Njëqindvjetori i Shpalljes së Pavarsisë në Kuvendin Kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 është ngjarje madhore në historinë mijëvjeçare të popullit shqiptarë. Kjo ngjarje na jep rastin për të bërë vlersimet e duhura, jo vetëm për këtë por njëherit na jep momentin për të nderuar brezat e atdhetarëve që bartën, kontribuanë dhe morën pjesë në këtë ngjarje.
Kontributi i “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” në kryengritjet e 1911-12 dhe në shpalljen e pavarsisë
Prof. Dr. Nebi Dervishi
“Kontributi i “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” në kryengritjet e 1911-1912 dhe në shpalljen e pavarsisë 28 Nëntor 1912”
Njëqindvjetori i Shpalljes së Pavarsisë në Kuvendin Kombëtar në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 është ngjarje madhore në historinë mijëvjeçare të popullit shqiptarë. Kjo ngjarje na jep rastin për të bërë vlersimet e duhura, jo vetëm për këtë por njëherit na jep momentin për të nderuar brezat e atdhetarëve që bartën, kontribuanë dhe morën pjesë në këtë ngjarje.
Është tejet (shumë) e rëndësishme, këtë vit (2012), kur kremtojmë 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarsisë (28 nëntor 1912), të ndriçohet edhe më shumë veprimtaria e gjërë dhe e shumanshme e atdhetarëve shqiptare, ata që shpallën pavarsinë, e në këtë kuadër edhe të “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim”,- e cila shtriu veprimtarinë në një varg qytetesh (Manastir, Korçë, Vlorë, Shkup, etj), me programin e së cilës kërkohej bashkimi i vilajeteve të Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit nën një qeveri autonome, administratë shqiptare, parlament të veçantë, shërbim ushtarak në vend ejt., dhe si mjete për realizimin e programit të saj shoqëria konsideronte kryengritjen e aramtosur.
Rreth kontributit të “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” në kryengritjet e 1911-1912 dhe Shpalljes së Pavarsisë në historiografinë shqiptare kanë shkruar studjuesit e historianët: Shukri Rrahimi, Stefanaq Pollo, Pirro Tako, Reshat Nexhipi, Selami Pullaha, Zekiria Cana, Xheladin Shala, Nehil Shehu, Thema Muzaku, e ndonjë tjetër, por një studim i veçant deri tani nuk është bërë, e cila do ta ndriçonte veprimtarinë e saj.
Historia e trevave lindore në Vilajetet e Manastirit e Kosovës do të rritet me riorganizimin e Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” në vitin 1909, në Manastir. Rolin kryesor në ripërtrirjen e Shoqërisë kaq delikate dhe kombëtare e lujti Themistokli Gërmeni, pronar i hotelit “Liria” (ku u mbajt Kongresi i Alfabetit, 1908) me disa patriot të tjerë. Rrethë riorganizimit të kësaj shoqëroe e cila ishtë krijuar që në vititn 1878 në Stamboll, Themistokliu nga Manastiri shkoi në Bukuresht, ku u takua me Thoma Avramin, Pandeli Calën e të tjerë, të cilët u pajtuan me të parin dhe i dhanë “lejen” që ai të kthehet në Manastir për të krijuar çeta të armatosura, ashtu siç parashikonte edhe program i kësaj shoqërie, që u botua në Shtypshkronjën e Familjes Qirjazi tw Manastirit dhe që kishte për qëllim çlirimin e popullit shqiptar nga sundimi shumë shekullor osman, përmes luftës së armatosur.
Së shpejti Themistokli Gërmenji u kthye në Manastir, qendër e Vilajetit të Manastirit dhe një ndër qendrat më të rëndësishme e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, i cili së bashku me patriot të tjerë riaktivizoi Shoqërinë e Zezë për Shpëtim, e cila vepronte në mënyrë konspirative ( të fshehtë) dhe për këtë arsye ngeli thuajse anonome dhe e panjohur për opinionin e gjërë shqiptar, por gjithmonë në shërbim të shqiptarizimit.
Qëllimi i “Shoërisë së Zezë”, dihej, ishte çlirimi i kombit Shqiptar nga shtypja shekullore osmane. Meqënëse mjetet paqsore që i propozonin krerët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare nuk u përfillën nga ana e Portës së Lartë, alternativë tjetër nuk kishte, përveç luftës së armatosur. Por, për këtë duhej të krijohet një organ ose komitet i cili do ta drejtonte atë luftë. Dhe, pikërisht në Manastir u riorganizua ose riaktivizua “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”.
Karakteri i kësaj Shoqërie shihet edhe nga Rregullorja e saj, e cila përbëhet nga 47 nyje (nene).
Nyja e dytë e quan shoqërinë si një familje, ku qendra me degët e saj, përmbledh të gjithë anaëtarët “ në një qark të shenjtë, të ndreçëm që përgatit lindjen e diellit të lirisë”.
“Qendra, sipas nyjes katër, punon brenda në Shqipëri, me ballë të hapur me fuqi të plotë, për shpëtim të kombit, e për sigurimin e rrojtjes (së) në mes Shqipërisë”.
Karakteri i Shoqërisë vërehet edhe nga vula e saj, me formë të rrumbullakët. Në rrethin e jashtëm janë shënuar: Shoqëria e Zezë (lartë) për Shpëtim (poshtë), ndërkaq në qendër ka të vendosur një revole të kryqëzuar me një kamë (thikë) dhe një bombë sipër tyre. Nga ana e majtë e revoles qëndron numri 18, ndërkaq në të djathtë numri 78, pra, vitit 1878, viti i themelimit të Lidhjes Shqiptare e Prizrenit. Në mes të culës, në kryqëzimin e armës së ftohtë (thikës) dhe armës së nxehtë qëndron germa Q, e cila nënkupton qendrën e Komitetit .
Shkronja Q, nuk qëndron te vulat e degëve të kësaj Shoqërie. Është tepër interesant fakti, se një vulë e kësaj shoqërie ishte e ruajtur në çatinë e shtëpisë të Tefik Panaritit (Pas Luftës së II Botërore), njëri nga aëntarët e devotshëm të saj.
Kalimthi të kujtojmë se, edhe në momentin e arrestimit të Themistokli Gërmenjit nga autoritetet osmane, këto të fundit nuk arritën të zbulojnë asgjë për rrënjët e shoqërisë.
Në “Shoqërinë e Zezë për Shpëtim” nuk mund të hynte cilido. Anëtarët zgjedhesin midis njerëzve që shquheshin me veti të larta atdhetare e morale. Pranimi i anëtarëve të rinj bëhej në këtë mënyrë: “Unë,….. shqiptar e birë shqiptari, duke dëshiruar fatbardhësinë e shqiptarit, po hy me gjithë zemër brënda në Shoqërinë e Zezë për Shpëtim dhe po jap Besë se do të jem besnik dhe shërbetor i përjtshëm i shoqërisë”. Siç shihet nga formulimi i “Besës” ose teksti i “Betimit” anëtari i pranuar nuk kishte më të drejtë të largohet prej saj. Largimi merrej si tradhti dhe për këtë jepej dënimi i rëndë. Zakonisht vendimet për tradhëti merreshin nga qendra, por në raste të jashtëzakonshme mund të vendoste edhe kryesia e sanxhakut ose kazasë.
Degët e Shoqërisë themeloheshin vetëm nëpër qendrat e vilajeteve, nahive dhe kazave, të cilat kishin lidhje vetëm njëra me tjetrën, e jo drejtpërdrejtë me qendrën. Kryesia e Shoqatës kontakte të drejtpërdrejta kishte vetëm me degët e vilajeteve. Kjo mënyrë e organizimit bënte të mundur ruajtjen e konspiracionit të thellë të Shoqërisë. Anëtarët e një dege të Shoqatës nuk kishte të drejtë të zinte në gojë apo t’i tregonin të fshehtat dhe vetëm kryesia (pleqësia) kishte njohuri rreth numrit të saktë të anëtarëve. Shoqata, duke ruajtur këtë mënyrë të organizimit, nuk mbeti e mbyllur. Ajo i detyronte anëtarët të hynin në shoqëritë e klubet e lejuara zyrtarisht po pa u treguar se cilës shoqëri i përkisnin. Mjaft anëtar edhe pas formimit të Shtetit Shqiptar, i ruajtën konspiracionin e kësaj shoqërie kombëtre. Kështu, veç tjerash, ata autorë shqiptarë që shkruanin për Themistokli Gërmenjin dhe veprimtarinë e tij në këtë shoqëri, përdornin nistoreet (inicialet), duke zëvendësuar emrin e tyre në original. Këtu qëndron edhe shkaku pse për këtë shoqëri dihet fare pak, për të mos thënë aspak .
Jo rastësisht në dokumentet bazë të kësaj Shoqërie afiksohej vazhdimisht vitit 1878. Kjo jo aq si datë e themelimit të kësaj shoqërie, siç është pretenduar shpesh, por si pikë referimi e programit të Shoqërisë, që ishte dhe mbeti deri në fund realizimi i synimeve të Lidhjes së Prizrenit.
Në saj të organizimit të saj të fshehtë shoqëria nuk arriti të zbulohej edhe pas arrestimit të Themistokli Gërmenjit. Meqë për nga emri kjo shoqëri ngjante me emrin e disa shoqërive terroriste ballkanike, mjaftë atdhetarë kërkuan, për këtë arsye, qw t’i ndryshohet emir rezultoi se edhe ky veprim nuk qe njw detyrw e lehtw. Prandaj edhe prova që bëri Nikolla Ivanaj për ta quajtur atë “Organizacion kombëtar i Shqipërisë”nuk ia arriti qëllimit të spostoj emrin me të cilin qe pagëzuar fillimisht shoqëria. Pavarësisht nga emir ajo u shqua pwr qwndrimin e vendosur atdhetar gjatë viteve të fundit të sundimit osman, në luftën kundër tij. Pavarsisht nga synimi kryesor i Shoqërisë për organizimin e qendrës së armatosur, sipas rrethanave, anëtarët e saj nuk lanë pas dore dhe veprimtarinë kulturore dhe arsimore, fizkulturore dhe muzikore.
Për të kuptuar kushtet e vështira në të cilat punonin anëtarët dhe prisat e kësaj shoqërie atdhetare në këto vite, mjafton të kuptojmë në këtë mes. Krahas klubeve, shoqërive patriotike, arsimore e kulturore dhe një Shoqëri siç ishte dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” në Korçë, që ishte një nga qendrat kryesore e saj, ku egziston dhe Shoqëria në pamje të parë thjesht fetare, si “Lidhja Orthodokse” apo “Djelmunia shqiptare erthodokse”. Emri i tyre nuk flet për një organizim sektar mbi baza fetare, çka do të ishte tepër i dëmshëm dhe tejet i rrezikshëm për fatet e kombit shqiptar të ndarë në tre fe. Ato nuk qenë drejtuar kundër Perandorisë Osmane dhe sulltanit kalif dhe ca më pak kundër vëllezërve të tyre myslimanë sesa kundër politikës dhe veprimtarisë antishqiptare të Patrikanës së Fanarit dhe të qarqeve sunduese shoveniste greke, për të luftuar pasojat e prirjeve grekomane të kësaj politike antishqiptare .
Emri “Shoqwria e Zezë për Shpëtim” në realitet, ishte rikrijimi i “Dorës së Zezë”, dhe për këtë arsye edhe më vonë, betimi i anëtarëve që hynin në të, bëhej mbi simbolet e shoqërisë: thikës (kamës), revoles dhe bombës. Prandaj edhe disa atdhetarë të dalluar shqiptar, nuk ishin dakord me emrin e kësaj shoqërie, nën pretekstin se me një emërtim të tillë kompromentohej në botën e kulturuar, etj. Në mesin e atdhetarëve më të shquar që nuk pajtohej me këtë emërtimë ka qenë edhe Fan S. Noli, i cili në mes tjerash shkruan: “Epmëni lejen t’ju thom,- i shkruante ai Nikolla Ivanajt, - që emir i komitetit “Shoqëria e Zezë” është zgjedhur shumë ligsht. Siç e dini fort mirë “Dora e Zezë” në Itali quhet një shoqëri kusarësh… Shikoni me mend sa përshtypje të ligë do të bëjë Evropa me një emër kaq të palumur…. Për emrin e Shqipërisë, në kimi në dorë, ndërrojeni atë emër të tmerruar”. Kjo siç duket nuk ngeli pa efekt. Në kujtimet e tij vite më vonë, Nikollë Ivanaj shkruan se ia nderroi emrin “Shoqërisë së Zezë”, në “Organizacion Kombëtar i Shqipërisë”. Por, përpjekjet e Nikollë Ivanajt, për të ndryshuar emrin e shoqërisë ndeshën në rezistencën e vendosur të degëve. Mirëpo, megjithëse N. Ivanaj hasi në kundërshtimë në lidhje me emrin ai e shumfishoi statutin e “Organizacionit Kombëtar të Shqipërisë”, duke e konsideruar atë si një vazhdim të “Shoqërisë së Zezë”. Por, qëllimi i tij nuk u realizua, sepse edhe më tej mbeti emri i parë. Ky emër, megjithse nuk tingëllonte mirë, sepse i ngjante organizatave terroriste, prapseprap për dallim nga ato, ndiqte një program kombëtar, sepse krerët e saj i përmbaheshin traktatit politik “Shqipëria çka qenë, çështë dhe çdo të bënet” të Sami Frashërit, të pranuar nga Lëvizja Kombëtare Shqiptare.
Rëndësia e veprimtarisë atdhetare revolucionare e “Dora e Zezë për shpëtim” në organizimin e çetave patriotike dhe shëndrrimin e tyre në njësi luftarake të konsiderueshme bie në sy në mënyrë të veçantë kur bëhet fjalë për zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në trevat jugore dhe ato lindore, (në rajonin e Ohrit, Dibrës, Manastirit, Rekës e Shkupit në prag të Pavarsisë .
Kjo shoqëri ka luajtur një rol të veçantë për shtrirjen e kryengritjes antixhonturke në trevat jugore e lindore të vendit veçanërisht gjatë viteve 1911-1912 . Në këtë kohë një fraksion i saj, siç na njohton përfaqësuesi konsullor austrohungarez në Manastir Bornemizha, u shkëput prej elementeve të moderuar, për t’iu përveshur përgatitjes së kryengritjes së armatosur, sidomos në Shqipëri në Jugore e deri në Shqipërinë e Mesme. Për këtë qëllim punuan degët e Shoqërisë të ngritura në vilajetet e Manastirit dhe të Janinës, si në Korçë, Janinë, Gjirokastër, Vlorë, Filat, Delvinë, Përmet, etj., e deri në Elbasan, Tiranë, Ohër, Strugë, Dibër, Shkup, Shkodër, etj. me gjithë konspiracionin e madh, veprimtaria e kësaj shoqërie u bë e njohur gjërësisht brenda vendit dhe në rrethet konsullore e diplomatike të cilat ishin të interesuara rreth zhvillimit të vrullshëm të ngjarjeve të Shqipërisë në vitet 1910-1912.
Duke mbajtur lidhje të ngusht me kolonit e mërgimit dhe sidomos, me ato të Rumanisë dhe të Bullgarisë si dhe me shoqëritë atdhetare që vazhdonin veprimtarinë e tyre atdhetare në këto vende Ballkanike, krerët e Lëvizjes Kombëtare iu përveshën punës për ripërtëritjen e veprimtarsië së komiteteve të fshehta për Lirinë e Shqipërisë. Gjatë mbajtjes së Kongreseve të Manastirit (1908 e 1910), Hoteli “Liria” i vëllezërve Gërmenji u bë qendër e takimeve dhe vendosjes së Lidhjeve midis atdhetarëve nga të gjitha anët e vendit. Ky lokal u bë qendër e veprimtarisë së fshehtë të rretheve atdhetare të Manastirit. Në këtë “hulli”, Themistokli Gërmenji, Dervish Hima e të tjerë i hynë punës për riorganizmin e “Shoqërisë Dora e Zezë” e cila u quajt tani “Shoqëri e Zezë për Shpëtim”. Në kryesinë e saj, mesa dihet, u vunë Themistokli Gërmenji, Pandeli Cale, Niolla Ivanaj, etj. Brenda një kohe relativisht të shkurtër Themistokliu ngriti degët e kësaj Shoqërie edhe në Bukuresht, Sofje dhe Korfuz.
Në fillim të prillit të vitit 1911, Th. Gërmenji shkoi në Sofje, ku e priti shoku i idealeve dhe i aksioneve Nikolla Ivanaj. Plani i tyre ishte të kontaktonin si me qeverinë bullgare ashtu edhe me krerët të lëvizjes “maqedonase”. Por ato mbetën të zgjënjyer nga mosmbajtja e premtimeve që iu ishte bërë në Romë. Nga friga e arrestimit nuk shkuan në Rumani, por morën drejtimin për në Beograd. Kërkesë që N. Ivanaj i bëri politikanit serb, Novakoviq, për mbështetjen e kryengritjes shqiptare nga Serbia ky iu përgjigj: “Qeveria serbe nuk guxonte t’i përgjigjej pozitivisht thirrjes të “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” pa marrë më parë miratimin e Rusisë”, raporton përfaqësuesi diplomatic të Bullgarisë nga kryeqyteti i Serbisë.
Megjithatë N. Ivanaj aty arriti të takohej me ministrin e punëve të jashtme të Serbisë, Milovan Milovanoviqin, duke ndeshur gjithnjë e një qëndrim negative për sa i takonte sigurimit të bashkëpunimit të domosdoshëm për të dy palët.
Më 14 shtator të vitit 1911, në Sofje shpërndahet thirrja në gjuhën shqipe, në formë trakti drejtuar popullit shqiptar për të riorganizuar “Shoqërinë e Zezë për Shpëtim” dhe për të kërkuar autonominë e Shqipërisë. Thirrja ruhet në Arkivin Qendror të Shqipërisë dhe është i nënshkruar nga Komisioni i shokëve të Shoqërisë”: Nikol Ivanaj, T. Sotiri, L. Siljani, A. Shkaba, K. Luarasi, e D. Trajani. Në krye thirrja ka një shqiponjë dykrenare dhe sipër saj një yllk me gjashtë cepa.
Në këtë thirrje drejtuar popullit shqiptar për riorganizimin e “Shoqërisë së Zezë për Shpërim” në mes tjerash thuhet: “Po mbasi sot asht nji shoqëri mjaft e njoftun e përhapun në Shqipëri qi nën emën “Shoqëria e Zezë” u themelue më 1878, e qi tash u pagëzua edhe me emën: Komiteti qendror i Shqypënisë”, e kështu filloi me u njohtë edhe përjashta po, si përmbrenda si përjashta, me u njoftu vetëm me emën, se jo edhe me vepra si lypsët mbasi qi qysh u themelue e deri më sot nuk bani asnjë punë( as të zezë as të bardhë) qi asht për t’e përmendë.- Pra, asht nevoja qi kjo shoqëri të zgjidhet, forcohet (reorganizohet) edhe, për shumë arsyena, t’i ndërohet emni me ia vu nji emën të njomë, të bukur, të gjallë e plot me shpresë: Shqipëria e Re – e qe sesi:
Të përmblidhen, njifen, shoshen e qerohen gjithë shokët e shoqërisë, muslimane e të krishterë, si ata qi gjinden në Shqypëni, si përjashta”.
Të përzgjidhet një pleqësi (kryepari) e përgjithshme rreth 80 vetësh pa kryetar, e dame në dega: Manastir, Janinë, Shkodër, Shkup, Mitrovicë, Prizren, Dibër, Vlorë, Korçë, Ohër, Berat, Gjirokastra, Prevezë, Durrës, Krujë, Elbasan, Tiranë, Dibër e Poshtëm. Pejë, etj., Selanik, Stamboll, Boston Mass, St. Louis Kajro, Aleksandri e gjetkë. Gjith degat kishin me pas ka një kryepari 3-4 vetësh, që kishte me u ndrue a përsgjedhë krye vjetet, etj….
Mbasi qi Z. Z. e juej të na përgjegjin sa ma shpejt qi të munden, e pa dyshim, të na pëlqejnë mendimin, do pregatisim e botojmë nji kanonism-programë, të shkurtër, po të fortë e të kthelltë, i cili – përthom “Liri e vërtetë e përparim i përgjithshëm në Shqipëni, me formë: Autonimija e Shqypenisë me Turki”.
Një muaj më vonë më 30.IX. – 14.X.1911në gazetën “Liri e Sqipërisë” në Sofje, publikohet thirrja drejtuar popullit shqiptar për të forcuar bashkimin e shoqërive kombëtare për të mirën e atdheut , ku në mes tjerash thuhet: “Gjer më sot të gjithë shoqërit tona kombëtare kanë punuar, pa u marrë vesh, me një qëllim të shenjtë për të dashurin tonë atdhe.
Po meqënëse as nonjë lidhje s’kan patur midis tyre, janë bërë për më shumë shkaqe të vogla, padashur të ndjenjave vetiake të ca prej nesh, për fat të keq, të qaujtura krerë.
Koha sot është fort e rrezikshme për kombin shqiptar se pasqyrat i kemi para nesh me ato që ngjasin për kombet e tjera që rrojnë nën Turqisë. S’kemi kohë të bëjmë sikurse s’shikojmë me të metat e atyreve që na prishin punë. Nevojë e madhe është të merremi vesh dhe të punojmë për të mirën e kombit.
Duke marrë ndër sy gjithë këto, kemi guximin të bëjmë këtë thirrje përmi gjithë shqiptarët, përmi gjithë shoqëritë, jashtë e Brenda Shqipërisë, dhe t’u kërkojmë ndihmën morale për të punuar bashkërisht dhe të organizuar.
Në kushtet kur përpjekjet e qarqeve patriotike për të siguruar aleatë në grupin e shteteve evropiane dhe të atyre ballkanike nuk dhanë fryt, ku edhe përçapjet për një aleancë me lëvizjen, bullgaro-maqedone (vërhoviste) nuk gjetën mbështetje në Sofje, udhëheqësit e kryengritjes u përpoqën të shfrytëzonin, jo pa sukses, luftën politike për pushtet ndërmjet xhonturqve e kundërshtarëve të tyre politikë. Kjo nuk ishte e lehtë të arrihej dhe përbënte një çështje mjaft delikate, sepse mbarte pasoja komprementuese, të rrezikshme për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare.
Komitetet shqiptare zhvilluan midis ushtarëve dhe sidomos midis oficerëve të trupave osmane një agjitacion të dendur kundër Komitetit “Bashkim e Përparim”. Në këto kushte nisi bashkëpunimi me shoqëritë e fshehta, që vepronon në radhët e ushtrisë osmane dhe që drejtoheshin nga “Grupi i oficerëve shpëtimtarë” (“Halasqar Zabitan gurubu”), si dhe me partinë opozitare “Liri dhe marrëveshje”. Në Rumeli, pothuajse të gjithë oficerët shqiptarë ishin pjestarë ose simpatizantë të “Grupit të oficerëve shpëtimtarë”.
Na largimin e oficerëve shqiptar gjatë verës së vitit 1912 dhe pak më vonë gjatë Luftës së Parë Ballknaike nga radhët e ushtrisë osmane dhe vazhdimin e luftë së tyre kundër forcave të Aleancës ballknaike si repartee të pavarura vullnetare ushtroi me sa duket, ndikimin e vet agjitacioni i përfaqësuesve të “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” .
Në bazë të udhëzimeve që kishte marrë nga Stambolli komisioni qeveritar i Muhtar Pashës i vazhdoi bisedimet me kryengritësit në Shkup rreth 14 pikave të Hasan Prishtinës. Më 18 gusht Porta e Lartë u detyrua t’i pranonte kërkesat e kryengritësve shqiptare. Por në botimin zyrtar turk, më 23 gusht, 12 pikat e pranuara ishin formuluar në atë mënyrë që askund nuk përmendet emri Shqipëri e shqiptarë, ndërsa në dy pika: kthimi i armëve të luftës dhe nxjerrja në gjyq e Haki e Sait Pashës nuk ishin pranuar.
Udhëheqësia e kryengritjes në Kosovë e pranoi marrëveshjen dhe deklaroi se do të pushojë kryengritja. Hasan Prishtina telegrafoi në të gjitha qytetet e Shqipërisë së Mesme dhe të Jugut, se kërkesat u pranuan për të gjithë shqiptarët me marrjen e këtij lajmi kryengritja pushoi. Por në këtë rast Perandoria Osmane nuk kishte dhënë kurrëfarë garancioni se ka për t’i zbatuar kërkest e pranuara të kryengritësve .
Gazeta shqiptare “Liri e Shqipërisë” më së miri i vërejti lëshimet që në ato ditë triunfi i bënë kryengritësit shqiptarë. Lidhur me këto lëshime ajo shkruan: “Kryetarët e Kryengritjes së Kosovës, kur hynë në Shkup, dhanë një tmerr dhe të hyrit e tyre ishte me mend dhe me taktikë që habiti tërë botën, po bënë një gabim të madh, si në Shkup, Prishtin e kudo që hynë. Ata duhej të kishin marrë gjithë fuqinë në dorë të tyre dhe të ngrehin qeveri të përkohshme e cila të synonte e të mbante sigurimin e vendësve. S’është mjaft të hysh në qytet, t’i lirojsh të burgosurit dhe fuqit e depos t’ua lëshë sundimtarëve të parë. Kjo ishte vërejtje shumë e qëlluar, se kryengritësit në këtë drejtim nuk treguan pjekuri të duhur që në vendin e liruar të vendosnin pushtetin e tyre, e sidmos në ato kushte kur nuk guxohej të pritej gjatë, meqënëse situate politike ishte e tillë që nuk prentonte kohë për të humbur.
Qëndrimi armiqësor i shtetve ballkanike ndaj autonomisë shqiptare pati influencë edhe te krerët (shumicë) e kryengritjes shqiptare. Shenjat e para të rrezikut që i kanosej shqiptarëve u dukën në fillim të gushtit kur forcat malazeze e kaluan kufirin dhe pushtuan fshatin Selcë. Ky lajm bëri efektin e vet mbi kryengritësit. Pas 23 gushtit, kur rreziku i sulmit nga shtetet ballkanike bëhej gjithnjë e më evidente, në marrëdhëniet shqiptare-turke nëpërgjithësi filloi të ulet tensioni dhe u dukën shenjat e afrimit Nisur nga këto dukuri, gazeta “Liri e Shqipërisë”, , shkruan: “Shqiptarët s’duhet të bashkohen me Turqinë dhe të luftojnë për atë që është gjykuar për vdekje; duhet të nxjerrin zërin në tërë botën se edhe kombi shqiptar është i robëruar dhe ka katër vjet që po lufton e kërkon autonominë.
Në gusht të vitit 1912 në Manastir, “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, në gjuhën shqipe boton thirrjen drejtuar popullit shqiptar, për t’u hedhur në kryengritje për Liri dhe vetqeverimin e Shqipërisë, ku në mes tjerash thuhet: “Duke parë rrezikun e madh t’Atdheut tonë, që e ka rrethuar më të katër anët, u apim zë gjithë atdhetarëve që të bashkohen në një orë e më parë me kryengritësit ndër malet tanë se sot erdhi koha e fundit, erdhi ora e shpëtimit t’Atdheut, që të lirohet nga thonjtë e barbarët, të halldupëve të pabesë, të cilët nga shtinë e na turpëruan.
Ngrihuni, pra o vëllezër, se koha erdhi dhe më nuk prêt, po të gjithë si mizëria, me armët në dorë burra dhe djem, të vrapojmë ndër male që të shpëtojmë atdheun nga ky rrezik që e ka mbuluar.
Vëllezërit tanë, gegët, po na ftojnë ne, të bijtë e Pirros, që t’u vijmë ndihmës, e prandaj çdo shqiptarë e ka detyrë të marrë hutën, më krahë” dhe të bashkohet me kryengritësit e mos të lëmë të na turpërohet “Baba Tomorri” i shëntëruar që po buçet.
Duam, pra lirinë dhe vetëqeverimin e Shqipërisë, duam të drejtat tona dhe do t’i kërkojmë gjer sa të shuhemi të gjithë.
Veprimet ushtarake në frontin turko-malazeze dhe hyrja e afërt e fuqive tjera ballkanike në luftë, u dhanë të kuptonin shqiptarëve se Turqia do të humbiste luftën. Ishte e nevojshme që brenda në Shqipëri të ndërrmerrej një veprim politik, që në përshtatje me kushtet e reja, të përcaktohej qëndrimi ndaj konfliktit ballkanik e të merreshin masat e nevojshme për shpëtimin e atdheut.
Brenda në Shqipëri nismën për një veprim politik, që ta nxirrte vendin nga gjendja e vështirë dhe e ndërlikuar e krijuar nga Lufta Ballkanike, e morën shoqëritë atdhetare, Komiteti “Shpëtimi” dhe “Shoqëria e Zezë për Shpëtim” që ishte krijuar në Shkup.
Përfaqësuesit e tyre Sali Gjuka, Nexhip Draga, Bedri Pejani, Mithat Frashëri, etj.. organizuan në Shkup më 14 tetor 1912 një mbledhje, në shtëpinë e Sali Gjukës, për të cilën ishin marrë qysh përpara edhe miratimi i Hasan Prishtinës e i Bajram Currit, që kishin shkuar në front për organizimin e mbrotjes së tokave shqiptare.
Mbledhja e Shkupit arriti në përfundim se Perandoria Osmane do ta humbiste luftën dhe vendosi t’u njohtonte Fuqit e Mëdha se populli shqiptar po i kapte armët jo për të forcuar sundimin e Turqisë në Ballkan, por t’i dalë zot tërësisë toksore e Lirisë së Shqipërisë. Pra, viojnte deklrata, shqiptarët nuk do të pranonin për katër vilajetet veçse një formë të vetme qeverisjeje .Ky vendim përputhej me atë që ishte shrehur nga gazeta “Liri e Shqipërisë”, dhe ishte vendimi më i drejtë e më realist që mund të merrej në këto rrethana.
Në shpalljen që iu drejtua më 16 tetor 1912, përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha në Shkup, thuhej: “Shoqëria e Zezë për Shpëtim”, përfaqësuesja e popullit shqiptar ka nderin me ju lajmërue që Shqipëria ka kapur armët jo me forcue deminacionin e Turqisë me Ballkan, por me i dalë zot tanësisë toksore e Lirisë së Shqipërisë. Pra, qysh prej sodit, po ju deklarojm, se, sido që të jet fati i armëve, shqiptarët nuk kanë me pranue për katër Vilajetet veçse një formë politike e një formë sundimi.
Pra, vendimet e mbledhjes së Shkupit, përputhej plotësisht me atë të kolonisë shqiptare të Sofjes dhe ishte padyshim vendim më i drejtë e më realist që mund të mirrej në ato rrethana të krijuara.
Delegacioni i caktuar nga mbledhja u nis menjëherë për në Mitrovicë, u muar vesht me parime e atjeshme dhe kaloi në Pejë. Përparimi i shpejtë i udhtrisë malazeze nuk e lejoi atë të kryente detyrën që i ishte ngarkuar në lidhje me malësorët shqiptare.
Por, brenda pak ditëve ushtrit serbe pushtuan Prishtinën, Ferizain dhe Shkupin. Më 22 tetor, me nismën e Bajram Currit, u bë në Pejë një mbledhje e hapur, e cila në aktin e përfaqësisë që i dorëzonte më 26 tetor 1912 delegacionit të “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim”, deklaronte se nuk do të pranonte kurrë sundimin e serbëve e të malazezëve si dhe kërkonte që krahina e tyre të kishte të njëjtën formë qeverisëse si ato të katër Vilajeteve shqiptare”.
Delegacionet e “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” zbritën në Shqipërinë e Mesme, si dhe në Ohër e Dibër për të kryer detyrën e ngarkuar edhe në këto krahina.
Lajmi i mbledhjes së 14 tetorit 1912 në Shkup, u prit me entuziazëm në tërë trevat shqiptare, e cila kishte gjetur një truall të përgatitur qysh më parë nga rrethet patriotike brenda vendit. Delegacioni i “Shoqërisë së Zezë për SHpëtim” kishte vendosur lidhje me atdhetarët e Tiranës, Durrësit dhe Dibrës. Në këto rrethana ishte vendosur që kuvendi të mblidhej në Vlorë.
Është interesant fakti se përfaqësuesit e “Shoqëisë së Zezë për Shpëtim” morën ato ditë një telegram nga Esat Pash Toptani prej Shkodre, ku thuhet: “Ju lutem të vini në Jug ku do të mund ta kryeni më mirë misionin t’uaj” . Me sa duket, pashai Toptanas synonte ta mbante Shqipërinë e Mesme jashtë sferës së veprimit të atdhetarëve shqiptarë, për të pasur në çdo rast nën ndikimin absolute të tij. Ngjarjet e më vonshme treguan se ai pikërisht, Shqipërinë e Mesme kërkonte ta bënte bazë të veprimeve të ti antikombëtare.
Anëtarët e “Shoqërisë së Zezë për Shpëtim” Morën pjesë në përgatitjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë që shpalli Pavarsinë e Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 dhe hynë në Panteneonin e pavdeksisë.