2013-07-21

Dy më të mirët njeri kryetar i PD-së!




Partia Demokratike do të zgjedhë të hënën kryetarin e ri të saj, që do të zëvendësojë Sali Berishën. 105 mijë anëtarët e saj do të zgjedhin me parimin një anëtarë një votë, mes Lulzim Bashës dhe Sokol Olldashit.
Foto
Që nga krijimi i PD-së në dhjetor të vitit 1991, kjo parti është drejtuar nga vetëm tre persona. Përveç Berishës, PD është drejtuar nga Eduard Selami dhe Tritan Shehu. Nesër, Olldashi dhe Basha pritet të zhvillojnë takimet e fundit ndërsa nesër do të presin verdiktin e anëtarësisë së partisë, transmeton Shekulli.
Foto: Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zgjedhur që në këtë 100 vjetor, të kujtojë ata që kanë lindur në vitin 1912. Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha bëri një vizitë në familjen e znj. Hanke Kita, e lindur me 15 tetor të vitit 1912.
Znj. Kita, tashmë 100 vjeç ka qenë edhe pjesë e Luftës Nacional - Çlirimtare. Kreu i Bashkisë i ka dhuruar zonjës Hanke Kita simbolin e 100 vjetorit të Pavarësisë, me mbishkrimin:  “Dëshmitare e 100 viteve të Pavarësisë”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, gjatë takimeve të fundit në Fier, Patos, Mallakastër dhe Kamëz, e ka konsideruar si prioritetin kryesor të ringritjes dhe fillimit të PD-së vlerësimin e kontributit të çdo anëtari dhe përfshirjen e tij në vendimmarrje. Kjo sipas Bashës do të jetë e sanksionuar dhe në statut. “Ju garantoj se në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë për mua ky do të jetë hapi i parë dhe më kryesori në punën që na pret”, shprehet Basha.

Edhe Olldashi në një linjë me Bashën, e cilëson të rëndësishëm mirëfunksionimin e strukturave të partisë. “Ristrukturimi dhe rivitalizimi i PD-se nuk nis me Kryetarin e Ri, cilido që të zgjidhet. Rivitalizimi i Partisë Demokratike nis me rivendosjen e marrëdhënies mes nivelit politik të partisë dhe anëtarit të saj, këtu fillon ringritja”, tha Olldashi gjatë një takimi në Tiranë.

Lulzim Basha


Lulzim Basha lindi në Tiranë më 12 qershor 1974. Babai i tij, Xhelali, ishte një mekanik dhe nëna e tij, Remzije, ishte mësuese. Ai ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera shkollën fillore “Skënder Çaci”, si edhe shkollën e mesme “Sami Frashëri”. Përveç shkollës, Lulzim Basha ka luajtur volejboll për kategorinë e 18 vjeçarëve në klubin Dinamo. Ai mbaroi shkollën e mesme në vitin 1992, kur kishte nisur një epokë e re për Shqipërinë. Ai ka një vëlla më të ri, Erlindin.





Me një bursë për vitin e parë, ai filloi studimet në e Utrechtit në Hollandë në vitin 1993. Për të bërë të mundur vijimin e studimeve në Hollande, ka punuar ndër të tjera si kordinator në Fakultetin e Drejtësisë dhe si këshilltar financiar në firma private. Lulzim Basha u diplomua në të Drejtën Evropiane dhe Ndërkombëtare.

Pas studimeve, Lulzim Basha shkoi për të punuar për Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish Jugosllavi duke udhëtuar drejt Kosovës për të hetuar krimet e luftës. Pas tre vjetësh punë, ai ishte pjesë e skuadrës që ndihmoi në përgatitjen e akt-akuzës në ndjekjen e Sllobodan Millosheviçit. Lulzim Basha më pas shërbeu si Këshilltar Ligjor në Misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, ku ndihmoi në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë në Kosovë.

Lulzim Basha dhe gruaja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashëri” dhe u martuan në Tiranë në 8 maj të vitit 2004. Vajza e tyre, Dafina ka lindur në vitin 2006 dhe ata janë në pritje të një fëmijë tjetër në korrik. Aurela u diplomua për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Hollandë dhe u specializua për Menaxhim biznesi në Universitetin e Amsterdamit.


 Që prej vitit 1999, ajo punon për Projektin e Praktikave Parlamentare Lindje Perëndim, një organizate ndërkombëtare jo-fitimprurëse që promovon demokracinë parlamentare në vendet e Europës Lindore, duke përfshirë edhe Shqipërinë



Në vitin 2011, Lulzim Basha kandidoi kundër ish kreut të Partisë Socialiste Edi Rama. Fushata e Tiranës u konsiderua fushata më e mirë që Partia Demokratike kishte zhvilluar ndonjëherë. Fitorja e Bashës riktheu Partinë Demokratike në pushtet në Bashkinë e Tiranës pas 11 vitesh.

Gjatë më pak se dy viteve në drejtim të Bashkisë Tiranë, kryebashkiaku Basha ka udhëhequr një proces transformimi të kryeqytetit shqiptar. Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe zbatimi i një numri projektesh strategjike për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern dhe Europian janë shtyllat kryesore të këtij transformimi të përditshëm dhe të prekshëm për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.

Në qershor 2012 Basha u zgjodh Kryetar i Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë.





SOKOL OLLDASHI
Emri Mbiemri - Sokol Olldashi
Adresa - Njesia Bashkiake Nr2, Rruga “Dervish Hima”, Nr.12, Tiranë
Kombësia - Shqiptare
Ditëlindja - 17.12. 1972
Statusi civil - I martuar me dy fëmijë

Edukimi
2004 Kolegji i Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave (Politikat e Sigurimit Kombëtar)
Tetor 1991 - Qershor 1995 Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. (Diplomuar jurist)
Shtator 1987 - Qershor 1991 Shkolla e Mesme e Përgjithshme, “Naim Frashëri”, Durrës

Veprimtaria profesionale

Nëntor 1999 - Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1
Tetor 1995 - Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”
Tetor 1994 - Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Veprimtaria politike
Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990
Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së
Maj 2002 - Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)
Maj 2005 - Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës, anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002


Qershor 2001 - Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)
2005 - 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës
2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier
2013 e në vazhdim Deputet i Qarkut Fier
2005 – 2007 Ministër i Brendshëm
2007 – në vazhdim Ministër i Punëve Publike dhe Transportit
Gjuhët e huaja - Anglisht, Italisht -


Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...