2012-08-20

NEBIH BUNJAKU : TESTAMENTI I LOTIT


Nebih BUNJAKU është nga Poliçka e Dardanës. Ciklin e ulët të fillores e kreu në vendlindje, tetëvjeçaren në Malishevë, të mesmen në Gjilan, kurse studimet në Prishtinë.



 Si student ka filluar karrierën e tij pedagogjike. Fillimisht punoi në shkollën fillore në Banjën e Sjarinës, pastaj në gjimnazin e Dardanës, në shkollën teknike të Gjilanit, në shkollën fillore të Banullës - Gllogofcit, në  gjimnazin e Lypjanit, në shkollën teknike të Kastriotit.


       Që nga viti 1993 punon në gjimnazin “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Një mandat ishte drejtor i këtij gjimnazi.

       Ka botuar këto vëllime me poezi: “Dalje nga balada” 1994, “Gramatikë zemre” 2004, “Terapia e dashurisë” 2005, “Një samit për një simit” (poemë satirike) 2007 dhe “Prushimë buzësh” 2008. Ky është libri i shtashtë.

       Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i “Pegasit” të Gjirokastrës, Dega në Kosovë.

       Jeton dhe vepron  në Prishtinë.




NEBIH BUNJAKU  : TESTAMENTI I LOTIT 




SHTËPIA E LIDHJES

Në Prizren n'zemër Shqipërie
Besa dha Besën n'Kuvend
n'sofër t'madhe historie
do të vdesim për këtë vend

në Prizren u lidhen zemrat
u mboll fara e Pavarësisë
n'histori u gdhenden emrat
në ngjizje gjaku të lirisë

Sylejman Vokshi Ymer Prizreni
Abdyl Frashëri e Mic Sokoli
Krenaria e mbarë këtij populli
në Kuvend me një gojë foli

ligjërojnë fjalë Perëndie
ky atdhe gjithmonë ka Zot
Besa e Besës lidhet nyje
n'vend të bukës - hamë barot

gurthemeli u vu besa
armaturë e ardhmërisë
n'Shtëpi të Lidhjes u bë fejesa
midis vdekjes dhe Lirisë

në Prizren perëndoi hëna
lindi dielli në Prizren
në Prizren na bekoi Nëna
kurdoherë ta mbrojmë këtë vend




LISI I MOÇËM

Midis bjeshke Lisi i Moçëm
shumë i vjetër qindvjeçar
hija e Tij mbulon një fshat
gjer në re Plisin e bardhë

rrënjët thellë në tokë të vet
degë e pipa shtrirë kurorë
deri n'qiell trupin qiri
s'mund ta prekë njeri me dorë

lisat tjerë i bëjnë shoqëri
shpesh nën hije bëjnë Kuvend
rrënjët e tyre deri në det
zemërlidhur për këtë vend

pleq e t'rinj e mbajnë mend
çdo vetetimë e çdo stuhi
e goditnin hiç pa mëshirë
s'tundej dot nga vendi i Tij


TESTAMENTI I LOTIT

Të pagjeturve

Në natën bizantine pa hënë
ne jemi plaga më e re
e Gjergj Elez Alisë
kur hienat korb të zeza
na rrëmbyen me dhunë
në prag të Shtëpisë

na ka mbetur vetëm shpirti
midis robërisë dhe Lirisë
midis Jetës dhe vdekjes

sot imazhi ynë
varur në grilat e Kuvendit
është odiseja jonë

në ritualin e Pritjes
testament i lotit
lëbyrur nga dielli
lagur nga shiu

le të ndizen qirinjtë
që të ngrohet shpirti
në dritën e Lirisë
kur zemra ka dhimbje
për eshtrat e humbur
ëndrrave të trishta
në pentagramin e mallit

në ritualin e Pritjes
nuk duam të jemi

mjet kusuritjesh
në sofrën e djallit

liria nuk bën tregti
as me robërinë
as me vetveten
as me hijen tonë

Ne nuk jemi të humbur
jemi në themelet e Lirisë

të humbur janë ata
që ende jetojnë
në iluzionin e imazhit
të vdekjes sonë



KY ATDHE  GJITHMONË KA ZOT


Kur Kosovën e kaploi zjarri
që ia vuri serb barbari
yll mëngjesi doli i pari
Zemërmadh Adem Jashari
ky atdhe gjithmonë ka Zot
për liri – zemrën barot
UÇK-ja vetë rrufeja
nëpër luftëra ndër beteja
me zana mali dhe petritë
shtrigës plakë i vuri pritë
Ushtrisë sonë për liri
iu bashkua plak e i ri
ndër beteja bëri emër
se lirinë e kishte n’zemër

Sherif Jonuzi me 20 pranvera
kur i shkeli shkau  te dera
la studimet armët ngjeshi
uniformë trimërie veshi
bashkë me trimat e Breznicës
shqipe malesh mësyjnë Drenicës
krah të djathtë Enver Bajramin
cep më cep e mbrojnë vatanin
Për t’i pasur armët gati
nga Brigada “Isa Kastrati”
morën udhën për Shqipëri
sollën armë në Dardani
Kur Kosovën e çliruan
para Flamurit u betuan:

“Pa lirinë e Kosovës Lindore
nuk i lëshojmë armët prej dore”
Më 21 prill t’vitit dy mijë
po bëjnë luftë me një ushtri
në Gjergjefc ranë në pritë
dy dragonj tanë petritë
në betejën e paparë
këta trimat çlirimtarë
me zemër luani e bomba dore
ranë për t’mbetur n’përmendore
Përkundem dhe unë



LOTI I SHPIRTIT ÇAMËRI

Loti i shpirtit Çamëri
lumë i dëbuar nga shtrati
kush t’i ngatërroi ëndrrat
djalli a lugati

Çamëri moj plaga ime
kur do më shërohesh
je në kujtimet tona
kurrë nuk do harrohesh

Çamëri Ti lot i lotit
mërguar n’atdhe
n’mallin tënd do kthehesh
në Çamërinë e Re


KUR ZEMRA PIKON DHIMBJE

Bekim Fehmiut

“Ai vinte si nga qielli, si simbol i
madhështisë dhe i lirisë njëherësh”.
Timo Flloko
Një termet i llojit të vet
midis qershori me bubullimë
dridhi botën anembanë
trandi zemra dhe n’Prishtinë

shiu lagu çdo qepallë
krenaria s’i bëri ballë
rreptë ndajfoljet protestuan
ato t’vendit n’vend ndaluan
të sasisë kur u zymtuan
edhe të mënyrës u trishtuan

me Kardinale Gardner Papas
kurrë në jetë Uliks s’aktrove
si Moisiu – gjeniu i skenës
rolet e jetës i përjetësove

shkëlqimi i Plisit n’Amerikë
për Ne jetë për dikënd thikë

pallat zemre ngrite n’ Kanë
Hollivudin kopsht shtëpie

si Zeusi majë Olimpi
ligjëroje art magjie

asnjë germë më pak n’mbiemër
por të verbrit s’të panë dot
me Ty Shqipja bëri emër
nga lartësia s’të shquajnë dot

Itaka Jote noton n’mjerim
i ka ëndrrat pa dritare
se vetveten ka harruar
në këtë botë të pistë zagare
sofër zemre nuk të shtroi
pa shpirtësia të harroi

u dhuron veç çelësa nderi
ca Bregoviçërve
dhe ca hiçërve

kur dhe ëndrra humbi shpresat
peng në shpirt roli i Skënderbeut
Ti ikonë e artit të mallit
Je stolia e Mëmëdheut

kur ia grise tisin botës
u trishtove nga ligësia
tragjedisë një akt tragjik
ia shtove nga lashtësia

kur Lumëbardhi s’përpin Det
për udhëtim u bëre Hi

gjithë  Prizreni i Besës së Madhe
t’u përkul në gjunjë n’Zi

Odise – Yll në gjithësi
nuk të them dot lamtumirë
lamtumirë të thotë veç loti
i bekuar nga vetë Zoti


EMIGRANT

N'pikë të ditës je si hije
rrezet diellit nuk ia njeh
cung udhëkryqeve fatin nyje
as vetvetja nuk të njeh

rrezet e diellit kur ndriçojnë
n'atdhe vendi pa ty bosh
nuk të ngrohin të mashtrojnë
për ca shpresa e ca grosh

prej një ëndrre n'ëndrrën tjetër
mund t'kalosh veç në tunel
iluzione qëndis në letër
për ty vera kurrë nuk del

valixhja e vjetër me ëndrra plot
dhembja e botës emigrant
n'zemër gjak në sy lot
varrin bosh shpirtin vakant


KU JETON LIRIA

Njerëzit kurreshtarë
pyesin pa ngurrim
ku jeton liria
e atdheut tim

kush ia shëron plagët
ku e pat marrë pushka
udhëton me mercedes
apo e bart mushka

ku ha dhe ku pi
kush e mbath e vesh
vallë ku e bën gjumin
ku fle kur borë kur resh

a bën dashuriçka
a veç uzurpime
e mbulon vallë f'tyrën
thellë në korruptime

a jeton në shtëpi
a banon n’pallate
a i merren mendtë
lart mbi disa kate

a ka kryer shkollë
a veç kurse nate
a mori tenderë
a tituj doktorate

a ka kompjuter
a flet n’internet
sa herë i bie lëkura
kur lahet në det

a sheh halle n’tokë
n’parlament kur flet
a punon për botën
a për vend të vet

a e harroi betimin
e luftës çlirimtare
gjakun e dëshmorëve
mos jeton me marre


UJKU I MOÇËM

Ujku i moçëm asht e lëkurë
i zgjebosur trurin plak
zemra  e gjorë i digjet furrë
n'Dardani ai kërkon gjak

ëndrra e tij krejt lakuriq
me çdo kusht kërkon dhe det
për krime t' veta s'mërzitet hiç
bën orgji ai vjet për vjet

gjurmë shputash në Karpate
origjinën e vet e mohon fare
gjerë e gjatë në toka t' huaja
për askënd s'i jep pesë pare


por një ditë i erdhi fundi
se kudo bëri kërdi
n'vend të gishtave - thembrat
me kokë nën shalë iku n'Lubi

po ta mbjellësh plot një shekull
fara e huaj nuk bën n'këtë tokë
është pjellore për  farë të vet
ujku i huaj e paguan me kokë



NË KRYEQYTETIN E ZEMRËS

Në kryeqytetin e zemrës
në Prizrenin heroik
na bashkojnë kujtimet
dhe Drini Poetik

hapen pasaportat
buzëqeshjet poetike
gjithë mallëngjimet tona
me fjalët artistike

përqafohen lotët
që s'shkruhen në letër
këmbëkryq shlodhet malli
nën Rrapin e Vjetër


fotografohen ndjenjat
e brezave njerëzore
lavdia dhe heroizmi
hyjnë në Përmendore

në ballë Abdyl Frashëri
me Fjalën e Burrit
jehon vetë L I R I A
në Kështjellën e Gurit

 VULA E SHPIRTIT


MINIERA E SHPIRTIT

Miniera e shpirtit
plot argjend dhe ar
më e pasura n' botë
trup e zemër zjarr

n'arkivin e mallit
të ruaj shpirti im
nëpër flatra ëndrrash
relikt për kujtim

moj pranverë e jetës
shpirtin ma bleron
me buzëqeshje zemre
syrin ma lulëzon


aromë trëndafili
gonxhe buzët tua
moj minier' e shpirtit
vetëm ty të dua

shpirtin oqean
ata sy ngjyrëdeti
zemrën time xhan
ma more me veti




EJA DELLËNDYSHE

Ndonëse shpirtin vjeshtë
zemrën borë acar
për ty dallëndyshe
digjem porsi zjarr

eja lozonjare
botës mos shtegto
midis shpirtit tim
çerdhen ti ndërto

aty fillo jetën
me zogjtë tu të mirë
mësoji t’fluturojnë
të jetojnë të lirë


mos t’i ngatërrojnë stinët
mos të shkojnë n’kurbet
parajsë ta bëjnë çerdhen
n’fushë në mal në det

n’ parajsën e zemrës
ta rilindin jetën
ta mësojnë historinë
ta duan të vërte




RREZJA E DIELLIT

Rrezja e diellit tim
natën ma bën dritë
me hiret mgjike
shpirtin seç ma ndrit

rrezja e shpresës sime
hije jam pa ty
ma shkrin zemrën akull
me ata dy sy

borën e gjithë dimrit
e shkrin dalëngadalë
ti ma rinon shpirtin
me puthjet valë-valë

lindu je n' agime
harroje perëndimin
ngrohe zemrën time
ma dëbo trishtimin

nata të perëndojë
nga kalendari im
mos të kthehet kurrë
në varg dhe n'vegim



N'SYRIN TËND
KËRKOJ AZIL

Gjithë langonjtë e rrugës
armiqtë janë çuar peshë
pse duhemi moj zemër
shi dhe breshër resh

n’syrin tënd kërkoj azil
se ti je atdheu im
na bekon veç perëndia
unë të dua pa pushim

rrezaton veç dashuri
natë e ditë për ty bëj meshë
kur lulëzojë dy zemra
dhe dielli buzëqesh




Ç’TË BËJ NË PA TY

Ç’të bëj unë pa ty
kur ti më mungon
si i verbëri pa sy
zemra gjak loton

ç’të bëj unë pa ty
kur ty larg të kam
gojë e zemër dry
mbret vetmie jam

ç’të bëj unë pa ty
si goja pa fjalë
shpresat e venitura
si nëna pa djalë


ç’të bëj unë pa ty
jam gjysma pa emër
nuk kam gjumë në sy
pa ty jam pa zemër

ç’të bëj unë pa ty
si nata pa hënë
si malet pa lisa
si fëmija pa nënë

ç’të bëj unë pa ty
si toka pa qiell
si qielli pa yje
si dita pa diell

ç’të bëj unë pa ty...


BUSULLA IME

Ngado që të kthehesh
moj busulla ime
shigjeta të shpie
vetëm n'zemrën time




ZJARRI I BUZËVE

Faleminderit Promethe
gjithë zjarrin e buzëve
solle veç për n

VALËT E JETËS

Valët e jetës tërbuar fare
po më sjellin drejt tek ti
s'kundërshtohen zemra ime
sepse vetë dua të vij

më tërheq ti me rrëmbim
shpirt e zemër - gravitet
nuk ka forcë të na pengojë
ti mbretëresh'e unë mbret



N'EKRANIN E ZEMRËS

N’ekranin e zemrës
çdo herë të shikoj
buzët e kuqe mjaltë
veç unë t'i shijoj


VULA E SHPIRTIT

Vula e shpirtit tim
nëpër dallgë të jetës
pa ty jeta s’ka kuptim
o diell i t 'vërtetës

pa ty s' agon dita
lulja nuk çel dot
vula e shpirtit tim
zemër n'jetë e mot

je simbol dashurie
urë që bashkon zemra
vula e shpirtit tim
që vulos dy emra

e pastër si loti
n'vazot' shpirtit tim
të dua me gjithë zemër
je agimi im

gjithmonë e përjetshme
ylber me shumë ngjyra
vula e shpirtit tim
në kopsht më e mira



ANTOLOGJIA E MALLIT

N’kopshtin e shpirtit
kam vetëm një emër
antologjinë e mallit
e kam shpirt e zemër

për të pa dyshim
vdes me plot dëshirë
zemrën time peng
e mban pa zinxhirë

ajo nuk ndrron vend
rritet n’ledhatime
lulëzon art dashurie
veç në zemrën time

ajo s’vyshket kurrë
ylber në kurorë
syrin ma freskon
me një luleborë





AKADEMIA E JETËS

N’ shkollë n’ fakultet
mësova dhe studiova
abetaren e dashurisë
n' sytë e tu e mësova

nëna e çdo mësimi
është veç dashuria
akademia e jetës
dhe vetë Perëndia

dashurinë ma mësove
akademinë e jetës
dhe rrahjet e zemrës
shpirtin e së vërtetës


kur pranvera befas
gjelbëron n’sytë e mi
lulja e shpirtit tim
çel veç dashuri

tani n’ pikë të natës
shoh botën me ngjyra
kur ta lexoj zemrën
më buzëqesh fytyra

je stoli e shpirtit
iks n' matematikë
gjeometri e zemrës
yll në galaktikë


PRANVERA IME

Pranvera m'erdhi disindryshe
plot me lule dhe gjelbërim
shqipe malli a dallëndyshe
ndërtoi çerdhe n' shpirtin tim

je pranvera je vetë jeta
moj dhuratë e perëndisë
ti je stina e zemrës sim
engjëlli im i dashurisë

zemrën akull ti ma shkrive
m' gjete thellë në perëndim
njomza ime sa shumë të dua
lule shpirti t'kam n'kujtim



MAGJIA E BUZËVE

Nga puthja magjike
në timen makinë
zjarri i buzëve tua
m'djeg dhe n'Prishtinë

t' kuqin e buzëve tua
morën buzët e mia
all u bë gjithë fshati
u deh vetë dashuria

u skuq dhe vetura
nga puthjet veç zjarr
humbi orientimin

si t' mos kishte far
dora n'dorën time
zemrën ledhaton
gishtat ndizen flakë
kur m'i gërsheton

prushi i buzëve tua
më i fortë se magjia
m'i dogji moj zemër
gjithë ndjenjat e mia

ma mbushi veturën
aroma e buzëve tua
shpirtin ma rinove
kur erdhe me mua


tri orë shpejt kaluan
si t'mos ishin dot
n'vazon e zemrës sime
t' ruaj për jetë e mot


 NË ISHULLIN E MALLIT



YLLI IM

Sa herë që vjen nata
prej muzgut n’agim
me teleskopin e zemrës
kërkoj yllin tim

ndonëse larg n'gjithësi
prore n'zemër t' kam
gjithë orbita jote
pa dyshim unë jam

retë e zeza netëve
me shkopin magjik
i trazon gjithmonë
shpirti im fisnik


kur shquhesh mes yjesh
perlë e shpirtit tim
zemrën ma ndriçon
ti mor ylli im

yll mbi të gjithë yjet
gjithmonë je hyjnor
ëndrra ime n'ëndërr
nuk prekesh me dorë



SI BIZELE

Plot me lajka si bizele
më pushtove deri n'kokë
tok me rrezet e agimit
sikur bryma re përtokë



LULJA E BREGUT TË DIELLIT

Lulja e Bregut të Diellit
lulëzon çdo mëngjes
në petale prilli
vetëm ty të pres

rrënjët n’shpirtin tim
zemrën ma freskojnë
moj vesë e mëngjesit
ëndrrat t’i bashkojmë

sa të jetë kjo jetë
lulëzo n’mallin tim
t’i dua buzëqeshjet
plot me mallëngjim


sytë më janë verbuar
për ty më djeg malli
gjysma e jetës sime
s’të harroj për s'gjalli



DIELLI I JETËS

Dielli i jetës sime
lind e s’perëndon
me rreze t’praruara
shpirtin ma mëkon

rrezet margaritar
n’zemër depërtojnë
shikimet magjike
dehin kur shikojnë

dielli i jetës sime
pse fshihesh pas resh
kur më shfaqesh hapur
zemra vetë buzëqesh


dielli i ëndrrës sime
shpirtin ma ndriçon
me rreze t' praruara
zemrën ma shëron

midis resh të zeza
si ari shkëlqen
me rreze t'mendafshta
shpirtin ma rrëmben



SHPIRTI OAZË

Dy trupa një shpirt
dashurinë oazë
ne duhemi moj zemër
edhe pa unazë



KUSHTETUTA E SHPIRTIT

Kushtetuta e shpirtit
nen për nen të dua
ma mbush zemrën gëzim
me  ato ligjet tua

midis rreshtash të lexoj
t' i shpreh ëndrrat n'aline
qukat n'faqe kur buzëqesh
zemrat rrahin veç për ne

kushtetutë e shenjta ime
paragrafet krejt hyjnore
midis fletësh puthjet tua
edhe n'ëndërr t'i dua prore


kushtetutë e zemrës sime
ylber shpirti me shumë ngjyra
diell me rreze dashurie
dit' e natë të buzëqesh f' tyra

nëpër ëndrra të kërkoja
në çdo varg t' poezive t' mia
ti më gjete pas furtunash
engjëll vetë je Dashuria


LOTI I LULES

A di vallë kush në këtë botë
zemra e lules pse ka lot

pse buzëqeshja e saj ngrirë
vallë pse mallin peng n'zinxhirë

ëndrrën e bukur kush i prishi
kush i ndau ashtin nga mishi

princi pse iku n’kurbet
pse la lulen kalli vetë

pse i rrjedh loti për faqe
edhe n’luftë edhe në paqë

e fshin lotin me shami
por nga zemra s’ka mundësi

a është lot apo veç vesë
kurrë s’buron për interes

për dashuri malli i thahet
plaga e zemrës me ujë s’lahet



N'QIELLIN E DASHNISË

N'qiellin e dashnisë
dielli s'perëndon
me rreze t'praruara
zemrën ma rinon

hëna n'pikë të natës
në mister mbështjellë
harlisjen e yjeve
duke e përcjellë

rrezet lozonjare
rrugën e ndriçojnë
dy zemra të ndara
ato i bashkojnë


RE DASHURIE

Unë e ti – re dashurie
midis qiellit blu
kur ndeshemi zemër
ndezim gur e dru

shikimet veç zjarr
si dy vetëtima
rrahja e zemrave tona
si dy bubullima



ME DY ZEMRA


Me dy zemra shpirtja ime
njërën falë nga Perëndia
tjetrën ta dhurova  shpirte
unë  t’i dua që të dyja

Zemrën e zemrës falma mua
mbaje tjetrën prej  floriri
unë  t’i dua që të dyja
ti më deh me aromë  bliri

Me dy zemra shpirtja ime
ti je vetë  si  xhevahiri
atë  të  shpirtit falma mua
tjetrën mbaje kujtim fakiri


Unë ta ruaj si sytë e ballit
mbështjell me mjaltë e vaj  ulliri
tjetrën ruaje n’fund zinxhiri
të puthitur midis gjiri




NË ISHULLIN E MALLIT

Në ishullin e mallit
vetëm ty të kam
perla ime e shenjtë
të kam shpirt e xhan

n'oazën e shpirtit
lulëzon dashuria
me ty zemra ime
nuk plaket rinia

n'oazë dashurie
digjet edhe malli
unë jam flakë qiriu
digjem për së gjalli


n'oazë ekzaltimesh
harliset zjarrmia
buzët tua shkrumb
nga buzët e mia


STINA E HARRIMIT

Pas stinës së nxehtë
fresku vjen ngadalë
stina e harrimit
me damkën në ballë

sjell adoleshencë
dhuratë për pleqëri
palos rrudha motesh
në mendjen fëmijë

stina e bardhësisë
akull plot acar
njërën këmbë në jetë
tjetrën mu në varr

borën në kokën time
e zë dhe pranvera
s’është borë e një viti
nuk e shkrin as vera



NË DRITAREN E ËNDRRËS

Mu në pikë të natës
kur gjumi ëndërron
në dritaren e ëndrrës
hëna na ndriçon



MUZA E SHPIRTIT

Që sa ditë me ethe
muza ime e sëmurë
me buzëqeshje false
n’shpirt temperaturë

plot halle dhe brenga
natën s’e merr gjumi
n’ëndrra erotike
seç më mori lumi

jetoj n’fole shpresash
muza më tradhton
natën ma vjedh gjumin
ditën më sfidon


muzën t’ma shërojë
vallë a ka spital
se ma prishi jetën
shpirtin sentimental


ARNIM ËNDRRASH

Të gjitha ëndrrat e grisura
stinëve me llavë ujqish
gjithë natën i arnoj
veç me arna dhimbjesh

atëherë miq të çmuar
lirinë tonë të mallit
ilegalisht e matnim
me gurin e varrit


BARNATORJA

Barnatore kur kam pranë
sëmundja vdes nga frika
si ta kam çdoherë moj xhan
sëmundjes t'i bie pika


KAMELEON

Sot është modë të kritikosh
n' pazar t'shtiresh demokrat
ujërave të turbullt të notosh
ta pshtysh t'djeshmën në surrat

dje i vogël puthadorë
n'temenara të shkoi jeta
midis grurit gjithnjë egjër
kameleon ty t'u fiktë jeta

s'dije fjalën disident
trup e shpirt gjithnjë servil
n'trazicion ti mësove not
tash mohon se je kopil


si harrove more i mjerë
n'duartrokitje ishe i pari
sot të mori koka erë
ta ka frikën edhe varri

ti rrënon çdo rrugë e urë
një ulli s'e le për farë
meqë linde n'diktaturë
vrit vetveten mor i marr


ARNIM KUJTIMESH

I arnoj kujtimet
me ëndrra dëshira
befas vjen harresa
pa trajtë e pa ngjyra

ajo zë në thua
vajton me ngashërim
kush ma vrau ëndrrën
m’ zhyti në pikëllim

për kujtesën time
zemra derdh veç lot
kortezhi i kujtimit
mban zi dje dhe sot


flamurin n’gjysmështizë
për kujtesën time
me karrigen n’derë
zemra s'pret ngushëllime



MARTESË ME DHEMBJEN

U martova me dhembjen
më të trishtën në botë
lulen e rinisë
ma kalbi me lot

dhembja lulëzoi n’mua
me petale pikëllimi
midis muajit të mjaltit
ç’ më zuri trishtimi

rrënjët e saj të thella
deri në fund të detit
spirancën e pikëllimit
n’ molon e kurbetit


tani n’fund të dimrit
shpirti n’borë n’acar
shpresat nga kristali
s’i shkrin asnjë zjarr

n’ klinikën e dhembjes
shpirti im rënkon
n’terapinë e shpresave
shpëtimin kërkon


ZEMRËN SAHARË

Shpirtin oazë Nili
por zemrën Saharë
pa ty shpirtja ime
syri im ujëvarë




OQEANI I BRENGAVE

Në qelinë e burgut
errësira verbon
nata nuk ka fund
shpirtin ta trishton

nata edhe dita
kanë lidhur miqësi
jetën të ma nxijnë
si zogut n’kuvli

si ta mashtroj natën
n’ankth e në trishtim
shpresën ta mbaj gjallë
n’mall e në përqafim

brigjet e errësirës
s’tejkalohen dot
oqeani i brengave
s’kalohet me not



LËNGU I MAGJISË

Midis lëngjesh më i miri
n'sitë të zemrës i kulluar
lëng magjik që bën magjira
nga gjithë bota i bekuar

shpirt e mendje t'i tundon
nuk e ke shokun askund
t'gjitha brengat t'i shëron
kur e ngre dollinë me fund

kush t'krijoi njeriu a zoti
të pi lypsi të pi dhe mbreti
më i pastër se vetë loti
t'gjitha hallet i merr me veti

nga ekstaza buzëqesh gota
të mashtron të vë në gjumë
rreth e qark të sillet bota
sidomos kur ke gradë shumë

pihesh me edhe pa meze
dalëngadalë të bie në kokë
t'gjitha ëndrrat t'i plotëson
mbret mbi mbret të bën në tokë



U DORËZOVA SI BURRAT

Për shumë muaj e vjet
fshehur nga dashuria
nuk ia njihja nazet
trembesha nga magjia

ditë e natë m’kërkonte
më merrte me t’mirë
kur më gjeti strukur
bënte veç sehir

dikur vetë u binda
i mbështetur për muri
se dashuria e vërtetë
është e fortë se guri

u dorëzova si burrat
në robërinë e saj
shfajësimet e mia
i lau në vaj

gabimin s’ma fali
m’qiti derë më derë
me shkopin e lypësit
ta kërkoj çdo herë

kur më mposhti mirë
ma dha terapinë
në shpirtin e saj
gjeta lumturinë



UJËVARË

Kur malli përcëllon
si dielli n’Saharë
për ty loti i shpirtit
bëhem hije rrapi
oazë dashurie
bëhem dhe ujëvarë




GJARPRI I ZI

Gjarpri i zi me dy lëkura
ditën vesh lëkurën tjetër
ha e pi n'fole Shqiponjash
natën lëshon helmin  e vjetër

shpirtin e tij  të zi katran
drita e diellit e tërbon
bishtin këtu kokën gjetiu
pa gjak Shqipesh nuk jeton

Shqipja e malit mjaft duroi
si të mbajë kobra nën sqetull
gjatë një shekulli i bëri benë
për t'i marrë gjak 

ia zuri helmin e ri në gojë
kot nepërka bën me bisht
me Skfterin Shqipja n'rojë
n'çdo helmim gjarpri ka gisht

ndërton Shqipja folenë e re
plot dritare për rreze dielli
s'do lejojë më helm nepërkash
sikur të trandej toka e qielli




PËRRALLË E ËRTETË

Nëpër fushata  parazgjedhore
plot  me gënjeshtra e premtime
piqet rrena si bukë nore
shtrohet në sofër me betime

me flamuj ngjyra-ngjyra
sa kombëtarë sa partiakë
para botës nxihet f'tyra
plot me sharje me dajak

xhepat plot poshtë -përpjetë
blihen njerëz e blihen vota
u bëmë përrallë e vërtetë
lojë arushash tallet bota


në çdo qytet në çdo shesh
në çdo gazetë në televizor
marrja del përmbi përshesh
s'mbahen zgjedhjet veç me zor

n'fund t'fushatës vjen qetësia
atmosferë shumë serioze
kështu e paska demokracia
s' dashka zgjedhje skandaloze




2

pas një dite fillojnë zgjedhjet
çdo gjë duket n'vend të vet
me stolisje me dekore
luhet loja me marifet

dikush voton pesë-gjashtë herë
për familjen tjetri voton
dikush s'voton asnjëherë
mirë e di se kush fiton

aty n'mbëmje kur bjen terri
bjen sistemi fiken dritat
n'vendvotime mbretëron ferri
pas numërimit dalin "meritat"



       
Katologimi në Botim – (CIP)
Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

821. 18 – 1

Bunjaku, Nebih
Testamenti i lotit/Nebih Bunjaku. Prishtinë: Zef Serembe, 2012. – 112f.; 15cm. –
(Biblioteka Metafor)
[Shënime për autorin]: f.109 – 110

ISBN 978-9951-547-25-3

PËRHAPE FLAKËN TIME (Femijeve te mi)



Nga: Angjelina  Krasniqi Bardhaj



Ajo që dikur kishte qenë figure e ndertë!
Tani e shftyruar prej ankthit,
prej frikës që i gjarmpëronte nëpër vena,
e shftyruar prej të vetit ngulmim
e zënë fryme me dëshpërim dhe mashtrim.
Tani e neveritshme dhe groteske,
thyer në ndjenjë,
e shtyrë nga një kurreshtje kohe të pistë,
luftonë me të papriturën
që fryti t’mos jetë i fëlliqtë!
Por!…Prap shumë e urtë në mendje
me duar në shtrëngim të frytit të saj
për t’i mbrojtur nga egërsira kohë,
nga murlani që fryen helm,
nga xixat që tërjekin syrin ,
por që djegin trurin…
E urtë dhe e qetë!..
Në ngritje të fenerit lartë
në ndriqim të veprës dhe fjalës
udhërrëfyese e ndritshme e erës dhe flakës.
Mos më lini duarzbrazur,
të djegur në trarët e kulmit,
dhe e mbetur nën mëshirë të xixave,
dhe në pritje të ditës së fundit…
Jam era juaj!…
Që fry stuhishëm e më stuhishëm,
dhe shpërndajë zjarrin tim!…
Ju!…Fryti im!…
Morët dritën e flakën e fenerit tim,
morët timen ndrohtësi
morët erën dhe timën stuhi.
E ndëgjuat britmën time të mbyllur!…
E ndëgjuat zërin tim të shpirtit!…
Ngritët lartë një gjuhë flake,
dhe me rrymat e erës këtë flakë e ushqyet
madje ndezët dhe pishtarë të tjerë
gjersa unë këndojë hyminin e triumfit!

ISHA LUMBARDHA E BURIMEVE?

Lumëbardha e burimeve të mia freskuese,
Me përkëdhelje, me thirrje tingëlluese.
Hirushe më bëje, kur vezullonte dritëhëna,
Ketrushe e bukurive mahnitëse si zana.
Endrra ime e sotme, dhe e nesërme që vjen,
Shpirti i madhërishem, freskon plagën që bren.
Drenushë e pyllit tim, për ty e mbaj të praruar,
Jeta me peshë të artë, dhe e flakëruar.
Mjellma që bardheson çdo gjë ne mua
Frymëzim i pashtershëm,më i bukuri krua.
Engjelli i shpirtit e porositur nga vetë Zoti,
Buzëqeshjen dhe harenë e mora dhe nga loti.
Kalove nga mermeri i ngurtë dhe i ftohtë,
Te fjala, ëmbëlsia, dhe dashuria e ngrohtë.
Kjo ngrohje s’dua kurrë të më mungojë,
E dua ..e dua dhe pa të s’mund të jetoj.
Vlejnë përkëdheljet akoma te vala prush
Apo jane flakaritëse te embla te mjaltes gushe?
Me thuaj, i dashur, çfar të besoj,
Ndoshta nga ti,të pamundurën kërkoj?
Ato imazhe të bardha sot i kam në mua,
Nuk ndryshojnë as edhe atëherë kur vuaj.
Edhe kur flatrat mbuluan bustin e thyer,
Drita e fenerit ndriçon në shpirtin e grryer.
Vrundullime të buta ndër vello mbeshtjell,
Për t’u shndërruar në drenushë, apo zog me vlerë.
Mos e bëj veten fajtor, se më dashuron,
Këtë pyetje bej vetë,por ti nuk e kupton.
I dua ata tinguj të magjishem, dhe të zjarrtë,
I dua ata krahë të ngritur hirshëm lart.
Hyn kush në mesin e flakës së kërkuar,
Apo do mbetet DASHURI E AMSHUAR?!

FATE TË FSHEHUR TE FJALA




Del nga Shtypi romani "Arta" i shkrimtares Bukurie Bushati. Botimi i Shtepise Botuese "ADA" me redaktor Demir Gjergjin


FATE TË FSHEHUR TE FJALA


Letërsia e shkrimtareve është më e paktë në botë, se sa ajo e shkrimtarëve, po jo më pak e lashtë, po jo më pak e lexueshme, po jo më pak e rëndësishme, madje mund të themi të kundërt, ndërsa na vjen ndërmend Safo e antikiteti apo Virxhina Vulf e modernitetit: Po t’i bënim vetes pyetjen se çdo të ishte letërsia pa autoret, përgjigja do të ishte e përafërt me përgjigjen e pyetjeve: “Çdo të ishte vetë letërsia pa personazhin femër?” apo “Çdo të ishte bota pa femrën?” Gjëja e parë që të vjen ndërmend, se, pa këtë letërsi, mungesa më e madhe do të ishte klima e butë, ndjenjat fine, marrëdhëniet plot hire, komunikimi “mondan”.
Kjo mund të thuhet natyrisht edhe për letërsinë shqipe. Vërtet autoret në të janë më të pakta, vërtet ato shfaqen më së shumti në letërsinë e re shqipe, por prania e tyre e ka rëndësinë te risitë që kanë sjellë me penat e tyre. Mjafton të përmendim një Dora D’istria, Një Margaritë Tutulani, një Drita Çomo, apo një Elenena Kadare, një Mysyne Kokalari, apo një Natasha Lako dhe pastaj menjëherë të vijnë ndërmend një kurorë e madhe dhe e ndritshme autoresh, pa të cilat letërsia shqipe do të murgëronte, në mos e vetme, e trishtuar dhe hijerëndë.

Foto: Del nga Shtypi romani "Arta"  i shkrimtares Bukurie Bushati. Botimi i Shtepise Botuese "ADA" me redaktor Demir Gjergjin


FATE TË FSHEHUR TE FJALA


Letërsia e shkrimtareve është më e paktë në botë, se sa ajo e shkrimtarëve, po jo më pak e lashtë, po jo më pak e lexueshme, po jo më pak e rëndësishme, madje mund të themi të kundërt, ndërsa na vjen ndërmend Safo e antikiteti apo Virxhina Vulf e modernitetit: Po t’i bënim vetes pyetjen se çdo të ishte letërsia pa autoret, përgjigja do të ishte e përafërt me përgjigjen e pyetjeve: “Çdo të ishte vetë letërsia pa personazhin femër?” apo “Çdo të ishte bota pa femrën?”  Gjëja e parë që të vjen ndërmend, se, pa këtë letërsi, mungesa më e madhe do të ishte klima e butë, ndjenjat fine, marrëdhëniet plot hire, komunikimi “mondan”. 
Kjo mund të thuhet natyrisht edhe për letërsinë shqipe. Vërtet autoret në të janë më të pakta, vërtet ato shfaqen më së shumti në letërsinë e re shqipe, por prania e tyre e ka rëndësinë te risitë që kanë sjellë me penat e tyre. Mjafton të përmendim një Dora D’istria, Një Margaritë Tutulani, një Drita Çomo, apo një Elenena Kadare, një Mysyne Kokalari, apo një Natasha Lako dhe pastaj menjëherë të vijnë ndërmend një kurorë e madhe dhe e ndritshme autoresh, pa të cilat letërsia shqipe do të murgëronte, në mos e vetme, e trishtuar dhe hijerëndë.
Dhe këto autore vazhdojnë të shtohen përditë duke sjellë, emocione leximi dhe befasi vlerash. Antologjia e tyre do te ishte e shumëvëllimshme dhe në të do të zinte vend me dinjitet emri dhe botimet e Bukurie Bushatit. E ikur prej vendlindjes, prej atdheut dhe Ballkanit dhe e detyruar të rrojë në mërgim në një tokë kontinentale, përveçse se është trishtuar nga malli, përveçse është gëzuar nga ato që i ka falur jeta, përveçse është ndjerë zonjë brenda familjes së vet, ajo e ka të domosdoshme të kërkojë ndihmën e fjalës së shkruar për te zbuluar fatin e fshehur. Jo vetëm fatin e saj, por edhe të shumë “shqiptarkave” të tjera, siç thoshin rilindësit. Dhe kështu ajo ka hyrë ne letërsi jo “për t’u bërë shkrimtare”, por për te gjetur fatet e fshehura te fjala.
Dhe për t’ia arritur kësaj ajo ka zgjedhur përmasat e romanit. Me ngulmin, vullnetin dhe durimin e nënës dhe gruas Penelopë, ajo është ulur në avlëmendin e letërsisë për të endur jetë dhe fate personazhesh. Dhe kësaj ia ka arritur më së miri. Këtë gjykim e nxjerrim duke lexuar edhe librat e saj të mëparshëm, por sidomos pas kemi përfunduar se lexuari këtë roman të saj të radhës.
Ajo që të bie në sy, më së pari, në letërsinë e  Bukuries është thjeshtësia, tipar i cili asnjëherë nuk duhet marrë si nivel mesatar apo nën të, kur kemi të bëjmë me një prozë të këtyre përmasave siç është romani që kemi në vëmendjen tonë. Sot është shumë lehtë të ulesh para kompjuterit dhe të mbushe faqe e faqe Wordi duke gënjyer të tjerët dhe veten se po bën letërsi. Këtë e di mirë edhe Bukuria, ndaj ajo është matur mirë para se të fillojë të kërkojë fatet e fshehur te fjala, pra, para se të fillojë të bëjë letërsi. Bukuria e di mire se vjen ne letërsi pas atyre emrave që përmendëm më lart dhe se do të ndodhet në vëmendjen e një lexuesi modern, me pretendime për nivel artistik. Ajo e di mire se duhet ta detyrojë këtë lexues që të lërë internetin, televizorin, celularin për t’ia dhënë kohën e tyre prozës së saj. Për pasojë, proza e Bukuries vjen e rrjedhshme dhe të rrëmben fjali pas fjalie, duke të detyruar t’i shkosh romanit deri në fund duke u bërë bashkudhëtar i Artës dhe personazheve te tjetër. Thjeshtësia e stilit të saj, të cilën e përmendëm pak më parë, e bën atë të lexueshme për nivele dhe shtresa të ndryshme lexuesish, duke filluar nga ai i zakonshmi e deri tek ai i niveleve të larta. Në stilin e Bukuries nuk gjen figuracion të drejtpërdrejtë dhe të atypëratyshëm, nuk gjen mjete ekzibicioniste te formës, por falë frazës së saktë, plotë ritëm dhe ngjyresa emocionale, fale një dialogu te besueshëm, të cilin ndërsa e lexon, të duket se po e dëgjon, falë përshkrimit të natyrshëm të situatave, ai krijon atë gjendje emocionale që ta krijon vete jeta e jetuar, vetë bota reale. Mjetet e formës, sidomos figuracioni në këtë vepër kanë shtrirje dhe përmasa që i kërkon vete kjo gjini.
Për këtë arsye Bukurie Bushati, me botime të këtij niveli, mendoj se e ka vendin me dinjitet me letërsinë bashkëkohore të autoreve shqiptare.

     Demir GJERGJI
Dhe këto autore vazhdojnë të shtohen përditë duke sjellë, emocione leximi dhe befasi vlerash. Antologjia e tyre do te ishte e shumëvëllimshme dhe në të do të zinte vend me dinjitet emri dhe botimet e Bukurie Bushatit. E ikur prej vendlindjes, prej atdheut dhe Ballkanit dhe e detyruar të rrojë në mërgim në një tokë kontinentale, përveçse se është trishtuar nga malli, përveçse është gëzuar nga ato që i ka falur jeta, përveçse është ndjerë zonjë brenda familjes së vet, ajo e ka të domosdoshme të kërkojë ndihmën e fjalës së shkruar për te zbuluar fatin e fshehur. Jo vetëm fatin e saj, por edhe të shumë “shqiptarkave” të tjera, siç thoshin rilindësit. Dhe kështu ajo ka hyrë ne letërsi jo “për t’u bërë shkrimtare”, por për te gjetur fatet e fshehura te fjala.
Dhe për t’ia arritur kësaj ajo ka zgjedhur përmasat e romanit. Me ngulmin, vullnetin dhe durimin e nënës dhe gruas Penelopë, ajo është ulur në avlëmendin e letërsisë për të endur jetë dhe fate personazhesh. Dhe kësaj ia ka arritur më së miri. Këtë gjykim e nxjerrim duke lexuar edhe librat e saj të mëparshëm, por sidomos pas kemi përfunduar se lexuari këtë roman të saj të radhës.
Foto: "Vargu im vagabond" eshte libri me i fundit i Shtepise Botuese "ADA". Autore eshte Bukurie Bushati e redaktor Demir Gjergji


Dashurisht!

Të jesh banor i kësaj bote, natyrisht që nuk është vetëm fakti që ti po merr frymë në ajrin e saj, që po udhëton mbi këtë glob, që shijon kënaqësitë e saj, apo që vuan fatkeqësitë e saj. Të jesh banor i kësaj bote është të marrësh prej shpirtit të saj dhe njëherësh, t’ia japësh ndjenjat, përjetimet, emocionet e tua jetës së saj. Asgjë nuk është në vetvete dhe për vete në këtë jetë. Ti hap portën e vetmisë dhe del në gjallërinë e rrugës, harmonizohesh në lëvizjen e saj, sheh, dëgjon përjeton…dhe përpiqesh të mos ia prishësh botës harmoninë e saj, të mos e trishtosh atë me trishtimin tënd, nëse je i trishtuar, të mos e përgjakësh atë me plagën tënde, nëse e ke shpirtin të plagosur dhe, mbi të gjitha, përpiqesh t’i japësh asaj dashuri prej dashurisë tënde. Ky është në të vërtetë, motivi i jetës së secilit që quhet NJERI, po, mbi të gjitha, ky është misioni dhe qëllimi i poetit dhe i poezisë së tij. Domosdo, që jo gjithkush e ka të mbushur shpirtin me aq brenga, mall, dhembshuri dhe dashuri sa poeti, prandaj, jo gjithkush mund të jetë poet. Por, edhe nëse çdokush do ta kishte shpirtin plot, përsëri nuk do të kishte mundësinë që të gjithë thesarin e vetëdijes së tij ta ndante me të tjerët. Vetëm poeti e ka këtë dhunti prej Zoti. Këtë mision poeti e bën, natyrshëm! Ashtu si uji që ngjitet ne qiell dhe bie mbi tokë, jo se “e di” që jeta ka etje, por, sepse i bindet energjisë së diellit dhe gravitetit. Poeti vetëtin, gjëmon si qielli dhe kështu jeta e tij vazhdon falë kushtëzimit të të jetuarit edhe për të tjerët. Këtë na e thotë Bukurie Bushati nëpërmjet këtij libri me lirika. Që në fillim vihet re se poezitë nuk janë shkruar në kërkim të një libri, por thjesht, si shkarkime shpirti, të cilat, duke “qenë në vetvete”, nuk kanë mundur të mos jenë tashmë edhe për të tjerët, pra edhe për ty, i dashur lexues! Jeta e poeteshës që na jep këtë libër, ashtu si e gjithkujt prej nesh, ka stinët e veta, ku borëron pikëllimi, ku harbon lumturia e çasteve të bukura, apo ku zjarrmojnë motivet e dashurisë. Në vargjet dhe motivet poetike të këtij libri të duket sikur je përballë një dritareje, perden e së cilës, sa herë e hap, të shfaqet befasisht një pamje e re: herë një mëngjes i qetë dhe disi i turbull si fytyrë e tronditur të dashuruari, herë vjeshta me shira, herë prilli si djalosh i dashuruar. Me një fjalë, është një hapësirë ajrore, ujore, tokësore e kreshpëruar me dallgë dhe e pakufizuar. Edhe aty ku pamjet i zënë kreshtat e maleve, mjegullat apo figurat e drurëve, Bukuria e bënë lexuesin të shohë me shqisat e fantazisë. Kështu kohët, njerëzit, stinët, e shkuara e tashmja, e ardhmja lëndëzohen në motive, vargjet dhe figuracionin e poeteshës duke krijuar një imazh të papërsëritshëm, që nuk mund ta japë as objektivi i aparatit, as teleskopi i astronomit. Këtë fuqi prej perëndie, poezisë ia jep dashuria. Pothuajse të gjitha poezitë e librit janë krijesa të dashurisë; edhe ato që përcjellin dhimbje, edhe ato që përçojnë mall, edhe ato që inspirojnë mençuri dhe shpresë! Një i dashuruar që ecën në rrugë ia thotë botës dashurinë e tij, qoftë me fytyrën e bukur, qoftë me një trëndafil që mund ta mbajë mes buzëve, apo një këngë që e vërshëllen lirshëm, kurse poetesha ia thotë nëpërmjet vargjeve:

Ah kjo moshë, që moshën e vet nuk njeh!
Dhe shkallët don t’i ngjisë, nga dy e tre
Do t’u thosha; jetoni edhe pak fëmininë
Mos vraponi! Keni kohë, të arrini atje.

Duke lexuar më shumë me zemër se me sy motivet e këtij libri, ndjen se dashuria e harron gjithçka, edhe vitet mbi supe, edhe “moralin” pedant, edhe syrin survejues! Bukuria, si femër, si grua, si nënë e më tej, duket se ndjen shumë, përjeton fisnikërisht. Ajo rend relievit të lirisë pa ditur se ku mbaron lundrimi mbi ujëra, udhëtimi mbi dhera apo fluturimi në qiej. Ajo ka një tjetër botë për mërguar e për t’u kthyer, shpirtin, ka një tjetër glob për ta zbuluar, zemrën! Si poete, ajo guxon ta artikulojë ndjenjën saj: qoftë dhimbjen, lumturinë apo trishtimin, duke iu afruar më shumë të tjerëve, duke hyrë tek ‘ta si udhëtari i lodhur i mërgimit të gjatë në bujtinën e parë që has. Dhe mikpritësi i kësaj bujtine, nis një dialog të përzemërt me barden e viseve poetike, duke krijuar kështu një harmoni, të cilën vetëm poezia e ka forcën dhe luksin ta arrijë. Përmbledhja është ndërtuar në trecikle, që herë ngjajnë si kohët e një romance, herë si treva të një mbretërie, herë si tre stacione të një udhëtimi të gjatë gjeografisë së shpirtit.
Pa as më të voglin dyshim, krijimet poetike të Bukuries janë përjetime të drejtpërdrejta dhe, për këtë arsye ato bëhen menjëherë të afërta e miqësore me lexuesin. Rrethanat, mjediset konkrete, ditët e datat, ndjenjat vërtetësisht të përjetuara si dhe çastet reale, duke kaluar në filtrin e metaforës dhe, sidomos, duke ardhur nëpërmjet një sinqeriteti pa hije e hile, bëhen një realitet artistik e ndjenjësor shumë i afërt për lexuesin. Këtu e ka vlerën vetjakja e kësaj poezie, e cila, duke u nisur si rrëfim albumi, befas merr të drejtën e qytetarisë për lexuesin jo vetëm të një rrethi, jo vetëm të një gjuhe, jo vetëm të një moshe, jo vetëm të një kohe. Ndodh kjo, sepse poetja është krejt vetvetja në këtë bashkëbisedim. Vargjet e saj nuk kanë nevojë për montazhe, makiazhe, kostume “fashion” dhe parfume pasarelash të modës. Ato mbartin gjithçka që ka jeta dhe natyra: simfoninë e erës mbi gjethe a mbi dallgë, pëshpërimën e mbrëmjes me hënën, baladën e shiut në natë, aromën e begonjave apo të krizantemave në parvaze dritaresh apo në parqe të mëdha. Dhe e gjithë kjo atmosferë arrin kulmin, atëherë kur poezia shpërthen moskokëçarëse, deri dhe kryeneçe e pa komplekse. Pasionet e saj, plagët e saj, malli për të, brengat dhe pengjet, puthjet dhe keqkuptimet, duke u bërë vargje, rima, ritme, metafora në krijimet e Bukuries, marrin tjetër peshë dhe fitojnë tjetër përmasë në kohë. Jeta e Bukuries në ato hapësira që na shfaq dritarja e saj poetike, e ka bërë krijimtarinë të ketë më shumë peshë, hapësirë, energji.
Në të njëjtën kohë, duke qenë njëherësh edhe prozatore prodhimtare dhe e një niveli të lakmueshëm artistik (kujtojmë se paraardhës të këtij libri janë tregimet dhe romanet e saj), poetja ndjehet më e sigurt dhe më e lirshme në varg. Duke lexuar poezitë e këtij libri, dhe shumë të tjera, të cilat, mund ta kenë fatin e botimit në një tjetër vëllim, të vjen të pyesësh: Bukurie Bushati është poete e prozës apo shkrimtare e poezisë? Vendoseni ju, të dashur lexues, pasi të keni lexuar krijimtarinë e saj të botuar në të dyja gjinitë!

    Demir GJERGJI
    Tiranë, korrik, 2012

Ajo që të bie në sy, më së pari, në letërsinë e Bukuries është thjeshtësia, tipar i cili asnjëherë nuk duhet marrë si nivel mesatar apo nën të, kur kemi të bëjmë me një prozë të këtyre përmasave siç është romani që kemi në vëmendjen tonë. Sot është shumë lehtë të ulesh para kompjuterit dhe të mbushe faqe e faqe Wordi duke gënjyer të tjerët dhe veten se po bën letërsi. Këtë e di mirë edhe Bukuria, ndaj ajo është matur mirë para se të fillojë të kërkojë fatet e fshehur te fjala, pra, para se të fillojë të bëjë letërsi. Bukuria e di mire se vjen ne letërsi pas atyre emrave që përmendëm më lart dhe se do të ndodhet në vëmendjen e një lexuesi modern, me pretendime për nivel artistik. Ajo e di mire se duhet ta detyrojë këtë lexues që të lërë internetin, televizorin, celularin për t’ia dhënë kohën e tyre prozës së saj. Për pasojë, proza e Bukuries vjen e rrjedhshme dhe të rrëmben fjali pas fjalie, duke të detyruar t’i shkosh romanit deri në fund duke u bërë bashkudhëtar i Artës dhe personazheve te tjetër. Thjeshtësia e stilit të saj, të cilën e përmendëm pak më parë, e bën atë të lexueshme për nivele dhe shtresa të ndryshme lexuesish, duke filluar nga ai i zakonshmi e deri tek ai i niveleve të larta. Në stilin e Bukuries nuk gjen figuracion të drejtpërdrejtë dhe të atypëratyshëm, nuk gjen mjete ekzibicioniste te formës, por falë frazës së saktë, plotë ritëm dhe ngjyresa emocionale, fale një dialogu te besueshëm, të cilin ndërsa e lexon, të duket se po e dëgjon, falë përshkrimit të natyrshëm të situatave, ai krijon atë gjendje emocionale që ta krijon vete jeta e jetuar, vetë bota reale. Mjetet e formës, sidomos figuracioni në këtë vepër kanë shtrirje dhe përmasa që i kërkon vete kjo gjini.
Për këtë arsye Bukurie Bushati, me botime të këtij niveli, mendoj se e ka vendin me dinjitet me letërsinë bashkëkohore të autoreve shqiptare.

Demir GJERGJI

2012-08-19

Ministri i FSK-se Agim Ceku dhe komandanti gjeneral Kadri Kastrati prezantuan tema mbi sukseset dhe sfidat e FSK-së drejt zhvillimit të saj, në seminarin për Programin Shtetëror të Bashkëpunimit Ajova -Kosovo




Nga: Remzie Zeqiraj, MAMinistria për Forcën e Sigurisë së Kosovës
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) Agim Çeku dhe komandanti i  FSK-së gjenerallejtënant Kadri Kastrati prezantuan tema mbi themelimin, zhvillimin dhe të ardhmen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në kuadër të ditës së dytë të zhvillimit të punimeve të konferencës Programi Shtetëror i Bashkëpunimit ndërmjet Ajovës dhe Kosovës.
Iowa, 15 gusht 2012


Ministri Çeku në paraqitjen e tij foli për aspektin politik të themelimit të FSK-së , zhvillimit të saj dhe objektivave të Ministrisë dhe Qeverisë për zhvillimin dhe modernizimin e Strukturës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.


 Ministri Agim Çeku me këtë rast përmendi edhe faktin se misioni i FSK-së është i përcaktuar me pakon e Ahtisarit dhe se më deklarimin e përmbushjes së Kapaciteteve për FSK-në, tha Çeku, do të krijohen mundësi për më shumë kompetenca, dhe hapje e mundësive për integrime rajonale si edhe integrime në NATO.

Ministri i Puneve te Brendeshme te Republikes se Kosoves, Iowa, 15 gusht 2012, programi shteteror i partneritetit Ajova-Kosova
Në fjalimin e tij ministri i FSK-së Agim Çeku e vlerësoj shumë lartë angazhimin e Gardës Kombëtare të Ajovës në funksion të mbështetjes së ofruar për FSK-në.

 Ai tha se që nga marsi i vitit 2011, kur FSK-ja dhe Garda Kombëtare e Ajovës kanë nënshkruar programin e Partneritetit, rezultatet janë të dukshme dhe shumë konkrete. Ministri Çeku nga ana e tij shpalosi idenë për zhvillimin e FSK-së në një Forcë moderne, efektive dhe profesionale. Në fund ministri Çeku, falënderoj posaçërisht gjeneral majorin Timoti Orr, për angazhimin e tij si komandant i Gardës Kombëtare të Ajovas për mbështetjen e gjithanshme që ka bërë deri më tani për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Iowa, 15 gusht 2012


Në këtë seminar u paraqit me prezantimin për FSK-në komandanti, gjenerallejtënant Kadri Kastrati i cili shpalosi të arriturat e FSK-së që nga viti 2009, vit kur edhe është themeluar FSK-ja. Po ashtu gjeneral Kastrati  foli konkretisht për fushat e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare, për mbështetjen që Garda e Ajovas ka ofruar për FSK-në. Ai më tej shtoi se aktualisht në FSK janë duke instruktuar disa oficerë të Ajovas dhe sidomos në zhvillimin e Korit të Nënoficerëve si shtylla e çdo organizimi ushtarak. Gjeneral Kastrati u shpreh i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit duke ofruar edhe fusha konkrete të identifikuara të cilat janë të vendosura si synime të tij si komandant i saj.
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi në ligjëratën e tij u fokusua mbi çështje të sigurisë dhe funksionimit të ligjit në Kosovë. Ai tha se Kosova ka instrumente të sigurisë shumë funksionale dhe se krahasuar me vendet e regjionit, Kosova ka shënuar progres të dukshëm.
Po ashtu me temën për Rishikimin e Sektorit Strategjik  të Sigurisë u paraqit para të pranishmëve Besa Kabashi Ramaj, këshilltare e lartë e ministrit të FSK-së Agim Çeku.
Temat e ligjëruara nga udhëheqësit kryesor të institucioneve të sigurisë së Kosovës, zgjuan interesimin e të pranishmëve të cilët edhe paraqiten një varg pyetjesh, gjithsesi për të fituar një pasqyrë të qartë të gjendjes në Kosovë.
Në këtë seminar po marrin pjesë edhe ministra, qeveritarë dhe zyrtarë të disa ministrive të Qeverisë së Kosovës, sot në zhvillimin e punimeve të konferencës ishte prezent edhe ministri i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural zotëri Blerand Stavileci, i cili do të mbajë një ligjëratë në ditën e tretë të punimeve të seminarit.


Seminari tre ditor për në mes të shtetit të Ajova-s dhe Kosovës, filloi punimet sot me 15 gusht 2012, në Kampin “Dodge” në Des Moines të shtetit Ajova, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Seminari tre-ditor është përqendruar në planet dhe synimet për të ardhmen në kuadër  të Programit Shtetëror të Partneritetit Ajova-s-Kosova. Qeveria dhe udhëheqës të sektorit privat nga Kosova dhe Ajova gjithashtu janë të pranishëm për të diskutuar mënyrat për të nxitur bashkëpunim  konkret dhe intensiv.  Seminari përfundon punimet në ditën e tretë, pra me 17 gusht 2012.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...