2013-07-21

Dy më të mirët njeri kryetar i PD-së!




Partia Demokratike do të zgjedhë të hënën kryetarin e ri të saj, që do të zëvendësojë Sali Berishën. 105 mijë anëtarët e saj do të zgjedhin me parimin një anëtarë një votë, mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit.
Foto
Që nga krijimi i PD-së në dhjetor të vitit 1991, kjo parti është drejtuar nga vetëm tre persona. Përveç Berishës, PD është drejtuar nga Eduard Selami dhe Tritan Shehu. Nesër, Olldashi dhe Basha pritet të zhvillojnë takimet e fundit ndërsa nesër do të presin verdiktin e anëtarësisë së partisë, transmeton Shekulli.
Foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zgjedhur që në këtë 100 vjetor, të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri një vizitë në familjen e znj. Hanke Kita, e lindur me 15 tetor të vitit 1912.
Znj. Kita, tashmë 100 vjeç ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional - Çlirimtare. Kreu i Bashkisë i ka dhuruar zonjës Hanke Kita simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me mbishkrimin:  “Dëshmitare e 100 viteve të Pavarësisë”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, gjatë takimeve të fundit në Fier, Patos, Mallakastër dhe Kamëz, e ka konsideruar si prioritetin kryesor të ringritjes dhe fillimit të PD-së vlerësimin e kontributit të çdo anëtari dhe përfshirjen e tij në vendimmarrje. Kjo sipas Bashës do të jetë e sanksionuar dhe në statut. “Ju garantoj se në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për mua ky do të jetë hapi i parë dhe më kryesori në punën që na pret”, shprehet Basha.

Edhe Olldashi në një linjë me Bashën, e cilëson të rëndësishëm mirëfunksionimin e strukturave të partisë. “Ristrukturimi dhe rivitalizimi i PD-se nuk nis me Kryetarin e Ri, cilido që të zgjidhet. Rivitalizimi i Partisë Demokratike nis me rivendosjen e marrëdhënies mes nivelit politik të partisë dhe anëtarit të saj, këtu fillon ringritja”, tha Olldashi gjatë një takimi në Tiranë.

Lulzim Basha


Lulzim Basha lindi në Tiranë më 12 qershor 1974. Babai i tij, Xhelali, ishte një mekanik dhe nëna e tij, Remzije, ishte mësuese. Ai ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën fillore “Skënder Çaci”, si edhe shkollën e mesme “Sami Frashëri”. Përveç shkollës, Lulzim Basha ka luajtur volejboll për kategorinë e 18 vjeçarëve në klubin Dinamo. Ai mbaroi shkollën e mesme në vitin 1992, kur kishte nisur një epokë e re për Shqipërinë. Ai ka një vëlla më të ri, Erlindin.





Me një bursë për vitin e parë, ai filloi studimet në e Utrechtit në Hollandë në vitin 1993. Për të bërë të mundur vijimin e studimeve në Hollande, ka punuar ndër të tjera si kordinator në Fakultetin e Drejtësisë dhe si këshilltar financiar në firma private. Lulzim Basha u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Pas studimeve, Lulzim Basha shkoi për të punuar për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi duke udhëtuar drejt Kosovës për të hetuar krimet e luftës. Pas tre vjetësh punë, ai ishte pjesë e skuadrës që ndihmoi në përgatitjen e akt-akuzës në ndjekjen e Sllobodan Millosheviçit. Lulzim Basha më pas shërbeu si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.

Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashëri” dhe u martuan në Tiranë në 8 maj të vitit 2004. Vajza e tyre, Dafina ka lindur në vitin 2006 dhe ata janë në pritje të një fëmijë tjetër në korrik. Aurela u diplomua për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Hollandë dhe u specializua për Menaxhim biznesi në Universitetin e Amsterdamit.


 Që prej vitit 1999, ajo punon për Projektin e Praktikave Parlamentare Lindje Perëndim, një organizate ndërkombëtare jo-fitimprurëse që promovon demokracinë parlamentare në vendet e Europës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë



Në vitin 2011, Lulzim Basha kandidoi kundër ish kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Fushata e Tiranës u konsiderua fushata më e mirë që Partia Demokratike kishte zhvilluar ndonjëherë. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh.

Gjatë më pak se dy viteve në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Basha ka udhëhequr një proces transformimi të kryeqytetit shqiptar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe zbatimi i një numri projektesh strategjike për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe Europian janë shtyllat kryesore të këtij transformimi të përditshëm dhe të prekshëm për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.

Në qershor 2012 Basha u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.





SOKOL OLLDASHI
Emri Mbiemri - Sokol Olldashi
Adresa - Njesia Bashkiake Nr2, Rruga “Dervish Hima”, Nr.12, Tiranë
Kombësia - Shqiptare
Ditëlindja - 17.12. 1972
Statusi civil - I martuar me dy fëmijë

Edukimi
2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 - Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar jurist)
Shtator 1987 - Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, “Naim Frashëri”, Durrës

Veprimtaria profesionale

Nëntor 1999 - Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 - Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 - Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 - Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 - Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës, anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002


Qershor 2001 - Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 - 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Gjuhët e huaja - Anglisht, Italisht -


KOMANDANTI RAMUSH HARADINAJ KA SHPËTUAR BRIGADËN 122 PA U SHFAROSUR, VETËM PËR PESË MINUTA PARA KASAPHANËS


RIZA LAHI

AI BËRI GJITHCKA MUNDI PËR KOSOVËN MARTIRE

Dossier



KOMANDANTI RAMUSH HARADINAJ KA SHPËTUAR BRIGADËN 122 PA U SHFAROSUR, VETËM PËR PESË MINUTA PARA KASAPHANËS

I zoti i shtëpisë më pa edhe një herë në sy, ndërsa baca Ibrahim më bëri me shenjë që të mos mërzitesha. Po mbyllja aparatin me të cilin kisha fotografuar Myrteza (Myrtez) Pepën bashkë me heroin e tij të përjetshëm – Jusuf Gërvalla.

Jusuf Gërvalla është fotografia më e madhe në atë shtëpi të Malmoes , dhe i zoti i saj e kish varur në vendin më të dukshëm.

“Myrtezi”, pra Pepaj, ishte i përzgjedhuri i baca Ibrahimit për t’u intervistuar nga unë, “për me hi në libër”. Jo vetëm në kryeqendrën shqiptare të Suedisë, në Malmoe, por, në të gjithë atë vënd me vijë ajrore cep më cep thuajse sa dhjetë herë 360 kilometërshi shqiptar që lidh Marlulën me Konispolin, askush nuk dyshonte në puritanizmin e bacës sim.

Ibrahim Metaj, megjithëse me arsim relativisht jo aq të lartë, ka një respekt gati – gati fetar ndaj librave, gazetave e fotografive, të cilat i mori në shtëpinë e tij me fanatizmin dhe adhurimin që mbajnë myslymanët Kur’anin.

“Myrtezi” pra, ishte një “target” për penën time, i pushtuar nga ndershmëria dhe saktësia prej shenjtori e, pra, bacës, po, përse, ja, unë s’e dija ende.

Do të mësoja më pas.
Më saktë – menjëherë.

Myrtezi, sapo la punën në oren 15.30, i ra borisë së “Kerrit” të tij poshtë shtëpisë së bacës në Skurup në oren 15.45, jo në orën 16.00, sa ç’na kish thën mbrëmë.

Siç duket, kishte rendur për të na marrë e për të na çuar në shtëpinë e tij me shpejtësi jo më të vogël se sa 130-140 km/orë.

Myrteza Pepaj është i ditëlindjes 30 mars 1959,” i Deçanit”, fshati Kodrali.
Është nga veteranët e 1981-shit.

Pepaj kujton se ka iniciuar vetë një demonstratë, kur ishte në shkollë, në Prishtinë, “tuj bo hajgare . Djalit të mixhës ia theu doren policia, por unë ju ika për durësh”.
Myrtez Pepaj ka pamjen e një njeriu me intuitë të veçantë për t’iu shmangur rreziqeve në çastet e fundit dhe për t’u futur sërish nëpër lojen e rrezikshme, atje dhe atëherë, kur të tjerët janë të tmerruar.

Një Zherar Filip1) i lindur.

Pepaj është një emigrant i hershëm në Suedi. Kryetari i Unionit të Shqiptarëve të Suedisë, zoti Destan Morina do të më thoshte më pas se, kur ai ka mbërritur pas aq peripecishë më së fundi në Suedi, e kish gjetur strehën e parë “te ni shoq i jemi, Myrtez Pepaj ia thonë”.
Myrtezi ka luftuar gjithsej – gjithsej vetëm 45 ditë në Kosovë.

Ai është nisur me kontigjentet e para për luftë që nga Suedia, tok me Rexhep Mehmetajn, Nasim Haradinajn, Beçë Shalën, Arben Mazrekajn, si edhe me një “djalë hazreti” (djalë i vetëm). Djali i “hazretit” quhej Hysret Kyçyku i cili pat këmbëngulur të vinte në luftë kështu: “po nuk më pranuat, se qënkam “hazreti”, unë do të luftoj i veçuar nga ju. Nuk e kam llogaritur jetën time në qetësi, kur e tër Kosova është në flakë”.

Natën e ikjes , ky grup, para se të përcillej të nesërmen me ceremonialin e kryesuar nga veterani Ramadan Shala, ka darkuar në shtëpinë e Myrtezait, e shoqja e të cilit, në një qoshe, ka bërë përpjekjen e fundit t’ia kthente mëndjen babait të 4 fëmijëve të saj, kështu:

“Ti qet pare boll!! Mos shko me luftue! Lufta don edhe pare, e ti qet boll! Mos shko!”
Duke parë nga e shoqja, Naxhija, Myrteza Pepaj na tregoi, bacës dhe mua, se ajo binte kushurirë me Isa Boletinin dhe, sapo ajo u largua pak per te fëmijët, vazhdoi:

“Nana jeme, Sofë ia thonë, nuk më tha asnjiherë mos shko. Ajo ka pasë nji vëlla, Beqir Berisha, qi ka luftue e asht vra në një grup me një kaçak të njoftun antititist, të quajtun Nue Përlleshi, i lidhun me NDSH-në. Mirëpo, kur Naxhija nisi me kaaa me të madhe, edhe nana s’mujt me durue ma”.

Në të vërtetë, si Myrtezai, edhe miku i tij që i thirri në telefon e që erdh pas pak, Rexhep Mehmetaj, kanë qënë mjaft mirë ekonomikisht, kur kanë nisur apo kanë shpërthyer në aktivitetet guerile.
Myrtezi, psh. si rrallë emigrantët shqiptarë, duke njohur edhe tri gjuhë të tjera veç shqipes (greqisht, serbisht e suedisht), ka punuar përkthyes. Babai i tij ka qënë arsimtar në Kosovë. Është quajtur Bajrush Islam Pepaj dhe, i njohur si antitist e, meqënëse, për këtë, s’e lejonin të ushtronte mësuesinë, ai ka dhënë mësim të gjuhës shqipe në shtëpija.

Pas një stërvitjeje 15 ditore, Pepaj ka hyrë në Kosovë, në brigadën 122. Në atë të Ramush Haradinajt.
Rasti do të sjellë ndonjëherë të rri edhe me këtë kosovar të quajtur Ramush, për të cilin kam dëgjuar aq thashetheme të bukura. Rajmonda Meleçka, e vetmja femër nga Rep. e Shqipërisë që ka luftuar në Kosovë, qesh me dashuri prej shoku sapo përmënd “komandant Ramushin”.

“Ramushi më dha leje vetë, mbas tri ditëve, me shkue e me pa mixhën se nanën e lashë në Suedi, e baba… m’ka vdekë”, thotë Myrtezi, përpjekjet mbinjerëzore të të cilit, që do t’i shohim më poshtë, janë të ngjashme me përshkrimet makabre, të heroizmit makabër, të përshkruar vetëm nga një pendë e njerëzimit deri me sot – ajo e Viktor Hygoit.

Ja¼ Dhe diçka nga “komandant Ramushi”.. Diçka të treguar nga Myrteza Pepaj, që ka qënë i “ kyçur” në kuadrin e grupeve të zgjedhura të ashtuquajtur “diversionistë”, që vepronin me 7-9 veta dhe që kryenin, shkëputur nga totaliteti numerik i brigadës 122, sulme të rrufeshme në pika sa më të habitëshme. Duke goditur egërsisht dhe me tër potencialin e mundshëm të armëve të lehta që mbanin me vete e, sigurisht, duke ia mbathur, sapo të arrihej qëllimi.

“Djem, sot nuk do të rreshtohena në vëndin e zakonshëm” – na tha nji mëngjes komandant Ramushi, dhe na u nisëm me u rreshtue dikund tjetër, larg. E¼ Po atë ditë, as 5 minuta mbas orës së zakonshme të rreshtimit, kanë shpërthyer, mu atje ku duhej të ishim të grumbulluem të tanë, mbi 1000 predha artileriet e mortajash, prej të katër anëve”.

Për atë ditë, pra, qe përgatitur një skenë shfarorësëse për të gjithë atë mori burrash të rinj të Kosovës.
Pepaj më dha këtë spjegim rreth shmangies së kasaphanës së atij mëngjesi:

“Ose ka folë ndonjë rob i kapun prej nesh ose, ka mundësi , këtë informatë, komandant Ramushi e ka ble prej ndonjë hafijeje serbe. Komandant Ramushi, sigurisht që ka pasë informatorë në radhët e serbve në favor të UÇK-së. Ka njerëz që janë gati me ba çfarëdo lloj ndyrësie për pare. E, parja e bardhë, për ditë të zezë!”

Myrtez Pepaj këmbëngul me zjarr këto çaste për diçka. A ka mundësi që në librin tim të shkruaj që në fillim, që në faqen e parë, të lutem, a mundesh bre burr, që në rreshtin e parë, që në krye fare, për një kryetrim kosove. Ka qënë një bjond i bukur, me fytyrë njomcake. Është quajtur Xhevat Sejfijaj. Ka qënë nga Bogajt e Rugovës.

“Ende nuk i dihet se ku janë eshtnat e Xhevatit. Trupin e tij të vramë, ose e kanë shkye qentë, ose e kanë djegë serbët”.

Luftëtari i UÇK-së Xhevat Sejfijaj ka qënë në njërin nga grupet e sulmit, siç ka qënë dhe Myrteza Pepaj. Ai , si ka qëlluar për vdekje një komando të ushtrisë serbe, ka bërtitur me furi “Eheaaj! Iku qëni!!!”. Mirëpo, në çast, është qëlluar për vdekje, nga një tjetër luftëtar sërb. Dhe, fill pas, heroi kosovar është gjendur mes një hordhie të tërë komandosh armiq, të kamufluar përqark

Myrteza Pepaj ka provuar të operohej pa narkozë. Ai i është nënshtruar heqjes së një cifle predhe në stomak vetëm me pak kamfor në hundë dhe¼ nëpër tehun e thikës së kirurgut. Ja se si ka ndodhur.
Në krye të një grupi prej 600 djemve të paarmatosur, në majë të një kali të blerë, “Zheli” (pseudonim i Myrtezit), ra në një minë. Ishin në afërsi të kufirit me Shqipërinë, për ku ishin nisur, dhe ishte natë. Natë dhe shumë ftohtë. Të gjithë e dinin mirë se ushtria sërbe kishte minuar kufirin.

Mina e fuqishme bëri fertele barkun e kalit.

Por kali, ky mburojë prej mishi, si një luftëtar i paepur, është rrotulluar tri-katër herë me kalorësin në shpinë.
Duke hingëllitur.

Duke stërmbledhur tëra forcat.
Derisa ka rënë përdhe pa frymë me kalorësin “Zheli”mbi shpinë.
Me “Zhelin” që nuk arriti të dilte “i larë” nga mina.
Por i mbytur në gjak.

Grupi u kthye mbrapsht menjëherë. Kokëkrisja për të kaluar natën nëpër një zonë të minuar, u pagua me vdekjen e kalit. Dhe me pragvdekjen e kalorësit kokëkrisur. Dhe të tre-katër luftëtarëve kosovarë të paarmatosur.

Herë mbi supe shokësh, e herë mbi kurriz të ndonjë kali, më së fundi, falë edhe celularëve, këtyre armëve të pandara të kosovarëve, dikush ka dalluar papritur dy drita të një “kerri”.

Sigurisht që nuk ishte me serbë. Serbët, si dhe nazistët në Luftën e Dytë, nuk rrezikojnë natën. Ata ngulmojnë për sulmet në agim. Nga makina dolli shoferi. Ishte pikërisht vetë i mbiquajturi “komandanti legjendar” Agim Ramadani

Myrtezi tregon me imtësi edhe shakatë e shokëve për ta “mbajtë me gajret”, ndërsa operohej në stomak. Atje. Në rokafortën e Junikut.

“Shaqë Qerimaj, Shaqa banon sot në Zvicër, më thoshte nëpër atë qahmet: “Or Myrtez! Më ba me na dekë, kam me t’mbulue me dushk. Jo, more me dhe, jo. Me dushk. E, kur të më bijnë rruga kah ti, tash po vi e ta qes një cingare e tash po e pijmë bashkë. Ti, mandej, tash po hyn prap nëpër dushk¼ Shaqa, ky trim mbi trimat, ka nji hidhnim të madh në shpirt. Djalin 17 vjeçar ia kanë vra serbët!”

Unë jam i bindur se Pepaj sikur rrëfehet para altarit. Baca Ibrahim kënaqet shumë me pyetjet e mia dhe me grykën e kasetofonit tim, të cilin e kam dhuratë prej disa viteve nga miku im Namik Hoti. Ai e njeh Myrtezin prej kohësh, por s’e ka dëgjuar ndonjëherë të tregojë kaq imtësira të shënjta të jetës së tij.

E pra¼ Të nesërmen e operacionit, ky luan ka udhëtuar, në këmbë, vetë i katërti, shoqëruar me dy luftëtarë, që të gjithë, sëpaku, me nga një granatë në brez, nëpër tërë atë të ftohtë, që nga Juniku për në Tropojë.
“Rrugës na ka pikasër një helikopter jugosllav. Na ka kërkuar për një gjysëm ore, ndërsa ne prisnim me gjak të ngrirë sa të largohej¼ Në Tropojë, paguam një fugon, dhe u nisëm për Tiranë”.

Myrtez Pepaj, i vendosur për të luftuar me vdekjen në këmbë, ashtu si kali që ra mbi minë dhe që u rrëzua vetëm kur zemra nuk i rrahu më, më së fundi arriti në Tiranë dhe refuzoi të shtrohej në spital.

Për disa ditë, sa për të marrë veten, ai ka gjetur strehë në familjen tropojane të oficerit shqiptar Halit Mulgeci. Pepaj ruan respektin më të thellë për Halitin zemërbardhë edhe bashkëshorten e tij, Serveten me përkujdesjet e saja si të ishte ndonjëra nga “motrat” e nënës Terezë.

“Jam strehue edhe në shtëpinë e një oficeri tjetër madhor të ushtrisë shqiptare. E kanë shtëpinë diku pranë Hotel “Dajtit”. E ka mbiemrin Hoti. E shoqja quhet Shpresa. Ata më kanë lëshuar krevatin e tyre bashkëshortor dhe kanë këmbëngulë të mos largohesha nga ata pa u shërue krejt. Por unë u nisa për në Suedi¼”( Mbi bazën e këtyre të dhënave, përmes librit të telefonit, unë munda të gjej adresën e saktë të personit Hoti, për familjen e të cilit flet Pepaj. Bëhet fjalë për oficerin në pension Ymer Hoti, i cili, pasi u mendua, më dha të dhënat fizike dhe të CV së Myrteza Pepajt. Ai, me të shoqen Shpresa, gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, kishin strehuar nje numur të konsiderueshëm luftëtarësh të UCK së dhe, njëri nga këta, ja, ishte ky që interesohesha unë R.L.).

Paratë e biletës Myrtez Pepajt ia ka siguruar mjeku – luftëtar Adem Grabovci.

Në Rinas, polici shqiptar i ka kërkuar pasaportën.

E ç’pasaportë kishte me vete ky shtatlartë me akcent kosovar?
Në kohën që personi me uniformë ka dashur të largonte njeriun që kishte kapërcyer nëpër kazanët e vdekjes për të shkuar te fëmijët dhe njëherë, te e ëma Sofë dhe te e shoqja Naxhije dhe që ndodhej vetëm pak metra nga dera e “Sëiss air”-it, befas, ka ndodhur një skenë që i ka shtangur të gjithë.
Në vënd të pasaportës, Myrtez Pepaj ka zbërthyer xhaketën.

Turma ka parë një gjoks, deri në bark, të mbuluar me fasho dhe me gjak të mpiksur.
Si llak i kuq.

Polici shqiptar i aeroportit të Rinasit, ka mbajtur drejtqëndrim.
Me pëllëmbën shtrirë në cepin e kapeles me Shqiponjë.

* * *
¼ Ndërkohë, ja kish mbërritur në këtë mbrëmje një burr i bëshëm, me vështrim të vendosur, por me një ëngjëll të dërmuar në fetyrë. Quhej Rexhep Mehmeti. Të dy me Myrtezin qenë larguar në një ditë nga Suedia. Në një ditë kishin hyrë në Kosovë.

Mehmeti kishte përballuar një kompleks të rëndë dramash të njëpasnjëshme. Duke psherëtitur, ai tha para mikrofonit tim se, ca nga ata që dikur e kishin torturuar shnjerëzisht në qelitë e UDB së, sot i vinin në krye të dasmave, në krye të mexhliseve të fisit apo merrnin pjesë në ndonjë parti të Kosovës së pasluftës.

Ai s’desh të fliste. Ai ishte i dërrmuar. “Kishte tre fëmijë – kam dy tani” tha. Ai kish marrë pjesë në një grup ilegal të armatosur në Kosovë, krijuar në vitin e të quajtur “Shqiponjat”. Gati duke dhënë shpirt në qelinë e tij prej torturave, ka mundur të hyjë në kontakt me vëllain e tij të torturuar dhe ai, në qelinë ngjitur, i cili i ka thënë:

“Or Rexhep! Or vëlla! Ata e kanë listën e gjithë grupit. Mos mbaj ma sekrete. Ata dinë gjithçka¼”
Nuk kisha parë kosovarë më të dërrmuar sesa ky njeri. Para dy orësh ai kish shpëtuar sërish për qime nga përplasja me makinëne një të dehuri.

Më vinte aq rëndë ndërsa shihja para meje dy njerëz që kishin vuajtur shumë. Po¼ Po përse nuk ishin të kënaqur nga jeta?! Si më tha ai, Myrtezi sapo i shkela në shtëpi:

“Do të të kisha nxjerrë për jashta, poqese
Dhe ai, brenda 15 minutave kishte rendur me maqinë për të na marrë në Skurup, bacën dhe mua, sigurisht me shpejtësinë maksimale që mund të nxirrte me maqinën e tij.emocionet¼
Befas¼ U kujtova për diçka.
- A keni magnetofon, Myrtez?
- Po , more!
- Kam një kasetë nga Shqipëria. A e ndëgjojmë?
- Po si jo, more, qitash!
Myrtezi, si një liane, brofi në këmbë, ndërsa po e ndiqnin vetullat e rrepta dhe sytë pa emocione, të Rexhep Mehmetit. Kur...
Orkestrimi i mrekullueshëm, zëri i mrekullueshëm dhe kënga e mrekullueshme korçare “S’kam ç’e dua dashurinë” e Mihallaq Andreas.
Sytë e mekur të Rexhos nuk munden të mbanin lotin e parë.
Ai nuk e fshiu.
Myrtezi, të tijin, po.

O Mihallaq Andrea! Kur shoku yt më i ngushtë, t’i ka këputur të dyja këmbët, që të shpëtonte jeta jote, keni pirë nga një cigare të dy dhe, gjëja e fundit që ke parë para se të humbisja ndjenjat nga anestezia, kanë qenë lotët e Ylli Ziçishtit me bisturinë në dorë. Ti ke luftuar me jetën dhe jeta e mposhtur nga ti të ka shpërblyer shumë. O, sa shumë!! Sa shumë, Mihallaq!!! Sa shumë¼ E ku ka më shumë se këta lotë këtu, në Suedinë e largët, me këtë natë të ftohtë dhjetori?. Këto lotë luanësh të dëshpëruar. Që po u dridhet buza me buzë. O po, ti i solle Shqipërinë! Shqipërinë e bukur. Shqipërinë e dhëmbshur, të vetmen në botë.
Me zërin tënd të ngrohtë, u solle Kosovën e ngrohtë Myrtezit e Rexhepit¼ Llaqi! Ti ‘s’e shikon dot se si nisi të gjallërohej Rexhepi.

- A mund të marrin Llaqin në telefon? Ta përshëndesim prej këtu? Unë ia kam numurin¼
Liania formoi me të shpejtë numurin.

Rreth nesh ishin mbledhur fëmijët dhe e shoqja e “Zhelit”.

- Po¼ Mihallaq Andrea jam¼ Urdhëroni.
Para se në Korçë të arrinte zëri i Myrteza Pepajt, arriti një pauzë. Një pauzë dhe një fragment serenate. Dhe një e qeshur me shpirt, sikur të vinte që pas derës, e jo që nga mijra kilometra larg¼


1) Zhurar Filip – aktor i njohur francez, i njohur për spektaklet e zhdërvjellta në përdorimin e shpatës e të lëvizjeve me trup.

RIZA LAHI

( Nga libri i pabotuar kurrë, “Flatrat e shqipes sime – Suedi, Gjermani”)

POETI I SHQUAR GREK DINO KUBATIS NË TIRANË



  • “ Cfar të përbashkët ka poezia e lashtësisë së shëndritëshme greke me këtë të sotmen në Greqi? “ – Njëri nga poetët më të shquar të Greqisë së sotme, Dino Kubatis, ky burrë që ka ardhur në Tiranë për një dasëm të dikujt nga njerëzit e gruas së tij shqiptare, bijës së bukur të Tepelenës së bukur, Luljeta Kubatis ( Nuraj), qesh me sytë e tij të butë e të zgjuar.
    Me siguri do të japë ndonjë përgjigje paksa edhe shpotitëse. Nuk jam I gabuar.Photo: Takim special i kendshem dhe mbreselenes me kafe e pije freskuese-te lokali 'OSLO"  -Tirane- me poetin
 gazetarin, publicistin, aktorin, rregjisorin , dramaturgun-eruditin grek pasardhesin e Homerin, Dinos S. Koubatis, bashkeshorten e tij, Luljeta Nuraj-Koubati, Kozeta Zavalani, Gazetarja e re Xhafa-dhe une Raimonda MOISIU
    “Ka ndryshim shumë. Nëqoftëse në lashtësinë greke shkruanin vetëm poetë, sot shkruajnë poezi të gjithë, përfshirë edhe mua”.
    Dy përkthyeset , Luljeta dhe studentja shqiptare që studion në Athinë Ira Llangozi qeshin të parat, për të vazhduar edhe Monda Moisiu, Kozeta Zavalani dhe unë, me të qeshurën e bujëshme.
    Në kohën kur politika jo rrallë ka acaruar, shtënë në ngërrç apo normalizuar prap problemet me Greqinë fqinje, Kubatis , në mënyrë konstante e ka dashur dhee don popullin shqiptar deri në masën sa, dashurinë e tij ia ka dhuruar kësaj bije të Tepelenës.
    Pse e don kaq shumë Shqipërinë ai?
    “Ne kemi një histori shpeshherë të përbashkët. Jemi nga popujt më të vjetër të Ballkanit dhe gjuhët tona nuk ngjajnë as me gjuhët latine, as sllavike e as gjermanike.Neve shpesh na është dashur të luftojmë me të njëjtët armiq, si me otomanët, me fashiztët a me nazistët. Unë kam miq shumë në Shqipëri “ – shton ai duke u plotësuar nga Monda Moisiu që tregon se sapo është vlerësuar me çmimin më të lartë poeti grek Kubatis në takimin e përvitshëm poetic të Korçës.
    “Parvjet ai ka marrë dhe një çmim shumë të vlerësuar në Kosovë” – ndërhyn bija e Tepelenës .
    Kubatis ka marrë gjithato trofe ndërkombëtare , por, dashurinë e tij për vëndin tonë, e ka marrë të shpërblyer jo vetëm me dashurinë e miqve e mikeshave të tij të shumta, por edhe me çmime të kohëpaskohëshme letrare e ftesave të vazhdueshme për të ardhur në Shqipëri.Photo: ?e
 t?? d?µ?s?????f? t?? "?µp???ße?" ???a ????.
    Kubatis ëshët autor I një libri kushtuar vëndit tonë dhe I kushehdi se sa poezive. Të kësak teme. Ai ka miqësi personale me poetët shqiptarë si Dritëro Agolli, Kristaq Shabani, Novruz Shehu, Skënder Rusi, Raimonda Moisiu, Kozeta Zavalani, Ilirjan Zhupa, Moikom Zeqo Bruno e Primo Shllaku, përkthyesen e poezisë së tij Mimoza Dino e plot të tjerë.
    Por ai ka plot miq edhe në Kosovë, megjithëse, siç thotë edhe vetë, nuk ka patur ende lunturinë të njohë njerëzit e zakonëshëm atje, por krenohet se ka patur shumë miqësi me Ali Podrimjen apo me poetët bashkëkohorë kosovarë si Muharrem Kurti, Jeton Kelmendi, Gjekë Marinaj etj.
    Kubatis drejton një forum ndërkombëtar që quhet “Kafeja e ideve”. Ky forum shpall konkurse të vitpërvitëshme dhe, meqënësë është forum ndëkombëtar, ai fton poetë nga të gjithë vëndet të konkurojnë atje, sigurisht me gjuhët bazë, si greqishtja, anglsihtja, frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja, turqishtja edhe shqipja. Vitin që kaloi ka qën një fitimtar nga Shqipëria, poeti ynë I njohur tropojan Mujë Buçpapaj.
    Presidenti I Lidhjes Ndërkombëtare të shkrimtarëve dhe artistëve “Pegas - Albania”, poeti Kristaq Shabani, na tha në telefon se Kubatis është “Antar Nderi “ I “Pegas Albania” që në vitin 2004 dhe se ai e ka njohur për herë të parë në redaksinë e revistës “Poezia bashkëkohore greko – shqiptare”që e drejtonte Kubati dhe e botonte i njderi Aristidh Kolias në Athinë .
    E…Po në Greqi, a shkruajnë poetët për hallet e popullit apo shkruajnë kryesisht për dashuri, siç ngjet te ne në letrat e sotme?
    Sërish Kubatis përgatiet të japë ndonjë përgjgije ku ka dozën e vet të notave gazmore:
    “Vuajnë të gjithë, por e kanë zgjidhur këtë problem duke shkruar për dashurinë dhe duke ndryer vuajtjet e veta në zemrat e tyre”
    RIZA LAHI

2013-07-19

Fatos Lubonja spiun i KGB-së, Arben Idrizi ekscentrik


Senton-AlsatMSekretari për Punë të Jashtme i Organizatës Konsumatori, Senton Kaçaniku, përmes dy deklaratave në rrjetin social Facebook, reagoi kundër akuzave që lansuan Fatos Lubonja dhe Arben Idrizi në drejtim të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.
Kaçaniku në mes tjerash tha se Lubonjës duhet t’i ri-kujtohet se ky i fundit ishte i dënuar me burg si agjent i KGB-së ruse, dhe ishte, siç thotë Kaçaniku, një “armik i popullit”.
Ai kërkoi nga Lubonja që t’i publikojë burimet e tij të informacionit për këto akuza që ai drejtoi në drejtim të Ramush Haradinajt, meqë sipas Kaçanikut, këto akuza janë duke ardhur vetëm nga Serbia dhe Rusia.
Kaçaniku nuk la pa komentuar as shkrimin e Arben Idrizit dhe fyerjet që ai ua bëri ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjes legjendare Jasharaj, duke e quajtur Idrizin një ekscentrik dhe imbecil të poshtër i cili ka nevojë të biejë në sy me çdo kusht.
“Këta nuk e di pse i mban toka, e as nuk e di pse nuk largohen për në shtete tjera meqë me kombin e shtetet tona kanë kaq shumë antagonizëm.” –përfundoi Kaçaniku./GazetaDitore
1
1

Pro et Contra: Idrizi “intelektual monstër”, Krasniqi “fashist primitiv”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një shkrim autorial të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka kritikuar kolumnistin Arben Idrizi.
Kendej apo andejIdrizi, në Gazetën Express kishte botuar dje kolumnen “Mbi vrasësit tjerë”, përmes së cilës i del në mbrojtje publicistit Fatos Lubonja, i cili e kishte cilësuar vrasës kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Në kolumnen e tij Idrizi thotë se “pa i pasur provat e shenjat, por duke u mbështetur në zanatin dhe instinktin e zanatit tim prej shkrimtari”, vrasës janë edhe Kadri Veseli, Ilmi Reçica, Latif Gashi, Azem Syla, Rrustem Mustafa – Remi, Xhavit Haliti, Bekim Haxhiu – Kamishi, Ramiz Lladrovci, Sami Lushtaku, Xhabir Zharku, Rexhep Selimi, Florin Krasniqi, Daut Haradinaj, Ukë Rugova, pjesëtarët e Sigurimit të Atdheut
Lubonja kishte thënë se shqiptarët i glorifikojnë personazhet si Haradinaj, “sepse jemi një komb skizofrenikësh”. Ndërkaq, Idrizi kishte shkruar se ka skizofreni, “të atillë sa të adhurohet deri në dëlir dhe të bëhet i paprekshëm një gjest aq tragjik dhe i diskutueshëm si ai i vrasjes së Familjes Jashari”.
“Askush nuk guxon të thotë se ai që konsiderohet ‘legjendë e gjallë’, ‘komandant legjendar’, etj., Adem Jashari, me ngujimin e fëmijëve, grave dhe pleqve, në të vërtetë kishte marrë pjesë në vrasjen e tyre”, kishte shkruar Idrizi.
Ndaj këtyre fjalëve ka reaguar Krasniqi përmes shkrimit të titulluar “Krimi i monstrës ‘intelektuale’”.
“Kurrë nuk do të më kishte shkuar mendja se në Kosovë ka ndonjë i arsimuar i mirëfilltë i edukuar në frymën moderne apo tradicionale kombëtare, që për flijimin e Adem Jasharit dhe familjes së tij të flasë me një gjuhë barbare, aspak njerëzore, siç bëri ‘intelektuali’ e ‘shkrimtari’ i vetëquajtur A.I.”, ka shkruar Krasniqi, i cili Idrizin e cilëson “’intelektual’ dhe ‘shkrimtar’ të shpifur”.
“Unë, qytetari i kësaj toke, ndjehem i fyer, jashtëzakonisht i fyer që një mendje e vetëquajtur përdhos kryeheronjtë e luftës çlirimtare”, shkruan Krasniqi. “Unë po bindëm për të saten herë se pushka vret vetëm një herë, ndërsa penda në dorën e “intelektualit” monstër vret përtej pushkës e pas pushkës. Kësaj populli do t’i thoshte: ‘Mos e vet se tregon vet’”.
Shkrimin e plotë të Krasniqit mund ta lexoni këtu. Ndërkaq, shkrimin e Idrizit këtu.
Ndryshe, ndaj reagimit të Krasniqit reagon edhe Gazeta Express, në artikullin “Një fashist primitiv në krye të Parlamentit”, ku thuhet se “gjuha e përdorur nga Kryetari i Parlamentit është jashtëzakonisht e ashpër dhe e ngjashme me fjalimet fashiste të kohë së Adofl Hitelit, kur i akuzonin njerëzit për deformime fizike dhe psikike”. 

Sa ngjasojnë akuzat e Lubonjës ndaj Haradinajt me ato të Grabovcit?


Shumëkujt i kujtohet përplasja midis shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, asokohe zëvendësministrit të Ministrisë së Transportit, dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ramush Haradinaj dhe Adem Grabovci
Ramush Haradinaj dhe Adem Grabovci
Akuzat që Grabovci ia drejtonte Haradinajt përmes një letre të hapur në qershor të vitit 2009 ngjasonin shumë me cilësimet që tani së fundmi ia bëri publicisti Fatos Lubonja kryetarit të AAK-së. Mbase disa nga akuzat e dikurshme mund të kenë shërbyer edhe si material dhe prova për publicistin nga Shqipëria, shkruan Reporteri.
Ndër të tjera, asokohe Grabovci i drejtohej publikisht Haradinajt me fjalët:
“Ditëve të fundit Ramush Haradinaj zgjodhe rrugën e sulmit, shantazhit ndaj personalitetit tim duke tentuar të më njollosësh, të më kërcënosh, të më shantazhosh dhe të më linçosh. Sulmet pa fakte, aq më tepër kur vijnë nga njerëzit si ti që janë sinonim i anës së errët politike, frikës, kërcënimit, zhvatjes dhe reketimit të qytetarëve dhe bizneseve kanë një qëllim: fshehjen e së vërtetës dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes. Për tri dekada jam munduar dhe kam punuar me tërë qenien time. Jam i sinqertë dhe i përkushtuar të punoj për të mirën e vendit dhe popullit tim.
Për 10 vjet kam qenë i detyruar të migroj në Zvicër. Gjatë kësaj kohe kam punuar dhe vazhdoj të punoj çdo ditë. Pasuria ime është një banesë në Prishtinë 76 m2 dhe pasuria e vjetër e trashëguar nga babai im ku jetojnë fëmijët e vëllait tim të rënë në luftë në maj të vitit 1999. Ndërsa, Ramushi tenton të më njollos edhe në këtë fushë. Unë, Adem Grabovci, për hir të së vërtetës dhe interesit publik i bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:
1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?
2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale?
- shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë,
- banesën dykatëshe në Prishtinë,
- banesën në Prizren,
- banesën në Tiranë,
- banesën në Durrës,
- vilat në Durrës, në Brezovicë,
- pronat disamilionëshe në Dukagjin,
- tokat në Miradi,
- kullat disamilionëshe në Glloxhan,
- dy vila jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai.
Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.
3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës:
- shtëpinë në Pejë
- banesën në Prizren
- truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan
- pompat e benzinës dhe shumë të tjera.
4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!
5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).
6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?
7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera.
Ka edhe shumë çështje të tjera që dëshiroj t’i diskutojmë në debat drejtpërsëdrejti me ju dhe që janë me interes publik. Keni ngritur akuza ndaj meje. Unë ju ftoj në debat qytetar. Nëse ju nuk përgjigjeni unë i rikonsideroj akuzat tuaja qyqarllëk, kurse opinioni publik le të gjykojë vetë për fenomenin Ramush”.
Asokohe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte adresuar akuza të rënda në adresë të qeverisë së drejtuar nga Hashim Thaçi. Haradinaj kishte kritikuar sidomos Ministrinë e Transportit për keqmanxhim të parave publike, manipulime me tenderë deri te financim të strukturave ilegale të SHIK-ut.
“Është një skandal i madh kontraktimi i rrugës që shkon nga Fushë-Kosova deri në Sllatinë. Me dhjetëra manipulime janë bërë, çmimi, korrupsioni, vendosja e paqes me kompanitë kontraktuese që mos të ankohen etj.”, kishte thënë Haradinaj duke shtuar se 34 milionë euro investime për këtë rrugë është shumë çmim i lartë, i cili ka një zinxhir manipulimi.
Asokohe i pari i AAK-së pretendonte se nga Ministria e Transportit financohet SHIK-u, njerëzit e PDK-së që shkojnë për të krijuar shantazhe ose të ndërmarrin veprime nga këto para. Ndërsa, ish zëvendësministrin e Transportit, Adem Grabovcin, e kishte quajtur arkëtar të SHIK-ut.
“Adem Grabovci është i ngarkuar nga qeveria për t’i paguar këto grupe për t’i krijuar epërsi PDK-së dhe për t’i shkaktuar dëme partive tjera politike në vend”, kishte deklaruar Haradinaj në kohën kur AAK ishte partia më e ashpër kundër qeverisë Thaçi.
Ndërkohë, në fund të vitit 2012 shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është zbutur dhe indirekt i kishte kërkuar të falur, ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në kohën kur e pati quajtur si “zhvatës të fondeve”.
“Gabimet që i bëjmë, jemi të gatshëm ti tërheqim. Ne i jemi gëzuar lirimit të Ramush Haradinajt. Duhet të bashkëpunojmë më të gjitha forcat politike që e kanë mandatin e popullit”, ka thënë Grabovci në një konferencë për media, teksa është pyetur se si është i gatshëm të bashkëpunoj më një njëri që e ka quajtur “zhvatës të fondeve” dhe “njëri që ka kontrabanduar në veri të Mitrovicës”.
Ndërkohë, pasuria e shefit të deputetëve të partisë në pushtet (PDK), Adem Grabovci, në vitin 2012 ka arritur në mbi 1.6 milionë euro.
Pasuria e paluajtshme e Grabovcit është vlerësuar një milion e 630 mijë euro, vetura të markave Audi A6, BMW dhe Golf 6, 21 mijë euro para të gatshme në banka. Të ardhurat vjetore familjare të të tij janë rreth 30 mijë euro.
Në vitin 2007 Grabovci kishte qenë shumë më i varfër. Ai në atë kohë kishte deklaruar një banesë në vlerë prej 120 mijë euro dhe një veturë 12 mijë euro. Për pesë vjet pasuria e Grabovcit është dhjetëfishuar.

Babushka e Thaçit


Kimete Berisha
Kimete Berisha
Muslimanëve nuk u mjafton Kur’ani. Edhe pse e konsiderojnë Kur’anin një libër fisnik, udhëzues, edukues, ku i gjen të gjitha përgjigjet në të gjitha pyetjet: Prej lindjes e deri në vdekje, prej vdekjes e deri amshim, prej amshimit e deri në ringjallje.
Kur’ani e spjegon ditën e 40-të kur shpirti hyn në trupin e fëmijës në barkun e nënës; E spjegon fatin e shkruar në ballin e njeriut; Tregon që veshi krijohet përpara syve dhe përpara trurit, ndaj edhe shqisa e të dëgjuarit vdes e fundit.
Kur’ani jep përgjje për dashurinë, për jetën, për ëndrrat dhe për vdekjen. Për natën e parë të varrit. Për ditën e 40-të në varr, kur mbesin vetëm eshtrat. Për ndëshkimin në Ferr, për shpërblimin me Parajsë. Për ringjalljen, si milingonat.
Për ushqimin hyjnor: që fasuleja është e mirë për veshkat, sepse duket si veshkë; se domatja e ka pamjen e zemrës, prandaj e shëron zemrën; se Zoti u betua në ullinj dhe i bëri hurmat për ushqim hyjnor. Çdo ditë profeti Muhammed e niste me nga hurmë.
Pra, muslimanët besojnë se Kur’ani ka zgjidhje për të gjitha problemet e njerëzimit, pavarësisht se sa komplekse mund të jenë ato probleme dhe në çfarë periudhe kohore ndodhin ato.
Por, muslimanët kërkojnë më shumë nga kjo jetë, më shumë seç ofron Kur’ani, prandaj regjistrohen në shkollat agnostike, në shkollat ateiste, laike të shtetit laik, ku nuk mësohet për Zotin, por mësohet për politikë, për muzikë, për pikturë, për gjeografi, për histori, për kriminologji, për fizkulturë, për t’u bërë i suksesshëm, dikushi.
Ani që fati është i shkruar në ballin tonë.
Në shkollat laike nuk mësohet vetëm dashuria dhe besimi. Nuk të mëson askush se si duhet të veprosh kur të fyejnë, kur të nënçmojnë, kur të vdes i dashuri, kur mbetesh jetim, kur të dhemb shpirti, kur të gjithë të braktisin…!
Nxënës dhe studentë të shkollave laike, muslimanët e Kosovës e kanë të ndaluar të mbajnë shami në kokë. Shamia të mbron nga të ftohtit; përdoret nga të sëmurit kur u bien flokët; shamia shërben për të fshirë djersët, për modë, dhe është simbol religjioz, jo vetëm i muslimanëve.
Udhëzimi administrativ i Ministrisë së Arsimit të Kosovës, që ua ndalon vajzave muslimane dhe djemve që të vënë shami dhe kapela në kokë, tani do të ndryshohet nga kryeministri Hashim Thaçi.
Pas protestave sporadike të muslimanëve të pakënaqur, përpara zgjedhjeve të vjeshtës, Hashim Thaçi e ka formuar një Komision kryesuar nga deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti për të rregulluar çështjen e shamisë dhe kapelave muslimane.
Shamia është basmë, tekstil, lesh, që shërben për të mbuluar flokët. Flokët janë simbol i bukurisë femërore. Nëse janë të bukura flokët e femrës mund të zgjojnë kureshtjen e djemve e burrave. Ndoshta edhe vajzave.
Zoti nuk e ka fshehur bukurinë që e ka krijuar vet. Nuk e ka fshehur prej nesh oqeanin, lumin, hënën, që ta ruaj bukurinë e shenjtë të qiellit nga sytë tanë mëkatarë. Por, ne fshehemi nga njëri-tjetri. Shamia është e mirë sepse e fsheh edhe shëmtinë.
Planetin e vdekjes-Saturni, Zoti e çoi larg nesh, që të mos na rikujtohetet vdekja sa herë shikojmë yjet në qiell.
Udhëzimi administrativ për kodin e veshjes ndalon edhe mini-fundin, papuçet e plazhës (me një gisht), pantallonat e ngushtë e të shkurtër, flokët e kuqe apo ngjyrë vjollce, grimin hard-metalik, eye-liner-in alla Kleopatra.
Udhëzimi administrativ për ndalimin e shamisë nëpër shkollat e Kosovës e popullarizoi shaminë e harruar të Kosovës. Shaminë që deri para 15 vitesh e gjeje në të gjitha fshatrat e Kosovës. Por, edhe sot kultivohet nga ansamblet folklorike shtetërore. Edhe sot plakat e Kosovës si edhe plakat e Rusisë vënë shami në kokë, e lidhin rreth qafës, jo për të mbuluar bukurinë, por për të mbuluar rënien dhe vdekjen e flokut që shamia ua la pa frymë.
S’ke pse frikësohesh prej shamisë. Ajo së pari u bë për të fshirë djersët, e pastaj u shfrytëzua për të mbuluar djersët.
Atë që nuk ia ndaloi nanës së tij (mbajtjen e shamisë në kokë), kryeministri ua ndaloi nxënësve muslimanë.
Shqiptarët si edhe rusët babushkave, u kanë kënduar shamisë. Por, shamia shqiptare ka qenë simbol kombëtar.
Kënduam:
“Kam qëndisur një shami’e-rreth me shronja kuq e zi’e (2x)
Rreth e m’rreth e shkruajtur me shkronja-në mes saj valon shqiponja (2x)”
Simboli i shqiponjës ka interpretim edhe religjioz. Shqiponja gjithmonë e ha breshkën.
Nxënësit e pakënaqur shqiptarë si kundërpërgjigje ndaj shamisë (hijab) së vajzave muslimane dhe kapelës (kufi) për djemtë, mund t’i vënë në kokat e tyre shamitë dhe plisat me simbolin kombëtar të shqiponjës .Le të vënë shaminë e qëndisur me shkronja kuq e zi, dhe me shqiponjën që valon në mes.
Ta shohim sa shqiponja po bëhen!
Rregullorja e re nënkupton lejimin e të gjitha shamive dhe kapelave religjioze nëpër shkolla: shamia hebreje (tichel), ortodokse (babushka), katolike …përveç sheshirit dhe kapelave westerne të John Wein style dhe jeans-et që përgjithmonë i ndalon shteti.
Edhe jeans-et janë copë tekstili, prej të cilave, si prej shamisë frikësohet shteti. Farmerkat janë veshja më modeste në botë, ndaj duhet të lejohen edhe në shkolla, sikurse shamia.
Kënduam:
M’u në mesin e shamisë’e-kam vu shqipen e lirisë’e (2x)
Do ta ruaj si sytë e ballit-siç është besa e shqiptarit (2x)
2. Enver Hoxhaj flet me vetulla
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kurrë njuk i ka çuar vetullat e pjerrta më përpjetë e më lart se dje, kur iu drejtua përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës.
U tregoi atyre zotërinjëve që t’i drejtohen Beogradit për ndihmë, dhe që të zhvillojnë dialog politik me zyrtarë shtetëror në Beograd.
Enver Hoxhaj, duke folur kryesisht me vetulla, u tha përfaqësuesve politikë të Preshevës që lirinë e tyre ta kërkojnë nga ata që ua kanë marrë me zor lirinë-nga Serbia.
Se, veç ai që ta ka marrë mund të ta kthej lirinë. Nuk i udhëzoi që t’i drejtohen Tiranës, por Beogradit. Presheva nuk kërkon të bashkohet me Shqipërinë, por me Kosovën.
Ndërsa, Kosova kërkon të bashkohet me Shqipërinë, Shqipëria kërkon që të bashkohet me Evropën. Ndërsa, vetëm Serbia është e qartë në kërkesat e saj, dëshiron dhe lufton që të mbajë me zor Kosovën dhe Kosovën Lindore.
Figura të çuditshme, tha për shqiptarët Tadiqi.
Enver Hoxhaj, i ofendoi përfaqësuesit e vetmuar të Luginës. U tha që me instrumentin e dialogut (pra, dialogun e quan instrument), do të diskutohej me serbë avancimi i pozitës së shqiptarëve atje.
Duke e ditur edhe vet që po flet palidhje, Enver Hoxhaj shtoi: “Unë e di që kjo që po them nuk është populiste por duhet të ketë një dialog politik, se si të avancohet përmes dialogut politik pozita e shqiptarëve atje”.
Enver Hoxhaj, ministër i ngushëllimeve rajonale, nuk iu drejtua Beogradit që ka paralizuar jetën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, por iu drejtua viktimave shqiptare dhe i këshilloi viktimat që t’i drejtohen agresorit të tyre- Serbisë, dhe ta lusin që t’i pranojë që të bisedojë me ta.
Ik more.
Edhe preshevarët kanë faj. i drejtohen për ndihmë Kosovës, kërkojnë shpëtim nga Kosova, në kohën kur Kosova po ia jep veten Serbisë.
Më 11 Shkurt 2013 ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në Statutin e ri të Partisë Demokratike është vendosur mbrojtja e interesave të shqiptarëve që jetojnë në rajon.
Enver Hoxhaj, 3 muaj më vonë nuk i erdh marre dhe tha se “Kosova e ka të shkruar në Kushtetutën e saj se nuk ka pretendime territoriale ndaj ndonjë vendi tjetër”. Mashtruesi.
Kryeministri dje u përpjek ta luaj pishpirik kur (kishe) i ftoi deputetët (e vet) që të votojnë ndryshimet kushtetuese për të mirën e Preshevës, ku do të përfshihej edhe Presheva.
Ndryshimet kushtetuese bëhen për Serbinë, e Presheva është pjesë e Serbisë. Kjo është fora më transparente e Hashim Thaçit.
Kuvendi i Kosovës nuk ka guxuar nga Serbia që ta votojë Rezolutën për Luginën e Preshevës, prandaj më shumë se gjysma e deputetëve të Kosovës ikën nga salla kur erdhi moment për të votuar.
P.S. “Grupi i Drenicës” po mbahet në burg. Përpara burgut, 3 meshkuj kanë hyrë në grevë urie. Uria qytetare nuk e ndihmon Sami Lushtakun, Sulltanin e të tjerët që të dalin nga burgu.
Greva e urisë po tregon se sa pak veta janë në gjendje të durojnë urie për fatin e “zi” të milionerëve të rinj.
Në Skenderaj u mbajt testi i maturës. Përpara se të hynin nëpër klasa, nxënësit u nxitën në protesta, por pastaj e morën urdhërin që menjëherë të zmbrapsen nga protesta për lirimin e “Grupit të Drenicës” dhe t’i kthehen shkollës.
Për herë të parë, në liri, profesorët që e udhëheqin procesin e provimit të maturës, nuk pritën që t’u hyjë në klasë, pa trokitur, Sami Lushtaku.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...