2013-07-22

Tomas Transtromer – fitues i Çmimit Nobel për Letërsi për vitin 2011.




Tomas Transtromer lindi më 1931 në Stokholm, Suedi. Ndoqi Universitetin e Stokholmit, ku studioi psikologjinë dhe poezinë.

Është njëri nga poetët më të rëndësishëm. Transtromer ka shitur mijëra vëllime në vendin e tij. Punimet e tij janë përkthyer në mbi pesëdhjetë gjuhë. Librat e tij me poezi përfshijnë: The Great Enigma: New Collected Poems (New Directions, 2003), Enigma e Madhe: Poezi të Reja të Zgjedhura (Drejtime të Reja, 2003), The Half-Finished Heaven (2001) Parajsa Gjysëm – e Perfunduar ; New Collected Poems (1997)/ Poezi të Reja të Zgjedhura (1997); For the Living and the Dead (1995)/Për të Gjallet dhe të Vdekurit (1995); Baltics (1974)/Baltikët (1974); Paths (1973)/Shtigjet (1973); Windows and Stones (1972)/Dritare e Gurë (1972), një Zgjedhje e Forumit Ndërkombëtar të Poezisë dhe gara në Çmimin Kombëtar të Librit për përkthim; The Half-Finished Heaven Parajsa-Gjysëm e Përfunduar (1962) dhe Seventeen Poems Shtatëmbëdhjeët Poezi (1954)...

Puna e tij ka ndërruar shkallë-shkallë prej poezisë së natyrës tradicionale e ambicioze shkruar në të njëzetat e hershme drejt vargut më të errët, personal, e më të hapur. Puna e tij rrokulliset nëpër zbrazëti, duke u përpjekur të kuptojë dhe kapërthejë të panjohurën, duke kërkuar përsosurinë. “Unë jam vendi/ku krijimi e nxjerr veten jashte,” thotë ai në poezinë “The outpost,”/”Pararoja” rreth të cilës shkroi “Ky lloj i idesë religjioze përsëritet këtu në poezitë e mia të vona, se unë shoh një lloj kuptimi në të qenët i pranishëm, në të përdorurit e realitetit, në të provuarit e tij, në bërjen e diçkaje prej tij.”Nderimet e çmimet e Transtromerit përfshijnë the Aftonbladets Literary Prize, the Bonnier Award for Poetry, the Neustadt International Prize for Literature, the Oevralids Prize, the Petrach Prize in Germany, dhe the Swedish Award from International Poetry Forum.Ai ka lexuar në shumë universitete Amerikane shpesh me poetin dhe mikun Robert Bly. Transtromer është psikolog i respektuar, dhe ka punuar në një burg me të rinj, dhe me të dënuarit me aftësi të kufizuara e të varur nga droga. Me gruan e tij Monica jeton në Vasteras, në perëndim të Stockholmit.



Tomas Transtromer është fitues i çmimit Nobel për letërsi për vitin 2011.

ÇIFTI

E fikin dritën, globi i saj i bardhë vezullon

Një çast dhe pastaj tretet, si nje tabletë

Në gotën e errësirës. Pastaj muret e hotelit

Ngrihen lart nëpër errësirën e qiellit



Lëvizjet e tyre bëhen më të buta, dhe ata flenë,

Por mendimet më të fshehta nisin të takohen

Si dy ngjyra që hasen e vrapojnë së bashku

Në letrën e njomë vizatimore të një shkollari



Është errët dhe qetësi. Qyteti por ka ardhur

Sonte më afër. Me dritaret e mbyllura. Shtëpitë kanë arritur

Rrijnë paketuar dhe duke pritur shumë afër,

Turma e njerëzve me fytyra të bardha.



PAS VDEKJES

Njëherë atje ishte tronditja

Që la prapa bisht të gjatë, vezullues komete,

Ajo na mban ne brenda. pamjet e TV-ve i bën të dëborta

Vendoset në pikat e ftohta të përçuesit telefonik



Dikush mund të shkojë ende ngadalë me ski në diellin dimëror

Nëpër shkurrë ku ca gjethe varen

Ngjasojnë me fletët e shqyera të drejtorive të moçme telefonike

Emrat kullufitur nga ftohtësia.



Është ende bukur ta dëgjosh zemrën si rrah

Por shpesh hija duket më reale se sa trupi

Samurai duket i parëndësishëm

Pranë armaturës së tij prej korace të dragoit të zi.



Vetmi (I)



Sa nuk u mbyta këtu, një nate Shkurti.

Vetura ime u bë copa, dhe u kthye anash në akull

Drejt matanë nëpër korsin tjetër. Njolla e trafikut

Erdhi në mua me dritat e tyre.



Emri im, vajzat e mia, puna ime, gjithçka

Rrëshqiti e lirë dhe ngeli prapa, e vogël e më e vogël,

Larg e më larg. Unë isha askushi

Djalosh në shesh lojërash, befas i rrethuar.

.

Dritat e përparme të makinave që vinin

Sulur mbi mua derisa mundohem me timonin nëpër shkëlqimin

e terrorit, të qartë dhe të rrëshqitshëm si vezë-e bardhë

Të dytët u rriten e rriten – duke bërë më shumë dhomë për mua-

Zgjatur të mëdhenj sikur spitalet.

.

Unë gati e ndieja se mund të pushoja

Dhe mora frymë

Para përplasjes



Atëherë diçka rroku ca rërë të dobishme

Apo qe shpërthim ere në kohë të mirë. Vetura

Kërciti nga ajo, duke u lëkundur prapa matanë rrugës

Shenja treguese e rrugës u godit dhe u thye, me tingëllimë të mprehtë,

Duke u vërtitur tutje në errësirë



Dhe vetura rri e qetë. U ula prapa me rripin e sigurisë

Shoh dikë si ec haprëndë nëpër dëborën që sillet vërdallë

Vjen të shohë çfarë ka ngelur nga unë.



Nga anglishtja: Zymber Elshani

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...