2014/12/07

Ja si i kundërpërgjigjet Ballisti, biznesmenit serb që kërkon kokën e tij! Foto)


Ja si i kundërpërgjigjet Ballisti, biznesmenit serb që kërkon kokën e tij! Foto)


Një biznesmen serb që jeton në Chicago të SHBA-ve, ia ka ofruar mafias siciliane një milion dollarë për kokën e shqiptarit, Ismail Morinës, i cili më 14 tetor ngriti dronin me simbole kombëtare mbi stadiumin e Partizanit në Beogradit, shkruan portali serb "Alo".

Serbi që rrjedh nga një familje çetnikësh, kërkon që italianët ta kapin Ismail Morinën, të njohur si Ballisti, dhe ta dorëzojnë tek njerëzit e tij në Chicago.
Por, Ballisti nuk ndjehet i shqetësuar. Përmes rrjetit social, ai ka një porosi në dy gjuhë: anglisht dhe serbisht (mbase që këtë mesazh ta kuptojë edhe biznesmeni serb)!

“Po ju pres!”, thotë Ballisti në postimin e tij, të cilin e shoqëron edhe me një fotografi.


Stefanoviq: Të gjithë në Serbi e pranojnë Kosovën si shtet, por jo zyrtarisht!


Stefanoviq: Të gjithë në Serbi e pranojnë Kosovën si shtet, por jo zyrtarisht!

Ish-kryenegociatori i Serbisë në bisedimet me Kosovën ka komentuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë, thotë se vizita në Beograd e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, përfundoi në një atmosferë të keqe.

“Ai zgjodhi shembullin më të keq të asaj që është mëse e ditur, pra që Shqipëria mbështet pavarësinë e Kosovës dhe inkurajon vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë. Pra, nëse më lejohet, Rama mund të kishte thënë ‘qëndrimi ynë për Kosovën është i njohur dhe ne besojmë që Kosova është një shtet i pavarur’, -dhe do të mjaftonte kaq. Por, ai shkoi përtej duke thënë se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe këtë realitet që ajo është një shtet i pavarur. Pra, pati disa skaje të vrazhda në këtë bashkëbisedim dhe kjo u pa qartë. Nga ana tjetër edhe kryeministri ynë u përgjigj me shumë emocione dhe në mënyrë të nervozuar, çka gjithashtu ishte e qartë. Pra e gjithë vizita praktikisht dështoi. Të mos harrojmë incidentin me dronin dhe atë flamurin qesharak, pasojat e së cilit ishin të pranishme edhe gjatë vizitës”, thotë ai. Ndaj mendoj se kjo vizitë u bë në kohë të papërshtatshme.

Sipas tij, Shqipëria e Serbia e kanë lehtë të bien dakord.

“Duhet thjesht të ulemi bashkë dhe të themi: ‘Ju e njihni Kosovën, është e drejta juaj dhe askush nuk do të ndërhyjë se jeni shtet sovran, por të lutem, të paktën kur të jemi bashkë përpara kamerave në një eveniment publik le të përpiqemi të mos e provokojmë njëri-tjetrin’. Po i jap edhe një tjetër këshillë falas z. Rama që mund të kishte thënë thjesht: ‘Qëndrimi ynë për Kosovën është i ditur që ne besojmë se është një shtet i pavarur’. Pse duhet të shkosh përtej kësaj? Përse për herë të parë pas 68 vjetësh vjen në Beograd dhe i jep vetes të drejtën për ti dhënë leksione serbëve?”, pyet ai.

Stefanoviq ndihet keq se pak student në Beograd e mësojnë shqipen, pasi thotë se po bëhet një gjuhë dominuese në disa vende.

“Ka një ndjesi që shqiptarët në Kosovë kanë më shumë antagonizëm ndaj Serbisë se sa shqiptarët e Shqipërisë, sepse ata ndjejnë që kanë pësuar nga shteti serb, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë jo. Por, nga ana tjetër, kur shkon në Prishtinë ka shumë gjëra që na lidhin përtej politikës, literatura, muzika. E kuptoni, ata nuk shohin gjithnjë e më shumë drejt Tiranës, por nga Beogradi, sepse është diçka e natyrshme. Pra, lidhjet s’kanë pse të jenë vetëm etnike, por edhe ekonomike, tregtare dhe kulturore, çka është më e rëndësishmja, por më e neglizhuara në këtë pjesë të Evropës”, thotë ai, duke shtuar se politika serbe ushqen keqperceptim për dekada e shekuj.

“Shumë njerëz që prej familjeve më të vjetra të dinastisë serbe kishin perceptimin e keq të fiseve shqiptare në kufijtë jugorë që ishin ushtarë të mirë të Sulltanit. Por, shqiptarët ishin edhe rebelë ndaj otomanëve, por kjo pjesë e historisë është lënë mënjanë. Mbase jo në mënyrë të qëllimshme, sepse unë nuk besoj tek teoritë e konspiracionit. Shumë herë në Kosovë njerëzit më thoshin se Akademia serbe bashkë me Kishën shpiku planin djallëzor ndaj kombit shqiptar. Por, për mua këto janë gjepura. Mungesa e dijes dhe paragjykimet janë si motra binjake dhe ecin së bashku për breza me radhë”, thekson Stefanoviq.

Ai pranon se në Serbi më njerëzit këtu nuk shqetësohen për Kosovën, se nuk është më një temë diskutimi.

“Ne serbët duhet të harrojmë Kosovën, ndërsa Rama duhet të na e kujtojë Kosovën?”, thotë ai, duke shtuar se nuk e kishte të lehtë të negocionte me Edita Tahirin.

“Do të jem i sinqertë me ju: unë nuk e shoh si një shtet të pavarur, por mbase për herë të parë në historinë e Serbisë ka një njohje të plotë për ekzistencën e Kosovës dhe institucioneve të saj”, pranon Stefanoviq, për të cilin nuk ka rëndësi nëse e pranon Serbia ose jo Kosovën.

“Pjesa më e madhe e njerëzve në Serbi, veçanërisht Qeveria e pranojnë që Kosova ekziston, që shqiptarët atje kanë institucionet e tyre dhe që ato janë të pavarur nga institucionet tona; e pranojnë faktin që ne nuk e kontrollojmë Kosovën dhe që nuk kemi se çfarë të bëjmë si shtet brenda Kosovës; por, nuk duan ta njohin zyrtarisht. Pra, kjo është situata në Serbi. Ne po negociojmë më përfaqësues të zgjedhur në mënyrë demokratike nga Kosova dhe mendoj se nga këndvështrimi historik, ky është një hap i madh përpara sepse përpara ne nuk pranonim as faktin që Kosova ekzistonte.

Për ne, për vite me radhë lumi Ibër ishte ‘fundi i botës’, nuk kishte asgjë më përtej tij -e kam fjalën politikisht. Nuk ekzistonte Prishtina. Ishte qyteti i braktisur i separatistëve për të cilët ne thjesht nuk e pranonim faktin që ata ekzistojnë. Ndërsa tani e pranojmë. Ata njerëz kanë të drejta, votojnë, kanë një identitet dhe besojnë që janë të pavarur dhe ne respektojmë këndvështrimin e tyre, por ne nuk do ta njohim Kosovën si një shtet të pavarur në mënyrë zyrtare. Por, besoj se shteti serb do të bëjë gjithçka përveçse njohjes së pavarësisë, mbase të nënshkruajë marrëveshje të rëndësishme me Prishtinën apo edhe të lejojë që Kosova të bëhet pjesë e institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare”.

Meqë thotë se Serbia duhet të pyetet për serbët në Kosovë, ai pranon që edhe Shqipëria duhet të pyetet për shqiptarët në Luginën e Preshevës apo jo?

“Mendoj se është legjitime që Shqipëria të thotë qëndrimin e saj për shqiptarët dhe të drejtat e tyre në jug të Serbisë, dhe kjo nuk është aspak e ndaluar, madje mendoj se është pozitive. Por, çdo gjë është shpatë me dy tehe në Ballkan. Sepse kur shqiptarët në Preshevë thonë se duan të kenë të njëjtat të drejta me serbët në Kosovë, jemi ne që themi: ej po edhe ne duam të njëjta të drejta për serbët në Shqipëri, që tani as nuk njihen se ekzistojnë. Pra rrethi vicioz vazhdon të rrotullohet”, thotë Stefanoviq, sipas të cilit janë 30 mijë serbë që jetojnë në Shqipëri.

OMONIA: Edi Rama është nacionalist shqiptar


Z.Edvin Rama është i madh , në parlament ju përgjigj grekut Vangjel Dule me këto fjalë : ky është shtet i shqiptarëve dhe vendimet i marrin shqiptarët , dhe këtu jemi ne, parlamentin e kanë zgjedhur shqiptarët , iku koha kur ne nuk mund të merrnim vendime për vendin tonë duke u ndikuar nga fqinjët tanë ( Grekët) .



OMONIA: Edi Rama është nacionalist

OMONIA ka reaguar pas ndarjes së re territoriale që u përcaktua në Kuvend. Sipas saj, me ndarjen e re janë shkelur të drejtat e minoritetit grek në jug të Shqipërisë.

“Kryesia e OMONIAS denoncon klimën jo demokratike që mbizotëroi gjatë diskutimit të Reformës në Parlament, si dhe prapaskenat e ditëve të fundit. Propozimi për kufijtë administrativë me gjithë amendamentet e përfshira në momentet e fundit, nuk plotësuan asnjë nga kërkesat e OMONIA-s për Himarën, Lukovën dhe fshatra të veçanta si Çuka. Në përgjithësi në zonat ku historikisht jeton minoriteti etnik grek në Shqipëri, ka tendenca shkeljesh të Konventave Ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i ka ratifikuar”, thuhet në reagim.

Sipas saj, parlamenti tregoi se ndjek një politikë nacionaliste të së kaluarës dhe se kryeministri shkeli me këmbë të drejtat e minoritetit grek.

Kryeministri Rama duhet përshëndetur dhe duhet përkrahur fuqimisht për Himarën


Nga Prof.dr. Eshref Ymeri



Përmes faqes së internetit të gazetës“Panorama”të datës 05 dhjetor 2014,u njoha me informacionin me titull “Debati me Dulen, Rama: Himara s’është minoritet”.

http://www.panorama.com.al/2014/12/05/debati-me-dulen-rama-himara-seshte-minoritet/


Unë mendoj se Kryeministri Rama, për herë të parë gjatë këtyre 24 viteve që na kanë shurdhuar veshët tellallët e shpëlarë të Athinës, si puna e Dules dhe e Bollanos për Himarën si zonë “minoriteti”, ka reaguar si burrë shteti dhe, tërthorazi, u ka treguar vendin përfaqësuesve më të lartë të shtetit shovinist grek, si ish-presidentit Stefanopulos dhe presidentit të tanishëm Papulias, të cilët, i pari Korçën e ka quajtur vllaho-greke dhe Himarën greke, kurse i dyti, në faqen e Presidencës, Himarën e quan greke.
Ky Dulja nuk e kuptuaka vallë qëështë bërë si gjellë e prishur me deklaratat e tija dalëboje për Himarën si zonë “minoriteti” dhe për gjoja mosrespektimin e të drejtave të minoritetit? Shqipëria ka qenë dhe është model i respektimit të të drejtave të minoritetit grek, ashtu siç ka qenë dhe vazhdon të jetë model në mbarë botën për tolerancën fetare. Kurse Athina zyrtare, prej së cilës Dules i vijnë orientimet dhe udhëzimet me ngarkesë shoviniste në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk njeh kurrfarë minoriteti shqiptar në Greqi, nuk i lejon çamët të shkojnë të shikojnë vatrat e tyre stërgjyshore, çamët ortodoksënë Çamëri nuk i lejon të flasin shqip në mjediset publike. Madje ky Dulja është kaq ekstremist në qëndrimet e veta ndaj Çështjes Çame, saqë të krijohet përshtypja sikur ai është punonjës i ministrisë sëjashtme greke dhe jo qytetar i Republikës së Shqipërisë,kur deklaronte (kur diskutohej Rezoluta për Çamrinë) se nuk ekzistuaka Çështje Çame! Po ku është Shpëtim Idrizi, kryetari Partisë që përfaqëson popullsinë çame në Shqipëri? Pse nuk del haptas nëpërkrahje të Kryeministrit Rama? Po ku janë kryetarët e partive të tjera parlamentare ose jashtëparlamentare, në pushtet ose në opozitë? Pse nuk dalin në përkrahje të Kryeministrit Rama për këtë çështje madhore me rëndësi kombëtare? Ku janë analistët, moderatorët, gazetarët? Pse heshtin, në vend që t’i nxjerrin bojën Dules dhe pallavrave të tij për Himarën zonë “minoriteti”?
Në debatin me Dulen, Kryeministri Rama deklaroi:
“… unë besoj se sa të ketë Parti Socialiste të Shqipërisë në këtë vend, Himara nuk do të jetë një çështje për diskutim”.
Kjo është një deklaratë e shkëlqyer e një Kryeministri Shqiptar që di t’i dalë zot çështjes kombëtare, ashtu siç i doli Kosovës në Beograd. Por problemi është se Dulja ka qenë sekretar personal i Janullatosit. Pra, Dulja Janullatosin e ka udhëheqës shpirtëror. Prandaj Kryeministri Rama duhet të korrigjojë një gabim të madh që Partia Socialiste bëri kur në Projektkushtetutën që u hodh në referendum në vitin 1998, e hoqi nenin e Projektkushtetutës së vitit 1994, sipas të cilit krerët e komuniteteve fetare duhet të jenë me gjuhë, me prejardhje dhe me shtetësi shqiptare. Heqja e atij neni në Projektkushtetutën e vitit 1998, i hapi rrugën Janullatosit të pushtonte kreun e kishës ortodokse fanoliane, çka e lejoi Ramiz Alia në takimin që pati me Micotaqisin në shkurt të vitit 1991. Prandaj, po nuk u largua Janullatosi nga Shqipëria dhe kishës fanoliane t’i kthehet pavarësia, ne do të vazhdojmë të dëgjojmë teneqet e shpuara të Dules për Himarën zonë “minoriteti”. Madje Dulja kërkon t’i japë “leksione” Kryeministrit Rama se na qenka KE-ja ajo që përcaktuaka se ku na qenkan zonat e minoritetit! Unë mendoj se Dulja është zëdhënës i Athinës në parlamentin shqiptar dhe kur i përmend Kryeministrit Rama Këshillin e Evropës për punën e Himarës, duhet nënkuptuar paralajmërimi që Greqia po i bën Shqipërisë se po nuk u njoh Himara si zonë minoriteti, atëherë eurodeputetët grekë do të votojnë kundër pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Do të ishte mirë që Kryeministri Rama të kërkonte të bënte një vizitë në Athinë dhe atje t’ia thoshte asaj të katër të vërtetat në sy, jo vetëm për punën e Himarës, por edhe për ligjin idiot të luftës dhe për Çështjen Çame. Grekët kuptojnë vetëm gjuhën e fortë dhe atëherë dinë të sillen siç duhet sjellë me fqinjin që kanë pranë. Gjuhën e butë, siç e ka përdorur deri tani Tirana zyrtare në marrëdhëniet me ta, grekët nuk e kuptojnë dhe madje bëhen arrogantë karagjozë, duke e shkrehur inatin te emigrantët shqiptarë.
Dulja le të merret më mirë me Partinë e tij, e cila është rrudhosur kaq shumë, saqë vetëm një duledeputet ka nxjerrë nga elektorati i saj. Figura të tjera të njohura të minoritetit, kanë shtegtuar nëpër dy partitë e mëdha. Madje Dulja e ka ca si tepër edhe atë postin e zëvendëskryetarit të parlamentit shqiptar.

Santa Barbara, Kaliforni
07 dhjetor 2014



Aida Liko: Fenomeni shpresë dhe ardhmëri!




Lulezon nje bukuri diskrete me kohen, qe ndihet dhe jo domosdoshmerisht shihet ne trajta te ndryshme. Nuk mund te kuptohet asnje ngjarje e palidhur me kohen dhe hapesiren perreth saj. Psikologjia e kohes eshte nje reference e forte per vleresimin e te shkuares. Historine nuk mund ta pervetesoje dikush, se nuk lind askush me te, por periudhat edhe mund te quhen procese ose etapa, ne kuadrin e nje plani dhe si te tilla ato pasyrojne modele te ndryshme jetesore me nje permbajtje kuptimplote te sajen. Gjithcka qe ecen me kohen eshte nje materie dhe si e tille eshte edhe energji kur materializohet ne vepra. Gershetimi i shume ideologjive, ku me te fuqishmet jane dominante, kane sjelle ndryshime rrenjesore, jo vetem ne kohe e kulture, por edhe ne karaktere njerezore, madje ndryshimet ndonjehere realizohen fale imponimeve te cilesuara si moderne. Edhe pse dallojne nga imponimet e periudhes se erret duke qene se vlerat e epokes te se vertetes nuk shfaqen ne epoken e erresires, por kemi te bejme tashme me imponime edhe bashkekohore dhe bashkevuajtese ne dukje, te tilla si, te shoqeruara me ide konspirative, hipokrizi, ligesi e propaganda.


Aida Liko

Por nese do te flisnim per te ardhmen, do te shpreheshim se mund ta perceptojme qe eshte nje pjese e vijes se drejte kohore. Por do te na lindnin shume pyetje me pas! Cila do te ishte metamorfoza?! Po te protestonim ndaj diktatit dhe te tregoheshim tejet arrogante, do te na rezultonte produktive kjo? Eh, lindin shume pyetje ne kete mes te cilave zor se mund t'u japesh nje pergjigje fikse... Por eshte me rendesi te marresh ne konsiderate se, per te pasur nje te ardhme te denje, duhet qe te tregohemi koherent dhe periudhen kohore qe jemi duke kaluar ta binarizojme brenda parimeve morale dhe te kujdesemi per te lene gjurme determinuese ne gjeneratata te reja me velera te arta perparimtare. Jo vetem te iluzionojme, por edhe te ilustrojme dhe perpiqemi per te qene produkti i raportimeve cilesore dhe jo i letrave pa sens te qarkulluara qe na vjedhin identitetin duke na perpire prej potences dhe duke i dhene ngjyre jetes sone, letra te papersonalizuara edhe me te shemtuara se nje leter anonime! Ne nje shoqeri te deprimuar, vihet re edhe nje shpejtesi supersonike, here pas here, e rrezikshme per njeriun... Ka tendenca te thyeje normat baze jetesore, duke plasaritur edhe entuziazmin, edhe buzeqeshjen mikluese qe ndjell afri te pakusht, po ashtu edhe fillon te ngacmoje si nje pengese qe vjen kaq vetetiu e ka tagrin te ndaloje edhe keto shperthime pasioni per vepra arti...

Jeta ne kete shekull. po reflekton nje dinamizem te larte ne te gjitha sferat e saj, mirepo Shpeshhere, per te arritur paqe dhe qetesi shpirterore, njerezve u lind nevoja te shpresojne... Por nese kemi barriera, nuk bazohemi dot ne nje arsyetim perjashtues, sepse ”fenomeni shprese” nuk duhet te interpretohet kurrsesi si zdrukthtar e jo me te zhduket e transformohet. Ne jemi drejt transforimit si qenie dhe si materie. Materia ka lidhje me statusin e elektro-dinamikes. Po mbushemi me energji dhe ne vete do te jemi nje dite elektronike ne kuader te transformimit, ndersa domosdoshmeria ekuliber do te beje te veten, por perseri do te lindin nevoja e psikologjise se “autokritikes”, deshira per te ndertuar ura shprese, per te shmangur ura komunikimi e se fundmi per te qene sa me objektiv e preciz ne veprat tona qe na mbajne gjalle.

Vleresimi, portat e sinqeritetit dhe sjelljes vertiten rreth qenies inteligjente qe ne dukje te jep pershtypjen e nje iluzioni, sepse per koshienca e subkoshenca te ndryshme, shkalla e sasise dhe cilesise se nje perceptimi ndjesor eshte e ndryshme. Nderkohe qenia njerezore mund te shprehet se specia inteligjente per te arritur grada lumturie, do te shihte gjithmone drejte nje zhvillimi, e ndersa te tjere thone se specia inteligjente kerkon vetem lumturine per ta arritur ate, verejme nje opinion te forte lokal, ku indeferntizmi dhe skepticizmi individual ka marre permasa te medha... Me lindin mjaft ide ndersa gjykoj kete marredhenie kontraverse, por dicka na bashkon... Por cfare eshte ajo?! E sigurte qe nuk eshte gjuha e perbashket! Ajo edhe na ndan, shpreh urrejtje po aq sa solidaritet! Kam pershtypjen se fakti se kemi te bejme me nje cirkulacion, me nje rreth te mbyllur, ku nuk ke mundesi te dallosh se jemi viktima apo se sa jemi fajtore... Skepticizmi lind qe ne momentin kur njeriu per nje drejtim qe kerkon te ndermarre, gjen nje drejtim te kundert me te njejten vlere. Njerezit ndryshojne vetem pasionet, format e trashendences se egoizmit ekstrem, duket sikur njerezit ne luften e pashtershme te ndjenjave, duan ti arratisen lirise, ne traziren e shume dekadave te deshires e jo mundesive dhe detyrshmerive, atehere do te ishin te gatshem te formonin veten dhe te organizoheshin ne pastrime a rregullime. Sjellja individuale le per te deshiruar, njerezit po kalojne ne rrjedhojat e tyre pa marre parasysh se po I perafrohen atyre enderrimtareve te paepur iluzionesh, po bien maskat dhe bashke me te jane plasaritur edhe parrullat per kete popull parimor e liridashes, e zgjidha e vetme qe mund te rizgjohet ne raste zhgenjimi eshte skepticizmi, por tashme ne nje nivel ideor e konceptual akoma me te larte, skepticizmi tanime vlen edhe per rregullar morale qe jane te konsiderueshme si te barazvlefshme nen ato objekte fizike qe ngrene e ngjallin dyshime dhe eshte shume veshtire te arrish ne konkluzione te cilat do te rezultonin te kenaqshme e te pranueshme per te gjithe.

Gjuha si superstrukture e mirefillte ideologjike, shpreh temperamentin e popujve duke na shfaqur ne shume forma fjalepak, te ashper a edhe rebele. Por, perderisa kemi kerkuar edhe lirine e fjales, do te thote se e kemi kerkuar diku, ja kemi kerkuar dikujt ose ja kemi kerkuar vetes. Por asaj qe ja kemi kerkuar lirine, kuptohet se e kemi mbivleresuar qe ajo e ka ne dore lirine dhe perderisa ja kemi lene peshen kesaj, ajo na mbetet te jape gjykimin final e ne te biem dakord me te. Por po te jemi te vemendshem, do te raportonim se deri diku, ne jemi ata qe sjellim aktualitet, e se brenda ketyre kontureve ne nuk jemi brenda linjave komunikuese, komunikojme sa per komunikim duke selektuar permbajtjen, Nese ne nuk arrijme te kuptojme ne thelb konceptin “tolerance”, e ashtuquajtura liri fjale mbetet iluzion, e nese nuk zbatojme lirine e fjales, i japim fund edhe konceptit “kolektiv”. Nese ndergjegjia anon drejt unit, njeriu tashme e moderon veten me emerime duke e pozicionuar ate ne nje relacion sundimtari te pabese perkundrejt kolektivit, me nje mendesi e energji te pashtershme per tu integruar dhe vendosur rregulla imponuese dashakeqese, me ane te mekanizmave misterioze qe i krijon identitetin dhe autoritetin si nje pushtues i denje i nje periudhe historike te nje “turme” te pafuqishme per ti bere balle.

E megjithate, njeriu perpiqet sa here e me shume te jete nje mjeshter i komunikimit asimetrik, ndersa behet fjale per nje situate manipuluese, personalizimi eshte stadi me i ulet i linjave komunikative. Rezulton deficense qe te kerkohet gjithmone nje pergjigje e prere pa qene nevoja, sepse keta njerez ekzistojne per te mbajtur ura lidhese ndermjet njerezve, jo per ti dhene kuptim ne nivel konceptual aq te mirefillte sa kushton produkti i vlerave dhe jo i turrvrapit incident te deficenses qe rend per tu kompresuar!

Por une besoj se shoqeria qe shtegton drejt produktit pervers te qyteterimit, posedon vese negative qe infektojne kodin moral, nese individi i siguron e i mbron keto me dinjitet, personaliteti i tij do te jete i dobishem jo vetem per te, por per mbare shoqerine. Veteperfaqesimi dhe mbrojtja e identitetit te cdo shoqerie, largimi i konflikteve mes emancipimeve kerkon vetepergjegjsheri dhe vetedijesim individual, duke mos e brengosur qyteterimin me ide negative dhe jo tolerante, por duke ecur ne rryma te kultivuara mendjesh te ndritura per te qene sa me paqedashes me idealet tona, keshtu do te mund te armatosim shpresen e ndricojme rrugen drejt te ardhmes se afert...

Rroftë Edvini, shakaxhiu i përparimit, brez pas brezi u kujtoftë, si stërnip i Nastradinit




Po sillet fiks si pushtues tani, asnjë dallim nga okupatori klasik. Të ashquajturat reforma e aksione të Ramës ngjajnë kryekëput me fushatat e tanzimatit të Sulltanit kur u vidhte shqipove edhe kacidhen e fundit. Rrip e shtrydh miletin, taksoi në ekstrem, gërmo bahçe e oborre për të gjetur "qenin e ngordhur", shkatërro e rrëno shtëpitë e barakat e fukarasë, çoi çmimet në qiell... Çfarë ka më shumë një pushtues? Ç'mallkim për atë popull fatkeq! E ç'popull, as 1 milion s'kanë mbetur, treçereku kane krisur. Tani ai do t'i përzëjë edhe ata...

Me dorën e mjatë po kruan veshin e djathtë

Po si nuk nguli një gozhdë bagëtia në kaq kohë qeverisje, asnjë investim alternativ, të pakten si ngushëllim për çfarë po sheshon.
Sot e filloi ditën me barcaletin e gomarit, "i ke dhënë ujë gomarit", i tha Lulzim Bashës. Xhanëm mirë ja bën, keshtu ndodh kur opozita s'di ti japë kërbaç gomarit. Bëhej fjalë për çmimin e karburantit, që vetëm Shqipëria e Edvinit nuk e ul. K U L M I! Në Amerikën e Veriut çmimi ka shkuar deri 50 cent për litër benzine, në Shqipëri gati 2 dollarë litri.
Bjeri Edvin bjeri atij mileti, bjeri kur ke gjetur, i thonë kësaj...

Rroftë Edvin Rama, rroftë
Shakaxhiu i përparimit,
Brez pas brezi u kujtoftë,
si stërnip i Nastradinit (kështu do recitonte Noli tani)

Istref Haxhillari: ''Uh! Evropë, kurva e motit...''



Vargjet e poemës “Lahuta e Malcis” që i gatitën mjeshtrit epik harresën e gjatë, tingëlluan pa prerë në gojën e Irfan Çelës gjatë jetës së tij afro një shekullore. Gjergj Fishta mbeti idhulli të cilit iu fal edhe kur u anatemua. Mokrari i kulturuar punoi pa zhurmë e bujë treçerek shekulli, nuk kërkoi shpërblesa e ofiqe, por u vlerësua me superlativa nga bashkëkohësit.

Istref Haxhillari

U lind në Velçan të Mokrës më 1913, u shkollua Pogradec në zanafillën e arsimit shqip kur nisi të bëhej historia e Shqipërisë dhe mbaroi shkollën teknike amerikane të Tiranës. Përmbi pesëdhjetë vjet punoi pyjeve, duke shkelur pëllëmbë për pëllëmbë terrenin malor të vendit në dy regjime politike të kundërta, ndarë nga lufta botërore.
Tre qenë dashuritë e mëdha të këtij njeriu të jashtëzakonshëm: Gruaja katolike, pyjet dhe hulumtimi intelektual.
Kur dashuroi shkodranen e bukur pati kundër mentalitetin dhe tërë botën kuranike që nuk lejonte martesat ndër fetare. Besnik i fjalës së dhënë, me atë dellin e sertë të vendit të tij, u paraqit në oborrin mbretëror. Ministrit që e priti i tha se kërkonte lejë nga Naltmadhnia të martohej me vajzën katolike.
Kur ofiqari i mbretit deshi ta përcillte pa ia vënë veshin, djali këmbëngulës ia ktheu:
- Ahmet Zogu u martua me princeshën Geraldinë, një katolike të huaj, unë dua të lidh jetën me katoliken e vendit tim.
Ministri u detyrua t’i bënte me dije mbretit kërkesën. Zogu e priti, i dha leje dhe më pas nxori dekretin që lejonte martesat ndër fetare. Irfani u martua me katoliken shkodrane dhe kaloi jetë për t’u pasur zili.
Gjatë luftës doli malit si shumë të tjerë të përzinte hasmin e huaj. Sado e çuditshme, në luftë e çoi Gjergj Fishta bash me atë vargun e famshëm që vumë në krye të shkrimit. Pas çlirimit kërkoi të ushtronte zanatin e pylltarit dhe punoi gjysmë shekulli për ruajtjen e pasurinë kombëtare më të vyer të vendit. Njihte në majë të gishtave programin amerikan të mbarështimit të pyjeve, mushkërive të tokës.
U dashurua pas Fishtës në bankat e shkollës teknike të Tiranës. Më pas duke jetuar dhe punuar në Shkodër, kur poeti ishte ende gjallë, u bë fishtian në tërë kuptimin e këtij termi, aq sa tërhoqi vëmendjen e tij në vitet e fundit të jetës.
Irfani e kujton me krenari takimin me patër Gjergjin.
“Një ditë të paharruar të dhjetori trokiti dera e shtëpisë dhe në kuadratin e saj u shfaq poeti i adhuruar qysh në vitet e shkollës së mesme. Broshura e vocërr “Tek ura e Rrzhanicës” qarkullonte dorë më dorë si relikte e rrallë dhe ne dinim përmendësh qindra vargje magjepsëse të papërsëritshme. Sa u befasova, aq u lumturova nga vizita e papritur. Ai ma kapi dorën, u ul në karrigen pranë tavolinës mbushur me libra. Në krye të stivës kapardisej “Lahuta e malcis” e hapur te kënga e Ded Gjo Lulit. Padër Gjergji nuk më pyeti për gjëra të zakonta, po duke shfletuar librin më tha:
- Bejta po na i thojnë tash q’asaj poeme.
Mora kurajë, recitova një dyzinë strofash nga homeriada e tij dhe shtova:
- Cukali e Taraboshi mund të sheshohen një ditë, po këto vargje njerëzit do t’i këndojnë brez pas brezi sa të ekzistojë jeta.
U përgjigj i pezmatuar:
- Evropa nuk ka me ma fal kurrë këtë ofezë të randë bash pse asht botue në libër që do të këndohet brez pas brezi dhe jo faqe gazetash.
Vitet që erdhën vërtetuan profecinë.
Duke pasur parasysh më së pari Fishtën konti Çiano deklaroi se kleri katolik kundërshtoi dorëzimin e kurorës së Skënderbeut Viktor Emanuelit të tretë, duke e konsideruar përulje dhe turp kombëtar.
Ishte sinjali i parë i përndjekjes së poetit nga nj’ajo “kurva plakë”.
Me kërkesën këmbëngulëse të serbëve për pesëdhjetë vjet u mbulua nga pluhuri i harresës kryevepra letrare e shqipes. Si të mos mjaftonte kjo, u zhdukën kockat e poetit me akuzën e çuditshme proitalian e profashist, bash të kundërtën e asaj të cilën ai predikoi gjer në fund të jetës.
Po Fishta jetoi në një shtrat njerëzor me tharm të pavdekshëm e të pa asimilueshëm nga koha e harrimi siç qe shpirti i Irfan Çelës dhe mijëra sivëllezërve që e ruajtën me xhelozi kujtimin e tij nëpër kohën e ujshme.
Sido që nuk qe përkthyes profesionist, as shkrimtar i mirëfilltë, Irfan Çela solli në shqip nga gjermanishtja biografinë e Mustafa Qemal Ataturkut prej autorit bohem Dagobert Von Mikusch. Një punë pesë vjeçare, me durim të pashembullt dhe konsulencën e mijëra faqeve të historisë së njërit nga kapedanët më në zë të historisë moderne.
Po cilat qenë arsyet e kësaj ndërmarrjeje vigane?
Vargjet e këngës “Çanakala Yçende” dhe librat e Ismet Totos e Branko Merxhanit kushtuar babait të Turqisë së re me profil modern e patën entusiazmuar që kur ishte nxënës në bankat e shkollës teknike. Njohja me librin e DagobertVon Mikusch i la gjurmë të thella, po monografia e famshme ishte në gjermanisht, bashkëkombësit nuk mund ta shijonin.
Mustafa Qemali kishte prejardhje shqiptare. I ati, Ali Rizai qe nga një fshat i Kosovës, e ëma Zybeide Hanëmi nga Toskëria. Në një këndvështrim gjenetik kombi shqiptar i kishte dhënë perandorisë turke heroin që e nxori nga letargjia mesjetare për ta futur në epokën moderne. Irfan Çela donte t’i thoshte Evropës se shqiptarët janë gatuar prej një tharmi të këndelltë.
Një arsye themelore që autori nuk e thotë haptas, por e nënkupton në çdo kapitull e çdo rresht, është shtysa prej poetit të preferuar. Fishta e çmonte Ataturkun që dikur ndali Evropën në synimet gllabëruese të shteteve të vegjël të ish Perandorisë turke, duke alududuar synimet e reja aneksioniste të fuqive të mëdha në prag të luftës botërore, ku vendi ynë rrezikonte të zhbëhej ndër të parët. Europa plakë shtrinte hijen e zezë si paralajmërim i kobshëm për vitet që do të vinin.
Ataturku gjenial ngriti nga gërmadhat Turqinë e re. Vallë Shqipëria nuk do të lindte një burrë të shpëtonte vendin nga copëzimi prej asaj Evrope që stigmatizoi Fishta? Përkthimi i Monografisë së Dagobert Von Mikusch përbën kështu një testament afatgjatë për politikën e Shqipërisë në kohët moderne...
Në Pashkët katolike vitit 1991, ambasadori francez vizitoi shtëpinë e Irfan Çelës dhe i dhuroi Fjalorin e Gjuhës Franceze, duke e veçuar si personalitet të kulturës shqiptare. Ambasadori sikur donte t’i thoshte se Evropa moderne kishte lënë pas të kaluarën kur Gjergj Fishta e quajti “kurva e motit”.
Vlerësim i bukur për një punë të bukur…
Me veprën e vet shumëplanëshe, Irfan Çela është figurë e nderuar e kombit shqiptar. Mbetet që kombi t’i kthejnë borxhin.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...