2016-01-23

Ushtari i UÇK-së: Mallkimi do të bie mbi ata që u pasuruan dhe shkelën mbi gjakun e derdhur për liri

Një nga shumë ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), që flijuan më të shtrejtën e tyre jetën për realizimin e aspiratave shekullore për më shumë të drejta kolektive kombëtare në Maqedoni, Shabi Matnjani i cili tani punon dhe vepron në Zvicër vlerëson se vlerat e luftës së UÇK-së nuk mund të përvetësohen nga askush. Ai konsideron se kurdo herë mallkimi do i zë ata që u pasuruan mbi gjakun e dredhur për liri.

Ushtari i UÇK-së: Mallkimi do të bie mbi ata që u pasuruan dhe shkelën mbi gjakun e derdhur për liri
“Asnjë parti politike apo lider politik nuk mund të përvetsoj vlerat e luftës. Lavdi për jet gjithë atyre që u flijuan për të bër atdheun, mallkimi do të bie mbi ata që u pasuruan dhe shkelën mbi gjakun e derdhur për liri”, vlerëson ish-luftëtari i UÇK-së Shabi Matjani, në një postim të tij në rrejtin socila Facebook.

 Ndryshe Matjani ishte një nga ushtarët më të zellshëm të UÇK-së dhe mik i afërt i shumë komandatëve të njohur nga të cilët shumica tani më nuk janë në mesin tonë.

Ai njihet për guximin dhe trimërin e tij të treguar si dhe është një si shumë djem të ri të cilët ditëlindjen e tij të 19 e ka festuar në frontet e luftës.

2016-01-22

Zërat e parë femërorë të letërsisë shqipe

Prof. Nasho Jorgaqi
Kur janë shfaqur për herë të parë emrat e krijueseve femra në analet e letërsisë shqipe? Një pyetje kjo që më ka lindur e më ka ngacmuar prej vitesh. Në fillim u shtyva larg, u hodha në kohën e Rilindjes. I kërkova në letërsinë arbëreshe, si një letërsi e kultivuar më herët, por nuk i ndesha. Edhe një emër gruaje që hasa, siç ishte ajo e Kristina Xhentile Mandalas (1856-1919), më rezultoi mbledhëse e botuese përrallash arbëreshe. Vetëm nga fundi i Rilindjes u dukën emrat e dy intelektualeve të para në jetën shqiptare. Këto qenë motrat Qiriazi, Sevasti Qiriazi-Dako (1871-1949) dhe Parashqevi Qiriazi (1880-1970) që ngritën shkolla shqipe, hartuan tekste shkollore, nxorën revistën “Ylli i mëngjesit” në SHBA. Prej tyre do të kemi vargjet e para, siç qe teksti i himnit të Kongresit të Manastirit, hartuar nga Parashqevi Qiriazi, apo tekstet e këngëve shkollore, të shkruara nga Sevasti Qiriazi. Ishin këto sprova premtuese, kryesisht shkrime me nota didaktike e frymë patriotike që i shërbyen shkollës shqipe në hapat e saj të para, por qenë dhe përpjekje fillestare për të shkruar letërsi modeste në vargje apo skica të thjeshta letrare. Një dukuri kjo jo vetëm atdhetare, por dhe kulturore dhe sociale. Përpjekje të tilla nga elementi femëror s’ka dyshim që janë bërë aso kohe në qytetet kryesore që kishin një farë zhvillimi ekonomik dhe tradita, si Korça, Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora. Por një veprimtari e kësaj natyre bëhej në fshehtësi jo vetëm për shkak të fanatizmit e analfabetizmit, por dhe të prapambetjes sociale. Në këto vite mund të flasim vetëm për një letërsi gojore anonime. Gruaja shqiptare, e njohur dhe e çmuar botërisht në rastet më të mira për bukurinë fizike dhe botën shpirtërore, për karakterin dhe personalitetin e veçantë, s’kish si të mos krijonte brenda mjedisit të saj të ngushtë, të thurte vargje në moshën e dashurisë, të këndonte këngë djepi si nënë, të vajtonte me ligje, të rrëfente përralla si gjyshe. Një realitet ky i mbyllur në vetvete, por që do të mëkonte e përcillte brezat në formimin e tyre.
Kjo letërsi që do të kthehej në objekt gjurmimi, mbledhjeje dhe studimi nga folkloristë dhe antropologë, do të ishte thjesht gojore dhe anonime dhe as që bëhej fjalë për individualitete letrare, për një letërsi të kultivuar që do të shihte dritën e shtypit. Shoqëria shqiptare, sidomos në dy dekadat e para të mëkëmbjes së shtetit shqiptar, me prapambetjen, padijen dhe varfërinë, nuk tregonte asnjë lloj interesi për botën kreative të femrës shqiptare, sidomos të letërsisë. Por nga kërkimet e bëra rishtazi në qarqet letrare të diasporës arbëreshe na rezulton se në Kalabri është botuar në vitin 1917 një përmbledhje modeste me vjersha arbërisht nën titullin “Canti” me autore Maria Antonia Braile. Një vepër që s’pati përhapje e as jehonë jo vetëm në atdheun e të parëve, por as në mjediset arbëreshe. Ajo ka mbetur kryesisht si një libër me vlerë dokumentare. Kurse në Shqipëri duhej të pritej mesi i viteve ‘30 të shekullit XX, kur shkolla shqiptare po arsimonte dhe edukonte brezat e rinj, ku përfshiheshin natyrisht dhe vajzat. Ishte koha kur në qytetet kryesore po ndjehej një lloj emancipimi dhe veçanërisht kur në vendin tonë po lindte lëvizja feministe dhe gruaja po përpiqej brenda mundësive të saj të kufizuara për të drejtat e veta. Tamam në këto vite do të kemi dhe manifestimin publik të zërave të parë femërorë në letërsinë shqipe. Është shumë e rëndësishme të themi që kjo dukuri qe shprehje e vetvetishme e vetë vajzave shqiptare, një nevojë e brendshme për të shprehur publikisht mendimet e tyre. Në këtë ndërmarrje të guximshme do të ndikonin elementët revolucionarë dhe demokratë, si dhe shtypi progresist, që i nxiti dhe i mirëpriti shkrimet e para të atyre pak talenteve që morën kurajën të ballafaqohen me lexuesin. Rrugën e tyre për te letërsia do ta hapte dhe sheshonte edhe publicistika që lëvronin disa gra të cilat militonin në përpjekjet emancipuese të femrës shqiptare me artikujt e tyre, siç qenë Ollga Plumbi, Milla Vangjeli, etj.
Kështu, në faqet e gazetës “Populli” të 28 nëntorit 1935, 80 vjet më parë, u botua vjersha “Vala gënjeshtare”, që nënshkruhej jo me emër të vërtetë, por me pseudonimin Kolombja. Publikimi i kësaj vjershe femërore u kthye menjëherë në ngjarje. Jo vetëm tërhoqi vëmendjen dhe u pëlqye, por ngjalli dhe habi, bile dhe skepticizëm. Nuk besohej se e kishte shkruar një vajzë, përkundrazi, mendohej se pas saj fshihej një lojë mashkulli. Por dolën menjëherë intelektualë që e morën në mbrojtje dhe e përshëndetën. Poeti Gjergj Bubani, në vjershën që shkruan me këtë rast, e quan “lule e vetme që sjell pranverë në shtypin tonë” dhe i bën thirrje: “Dil në shesh, moj motër. Dhe shpallu fare fora të të shohim.” Kurse gazetari Fiqiri Llagami do t’i drejtohej opinionit se “Kjo vajzë është flamurtarja e evolucionit tonë, që me punën e vet don me rrëxue nji shkamb, që ka tabelën e veseve të këqija shqiptare.”
Dhe nuk vonoi e u mor vesh se prapa Kolombes fshihej një vajzë 17-vjeçare nga Gjirokastra me emrin Selfixhe Ciu (1918-2003). Pas botimit të vjershës së parë, ajo do të ishte autore e një vargu vjershash e skicash letrare që publiku do të lexonte në organet e kohës, si “Shtypi”, “Java”, “Diana”, “Drita” e veçanërisht revista “Bota e re”. Kolombja do të bëhej zëdhënësja e gruas shqiptare, do të kërkonte të drejtat e saj, do të shprehte revoltën e saj, do të përcillte ëndrrat e saj. “Kjo kënga ime/ – këndonte ajo – /Do të këndojë hove lirije/Do të derdhet plot buçimë/Nëpër brenga njerëzie.”
Vetë titujt e vjershave dhe skicave të saj flasin për tematikën e mprehtë sociale që trajton, si “Shqetësim”, “Shpresa e zhdukur”, “Vajzëria”, “Mërgimtari”, “Ditë pazari”, “Vetmitari”, “Gabimi i të riut” etj. Në faqet e revistës “Bota e re” ajo do të shpallë me guxim kushtin që gruaja shqiptare i vë shoqërisë me fjalët: “Asgjë nga femra mos prisni, pa i falur lirinë e saj të plotë.”
Zërit poetik të vajzës gjirokastrite do t’i bashkohej ndërkaq zëri i vajzës shkodrane Luçie Sereqi (1910-1993), që nënshkruan vjershat e saj me pseudonimin Lux Secreta. Ajo bashkëpunon me revistat “Cirka”, “Shkëndija” e përgjithësisht me shtypin shkodran, si një zë vetmitar poetik ne mes korit të poezisë mashkullore të kryeqendrës së Veriut. Vargjet e saj pasqyrojnë botën shpirtërore të vashave shqiptare, aspiratat liridashëse, ëndrrat për një jetë të denjë, të dhëna këto nëpërmjet një fryme lirike dhe vargjesh delikate.
Një firmë tjetër femërore u shfaq në botën letrare shqiptare në vitet ‘30-40 të shekullit të kaluar. Ishte emri i Jolanda Kodrës (1912-1963), një vajzë italiane, që e bëri Shqipërinë atdheun e saj të dytë. Ajo do të shkruante poezi jo vetëm në gjuhën e Dantes, por dhe në gjuhën shqipe. Vargje me nivel, lirika me motive filozofike dhe të natyrës, por dhe poezi patriotike, siç janë vjershat “Shqipërisë” dhe “28 nëndori”. Veç poezisë, ajo u çmua dhe si kritike letrare, duke dhënë mendime me vlerë kryesisht për autorë e vepra të letërsisë shqipe, disa nga të cilat do t’i përkthente në gjuhën italiane. Poezitë dhe artikujt e saj letrarë i botoi në shtypin e kohës, si revistat “Njeriu”, “Shkëndija”, “Kultura islame”, “Hylli i dritës”, “Fryma” etj.
Por talenti letrar nga bota femërore shqiptare, që spikati përmbi të gjitha simotrat e saj dhe bëri emër në letërsinë shqipe, ishte ai i Musine Kokalarit (1917-1983). Një vajzë intelektuale e ditur dhe e zgjuar, me dhunti dhe interesa të gjera, nga të paktat që kreu studimet universitare. Edhe ajo debutoi në letërsi me vjersha dhe skica letrare të botuara në gazeta dhe revista, si “Shtypi”, “Diana”, “Java”, “Tomori i vogël” etj. Por ajo nuk u mjaftua me kaq, mbasi qe e vetmja nga shoqet që do të dilte para publikut shqiptar me libra. Kështu, brenda pak viteve, do të botonte veprat “Siç më thotë nënua plakë” (1939), “Sa u tunt bota” (1944) dhe “Rreth vatrës” (1944). Ishin këto vepra në prozë, me një vokacion krejt të veçantë, të frymëzuara e të ngritura me lëndë jetësore nga qyteti i vendlindjes. Qenë rrëfime folklorike mbi jetën dhe zakonet gjirokastrite, me psikologjinë dhe mendësinë e saj, me pasurinë gojore, shkruar me të folmen plot kolorit të qytetit të gurtë. Ky realitet është dhënë brenda kornizës familjare, ku në qendër vihet figura e gruas, me individualitetin e saj, sa e virtytshme aq dhe dinjitoze, sa e mençur aq dhe punëtore, një familjare e shkëlqyer. Të gjitha këto autorja i ka shkruar me dashuri e njohje të thellë, me vërtetësi që zgjojnë jo vetëm emocione, por përbëjnë shembullin e një proze folklorike dhe etnografike. Janë këto arsyet që veprat e Kokalarit u mirëpritën nga lexuesit dhe u vlerësuan nga autoritetet letrare si L. Poradeci e M. Kuteli.
musine-kokalari
Musine Kokalari lëvroi gjithashtu me sukses edhe poezinë, disa prej të cilave i botoi në shtypin e kohës. La në dorëshkrim përmbledhjen poetike “Kolla e vdekjes” që, siç e tregon dhe titulli, trajton kryesisht temën sociale të lidhur ngushtë me jetën dhe pozitën e rëndë të gruas në shoqërinë shqiptare. Me gjithë frymën pesimiste, ajo ka një gamë të gjerë motivesh që denoncojnë padrejtësinë dhe mjerimin, që shprehin revoltën dhe bëjnë thirrje për qëndresë. Ndihet trishtimi dhe pakënaqësia e një zemre mbushur plot mllef. Ajo bëhet zëri i motrave robina, duke e kthyer poezinë e saj në një akuzë kundër shoqërisë fanatike e të prapambetur.
Musine Kokalari është e vetmja nga katër zërat e parë femërorë që u dëgjua gjerësisht në letrat shqipe dhe që hyri dhe mbeti në historinë e saj. Një emër që mori vlera e fitoi respekt jo vetëm për veprat e çmuara që na la, por dhe për martirizimin që pësoi gjatë regjimit komunist.
Për fat të keq, krijimtaria e saj dhe e tre shoqeve në vitet e pasluftës u ndërpre. Ajo kohë s’ishte e tyre, por ato kanë meritën që i çelën së pari rrugën vajzave dhe grave shqiptare për në botën e bukur të artit të fjalës.
Një rrugë kjo historike, që me gjithë pjesëmarrjen aktive dhe masive të gruas shqiptare në Luftën Nacionalçlirimtare dhe emancipimin e madh që solli ajo, procesi i ardhjes dhe afirmimit të talenteve femra në letërsi fillimisht qe i ngadaltë dhe jo i lehtë. Sepse arti ka ligjësitë e veta që varen nga një kompleks kërkesash dhe faktorësh jo vetëm socialë e kulturorë, por dhe artistikë e psikologjikë. Sigurisht nuk do të mungonin në shtypin e viteve të para të çlirimit sprova interesante vjershash, tregimesh e skicash letrare, por këto qenë sporadike dhe kalimtare. Duhet të kalonte më se një dekadë, që të dilte në dritë libri i parë me emrin e një gruaje. Dhe ky qe vëllimi me tregime “Zemër e dëlirë” e Arsinoi Binos, botuar në vitin 1961. Dy vjet më vonë erdhi përmbledhja poetike “Ëndrra vashërie” e Adelina Mamaqit (1963), për t’u pasuar nga përmbledhja tjetër “Mos e këndo atë këngë” e Lavdie Lekës (1965). Proza e gjatë dha provën e parë me novelën “Shuaje dritën Vera” të Elena Kadaresë (1966), për të vijuar me vëllimin poetik “Era e revolucionit” të Klara Kodrës (1968), me prozat “Tregime për ty” të Eglantina Mandisë (1969) dhe “Telashet e emancipimit” të Rozi Theoharit (1969).
Vitet ‘70 do të sillnin prurje të tjera letrare femërore, autore të talentuara dhe vepra me vlera të reja artistike, si Vllasova Musta me përmbledhjen poetike “Pa kopertinë” (1970), Natasha Lako me “Marsi brenda nesh” (1972), Beatriçe Balliçi me “Kush m’i fali manushaqet (1972), Shpresa Vreto me “Ajo ishte këngë për mua” (1973), Feride Papleka me “Ëndrrat dhe fishekzjarrët” (1974), Vangjeli Çomora me “Balona” (1975), Vojsava Nelo me “Kur çelin ëndrrat” (1977), Dhurata Bozdo me romanin “Përballë dallgëve” (1979).
Në vitet ‘80 do të debutojnë të tjerë emra, si Diana Çuli me vëllimin “Jehonat e jetës” (1982), Elsa Ballauri me përmbledhjen poetike “Mëngjes” (1983), Mimoza Ahmeti me “Bëhu i bukur” (1986), Natasha Bega me “Lirika” (1988) etj.
Përmbysja social-politike e viteve ‘90 solli shpërthime talentesh të reja në fushën e letërsisë nga radhët e vajzave dhe grave shqiptare,. Ato do të lëvronin në të gjitha gjinitë letrare, nga poezia te romani. Në botën tonë letrare hynë poetesha dhe prozatore që krijuan vepra në kushtet e fjalës dhe mendimit të lirë, me praktika dhe mjete shprehëse novatore, që përbëjnë një kontribut shumë të çmuar të talenteve femërore në etapën e re të letërsisë shqipe.
Kjo letërsi u përfaqësua me emra të rinj, si Lindita Arapi me vëllimin “Prelude poetike” (1990), Luljeta Lleshanaku me përmbledhjen poetike “Sytë e sonambulës” (1992), Mira Meksi me “Planetin e ngrirë” (1992), Flutura Açkaj me “Tre vjeshta larg” (1993), Mimoza Erebara me “Për të shoqëruar një shpresë” (1993), Rita Petro me “Vargje të përfolura” (1994), Luljeta Danaj me “Sipas flokëve të plakave” (1994), Brunilda Zllami me romanin “Dashuri apo urrejtje” (1996), Meri Lalaj me “Kapërcyell” (1996), Ledia Dushi me “Ana Maria bahet lot” (1997), Elvira Dones me romanin “Dashuria e huaj” (1997), Albana Mlyshi me “Kafe Shkodra e Nju Jorkut” (1998). Në këtë kohë do të botojnë librat e tyre të parë dhe Besa Myftiu e Ornela Vorpsi.
Ky është në përgjithësi bilanci i krijimtarisë letrare të vajzave e grave shqiptare, zhvilluar kryesisht në shekullin e njëzetë. U ndalëm në kufijtë kohorë të këtij shekulli, duke marrë shkas nga 80-vjetori i botimit të vjershës së parë të një vajze shqiptare. Një ngjarje kjo e shënuar në letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare, që po e përkujtojmë me nderim në ditën tradicionale të festës së gruas.

Të pathënat e familjes së Abdyl Frashërit: Nga Mit’hat Frashëri te historia vajzës së vetme

Të pathënat e familjes së Abdyl Frashërit: Nga Mit’hat Frashëri te historia vajzës së vetme
Nga Kastriot Bezati
Abdyli, deri sa u bë 18 vjeç, e kaloi jetën në Frashër. Më 1857 shkoi në Janinë, ku jetoi më tepër se 20 vjet. “Kur ishte 18 vjeç, me vdekjen e të atit, Abdyli mbeti kryetar i një familje me shumë frymë. Me preokupimin për mbajtjen e familjes së madhe …, u mor me sipërmarrje të dhjetash, të taksës mbi bagëtinë e të taksave të tjera dhe, pas dy vjetëve, pasi i vdiq edhe e ëma, për të siguruar arsimin e pesë vëllezërve të tij më të vegjël, e la vendlindjen dhe e transferoi krejt familjen në Janinë. Aty ndërsa kryente punën e tij si nëpunës dhe qeverisjen e shtëpisë, natën me vëllezërit në mënyrë bashkëmësimi me ta ka nxënë arabisht, persisht, frëngjisht e greqisht dhe fillimet e diturisë e të shkencave” – thotë Sami Frashëri, Kamus ul Alam, Vëll. V, Istanbul, 1896. Abdyli, më 1865, tërhoqi familjen në Janinë, ku me përjashtim të vëllait të dytë, Sherifit, i cili e ndërpreu shkollën, ndoshta për t’i ardhur në ndihmë financiarisht familjes shumëfrymëshe, të tjerët, Naimi, Samiu, Tahsimi dhe Mehmeti, e filluan dhe e mbaruan gjimnazin “Zosimea”.
Abdyli u martua në moshën 35 vjeç, më 1874, “pasi vëllezërit e tij i mbaruan studimet”, – thotë vëllai i tij, Sami Frashëri. U fejua dhe pastaj u martua me Ballkëzin, vajzën e Ibrahim Frashërit nga familja e Lahçenjëve dhe të Xhenfize Çokut nga familja e Çokllarëve, të cilët quheshin ndryshe edhe Aliçkas. Në atë kohë Ballkëzi banonte pranë të atit, i cili ishte ushtarak i karrierës, në Janinë. Ishte motra e vetme e pesë vëllezërve, Mehmetit, Xhaferit, Fuatit, Sabriut dhe Qazimit, – thotë studiuesi Alfred Frashëri.
Abdyli u shqua si personalitet politik qysh më 1877 dhe, gjatë këtij viti, zgjidhet kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës, deputet i Vilajetit të Janinës në Parlamentin II Osman dhe kryetar i Komitetit Shqiptar të Stambollit. Në vitet 1878 – 1881, Abdyli, ngrihet në lartesitë e një burri të madh shteti, është udhëheqës, ideolog, politikan, diplomat, organizator, veprimtar dhe orator i shquar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Abdyli, nisur nga fotografitë, kishte një trup mbi mesataren, me një portret të gdhendur nga vetëtimat e gjëmimet e historisë, me vështrim të përqendruar në hallet e popullit dhe lirinë e Shqipërisë. “Kujtohem shumë herë me trishtim për Abdyl Frashërin. Një hop kohe e kam parë në jetën time: po përgjithnjë e gjallë është në trutë e mija fytyra e tij … mjekra e gjatë, pak e thinjur, balli i lartë dhe i gjerë, i jepnin Abdyl beut një hije me të vërtetë madhështore; po sytë – dy sy të mëdhenj e të thellë, që kishin shkëlqimin e yjeve edhe forcën e çelikut – dëftenin më shumë, gjithë flagën, gjithë fuqinë e këtij burri. Tepër i papjekur, mjerisht, nuk kuptoja në atë ditë të lumtur për mua, fjalët që dilnin si një zjarr i qërur nga goja e tij. Po ndjeja se ato fjalë ishin të drejta e të larta, ndjeja se ishin për të mirën tonë, për të mirën tënde e për të mirën time, për të mirën e të gjithë shqiptarëve … Shumë ditë më rrëkëllenin në mëndje fjalët e margaritarta që kisha dëgjuar … me trishtim, mendohem sa ka vuajtur ndofta, një i tillë burrë të rronjë e të japë shpirt larg Shqipërisë”, – shkruante Faik Konica më 1898, Efthim Dodona në “Kuvënde Shkencore në Frashër”, Tiranë, 2010.
Ballkëzia, e shoqja e Abdylit, lindi gjashtë fëmijë, nga të cilët djali i parë lindi më 1874 dhe, u quajt sipas emrit të gjyshit, Halid, vdiq shpejt, ndërsa djali i dytë, i cili lindi më 1876 dhe u quajt gjithashtu Halid, jetoi pak më gjatë por dhe ai vdiq fëmijë. Nga pesë djem dhe një vajzë që i lindën, Abdylit dhe Ballkëzit, vetëm djali i tretë, Mit’hati, dhe vajza e vetme, që u quajt sipas emrit të gjyshes, Emineja, jetuan. Dy djemtë e tjerë, që të dy me emrin Feridun, vdiqën njëri pas tjetrit që kur qenë fëmijë, – ka shkruar Kristo Frashëri.
mitat frasheriMit’hat Frashëri lindi më 25 mars 1880 në Janinë
Veprimtar politik, shkrimtar, publicist, përkthyes, i njohur me pseudonimet Lumo Skëndo dhe Mali Kokojka. Në korrik 1908 themeloi gazetën “Liria” në Selanik, në vitet 1897-1928 botoi revistën “Kalendari Kombiar”, më 1909 themeloi revistën “Dituria”, që doli në Selanik, pastaj në Kostancë dhe më vonë në Tiranë. Më 1908, 14-22.11, mori pjesë dhe u zgjodh kryetar i Kongresit të Manastirit dhe nënkryetar i Komisionit të Alfabetit. Më 1909, 2-8.09, mori pjesë në Kongresin Kombëtar të Elbasanit. Mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 28 nëntor 1912 si delegat i Përmetit, Elbasanit dhe Pejës dhe nënëshkroi Aktin e Shpalljes së Pavarësisë. Në qeverinë e Ismail Qemalit u emrua Ministër i Punëve Botore. Në kabinetet e Turhan Pashë Përmetit, në vitet 28.05.1914 – 03.09.1914, ishte Ministër i Punëve Botore dhe Post-Telegrafës, ndërsa në vitet 25.12.1918 – 29.01.1920, ishte Ministër pa Portofol. Ishte anëtar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919 – 1920.
Më 1920 përfaqësoi Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në vitet 1923-1925 ishte ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Greqi. Në vitet 1926 – 1939 hapi në Tiranë librarinë “Lumo Skendo”.
Në vitet e pushtimit fashist “themeloi e drejtoi organizatën e “Ballit Kombëtar”, – thuhet në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, Vëll.I, 2008. Në përfundim të luftës u vendos në Itali e më vonë në Londër, ku krijoi Komitetin “Shqipëria e Lirë”.
Mit’hati nuk u martua. U nda nga jeta më 03.10.1949, në hotelin “Ëinthrop” të Nju Jorkut dhe u varros në varrezat “Fernchff” të SHBA. Eshtë dekoruar me Urdhërin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”.
Vajza e Abdylit, Emineja ose Mimika, siç e thërriste i vëllai, Mit’hati, u martua në Fier me Kahreman Vrionin, 1889 – 1955, djalin e Omar pashe Vrionit, 1839-1928. Vrionasit shfaqen në jetën politike e shoqërore të Beratit në shek. XVII, por nga viti 1854 del një degëzimi i tyre edhe në Fier. Nisur nga “libri i bukur i zotit Teki Selenica”, si thotë më 1928 Norbert Jokli, “Shqipëria më 1927”, Tiranë, 1928, edhe në se nuk mund të jesh i mendimit se ky qytet është themeluar nga familja e Kahreman pashë Vrionit, mund të mendosh se qyteti i Fierit është zhvilluar apo rindërtuar nga Vrionasit, nga familja apo trungu familjar i Kahremanit, dhëndrit të Abdyl Frashërit.
Emineja kishte tre vajza, Selmanë, Lilinë dhe Lulunë, – më ka thënë më 18.07.1972 Bele Myteveliu, mbesë, si e konsideronte veten ajo, në familjen e Vëllezërve Frashëri. Lili u martua me Shadan Toptanin, ndërsa Luluja me një shqiptar në SHBA, i cili nga disa të dhëna jo shumë të sakta, quhej Nexhmi. Selmaja, 1915-1995, u martua më 1936 me Tajar Zavalanin, djalin e Fehim bej Zavalanit dhe të Qerime Frashërit. Qerimeja ishte motra e atdhetareve Sabri e Shefqet Frashërit, nga të cilët ky i dyti ishte delegat në Kongresin e Manastirit të vitit 1908 si delegat i Klubit të Korçës.
Dhëndri i Eminesë, Tajari, lindur më 1903 në Manastir dhe martuar më 1936 me Selmanë, kishte një motër dhe tre vëllezër, Adilenë, Asimin, Hysenin dhe Dalipin. Tajari ishte veprimtar politik, historian, publicist. U emërua sekretar i Komisionit Ndërkombëtar për Caktimin e Kufijve më 1923, anëtar i Shoqërisë “Bashkimi”, pjesëmarrës në Revolucinin e Qershorit 1924 dhe, po atë vit, sekretar i Legatës Shqiptare në Romë. Më 1925 shkoi në BS, më 1930 në Berlin ku bashkëpunoi me Fan Nolin në KONARE, më 1933 vjen në Shqipëri, pjesëmarrës në Grupin Komunist të “Të Rinjëve”, më 1940 vendoset në Londër dhe fillon punë në Seksionin e gjuhës shqipe të BBC. Bashkëpunoi me A.Zogun e me Komitetin “Shqipëria e Lirë” në SHBA, me F.Nolin e Federatën “Vatra”, ishte ndër të tjera edhe sekretari i përgjithshëm i klubit të shkrimtarëve antikomunit i quajtur “Pen Club”. Eshtë përkthyesi në gjuhën shqipe i romanit “Nëna” të Maksim Gorkit dhe autori i veprës në dy vellime “Historia e Shqipërisë”, Londër, 1957 dhe 1966. Vdiq më 19.08.1966 në Londër. Eshtë dekoruar më 16.10.1995 me Urdhrin “Naim Frashëri” Klasit I.
Vjehrri i Selmasë, krushku i Eminesë, Fehimi, është një ndër themeluesit e Komitetit “Për lirinë e Shqipërisë”, kryetar i Klubit “Bashkimi” të Manastirit, drejtuesi i gazetës “Bashkimi i Kombit” e më pas “Drita”, një ndër organizatorët kryesorë të thirrjes së Kongresit të Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe më 1908. U nda nga jeta më 1935. Eshtë dekoruar më 21.11.2002 me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”.
Emineja, vajza e Abdylit, nga jeta jo e mirë që bënte, u nda nga i shoqi, Kahremani, dhe shkoi në Stamboll, ku punoi edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtëme të Turqisë, – shkruajnë vëllezërit Alfred dhe Neki Frashëri në librin “Frashëri në historinë e Shqipërisë”, Tiranë, 2007.
Abdyli u kap më 27 prill 1881 në afërsi të fshatit Buqës, jo shumë larg Elbasanit. U gjykua në Prizren nga një Këshill Lufte i Portës së Lartë dhe u dënua me vdekje, dënim që iu kthye në burgim të përjetshëm. U burgos më 10 maj 1881 në Kalanë e Prizrenit dhe dolli më 19 ose më 31 maj 1884. U internua në Anadoll, në Belikeser dhe, pas një viti, në Bandërma deri në maj 1886. U fal dhe u vendos në Stamboll.
“Abdyl Frashëri … ka qenë një zotëri me zgjuarsi e guxim të jashtëzakonshëm, i mësuar dhe i durueshëm ndaj mundimeve trupore, trim sa nuk bëhet …E donte shumë familjen e farefisin … Ashtu si jeta e tij edhe vdekja e tij ka qënë e jashtëzakonshme, ka dhënë shpirt duke thënë fjalë burrërore dhe duke dhënë këshilla të mënçura”, – ka shkruar Sami Frashëri, Kamus ul Alam, Vëll.V, Istanbul, 1896. Vdiq më 1892 dhe u varros në varrezat e Merdiven-Qojit të Stambollit. Eshtrat e tij u sollën nga shteti në Shqipëri, në Përmet, më 19 mars 1978, nga një delegacion i përbëre nga Xhorxhi Robo, Luan Omari, Anastas Kondo dhe Duro Kopo. Qëndroi arkivoli me eshtrat e Abdylit në shtëpinë e tij në Frashër, nga 20 marsi deri më 9 qershor, i mbështjellë me flamurin kombëtar, pastaj u çua në Tiranë dhe, më 11 qershor 1978, u vendos, si dhe arkivoli me eshtrat e Naim Frasherit, të cilat më parë preheshin në Kryegjyshatë, në Varrin Monumental apo Përmendoren e tre Vëllezërve Frashëri në Kodrat e Parkut të Madh të Tiranës, ku ngrihen apo lartësohen edhe bustet e tre vëllezërve, Abdylit, Naimit e Sami Frashërit, të derdhur në bronz mjeshtërisht nga Odise Paskali, Thoma Thomai dhe Spiro Bakallbashi. Arkivoli me eshtrat e Abdylit, u shoqërua nga Frashëri në Tiranë, edhe nga nipi i Sami Frashërit, Emin Ereri. Ballkëzia, e shoqia e Abdylit, u nda nga jeta 24 vjet më vonë në Stamboll, në mars 1916.
Nefiseja dhe Sherifi
Nefiseja u martua me Halim bej Përmetin. Nuk la fëmijë. Tuberkulozi u bë një fatkeqësi e madhe që nuk iu nda familjes shumëfrymëshe me “babëzot”, siç quhej në atë kohë kreu i familjes, Abdylin. Ishte kjo sëmundje që mposhti në fillim Nefisenë, edhe pse ajo kur u nda nga jeta kishte familjen e vet së bashku me të shoqin, Halimin. Më tej kjo sëmundje e rëndë e kohës preku Sherifin e pastaj edhe Naimin e Tahsimin.
Në librin “Tehajjulat” (“Endërrimet”), botuar më 1885, ndodhet edhe vjersha e titulluar “Mbi varrin e sime motre”, shkruar nga Naimi me 1880. Kujt i kushtohet kjo vjershë, Nefisesë apo Shahnishasë? Nefisesë i dimë vetëm lindjen, 1841, ndërsa Shahnishasë i dimë edhe lindjen, 1848, edhe ndarjen nga jeta, 1871. Këto vite jepen nga Alfred e Neki Frashëri, “Frashëri në historinë e Shqipërisë”, Tiranë, 2007. Naimi në vjershën “Në varrin e sime motre”, ndër të tjera shkruan: “Nuk po gjej këtu nga ti asnjë kujtim, / Përveç dheut moj, të varrit, ah ç’mjerim, / Por, mbasi ka gjashtë vjet që jemi ndarë, / Si takim e quaj që vij të të shohë varrë”. Duke besuar se të dhënat e cilësuara më lart, si për Nefisenë ashtu edhe për Shahnishanë, janë të sakta, mendojmë se vjershën “Mbi varrin e sime motre”, Naimi ia kushton motrës së madhe, Nefisesë, dhe, njëherësh, nisur nga ç’thuhet në një varg të vjershës, si dhe kuptohet por si ka edhe më shumë mundësi, Nefiseja është ndarë nga jeta në vitin 1874 dhe është varrosur ose në Përmet ose në Janinë, ku Naimi i shkonte pranë varrit dhe, në një rast, iu drejtua me fjalët: “Ah, sikur, moj, të më flisnje dot një fjalë, / Dhe të t’shihja dhe njëherë atë ballë!”.
Sherifi qëndronte më pranë shqetësimeve e halleve të Abdylit dhe kjo vinte nga mosha, ishte i dyti pas Abdylit. Ai u bënte ballë vështirësive dhe ishte i vendosur në kapërcimin e çdo pengese. Sigurimi i domsdoshëm me punë i mjeteve të jetesës për të mbajtur familjen shumëfrymëshe, e detyroi atë t’i qëndronte sa më afër vëllait të madh, Abdylit, duke mos mundur të vazhdonte, edhe pse kishte dëshirë e vullnet jo të vogël, studimet në gjimnazin “Zosimea”.
Sherifi, u martua kur ishte në Janine me vajzën e një berberi nga Shkodra, që banonte edhe ajo në Janinë, e cila quhej Hatixhe dhe thirrej më shpesh Hexhe, në fillim nga familja e saj ku lindi dhe u rrit e më pas edhe nga i shoqi, Sherifi. Jetoi vetëm 31 vjet, duke lënë të vogël vajzën, Asijen, të cilën e adaptoi dhe e rriti si fëmijën e vet, Naimi.

Sali Shijaku, piktor i jetës shpirtërore dhe shoqërore

Nga Ndini R. Bardhi 

6 001Piktori i artit figurativ tradicional shqiptar Sali Shijaku shfaqet para artdashësve të kulturuar shqiptar me një ekspozitë vetjake në institucionin e GKA, Tiranë, më datën 28 Maj- 28 Qershor 2015, edhe si qenia aktive, që në vetvete përbën për të një mënyrë të caktuar jetese shpirtërore dhe shoqërore në gjithë procesin e krijimtarisë artistike të derisotme.
6 001
“Piktori i Popullit” Sali Shijaku në këtë ekspozitë vetjake, nëpërmjet veprës dhe gjithë krijimtarisë artistike sjell mënyrën e tij të të menduarit, e të kuptuarit, të ndjerit, të interpretimit të fenomeneve të jetës, historisë, përpjekjeve, sakrificave, ekzistencës etj. Të shqiptarit, shoqërisë dhe popullit shqiptar në shekuj. Ai ka ecur sinkron si njeri dhe artist me ndryshimet e sistemit prodhues, kushtëzimit përmes qenies shoqërore, ndryshimet në jetën shpirtërore, në ndërgjegjen e psikologjinë shoqërore të ditës dhe kohës, etniko-kombëtare, klasore, në ideologjinë politike ekzistuese, shoqërisë dhe të klasave, të cilat të gjitha sëbashku kanë transmetuar deri më sot në kohën e demokracisë, përmbajtjen ideore të artit, në orientimin ideologjik, tematikë dhe subjektiv të kohës së realizmit socialist të kohës së kaluar. Arti i piktorit Sali Shijaku është i lidhur me jetën shoqërore shqiptare të dukshme e të drejtpërdrejt nëpërmjet jetës shpirtërore individuale, e cila i materializon artistikisht marrëdhëniet e tij me gjithë dukuritë e tjera të jetës së individit dhe vetë shoqërisë. Dinamika e jetës shpirtërore dhe artistike e piktorit Sali Shijaku është e sintetizuar në kompozim, portret, peizazh dhe lirizëm piktorik spontan.
KOMPOZIMI
Në veprat kompozicionale “Vojo Kushi” i 1969, vaj mbi kanavacë, “Artileria e Skënderbeut” i 1967, vaj, kanavacë, “Marathonomaku” i 1990, vaj mbi kanavacë, “Internacionale do të jetë botë e re”, 1979, vaj mbi fajazit, “Rozafa”, 1983, vaj, kanavacë, “Agimi i 8 Nëntorit 1941”, 1971, vaj, “Zjarre partizane”, 1979, vaj mbi kanavacë, piktori Sali Shijaku, evoluimin e jetës shpirtërore e shpreh në ndryshimin e këndvështrimit botëkuptimor, të interpretimit dhe psikologjisë së tij si artist, që do të thotë, se ai është i përfshirë në jetën e shoqërisë shqiptare të kohës, sinkron me përkatësinë e tij social-klasore, i përthithur në një botëkuptim ideologjik, politik, etniko-kombëtare, në një ideal të caktuar, që e kthen në objekt dhe subjekt, pikëvështrim dhe pikë interpretim tëgjithë materialit jetësor të ditës dhe realitetit, e që të gjitha si fenomene, i kompozon në krijimet e tij artistike. Kur shikoj (shikojmë) këto vepra artistike kompozicionale të fuqishme për idetë dhe vlerat bindemi plotësisht se përmbajtja e artit të tij përftohet nga shoqëria ekzistuese shqiptare e kohës dhe në të njëjtin sens krijues artistik është reflektim i jetës shpirtërore të saj dhe të tij. Natyrshëm, për artistin Sali Shijaku, udhëtimi krijues ka qenë i kushtëzuar me jetën e shoqërisë, epokës, sistemit politik, ideologjik e ekonomik, me traditën e popullit dhe brezave, që do të thotë, edhe bota shpirtërore, formimi kulturoro-artistik, edhe tematika, subjektet dhe psikologjia e tij si njeri dhe krijues vlerash artistike do të ishte apo do të jetë e tillë.
Krijimet artistike të “Piktorit të Popullit”, Sali Shijaku, pa mëdyshje reflektojnë sintetikisht botën shpirtërore të shoqërisë së kohës, të epokës komuniste e socialiste, të kombit shqiptar, të klasës punëtore dhe shpirtit revolucionar të njeriut shqiptar. Arti i Shijakut është shumë i fuqishëm emocionalisht dhe artistikisht sepse ka një vizion shumë të gjerë të dukurive ekzistuese të realitetit natyror, shoqëror, tradicional, ideologjik dhe social shqiptar. Në çdo vepër të kësaj ekspozite artistike përthyhet ndjenja, mendimi, përjetimi, emocioni njerëzor i artistit elitar, i afirmuar dhe dinjitoz, Sali Shijaku. Kompozimi në krijimtarinë e tij artistike përbën objektin preferencial të botës shpirtërore të drejtpërdrejt të njeriut të ditës, që punon e sakrifikon për të mirën e tij dhe të shoqërisë. Si një protagonist aktiv dhe krijues, edhe veprat artistike interpretojnë në mënyrë kompozicionale, gjithë dinamikën e shpirtit të shoqërisë shqiptare të kohës. Veprat artistike të piktorit Sali Shijaku kanë karakter dokumentimi të saktë revolucionar, patriotik, komunist, bolshevik, historik e patriotik, që artistikisht dëshmojnë për botëkuptimin dhe psikologjinë e tij, njeriut dhe shoqërisë shqiptare, për idetë dhe idealet, për preferencat dhe pasionet njerëzore. Kompozimi artistik në veprën “Rozafa”, 1983, vaj mbi kanavacë, “Nora Kelmendi”, 1980, vaj, “Mic Sokoli”, 1976, vaj mbi fajazit etj. me temë kreshnikësh na jep mjeshtërisht universin e jetës shpirtërore të bashkësive etnike të kohës së ilirëve dhe të arbërve mesjetar shqiptar. Në kuptimin e rëndësishëm të vlerave të këtyre veprave kompozicionale, arti i piktorit Sali Shijaku në vetvete dhe si përgjithësim historik shpreh ndërgjegjen e psikologjinë shoqërore të njeriut shqiptar, të shoqërisë dhe të epokës, që do të thotë, edhe e gjithë krijimtaria e tij bart frymën e kohës kur janë realizuar. Këtë vlerë jetësore, shpirtërore dhe shoqërore fenomenale e marrin madhërishëm këto vepra artistike të mjeshtrit Sali Shijaku, sepse ngjarjeve të asaj kohe, në mënyrë kompozicionale, ju jep një interpretim historik, ideor, konceptual dhe modern edhe për kohën e sotme. Në kompozimet e “Piktorit të Popullit” Sali Shijaku, artistikisht, dialektika e jetës shpirtërore të shoqërisë shqiptare përcillet me ndryshimin e përmbajtjes dhe të formës së artit. Veçoritë e jetës shpirtërore shqiptare në veprat kompozicionale të Shijakut, shprehen në veçoritë e artit tipik të tij.
PORTRETI
Një vend të ndjeshëm në këtë ekspozitë të piktorit Sali Shijaku e zë edhe portreti. Ai gjininë e portretit e prezanton artistikisht me autoportretin e tij, “Autoportret” 1952, vaj, kanavacë dhe në variantin e autoportretit të vitit 1960, vaj, kanavacë. Ekspresivitetin e botës së tij shpirtërore e çmon si vlerë të vetvetes, që do të thotë, me gjuhën e artit, sa njeh vetveten artisti nuk njeh askënd tjetër. Një koncept i tillë në procesin krijues artistik, natyrshëm bëhet bazë e shëndetshme për realizimin psikologjik të portretit të njeriut në veçanti dhe përgjithësi fenomenale në botën e artit.Në portretet e piktorit Shijaku “Portret punëtori”, 1964, “Portret gruaje”, 1983, vaj, “Pleqëri e bardhë”, 1976, vaj, “Aksionisti”, 1966, vaj, kanavacë, “Portret burri”, 1990, “Gesi me pushkë”, vaj, kanavacë, “Portret vajze”, vaj, kanavacë, “Piktori në hidrocentral”, 1953, vaj, etj., shikojmë tipe të ndryshëm punëtorësh e punëtoresh si një mishërim i gjatë në krijimtarinë e tij artistike. Midis tyre dallojmë portrete interesante për forcën përgjithësuese, mënyrën individuale të ndërtimit kompozicional, strukturën koloristike, gjetjen e tipave të veçantë. Me gjithë dialektikën e realizimit mjeshtëror të portretit nga artisti Sali Shijaku, të gjitha këto figura në këtë ekspozitë vetjake të tij i bashkon një vlerë e përbashkët, ajo e portretit të njeriut të kohës, jetës shpirtërore të tij dhe gjithë shoqërisë aktive shqiptare. Këto portrete përfaqësues të kohës të realizuar me mjeshtëri nga piktori Shijaku, ndiejnë në tërë qenien e tyre lirinë e brendshme, frymëzimin dhe kënaqësinë e natyrshme të punës së përditshme. Bukur dhe me frymëzim artistik është realizuar “Portreti i gruas” nga artisti Shijaku, i cili arrin të krijoj një vepër që mban vulën e origjinalitetit të tij artistik dhe portretist. Sfondi neutral gri në kafe evidenton format plastike të kokës së mbështjellë me shami të bardhë. Këndshikimi nga poshtë–lart i jep figurës më tepër emocion dhe vlerë artistike. Natyra energjike e fshatares vizatohet nëpërmjet fakturës profesionale të ngjyrës pastoze dhe raporteve grafike, koloristike, shumë artistike e harmonizuar me kontrastet e dritës. Kjo vepër portretiste e ekspozuar ndonëse e përmasave të vogla, të emocionon me fuqinë e madhe të botës shpirtërore dhe mjeshtërinë e rrallë artistike të piktorit Sali Shijaku. Ajo të bën për vete sepse është pikturuar guximshëm dhe ekspresive, që duket në penelatat e gjera, energjike dhe për ndjeshmërinë e formës plastike.
Në këtë ekspozitë vetjake të piktorit Sali Shijaku shohim pjekurinë e tij krijuese artistike, kompozicionale, portretiste dhe peizazhike. Nëpërmjet stilit tipik të tij krijoi duke ndjekur një rrugë krejt të veçantë. Për artistin Sali Shijaku, qëllimi i vërtetë i artit ishte dukuria sipas një konceptimi të paracaktuar figurativ ndaj idealit të vet artistik, shpirtëror dhe shoqëror në njësinë e kohës, që jetoi si njeri dhe artist.
PEIZAZHI
“Piktori i Popullit” Sali Shijaku radhitet në lartësinë e peizazhistëve më të mirë shqiptar. Ai bën pjesë në artistët që veprën e tyre ia kushtuan artit të së ardhmes, ndërsa jetën e ka bërë dhe e bënë modeste, të heshtur dhe të tërhequr. Kokulur dhe me bereqet të bollshëm kalorifik, i shkon më së miri temperamentit të tij artistik dhe sintetizon bukur si njeri dhe krijues vlerash shpirtërore dhe artistike, gjithë kuptimin e ekzistencës si vetvete, e jetës e të veprës së tij. Në peizazhet e freskëta, spontane, të frymëzuara nga mbresat e kontaktit të drejtpërdrejtë me natyrën tëmjeshtrit Sali Shijaku, shikojmë te ai gjetjen e vetvetes, dëshirën për t’u shkëputur nga arti akademik e shkollaresk e për t’u lidhur me peizazhin natyror shqiptar, kryesisht në atë të Tiranës. Vepra artistike ‘Në kodrat e Tiranës” para viteve 1990, vaj, karton, “Rruga “Enver Hoxha”, 1982, vaj, fajazit, “Savona”, 1990, vaj, kanavacë, “Kodrat me dordolec”, 1990, vaj mbi kanavacë, “Çatitë me të kuqe”, 1990, vaj, kanavacë, përcakton në vlerë krijuese artistike ecurinë e ndjeshme të tij në gjininë e peizazhit. Së bashku me kohën, jetën dhe dinamikën si vetvete dhe shoqërisë shqiptare, artisti Sali Shijaku ka udhëtuar në gjirin e natyrës për të kërkuar temën për tablotë e tij. Nën shkëlqimin verbues të dritës së fortë mesdhetare, që vjen e bëhet dukuria e parë shprehëse e pikturës së tij peizazhike, piktori Shijaku krijoi tablo të freskëta e realiste të njëkohshme. Ai u besoi instiktive të tij të brendshme që e drejtonin nga piktura realiste e përmbajtja natyrore e tablosë, të cilat i shikojmë dukshëm dhe emocionalisht në këtë ekspozitë vetjake të hapur në GKA- Tiranë.
Duke iu kushtuar tërësisht pikturës, Shijaku realizoi me shpirtin krijues peizazhe plot jetë, me figurën e njeriut gjithnjë të pranishëm në to dhe me bukurinë e natyrës të evokuar nëpërmjet ngarkesës emocionale, që po lind në shpirtin e tij si artist dhe të njeriut përreth tij, si qenie ekzistuese dhe punëtore. Në krijimtarinë e tij peizazhike, falë mendjes e shpirtit të tij si artist i vërtetë, pikturat në këtë shfaqje ekspoze, takohen natyrshëm me artin pararendës të kohës, aktual të ditës dhe atë të ardhshëm për brezat. Artisti Sali Shijaku mjeshtër i njollës së gjerë dhe e hedhur me funksion profesional, klasik dhe i qartë, rregull e harmoni, si dhe prirja ndaj kompozimeve peizazhike reale, të mirëpritura dhe të qëndrueshme. Fryma lirike e pikturës, e mbushur me një flladjete, që rrezaton nga tablotë e tij në këtë ekspozitë personale, e vendos në piedestalin e piktorëve realist shqiptar, ndërkohë që, me vërtetësinë e peizazheve, të portreteve e të kompozimeve, u përket atyre që dinë të bëjnë artin e vërtetë për kohën, njerëzit,shoqërinë dhe kombin. Në peizazhet e Sali Shijakut natyra shfaqet në gjendjen e saj të pastër, pa ngarkesa të tepruara dukurish. Ajo shprehet artistikisht nga Shijaku në ditët e qeta e të nxehta të verës shqiptare, në ato plot ngricë e akull në dimër, në mëngjes e në buzëmbrëmje gjirokastrite, në ditët plot diell, apo pas një shiu të rrëmbyer, në shtrëngatë, në erë e kudo. Kjo atmosferë e larmishme peizazhike natyrore është pikturuar mjeshtërisht me variacionet më të ndjeshme koloristike, në monokronin e të njëjtës ngjyrë. Në peizazhet e Sali Shijakut është prezente dhe figura e njeriut shqiptar, që jeton, punon dhe gëzohet për frutet e djersës së ballit, në mal, fushë, kodër e bregdet, në brezare dhe tarraca të aksioneve të rinisë në Shqipëri. Piktori Sali Shijaku në gjithë krijimtarinë artistike, më mirë se kushdo tjetër, përfaqëson me veprën e tij gjithë personalitetin, karakterin, shpirtin, ndjenjat dhe artin e vendit të tij, Shqipërisë. Ai ka qenë, është dhe do të mbetet në kohë, breza krijuesish një model i shkëlqyer për artin, se si krijohen vlera të vërteta artistike, shpirtërore dhe të gjithëkohëshme njerëzore.

Nga Kopi Kyçyku-Asdreni dhe ndikimet rumune në krijimtarinë e tij

200px-AsdreniAleksandër Stavre Drenova (Asdren), lindur më 11 prill 1872 në Drenovë, mërguar në Rumani më 1889, u bë shpejt një veprimtar i shquar i Kolonisë Shqiptare në Bukuresht, në dobi të çështjes sonë kombëtare. Ndihmesa e tij u konkretizua sidomos në krijimtarinë letrare dhe publicistike, që e nisi qysh në fillimshekullin XX. Krijimet e para i përmblodhi në librin “Rreze dielli” (1904). Ashtu si pararendësi i tij i madh, Naim Frashëri, Asdreni i kushtoi vargje të ndjera dashurisë për atdheun dhe krenarisë për të qenë shqiptar. Poezitë e Asdrenit ishin një kushtrim i vërtetë artistik dhe një grishje patetike për luftën e çlirimit nga zgjedha otomane. Në vëllimin tjetër, “Ëndrra e lotë” (1912), Asdreni shpalos një gamë tematike më të gjerë, të shtjelluar me nivel artistik më të lartë dhe me frymë të thellë demokratike. Mjaft të përmendim që krijimet e përfshira në këtë vepër i çjerrin maskën demagogjisë së pushtuesit të huaj dhe glorifikojnë heroizmin popullor, që shkëlqeu veçanërisht në kryengritjet e armatosura të viteve 1911 dhe 1912; stigmatizoi tradhtarët, sahanlëpirësit dhe oportunistët (“Zëri i kryengritësve”, “Krerëve tradhëtorë”, “Çpërblimi”). Të gjitha krijimet e Asdrenit i përshkon si fill i kuq shqetësimi i thellë për fatet e kombit. Shpirti romantik gërshetohet natyrshëm me karakterin realist. Në qendër të vëmendjes vihet njeriu i thjeshtë, i ndershëm e atdhetar, me interesat, hallet dhe kërkesat e veta të përligjura. Spikat zëri i fuqishëm i protestës ndaj shtypjes dhe padrejtësive që i bëheshin nga të huajt dhe veglat e tyre brenda vendit.
Sikurse është thënë edhe me raste të tjera, krijimtaria letrare e Asdrenit e viteve 1914-1920 është në sintoni të plotë me ngjarjet zhgënjyese të asaj periudhe dhe përshkohet nga pesimizmi dhe dëshpërimi i pamatë. Kjo gjendje shpirtërore e pashpresë gjeti shprehje në veprën “Shqipëria më 1914”. Në gjysmën e parë të vitit 1920, nën ndikimin e lëvizjes demokratike, poezia e Asdrenit përjetoi një hov të ri. Në një sërë veprash të kësaj kohe poeti shprehu aspiratat e masave popullore për drejtësi shoqërore. Në heroin e poemës “Burri i dheut” (1920), Asdreni mishëroi përfaqësuesin e vegjëlisë që derdhi gjakun në Luftën e Vlorës për dëbimin e pushtuesve italianë dhe për një të ardhme më të mirë. Në këtë periudhë poeti shkroi një radhë vjershash të rëndësishme. si “Hymni i festës”, “Fisnikët e Shqipërisë”, “Republika shqiptare”, në të cilat demaskoi forcat e vjetra shoqërore dhe antiatdhetare, që përvetësuan frytet e sakrificave të masave popullore në luftën për çlirim dhe nisën të sundojnë vendin sipas interesave të tyre. Shtypja e Revolucionit Demokratikoborgjez të Qershorit 1924 ia riktheu Asdrenit frymën e pesimizmit dhe të fatalizmit. Kjo bie lehtë në sy në veprën “Psallme murgu” (1930) dhe në disa krijime të tjera të tij të të njëjtit vit. Vlen të theksohen përpjekjet e Asdrenit për të mos rënë nën ndikimin e pseudomodernizmit. Në poemën “Trashëgimi” (1935) kritikoi qeverinë për krizën ekonomike e cila në atë kohë kishte përfshirë thuajse mbarë rruzullin. Vëllimin e vet të katërt “Kambana e Krujës” nuk e botoi dot me gjallje.
Në vjershat e viteve të fundit të jetës Asdreni përshëndeti fitoren dhe Çlirimin e Shqipërisë prej zgjedhës nazifashiste. Asdreni njihet si autori i tekstit të Himnit të Flamurit. Melodia përkatëse është kompozuar nga rumuni Çiprian Porumbesku. Ajo është përfshirë në “Përmbledhje këngësh sociale për studentët rumunë” (1880), dhe mbante titullin “Në flamurin tonë është shkruar bashkim”. Fjalët e kësaj kënge atdhetare rumune janë shkruar nga Andrei Barsan. Duhet thënë se teksti i Asdrenit është tepër i ngjashëm me të sapopërmendurin, për të mos thënë që ngjajnë si dy pika uji. Në këtë kontekst është momenti të theksojmë se ndikimi i poezisë rumune mbi Asdrenin ka qenë i fuqishëm dhe i shumanshëm, si në konceptim e në rrafsh tematik, ashtu edhe në stil e në përdorimin e metrikës e të figurave artistike.
Përveç Emineskut, me të cilin ishte aq i afërt Lasgush Poradeci, në krijimtarinë e Asdrenit është e mbarëpranishme poezia e Vasile Aleksandrit, i cili nxori në dritë thesarin “e fshehur” të kombit rumun, “rikuperoi” një traditë të pasur dhe një univers moral, që i dha shtysë të mëtejshme lirikës së kultivuar; i ofroi një armë të fuqishme emancipimit të shpirtit rumun në periudhat e mëvonshme dhe e shkëputi nga tutela e modeleve të huaja. Përmbledhja e poezive popullore nga Vasile Aleksandri, nga studiuesit rumunë shihet si një vepër më me rëndësi se sa homologet e saj, të shkruara në Angli nga Percy; në Gjermani nga Arnim dhe Brentano; në Sërbi nga Vuk Karaxhiç, në Greqi nga Fauriel dhe në Hungari nga Erdely. Këtë vlerësim, shkencëtarët rumunë e mbështesin në faktin që përmbledhja e Vasile Aleksandrit i dha hov të ri, vendimtar, ngjizjes e ndërgjegjësimit të konceptit të individualitetit kombëtar dhe i hapi dyert një letërsie të kultivuar me frymë dhe specifikë kombëtare. Kështu merr përgjigje të qartë edhe pse-ja e afrimit të Asdrenit me këtë autor të madh rumun. Mund të thuhet pa ngurrim se nuk gjen krijim të Asdrenit ku nuk bie në sy një gjë e tillë, çka e shtyu studiuesen e njohur shqiptaro-rumune Luçia Xhamo- Diakonicë të arrinte në përfundimin se kemi të bëjmë me plagjiaturë. Në këtë drejtim jam i rezervuar të shprehem pro ose kundër, as edhe ta hedh poshtë, përderisa nuk jam marrë me veprimtarinë letrare-artistike të Asdrenit sa studiuesja e lartpërmendur apo sa akademiku kosovar Rexhep Qosja, i cili ka një opinion krejt tjetër.
Gjithsesi, ajo që nuk duhet anashkaluar është se Asdreni përdori një gjuhë të pastër e të pasur shqipe dhe pati në qendër të vëmendjes interesat e kombit tonë.

Sabri Fejzullahu: Pse u ndava nga martesa e parë dhe si u njoha me gruan e dytë

Sabri Fejzullahu: Pse u ndava nga martesa e parë dhe si u njoha me gruan e dytë




Këngëtari i njohur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahu, ka rrëfyer disa detaje mbi jetën dhe bashkëshorten e tij.

Në një intervistë të dhënë për ‘Kosovarja’ ai ka treguar se si është njohur me bashkëshorten e dytë (dhe aktuale).

“Nerën e njoha në skenë, e cila kishte dashuri të madhe ndaj artit dhe dëshironte të behej një artiste e famshme. Ishte e bukur, e ëmbël dhe menjëherë në atë rast mendova ta bëj për vete. Me aftësitë e mia prej aktori e binda zemrën e saj të qëndronte për shumë kohë me mua dhe të vazhdojmë të jemi bashkë , sikur që edhe jemi edhe sot dhe të mos mund të jetojmë njëri pa tjetrin sa peshku pa ujë”, shprehet ai.

Kjo martesë e dytë ka ardhur pas një martese të mëparshme nga e cila kishte disa kohë që ishte ndarë.

“Kisha kohë që isha ndarë me bashkëshorten e parë , jo për shkak të ndonjë moskuptimi apo xhelozie, por për shkak se këndvështrimi ynë për artin ishte i ndryshëm”, rrëfen Sabriu.

Dashuritë dhe martesat e Bllokut: Si drejtuesit komunistë ruanin pushtetin me lidhjet familje

Kanë qenë të pleksur aq keq me njëri-tjetrin për të siguruar trashëgiminë e pushtetit brez pas brezi. Ish-bllokmenët i nisën miqësitë e tyre në fund të viteve shtatëdhjetë.
Rrjeta e lidhjeve miqësore, nëpërmjet martesave, tregonte se po të prishej njëra prej tyre automatikisht pasojat binin mbi të gjithë. Kjo ishte arsyeja që funksionarët e sistemit të kaluar e ruanin njëri-tjetrin.
I vetmi që nuk iu nënshtrua këtij “ligji” të pashkruar ishte Mehmet Shehu.
Enver Hoxha kishte dhënë porosi që të eliminoheshin lidhjet brenda llojit, ndërsa vetë kishte bërë disa krushqi, ku më e spikatura ishte ajo me pasardhësin e tij, Ramiz Alinë.
21
Enver Hoxha i kishte ndaluar lidhjet miqësore
Kishte një urdhër të Hoxhës, që ndalonte lidhjet mes ministrave, apo dhe funksionarëve të tjerë të lartë të PPSH-së, por kjo nuk i pengoi këta të fundit të realizonin planin e tyre për të qenë të forcuar miqësitë e tyre. Edhe pse kishte dhënë një urdhër të tillë, Enveri nuk i rezistoi as vetë tundimit për të bërë miqësi brenda “llojit”. Ai ishte ndër të parët që u lidh miqësisht me Gogo Nushin, kur vëllait të këtij të fundit i dha për grua mbesën e tij. Pas kësaj, një tjetër martesë do të lidhte ngushtë familjen Hoxha me Ramiz Alinë. Dashuria mes Ilir Hoxhës dhe Teuta Alisë do të pritej mirë në Bllok, por në veçanti do të gëzonte dy familjet e njohura.
Lidhjet miqësore
Një nga lidhjet më të vjetra miqësore të Bllokut do të ishte ajo e Hysni Kapos me familjen Kondi. Personazhi i njohur i luftës, që më pas do të ngjitej në majat e PPSH-së u martua me Vito Kondin. Për Kapon, kjo do të ishte martesa e dytë. Nga ana tjetër, Pirro Kondi, anëtar i KQ të PPSH-së, ishte baxhanak me Manush Myftiun, që më pas do të ngjitej në detyrën e zëvendëskryeministrit në qeverinë e drejtuar nga Mehmet Shehu. Pilo Peristeri, i njohur si pjesëmarrës në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, një nga anëtarët më të vjetër të grupit komunist të Korçës ishte kunati i Manush Myftiut, kishte për grua motrën e tij. Seria e miqësive të Bllokut, i ngjan një rrjete merimange të thurur mirë e me kujdes. Kështu, Reiz Malile, ishte martuar me motrën e Ramiz Alisë. Ndërsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, kishte marrë për grua motrën e këtij të fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakë, kishin marrë gratë nga e njëjta familje. Nuk do të ngelej prapa në krushqitë e Bllokut edhe Adil Çarçani. Një nga vajzat e tij martohet me djalin e Manush Myftiut.
Familja Hazbiu
Kishte rënë në sy shoqëria e djalit të Kadri Hazbiut me vajzën e Enver Hoxhës. Kjo lidhje flitet të jetë ndaluar nga Hoxha, që e urdhëron të bijën të mos shoqërohej më me djalin e familjes Hazbiu. Më pas, vajza e E. Hoxhës do të martohej me një mik të afërt të familjes Hazbiu. Ky ishte rasti i parë dhe i fundit i familjes së ish-ministrit të Brendshëm për të pasur një lidhje miqësore në Bllok. Më pas, në vitin 1982 familja vlonjate mori të tatëpjetën. Hazbiu u arrestua dhe të gjithë pjesëtarët e saj u internuan.
Familja Shehu jashtë çdo miqësie
Ndërsa disa nga anëtarët e KQ të PPSH-së apo dhe të Byrosë Politike kishin bërë miqësi mes tyre, familja e Mehmet Shehut duket se nuk e kishte preferuar këtë “modë”. Ajo kishte mbetur jashtë martesave në Bllokun e udhëheqjes.
Familja Shehu kishte vendosur, e natyrisht vendimet atje merreshin nga Mehmet Shehu, të mbetej jashtë “çorbës së gatuar nga ustallarët”. Ishte folur, por kjo mbeti në kuadrin e tregimeve brenda për brenda rrethit vicioz, për një fejesë të djalit të mesëm të Mehmet Shehut me një nga vajzat e Ramiz Alisë. Megjithatë, kjo lidhje miqësore nuk u arrit, siç duket nuk u pëlqye nga familja Shehu. Kjo e fundit nuk do të preferonte as miqësinë e servirur nga Nexhmije Hoxha, që një nga djemtë e Shehëve të martohej me mbesën e saj. Pas këtyre refuzimeve, familja Shehu mbeti e vetmja që nuk i kishte të sigurta pozitat e saj. Dhe kjo u vërtetua edhe më pas. Karakteri i Mehmet Shehut nuk mund të pranonte që nëpërmjet krushqive të mbahej fort në pushtet. Idealizmi i tij arrinte deri aty, sa të besohet se vetëm puna mund t’ia siguronte një gjë të tillë. Kështu, asnjë nga djemtë e familjes shehu nuk u martua me vajzat e funksionarëve të lartë partiakë. Djali i madh i Mehmet Shehut, Vladimiri, u lidh me martesë me vajzën e familjes Shyti, kryefamiljari i së cilës nuk kishte ndonjë post të lart shtetëror apo partiak. Një krushqi e dytë, ishte ajo e Bashkim Shehut me vajzën e një shoferi nga Durrësi. Ndërsa e treta, që nuk përfundoi asnjëherë, e që i solli mbrapsht ë gjitha gjërat për familjen Shehu ishte ajo e Skënderit me vajzën e Turdive. Fejesa zgjati vetëm pak kohë, pasi u prish pas ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Shkaku ishte biografia e familjes Turdiu. Për këtë fejesë, Mehmet Shehu u kritikua në mbledhjen e Byrosë Politike të 17 dhjetorit të vitit 1981, nga ku erdhën dhe pasojat për të. Në ditë më pas, kryeministri Shehu u gjet i vdekur në dhomën e tij të gjumit. Një vdekje mister dhe e pazbardhur ende.
Klani Kapo – Myftiu dhe lidhjet mes tyre
Funksionarët e lartë shtetërorë dhe partiakë të sistemit të kaluar, mendonin si e si t’ia zgjasnin jetën sistemit të tyre. Përveç të tjerave, ata praktikuan maksimalisht lidhjet miqësore dhe martesat brenda llojit. Enver Hoxha, edhe pse hiqej parimor e lejoi fejesën e djalit të tij me mbesën e Ramiz Alisë, në vitin 1973. Në këtë kohë, Hoxha sapo kishte pësuar një atak kardiak dhe familjarët e tij menduan të nxitonin, duke mos e ditur fatin e shëndetit të tij, ta gëzonin me fejesat e shpejta të dy djemve. Sokoli, djali i vogël i Hoxhës, e kishte zgjedhur i pari vajzën e zemrës, jo nga Blloku, por nga një familje e thjeshtë, ndërsa Iliri jetonte çastet më të bukura të jetës së tij rinore në dashurinë me Teuta Alinë, një vajzë simpatike me sy të kaltër. Kjo ishte mbesa e Ramiz Alisë, vajza e vëllait të këtij të fundit.
Në vitin 1973, Hoxha kritikon sektorin e artit dhe të kulturës, përgjegjës për mangësitë e të cilit ishte edhe Ramiz Alia. Alia u bë objekt i kritikave të ashpra. Megjithatë, nuk ndodhi kështu. Në momentet më kritike të veprimtarisë politike të Alisë, atij i erdhi në ndihmë Nexhmija, që përveç se e kishte të klanit të saj, në këtë kohë ishin lidhur edhe me krushqi. Në vitin 1973, Enver Hoxha e humbi ekuilibrin dhe nuk ishte më në gjendje ta drejtonte vendin. Në këtë mënyrë, Ramiz Alia, pasi erdhi nga Vlora, gradualisht mundi t’i kapërcejë pengesat dhe të marrë poste të rëndësishme.
Një klan i fuqishëm
Në vitin 1973 thuhet se ka pasur një klan drejtues e në përbërje të tij ishin Hysni Kapo, Nexhmie Hoxha, Manush Myftiu.
Kapo kishte qenë një nga njerëzit më të njohur në Qarkun e Vlorës gjatë luftës. Manush Myftiu, zëvendësministri më jetëgjatë i vendit kishte miqësi me Hysni Kapon, e njohur kjo nga të gjithë. Vlonjati Myftiu ishte martuar Nefon, çupën kaniniote.
Manush Myftiu i kishte dhënë motrën për grua Pilo Peristerit, duke forcuar kështu influencën e klanit në Korçë. Ndërsa Hysni Kapo i dha motrën për grua Xhelil Gjonit. Lidhja Kapo Myftiu ishte edhe në një pikë tjetër, Manushi ishte baxhanak me Pirro Kondin, motrën e të cilit, Viton, e kishte për grua Hysni Kapo.
Krushqitë e Spiro Kolekës dhe Haxhi Lleshit
Një martesë interesante ishte dhe ajo e vajzës së Haxhi Lleshit me djalin e Baba Fajë Martaneshit, klerikut të njohur që ishte lidhur me lëvizjen antifashiste. Haxhi Lleshi u bashkua me lëvizjen komuniste në vitin 1942. Ai njihet si drejtuesi i Çetës së Dibrës, e më pas të batalionit të këtij rrethi. Më pas, ai do të ishte edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Në Kongresin e Përmetit, nga ku doli dhe qeveria e parë komuniste, Lleshi ishte ministër i Punëve të Brendshme. Në vitin 1953, Haxhi Lleshi me porosi të Enver Hoxhës mori detyrën e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, të cilën deri në këtë kohë e mbante, i urti Omer Nishani. Për të forcuar miqësinë e tij, me porosi nga lart bëri një krushqi interesante. Vajza e tij u fejua me mjekun urolog, Mustafa Xhani, që më pas do të gëzonte privilegje, përveçse ato nga i ati Baba Faja, tani edhe nga vjehrri. Xhani u specializua në Francë për Urologji.
Spiro Koleka dhe miqësia me skulptorin Kristaq Rama
Spiro Koleka, anëtari i Byrosë Politike, një komunist i vjetër kishte qenë anëtar i grupit të “Zjarrit”, i kritikuar aq shumë nga Enver Hoxha. Koleka do të largohej nga qeveria vetëm në vitin 1976. Miqësia e tij me skulptorin e talentuar, Kristaq Rama, nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Komunistët afronin talentet në miqësi. Vajza e tij u martua me skulptorin, i cili më pas do të ngjitej edhe në shkallët e karrierës deri në deputet i Kuvendit Popullor i votuar nga populli i Durrësit.
clip_image016
clip_image016Klani Hoxha – Alia
Ramiz Alia është treguar ndoshta njeriu më i zgjuar i nomenklaturës së lartë të sistemit të kaluar. Ai diti të mbijetonte në kushtet e një rivaliteti të lartë mes klaneve të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Shpesh, ai cilësohej dhe shefi i policisë sekrete të Hoxhës, pas vdekjes së Hysni Kapos. Alia njihet si njeri i dredhave. U ngjit në krye të organit më të lartë drejtues të PPSH-së, në Byronë Politike në vitin 1961. Alia, në vitet ‘70 u bë një prej njerëzve më të besuar të familjes Hoxha. Lidhjet mes familjes Hoxha dhe asaj Alia do të finalizoheshin me një miqësi, kur mbesa e Ramizit u martua me djalin e madh të Enver Hoxhës, Ilirin.
Adili e Manushi, krushqit që drejtonin shtetin
Përveç lidhjeve të vjetra, Manush Myftiu krijoi edhe miqësi të reja. Kështu, djali i tij u martua me një nga vajzat e Adil Çarçanit. Miqësia e re u mirëprit edhe nga drejtuesit më të lartë të PPSH-së, madje mori menjëherë bekimin e tyre. Adili ishte kryeministër dhe Manushi kryente detyrën e zëvendësit të tij. Pra, në qeveri drejtonin dy krushqit, ndaj dhe patën jetëgjatësi në krye të atij dikasteri, Këshillit të Ministrave.
Myftiu ishte lidhur me krushqi me Pilo Peristerin, pjesëmarrës në Mbledhjen Themeluese të PKSH-së, një nga anëtarët më të vjetër të grupit komunist të Korçës, të cilit i kishte dhënë motrën. Seria e miqësive të Bllokut, i ngjan rrjete të thurur mirë e me kujdes. Kështu, Reiz Malile, ishte martuar me motrën e Ramiz Alisë. Ndërsa Xhaferr Spahiu, ishte kunat i Maliles, ishte martuar me motrën e këtij të fundit. Mallakastrioti Bilbil Klosi dhe Ramiz Alia ishin baxhanakë, kishin marrë gratë nga e njëjta familje.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...