2015-11-20

Ja nga kush e blen gazin lotsjellës Policia e Kosovës

Ja nga kush e blen gazin lotsjellës Policia e Kosovës

Firma e themeluar nga Xhafer Gashi i AAK-së, kryetar i komunës së Obiliqit, është kontraktuar nga Policia e Kosovës për furnizim me gaz lotsjellës.
Policia shpalli fituese kompaninë “Katana” më 19 nëntor, vetëm një ditë pas protestës së opozitës.
Bazuar në Njoftimin për Dhënie të Kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik parashihet që vlera e kontratës të kap vlerën e 1 milionë e 600 mijë e 286 euro.
Nuk ka pasur procedura të hapura tenderuese por Policia e Kosovës ka negociuar kontratën me këtë firmë private.
Xhafer Gashi, deklaroi se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë aktivitet të prokurimit.
Gashi thotë se nuk është drejtor e as pronar aksionesh në këtë kompani.
“Shihni në regjistrim të biznesit. Kanë ndryshuar emrat. Unë jam vetëm kryetar komune dhe me këtë punë merrem”, thotë Gashi.
Aktualisht pronarë të kësaj kompanie figurojnë katër veta.Dy prej tyre kanë mbiemrin Gashi.
Xhafer Gashi më 20 dhjetor të vitit 2013 u mandatua në pozitën e kryetarit të Obiliqit.
Ai ka deklaruar pasurinë më 23 janar të vitit 2014 ku pati shënuar se kishte 50 për qind të aksioneve në kompaninë “Katana”.
Po ashtu kishte shënuar se nga janari deri në shtator të vitit 2013 kishte marrë mbi 31 mijë pagë nga kjo kompani.
Ndërsa vlera e dividentës për vitin 2013 ishte në vlerë prej 59 mijë eurosh.
Hulumtimi i titulluar “Kontrata E Ndjeshme “Ushtarake” Fitohet Nga Miku i Krerëve Të Ministrisë”, u publikua në tetor të vitit 2013.
Gazeta pati zbuluar se firma e themeluar nga Xhafer Gashi kishte fituar tenderin 1.2 milionë eurosh të furnizimit me uniforma nga Ministria e Forcës së Sigurisë që udhëhiqej nga Agim Çeku.
Gashi më 2006 ishte përgjegjës për sigurinë e Çekut, kur ky i fundit ishte kryeministër i vendit.
Xhafer Gashi, përveç me ish-ministrin Çeku, kishte punuar edhe me zëvendësministrin e atëhershëm të Forcës së Sigurisë, Bejtush Gashin, i cili drejtoi për katër vjet një njësi biznesi ku kishte pronësi kryetari i Obiliqit.
Edhe ky tender i fituar nga “Katana” ishte i negociuar.
Gazeta Jeta në Kosovë publikoi në gusht të vitit 2014 hulumtimin tjetër ku përfshihej firma Katana.
Hulumtimi “Milionat Derdhen Te Kompania e Njeriut të Besueshëm”, tregonte për blerjen e tri autoblindave të blinduara nga Ministria e Forcës së Sigurisë nëpërmjet procedurës së mbyllur tenderuese.
Kontrata peshonte rreth 1 milionë e 490 mijë euro.
Aktualisht, Xhafer Gashi është anëtar i kryesisë së AAK-së, parti në opozitë në nivelin qendror.

Marrëveshja për Demarkacionin do të rishikohet! Qeveria fillon bisedat me AAK-në!

Marrëveshja për Demarkacionin do të rishikohet! Qeveria fillon bisedat me AAK-në!

Deputetë të LDK-së kërkojnë shkarkim dhe përgjegjësi nga Murat Meha

Komisioni shtetëror kërkon të formohet grup ekspertesh ndërkombëtar për ta vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin e Republikës së Kosovës.
Pas takimit ndërmjet zyrtarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, dhe ministrit të Punës Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, AAK përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ata janë të gatshëm që të bisedojnë më të gjithë ata që janë për tërheqjen e marrëveshjeve që janë të dëmshme për Kosovën.
Takimin e Blerim Kuçit me ministrinë Arban Abrashi e ka konfirmuar edhe Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit, Isa Mustafa, por ai ka mohuar të jetë arritur ndonjë marrëveshje se i përket kërkesës së AAK-së për anulim apo rishikim të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.
Kurse, kreu i komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha, ka thënë për “Bota sot”, se nëse Qeveria ia kërkon dorëheqjen, ai do të bëj një gjë të tillë.
Por, Meha thotë se qëndron mbrapa asaj se komisioni që ai ka udhëhequr ai ka bërë punë të mirë dhe sipas tij, Kosova nuk humb territor.
Nga ana tjetër, disa nga deputetët e grupit parlamentar të LDK-së, kanë thënë për “Bota sot”, se nëse evidentohet se me këtë marrëveshje Kosova do të humb territor, ata do të votojnë kundër.
Komisioni shtetëror: Të ftohen ekspertë ndërkombëtar për vlerësimin e demarkacionit me Malin e Zi
​Komisioni për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përmes një komunikate për media ka sqaruar se e posedojnë dhe mund ta kenë të tërë dokumentacionin ligjor për demarkacionin me Malin e Zi.
Sipas kësaj komunikate, komisioni ka vepruar në bazë të parimeve botërisht të pranuara (Legalitetit, Regjistrimit dhe Uti posedditis) dhe i mbështetur në Kushtetutën e Republikës se Kosovës, Deklaratës për shpallje të Pavarësisë, propozimit gjithëpërfshirës të Ahtisarit, Marrëveshjes së Kumanovës të 10 Qershor 1999, Komisionit Badinter për ish RSF të Jugosllavisë 1991/93 dhe Kushtetutës të RSFJ 1974. Gjithashtu, janë marrë për bazë; Kërkesat e Rezolutës së Parlamentit të Kosovës të Qershorit 2015 dhe Konkluzionet e Asamblesë Komunale të Pejës në Mars 2015.
“Dokumentacioni ligjor, hartografik dhe teknik për shënimin e vijës së kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi është marr edhe në komunat Junik, Deçan, Pejë dhe Istog, sepse me dokumentacion zyrtar ligjor hartografik, aty ku përfundon territori i një komune kufitare të Kosovës fillon territori i kom unës se Malit të Zi”, thuhet në komunikatën e tyre.
Sipas komisionit për shënjimin e vijës kufitare, kufiri shtetëror në mes Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës është caktuar edhe si kufi në mes të komunave Plavë, Berane dhe Rozhajë, me zonat kadastrale Prnjavor, Donji Metaj, Velika, Shekular, Kaludra, Koleno, Daciq, Balotiqi, Besnik dhe Jabllanica, ndërsa nga ana e Republikës së Kosovës janë komunat Junik, Deçan, Pejë dhe Istog, me 18 Zonat e kadastrale kufitare.
“Zonat kadastrale të Malit të Zi dhe zonat kadastrale të Kosovës ndahen në mes veti me një vijë ndarëse si çdo parcelë kadastrale, që njëkohësisht paraqet vijë ndarëse në mes të komunave të Malit të Zi dhe komunave të Republikës së Kosovës. Ky është dokumentacioni zyrtar në të cilin mbështetet administrimi i territorit nga të dy shtetet”, thuhet në komunikatën e Komisionit.
Disa harta topografike të shkallës 1: 50 000 deri në 1:1 000 000 , sipas tyre, përkufizojnë Kosovën me një vijë ndryshe nga kjo që kanë Republika e Kosovës dhe Mali Zi, duke kaluar vetëm në pika tjera të larta të terrenit. Por, për këto vija në harta topografike, sqaron komisioni për demarkacion me Malin e Zi, nuk është gjetur ndonjë dokumentacion tjetër ligjor, përshkrues teknik apo hartografik me të cilin vërtetohet se territori i pretenduar ndodhet brenda territorit të komunave të Kosovës. Komisioni, sqaron se për këto ka hulumtuar edhe në Arkivin e Kosovës dhe në të gjitha Zyrat relevante të komunave Junik, Deçan, Pejë dhe Istog.
“Mos të manipulohet opinioni se kinse paska territor të askujt përgjatë kufirit Kosovë - Mali i Zi të quajtur “terra nulis”- territor i askujt, që argumentohet me regjistrat kadastral të dy vendeve. Komisioni punën e vet e ka të argumentuar me dokumentacionin zyrtar, ligjor dhe teknik nga të dy shtetet si dhe në hartat topografike të periudhave të ndryshme", thuhet në komunikatën e komisionit.
Me dokumentacion ligjor zyrtar, aty ku përfundon territori i shtrirjes së komunave të Kosovës, sipas komunikatës, fillon territori i Komunave kufitare të Malit të Zi dhe komisioni ka dhënë propozim vendime të arsyetuara, për shqyrtim deri në vendimmarrje.
“Zonat kadastrale të komunave kufitare të Kosovës përcaktohen edhe me Rregulloren e UNMIK nr.2000/43 (UNMIK/reg/2000/43) përcaktohen Zonat kadastrale dhe kufijtë e komunave, me çka rregullohet shtrirja e çdo komune dhe kufijtë e komunave. Kërkesat për njohjen e të drejtave pronësore në institucionet e Malit të Zi qe i kishin që nga trashëgimlënësit e tyre, të ushtruara prej 147 qytetarëve, shfrytëzues apo pronarë dhe të mbi 10 fshatrave në Kosovë iu janë drejtuar komunave dhe gjykatave në Rozhajë, Berane dhe Plavë për ri konfirmimin e të drejtave pronësore në Mal të Zi, për këtë dokumentacioni është në sekretarinë e Komisionit”, thuhet në reagimin e tyre.
Komisioni shtetëror përsërit se disa herë ka potencuar, që për shkak të fushatave politike të ndërtuara mbi këtë çështje, të formohet grup ekspertesh ndërkombëtar për ta vlerësuar këtë aktivitet të rëndësishëm për shtetin e Republikës së Kosovës.

Lypset maturi dhe pjekuri për të tejkaluar këtë situatë politike

Veseli: T’i rikthehemi dialogut, të mos rrezikohet jeta e qytetarëve
Thirrje për dialog ka bërë Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli. Ai ftoi opozitën që tu kthehet diskutimeve në Kuvend për çështjen e demarkacionit dhe temat e tjera për të cilat po shprehin shqetësim.
Kryeparlamentari ka kërkuar nga të gjitha subjektet që të tregojnë maturi dhe pjekuri për të tejkaluar këtë situatë politike duke apeluar që të hiqet dorë nga dhuna ndaj policisë dhe objekteve institucionale dhe t’i hapet rrugë dialogut në Kuvend.
“Është një moment vërtetë i ndjeshëm duke pasur parasysh që të gjithë i kanë kthyer sytë nga ne, po flas për partnerët tanë ndërkombëtar se investimi i tyre në këtë shtet a është funksional , a është shtet ligjor i cili mund të ndërtoj institucionet e veta”, tha Veseli.

*********



Zbutet AAK, të gatshëm të bisedojnë me Qeverinë
Anëtari i kryesisë së AAK-së Muharrem Nitaj, në një prononcim për KP, ka bërë me dije se ndonëse nuk kanë ndonjë kërkesë për marrëveshje me asnjë parti politike, ata janë të hapur të takohet me njerëzit dhe përfaqësuesit e pozitës dhe Qeverisë dhe të gjithë njerëzve që kanë vullnet me e zhblloku situatën politike.
“Nuk ka kurrfarë kërkese për kurrfarë marrëveshje me asnjë parti politike. Ne kemi kërkesën që e kemi bë publike tashmë, e ajo është që ata që kanë pushtet me i tërheq dy marrëveshjet që janë të dëmshme për vendin. Për këtë temë takohemi me këdo, kudo dhe kurdo”, tha Nitaj.
Ai më tej ka shfaqur gatishmërinë e subjektit të tij për tu takuar me të gjitha palët për tejkalimin e situatës politike të krijuar së fundmi në vend.
“Ne jemi të hapur me u taku me njerëz dhe me përfaqësues të pozitë dhe Qeverisë dhe krejt njerëzit që kanë vullnet me u zhbllokua kjo situatë si pasoj e këtyre dy marrëveshje”, tha Nitaj.
Nitaj po ashtu ka folur edhe për takimin që ka pasur ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashit dhe zyrtarit të AAK-së Blerim Kuçit, me ç’rast ka thënë se ky takim ka qenë vetëm miqësor.
“AAK është e hapur. Gjithmonë ka qenë e gatshme të flasë me të gjithë që kanë pasur vullnet të mirë që të dilet nga situata e krijuar. Me të gjithë që e kane parë se dy marrëveshjet janë të dëmshme për vendin. Takimi ka qenë miqësor dhe pa obligime për asnjërën palë, por edhe si i tillë është i mirëseardhur. Këtu njerëzit kanë hyrë në istikame dhe nuk po pranojnë të sillen si politikanë te përgjegjshëm”, tha ai.
Nitaj është shprehur i bindur se Marrëveshja për Demarkacionin do të bie, qëllim ky që edhe është i AAK-së sipas tij. Ai më pas ka shtuar se kjo parti nuk synon që ta rrëzojë Qeverinë aktuale, por vetëm tërheqjen e marrëveshjeve.
“Demarkacioni do te bie dhe është mirë që po reflektojnë vetë ata që janë shumicë parlamentare. Por kjo është gjysma e punës. AAK nuk ka asnjë pretendim që ta rrëzojë as Hashim Thaçin as Isa Mustafën. Qëllimi i vetëm është heqja e marrëveshjeve që e rrezikojnë integritetin territorial të Kosovës, dhe që e shndërrojnë në hisenik të pavarësisë së Kosovës edhe Serbinë. Sapo të hiqen këto dy rreziqe, AAK do të kthehet në jetën normale parlamentare. Kjo është e vërteta dhe krejt të tjerat janë spekulime”, tha Nitaj.


Presioni ndërkombëtar zmbraps opozitën
Tri subjektet opozitare, që kanë formuar “frontin antiqeveritar”, Lëvizja “Vetëvendosje”, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe “Nisma për Kosovën”, kanë vendosur që të mos protestojnë të enjten megjithëse një ditë më parë patën paralajmëruar se do të vazhdojnë protestën deri në lirimin e deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, dhe deri në anulimin e Marrëveshjes për Asociacionin dhe asaj për Demarkacionin.
Tërheqja e opozitës duket se ka ardhur pas një presioni të madh nga faktori ndërkombëtar, i cili doli hapur kundër protestave të dhunshme e në anën tjetër i dhanë mbështetje të fuqishme Policisë së Kosovës.
Përveç ministrit të Jashtëm të Austrisë, Sebasitian Kurtz, ambasadores së Gjermanisë, Angelika Viets, dhe Zyrë së Bashkimit Evropian, që kanë reaguar të mërkurën, të enjten kanë reaguar të gjitha ambasadat e vendeve të Quintit (Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara), të cilat e kanë dënuar përdorimin e vazhdueshëm të dhunës, për siç e kanë quajtur ata, arritjen e qëllimeve politike dhe i kanë dhënë mbështetje Policisë.
Image result for ilir deda
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda, duke dhënë shpjegime për planin për zgjidhjen e situatës politike që ai së bashku me deputeten Vjosa Osmani e prezantuan sot në një konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me 28 Nëntor, data kur opozita ka thirrur tubim popullor, duhet të festohet se politika e Kosoves arriti një marrëveshje e s’duhet protestuar.
“Do kisha dashur që të fillojë dialogu i partive politike dhe që me 28 nëntor të festojmë bashkë që arritëm një marrëveshje për shkak se kjo ditë është e bashkimit e unitetit dhe do të ishte mirë që të kremtojmë bashkë”.
Ndër të tjerash ai tha se s’është koha që politikanët të bëjnë kalkulime politike, për shkak se vendi është në krizë e zgjidhja është e domosdoshme.
“Ne nuk kemi kohë për kalkulime politike dhe nuk mërzitem nëse do të jem në legjislaturën e ardhshme apo jo. Ne jemi deputetë tash, dhe në këtë kohë krize kemi përgjegjësi”.
‘Ne jemi duke e kryer obligimin kushtetues si deputetë. Herët ose vonë ata do të ulen rreth një tavoline dhe pse jo kjo të bëhet qysh tani, pse të humbim kohë?”, tha Deda.

*********

Kurti: Ose Republika e Kosovës ose Zajednica

Kurti: Ose Republika e Kosovës ose Zajednica
Pikërisht në ditën kur AAK dha shenja bashkëpunimi për çështjen e demarkacionit me pozitën, ish-lideri i VV'së ka publikuar një shkrim autorial.
Kurti argumenton kundër Zajednicës dhe rreziqet që sjell ajo për Republikën e Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë tekstin e Kurtit:
Në teori përmenden posaçërisht dy modele kushtetuese në një rregullim shtetëror demokratik. I pari është modeli i drejtësisë që nënkupton si bazë të drejtat e qytetarëve që do të duhej t’i sigurojnë ata nga sulmet dhe abuzimet e shtetit. Kurse, i dyti, është ai i konsensusit: ndarja e pushtetit, zgjidhja federale, ideja e Lijphartit për ‘demokracinë konsensuale’ që ka për qëllim stabilitetin dhe autonominë kulturore. Më tutje, në modelin e parë zakonisht ke një popull shumicë që vendos themelin dhe emrin e ngrehinës shtetërore por vullneti i të cilit kufizohet nga të drejtat e pakicave. Ndërkaq, te modeli i dytë që rregullisht përvetësohet nga shtetet e ndryshme federative kemi elementet e veçanta përbërëse si popuj a kombe pak a shumë të barabartë nën një kulm të përbashkët. Në rastin e parë, të drejtat e njeriut, të drejtat civile dhe ato politike shërbejnë herë si amortizues e herë vetëm si maskë e dominimit të shtetit komb. Në rastin e dytë, vazhdimisht kërkohen balanse delikate në mënyrë që forcat e veçanta centrifugale të mos e tejkalojnë gravitacionin e përgjithshëm të sistemit shtetëror.
Nga shkatërrimi i Jugosllavisë federative që nisi në fund të shekullit të kaluar dolën këto shtete kombe: Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia. Këto shtete janë para së gjithash shtete të sllovenëve, kroatëve, malazezëve, serbëve dhe maqedonasve, ndonëse në Mal të Zi malazezët janë veçse pakica më e madhe që përbën rreth 40% të popullsisë, në Maqedoni së paku një e treta e popullsisë janë shqiptarë, kurse në Serbi së paku 18% e popullsisë nuk janë serbë. Në anën tjetër, kemi edhe Bosnje dhe Hercegovinën e cila e pësoi më së shumti gjatë luftës por u bë një shtet federativ në të cilin një e treta e popullsisë që ishin serbë fituan gjysmën e territorit përmes Republikës serbe atje. Për të qenë më keq se kaq, Republika serbe sot e ka shndërruar Bosnje dhe Hercegovinën në një shtet jofunksional i cili po shkon drejt dështimit të sigurt. Marrëveshja e Daytonit e cila para dy dekadash ishte sajuar për ta ndalur luftën nuk po arrin ta mirëmbajë Bosnjen e për pasojë nuk do të arrijë ta mbajë as paqen.
Po Kosova, ku ndodhet në këtë mes vendi ynë i dashur? Kah po shkon njësia e dikurshme e federatës jugosllave ku filloi dhe (ende nuk) përfundoi shkatërrimi i Jugosllavisë? Cila është pozita dhe ardhmëria e shtetit që shpalli pavarësinë para gati tetë vjetësh? Kosova rrezikon të federalizohet përmes ‘Zajednicës’ së Serbisë duke iu bashkuar kështu Bosnjës, këtij shteti të par(e)alizuar e për të cilin diplomatët kurreshtarë vëjnë baste nëse do të shpërthejë para dështimit apo do të dështojë para shpërthimit. Nga të gjitha shtetet që dolën nga ish Jugosllavia, Bosnja dhe Kosova po mbeten humbëset më të mëdha: pa integritet territorial e sovranitet, me qytete të ndara si Mostari e Mitrovica, me nga një Serbi të vogël brenda si ‘Republika Srpska’ dhe ‘Zajednica’, me sundim ndërkombëtar sipër që s’të jep llogari, dhe, me papunësinë e varfërinë më të lartë në rajon. Dy shtetet kombe që të parat dolën nga ish Jugosllavia, Sllovenia e Kroacia tashmë janë bërë anëtare të Bashkimit Evropian. Tri shtetet kombe të tjera, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia janë asaj rruge. Bosnja dhe Kosova po ngelin në klasë, në të njëjtën klasë, me të njëjtën mënyrë. Sepse Kosova po e ndjek Bosnjen hap pas hapi.
Bashkësinë e 14 komunave të tyre në Bosnje, me planifikimin dhe ndihmën e Beogradit, serbët atje e formuan më 26 prill 1991. Më 9 janar 1992, ata e shpallën pavarësinë kurse me 28 shkurt 1992 e miratuan kushtetutën e tyre. Ndërkombëtarisht kjo u njihet me 14 dhjetor 1995 në Marrëveshjen e Daytonit, pas negociatave të cilat për çështjet e brendshme të Bosnjes, Alija Izetbegoviq i zhvilloi me Milosheviqin dhe Tugjmanin në Ohio të ShBA-ve. Ajo që u arrit në Bosnje dhe Hercegovinë përgjatë luftës e me luftë për katër vite e gjysmë, në Kosovë po realizohet më ngadalë në paqe. Le të themi, më së voni prej 2 shkurtit të vitit 2007 kur në Prishtinë ateroi Plani i Ahtisaarit që formonte dhjetë komuna të reja me shumicë serbe, e deri në ditët e sotme kur po përpiqen ta instalojnë ‘Zajednicën’ që i bashkon këto komuna në një pushtet paralel të një formacioni të ri. Pra, Serbia njëherë i ndau territorialisht dhe administrativisht serbët e Kosovës nga Kosova dhe tani po i bashkon ata, sërish territorialisht e administrativisht, kundër Kosovës. Kësisoj, Kosova i është nënshtruar forcave centrifugale teksa serbët e Kosovës atyre centripetale, gjë që po shprehet në pavarësinë pa substancë të Kosovës dhe në autonominë substanciale të ‘Zajednicës’.
Në këtë orvatjen federalizuese për shtetin e Kosovës përmes ‘Zajednicës’, sigurisht që duhet të shtypet shumica shqiptare e të fuqizohet pakica serbe. Kosova edhe mund të quhet vend e popullsi multietnike, por ajo s’mund të bëhet shtet multietnik pa dhunë mbi shqiptarët të cilët janë jo vetëm popullsi shumicë por përbëjnë plot 92% të popullsisë. Me 92% shqiptarë e me 6% serbë nuk ka kuptim ‘Zajednica’. Vetëm kur në ekuacion e fut edhe Serbinë, dialogun pa kushte me të dhe aspiratat e saj hegjemoniste, e sidomos me mirëkuptimin ndërkombëtar për mosnjohjen që Serbia ia bën pavarësisë së Kosovës, vetëm atëherë 6% serbë nuk janë më 6% por bëhen nja 25% me të drejtë vetoje. Asisoj, Serbia del e fituar në Kosovë edhe më shumë sesa në Bosnje: atje 33% të popullsisë fituan 49% të territorit, këtu 6% të popullsisë po fitojnë afër 25% të territorit.
Republikën serbe në Bosnje boshnjakët dhe kroatët e Bosnjes sigurisht se nuk mund ta heqin pa një luftë të re e ndoshta as edhe me një luftë të re. Natyrisht që ‘Zajednica’ e Serbisë në Kosovë nuk është identike me Republikën serbe në Bosnje. ‘Zajednica’ është para-shtet, tash për tash më i ngjashëm me ato që quheshin ‘Srpska Autonomna Oblast’ në Kroaci, si psh. Krajina, sesa me Republikën serbe në Bosnje. Mirëpo, ‘Zajednica’ është vetëm një hap larg Republikës serbe në Bosnje dhe për këtë hap asaj nuk do t’i duhet më Kosova. Qeveria e Kosovës i nevojitet Serbisë për ta bërë ‘Zajednicën’, ndërsa mandej nuk do t’ia ketë nevojën asaj për ta shndërruar ‘Zajednicën’ në Republikë Serbe. Me lidhjen politike dhe financiare me Serbinë, me kompetencat vendëse e ndërkombëtare që i fiton, me institucionet dhe administratën e saj, me përfaqësuesit dhe simbolet që do t’i përcaktojë vetë, ‘Zajednica’ ecën vetë në hapin e saj të fundit drejt edhe një Republike tjetër serbe në Ballkan. As Presidentja, as Qeveria dhe as Kuvendi i Kosovës nuk do të mund ta shpërbëjnë dhe as shuajnë ‘Zajednicën’ e Serbisë në Kosovë. ‘Zajednicën’ mund ta ndalim tash dhe vetëm tash, në hapin e saj të parafundit, e jo më vonë në hapin e saj të fundit. Ta parandalosh ‘Zajednicën’ në hapin e saj të parafundit do të thotë ta mbrosh Republikën e Kosovës. Ta ndalosh ‘Zajednicën’ në hapin e saj të fundit do të thotë të shfaqesh si një agresor i pamundur.
Përfundimisht, ose do të rrojë Republika e Kosovës ose do të instalohet ‘Zajednica’ e Serbisë, dmth. ose do të bëhet Republika e tretë e Kosovës (si republikë-për-zhvillim, pas republikës-për-rezistencë të 2 korrikut 1990 dhe republikës-për-shitje të 17 shkurtit 2008) ose do të bëhet republika e tretë serbe në Ballkan (si ‘Zajednicë’, pas Republikës serbe në Bosnje dhe vetë Republikës së Serbisë).
*********

Rexhep Selimi: Selia e Vetëvendosjes po mbahet e rrethuar nga policët civilë

Rexhep Selimi: Selia e Vetëvendosjes po mbahet e rrethuar nga policët civilë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se sot gjatë gjithë ditës, por edhe në orët e mbrëmjes selia e Vetëvendosjes po mbahet nën vëzhgim e policëve të uniformuar, por më shumë nga policët civilë.
Tutje Selimi ka thënë se ata janë në dijeni dhe pothuajse i kanë identifikuar personat që po qëndrojnë para selisë së Vetëvendosjes dhe se nuk janë të befasuar.
“Por ajo që ështe paqartë në këtë moment është urdhri i dhënë për një gjë të tillë. Kush i ka urdhëruar ata njerëz”, ka thënë Selimi.
Aktualisht policia është në kërkim të tre deputetëve të Vetëvendosjes, të cilët kanë fletë-arrest nga prokuroria e shtetit.
************

Limaj: Qeveria dhe Kuvendi e kanë humbur legjitimitetin
Kryetari i Nismës për Kosovën Fatmir Limaj ka deklaruar se ky Kuvend dhe kjo Qeveri e kanë humbur legjitimitetin e tyre.
Në një emision televiziv Limaj ka thënë se Kuvendi është kthyer në një organ mendim-marrës e jo vendim marrës siç duhet të jetë.
Limaj ka thënë se veprimet e opozitës në Kuvend janë veprime opozitare dhe se nuk ka ndonjë sinjal se partia e tij nuk I përkrah aksionet e partive opozitare, ndonëse asnjë deputet i kësaj partie nuk ka gjuajtur as me gaz lotsjellës as me diçka tjetër siç kanë bërë deputetët nga VV dhe AAK.

2015-11-19

Qeverisja dyvjeçare e Shpend Ahmetit,se realizon premtimet e dhena para popullit




Prishtinë, 18 nëntor – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë periudhës dyvjeçare të qeverisjes, i ka realizuar premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore në masën 38 për qind, derisa për t’i realizuar në dy vjetët në vazhdim i mbeten edhe 62 për qind.

Ahmeti i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore 36 premtime. Shifrat me përqindje të realizimit të premtimeve të dhëna nga kryetarit i Prishtinës Ahmeti dhe të premtimeve të kryetarëve të komunave të tjera të Kosovës, i ka nxjerrë nëpërmjet një analize Instituti GAP.
Image result for shpend ahmeti
Këtë institut e drejton Agron Demi, kurse deri në fitimin e pushteti në kryeqytet është udhëhequr nga kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti. Zonja e parë e Prishtinës - bashkëshortja e Ahmetit vazhdon të punojë në të njëjtën organizatë.
Image result for shpend ahmeti
Përfaqësuesi i këtij instituti, Bekim Salihu, ka thënë se nga 36 premtimet, që GAP i ka identifikuar dhe i ka monitoruar, Shpend Ahmeti ka pasur sukses në realizimin e premtimeve që kanë të bëjnë me ndryshimin e politikave, apo në mënyrën e qeverisjes. “Kurse ka ngecje në premtimet që kanë të bëjnë me buxhet dhe me projekte të infrastrukturës” ka thënë ai.

Image result for shpend ahmeti
 Sipas Saliuht, 38-përqindëshi llogaritet vetëm tek realizimi qind për qind i premtimeve të dhëna.

Image result for shpend ahmeti

Si premtime të realizuara qind për qind, qeverisjes së Ahmeti i janë adresuar depolitizimi i sistemit arsimor, duke përzgjedhur drejtorët e shkollave me participim të komunitetit; shujtën ushqimore falas’ aktivizimin e praktikës së garave sportive në shkolla; inventarizimin e shkollave për vendosjen e librave të nxënësve me qëllim të largimit të çantave të rënda; hapjen e prokurimit dhe bërjen transparente të procesit të prokurimit; ofrimin e certifikatave online; përzgjedhjen e stafit gjatë pranimit në punë në komunë në bazë të kodit dhe jo emrit; shtrirjen e decentralizimit administrativ brenda Prishtinës; shfrytëzimin e transportit publik për shkuarje –ardhje nga puna si kryetar komune; tregun në qendër të Prishtinës ku do të ekspozohen dhe shiten vetëm produktet vendore; ndalimin e ndërtimeve pa leje; zgjerimin e rrugëve me sistem të ndriçimit publik; transportin falas për pensionistët dhe heqjen e taksave administrative (vërtetimin e pronës) për rastet sociale.
Image result for shpend ahmeti
Në masën 50 për qind e tutje, sipas GAP-it, Ahmeti i ka realizuar: në secilën çerdhe/shkollë do të ketë psikolog, themelimin e kompanisë ‘Parking Prishtina” - 76 për qind); lirimin e trotuareve nga veturat -70 për qind; zonimin e qytetit për parkingje - 65 për qind; ngritjen e vendkalimeve për këmbësorë me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion - 70 për qind; formimi i Drejtorisë së Bujqësisë - 70 për qind; regjistrimin dhe evidentimin e pronës komunale - 50 për qind; ofrimin i qasjes online të tatimit në pronë - 70 për qind; shitjen e veturës “Audi Q7” e cila është pronë e komunës së Prishtinës - 50 për qind dhe investime në “Trafikun Urban”: vendosjen e GPS në secilin autobus, hartimin e hartës se lëvizjes se autobusëve në linjat urbane sipas rrugëve të qarkullimit dhe orarit të lëvizjes - 60 për qind.
Image result for shpend ahmeti
Nën masën 50 për qind i ka realizuar premtimet, si: çerdhe në çdo zonë të kryeqytetit - 37 për qind; hapje të bibliotekave të reja në Prishtinë - 1 për qind; çdo shkollë do të ketë ambulancën ose dhomën e ndihmës së parë - 40 për qind; Në të gjitha ndërtesat do të vendosen shkallët për dalje emergjente - 20 për qind; legalizimi i ndërtimeve të deritanishme – 46 për qind; rrënimi i objektit të ndërtuar pa leje afër selisë së PDK-së - 5 për qind; Prishtina qytet ku do të ketë 24 orë ujë të pijshëm - 45 për qind; terrene të përshtatshme sportive për të rinjtë - 20 për qind; restaurimi dhe promovimi i objekteve të trashëgimisë kulturore, historike dhe arkeologjike - 6 për qind.
Image result for shpend ahmeti
Me zero realizim është vlerësuar lirimi nga pagesa e ujit, deri në 18 mijë litra gjatë një muaji, për familjet nën asistencë sociale. Në këtë kuadër hyn edhe lirimi nga mbeturinat, i së njëjtës kategori.
Image result for shpend ahmeti
Kryetarët e tjerë të qendrave rajonale, ndërkaq, sipas analizës së institutit GAP i kanë realizuar premtimet e dhëna: Mimoza Kusari-Lila, e cila pushtetin në Gjakovë e ka fituar në kuadër të partisë së Behgjet Pacollit, AKR, llogaritet t’i ketë realizuar premtimet 2 për qind më shumë se Ahmeti. Ajo ka realizuar 40 për qind të premtimeve. Agim Bahtiri i Mitrovicës, që e ka fituar pushtetin nga e njëjta parti, i ka realizuar 35 për qind të premtimeve të dhëna.
Image result for shpend ahmeti
Muharrem Sfarqa në Ferizaj - 23 për qind; Lutfi Haziri në Gjilan - 31 për qind Ramadan Muja në Prizren - 27 për qind; Gazmend Muhaxhiri nga Peja, 33 për qind.
Image result for shpend ahmeti
Sami Lushtaku, si kryetar i Skenderajt, i cili më shumë ka qëndruar në gjykime nga marrja e mandatit llogaritet t’i ketë realizuar premtimet - 31 për qind. Refki Suma, i vetmi kryetar i zgjedhur si i pavarur nga subjektet politike i ka realizuar 40 për qind të premtimeve të dhëna gjatë fushatës.

Ragip Begaj në Malishevë, i cili vjen nga një parti e vogël, pak më e madhe se AKR-ja, i ka realizuar premtimet 38 për qind.
Image result for shpend ahmeti
Më së paku i kanë realizuar premtimet e dhëna: kryetari i Dragashit, Salim Januzi, i cili i ka realizuar sipas GAP-it vetëm 15 për qind; Svetislav-Ivanović (LS) në Novobërdë - 16 për qind si edhe Sokol Bashota, kryetar i Klinës - 17 për qind.







Kush  eshte Shpend Ahmeti ?

e-mail: Shpend.Ahmeti@rks-gov.net

images.jpg

Shpend Ahmeti ka lindur më 18 prill 1978 në Prishtinë.

Ka përfunduar studimet master në Politika Publike në Universitetin e Harvardit, SH.B.A, gjatë viteve 2002 – 2004, duke specializuar në Zhvillimin Politik dhe Ekonomik. Studimet universitare i ka përfunduar në Ekonomi dhe Administrim Biznesi në Universitetin Amerikan në Bullgari, gjatë viteve 1996 – 2000, duke specializuar në Ekonomi të Aplikuar dhe Administrim Biznesi.
Image result for shpend ahmeti
Gjatë kohës së studimeve 1999-2002, Shpendi ishte senator dhe më pas Kryetar i Qeverisë Studentore në Universitetin Amerikan të Bullgarisë , si dhe udhëheqës i komuniteteve të ndryshme (nga më shumë se dhjetë vende) përgjatë një periudhe të reformave në universitet. Në universitetet amerikane, angazhimi në Qeveri studentore është eksperienca që ndërthur dijen, organizimin, përballjen për mbrojtjen e të drejtave dhe përgjegjësinë e besimin nga shokët dhe kolegët.
Image result for shpend ahmeti
Prej vitit 2005 Shpendi është ligjërues i Politikave Publike dhe Politikave Ekonomike Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan këtu në Kosovë (AUK).

Përveç gjuhës amtare shqipe, Shpendi flet atë angleze, serbo-kroate, maqedone, bullgare dhe ka njohuri të gjuhës gjermane.
Image result for shpend ahmeti
Është fitues i disa çmimeve e shpërblimeve si World Bank Spot Award dhe i atij në European Debating Championships.
Image result for shpend ahmeti
Shpendi jeton në Prishtinë me bashkëshorten, Ardianën, dhe dy fëmijët, Tean dhe Anrin. Është Nënkryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Image result for shpend ahmeti

Përgjegjësitë e Kryetarit të Komunës

Kryetari i Komunës, në pajtim me dispozitat e LVL - së dhe Statutit të Komunës, është përgjegjës të:

a) përfaqësojë Komunën dhe vepron në emër të saj;

b) udhëheqë ekzekutivin e Komunës dhe administratën e saj dhe mbikëqyrë administrimin financiar të Komunës;

c) ushtrojë të gjitha kompetencat, të cilat nuk i jepen në mënyrë eksplicite Kuvendit të Komunës apo komiteteve të tij;

d) ekzekutojë aktet e Kuvendit të Komunës;

e) emërojë dhe shkarkojë zëvendësin e tij/saj;

f) emërojë dhe shkarkojë drejtorët, të cilët i ndihmojnë atij në kryerjen e detyrave;

g) organizojë punën dhe të drejtojë politikën e Komunës;

h) propozojë rregullore apo akte të tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;

i) propozojë zhvillimin komunal, planet rregulluese dhe investuese, propozon buxhetin vjetor për miratim në Kuvendin e Komunës dhe ekzekuton buxhetin e miratuar;

j) raportojë para Kuvendit të Komunës për situatën ekonomike – financiare të Komunës dhe për zbatimin e planeve investuese të Komunës, së paku një herë në gjashtë muaj, apo kurdoherë që kërkohet nga Kuvendi i Komunës;

k) kërkojë që Kuvendi i Komunës ta shqyrtojë një akt komunal para hyrjes në fuqi, kur konsiderohet se akti bie në kundërshtim me legjislacionin në zbatimin, apo interesin e komuniteteve;

l) mbikëqyrë administrimin e përgjithshëm financiar;

m) delegojë përgjegjësi te anëtarët e Këshillit të Drejtorëve dhe të mbikëqyrë zbatimin e përgjegjësive të deleguara;

n) të bëjë ndryshime në lidhje me funksionimin dhe numrin e drejtorive dhe funksionet e tyre në pajtim me legjislacionin në fuqi

o) të kryejë përgjegjësi të tjera të përcaktuara nga Kuvendi i Komunës.

The Telegraph: Kosova, vend i rrezikuar nga terrorizmi : Sulmi i fundit terrorist në Francë ka shokuar gjithë botën, kurse përveç Francës janë të kërcënuara edhe shumë vende të tjera për sulme të tilla.

Tabloidi britanik The Telegraph ka publikuar një hartë, në të cilën shfaqet më rrezikuara nga terrorizmi, transmeton Koha.net. Rrezikun e kanë bërë përmes ndarjes së ngjyrave.
Rrezik të lartë nga terrorizmi kanë rreth 30 vende të botës, kurse Kosova është në mesin e vendeve që përfshihen me ngjyrë të kuqe, që është mjaft e rrezikuar.
Vendet më të rrezikuara janë ato me ngjyrë të kuqe të errët, rrezik i “përgjithshëm” për vendet me ngjyrë të kuqe, “rrezik të theksuar” vendet me ngjyrë portokalli, kurse më së paku të rrezikuara janë ato me ngjyrë të verdhë.
Sulmi i fundit në Paris ka lënë 132 persona të vdekur.

Veterani luftëtar i UÇK-së nuk mund të jetë shfrytëzues i asnjë pensioni tjetër



 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) përmes këtij njoftimi njofton të gjithë veteranët e luftës së UÇK-së, të cilët kanë aplikuar për realizimin e pensionit sipas Ligjit Nr. 04/1-261 për veteranët e UÇK-së, ku përcaktohen të drejtat dhe beneficionet për këtë kategori dhe për anëtarët e ngushtë të familjeve të tyre se veterani luftëtar i UÇK-së realizon pensionin personal të veteranit luftëtar i UÇK-së sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj.

Veterani luftëtar i UÇK-së nuk mund të jetë shfrytëzues i asnjë pensioni tjetër nga skemat pensionale të financuara nga shteti. Në rast se veterani është shfrytëzues i ndonjë skeme pensionale në Republikën e Kosovës, duhet të përcaktohet se cilin pension dëshiron të shfrytëzojë.

Të gjithë ata veteranë që janë të punësuar në sektorin publik apo privat nuk kanë të drejtë të përfitimit të pensionit të veteranit të UÇK-së.
Në rastet kur veterani aplikon për pension personal të veteranit, por është shfrytëzues në ndonjërën nga skemat tjera pensionale, nënkupton se veterani është përcaktuar me vullnetin e tij personal dhe nëse i plotëson kriteret e parapara me ligjin e lartcekur dhe sipas U.A 01/2015, atij ose asaj do t'i ndërpritet pensioni tjetër dhe do të shfrytëzojë vetëm pensionin personal të veteranit të UÇK-së.

Raportuesja për Kosovën në Bashkimin Evropian, Ulrichke Lunacek u ka bërë thirrje partive opozitare në Kosovë që ta presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të kthehen në Kuvend.


“Apeloj përfaqësuesve të opozitës dhe Qeverisë që të mos vazhdojnë edhe më tej në eskalim të situatës. Partive opozitare iu rikujtoj në demonstratat tradicionale, e jo të dhunshme që kanë bërë kosovarët”, ka thënë ajo në një deklaratë për media, përcjell KSP
Lunacek ka thënë se tash është në çështja është në Gjykatë Kushtetuese vendimi i së cilës pritet të merret deri në janar të vitit të ardhshëm dhe deri atëherë partitë opozitare duhet që të kthehen në Kuvend.
Lunacek ka thënë se opozita duhet ta mundësojë që puna në Kuvend të vazhdojë siç është rasti rreth buxhetit, që duhet të miratohet për përmirësimin e gjendjes sociale dhe ekonomike të vendit. 

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...