2013-07-22

ORHAN PAMUK ÇMIMI NOBEL NË LETËRSI (2006)



Orhan Pamuk u lind në Stamboll më 7 qershor të vitit 1952. Pamuk është një ndër shkrimtarët më të mirë kontemporanë të këtyre viteve të fundit.Romanet e trij janë përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të huaja, janë shpesh të ndërthurura midis botës reale dhe asaj jo reale dhe nxjerrin në pah Turqin e shkuar dhe të këtyre viteve të fundit.U nderua me cmimin Nobel me motivacionin ‘duke kërkuar shpirtin melankolik të atdheut të tij, ai zbuloi simbole të reja për të përfaqësuar lidhjet dhe ndeshjet midis kulturave të ndryshme’.

Pamuk ka thënë për vete:

Kam jetuar jetën time në Stamboll , në pjesën Europiane,në shtëpi që ndaheshin nga njëra-tjetra nga një breg me pjesën Aziatike. Të jesh afër bregut, përballë kontinentit tjetër, më kujtonte shpesh vendin tim në botën që më rrethonte dhe qe mirë. Më pas do të ndërtohej një urë që do të bashkonte dy brigjet e Bosforit. Kur qëndrova tek ajo urë dhe pashë panoramën e saj, kuptova se qe akoma më mirë, qe dicka shumë e bukur të shikoje të dy brigjet bashkë. Dhe kuptova se qe një zgjidhje shumë e drejtë të kishte një urë midis dy brigjeve. Duke iu referuar dy brigjeve Pamuk donte të shmangte pyetjen se kujt ane i përkiste.

Pamuk tashti është profesor në universitetin e Columbias për shkenca humane, ku ai mëson letërsi.Pamuk është edhe qytetari i parë turk që ka marrë këtë cmim kaq prestigjoz.

Pamuk u lind në një familje borgjeze shumë solide, një eksperiencë kjo e përshkruar mjaft mirë në romanet e tija si ‘Libri i zi’dhe ‘Xhevdet beu dhe djemtë e tij”duke përshkruar mjaft mirë jetën e tij personale në Stamboll.Pamuk u shkollua në kolegjin sekondar të Robert kolegjit në Stamboll dhe më pas do të studionte për arkitekturë në universitetin Teknik të Stambollit deri kur arriti që të bënte realitet ëndrrën e tij që qe piktura. Pamuk e la shkollën e arkitekturës pas tre vjetësh, gjithsesi për t’u bërë shkrimtar me kohë të plotë dhe u dipllomua në institutin e gazetarisë në universitetin e Stambollit në vitin 1976. Nga mosha 22 vjecare deri në moshën 30 vjecare Pamuk jetoi me nënën e tij, duke shkruar romanin e tij të parë dhe duke pritur për publikimin e tij. Orhan Pamuk është me fe myslimane, dhe ai e përshkruan veten si një njeri me kulturë qëdi të lidhi identifikimin historik dhe cultural me atë fetar. Më 1 mars të vitit 1982 Pamuk u martua me Aylin Turegun, me profesion historiane. Nga viti 1985 deri në vitin 1988, ndërkohë kur e shoqja qe një studente në universitetin e Columbias Pamuk fitoi të drejtën që të shkonte te kjo shkollë për të bërë disa kërkime për shkrimin e romanit të tij “Libri i zi’ në librarinë Butler të universitetit. Kjo periudhë përfshiu dhe një vizitë miqësore në universitetin e Iouas.Pamuk do të rikthehej përsëri në Stamboll vendi në të cilin ai qe aq i lidhur. Ai dhe gruaja e tij Aylin patën një vajzë që e quajtën Ruya që lindi në 1991, emri i saj në turqisht do të thotë ‘Ëndërr’. Në 2001 ai dhe Aylin u divorcuan. Në 2006 Pamuk pati disa probleme në lidhje me disa komente të sinqerta për politikën që ndiqte Amerika, por pasi u sqarua kjo cështje Pamuk u rikthye në Amerikë dhe u emërua në pozicionin e profesorit në universitetin e Kolumbias. Pamuk tashmë është një mik i një komiteti në Kolumbia në lidhje për globalizimin dhe ka takime me departamentin e e kulturës dhe me departamentin e gjuhëve të huaja të zonës së Azisë dhe të Lindjes së Mesme gjithashtu edhe me shkollën e Artit. Në maj të vitit 2007 Pamuk qe pjesëtar i jurisë së festivalit të Cannes ku kryetari I kësaj jurie qe Stephen Frears. Gjatë viteve 2007-2008 Pamuk u rikthye edhe një herë në Kolumbia për të mësuar letërsi konteporane me profesorët e tjerë Andreas Huyssen dhe David Damrosch. Pamuk në këtë kohë është një shkrimtar në residencën e kolegjit Bard. Ai sapo mbaroi romanin e tij të ri të titulluar ‘Muzeu i pafajsisë’në pranverën e vitit 2008 dhe ky roman u publikua më 29 gusht të po këtij viti në Turqi, dhe përkthimi në gjermanisht për t’u publikuar në Gjermani do të bëhet së shpejti pa mbaruar ky vit.

Pamuk filloi të shkruante rregullisht në vitin 1974. Romani i tij i parë qe ‘Errësirë dhe dritë’, më vonë ai do të qe dhe fituesi i cmimit të dytë të konkursit Milliyet Press në vitin 1979. Ky roman u paraqit me titullin ‘Xhevdeti dhe cunat e tij’ në vitin 1982 dhe me të fitoi cmimin Orhan Kemal në vitin 1983. Ky roman flet për historinë e tre gjeneratave nga një familje e shëndoshë në Stamboll në një district të sajin në Nisantasi zonë ku dhe Pamuk u rrit. Pamuk ka fituar shumë cmime të kritikës gjatë punëve të tij që qenë të parat,përfshirë këtu cmimin Madarali për romanin e tij të dytë të titulluar ‘Shtëpia e heshtur’dhe në vitin 1991 Prix de la Decouverte Europeenne për përkthimin në frëngjisht të këtij romani. Romani i tij me karakter historik ‘Kështjella e bardhë’publikuar në Turqi në vitin 1985 fitoi në vitin 1990 cmimin Independent Ëuord filmin më të mirë të huaj dhe me këtë cmim Pamukut iu rrit reputacioni edhe jashtë territorit turk.Nju Jork Times ka deklaruar për Orhan Pamuk se: një yll i rip o shkëlqen në lindje, ai eksperimenton me teknikën post moderne në romanet e tij, një ndryshim nga ligjet strikte naturaliste që përdorte në romanet e tij të para. Suksesi për të do të priste pak gjatë, por në vitin 1990 me romanin ‘Libri i zi’e bëri atë një ndër shkrimtarët më popullorë dhe më kontroversë në letërsinë turke, e parë kjo në komleksitetin e tij. Në vitin 1992 Pamuk shkroi skenarin e filmit ‘Fytyra misterioze’bazuar në Kara Kitap dhe e drejtuar nga regjizori me premisa të mira në kinematografinë turke Omer Kavur. Romani i tij i pestë të titulluar ‘Jetë e re’shkaktoi një sensacion në Turqi në vitin 1995 u bë romani më i shitur në historinë e Turqisë. Gjatë këtyre viteve Pamuk u bë një personalitet shumë e respektuar në Turqi për suportin që aid ha për të drejtat e kurdëve. Në vitin 1995 Pamuk qe në mes të atyre autorëve që shkruanin për ese të ndryshme që kritikonin trajtimin e keq për popullin kurd nga Turqia. Në vitin 1999 Pamuk publikoi librin me ese të titulluar ‘Ngjyra të tjera’. Fama e Pamukut vazhdoi të rritej më tej pas publikimit të romanit të tij të titulluar”Unë jam e kuqja’në vitin 2000. Romani qe një përzierje misteri, romance,dhe filozofie në Stambollin e shekullit të 16. Romani hap një dritare gjatë regjimit të sulltan Muratit të tretë në ditët dimërore të vitit 1591 duke ftuar lexusin e librit të ndjej tensionin midis lindjes dhe perëndimit. Romani ‘Unë jam e kuqja’ u përkthye në 24 gjuhë të huaja dhe me të Pamuk fitoi shumë cmime duke përfshirë këtu dhe cmimin IMPAC Dublin Aëard në vitin 2003.



Duke iu përgjigjur pyetjes se cfarë impakti kishte ky fitim i këtij cmimi (rreth 127.000 dollar) Pamuk u përgjigj;

Asgjë s’ka ndryshuar në jetën time sepse kam punuar gjatë gjithë kohës. Kam kaluar 30 vjet të jetës time duke bërë filma. Për 10 vjetët e para isha në merak për paratë dhe asnjë njeri nuk më pyeti se sa para bëra. Në dekadën e dytë unë shpenzoja para dhe asnjë nuk më pyeste për të. Dhe unë i kam kaluar 10 vjetët e fundit që të dëgjojë njerëzit të më pyesin se sa kam shpenzuar, gjë që s’kam për ta bërë kurrë. Romani i tij i mëvonshëm qe ai me titullin ‘Bora’ publikuar në vitin 2002, i cili ka për sfond konfliktin midis botës myslimane dhe asaj moderne në Turqi. Nju Jork Times e renditi këtë roman si një ndër romanet më të mira të vitit 2004. Ai gjithashtu publikoi “Memorie të qytetit të Sytambollit 2005” , për këtë Pamuk iu përgjigj pyetjes:

Mendova se mund të shkruaja rreth memories së qytetit tim për gjashtë muaj, por mu desh një vit i tërë për t’a kompletuar. Unë punoja për 12 orë rresht në ditë, duke shkruar dhe lexuar njëkohësisht. Jeta ime për shumë rrethana qe në krizë totale, dhe unë nuk dua të futem në më shumë detaje:divorci, vdekja e babait, problemet profesionale, probleme me këtë, probleme me atë, cdo gjë qe në rrugën e gabuar. Mendoja se nëqoftëse unë do të isha i dobët mendërisht unë do të isha me depression. Por unë do të cohem në mëngjes, të bëj një dush dhe të ulem të shkruaj, të kujtoj, duke i kushtuar një vëmendje të vecantë bukurisë së këtij libri. Sinqerisht mund t’iu them se unë mund të kem lënduar nënën time, apo familjen time. Babai më vdiq por nëna ime është akoma gjallë. Por nuk mund të mendojë për këtë. Mund të mendojë vetëm për bukurinë e këtij libri. Në vitin 2005 Pamuk morri 25000 euro për cmimin Peace Prize of the German book Trade për punën letrare të tij, në të cilën Evropa dhe Turqia islame gjetën njëra-tjetrën. Cmimi u morr në kishën e Paul në Frankfurt. Librat e Pamukut karakterizohen nga një konfuzion identiteti që sjell një konflikt midis vlerave perëndimore dhe atyre lindore. Këto shpesh sjellin ndërhyrje, por përfshin kompleksitetin, intrigat dhe karakteret me një shpirt të madh. Punët e tij kanë sjellur shumë diskutime të mbështjellur me një art të bukur kreativë sic janë letërsia dhe piktura. Puna e tij shpesh prek në detaje tensioned midis perëndimit dhe lindjes dhe traditat moderniste dhe shekullariste. Më 12 tetor të vitit 2006 Akademia suedeze deklaroi se Orhan Pamuk mori cmimin Nobel për letërsinë, duke konfonduar autoritetet që patën vënë për fitues poetin nga Siria Ali Ahmad Said i njohur si Adonis. Për reputacionin e saj Akademia tha se;Me shpirtin melankolik të shtetit të tij të lindjes Pamuk ka zbuluar simbole të reja që bien ndesh në një gërshetim kulturash. Orhan Pamuk e mori cmimin më 7 dhjetor të vitit 2006 në Akademinë suedeze në Stokholm. Leksioni qe titulluar valixhja e babait dhe u mbajt në gjuhën turke. Leksioni shpaloste marrdhëniet midis civilizimit të lindjes dhe perëndimit në një tekst alegorik që përfshinte nën të mardhënien e tij me të atin.



Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...