2013-03-16

Një libër ri në qarkullim i Shtëpisë Botuese “Vllamasi”


Prof.dr.Eshref Ymeri

       Para pak kohësh, në Tiranë, Shtëpia Botuese “Vllamasi” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim një libër të ri me titull “Artikuj dhe ngjarje”. Autor i këtij libri mjaft interesant, është Profesori i nderuar i historisë, zoti Rasim Bebo, një figurë mjaft e njohur në faqet e internetit për botime shkencore dhe publicistike. Libri përbëhet prej dhjetë kapitujsh dhe zë një vëllim prej 381 faqesh. Libri dallohet për një formatim dhe lidhje mjaft të bukur. Redaktor i tij është zoti Vullnet Mato, një penë kjo mjaft e talentuar dhe e mirënjohur e letrave shqipe. Ai e ka mbyllur librin me një poezi shumë të ndier, me titull Shqipëria e dalë nga ferri i Dantes”. Grafika mjaft interesante e librit është e zonjës Fabjola Kolgjini.

       Me autorin e këtij libri jam njohur përmes faqeve të internetit. Më kanë ngrohur shpirtin analizat e tij shkencore të herëpashershme në internet, prandaj edhe ato u bënë shkaku kryesor për prezantimin tonë së largu. Shkrimet e tij me theks të veçantë analitik janë me të vërtetë tërheqëse. Më ka rënë në sy sidomos faktologjia befasuese që karakterizon analizat e tij shkencore për probleme të rëndësishme kombëtare dhe sidomos për figura të shquara të historisë sonë.
       I lindur në fshatin Shalës të Çamërisë, ai është dëshmitar i mjaft ngjarjeve tronditëse që ka përjetuar mbarë kombi shqiptar, por sidomos popullsia martire e vendlindjes së tij. Kjo është edhe arsyeja që tema e Çamërisë përbën njërin nga boshtet kryesore të publicistikës së tij shkencore në këtë libër interesant që po vihet në dorën e lexuesve. Faktet tronditëse që ai sjell në këtë libër, zbulojnë lakuriq veprën kriminale që shovinizmi grekomadh kreu kundër një popullsie me tradita të kahmotshme fisnikërie. Këto fakte të këtij profesori të nderuar dëshmojnë pa asnjë mëdyshje se shovinizmi grekomadh, në qëndrimin që mbajti ndaj popullsisë çame në vitin 1944, u radhit përkrah barbarisë nazifashiste, për çka ka mbetur i pandëshkuar edhe sot e gjithë ditën.
       Këtë profesor të nderuar e ka dëshpëruar dhe vazhdon ta dëshpërojë pa masë qëndrimi i heshtur, deri në servilizëm, i shtetit shqiptar ndaj çështjes çame, qoftë gjatë periudhës së sundimit komunist, qoftë gjatë viteve të pluralizmit. Prandaj edhe ky fakt përbën një tjetër bosht të rëndësishëm të analizave shkencore që shpalosen në faqet e këtij libri.
        Lashtësia e kombit shqiptar dhe argumentimi i saj me fakte shkencore është një tjetër temë interesante që autori e shtjellon në këtë libër me mjaft interes. Fqinjët tanë jugorë dhe veriorë kanë bërë ç’është e mundur për të na falsifikuar historinë, për ta nxirë të kaluarën tonë të lavdishme, e cila ka shërbyer si një truall i fuqishëm për mbijetesë kombëtare, përballë furisë së tërbuar asimiluese të grekosllavizmit.
       Njëra nga figurat e shquara të historisë sonë kombëtare është edhe ajo e mbretit Ahmet Zogu. Historiografia komuniste bëri ç’është e mundur për denigrimin e kësaj figure madhore të kombit tonë. Në gjurmët e Enver Hoxhës, në qëndrimin ndaj mbretit Ahmet Zogu, vazhdojnë të ecin edhe sot ca historianë të indoktrinuar që u ka mbetur ora ende në periudhën e sundimit komunist. Profesori Rasim Bebo hedh dritë shkencërisht mbi figurën e Ahmet Zogut dhe nxjerr në spikamë rolin e tij të padiskutueshëm në themelimin e shteti shqiptar të periudhës së mbretërisë.
       Një tjetër temë interesante që rrihet në faqet e këtij libri e përbëjnë ngjarjet që janë zhvilluar në harkun kohor mbinjëzetvjeçar të periudhës së pluralizmit politik. Vëmendjen e këtij profesori të nderuar e tërheqin ca fakte tronditëse rreth marrdhënieve me shtetin shovinist grek. Megjithëse Greqia, zyrtarisht, është në gjendje lufte me ne, sepse ajo deri më sot nuk e ka abroguar ende ligjin paradoksal të luftës, të dekretuar që në vitin 1940, shteti shqiptar i periudhës së pluralizmit i ka bërë asaj lëshime pas lëshimesh të paprincipta, të cilat kanë dëmtuar rëndë interesat tona kombëtare. Fakti që telefonia e lëvizshme, sistemi bankar dhe mjaft sektorë të tjerë jetikë janë në duart e shovinizmit grekomadh, përbëjnë një shqetësim të përhershëm të profesorit Rasim Bebo.
       Ndër temat që autori trajton në këtë libër dhe që kanë të bëjnë me marrëdhëniet me shovinizmin grekomadh, bie në sy sidomos “çështja Janullatos”. Kjo çështje, mjaft e mprehtë për çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, në libër trajtohet me objektivitet shkencor. Autori e vë theksin te domosdoshmëria e largimit të Janullatosit nga Shqipëria, sepse qëndrimi i tij në Tiranë përbën një fyerje të rëndë kombëtare për traditën e shquar atdhetare të ortodoksisë shqiptare, si pjesë e pandarë e pasurisë shpirtërore të popullit shqiptar.
       Kam bindjen se ky libër do të mirëpritet nga lexuesit mbarëshqiptarë brenda dhe jashtë vendit. Në të lexuesit do të gjejnë analiza mjaft interesante nga publicistika shkencore e profesorit të nderuar të historisë Rasim Bebo. Është për të vënë në dukje fakti që ky profesor fort i përkushtuar ndaj çështjes kombëtare shqiptare, edhe pse në një moshë mjaftë të nderuar, vazhdon të japë kontributin e tij të shquar në shërbim të zgjidhjes së aspiratës shekullore për ribashkimin e trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar.


Santa Barbara, Kaliforni,15 mars 2013
      

foto 2DOLI NGA SHTYPI LIBRI I HISTORIANIT TË MIRËNJOHUR SHQIPTAR,ME BANIM NË SH.B.A. Z. RASIM BEBO.
KY LIBËR ËSHTË NJË PËRMBLEDHJE VOLUMINOZE ME ARTIKUJ DHE NGJARJE TË PERIUDHAVE, QË NGA LASHTËSIA JONË KOMBËTARE,
DERI NË DITËT E SOTME.

PAS DISA DHJETËRA ARTIKUJVE TË PUBLIKUAR NË SHTYP DHE NË DISA WEBSITE TË INTERNETIT, KY ËSHTË LIBRI I KATËRT I KËTIJ HISTORIANI, BOTUAR NGA SHTËPIA BOTUESE "VLLAMASI" NË TIRANË.
HAPET ME NJË PARATHËNIE TË PROF.DR. ESHREF YMERIT DHE ËSHTË ILUSTRUAR ME FOTO DHE FAKTE TË SHUMTA, TË ZBULUARA NGA AUTORI,NË DISA ARKIVA NDËRKOMBËTARE.
LEXUESIT MUND TA SIGUROJNË KËTË BOTIM TË RI, NË LIBRARITË KRYESORE TË KRYEQYTETIT.
Vullnet Mato - redaktor i librit.
FLORIPRESS:
Rasim Bebo ka lindur më 14 prill të vitit 1926 në Shalës, të Çamërisë, në territorin shqiptar. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë dhe ka qenë viktimë e luftës së klasave gjatë regjimit komunist. Prej vitesh ai vijon aktivitetin e tij si studiues në mërgim në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
LIBRAT E BOTUAR:


(Shënime për librin "Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë", me autor Rasim Bebo)
Që në fillim të kësaj parathënieje të shkurtër, dua të theksoj se nuk marr përsipër ta vlerësoj si specialist historie librin "Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë", me autor Rasim Bebon. Mendoj se kjo detyrë është kryer nga redaktorët e gazetave dhe të shtypit periodik, ku janë botuar më parë materialet.
Ky libër ka një moshë që pak a shumë i afrohet asaj të autorit, Rasim Bebos. Pra, kemi një jetë tetëdhjetë vjeçare të vënë në shërbim të këtyre artikujve e studimeve, që në thelb merren me trajtimin e çështjes kombëtare shqiptare.
Nëpër faqet e librit kupton se historia e Ballkanit është shpesh sa e padrejtë aq dhe e dhimbshme, por gjithësesi këto padrejtësi i janë bërë më shumë se kujtdo tjetër Atdheut tonë, Shqipërisë, dhe popullit të kësaj treve të banuar nga pellazgët prej të cilëve rrodhën më pas ilirët apo shqiptarët e sotëm. I njëjti gjak në epoka të ndryshme.
Dyndjet barbare lindore, që më vonë u bënë banorë të përhershëm dhe fqinjët tanë në trojet ilire, shpërthyen vandalizmin dhe përpjekjet me egërsi shtazarake për asimilim e racës dhe gjakut tonë. I lodhur nga luftërat e vazhdueshme, populli ynë u detyrua të bëhet pre i sundimeve të gjata perandorake, fillimisht i Romës dhe më vonë i Turqisë. Ashpërsia e turqëve ka qenë e pashembullt për kohën e saj. Atdheu u gjymtua, ndërsa populli përjetoi thundrën e egër aziatike si asnjë popull tjetër ballkanas.
Megjithatë jo më pak të egra dhe të pabesa kanë qenë edhe goditjet që na kanë dhënë fqinjët, gjithmonë pas shpine. Fqinjët sllavo-serbo-grekë. Kanë dashur të na shkatërrojnë me fund. Dhe shkatërrimet deri në themel të një kombi të çojnë në asimilim. Këtë kanë synuar e synojnë armiqtë tanë gjatë gjithë kohërave. Pikërisht këtë sprovë të jashtëzakonshme e përballoi me stoicizëm raca jonë, gjaku ynë.
Pse janë përpjekur të na shkatërrojnë me kaq urrejtje?! S'ka asnjë shkak kjo urretje, vetëm se nga ky vend, nga ky popull kanë dalë njerëz që kanë bërë epokë. Pra, urrejtjen e vandalëve ndaj nesh e ka shtyrë xhelozia. Një xhelozi e çuditshme, e pashpresë ndaj vitalitetit të shqiptarëve.
Gjuhës shqipe, si gjuha më e vjetër e Ballkanit, gjuhët armike ia prenë të gjitha shtigjet për të mos jetuar. Qëllimi i vetëm ishte zhdukja e saj dhe e popullit që e flet. Duke kryer akte të tilla barbare, duke u vjedhur më parë kulturën dhe historinë, për brezat në vazhdim bëhet i pa mundur kuptimi i historisë së etnisë së vet në thellësi të së kaluarës. Kjo i ka detyruar studjuesit tanë që për pasqyrimin e së kaluarës historike të botës shqiptare, t'u referohen studiuesve të huaj ose, më saktë, arshivave perëndimore dhe aziatike. Kështu vepron edhe autori i këtij libri, Rasim Bebua.
Rrjedha historike shqiptare kaloi nëpër prapaskenat më të rrezikshme edhe në fillimet e shekullit të kaluar, kur po formoheshin e kristalizoheshin shtetet ballkanike, sikur të mos mjaftonte dhuna nëpër muzgjet e shekujve të të Mesjetës dhe Antikitetit. Europa, që i shpëtoi vërshimit, shkatërrimit dhe rrënimit turkoman prej luftërave e qëndresës së Skënderbeut, ia shpërbleu Shqipërisë atë ndihmesë, duke i prerë trupin në pesë pjesë, duke ua dhuruar trojet e saj fqinjëve shovinistë. Diplomatët europianë, sa miopë aq dhe të shitur për interesa të errta, në Konferencën Famëkeqe të Londrës, më 1913, kryen aktin më të rëndë e më të shëmtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke ligjëruar copëtimin që lakmonin dhe e lakmojnë fqinjët tanë të pabesë.
Qeveria e Ahmet Zogut për herë të parë mbas gjithë atyre rrënimeve dhe shkatërrimeve që pësoi nëpër shekuj Shqipëria, bëri një sërë përpjekjesh për të ndërtuar shtetin ligjor shqiptar dhe për të vendosur një raport të drejtë me qeveritë fqinje dhe me ato europiane, megjithëse ende kishin synime pushtuese ndaj trojeve dhe popullit shqiptar. Ajo arriti t'i frenonte lakmitë e tyre dhe e meriton të përgëzohet për ato mundësi që kishte dhe për përpjekjet që bëri për ndërtimin e strukturave të shtetit shqiptar. E lavdëruar qoftë!...
E kundërta ndodhi me regjimin komunist që u instalua në Tiranë, më 1944. U cilësuan armiq dhe morën plumbin të gjithë atdhetarët e vërtetë, ata zëra që guxuan e përmendën Kosovën a Çamërinë, që ishin mbështetës të zjarrtë të çështjes kombëtare. Regjimi komunist ishte një katastrofë më shumë, një dyndje e re barbare, që e shndërroi në një diktaturë mizore shtetin demokratik shqiptar, të cilin mezi e ngritën atdhetarët prej rrënojave të dikurshme perandorake... Mallkuar qoftë në jetë të jetëve ish regjimi komunist!...
Në këtë periudhë që po jetojmë ka ardhur koha që të zgjidhen padrejtësitë që thuri Europa kundër Shqipërisë. Mendo, janë derdhur lumenj gjaku dhe problemi ynë kombëtar ende s'ka marrë zgjidhje. Përsëri presim nga Europa dhe diplomacitë perëndimore që të zgjidhin problemin tonë, problem që çdo ditë bëhet më i mprehtë nga rrethanat dhe zhvillimet e ngjarjeve në botë...
Libri "Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë", i autorit Rasim Bebo, u bën jehonë pikërisht këtyre problemeve që kanë shqetësuar e vazhdojnë të shqetësojnë trevat shqiptare. Është një libër i ndërtuar me materiale të botuara më parë në shtypin shqiptar dhe të diasporës dhe trajton problemin e etnisë shqiptare. Autori i librit për të gjitha materialet ruan autorësinë dhe për materialet origjinale ruan referencat.
Pjesën më të madhe të materialeve të librit, profesor Rasim Bebo i ka përpunuar në mënyrë krijuese, aq sa i ka bërë më të prekshme për lexuesin. Duke qenë çam, nga Konispoli, ai ka patur rastin dhe fatin të takojë muhaxhirë çamë, që i shpëtuan thikës dhe plumbit grek, dëshmitarë okularë të masakrës më çnjerëzore që pësoi krahu jugor shqiptar...
Libri ka skena sa të bukura nga lashtësia, aq dhe rrënqethëse të kohëve moderne në Ballkanin e përgjakur e të gjymtuar nga dyndjet barbare, në Ballkanin e copëtuar në dëm të Shqipërisë.
Historia e shqiptarëve dhe e grekëve ka qenë sa tragjike aq dhe e fshehtë për Europën. Urretja shovene greke e ngritur në politikë, qeveri dhe institucione të tjera, e bekuar dhe nga kisha ortodokse, sot më tepër se kurrë ndërton rrugë dhe forma të reja për të shprehur dhe realizuar synimet e saj aneksioniste. Të ulur në mes të Tiranës, zotër të një pjese të ekonomisë sonë, pjesëtarë në pushtetin politik, përfaqësuesit e lobit famëkeq grek vazhdojnë të sundojnë shqiptarët në dy drejtime: shfrytëzimi i rezervave të brendshme të ekonomisë shqiptare për interesat e Athinës dhe keqtrajtimi i më se gjatëqindmijë emigrantëve shqiptarë aktivë në Greqi, duke i konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, provë tjetër kjo sesi e përdor si armë politika shovene greke urrejtjen ndaj shqiptarëve.
Lojrat e qeverisë greke mbi gjendjen e luftës me Shqipërinë, politika e Vorio-Epirit apo deklaratat se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nëpër Athinë, janë vazhdimi i melodramës më të rrezikshme që po luajnë aktorët grekë në skenën shqiptare. Duke gjetur një truall të mbarë, të përgatitur nga grupe të caktuara me influenca djallëzore, politika greke përmjerr hundëve të pushtetarëve shqiptarë.
Megjithatë kanë kaluar kohët që dinakëria greke u rrëshqiste fqinjëve nën rrogoz, pasi u kishte helmuar gjellën në zjarr. Popujt janë zgjuar. Edhe populli shqiptar, i cili për vet natyrën e tij të pamposhtshme, për vet aftësitë që ka zhvilluar për të mbijetuar në përplasjet e panumërta me dyndjet barbare të atyre që s'ia kanë dashur kurrë të mirën, do të ngrihet e do të dijë si të mbrohet nga invazionet moderne të armiqve tradicionalë, pavarësisht nga politikat servile të qeverive dhe diplomacisë shqiptare.
Krimet greke ndaj shqiptarëve janë dokumentuar nga tërë ata që mundën t'i shpëtojnë genocidit. Këto krime janë përshkruar dhe i janë bërë të njohura opinionit botëror edhe nga pena me peshë e autoritet e shumë studiueseve të kësaj çështjeje. Greku po e ndien se çështja çame po rritet dhe po shkon drejt zgjidhjes. Çamëria e përgjakur, e torturuar dhe e harruar po troket dyerve të Europës dhe të diplomacive perëndimore, ndaj çdo ditë që kalon ata bëhen më agresivë e më të rafinuar ndaj shqiptarëve.
Për fat të keq problemi çam ende nuk e ka përkrahjen e shtetit dhe diplomacisë shqiptare, ndaj mbetet të ndiqet një rrugë më e vështirë, por e realizueshme: Rruga e ndërgjegjësimit të politikës Amerikane. Popullit çam gjithmonë i kanë rënë në pjesë humbjet, tradhëtitë dhe pabesitë në të dy krahët. Prandaj djemtë e Çamërisë, tashmë të shkolluar e të kulturuar, me ekonomi disi më të mirë, duhet të mësojnë të lëvizin vetë për të përballuar sfidat e së ardhmes, siç i përballuan edhe djemtë e Kosovës. Pra duhet të organizohen dhe të drejtojnë vetë fatet e Çamërisë. Toka e tyre më e vjetër se ullinjtë, më e vjetër se dhe vetë historia e njerëzimit, ka folur shqip dhe duhet të flasë shqip!
Tirana komuniste qëndron në atë instikam që kanë qendruar paraardhësit e tyre. Prej këtij qendrimi mohues ngrihet nga varri Isa Boletini e Mic Sokoli, brof i tmerruar Adem Jashari, turpërohet dhe ul kokën Ismail Qemali, ndërsa në mërgim pena trime e Agim Shehut s'pushon së thëni të vërtetën me aq patriotizëm dhe dashuri kombëtare sa të tërheq të rreshtohesh përbri tij. Po kështu edhe qendrimi i Shoqërisë "Vatra" është po ai i Konicës dhe i Nolit, paçka se kërkojnë ta turbullojnë ca rrjedha të nëndheshme të fëlliqura. Vatranët janë vazhdues të denjë të plejadës së tyre. Duhet t'i kemi përkrah në çështjen tonë kombëtare...
Mendoj se libri "Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë", i autorit Rasim Bebo, është kompletuar me materiale që përfshijnë të gjitha etapat historike, kryesisht të shekullit të fundit. Ky studiues e ka thënë tanimë denjësisht fjalën e vet. Megjithatë koha evolon, brezat e rinj do të sjellin prurje të reja, për ta pasuruar dhe pasqyruar edhe më tej dhe në mënyrë më të plotë historinë shqiptare dhe të krahinave të saj, Kosovës e Çamërisë.
Studiuesi Rasim Bebo, me gjak shqiptar, patriot i kudondodhur, pavarësisht nga rrethanat e jetës së tij, me guxim e durim, me ndershmëri e dinjitet, me besë e urtësi, me përpjekje e sinqeritet, me sakrificë e dashuri, del ballëlartë para detyrës, si bir besnik i Çamërisë martire.
Duke lexuar këtë libër kupton se studiuesi Rasim Bebo është i pajisur me një kulturë të përgjithshme e profesionale dhe është njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja që në rini. Mbledhja, përzgjedhja dhe përpunimi i tërë këtij materiali të rrallë e tepër të vlefshëm prej tij, është një punë që meriton të lavdërohet dhe që më tepër do e çmojnë lexuesit.
Çdo libër ka një peshë të caktuar specifike (nëse mund ta quajmë kështu), me të cilën ndikon në periudhën kur ngjizet dhe së cilës i shërben. Edhe libri "Dodona, Tempulli i Lashtë i Shqipërisë", botim dokumentaro-historik, mozaik me fakte sa të larmishme aq dhe të dhimbshme, sa i vërtetë aq i dashur, plotëson atë boshllëk që ka literatura dokumentare e Krahut Jugor të Atdheut, Çamërisë martire.
Dalan Luzaj
********
NË SHTIGJE PAK TË SHKELURA TË ETNOGJENEZËS SË SHQIPTARËVE

(Mendime për librin me vlera historike "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë"të autorit Rasim Bebo)
Problemi i etnogjenezës së popullit tonë ka qenë dhe mbetet një çështje e rëndësishme mes çështjeve të mëdha që janë objekt studimi i historiografisë shqiptare. Plot diskutime e debate janë zhvilluar e zhvillohen edhe sot për të gjetur e vërtetuar shkencërisht se nga e ka prejardhjen populli ynë që nga studiuesit konsiderohet si një nga popujt më të lashtë, në mos më i lashti, i Ballkanit. Fatkeqësisht, në arkivat shqiptare mungojnë dokumentet që pa dyshim kanë humbur në vorbullën e shekujve e të mijëvjeçarëve.
Dihet gjendja e sotme politike e shoqërore në Shqipëri ku shkenca, kultura e arti po kalojnë një krizë, dhe problemi madhor i etnogjenezës nuk e ka atë interesim që lipsej prej shkencëtarëve dhe studiuesve shqiptarë, por që, në mënyrë paradoksale, ka zgjuar edhe më tepër interesimin dhe kureshtjen e studiuesve të huaj.
I parë në këtë kuadër, libri "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" i studiuesit të vjetër në moshë e profesion, Rasim Bebos, sjell një ndihmesë me vlerë lidhur me prejardhjen e shqiptarëve, por njëkohësisht, u shpalos grekëve, fqinjëve tanë jugorë, historisë së tyre, se cili ka qenë modeli i vërtetë i shqiptarit apo i arvanitit, siç na quajnë ata, ç'lashtësi ka pasur ky popull që, në një kuptim, ua kalon edhe lashtësisë së tyre, duke edukuar kështu te brezat e rinj të popullit tonë ndjenjën e krenarisë kombëtare, dinjitetit, të mospëruljes e nënshtrimit ndj grekëve, në trojet e të cilëve sot punojnë rreth 600 mijë emigrantë e ku, mbi të gjitha, gjendet një "krah shqiponje i thyer", krahina e Çamërisë me pasuritë e panumërta të saj. Studiuesi i njohur arvanitas, i cili ka qenë për disa vite rresht kryetar i "Lidhjes Arvanite të Greqisë", shkruan: "Greku përpara se të kthehej në grek ishte arbanit, domethënë pellazg. Gjuha jonë arbanishtja është më e hershmja e gjuhës së lashtë greke, që i thonë gjuha homerike. (Aristidh P.Koljas "Proklamata", Botimet "Dritero", f.40, Tiranë).
Titulli simbolik i librit të Rasim Bebos sqarohet që në fillim: "Tempulli i Lashtë i Dodonës ndodhet në jug të Janinës, 22 km, në luginën midis malit Tomaro dhe Monalisë. Data parahistorike tregon se ky vend qe pagëzuar si Zot i Tokës. Aty shkonin klerikët pellazgë të Çamërisë dhe kryenin detyrat e tyre fetare te perandoria e Diellit – Zeusi.
Ky kult është sjellë në Dodonë nga Selloi i fisit thesprot (çam) midis shekujve 19-14 p.e.s. Klerikët e asaj kohe kishin si detyrë të lajmëronin popullin që jetonte rrëzë malit me një çangë, së cilës i binin shumë herë për të lajmëruar të gjithë banorët se doli dielli.
Thuhet se nga të rrahurat ritmike të çangës "don, don don..." edhe liturgjia mori emrin Dodonë".
Duke u mbështetur kështu në tezën e njohur të prejardhjes pellazge të popujve që jetojnë sot në trojet e Ballkanit e më gjerë, Rasim Bebua nis analizën në shkrimet e tij për të vërtetuar autencitetin e kësaj teze, e cila tanimë ka marrë përhapje të gjerë. Sipas Herodotit, Dodona ishte orakulli më i lashtë në Pellazgji. Kjo e dhënë fort e rëndësishme i shërben autorit më pas që në shkrimet e tij të përmbledhura në këtë libër, duke shfrytëzuar edhe një literaturë të gjerë e të pasur nga plot hulumtues e studiues shqiptarë e të huaj, të arrijë në përfundimin e spikatur se shqiptarët, pasardhës të ilirëve, që kanë pasur rrënjët te populli i moçëm pellazg, të jenë stërnipërit më të lashtë të banorëve të Ballkanit.
Në të vërtetë libri i Rasim Bebos përmbledh një sërë shkrimesh e artikujsh të veçantë, shumë prej të cilave autori i ka botuar në shtypin periodik. E, megjithëkëtë, ky material i bollshëm është renditur në libër sipas një boshti të gjetur kompozicional, i cili ka lënë shteg që shkrimet e artikujt të kenë midis tyre një lloj lidhjeje.
Pas një vlerësimi të veprës të titulluar "Libër i një moshe me autorin", shkruar me dashamirësi nga Dalan Luzaj, banues sot në Çikago të SHBA-së, kapitulli i parë i veprës së Rasim Bebos me titull "Dodona" shtjellon gjerësisht, përmes citimesh e referencash të shumta, historinë e tempullit të lashtë të Dodonës. Në këtë kapitull, në bazë të të dhënave të shumta historike, autori Rasim Bebo i jep përgjigje pyetjes "Po grekët? Nga erdhën ata?. Rreth vitit 2000 para erës sonë një popull i paqytetëruar greqishtfolës depërtoi ngadalë nga stepat ruse në drejtim të jugut, duke kaluar përmes Danubit në Gadishullin Ballkanik, së bashku me kopetë e tufat e bagëtive. Rreth vitit 1500 p.e.s. deri në vitin 1100 të sapoardhurit zunë të përhapeshin në hapësirën jugore të gadishullit".
Më pas, në kapitullin e dytë të librit, kapitull që titullohet "Shqiponja", Rasim Bebua, pas një analize të gjatë, mbështetur në të dhëna e dokumente të shumë studiuesve, arrin në përfundimin, edhe sipas Homerit, se "Shqiponja e murrme zeshkane e Zeusit pellazgjik të Dodonës së Epirit ishte shpendi më i dashur, korrieri lajmëtar dhe shoqëruesi i përhershëm i Zeusit Pellazgjik, i cili ishte Perëndia e Diellit në Dodonën e lashtë pellazgjike të Epirit që quhej Pellazgjia"" (Shih edhe Herodotin 2:56; Eskil 658-62, Dodona, fshati i sotëm Kastrica disa këmbë pranë Janinës).
Me interes të veçantë në libër është analiza që i bën studiuesi Rasim Bebo librit të Zaharia Majamit "Etruskët zunë të flasin". Duke shfrytëzuar të dhëna historike e gjuhësore, në këtë syth të librit, arrihet në përfundimin se etruskët dikur flisnin një gjuhë të ngjashme me shqipen. Më pas për të vërtetuar tezën e tij të prejardhjes pellazge të popujve të Ballkanit, Rasim Bebua i referohet edhe librit "Enigma", në shtatë vëllime të studiuesit francez Roberto d'Angelit. Njëkohësisht Rasim Bebo i referohet edhe librit "Shqiptarët" të George Fred Williams. Për këta libra historikë me vlerë, në veprën e tij voluminoze, autori bën nga një përshkrim të shkurtër, duke u ndalur në ato të dhëna historike që janë në dobi të tezës së prejardhjes pellazge të popujve të sotëm të Ballkanit.
Mjaft interesant është edhe kapitulli i tretë i librit, kapitull që titullohet "Mbi ekspeditën e Aleksandrit të Madh". Të tërheq vëmendjen fakti në këtë kapitull kur autori thotë: "Olimpia, nëna e Aleksandrit ishte epirote, pra gjuha e nënës së Aleksandrit ishte gjuha shqipe. Në librin "Enigma" autori i tij këmbëngul në atë që fjala "epiriot" do të thotë shqiptar e aspak "helen", "Epiriotika lingua" gjithnjë kuptohet "Gjuha shqiptare" dhe kurrë "Ellonikn lingua". Mbreti Filip i Maqedonisë, babai i Aleksandrit kishte lindur në Argos (vend pellazg) në kufi me Epirin. (Aleksandri i Madh f.14. G.Radot 1931) Aleksandri i Madh, me origjinë shqiptare dhe helene, në sajë të edukimit në gjuhën greke, i ndoqi studimet nga Aristoteli, një shqiptar nga qyteti Stagire. Përmes gjuhës të nënës, epirote apo shqiptare, Aleksandri u jepte kurajë dhe komandonte gjeneralët e tij gjatë ekspeditës së tij ushtarake. Me këtë gjuhë ai u fliste shokëve e ushtarëve të ushtrisë së tij të jashtëzakonshme, gjuhë që kuptohej nga të gjithë. Shumica e popullatës ishte pashkollë dhe greqishtja moderne ishte e panjohur, sepse ajo filloi të formohej mbi dhjetë shekuj më vonë." (Salang d'Angeli, përktheu L.Rama).
Më tej autori i librit i bën një përshkrim të spikatur edhe komandantit e prijësit legjendar Pirros së Epirit. Portreti i Pirros së Epirit – thotë ai – në emblemën e shoqatës çame, është simbol për respektin e të parëve nga paraardhësit e tij thesprotë – çamë të truallit ilir. Sipas E.Jasques në veprën e tij "Shqiptarët", f.14 "Shqiptarët, një popullsi dhjetëmijëvjeçare, janë pasardhës të pellazgeve parahistorikë dhe të stërgjyshërve më të afërt ilirë".
Për ta shtjelluar më thellë tezën e mësipërme, autori e titullon kapitullin e katërt të librit të tij "Cilët janë shqiptarët?". Duke iu referuar shumë autorëve e studiuesve shqiptarë dhe të huaj, i bën një përshkrim të hollësishëm Despotatit të Epirit dhe evidenton figura të tilla historike si kryezotin çam Gjin Bua Shpata, Mërkur Bua etj.
Kapitulli tjetër i librit që titullohet "Shqiptarët në Ballkan" merret me historinë dhe kuadrin e vendosjes së këtij populli në Ballkan si pasardhës i ilirëve e i pellazgëve të vjetër. Ndërsa për arvanitët Rasim Bebua i referohet historianit A.Llalla që thotë: "Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të mëdha të arbërorëve në drejtim të Greqisë që ka patur në shek. 4-7 dhe 14 që njohim ne nga disa historianë, nuk janë tjetër veçse shpërnguljet e disa principatave të arbërorëve të veriut në drejtim të jugut për arsye të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanasit nga sllavët e më vonë nga osmanët turq.
Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbërisë, si në Slloveni, Kroaci, deri në fushën e Kosovës, kur zbritën në drejtim të Greqisë së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme, gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug te vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanitë (arvanitë) që jetonin në trojet e tyre mijëvjeçare."
Në libër autori nuk rri pa përmendur dhe disa veçori karakteristike të kombit shqiptar si toleranca fetare, besa, mikpritja etj. Portrete të skicuara me viza të gjetura ai u bën edhe kapedanëve që i quan abëreshë si Teodor Kollokotronit, Laskarina Bubulinës, Kostandin Kanarit, Andrea Miaulit, Llambro Xhavellës, Marko Boçarit, Gjergj Karaiskaqit, Odhise Andrucios, Dhimitër Palputës, Teodor Grivës, Athanas Shkurtaniotit, Nikolla Kryezotit, Gjon Kapodistrias, Haxhi Mehmet Dalianit.
Autori i librit "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë", duke qenë me origjinë çame, në vazhdim të veprës një kapitull më vete "Çamët" ia kushton popullsisë çame, që padrejtësisht ka mbetur matanë kufijve të Shqipërisë. Në një syth të veçantë të këtij kapitulli rrëfehet me nota të gjalla jeta dhe bëmat e famshme të njërit prej luftëtarëve më të njohur në historinë tonë, Ali Pashë Tepelenës. Në këtë syth, ndër të tjera, përshkruhet edhe krahina e Sulit dhe familja e njohur e Boçarëve. Më tej studiuesi Rasim Bebo shpalos në libër konsideratat për shqiptarët nga George Fred Williams.
Pasi bëhen disa vlerësime për arbëreshët e Italisë, për disa veçori të popullsisë çame si për vallen çame dhe fustanellën, për burrërinë dhe besnikërinë çame në veprën "Erveheja", në kapitullin vazhdues portretizohet një figurë e njohur me origjinë shqiptare, Dora D'Istria ose Elena Gjika. Një portretizim i tillë i bëhet në libër, në kapitullin e shtatë, edhe një figure tjetër të njohur me origjinë çame, Abedin Pashë Prevezës.
Libri i Rasim Bebos vazhdon me një shkrim të gjatë që i kushtohet njërit prej bijve më të shquar e të lavdishëm të Çamërisë, shkrimtarit dhe poetit tejet të talentuar, disidentit të njohur Bilal Xhaferri. Dihet mirëfilli ndihmesa e këtij personaliteti dhe i revistës "Krahu i shqiponjës" që themeloi në mërgim, në SHBA, në dobi të çështjes shqiptare, duke luftuar dhe demaskuar komunizmin, i cili arriti të persekutojë mizorisht popullin shqiptar për dhjetëra vite me radhë, duke eliminuar midis të tjerëve edhe plot nga bijtë më të mirë të Çamërisë si Hilmi Seitin, Teme Sejkon, Tahir Demin, Jonuz Purizon, Taho Sejkon etj.
Në libër portretizohen edhe figura të tjera historike me origjinë çame.
Siç shihet edhe nga kjo parathënie e librit, historiani Rasim Bebo është përpjekur që veprës së tij t'i krijojë një strukturë kompozicionale, një lloj boshti kompozicional, që shkrimet e artikujt e librit të krijojnë një vazhdimësi nga vitet e lashtësisë e deri në ditët tona. Gjithsesi, në këtë vepër është vënë në fokus argumentimi me burime të shumta e të llojllojshme historike, nga studiues e historianë shqiptarë e të huaj, i tezës së prejardhjes së popujve të Ballkanit nga një popull fort i moçëm, parahistorik, pellazgët, të cilët janë dyndur e kanë zënë këto troje të paktën dhjetëmijë vjet më parë. Kjo tezë edhe sot është në qendër të debatit shkencor historik. Por ajo që ia vlen të theksohet është se, në të shumtën e herës, historiografia e sotme greke jo vetëm që nuk i pranon këto përfundime shkencore lidhur me tezën e prejardhjes pellazge, por përpiqet t'i interpretojë në mënyrë të gabuar, e, aq më tepër, t'i fshehë sa mundet ato. Megjithëkëtë, siç shprehet edhe studiuesi i talentuar Aristidh P.Koljas. (Aristidh P.Koljas – Proklamata, Botimet Dritëro, f. 67, Tiranë). "Shumë historianë grekë e të huaj kanë shfaqur pikëpamjen se shqiptarët përbëjnë përfaqësimin në shkallën më të lartë të pellazgëve të tejlashtë, prej të cilëve rrjedh edhe origjina e grekëve të lashtë".
Duke mbyllur këto shënime shpreh besimin se libri "Dodona, tempulli i lashtë i Shqipërisë" me vlera historike dhe atdhetare do të lexohet me kërshëri e interes nga lexuesit, të cilët do të përfitojnë mjaft prej tij e do të zgjerojnë dijet lidhur me etnogjenezën e shqiptarëve.
Sokol Jakova
Derguar nga z.Flori Bruqi
Per"Globi - Shqip" Shkodrani

Behgjet Pacolli :5 vjet pas shpalljes së pavarësisë


100 vjet më parë, Konferenca e Ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër vendosi copëtimin e Shqipërisë. 5 vjet më parë, Kosova shpalli pavarësinë. Nuk janë lajme krejt pa lidhje me njeri-tjetrin. Ka një tjetër konferencë të madhe ndërkombëtare, ajo e Parisit 1919, e cila konfirmoi vendimet e 1913-s.

Duke iu referuar kësaj konference ku u diskutua gjithashtu për fatet e Shqipërisë dhe të Ballkanit, një nga arkitektët e paqes së sotme në Ballkan, ambasadori i ndjerë Riçard Hollbruk, shkroi diçka që i vendos në një farë lidhjeje këto dy ngjarje. Me fjalë të tjera ai tha se sikur vendimmarrësit e saj të dinin më shumë fakte për Ballkanin, mund të mos kishin ndodhur shumë luftëra dhe s’do ishte derdhur aq gjak.

Por historia është histori dhe ne politikanët duhet të shohim nga e ardhmja, pa e harruar atë. 5 vjet që nga shpallja i pavarësisë nuk janë vetëm moment festimi. Ato janë një moment shumë i mirë reflektimi për këtë etapë historike kur u vu në vend një padrejtësi e madhe në kurriz të kombit shqiptar që e kishte zanafillën 100 vjet më parë.

Meritat për pavarësinë

Në reflektimet e mia për pavarësinë, veçanërisht në librin tim «Nga sfida në sfidë», konsideroj se dy janë protagonistët kryesorë në arritjen e saj: lëvizja paqësore e Presidentit Rugova, dhe vepra heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nuk ka në këtë vlerësim kurrfarë përpjekje për të pajtuar të papajtueshmen. Përkundrazi. Fakti që populli shqiptar i Kosovës, administrata shtetërore e tij i konsideron njëlloj protagonistët e tyre, Presidentin Rugova dhe Adem Jasharin, ashtu si dhe datat që lidhen me këto dy Lëvizje të mëdha kombëtare, është tregues se brenda popullit tonë është arritur pajtueshmëri për kontributet gjegjëse të tyre.

Pse e kam arritur këtë përfundim? Sepse në gjykimin tim, Lëvizja paqësore e Presidentit Rugova, ishte thelbësore në arritjen e një objektivi: ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Kjo mund të duket një fjalë goje sot, diçka shumë e thjeshtë, por bashkëkohësit e dinë se me sa shumë sakrifica u arrit ky ndërkombëtarizim, ndërsa regjimi i Milosheviqit e quante Kosovën si çështje të brendshme të Serbisë.

Presidenti Rugova nuk e përfshiu Kosovën në aventura bashkë me republika të tjera të ish-Jugosllavisë, sepse ai interpretonte në mënyrën më të zgjuar qasjen perëndimore ndaj krizës së ish-Jugosllavisë. Edhe ngritja e një sistemi paralel vetëqeverisës si ide e tij ishte gjithashtu dëshmi e aftësive të shqiptarëve për të jetuar në mëvetësi.

Erdhi një moment kur kjo Lëvizje paqësore nuk mund të çonte në pavarësim, nuk mund të ndalte gjenocidin, dhe lufta e UÇK-së e përshpejtoi kohën, e rriti ndërgjegjësimin ndërkombëtar në nevojën e zgjidhjes së shpejtë të çështjes së Kosovës. Kjo luftë solli ndërhyrjen e NATO-s, së udhëhequr nga SHBA-të, pa të cilën s’do të ishim ku jemi. Sakrificat e kësaj ushtrie, të mbarë popullit shqiptar të Kosovës, reagimi ynë si komb ndaj genocidit, ku duhet të përmendim mikpritjen vëllazërore të Shqipërisë, e shpëtuan Kosovën nga zhdukja dhe e vendosën zgjidhjen e çështjes së saj si prioritet absolut ndërkombëtar.

Mbi të gjitha, qoftë Rugova, qoftë drejtuesit e Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, nuk iu shmangën një boshti strategjik: aleancës me Perëndimin, që me miqësinë me Presidentin Uillson në 1919, pati një provë të fortë. Ishte kjo aleancë që e shpëtoi Kosovën, dhe që mbetet dhe sot garanci për forcimin e saj.

Proceset pas pavarësimit

Shpallja e pavarësisë së një shteti është si firmosja e certifikatës së lindjes. Atë duhet ta firmosësh në vendin e duhur që lindja të quhet e vlefshme botërisht. Prej vlefshmërisë së asaj certifikate vijon rritja, konsolidimi dhe pranimi i një shteti në familjen globale të tyre. Kështu ndodhi në 17 shkurt 2008 sërish me këshillimin e miqve tanë perëndimorë dhe drejtësia e shpalljes së 17 shkurtit u provua me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.

Prej asaj shpalljeje, prej rezolutës së Asamblesë së OKB-së, në 2010, është vënë në lëvizje një proces i pandalshëm i themelimit, konsolidimit dhe njohjes së shtetësisë së Kosovës. Në planin e brendshëm janë krijuar institucione shtetërore që funksionojnë normalisht; po krijohet një sistem ekonomik i vetëmjaftueshëm pavarësisht sfidave që mbeten.

Në planin ndërkombëtar, Kosova po arrin përkundër obstruksionit serb dhe të ndonjë Fuqie të madhe, të sigurojë njohjen e saj në familjen e shteteve që do të kulmojë me anëtarësimin në OKB. Edhe negociatat që po zhvillohen në Bruksel, gjithmonë në këshillim me sponsorët ndërkombëtarë të pavarësisë sonë, janë njëlloj parathënie e këtij anëtarësimi.

Nuk është e rastit që për herë të parë absolutisht, Serbia në gojën e krerëve më të lartë të saj po pranon mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në OKB, megjithëse ata shpallin publikisht kushtëzime. Pritet të shkrihen institucionet paralele të Serbisë në territorin e pandashëm të Kosovës, dhe kjo nuk është një arritje e vogël në fare kaq pak kohë. Është pikërisht qasja udhërrëfyese e rilindasve tanë, e presidentit Rugova, e udhëheqësisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ruajtja me çdo kusht e aleancës me Perëndimin, ajo që na garantoi këto të arritura.

Pavarësia pa liri nuk funksionon

5 vjet pas shpalljes së pavarësisë në planin e brendshëm Kosova ka sfida të mëdha. Është treguar pjekuri e madhe me ruajtjen e njëmendësisë sonë, nëpërmjet shmangies së çdo konflikti të brendshëm ndëretnik, apo politik. Kjo duket qartë nga fakti se sot brezat e rinj të Kosovës konsiderojnë njësoj si baballarë të pavarësisë, Ibrahim Rugovën dhe Adem Jasharin. Por këta breza duan jetë në mirëqenie dhe në paqe dhe ne ua kemi borxh atyre. Ka ardhur koha për një doktrinë të re të lirisë, të funksionimit të saj, sepse vetëm pavarësia pa liri, nuk çon në përparim.

Kjo doktrinë e re duhet të mbështetet mbi një strategji mbarëkombëtare zhvillimi. Kjo do të thotë se vendi ynë, Kosova duhet të ndërtojë prioritete zhvillimore në pajtim me ato të Shqipërisë, apo të kombit shqiptar kudo që jeton dhe të Bashkimit Europian ku duam të integrohemi. Vërtet Konferenca e Londrës 100 vjet më parë na ndau, por sot kur padrejtësia e saj është restauruar, ne na duhet të mendojmë për mirëqenien dhe përparimin tonë.

Brenda modelit të Bashkimit Europian ne duhet të krijojmë realitete ekonomike përplotësuese, hapësirë kulturore, akademike, tregtare të përbashkët. Ne s’kemi ndërmend të ndryshojmë kufijtë jashtë qasjes perëndimore, SHBA-ve dhe Bashkimit Europian për rajonin. Por askush s’na pengon, madje na inkurajon për të krijuar një hapësirë ekonomike të përbashkët, që do të funksionojë pse jo mbi bazë institucionale të fortë.

Një doktrinë e re zhvillimore, kërkon njerëz të rinj. Eksperienca e çlirimit, dhe e këtyre 5 vjetëve ka konsumuar figura të caktuara që i janë referuar qoftë lëvizjes rugoviste, qoftë asaj çlirimtare për t’u provuar në pushtet. Qeverisja është diçka e komplikuar që nuk zhvillohet mbi bazë biografie, por mbi bazë aftësish teknike, të njohjes dhe zbatimit të ligjit, aftësish manaxheriale etj.

Ka ardhur koha që më të mirët e këtyre dy periudhave historike, të asaj të rugovizmit dhe asaj të luftës çlirimtare të thërrasin në skenë, djem dhe vajza të reja të mësuar bukur mirë në perëndim apo dhe brenda Kosovës. Ne duhet të justifikojmë angazhimin perëndimor në favor të pavarësimit të Kosovës duke treguar se Kosova mund të mbijetojë ekonomikisht, brenda suazave të shtetit ligjor, si një hapësirë ku respektohet ligji, luftohet krimi i organizuar. Ne i kemi aftësitë si popull, si komb, që t’ia shpërblejmë perëndimit dhe brezave të rinj, duke ndërtuar një Kosovë të re, të vetëmajftueshme, ku «dielli lind, atje ku perëndon», siç thoshin rilindasit tanë.


Behgjet Isa Pacolli (i lindur më 30 Gusht 1951 në Marevc, Prishtinë) është biznesmen dhe politikan shqiptar nga Kosova. Behgjet Isa Pacolli ka qenë kryetar i Kosovës.
Behgjeti është një sipërmarrës i dalluar shqiptar veprimtaria e të cilit shtrihet edhe në nivel ndërkomtarë. Është president dhe CEO i Mabetex Grup, kompani konstruksioni dhe inxhinieri civile me qendër në Zvicër. Përpos angazhimit të tij sipërmarrje të ndërtimtaris, Pacolli është i angazhuar gjithashtu si president i partisë së katërt më të madhe në Kosovë të quajtur AKR-Aleanca Kosova e Re[1]. Gjatë katër viteve të fundit ai ka qenë më i angazhuar në skenenën e politikës kosovare. Thuhet që ai është shqipëtari më i pasur në botë me shtetësi nga trojet shqiptare.[2]
Behgjeti ishte njëri nga dhjetë fëmijët i cili u rrit si shumë të tjerë në Kosovë ato kohë, pa elektricitet dhe pa ujë të rrjedhshëm. Behgjeti ka qenë vazhdimisht i influencuar nga babai i tij dhe veçanërisht nga gjyshi Osmani që të mos heqë dorë nga qellimi i tij kryesor në jetë që ishte karriera ne konstruktim civil dhe industrial.
Pacolli ishte nxënës shembullor në shkollën elementare lokale, me ç`rast ju mundësua edhe bursa shkolllore, e cila i mundësoi vazhdimin e shkollës së mesme në Prishtinë. Atje ai kaloi katër vite, nderkohë që flinte në një kasolle druri e cila i ishte dhënë bujarisht nga një familje turke, ndërkohë që udhëtonte 80 km[citim i duhur], dy herë në javë për të shkuar në shtëpi që të merrte furnizime për javen vijuese. Për diplomimin e tij, babai krenar për djalin, dëshironte që ai të bëhej mesuesi i fshatit, por nëna e tij këmbënguli që ai të shkonte në Hamburg, Gjermani. Djali në moshën 17 vjeçare, arriti në stacion të Hamburgut pa para si dhe i uritur. Për të pagur rrugën ai punoi në dokumente, në mënyrë që të mësonte sadopak nga secila gjuhë kështu siguronte punë për më tej. Pas tre viteve kthehet në Kosovë me gjashtë gjuhë të mëvetësuara si dhe me një diplomë universitare më shumë.

Gjatë shërbimit ushtarak, Pacolli kontaktoi kompani nga Austria dhe Gjermania të cilat kërkonin punë, dhe menjëherë pas mbarimit të ushtrisë ai ju bashkangjit kompanisë austriake, ku punoi në sektorin e shitjes për shtetet: Jugoslavi, Bulgari, Poloni si dhe Rusi. Dy vite me vonë, ai shkoi në Zvicër dhe filloi punën me një kompani zviceriane me të cilën kontaktet e para i pati në Moskë..

Behgjeti është djali i Isa dhe Nazmije Pacolli. Në vitet e '70-ta ai emigroi në Hamburg, Gjermani ku u diplomua në ekonomi, si dhe specializoi në marketing dhe menaxhim. Në vitin 1974, përfundoi shërbimin ushtarak si dhe u rikthye në Kosovë. Më 1976, Pacolli shkoi në Zvicër ku u bë njëri nga top menaxherët e Inerplastica, kompani inxhnierimi dhe biznesi e cila merrej me kemikale dhe plastikë ne bashkëpunim me shtetet e bllokut sovjetik.

Më 1990, ai themeloi Mabetex Project Management, kompani konstruksioni e bazuar në Lugano, Zvicër e cila tashmë është e zhvilluar në një grup biznesi te fuqishëm e quajtur Mabetex Group. Grupi përfshin gjithashtu edhe tabloidin e përditshem kosovar Lajm, e themeluar më 2002. Pacolli mbanë akoma dhe sot postin e Presidentit dhe CEO-së në Mabetex Group.


Z. Pacolli është nderkombtarisht i njohur për punën e tij në lirimin e pengjeve që jane mbajtur në Afghanistan.

Pacolli ka qene i martuar me vajzen italo-shqipetareAnna Oxa, nga 1999 deri me 2002. Momentalisht ai eshte i martuar, dhe eshte baba i nje djali si dhe tre vajzave. Megjithëse Z. Behgjet Pacolli këmbëngul në punën e vazhdueshme, pikësëpari ai është nje njeri familjar, familja është vendi ku ai kalon sa më shumë që eshte e mundur kohë me katër femijet e tij, dy nga te cilet kane jete te sukseshme ne karrieren profesionale te tyre. Familja eshte vazhdimisht numri një i ``top ten`` listës së gjërave më me prioritet të agjendës së tij.
Në vitin 2004, Behgjet Pacolli udhëtoi ne Afghanistan, duke lënë mënjanë të gjithë biznesin dhe angazhimet e rëndësishme të tij. Tre punetorë të Kombeve te Bashkuara u morën peng në Kabul, Annette Flannigan, Angelito Nayan and Shqipe Hebibi, nga Kosova të cilët nuk kanë pasur asnjë perfaqsim apo mbeshtetje nga jashtë. Z. Pacolli, duke parë nevojën per ndihmë kundrejt pengjeve u angazhua personalisht me cështjen në fjalë. Ai liroi pengjet pas nje muaj pune intensive personale si dhe negocimeve. Pas dy viteve e gjithe historia u perserit, kur nje qytetar Italian, Gabrielle Torsello u rrembye në Afghanistan. Behgjet Pacolli u kontaktua nga shërbimet italiane për të negociuar ne lirimin e tyre. Behgjet Pacolli dhe njëherë ishte i sukseshem në lirimin e nje pengu tjeter.

Më 1993 presidenti Z.Pacolli themeloi "Les Enfants du Sakha" i cili ishte nje fond i ngritur në ndihmë të fëmijëve. Qëllimi kryesor i ketij organizimi është që të sigurojnë ndihmën e nevojshme përsa i përket kujdesit mjekësor, edukimit si dhe argëtimit të fëmijeve. Në vitet e kaluara mbi 100 fëmijë kanë qënë të trajtuar në qendrat mjekësore te Europës perëndimore.


Mabetex duke përdorur strukturen e tij si dhe ndihmën e punëtorëve ka dërguar disa tonelata te ndihmës së parë dedikuar refugjateve në kampet e ngritura në Shqipëri; ka ndihmuar dhe institucione te tjera ne Itali dhe Zvicër në dërgimin e mallrave duke përdorur kamionet e Mabetex-it.

Që nga mbarimi i luftes, Pacolli ka krijuar në Lugano, Fondacionin per Organizimin dhe Rikonstruktimin e Kosoves (FORK), me anë të së cilës ai ka kanalizuar ndihmë për provincat. Me kohën, ai shpreson si ky trup do të shërbejë si designer i projekteve rikonstruktuese, duke ju dhënë partnerëve lokalë për agjensitë internacionale. Pacolli ka qene aktiv jo vetem ne sektorin humanitar te Kosoves gjatë konfliktit atje, ai ka punësuar me mijëra shqipëtare të Kosovës në projektet kudo ne Botë, të cilët nga atje kane qene te aftë të kontribuojnë në të gjitha këto cështje. Ai gjithashtu ka qenë ndihmë e drejtëpërdrejtë për shumë familje në ndihmë

Fondacioni humanitar i Z.Pacolli “Behgjet Pacolli” ka ndërtuar dhe furnizuar Universitetin Amerikan te Kosoves, ne Prishtine.

Më 3 Korrik 2010, z. Pacolli u nderua me çmimin ``Kalorësi i Paqes së Mijëvjeçarit``, në ceremoninë e mbajtur ne Prishtinë nën udheqjen personalitetit të nohur si dhe themeluesit të Unionit Internacional per Paqe Z. Gianfranco Costa. Cmimi ishte nje mirënjohje për veprat humanitare të z. Pacolli jo vetëm në Kosovë por edhe mbarë botën, përmendim këtu rastet e lirimit të pengjeve në Afganistan e më gjerë.
Më 20 nëntor 2010, z. Pacolli u nderua nga Këshilli Bashkiak i Lezhës me çmimin "Qytetar Nderi i Lezhës".
Pacolli gjithashtu mbulon financiarisht fondacionin SEED (Zhvillimi i Europes Juglindore) ai është gjithashtu kështilltar internacional i CSIS (Center for Strategic and International Studies).


Veprimtari e Pacollit si sipërmarrës ndërkomtarë mund të ndahet në disa periudha kohore dhe lokacione gjeografike. Zakonisht përcjellësit e veprimtaris së tij këtë veprimtari e ndajnë sipas lokacioneve gjeografike.



Grupi i Pacollit eshte i njohur per rinovimin e Kremlinit ne Moskë në një shkallë shumë të madhe, duke përdorur material ekstravagant si dhe mjaft luksoz.

Më 1992, gjatë ndërtimit te projekteve në Yakutia, Rusi, Pacolli bashkëpunoi ngushtë me njerin nga personat më të rëndësishëm të Yakutsk , Pavel Borodin. Në momentin që Borodin u zgjodh si president menaxherial i pronave, Mabetix-it iu dorëzuan disa kontrata shumë të rëndësishme konstruktimi, renovimi si dhe përtëritje të Parlamenti Federal Rus, Shtepia e Operas ruse State Duma si dhe Kremlin në Moskë. Mabetex ka ndertuar gjithashtu edhe hotelin e pare luksoz, Swiss Diamond Hotel në eren e re ruse. Në vitin 1998, Prosekutori gjeneral i Rusisë Yuri Skuratov hapi nje investigim kunder Mabetex i cili u bë pasi ai la zyrën, ku akuzonte personalisht Z. Pacolli për korruptim anëtarëve të familjes së Presidentit Boris Yeltsin. Në vitin 2000 Pacolli hodhi në gjygjin rus, Skuratov per shpifje kundrejt tij. Ai fitoi rastin, ndërsa Skuratov u detyrua të paguante 1 milion dollarë për dëmet e shkaktuara kundrejt Z. Pacolli.[14][15][16][16][17][18]


Mabetex aktualisht është duke punar në Kazakhstan ku po luan një rol shumë të rëndësishëm në ndërtimin e kryeqytetit te ri Astana, njëri nga projektet e vlerësuara si dhe tashmë të përfunduara ishte edhe pallati i ri presidencial Presidential Palace. Njëri nga simbolet më të mëdhaja të arritjeve te Mabetex ne Kazakistan ishte edhe transformimi i residencës së presidentit. Tani ajo është një residencë luksoze ku madheshtia e saj eshte nje kënaqësi për personalitet e huaja si dhe për Presidentin Nursaltan Nazarbayev, i cili punon aty. Me vendodhje ne anën e majtë te lumit Essy, arkitektura e saj ndërthur klasiken, modernen dhe influencat etnike. Rezidenca e presidentit eshte pjesë e kompleksit te ndërtesave moderne administrative ne qëndren e re të qytetit – qëllimi kryesor i saj eshte simbolizimi i Kazakistanit të ri. Grupi, eshte faktor i rëndësishëm ne sektorin e ndërtimin të Kazakistanit, ku pjesëmarrja në ndërtimin e ndërtesave te reja te Kazakistanit është diku 40% në qytetin e ri te Astanës.

Në Itali, Mabetex Grup ka qenë përgjegjëse ne studimin dhe projektimin e teatrit La Fenice ne Venecia pas djegjes se saj.

Në Tashkent, kryeqyteti i Uzbekistan, grupi i tij ka ndertuar projektin e fituar për hollin e qytetit.


Kryetari i Kosovës

Gjatë shërbimit të tij në postin e Kryetarit të Kosovës, në kabinetin e tij kishte këshilltar të ndryshem.

Veprimtaria politike

Më 17 mars 2006, Pacolli themeloi partinë politike Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2007 ishte e treta. Gjate ketyre zgjedhjeve ai deklaroi pronë të vlefshme në shumë të €420 milionëve. Pacolli became a deputy in the Assembly of Kosovo and a member of the Committee for Budget and Finance.
Pacolli u bë përfaqëses në asamblenë Kosovare si dhe anëtar i komitetit per Buxhet dhe Financë.
Që në 2004, Behgjet Pacolli ka vazhduar më tej me përpjekjet e tij sa i perket cështjes se Kosovës duke suportuar shumë institucione si dhe grupe përkrahese dhe qeveri te huaja, institucione dhe agjensi internacionale per të përkrahur pavaresinë e plotë te Kosovës dhe njohjen e saj. Z.Pacolli është këshilltar internacional i CSIS (Center for Strategic and International Studies).Që nga deklarimi i pavaresisë së Kosovës në shkurt te 2007, Z. Pacolli ka punuar vazhdimisht në lobimin e shteteve që të njohin zyrtarisht Kosovën si shtet te pavarur. Pacolli ka udhëtuar në shumë shtete duke mbajtur gjithmonë me vete, njohjen e cështjes së Kosoves, si shtet te pavarur, gjest qe akoma keto ditë e bën. Aktualisht Pacolli vazhdon me aktivitet lobuese te tij kudo ne botë, ku ai takon udhëhëqes te lartë të shteteve boterore në pritje qe t`i bindë ata me argumente në njohjen e pavaresise së Kosoves.


*[2] Webfaqja Zyrtare
Behgjet Pacolli në Kuvendin e Kosovës


Burimi i të dhënave


  1. ^ Bureau of European and Eurasian Affairs (2010): Background Note: Kosovo. Vizituar në 22. Mars 2010.
  2. a b c Chris Bennett (1999): Living The Life Of Behgjet. Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  3. ^ The World Water Organization (2009): Executive & Advisory Boards. Vizituar në 22. Mars 2010.
  4. ^ Liam Clarke. "UN ‘did nothing to help hostages’", The Times, 2004-11-28. Korrigjuar më 2010-03-26. 
  5. ^ Corriere Della Sera (2006): Pacolli: ho avuto un ruolo anch' io. Vizituar në 26. Mars 2010.
  6. ^ L'Espresso (2006): TORSELLO: ANCHE PACOLLI NELLE TRATTATIVE PER LIBERAZIONE. Vizituar në 26. Mars 2010.
  7. ^ The Jawa Report (2004): Ransom Paid for UN Hostages?. Vizituar në 26. Mars 2010.
  8. ^ World Investment News (2002): Kosovo. Vizituar në 27. Mars 2010.
  9. ^ World Investment News (2002): Kosovo. Vizituar në 27. Mars 2010.
  10. ^ Corriere dell'umbria (2010): Il Centro Pace mette su casa in Albania e Kosovo. Vizituar në 7. 14 2010.
  11. ^ Koha Ditore (2010): Behgjet Pacolli, "Qytetar Nderi" i Lezhës. Vizituar në 11. 20 2010.
  12. ^ "International Councilor" - CSIS, Center for Strategic and International Studies
  13. ^ Andrew Jack (2004): Inside Putin's Russia: Can There Be Reform Without Democracy?. Vizituar në 22. Mars 2010.
  14. ^ Илья Вукелич, Андрей Терехов (January 2006): Балканский Мабетекс (Russian). Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  15. ^ Michael Wines. "The Kremlin's Keeper, the World at His Fingertips, Is Under a Cloud", New York Times. Korrigjuar më 2008-11-01. 
  16. a b Ian Traynor, Peter Capella. "Swiss investigators order arrest of top Yeltsin aide", London: guardian.co.uk. Korrigjuar më 2008-11-01. 
  17. ^ Бородин, Павел (Russian). lenta.ru. Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  18. ^ Екатерина Заподинская (August 2000): Беджет Паколли признан чистоплотным. Он выиграл суд со Скуратовым (Russian). Газета «Коммерсантъ». Vizituar në 1. Nëntor 2008.
  19. ^ CNN Traveller Promotion (2008): Kazakhstan's capital develops into a gem. Vizituar në 26. Mars 2010.
  20. ^ 24-7pressrelease.com (2009): COREPRIME Enters Kazakhstan Design Competition for Iconic President's Library Project with SAMOO Architects. Vizituar në 26. Mars 2010.
  21. ^ Ricostruzione "La Fenice" - Venice
  22. ^ Kosovo politicians refuse to reveal sources of wealthB92, 17 October 2007.
  23. ^ "International Councilor" - CSIS, Center for Strategic and International Studies
  24. ^ Vjosa Musliu (2009): Pacolli Lobbies for Kosovo in Africa. Vizituar në 27. Mars 2010.
  25. ^ Giulietto Chiesa (2005): La resistibile ascesa del sig. Pacolli - 30-12-05. Vizituar në 27. Mars 2010.
  26. ^ Anko Ordoñez and Sara Danni (2009): Interview with Behgjet Pacolli. Vizituar në 27. Mars 2010.
  27. ^ Koha Ditore, Lajm, Telegrafi - 10/09/09; Kohavision, TV 21 (2009): Businessman lobbies Libya to recognise Kosovo.

Ali Cenaj :Thneglat e gjinkallat tona

Ditë më parë, me një mik tek diskutonim për këtë realitetin tonë grotesk, mjerimin moral e ngrysjen e gati të gjitha vlerave, hajnitë e përmasave nacionale, xhipat e zinj e pasuritë milionëshe të leckamanëve të djeshëm, seç m’u kujtua mësuesi im i parë.

Ai i paharrueshmi, mësues Faiku dhe përralla për gjinkallën e thneglën. Ju kujtohet ajo fabula e Jean de La Fontaine, porosinë e të cilën mbase mund ta kemi kuptuar më shumë se seriozisht.

Vetëm puna. Pa punë s’ka asgjë. E shihni, e shkreta gjinkallë, me mendjelehtësi e kalon ditën gem më gem duke kënduar, herë andej, herë këndej, por harron se kur të vijë dimri, do të ngordhë nga uria bashkë me fëmijët. E thnegla punëtore, që tërë ditën punon pa u ndalur, vërtet që lodhet, por s’ka nevojë t’i frikësohet as dimrit, as kujt tjetër, - thoshte mësues Faiku duke ngulitur në kokat tona fëmijërore punën, ndershmërinë, familjen... si vlera kulmore. Vlerat absolute me të cilat mund ta kenë nisur dhe ngrysur jetën edhe familjarët tanë, por në të cilat gjithnjë e më shumë po shfaqen shenja dyshimi.

Normalisht, me kohë gjërat ndryshojnë. Edhe përrallat si kjo e La Fonteine-it për thneglën e gjinkallën. S’e ke dëgjuar versionin më të ri, -më thotë miku me një nënqeshje, dhe nis rrëfimin që në versionin e përfolur mund të dukej kështu:

Verë e nxehtë. Thnegla e mbytur në djersë as kryet s’mund ta çojë nga puna. Mbjell, korr, fshinë... kur në atë kohë ia beh gjinkalla.

Ç’po bën ashtu, thnegël, - pyet duke ndërprerë atë refrenin monoton ga, ga ga,...?

Qe, po punoj. Po përgatitem se dimri i gjatë, nuk i dihet... e pa punë s’ka gjë. Po ti, ç’po bën?

Asgjë, hiç, po shkoj disa ditë në det se nuk durohet kjo vapë, - i thotë dhe vazhdon udhën.

Pastaj vjen dimri. Gjinkalla ndal xhipin nga i cili binte në sy një biondinë, si dhe skijat e snoubordi.

Ore, thnegël, çka po bën pash Zotin, - pyet nga dritarja?

Qe, po e pastroj rrugën nga bora, do dru i kam bërë gati, nganjëherë po gjej ndonjë punë me mëditje se fëmijët duan bukë, veshje e mbathje. E ti, kah je nisur, - e pyet?

Hiç, u mërzita. Edhe kjo Prishtina u bë bajat. Po dal pak kah Boroveci, pak skijim, sa për ta thyer monotoninë, - dhe niset.

Verën tjetër, sërish gjinkalla ndal me brof para thneglës xhipin e zi, me dy biondina e një zeshkane brenda dhe përmbi dërrasë sërfingu. Sërish e njëjta pyetje therëse.

Hë, thnegël, çka bëre?

Qe more, si zakonisht, punë, punë, natë e ditë, siç ka thënë Naimi ynë... Mbjelljet i kam kryer, tash po mihi pemët, po mbledh barin... E ti, kah je nisur prapë kështu?

Qe, po dal pak kah Evropa. Pak në detin kroat, pastaj pak shoping në Venedik... Thjesht, të dal pak se nuk rrihet këtu, - dhe ia fishkëllen rrotat para hunde.

S’kalon shumë dhe dimri vjen prapë. Sërish gjinkalla tash me një lloj cigareje me bari e zinxhirin që i shkëlqen rreth qafe, del nga BMW tipi më i ri, pasi ndal pak muzikën që ushtonte nga zëruesit Bosse, sërish pyet?

Po ku je moj thnegël, pash Zotin? Çka po bën? Si po të shkojnë punët?

Mirë more jemi, gjallë jemi, shëndosh jemi... Por ky dimër shumë i fortë. Po më duhet të punoj shumë se ku KEK-u diçka e ka shtrenjtuar rrymën, faturat e larta, fëmijët duan edhe nga një euro kur shkojnë në shkollë, qe... po kalojmë disi. Te ti çka ka? Si po të shkojnë punët?

Ç’të them, nuk është edhe keq. Po mundohemi, vendi ka nevojë për angazhime, kemi tash edhe kushtet për BE. Qe, për atje jam nisur. Një turne lobues, Vjenë, Berlin, Londër... Pastaj ndoshta dal pak edhe kah Franca. Vendi do angazhime... Megjithatë, po ia dalim disi, - thotë dhe bën të niset.

- Prit, prit, i thotë thnegla, dhe gjinkalla hap dritaren.

Pash shoqërinë që kemi pasur, ma bëj një të mirë. Kur të kalosh kah Parisi, mos harro, lype dhe gjeje atë Lafontenin, ku është e ku s’është.

Dhe, pash Zotin, jo rrahe, por zdëpe dajak. Bëje për atë dynja. Pisin, se më mori në qafë, - kishte thënë Thnegla në version e ri të fabulës.

Se diçka në këtë shoqëri nuk po shkon, po shihet. Por, kush na e ka fajin neve, thneglave të zhgënjyera? Veç mos më thoni mësues Faiku.

E di, jeni në anën e Thneglës që mund t’u ngjasojë si shumë edhe juve apo të afërmve tuaj. Por e pranoni, më shumë u pëlqen të jeni gjinkallë!

Fadil Lepaja :Delet nga Lugina e Silikonit

Kjo është një përrallë moderne për “Luginën e Silikonit”! Mundesh me e quajtë edhe ëndërr! Ishte moderne jo veç për rrethanat tona! Kishte një mahnitje planetare.

Si në çdo përrallë edhe këtu ka dele! Harrojini për një çast se si u avullua kjo ëndërr, se si menaxherët ende dergjen nëpër gjykata, dhe dhjetra e qindra milionë që humbën dikah! Harrojini edhe strategët që u avansuan aty ku ka projekte të tjera qindramilionëshe.

Projektet fillonin si pa të keq me dhjetëra milionë, pastaj kostoja dyfishohej para kamerave. E vlen, blegrinin zëdhënësit formalë dhe joformalë. Kemi me shkue edhe në shpi me email. Me ardhë në punë me email. E fëmijët kemi me i shpërnda nëpër shkolla me atachment. Kabllot optike në çdo shkollë! Në çdo shpi! S’ka më transport (ndër)urban.

Pastaj erdhi strategjia “fillo dhe lëre përgjysmë” , që doli të jetë mënyra më e mirë për me i ngatërrue fondet, për me i harrue ëndrrat. Apo strategjia:” Jep donacione, e merr kesh”! Ka shteti!

Ndërkohë edhe pasojat sociale ishin po aq të rënda! Tokat mbetën shkret. Bashqet e shtruara në cimento, livadhet e mbushura me therra e gjarpërinj, kryeqyteti i mbushur me zonjushat tunduese që ende thyejnë takat e larta nëpër sheshet me pllaka të shtrenjëta mermeri. Shoqëri e shastisur pas mermeri. Mermer dhe baltë, kombinim fatal! Por, krejt kjo storie emancipimi e kishte një fillim!

Krejt filloi një mbrëmje të qetë kur princi ynë ra me fjetë dhe nuk e zuri gjumi si zakonisht!

Tërë natën nuk u rehatua! Nuk është punë ndërgjegjegjjeje! Më e keqja e kësaj ishte se nuk po e kuptonte përse i kishte ikur gjumi. Krejt rrethanat i kishte për me u kënaqë në gjumë! Opozita ishte e përçarë dhe po blegërinin si delet. E ai, atë natë më kot po i numëronte delet! Delet, që po i shijonin livadhet e gjera nëpër ekranet e sheshta.

Më paskanë sjellë dyshek të parehatshëm, mendoi. Ose opozita më ka vënë në mes të dyshekëve ndonjë kokërr bizele. Me më provue ! Në fakt, edhe kësaj radhe, ai vetëm po dyshonte, si zakonisht, te opozita! Nuk kishte prova për asgjë! Si për inat, pikërisht kësaj radhe, opozita, vërtetë e kishte vënë një kokërr bizele, diku në mes të dyshekut të tretë apo katërt, nga shtatë gjithësej! Se kryeministri e do numrin shtatë!

Edhe në parti, shtatë i ka nën vete, në hierarki! Sa për aksionin subversive me bizelen, ky ishte aksioni më i sukseshëm i opozitës që nga (ri)shpallja e pavarësisë.

Ashtu, në kllapi, vazhdimisht i shfaqej turma e deleve, larg qoftë sikur të ishin në godinën e parlamentit. Sonte nuk po i shqiteshin delet dhe për çudi po shihte strukturë në shpërndarjen e tyre nëpër livadh. Herë i ngjanin me një tufë të organizueme e herë me një turmë të shkapërderdhur!

Herë në livadh her në parlament. Ishalla nuk janë protesta? ! Papritmas në mes të tufës kërceu një ujk i mbështjellë me lëkurë të bardhë deleje! E njohu! “Bajram, i tha, vepro sipas urdhrit”! Luginat e bleruara u mbushën lotsjellës.

Porsa të zgjohem, kam me e pyet dikë se çka do të thotë me t’u shfaqë në ëndërr ministri yt në syret të ujkut, e me lëkurë deleje krahëve! Ani,dele e bardhë!

Por, princit, shpejt i iku vegza dhe filloi sërish të ëndërronte, të fuluturonte përmbi male e fusha drejt livadheve të bleruara! Iu kujtua libri frymzues ”Kur kositen livadhet”! Si nuk i kanë kositë këto livadhe mendoi dhe deshi të japë urdhër, por paritmas iu kujtua se s’ka mbetë kush andej me kositë as me lavrue, se krejt i kishte sjellë në qeveri. E mallkimi i pleqve po e ndiqte pas. Nuk lihen tokat djerrë, djalem, nuk lihen livadhet pa kositë. Lugina i hapej parasysh përplot mjegull!

Në fakt, kur i referohemi paragrafit më lart, duhet të sqarojmë për hir të vërtetësisë se asokohe shoqet nuk luanin pitpidak, as ishin të përfaqësuara obligativisht në parlament, por princi kishte ëndrra shumë të avansuara dhe emancipuese për kohën.

Duhet me ba diçka për këtë tokë, këto livadhe, për delet që nuk ka mbetë kush me i qitë nëpër fusha, por të gjitha janë futë në politikë. “Krejt po e mjelim shtetin, e nuk qëndron as shteti kështu”, po i fliste në ëndërr katragjyshi, i ulur ashtu këmbëkryq, ashtu si e përshkruanin më të vjetrit.

Papritmas, lugina ndryshoi! Nuk po i shfaqej në ëndërr si dikur. Në hyrje të saj, te një rrethrrotullim i mbaruar rishtaz, mbi një tabelë të kaltër nën një rresht me yje të verdha, po shkruante “ Lugina e Silikonit”! Në anglisht!

E paskan bërë luginë silikoni këtu, klithi, apo jam në Amerikë?! I iku për një çast vegza e ëndërres dhe u ngrit ulur mbi dyshek , krejt i mbuluar në djersë. Nuk po i shqitej syshë ai kolorit i hirtë. Këtu nuk paska më asnjë lule. Nuk paska klorofil! Veç silikon! Silikooooon! Atdheu ynë prej silikoni !

Shpejt e shpejt u ngrit, shau nëpër dhëmbë dyshekët e parehatshëm nga reklamat dhe mori nga komodina telefonin e tij tashmë legjendar! Mbledhja e kabinetit, filloi pak para syfyri. ...!

Kështu lindi legjenda për luginën tonë të silikonit, kështu nëpërmes mjegullës së ëndrrave popullore u aprovua edhe buxheti dhe bartësit e përgjegjësive! Pasi e aprovoi “sofra e parë” e aprovoi edhe qeveria!

Si e dimë tashmë, nga historia jonë e lavdishme, paratë u harxhuan, e lugina mbeti luginë! Livadhet e pakositura, të mbuluara me therra. Arat e pa lavruara. Nuk ka hesap, ma mirë me i mjelë delet virtuale! Kështu pitja u hangër! Mbeti veç princi me vllaznillak, akraba, e dosta dhe me tepsi në dorë! Edhe ... delet që mblidhen e blegërijnë te sheshi. Te njëri nga sheshet!

E kur delet protestojnë, princi e thërret Bajramin dhe e pyet: “A ke më asi lotsjellës që i ka kalue afati? “ ! Kështu, rimbushet me tym e mjegull lugina e betontë e Kosovës. Bëje zot, ëndërr!

Ah, kokërr e bizeles, sa e vogël por sherrin e madh e paske pasë!

Duhet me ndërrue dikënd ... ! Duhet me e fshehë tepsinë...! Në mal! Në fakt në silikon! Është veç një tepsi silikoni....po arsyetohej në ëndërr para dikujt të cilit nuk po arrinte t’ ia shihte fytyrën!

Krejt fajet i ka opozita, klithi, krejt! Sidomos për kokrrën e bizeles! Opozita që laget në gjumë!Kështu , i doli gjumi, nga zilja e telefonit që po i binte si një çekan i rëndë! Ikën delet dhe Lugina e silikonit! U avulluan!
Ishte, Baronesha!

Qemajl Morina :Të krishterët arabë dhe sfida e civilizimit islam


A po i kanoset rreziku prezencës historike të krishterë në vendet arabe, është pyetja e cila shtrohet viteve të fundit, në veçanti pas asaj që po quhet “Pranvera arabe”?

Kjo pyetja nuk është prezent vetëm në media, por edhe në debate shkencore. Kjo situatë e kishte detyruar kryeministrin irakian Al-maliki, kohë më parë të deklarojë: “Lindja nuk duhet të mbetet pa të krishterë, ashtu siç nuk duhet të mbete Perëndimi pa myslimanë”. Këtë deklaratë ai e kishte thënë në vitin 2010, me rastin e djegies së kishës, zonja Shpëtimtare në Bagdad, kur mbi 12.000 krishterë u shpërngulen në Kurdestan, kurse mija të tjerë ua mësynë vendeve perëndimore.

Ashtu siç pohon analisti egjiptian, Emil Emin, se kjo çështje është e kurdisur dhe dikush po kujdeset për arsye se “fati i të krishterëve është i lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare arabe në një anë dhe paraqet sfidë të bashkëjetesës civilizuese islamo-krishtere gjatë katërmbëdhjetë shekujve në anën tjetër”. Kjo me siguri duhet të jetë edhe sfida më e rëndësishme në rrugëtimin e civilizues të arabëve dhe myslimanëve bashkërisht.

Nga ana tjetër, ekzistojnë mbi 120 burime shkencore të dorës parë, të cilat pasqyrojnë rolin e rëndësishëm të krishterëve arabë, në veçantë të atyre asirianë, që patën në përkthimin e shkencave greke në gjuhën arabe. Burimet historike numërojnë mbi 215 mjekë, 63 transmetues, 40 filozofë, 15 astronomë, 10 matematikanë, 7 astrologë, 5 kimistë, 4 farmacistë etj.

Studiuesi dhe lexuesi i vëmendshëm në aspektin historik, mund të kuptojë për respektin dhe nderimin e madh që të krishterët dhe hebrenjtë gëzuan në lindjen e shtetit islam. Orientalisti Volmozin pohon se “shkrimi arab në fillim u përhap në mesin e të krishterëve, në veçanti në mesin e murgjve në Hira dhe Enbar”. Librat e historisë arabe të asaj periudhe flasin me krenari për ministra të krishterë apo hebrenj, të cilët ishin të angazhuar në postet më të rëndësishme ministrore, siç ishte Ministria e Financave.

Vlen të përmendet me këtë rast se zhvillimet e fundit që kanë ndodhur në shumë vende arabe, në veçanti në Irak pas invadimit amerikan më 2003, në Egjipt pas revolucionit të 25 janarit të vitit 2011, pastaj ajo çka po ndodh në Siri, me dallimet e mëdha në kushtet, rrethanat dhe mekanizmat, të gjitha këto kanë ngjallur shqetësime te një numër i konsiderueshëm i qytetarëve pa dallim besimi për të ardhmen e të krishterëve në këto vende, ku të krishterët janë të koncentruar më së tepërmi dhe paraqesin një përqindje konsiderueshme.

Sipas raportit të Organizatës Ndërkombëtare për Emigracion, të datës 1 mars 2012, lidhur me koptët e Egjiptit thuhet se ka një shtim të emigracionit për shkaqe “të represionit fetar nga ana popullatës si dhe organeve shtetërore, pasigurisë, papunësisë si dhe vështirësisë së jetës në përgjithësi”.
Të njëjtat rregulla vlenin edhe për të krishterët e Irakut. Aty flitet për shtimin e emigracionit të popullatës në drejtim të vendeve fqinjë, për shkak të pasigurisë qoftë edhe në pjesën veriore të Irakut, i cili në raportet e mëhershme konsiderohej vend i sigurt.

Në këto rrethana hartuesi i Raportit pyet se a do të ketë të ardhme për të krishterët e Lindjes së Mesme? A do të kenë mundësi që ata të mbijetojnë në shekullin e njëzet e një?

Lidhur me këtë kemi përgjigje të ndryshme, varësisht nga qëndrimi i secilit prej tyre. Po përmendim mendimet e disa prej tyre:

Prof. Pol Salim, drejtor i Qendrës Kargigji në Bejrut, i cili në një artikull të botuar më gazetën “Los Angelos Time” të datës 6 janar 2010 shkruan: “ Numri i krishterëve të mbetur sot në Lindjen e Mesme, është 10 deri në 12 milionë, të cilët nuk paraqesin më shumë se 5% të popullatës së rajonit, në krahasim me 20% që ishte në fillim të shekullit njëzet”. Pastaj shton: “Edhe pse të krishterët kanë luajtur role të rëndësishme në lëvizjet kulturore, kombëtare, majtiste dhe në ato kundër kolonializmit në dekadat e kaluara, mirëpo ata u përjashtuan në vitet e fundit me rastin e paraqitjes së islamit politik, ata vuajtën që nga viti 2001 nën peshën konfrontimit mes islamit ekstremist dhe Perëndimit të krishterë”.

Modelin tjetër të ballafaqimit kemi akademikun libanez, që jeton në SHBA, Fuad Axhemi, i cili në një shkrim të botuar në të përjavshmen amerikane “Njuzvik” shkruan duke pyetur se “a do të kenë koptët ardhmëri në Egjipt dhe në botën arabe dhe kush do t’i mbrojë ata nga ekstremizmi islamik “?! Për të përfunduar se “krishterimi po zhvillon betejën në tokën, e cila ishte djepi i saj”.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...