2013-12-28

Premieri Hashim Thaçi akuzon BE-në për izolimin e Kosovës

Thaçi akuzon BE-në për izolimin e Kosovës
Integrimi i Kosovës në OKB, BE dhe NATO dhe liberalizimi i vizave do të jenë prioritet i diplomacisë kosovare. Ky ishte vlerësimi që krerët më të lartë të Kosovës dhanë në në konferencën e dytë të ambasadorëve që u zhvillua në Prishtinë.
Mirëpo kryeministri Thaçi ka thënë se është pikërishtë BE-në e cila me një politikë jo të drejtë ndaj qytetarëve të Kosovës, ka izoluar të drejtën e tyre në lëvizjen e lirë.
“Kështu që me shtetet që ende nuk e njohin Kosovën, ne do të këmbëngulim edhe njohjen e shtetit tonë që të përpiqemi të kërkojmë paraprakisht ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike, njohjen e pasaportave të Kosovës, heqjen e vizave dhe krijimin në mënyrë të ndërsjellë të zyrave ndërlidhëse me këto vende për çka edhe kemi oferta.
Të gjithë e dinë mirë që një ndër problemet më të mëdha dhe sfida kryesore me të cilën përballet politika jonë e jashtme, është izolimi i shtetasve të Kosovës nga regjimi i vizave.
Ne sot jemi në rrugën e duhur të liberalizimit të vizave në zonën Shengen të Bashkimit Europian.
Ky është një izolim plotësisht i padrejtë dhe ne kemi implementuar kriteret e nevojshme të kërkuara nga Brukseli, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq dhe sot ne vendosim si prioritet heqjen e vizave nga më shumë vende të botës që e kanë njohur Republikën e Kosovës”, deklaroi Thaçi.

SKANDALOZE :Shpend Ahmeti do ta heq foton e Ibrahim Rugovës në komunë?!

Shpend Ahmeti do ta heq foton e Ibrahim Rugovës në komunë?!

Shpend Ahmeti sipas të gjitha gjasave do ta heq foton e ish presidentit Ibrahim Rugova, në komunën e Prishtinës. Në vend të asaj foto ai do të vë foton e presidentes aktuale të Kosovës, Atifete Jahjaga ashtu siç e parasheh edhe ligji për protokollin e shtetit.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nuk ka dashur as që ta pranoj e as që ta mohoj një gjë të tillë mirëpo ai ka lënë të kuptohet se foto e Ibrahim Rugovës nuk do të jetë më prezentë në komunë.
“Në ditët e ardhshme do të fillojë puna e zyrës për marrëdhënie publike në komunë dhe ata do të mund të iu përgjigjen, por besoj që do të veprohet në sipas ligjit”, ka thënë Vraniqi.
Ndërkohë ligji për protokollin e shtetit obligon kryetarët e komunave që në zyret e tyre të kenë fotografitë e presidentit të vendit.
Të vetmit që kishin injoruar këtë ligj deri më sot ishin Isa Mustafa dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Hoti: Skandaloze heqja e fotografisë së Rugovës
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti e ka quajtur skandaloze dhe shkelje të ligjet heqjen e flamurit shtëtëror dhe heqjen e fotografisë së Presidentit Rugova.
“Është skandaloze dhe shkelje e ligjit heqja e flamurit shtetëror nga salla e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Prishtinës. Z.Ahmeti është zgjedhur, betuar dhe ka marrë mandatin bazuar në kushtetutën e Kosovës dhe rrjedhimisht duhet të veprojë në përputhje me të. Në ditën e parë të punës ai heq edhe fotografinë e Presidentit Rugova. Si mund të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës kur tregon hapur urrejtje ndaj flamurit shtetëror dhe Presidentit Rugova”, ka shkruan në rrjetin social facebook, ish-nënkryetari i Prishtinës, Avdullah Hoti.

Çeku ishte gati ta ndante edhe Kosovën me ndarjen e parlamentit


Një tradhti e parandaluar! AAK-ja nuk dinte asgjë!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, së cilës i takonte dikur Agim Çeku nuk kishte qenë asnjëherë në dijeni se ky i fundit në kohën sa ishte kryeministër ishte pajtuar që Kosova të ketë parlament dy dhomësh, një për shqiptarët dhe një për serbët.
Ish-kryeministri i vendit, Agim Çeku, në kohën sa e udhëhiqte Qeverinë e Kosovës ishte pajtuar që Kosova të ketë Parlament Dydhomësh, njërën dhomë për deputetë serbë dhe tjetrën për deputetë shqiptarë.
Kështu thuhet në një kabllogram të Ambasadës Amerikane, botuar nga Vikileaks. Siç shkruan aty, ideja kishte ardhur nga këshilltari i tij serb joformal nga Kroacia, Milorad Pupovac, emri i të cilit është mbajtur fshehur nga kabineti i atëhershëm i Çekut.
“Propozimi nuk është ndryshe nga një Kongres mbarë serb, i cili në mënyrë diskrete është duke u organizuar të ndodhë në dhjetor nga deputeti (serb) i Kroacisë dhe këshilltari jo-formal i kryeministrit Çeku, Millorad Pupovac. Kryeministri Çeku së voni i kishte thënë ambasadorit të atëhershëm amerikan, Visner, se e përkrah planin e Pupovacit (këshilltarit të tij) si mënyrë për t’i integruar serbët, por ai deshi që kjo çështje të mbahet në një distancë diskrete, në mënyrë që të mos njolloset projekti”, thuhet në kabllogram.

Çile Precetaj: Fëmijët e mi nuk e meritojnë deportimin


Në Shtetet e Bashkuara, gjykatat kanë vendosur të rishqyrtojnë çështjen e shtetases shqiptare Çile Precetaj, e cila ishte urdhëruar për deportim. Sensibilizimi i medias dhe i komunitetit shqiptar e bëri gjykatën ta shtyjë çështjen dhe kolegia jonë Joana Allamani bisedoi me zonjën Precetaj si dhe me avokatin e saj. Joana, cilat janë komentet që ke marrë deri tani?
 
Shtetësja nga Shqipëria, Çile Precetaj erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000. Ajo thotë se erdhi në kërkim të një jete më të mirë dhe për t’i shpëtuar krimit dhe rrezikut të prostitucionit në vendin e saj. Zonja Precetaj hyri në mënyrë të paligjshme duke kaluar kufirin nga Kanadaja, dhe u vendos në shtetin e Miçiganit. Kërkesa e saj për azil politik u hodh poshtë në vitin 2007 dhe më vonë u refuzua edhe nga gjykata e apelit në vitin 2008.  Pas humbjes së gjyqit, u dha urdhrin për deportim, dhe tani familja e saj është në rrezik të ndahet.

 
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zonja Precetaj tha se me urdhërin për deportimin e kishin bërë të ndihej sikur të ishte kriminele në sytë e fëmijëve.
 
"Kam ardhur këtu për të shpëtuar jetën time, por fëmija im nuk e meriton këtë gjë. Kanë shtatë vjet që mundohen të më deportojnë," tha zonja Precetaj.
 
Zonja Precetaj është martuar në SHBA me Pjetër Gojçeviç, dhe tani është nënë e tre fëmijëve me shtetësi amerikane, një djalë, 11 vjeç, dhe dy vajza, 6 dhe 4 vjeç. Fëmijët e saj amerikanë mund të rrinë në Shtetet e Bashkuara, me gjyshen e tyre e cila edhe ajo është shtetase amerikane, por zonja Precetaj dhe bashkëshorti i saj thonë se problemet me ligjet e imigracionit po cënojnë harmoninë e tyre familjare.
 
Avokati i zonjës Precetaj, Andrew Johnson i tha Zërit të Amerikës se kishte arritur të siguronte rishqyrtimin e çështjes. Ai tha se kjo është një çështje që varet nga autoritetet e imigracionit, sepse ata nuk mund t'i deportojnë të gjithë imigrantët e paligjshëm, por zgjedhin se cilët persona do të deportohen në fillim.
 
"Nëse autoritetet e vendosin atë në krye të radhës, gjë që nuk do të kishte kuptim, familja e saj do të ndahej. Ajo ka tre fëmijë dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara prej 13 vjetësh, duke u kujdesur për këta fëmijë. Ne shpresojmë se kjo çështje do t'i kalojë dikujt në administratën e Presidentit Obama. E vetmja gjë që kërkojmë ne është që ata ta marrin në shqyrtim çështjen, sepse ajo u trajtua në mënyrë jo korrekte përsa i përket procedurës. Ekspozimi i kësaj çështjeje në media ishte e vetmja gjë që e shmangu deportimin dhe ne do të vazhdojmë përpjekjet për ta nxjerrë këtë çështje përpara njerëzve që deportimi të mos ndodhë," tha zoti Johnson.
 
Tani për tani zonja Precetaj mund të vazhdojë të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara në pritje të një vendimi përfundimtar. Ndërkohë Kongresi amerikan është duke shqyrtuar një reformë imigracioni, dhe mbetet për t’u parë nëse ajo do të përfitojë apo jo. 

Bekim Bislimi-Kosova pa brez të ri të shkrimtarëve për fëmijë

Mundësia për të ofruar krijimtarinë letrare për moshat më të reja në Kosovë, sot kur interneti është bërë hapësirë ku fëmijët, jo vetëm gjejnë informacionet e caktuara, por edhe argëtimin, është bërë sfidë.

Por, kjo është vetëm një nga arsyet pse fëmijët sot më pak iu qasen librave me përmbajtje artistike, sepse në anën tjetër, është e dukshme që edhe shkrimtarët që shkruajnë për fëmijë, janë gjithnjë e më pak në numër.

Kështu vlerësojnë disa prej shkrimtarëve, të cilët pjesën më të madhe të krijimtarisë së tyre letrare ua kanë kushtuar shumë gjeneratave të fëmijëve.
Ilustrim
Shkrimtari Jonuz Fetahu, i cili sivjet ka marrë çmimin “Ymer Elshani”, për librin më të mirë brenda vitit, me tregime për fëmijë, vlerëson se letërsia për fëmijë, aktualisht po përjeton një krizë dhe se kanë mbetur pak shkrimtarë, të cilët vazhdojnë me përkushtim të shkruajnë për moshat më të reja.

Arsyet dhe shkaqet, sipas Fetahut, gjenden në shumë faktorë.
Letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj...

“Letërsia për fëmijë është në krizën më të madhe të saj. Në fazën e tranzicionit ne nuk mundëm të gjendemi aq sa dhe si duhet për fëmijët. Ata ecën një hap përpara shkrimtarëve, shpesh-herë. Këtë e bëri mediumi elektronik, përkatësisht interneti, i cili e zëvendësoi librin, për një periudhë dhjetëvjeçare. Fëmijët shumë u larguan nga leximi i librave, përkatësisht nga shkrimtarët e vet. Sot, shkrimtari për fëmijë, veçmas, është në një udhëkryq”, thotë Fetahu.

Që nga botimi i parë i librave në gjuhën shqipe në Kosovë, e deri më tash, janë mbushur 59 vjet. Gjatë këtyre viteve janë krijuar shumë vepra letrare për fëmijë, të cilat kanë zënë vend si trashëgimi letrare, si dhe në kulturë në përgjithësi.

Shkrimtari Xhevat Syla, i cili ka shkruar mjaft për fëmijët, thotë se shkrimtarët që kanë krijuar letërsinë për fëmijë në Kosovë, u takojnë tre brezave.
Vepra të Agim Devës...
Por, thotë Syla, mjaft shkrimtarë të brezit të dytë, të cilët, sipas tij, edhe e kanë bartur barrën kryesore të letërsisë për fëmijë dhe që konsiderohen si identitet i kësaj letërsie në vend, tashmë nuk janë në këtë botë.

Megjithatë, Syla thotë se letërsia për fëmijë sot po ecën paralel me zhvillimet e kohës, por edhe me zhvillimin e fëmijëve.
Sot edhe temat edhe motivet janë të tjera...

“Sot edhe temat edhe motivet janë të tjera. Sigurisht që janë edhe të kohës që jetojmë. E, koha, të cilën ne jetojmë, përsëri e ka natyrën, ka bukuritë e saj, ka ndjenjën për lirinë, ndjenjën për atdheun... janë disa tema të të gjitha kohërave. Por, janë edhe disa, të cilat korrespondojnë me kohë të caktuara, si vlera”, konsideron Syla.



Por, çfarë kërkojnë fëmijët sot nga shkrimtarët?

Shkrimtari Jonuz Fetahu vlerëson kështu:

“Lexuesi i vogël, mendoj, shkollari, ai dëshiron që librin ta lexojë për një ose dy ditë, e jo për një javë. Nuk ka kohë më ai që të lexojë libër të trashë. Andaj, duhet t’i ofrojmë dhe shërbejmë fëmijëve atë që është më e mira, më e kapshmja, pa rëndesë”.

Fetahu thotë se janë edhe një mori problemesh, të cilat i destimulojnë shkrimtarët që të punojnë për shtimin e vëllimit të veprave letrare për fëmijë. Siç thotë ai, aktualisht shkrimtarit, përveç krijimit të veprës letrare, i duhet që të merret edhe me përgatitjen teknike, botimin, si dhe shpërndarjen.

Në anën tjetër, thotë Fetahu, nuk ka ndonjë interesim apo organizim të mirëfilltë nga shkollat e Kosovës që librat për fëmijë të arrijnë deri te nxënësit apo edhe të organizohen punëtori me shkrimtarët për fëmijë.

Të gjitha këto, sipas tij, janë barrë e madhe për shkrimtarin dhe tashmë është e dukshme se një brez i ri i shkrimtarëve për fëmijë, siç thotë ai, nuk duket në horizont Megjithatë, sipas Fetahut, botimet ekzistuese, janë mjaft kualitative.
Vepra të Agim Devës...

“Shkrimtarët të cilët lexohen me ëndje, janë Agim Deva, Rifat Kukaj. Lexohet edhe sot ‘Zogu e kulla’ e Rrahman Dedës, pastaj Abdulla Thaçi, Gani Xhafolli, Xhevat Syla dhe shumë të  tjerë. Nuk kemi shkrimtarë të rinj dhe po përpiqemi me qiri e pishë që të gjejmë emra të rinj, por nuk janë kah lindin, sepse, unë kujtoj se pak punohet në shkolla”, thekson Fetahu.

Mendim të ngjashëm ka edhe shkrimtari Xhevat Syla:

“Tash, nuk kemi një brez, i cili identifikohet si i tillë, 
sikurse që ishte ai i brezit të dytë apo brezit të parë. Kemi shkrimtarë dhe unë shpresoj që me kohë do të vijë edhe brezi, për shkak se me botimin e veprave të reja të autorëve të rinj, të cilët dalin, siç kanë dalë gjithmonë shkrimtarët nga bankat e shkollave. Sigurisht që do të kemi edhe shkrimtarë që do ta bëjnë këtë brez, por të cilin tash për tash nuk e kemi të identifikuar si brez të ri të shkrimtarëve”.

Bekim Bislimi

Bekim Bislimi ka lindur më 20. 03. 1968 në Vërban të Vitisë. Prej muajit dhjetor të vitit 2001 e deri më tash punon si korrespondent i Radios Evropa e Lirë, për shërbimin në gjuhën shqipe.

ISUF KADRIU-Rënia e natalitetit, pasojë e standardit të dobët

Për rritjen e natalitetit apo shtimin e numrit të popullsisë nuk nevojiten apele nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski, por masa konkrete në zhvillimin e ekonomisë dhe ngritjen e standardit të qytetarëve, që janë edhe faktorët kryesorë për uljen e ndjeshme të natalitetit në vend, kështu vlerësojnë ekspertët duke komentuar alarmin e drejtuesve të institucioneve lidhur me plakjen e popullsisë në Maqedoni.

Ilija Acevski, profesor i sociologjisë, thotë se fushatat për lindjen e fëmijëve nuk do të kenë asnjë efekt, pasi në kushtet e tanishme të varfërisë së madhe është vështirë të binden të rinjtë që të krijojnë familje për shkak të drojës që mbretëron tek ata, nëse do të ketë mjete financiare për rritur fëmijë.
Foshnje e posalindur
“Duhet të krijohen kushtet elementare për të arritur një synim të tillë. Kjo nënkupton, punësim, mbështetje për gratë që kanë lindur fëmijë dhe shumë masa tjera në sferën e politikës sociale. Të gjitha mjetet që ndahen nga buxheti, duhet të përcaktohen qartë që të mos ketë interpretime të ndryshme  që do të ndikonin negativisht në politikën e rritjes së natalitetit”, thotë Acevski, duke shtuar se rënia e natalitetit është rezultat i politikave të gabuara demografike të Qeverisë.

Ngjashëm vlerëson edhe Jonuz Abdullahu, profesor i administratës publike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

“Është normale që të ketë një rënie të natalitetit për shkak të klimës, gjendjes në të cilën ndodhet popullata, ajo është në një gjendje të mjerueshme, është tepër e dëshpëruar nga jeta, nga standardi, në të cilin jeton. Të gjitha masat që ndërmerr Qeveria, janë kontraproduktive dhe ato ndikojnë negativisht te të rinjtë për të formuar familje. Qeveria së pari duhet të krijojë një klimë të mirë të sigurisë dhe më pas të ndikojë në përmirësimin e klimës ekonomike”, shprehet Abdullahu.

Sipas tij, nga një studim i realizuar është konstatuar se rënia e natalitetit më së shumti ka përfshirë popullatën maqedonase në radhë të parë, siç shprehet Abdullahu, për shkak të humbjes së privilegjeve që ka pasur nga ana e shtetit në të kaluarën.

Ndërkohë, edhe të dhënat e prezantuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, flasin se pjesët lindore dhe qendrore të vendit të banuara kryesisht me popullatë maqedonase përballen me rënie të madhe të natalitetit.

Ministri Spiro Ristovski thotë se në krahasim me vitin 1995 në këto zona numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë është ulur për 60 mijë. Sipas tij, në Maqedoni numri i lindjeve sillet në 1.4 fëmijë, ndërsa për të ruajtur nivelin e popullsisë mesatarja duhet të jetë 2.1 fëmijë që në rastin e Maqedonisë është për 35 për qind nën nivelin e duhur.

“Ne, si Qeveri, në periudhën e kaluar intensivisht kemi punuar në këtë çështje. Tani jemi duke shqyrtuar masa të reja që duhet të japin rezultate në drejtim të rritjes së natalitetit, apo të parandalimit të plakjes së popullatës pasi gjendja e tanishme është alarmante”, deklaron Ristovski.

Në këtë drejtim, ditë më parë kryeministri Nikolla Gruevski në një fjalim partiak, u kishte bërë thirrje të rinjve që të martohen dhe të lindin sa më shumë fëmijë.

Kosova me mungesë çerdhesh

Kosova ka gjithsej 42 institucione parashkollore. Por, ky numër është i pamjaftueshëm për t'i përmbushur kërkesat e fëmijëve që kanë nevojë për gjithëpërfshirje në këto institucione. Këtë e thotë Drita Kadriu, këshilltare e ministrit të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Ramë Buja.
Aktivitetet e fëmijëve në një çerdhe në Kosovë.
"Edhe Prishtina, edhe Kosova nuk kanë numër të mjaftueshëm të institucioneve parashkollore, posaçërisht me lëvizjet e popullsisë në drejtim të kryeqytetit, çerdhet nuk e plotësojnë numrin e kërkesave”.

“Krahas kësaj, janë zhvilluar edhe institucionet private të arsimit parashkollor, por që gjithashtu edhe me këto institucione, edhe pse është rritur numri, nuk i përmbushin nevojat e fëmijëve për përfshirje në sistem. Gjithsej në Kosovë janë 42 institucione parashkollore. Për kopshte nevojat janë shumë të mëdha, e posaçërisht në Prishtinë",
 thotë Kadriu.

Ndërkaq, prindërit e fëmijëve parashkollorë mendojnë se, përpos vështirësive për t’i regjistruar fëmijët e tyre në çerdhe, edhe kushtet që ofrohen në institucione parashkollore publike nuk janë në nivel të duhur.

Dafina Kastrati është nënë e një vajze 4 vjeçe, e cila flet për çerdhet.

“Çerdhet që ofrohen nga komuna, janë të pakta dhe nuk mjaftojnë për numrin e fëmijëve që janë në qytete. Është shumë e vështirë ta regjistrosh fëmijën aty dhe unë personalisht kam pasur shumë vështirësi, edhe pse më në fund kam arritur ta regjistroj vajzën time në çerdhen e lagjes. Sa i përket cilësisë, nuk janë kushedi sa mirë.  Edukimi i edukatoreve nuk është në nivelin e duhur. Dhe, mendoj se merren aq shumë sa për t’i përgatitur fëmijët për shkollë”.

Këshilltarja Drita Kadriu thotë se e kanë parasysh faktin se sa i përket edukimit të fëmijëve nuk është duke u bërë aq sa duhet. Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se do të bëhet së shpejti një zgjidhje.

“Në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit është përgatitur programi që është akredituar për studime të larta për edukatorë të nivelit 0- 3 e që përveç kujdesit, do të ofrojnë edhe pjesën edukative për fëmijët e kësaj moshe”,shpjegon Kadriu për Radion Evropa e Lirë.

Për mungesë institucionesh parashkollore, kanë reaguar edhe zyrtarë të organizatave që merren me të drejtat e grave.

Luljeta Vuniqi, drejtoreshë ekzekutive në Qendrën Kosovare për Studime Gjinore, thotë se është shtruar nevoja e ndryshimit të politikave nga institucionet, në mënyrë që të rritet numri i çerdheve në vend.

“Gratë nuk kanë mundësi t’i dërgojnë (fëmijët) në çerdhe, sepse numri është shumë i kufizuar. Andaj, pa u ndryshuar politika dhe pa mbështetje për gratë që kanë nevojë për çerdhe për fëmijët e tyre,  gratë do të duhet të zgjedhin mes punës apo familjes”, konsideron Vuniqi.

Sidoqoftë, Drita Kadriu thotë se sipas strategjisë së arsimit parauniversitar 2011-  2016, parashihet rritja e numrit të çerdheve. Por, nga ai vit, deri tash ende nuk është vënë ndonjë gurthemel. Ajo shton se janë në kërkim të donatorëve në mënyrë që ta zbusin situatën aktuale.

Ariana Kasapolli - Selani

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...