuidim, kanë prit demonstratat e vitit 1981, kur më 1.Tetor, herrët ende pa ybardhur dita, një tog agjentësh të armatosur dhe milici që definitivisht kishin rrethuar në hekur tërë pallatin ku jetoja, kanë hyrë në banesë në mënyrë shtazarake dhe me sjellje terroristësh, duke fut tmerr e frikë që nuk përshkruhet te fëmijët e vegjël dhe të përgjum, duke bastisur e bërë lamsh e gërmadhë çdo gjë, kanë marrë shkrime, dokumente, libra, fotografi e shumë gjëra të tjera, bile edhe sende me vlerë, e të cilat kurrë nuk m i kanë kthyer...

Duke më ofenduar e sharë çdo gjë edhe NËNËN SHQIPTARE, më kanë vënë në pranga dhe me ajroplan më kanë dëbuar në Sarajevë, e prej andej në qelitë-skëterrë të burgut famkeq të Zenicës.../

Atje, paraprakisht në kohë prej afro 6 muajsh kishin burgos një grup shqiptarësh të anëve të Gostivarit, e disa me punnë si ëmbëltorë në Bosne, duke më "futur" në "grup", me dajak dhe vuajtje, maltretime e terror, dhunë vdekje e tmerresh, kurdisin akuza të rreme, për diçka që nuk egziston, duke inskenuar me muaj të tërë një proçes të paparë gjygjësor, kinse për vrasje dhe "terorrizem" për çka me muaj as që dija se për çka ishin akuzat, nuk kisha njohuri se për çka bëhej fjalë, pos deklarata të kurdisura dhe me përmbajtje rrenash, të cilat madje kanë rënë poshtë në bazë të daljeve të FAKTEVE të papritura, janë bërë disa versione, inskenime dhe "instruksione" të pa caktuara as në kohë as në hapësirë, sepse kanë dalë madje edhe alibi të të akuzuarve, të cilat as gjyqi nuk ka mund t i kishte pasur në dijeni dhe të paramenduar, e që do të kishte shume telashe dhe skaldal.../

Duke më terorrizuar 972 lidhur në pranga në të ashtuquajturëm "Qelia e vdekjes" ende pa dalë në gjykym, isha i dënuar me vdekje... Ky proces i inskenuar me akuza të rreme fund e krye zgjati afro 4 vjet, duke shkruar çfarëmos i gjithë shtypi jugosllav dhe mediumet, duke përhap një propagandë tmerresh antishqiptare ne gjithë Jugosllavin titisto-millosheviqiste.

Të pafajshëm, një mëngjesi herët, më nxjerrin para kordonit të pushkatimit, pranvere e vitit 1983... Nuk dij, si mbeta gjallë, më lejuan që të bëja ankesë në Gjykatën Supreme të Bosnës në Sarajevë /Shiko vendimin e kësaj gjykate në krye me Mr Vllajsavlevit Mirko/ i cili kërkon të lërohem nga burku sepse nuk kam nevoj ose motiv të merreshkam me diç të këtillë, dhe se Gjyqi i Yenicës gabimisht më ka dnuar me vdekje-pushkatim.../

Kurgjë nuk u morr parasysh. Aktvendimi i Qykatës së Qarrkut në Zenicë, urgjentisht beri në proçesin e montuar përshkrimin e Vendimit të parë, vetëm fjalët "SE OSUDJUJE NA SMRT STRELJANJEM" (I DËNUAR ME VDEKJE-PUSHKATIM), zëvendësohen me fjalët SE OSUDJUJE NA 20 godina strog zatvor (dënohet me 20 vite burg të rëndë). Këtë vendim, pa kurfarë hamendje e "vërteton" si të PLOTËFUQISHËM gjykatësi suprem në Sarajevë, kroati Varonek Anto! Dhe, kështu kalova afro 11 vite e 9 muaj burg, në të drejtë të Zotit...

Thellë jam i bindur se pas këtij proçesi tç montuar me motive politike dhe antishqiptare, qëndrojnë edhe sot bylykbashat dhe kryeshefat e klanit të UDB-së dhe KOS-it jugosllav, të cilët ato vite të rrenuara komuniste e kominterniste ishin SHTET MBI SHTET në Jugosllavine e shpërpërë, ku unë si viktimë dhe familja ime kemi dhe sot përjetojmë trauma tmerri e vdekte të papara, se -gjer vonë as që guxonim të rrëfenim haptas për pafajsi, nga frika.../ Me thënë të drejtën, kjo disi edhe sot na torturon.

( ...Të botuara kam nga sfera publicistike,/ dorëshkrime të gatshme të dy romaneve "Rrënjët" dhe "Lumi im" të djegura më 1979, dhe disa tufa poezishë)... Pas daljes sime nga burgu, Fakultetin e gazetarisë DIPLOMOVA në Tiranë gjatë viteve 1993-1995, /duke më pranuar edhe shumë provime nga studimet e kaluara në Shkup/. ShB "Onufri" në Elbasan ka botuar përmbledhjen time me poezi me titull ORFE I VRARË, 1995. Kurse "Kështjella e vetmisë" e ka botuar po atë vit SHB "Luma" Tetovë. Një vit më vonë në Shkup është botuar përmbledhja "Antikohë" dhe dy përmbledhje vjershash për fëmijë... Libri autobiografik "Ballë për ballë me vdekjen" u botua në Shkup në vitin 2000, e që në 5000 ekzemplar u ribotua në Tiranë .

Vitin e kaluar në Tiranë u botua sërish një përmbledhje me poezi me titull "Lule të verdha". Kurse në gjuhën maqedonishte u botua libri "Balkanski Drajfus" (Drajfusi ballkanik). Sivjet gati për shtyp kam librin "Sfidë prangave të UDB-së" dhe "UDBJA DHE SHQIPTARËT" etj.

Sot jetoj në Çegran dhe Shkup, drejtoj një television privat lokal "Zëri i Çegranit"... Merrem me shkrime, si zakonisht, dhe herë-herë banoj në Tiranë.


.... Shkon e vjen vala! - Nafi Çegrani 



Nafi Çegrani


KEMI MIJËRA VJET

Kemi mijëra vjet, mijëra shekuj
që mbajmë mbi supe tokën Nënë.
Kemi mijëra shpirtra dhe, për të vdekur,
sa ç’kemi pandehur, nuk qenka e rëndë!
Nëpër tela sharkie i rilindëm epokat
dhe me lulet e plagëve ëndrrat përmbytëm…
Në qiellin e syve lodronin shqiponjat dhe zotat,
nga nderimi për ta vetveten cfilitëm!
Mbi konakët e tu të thinjur, të moçme,
prehet vegimi i Gjergj Elez Alisë dhe i kreshnikëve.
Skëndërbeu e gënjeu vdekjen, ribëri shpatën prej kocke,
paçka se Konferenca e Londrës gërryen plagën e viteve.
Nënat na lindin sa herë kjo tokë kërkon trima
dhe varret na hapen sipas trilleve mizore.
Kur ka halle Nëna, ne shkrepim vargan vetëtima
dhe ulemi në prehër të saj butësisht si rreze hënore!


... SHKON E VJEN VALA!

Shkon nëpër brigje bojëdeti,
erëmon tokë e plagë të thata.
Gjethet dhembjes i pikojnë trishtim
nëpër buzagaz ndalet fjala…

Ti erdhe e s’më gjete më
hijen e more për kujtim hyjnor.
Copa ylberi e pasqyrë të thyer
Mbeten e vetmja dhuratë në kraharor.

Në dejtë e mi, si akull, si zjarr
Shkon e vjen vala ne breg perplas..
Dhe unë mbetem ne breg.. i menduar.
Me koken duke kthyer perherë pas..!



LIRIKË STINËSH


Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr.
Unë ndizem e fikem si lëndina në verë, Dhe zbres e ngjitem si malli mbi mal.


Në sy loti si në curra t’u shter
e gjurmët tona na mbetën në zalle.
Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr
e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle…

Në sytë e tu loz dielli im i praruar
me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë.
Për atë diell një mijëra këngë patëm kënduar dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!

Buzët i puthitëm tek buzët kaherë
dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr.
Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,
dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!


KËNDUAR KËNGËN E DASHURISË

Sa mëkat është ta kujtojë dikush belin tënd,
bukurinë tënde si zefire që shkëlqen prore,
epshet i kall në flakë dashurie,
lotin e veton në bebzat e njomësisë.
Këngën e shëndrron në melodi jete
dashurinë në këngë të përjetshme…!
- O dhembje dashurore!
Në kërthizën e vjetër u rrite,
si lule e njomë në livadhe,
u kurorëzove me duvak të bardhë
mbi krye ornisur me drandofille të kuqe -
Bëhu përkëdhelje në gjakun tim,
rreze bujarie që agon n’konak ;
Mbretëreshë bëhu mbi bjeshkën e blertë
që shëron zemrën e kallur flakë
shëron dhimbën e kengës së gjaktë
duke mugulluar zefirët e dashurisë…!
Dhe çdo shpresë në zemër kalitet,
çdo lule e njomë ngjyrë behari rritet
duke jehuar me këngën e bardhë -
me dashurinë e ëmbël në krahëror
me këngën e shkëlqyer të jetës me verë…!


PRITJE...!


Si pirg e prita ardhjen tënde,
aty në prag të kullës së Babilonit!
Por, oh, skelat u thyen një e nga një
dhe unë mbeta si gjeth në pëllëmbë të ciklonit.
U shndërrova në fantazmë, pa emër, pa zë,
dhe pse klithmat m’i piu pusnaja e honit!
E ti ende qëndron në majë të kullës,
e unë më kot të pres në stinët e mia bjonde:
t’i kurrsesi nuk i përvidhe dot udhës,
përrallat u bënë krejt të vërteta sonte!
E grisa delirin e ëndrrës e të pëshpërita gjatë:
“Jam dashnor i nuses… i nuses pa duvak!”

* * *

Të pres në dashuritë e pashpallura
që verbohen nga dhimbja e yjeve në univers
në lotin, që gabimisht harron të më njohë
kam qindëra vjet që të pres.
Të pres në ankthin e vyshkur të shtratit të ftohtë,
Në hënën që u helmua prej qiellit gri,
Në magjinë e heshtjes antike,
Të pres si robi, që s’kërkon kurrë liri.
Të pres në ditët e mia që s’marrin frymë,
Në ëndrrat me nuse dhe pa dhëndurrë,
Kështu do të zvarritem deri në pragun e vdekjes,
Dhe të betohem, pas kësaj
S’do të pres më KURRË.

PORTRET

- Cucës së Pollogut -

Kur sytë e mi shkrepin si agime të bardha


lulja e zambakut hareshëm mugullon
Në pelerinën e natës diç gris pulëbardha
ti vjen e përzishme dhe ëndrrat mi pushton.
Dashuria prehet në mijëra ngjyra ylberi,
por unë veç këngë të përvajshme këndoj.
Unë jam njeri, që dua t’i ngjaj Prometeut
dhe në mbretërinë e vdekjes zjarrin tënd kërkoj!
Vasha e ka gdhendur portretin në sytë e mi
luleve ua rrëzoi petalet e mallëngjimit.
Si udhëtar i mjerë mbeta rrugëvë përsëri
e pres e pres me shpresë tek drita e agimit!



NË MUZGUN NGJYRA JARGAVANI

Në mëngjes,
dy fluska të kaltra
thithën një pikë dashurie pangjyrë
e kështu foshnjërisht u pëlqen ta luajnë
pa e ditur se në lojën e vdekjes kanë hyrë!
Në buzët e gotës
dy dëshira dhe një këngë skeletësh
rilindën dhe u shndërruan në gjeth,
nisën vajtimin për kockën e thyer,
që nëpër fosile kafkash hirin hedh!
Në muzgun ngjyrëjargavani
gota u thye,
pigmenti i saj u nda në katër vija,
të venitura ngjyrë deti:
Befas u zgjova prej ëndrrës
dhe në shpirt një zgavër vaji më mbeti!

LIRIKË STINËSH


Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash
dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr.
Unë digjem e fikem si lëndina në verë,
e si malli në mall…
Në sy loti si në curra t’u shter
e gjurmët tona na mbetën në zalle.
Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr
e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle…
Në sytë e tu loz dielli im i praruar
me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë.
Për atë diell një mijë këngë patëm kënduar
dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!
Buzët i puthitëm tek buzët kaherë
dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr.
Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,
dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!



KALORËSIT

Mbrëmë kaluan një mijë kalorës
dhe shkuan kah shtigjet e djegura.
Karvani ynë sapo ka dalë prej ëndrrës
në frizurën e shekujve i fiksoi legjendat e tretura.
Mbrëmë një mijë kalorës e grisën pelerinën e natës
dhe në terrin e saj emrat i shkruan në zall.
I trishtuan këngët me gjuhë plagësh
buzëzhuritur e puthën tokën që vajtonte në mall.
Mbrëmë shekujt i morëm me vete,
me një lot e një kujtim të verdhe në sy.
Të vdekurit mallkuan gjumin e thellë
dhe, me vetullën e hënës nën sqetull,
rivdiqën, Kosovë, edhe një herë për ty!

* * *

(Kushtuar Shemo Fërngovës)

Në mbretërinë e trilluar të hijeve
çdo gjë të prishen hajnat e natës
kafshove një dëshirë gjersa ëndërrove
dhe ëndrrat t’i vranë prore
me dhembje e ikje stinësh
loti rrodhi me shpresën tinëzisht
dhe përsëri hajnat e natës
t’i vodhën diamantet e çmuar
të mallit dhe ëndrrës
të dhëmbës për kalorësin
u bënë akull e shkrum zjarri
Ti mbete vraplinkth
me gjogun e shaluar
ti Robin Hud i serenatave të bukura
dhe unë Drajfuz në luginat e gjata
kthehem në tempullin e vjetër
kalorës i agimeve të bardha
t’i çmendim prore profetët
dhe zotërat mëkatarë
ata që bëjnë hata të inatosur
në botën njerëzore
Ti Drajfuz shqiptar me diellin në shuplakë
Robin Hud me plis të bardhë…


NË QEPALLËN E VASHËS

Në kupat e virgjëra të epshit
miliona dashuri me etje i thitha
e jam shndërruar thjeshtë në ekstazë…
E çuditërisht dashuritë të gjitha
e kanë një strehës në zemrën e pastër!
Në buzët e vashës së mirë
shkrihëm si pika e vesës kur bie mbi petale.
Bekim pa gjuhë në ashtin e saj të dlirë,
I etur dhe i dehur në të tek heq vallen…
Dhe kënga e pikës së lotit merr udhë
e vdekja befas në ardhtë
le të më gjejë të shkrirë përmbi ato buzë!
Dy kupat e mbushura me verë
shprazen virgjër në buzët
e kuqe të nuses
epshet shkrihen si vesë
në ekstazë dashurie
që pështjellon prore
me harkun qepallë…

Në ballë të valles Nusja e jetës...

Foto e Profilit

Nebih BUNJAKU



Nebih Bunjaku u lind me 15 maj 1947 në Poliqkë të Dardanës.Nehbiu është njëri ndër poetët më të suksesshëm të poezisë shqipe që krijohet në Kosovë.Është autori i  disa  veprave letrare.

"DALJA NGA BALADA"

"GRAMATIKË ZEMRE"
"
TERAPIA E DASHURISË"

"NJË SAMIT PËR SIMIT"

"PRUSHËRIMË BUZËSH"

Etj.

Nebi Bunjaku ishte deri në qershor të vitit 2012  profesor i gjuhës dhe letersisë shqipe në shkollën e mesme Eqrem Qabej në Prishtinë.


Adem Demaçit

Kur liria ishte e ngrirë

në acar dimri rrezengrirë

Prometeu ynë n zinxhirë

nisi akullin për ta shkrirë

prej të voglit në burg të madh

këmbë e duar lidhur n pranga

vetëm shpirtin e kishte të lirë

nga qelia i jehonte kënga

Rrap i kombit n zemrat tona

me lirinë i kurorëzuar

Lulja e parë e kurorës

në Pranverën e vonuar

Baca Adem simbol lirie

vepra Jote rreze dielli

e zgjon mendjen e përgjumur

Yll Mëngjesi ndrin nga qielli



Liria fshihet në një pikë gjaku



Fundi i shekullit plot acar

dyfish dimër në Reçak

ditë e zezë pesëmbëdhjetë janar

Reçaku i trimave u bë me gjak

ekraneve të shpirtit nëpër botë

komunikon vetëm trishtimi

zemra tona grimë dhe copë

veç nga ankthi e pikëllimi

n gjuhën e dhembjes njerëzore

lajtmotiv vetëm mizoria

mbeti bota e nemitur

vallë u kthyeka barbaria

tok me engjëj Riza Beqiri

ra dëshmor n prag shtëpie

mu pranë tij ra edhe i biri

ku u fshehka ai gjak lirie

n zemrën time kam një shpellë

plaga e shpirtit më kullon gjak

midis dhembjes një hon i thellë

loti më rrjedh për Ty Reçak

a ka fashë që ma lidh dhembjen

përveç Vokerit Mikut Plak

a ilaç që shëron brengën

krimit të hienës t i vë kapak

1) Martirin Riza Beqiri e njoha në Banjën e Kllokotit në fund të vitit 1998. Një javë banuam në të njëjtën dhomë. Për lotin tim ndaj masakrimeve barbare, Riza më qortoi me profecinë e tij që e shënova në fillim të kësaj poezie. Dy javë më vonë, më 15 janar 1999, tok me të birin dhe martirët e tjerë i masakruan në Reçak.


DIELLI I MESNATËS

Në mesnatë lind

në agim perëndon

qiellin e huaj përcëllon

me errësirë verbon

rrezet e tij me ngjyra

ngjyrat me tre fytyra

kur nga qielli zbret

gëlltit fëmijët e vet

prapa gurit të varrit

vritet me dorë të vet


LULJA E KOMBIT

Pas fitores drejt në Hagë

shpirtin e lirë duart n zinxhirë

Lulja e kombit n zemër plagë

se Ilirinë e donte të lirë

dorë e djathtë e UÇK-së

tok me NATO-n ka luftuar

pse i këputi shpirtit prangat

në bankë të zezë i akuzuar

kryelartë shkon në Hagë

historinë për ta lartësuar

n shpirt i vishen ca akuza

nga Drejtësia i trishtuar

i pandehur përbetohu

sa ushtarë paramilitarë

kur ta dogjën shpirtin n djep

pa mëshirë m i paske vrarë

u betohem n diell e n hënë

në Luftën tonë Çlirimtare

vrava veç bisha Karpatevesh

shumë të zeza e barbare


PAVARËSIA

Gjatë të pritëm rreze dielli

me shumë shekuj e dekada

kurorë lulesh midis prilli

të sfiduan në barrikada

akulli shesheve të Dardanisë

i 17 Shkurtit me borë acar

tretej në zemra të shqiptarisë

lavë vullkani magmë e zjarr

për Ty seç na dogji malli

nuk të lejonin të vije dot

kurrë s të lëmë për së gjalli

për Ty derdhëm gjak e lot

me gjithë shpirt na buzëqeshe

Nusja jonë në Kuvend

ballëlartë rrugëve e në sheshe

në zemrat tona zure vend

në ballë të valles Nusja e jetës

dasmë të tillë s ka parë bota

që nga shekujt e Mesjetës

në Dardani si luhet shota....


Përgatiti Flori Bruqi

Raimonda Moisiu: Mendimi im për publicistikën dhe poezinë shqiptare

AGJENCIONI FLORIPRESS-PRISHTINË

Raimonda MOISIU –Shkrimtare dhe Gazetare e Pavarur i perket Letersise Postkomuniste te Diaspores. E lindur më 20 shkurt, 1957 dhe është rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj, një patriot i lindur e i devotshëm, trashëgoi te e bija patriotizmin, krenarinë e origjinës, të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Raimondës, një nga mësonjëset e para në vitet '60, edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arsimin e hershëm me rezultate të shkëlqyera, ku më pas merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në qytetin e Korçës dhe rrethinat e saj. Në vitin '99, humbet njeriun më të mirë të jetës së saj, në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA, si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut, USA, së bashku me fëmijët e saj. E apasionuar me publicistikën, përkthimet dhe shënimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale, duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e të njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane që prej vitit 2005. Organizon aktivitete me taban kombëtar, letraro-artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Është një figurë e respektuar dhe e admiruar, ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar, mençuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të çmuar në komunitet, u nderua me Official Citation, me motivacionin si "Gruaja e vitit në komunitet", nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, Hartford, personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan, Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista, website dhe forume bashkëatdhetarësh në internet, ku jep kontributin e saj, me shkrime publicistikë, prozë letrare, poezi, ngjarje të jetuara, dhe opinione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi dhe në Diasporën shqiptare. Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar, Shqipëri, si: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, dhe me statusin e korrespodentes ne Albanian Mail-Londër, "Fjala e Lirë" - Londër, dhe "Illyria" - SHBA. etj.




Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korçë, ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar, që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit, letrave shqipe, kulturë, sport e në çdo fushë. Krijimtaria e saj letrare eshte shume e larmishme. Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.


-Anetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane, SHBA, Anetare e Klubit te shkrimtareve e artisteve korcare "Bota e Re", Anetare e Klubit te Shkrimtareve e Artisteve vlonjate "Petro Marko", Vlore, Anetare e Shkrimtareve dhe Artisteve te Botes me qender ne Ohio, SHBA, Anetare e Shoqates se Poeteve te Botes, me qender Larisa, Greqi. Anetare e Shoqates “Ne dobi te gruas shqiptare”, Moderatore www.panalbanianwomennetwork.org -Anetare e "Familja & Media" Tirane.
Veprimtaria dhe botimet letrare te Raimonda Moisiut.
-Jeta mes dy dashurive", - një libër me prozë, ngjarje të jetuara dhe publicistikë
-"Dashuria nuk ka emër".- Vellimi i pare me poezi, lirika dashurie.
- "Sikur s'me ke puthur kurre"-Vellimi i dyte me poezi Lirika dashurie.
-Lulekuqja e Eger-Vellimi i trete me poezi-Lirika dashurie-ne kater gjuhe:Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht
-"Duke kerkuar Ardianen..."- liber me proza (kryesisht bazuar ne ngjarje te jetuara) dhe Esse!
-"Gerhitja e gjeneraleve"- Liber me PUBLICISTIKE,
-"Pafajsia e Eves" - Roman
-"Gjemimi i moshave"-Tregime,
-Maska e intelektit"-Esse & PublicistikePese poezi lirike dhe me ton qytetar te poeteshes korcare Raimonda Moisiu, u perzgjodhen ne Festivalin Nderkombetar te Poezise 2009-e, e quajtur Netet Poetike te Struges,(Struga Poetry Evenings) si nje nder me te arrirat dhe e kohes, duke hyre ne antollogjine boterore :Who's Who, me titull :'Poetry from five continents",(Poezi nga pese continentet).

-Eshte bashkeautore ne vellimin me poezi;"Olimpi Shqiptar"
-Eshte bashkeautore ne antollogjine ne gjuhen rumune:-"Tempulli i fjales"

Është bashkëautore në antollogjinë e botuar nga Fotjonart:- "Itaka e Fjalës"
Eshte bashkeautore në antollogjinë:- "Zemra Prindërore", -nga forumi virtual "Mëmëdheu".
Eshte bashkëautore në antollogjite me proze:"Nëna",- nga Forumi "Pan Albanian women network".
"Tregime",- nga Shtepia Botuese ADA, Tirane

Vleresimi me cmime:

-Eshte fituese e Cmimit te pare, per Rubriken Reportazh nga Fotjonart
-Fituese e cmimit te dyte-per Tregimin me te mire-nga-Forumi Shqiptar.
Fituese e cmimit te trete -Kadmus- :-Per rubriken Intervista-nga Pelegrini -Athine Greqi.
Fituese e "Cmimit te Pare Ballkanik", ne Netet Korcare te Poezise.
Fituese e Cmimit te Pare nga Redaksia e Gazetes "Nositi", Pogradec
Fituese e Cmimit "Petro Marko" ne gjinine e Tregimit nga revista "Kuvendi" paraqitur ne Diten e Letersise Shqipe ne Michigan
- Letrat shqipe ketej & pertej Atlantikut-INTERVISTA -Liber voluminoz me 600 faqePoezia e Raimonda Moisiu perzgjidhet cdo vit ne Takimin e Poeteshave ne Vushtrri, Kosove, dhe kete vit poezia e saj, "Nuk munden me..", u vleresua si poezia me e mire ne:
"Takimet e At'Gjecovit 2009"-ne Zym te Hasit, Kosove.
Eshte fituese e cmimit "Petro Marko", ne gjinine e prozes


Ka ne proces botimi :Romanin"S'i them askujt" dhe nje liber te dyte me publicistike-INTERVISTA .

-Eshte Kryeredaktore dhe redaktore e romanit "Klithma e Shekullit", librit me tregime "Ishulli i pulebardhes", i vellimeve me poezi "Lule qe rriten ne gur'...", "E nese jeta jo", dhe librit me publicistike "Maje pene", te poetit e prozatorit Mehill Velaj. Asistent redaktor i vellimit me poezi ne gjuhen angleze:Our Walk in time-te poetit Mehill Velaj.

Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bërë një autore shumë prodhimtare.

-------------------

Raimonda Moisiu: Mendimi im për publicistikën dhe poezinë shqiptare





Raimonda MOISIU është shkrimtarja dhe gazetarja e pavarur, që i pëlqen shumë ta identifikojë veten se i përket letërsisë postkomuniste të Diasporës. E lindur dhe e rritur në qytetin juglindor të serenatave dhe blirëve, Korçës, në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike, ajo njihet për kontributin qytetar, intelektual dhe aktivitetin krijues letraro-artistik e publicistik në të dyja kahjet e Atlantikut! Aktualisht jeton me familjen në SHBA, në kryeqytetin e shtetit të Connecticut, Hartford, dhe për kontributin e saj qytetar e intelektual ajo është nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderon në Partinë Demokratike Amerikane. Në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, Shkrimtarja shqiptaro-amerikane është përzgjedhur ndër personalitetet e Albanian Excellence – Candidates 2012. Po këtë vit ajo u nominua nga rrjeti Global Mbarëkombëtar me qendër në Londër me mirënjohjen; ”Gruaja Shqiptare e vitit”, dhe poezia e saj në Netët Poetike Ballkanike në Korçë u vlerësua me Çmimin më të lartë “Perëndesha e Dashurisë”! Në këtë intervistë sa interesante e mbresëlënëse, Raimonda rrëfen për jetën, sakrificat, sfidat, guximin e kurajon, punën, përkushtimin e saj,- si arriti të bëhet shkrimtare dhe një emër fort i dashur dhe i respektuar në median e shtypin shqiptar si gazetare.


Jeni një emër i njohur në fushën e publicistikës, poezisë e prozës. Kujtoni se sa vjet keni që shkruani? Çfarë ju ka shtyrë t’i kushtoheshit zanatit të të shkruarit?

Ka qenë një proces interesant për mua. Të shkruarit është ndjenjë e fortë e brendshme që ka një kundërshtar të madh, që vjen e rritet përditë, -të konsideruarit “zanat”. Sepse një shkrimtar nuk është i ndryshëm nga një murator apo shofer autobusi. Secili prej tyre vepron me disiplinë. Oscar Wilde ka thënë se të shkruarit është 10% dhunti, aftësi apo talent dhe 90% disiplinë. Pra edhe shkrimtarit, njësoj si punë e atyre që përmenda pak më lart, -i duhet disiplinë për të shkruar. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Kërkon vetmi, përkushtim dhe i izoluar larg shoqërisë. Do kurajo, guxim dhe vullnet për ta bërë atë. Në kuptimin se; shkrimtari gjatë procesit të të shkruarit nuk është vetvetja, por është dikush tjetër. Shkrimtari si një “gjeolog”, rrëmon në thellësitë e shpirtit, kujtesës, mendimit dhe përvojave jetësore të tij, të njerëzve të afërt apo edhe të atyre që e rrethojnë. Në këtë proces shkrimtari është thellësisht i vetmuar. Të jesh shkrimtar është një nga “zanatet” më vetmitarë në botë. Në teatër, film apo në një zyrë, ke kolegët, regjisorët, aktorët apo producentët,etj, ndërsa kur shkruan je brenda botës tënde shpirtërore, emocionale dhe frymëzuese, krejt e vetmuar.. Duhet të biesh në dashuri me të shkruarin dhe personazhin apo ç’ka je duke shkruar për të, kjo të bën t’i tolerosh vetvetes –vetminë e të shkruarit. Vëmendja është vetë-mposhtur në një mënyrë. Ka dy gjëra të vlefshme që lënë pas, të paktën për mua si shkrimtare; njëra është që shumicën e kohës gjatë procesit të të shkruarit e kalon në një dhomë duke jetuar me veten në një botë imagjinare, dhe tjetra është për të përfshirë në këtë botë imagjinare gjerësisht në lidhje me atë se çfarë mund të bëjmë teksa në jemi me këmbë në tokë. Ju më pyesni se çfarë më shtyri mua të shkruaja. Unë kam qenë një lexuese e pangopur në fëmijërinë dhe adoleshencën time. Ndërsa gjeja libra dhe mësoja rreth autorëve e bion e tyre në kopertinë, biles kam lexuar edhe libra “të verdhë” në gjeneratën time, kështuqë ka pasur disa lidhje mendore, e humbur në botën e librave, dhe kuptoja se autorët ishin njerëz që jetojnë, pra kjo ishte për mua një shtysë që edhe unë të bëhesha si ata. Dhe fillova në vetminë time të shkruaja atë ç’ka më frymëzonte për momentin. E shkruaja kudo, në fletoret e shkollës, në cepat bosh të librave, deri aty sa shkruaja me shkumës në dyert e shtëpisë, apo me stilolaps në çantën e shpinës. Kështuqë vite që shkruaj kam që në fëmijërinë time, por kur erdha në Amerikë i solla këtu me vete tërë “zhgaravinat” që kisha hedhur dhe mundësia e ballafaqimit me teknologjinë kompjuterike më dha mundësinë të shpalosja këtë aftësi, pasionin për të shkruar. Tashmë, unë me mund e sakrifica, me mëndje të shëndoshë e krahë të fortë, kam krijuar profilin tim si Shkrimtare që i përket Letërsisë Postkomuniste të Diasporës dhe si gazetare e pavarur -publicistika është pasioni im i pashuar ndonjëherë.

Çfarë ju bën që të zgjidhni për të shkruar një temë… një ngjarje reale apo fantazi..?

Unë nuk mund ta di nëse kjo është e rëndësishme për të gjithë shkrimtarët, ashtu sikundër nuk mund ta dish se a do të jesh në gjendje apo të arrish diçka që ëndërron e dëshiron, apo ke talent, por ngadalë me kalimin e kohës vë re se shumë nga gjërat që ke përjetuar, i mendon se janë të dobishme, për t’i shkruar, ashtu sikundër janë jetuar me dhimbjen e shpresën, me gëzimin dhe hidhërimin, me të bukurën e të shëmtuarën, me optimizmin dhe pesimizmin, me idealizmin dhe grotesken,- pra përvojat jetësore. Është një lojë e rrezikshme t’i kërkosh shkrimtarit se çfarë ata mendojnë, kur shkruajnë në lidhje me një temë të përgjithshme, sepse vetë shkrimtari është lexuesi më pak objektiv i punës së tij, por një nga gjërat që mua më intereson si shkrimtare –është sfera e ndikimit te çdo personazh apo lexues, që do të ndikojë në botën time dhe me ambientin që më rrethon. Janë ndjenjat idealiste që më bëjnë të shkruaj për dhimbjen e dashurinë e të tjerëve, sigurisht edhe timen. Kur je duke shkruar, një ide merr jetë, magnetizohet me idetë e tjera në drejtim të saj, dhe ajo që dëshiron të bësh më pas të shtyn të shkruash ngjarjen ashtu sikundër ka ndodhur, se si ajo ngjarje i ka prekur njerëzit, mendon disa momente dhe më pas fanatazon. E rëndësishme dhe interesante është që të japësh maksimumin e ngjarjes që ta bësh lexuesin ta ndjejë, të befasohet, të përcjellësh mesazhin e dashurisë njerëzore, t’u ngresh moralin shpirtëror dhe më kryesorja është që idetë të marrin jetë për të treguar një ngjarje. Mënyra e të shkruarit është një element shumë interesant dhe i pashpjegueshëm. Shkoj për të fjetur, marr edhe diktofonin me vete. Jam në proces të të shkruarit të një libri, poezie apo publicistikë. Më vijnë lloj-lloj mendime e ide të ndryshme, zgjidhja e kapitujve të ndryshëm, strofave, opinion apo esse analizë letrare, i regjistroj në diktofon që të mos i harroj. Kur zgjohem në mëngjes teksa pi kafen në “tryezën e punës”-pra kompjuteri, papritur më lind tjetër ide krejtësisht e ndryshme, që do të thotë se frymëzimi, muza, idetë, ëndrrat janë diktuar në një pjesë të jetës. Ka ëndrra prej tyre që kanë kuptim, ka të pakuptimta, sigurisht të gjithë kemi të tilla, por ato kanë rëndësinë e tyre të veçantë në jetën tonë, pra në rastin tim ato marrin kuptim nëpërmjet letërsisë. Sepse unë nuk mund ta shpjegoj, pse unë shkruaj disa gjëra që unë kurrë nuk e kam menduar, pra në një farë mënyre për të fituar para, por kjo për R.MOISIUN do të thotë një rrugë drejt teposhtës së qënurit artiste.Unë e shpjegoj si detyrim ndaj audiencës së lexuesve e dashamirësve të artit e letërsisë, dhe këtë e tregon më së miri që librat e mi të të gjitha gjinive i kam donatuar në institucione sikundër Bibliotekës së Burgu 325 i Grave, Tiranë, Bibliotekës së të paraburgosurve 302 Tiranë, Bibliotekës së Burgut të Sigurisë së Lartë në qytetin tim të lindjes, Korçës, në qendra të rehabilitimit të adoleshentëve dhe gruas, gjitha këto nëpërmjet aktiviteteve nën moton, “Një orë ndryshe më poezi, prozë e këngë”, iu kam dhuruar dashamirësve të artit e letërsisë në Kosovë, Greqi, Diasporë etj, kudo në trevat shqiptare.

Çfarë ka rezultuar më e vështira në artin e të shkruarit?

Gjithkush mendon se shkrimtarët shkruajnë në libra pjesë nga jeta e tyre. Këngëtarët i këndojnë vetes së tyre. Regjisorët bëjnë filma për jetën e tyre dhe piktorët pikturojnë portretet e tyre sekrete. Vërtet jeta është baladë dashurie, gjithmonë besoni në dashuri.

 Dashuria e vërtetë nuk vdes, sado kohë të kalojë, zemrat kanë të njëjtën rrahje si në fillim të saj dhe sekreti i zemrës mund të ndryshojë gjithçka. Dashuria njerëzorë triumfon në jetë. Për mua më e vështira në artin e të shkruarit ka qënë pjesa kur dhimbjen dhe dashurinë time në shpirt, apo harenë e gëzimin ta kthej fenomen shoqëror apo historik.

Mendimi juaj për letërsinë që shkruhet sot…cili është opinioni tuaj për letërsinë dixhitale…

Ka një masivitet të madh të njerëzve që shkruajnë. Sepse janë shtuar edhe njerëzit me strese. Shumica vuajnë nga sindroma e përfitimit të parasë dhe nëpërmjet saj blejnë reputacionin dhe karrierën si shkrimtarë. Kjo racë shkrimtarësh që janë fenomene groteske paralajmërojnë vulgaritetin dhe mediokritetin në letërsi, injorancën dhe paditurinë, vetëgjymtimin dhe vetëvrasjen intelektuale të shoqërisë, skllavërinë e talenteve që bindin për të ripërcaktuar karakterin e dyfishtë të udhës së artit dhe letërsisë artificiale, realitetin mjeran të kësaj lloj letërsie.

Shkrimtari apo poeti i shërben një periudhe të caktuar historike, një populli e një kombi të caktuar. Edhe diçka tjetër që më ka rënë shpesh në sy dhe më ngjan se po bëhet “traditë”. Sigurisht që cdo shkrimtar jeton në një kohë të caktuar dhe i takon po një kohe e sistemi të caktuar dhe sigurisht krijimtaria e tij/e saj, do të jetë e angazhuar dhe është militant i problemeve të kohës në të cilën jeton, por shkrimtari kurrsesi nuk është zëdhënës i një grupimi politik, por në opozitë me shtetin, qeverinë, partitë politike -që interferojnë gjithcka, -që mbështet gjithçka të mirë në favor të popullit, i hap rrugën vlerave të së kaluarës në unifikim me vlerat e të tashmes e të ardhmes.

Vërej që ka tre kategori opinionesh për njerëzit që shkruajnë. Një kategori përbëhet nga lajkatarë, një tjetër nga smirëzinj e njerëz të rënë në dashuri me krijimet e veta, – të dyja janë ego vetgjymtuese e vetëvrasje intelektuale.

Kategoria e tretë është ajo e njerëzve të ndershëm, të pakët në numër e që sa vjen e po pakësohen. Zgjedhja ime në të treja zhanret për t’u rrëfyer në çdo kohë varet nga tema e subjekti. Nëse poezia do të jetë më ekspresive unë zgjedh atë, nëse proza më jep më hapësirë unë përsëri zgjedh atë, nëse në publicistikë zgjedh një opinion apo këndvështrim për të shpalosur idetë dhe mendimet e mija, unë përsëri zgjedh atë.

Por nganjëherë edhe unë vetë nuk mendoj; gjithçka vjen vetëm, si një këngë që vjen vetëm me një këngëtar. Por unë sigurisht shpresoj që gjërat vazhdojnë të ndryshojnë për mirë. Asnjë shoqëri nuk është statike. Krijimtaria letrare nuk duhet paragjykuar. Duhet kuptuar në kohën e kushtet kur është shkruar, ajo ka një emër të shenjtë ; arti i të shkruarit.

Ndërsa shkrimtarët e vjetër shpalosën ide të mëdha që bota duhet të ndryshonte, për një kohë të re e me koncepte të reja, do t’jua kalojnë të rinjve stafetën, të marrin përsipër luftën për ndryshim që është një luftë e vazhdueshme. Dhe shpresoj se kjo do të vijë. Ndonjëherë ajo merr gjenerata, por ndryshimi vërehet. Letërsia dixhitale dhe media kanë ndryshuar aspektet si në qasje, shpërndarje, analizat, konceptualiteti dhe përcaktojnë literaturën.

Mediat e reja kanë ndryshuar atë që do të thotë të lexojnë e shkruajnë, të konsumojnë dhe prodhojnë, duke na ofruar kështu sfida të reja në studimin e teksteve dixhitale si edhe ato të shtypura. Në veçanti aty gjejmë mënyra që na ofrojnë perspektiva të reja në letërsi dhe kjo formë e re e të shkruarit e teksteve letrare hap horizonte të reja.

Letërsia dixhitale është zakonisht shumë e kërkuar, është e lirë, janë të arritëshme për të gjetur vepra të mëdha të letërsisë botërore. Procesi i dixhitalizimit të letërsisë tradicionale dhe veprave letrare është reflektues dhe na jep njohuri për marrëdhëniet e tij me librat dhe audiencën e lexuesve. Njerëzit tashmë shpenzojnë shumë kohë para kompjuterave, kështuqë pse të mos lexojnë një libër, se sa të bëjnë dicka tjetër??

Vërej se një punë mjaft të shkëlqyer, intersante e profesionale përsa i përket dixhitalizimit të letërsisë nëpërmjet bibliotekave virtuale janë ato të Gazetës Kritika në SBBA-ës me qendër në Virxhinia, dhe Fjala e Lirë Londër,Britani, kjo e fundit e drejtuar nga shkrimtari e publicisti, Prof.Dr. Akademik Fatmir Terziu.

Të dyja këto gazeta kanë të mirën e tyre se lejojnë komente dhe kritika që janë nga më origjinalet e të mirëfilltë nga dashamirës të artit e letërsisë, lexues të thjeshtë, se sa ajo e dikujt që mbahet si kritik arti, dhe e bën për qokë e për para. D.m.th rritet interesi për të lexuar dhe detyrimi ndaj lexuesve sikur plotësohet më dukshëm e më mirë. Unë i përgëzoj të dyja këto gazeta për guximin dhe kurajon, punën dhe përkushtimin ndaj artit e letërsisë.

Jetoni për shkak të distancës larg jetës letrare të Shqipërisë. Megjithatë ju në një mënyrë apo tjetër jeni e pranishme në Shqipëri. Çfarë mund të na thoni për jetën letrare të Shqipërisë, për krijuesit e rinj. Nëse do të rekomandonit disa libra…cilat do të ishin dhe pse?

Një pyetje mjaft interesante. Vitet e fundit po bëj një jetë midis Shqipërisë dhe Amerikës. Fillimisht dua të shpreh keqardhjen dhe dhimbjen time se si dha grahmat e fundit Lidhja e Shkrimtarëve dhe si ‘vdiq”, para syve të njerëzve të letrave shqipe, dashamirësve të artit e letërsisë, gazeta njëqind vjeçare “Drita”, gazetë me prurje cilësore letraro-artistike, me të cilën unë u rrita, u edukova dhe mund të them se ajo ka pjesën e saj në eksplorimin e pasionit tim për të shkruar.

Ndjek me vëmendje aktivitet letrare që zhvillohen në trojet shqiptare dhe lexoj rreth tyre në shtypin shqiptar, lexoj për librat që botohen nga shkrimtarë të vjetër e të rinj. Biles në disa aktivitete letraro –artistike dhe promovime librash kam qenë edhe vetë pjesëmarrëse në Shqipëri dhe Kosovë. Falë iniciativës private u mbajt për disa ditë rresht i ashtuquajturi; ”Kongres Ndërkombëtar “Muza Poetike Pegasi-Vitrina 2012”, me objekt “Universaliteti i Vlerave në Letërsi dhe në artin Bashkëkohor” .

Kongresi pati një shtrirje të gjerë në Shqipëri, në trojet shqiptare deri në Kosovë. Pjesëmarrja në të ishte shumë e madhe, kishte krijimtari të mirëfilltë letraro-artistike, por kishte dhe binte në sy ajo- jo cilësorja e jo artistike, mediokre, biles pa e arritur nivelin mesatar. Gjithsesi kjo inisiativë duhet përshëndetur , është guximi për të sjellë në vëmendjen e shoqërisë alternativa në jetën letrare.

 Më duhet të vecoj e përgëzoj Klubin e Shkrimtarëve Joniane, Sarandë, me kryetar poetin e shkrimtarin Bardhyl Maliqi, për Ditet Joniane-2012, një aktivitet letraro-artistik i një niveli cilësor,artistik, ndërkombëtar, mbresëlënës e interesant, apo Netët Ballkanike Ndërkombëtare në Korçë, të organizuara nga poeti lirik Skënder Rusi, Takimet Letrare të Azem Shkrelit, Peje, Festivalin Drini Poetik-Prizren, Kosovë, etj.

 Ka qënë revista “Albania e vogël” e Zija Celës ku dalloje cilësinë dhe nivelin artistik letrar të saj, si objekt i jetës letrare, mjet për të gjallëruar dashurinë e bukurinë e së vërtetës, të dobishmen për artin e letërsinë.Sot ka fare pak revista të tilla mund të përmend “Milosao” të Gazetës Shqiptare, “Suplementin “Rilindasit” të gazetës Shqiptarja.com apo revistën Obelisk, të shtëpisë botuese Ada, e Roland Lushit, që kanë mbetur të vetmet tash për tash që na servirin letërsinë në nivel bashkëkohor, cilësor e artistik.

Një arritje e jetës letrare në Shqipëri ishte edhe mbrëmja GALA –për dhënien e cmimeve “Kult”, -ishte një event kulturor, cilësor e në nivel të admirueshëm e të kënaqshëm artistik. Ndërsa për jetën letrare në SHBA-ës një meritë të vecantë ka organizimi i Ditës së Letërsisë në Michigan për cdo vit në muajin e letërsisë, tetor, nga poeti, shkrimtari e Botuesi i të vetmes Revistë në Diasporë KUVENDI, Pjetër Jaku -ku vërtet konkurojnë vlerat letraro-artistike, një aktivitet që i bën sfidë të hapur mediokritetit dhe antivlerës në lëtërsi e art.

Po kështu edhe Shoqata “Bijtë e Shqipes” në Filadelfia tashmë është bërë simbol epoke në Diasporë e njohur për aktivitetet e larmishme disa herë në vit, me tëma të ndryshme që nga arti, letërsia, tradita deri te temat sociale.

 Dëshiroj të bëj një “replikë” dashamirëse me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-aemerikanë, që kanë rënë në një “përgjumje”, përsa i përket jetës e aktiviteteve letrare. Vemë re se prurjet në letërsi janë të shumta, shtëpitë botuese të shumta, të cilat tashmë janë bërë në modë, duke e trajtuar literaturën, sikur të jenë mallra me shumicë, në një mjet përfitimi material,financiar dhe më shumë gjasa për përfitim moral e intelektual.

 Mendimi im është për një lloj të caktuar të botimit të veprave, pra ngritja e një bordi letrar, ku kritika letrare të jetë parësore apo ngritjen e shtëpive botuese të organizuara

. Po “vdesin” poetët!! Asnjë librari nuk pranon libra me poezi. Apo mbrëmjet artistike muzikore të veçanta që jepen në TV shqiptare, janë kopje e shëmtuar e disa programeve në Amerikë, pra, këto duhet të qëndrojnë larg tyre, duhet të paraqesin traditën tonë popullore, trashëgiminë kulturore që e kemi thesar shumë të pasur. Kjo është një temë e gjerë dhe e prekshme, ka shumë për të thënë rreth saj. Jeta letrare në Shqipëri është e përqëndruar vetëm në emra të veçantë e të përhershëm…. Unë do ju drejtohesha kolegëve në Shqipëri e trojet shqiptare të hedhin sytë nga Letërsia Postkomuniste e Diasporës, që i përket periudhës së shtrirjes kombëtare jashtë kufijve të atdheut dhe idealizmit, pasionit dhe shprehjes për të gjithë njerëzit, që e jetojnë jetën me të vërtetat e saj, të cilët sollën zbulimin e një zëri të veçantë rreth veprave të Rilindjes të shpirtit shqiptar krijues të letrave shqipe, rreth ideve të artit si frymëzim shpirtëror dhe dimensionit estetik të natyrës, metaforës së rritjes dhe formimit fizik e intelektual, shpreh më së miri të vërtetën universale të artit ekspresiv për individin e shoqërinë.

 Në dashuri, në art, në jetën social-ekonomike-politike njeriu është vetëm gjysma, ndërsa gjysma tjetër është figura, vepra, mendimet dhe filozofia e tij. Pra jemi ne që bëjmë art e jetë, në një trup e mendje të vetme përcjellim –mesazhin e dashurisë njerëzore.

 Në Letërsinë post-komuniste të Diasporës, e cila tashmë është grupuar në Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, aderojnë figura të njohura të letrave shqipe, për etikë respekti nuk po veçoj emra, për mos qenë në analogji me atë siç e shpreha më lart që jeta letrare në Shqipëri është e përqëndruar vetëm në emra të veçantë e të përhershëm… Veçoj se edhe aty kemi letërsi jo cilësore e artistike, artificiale, dashuri të rremë, vetëkënaqësisë mediokre, plagjiaturë e naivitet letrar.

Gjithsesi me anë të shkrimeve dhe opinioneve përpiqemi për mprehtësinë e të vërtetave letraro-artistike, morale, promovimim të vlerave dhe ideve të vërteta profesionale e të talentuara, si kundërvënie të mediokritetit e kokëboshësisë të atyre që pretendojnë se janë të talentuar. Shkrimtarët e rinj duhet të jenë të durueshëm, sepse praktika i bën të përsosur.

 Nuk duhet të mendojnë se gjithçka që shkruajnë është mjaft e mirë për botim. Botuesit janë biznesmenë njëlloj si bizneset në profesione të tjera. Ata nuk janë filantropistë, ata janë aty për të fituar para.

Pra, kur them se shkrimtarët e rinj duhet të jenë të durueshëm nënkuptoj që ata të botojnë veprat e tyre kur ato janë vlerësuar nga një bord letrar apo kritika e kohës për cilësinë dhe nivelin letrar e artistik, dhe botuesit do të konkurrojnë pas tyre.

Nëse shkrimtarët e rinj kanë pasionin dhe talentin e lindur në to, nuk ka rëndësi sa kohë merr, libri do ta shohë dritën e botimit, fundi e justifikon mjetin. Po sigurisht, kam lexuar disa libra kohët e fundit, të shkrimtarit Fatos Kongoli, të shkrimtarit Ramiz Gjinit “Bibollasit”, ku kam paraqitur edhe këndvështrimin tim letrar e kritik,me titullin “Njerës të dyzuar”, penën eseiste të Roland Gjozës., të romancierit Vlash Fili, të shkrimtarit popullor Petraq Janko Pali, të shkrimtarit Mëhill Velaj, “Klithma e shekullit”, një roman i dhimbshëm e historik për ngjarje reale në luftën e Kosovës.

Teksa e lexon romanin të mbush me emocion dhe ofron një portret të mprehtë, të mencur e të matur të burrave dhe grave që luftuan, u bënë prova e kombit, për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Të shkrimtares e poetes Flutura Acka, një figurë e përsosur e kompletuar si autore e lëvizjes feministe të autorëve femra në letrat shqipe, poezitë e Luljeta Leshanakut, të Skifter Këllicit, “ Vorri i Ashikut” të Riza Lahit, të Ben Blushit, poezinë lirike të Kolec Traboinit, Skënder Rusit, Ilirian Sulkuqit, Vojsava Nelos, të shkrimtares Albana Melyshi, “Kurban’’ të Edi Ramës, edhe për këtë të fundit shkrova këndvështrimin tim publicistik, etj.



Biografia letraro-artistike e publicistike e shkrimtares Moisiu

-Anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikane, SHBA, Anëtare e Klubit të shkrimtarëve e artistëve korcarë “Bota e Re”, Anëtare e Klubit të Shkrimtarëve e Artistëve vlonjatë “Petro Marko”, Vlorë, Anëtare e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Botës me qendër në Ohio, SHBA, Anëtare e Shoqatës se Poetëve të Botës, me qendër Larisa, Greqi. Anëtare e Shoqatës “Në dobi të gruas shqiptare”, Moderatore dhe bashkëthemeluese e Forumeve www.panalbanianwomennetwork.org dhe Tefta Tashko Koço on line -Anëtare e “Familja & Media” Tiranë. Anëtare dhe Koordinatore e Rrjetit Mbarëkombëtar Global në SHBA

Botimet letrare e publicistike;

-Jeta mes dy dashurive”, libër me prozë e publicistikë

-”Dashuria nuk ka emër”.- Vëllim poetik, lirika dashurie.

- “Sikur s’më ke puthur kurrë”-Vëllimi poetik,Lirika dashurie.

-Lulëkuqja e Egër-Vëllimi poetik-Lirika dashurie-në katër gjuhë:Shqip, anglisht, italisht dhe greqisht

-”Duke kërkuar Ardianën…”- libër me prozë dhe Esse!

-”Gërhitja e gjeneralëve”- Libër publicistik,

-”Pafajësia e Evës” – Roman

-”Gjëmimi i moshave”-Tregime,

-Maska e intelektit”-Esse & Publicistike

- Letrat shqipe këtej & përtej Atlantikut-61 INTERVISTA -Libër voluminoz me 600 faqe.

Pesë poezi lirike dhe me ton qytetar të poeteshës korçare, shqiptaro-amerikane Raimonda Moisiu, u përzgjodhën në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë 2009-ë, e quajtur Netët Poetike të Strugës,(Struga Poetry Evenings) si një ndër më të arrirat dhe bashkëkohore duke hyrë kështu në antologjinë botërore: Who’s Who, me titull: ‘Poetry from five continents”,(Poezi nga pesë continentet).

-Është bashkautore në vëllimin me poezi;”Olimpi Shqiptar”

-Është bashkautore në antologjinë në gjuhën rumune:-”Tempulli i fjalës”

Është bashkautore në antologjinë e botuar nga Fotjonart:- “Itaka e Fjalës”

Është bashkautore në antologjinë:- “Zemra Prindërore”, -nga forumi virtual “Mëmëdheu”.

Është bashkëautore në antologjitë me prozë:”Nëna”,- nga Forumi “Pan Albanian women network”.

“Tregime”,- nga Shtëpia Botuese ADA, Tiranë

Vlerësimi me cmime:

-Është fituese e Cmimit të parë, për Rubrikën Reportazh nga Fotjonart.

-Fituese e çmimit të dytë-për Tregimin më të mirë-nga-Forumi Shqiptar.

Fituese e çmimit të tretë -Kadmus- ër rubrikën Intervista-nga Pelegrini -Athinë Greqi.

Fituese e “Çmimit të Parë Ballkanik”,për poezinë lirike, në Netët Korçare të Poezisë.

Fituese e Çmimit të Parë në poezi nga Redaksia e Gazetës “Nositi”, Pogradec

Fituese e Çmimit “Petro Marko” në gjininë e Tregimit nga revista “Kuvendi” paraqitur në Ditën e Letërsisë Shqipe në Michigan.

Poezia me temë sociale e qytetare ; “Nuk munden më ..”, u vlerësua si poezia më e mirë në:”Takimet e At’Gjecovit 2009″-në Zym të Hasit, Kosovë.

Fituese Çmimit më të lartë Ballkanik në poezi; ”Perëndesha e Dashurisë”

Poezia e poetes e publicistes Raimonda MOISIU përzgjidhet cdo vit në Takimet Letrare të Azem Shkrelit, Pejë, në Festivalin Drini Poetik,-Prizren dhe Takimin e Poeteshave në Vushtrri , -Kosovë.

 Është bashkëpunëtore me statusin e gazetares së pavarur e disa gazetave në shtypin shqiptar, Shqipëri, e jashtë trojeve si: Tirana Observer, Panorama, MAPO, Albanian Mail-dhe “Fjala e Lirë” – Londër, Gazeta Kritika dhe “Illyria” – SHBA. etj.

Dashamirësia për artin, letërsinë e publicistikën e kanë bërë një autore shumë prodhimtare dhe të admirueshme për audiencën e lexuesve. Ka në proces dorëshkrimi e botimi vepra të tjera, por këto le t’ia lemë kohës…

-Çfarë vendi zë letërsia në jetën tuaj?


Më ka pushtuar të tërën. Jam gati të bëj çfarëdo sakrifice për krijimtarinë time. Unë, megjithëse jam zonjë shtëpie, mund të rri me orë e orë të tëra mbi kompjuter, pa pirë edhe një kafe.

Po publicistika, si do ta përcaktonit publicistikën që shkruhet sot?

Më ke prekur në pikën më të dobët, të pasionit tim për publicistikën dhe gazetarinë, që më lidh dashuria e pakufishme e patjetërsueshme me asgjë tjetër në botë me atdheun dhe bashkëkombasit e mi.

Unë kaloj orë të tëra, në median elektronike lexoj me interes e vëmendje të veçantë artikujt publicistikë, sa shumicën e publicistëve i dalloj prej stilit të tyre të të shkruarit, sikundër; Roland Qafokun, Mustafa Nanon, Alfred Lela, Andrea Stefani, Mero Baze, Lorenc Vangjeli, Skënder Minxhozi, publicistika e tyre e standardeve shumë të larta që nuk e gjen shpesh, të Fatime Kullit, apo të mikut tim Riza Lahi, apo brilantit të publicistkës postkomuniste të Diasporës Rozi Theoharit, etj, etj.

Unë dëshiroj të falenderoj publikisht publicistin Roland Qafoku, për mbështetjen dhe hapësirën e padiskutueshme që më ka dhënë në promovimin e vlerave të mija në publicistikë.

Dua të falenderoj kryeredaktorin e stafin e gazetës Tirana Observer që më kanë bërë pjesë të gazetës së tyre nëpërmjet hapësirës dhe botimit të shkrimeve të mija, gazetë që më “rriti” e maturoi në gazetari. Është pikërisht meritë e publicistit Roland Qafoku, Altin Sinanit, Erjon Habilajt dhe stafin e kësaj gazete që sot unë jam një emër i dashur në shtypin shqiptar.

 Unë do të vazhdoj të shkruaj, kurrë nuk do të ndalem, të evidentoj vlerat më të mira të bashkëkombasve të mij në Diasporë, si shqiptarë që janë krenarë për kombësinë e tyre, si njerëz që respektojnë e zbatojnë ligjet dhe zakonet e vendeve ku ata jetojnë e punojnë, të evidentoj vlerat dhe kontributin e njerëzve të shquar të Korçës sime, për të ngritur e ndriçuar emrin e shqiptarit, identitetin tonë kombëtar, kudo ku ka shqiptarë.

 Të ngre zërin në mbrojtje të grave, vajzave dhe nënave që vazhdojnë të vriten, për dhunën fizike dhe sociale që ushtrohet ndaj tyre, stop dhunës dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

Dua që pena ime publicistike të mbjellë kudo emrin e mirë të shqiptarit. Në publicistikë përveç reportazheve, opinioneve, esseve dhe analizave letrare, që janë botuar në shtypin shqiptar dhe të diasporës, i kam përmbledhur në disa libra publicistikë respektivisht me tituj sinjifikativë: ”Jeta mes dy dashurive”, “Gërhitja e gjeneralëve” dhe “Maska e intelektit”, kam botuar librin me 61 intervista në shqip dhe anglisht, me titull “Letrat shqipe këtej e përtej Atlantikut” e vlerësuara nga kritika e kohës si ura e bashkimit midis Diasporës e Atdheut!

Janë 61 personalitete të profileve të ndryshme në jetën social-ekonomike-politike, në fushën e artit, kulturës, muzikës e letërsisë, intelektualë e qytetarë shqiptarë, shqiptaro-amerikanë dhe amerikanë, të intervistuar prej meje. Jam në proces intervistimi për vëllimin e dytë me intervista, dhe do të ketë një surprizë në këtë vëllim; intervistimi i një personaliteti të rëndësishëm e të shquar të politikës e jetës amerikane.

T’ia lemë kohës kur të botohet libri për të zbuluar emrin dhe identitetin e tij. Gjithsesi më duhet të shprehem se në shtypin e median shqiptare zotëron një publicistikë mesatare. Bie shpeshherë,- erë militantizmi dhe komercializëm. Sigurisht ka edhe publicistikë të standardit shumë të lartë, që nuk gjendet shpesh.
-Përkthimi vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme në jetën tuaj?




Përkthimi besoj se është një lloj intensiteti. Mendoj se intensiteti është i ndryshëm në përkthim, parasëgjithash ju duhet të kuptoni idenë dhe fjalët e poezisë, prozës apo të një shkrimi publicistik. Studimi i pjesës që do të përkthesh është mëse i nevojshëm.

Kur përkthej poezi, nga shqipja në anglisht i bëj në tre versione; nga më i thjeshti deri në më i ndërlikuari.

 Sepse kur ke versionin e parë, atëherë ke idenë për të bërë edhe versionet e tjera, pra ke një spektër më të gjerë në përkthim- nga përkthimi fjalë për fjalë kalon në përkthimin me figura letrare, sinonime dhe në përshtatje. Ndërsa përkthimi i publicistikës është më e lehtë se sa përkthimi i poezisë.

 Unë lëvroj edhe publicistikën amerikane që e pëlqej shumë dhe kam sjellë artikuj të përkthyer në shqip; epokat presidenciale dhe presidentët që i kanë bërë këto epoka që nga- Teddy Ruzvelt,-njeriu që themeloi Amerikën moderne dhe superfuqinë e botës, Franklin Delano Rusvelt –themeluesi i Lidhjes së Kombeve , njeriu i epërsisë dhe veprimit, presidenti që fitoi Luftën e Dytë Botërore, Gerald Ford Jr.-një figurë imponuese në histori, Xhorxh W.Bush, -aureola dhe personaliteti i Ronald Regan dhe Barack Obamës, Churchill, Condoleza Rice, Kofi Anan, Mbretëresha Elisabetë e Dytë, Ariel Sharon etj., etj, këto janë botuar jo vetëm në shtypin shqiptar, në gazetën Albania daily News, por edhe në librat e mi.

Pra, ajo ç’ka është e rëndësishme në jetën time përkthimi ka një vend të veçantë sepse përcjell mesazhin e mirësisë e dashurisë edhe për dashamirësit anglishtfolës të poezisë apo të publicistikës.

Tregime deri tani nuk kam përkthyer, më shumë kam përkthyer poezi e publicistikë nga shqipja në anglisht nga anglishtja në shqip.

Në listën e gjatë të botimeve një vend të veçantë zë edhe poezia. Cila është lidhja tuaj me të?

Poezia për mua është kapja e ndjenjës, një moment apo gjendja emocionale e shpirtërore që ndodh në jetë. Të shkruash poezi është një përpjeke për të arritur të njëjtën përgjigje emocionale në akord me lexuesin. Poezia është gërshetimi i artë i fjalës, i ëndrrave dhe dëshirave .

Poetët janë të kulturuar, pasionantë, ëndërronjës të shoqërisë me parametra qytetare dhe intelektuale. Një poezi është ndjenja e mendimi i shprehur në pak fjalë, një histori të dhimbshme apo të bukur. Ashtu sikundër më ndodh edhe mua kur lexoj poezinë e një poeti tjetër. Në rast se unë ndjej momentin dhe lidhem me atë që poeti është duke mesazhuar, atëherë mendoj se poezia është e mirë dhe mesazhi që ai/ajo përcjell ia ka arritur qëllimit.

Udhëtimi im poetik është punë mendore në zhvillim, i pakëputur në copëra, duke prodhuar imazhe dhe efekte, duke i prekur ato me qëllim që edhe lexuesi t’i shijojë. Unë kam patur një fëmijëri të lumtur, por kam pasur edhe mallkime, kam humbur njerëzit më të mirë në jetën time, në varësi se si i shohim për t’i kujtuar ata, vendet dhe ngjarjet e bukura e të dhimbshme.

 Kjo dhunti më mundësoi mua që çdo dhimbje e gëzim ta hedh në vargje. Një nga poezitë e para që kam shkruar ishte pas një fatkeqësie që ndodhi në familjen time, humbja e vëllait tim të shtrenjtë. Ai ishte vetëm 16 vjeç kur vdiq, por la një ndikim të dhimbshëm për mua.

 Unë kam lëvruar pjesën më të guximshme të poezisë për femrat shqiptare, atë lirike, erotike, meditative e krehur bukur me skena hipotetike të besueshme, të ndjeshme dhe me etike intime poetike. Në udhëtimin tim poetik gjen vajzën, femrën qytetare emancipuese, kurajoze, ekspozoj brishtësinë femërore, e cila jep e merr dashuri, gjen tonin qytetar e intelektual, me guxim ndaj ambientit, rrethanave, mentaliteteve, dhunës ndaj gruas, -përcjell mesazhin e dashurisë njerëzore i them botës;- Duamëni se jam grua!

 Kam pasur tre lloj vlerësime edhe unë; -vlerësime të ndershme e objektive-vlerësime lajkatare maskilistësh të etur për lidhje jashtëmartesore,-vlerësime ambiciozësh që i shtojnë vetes strese duke patur zili gjërat të shkruajtura nga unë, një emër jo fort i njohur në poezi para pak vjetësh. Gjithsesi, të gjithë i përshëndes, se fundja ata/ato e kanë lexuar poezinë time.

Sa për mbështetjen e poetëve të tjerë kam ndjerë gjithmonë përpjekjen për të ndihmuar në promovimin e të tjerëve, të ndajmë së bashku eksperiencat. Është klishe e lashtë”. Çfarë shkon rreth, vjen rreth e rrotull” –një gjetje kjo veçanërisht e vërtetë e mbresëlënëse për komunitetin e poetëve.

 Unë kam takuar e takoj shumë poetë personalisht dhe virtualisht, që bëjnë përpjekje për të ndihmuar, ndajnë idetë, bashkëpunojnë dhe pranojnë këshillat e njëri tjetrit. Rrallë kam takuar poetë që të urrejnë, por ka edhe nga ata të dëshpëruar e ziliqarë që dëshirojnë të shohin një poet/poete të dështojë në krijimin apo promovimin e vlerave të tyre si artistë.

 Ata janë përgjithësisht “njerëz të mirë”, që për fat të keq janë përhapur duke keqpërdorur rrjetet sociale me nofka e pseudonime. Por poeti apo shkrimtari duhet të jetë më pak i shqetësuar; kurrë nuk duhet të mërzitet nga këto “përçartje të egra të nofkaxhinjve”.

Unë nuk shkruaj poezi për të qenë e pasur apo të fitoj famë, unë me penën time poetike lirike erotike bëj kompromis me lirinë, që nuk e njeh frikën, me vetveten, përshëndes emocionalisht dhe artistikisht emancipimin shpirtëror, qytetar e intelektual të femrës shqiptare, – në emër të dashurisë njerëzore.

Sipas jush cili është funksioni që ka poezia? A mund të jetojë një poet me poezinë që krijon? Pse vazhdon të konsiderohet një luks në krahasim me prozën?

Për mua, ka tre faza që ndodhin në të njëjtën kohë. Ka një fazë që quhet frymëzim fillestar. Diçka që unë shoh, përjetoj, natyrën, muzikën, mjerimin, varfërinë, mirëqenien, kamjen e skamjen, dhunën, zogjtë, historia, gjeografi, heronjtë, atdhedashuria, dashurinë e dhimbjen, grotesken, gëzimin dhe dëshpërimin, vlerën e antivlerën,apo ide që vijnë në mëndje edhe kur je duke bërë punë shtëpie dhe unë mbaj diktofonin me vete dhe i regjistroj aty që të mos i harroj.

Më pas është faza kur ulem për t’i shtjelluar këto ide, më shumë shkrim i lirë, ku unë i lejoj vetes që idetë të marrin çdo drejtim, pra në proces zbulimi. Pastaj është faza e tretë, kur unë i rikthehem përsëri krijimit tim nga faza fillestare deri në redaktimin e plotë të saj.

Funksioni i poezisë? Poezia për mua është përpjekja që të bashkosh idetë me fjalë. Dhe duhet të jeni të aftë për të dyja. Fjalët e përdorura nga poetët janë fjalët ndjellëse dhe kanë anën e tyre intelektuale, ndjejnë sensin që përshkon çdo poet që krijon.

Unë kurrë nuk jam e kënaqur me atë që shkruaj apo me veten time. Nganjëherë unë kaloj netë pagjumë duke medituar për funksionimin e poezisë. Respektoj poezinë në maksimum, ashtu si ai fetari që respekton fenë e tij. Unë besoj shumë në të qenët poet në të gjitha çastet e jetës. Të qenët poet është njerëzore, jo luks. Njoh një kategori poetësh, sjellja e përditshme e të cilëve nuk ka të bëjë fare me poezinë. Poezitë e tyre më artificiale se proza. Ato janë më intensivisht të fabrikuara. Poezisë së tyre nuk mund t’i besosh. E vlerësoj shumë realitetin e jetës kur shikoj këtë racë poetësh dritëshkurtër duke trumbetuar pretendimet për poezitë e tyre dhe arrijnë deri aty sa të “rrëmbejnë” çmime. Më duken të neveritshëm dhe ndjej keqardhje se sa poshtë kanë rënë dhe dyshoj në ndershmërinë e tyre. Poezia ka vështirësitë e veta. Por gjithsesi edhe poezia e proza ecin bashkë si dy nimfa të dashuruara.

Keni fituar disa çmime në letërsi? Cili është opinioni tuaj për çmimet? Cilat janë anët pozitive dhe negative të tyre?

Unë jam ftuar të marr pjesë në disa Festivale letraro-artistike, kombëtare e ndërkombëtare, si kundër; Netët Poetike Ballkanike në Korçë dhe u vlerësova me Çmimin e parë në 2010 dhe këtë vit me Çmimin “Perëndesha e dashurisë”, Festivali Poetik Drini në Prizren, Takimet e At’Gjecçvit ku poezia ime me ton qytetar e intelektual “Nuk mundem më..!” u vlerësua si një nga poezitë më të mira, në Festivalin Poetik Ndërkombëtar të quajtur Netët Poetike të Strugës, ku poezia ime u vlerësua në antologjinë botërore Who’s Who-“Poetry from five continents” mes 84 poetëve nga e gjithë bota, jam fituese e Cmimit të parë në poezi nga revista “Nositi”, Pogradec, jam vlerësuar me Çmimin “Petro Marko“ në gjininë e prozës nga Revista Kuvendi Michigan Detroit, me Çmime të Parë në reportazh, Çmim të Dytë në publicistikë, etj. Unë mendoj se anët pozitive të çmimeve qëndrojnë në faktin se puna jote krijuese është lexuar e vlerësuar dhe kjo të jep muzë, frymëzim, dashamirësi dhe përgjegjësi profesionale për më tej, ndërsa anët negative nuk di çfarë të them për këtë. Më mirë t’i shohim gjërat pozitivisht.

A ekzistojnë ndryshime mes letërsisë së shkruar nga femrat…dhe asaj nga meshkujt? Cila letërsi mendoni se shitet më shumë?

Është një temë tepër e gjerë. Unë i dalloj menjëherë meshkujt që duan të tipizojnë në poezitë apo tregimet e tyre. Një femër edhe kur shkruan për tema tabu duke përshkruar aktin intim me imtësira ashtu sikundër ajo e ka përjetuar vetë, përpiqet sadopak të jetë e mundur transparente dhe me elokuencë, që është ajo pjesë aq tërheqëse dhe e ndjeshme për meshkujt e tërë botës.

Sot letërsia e femrave autore po zë një vend të veçantë në tërë globin, dhe kjo duket edhe Çmimin Nobel në letërsi e mori një autore,- Herta Muler. Këtu në USA ku jetoj unë më shumë “bestseller” janë librat e autoreve femra. Cila letërsi shitet më shumë? Përse po më pyesni e dashur Flora? Nuk e dini ju se po shitet letërsia e njerëzve të politikës??

 Dhe që do të thotë –sikundër shkruan një miku e kolegu im modest i ndershëm dhe me arritje të mrekullueshme në fushën e letërsisë e publicistikës që lëvron, Riza Lahi, -se ”letërsia shqipe po përjeton grahmat e saja të fundit, tanimë që edhe llogorja që nuk duhej të binte kurrë ajo e letërsisë , ra! Ra nën thundrën e njerëzve të shtresës së tmerrshme të politikanëve”.

Raimonda, ju jetoni dhe punoni si qytetare amerikane në Hartford Connecticut bashkë me familjen tuaj ku jeni dalluar si organizatore dhe aktiviste në komunitetin Shqiptar të Hartford-it.

Për kontributin tuaj të çmuar jeni nderuar me OFFICIAL CITATION, me motivacionin”Gruaja e vitit në komunitet” nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut, personalisht nga Kryebashkiaku i Hartford-it dhe së fundmi nga Rrjeti Global Mbarëkombëtar, si “Gruaja Shqiptare e vitit”. Si u ndjetë kur morët këto çmime?

Me vështirësitë që has çdo emigrant, por edhe me sakrifica, unë e familja ime filluam të integroheshim në jetën e komunitet shqiptar dhe amerikan në të gjitha drejtimet. Krijova lidhjet e mija me shpirtin qytetar, patriotik, atdhetar, intelektual të komunitetit shqiptaro- amerikan dhe organizojmë sa më shpesh që të mundemi, aktivitete artistike-kulturore me taban historik dhe kombëtar.

Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është ruajtja e traditës, gjuhës, zakonet, kulturën, vlerat kombëtare dhe identitetin shqiptar, për ta transmetuar në brezat që vijnë në tokën e huaj, sidomos te ata që lindin në USA, apo kanë ardhur në një moshë fare të re. Aktivitet kanë natyra të ndryshme.

Komuniteti shqiptar i Hartfordit në Connecticut, ku unë jetoj, është një komunitet i mrekullueshëm, ashtu sikundër janë gjithë komunitetet shqiptare kudo në USA. Shqiptarët janë ajo pjesë e emigracionit të vjetër e të ri shqiptar, që ngrohen me idenë e krenarinë e të qenit shqiptar; janë pjesëtarë të kulturuar e të emancipuar në vendet, ku ata jetojnë e punojnë, taksapagues të rregullt dhe respektues të ligjeve dhe zakoneve të këtyre vendeve.

Unë tashmë u bënë 7 vjet që aderoj në Partinë Demokratike të mikut të shqiptarëve, Bill Klinton, apo të Barack Obamës. Qëllimi im që unë investoj si anëtare e Partisë Demokratike të njeriut aq popullor në mes të shqiptarëve, Bill Klintonit, është për të ngritur zërin e komunitetit shqiptar të Hartfordit; për ta integruar sa më bukur atë në demokracinë amerikane; sigurisht duke pasur edhe një ndjenjë respekti e mirënjohje për Bill Klintonin, si një personalitet dhe burrë shteti, që i doli në mbrojtje popullit tim shqiptar të Kosovës.


Që, për më tepër, i tregoi botës dhe Europës kristiane se si një kristian, mbron të drejtën e një populli të besimit mysliman, duke dalë hapur në mbrojtje të popullsisë myslimane të Ballkanit e duke ju kundërvënë edhe me gjuhën e luftës, makinës vrasëse serbe dhe kasapit Millosheviç.

 Një aktivitet shumë i bukur, human dhe shpirtëror që kam organizuar me gra – emigrante ekonomike nga Shqipëria këtu ku jetoj, është prerja e flokëve nga këto gra dhe dhurimi i tyre, Qendrës Spitalore të Kancerit, Saint Francis Hospital, për gratë që vuajnë nga kanceri në gji.

Ju e dini se, nga bioterapitë që kalojnë këto gra të sëmura, atyre iu bie floku. Nga ky aktivitet që mori vlerësime nga Departamenti për “HUMAN RELATIONSHIP”, në Hartford. Ishim 15 gra shqiptare. Aktiviteti i fundit që unë së bashku me vatranët veteranë është festimi i 100 Vjetorit të Themelimit të Organizatës Pan Shqiptare Vatra, me pjesëmarrje të admirueshme e mbresëlënëse, me ndjenjë atdhetadashurie, shqiptarie e patriotike të kouminitetit shqiptaro-amerikan në Hartford. Këtë aktivitet e pasqyrova në shtypin shqiptar dhe atë të gazetës lokale të Hartford-it , ku morrëm vlerësime të sinqerta e të admirueshme.

Janë SHBA një vend i mirë për të jetuar?

Unë jam qytetare shqiptaro–amerikane. Në një farë kuptimi, duhet t’ia kem zili edhe një bujkeshe Devolli apo Kukësi e cila njeh vetëm një mëmëdhe, e jo dy, siç kam unë, Shqipërinë time, por, tashmë, edhe Amerikën time.

Unë i jam mirënjohëse deri në rrahjen e fundit të zemrës, bashkëkombësve të atdheut tim, që ndenjën në atdhe, që duruan varfërinë, mjerimin, korrupsionin, egërsinë anadollake, klasën e përbindshme politike, por…oh, nuk u larguan.

 Ata janë aty në atdhe, për të na e mbajtur zjarrin e shtëpisë ndezur sa herë që vijmë ne nga tokat e huaja ku kemi ngritur foletë tona. Ne i kemi zemrat në Shqipëri, por rrojmë fizikisht diku tjetër.

Është e vërtetë shprehja …një vend është si një pikturë… sa më larg ta shohësh aq më mirë e dallon… (e kam fjalën në këtë rast edhe për Shqipërinë)?

Amerikani ka një shprehje tejet simbolike;” East or West –home is best” –që në shqip do e përktheja “nuk ka si vendi tënd!” Hajt, le të them edhe unë ashtu.

 Por unë do të thoja se e dalloj po aq mirë Shqipërinë që sa shkel në Rinas. Unë kam shkruar një poezi për një lypës që erdhi të më mbante valixhen, njëherë në aeroportin e vetëm të Atdheut.

Atij i ishte vrarë nëna dhe babai në Gërdecin e tmerrshëm…E ç’më duhet mua vështrimi i shqiponjës para kësaj drame që e përjetova vetë kur shkela në Rinas? Por gjithsesi Atdheu është mishi e gjaku im!!

A keni mall për Korçën…, si do ta konsideronit qytetin tuaj?

Sa herë vij në vendlindje, Korça më duket më e bukur, malli për të më shtohet akoma më shumë, dua të prek me dorë, mendje e shpirt gjithçka që mban brenda zemra e saj, të eci e shkujdesur në sokakët me gurë dhe pastërtinë e tyre, ashtu si dikur kur hodha hapat e para, apo belbëzova për herë të parë emrin e vendlindjes sime, që më bën të ndjehem krenare, që me themelimin e saj është mbartëse e bukurisë natyrore dhe mondane, traditës, historisë, dijes, kulturës, dashurisë, njerëzve të shquar që kanë bërë e bëjnë historinë e saj. Dua të prek e shijoj aromën e blireve, të ndjej melodinë fëshfëritëse të gjetheve e përzierë me melodinë e serenatave, të më puthë krahët, fytyrën, buzët, era e freskët e mëngjesit, ashtu sikundër “puth” shpatullat e Korçës sime mbështetur përjetësisht në malin e Moravës.

Të prek e ndjej nga afër idealizmin e qytetarisë korçare për zhvillim, për ta pasuruar e zhvilluar Korçën në çdo aspekt. Çdo gjë që shoh, kudo që unë hedh sytë, shoh mendjet krijuese në forma të ndryshme; ndërtesa, libra, piktura, skulptura, monumente, lulishte me barin e blertë e aromën e luleve shumëngjyrëshe, qetësinë e qytetit, ecjen e njerëzve me kohën e për kohën, ndërtesat antike qindravjeçare mondane dhe historike, shtëpitë karakteristike, trashëgiminë kulturore, qytetare dhe intelektuale korçare, që në përfytyrimin tim janë si ato pikturat që kanë ardhur e të tjera presin të vijnë në jetë, piktura që komunikojnë mesazhe të thjeshtë e komplekse, një dialogim i së kaluarës, qartësi e së tashmes, udhë e së ardhmes, pa njohur moshë dhe flasin gjuhën e çdo kulture.

Këto ndjenja të shpallura në forma të ndryshme janë shprehje e festës së jetës e përjetësisë. Ato mbartin në vetvete pasurimin me kulturë, art, bukuri, dinjitet dhe sigurojnë identitetin e qytetarisë korçare, sfidës, sepse ato kërkojnë kohë për të kuptuar dritën dhe bërë të njohur emrin e qytetit tim Korçës.

Çfarë do të donit që të ishte ndryshe në Korçë?

Unë si bijë e lindur dhe e rritur në Korcë, i besoj shumë qytetarisë dhe inteligjencës së shpirtit korçar, që gjithmonë më frymëzon mua dhe që është gjithmonë në ecje, gjithmonë në ndryshim, kontributi i saj është kompleks, i gjallëruar, sepse edhe vetë dashuria për vendlindjen vjen nëpërmjet promovimit të vlerave të kësaj qytetarie, ndikimit të zhvillimit, progresit e begatisë të qytetit, si premisa bazë për enticitetin e botës të artit,kulturës e dijes, që e pasurojnë të tashmen tonë mes të bukurës e të përditshmes njerëzore.
Cilat janë planet tuaja krijuese për vitin 2012?

Planet e mija krijuese janë të shumta. Kam shumë gjëra në dorëshkrim. Jam në përfundim të romanit “S’i them askujt”. Jam në proces të botimit të dy librave me publicistikë njëri me esse, opinione dhe kritik letrare, ndërsa tjetri është Vëllimin i dytë më INTERVISTA, në dy gjuhë anglisht dhe shqip, -po përkthej dhe një vëllim me poezi dhe romanin tim “Pafajësia e Evës”, në gjuhën angleze. Shpresoj që këto t’i realizoj për këtë vit.

Si e shihni Shqipërinë në 100 vjetorin e shtetit të saj?

Shqipërinë në këtë 100 vjetor ashtu sikundër e mbajtën Noli e Konica, Ismail Bej Vlora patriotët e atdhetarët e Rilindjes kombëtare, pa dallim feje dhe ideje, pa paragjykime, militantizëm politik e influenca të dëmshme, se vetëm kështu shqiptarët do të unifikojnë vlerat e vërteta të kombit, traditat tona patriotike e atdhetare, idealizmin në realizimin dhe ëndrrën e të gjitha kohërave për një Shqipëri demokratike e drejtësi, të denjë për të qenë pjesë integruese e Europës.

Si do ta përcaktonit iniciativën e AE–s?

Është një iniciativë tejet sensibilizuese,për shtrirjen e kësaj iniciative jashtë Shqipërisë dhe kjo për mua do të thotë shumë se përfundimisht atdheu po hedh sytë nga Diaspora, po thyhet TABUJA e përqendrimit dhe publicitetit militant vetëm të emra të PËRVEÇËM e të PËRHERSHËM për dekada të tëra, -një punë e shkëlqyer qytetare, intelektuale, atdhetare e shpirtërore, në evidentimin e vlerave tona kombëtare dhe identitetit tonë shqiptar , duke admiruar këto vlera kudo në botë që përfaqësojnë denjësisht në tokën e huaj vlerat e kombit. Sinqerisht iu përgëzoj dhe ju falënderoj për ftesën, më ofruat privilegjin për të shprehur edhe unë ndjenjat e mia shqiptare ndaj kombit dhe bashkëkombësve të mi. Suksese në këtë udhëtim të bukur të Albanian Exellence!

Bisedoi: Flora N. Nikolla

Nga vizita njëjavore nëpër Shqipëri.




NGA HALIL XANI 


FOTOREPORTAZH



*******

Me vështirësi hyhej te lapidari. Nga ana e majtë, një kanal i betonuar i rrugës, më poshtë një urë e vogël, pastaj një gjysëm rrethojë dhe bërllok. Mbi mermer pluhuri një gisht trash. Përreth, bajga gomarësh e kuajsh dhe therra. Isufi deshi ta angazhojë ndonjë punëtor krahu nga vendësit, por nuk kishim kohë të shohim se a kanë ndrequr diçka apo jo.


Nga Fushë-Kruja, vazhduam rrugën për në Lezhë. Në këtë qytet historik, kisha kaluar herave tjera, por nuk jam ndalur për më gjatë. Ndalim veturën afër disa dyqaneve. Hamendemi kë ta pyesim për monumentet historike e të Kulturës.



Pas pak, nga libraria del një burrë pak më i moshuar se unë. Përshëndetemi me të. Jam Ligori, thotë ai. Ligor Papaligori. Përqafohemi me të sikur të ishim miq të vjetër. Na prin drejt ballkonit të një restoranti të afërt. Tentimi ynë për të paguar kafetë e lëngjet ishte i kotë.

Pasi t’i vizitojmë monumentet, na tha, do të jeni mysafir të mi, në shtëpinë time. Sa për bukë e kripë e zemër, mos më ndërroni me ndonjë hotel, na tha Ligori, me të cilin u takuam për herë të parë dhe bëmë shumë foto bashkë. Mos ta harroj një detal. Isufi po mbante pak letra në duar dhe nuk dinte ku t’i lëshonte. Nuk kishte në atë park të bukur asnjë kontejner, as të vogël as të madh. M’i jep mua, i tha një vendës. Ai i mori dhe i hodhi në mes të luleve në park. Do t’i gjejnë e do t’i marrin pastruesit e parkut, tha ai.....

Iku në amëshim poeti i bregut tonë me shpirtin e ndjeshëm, me mendjen të deti e të valet e Jonit.


Redaksia e Agjencionit Floripress me indinjatë të thellë morri lajmin e hidhur se mbremë në Amerikë në orën 21.00,vdiq shkrimtari dhe poeti i madh Shqiptaro_ Amerikan z.Valter Lazri.

Foto e Profilit  Foto e Profilit 

Antar i shoqatës së shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë si edhe themeluesi e moderatori i Faqes virtuale në Iternet, "STERKALA"
 
Ndjej dhembje në shpirtë për ketë njeri që i dha gjuhës shqipe vargun e tij aq të bukur e kuptimplotë. Ai do na mungojë shumë në këto lista shqiptare.  
 
Me këtë rast ngushëllojmë përzemërsisht bashkeshortën e te ndjerit,vajzat,motrën, vëllezërit dhe të gjithë të afërmit e Tij.
 
I ngushëllojmë edhe lexuesit e shumtë të "Sterkalës" dhe :Floripress"-it nga Prishtina.


  Foto: 1998 DITLINDJA E XHESIT 

I pa haruar Kujtimi, le te prehet Paqë dhe Qetësi Valter Lazri ynë.



Editori i Redaksisë FLORIPRESS nga Prishtina ,Flori Bruqi



-----------------------------
Eksod
Yje!
C`presim tjeter te shikojme?!
Syt mberthyer ne qyell,
"ndihmona o zot!"

Ne c`rruge te mbare,
ne c`rruge te nemur?!
Mite "legjende",
popuj te shembur.

Ne breg permbi det
dallge ngriti Marmaid
e pershendeti te bukuren Dea
(eksodi dhe ate e ka marre)

Aty ne lekures
luten te dyja:
"nxirri matan dhe kete rradhe!"

S`jane vetem djem muskuloze,
te pa lodhur dhe nata.
zvarriten mjerushem plakat e ngrata,
foshnjat me nenat-kangur.

Lote.
c`presim tjeter te shikojme?!
Eksodi si perbindesh ha njerez
dhe loja vazhdon.
valter 1997. usa
 




VENDLINDJES

Ti atje...
per mua s`dihet,
nese jetoj,
a c`behem valle!
Numuroj yje
perciell diej,
lotoj neteve...
... mbetem gjalle.

Praneveres mbledhe
me te bukuren,
dimrit, te ftohte,
me shume nga cka.
Dalngadale
i bej legjenda,
vitet vras,
ato i mbaj!
...............
Ti atje...
per mua s`dihet,
nese jetoje,
a c`behem valle?!
Te gjitha bemat
bere legjend,
ne preherin tende
dua ti zbraz!

....Poezi e shkruar ne vitet e veshtira te emigrimit ne usa.E gjeni tek vellimi poetik "Shkruar neper udhe"






 

 
Nga Valter Lazeri


PA EMER

Oh!...(Pa emer)
mbetem si lulia e thare,
... 
ne c`mole
ne c`breg te thepisur,
nje pike uje
te vije te te jap.


Oh!...(Pa emer)!
Sa vite me dogje kaq larg!
S`te vret jo,
as plumbi, as, thika,
te vret dashuria e pare.

Oh!...(pa emer),
qe kurr s`te harrova ne jete
As dielli, 
as zjarri s`me dogji,
vec kjo dashuri e vertet!
Ti,(ke emer)!
E mban mend
nje puthje plot zjarr?!
Ste vret,
as plumbi,as thika,
Te vret ngrohja e pare.
Foto 
EVJENI

Shumë fjalë të huaja qenë
tonat, ashtu trazuar.
Eh , Evjeni,
... kësaj bote me ty jetuar

Në zemër të Europës
dhe më tutje
me ty në dashuri.
Eh, Evjeni!
Me ty 
dhe pa ty!
………………….
Shikoj sërisht valët e detit,
Dajtin më të lartin mal
që jam ngjitur.
Dhimbjet shpërthejnë si vullkani.
Si vullkan,
Evjeni!
Në llavën e tij
me ty
e pa ty, 
Evjeni!

***

Mban mend si perkedhelnim degët
tek një pemë limoni?
Mban mend si nxirrnim kecat
në kullotë?
Eh , Evjeni, 
me ty
dhe pa ty!
Me evjeninë tënde, 
Evjeni!

***
Foto: Take 2 
Sa herë unë dhe ti
për darkë ftonim Dean.
Ajo kërcente me mua.
Oh!…Evjeni,
ti gjithë xhelozi,
gjithë evjeni! 
e 'lige,e lige"
Gjithe dashuri.!

 

S’kisha prurë në jetë vargje
kaq të bukura,
të ngrohta,
të sinqerta..
Pas puthjes me ty
…e mban mend?

 
Oh! 
Ti gjithë xhelozi!
E marrë, e marrë!
Gjithë dashuri. ..
Eh…!
Kaq sa për t`u kujtuar.
Sot kemi vdekur të dy. 

Të dy: 
ti dhe unë,
Evjeni!

Foto 
Ku je sonte?


Një ëndërr e prapë më zgjoi.
Shpërthim se nga e ku!...
... 
 
Të gjitha i fshiu,
veç t`bukurën e syve të tu.

Dhe me to
në një imazh
lodhem, tretem
pa kufi.
 
Pres nga lart,
që të më bjerë,
të më bëjë
shkrumb e hi.
 
Ku je sonte, që të dua
dhe trazoj një oqean?
Ku je shpirt i patrazuar,
që si rob po më mban?!

Ku je sonte, që të pres,
si shiun toka në thatësirë?
Jam vapori,
që pres baticën,
të dal nga kjo cektësirë.
 
Ku je sonte,
që zjarri më është shuar.
Në zemër të akullit po digjem,
në thelb të tij
jam duke u përvëluar!

Foto 
E poshtera jete

Kujtime,
tham ne jete ti ruajm
Dhe ti perciellim ne fund`jete.
Ashtu si endrrat t`na mbajne zgjuar
Zgjuar mengjezeve ,t`i rrefejm.

 
Me pabesi koha me pruri
Te prek e sho nje puhi.
Te loz e cmendem si di vet
Ne virgjerin dashuri.
 
Te kem me vete sot si bad`
Te me ruajn se mos vdes.
Te thon me vete ;
ky i marr
Pas dekadash
C`ben e c`pret.?!…

Po ja ,
ska me trotuare
As lule maji nga te parat.
Kan vdekur dhe harabelat
Qe hanin grurin tek arat.
 
Po ja qe s`ka me stol mbi det
Ku puthjet
jo, s`kishin fund.
Te gjitha bere si ti det
Nga ku era te perkund.

Shikoj me endje nje pulebardhe

Ca dallendyshe neper ere.
Dhe nje kufome qe rri perball
E pret nje "plake"
Dallga ta bjere.

Nje urugan me merr pa frike

E me perplas qoshe me qoshe.
Me thot si pa meshire
Ik, ik ….
 

Permendem,
ne gjumit ve kujtimet
Me teper jeten qe me lodh.
Te ikim ,them nga kercenimet
Retrospektiven t`a harrojm
Zoti larte me degjoi
Me sjell pulebardhat si atehere.
Dashurin,kujtimet marrin
I mbisin ne te madhin det.

 
….

Mbarova, thash dhe koken tunda
Si nje I pir ku s`di ku shkel
Te putha ,
qava,lotet fshive
Te shava,
E poshtera jete

http://floripress.blogspot.com/2012/08/nje-urugan-me-merr-pa-frike.html

2012-08-17

“Kadare dhe pëlhura e imtë e fatit”



Giovanni Maddalena





                            Ismail Kadare


Një miku im i mirë shqiptaro-armen me dhuroi në muajin mars dy libra të Ismail Kadaresë, “Kështjella” dhe “Dantja i pashmangshëm”, drama prej rrethimit osman të një kalaje shqiptare dhe historia e pritjes së Dantes në Shqipëri. Për një nga ato rastet e jetës që jam i sigurt se do t’i pëlqenin autorit, e lexova librin e parë në anglisht ndërsa isha në New York në muajin prill dhe të dytin në frëngjisht, në bregun tjetër të Adriatikut, në qytetin e vogël e të shkëlqyer të Termolit, ku jetoj prej disa vitesh. Ky gërshetim gjuhësh, qytetesh, historish dhe detesh, kanë të bëjnë me poetikën joshëse të Kadaresë që dy librat më përcollën dhe mbase, ky është tingulli më i mprehtë i interesit dhe i mallit që të frymëzon Kadare. Arsyeve që sollën lindjen e njërit dhe tjetrit, u kushtohet ky shkrim. Nisim nga malli.
Mendoj se kemi të bëjmë me një mall të dyfishtë që lidhet me historitë dhe vendet. “Dante” i Kadaresë nuk është një shtjellim, nuk është një ese, nuk është shpikje. Është një histori dashurie dhe urrejtje, gati një roman pasional, mbi Danten dhe Shqipërinë. Dhe romani mbi rrethimin shqiptar, është përsëri një histori dashurie dhe urrejtjeje, përsëri një pasion, mbi Perandorinë Osmane dhe Shqipërinë.
Pazolini kishte zakon të thoshte se çdo njeri shkruan të njëjtin libër dhe luan gjithnjë të njëjtin film. Ka shumë vërtetësi në këtë shprehje: secili nga ne ka një bërthamë të tijën, një tingull zotërues, dhe sa më shumë ky tingull i përket gjithësisë, aq më shumë ia del t’u flasë të gjithëve.

Tingulli zotërues i Kadaresë, të paktën ashtu si e zbulova unë, neofit i mahnitur pas tij, mund të paraqitet me vargjet e poetit Rebora:

Oh, për njeriun të bëhet i fuqishëm
Qartësi e pashmangshme e së vërtetës
thure thure me penjtë e tu pëlhurën
dhe vulose në cohë historinë
por fatin Zoti shkruan përjetësisht:
kështu qorr dhe i panxënë,
Mes vdekjes dhe vdekjes,
ndiej tingullin e poshtër ikanak,
Edhe unë do të të kem bërë, edhe unë.
Ai është gjithnjë një diferencë potenciali mes vogëlsisë apo vuajtjes së jetës dhe fatit të madh për të cilin ndiejmë se jemi krijuar. Por malli i Kadaresë është dashuri. Nuk është pabesia mendjengritur e dijetarëve racionalistë për të cilët gjithçka duhet shtjelluar me përdorimin deduktiv të arsyes, universale ama pa përkatësi, për të gjithë, por pa lidhje me kohën. Dhe nuk është cinizmi ose nihilizmi i atij që mendon se fati nuk ekziston.
Kadare në fakt flet gjithnjë për fatin, qoftë kur shkruan për Shqipërinë, për Danten apo osmanët. Është misteri i këtij fati nga i cili lind kjo diferencë potenciali mbi të cilën shtohet malli: ndiejmë se jemi krijuar për lumturinë dhe për një madhështi, por këto nuk duket se po përjetohen në historinë tonë. E ndiejmë se jemi bërë për lumturinë dhe e ndiejmë mbi të gjitha nëpërmjet vendeve dhe personave që duam.
Në fakt lumturia është gjithnjë e veçantë, e lidhur me fytyra dhe shëmbëlltyra, me gjuhë e zakone. Lumturia duhet të kalojë përmes një lloj shkëmbi dhe një lloj gjuhe dhe duhet të jetë e lidhur me atë fytyrë gruaje aq të dashur, me atë bir fatkeq, por të dëshiruar në të njëjtën kohë. Nuk ekziston lumturia për të gjithë të tjerët nëse nuk lind madje vetëm për dikë, këtë kam mundur të kuptoj. E megjithatë, kjo jetë duket se gjithnjë e shtyn çastin në të cilin madhështia do të vijë, lumturia do të përmbushet.
Përmbushja duket e pamundur dhe ndonjëherë dëshpërimisht në mungesë ose e pamundur fare, ashtu si kthimi i Dantes në Firencen e tij, ashtu si liria e gjuhës dhe e popullit shqiptar nga osmanët o nga pushteti komunist, ashtu si bashkimi i shumë jetëve të thyera nga një emigracion i dëshpëruar.
Jeta është bërë për të qenë e lumtur, kurse, shpesh fati të bie kokës i ankthshëm dhe deri kërcënues. Ose edhe më keq, mospërfillës, ashtu si qielli që Tursun Pashai vështron, përpara veprimit të dëshpëruar vetëvrasës. Por Kadare nuk mendon se pakuptueshmëria dhe dhimbja që shkakton fati nënkupton tërheqjen nga dëshirat, dhe as nga lodhja që kjo dëshirë mbart: personazhet e tij, të shpikur a historikë, e përjetojnë dëshirën e përmbushjes së këtij fati dhe vonesën e përmbushjes së tij. E përjetojnë në mënyra të ndryshme, osmanë e të krishterë, por fati, qoftë larg o afër, është synimi i secilit.
Për Kadarenë nuk ka dyshim: brenda historisë, duke filluar nga ajo e dheut të tij, e popullit të tij, e gjuhës së tij. Kadare tregon se një poet i madh është gjithmonë “një i gjallë mes të vdekurish” dhe që i gjalli ka një atdhe, një shëmbëlltyrë dhe një gjuhë të cilave u përket me gjithë vetveten. Nuk ka Dante pa Firencen dhe italishten dhe nuk ka Kadare pa Shqipërinë.
Duket një parim i veçantë ndërsa është fillimi i një përgjithshmërie të vërtetë, shumë e ndryshme nga ajo iluministe. Sa më shumë njeriu i përket dikujt dhe diçkaje dhe e di cila është dashuria zotëruese e jetës së tij, aq më shumë është i aftë të lexojë e të kuptojë të tjerët, të jetojë nën çdo qiell e në çdo lloj gjendje: është si atëherë kur di për kë lufton dhe nuk ke frikë të nisesh. Kështu, fati i Kadaresë nuk është fati i errët e i përgjithshëm që zotëron filozofinë e ushtarëve myslimanë që kanë rrethuar kështjellën shqiptare, por është ideali me të cilin liria e njeriut bashkëpunon edhe kur gjendet në mërgim si Dante i shkretë, edhe në burgun e Pound apo të Koliqit, madje dhe në ferrin e komunizmit.
Në fakt, ideali vonon të realizohet dhe disa vende, si Shqipëria, paraqiten si dëshmitarë të një martirizimi të pafund. Por Kadare nuk mendon se martirizimi është i kotë ose dëshpërues, ai vuan trishtimin, por pa dëshpërim. Ndërthurja e ngjarjeve quhet histori dhe në shkrimin e fatit në përjetësi është Zoti. Jemi ne njërezit që luftojmë për të bërë historinë madje edhe kur duket se gjithçka përfundon keq; por rrugës ka kthesa të papritura e fatmira, dhe në fund duket, sikur dhe thotë Kadare, të gjitha këto sakrificat tona mund të kenë një domethënie të mirë, shenjat e së cilës janë ato kthesat e vogla fatsjellëse.
E ja ku lind interesi. Domethënia e historisë, e thurjes dhe e shkrimit të fatit, luhet në zemrën e secilit person, është një histori detajesh, sepse te detajet shihet madhështia dhe vogëlsia, lufta për fatin ose dorëzimi ndaj tij. Zemrat e njerëzve nga ky pikëvështrim janë të një soji, pa dallim gjuhe, dere, prejardhjeje. Historia luhet në mendjen fataliste të Tursun Pashait, në krye të një ushtrie të pafund në dialogët e grave të haremit, të shkathëta e të trembura, te Dante i madh apo te i madhërishmi Kastriot, si dhe te prostituta e emigruar në Milano. Interesi lind, sepse problemi i ndërlidhjes mes jetës dhe idealit, fati pra, është i njëjtë për të gjithë, edhe për lexuesin e fundit, kudo që të ndodhet.
Pikërisht kjo nuk do të thotë që lexuesit janë njësi të izoluara dhe të paprekura nga çështja. Mirëkuptimi i një autori si Dante ose i një ngjarjeje si ajo e luftës me osmanët është përsëri i lidhur me një fenomen të veçantë, atë të një populli. Njësitë ndërtojnë një popull kur ndodh bashkandarja e temave, e pyetjeve, e mundimeve për t’iu përgjigjur. Dhe historitë e popujve, siç vërteton pritja e Dantes në tokën shqiptare, janë edhe histori miqësie midis popujve. Të gjithë popujt detarë, e aq më tepër të këtij deti, e kuptojnë kthimin në shtëpi të Uliksit, lotët e emigrantit ose të mërgimtarit, vdekjen e papritur, mbizotëruese dhe të pashpjegueshme, që vetëm deti e mali dinë të japin.
Kadare e ndriçon afërsinë e shkëlqyer të përrallave popullore – me rrëfenjat dhe porositë e tyre – me ngjarjen e përkryer të Dantes mbi tre botët qiellore, bashkandarjen e thellë midis pyetjeve të vogla e të mëdha që përbëjnë jetën e secilit prej nesh, që jemi të përzgjedhurit për të rënë në harresë dhe të vargjeve që përgjithmonë do të bëjnë të pavdekshëm personazhet danteske. Pikërisht këto të fundit, përfaqësojnë ndoshta rrethanën më joshëse të gërshetimit të fatit me historinë e përditshme, të madhështisë së ndjesisë sonë e të vogëlsive të historive tona që Kadareja shtron duke përzier fjalitë e Dantes me zërat tanë të shkretë prej detarësh: “çfarë ndodh në Romë, luftë a paqe? U nisëm nga Durrësi dhe u mbytëm në kanalin e Otrantos. Kujtohu për mua që jam Pia. Siena më bëri, Maremma me shpërbëri 1. Ndiz një qiri për mua në varrezat e Rmait. E dhashë shpirtin duke thirrur emrin e Shën Mërisë”. Janë historitë tona të vogla që ndërtojnë historinë e madhe, ajo traditë për të cilën të luftosh për një kështjellë a për mësimin e një gjuhe nuk është e padobishme edhe nëse fitorja nuk do zgjasë; dhe të përcjellësh vargjet e Dantes është themeltare edhe nëse përfitimi nuk do shihet. Ashtu si shqiponjat mbi shkëmbinjtë e Shqipërisë, vepra e Kadaresë dallon horizontin e largët në detajin më të imtë e të errët. Por horizonti nuk qëndron pa imtësitë dhe anasjelltas. Në ndërthurje gjendet historia dhe në shkrimin e fatit është Zoti.

1. Pia: Komedia Hyjnore, kënga V e Purgatorit. Personazh nga Siena, Pia de’ Tolomei, gruaja e Nello d’Inghirano dei Pannocchieschi, që e vret në rrethana të mistershme në kështjellën Pietra, në Maremma.

Autori
Autori i shkrimit që do të botohet në gazetën “L’osservatore romano” është doktor shkencash dhe profesor në Universitetin e Molizës.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...