2015-11-23

Paragjykimet e historiografisë serbe: «Shqiptarët janë serbë të arbanizuar»


Autorët e vjetër nuk janë marrë me shifra, por në një mënyrë tjetër, para së gjithash vizuale kanë «vërtetuar» prejardhjen serbe të shqiptarëve kosovarë. Madje ka të tjerë që shkojnë dhe më tej. Pos Skënderbeut edhe Lekë Dukagjini ka qenë serb, njashtu si të gjithë dukagjinasit, Shkodra ka «qenë gjithmonë serbe», malësorët janë «padyshim serbë».


Muzeu i Sk¨nderbeut në krujë.

Stereotipi për shqiptarët si serbë të urbanizuar – edhe pse në dukje është kontradiktor me stereotipin e mëhershëm për urrejtjen e lindur të shqiptarëve ndaj serbëve a për Skënderbeun serb – plotësisht është në përputhje me të nëse dihet se çfarë përmban definicioni i «konvertimit» për këtë pjesë të elitës së intelektualëve serbë. Intelektualët bashkëkohorë kryesisht japin numër të ndryshëm të «serbëve të arbanizuar». Sipas Samarxhiqit, në fund të shekullit XIX në Kosovë kanë ekzistuar 30 deri në 40 për qind «arbanas» me origjinë sllave, e kjo për të është «masakër të vërtetë» (Samarxhiq, 1989:253). Mladenoviq e ka ngritur numrin, duke thënë se dy e treta e shqiptarëve vendas në Kosovë janë me «origjinë serbe» (Mladenoviq, 1989:86), kurse Vesellin Gjuretiq thotë se në tërësi janë rreth 80 për qind (Gjuretiq, 1992:698).

«Vërtetimi» me të parë i prejardhjes së shqiptarëve

Autorët e vjetër nuk janë marrë me shifra, por në një mënyrë tjetër, para së gjithash vizuale kanë «vërtetuar» prejardhjen serbe të shqiptarëve kosovarë, gjë që ka kushtëzuar edhe mungesën e pronave të veçanta fizike, sipas, për shembull, të dhënave bullgare. Duke kaluar kufirin e Turqisë në rrugën drejt «Serbisë së vjetër», udhëpërshkruesi Milojeviq e ka përshkruar takimin e parë të tijin me popullsinë lokale: «Aty ke mundur ta shohësh llojin e pastër serb tek serbët e turqëzuar, e tash të ashtuquajturit arnaut. Lloji: përzierje e serbëve dhe osmanëve, shqiptarëve dhe osmanëve, shqiptarëve dhe serbo-osmanëve dhe ciganëve, etj., me një fjalë, aty ka pasur pjesëtarë të të gjithë popujve, të cilët si ujq të uritur i sollën në këtë tokë të vërtetë dhe të pastër serbe. Bastardë, të bardhë, të zi dhe të kuq, të cilët nuk kanë numër; papastërti, mbeturina, neveri, përzierje e të gjithë erërave të këqija në një, shikime të egra, si të çuditur dhe të dhunshëm, kanë lënë përshtypje të tmerrshme tek ne, nëse mund të shprehemi se si ka qenë, aty ka pasur edhe më shumë neveri e të vjella, sesa që ka pasur frikë, tmerre, të mira e të bukura».

Autori vazhdon duke thënë se është e çuditshme tek këta «serbë të turqëzuar» që i bëjnë lajka dhe «i tradhtojnë osmanisht dhe aziatikisht, kur bëhet fjalë për interesat e tyre. Kur kjo ndodh, e lënë anash dukjen aziatike, dhe kthehen në serbin e vërtetë: bëhen seriozë, zyrtarë, të fryrë, etj., që as osmanlinjtë, as aziatikët nuk i kanë: sepse këta janë më të njerëzishëm dhe gënjeshtar sa i përket gjërave që atyre u interesojnë» (Milojeviq, 1871:103-104). Në përgjithësi duke urryer më shumë «serbët e turqëzuar» sesa shqiptarët, ai thoshte se muhemedanët e Vushtrrisë «janë banditët, dhunuesit dhe gjakpirësit më të mëdhenj dhe më të tmerrshëm të serbëve» edhe pse ata «nga serbët nuk dallojnë as në lloj e as në të folur». Sipas tij, në Kosovë nuk ka shqiptarë të vërtetë, sepse të gjithë janë serbë të arbanizuar», që e argumenton me «llojin e tyre të vërtetë dhe të pastër». Njërin nga ato e përshkruan si të kujdesshëm, trim, të mençur, «të paktën tash për tash», në çdo gjë i ndershëm dhe me karakter: «Kishte sjellje të pastër e të vjetër serbe. Ai nuk kishte ngurtësi dhe fryrje të tepruar aziatike, as përulje, lajka dhe zvarritje të tepruar si majmun ose rob». Edhe në përshkrimin fizik «lloji i pastër dhe i vërtetë serb», domethënë që ka qenë «më i gjatë se 7 shputa», me fytyrë të gjatë, ballë të lartë, hundë të gjatë e të drejtë, «nofulla e poshtme e zhvilluar si duhet, sytë mesatarisht të kaltër». Duke harruar në vlerësimet e mëhershme të «karakterit» të fituar nga osmanët, në shqyrtimin e politikës shtetërore ka kërkuar «vetëm punë të zgjuar» me të cilin «gjithë këta njerëz do të ktheheshin nga ne dhe do të na ndjekin vëllazërisht», sepse vetëm kështu «përgjithmonë do t’i ktheheshin fesë së vjetër» (Milojeviq, 1872:78, 117, 123).

«Serbët e fshehur»

Edhe udhëpërshkruesi Gopçeviq ka zhvilluar teza për shqiptarët si serbë të arbanizuar dhe praninë e «kripto-serbëve» dhe «serbëve të fshehur» mes tyre. Edhe pse thoshte se «popullata arbanase nuk ekziston pos si term gjeografik», se «arbanasit» janë në të vërtetë «skipetarët» sepse «arbanas mund të jetë edhe serbi edhe turku, greku ose hebrenjtë», dhe se shqiptarët e epërm «nuk i takojnë skipetarëve, por popullatës serbe», si edhe në kohën e Skënderbeut, megjithatë ka konkluduar se «ajo çfarë ka ekzistuar më herët nuk ka aspak vlerë për politikën, por vetëm ajo që ekziston sot», por pasi shqiptarët «nuk duan të dinë për asnjë lloj bashkëjetese me serbët, do të ishte qesharake nëse këta do të gëzonin të drejtën për tokë arbanase» (Gopçeviq, 1890:208–209).

Interesi për shqiptarët – politika e jashtme e Serbisë

Është e natyrshme që interesi për shqiptarët ka filluar të rritet nga fillimi i shekullit XX, veçanërisht duke pasur parasysh nevojat e politikës së jashtme të Serbisë. Për këtë arsye, teza për shqiptarët si serbë të arbanizuar dhe rëndësia e kësaj «njohurie» për të tashmen jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipërinë Veriore ka qenë mjaft e gjerë. Sipas kontroversës «prejardhja e njëjtë etnike/karakteristikat më negative racore» nuk ka ekzistuar asnjë ndarje, edhe pse ajo ka qenë në mospërputhshmëri të plotë me tezat për bazën biologjike dhe racore të «afërsive» etnike. Pa asnjë lloj konsiderate ndaj «afërsive etnike», sipas rregullave karakteristikat janë pikturuar vetëm me ngjyra të zeza, veçanërisht nëse është dashur të dëshmohet paaftësia e tyre për jetë të pavarur shtetërore.

Edhe pse i quante «arnaut të egër», «skipetarë të egër» dhe ngjashëm, kryesisht edhe sipas Ivaniqit, shqiptarët janë serb të arbanizuar (Ivaniq, 1906:543). Haxhi-Vasileviq thoshte se nuk kanë ndërgjegje kombëtare (Haxhi-Vasileviq, 1909b:179), por edhe pse «pas Zotit njohin edhe sulltanin», megjithatë vinë deri tek ndërgjegjja për kombësinë e vet sepse gjithmonë e dinin se nuk janë turq dhe se «turqit i urrejnë tmerrshëm», por po mos të ishin të së njëjtës fe, do t’i urrenin më shumë se serbët (Haxhi-Vasileviq, 1913a:141). Megjithatë vlerësonte se janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve sesa të turqve, sepse çdo gjë që ka «rënë nga baza jonë kombëtare» me procesin e asimilimit, gjithçka ka «dështuar në arnautët», «ata janë arnautët tanë» dhe «ajo përqindje e gjakut tonë» në tërësi «është e humbur për tërë popullin tonë» (Haxhi – Vasileviq, 1924:65).

Jovan Tomiq ka menduar ndryshe. Edhe pse, për të, elementi «më i keq» i shqiptarëve është krijuar nga serbët e arbanizuar, megjithatë ka besuar se ka shpresë për ata sepse «vjedhja do të ndalej së qeni profesioni i tyre, gjë që e kanë mësuar ta bëjnë nga arnautët e vërtetë dhe t’i kthehen profesionit të paraardhësve të vet të vyeshëm, që atdhe kanë pasur hambarin dhe kopshtin» (Jovan Tomiq, 1913b: 65, 92).

Sipas Tom Oraovac krejt «klanet, fiset dhe bajrakët nuk i lidh një vetëdije kombëtare, sepse dihet, por edhe ata e dinë, se nuk i lidh një gjak, prejardhje traditat e njëjta sepse dihet se ata e dinë se kush i lindi kush linden». Me stil të njëjtë vazhdon duke thënë se Lekë Dukagjini ka qenë serb, njashtu si të gjithë dukagjinasit, Shkodra ka «qenë gjithmonë serbe», malësorët janë «padyshim serbë», si dhe Mirditasit, Shalajt, Gashët, Berishajt, Hotët, Klimentasit, Kastratët dhe tjerët të cilët «edhe vetë në ditët e sotme e pranojnë se janë me prejardhje serbe, e të cilët as me tradita, as me karakteristika e as me trimëri të llojit serb nuk mund të quhen arbanas» vetëm sepse «për shkak të fatit është dashur ta pranojnë gjuhën e shqiptarëve, që nuk është dhe nuk mund të jetë matës për përcaktimin e kombësisë arbanase, kur aso lloj kombësie nuk ekziston, sepse ky është një emërim i pagëzimit, pra term gjeografik, që nuk mund të zgjidh çështje të kombësisë». Ai ka ardhur në përfundim se «lahutat tregojnë» se ata kanë qenë dhe se edhe sot «nuk janë as arbanas, as arnaut, as shqiptarë, por serb të pastër dhe të zakonshëm» (Oraovac, 1913:5, 12–25).

Skënderbeu ka qenë «pasardhësi i fundit serb»

Teza për «Skënderbeun serb» është pjesë përbërëse sa i stereotipit për «prejardhjen» e serbëve, aq edhe i atij për paaftësinë e shqiptarëve për jetë shtetërore. Ajo është dashur që fillimisht ta shpjegoj këtë «përjashtim» historik nga rregullat e jetës fisnore dhe të paorganizuar dhe mungesës së dëshirës për shtet. Ashtu si për autorët bashkëkohorë që është relevante se Skënderbeu është «me prejardhje serbe» (Mladenoviq, 1989:75), përkatësisht për atë se Skënderbeu «ka qenë i Ballshajve, nënën e ka pasur të Ballshajve» (Diskusija, Sheshel, 2000:259), ashtu edhe për shkrimtarët e vjetër ka qenë e një rëndësie të veçantë kombëtare që të dëshmojnë të ngjashmen, duke mos përfillur atë që sipas së njëjtës logjikë cilësdo dinasti mesjetare do të mund t’i mohohej përkatësia ndaj çfarëdo subjektiviteti bashkëkohorë kombëtarë.

Edhe për autorët e vjetër, Skënderbeu ka qenë serb e «shokët e tij të luftës nuk janë skipetarë, por serbë» (Gopçeviq, 1890:209); Skënderbeu ka qenë «pasardhësi i fundit serb» i cili ka sunduar në territore «që janë të populluara me serbë», e mbrojtësit shqiptarë i kanë sugjeruar shqiptarëve që «Djuragj Kastriotiq» ka qenë shqiptar, derisa ai përndryshe, «sipas historisë kritike, edhe nga ana e babait dhe e nënës, ka qenë serb» andaj ky «sugjerim» është vlerësuar si i barabartë me rrëmbimin bullgar «të krenarisë së popullit serb, Mbretit Marko» (Haxhi-Vasileviq, 1906:61). Në librin e shkruar më vonë nga i njëjti autor, ai megjithatë ka pranuar se Skënderbeu është i shqiptarëve, me konstatimin se «për heroin e tyre popullor Skënderbeun, nuk dinë asgjë më shumë, vetëm se ka jetuar dhe sunduar në një kohë të panjohur dhe që nuk mbahet mend» (Haxhi-Vasileviq, 1909a:22).

Vladan Gjorgjeviq duke «e vërtetuar» se Skënderbeu ka qenë Gjorgje Kastriotiq, pra serb, plot skrupull thotë: «Po sikletosemi që edhe këtë trim të vetëm, të cilin arnautët pas mijëra viteve mezi e kanë fituar, duhet ta përvetësojmë, sepse në luftën tonë gjashtëshekullore nga Kosova deri te Kumanova ne kemi aq shumë trima, e ky as që do të na duhej. Por ne nuk mund të lejojmë që për dashurinë e arnautëve të falsifikohet historia». As ushtria e Skënderbeut, sipas Gjorgjeviqit nuk ka qenë e përbërë nga «arnautët» por nga serbët (Gjorgjeviq, 1913:38-40). Edhe autorët tjerë si në kor kanë përsëritur që shembulli i Skënderbeut nuk shkon në dobi të shqiptarëve, sepse «edhe ai, domethënë, i vetmi hero nuk është plotësisht arbanas, gjak i pastër arbanas, por, një gjysmë serb» (Balcanikus, 1913:26); që Skënderbeu është «hero i madh serb» që vetëm njërën gjyshe e ka pasur nga familja Topi, domethënë shqiptare, por edhe për Karl Topin ende nuk është «sqaruar» a ka qenë shqiptar (Oraovac, 1913:25).

Olivera Milosavleviq (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e dytë e një punimi të gjatë të Milosavleviq mbi raportet serbo-shqiptare.

Ish-shefi i zbulimit ushtarak ne Maqedoni Goran Sofeski ,gjendet i vdekur në rrethana misterioze


Ish-shefi i Zbulimit Ushtarak në Maqedoni, Goran Sofeski, është gjetur i vdekur në rrethana të panjohura në malet e rajonit të Kërçovës.

Sipas disa mediave opozitare maqedonase, Sofeski ka qenë në konflikt me ish-shefin e shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov  dhe ishte një nga përkrahësit e opozitës, duke qenë edhe truprojë i ministres aktuale të Punëve dhe Politikave Sociale nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski.




  • Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe së fundi kishte komunikuar vetëm me babanë e tij

Sofeski prej mbrëmë ishte shpallur i zhdukur dhe së fundi kishte komunikuar vetëm me babanë e tij. Por pas kërkimeve intensive, trupi i tij i pajetë u gjet nga gjuetarët lokalë dhe policia.  Sofeski ishte një nga ekspertët e sigurisë dhe zyrtari që kishte zbuluar disa afera në ushtri, përfshirë edhe rastin e kontrabandimit me armë.

Viteve të fundit 44-vjeçari ishte transferuar në disa kazerma dhe kishte pozita të ulëta në ushtri. Nga ana tjetër, raportohet se Sofeski ka pasur edhe probleme me zemrën.

Historianja serbe Olivera Milosavleviç : Mjaft më me gënjeshtra, shqiptarët janë autoktonë







Olivera Milosavleviç (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd


Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i përhapuri ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve, shkruan historianja serbe, Olivera Milosavleviç.

Teksti i mëposhtëm është është nxjerrë nga një punim i gjatë i historianes mbi raportet serbo-shqiptare:

“Me politikën pushtuese të qeverisë serbe ndaj arbanasve, në kufirin perëndimor të Serbisë janë krijuar marrëdhënie të tilla që në të ardhmen e afërt vështirë mund të pritet paqe dhe gjendje stabile […] shtypi ynë, në një garë katastrofale për të ndihmuar një politikë të referuar dhe ekzekutuar në mënyrë të neveritshme, me muaj dhe vite (ka) përhapur mendime tendencioze për arbanasit […]

Ky është edhe sot mjeti i vetëm me të cilin shtypi shovinist krijon te populli serb urrejtjen ndaj arnautëve “të egër”, duke fshehur, si nepërka këmbët e egërsirës, atë që populli serb ka bërë ndaj tyre. […] Ballkanicus dhe dr. Vlladan [Gjorgjeviçi] kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. […] me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. […]

Zelli i Ballkanicusit për nënvlerësimin e popullit arbanas si racë shkon deri aty ku rolin historik të Skënderbeut ia atribuon origjinës nga serbja Vojisllava” (Dimitrije Tucoviç [1914] 1980:17-44).

Nuk mund të mohohet se sot shqiptarët konsiderohen si “armiqtë” më të mëdhenj të serbëve. Në qoftë se këtë mund ta shpjegojmë lehtë me ngjarjet aktuale politike dhe me përshkrimin e “karakterit” të tyre nga mediat e pahijshme, është e nevojshme që më seriozisht të analizohen arsyet e përbuzjes së tyre që, ndonjëherë haptas e ndonjëherë fshehurazi, iu janë të ekspozuar gjatë gjithë shekullit XX. Intelektualët bashkëkohorë shkruajnë për shqiptarët kryesisht brenda stereotipit për urrejtjen e “lindur” të tyre ndaj serbëve dhe dëshirës për shkatërrimin e tyre, i cili është produkt i “tipareve”, “primitivizmit” dhe “grabitjes” së tyre dominuese. Autorët e vjetër, megjithatë, kanë insistuar edhe në një element. Kanë tentuar, mes tjerash, që të dëshmojnë se paaftësia e shqiptarëve për një jetë të pavarur shtetërore, përsëri vjen si pasojë e tipareve të tyre në “karakter”.

Ata pohonin se fiset shqiptare nuk kanë nevojë për shtet e as aftësi që të konstituojnë kombin e vet. Andaj, në përputhje me nevojat shtetëroro-politike të Serbisë, zgjidhjen e kanë parë në ndikimet kolonizuese fisnore të cilat, me përfshirjen e shqiptarëve dhe territoreve të tyre në shtetin serb, do të mundësonin trajnimin e tyre për një jetë të civilizuar. Në këtë kuptim, klasifikimi i stereotipave nënçmuese për shqiptarët do të mund të bëhet në këtë mënyrë: “Shqiptarët i urrejnë serbët”: ata kanë veti specifike në “karakter” nga të cilat rrjedh kjo urrejtje; shqiptarët janë konvertuar në masë të madhe, të ashtuquajturit serb të arbanizuar, me të cilat shpjegohen edhe dy “vetitë” e mëhershme. Me këto vlerësime bashkëkohore me rregull shkojnë edhe ato që gjatë gjithë shekullit kanë variuar për shqiptarët të cilët nuk e kanë konstituuar kombin dhe të cilët nuk kanë aftësi civilizuese për organizimin e shtetit të pavarur, e produkti i stereotipit të fundit është edhe argumenti se Skënderbeu është serb.

Me emrin shqiptar, nga mesi i viteve tetëdhjetë, në veçanti janë përdorur fjalët “gjenocid”, “shtypje”, “plaçkitje”, “dhunim”, andaj konotacion negativ ka mbajtur çdo përmendje e pakicave kombëtare në fjalimet politike dhe private. Pas librit për Kosovën të autorit Dimitrije Bogdanoviç të vitit 1985 dhe intervistave të tij të shpeshta po atë vit, të shkruarit për shqiptarët nga ana e intelektualëve serbë, ka qenë e pranueshme vetëm nëse është shkruar në drejtim të dëshmimit të “gjenocidit të planifikuar” ndaj serbëve, ku vetë Bogdanoviç së shpejti është tejkaluar në të ngarkuarit negativ ndaj objektit të analizës.

Bogdanoviç ka riaktivizuar argumentin e vjetër se vendosja e shqiptarëve në tokat serbe nga shekulli XVII deri në kohën tonë, ka lënë “gjurmë të përgjakshme të dhunës në ndërgjegjen historike të popullit serb”, derisa e ka shtjelluar me shembuj shtypjen individuale, plaçkitjen, masakrat dhe “dëbimin e serbëve nga toka e tyre”, si dhe me argumente që baza e dëbimit te shqiptarët duhet të kërkohet në islamizimin e tyre të përcjellë me asimilim dhe “dhunë brutale”.

Ashtu, sipas tij, populli serb është bërë viktimë, jo vetëm i një elementi, por edhe i një “plani për shkatërrimin e tij fizik”. Përhapja e një fotografie të tillë negative në një popull të tërë është bërë përmes vlerësimit të lëvizjes politike shqiptare si “agresive, pushtuese, revanshiste, konservative dhe nacionaliste”, qëllimet e të cilit janë që të shkatërrohet populli serb “me ndihmën e vrasjeve, dëbimit, fshirjes së ndërgjegjes historike”, dhe “ta përvetësojnë tokën serbe” që “me plan ta thyejë dhe rrethojë popullin serb”.

Sipas Bogdanoviçit, teza për prejardhjen ilire të shqiptarëve është raciste sepse me të përcaktohet e drejta e tyre agrare për territoret. Përveç kësaj, duke folur për migrimin e serbëve në Ballkan, për kohën që e shënon si parahistori të shqiptarëve, ai përmend paraardhësit e shqiptarëve duke mos e përcaktuar kush kanë qenë ata (Bogdanoviç [1985] 1990:29–31,139,154,318–325,443–445).

Për Radovan Samarxhiç, “arbanasit“ qysh në shekullin e XVI kanë qenë në ekspansion përderisa turqit janë ata të cilët “ua turrin” serbëve “që si pykë shkatërruese të futen në atdheun e tyre të vjetër”. Sipas tij, shqiptarët kanë shtypur popullin serb me “vrasje, plaçkitje, me djegien e tërë fshatrave, me vjedhjen e tokës dhe islamizim të dhunshëm” (Samarxhiç, 1989:123,253). As për Marko Mladenoviç, shpesh të pranishëm në publik, gjenocidi dhe aparteidi në Kosovë nuk janë të kontestueshëm, e tregimi për prejardhjen ilire është “mjegull arkeologjike” me qëllim që të pretendojnë të drejtën e tyre për “gjoja atdheun e paraardhësve prehistorikë të shqiptarëve të sotëm”. Ai thekson se deri në shekullin XVII në Kosovë nuk ka pasur shqiptarë, e që deri në Luftën e Dytë Botërore nuk kanë qenë shumicë. “Persekutimi i serbëve nga Kosova e Metohia shtrihet nga të padisiplinuarit deri tek ballistët, pra nga islami deri tek nacionalizmi ekstrem” (Mladenoviç, 1989:63–69).

Sipas këtyre intelektualëve, nuk kontestohet as shfrytëzimi i fëmijëve për qëllime politike. Dallimi qëndron vetëm në kahun e përdorimit të tyre. Përderisa Bogdanoviç e sheh shfrytëzimin e fëmijëve shqiptarë në “nxitjen” e tyre për të sulmuar fëmijët serbë (Bogdanoviç [1985] 1990:312), Mladenoviç e sheh atë në shfrytëzimin e tyre për të arritur dominimin në numër tek shqiptarët (Mladenoviç, 1989:86).

Atanasije Jevtiq thotë se qëllimi i shqiptarëve në Kosovë ka qenë prej kohësh ky: “Sa më shumë tokë, sa më shumë fëmijë dhe sa më shumë armë”, duke theksuar në veçanti “se fëmijët shqiptarë jo vetëm që janë “manipuluar, por në thellësi janë mbushur me urrejtje për gjithçka që është serbe dhe krishtere në Kosovë dhe Metohi”, duke ia atribuuar këtë prindërve, mësuesve, “frymës primitive fisnore” dhe “frymës myslimane” (Jevtiç, 1992:542–544).

Derisa, sipas Bogdanoviçit, shqiptarët kanë qenë mjet në duart e turqve, sipas Nikola Samarxhiçit ata kanë qenë mjet në duart e Kurisë Romake, e cila “ka i llogaritur njerëz me fe të dobët, që e shkelin fjalën e dhënë, e të cilët ajo, pa shumë mundime, do t’i kthente në katolikë”. Duke dhënë karakteristikat e veta për shqiptarët, Samarxhiç përmend “natyrën e egër të arbanasve”, “fuqinë fantastike për riprodhim”, “urrejtjen çnjerëzore”, “orgji të përgjakshme” (N. Samarxhiç, 1990:56, 60).

Përndryshe, gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiçit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiçin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe” që me mizori, grabitje dhe plaçkitje të terrorizojnë popullsinë serbe.

Duke pranuar tezën se me traditë dhe me akumulimin e përvojës krijohen predispozita të caktuara biologjike dhe nacionale, ai thekson se gjitha shtresave të popullsisë shqiptare “i ka hyrë në gjak dhuna, por edhe urrejtja ndaj popullsisë serbe, e cila është fajtore që është gjallë”. Analiza e ngjarjeve historike si “kthimi i borxheve” këtu ka ardhur më direkt në pah. Edhe pse e pranon se shqiptarët në Mbretërinë e Jugosllavisë “nuk kanë qenë adhurues të regjimit”, megjithatë Joviçiç konstaton “se as për së afërmi nuk i kanë larë borxhet në mënyrë adekuate që i kanë ndaj popullsisë serbe gjatë pushtimit turk”. Në të njëjtin stil të historisë së merituar dhe pamerituar është edhe konstatimi se, duke pasur parasysh përvojat nga e kaluara, “pakicat shqiptare në Serbi, thënë thjesht, nuk e kanë merituar autonominë e vet”.

Përkundrazi, atë (pakicën shqiptare) “sipas mendimeve të ndryshme” është dashur që në vitin 1945 “ta vendosin në një karantinë të veçantë” ku ajo do të detyrohej që të ofrojë dëshmi që është e gatshme për bashkëjetesë të civilizuar, e mandej t’u jepet autonomia. Shqiptarët janë “armiqtë e gjakut të Serbisë dhe serbëve”, janë bartës të “shovinizmit dhe racizmit agresiv”, që dëshmon për “pamundësinë e krijimit të kushteve për bashkëjetesë normale të pjesëtarëve të etniteve të ndryshme në Kosovë dhe Metohi”. Ata ndiejnë “urrejtje të thellë ndaj Serbisë dhe serbëve”, e “sjelljen e tyre genocidale” e kanë “punë shekullore”. Zgjidhjen e këtij problemi autori e sheh në ndryshimin e fotografisë ekzistuese etnike të krahinës me kthimin e të dëbuarve, me popullim të ri dhe suspendim të autonomisë ekzistuese në kohë të caktuara (Joviçiç, 1991a:138–139,143–146,151–153).

Autorët bashkëkohorë shkruajnë për “inferioritetin historik të shqiptarëve” (Dragiç Kijuk, 1992: 411); për “gjenocidin e hapur ndaj popullit serb”, për të cilën gjë gjatë shekullit XIX janë përdorur “plaçkitje, vrasje, përdhunime dhe rrëmbim të grave, të cilat më vonë janë konvertuar në islam” (Batakoviç, 1992a:453); për mostolerancën etnike dhe fetare ndaj serbëve e cila ka qenë “në themelet e gjitha lëvizjeve arbanase” (Batakoviç, 1991:38); për “bujën agresive dhe shkatërruese ndaj çdo gjëje që ishte serbe”, ashtu siç ka qenë “gjithmonë sjellja e tyre, okupuese dhe përvetësuese” (Jevtiç, 1992:542).

Duke iu referuar historisë shekullore të marrëdhënieve “serbo-shqiptare”, sot thuhet se “paraqitja e egër e agresive e nacionalizmit e separatizmit shqiptar rregullisht ndodh kur çrregullohet baraspesha demografike”, që është në natyrën “e organizimit primitiv fisnor” (Glushçeviç, 1992:620), si dhe që shqiptarët në persekutimin e serbëve kanë qenë “më radikal dhe më mizor nga të tjerët: ata kanë përdorur mjetet më brutale, sipas traditës së vet muhamedano-turke dhe fashisto-balliste” (Qosiç, 1992a:64).

Qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX, stereotipi negativ për shqiptarët ka qenë i shprehur në një sërë librash të autorëve serbë pa ndonjë redaktim të veçantë shkencor. Më i zgjeruar ka qenë, sigurisht, ai për urrejtjen ndaj serbëve. Madje edhe Haxhi Serafim Ristiç i ka përmendur shqiptarët si “armiqtë më të këqij të fesë së krishtere dhe torturuesit më të zinj të të rinjve të shkretë” (Ristiç, 1864:40), kurse Radosavljeviç Bdin, me disponim të gjerë patriotik, duke numëruar mjetet që gjithë armiqtë e serbëve (komshinjtë) i përdorin në punën e përbashkët për shkatërrimin e serbëve, për shqiptarët shkruan se kanë përdorur “thika, pluhur dhe plumb” (Bdin, 1903:15).

Haxhi-Vasileviç i ka vlerësuar arnautët si “kundërshtarët më të flaktë të serbëve” (Haxhi-Vasileviç, 1906:61), “armiqtë e serbëve” (Haxhi-Vasileviç, 1909a:2), duke thënë se “serbët i vlerësojnë arnautët si armiqtë më të mëdhenj të tyre. (Haxhi-Vasileviç, 1913a:143). /DialogPlus/

(Olivera Milosavleviç (1951-2015) ka qenë historiane serbe dhe ligjëruese në Fakultetin Filozofik në Beograd. Është e njohur për qasjen kritike ndaj historiografisë bashkëkohore serbe dhe thyerjen e miteve kombëtare të përhapura në librat e historisë. Teksti i mësipërm është pjesa e parë e një punimi të gjatë të Milosavleviç mbi raportet serbo-shqiptare)

Kalifati i ISIS-it dhe Shqipëria


Gani Elezi


Ashtu sikurse është shkruar në mediat botërore, në territore të kontrolluara nga grupi i ISIS (me përbërje suite) në Irak dhe në Siri, u krijua Kalifati i Shtetit Islamit të Irakut dhe Levantit. Kreu i këtij shteti, i vetëshpallur kalif, është Abu Bakr al-Siddiq. Çdo të thotë një zhvillim i tillë? Në shekullin XXI, feja po kërkon të jetë, jo vetëm kombformuese, si insiston të jetë, për shembull, ortodoksia në Greqi, në Serbi, Rusi, etj. por edhe shtetformuese, çka do të prishë balanca të mëdha botërore. Ideja e krijimit të shteteve në bazë të besimeve fetare do ta fuste botën në një konflikt të përgjakshëm me pasoja katastrofike. Aq më keq, kur pas këtyre kalifateve islamike fshihen grupe interesi rajonale dhe globale. Një krijesë e tillë, një shtet islamik në formën e kalifatit, që me një të rënë të lapsit, zhbën tërësinë territoriale të disa shteteve, godet interesa të mëdha gjeopolitike dhe strategjike të një sërë aktorësh globalë. Këto zhvillime janë çështje emergjente në të gjithë tavolinat e diplomacisë botërore, sidomos të shteteve të fuqishme si SHBA-të, BE-ja, Rusia, Kina, etj.




 Ndërsa ne, nuk kemi as qasje dhe as fuqi të futemi aktivisht në këtë duel diplomatik, mbase edhe ushtarak. Ajo që na mbetet të bëjmë, është të nxjerrim përfundime lidhur me ndikimin e zhvillimeve të tilla në Shqipëri dhe në rajonin rreth saj. Pas krijimit të këtij lloj shteti fetar, të këtij kalifati, ne nuk mund t’i marrim më me “shaka” pretendimet e disa myslimanëve tanë se “nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar, por njohin vetëm Sheriatin”.

Image result for cka eshte isis

Aq më keq që vendi ynë konsiderohet si pjesë e hapësirës “myslimane” të Ballkanit, të Europës Juglindore, zonë në të cilën feja islame tenton të zërë një vend të veçantë, edhe për arsye të së kaluarës sonë fetare. Bashkëjetesa jonë fetare i përjashton konfliktet mes besimeve të ndryshme; përjashton çdo veprim të ndërmarrë nga cilado fe për të krijuar kësisoj shtetesh me bazë fetare. Mbi fenë, shqiptarët gjithmonë kanë vënë kombin. Kështu do të bëjnë edhe në ditët e sotme. Çështja është që në ujëra të tilla kërkojnë të na fusin të tjerë, ata që u intereson që Ballkanin ta ndajnë, jo në bazë të kufijve politikë, të gjithë pranuar edhe ndërkombëtarisht, por në bazë të besimeve fetare, duke e përdorur në interes të strategjive të tyre afatgjata. Dhe nëse ndodh një situatë e tillë, Shqipëria do të gjendet shumë e rrezikuar.

Çfarë është Kalifati?


Kalifati ne gjuhen arabe

Pjesa më e madhe e perëndimorëve kanë një ide të zbehtë të asaj çfarë Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë së Madhe (ISIS) pretendojnë të kenë ngritur në banesat dhe vendet shkretëtinore që ato kontrollojnë.

Por çfarë është Kalifati?

Në thelb, Kalifati është mënyra se si muslimanët organizonin veten e tyre pas vdekjes së profetit Muhamed. Gjatë jetës së tij, profeti Muhamedi (myslimanët e njohin si i dërguari i Zotit), shërbeu edhe si udhëheqës fetar edhe si sundues i përkohshëm të legjioneve të vizatuara nga mësimet e tij. Por kur Profeti vdiq në vitin 632 pas erës sonë, ai nuk la trashëgimtar, dhe u bënë kërkime për një pasardhës të tij – gjë që shpjegon ekzistencën e kalifit. Kalifati (ose pasardhësi) është ai që sundon dhe qeveris duke pasur pushtet mbi besimtarët. Konkursi për kalif duhet të bëhej nga ata që ishin afër Profetit, dhe ndiqnin mësimet e tij. Ata formuan traditën Sunni të Islamit. Shiitët ndaluan së zgjedhuri kalifë qysh herët, por në traditën dominuese Sunni, zyra mbante autoritet të lartë fetar dhe politik. Këto dy pushtete të ndërthurura sëbashku mbanin bazat e perandorisë aty ku zgjidhte Kalifi: në Bagdad, Damask, ose së fundmi në Stamboll, vend nga i cili sulltanët osmanë qeverisën perandorinë e tyre të shtrirë nëpër tre kontinente për më shumë se 500 vjet.

Por Perandoria Osmane kapitulloi në Luftën e Parë Botërore, dhe toka e mbetur e saj u nda sipas dëshirës së fitimtarëve europianë : në komb-shtete. Dhe kur ndodhi kjo, komb-shteti Republika e Turqisë u veçua në gadishullin e Anadollit që ishte edhe zemra e Perandorisë së asaj kohe.

Themeluesi i saj, Mustafa Qemal Ataturku, e shikonte Islamin si rival të fuqisë së shtetit laik.
Dekada të tëra kaluan, dhe Perëndimi harroi krejtësisht se aty kohë më parë ndodhej një kalifat. Por muslimanët nuk e harruan kurrë këtë gjë.

Vëllazëria Myslimane u themelua në Egjipt në vitin 1928 me dëshirën për ta rithemeluar atë. Kjo sipërmarrje u ndoq nga grupe të tjera, të gjithë prej tyre radikalë në kuptimin e asaj që myslimanët kërkonin një rend botëror, i cili do t’i jepte fund ndarjes së tokave muslimane në pjesë.
Image result for cka eshte isis
Por shumë myslimanë të moderuar e pëlqejnë këtë ide gjithashtu. Disa citojnë mosfunksionimin e botës arabe të përcaktuar nga kufijtë koloniale, veçanërisht të krahasuar me kohërat osmane. Të tjerë vënë re se katolikët kanë Papën e tyre. “Koncepti i kalifatit ka mbetur gjallë në kujtesën kolektive të shoqërisë”, thotë një autor turk, Ali Bulac. “Nuk ka asgjë që e mban shoqërinë myslimane të bashkuar për momentin”.

Dinjiteti, ose humbja e tij, luan një rol shumë domethënës. Osama Bin Laden ndërmori sulmet e 11 shtatorit “një gjë shumë e vogël në krahasim me këtë poshtërim dhe përbuzje për më shumë se 80 vjet”, që nga eliminimi i kalifatit në vitin 1924. Dhe në deklaratë pretendohet që kalifati të rivendoset në tokën mes Sirisë dhe Irakut.
Image result for cka eshte isis
ISIS bëri thirrje se “brezat po mbyteshin në oqeanet e turpit, duke u ushqyer me qumështin e poshtërimit”. Edhe më parë është shpallur zyrtarisht Kalifati më 29 qershor 2015.

ISIS, që përdor rrjetet sociale me mjeshtëri të plotë, postuan në Twitter se ishin zyrtarët anglezë dhe francezë që në mënyrë të fshehtë ndanë Lindjen e Mesme në ditët e fundit të Luftës së Parë Botërore. Por grupi ISIS është radikal në më shumë se vetëm një mënyrë.
Image result for cka eshte isis
Abu Bakr al Baghdadi, themeluesi i ISIS, që tani pretendon mantelin e Profetit, bën thirrje për një luftë në 10 % të myslimanëve që ndjekin traditën Shia. Ai u bën thirrje ushtarëve të tij që “të pijnë gjakun” e mosbesuesve. “Kjo është diçka karakteristike e kohës tonë, për të rithemeluar një perandori ideologjike”, thotë një dijetar turk me emrin Serif Mardin.

Dijetari Ali el-Xhibali thotë se lideri i ISIS është nga familja e Profetit Muhamed

Dijetari Ali el-Xhibalit, një nga nxënësit e pasuesit më të devotshëm të Shejh Ibn Bazit- ky i fundit nga prijësit e lëvizjes politiko-fetare “wahabij” thotë se lideri i grupit paramilitar islamik “Shteti Islam i Irakut dhe Shamit-ISIS” “El Bagdadi” është nga familja e Profetit muhamed- familja Kurejsh
I pyetur se pse duhet ti jepet përkrahja ISIS’it nga myslimanët ia është përgjigjur se “ISIS ka planin e Shtetit Islam dhe gjykon me sheriat si dhe emiri i tij është "kurejshi" dhe ai ka pushtet në shumë rajone...”, përgjigjet dijetari Ali el-Xhibali.
​Dijetari Ali el-Xhibali thotë se lideri i ISIS është nga familja e Profetit Muhamed
“Emiri”, lideri i ISIS, “E-Bagdati” është një irakian i cili luftoi në vitin 2003 kundër pushtimit amerikan të Irakut dhe më vonë edhe kundër pushtetit shiit të Nuri Al-Malikut. Deri tash është parë vetëm një fotografi e tij e postuar nga Qeveria e Irakut kur ai u shpall në kërkim.
Image result for cka eshte isis
Dijetari Ali el-Xhibali. Kërkon nga myslimanët që ta përkrahin shtetin që po krijon ISIS edhe për faktin që nëse ai bije, muxhahedinët sunij do ti nënshtrohen një persekutimi. AI thotë nëse nuk ka sukses ISIS “do të ngitet regjim tjetër renegat i cili do ti persekuton muxhahidët që do të mbesin, apo do ti dorëzojë ata te “tagutët” (shteti pa sheriat) dhe murtedët (ata që e braktisin Islamin) që të burgosen apo vriten siç ka ndodhë një gjë e ngjashme në Afganistan, Bosnjë, Irak...”.

Ja çka thotë Alban Meha për islamin dhe ISIS-in

Alban Meha ka insistuar se islami dhe ISIS-i nuk kanë asgjë të përbashkët.
Alban meha është një ndër të shumtit lojtarë të Kombëtares shqiptare që jo thjesht i përkasin fesë myslimane, por mundohen edhe të ndjekin ritet, duke lexuar dhe shkuar në shumë xhami anekënd botës.

Por, në kohët e sotme, kur bota është nën thundrën e radikalizmit islamik (ISIS) dhe, pas sulmeve në revistën satirike “Charlie Hebdo” duket se një mysliman nuk shihet gjithnjë mirë edhe në një vend si Gjermania.
​Ja çka thotë Meha për islamin dhe ISIS-in
Pikërisht për këtë arsye e përditshmja “Westline.de” është ndalur te ylli i Paderbornit, Alban Meha, i njohur jo vetëm për goditjet e tij të dënimit, por edhe për ndjekjen e myslimanizmit.

“Feja islame është një nga gjërat më të rëndësishme për mua. Nëse arrin sadopak të kuptosh islamin si fe, do të mësosh edhe pse kjo botë ekziston dhe kjo për mua është një gjë esenciale”.

Ai foli edhe për sulmin ndaj “Charlie Hebdo” dhe ISIS, ku shoqëria në Gjermani është e ndarë më dysh, pro dhe kundër Islamit, si mendoni deri në çfarë mase është keqkuptuar dhe paragjykohet islamizmi.

“Nëse njeh sadopak islamin, do të shikosh dhe kuptosh se ai nuk ka lidhje fare me ata persona që vrasin dhe bëjnë terror. ISIS dhe shumë radikalë nuk ka fare lidhje me islamin, por janë thjesht sekte fetare që e përdorin atë për të shpërndarë terror kudo. Islami është sinonimi i paqes, çka shpeshherë është edhe keqkuptuar. Edhe në media janë bërë shumë gabime në mënyrën sesi paraqitet feja islame, kjo jo për shkak të mungesës së njohjes së thellë të kësaj feje”.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...