2013-12-26

RUAJNU NGA BABADIMRAT:Si babadimrat grabitën argjendarinë në Tiranë, dëmi 200 mijë euro

Si babadimrat grabitën argjendarinë në Tiranë, dëmi 200 mijë euro
















Zbardhet mekanizmi i vjedhjes së argjendarisë në një nga qendrat tregtare në periferi të kryeqytetit. Burime policore sqarojnë se në grabitje kanë marrë pjesë pesë persona, nga të cilët katër kanë qenë të veshur si babagjyshër të Vitit të Ri dhe personi i pestë i priste jashtë argjendarisë me makinë.

Gjenden armët e  babagjyshëve

Pamjet filmike të kamerave të sigurisë tregojnë katër persona të maskuar si babagjyshër, të cilët ecnin qetësisht në qendrën tregtare. Njëri prej tyre madje është ndaluar edhe nga një fëmijë i vogël, me të cilin ka luajtur për disa sekonda.

 Grabitja në TEG  policia vijon hetimet  gjenden 2 armë të braktisura

"Babagjyshërit" janë pyetur edhe nga roja private i qendrës tregtare, për të ditur se me çfarë aktivitetesh merreshin në qendrën tregtare. Më pas, grupi i babagjyshërve ka hyrë në argjendari dhe pasi kanë uruar shitësen për Krishtlindjen, i kanë drejtuar asaj armën.


Hetimet për grabitjen e argjendarisë

 "Më thanë Gëzuar dhe më drejtuan armët. U tremba pa masë dhe po shikoja rreth e rrotull se çfarë kisha ndonjë gjë aty, por më pas u dhashë të gjitha ato që më kërkuan. Ata i futën në disa çanta të zeza që i nxorën nga bluza.

Rikthehet viti  97 ta në Tiranë   katër  Babagjysha  grabisin TEG un

Armët e zjarrit i mbanin brenda xhaketës së kuqe, të futur poshtë pantallonave. Zgjati vetëm dy minuta", ka bërë me dije shitësja.
 Babagjyshët  grabitën 200 mijë euro mall në TEG  policia shoqëron 14 persona

Sipas policisë, njëri prej babagjyshërve ka qenë tek dera e argjendarisë, dy të tjerët mbushnin thasët me florinjtë dhe bizhuteritë që ndodheshin aty, ndërsa i katërti mbante nën kërcënim shitësen.

4  Babagjyshët  në kërkim  gjenden kallashnikovët
Sipas policisë, e gjithë sasia e mallit që kanë grabitur katër babagjyshërit shkon rreth 150-200 mijë euro.

Me rroba të babadimrit grabisin argjendarin në Tiranë

Pas ngjarjes, autorët janë larguar me makinën që i priste jashtë qendrës tregtare në drejtim të Lanabregasit.

Grabitja në TEG  gjenden armët e rrobat e babagjyshëve hajdutë

Rrugës kanë shkëmbyer zjarr edhe me policinë. Më pas, uniformat blu kanë gjetur automjetin të braktisur dhe të djegur në periferi të Tiranës, ndërsa mëngjesin e ditës së djeshme në një kosh mbeturinash në Sanatorium janë gjetur dy armë kallashnikovë, një palë xhinse dhe një bluzë, të cilat dyshohen se janë të grabitësve.


ka pohuar se një nga armët ka qenë bosh, ndërsa tek tjetra ndodheshin pesë fishekë, por pa mundur të gjejnë dot gjurma gishtërinjsh, sepse grabitësit kanë pasur doreza.

teg
Ndërkohë, policia ka shoqëruar 14 persona për këtë ngjarje, mes të cilëve edhe drejtuesin e mjetit, Xhelil A., 51 vjeç, me të cilin janë larguar babagjyshërit. Ky i fundit është shprehur se ia kishin vjedhur makinën prej afro një jave, por policia dyshon se ai mund të ketë lidhje me ngjarjen, pasi nuk ka bërë denoncim për vjedhjen e automjetit. 

Shqipёri : Sekretet e Lazaratit apo ‘Peshqit e mëdhenj’ përfitojnë.

Sekretet e Lazaratit
Krejt e qetë në pamje të jashtme, por e penduar thellë dhe me lotët ndër sy. Kështu shfaqet Merita B., 42 vjeçe, gruaja nga Lazarati, e cila duket se po mban mbi supe peshën e rëndë të përgjegjësisë së fshatit të vogël, i konsideruar si ‘njolla e zezë’ e Shqipërisë. Meritën e gjejmë në ambientet e burgut 325 në lagjen “Ali Demi”, ku vuan dënimin për kultivim lëndësh narkotike. “Ja ‘bëmat’ e Lazaratit, po i vuaj unë. ‘Peshqit e mëdhenj’ përfitojnë. Shteti e lë vetë Lazaratin në atë gjendje dhe policia nuk do që të ndërhyjë. Po të duan, për 24 orë e bëjnë shkrumb e hi”, - thotë Merita.
Në fakt, shumicën e kohës qëndron e heshtur dhe vëzhgon me kujdes çdo lëvizje. Duket se diçka e mundon, mbase fakti që ndodhet prapa hekurave për mbjellje hashashi, në një kohë kur në Lazarat, ditën për diell, nën sytë e të gjithëve, madje dhe policisë, ‘peshqit e mëdhenj’, siç i cilëson ajo, korrin ‘frytet’ e një biznesi të madh që gjeneron miliona. “Përse nuk ndërhyn policia? E dinë vetë ata, nuk duan, jo se nuk munden”, - këmbëngul Merita, e cila befas, vendos të flasë, të ndajë me të gjithë historinë e saj, që e mban të kyçur prapa hekurave, në një kohë që në qeli duhej të ishin ‘baronët’ e drogës, që mbajnë të “ngërthyer” fshatin, citon Ballkan Web.


(Foto: Merita B.)

Nëna e dy fëmijëve është e ndërgjegjshme se ka kryer krim dhe me kokën ulur thotë se do ta vuajë këtë dënim, por shfryn kur shprehet se “në Lazarat të gjithë mbjellin hashash, por vetëm unë vuaj burgun”. “Nuk duhej të isha vetëm unë në burg. Nuk pata asnjë përfitim”

Merita, për çfarë akuze je dënuar? Jam dënuar për kultivim bimësh narkotike. Jam nga Lazarati, po vuaj fajet e një fshati.

Prej sa kohësh ndodheni në burg? Jam dënuar në vitin 2007 dhe jam arrestuar në vitin 2012.

Pra pesë vite keni jetuar në arrati. Si arrinit t’i fshiheshit policisë? Nuk kam jetuar në arrati. Kam jetuar në shtëpinë time në Lazarat. Policia thoshte se jam në arrati, unë kam qenë në shtëpi. Më arrestuan pas pesë vitesh, atëherë kur deshën ata, jo se unë fshihesha. Atëherë kur u interesoi, erdhën dhe më arrestuan. Pastaj arrestimi im ndodhi dhe për politikë. Unë gjithmonë kam mbështetur të majtën, Partinë Socialiste, dhe më gjetën mua, më morën.

Ju jeni nga Lazarati, nga fshati që nuk besoj të ketë njeri të mos ketë dëgjuar për të. A mund të na rrëfeni se çfarë ndodh në atë fshat? 
Unë e kam pranuar se kam mbjellë hashash. E mbolla në fshat, aty ku të gjithë mbjellin hashash. E bëra nga halli, sepse kisha burrin të shtruar në spital në Selanik dhe mendova se ishte e vetmja zgjidhje për të bërë lekët për kurimin e tij. Por vetëm unë jam këtu në burg, po vuaj dënimin. Ndërsa ‘peshqit e mëdhenj’ janë të lirë, edhe pse kanë përfituar e përfitojnë nga hashashi i Lazaratit.

Çfarë ju mundon më shumë këtu në burg? Më mundon fakti se po vuaj fajet e një fshati.

Duke qenë nga Lazarati, ju e njihni shumë mirë fshatin. Kaq e vështirë është të ndërhyjë policia? Policia nuk do të ndërhyjë. Po të dojë, e bën shkrumb e hi fshatin për 24 orë. E lënë vetë ata, e dinë fort mirë përse.

Sipas jush, përse ndodh kjo? Për mendimin tim policia nuk do të ndërhyjë, sepse vetë shteti përfiton nga droga e Lazaratit. ‘Peshqit e mëdhenj’ marrin përfitime dhe, kush bën burg? Ai që është i pambrojtur. Unë e mbolla vërtet hashashin, por nuk mora asnjë përfitim.

Kush janë këta ‘peshqit e mëdhenj’? E di policia kush janë. Unë nuk mund ta them një gjë të tillë, nuk mund të flas për emra.

Keni frikë? Nuk kam frikë nga askush. Kam frikë vetëm nga Zoti. Por, policia i di të gjitha. Shteti e lë vetë Lazaratin në atë gjendje.

Po politika, ka lidhje me Lazaratin? Patjetër që po, sepse të gjithë marrin pjesën e tyre, por s’më takon mua të flas me emra.

Sipas policisë, ndërhyrja në Lazarat është shumë e vështirë. A ndodh realisht kështu? Nëse do, shteti ndërhyn në Lazarat e kudo; besoj se nuk është në interesin e “peshqve” që të ndërhyhet.

Përse qenka kaq e vështirë të ndërhyhet në Lazarat?!  Pasi të vuani dënimin, do të ktheheni të jetoni në Lazarat? 
Patjetër që po! Aty kam shtëpinë, kam jetën time. Aty do jetoj, por kurrë nuk do ta përsëris atë gabim që më shkatërroi tërë jetën. As nuk e mendoj të mbjell më kanabis. Është një gabim që e bëra një herë dhe po e vuaj, edhe pse jam gruaja e vetme që po e vuaj. Ne u dënuam plot 26 vetë, por vetëm unë erdha në burg.

Çfarë ju mungon më shumë nga jeta jashtë? Familja, dy fëmijët e mi. Por më shumë më shqetëson fakti se vajza ime 16 vjeçe është në moshën më delikate dhe nuk më ka mua pranë.

Ke shpresë për falje nga presidenti? Nuk shpresoj aspak, pasi akuza për të cilën jam dënuar konsiderohet e rëndë. E kam bërë kërkesën, por jam e ndërgjegjshme që nuk e përfitoj. Gjithsesi, shpresa si i thonë vdes e fundit.  /GazetaShqiptare/Indeksonline/

Prej ditës që jeni arrestuar, keni përfituar leje shpërblyese? Kam përfituar ulje dënimi, kam marrë dhe leje shpërblyese. Isha në shtëpi kur ndodhi arratisja në burgun e Drenovës. Kisha tri ditë që kisha dalë. Nuk e mbarova dot lejen, më thanë që duhej të kthehesha dhe u ktheva.

Si e kalon kohën në burg? Jam e punësuar në bibliotekë dhe më duket sikur aty e kaloj kohën më mirë.

"New York Times": Thaçi nuk mund të vlerësohet me çmimin "Nobel"

NYT: Thaçi nuk mund të vlerësohet me çmimin "Nobel"

Sipas gazetës së njohur amerikane, "New York Times", Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të vlerësohet me çmimin "Nobel". Ai cilësohet si një ish-guerrilas i pamëshirshëm, që urdhëronte arrestime e vrasje. Prestigjiozja amerikane ka botuar një shkrim pesë muaj më parë, në të cilin paralajmërohej kandidimi i mundshëm i Thaçit dhe i Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për çmimin "Nobel". Lajmi shoqërohej edhe me një profil të kryeministrit kosovar me titull "Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij si guerilas".

Në artikullin e "New York Times" shkruhet se ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe diplomatët perëndimore thonë se ai ka qenë një udhëheqës i pamëshirshëm i UÇK-së, që urdhëronte arrestime, vrasje dhe përndiqte rivalët e mundshëm të tij. "Luftëtarët e tjerë e quanin "gjarpër", shënohet në fillim të artikullit. Sipas gazetës, këto janë arsye që e bëjnë të pamundur për Thaçin, vlerësimin me çmimin e paqes. Po ashtu edhe Daçiç, nuk shikohet si një 'nobelist' i mundshëm. Gazeta liston një sërë titujsh që tregojnë situatën e vështirë në Kosovë e Serbi, duke e konsideruar të pamundur vlerësimin e krerëve të këtyre dy shteteve. "Serbia shteti më i korruptuar dhe kriminalizuar në Evropë", "Kosova, shteti më i korruptuar", "Zbulohen varreza masive në Serbi". "Nënat kosovare kërkojnë eshtrat e mbi 1700 bijve të tyre në Serbi, "Në Kosovë papunësia më e madhe në Evrope", "Interpol: Serbia dhe Kosova, rajone të trafikut të drogës dhe prostitucionit", janë këta tituj që kemi hasur në shtypin vendor dhe perëndimor, por edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare qoftë në OKB, OSBE, BE apo nga Interpol", shkruan "New York Times"

Tri ditë më parë një grup ligjëvenësish amerikanë emëruan Kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, si dhe shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton si kandidatë për çmimin 'Nobel' të Paqes për vitin 2014. Në njoftimin e përbashkët të ligjëvenësve thuhej se tre zyrtarët duhen nderuar me çmimin 'Nobel' për rolin e tyre kritik për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar shumë faktin që është nominuar për çmim 'Nobel' për Paqe nga Kongresi Amerikan. Megjithatë, ai është shprehur se ky çmim nuk i takon vetëm atij, por të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët i quan heronj të vërtetë të heshtur dhe heronj të Nobelit të lirisë. "Pavarësisht ç'ka ndodh më tutje, 'Nobel'-in për Paqe, heroizëm, qëndresë e pjekuri, më shumë se kushdo tjetër e meritoni ju, qytetarë të Kosovës. Çdo vendim politik që kam marrë në jetë, sado i vështirë e jopopullor të ketë qenë ai në momente të caktuara, e kam marrë duke pasur parasysh interesat e Kosovës dhe të kombit tim. Një shpresë e rilindur, një mundësi më e mirë për të ardhmen e fëmijëve tanë ka qenë dhe mbetet motivi im i vetëm jetësor dhe politik", është shprehur Thaçi në rrjetin social "Facebook".

Mbi të zhdukurit dhe zhdukësit

Lumir Abdixhiku Nga Lumir Abdixhiku

Sikur Serbia t’i dënonte kriminelët që i strehon edhe sot; t’i zbulonte varret masive që i ka mbuluar me asfalt e zhavorr; të shprehte pendesë e keqardhje për sjelljet e veprat çnjerëzore; të kthente e paguante plaçkën e marrë nga këtu; e të mos shprehte pretendime shfarosëse edhe sot e kësaj dite ndaj Kosovës - ndoshta dhe do ta meritonte Evropën. Por s’e bëri asnjërën e s’ka ndërmend ta bëjë asnjëherë. Nderon kriminelët, mohon varret, thërret luftën e pretendon Kosovën; dhe prapë ecën për në Evropë
Shikoni njerëzit rreth jush. Shikoni mirë njerëzit rreth jush. I ndieni? I shihini? I prekni? Kthehuni në kohë pas - plot 14 vite pas. Kujtojeni luftën, frikën, guximin e gjithçka tjetër të tmerrshme, të trishtë, të shthurur në mes. Kujtojeni dhe kuptojeni se sa me fat është secili prej nesh. Me fat, meqë secili nga ta e ne mundur të ishte lehtësisht njëri nga 1700 të zhdukurit kosovarë që nuk mund të ndihen, shihen e preken sot. E pothuajse secili prej jush mund të ishte në pritje të gjetjes së mbetjeve të tyre; një shenjë kujtimi për të shfryrë gjithë mallin e mbledhur në kaq vite.

***



Këtë javë, siç dhe e do rëndom paradoksi i relacioneve me të zhdukurit, Kosova kishte marrë ndoshta lajmin më të mirë që mund të merrte – pra gjetjen e mbetjeve mortore në Rudnicë – dhe potencialisht qetësinë e disa prej familjeve të pafat. Paradoksale se si një tragjedi kaq rrëqethëse bëhet eventualisht lajm i mirë.



Në të vërtetë, gjetjet e Rudnicës së Rashkës nuk ishin noveliste për askënd. Nëpërmjet pamjeve të regjistruara satelitore kërkuesit kishin kohë që po shihnin një paradoks tjetër; vendi ku dyshohej të ishin varrosur shqiptarët kishte ndërruar pamje krejtësisht; dhe për më tepër ky ndryshim po ndodhte mu gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s. Ky vend ishte shndërruar nga një kënetë e moçalishte në një rrafshinë të mbushur me dhe e gur. Sinqerisht, kujt do t’i binde në mend që në kohë bombardimesh të merrej me ndërrime të pamjeve të peizazheve kot së koti; përveç nëse diçka tmerruese, turpëruese e trishtuese provohej të fshihej – një varr, shumë të vrarë, shumë krime.



Në vitin 2005 autoritet serbe kishin prodhuar shfaqjen teatrale më çnjerëzore të mundshme. Në përgjigje të informacioneve të mbledhura nga pala kosovare, në aktrim e sipër, serbët kishin gërmuar – në sy të medieve lokale e botërore – një ditë të tërë. Triku megjithatë ishte se gërmimet ndodheshin plot 200 metra larg vendit ku mendohej se ishte varri masiv. Ishte veçse një përpjekje patetike për të shtyrë gjetjen.



E në patetizëm dhe më të thellë dhe në sjellje dhe më çnjerëzore, autoritetet serbe kishin asfaltuar gjithë vendin. Aty më pas kishin ndërtuar një ndërtesë dykatëshe ku qëndronte – për ironinë e gjithë mizërisë – kompania e mirëmbajtjes së rrugëve me emrin “Kosmet Put”. Nën ndërtesë, nën parking e nën asfalt, besohej se ishin së paku 250 kosovarë të zhdukur.



Se përpjekjet serbe për të mbuluar me çdo kusht gjetjen ishin në tentativë rritëse, u kuptua në ditën e parë kur Departamenti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës kishte arritur atje për të mos gjetur asnjë mjet gërmues që do të bënte gërmimin. Në të vërtetë, po të mos ishte insistimi i vazhdueshëm i palës kosovare, bashkë me presionin e datës për anëtarësim që Serbia pret ta marrë këto ditë, vajtje-ardhjet tona për e nga atje do të ishin të zakonshme. Interesante se si Serbia përdor në vazhdimësi veprat e vrasjes, dhunimit, krimit e dehumanizimit si karta relacioni me BE-në; si nuk u mësua asnjëherë Evropa me ta.



Përtej vrasjeve e varrosjeve pa frikë nga njeriu e nga Zoti, nuk arrij të kuptoj as natyrën e fshehësve të vrasjeve; jo nga individë aksidentalë, por nga një sistem i tërë shtetëror serb i vënë në funksion të kamuflimit; diçka shumë larg vlerave të shekullit të ri – çfarë shteti është ky?! Kur provoj të kuptoj se pas gjetjes së katër trupave në vetëm 80 centimetra nën ndërtesë, pra kur kuptoj se themelet e ndërtesës në fjalë – të ndërtuar së voni – mund të jenë vënë “fjalë-për-fjalë” mbi trupat e vdekur, dhe se asnjë njëri në gjithë këtë vrasje, varrosje, kamuflim e ndërtim nuk është shprehur për 14 vite publikisht as edhe me një fjalë, ndiej jo mllef, jo urrejtje, jo inat, por vetëm keqardhje - keqardhje për një vend me të krisur e maniakë boll. Në një vend si Serbia ku gjithkush di për sasinë e rakisë në frigoriferin e tjetrit, të mos dish për një varr masiv me 250-400 kosovarë, për një asfaltim, një parking e një ndërtesë mbi të, është e barabartë me probabilitetin e një topi bore në ferr – atje ku do të digjen e piqen në përjetësi secili prej pjesëmarrësve në këtë tmerr.



***



Në një vend normal, lajmi i gjetjeve mortore të qindra të vrarëve, do të trajtohej si tragjedi nacionale. E në kohë tragjedish, liderët afrohen me popull, qëndrojnë me popull, udhëheqin një popull; është tragjedi, dreqi e marrtë!



Kryeministri ynë, nëse asgjë tjetër, është dashur që në shenjë respekti e dhimbjeje për gjetjen e 250 trupave në varrin masiv të Rashkës, t’i ndërpresë pa hezitim të gjitha takimet, bisedimet, qeshjet, dorështrëngimet e dalldisjet e tjera në Bruksel - të gjitha me shkaktuesit e tragjedisë madje - të marrë fluturimin e parë të mundshëm nga atje, e të kthehet në vendin e tij për të qëndruar afër me popullin e tij. Ai do të duhej të udhëhiqte e mbështeste personalisht gjithë ekipet tona investiguese në Rashkë; tamam siç bëjnë burrështetasit e tjerë në kohë të tragjedive. Janë 250 prej tanëve që po kthehen si mbetje mortore në shtëpi; çfarë tjetër mund të jetë më e rëndësishme se kjo?!



Kryeministri mund t’i ketë këshilltarët më me pamend të mundshëm – dhe nuk dua të besoj se vetë ai nuk i di rendet – e Kosova mund t’i ketë diplomatët më të paaftë të mundshëm; sikur një gjetje e tillë të ndodhte në relacion të kundërt, pra në Kosovë me serb e jo në Serbi me shqiptarë, vendi ynë nuk do të shihte dritë për jetë e mot.



Gjithsesi, për të mos bërë një tragjedi në betejë politike, them të mbajmë mend mirë e gjatë relacionet që i kemi me fqinjët tanë veriorë. Nuk kanë ndërruar fare, janë të njëjtët. Dikur kanë vrarë e varrosur masivisht, tash i fshehin e nuk i tregojnë vrasjet e varrosjet masive.



Për më tepër, dhe fatkeqësisht, aspak nuk ka ndërruar as relacioni i keqardhjes evropiane ndaj Beogradit; siç u bë publike edhe vlerësimi pozitiv nga BE për Serbinë. Sikur Serbia t’i dënonte kriminelët që i strehon edhe sot; t’i zbulonte varret masive që i ka mbuluar me asfalt e zhavorr; të shprehte pendesë e keqardhje për sjelljet e veprat çnjerëzore; të kthente e paguante plaçkën e marrë nga këtu; e të mos shprehte pretendime shfarosëse edhe sot e kësaj dite ndaj Kosovës - ndoshta dhe do ta meritonte Evropën. Por s’e bëri asnjërën e s’ka ndër mend ta bëjë asnjëherë. Nderon kriminelët, mohon varret, thërret luftën e pretendon Kosovën; dhe prapë ecën për në Evropë. E pjesa më e dhimbshme e gjithë kësaj ecjeje është se ajo u mundësua vetëm falë Qeverisë së vendit tim me gjithë mbështetësit parlamentarë e të paguximshëm të tjerë. Në këmbim përfunduan me 10 kryetarë paralelë, dy pika doganore të pavarura, një fond, gjykatë e polici autonome dhe një mijë e një telashe të tjera për gjeneratat që vijnë. Çfarë pazari i tmerrshëm!

Nga William Hague/Kosova:Një shikim përpara në 2014

David Lidington

  Nga William Hague

BE-ja ka pritje të larta si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova. Siç ka nënvizuar edhe sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, Britania e Madhe dëshiron që të shohë të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë duke luajtur rol të plotë në BE. Dialogu duhet të vazhdojë me shpejtësi. Të arriturat deri më tani dhe negociatat e ardhshme do të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme tek jeta e njerëzve nga të dyja anët e kufirit


Me të drejtë, Këshilli për Çështje të Përgjithshme në dhjetor e uroi si Kosovën ashtu edhe Serbinë për përparimin që kanë shënuar në normalizimin e raporteve përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Përparimi i bërë ka qenë një e arritur mbresëlënëse. Personalisht kam përgëzuar të dy liderët për guximin e tyre politik dhe mënyrën e të menduarit përpara në këtë proces. Ajo që është arritur deri më tani e meriton njëmend epitetin “historike”.

Ndikimi pozitiv që ka dialogu në afrimin e të dyja shteteve me BE-në tashmë është më se i qartë – Këshilli Evropian gjatë qershorit nisi negociatat e Kosovës për Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit (MSA). Krahas marrëveshjes për normalizim, të arritur në Bruksel më 19 prill, kemi pasur edhe marrëveshje të tjera, të cilat mbulojnë energjetikën, telekomunikacionin, policinë dhe zgjedhjet lokale në Kosovë.

Unë e përshëndes fuqimisht vullnetin e të dy kryeministrave për ta vazhduar angazhimin. E di se negociatat kanë qenë nganjëherë të vështira. Zbatimi duhet të mbetet një proces i vazhdueshëm dhe të dyja palët duhet të vazhdojnë ta luajnë rolin e tyre në realizimin e zotimeve.

Zgjerimi i BE-së ka shumëçka për t’i ofruar Kosovës. Por ngjashëm, Kosova ka shumëçka për t’i ofruar BE-së. Puna e madhe që po bëhet për të përmbushur kushtet e MSA-së dhe liberalizimit të vizave është mbresëlënëse dhe pasqyron vendosmërinë e politikanëve, shërbyesve civilë dhe shoqërisë më të gjerë civile për ta përmirësuar cilësinë dhe zbatimin e ligjeve në sundimin e ligjit dhe në bizneset. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me përmbushjen e standardeve evropiane, por edhe në përmirësimin e jetëve dhe perspektivave për qytetarët e Kosovës.

Këshilli për Çështje të Përgjithshme në dhjetor po ashtu priste përparim të mëtejmë më 2014 nga të gjitha shtetet e përfshira në zgjerim. Krahas zotimeve të bëra në dialog, e di se kjo do ta përfshijë edhe ambicien nga Qeveria e Kosovës dhe Komisioni Evropian për finalizimin e negociatave të MSA-së qysh në verë të 2014-s. Këshilli po ashtu i bëri thirrje Kosovës që të përqendrohet tek reformat zgjedhore dhe reformat e mëtejme ekonomike, ashtu si edhe përmirësimin e administrimit publik, gjyqësorit, si dhe çështjeve të lidhura me tregtinë dhe tregjet e brendshme.

Pas zgjedhjeve të suksesshme lokale, më ka dhënë shumë kurajë progresi i konsiderueshëm gjatë transferimit të ish-oficerëve të Ministrisë së Brendshme serbe që vepronin në Kosovën Veriore në Policinë e Kosovës dhe shpresoj se do të vazhdojnë përpjekjet për marrëveshjet rreth integrimit të gjyqtarëve serbë në gjyqësorin e Kosovës. Britania e Madhe mezi pret të shohë formimin e një asociacioni të komunave me shumicë serbe, e cila, siç është përcaktuar në mënyrë të qartë në Marrëveshjen e prillit, do të veprojë nën ombrellën institucionale të Kosovës. Ajo do të jetë aktive në zhvillimin ekonomik, arsimimin, shëndetësinë, ashtu si edhe çështjet e planifikimit urban dhe rural, duke përkrahur anëtarët e saj që të ofrojnë shërbime më të mira, ashtu si edhe të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e komunitetit serb të Kosovës.

Dhe, në vend të krijimit të një strukture të ndarë apo konkurruese të pushtetit, ajo përfaqëson një mundësi për bashkëpunim me strukturat e qeverisë qendrore, posaçërisht Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Për Serbinë, përpjekjet e mëdha të përmbushjes së secilit kapitull për anëtarësim pritet të fillojnë. Këshilli i dhjetorit ishte i qartë rreth synimit përfundimtar për raportet midis Serbisë dhe Kosovës; arritjen e normalizimit gjithëpërfshirës të raporteve përmes një marrëveshjeje obliguese ligjore, para se Serbia të aderojë në BE.

Edhe Kosova duhet që të vazhdojë punën rreth zgjerimit, përfshirë atë në kuadër të dialogut. Do të ketë shumë punë për ta arritur normalizimin, për t’u siguruar se marrëveshjet tashmë të arritura do të zbatohen dhe për të vazhduar përmirësimin e raporteve fqinjësore me Serbinë.

BE-ja ka pritje të larta si nga Serbia, ashtu edhe nga Kosova. Siç ka nënvizuar edhe sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, Britania e Madhe dëshiron që të shohë të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë duke luajtur rol të plotë në BE. Dialogu duhet të vazhdojë me shpejtësi. Të arriturat deri më tani dhe negociatat e ardhme do të ndikojnë në mënyrë të konsiderueshme tek jeta e njerëzve nga të dyja anët e kufirit.

Mbesim përkrahës të fuqishëm si të Kosovës, ashtu edhe Serbisë. Mezi e pres 2014-n, derisa të dyja shtetet ndihmojnë që të sigurohet një e ardhme stabile dhe me perspektivë për qytetarët e tyre, duke vazhduar rrugët e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE.



(Autori është ministër britanik për Evropën)

LIBËR KUSHTUAR DOM PREKË NDREVASHAJT — GJIGANTIT TĖ DUKAGJINIT - See more at: http://gazetadielli.com/liber-kushtuar-dom-preke-ndrevashajt-gjigantit-te-dukagjinit/#sthash.OHuJC5po.dpuf

Disa mendime të hedhura me rastin e promovimit të librit, “Kristale Dukagjini”, të autorit Zef Përgega, kushtuar priftit katolik Dom Prekë Ndrevashaj, Detroit, USA



Nga Frank Shkreli 

Dom Preke Ndervashaj per DIELLIN: 75 vjetori i Diellit është një ngjarje fort e shënuar në jetën e mërgimit të vështirë, por fjala shqipe e saj na zgjon heret me agime të bardha si rrëzja e diellit. Shqiptarët kanë patur si hyjni diellin dhe ne kemi këtu një shpresë të gjallë të gjuhës dhe kulturës kombëtare një nga gazetat më me jetëgjatësi në Amerikë.Ne duhet të jemi krenarë se ajo në shkrimet e saj e lartëson emrin shqiptar.Mjafton të themi se ajo si organ i Vatrës bashkë me këtë organizatë të zjarrtë e mundi Venizellosin e Greqisë në tavolinën e Atit të Shënjtë në Vatikan dhe në Konferencen e Paqës.Lufta me penë sjellë fitore.

****
1 zef  balline
Të nderuar klerikë, i nderuar Zef Përgega, autor i librit kushtuar jetës dhe veprimtarisë së meshtarit dhe atdhetarit të përmendur dhe të mirë njohur, Dom Prekë Ndrevashaj. Të nderuar pjesëmarrës, miqë e dashamirë të veprës së këtij burri të madh të Kishës e të kombit. Unë kam patur fatin ta kem njohur Dom Prekën, për herë të parë, në mbarim të vitit 1969, gjatë një periudhe shumë të vështirë për mijëra refugjatë shqiptarë si unë, të dëbuar e të detyruar të largoheshim nga trojet tona të vendlindjes, qoftë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe qoftë nga sllavo-komunistët jugosllavë.

Për një vit e gjysëm, gjatë qëndrimit tim në Romë, në pritje për të emigruar në Amerikë, Dom Preka më mori nën krahun e tij, duke më mundësuar punë në zyrën e emigracionit ku punonte ai vet dhe duke më dhënë përkrahjen e pa kursyeshme, gjë që nuk do t’ia harroj kurrë, megjithëse ai është ndarë nga këjo jetë vite më parë.

Unë dua të falenderoj sidomos autorin Zef Përgega, për ftesën që të marrë pjesë në këte promovim, me disa mendime të hedhura për librin dhe për Dom Prekën.Por është Dom Preka, ai që meriton falënderimet e të gjithëve, ndonëse ai ka luajtur një rol të drejtë për drejtë mbi fatin e mijëra shqiptarëve dhe familjeve tona nga të gjitha troje shqiptare, pa dallim feje as krahine. Ne ishim, gegë e toskë, muslimanë, bektashinjë, katolikë e ortodoksë, të gjithë shqiptarë. Rrugëve të botës, por të gjithë të bashkuar dhe të lumtur për shoqërinë dhe miqësinë që kishim me njëri tjetrin si shqiptarë pa dallim, rreth një prifti katolik, i cili përpiqej të ndihmonte të njohurin e të panjohurin, vetëm a ishte shqiptar. I këtij fakti, unë kam qenë dëshmitar për periudhën që kam punuar me të, por edhe më përpara dhe më vonë. Unë, si mik krenar dhe dashamirës i Dom Prekës, si njëri, pra, që respekton shumë personin dhe veprën e Dom Prekë Ndrevashaj– falenderoj Zotin që më përpoqi me të, në një kohë kur kisha më së shumti nevojë për mbështetje e për udhëzim, pasi jam i bindur se po mos të kisha pasur ndihmën e tij, si edhe shumë shqiptarë të tjerë në atë kohë që tani jemi vendosur në Amerikë, nuk e di se ku më kishte hedhur fati i jetës mua dhe shumë bashkatdhetarë, të cilët sot përbëjnë diasporën shqiptare më të fortë kudo në botë.

Për rolin e pa zëvëndsueshëm që Dom Preka luajti në atë periudhë tepër kritike për imigrantët e përhapur nepër Evropë, falenderoj autorin Zef Përgega, që me librin e tij, i paraqet lexuesit jo vetëm jetën e veprën e një shërbëtori të Zotit, të mergimtarëve dhe të Kombit, por edhe një histori të komunitetit shqiptaro-amerikan në Amerikë. Por mbi të gjitha, duhet të falenderojmë të Madhin Zot, që ekzaktërisht në atë periudhë të historisë sonë, dërgoi në mesin tonë Dom Prekë Ndrevashajn — që përveç thirrjes së tij si meshtar për tu kujdesur për nevojat shpirtërore të popullit të vet — ai pranoi të merrte përsipër gjithashtu edhe rolin për të vendosur fatin emijëra refugjatëve shqiptarë të shpërndarë nepër kampet e Italisë. Ai nuk kishte nevojë të pranonte një detyrë të tillë plot kokëçarje, pasi mund të shërbente si famullitar në ndonjë kishë të Romës dhe të kalonte një jetë në paqë dhe pa turbullira.Këjo detyrë e re e bëri atë që të luante gjithashtu edhe rolin e diplomatit, pasi i duhej të mirrej me diplomacinë e vjetër të Vatikanit dhe me diplomatë ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë e Romë, për të siguruar sa maë shusmë mbështetje për refugjatët shqiptarë të mbetur rrugëve të Evropës pa ndihmën e askujt.

Por, jo! Dom Preka, mbi të gjitha, dëshironte të ishte pranë popullit të vet, pranë bashkatdhetarve të tij, të cilët si ai vet, kishin vuajtur dhe po vuanin fatin dhe barrën e rëndë të jetës në emigrim, si refugjatë. Siç citohet edhe pasardhësi i Dom Prekës, Dom Ndue Gjergji, në librin që po promovohet sot, “Feja, si themel i shikon njerëzit të barabartë, si vëllezër e motra të mira. Tri dashuri të mëdha kishte Dom Preka: Popullin, Fenë dhe Atdheun!”

Dom Preka, pra, si njeri i fesë, i dashur i popullit dhe patriot, nuk mund të vepronte ndryshe! Libri në të vërtetë mund të titullohej, “Të tjerët për Dom Prekën”, pasi libri iZef Përgegës pasqyron deklaratat admiruese të bashkohasve të tij, për punën më se 30-vjeçare të Dom Prekë Ndrevashajt, në shërbim të shqiptarëve jashtë Atdheut.Misjonin e vet, ai e kreu duke mos përbuzur njeri. Ai nuk ushqehej me mburrje dhe as nuk priste lëvdata për ato që bënte për të tjerët. Por lëvdatat vinin se vinin, pasi njerëzit e thjeshtë dhe udhëheqës të komunitetit, siç ishte ish-udhëheqsi i Bektashinjve, Baba Rexhepi, e njihnin mirë Dom Prekën dhe ishin të vetdijshëm ndaj punës së tij.Baba Rexhepi citohet nga autori i librit, “Kristale Dukagjini”, kur ishte pyetur se ç’mendonte ai për Dom Prekë Ndrevashajn. Babai i nderëshëm i bektashinjve u përgjigj me sinqeritetin më të madh në vlerësimin e mikut të tij, Dom Prekën:”Ç’më pyesni more bij! Të flasësh për një fisnik e kreshnik si Dom Preka është sikur të flasësh për heroizmin dhe bujarinë e një mali.Që ta dini ju, unë e dua fort Dom Prekën.Ai edhe kur është i mërzitur qesh dhe me qeshje largon çdo të ligë.Eshtë shumë i ditur, atdhetar i shkëlqyer dhe ç’farë është më kryesorja ai është shumë modest”.

Baba Rexhepi kishte plot të drejtë.Dom Preka ishte tepër modest. Por ai megjithë modestinë e tij, radhitet me ata individë të cilët kanë pasur dhe kanë efekt të vazhdueshëm dhe influencë pozitive mbi jetën dhe fatin e mijëra vetave. Në rastin e Dom Prekës, ai ndihmoi në përmirësimin e jetës së mijëra bashkatdhetarve të tij, të cilëve ai u kushtoi gjithë jetën e tij fetare, humanitare dhe patriotike, duke u sjellë mijëra imigrantëve shqiptarë rreze drite dhe shpresë për një jetë më të mirë, megjithse në mërgim, larg Atdheut dhe larg të dashurve të tyre. Njeriu i mirë, thonë se dallohet për ato që bën për të afërmin e vet, sidomos kur ai është ngusht e në gjëndje të vështirë.Por edhe nga vlerësimet e të tjerëve.Atij i flet vet puna.

Në këtë pikë, Dom Preka, ishte shembull — ishte shembull lartësues i zemërgjërsisë dhe moralit të lartë humanitar dhe patriotik. Për patriotizmin e Dom Prekë Ndrevashajt si shembull iklerikëve të gjeneratës së Dom Prekës, është prononcuar edhe i përndershmi Imam Vehbi Ismaili, i cili si bashkohas dhe mik i ngushtë i tij, ka thënë për librin “Kristale Dukagjini” se, “Si klerikë shqiptarë, pavarësisht nga besimet e ndryshme që kishim, me të ndjerin Dom Prekë Ndrevashaj na lidhi një miqësi e sinqertë dhe aspak formale. E them dhe e nënvizoj këtë fakt që të dy, duke qënë përkatësisht të të njëjtit brez, kemi qenë edukuar nga mësuesit tanë me ndjenjën e bukur të dashurisë për fenë e gjithashtu për Atdheun tonë të dashur, Shqipërinë. Të rinjëve sot mund t’u duket disi i çuditshëm pohimi im, por e them me plot gojën dhe jam krenar për këtë që pohoj se mësuesit tanë klerikë pavarësisht nga besimi ynë fetar, na kanë mësuar në mënyrë të barazpeshuar për fenë dhe Atdheun”, citohet Imam Vehbi Ismaili në librin për Dom Prekën.

Ishin këta burra të një gjenerate klerikësh shqiptarë të cilët i luteshin Zotit në faltoret e tyre, por siç ka thënë edhe Imam Vehbi Ismaili, ata ishingjithmonë të “barazpeshuar” në dashurinë e tyre për fenë dhe për Atdheun e tyre, por edhe në respektin për njëri tjetrin dhe për besimin e njëri tjetrit.

Njëri ndër këta viganë fetarë e atdhetarë në mërgim, ishte edhe Mons. Dr. Zef Oroshi, bashkohas i Dom Prekës dhe kapelan i parë i Kishës Katolike Shqiptare në Amerikë, udhëheqës shpirtëror për 30 vjet dhe themelues i kishës “Zoja eShkodrës” në New-York, me 25qershor 1977, me rastin e bekimit të kishës së themeluar nga Dom Preka“Zoja Pajtore”në Detroit, është shprehur:

“…Po kam sot një kënaqësi që më jepet rasti me bekue gurin e themelit të dytë të shtëpisë së Zotit në Amerikë.Këtë gur që e skaliti fort bukur në zemrën e Krishtit vëllau im meshtar Dom Prek Ndrevshaj. Kjo shtëpi e Zotit ka më u pasurue me shpirtin e besimit dhe të bashkimit të shqiptarëve që mërguan dhe me prijësin e tyre që e patën gjithmonë pranë….Kam pas fatin e mirë në jetë të kem një vëlla meshtar si Dom Preka, me nda me të gëzimet e më përjetue frymën e shenjtë, me nda me të sakrificat e panumërta, për më e shëndrit me dhurata, gurin e këndit të kishes tonë. Kam parë me vëmendje tek ky njeri përvujtërinë, dëshirën e madhe me i ndihmue njerëzit në nëvojë, me ngrit foltoren e sofrën e begatë të besimit, kam parë tek ai oratorin dhe muzën e thellë në fe, atdhetari e traditë…. Dom Preka dëshmoi me vepra se ai është një bari i zëllshëm, i papërkulur dhe që nuk i trembët pengesave, madje në ato kundërshti ai kalit durimin dhe me dritën e Krishtit gjën shtegun e duhur, për t’ia arritur qëllimit. Njeri organizator, i buzëqeshur, që me një fjalë e largon frymën e urrejtjës dhe të ndarjës.Ai fal shpejt dhe shëroi shumë zemra të plagosura.Mbi të gjitha, Dom Preka manifeston tiparet e kullës së Dukagjinit dhe pastërtinë e ligjeve të maleve tona. Qendroni me te dhe rreth tij, se fara jonë ka me jetue gjatë edhe në Amerikë!”qe shprehur Mons. Oroshi për Dom Prekë Ndrevashajn.
Megjithëse ka kaluar një kohë e gjatë dhe brezat ndryshojnë, por sa veta mund të jenë sot në këtë sallë, që ata vet, ose dikush prej familjes së tyre, farefisit, shokë, dashamirë ose shqiptarë që ata kanë njohur rastësisht — e të cilët nuk e kanë sprovuar vetë ose të mos kenë përfituar nga ndihma, mbështetja dhe kujdesii Dom Prekës për strehimin e tyre në Amerikë dhe tëçdo emigranti shqiptar që trokiste dikurë në zyrën e tij në Romë.

Duke lexuar librin e autorit Përgega, më ra në sy fjalimi i Dom Prekës me rastin e 75-vjetorit të gazetës Dielli, një fjalim ky që pasqyron besimin e tij të thellë në lirinë e shtypit dhe në rolin eorganizatës pan-shqiptare Vatra dhe organit të saj Dielli, atëherë e vetmja gazetë shqiptare në Amerikë, në mbrojtje të interesave të kombit shqiptar.Me atë rast, Dom Preka u shpreh kështu:

“Bijë e bija mërgimtarë!Besimtarë në mësimet e të Madhit Zot dhe patriotë të çeshtjes tonë kombëtare.75 vjetori i Diellit është një ngjarje fort e shënuar në jetën e mërgimit të vështirë, por fjala shqipe e saj na zgjon heret me agime të bardha si rrëzja e diellit. Shqiptarët kanë patur si hyjni diellin dhe ne kemi këtu një shpresë të gjallë të gjuhës dhe kulturës kombëtare një nga gazetat më me jetëgjatësi në Amerikë.Ne duhet të jemi krenarë se ajo në shkrimet e saj e lartëson emrin shqiptar.Mjafton të themi se ajo si organ i Vatrës bashkë me këtë organizatë të zjarrtë e mundi Venizellosin e Greqisë në tavolinën e Atit të Shënjtë në Vatikan dhe në Konferencen e Paqës.Lufta me penë sjellë fitore.Ndaj dhe stafi i kësaj gazete do të jetë përherë i nderuar në pjedestalin e fjalës së lirë dhe brezat do të krenohen për veprimtarinë e saj. Kudo që të shkojnë ata e kanë të ligjshëm mburrjen, sepse bota e lirë ua çeli sytë dhe kjo dritë e mbrujtur me patriotizmin ka për ta udhëhequr popullin shqiptar për t’u shkëputur nga vargonjtë e komunizmit.Lirinë e njerëzve dhe të fesë nuk ka zinxhirë që ta mbajë të mbyllur.Ajo po agon.Të punojmë për to, të bashkuar si një trup i vetëm me zemër e shpirt për Shqipërinë.Krishti na porosit të mos kemi frikë për të vërtetën!”

Në mbrojtje të së vërtetës, Dom Preka nuk ia kishte frikën kujt, megjithëse kishte edhe armiq, që e ndjeknin dhe donin të sabotonin punën e tij humanitare, patriotike dhe fetare. Ata ishin kryesisht agjentë të regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe agjentë të regjimit sllavo komunist të Beogradit.E vërteta, për realizimin e së cilës Dom Preka luftoi me të gjitha fuqitë e veta mendore, intelektuale e fizike, më në fund ngadhnjeu edhe mbi këto mbeturina të historisë.

Trashëgimia e Dom Prekës, i cili gjithë jetën e tij ia kushtoi Zotit dhe mërgimtarëve shqiptarë,vazhdon të jetë e gjallë edhe sot në komunitetin shqiptaro-amerikan. Si i tillë, ai na këshillon– me këtë rast të promovimit të librit, “Kristale Dukagjini” të Zef Përgegës, kushtuar këtij gjiganti të Dukagjinit — duke na thënë secilit prej nesh: “Jeto në Zotin e jeto në Kombin!”

Ju falemnderit!

******************************************************************************

Dom Prekë Ndrevashaj për Zërin e Amerikës, marrë nga libri, Kristale Dukagjini, të autorit Zef Përgega –

“Ditën e Pashkëve në prill të vitit 1975 meshën e shënjtë kushtuar të ngjallurit të Shëlbuesit, Dom Prek Ndrevashaj e mbyll me këto fjalë:

“…A e keni dëgjuar se Zëri i Amerikës flet edhe në gjuhën shqipe. Programet përgatiten nga gjashtë gazetarë shqiptarë të përgatitur dhe shumë të zotët. Është një gjë pozitive se numëri i gazetarëve po rritet e zani i Zërit të Amerikës po na vjen çdo ditë e më i ëmbël në vatrat tona të mërguara. Një nga këta gazetarë që po dallohet është bashkëpunëtori i revistës së famullisë tone, Rreze Shelbuese, Z. Fran Shkreli. Ai nuk na ka harruar, por na kujton në emisionet që drejton e prandaj po e bekoj zanin dhe punën e tij të shkëlqyer në shërbim të shqiptarizmit dhe të bashkimit tonë.

Kështu them se është një dobi e madhe që të informoheni me informacionet dhe lajmet e Amerikës dhe krejt botës në gjuhën shqipe.Dëgjojeni praZërin e Amerikës, zërin e Fran Shkrelit se është zëri juaj, zëri i së vërtetës, çdo ditë nga ora 2:30 pm dhe 4-4.30 pm, duke përfshirë të shtundën dhe të dielën mbas meshës tonë. Ne i urojmë Zërit të Amerikës plot suksese e shëndet, e të gjithë atyre që përpiqen dhe bëjnë një punë aq të bukur në gjuhën shqipe”.

- See more at: http://gazetadielli.com/liber-kushtuar-dom-preke-ndrevashajt-gjigantit-te-dukagjinit/#sthash.OHuJC5po.dpuf

“BASHKE TA FESTOJME LIRINE APO KOCKA VECMAS TE LEPIJME…”



…si ta festojme pavaresine e Kosoves?

“BASHKE TA FESTOJME LIRINE APO KOCKA VECMAS TE LEPIJME…”



ZEF PERGEGA

Festat tona kombetare, sic eshte dita historike e ngritjes se flamurit me 28 nentor 1912 ne Vore (nuk e di ku eshte pengesa qe nuk e nisim qe me 28 nentor 1444, kur e ngriti flamurin ne Kruje Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe themeloi shtetin e pavarur shqiptar ne te gjitha trojet nga Turqia, po e nisim me qeverine e Vores qe kishte akses deri ne Fier?!” dhe pavaresine e krijimin e shetit te dyte shqiptar te Kosoves, duhen te trajtohen si festa te palces se identitetit shqiptar ne te gjitha trevat e ne diaspore.

Po c’fare ndodh ketu ne emigrim ne SHBA?!

Paguajme shpesh darken, per tu kthyer ne banese te merzitur. Te merzitur nga fjalimet e thata, te vyshkura parafabrikate te gjata e stergjata…te merzitura nga muzika, nga e njejti repertor dhe toni shume i larte dhe i zhurshem. Tash 14 vjet ne Amerike ende nuk e kam pare Cun Mulet te jete ule…megjithse i kendohet ne cdo aktivitet. Apo ulesh o Cun Mula…?! Te merzitur nga tallavaja e nga mos profesionalizmi i organizimit!
Kur gjaku heronjeve ende nuk eshte thare, e per to nuk flitet asnje fjale, e kur kockat e tyre renkojne, atje nga fundi, kur kujtojne se jemi te pire nga nje kenge serbe e degjojme!

Une nuk jam kundra snje populli, as turk, as grek dhe as serb, se populli im ka votuar qe perfaqesuesit e tyre ti kete si kular ne qafe ne parlament!

Kjo loje e rrezikshme dhe ky pazar me festat tona ne diaspore me kujtoj 21 dyqanet antike te Lezhes time te vjeter, rrugica e te ciles niste nga Katedralja e Shen Kollit deri tek furra e bukes, buze ures se lumit Drin. Edhe sot e kujtoj me nostalgji eren e simiteve te saj! Rrugica ishte e shtruar me kalldrem dhe dyqanet i mbanin qepenat e hapura.

…Samare me pluhur mielli, berbere qe rruanin, qethnin e prisnin mustaqet e bajraktareve dhe bejlereve, thase me krune, mbi konope te bardhe varur lekura te regjura…djathe me shtreba!

“A don gjize zotni?! Babune groshe e misri te verdhe, pordhe hajgaresh…me tej duqani i nuseve..

“Sa i ke keto tirqe?!”

“Dy mije per ty!”

“Sa te rende e paske doren?!”

“I ka qep dora e nje malesoreje!”

“A po don stringla sermi mirsitore?”

Me tej kovace qe kallaisin kusija te shpuara nga patritozmi i forte. Teneqe te ndryshkura shet dikush per thark thishe…vargu i gjate i specave te kuq, te varura ne ajrin e miteve te shoqerive te interesit, te ulur ne qylymin e nderit ne qimen e 40-te te pambush!

“Hajde zotni, kemi kembore per desh?!”

“Kembore…?”

“Po po kembore me rrum!”

…Festat u interesojne si te gjalleve, si te vdekurve, si heronjeve e martireve qe u duket jeta si me le kur bien per atdhe! Ketyre te fundit qe jetojne me vepren e tyre u interesojne si test per te kuptuar terrin dhe hijen e syve te njerezve qe rendin pas lepirjeve dhe karakterin ua kane besur per 20 dollare thyerjeve!

Diten e Krishtlindjeve 2013, kur u ktheva nga puna, pata nje gezim. Ambasada e Kosoves ne Washington me dergonte nje kartoline urimi ne gjuhen angleze. Jo vetem per mua, qe i perkas ketij besimi, por me erdhi mire ne sy te femijeve qe me bombarduan me pytje per Kosoven. Me erdhi mire edhe si shenj dhe ogur i bardhe, ne driten e te cilit shoh thyrjen e nje paragjykimi.

Per keta te Shqiperise nuk behet fjale. Ishin mesuar te vinin ketu per te perdhursur, nencmuar dhe si faraonet e rrezuar te ngrinin ne tempullin e shenjte nje pale. Po si kishin depertuar?! Shikoni gjurmet e glacimmeve! Ne nje kuptim mire qe fitoj PS-ja se ndonje diplomat na kishte ngjallur neveri, kur ia shikonim kollaren si llape qeni dhe kemishen e yndyrosur, tek kishte lepinte kocka dhe poshteronte inteligjencen e mergates!
Mora vesh keto dite se ne nje salle gri me trazime ishin mbledhur krente per te diskutuar se si ta festonim “bashke” me bythen jashte pavaresine e Kosoves.

Pra kerkohej mendim per kete feste, jo heronjeve, jo kontribuesve deri me 100 mije dollare, jo atyre qe lane familjet ne Amerike dhe veshen ne front uniformen e UCK-se, kur disa u qyrren…,jo familjes se tre heronjeve Bytyci, jo more jo, jo ndonjerit nga batalioni “Atlantiku, jo more jo Agron Mirdites…!

Para tyre asgje nuk eshte Adem Jashari, para tyre eshte i vogel Ded Gjon Luli, madej kush po e njeh Heroin kombetar Gjergj Kastrioti, se mbi gomar ka hyp e nuk zbret DonKoshoti!

Promblemi numer nje nuk eshte respekti e nderimi i ngjarjes, historise dhe gjaku i te reneve, po kush ta kape me i pari mikrofonin, qe po e shyejne sic shqyen qeni kockat. Se keta nuk i sheh ne nje promovim e ngjarje kulturore, se aty nuk ka kush nderim per barkun e madh…

Degjova se dikush kishte propozuar qe te pregatitet nje pershendetje e shkurter, pas fjales se rastit, dhe te lexohet ne emer te 38 shoqatave. Shume ide e bukur! Ketu u prish loja… dhe Ambasadori i Venedikut u zgerdhi nen petkun e ngaterreses…

Po pse more vellezer doni ta ktheni ne tallava cdo vlere kombetare, te qendisur me indet e gjakut te deshmoreve?!. A ka menyre tjeter?! Po si more nuk ka. Kemi ketu aktore, regjizore, duke perjashtuar kllaunet e dites, kompozitor, njerez qe kane dale ne skene me mijra here.

Po jo duhet te jape mendim vetem kryetari i shoqates, jo te gjithe se nuk futen ne je thes, si dikur, nenkupto sekretarin e partise.

Kjo feste mund te behet shume mire me nje koktej, me nje ekspozite fotografike, qe mund te vinte nga Kosova, me nje program letraro- artistik, me nje konkurs krijuesish…dhe keshtu ajo do te merrte vleren me te larte qytetare, me nje ide te perbashket, po lufta e garuzhdeve eshte e tmerrshme.

Ne kete corbe kultura edhe gjalle aksidentalisht!

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...