2017-01-03

Heroji Tahir Zemaj nuk ishte vetëm kolonel e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort i mirë dhe prind i urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë , burrë i fjalës , e mbi të gjitha ishte atdhetar i madh…


Image result for Tahir zemaj


Tahir Rexhep Zemaj lindi më 28 dhjetor 1951 në Strellc të Epërm, të Deçanit , Kosovë. Shqiptar i angazhuar gjate luftes se UÇK-se ne Kosovë.

Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11 maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor.

Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllëzër dhe tri motra. Dëshira e babë Rexhepit si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim.

Tahir Zemaj përmend dëshirën e babës së tij -Rexhepit, që njëri nga djemtë të studjonte në një Akademi Ushtarake. “


Ka kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike në Ushtri.

Kështu ai ka filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë ka pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i ka dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia ka arritur.


Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia e tij , gjë që e pengonte edhe në mësime. Ndaj ka kërkuar të takohet me gjeneralin shqiptar Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai e ka sugjeruar që të vazhdonë vitin e dytë në Beograd në Akademinë e Forcave Toksore.

Rrjedhimisht vitin e dytë,më disa provime shtesë, i filloi në Beograd. Kanë qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty ka gjetë si kadet edhe Ahmet Krasniqin.

Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake.

Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.

Në fund të vitit të dytë kanë mbetur vetëm dy vetë, Tahir Rexhep Zemaj dhe Ahmet Krasniqi.

Në vitin e tretë dhe të katërt kanë vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe janë diplomuar.

Gradën e parë si “nëntoger” e kanë marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973,Tahir me Ahmetin kanë filluar punë.

Tahiri Ka kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin e tij kërkesa është pranuar dhe ka filluar punën në kazermën e Pejës. Aty ka qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme.

Në atë post ka qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Ka kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.

Tahir Rexhep Zemaj thotë :" Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.

Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti. Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.

Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.

Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit.

Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë.

Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë.

Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.

Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !

Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar.

Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur.

Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.

Image result for Tahir zemaj
Kush e ka ndihmuar Tahir Rexhep Zemën të arratiset nga Burgu i Dubravës ?



Dezintegrimi i Jugosllavisë sapo kishte filluar dhe serbët po përpiqeshin të eliminonin të gjithë personat e rrezikshëm, ata për të cilët mendohej se do të rrezikonin edhe me armë kundër planeve të tyre. Në mesin e tyre ka qenë edhe Tahir Zemaj.

Plani ka qenë që ai të "transferohej" në një burg tjetër, në të cilin ai kurrë nuk do të mbërrinte i gjallë. "Kur ka ardhur puna për të më likuiduar në burg, me ndihmën e disa gardianëve shqiptarë, të cilët kishin kryer shërbimin ushtarak në njësitë e mia, kam marrë vesh se ishte mbajtur një mbledhje dhe se "do të më transferonin në burgun e Pozharevcit" në fakt do të më eleminonin. Me ndihmën e atyre ushtarëve jam arratisur nga burgu i Dubravës".

Zemaj i përmend me konsideratë dhe mirënjohje emrat e Xhavit Balës, mbikqyrës, Mehmet Demaj, Sherif Thaçit si edhe të komandantit të burgut të Dubravës, Sokol Blakaj. Zemaj shpjegon se kjo ka ndodhur në vitin 1991 dhe historia e arratisjes është një sagë e vërtetë, por së cilës ai nuk dëshiron t'i kushtojë vëmendje në këtë libër.

Pas tre katër ditësh me ndihmën e familjes dhe të disa djemve të fshatit të tij, largohet nga Kosova për në Slloveni, Zvicër dhe së fundi në Gjermani. Në Berlin ai strehohet tek disa të afërm të tij. "Në ato ditë më janë gjetur shumë njerëz" kujton koloneli.

Image result for Tahir zemaj

Formimi i brigadës 134 dhe bërthamave
 të brigadave 133, 131.


Kur është lajmëruar në TV-satelitor – rreth katër muaj me vonesë, - krijimi i Brigadave të para shqiptare me luftëtarë dhe komandantë profesionistë, nuk ka pasur ditë më të gëzuar për shqiptarët. (Fillimet e bëra me datë 21 qershor janë sekuestruar nga bandat e Fatos Nanos dhe paramilitarët e Fatos Klosit, megjithatë një kasetë i ka shpetuar sekuestrimit, xhirime që çuditërisht janë lejuar të transmetohen vetëm pak ditë para vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit !) Më së fundi në Kosovë do të luftonin dy ushtri, ajo shqiptare dhe ushtria serbe. Nuk do të bëhej më fjalë për grupe, për çeta komitësh, për aksione të veçuara ilegale, për masakra etj.

Jo, shqiptarët mund të kishin ushtri më të vogël dhe më pak të pajisur, por ama do të kishin ushtrin e tyre e cila do të rritej dhe fuqizohej çast pas çasti, do të kishin komandë hierarkike dhe organizim e disiplinë ushtarake moderne. Nuk do të vepronte kush me kokë në vet, nuk do të kishte aksione të dyshimta dhe të pavlera. Le të shohim se si u formuan këto tri brigada, dhe a kishte të tjera ? Përderisa kishte 131, do të duhej të kishte edhe 132 ose 130 !!

Ja se si shpjegohet Tahir Zemaj: “Deri me 21 qershor janë bërë përgatitje, kjo datë është caktuar për të bërë betimin brigada 134, 131 dhe ajo 133. Këto kanë qenë brigadat e para në kuadër të Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Emërtimi i një brigade është një shifër. Ajo thjesht ka efekt moral, ndërsa armikut i krijon hutim. Eshtë një metodë që përdoret në të gjitha ushtritë profesioniste të botës. Ka pasur tri brigada dhe ato kanë pasur ato numra që përmenda.

Me 21 qershor 1989 caktohet dita e betimit për Brigadën 134 dhe për bërthamat e dy brigadave të tjera, të cilat qenë të plotësuara me kuadro ushtarake dhe me një pjesë të trupave, pjesa tjetër pritej të plotsohej. Në ceremoninë e betimit ka qenë e ftuar edhe këngëtarja jonë e njohur Leonora Jakupi, e cila ka kënduar këngën-hymn, « Besa-besë, besën ta kemi dhanë ». I ati i saj, eprori Qazim Jakupi ka rënë në krye të detyrës bashkë me Muharrem Tafën që përmenda pak më parë. Komandant i Brigadës 134 me dekret të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës jam emëruar unë. Ministri i Mbrojtjes, kolonel Krasniqi më ka dorëzuar flamurin e luftës duke më urdhëruar që ai të mos binte kurrë në duart e armikut, kam pranuar flamurin dhe jam betuar se ai « kurrë nuk do të binte në duart e shkieve ».

Ai flamur bashkë me flamurin kombëtar u ka prirë të gjitha veprimeve tona luftarake. Ndihmësi im për moral është emruar Sali Çeku. Komandant i Batalionit të Parë ka qenë Sefedin Kuqi, i Batalionit të dytë Bajram Stojkaj, i të tretit Fadil Hadërgjonaj. Farush Thaçi ka qenë kryeshef i artilerisë dhe komandues i njësitit artilerik pranë brigadës 134. Lumni Surdulli, që ka rënë në betejën e Loxhës, dhe disa të tjerë kanë pasur detyrat e drejtuesve të kompanive. Kanë qenë të emëruar gjithashtu edhe ndihmësit e komandantit për xhenjeri, sanitet etj.

Në brigadën 131 ka qenë emëruar komandant Rrustem Berisha, ndërsa i brigadës 133 Kemajl Shaqiri bashkë me komandantët e batalioneve dhe komandën e tyre. Fillimisht ka qenë paraparë që brigadat të hynin në Kosovë me luftë, pra ta çanin kufirin dhe të ruanin shtegun e furnizimit nga Shqipëria. Ky plan u ndryshua për shkak të « ruajtjes » së paanshmërisë së Shqipërisë, pasi një sulm nga territori i saj do të konsiderohej agresion ndaj kufijve ndërshtetrorë të njohur botërisht. Sipas planit të ri, përpiluar nga Ministria e Mbrojtjes, ka qenë vendosur që të futeshin në Dukaxhin këto tri brigada të lokacionitdhe më vonë të formohej komanda e Korparmatës së parë. Në fakt më vonë u formua Komanda e Zonës së tretë Operative e Rrafshit të Dukagjinit.

Pas dhënies së betimit, menjëherë jam informuar nga organi për zbulim dhe kundërzbulim, të cilin e drejtonte Ismet Ibishi, se kishte disa elementë të dyshimtë që silleshin rreth kazermës sonë dhe që do të mund të na krijonin probleme gjatë hyrjes sonë në Kosovë. Para disa ditëve në Viçidol kisha biseduar me Azem Sylën, Adem Grabovcin, Jashar Salihun dhe me një pseudonim, « Qorri ». Aty ka qenë prezent edhe Rrustem Berisha dhe nga fundi ka ardhur edhe Sali Çeku. Ata kërkonin që ne « t’u bashkangjiteshim » dhe na lanë të kuptonim se në të kundërt, nuk do të ishim të mirëpritur ! Në fakt as nuk e dija se kush ishin dhe as nuk e kisha shumë të qartë se kë përfaqësonin. Sali Çeku më ka sqaruar më vonë se kush qenë ata në të vërtetë. Megjithatë vendosa të bëja një modifikim në planin e hyrjes në Kosovë. Kam marrë vendim për të bërë marshimin deri në Prapaqan, ku është formuar edhe komanda e zonës së tretë. Të mërkurën, më 24 qershor 1998 në orën 02 të natës, kam urdhëruar që brigadat tona ta fillojnë marshutën, të cilën e kisha konceptuar në tri faza.

Faza e parë, nga Papajt deri në Livadhet e Padeshit. E dyta nga aty, përmes vijës kufitare pranë piramidës C2, rrëzë Rrasës së Zogut, deri në fshatin Jasiq, brenda territorit të Kosovës dhe më pas, faza e tretë, deri në Isniq e Prapaqan. Ndoshta, po të kishim hyrë në luftë në Kosovë në atë kohë, shumë më pak dëme do të kishim pasuar,pasi forcat e armikut kanë qenë shumë të dobëta atëherë, por… ai qe një urdhër, të cilit unë i jam bindur,pasi njerëzit që e kishin dhënë, Kryeministri dhe Ministri Mbrojtjes, qenë eprorët e mi. Në fakt, kemi hyrë jashtë çdo logjike ushtarake, kemi thyer rrethimin, jo për të dalë prej tij, por për të hyrë brenda rrethimit ! Në prapaqan kemi qenë të rrethuar nga të katër anët. Forcat serbe na kishin ndërprerë të gjitha furnizimet.

T’i rikthehemi edhe një herë marshutës. Gjithçka ka qenë e planifikuar me detaje. Kemi qenë mbi 150 persona, ushtarë dhe oficerë. Në orën 5 të mëngjesit jemi ndalur në Livadhet e Padeshit. Gjatë ditës kemi zhvilluar ushtrime për t’u ballafaquar me rste sulmi apo prite, të cilat mund të na ndodhnin gjatë fazës së dytë, për kthimin e mbrojtjes në sulm etj. Në orën 2 e 30 të datës 25 qershor, pas një shpjegimi të hollësishëm të të gjitha porosive të dhëna më parë, kam mbajtur edhe një fjalë ku kam kërkuar zbatimin e tyre me rigorozitet. Në mesnatë kemi mbërritur në kufi. Armiku nga baza e vet në Koshare, ndezi një raketë ndriçuese. Menjëherë zumë pozicionet. Për pak sekonda kam menduar se ramë në pritë dhe se të gjitha përpjekjet tona për ta ruajtur fshehtësinë, kishin dështuar. P.sh. ndalimi i marshimit në Padesh është bërë vetëm për t’iu shmangur vëzhgimit që na bëhej.

Pak më vonë kemi dëgjuar disa fishkëllima, një zë që thërriste në gjuhën shqipe dhe një breshëri. Kjo ka ndodhur pak mbi Shkozën e Jasiqit, jo shumë larg karaullit të serbëve. Ka qenë një situatë shumë e paqartë. Komandantët prisnin urdhërin tim për të vepruar. Zërat u dëgjuan përsëri dhe shpejt morëm vesh që ata ishin shqiptarë që po kalonin kufirin në mënyrë të paorganizuar dhe që kishin humbur lidhjen me njëri-tjetrin. Pararojën tonë e drejtonte Sali Çeku, që e njihte kufirin, pasi e kishte kaluar me dhjetra herë. Në krye të kolonës printe flamuri i brigadës 134. Me të kemi hyrë dhe kemi luftuar në Kosovë. Në 5 të mëngjesit kemi mbrritur tek Stanet e Jasiqit. Kemi pushuar pak dhe pas dy orësh kemi përfunduar në Jasiq. Rojet e fshatit na kanë lajmëruar se fshati mund të sulmohej nga çasti në çast. Të shtënat dëgjoheshin qartë.

Pas një ore pritjeje nuk ndodhi asgjë. Kur zbritëm në Jasiq na pritën banorët. Nuk ka pasur gjë më të mrekullueshme se sa ajo pritje. Ata filluan të qanin, të puthnin flamurin, shpreheshin se tani që e kishin pranë ushtrinë e tyre të rregullt, edhe nëse vdisnin nuk do të mërziteshin. Vullnetarë nga fshati kërkuan të strehonin luftëtarët. Ne do të rrinim disa kohë në Jasiq në pritje të armatimit. Ka paur zëra shumë skeptik, që më kishin paralajmëruar se ndoshta ai armatim edhe nuk do të vinte, por ne e kishim vendosur të hynim dhe ta prisnim aty armatimin. Instruktova trupat për çdo eveniment. Në atë kohë në Jasiq nuk ka pasur luftime, edhe pse krismat e artilerisë serbe dëgjoheshin nga larg. Kemi zhvilluar orë teorie dhe stërvitjeje fizike me ushtarët që iu bashkangjitën brigadave tona, po ashtu edhe me ata që shërbenin nëpër fshatra.

Image result for Tahir zemaj

“Kthehuni nga keni ardhur ose do të ndeshni në dhunë... !!” na është thënë shqip, jo serbisht !?


Kur panë që ne qemë shumë të vendosur e kompakt, dhe që nuk kishim ndërmend të shpërndaheshim si zogjtë e korbit nëpër Kosovë, se ne nuk lëshonim pe në pikën tonë kryesore, siç qe ajo e hyrjes dhe e veprimit tonë luftarak në të mirë të Kosovës, ashtu siç ishim, atëherë ata na kërcnuan se “ ju nuk do të guxoni dhe s’keni për të pasur shans ta kaloni fshatin Junik”. Sali Veseli na dërgoi një letër, në të cilën thuheshin fjalët e mësipërme, duke na paralajmëruar që të mos e nisnim marshimin për në fshatin Junik pasi “do të priteshim me dhunë”.

Pasi e informova dhe u konsultova me Shtabin Suprem dhe me Zotni Krasniqin për këto fërkime, kam kërkuar mendimin e tij. Iniciatorë kryesorë të këtij incidenti kanë qenë Sali Veseli dhe Naim Maloku. Ramush Haredinaj qe më i pavendosur, nuk ka ngulur shumë këmbë, të paktën në ato dy takime. Ai dukej se punonte me kokën e dikuj tjetër dhe ndoshta ka qenë edhe i manipuluar. Nga Shtabi më porositën të mos humbja kohë, ta kryeja fazën e tretë të marshimit. Më sugjeruan të lija në fshatin Jasiq dy oficerë për të kontaktuar me dërgesat e armatimeve që prisnim. Kam vendosur të lë aty Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin.

Përpos detyrës së pranimit të armatimit, u lashë si detyrë që të angazhoheshin, si në Junik edhe në Jasiq, për stërvitjen e atyre djemveqë nuk kishin njohuri ushtarake, me qëllim që të aftësoheshin. Në një betejë në fshatin Gjocaj, ata djem dhe vajza, të stërvitura, kanë vrarë jo veç ushtarë, por edhe oficerë serbë. Ka pasur spekullime rreth qëndrimit të rrustem Berishës dhe Agim Ramadanit në Jasiq. E vërteta është kjo: ata janë urdhëruar nga Shtabi Suprem të rrinë aty për të kryer ato detyra që përmenda, pra për të mbajtur të hapur korridorin e furnizimit dhe ndërkohë për të ndihmuar organizimin e mbrojtjes dhe stërvitjen e vullnetarëve. Unë kam pasur gjatë gjithë kohës kontakt me ta. Kam biseduar pothuajse çdo ditë në telefon, kemi shkëmbyer informacione dhe të dhëna të ndryshme.

Po ashtu edhe Sefedin Kuqi me lutjen e eprorëve dhe luftëtarëve të fshatit Junik, ka mbetur në Junik për t’u ndihmuar në aftësimin luftarak dhe në organizimin profesional të mbrojtjes në atë zonë. Ramadani, Berisha dhe Kuqi kanë komunikuar dhe koordinuar në mënyrë të vazhdueshme. Në postin e komandantit të brigadës 131 është emëruar si kryes i detyrës së komandantit, Nazif Ramabaja, shef i shtabit i po së njëjtës brigadë. Asnjë shpjegim tjetër nuk i përket të vërtetës. Ata, pas ofensivës së ashpër serbe në Rekën e Keqe kanë marrë urdhër të tërhiqen në Shqipëri dhe janë tërhequr. Më vonë kanë vazhduar luftimet, siç dihet nga të gjithë duke ndihmuar edhe popullsinë e deportuar.

Shpejt, gjatë kohës që kemi qenë në Jasiq, njerëzit që përmenda më sipër, pra Veseli, Maloku dhe Haradinaj dërguan një “toger” me pesë ushtarë dhe më ftuan të shkoja në Junik. Kur po bëhesha gati, Agim Ramadani ka ndërhyrë dhe më ka thënë “jo komandant, ju muk do të shkoni, do të shkoj unë bashkë me dy oficerë të tjerë që mund t’i caktoni ju. Kam përshtypjen dhe një parandjenjë të keqe që ata duan t’ju marrin peng !”. Më vonë i kam dhënë të drejtë, pasi kam marrë vesh që një plan i tillë kishte ekzistuar. Agim Ramadani shkoi në takim bashkë me Fadil Hadërgjonajn dhe Nazif Ramabajën. Ata kanë paraqitur planin tim operativo-ushtarak për fazën e tretë të marshimit tonë. Agimi nuk solli gjë të re nga bisedimet. Më tha se ata akoma pretendonin senuk do të na lejonin të marshonim.

Aty kemi marrë vendimin për të marshuar, dhe në se do të na hapnin luftë, do të luftonim. Por duke i njohur karakteret e tyre, llafazërinë e Veselit dhe dobësitë e Naimit, kisha njëfarë sigurie se ata nuk do të bënin gafa të tilla. Megjithatë urdhëri ka qenë që, nëse na godisnin, do të luftonim. Me 30 qershor në orën 22 kam urdhëruar fillimin e fazës së tretë së marshutës. Nga Jasiqi në Junik kemi marshuar në këmbë duke respektuar të gjitha masat e sigurisë dhe të luftimit, ndërsa nga Juniku, ku “do të na bëhej rezistenca”, na kanë pritur makinat e Jasiqasve që na dërguan deri në fshatin Pacaj. Në Junik jam takuar edhe njëherë me ata njerëz. Ky veseli më pyeti “në se kishim nevojë që ata të na bënin përcjellje deri në Prapaqan ?!” dhe filloi të justifikohej se egjitha ajo që kishte ndodhur s’kishte qenë gjë tjetër veç përpjekje e tyre për të na siguruar rrugën!!

Sali Çeku kishte shkuar para nesh në Rrafshin e Dukagjinit për të parë situatën, për të vënë kontaktet me eprorët dhe njërëzit tjerë, për të krijuar kushtet për vendosjen e Brigadave dhe të Komandës. Ai më kishte informuar se gjithçka ishte përgatitur. Ai më kishte lajmëruar se do të na priste në fshatin Kodrali në orën 4 të mëngjesit. Rreth mesnatës kemi kapërcyer magjistralen Deçan-Gjakovë. Pas kalimit të saj kemi mbërritur në fshatin Hereqë, në orën tre të mëngjesit në Gramaçel për të vazhduar drejt Dubravës, ku na prisnin automjetet që do të na dërgoninnëpërmjet Gllogjanit në Isniq, Pozharë, Prapaqan.

Në Isniq kemi qenë në orën 5 të mëngjesit. Na ka pritur Sali Çeku me Rrustem Bruçin, i cili ka dhënë një kontribut shumë të madh për vendosjen e shtabit dhe njësive operative. Kështu mbërritëm. Jemi vendosur në të njejtën mënyrë si në fshatin jasiq, nëpër shtëpitë e vendasve. Me një korrik jemi vendosur në Isniq. Menjëherë kemi filluar zgjedhjen e luftëtarëve për në radhët e njësive operative. Aty kam kontaktuar me shumicën e komandantëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit. Aty kam takuar edhe nënën time, pas 11 vjetësh. (Ndërsa flet për nënën e vet, Koloneli humb ashpërsinë dhe vendosmërinë e ushtarit, zhytet në kujtime – të na fal lexuesi për këtë shpjegim – por atij gati i shpëtuan lotët, ndërsa ne po mendonim se sa çnjerëzore është ta ndash njeriun nga nëna e tij! Nëse për 11 vite Zemajn e kishin ndarë nga nëna dhe të afërmit e tij, burgu serb, burgu serb dhe emigrimi, kush ishin këta të tjerët, që u përpoqën ta pengojnë, ta bëjnë të përjetshme ndarjen e tij me nënën, me Kosovën ??)

Deri në atë moment – vazhdon Zemaj duke iu referuar komandantëve të fshatrave të Rrafshit të Dukagjinit – ata kishin vepruar nën detyrat e shtabit ekzistues. Ka qenë Gani Gjukaj i Strellcit të Ulët, oficer, Skënder Rexhahmetaj i fshatit Isniq, oficer, Rrustem Tetaj i fshatit Llukë i Ulët, Shemsedin Çeku i fshatit Irzniq. Këta i kemi gjetur në veprim. Ata komandonin rajone nën komandën e shtabit të Dukagjinit të cilin e udhëhiqte Ramush Haredinaj. Në atë takim Gjukaj, Rexhahmetaj dhe Çeku janë përfshirë, ndërsa Tetaj mbeti anash, fillimisht luajti një lojë që në fakt nuk i kishte hije, por më vonë ka reaguar pozitivisht. Pastaj kanë ardhur edhe të tjerë si Besim Gashi, Imer Ahmetaj, Haxhi Imeraj, Isuf Haklaj, Rrustem Bruçi, Shkelzen Idrizaj, Idriz Elezaj, Haxhi Gashi, Florim Çelaj, Bashkim Boshktrakaj etj. Ata kishin besim në forcën dhe organizimin tonë. Dhe është fakt se gjatë gjithë kohës që kemi qëndruar aty nuk ka pasur asnjë masakër.

Përpara ka pasur masakra në fshatra të ndryshme, bie fjala në Lubeniq. Strellcin e Epërm, Gllogjan etj. Janë zhvilluar gjithë ato veprime luftarake, beteja e Loxhës, mbrojtja e Llukës, mbrojtja e disa fshatrave në Rekën e Keqe, betejat e Agim Ramadanit, Rrustem Berishës dhe Sefedin Kuqit në Junik etj. Kam vërejtur se komandantëve lokalë të fshatrave, që siç thashë ishin nga tre e katër, nuk u pengonte fakti që ne ishim nën komandën e Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës, pasi edhe ata ishin të bindur që nuk ekzistonte shtab tjetër më profesional dhe më adekuat për mbrojtjen e Kosovës. Ata kishin dëgjuar për shtabin e Haradinajt, shtab që i ngjante plotësisht Shtabit të Përgjithshëm, për të cilin vetë ky i fundit është shprehur më vonë se “ka qenë shtab i dobët dhe i paplotësuar me kuadro profesionistë”, një shtab ku mbizotëronte familjariteti, ku gradat dhe meritat shpërndaheshin sipas afërsisë së gjakut.
Image result for Tahir zemaj
Në një ndërprerje të rrëfimit të tij, Tahir Zemaj pranon se Ramush Haredinaj, personalisht, ka qenë një lufttëtar-diversant shumë trim dhe është e pamohueshme që ka bërë edhe disa përpjekje për të organizuar rezistencën. “Eshtë e trishtueshme – thotë ai – se disa njerëz rreth Ramushit nuk e kanë merituar të punonin me të. Disa komandantë lokalë- specifikon Zemaj – nuk merreshin me luftën,ata prisnin zhvendosjen e fshatarëve dhe qenë të parët që vidhnin, serbët kanë ardhur në radhë të dytët. Ata përhapnin panik, silleshin si kaubojs nëpër fshatra, kanë qenë këto gjëra dhe fakti se ata vërenin se një forcë e organizuar dhe profesionale do t’ua humbte shanset që edhe më tej të zhvillonin veprimtarinë e tyre, që ka bërë që ata ta kundërshtonin praninë tonë dhe të na shkaktonin probleme.
Related image
Pas takimit në Isniq, ku dhjetëra eprorë pranuan të viheshin nën komandën tonë, disa të tjerë si Veseli, Maloku dhe Teta i kanë vazhduar presionet ndaj nesh edhe për një kohë. Beç nuk duhet harruar, është fakt i mrekullueshëm që shumica dërmuese e komandave të fshatrave kanë kërkuar takim me mua, aq sa e kam pasur të vështirë t’i pres të gjithë. Ata donin të informoheshin dhe të inkuadroheshin në njësitë tona. I kam inkuadruar të gjithë oficerët e fshatrave që ishin në zonat buzë vijës së frontit. Me këtë mënyrë kam synuar përvijësimin e vijës së frontit nga Loxha deri në Gjakovë, gjatë tërë magjistrales, pastaj nga Lugu i Baranit deri në Jabllanicë.

Image result for Tahir zemaj

Kjo ka qenë një punë dhe angazhim i madh. Kohën që kam humbur me oficerët e mi, për të futur frymën e konsultimit dhe mirëkuptimit, ta kisha përdorur për aftësimin ushtarak të trupave, sigurisht që do të kishim pasur rezultate më pozitive se ato që arritëm. Megjithatë, jam i bindur se një punë e tillë ka qenë e domosdoshme, pasi kam arritur që të shmangë konfliktet e armatosura mes nesh, gjë që do të ishte me pasoja tepër të rënda për luftën po se po, por shumë më tepër për paqen që do të vinte një ditë bashkë me lirinë. Ato që kanë ndodhur gjatë luftës, nuk mund të harrohen, veprimet e mira, pozitive, heroike janë dhe do të mbeten gjithmonë frymëzuese, ndërsa për gabimet, presionet dhe krimet e ndodhura do të përgjigjen të gjithë shkaktarët e tyre, pavarësisht nga kombësia apo përkatësia politike”. ( Fq.45-50)

Image result for beteja e logjes

Beteja e Loxhës – beteja e parë serioze me shkie


Njëri prej veprimeve luftarake më profesionale dhe më me shumë bujë në të gjitha përpjekjet e luftëtarëve të lirisë në Kosovë, ka qenë Beteja e Loxhës. Aty serbët morën për herë të parë një leksion të fortë, një mësim të vyer, se nuk ishte më koha kur ata luftonin kundër dy-tre vetëve, që gjuanin nga larg e pastaj iknin duke e lënë popullsinë civile në mëshirën e “tigrave” të Arkanit dhe kriminelëve të tjerë të policisë dhe ushtrisë serbe. Jo, në Loxhë serbët panë me sytë e tyre se çka do të thoshte të ballafaqoheshin me forca të organizuara, të përgatitura ushtarakisht dhe të drejtuara me profesionalizëm. Në betejë kanë marrë pjesë rreth 160 luftëtarë shqiptarë të brigadës 134, ndërkohë që burimet serbe komentonin se qenë ndeshur “me 4-5 mijë forca rebele”. Komandanti i kësaj beteje, Kolonel Tahir Zemaj shpjegon detajet e asaj faqje të lavdishme të luftës së UÇK-së, ku dhanë jetën tre luftëtarë të lirisë dhe u plagos rëndë një tjetër:

“Ne, sa mbërritëm në Prapaqan, morëm masa për ndërtimin e kazermës, të cilën e kishte nisur më parë Ramush Haradinaj, për krijimin e kushteve për jetesë dhe stërvitje të luftëtarëve. Si ushtarak, thotë Tahir Zemaj, jam tepër kërkues në këtë drejtim, kam luftuar gjithmonë që luftëtarët t’i kenë të gjitha kushtet normale të jetesës dhe të stërvitjes, në përshtatje me rrethanat, sigurisht. Kjo më jepte dorë t’u kërkoja atyre maksimumin në stërvitje dhe në fushën e betejës. Pra, sapo kishim filluar të krijonim kazermën. Në fshatin Loxhë vepronte Shaban Shala, i cili udhëhiqte njësitë e mbrojtjes territoriale. Por ka qenë e pamundur për të dhe për forcat që ai ka pasur në dispozicion të bëjë ndonjë rezistencë kundër armikut. Një gjysmë orë pas fillimit të sulmit serb mbi Loxhë, ai është tërhequr bashkë me popullsinë dhe ka dërguar një korrier në Prapaqan, i cili pasi kontakton me Zemajn i shpjegon atij gjendjen në fshat dhe i sjell apelin e zoti Shala, “për t’i ardhur në ndihmë, atij dhe popullsisë së fshatit !”. Kjo shënon edhe çastin e parë të angazhimit në betejë të forcave të Brigadës 134, betejë e cila ka zgjatur deri ditën tjetër në orët e para të mëngjesit.


Ora 5 e 45 minuta e ditës 6 Korrik 1998

Komandant Zemaj pret korrierin e dërguar nga Shaban Shala në emër të shtabit të mbrojtjes territoriale të fshatit Loxhë.
Zemaj informohet se trupa policore dhe ushtarake të okupatorit kishin bombarduar fshatin Loxhë dhe pastaj me këmbësori ishin futur në qendër të tij.


Ora 6 e mëngjesit

Komandant Zemaj jep alarmin dhe rreshton njësinë në oborrin e kazermës dhe urdhëron : Batalioni i parë i brigadës 134, me komandant Sefedin Kuqi, i cili nuk ndodhej në ato çaste në kazermë pasi ishte me detyrë tjetër të përkohshme në Junik dhe në Rekë të Keqe, në vend të tij si kryes i detyrës së komandantit të atij batalioni është emëruar Nazif Ramabaja bashkë me eprorët Faruk Xhemajli dhe Esat Ademaj. Batalionit të parë i është dhënë urdhër të pajiset me të gjitha mjetet e nevojshme luftarake për një batalion këmësorie dhe urgjentisht me dy kamionë të nisej drejt Loxhës.


Ora 6 e 45 minuta

Batalioni është nisur nën komandën e Nazif Ramabajës. Pjesa tjetër e trupave ka mbetur në Kazermë. “Komandanti i Strellcit më kërkon që ne të merrnim pjesë në varrimin e ushtarit Avni Avdimetaj, i cili qe vrarë një natë më parë gjatë kalimit të kufirit. Fadil Hadërgjonaj, vazhdon zemaj, ka marrë urdhër të përgatitë skuadrën e ceremonisë ushtarake të varrimit të luftëtarit të vrarë”. Fshati Strellc i Ulët është shumë afër Prapaqanit. Varrimi i tij është bërë në orën 9, dhe vetëm 40 minuta më vonë është paraqitur një korrier e bashkë me të Esat Ademaj, të cilët informojnë Kolonel Zemajn për gjendjen në fushëbetejë.


Ora 9

Batalioni i përfshirë në luftime kishte hasur në rezistencë të fortë të okupatorit. Gjysma e fshatit ishte marrë nën kontroll nga forcat serbe. Ramabaja ka pasur pak informacione mbi terrenin, pas dy orë luftimesh ai ka raportuar përmes korrierit se kishte një epror të plagosur, Faruk Xhemajlin dhe kishte humbur një luftëtar, Enver Alajn nga fshati Drenoc. Enver Alaj ka depërtuar në oborrin e një shtëpie të fortifikuar dhe ka tentuar të hedhë bomba ofensive brenda saj. Aty është goditur nga një polic i fshehur jashtë shtëpisë, fillimisht me plumba, pastaj edhe me një bombë. Eprori Faruk Xhemajli ka penetruar edhe ai në oborrin e një shtëpie serbe, ku një shkin iu ka lutur që ai të mos e vriste. Ai e ka liruar dhe ajo pasi ka hyrë brenda, nga kati i dytë i shtëpisë e ka goditur me armë duke e plagosur rëndë. Nga ana e armikut kishte dy oficerë të likuiduar dhe disa mjete radiolidhjeje të tyre kishin rënë në duart e luftëtarëve tanë. Armiku ka kërkuar përforcime, Ramabaja po ashtu i kërkon komandantit të tij përforcime dhe intervenim të menjëhershëm, pasi situata paraqitej e rëndë. Forcat serbe po riorganizoheshin dhe po u mbërrinin përforcime.


Rreth orës 10

Eshtë ndërprerë ceremonia mortore për ushtarin dhe të gjithë janë kthyer në kazermë, në Prapaqan. Efektivi është plotësuar me ushtarë dhe armatim më të rëndë, mitroloza dhe topa pa dridhje.


Ora 11

Fillon marshimi drejt Loxhës. Trupat këndojnë këngën “Besa besë besën ta kemi dhënë” morali i tyre qe tepër i lartë. Askush prej tyre nuk ka treguar as më të voglin hezitim. Ata e dinin se po luftonin për Kosovën. Sali Çeku dhe rrustem Bruçi insistojnë për të marrë pjesë në betejë, edhe pse kanë qenë të ngarkuar të merreshin me një detyrë tjetër, formimin e gjyqit ushtarak, për të hetuar dhe gjykuar ngjarjet dhe krimet e ndryshme që ndodheshin në rrafshin e Dukagjinit. Që të dy kanë qenë juristë. Që të dy kanë insistuar dhe kanë marrë pjesë në betejën e Loxhës. Edhe vajzat luftëtare, Zyla, Afërdita, Hava, Kosovarja etj, megjithëse u është kërkuar që të rrinin në kazermë dhe të merreshin me detyra të tjera, kanë shprehur gadishmërinë për të marrë pjesë në betejë pa iu trembur syri, njëlloj si vëllezërit e tyre.


Orën 12

Zemaj flet para luftëtarëve: “Kemi një ushtar të vrarë dhe një epror të plagosur. Gjendja është e rëndë por ne duhet të fitojmë këtë betejë. Logja është në duart e serbëve për momentin, por ajo është e jona dhe ne do ta marrim atë.” Pastaj kanë vijuar instruksionet ushtarake dhe organizative. Nazif ramabaja jep informacionet e para, informacione të përftuara nga pjesa e parë e betejës. Ato informacione kanë qenë tepër të vlefshme.


Ora 13

Eshtë bërë evidentimi i pikave të forta të armikut, i rrugëve të lira dhe kalimeve të bllokuara, rigonicioni i plotë i fushëfultimit. Në pikën e vrojtimit kanë qnë komandantët e batalioneve Ramabaja, Stojkaj dhe Hadërgjonaj, komandanti i njësisë artilerike Farush Thaçi. Ndihmës Komandanti i Brigadës për Moral Sali Çeku, rrustem Bruçi etj. Gjithashtu në marrjen e detyrave kanë marrë pjesë edhe komandantët e njësive territoriale të fshatrave Loxhë, Shaban Shala, i Prapaqanit, Avdi Krasniqi, i fshatit Strellc i Ulët, hasan Kamaj, i fshatit Krushevc, Baran, Dubovik e Broliq etj. Aty janë dhënë urdhërat për të krijuar vijën e frontit, në krahun e djathtë të frontit është vendosur Fadil Hadërgjonaj me Batalionin e Tretë, në Krahun e majtë Bajram Stokaj me batalionin e dytë, në vijën e të frontit ka qenë Farush Thaçi me njësinë artilierikë, ndërsa në vijën e tretë të frontit janë zhvendosur forcat, të cilat deri atëherë kishin qenë të angazhuara në luftime, forcat e komanduara nga Nazif Ramabaja. Një njësi luftarake e mbështetur edhe nga luftëtarë të fshatrave, është lënë në rezervë. Kështu është bërë plani për sulmin e parë kundër forcave serbe. Ajo nuk ka qenë një pritë e fshehtë, as një luftim mbrojtës, ai ka qenë sulmi i parë i organizuar kundër forcave të okupatorit.


Ora 14.07 minuta.

Komandant tahir zemaj urdhëron vartësit e tij dhe luftëtarët për të zënë pozicionet në vijën e përcaktuar të frontit. Në krahun e djathtë ekzistonte mundësia e penetrimit të forcave paramilitare serbe nga drejtimi i fshatit Gorazhdevc. Atje janë vendosur një njësi e batalionit të tretë, armatosur edhe me një top, si dhe disa njësi të fshatrave Broliq e Dubovikë:batalioni i dytë ka qenë i përforcuar me forca të fshatrave të Strellcit,Isniq dhe Prapaqan, pak më lart nga hyrja e Raushiqit, kanë qenë vendosur vullnetarë nga fshati Krushevc, Loxhë, Beran, Broliq dhe vullnetarë nga qyteti i Pejës dhe i Gjakovës. Ata pengonin prerjen e vijës së frontit nga forca që mund të vinin pas shpine. Komandant tahir zemaj dëshmon se ka pasur vende në vijën e frontit, ku distanca e luftëtarëve të tij nga armiku ka qenë vetëm tre metra. Vetë ai ka qenë veç pak metra larg strehës së një shtëpie bunker të mbushur me snajperistë shkie.


Ora 14

Komandant Tahir Zemaj u bën thirrje përmes një megafoni forcave armike të dorëzoheshin,pasi nuk kishin asnjë mundësi për të shpëtuar dhe i ka garantuar se do të trajtoheshin sipas të gjitha konventave ndërkombëtare, që merren me trajtimin e robërve të luftës. U ka dhënë pesë minuta kohë. Shkiet nuk kanë pranuar të dorëzohen. Pas kësaj kolonel Zemaj u ka “dhënë kurajo” duke u thënë: “Atëherë mbahuni pra, shkie !”


Ora 14.15

Ka filluar sulmi mbi forcat armike. Batalionet dy dhe tre kanë vepruar sipas të gjitha udhëzimeve. Njësia e vëzhgimit ku merrte pjesë edhe Rrustem Bruçi komunikonte me luftëtarët nëpërmjet tabelave, me shenja të koduara. Radiolidhja nuk është përdorur për shkak të afërsisë me forcat e armikut. Drejtuesi i kompanisë Cufë Kurtulaj ka bërë një shpërthim tepër energjik dhe të guximshëm për t’iu afruar shtëpisë tjetër bunker. Eshtë paralajmëruar nga Komandant Tahir Zemaj që të ketë kujdes nga ana e djathtë e tij, nga ku derdheshin breshëri të pafund zjarri. Ai ka shpëtuar, por në vëzhgim e sipër të lëvizjeve të tij, është vrarë Rrustem Bruçi. Bruçi ka qenë vetëm katër-pesë metra larg Komandant Zemës. Të gjithë kanë menduar se ai nuk është vrarë, por veç është plagosur, pasi rënia e tij ka qenë shumë e butë (sikur të mos donte t’i shkaktonte dhimbje tokës për të cilën dha edhe jetën). Këndi i zjarrit të forcave serbe ishte aq i plotë sa që tërheqja e menjëhershme e Rrustem Bruçit, qe tepër e vështirë.


Ora 15

Me urdhër të komandantit të luftimeve, kolonel Tahir Zemajt, janë ndërprerë veprimet luftarake. Luftëtarëve u është dhënë urdhëri të tërhiqen deri në 50 metra larg. Zemaj ka menduar se ekzistojnë akoma shanset për ta tërhequr Rrustem Bruçajn. Si rezultat ka dhënë urdhër që shtëpia-bunker të mos rrëzohet nga ana e djathtë pasi gërmadhat e saj mund të binin mbi trupin e luftëtarit. Eshtë ngarkuar zv. Komandanti i batalionit të dytë Lumni Surdulli, epror nga Vushtria, të udhëhiqte grupin për rrëzimin e shtëpisë në anën e majtë. Goditja do të bëhej me mortaja krahu. Pas këtij urdhëri Surdulli merr vet mortajën e parë, një mortajë krahu e tipit “Ambruz” amerikan dhe nga një distancë 7-8 metra larg shtëpisë, godet. Predha prek në një objekt të paparashikuar dhe bën rikoshetë (ndryshon drejtimin) pa mundur të godas në objektiv. Në këtë çast, ai ngre dorën në shenjë dëshpërimi dhe nervozizmi, gjë që u ka dhënë mundësi snajperistëve serbë ta identifikojnë pozicionin e tij dhe ta qëllojnë. Pas rënies së Lumni Surdullit është dhënë urdhëri plotësues për shkatërrimin e të gjitha shtëpive, për rrafshimin e tyre.


Ora 16.30

Njësitë e vendosura në pritë nga ana e Grozhdevcit, nga ku pritej të ndërhynin paramilitarët serbë, kanë zmbrapsur me sukses një sulm të këtyre të fundit, duke mos i lejuar ata të përforcojnë trupat serbe që ishin të angazhuar në luftime brenda vijës së frontit. Nga ana tjetër kanë ardhur forca të SUP-it, me një transportier të blinduar M-60. Drejtuesi i kësaj autoblinde është goditur nga luftëtarët tanë dhe autoblinda ka mbetur e bllokuar. Drejtuesit e operacionit serb kanë kërkuar përforcime nëpërmjet radiolidhjes, përgjimi i komandave serbe është bërë nëpërmjet atyre aparateve që ishin zënë në luftimet e mëngjesit të udhëhequra nga Nazif ramabaja. Serbët nuk kanë pasur dijeni që ato radio kishin rënë në duart tona. Humbja e autoblindës ka shkaktuar goditje psikologjike tek armiku. Armiqtë jepnin urdhra të pakoduar në radio, kaq të zënë ishin në luftime.


Ora 17

Dy shtëpitë e para bunker, në vijën e parë të frontit asgjësohen përfundimisht. Mbeten edhe dy të tjera. Ka pasur informacion se ato qenë edhe më të fortifikuara dhe me më shumë forca armike brenda. Për të siguruar asgjësimin e tyre pa humbje Kolonel zemaj, urdhëron pushim zjarri, në pritje të rënies së plotë të muzgut. Urdhërohen njësitë për maskim dhe përmirsim të pozicioneve. Janë urdhëruar luftëtarët të formojnë “koktejet molotov” dhe bashkimin e bombave ofensive në formë të tre-katër bombave. Ato do të përdoreshin për sulmin. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur shkëmbime të fuqishme zjarri në gjithë vijën e frontit. Ndërkohë një njësi vëzhgimi e drejtuar nga Cufë Kurtulaj është urdhëruar të futej në prapavijën e armikut për të vëzhguar se çfarë mbështetje kishin forcat serbe nga prapavija e tyre. Kjo njësi e ka kryer misionin e saj me sukses duke sjellë prej andej informacione të rëndësishme. Në lajmet e orës 19.30 një komunikatë e forcave serbe njofton se “njësitë e tyre në Loxhë kishin hasur jo në grupe terroriste si deri atëherë por me njësi të rregullta operative”. Janë dëshmitarët fshatarët e Pejës dhe të Berzhenikut që i kanë parë forcat policore ushtarake serbe duke u tërhequr të terrorizuara nga ideja se në Loxhë tashmë po luftonin njësi të rregullta ushtarake, profesioniste shqiptare. Radioja ka dhënë një shifër të ekzagjeruar të numrit të forcave tona, rreth 3 mijë, gjë që nuk i përgjigjej realitetit. Ai ekzagjerim “bazohej” në fuqinë sulmuese dhe taktikat e përdorura gjatë luftimit, të cilat ishin të panjohura deri atëherë prej forcave serbe në Kosovë. Sipas gjithë këtyre informacioneve, të përfituara nga njësiti vëzhgues, nga përgjimi i urdhërave dhe bisedave në radiolidhjen e tyre, nga lajmet e transmentuara, është kuptuar se armiku kishte pësuar një goditje të rëndë dhe tashmë pritej vetëm kurorëzimi i fitores me ndërmarrjen e fazës së tretë të luftimeve fill pas rënies së natës.


Ora 20.30

Fillon faza e tretë e sulmit. Komandantët dhe drejtuesit e njësive kanë marrë urdhëra dhe instruksione shtesë. Angazhohet edhe batalioni i vijës së dytë. Bëhen disa ndërrime në vijën e parë të frontit. Rifreskohen forcat. Në luftën e Loxhës është dalluar përveç të tjerëve edhe luftëtari Rexhë Osaj, i cili me një trimëri dhe guxim të rrallë ka hyrë brenda këndit të zjarrit serb dhe ka bërë përfundimisht tërheqjen e trupit të Rrustem Bruçit.
Kjo ka ndikuar në rritjen e ashpërsisë së sulmit, pasi deri vonë është menduar se Rrustem Bruçi ka qenë i plagosur dhe jo i vrarë. Fadil Hadërgjonaj me një njësi ngarkohet të hedhë “ koktejet molotov”. Edhe Bajram Stojkaj nga një hangar ka filluar goditjen dhe ndezjen e shtëpive. Mendohej se forcat e fshehura brenda shtëpive do t’i lëshonin ato dhe në ikje e sipër do të asgjësoheshin.


Ora 21

Janë djegur hangarët, por një shtëpi nuk ka marrë flakë kurrsesi. Atëherë është përdorur gjithë fuqia goditëse e njësive për ta rrafshuar atë me dhe. Shtëpitë për të cilat bëhet fjalë, kanë qenë stëpi banimi të serbëve. Ato shtëpi kanë qenë të vizituara nga dy të dërguar të shtabit të fshatit Loxhë, Xhemajl Shala dhe Shaqir Shala, për të biseduar për “mossulmim reciprol mes fqinjëve”. Ata dy persona për një kohë janë mbajtur të arrestuar nga brigada 134, deri sa janë liruar pas ndërhyrjes së shtabit të fshatit Loxhë. Ekzistojnë dokumente me dëshmitë e pyetjes së tyre. Në fakt, ato shtëpi serbe jo vetëm që nuk iu përmbajtën “marrëveshjes”, përkundrazi u shndrruan në pika më të forta të armikut. Shtëpitë janë asgjësuar pas disa orë luftimesh dhe forcat tona kanë marrë nën kontroll të plotë gjithë fshatin.


Ora 02.15 minuta e natës

Armikut i janë numëruar 14 trupa të vrarësh, për të cilët është urdhëruar që të varosen. Të plagosurit dhe të vdekurit e tjerë nga ana serbe mund të jenë tërhequr. Fshati i është dorëzuar komandantit të njësisë territoriale të fshatit, zotni Shaban Shalës. Atij i janë dhënë instruksione se cilat objekte duhet të ruhen, ku duhet të organizohet mbrojtja etj. Duke par¨¨e se ai nuk kishte forca të mjaftueshme dhe ekzistonte mundësia që armiku të përpiqej për ta rimarrë Loxhën, Komandant Tahir Zemaj urdhëron njësitë e pesë fshatrave rërreth, t’i vinin në ndihmë dhe të bënin shërbim herë pas here në Loxhë.

Ora 3

Pas betejës, një luftëtare shqiptare, Shemsie Shala, (Shema) e cila kishte luftuar gjatë gjithë kohës, me armë në dorë, përgatitë ushqim për rreth 300 luftëtarë që kishin marrë pjesë në betejën e Loxhës.


Ora 4

Fillon marshimi drejt kazermës në Prapaqan. Trupat këndojnë përsëri këngën “ Besa – besë, besën ta kam dhanë “. Të nesërmen me 7 Korrik është bërë varrimi i luftëtarëve të rënë, tek xhamija e e isniqit, ku kanë marrë pjesë mijëra qytetarë të Rrafshit të Dukagjinit dhe të rënëve u është bërë një nderim dhe ceremoni dinjitoze. Qytetarëve u është kërkuar të shpërndahen shpejt për arsye sigurie. Në kazermë është një analizë e plotë e të gjitha veprimeve luftarake gjatë betejës dhe është konsideruar si një sukses ushtarak. Nga ajo mbledhje i është dërguar edhe një raport i hollësishëm informues Shtabit Suprem të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

(Në vijim lexoni dy telegrame të dërguara nga Kolonel Tahir Zemaj, i pari me rastin e përkujtimit të dy vjetorit të betejës së Loxhës dhe i dyti, në përkujtimin e rënjës së tre dëshmorëve të Loxhës.)



TË NDEUAR MOTRA E VËLLEZËR !
TË DASHUR BASHKËLUFTËTARË !

E kam pritur me emocion të veçantë ftesën tuaj për të marrë pjesë në përkujtimin e dy vjetorit të betejës së Loxhës. Në këtë ditë përkujtimi, mua më vijnë ndërmend së pari ata që ranë dhe u plagosën në betejë.

Kujtoj me dhimbje të thellë dhe respekt shumë të lartë rrustem Bruçin, Enver Alajn dhe Lumni Surdullin, kujtoj Faruk Xhemajlin e plagosur dhe mundin e përpjekjet e gjithë luftëtarëve dhe eprorëve trima të brigadës 134, kujtoj Sali Çekun dhe nazif Ramabajën, Fadil Hadërgjonajn, bajram Stojkajn, Esat Ademin, Cufë Kurtulajn, Rexhë Osajn e Shaban Shalën dhe gjithë komandantët e mbrojtjes territoriale që kanë marrë pjesë dhe kontribuar në fitoren e asaj beteje. Më lejoni të kujtoj me respekt luftëtaren trime, Shemsie Shalën, e cila pasi luftoi 18 orë me pushkë në dorë, po me pushkë në dorë përgatiti ushqim për më tepër se 300 luftëtarë. Loxha ka hyrë në historinë tonë më të re si betejë e fituar nga trimëria, mençuria, profesionalizmi dhe përkushtimi i luftëtarëve trima të UÇK-së, pjestarë të brigadave institucionale e profesioniste. Ajo u dha shkieve shijen e hidhur të humbjes, ajo u tregoi atyre se shqiptarët kishin vendosur të luftonin e të vdisnin seriozisht për lirinë e Kosovës.

Në një zelegram nuk është e lehtë të thuhen të gjitha. Lejomëni të them diçka: Për ju si luftëtarë dhe dëshmitarë, si dhe për mua si ushtarak dhe drejtues i luftimeve, beteja e Loxhës është një krenari, është një ngjarje e lavdishme e cila do të hyjë në histori me gjithë madhështinë e saj. Ata që dhanë jetën në këtë betejë, kanë hyrë në altarin e kombit për të mos vdekur kurrë.
UÇK-ja është nderi i kombit shqiptarë ndërsa brigada 134, 133 dhe 131 do të mbeten krenaria e përhershme e UÇK-së.

Unë sot nuk munda të vij mes jush, të festoj e gëzohem me ju, veç më lejoni të brohoras bashkë me ju:

Rroftë Amerika dhe NATO-ja që çliruan tërë Kosovën !
Lavdi e përjetshme të rënëve të UÇK-së !
Rroftë Republika e Kosovës e Lirë dhe e Pavarur !
Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptarë !

Kolonel Tahir Zemaj,

 Berlin me 6 korrik 2000



Të nderuara familje të dëshmorëve !
Të dashur motra e vëllezër !

Ju përkujtoni sot rënjen heroike të tre luftëtarëve të atdheut rrustem Bruçi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli. Nëna Kosovë që i lindi e i rriti krenohet me veprën e tyre, me jetën e jetuar ndershëm dhe me rënjën e tyre heroike në emër të saj. Ata kishin ëndrra dhe projekte të mëdha e të pastra. Dy vjet më parë, kur po merrja pjesënë varrimin e tyre më është dukur se po varrosja edhe një pjesë nga shpirti im. Sot ata prehen të qetë në altarin e atdheut, në tokën e lirë të Kosovës martire.

Edhe pse fizikisht ata nuk janë më në mesin tonë, me ne është ëndërra e tyre, ideali i tyre për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.

Duke përkujtuar këta tre heronj, ne përkujtojmë njëherësh edhe mundin, sakrificat dhe gjakun e derdhur për liri të qindra djemve e vajzave të Kosovës, luftëtarë të UÇK-së dhe viktima të terrorit shkinor. Për mua, personalisht, si bashkëluftëtar i tyre kjo ditë përkujtimi është e përzier me dhimbje e me mërzi, me krenari e me mall. Në pamundësi për të vendosur sot një tufë me lule mbi varret e tyre, lejomëni të premtoj se do të jem gjithë jetën krah idealit për të cilin luftuan dhe ranë bashkëluftëtarët e mi, vëllezërit e mi Rrustem Bruçi, Enver Alaj e Lumni Surdulli.


Paqja e Zotit pushoftë mbi shpirtrat e tyre !
Lavdi e nder u qoftë për jetë !
Zoti e Bekoftë Kombin Shqiptar !

Kolonel Tahir Zemaj,

Berlin 07 07 2000



(Fq.53-66)

Image result for Tahir zemaj

Pse u sulmua dhe si u mbrojt Lluka


Në kontaktet me këta përfaqësues të faktorit ndërkombëtar në Kosovë Kolonel Tahir Zemaj kishte vënë re se ata kishin informacione, të cilat vështirë besohej se ata mund t’i kishin. Zemaj shprehet se nuk ka qenë e lehtë të hetohej se nga i merrnin ata informacionet rreth të gjitha ngjarjeve dhe veprimeve tona, dhe ka vendosur në atë kohë që të ndërpriten telefonat, radiolidhjet pasi dyshohej se kishte individë që i kishin transmetuar të gjitha mosmarrëveshjet dhe fërkimet mes nesh.

Duket se këto gjëra ata ua kanë rrëfyer edhe serbëve. “Kam angazhuar njerëz profesionist që t’i kundërviheshin kësaj dukurie, me në krye zotin Idriz Elezaj e disa inspektorë të tjerë, të cilët kanë vepruar si kundërzbulim. Ata kanë pasur suksese të cilat nuk është e nevojshme të përmenden dhe përfundimisht kanë parandaluar rrjedhjen e mëtejshme të sekreteve.

Të informuar nga njësitë e kundërzbulimit të cilat drejtoheshin nga Ismet Ibishi, e kemi pasur plotësisht të qartë plotësisht situatën në terren, përgjatë gjithë vijës së frontit, nga Peja deri në Gjakovë, pastaj deri thellë në Lugun e Baranit dhe të Dushkajës. Kishim informacion edhe për gjendjen në prapavijat e forcave armike. Kur kemi mbrojtur fshatin Llukë kemi qenë në dijeni të përgatitjeve të armikut dhe kemi arritur ta mbrojmë.

Ja sepse është sulmuar Lluka sipas kolonel tahir Zemajt: “Shkak është bërë një ushtarë nën komandën e Shtabit të Gllogjanit, me pseudonim “Maliqi”, i cili çdo ditë gjuante nga një predhë me një minahedhës 82 mm. Ai ka shkaktuar dëme shumë të mëdha në fshatrat Carrabreg, Beleg dhe Llukë. Ai gjuante një predhë ashtu në tym, thoshte se “ia kam qëlluar në objektiv !! “ Nuk merrej vesh se për çfarë objektivi e kishte fjalën. Pas kësaj vinte përgjigja e ushtrisë serbe e cila niste në atë drejtim 20-30 predha të fuqishme artilerie, duke shkaktuar dëme shumë të mëdha.

Me hyrjen e njësive tona operativë, fshatrat Carrabreg, Prilep, beleg dhe të qytetit të Deçanit, luftëtarët e të cilit kanë qenë të vendosur në vijën e frontit Beleg Carrabreg, kanë bërë një peticion në të cilin kërkonin urgjentisht largimin e “Maliqit” nga ai pozicion, pasi po u shkaktonte humbje të mëdha. Ai vendosi të mos largohet, por pas një urdhëri “të përforcuar”, është tërhequr dhe ka shkuar në drejtim të Gllogjanit. Edhe më vonë ka tentuar disa herë të na nxjerrë probleme, duke provokuar luftë në fshatrat Isniq, Strellc etj., se gjoja i kishte mbetur hatri që e kishin zhvendosur prej “istikamit”!

Pra si rezultat i veprimeve të tij të pakontrolluara, forcat serbe kanë vendosur ta sulmojnë Llukën. Brigada 134 është vendosur në pozicione mbrojtëse. Atëherë kam urdhëruar njësinë artilerike të brigadës me komandant Farush Thaçin, të godasë pozicionet e armikut që ndodheshin vetëm 500 metra larg. Goditja është bërë me minahedhës 82 mm dhe 60 mm dhe ka qenë mjaft ekektive. Pas kësaj goditje armiku ka filluar të tërhiqet në drejtim të Deçanit për të kërkuar përforcime. Kam përgjuar nëpërmjet radiolidhjes (dy radiot që janë zënë në betejën e Loxhës). Ata kanë kërkuar ndihmë nga Peja. Në atë çast kam ndërhyrë në lidhje dhe “ i kam urdhëruar” trupat serbe të tërhiqen. Ata e kanë zbatuar “urdhërin” dhe janë tërhequr ! Nga pozicionet tona kemi parë autoambulancat e armikut duke tërhequr të vrarët dhe të plagosurit nga goditja e artilerisë sonë.

Unë kam qenë i bindur – thotë Zemaj – se po të sulmoja do t’i kisha pushtuar të gjitha punktet policore në seksionin Pejë-Gjakovë, veç nuk kam pasur mjetet dhe fuqitë për t’i mbajtur nën kontroll. Asaj aventure i jam shmangur. Po e përmend këtë fakt, për të kujtuar se vrasja apo plagosja e një polici apo ushtari serb, ashtu në tym, sa për të qitur një trimni, është shoqëruar me masakra të pamëshirshme nga ushtria serbe mbi popullsinë civile. Kësi lloj “trimash”, kur viheshin para një numri të caktuar forcash serbe, braktisnin jo veç popullsinë, por edhe armatimin e tyre personal.

Ka pasur raste kur fshatarët më kanë sjellë në kazermë plot një karroceri traktori me armë të hedhura ferrash ! Unë nuk i gjykoj pse janë trembur, i gjkoj pse kanë sulmuar pa marrë parasysh pasojat dhe fuqitë e veta. Lufta nuk është lojë fëmijësh, as si ajo loja e ligë hidh gurin e fshih dorën. Ka ndodhur një paradoks i rrallë: fillimisht kur kam pasur ushtarë të bollshëm s’kam pasur armatim për ta, kur ata janë larguar, natyrisht nuk kishin se pse të rrinin në kazermë të paarmatosur. Kam pasur armë për të armatosur edhe dyfishin e numrit të tyre. (Fq.75-78)

Image result for Tahir zemaj
Kujtime dhe pjesë nga diskutimi i z. Rrok Berisha, pjesmarrës në mbledhjen për formimin e SH.O.RR.D


Në jabllanicë të Dushkajës individ të caktuar si vëllezërit Nazmi dhe Lahi Ibrahimaj që ishin dajë e nip me ramush Haradinajn, pastaj hajdar Dula, të cilin e kishin caktuar si Komandant të Lugut të Baranit për të masovizuar luftën në këtë mjedis, sillen në mënyrë të panjerëzishme dhe kërcënojnë njerëzit. Nazmiu, në Maj të vitit 1998 erdhi në Gllogjan me një vendim të rrejshëm kinse “jemi marrë vesh me Qeverinë e Bukoshit dhe duhet që në fshatrat e Lugut të Baranit t’i formojmë Shtabet e UÇK-së”.

Dy persona, prej këtyre, s’bashku me dy femra ushtare, asgjësuan shënimet e dy gazetarëve amerikanë në fillim të gushtit, gazetare që kishin ardhë në Lug të Baranit për të shkruar një reportazh rreth luftës dhe organizimit tonë të mbrojtjes institucionale. Gazetaret, shoqëroheshin nga një ushtarë i njësive operative të Lugut të Baranit, të Brigadës 131. Kishin hy në kishë të Gllogjanit dhe me dhunë i kishin nxjerrë jasht oborrit të kishës; arsyeja për nxjerrje ishte se ata, “nuk guxonin të hynin në atë zonë pa lejen e faton Mehmetajt, se ai qenkësh zëdhënës i SHQRRD”. Natyrisht unë, (Rrok Berisha), u dola në ndihmë gazetareve dhe kërkova nga “Maxhupi” që ky dhe ato dy vajza që i kishte në përcjellje, të largohen sa më parë nga Lugu i Baranit, pasi në këtë territor veprojnë njësitë operative të Brigadës 131, e cila është e vendosur në Baran. Njëra nga gazetaret, e indinjuar nga ajo që ndodhi tri herë radhazi, shante në anglisht dhe disa herë solli në Lahin shqelma dhe shuplakë.

Ata m’u kërcënuan se do të më vrasin. Ju thashë se ja ku jam. Armët që i keni duhet të përdoren kundër shkijeve dhe jo kundër shqiptarëve. Gjatë këtyre dialogjeve, ushtari i njësisë operative të Baranit, përkatësisht të Brigadës 131 u tërhoq në qetësi. Pas kësaj, së bashku me gazetaret u kthyem në kazermën e Baranit, ku Komandanti i Brigadës 131, zoti Ramabaja, i ka qetësuar dhe pas një ore së bashku me gazetarët kemi ardhë dhe një herë në Gllogjan dhe kemi biseduar përzemërsisht me ato gazetare për të gjitha problemet tona. (Më vonë ato kanë shkruar reportazhin në gazetën “New York Times” dhe shumë drejt e kanë informuar opinionin ndërkombëtar mbi luftën në këtë anë.

Pas ofensivës së parë në Lugun e baranit më së tepërmi e pësoi fshati Nepolje dhe shtatë shtëpi të fshatit Gllogjan. Pal Koci ishte major (rezervë) i MT, dhe njëherit Komandant i SHT dhe qe i rreshtuar në rrugën institucionale. Për këtë arsye ata të Jabllanicës në krye me Dr. Din Krasniqin nga Vranoci, erdhën dhe deshën ta likuidojnë Palin në tradhti, por me ndërhyrjen e shpejtë të komandant ramabajës, në çastet e fundit, e keqja u eleminua.

Në gusht të vitit 1998 organizohet mbledja në kazermën e Prapaqanit ku morën pjesë 72 përfaqsues të fshatrave të Dukagjinit. Kjo për mua dhe për të gjithë banorët e rrafshit të Dukagjinit mbetet mbledhje historike, sepse populli tregoi pjekurinë, dëshirën dhe përkrahjen e vet për ushtrinë e profesionalizuar dhe nën komandën e institucioneve të Republikës së Kosovës. Dëshira e të gjithëve ishte që të çliroheshim nga çizmja e shkaut me sa më pak viktima njerëzore e jo përmes rebelimit nanoist dhe “revolucionit të vonuar”. Në atë takim unë diskutova në emër të 25 fshatrave të Lugut të Baranit që përfshihen nga Bjeshkët e Nemuna e deri në Dri, territor që ishte i organizuar dhe i kontrolluar nga Brigada 131, me qendër në Baran. Unë e dija mirë disponimin politik të banorëve të këtyre fshatrave, sepse këtë e kishin shprehur përmes tri komunikatave të cilat i kishin transmetuar edhe në mjetet e informimit.

Në atë takim, kërkova që UÇK-ja të jetë e sjellshme dhe e disiplinuar, sepse populli ynë mjaft ka vuajtur nga uniforma e huaj dhe mos t’i sjellim vuajtje dhe ne, sepse disa të ashtuquajtur ushtarë po ulin moralin e ushtarit. Atij që ka vendosur me vdek për Kosovë, këto sjellje nuk i takojnë dhe se masa po irritohet nga UÇK-ja, sepse populli në vend që ta mbështesë ushtrinë, po distancohet prej saj. Ne nuk mund të lejojmë që të kemi ushtri private apo partiake. Ushtria duhet të vihet nën mbikëqyrjen e institucioneve dhe shpjegova rastin konkret në lidhje me vendimet e rrejshme në emër të Qeverisë së Kosovës për formimin e Shtabeve të UÇK-së në Lugë të Baranit nga ana Nazmi Ibrahimit. Pyeta se si shpjegohet rasti i “Ujkut” që deklaron haptas se “unë më Zanë Qaushin e shokët jemi ata që kemi nxjerrë nga burgu Fatos Nanon dhe me ndihmën tonë është rrëzuar Qeverija Demokratike në Shqipëri”.

Kjo sipas tij ka bërë, me demek, që ne të vijmë deri te armët ! Po ashtu është thënë se do t’i vrasim që nga Presidenti, ministrat, gazetarët. Kryetarë partish dhe deputetët sepse të gjithë qenkëshin në shërbim të Serbisë. Pastaj theksova se, në emër të kujt po plaqkitet populli, kush është urdhërdhanës, sepse kemi një numër të madh të vjedhjeve si vetura, bagëti, të holla, marrjen e armëve që vijnë nga Shqipëria dhe stërshitjen e tyre ? Duhet ndalur krimi nga ana e disa pjesëtarëve të UÇK-së, sepse peshqit po majen në basenin e Radoniqit nga mishi i njerëzve të pafajshëm.

Eshtë e vërtetë e hidhur dhe panjerëzi ajo që është ba në basenin e Radoniqit, mjerisht aty më së paku ka shkije. Në basen ka të vrarë, të dhunuara shqiptare. Aktet barbare janë të kryera nga vetë shqiptarët pa gjygj dhe pa e zbuluar të vërtetën. Prandaj askush nuk ka të drejtë, me asnjë ligj të botës të vras dikënd pa gjyq e lëre më civilët pa marrë parasysh përkatësinë e tyre. Herët a vonë dikush për këtë do të japë llogari. Në luftë vriten ushtarët e armikut e jo civilët e pafajshëm, prandaj nëse duam të fitojmë duhet të zhvillojmë luftë të pastër, sepse është e drejta jonë për t’u mbrojtur. Baseni i radoniqit kurrë nuk do të jetë mburrja, por turpi ynë.

Në dikutimin tim jam munduar që ushtria e shtetit të Kosovës të jetë e pandarë dhe e bashkuar. Ne nuk duhet të ngrejmë. Armët kundër njëri-tketrit, por t’i bashkojmë ato kundër okupatorit. Banorët e Lugut të baranit janë të interesuar që ushtria e shtetit të udhëhiqet nga njerëz me përvojë dhe të autoritetshëm sepse dhe besimi i popullit do të forcohet te Ushtria dhe se çdo veprim i pakujdesshëm po shkakton dëme të pa llogaritshme te populli dhe pastaj edhe besimi po zvogëlohet. Kam kërkuar nga të pranishmit që të zhbllokohen mjetet e informimit dhe të hiqet mjegulla e krijuar informative. Në këtë takim kam kërkuar të dihen rezervat e popullit dhe ato të kalojnë në rezerva për njesitë operative ushtarake. Gjithashtu kam kërkuar nga të pranishmit që të hiqet dorë nga aksionet e pa planifikuara.(Rrok Berisha,publicist)

Image result for Tahir zemaj
Hashim  Thaçi : Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe njësitë tua !


Jam larguar dhe pas tre ditësh më kanë ftuar në fshatin Bardhaniq për t'I vazhduar bisedimet në lidhje me këtë komandë. Unë kam shkuar me të gjithë kolegët e mi. Detyrën e komandantit të Brigadës së tretë, pas emërimit të Shemsedin Çekut në detyrën e Ndihmës Komandantit për Mbrojtjen territoriale, e kryente Musa Gjakova. Pas revistës me brigadën dhe raportimit të komandantit të saj Gjakova, kemi filluar bisedimet. Rexhep selimi që ishte prezentuar si Inspektor Gjeneral i Ushtrisë së kosovës, kishte nënshkruar një dekret, ku vendi im me atë të ramush haredinajt ishin ndryshuar. Pra Ramushi komandant ndërsa unë zëvëndësi i tij.

Të gjithë njerëzit e tyre ishin ngritur në përgjegjësira ndërsa tanët ishin ulur ose hequr fare. Përderisa bëhej fjalë drejtëpërdrejtë për mua, kam thënë se nuik kisha kurrfarë kundërshtimi nëse Komandanti i Shtabit Suprem, apo Kryeministri i Kosovës e urdhërojnë një gjë të tillë, unë si ushtarak zbatoja vetëm urdhërat. Kanë ndërprerë takimin dhe me telefon kanë thirruar Zotni Ahmet Krasniqin dhe për rreth një orë në prezencën time të Thaçit dhe Rexhep selimit, kolonel Krasniqi nuk ka pranuar. Ai u ka thënë atyre se ata po shkelin një marrëveshje dhe se nuk mund të zëvëndsonin Tahir Zemën.

Përpara se ta mbaronte bisedën me Kolonel Krasniqin, Thaqi i ka thënë telefon : "Me ty shumë shpejt do ta kryej misionin " dhe ka filluar të shajë. (Në këtë moment Tahir Zemaj hap një parantezë dhe shton : Është fakt se Hashim Thaçi, një natë para se të vritej Kolonel Krasniqi, takohet dhe flen në Tiranë në banesën e Ibrahim Kelmendit, ky person është i përmendur jo rrallë në histori të ndyra atentatesha kundër figurave nacionaliste shqiptare. Zemaj pyet : Çfarë misioni do ta kryente Thaçi kundër Kolonel Krasniqit ?! A thua është thjeshtë rastësi prezenca e tij në Tiranë një ditë para vrasjes së Krasniqit dhe takimi i Thaçit me Kelmendin ?!

Sigurisht që përgjigjen e pyetjeve të tilla mund ta japë deri në fund vetëm drejtësia, e cila vonon por nuk harron !) Ata e kanë mbyllur dikur telefonin dhe më janë drejtuar mua, tekstualisht dhe personalisht Hashim Thaçi : " Do të luftoj me ty Tahir Zemaj si me shka, me ty dhe me njësitë tua !". Pushka top t'u bëftë i thashë veç po të them që është mirë të merremi vesh, se unë jam i gatshëm të luftoj veç kundër shkieve, qoftë edhe nën komandën tënde. Unë nuk mund t'i tradhtoj eprorët e mi sa herë më del rasti, se kështu do të tradhtoja edhe ty nesër. Prandaj, merruni vesh dhe ejani ta luftojmë shkaun njëherë. Atë "dekretin e tyre" nuk e mora.

I kam thënë Ramushit të ngrihej e të fliste, "ti e di shumë mirë si mendon rrafshi i Dukagjinit, ti e di se sa probleme do të kemi me komandimin e forcave në këtë rajon. Pasi njerëzit do të respektojnë vetëm marrëveshjen e 20 gushtit. Ramushi u ngrit dhe tha se ai "nuk dinte asgjë, se të tjerët e kishin vendosur", e kishte fjalën për Shtabin e Përgjithshëm. Atij në fakt po i pëlqente vendimi i tyre.

Deri në ato momente ai i zbatonte urdhërat luftarake që i kishte marrë nga komanda e përbashkët. U larguam. Ata mbetën në Jabllanicë, pa mundur të qajnë në drejtim të Drenicës. Pas dy ditësh kanë kërkuar ndihmë prej meje. Ramushi nëpërmjet një korrieri më ka kërkuar që t'i dërgoja një njësi në ndihmë për të përballuar ofensivën që i qe vërsulur asaj zone.

Kam dërguar një njësi nën komandën e Haxhi Imerajt, i cili ka luftuar dhe kontribuar me sa ka mundur për t'i mbrojtur ato fshatra. Ai ka mbetur i bllokuar në luftime tri ditë dhe veç më vonë ka mundur të tërhiqet, bashkë me një pjesë të brigadës së Musa Gjakovës, matëherë kur është tërhequr edhe Ramushi në Bjeshkët e Nemuna dhe ka kaluar kufirin për në Shqipëri. Sigurisht kjo situatë pasigurie ka pasur pasoja, por ne jemi mobilizuar që me luftë dhe rezistencë ta dëshmonim përkushtimin tonë ndajqytetarëve të Kosovës. Pas rënies së rekës së Keqe dhe fshatrave përreth ofensiva u shtri në drejtim të fshatrave të Gjakovës dhe Lugut të Baranit.

Situata u ashpërsua shumë. Armiku sulmonte nga Loxha. Lugun e Baranit deri në Dri të bardhë. Nga ana tjetër Lugun e dushkajës deri në Bistricën e Deçanit. Gjatë kësaj kohe forcat e Zonës së Tretë Operative kanë qenë në këto pozicione, brigada 131 në mbrojtje të Lugut të Baranit, 133 në Lugun e Dushkajës, brigada 134 ka qenë e vendosur në ndihmë të Lugut të Dushkajës, një batalion në Lumbardhin (Bistricën) e Pejës, një tjetër në ndihmë të Lugut të Baranit. Me datë 8 shtator jemi sulmuar me aviacion. Njësitë tona gjatë kësaj kohe kanë qenë gjithë kohën në pozicione.

Loxha u sulmua për së dyti. Për herë të parë, siç thashë, ushtria Jugosllave përdori edhe aviacionin. Gjatë kësaj kohe e kemi ndjerë shumë mungesën e municionit. Kishim armatim të mjaftueshëm këmbësorie por municioni na ishte harxhuar. Kam apeluar për municion dhe kam shpjeguar situatën në terren. Rreth 50-60 mijë njerëz, (dendësia e popullsisë në këtë rajon ka qenë e tillë, sa që një predhë artlerike që ka rënë në oborrin e një shtëpie në Prapaqan, ka vrarë 4 persona dhe ka plagosur 3 të tjerë). Për situatën e rëndë që zotëronte në ato rajone të Kosovës bën fjalë edhe dokumenti i mëposhtëm, në anglisht, nga i cili janë përkthyer vetëm frazat e nënvizuara.



Shoqata Për Popujt e Rrezikuar

"Ka dhjetëra mijëra refugjatë, pothuajse t¨werësisht gra, fëmijë, të moshuar dhe njerëz të sëmurë në Lugun e Baranit. Ata kanë ngritur kampe në qiell të hapur; në mes të vapës, afër fshatrave Strellc, Isniq, Broliq, Prapaçan, Dubovik dhe Vranoc. Bëhet fjalë për të paktën 50.000 vetë, por megjithatë mund të jenë edhe 80.000, i ka thënë burimi, Shoqatës për Popujt e Rrezikuar (GfbV). Gjendja e tyre humanitare është e tmerrshme."

"Përveç kësaj, artileria serbe është duke goditur zonat përreth. Refugjatët janë nën kërcënimin e rrezikut të vazhdueshëm se mos gjinden dhe vriten nga trupat serbe, ndaj njerëzit nuk guxojnë as të ndezin zjarre të gatuar."

Society for Threatened Peoples
Human Rights Organisation For Ethnic Minorities
Press Release
Desperate calls fpr help from Kosovo
5,000 refugees unprovided for in the open air in the Barani valley


Göttingen, 17 August 1998

An Albanian journalist in Kosovo turned to the Society for Threatened Peoples ( Gesellschaft für bedrohte Volker; GfbV) by telephone on Monday morning, with a desperate plea for help. He is in the emergency area, Lugu i Baranit (Barani valley) between Decani and Klina in western Kosovo.

According to statements made by the informant, a humanitarian catastrophe is threatening in the coming days. “The International red Cross and the UNHCR must act immediately”, said the President of the GfbV, Tilman Zülch.

There are tens of thausands of refugees, almost exclusively women, children, old people and needy in the Barani valley.

They are camping in the open air, in the heat, near the villages of strellc, Isniq, Broliq, Prapacan, Dubovik and Vranoc. It is a question of at least 50,000 people. It could however be 80,000, the informant told the BfbV. Their humanitarian situation is drastic. They only have the food they were able to bring with them during their flight. The locals tried to share their bread with them, but because of the large number of refugees are in continual danger: Serbian artillery fire is hitting the nearby area. Out of fear of being found and killed by Serbian troops, the people do not dare to light fires for cooking. The GfbV informant described the situation in the Barani valley as extremely tense. From tomorrow it is to be reckoned with that the food will come to an end. There is no medicine, not to mention medical care. Because there are no sanitary facilities, the danger of infectious illnesses is increasing. Amongst the refugees, there are heavily pregnant women: they must give birth in the open air. The area is sealed off by Serbian troops. A group of 6,000 refugees, who were on the way to Montenegro, had already been intercepted by the police in Strellc, shortly before Peja. (Fq.99)




Luftëtarët e njësive të fshatrave duke parë pqfuqinë për t’u mbrojtur pëballë sulmeve të fuqishme artilerike dhe me mjete të blinduara të armikut, kanë filluar t’i lëshojnë armët dhe të largohen. Me disa që kam pasur rast të komunikoj – thotë kolonel Zemaj – u kam thënë se ata nuk duhej t’i linin armët ashtu, duhej t’u gjenin një vend, pasi ato ishin pasuria e tyre, ata duhej të konsultoheshin me shtabet lokale se si do t’ia bënin, dhe nuk kishin pse t’i sillnin armët tek ne. Ne nuk mund të merrnim kurrfarë përgjegjësie për ato armë. Ata që i kanë hedhur armët e kanë bërë këtë gjë me kokën e vet, të friksuar dhe nga nxitimi për t’i ndihmuar të largoheshin pjesëtarët e tjerë të familjeve të tyre. Ka pasur manipulime se gjoja unë paskam urdhëruar njerëzit që t’i dorëzonin armët. Kjo nuk është e vërtetë.

Thjeshtë, nuk kanë lënë mjet as moment pa gjetur një akuzë, si e si të më njëllosin. Në këto kushte, kur rrezikohej që populli të masakrohej dhe njësitet e UÇK-së të ziheshin rob, ose të vriteshin, është parë e arsyeshme që forcat tona të tërhiqen për në Bjeshkët e Nemuna. Prandaj me 8 shtator 1998, në mes të natës kam mbledhur shtabin, kemi bërë analizën e situatës në të gjithë Rrafshin e Dukagjinit dhe kemi informuar Shtabin Suprem për këtë gjendje. E vetmja rrugëdalje ka qenë tërheqja e njësive operative drejt Bjeshkëve të Nemuna për t’i shpëtuar ato nga shkatërrimi i tyre i plotë apo zënja rob.

Të nesërmen e asaj dite, forcat serbe synonin të merrnin bazën tonë në Praraqan. Pas konsultimit me Shtabin Suprem kam sjellë vendimin për lëvizjen e trupave pas mesnatës së datës 8-9, të kaloj magjistralen Pejë-De4an. Kam bërë kalim deri në orën 4 të mëngjesit me 6-7 mijë vetë dhe jam vendosur në bjeshkët e fshatit Strellc i Epërm. Rreth mëngjesit forcat serbe e kanë bllokuar kalimin. Kam bërë revistën e trupave, kam verifikuar gjendjen e armatimit dhe municionit. Dua të jap tani një shifër të trupave: Pas formimit të Zonës së Tretë Operative, Brigada 134 ka qenë e plotësuar më së miri, ka pasur rreth 600 ushtarë, brigada 131 ka pasur 400 ushtarë, brigada 133 ka pasur 150 ushtarë, por kur kam bërë atë revistë të trupave kam parë se numri ishte shumë më i madh, rreth 1800 ushtarë. I kam pyetur se, cilës njësi i përkisnin? Dhe më janë përgjigjur se “të gjithë ishin të njësive tona!”

Sasia e municionitqë posedonim nuk mjaftonte as për të zhvilluar një betejë një orëshe. Kamriinformuar Shtabin Suprem për këtë gjendje. Ata më kanë urdhëruar edhe njëherë që bashkë me trupat të nisesha në drejtim të Bjeshkëve të Nemuna, të rikthehesha në Shqipëri, të bëja rikonsolidimin e efektivit, furnizimin etj. Kam pritur me ankth për 24 orë se mos gjendej ndonjë mundësi për të më furnizuar me municion. Kur shpresat u shuan vazhdova marshimin drejt Shqipërisë.

Përpara se të nisesha edhe njëherë jam informuar nga drejtoresha e spitalit ushtarak në Krushevc, Ryvë Loshaj se spitali ishte evakuar, me të gjitha mjetet dhe të plagosurit. Më ka informuar se vetën disa, të plagosurit shumë rëndë kishin vendosur të rrijnë vetë, me çdo çmim, pasi donin të vdisnin në Kosovë dhe nuk dëshironin të pengonin lëvizjen e trupave dhe të civilëve të deportuar. I kam thënë se ne mund t’i merrnim edhe ata por përgjigja ka qenë se ata përfundimisht e kishin vendosur të mbeteshin në Kosovë. Për 12 të plagosurit që kam pasur me vete më është dashur të angazhoj një grup shumë të madh njerëzish për mbrojtjen dhe transportimin e tyre. Terreni ka qenë shumë i vështirë dhe mjetet me të cilat i mbartnim shumë primitive. Masat e mëdha të qytetarëve që kishin mbetur prapa të bllokuara nga forcat serbe përbënin shqetësimin tim kryesorë. Sipas bisedimeve me tre atashe ushtarak të OSBE-së, ditë më parë, ata më kishin premtuar se, “nëse bashkë me popullsinë civile nuk gjendeshin trupa ushtarake të UÇK-së, ata do të mund të ndërhynin për të shmangur masakrimin e popullsisë civile”. Në fakt, ata kanë ndikuar dhe nuk ka ndodhur ndonjë masakrim masiv siç isha trembur. (Fq. 95-102)



Në tërheqje e sipër, në Qafë të Milishevcit, në Bjeshkët e Isniqit, në atë vend ku kishin rënë në pritë dhjetëra djem e vajza të Kosovës që kalonin për t’iu bashkangjitur njësive të UÇK-së apo duke transportuar armë dhe furnizime të tjera, kemi kaluar pa probleme, pavarsisht se terreni ka qenë shumë i vështirë. Qenë marrë të gjitha masat e sigurimit të kolonës, e cila përpos ushtarëve dhe të plagosurve (mes tyre ka qenë edhe vëllai i Ramush Haradinajt) kishte edhe 4-5 mijë civlë që s’mund t’i braktisja maleve. Pararoja ka qenë e përbërë nga njësia speciale e Brigadës 131. Kemi mbërritur deri tek vendi i quajtur Huni i Magjupit. Aty na ka zënë nata. Konfiguracioni i tokës ka qenë tepër i thyer. Kam dhënë urdhër për një pushim deri në orët e para të mëngjesit.

Pararoja jonë të nesërmen në mëngjes ka rënë në pritë në vendin ku takohen kufinjtë e Kosovës, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe pas një shkëmbimi të fuqishëm zjarri kanë humbur jetën dy ushtarë, njëri nga Lubeniqi Shpetim Bobaj, tjetri nga Belegu Sadri Mehmet Vishaj. Pas kësaj prite kam komunikuar me Sali Çekun, Agim Ramadanin dhe Rrustem Berishën, të cilët ishin ngarkuar nga Shtabi Suprem të bënin pritjen e kolonës së luftëtarëve, civilëve dhe të plagosurve. Ata ndodheshin rreth 3-4 kilometra larg vendit, ku pararoja jonë kishte rënë në pritë. Praktikisht ata kanë qenë të vendosur përmbi Stanet e Stublës. Aty, ata kanë pritur disa ditë kolonën tonë. Kam urdhëruar një njësi tjetër t’i afrohej të ngjarjes, të bënte tërheqjen e të vrarëve dhe të bënte të mundur vëzhgimin e vendit dhe mundësisht çlirimin e rrugës. Njësia e dytë është komanduar nga eprori Skender Rexhahmetaj. Nga kjo njësi në luftime me shkiet, ka rënë luftëtari Xhevat Musliaj, nga Gllogjani.

Për një kohë shumë të shkurtër, armiku ka ndërhyrë nga ana e Malit të Zi, nga karaulli i Gjerovicës, me forca të reja, 12 kamionë me ushtarë që erdhën në përforcim të pritës dhe është vendosur në pozicione të fortifikuara dhe dominuese. Ka qenë shumë e vështirë të merrej aj kalim nën kontrolll, edhe pse armiku humbi dy ushtarë. Kuptova se ata ishin në pozitë më të favorizuar dhe do të mund të na shkaktonin humbje të mëdha. Kam mbledhur eprorët dhe kemi ardhur në përfundim se kalimi i asaj prite, për shkak të konfiguracionit të tokës, dominimit të pozicioneve të armikut do të ishte shumë i vështirë dhe me humbje. Menjëherë kam urdhëruar ndarjen e civilëve nga trupat ushtarake, duke i nisur bjeshkëve poshtë në drejtim të Malit të Zi. Bashkë me takam liruar edhe një pjesë të ushtarëve që i kishin të afërmit me vete. Kam komunikuar rishtas me Shtabin Suprem, Bujar Bukoshin dhe Xhafer Shatrin, duke i informuar për të gjithaveprimet e mia. Me trupat tjera kam vendosur të kthehem në drejtim të Rugovës.

Gjatë tërë natës kemi marshuar drejtë Rugovës. Rreth mëngjesit jemi takuar me komandantin e Shtabit të Rugovës dhe një pjesë të anëtarëve të këtij shtabi. Kemi vendosur që ushtarët të heqin uniformat dhe të dorzojnë armatimin. Armatimi i është dorëzuar kryetarit të LDK-së së Rugovës, Smajl Hajdari, që ishte edhe komandant i shtabit lokal bashkë me Sulejman Lajqin dhe ramiz Muriqin. Komandantit të Shtabit i është dorëzuar i gjithë armatimi i ushtarëve, ai as nuk është hedhur, as braktisur, por është depozituar në depot e shtabit të Rugovës. Këta njerëz kanë bërë mrekullira, pasi kanë shpëtuar jetën e shumë të plagosurve, të cilët i kanë transportuar për në Shqipëri dhe vende të tjera të sigurta.

Ushtarët kishin mbi 24 orë të paushqyer, pasi gjatë marshimit, jemi ushqyer veç me boronica bjeshkëve. Fshatarët e Rugovës kanë përgatitur ushqim dhe ka filluar organizimi i grupeve të vogla të ushtarëve të cilët do të përziheshin me civilët dhe do të largoheshin për në Shqipëri, ku do të rivendosnim kontaktet dhe do të fillonim riorganizimin e njësive tona. Kolegët e mikanë kërkuar që të largohesha i pari nga Rugova, por me thnë të drejtën më është dashur të këmbëngul jashtë mase deri sa i kam bindur se unë do të isha i fundit që do të largohesha, pasi të kisha marrë vesh se edhe ushtari i fundit gjendej i sigurtë. Lidhur me dorëzimin e armëve ka pasur spekullime. Unë u kam deklaruar të gjitha shtabeve të mbrojtjes territoriale të fshatrave se “ai është armatimi juaj, se, nëse ju tërhiqeni, ai armatim duhet të ruhet, të depozitohet në ndonjë vend të sigurt, pasi është pasuria e jauaja”. Unë e kam gjetur atë armatim në duart e tyre dhe pas tërheqjes e kam lënë përsëri në duart e tyre. Mënyra se si është vepruar me të është përgjegjësi personale e atyre që e kanë poseduar.
Pas tërheqjes time, duke parë sulmet që po më bëheshin, për ta informuar opinionin është lëshuar një kumtesë e Shtabit Suprem. Në kumtesë thuhet tekstualisht: “Tahir Zemaj nuk ka ikur, por është tërhequr me urdhër të Shtabit Suprem dhe të Qeverisë së republikës së Ksoovës, pas situatës së krijuar. Kushdo që thotë të kundërt e kësaj të vërtete, ka si qëllim thjesht njëllosjen e autoritetit dhe profesionalizimit të tij.” (Fq.103-106)


Image result for Tahir zemaj

Takimi i fundit me  kolonel Ahmet Krasniqin


Rrjedhimisht, kam pritur aty me truprojet e mia, me mjeken e spitalit ushtarak Shehrije Sadriaj dhe zëvendësin tim Nazif Ramabaja. Kur jam informuar nga Shtabi Suprem se të gjithë eprorët dhe shumica dërmuese e ushtarëve kanë kaluar në Shqipëri kam vendosur të largohem edhe vetë bashkë me ata njerëz që përmenda.

Me ndihmën e Ramiz Muriçit dhe disa të tjerëve, kemi arritur të kalojmë kufirin dhe të hyjmë në Shqipëri ku jemi pritur nga Agim Mehmeti dhe Hilmi Nebihu. Ka pasur një çast vërtet shumë emocional nga takimi im me zotni Ahmet Krasniqin. Fillimisht u shpreh se ndjehej tepër i lumtur që po më shihte edhe një herë: “Të kam urdhëruar të futeshe në mes të zjarrit pa pasur mundësi të të ndihmoj !”, më tha. Këto fjalë ma kanë zbutur zemërimin. Në fakt isha përgatitur t’i “vërsulesha”, t’i thosha “po si komandant... e kështu e ashtu”. Premtimet nuk qenë realizuar, unë u kisha thënë qytetarëve të Kosovës se shumë shpejtë “ne do t’i shndërronim kuajt në kamiona dhe se ndihmat nuk do të ndaleshin”.

Menjëherë kemi filluar analizën e tërë veprimtarisë që kishim bërë deri në ato çaste. U informova për të gjitha problemet që kishin ndodhur që nga ngjarja e Komanit, ku Ahmet Krasniqi bashkë me një pjesë të Shtabit Suprem ndeshën në një grup banditësh që i kishin plaçkitur, më informuan për grabitjen që i ishte bërë zyrave të Ministrisë së Mbrojtjes, për presionet dhe çarmatimin e tij, bastisjet, tentimet për t’i arrestuar, bllokimin e furnizimeve me armatim etj. Aty ai ka thirrur Shefin e Sigurimit të Shtabit Suprem dhe i ka thënë: “Shikoni, mua mund të më ndodhë gjithçka, veç kini kujdes që Komandant Tahir Zemës të mos i ndodhë asgjë. “Kundër nesh kishte filluar një histeri shpifjesh nga më të egrat, nga më të paparashikueshmet. Veçanërisht propaganda negative ndaj meje kishte marrë përpjestime të çuditshme.

Çdo gabim i joni, sado i vogël dhe periferik, paraqitej si krim dhe tradhëti e madhe kombëtare. Momentalisht ato sulme qenë të drejtuara ndaj meje. Përpara se të tërhiqesha kam pasë lëshuar një komunikatë nga terreni ku kam shpejeguar arsyet e largimit tonë për t’i shpëtuar nga masakrimi 50-60 mijë njerëz. Në atë analizë kam kuptuar se pse nuk kishte ardhur armatimi, se ku e kishin bazën ngatërresat, incidentet dhe kurthet e ndyra që na kurdiseshin. Ishin po ai grup njerëzish që kishim takuar në Kosovë, që bashkë me Qeverinë Shqiptare kishin bllokuar, minuar gjithë përpjekjet tona për të formuar një ushtri profesioniste dhe të suksesshme në luftën kundër serbëve. Si ushtarak e kam pasur të vështirë t’i kuptoj këto gjëra, por po vëreja se në palën që na bënte karshillëk dominonte aspirata politike për eliminimin e institucioneve të Kosovës, në vend se të dominonte aspirata kombëtare për ta parë Kosovën të lir”nga thundrat serbe.

Shtabi Suprem dhe ministria e mbrojtjes kanë lexuar dekretin e dekorimit dhe të gradimit për mua dhe shumë eprorë dhe luftëtare të njësive tona, për kontributin që kishim dhënë gjatë asaj periudhe që kemi vepruar në Kosovë. Kam shprehur dëshirën që të hanim një darkë së bashku me të gjithë oficerët e Stabit Suprem dhe me zotni Krasniqin po ashtu edhe me oficerët që kishin qenë në luftë. Mbrëmjen që ishte caktuar kjo darkë, në orën tetë të mbrëmjes, shërbimi i sigurimit të Ministrisë së Mbrojtjes ka ndërhyrë dhe ka kërkuar që unë të mos merrja pjesë në atë darkë, dhe më është thënë se do të ishte më mirë të shkoja pranë Përfaqësisë së Republikës së Kosovës për të pushuar. Kemi rënë dakord dhe i kam thënë zotni Krasniqit se do të mund të shiheshim të nesërmen për të biseduar më gjatë. Kam shkuar në Përfaqësi, aty kam gjetur Iliaz Ramajlin, Muhamet Bicajn, Isa Mustafën.

Pasi kemi biseduar pë rreth një orë, kam rënë për të fjetur. Rreth orës 11 e 3 minuta më ka zgjzar nga gjumi një oficer që merrej me sigurimin e përfaqësisë, Xhevat Ibraj, dhe më ka dhënë lajmin për atentatin ndaj Ahmet Krasniqit. Kam kërkuar të shkoj menjëherë në vendin e ngjarjes, por nuk më kanë lejuar. Nuk mund ta besoja ! lajmi më ka tronditur aq shumë sa që nuk kam qenë në gjendje të kontrolloja valët e emocioneve dhe të dhimbjes që ndjeva. Kam menduar se Kosovës po i përgatitej një kurth i tmerrshëm, po i futej një thikë e helmuar pas shpine. I pari ministër i Mbrojtjes së Kosovës vritet në zemër të kryeqytetit të Shqipërisë !?

Kur njeriu ndodhet në fushën e betejës, nuk e di se me çfarë forcash u reziston dhembjeve të plagëve sa do të pamëshirëshme të jenë ato, veç në atë dhomë të Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë, atë mesnatë të datës 21 shtator kam ndjerë që dhimbja po m’i bluante eshtart dhe nervat njëkohësisht. Thjesht qeshë shndërruar në një grumbull të madh e të paformë dhimbjeje. Mora vesh se trupin e të ndjerit e kishin dërguar në Spitalin Ushtarak por nuk kishte asnjë shpresë. Pak më vonë aty kanë ardhur Hilmi Nebihu, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Sali Çeku, Halil Bicaj, Agim Mehmeti. I kemi shprehur ngushëllimet njëri-tjetrit, kemi biseduar se si do të vepronim më tutje. Së pari ka qenë në pyetje se si do të bënim me varrimin, por edhe për probleme të tjera të vijimësisë së punëve. Nekishim humbur një njeri shumë të vyeshëm, kishim humbur Ministrin e Mbrojtjes, por lufta nuk kishte mbaruar, ajo duhej të vazhdonte deri në çlirimin e plotë të Kosovës. (Fq.107-110).


Image result for Tahir zemaj
Brigada "Mërgimi" rrethohet nga kalashët e Rexhep Mejdanit dhe të  fatos Nanos !


Ndërkohë që Gjenerali Xhekson me oficerët e Ushtrisë Serbe nënshkruajnë marrëveshjen e kapitullimit të forcave serbe në Kumanovë, menjëherë Presidenti i Shqipërisë dhe Kryeministri i saj dolën me një deklaratë ku kërkohej "çarmatimi i njësive të Bujar Bukoshit, pasi ato rrezikonin pushtetin në Shqipëri"!! Thjeshtë kjo deklaratë , është e zonja të dëshmojë se kush e kishte dëmtuar dhe penguar luftën në Kosovë, se cila aleancë i kishte bërë puç përpjekjeve të jashtëzakonshme të institucioneve të Republikës së Kosovës për të organizuar dhe drejtuar një rezistencë dinjitoze ushtarake ndaj pushtuesit serb.

Një ditë më vonë, pas kësaj deklarate - rrëfen Tahir Zemaj - kazerma jonë në Mamurras është gjendur e rrethuar nga forca të shumta të ushtrisë dhe policisë së Qeverisë Shqiptare. Imagjinoni se çfarë gjendje shpirtërore mund të jenë gjendur ushtarët dhe oficerët e Brigadës "Mërgimi", që kishin ardhur nga të gjitha shtetet e botës për të luftuar për Kosovën e tyre, dhe në një mëngjes të bukur gjenden të rrethuar nga forcat e ushtrisë shqiptare ?!

Në bisedime me drejtuesit e atij "operacioni" dhe në marrëveshje me Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Rendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, kemi arritur në përfundim që ne nuk do të dorzonim armatimin personal, deri në kalibrin 12.7 mm. Do t'u mbetej ushtarëve, dhe nëse ishte nevoja do t'ua dorzonim forcave të NATO-s dhe të magazinoheshin në Kosovë, pasi ishin pjesë e pasurisë së saj. Armatimin e rëndë : disa lloje topash, minahedhësish, raketash kemi vendosur që me Proçes-Verbal t'I falet Akademisë ushtarake të Shqipërisë.



Nga ana e Policisë Shqiptare është marrë angazhimi që ata të na shoqëronin deri nhë kufi për të na "mbrojtur" nga incidentet. Mua, me dekret, më kanë emëruar në një detyrë tjetër pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës. Më është thënë që të nesërmen do të takoheshim bashkë me Presidentin e kryeministrin, me gjeneralin Xhekson.

Drejtimin e Brigadës e ka marrë zoti Fazli Rugova, zëvëndësi im. Brigada është nisur drejt veriut për të kaluar në Kosovë. Ndërkohë, ajo është braktisur nga policia ushtarake dhe ajo e rendit e Shqipërisë, që sipas marrëveshjes kishte marrë përsipër shoqërimin e saj deri në kufi, rrjedhimisht ata kanë rënë në një pritë të disa forcave policore - paramilitare afër Tropojës.

Megjithatë kanë mundur të depërtojnë pa luftime, pasi kam komunikuar drejt për drejt me komandantin e Brigadës dhe i kam thënë se, nëse pas pesë minutave nuk hapej rruga atë do ta hapnim ne me të gjithë fuqinë e zjarrit që posedonte brigada. Kam kërkuar të flas me drjetuesin e forcave policore paramilitare, ish shefin e komisariatit të Tropojës, haklaj, e kam informuar se ka një marrëveshje e ai më ka thënë se nuk e njihte atë marrëveshje. Atëherë i kam thënë se, nëse ai nuk i njihte eprorët e tij dhe marrëveshjet e nënshkruara prej tyre, ne do ta hapnim rrugën me zjarrë.

Pas kësaj ai më është përgjigjur që "ne qenkeshim vëllezër" dhe rruga është hapur pa pasur nevojë për shkëmbime zjarri. Në fakt brigada nuk kanë pasur atë itinerar që ka ndjekur. Ajo nuk ka pasur të shkojë fare në tropojë, pasi rruga mes Kukësit dhe Tropojës ndahet në qafë të Malit, në bjeshkët e Fushë Arrëzit.

Pikërisht aty ka filluar vënia në jetë e skenarit të ri ose e marrëveshjes së fshehtë për çarmatimin e plotë të Brigadës. Ja sepse zoti Ramë maraj me një pjesë të policisë Ushtarake të UÇK-së pranë Ministrisë së Mbrojtjes së republikës së Kosovës, nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes. Kam ndjerë se po luhej një lojë e ligë, pasi një pjesë e shtabit me policinë ushtarake kanë hyrë pa asnjë problem në Kosovë, nëpërmjet Kukësit, ndërsa trupat e brigadës kanë kaluar nëpër një kalvar shumë të gjatë. Ram Maraj duhet tashmë vetë të bëjë publik qëndrimin e tij, pse nuk i ka shoqëruar trupat sipas marrëveshjes, pse brigada "Mërgimi" ka devijuar rrugën, çfarë e ka penguar atë të paraqitet në orën e caktuar për fillimin e marshimit të Brigadës etj?

Pasi kanë kaluar pritën në hyrje të Bajram Currit, brigada ka marrë drejtimin e Qafë Luzhës, ka dalë në kam, Has, Krumë, Kukës, pastaj në Qafë të Morinës. Praktikisht ka bërë më shumë se 200 km rrugë të pa asfaltuar, malore, tepër të vështirë në vend se të kalonte sipas planit drejt në rrugën e Kukës-Prizren. Në tokën e Kosovës, brigada fillimisht është pritur nga KFOR-i gjerman, të cilit I është dorëzuar një pjesë tjetër e armatimit me proces-verbal.

Prej në Prizren brigada ka provuar një ferr të vërtet. Tashmë ishin "fitimtarët", ata që ushtruan dhunë mbi brigadën "Mërgimi", disa plehra që qenë organizuar dy-tre ditëve të fundit, si gjoja policia e UÇK-së e të tjera formacione më të vogëla që qenë formuar nëpër male e që kishin zbritur si çlirimtarë qyteteve e fshatrave të Kosovës. Duhet theksuar se ditëve të fundit janë formuar me dhjetëra njësi të tilla, me numra e emra, të cilat kishin një ditë apo dy që ishin kthyer në Kosovë, nga kampet apo nga bregdeti dhe pretendonin se kishin marrë pjesë në luftime për çlirimin e Kosovës !

Po të mos kishin qenë forcat gjermane, do të kishin ndodhur edhe incidente të përgjakshme. Edhe në Gjakovë ka pasur rrahje, fyerje, keqtrajtime deri në orën 24. Po ashtu ka ndodhur edhe në Pejë.

Forcat Italiane nuk kanë qenë të informuara mirë. Këtë gjë e kanë shfrytëzuar "policët" e UÇK-së. Aty është marrë e gjithë njësia dhe është dërguar në drejtim të Dashinocit me urdhër të Shatbit, se gjoja këto ishin bandat e Bujar Bukoshit dhe të Tahir Zemës. Në Ratishë është plaçkitur gjithë arsenali i ndërlidhjes, kamionët, paisjet e tjera automibilistike, çisterant, uniformat, të hollat personale etj. Në ish fabrikën e "Zastavës" kanë ndërhyrë forcart e KFOR-it italian dhe për fat deri në atë çast nuk ka pasur të vrarë.

Të nesërmen me përcjelljen e KFOR-it janë nisur për në Prishtinë ku edhe janë shpërndarë. Kjo rrugë për të hyrë në Kosovën e lirë, ka qenë shumë më e përgjakshme se marshimi i tri brigadave një vit më parë, kur Kosova gjendej e pushtuar nga forcat policore-ushtarake serbe. Nuk mund të harrohet kurrë, dhe dikush do të përgjigjet një ditë për pesë luftëtarët e kësaj brigade, Rexhë Osaj nga Deçani, Bashkim Balaj i Isniqit, Sinan Musaj nga Strellkci i Epërm, Ram Peja nga peja dhe Vesel Muriqi nga Rugova e Pejës, të cilët drejtonin automjete të kolonës e që janë marrë dhe dërguar në zyrën e "Prefektit të Pejës" një kushëri i Agim Çekut, Et'hem Çeku dhe të Ramush Haredinajt.

Aty ata jjanë rrahur barbarisht, u janë thyer brinjët, janë sharë e ofenduar, pastaj është urdhëruar : "të veprohet dhe të dërgohen atje ku duhet !". I kanë nisur në drejtim të Ratishit përsëri nën komandën e "togerit" dhe prej atij momenti nuk dihet më asgjë për ta. Më vonë nga ana e KFOR-it italian është bërë ekspertiza e vendit të ngjarjes, pasi sipas dëshmitarit që ka mbetur gjallë, Vesel Muriqit, ata mund të jenë ekzekutuar. Veseli ka dëshmuar edhe për ato skena të tmerrshme që kanë ndodhur në zyrën e Et'hem Çekut dhe Ramush haredinajt.

Të gjithë ushtarët e tjerë nuk kanë mundur të inkuadrohen asnjëherë, disa prej tyre janë urdhëruar të paraqiten pranë komandave lokale për t'u marrë në pyetje dhe për të dëshmuar prezencën, një imitim i shëmtuar i skemave të policisë serbe. Të gjitha këto gjëra po dokumentohen dhe po përgatiten akuza të mbështetura ligjërisht dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari dhe nuk do të jetë e largët dita që personat përgjegjës do të japin llogari për këto sjellje barbare. Tashmë po merret vesh më së miri se kush ishin ata që luftuan për çlirimin e atdheut.

Ata që dikur i shisnin mend popullit se duke qenë bij të tij nuk kishin nevojë për grada dhe për akademi për ta çliruar Kosovën, sot janë vetëgraduar, gjeneralë e nën gjeneralë, kolonelë e marshallë, veç gjeneralisim nuk ka sot në Kosovë. Gjatë gjithë luftës në Kosovë, ka pasur vetëm dy beteja, ajo e Loxhës dhe e Kosharës, nuk duhet ngatërruar pritat apo ndonjë shkrepje armësh me beteja, as marrja e ndonjë poste policie me dy-tre policë, as bombardimet e serbëve ndaj popullsisë civile. Beteja të mirëfillta me luftëtarë të rreshtuar në front, ka pasur vetëm dy, ato që i përmenda.

Eprorët dhe luftëtarët që morën pjesë këto dy beteja dhe që u flijuan nuk janë graduar, janë graduar njerëz të tjerë. Në fund të fundit është e nevojshme të marrim vesh se ku e kishin hallin ata njerëz, çfarë qëllimi kishin, ta digjnin Kosovèn bashkë me forcat serbe, apo ta çlironin atë bashkë me ne ??

Sot është fakt që njerëzit po zgjohen, ata e njohin të vërtetën, ne kemi borxh të ofrojmë dëshmië tona me qëllim që pejsazhi tragjik, por edhe heroik i Luftës së Kosovës të ndriçohet sa më mirë që të jetë e mundur, me qëllim që t'u lëmë brezave dëshmi të pakontestueshme. Vetëm kështu ata do të mund të korrigjojnë gabimet tona pa i përsëritur ato. (Fq.119 - 124)

Related image
Gra dhe vajza, luftëtare të Kosovës


Pas formimit të Zonës së Trtë Operative, sidomos në brigadën 134 ka pasur një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash të cilat kanë dhënë një kontribut shumë të çmueshëm në luftë. Disa prej tyre kanë qenë me të fejuarit e tyre, disa të tjera me vllezërit apo prindin e vet.

Një luftëtare nga Obiliqi, Arjeta Aliu ka qenë me bashkëshortin e saj dhe i kishte lënë tre fëmijë në shtëpi. Ka qenë edhe një vajzë, Sabahatë Tolaj, e cila kishte kryer shkollën e mesme ushtarake në drejtimin kundërajror dhe që gjatë luftës ka qenë në detyrën e ndihmës komandantit për Logjistikë.

Dykë Llullaku ka qenë shefe e zyrës së mobilizimit, disa të tjera kanë kryer detyrat e ndërlidhjes, por ato kanë marrë pjesë aktive drejtpërdrejt edhe në luftime. Përgjat dy ditëve që forcat kanë qenë në pozicione, në mbrojtje të fshatrave të Lugut të Baranit, megjithëse unë si komandant kam kërkuar që vajzat dhe gratë të zëvëndsoheshin, ato kanë këmbëngulur dhe i kanë ruajtur pozicionet e tyre.

Asnjëherë nuk kam vënë re që ndonjëra prej tyre t’i shmangej urdhrave apo detyrimeve të tjera ushtarake. Ato kanë pasur sukses edhe në stërvitje, gjatë gjuajtjeve luftarake, kanë qenë të përfshira në njësitë operative, në policinë ushtarake dhe kudo, vetëm tre prej tyre kanë punuar në administratën e njësive dhe të Shtabit tonë. Të gjitha mjeket dhe infermieret gjatë luftimeve kanë kryer një mision humanitar dhe luftarak shumë të rëndësishëm. Me sakrifica mbinjerëzore, ditën e natën kanë qëndruar te koka e të plagosurve duke u ardhur në ndihmë, duke i mjekuar.

Në betejën e Logjës ka marrë pjesë një luftëtare me emrin Shema, e cila ka luftuar për 20 orë, pas beteje ka përgatitur ushqimin për rreth 300 luftëtarë. Roli i tyre në luftë – shton kolonel Zemaj – nuk mund të kufizohet veç me pjesëmarrjen e tyre të drejtëpërdrejtë në luftime. Gratë dhe vajzat, nënat dhe motrat shqiptare në Rrafshin e Dukagjinit e të tërë Kosovës, kanë dhënë një kontribut jashtëzakonisht të madh në të gjithë rezistencën tonë dhe është e pamundshme të përshkruhet me pak fjalë kontributi i tyre, sa do të mira qofshin ato. Kontributi i tyre përbën subjekt të veçant për një libër tjetër, pasi është një kapitull më vete i historisë sonë. (Fq.125-126)...



Përplasja, Fatmir Haklaj e Jaho Mulosmani bllokojnë brigadën “Mërgimi” të Bujar Bukoshit


Përplasja, Fatmir Haklaj e Jaho Mulosmani bllokojnë brigadën “Mërgimi” 

Speciale nga gazetari investigativ Artan Hoxha, Dosja ‘Tropoja’. Roli i Fatmir Haklajt në luftën e Kosovës. Pse u bllokua në Tropojë njësia (Brigada) ushtarake “Mërgimi” .

 Si dhe nga u dërgua ngarkesa me armë në Kosovë dhe pse u largua nga Shqipëria komandanti i brigadës “Mërgimi” Koloneli Tahir Zemaj që u vra më pas. Misteri i vrasjes në Pejë të 6 pjesëtarëve të njësisë “Mërgimi” dhe akuzat për Ramush Haradinajn



Shkak i bllokimit të kalimit të ngarkesës me armë nga Tropoja në Kosovë, ishte fakti se ushtarët e Bukoshit akuzoheshin për grushtin e shtetit më 14 shtator në Tiranë. Pas këtij veprimi, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u rrëmbyen dhe u gjetën të vrarë në afërsi të Pejës. Kjo ngjarje përfundoi në gjykatën e Hagës dhe të dyshuar kryesorë u akuzuan Ramush Haradinaj dhe trupat e UÇK-së të drejtuara prej tij.



Vetëm pak ditë nga përfundimi i luftës së Kosovës Fatmir Haklaj u bë protagonist në një tjetër ngjarje. Këtë radhë ai dhe shefi i Rendit të Tropojës Jaho Mulosmani organizuan bllokimin dhe çarmatimin e njësisë ushtarake “Mërgimi”, e cila drejtohej nga Kolonel Tahir Zemaj. Kjo brigadë ishte pjesë e FARK-ut (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës), trupa të financuara nga qeveria në ekzil e kryeministrit Bujar Bukoshi. Kjo njësi ushtarake u tërhoq nga fronti i luftimeve në territorin e Kosovës në momentin që ushtria serbe nisi operacionin e koduar “Patkoi”. Më pas, pjesa më e madhe e trupave të Brigadës “Mërgimi” u vendosën në bazën kryesore të FARK-ut, pranë Mamurrasit. Shërbimi Informativ Shtetëror dhe qeveria Nano e akuzuan kryeministrin Bukoshi dhe drejtuesit e FARK-ut, se një pjesë të trupave që i kishin në Shqipëri, i përdorën gjatë trazirave të 14 shtatorit 1998 për të rrëzuar qeverinë e majtë dhe për të kthyer sërish në pushtet ish-presidentin Berisha. Duke qenë se trupat e FARK-ut dhe kryesisht brigada “Mërgimi”, shiheshin si kundërshtarë të UÇK-së që drejtohej nga Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kthimi i tyre në Kosovë pas luftës cilësohej si një rrezik serioz për një konflikt të armatosur.



KOLONELI

Disa ditë pas përfundimit të luftës në Kosovë, më datë 19 qershor 1999, forcat speciale të policisë shqiptare shkuan në Mamurras dhe kërkuan nga drejtuesit e Brigadës “Mërgimi” që të largoheshin drejt Kosovës, duke lënë aty të gjitha armatimet e rënda, si raketat tokë-tokë dhe tokë-ajër, armë të artilerisë etj. Ish-komandanti i kësaj brigade, Koloneli i vrarë Tahir Zemaj në kujtimet e tij shkruan: “Pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të palës serbe dhe forcave të NATO-s, brigada “Mërgimi” u nis për në Kosovë. Me Ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë Luan Hajdaraga dhe me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes ramë dakord që një pjesë të armatimit t’ia linim në dispozicion Ushtrisë Shqiptare për çka, edhe ashtu u veprua, kurse pjesën tjetër kryesisht armët e lehta, t’i merrnim me vete”. Policia dhe Ushtria Shqiptare bën një marrëveshje me drejtuesit e FARK-ut që të shoqëronin me mjetet e tyre autokolonën e brigadës “Mërgimi” deri në kufi. Përpara se brigada të merrte rrugën e kthimit drejt Kosovës, më 20 qershor 1999, Tahir Zemaj e kishte nuhatur rrezikun që i kanosej dhe u nis drejt kryeqytetit të Maqedonisë, Shkup. Vendin e tij në krye të brigadës e zuri Fazli Rugova.



BLLOKIMI

Autokolona u shoqërua nga mjetet e policisë dhe Ushtrisë Shqiptare deri në Qafën e Malit edhe pse marrëveshja ishte se duhej të shoqërohej deri në kufirin me Kosovën. Në Qafë Mali, brigada e FARK-ut u orientua të hynte në Kosovë, jo nga Kukësi, por nëpërmjet Tropojës. Pas një udhëtimi të lodhshëm nëpër një rrugë tepër të vështirë, autokolona e FARK-ut u ndal në hyrje të qytetit Bajram Currit, pranë varrezave të dëshmorëve. Komandanti i grupeve të gatshme të Tropojës Fatmir Haklaj, Shefi i Rendit Jaho Mulosmani dhe Feriz Kërnaja, u kërkuan trupave të FARK-ut të linin armët e rënda aty dhe të ktheheshin pas. Në të kundërt, do të kishin pasoja të mëdha. Brigada “Mërgimi” qëndroi për orë të tëra e bllokuar në hyrje të Bajram Currit. Drejtuesit e FARK-ut dhe qeverisë Bukoshi tentuan të negocionin me autoritetet shtetërore në Tiranë, por askush nuk merrte përsipër të urdhëronte Fatmir Haklajn të lejonte kalimin drejt Kosovës. Ai deklaroi se nuk e njihte marrëveshjen e bërë mes drejtuesve të FARK-ut dhe qeverisë shqiptare dhe se nuk merrte urdhra nga Tirana. Haklaj i cilësonte trupat e Tahir Zemajt si tradhtarë të Kosovës dhe deklaroi se nuk do të lejonte që 250 trupa të armatosura të kalonin nëpërmjet Tropojës për t’u dalë pas shpine trupave të UÇK-së që kishin derdhur gjak për çlirimin e Kosovës. Kontaktet nga Tirana nuk ia kthyen mendjen Haklajt, i cili këmbëngulte se çlirimtarët e Kosovës ishin trupat e UÇK-së dhe jo të FARK-ut.

Related image

PASOJAT

Përfundimisht autokolona e brigadës “Mërgimi” nuk u lejua të hynte në Kosovë nga Tropoja, por u kthye pas në drejtim të Kukësit, duke ndjekur një rrugë edhe më të vështirë se ajo e Qafë Malit. Këtë radhë itinerari ishte Bajram Curri-Qafë Luzhë-Kam-Krumë-Kukës. Ajo që ndodhi në Tropojë bëri që trupat e FARK-ut të mos hynin në Kosovë si çlirimtarë, por si një njësi e çarmatosur. Kolonel Tahir Zemaj dhe qeveria e Bukoshit e akuzuan Policinë dhe Ushtrinë Shqiptare se i kishin prerë në besë për të favorizuar UÇK-në. Sipas tyre, autokolona e brigadës “Mërgimi” ishte lënë qëllimisht e pashoqëruar në Qafë Mali, dhe ishte orientuar të hynte në Kosovë jo nëpërmjet Kukësit, por nga Tropoja në mënyrë që të ndalej dhe çarmatosej nga Fatmir Haklaj dhe njerëzit e armatosur që drejtoheshin prej tij. Nuk është sqaruar kurrë nëse Fatmir Haklaj e kreu këtë veprim me kokë të vetë apo kishte ndonjë orientim të posaçëm nga Tirana. Fakt është se pas këtij veprimi, 6 pjesëtarë të brigadës “Mërgimi” u rrëmbyen dhe u gjetën të vrarë në afërsi të Pejës. Hetimi për këtë ngjarje përfundoi në gjykatën e Hagës dhe të dyshuar kryesorë ishin Ramush Haradinaj dhe trupat e UÇK-së të drejtuara prej tij.


Image result for vrasja e kolonel zemaj

Vrasja tinzare e kolonelit...

Vitët po kalojnë , e u bën 14 vite pa ushtarakun e kerrierës colonel, Tahir Zemaj. U bënë 14 mote kur në një pritë të organizuar ndodhi një vrasje e paralajmëruar .U krye një vrasje mizore nga njerëzit mizor , nga satrapët e kombit të cilët e lanë në gjakë Kosovën e përgjakuar historikisht nga bishat karpatiane serbosllave. Çdo vrasje kur paralajmerohet bëhët edhe më e rëndë dhe kthehet në legjendë . Vrasjës së kolonelit më 4 janar 2003 i kan parapri edhe disa tentim atentate tjera. I gjithë shtypi i verdhë e përgatiten atentatin kunder një njeriu i cili shumë e deshti atdheun dhe lirinë e popullit të vet. U vra colonel Tahir Zemaj veti i treti afër Kombinatit të Drurit në Pejë.

Image result for vrasja e kolonel zemaj

 U vra Tahir Zemaj nga bresheritë e automatikëve nga një dorë gjakatare dhe tradhëtare në një pritë të organizuar dhe pas shpine bashkë më të birin Enisin, dhe veprimtarin e LDK-së, kusheririn, Hasan Zemaj.Nuk isha shumë largë vendit të ngjarjës dhe dola shumë shpejt për të parë nga afër një pajme që kurrë nuk do ta harroj. Kriminelet e pa shpirt e kishin bër shosh më automatik xhipin ku ndodheshin colonel, Zemaj vet i treti . Pashë atë ditë edhe shumë njerëz të cilët i nematisën ata që vranë colonel Zemajn .Kosovën e pllakosi dhembja dhe pikëllimi së humben njeriun i cili e mundi armikun në Betejen e heroike te Logjës dhe në beteja të tjera .

Image result for vrasja e kolonel zemaj
 Tahir Zemaj nuk dinte së çka është frika . Frikacakë ishin ata të cilët vranë pas shpine kundershtarët e vet politik të krahut institucional të luftës . Vëtem frikacakët vrasin e nuk dalin përballë , vrasin dhe e fshehin dorën . Traditë e shqiptarit ka qenë që ti delë ballë për ballë armikut, cilido qoftë ai, e jo tinëzisht dhe pas shpine .Ata e vranë duke menduar se do të zhdukin nga faqja e dheut, por u mashtruan, sepse pas Zemaj la vepra të mëdha , la kontributin e tij kombëtar të pazëvendësueshëm …Aq më keq kur kurrë deri më tash këto vrasje nuk e gjeten dritën e diellit, si ngushllim i vëtem për familjarët dhe për të gjithë ata të cilët në zemer e kan Kosovën .

Image result for vrasja e kolonel zemaj

Është vështirë të shkruhen kujtime për një njeri i cili meritoj shumë të jetonte , meritoj që ta udhëhiqte ushtrinë e Kosovës në shtigjet e lirisë dhe të pavarësisë . Kriminelët ende po shetisin të lirë për mungesë të shtetit ligjor dhe funkcional. E kan pru gjendjën pa rrugëdalje të Kosovës dhe popullit të saj.


Image result for vrasja e kolonel zemaj

E kan pru gjendjen e keqe së edhe synimet i kishin të mbrapshta karshi Kosovës dhe të ardhmës së saj. E ropën popullin deri në asht. Hileqarët e kombit po e burgosin një popull të tërë. E kan kthyer vendin në ferr të vërtetë . E kan zymtësuar të ardhmën e brezave që po vijnë . Kolonel, Tahir Zemaj dhe të gjithë dëshmorët dhe martirët e vendit , luftuan dhe ranë për një Kosovë krejt më ndryshe . Luftuan për një Kosovë pa vrasje dhe pa hasmeri , luftuan për një Kosovë ku do të sundonte rendi dhe ligji. Luftuan për një Kosovë të pavarur të Ibrahim Rugovës .(Skender Mulliqi)

Image result for kolonel tahir zemaj
Nuk kan mundur të marrin më mend së Kosova do të bjen në ketë deregje te mjerë ekonomike dhe politike ,edhe pas 17 viteve të shtetgtimit në liri.


Image result for kolonel tahir zemaj


Heronjtë e kombit, kolonel, Ahmet Krasniqi, kolonel, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj , Sali Çeku , Agim Ramadani , Adem Ukëhaxhaj, Xhemajl Mustafa , Enver Maloku ,e shumë të tjerë luftuan më tërë qënjen që Kosovën ta udhëheqin njerëzit meritor , mos ta drejtojnë profiterët dhe halabaket . Vrasjët që ndodhën pas lufte në Kosovë në popull shkaktuan frikë, urrejtje dhe armiqësi, më qëllim të pengimit të rrugës së trasuar nga i madhi , presidenti historik i Kosovës , dr, Ibrahim Rugova.

Image result for kolonel tahir zemaj

 Shtetet dhe kombet përparimtare investojnë shumë në formimin e kuadrove të larta ushtarake çfarë ishin, Ahmet Krasniqi , Tahiz Zemaj …

Related image

Ndërsa në mesin e shqiptareve u gjenden njerëzit e liqë të kombit të cilët janë bërë pengesë e madhe e ecjës tonë përpara . Është i pa kalueshem fakti së si LDK-ja e Ibrahim Rugovës , të bie në duarë të hileqarëve .

E harruan gjakun e Tahir Zemës , Ahmet Krasniqit , Sali Qekajt, Smajl Hajdarit e bashkëluftetarëve të tyre të gjallë e të vdekur !

Related image

 Kolonel Zemaj nuk ishte vetëm epror e strateg ushtarak, por mbi të gjitha ishte bashkëshort i mirë dhe prind i urtë, vëlla i dashur, mik i shtrenjtë , burrë i fjalës , e mbi të gjitha ishte atdhetar i madh…

Flori Bruqi

Nga Xhiliola Lamaj : Shoqata “Shqipëria”, dega Vlorë

Fotografia e Xhiliola Lamaj
Shoqata “Shqipëria”, dega Vlorë, ka ditur të shpalosë vlera historike, artistike, sociale dhe humanitare, ka ditur të spikasë dhe të evidentojë në organizim eventesh, kulturë, duke përcjellë mesazhe sinjifikative, frymë bashkëpunuese e risi bashkëkohore. Në aktivitetet radhazi, që kjo shoqatë ka organizuar ka konfirmuar në një verdikt të palëkundshëm, vlerat që trasmetohen për qëllime social-kulturore apo edhe tradicionale vendase.

Në këtë spekter pasuror, divers atributesh, shoqata Shqiperia dega Vlorë manifeston ide qe nuk duan te mbeten thjesht në letër, por kerkon te bëhen pjesë e realitetit, duke trasmetuar mesazhe emancipimi nëpërmjet aktiviteteve që zhvillon

Duke qenë se kjo shoqatë, u shërben gjithë shqiptarëve, që kanë të drejtën e shprehjes demokratike e të vlerave më të larta njerëzore, këto aktivitete organizohen në një masë të gjerë njerëzish, që e duan artin dhe e përqafojnë të bukurën. Edhe pse kjo shoqatë nuk ka shumë kohë nga krijimi i saj, përsëri me bindje e them se si nenkryetare e kësaj shoqate, fillimi duket i mbarë e poi gëzohet suksesit.

Në mes shumë aktiviteteve që janë organizuar, në një distancë kohore jo shumë të gjatë, aktivitetet e fundit, pasuan përsëri të suksesshme dh ete frytshme. Kur flasim për librat, vëmendja fokusohet tek kurioziteti dhe dëshira për ta pasuruar intelektin dhe shpirtin, nuk i reziston dot tundimit për të mos lexuar.

Kështu pra, dhurata më e bukur dhe sinjifikative që mund të merret për një fund-vjetor, janë librat. Në datën 21 Dhjetor, shoqata Shqipëria prezantoi projektin e saj të rradhës “ Një dhuratë librash për shkollën Balil Pelari”. Biblioteka e kësaj shkolle u pasurua nga 250 kopjo librash. Në pasurimin e kësaj biblioteke kontribuan shumë shkrimtarë, por gjithashtu edhe shumë shoqata sic janë; shoqata Drita, shoqata Lunxhëria, shoqata Labëria, Pena Albania etj dhe shkrimtarë si; Laureta Petoshati, Eduart Frakulla, Elizabeta Alikaj, Idajet Beqiri etj…

Atmosfera që krijoi shkolla “Balil Pelari”, nëpërmjet një programi artistiko-kulturor, e bëri më festive dhe më të këndshme këtë ditë të rëndësishme kalendarike për shoqatën Shqipëria. Por aktiviteti nuk përfundoi këtu. Destinacioni i rradhës ishte “Shtëpia e foshnjës” Vlorë. Kur bëhet fjalë për të dhënë buzëqeshje të pakufij, për të ngrohur zemra, për të dhuruar dashuri te pakursyer e të pa limit, kryefjala e jetës është “Fëmija”.

Përsëri u gjendëm në sofrën më të ngrohtë e më bujare, në shtëpinë e fëmijes. Në mënyrë simbolike, shumë dhurata u shpërndanë në duart e vogla të këtyre ëngjëjve që kërkonin m esy më tepër se kaq. Një atmosferë lumturie na përshkoi edhe ne, sepse sytë e qeshur të tyre e gëzimi i papërshkruar i vogëlushëve, trokiti edhe në zemrat tona.

Në këtë fund-vjetor, këto organizime speciale ishin më shumë se dhurata. Ishte një mesazh kulturor, një mesazh humanitar, një dedikim shpirtëror dhe një premtim, se udhëtimi i kësaj shoqate do të jetë i gjatë dhe shumë më i bukur, si në cdo herë të saj.

XHILIOLA (OLA) LAMAJ: NJË LIBËR NË BIBLIOTEKËN TUAJ, ËSHTË NJË THESAR, QË DO T’U VLEJË SHUMË!


Nga: Prof.Murat Gecaj ,publicist e studiues


1.

Kam kënaqësinë, që këtë Bisedë, Xhiliola (Ola), po e bëjmë bashkë, në ditët e festave të fundvitit…

Gjithashtu, përmendi këtu se njoh dhe krijuese tjera të nderuara nga Vlora, ndër të cilat janë: Vilhelme Haxhiraj, Zyba Hysa dhe Alma Sinan Feruni, për botimet e të cilave kam shkruar, më parë…
Pra, ti je njëra nga krijueset e reja të këtij qyteti të bukur bregdetar. A mund të tregosh për lexuesit, cilat janë botimet tua të deritanishme dhe diçka për përmbajtjen e tyre?

-Kënaqësia është e ndërsjelltë, për më tepër ndihem e lumtur, që po bashkëbisedoj me një njeri, që është i përkushtuar dhe i pasionuar drejt më të bukurës botë, asaj të shkrimit. Dhe unë e di që, kur bëhet kompromis bashkëbisedimi për artin e të shkruarit, biseda gjen shtigje të bukura rrugëtimi dhe komunikimi vjen natyrshëm.

Botimet e mia të deritanishme janë dy. Kam botuar një libër, para dy vitesh, vëllimin poetik të titulluar « Filozofia e shpirtit ».Botimi i ri është një ndërthurje mes poezisë dhe prozës. Ky libër titullohet «Pikturoj në fjalë ». Meqënëse po flasim për këtë libër, së shpejti, pra në janar kam përurimin e tij. Jeni ju, pikërisht i pari, që po ua jap kët njoftim, por edhe për pjesën tjetër të shoqërisë sime e më gjerë.

Për sa i përket përmbajtjes së këtyre librave, tematikat që preki, kur shkruaj poezi, janë të përgjithshme. Shkakun e shkrimit e të frymëzimit e gjejnë nga dukuritë jetësore të realitetit të sotëm. Për mua, poezia mbetet unike, speciale dhe që, në pak vargje, flet aq shumë. Por shpirtin, më së tepërmi, ma plotëson proza. Pra, kur nisi të kkrijoj në prozë, sikur humbas dhe shkruaj gjatë, sepse e di që kam shumë për të thënë. Ndaj, mora këtë si shkak, që librin e ri ta gërshetoj me prozën, me qëllim që kjo të shërbejë si tranpolinë për krijmtarinë pasardhëse, që do të jetë romani.

2.

Po rreth krijimtarisë tënde…Kur ke nisur të shkruash e botosh dhe a ke punime tjera, që do t’i publikosh, në të ardhmen?

-Për sa i përket krijmtarisë sime, siç e përmenda pak më lart, botimet janë ato, por që nuk mbetem kurrë me kaq. Ky pasion nuk vdes kurrë, do më mbajë gjatë tërë jetës, të lidhur pas vetes dhe me krijimtari, që do jënë vazhdimisht, njëra pas tjetrës. Kam nisur të shkruaj që në moshën 13-vjeçare, kur ishaa në shkollën 9-vjeçare. Qysh aty e në vazhdim, e kam nisur me vjersha të këndshme ose dhe hartime, që zhvillonim në orë mësimore. Ndërsa, tani, ndodhem me dy botime librash në duar.

3.

Si është pritur dhe vlerësuar libri yt i parë me poezi? Po publikimet tjera, që ke bërë?

-Botimi im është mirëpritur dhe jam ndjerë mirë, që më kanë vlerësuar për krijmtarinë time. Di të them kaq, që kam marrë shume kënaaqësi, të cilat më kanë nxitur për ta vazhduar punën krijuese ende më me pasion.

4.

Sigurisht, kur lexojmë të dhëna për krijimtarinë e dikujt, duam të dimë më tepër dhe për jetën e tij…Pra, a mund ta na tregosh diçka, sigurisht shkurt?

-Kam përfunduar studimet në master shkencor,për mësimdhënie, dega gjuhë-letërsi. Nga përvoja ime në jetë, dëshira dhe ambicja ka ndryshuar sipas moshës, por e palëvizur vazhdon të jetë dëshira për artin . Më pëlqen shumë të lexoj, por gjithashtu më pëlqen arti, më pëlqen e bukura.
Ajo, që dua të them, është se të qenurit i kuruar estetikisht , të qenurit në formë, mendoj se është një çështje dinjiteti, respekti për vetëveten.

Siç e dime, e bukura vë në lëvizje një mekanizëm të shpejtë, brenda nesh dhe që të gjithë qenien e mbërthen aq fuqishëm, saqë shqisat tona janë të foksuara në ekzaminime të reagimeve , të emocioneve, të pamjes. Kështu, e thënë ndryshe , ky pasion i kultivuar në kohë , më nxiti të bëhem një estetiste e çertifikuar, për të patur njohuri në këtë fushë dhe për t’u kujdesur për veten.
Por mendoj, se bukuria e zgjuarësisë e bën më të këndshëm bashkëbisedimin , më nxitës, më atraktiv. Para një bukurie, që hesht , askush nuk ka dëshirë të qendrojë, për një kohë të gjatë. Ndaj edhe soditja është kalimtare. Më pak fjalë ,padiskutim që, ppërparësi i jap arsimimit dhe edukimit. Të gjitha këto vlera , kur ndërthuren së bashku, krijojnë afërsi të prekjes ideale. Kam dëshirë ta mbyll këtë pjesë me një thënie të Sofia Loren, që shprehet: “Bukuria është ajo, që ti ndjen brenda teje dhe e reflekton atë, në sytë e tu...”.

5.

Me sa jam i njohur nga Interneti, ti je edhe një veprimtare e palodhur, në mjedisin, ku jeton e studion…Çfarë mund të thuash, për këtë gjë?

-Po, dua ta zhvendos fokusin e Bisedës, pikërisht për këë Mendoj se, për shumë individë, mirëqenia e tjetrit është shumë e rëndësishme dhe ka nga ata, që zgjedhin të bëjnë punë vullnetare. Pra, njëri prej këtyre individëvë të kësaj shoqërie ,jam edhe unë. Kam qenë pjesë e një organizate ndërkombëtare amerikane, si vullnetare. Por, gjithashtu, në bibliotekë e kam shprehur vullnetin e vullnetarizmit.
Kam qenë dhe jam një vullnetare që frymën e bashkëpunimit për punë dobiprurëse, në shërbim të bshkësisë, ku jetoj, e kam ushtruar me dëshirë dhe përkushtim.

Mendoj se puna vullnetare të ndihmon të zhvillosh dhe mësosh shkathtësi, që ndoshta nuk je i vetëdijshëm, që ti i zotëëron. Pavarësisht se punë të tilla nuk paguhen me para, ato të mësojnë gjëra, që një ditë do t’i përdorësh në dobi të vetes tënde.

Gjithashtu, për pak kohë, unë kam punuar gazetare në një televizion local. Ndërkohë e njëkohësisht kam kryer detyrëën e kryeredaktores, në një gazetë publicistike . Aktalisht, jam pjesëmarrëse në Shoqatën « Shqipëria», ku jam zëvendëskryetare e saj. Nënvizoj se kjo Shoqatë është, po përsëri vullnetare. Ajo ka në fokusin e saj përurimin e vlerave artistike, shoqërore, kulturore dhe të traditave të qytetit të Vlorës.

Faktikisht, unë jam shumë aktive edhe në rrjetet sociale, sepse kështu ma kërkon puna. Përderisa kemi një shoqëri, që është pushtuar e tëra nga rrjeti i globalizimit të teknologjisë, kjo rrugë, detyrimisht, të çon drejt këtij kontakti. Ne e dimë që lajmi ecën më shpejt dhe çdo gjë merret vesh, në kohë rekord. Ndaj, kjo mënyrë komunikimi, ka rezultuar frytdhëënëse, për sa i përket përurimit të ndonjë materiali ose dhënies së ndonjë njoftimi të shpejtë. Kam botuar edhe në gazeta të tjera, nëpër portale të ndryshme. Kështu që çdo risi dhe veprimtari, që zhvilloj e organizoj, më pas e publikoj, nëpërmjet këtij kontakti e kësaj mënyre.

6.

A të ka mbetur ndonjë diçka tjetër, që e ke merak ta shtosh, Ola, në këtë Bisedë, për të cilën të falënderoj përzemërsisht? Gjithashtu, të përgëzoj për arritjet tua, si në fushën e krijimtarisë letrare, studimeve dhe veprimtarive tua të dobishme!

-Meqënëse jemi edhe në ditë festive, i uroj të gjithë shqiptarët, kudo ku ndodhen, për një vit të mbarë e të suksesshëm ! Ndërsa, për çdo të ri, që synon dhe kërkon të realizojë qëllimet e ëndrrave të tij, uroj sa më shumë suksese, në çdo aspekt të jetës!

Edhe dicka tjetër. Bota e shkrimit është e madhe dhe, me një këndvështrim të jashtëzakonshëm e pasuri vlerash letrare, të nxitura nga një frymë konkurence të lartë intelekti.


Për vitin e ri 2017, u bëj thirrje të rinjëve që, pavarësisht se ndikimi i internetit dhe sindroma e teknologjisë i ka pushtuar të gjithë, duhet të gjejnë kohë të mjaftueshme edhe për librin.

Lexoni libra, që të pasuroni shpirtin dhe mendjen tuaj! Një libër në bibliotekën tuaj, është një thesar, që do t’u vlejë shumë!

Tiranë-Vlorë, dhjetor 2016


3 AttachmentsView allDownload all
0.Bisede, me krijuesen Xhiliola (Ola) Lamaj-Vlore... .doc
0.Botimi .jpg
2.Ballina e librit te pare...

2017-01-02

Foqion Postoli (1889-1927)

Foqion Postoli (1889-1927) shkrimtar dhe atdhetar i shquar

Foqion Postoli u lind në Korçë, ku mori mësimet e para. Ai i përkiste një familjeje të njohur tregtare të qytetit. Pas mbarimit të shkollës, në vendlindje shkoi në Stamboll ku për dy vjet ka studiuar tregtinë. Më vonë emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Massachusetts. Atje iu bashkua Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, “Vatra”. Ishte edhe sekretar për degën, në Brockton, Një kohë ka punuar në gazetën “Dielli”. Gjatë asaj kohe në faqet e gazetës ka botuar edhe pjesë nga romanet e tij.
Image result for lulja e kujtimit foqion postoli
Më 4 janar 1919, Postoli ishte nënshkrues i një Memorandum dërguar Qeverisë së Shteteve të Bashkuara nga Kongresi i Vatrës. Kongresi, ishte mbajtur në Winthrop Hall në Boston dhe ku ai së bashku me mërgimtarët shqiptarë kishte kundërshtuar demarkacionin e kufijve të Shqipërisë në bazë të Traktatit të Londrës të vitit 1913, kur më shumë se dy të tretat të territorit shqiptar iu dhanë Greqisë, Serbisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi.
Image result for lulja e kujtimit foqion postoli
Në vitin 1921, Postoli u kthye në qytetin e tij në Shqipëri për të ndihmuar në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Vdiq më 2 tetor të vitit 1927, në moshën 38-vjeçare.

Foqion Postoli shkroi gjatë viteve të fundit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe pavarësisë së Shqipërisë. Edhe pse ai jetoi në një epokë të ndryshme sikur edhe te rilindës e shkrimtarë të tjerë, edhe në veprat e tij reflektohen tema të ngjashme si patriotizmi, kundërshtimi ndaj sundimit otoman dhe krenari e ligjshme për kombin e Atdheun. Në faqet e gazetës “Dielli” botoi romanet “Për mbrojtjen e Atdheut” (1919) dhe “Lulja e Kujtimit” (1922) etj, të cilat më vonë u botuan si libra më vete.

Veprimtaria letrare, politike dhe shoqërore e Foqion Postolit u zhvillua gjatë viteve të fundit të Rilindjes dhe periudhës së pavarësisë tonë kombëtare. Kjo ishte periudha e ngritjes më të madhe që pati lëvizja jonë kombëtare dhe përfundoi me Pavarësinë e vendit më 28 Nëntor të vitit 1912. Por kjo ngritje u shoqërua edhe me rënie te menjëhershme, që erdhi si pasojë e ndërhyrjeve të huaja dhe luftërave botërore. Edhe pse jetoi në periudha të ndryshme të historisë në veprat ne tij shkrimtari pasqyroi idetë e rilindësve tanë, siç ishin dashuria për atdheun, urrejtja e madhe për pushtuesit otomanë, dhe krenaria për historinë e vendit. Autori në librat e tij është frymëzuar nga temat aktuale të asaj kohe.
Image result for lulja e kujtimit foqion postoli
Ne romanin tij “Lulja e Kujtimit” përshkruhen ngjarjet që i përkasin periudhës së përpjekjeve që bëheshin në ato kohë për t’u çliruar nga zgjedha turke dhe influenca e propagandës greke, e cila ishte një pengese serioze për lëvizjen tonë kombëtare. Ne këtë roman popullor, gërshetohen konfliktet personale me ato shoqërore e politike, ku epërsinë e marrin kurdoherë këta të fundit. Ngjarjet e romanit zhvillohen në një ambient tregtar, qe është verbuar nga propaganda greke. Subjekti i romanit është i thjeshtë : djali i ri Dhimitri, që punon si kryeshërbëtor në dyqanin e Z. Kristo, dashuron vajzën e tij të vetme, Olimbine, e cila edhe ajo e do Dhimitrin me gjithë shpirt, ndonëse ai është i varfër. Zoti Kristo, duke përparuar në tregti, sjell nga Greqia një sekretar, Nikon, për të drejtuar tregtinë e tij. Nikua fiton me dinakëri simpatinë e Z. Kristo, dhe ky, duke mos e njohur fytyrën e vërtete të Nikos, arrin deri sa t’i propozoje atij për ta bëre dhëndër. Olimbia, kur e merr vesh këtë gjë proteston dhe i thotë babait pa u druajtur se ajo e dashuron Dhimitrin. Z. Kristo, që nuk mund të pajtohet me këtë mendim, harton bashkë me Nikon planin për ta larguar Dhimitrin nga Korça duke e dorëzuar në duart e qeverisë turke si kryengritës dhe i cili kishte marrëdhënie me shqiptarët jashtë Shqipërisë. Dhimitri, i paralajmëruar nga Olimbia, largohet nga Korça, dhe niset për në Manastir ku njihte mjaft kryengritës. Mirëpo ishte një natë e egër dimri dhe Dhimitrit i del një tufë ujqërish, të cilët ja shqyejnë kalin, ndërsa ai vete mezi shpëton gjallë me ndihmën e kryengritësve të asaj anë që vepronin atje. Në këtë kohë në Korçe përhapet lajmi se Dhimitrin e kanë shqyer ujqërit. Kur e merr vesh Olimbia këtë gjë dëshpërohet aq shumë sa luan mendsh dhe mbetet ashtu gjashtëmbëdhjetë muaj, deri sa një dite “Lulja e Kujtimit”, që ja kish falur Dhimitri i cili e kishte marrë nga nëna e tij që ja kishte sjellë burri (babai i Dhimitrit) nga Egjipti, i ngjall asaj kujtimet e së kaluarës dhe e sjell në vete. Pas dy vjetësh Dhimitrin e gjejmë përsëri në rrethet e Korçës. Këtu ai vepron në krye të lëvizjes për çlirimin e Shqipërisë si e kish urdhëruar qendra e kryengritësve. Kur po vepronte në rrethet e Korçës. Dhimitri mundi të shpëtonte nga kthetrat e Nikos, i cili bënte plane djallëzore për t’ iaa grabitur pasurinë e Kristos dhe për ta detyruar me forcë Olimbinë të bëhej gruaja e tij. Mirëpo Dhimitri planet e Nikos i ndaloi pasi u kthye ne shtëpinë e tij. Pas këtyre ndodhive gjithashtu Dhimitri dhe Olimbia u martuan dhe të gjithë u gëzuan. edhe Z.kristo u gëzua për të dy dhe i tha Dhimitrit : “Që nesër e tutje unë nuk kam të bëj më me dyqanin tim; në duart e tua të mbetet shtëpia ime tregtare se unë u plaka dhe ju na shpëtuat nga vdekja dhe çnderimi.”.

Përveç romaneve shumë të njohura: “Lulja e kujtimit” e “Për mbrojtjen e Atdheut”, Foqion Postoli ka shkruar edhe veprat: “Detyra e mëmës” dhe “Martesa e një avokati”.

Postoli me të drejtë konsiderohet në radhën e romansierëve të parë shqiptarë të periudhës me romantizmit e realizmit. Romani i tij “Lulja e kujtimit” ka qenë vepër që ka frymëzuar sa e sa breza atdhetarësh. Po kështu, për një kohë të gjatë ky roman qenë edhe literaturë e obligueshme në shkollat shqipe në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo në shkollat kombëtare.

Ismet Azizi: Serbia më të dhëna të zymta: Popullsia po plaket


Ismet Azizi


Projeksionet demografike parashikojnë që në Serbi, deri në vitin 2030, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet në 21 për qind ndërsa ajo e mbi moshën 80 vjeç do të jetë 5 për qind. Sipas të dhënave nga hulumtimi “Gjendja e njerëzve të moshuar në fshat” deri në vitin 2030, përqindja e popullsisë mbi 65 vjeç do të rritet në 21 për qind ndërsa ajo mbi moshën 80 vjeç do të jetë 5 për qind, parashikojnë projeksionet demografike për Serbinë. Tashmë në Serbi, sipas regjistrimit të vitit 2011, 17.25 për qind e popullsisë është më e vjetër se 65 vjet. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se nga viti 2002 deri në vitin 2011, popullsia rurale ka rënë për 311,139, ose 10.9 për qind, shkruan Novosti.

Shtëpitë e fshatrave të boshatisura dhe fshatrat që po vdesin në rajonin e Pirotit, veçanërisht ato që janë më afër degës lindore të Korridorit 10, gjithnjë e më shumë janë interesante për të huajt. Për disa mijëra euro mund të blihet një shtëpi e mirë me një kopsht dhe një tokë e cila nuk është punuar për dekada të tëra. Gjashtë vjet më parë francezi Michael Michael (41) me origjinë nga Guinea, ka blerë një shtëpi në Çiniglavc të vjetër. Që atëherë janë shitur disa shtëpi në fshatrat si Çiniglavc, dhe së fundmi në fshatin Sreqkovc, në anën e djathtë të Korridorit 10, dy familje turke kanë blerë dy shtëpi.

Në mesin e atyre që janë të interesuar për shtëpitë e vjetra janë bullgarët, veçanërisht ata paraardhësit e të cilëve vijnë nga ky rajon. Këto shtëpi, sidomos turqve u shërbejnë për pushim gjatë rrugës kur vijnë nga Gjermania, Franca dhe vende të tjera perëndimore ose kur kthehen nga Turqia për në këto vende. Ata thonë se shtëpitë i blejnë me pak para e cila gjë për ta nuk paraqet ndonjë problem.

Banorët e fshatit Sreqkovc thonë se fshati i tyre po vdes. Sikur mos të ishin pensionistët, të cilët pas pensionimit kthehen në pronat e tyre, fshatrat tani më do të ishin tërësisht të braktisura. Fshati pa njerëzve vdes. Është më mirë që vijnë ketë njerëz nga jashtë se sa mos të ketë fare. Vendi ynë është i pastër. Nnuk besoj se këto dy familje nga Turqia do të merren me bujqësi por në qoftë se ka njerëz, do të jetë më mirë për ne’ – thotë një fshatar për gazetën e përditshme Novosti.

Çmimi i pronave në vitet e fundit janë ngritur pas shpronësim përgjat koridorit të dhjetë, ndërsa më parë disa hektarë me ara dhe nji shtëpi është shitur për vetëm 2.000 euro, ndërsa në fshatrat malore edhe më të lirë

Trendi i blerjes së shtëpive të vjetra në fshatrat afër rrugëve kryesore është vërejtë pesë -gjashtë viteve të fundit edhe në Bullgari, të cilat i kishin blerë gjermanët, austriakët,…

Mosha mesatare e popullsisë së Serbisë është 42 vjet. Serbia radhitet në vendin e III –të në Evropë për nga vjetërsia mesatare e popullsisë. Para Serbisë është Gjermania me moshë mesatare 44 vjet dhe Italia 43.

Mesatarja e lindjes te një grua në Serbi është 1,4 ndërsa për t’u siguruar ripërtëritja e thjeshtë e popullsisë duhet të jetë 2,1.

Zyrtarët serb për demografi konsiderojnë se edhe mosha mesatare në Serbi është gjithnjë e më e plakur. Pas tri vjetësh, sipas tyre, mosha mesatar e popullsisë në Serbi do të jetë 46 vjet.

Vendet më të zhvilluara të Evropës problemin e rënies së numrit të popullsisë mund ta zvogëlojnë me migrime me ardhjen e popullësisë nga Afrika dhe Lindja e Afërme, por se si do të përfiton shteti serb nga migrimet koha do ta tregojë. Në të ardhmen prioritet i shumë vendeve ballkanike me përjashtim (përedhe pak kohë) të Kosovës dhe Shqipërisë do të jetë problemi zvogëlimi të numrit të popullsisë sepse pa njerëz, nuk ka mundësi të zhvillimit ekonomik.

Pse fshihet e vërteta për dënimet e deritanishme të luftëtarëve të lirisë nga gjashtë gjykata vendore e ndërkombëtare?

Analistët dhe politikanët që arsyetojnë Gjykatën Speciale, anashkalojnë me qëllim dënimet e deritanishme të  qindra pjesëtarëve të UÇK-së, edhe pse ato gjykime e dënime kanë qenë dhe janë publike. A mund të besojmë se “alamet” analistët si: Ben Andoni, Lisien Bashkurti, madje edhe Elvis Hoxha, në një emision të Ilva Tarës,  apo ata që e kanë halë në sy UÇK-në si: Fatos Lubonja, Ben Bulushi, Blendi Fevziu e shumë të tjerë nga Shqipëria,  nuk dinë sa qindra eprorë dhe ushtarë të UÇK-së  janë dënuar për krime lufte nga gjykatat ndërkombëtare dhe nga ato vendore e rajonale. Duke mos pasur njohuri për këto dënime ata akuzojnë gjykatat vendore se nuk kanë dënuar sa duhet luftëtarë të lirisë dhe për këtë shkak BE-ja paska vendosur themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, kështu të pakët ishte shprehur, Lisien Bashkurti e disa analistë të tjerë gjatë emisionit

RKL: Pse fshihet e vërteta për dënimet e deritanishme të luftëtarëve të lirisë nga gjashtë gjykata vendore e ndërkombëtare?
Mbase analistët apo gazetarët në Shqipëri edhe nuk kanë të dhëna mbi numrin  e dënuar me burg, për të ashtuquajturat krime lufte,  të luftëtarëve të tri luftërave tona çlirimtare, dhe as para u intereson kjo, por këtë e dinë fort mirë pseudo-analistët “kosovarë”, si puna e Halil Matoshit, Dukagjin Goranit, Nexhmedin Spahiut, Bato Haxhiut, dhe tërë një soji gazetarësh të diplomuar nga ish shkolla e gazetarisë titiste të  Kumurovecit, të cilët nuk lënë ditë pa folur për “krimet e UÇK-së” dhe pasojat të cilat sipas tyre u ka sjellë ajo luftë.
Përderisa LDK-ja për ditë afishon emrat e atyre veprimtarëve që konsideron se i ka vrarë SHIK-u, (i cili gjatë luftës nuk ka qenë pjesë e strukturave të UÇK-së, dhe nuk mund të akuzohet për ato vrasje), komandantët që ende nuk janë akuzuar për krime lufte,  nuk përmendin dot sa bashkëluftëtarë të tyre janë dënuar në qindra  procese politike deri tani, sa janë shpallur të pafajshëm pas pesë e më shumë vjet të mbajtur nëpër burgje, sa të tjerë kanë vdekur nëpër burgje, sa prej tyre vazhdojnë të ndiqen e të gjykohen, por gjuhen me fjalë si gjeldeca, disa madje edhe duke futur kokën në zall, si struci para rrezikut të paragjykuar.
Numrin e eprorëve dhe ushtarëve të dënuar të UÇK-së mendoj se e dinë, apo duhej ta dinin fort mirë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Azem Syla, Xhavit Haliti, Adem Grabovci por nuk na ka  rënë të lexojmë apo të dëgjojmë prej tyre, aq më pak të protestojnë për dënimet e deritanishme  të qindra luftëtarëve të lirisë, nga gjykatat vendore, rajonale e ndërkombëtare. Ndërsa kur është puna për t’ u krekosur e për “tu lyer” e për t’u “ngjyer” me UÇK , janë të parët, sidomos gjatë fushatave zgjedhore, por kurrë para autoriteteve të huaja, para të cilëve ulin veshtë dhe nuk pranojnë madje as edhe të kenë marrë pjesë në luftë. Realisht ata edhe nuk kanë qenë pjesëmarrës të luftës, por që në fillim kanë pozicionuar njëri tjetrin në postet kryesore, në segmentet drejtuese të saj,  duke u shtrirë gjerë e gjatë në “Rogner”, “Dajt” apo hotele të tjera të Shqipërisë,  Zvicrës Gjermanisë e gjetkë dhe duke u kthyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, kur nuk rrezikoheshin më nga regjimi kriminal i Milosheviqit.
Numrin e eprorëve dhe ushtarëve të UÇK-së të dënuar për krime lufte nuk e ka publikuar as e publikon Ministria e Drejtësisë dhe as jugo-mediet shqip-shkruese e shqip-folëse në Kosovë. Madje këtë numër nuk e publikojnë dot as mediet sensacionele që mbijetojnë vetëm me gënjeshtra, sensacione, vjedhje të informatave, pornografi, gjuhë të ndragët, sipas motos bizantine: “Haja qenit pija qenit, tash i bime karadyzenit”.   Çuditërisht kjo e vërtetë fshihet me hipokrizi edhe nga disa medie që në parim përkrahin UÇK-në. As një shkrim i dërguar nga Radio Kosova e lirë në adresë të këtyre medieve,  me emrat e mbiemrat e pjesëtarëve të dënuar të UÇK-së, nuk është botuar. Ky numër nuk iu bën përshtypje as veteranëve të UÇK-së të cilët tani, pasi kanë filluar të marrin lëmoshën sociale nga Qeveria, i kanë ulur veshtë dhe nuk ndihen për së gjalli, punë e madhe pse shokët e tyre të luftës dirgjen nëpër burgje, punë e madhe pse janë dënuar me qindra, mjafton të mos preken ata vetë. Nuk thuhet kot ajo fjala e njohur reaksionare shqiptare: “Gjarpri  që nuk më helmon mua, rroftë 100 vjet?” Kjo është filozofia pacifiste e mbijetesës shqiptare. Duket i rëndë dhe mallkues ky konstatim, por realisht kjo filozofi është esenca e politikës së sotme në Kosovë e në Shqipëri e më gjerë, është filozofia  e mbijetesës së skllavit e robit, e trashëguar nëpër shekuj. Dhe kur dikush del jashtë këtij përkufizimi reaksionar atëherë shpallet nacionalist, irredentist, separatist, terrorit, islamist e të tjera.
Analistët dhe politikanët, që arsyetojnë themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së, asnjëherë nuk iu kanë referuar, as u referohen  të dhënave lidhur me dënimet me burg të ish ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së të cilët janë dënuar dhe po dënohen, për krime lufte, prej vitit 1999 e deri në vitin 2015 nga gjashtë gjykata vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Asnjë i quajtur apo i vetëquajtur analist nuk ka prezantuar numrin e pjesëtarëve të shpallur fajtor dhe të dënuar me burg nga gjykatat e UNMIK-ut, EULEX-it, Gjykatat e Kosovës, të Maqedonisë, Serbisë madje në një rast edhe nga një gjykatë e Tiranës.  Ministria e Drejtësisë e Kosovës nuk përcjellë informata të tilla, ndërsa me një ligj të veçantë ka amnistuar të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krime lufte  në Kosovë.
  1. Gjykatat vendore, rajonale e ndërkombëtare kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së prej vitit 1999 deri në vitin 2105
Nga më shumë se 110 proceset e montuara politike, që janë mbajtur gjatë seancave gjyqësore   kundër luftëtarëve të UÇK-së, prej vitit 1999 e deri në vitin 2015, nga gjykatat ndërkombëtare të UNMIK-ut, Tribunalit të Hagës, EULEX-it, gjykatat në Serbi e Maqedoni,  vetëm në 16 procese gjyqësore janë dënuar rreth 100 luftëtarë të lirisë, në Kosovë, Maqedoni  e  në Serbi. Disa prej tyre pasi janë mbajtur me vite të tëra nëpër burgje janë liruar të pafajshëm. Proceset e tjera kanë të bëjnë kryesisht me dënime individuale si dhe me grupe të vogla,  dënime deri në 1 vit, apo dënime me kusht. Nga ky mes janë dënuar disa qindra.
Disa procese të montuara politike kundër shqiptarëve pas luftës nga gjykatat ndërkombëtare e vendore, në Serbi, Holandë, Kosovë, Maqedoni e në Shqipëri, prej vitit 1999 e deri më 2015, kanë pasur dhe kanë për qëllim diskreditimin e tri luftërave tona çlirimtare. BE-ja nuk është ngopur me getoizimin që vazhdon t’ iu bëjë shqiptarëve dhe mbetet krejt indiferente me masakrimin e forcave policore e ushtarake serbe rë 1200 fëmijëve të moshës së mitur gjatë luftës 1998-1999, vrasjen e pushkatimin e 12.000 civilëve shqiptarë, dhunimin e mijëra grave e vajzave shqiptare nga ushtria dhe policia e Serbisë.
BE-ja tani në mënyrë arbitrare dhe ultimative kërkon të themelohet  edhe një gjykatë speciale, gebelsiane, kundër shqiptarëve si ato që kishte themeluar dikur Evropa kundër hebrenjve në Gjermani dhe në shumë shtete të saj. Gjykatat Speciale, mono-etnike, janë gjykata raciste dhe fashiste. Të tilla nuk ka pasur në botë përveç ndoshta në ndonjë shtet të Afrikës, mbase edhe në Kamboxhë. Presioni i BE-së dhe disa shteteve me ndikim ka bërë që Kuvendi i Kosovës, duke shkelur ligjet dhe procedurat e Kuvendit, duke shkelur edhe praktika e Kushtetutës, me shumicë votash ka aprovuar kërkesën e Qeverisë për themelimin e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së.
Gjatë këtyre 15 viteve, luftëtarët e lirisë janë akuzuar për krime lufte dhe janë dënuar nga:
Gjykatat e UNMIK-ut, të instaluara në Prishtinë dhe në disa qytete të Kosovës:
Tribunali i Hagës, në Holandë,
Gjykatat e Serbisë në Beograd,
Gjykatat e EULEX-it, në Kosovë, ndonjëherë në bashkëpunim me gjykatat vendore, Gjykatat themelore, Gjykatat e apelit etj,
Gjykatat në Maqedoni, kundër luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,  madje në një rast edhe nga  Gjykata e Tiranës.
Janë arrestuar, janë mbajtur me vite të tëra në arrest, në paraburgim, janë liruar të pafajshëm, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës dhe në gjykatat e përmendura:
Haradin Balaj, Idriz Bala, Lahi Brahimaj, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj,  Isak Musliu,  Rrustem Mustafa,  Latif Gashi, Nazif Mehmeti.  Daut Haradinaj,  Bekim Zekaj,  Ahmet Elshani,  Ramush Ahmetaj,  Agush Memishi,   Samet Hajdari,  Nazif Hasani, Ahmet Hasani, Burim Fazliu, Selman Sadiku, Faton Hajdari, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti, Sadik Aliu,  Shefqet Musliu, Fazli Hajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, Shemsi Nuhiu, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi,  Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala. Besim Shurdhaj, Naser Shatri, Ruzhdi Saramati,  Rrustem Dema, Enver Axhami, Ejup Runjeva, Bujar Tafili, Nuhi Provoliu,
 Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli, Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,
 Nazim Bllaca, Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi, Selim Krasniqi,  Bedri Zyberaj, Xhavit Elshani, Milaim Latifi, Agron Krasniqi, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina, Jeton Kiçina, Riza Aliaj, Shaban Hoti, Haki Rexhepi Lirim Jakupi, Fatos Aliu, Amir Sopa, Hebib Ahmeti,  Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mehdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri,  Tafil Dauti,  Hanefi Dervishi, u mbyt në tortura në Burgun e Manastirit. Rametulla Dauti,  Shkëndim Dauti, Ibrahim Sulejmani, vdiq në burgun e Shtipit, në prag të komunikimit të pafajësisë për krime lufte, Roland Bartesko,  Dritan Goxhaj e të tjerë.
Të gjitha këto gjykata kanë dënuar qindra luftëtarë të lirisë dhe aktualisht po merren me hetime e gjykime kryesisht për ato lëndë penale që janë konsideruar “krime gjatë luftës” apo “krime të luftës”. Asnjë nga këto gjykata nuk ka marrë për bazë se, cila palë ka kryer krime dhe mbi cilat motive, por duke qenë se faktori ndërkombëtar nuk shpalli humbës as fitues të luftës, gjykatat e instaluara në Kosovë filluan të ndjekim kryesisht luftëtarët shqiptarë, për të cilët regjimi i Milosheviqit pretendonte se kanë kryer krime, ndërsa kriminelët serbë kishin ikur në Serbi dhe kishin shpëtuar nga ndjekja e gjykatave ndërkombëtare, edhe pse ata i kishin kryer krimet kundër popullatës civile shqiptare brenda territorit të Kosovës.
Dhe, nuk kanë mjaftuar që këto gjykata kanë dënuar qindra ish-luftëtarë për vepra të kualifikuara si “krime lufte”. Numri i saktë i të dënuarve nuk dihet. Nuk e dinë shoqatat e luftës, as veteranët. Ndoshta edhe e dinë por listat asnjëherë nuk janë publikuar.
Numrin e saktë të dënuarve nga radhët e pjesëtarëve të UÇK-së, në periudhën 15-vjeçare, pas luftës e di mjaft mirë Ministria e Drejtësisë, por ajo ose  nuk ka vullnet ta shpall, as t’i tregojë opinionit se për 15 vjet katër gjykata, ndërkombëtare, rajonale dhe vendore kanë shpallur fajtorë dhe kanë dënuar qindra luftëtarë të UÇK-së, të akuzuar për vepra, që konsiderohen krime të kryera gjatë luftës dhe për krime lufte, meqë sipas akuzave ata kanë vrarë dhe kanë torturuar spiunë të regjimit të Milosheviqit dhe policë e ushtarë serbë.
  1. Fushata e organizuar nga UNMIK-u kundër UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet
Fushata e organizuar nga autoritetet e UNMIK-u kundër luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së ka filluar prej ditës kur kreu i luftës pranoi që UÇK-ja të demobilizohet. Asnjë anëtar i SHP të UÇK-së nuk ishte deklaruar haptas kundër demobilizimit, sepse procesi i tillë ishte paraparë me Konferencën e Rambujesë, të cilën e kanë përkrahur unanimisht të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, me përjashtim të Zëdhënësit të Përgjithshëm, Adem Demaçi, i cili për shkak se kundërshtoi Rambujenë, u detyrua ta pushojë angazhimin me të cilin e kishte caktuar SHP i UÇK-së.
Fillimisht, disa ditë pas zbarkimit në Prishtinë, forcat e KFOR-it kanë vrarë me armë zjarri, në një ceremoni manifestimi, dy luftëtarë të UÇK-së, në qendër të Prishtinës, ashtu sikur kanë vrarë edhe disa ish ushtarë të UÇK-së gjatë revoltave qytetare të 17 dhe 18 prillit të vitit 2004 dhe asnjëri prej tyre nuk është nxjerrë para drejtësisë. Nuk janë nxjerrë para drejtësisë as policët rumunë, të cilët vranë dy protestues të Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt të vitit 2007.
Në Kosovë, qysh në vitin 1999, UNMIK-u ka filluar ndjekjen e të gjithë ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, duke u mbështetur në dosjet e hartuara nga Ministria e Drejtësisë e kohës së regjimit të Milosheviqit.
Dhe jo vetëm Kaq.
Janë arrestuar, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar në Tribunalin e Hagës, të akuzuar për krime lufte Haradin Bala, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj.
Janë akuzuar nga Tribunali i Hagës, Ramush Haradinaj, komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, Fatmir Limaj, epror i lartë në Zonën Operative të Pashtrikut, të cilët janë shpallur të pafajshëm. Është shpallur i pafajshëm edhe eprori i UÇK-së, Isak Musliu, i akuzuar për krime lufte së bashku me Fatmir Limajn dhe Haradin Balën.
Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar për “Krime lufte” tre eprorë të UÇK-së.
Gjykatat e UNMIK-ut dhe të EULEX-it në Kosovë kanë shpallur fajtorë për krime lufte dhe kanë dënuar komandantin e Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa dhe dy eprorë të lartë të kësaj zone: Latif Gashin dhe Nazif Mehmetin.
Janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar për gjoja krime lufte 5 luftëtarë të lirisë të Zonës së Kaçanikut, meqë gjatë luftës kanë likuiduar disa spiunë të Serbisë, të cilët kishin marrë pjesë në radhët e ushtrisë okupatore serbe.
Janë shpallur fajtorë për krime lufte dhe janë dënuar nga Gjykata e UNMIK-ut në vitin 2002: Idriz Balaj, Daut Haradinaj, Bekim Zekaj, Ahmet Elshani dhe Ramush Ahmetaj.
Gjykata e Apelit në Beograd fillimisht ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 11 ish-luftëtarët e UÇK-së. Agush Memishi u dënua 12 vjet burg, Samet Hajdari, 15 Nazif Hasani dhe Ahmet Hasani me nga 13 vjet burg, Burim Fazliu dhe Selmon Sadiku me nga 12 vjet burg, Faton Hajdari 10 vjet, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Sadik Aliu me nga tetë vjet secili, ndërsa Shefqet Musliu, pesë vjet burg.
Fazli Ajdari, Rexhep Aliu, Shaqir Shaqiri, Idriz Aliu, Ramadan Halimi, që ndodheshin në arrati janë dënuar në mungesë. Shemsi Nuhiu, është ekstraduar në Serbi në maj të vitit 2012. Pas katër vjet mbajtje në burg, gjykim dënim rigjykim, më në fund të gjithë u shpallën të pafajshëm.
Janë mbajtur me vite të tëra në burg të akuzuar nga EULEX-i për krime lufte në dy procese gjyqësore: Fatmir Limaj, Nexhmi Krasniqi, Naser Krasniqi, Naser Shala, Arben Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj, të cilët pas dy proceduarve të rregullta të gjykimeve, më në fund janë shpallur të pafajshëm, por procesi konsiderohet i hapur.
EULEX-i ka arrestuar dhe ka dënuar me  akuzë për krime lufte, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi, komandantin e Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku dhe disa eprorë të tjerë të UÇK-së, sikur janë: Sabit Geci, Ismet Haxha, Sahit Jashari, Hysni Thaçi, Avni Zabeli. Agim Demaj, Bashkim Demaj, Driton Demaj, Selman Demaj, Fadil Demaku, Jahir Demaku, Nexhat Demaku, Zeqir Demaku,
Janë shpallur fajtorë dhe iu janë shqiptuar dënime të rënda me burg, duke u mbështetur në të dhënat e dëshmitarit bashkëpunues dhe të instruktuar të EULEX-it, Nazim Bllaca, ish pjesëtarët e UÇK-së: Faruk Gashi, Shpresim Uka, Driton Hajdari, Bekim Syla, Sadik Abazi.
Dhe jo vetëm këta:
Një gjykatë speciale në Beograd ka dënuar 21 ish pjesëtarë të Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova me dënime “në mungesë prej 5 deri në 40 vjet burg”. Të gjithë këta ndodhen në regjistrin e Interpolit të Serbisë dhe hetohen kudo në pikat kufitare, madje edhe në pikat kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe mes Kosovës e Maqedonisë. Disa nga këta të dënuar në mungesë, nga një gjykatë e Beogradit, janë ndaluar disa herë në pikën kufitare të Morinës dhe janë mbajtur nën masën e arrestit me orë të tëra, deri sa kanë intervenuar autoritetet në Tiranë apo në Prishtinë. Një praktikë e tillë vazhdon të aplikohet edhe aktualisht.
Gjykatat në Beograd kanë dënuar në mungesë edhe qindra ish pjesëtarë dhe pjesëmarrës të luftës sonë çlirimtare. Të dhënat nuk janë publikuar për opinion.
Gjykata e UNMIK-ut ka mbajtur në arrest dhe ka dënuar me burg edhe luftëtarë të UÇK-së, që kanë pasur ndjekje penale nga regjimi i Milosheviqit para luftës së UÇK-së, sikur është rasti i dënimit të eprorit të UÇK-së, Naser Shatri, si dhe eprorit të Zonës Operative të Pashtrikut,Ruzhdi Saramati.
Më 16 shkurt 2004 është  arrestuar Bedri Zyberaj në Prishtinë, ndërsa të tjerët në Prizren. Në maj të atij  viti janë arrestuar edhe Isuf Gashi e Islam Gashi.
Në gusht të vitit 2006 ka perfunduar gjykimi i shkallës së parë dhe të gjithe të akuzaurit: Selim Krasniqi, Bedri Zyberaj dhe Agron Krasniqi dënohen me nga 7 vjet burg. Me 1 prill 2009, ne Prishtine eshte mbajtur seanca e Gjykates Supreme ku ishin tre gjyqtare të EULEX-it dhe dy vendorë. Ky trup gjykyes, me 10 prill, 2009 ka publikuar vendimin dhe i ka denuar me vendim të formës së prerë, duke i ndryshuar dënimet e shkallës së parë. Për Selim Krasniqin e Bedri Zyberajn ndryshon dënimi nga shtatë (7) vjet ne 6 vjet dënim me burg, ndërsa për Agron Krasniqin nga 7 në 4 vjet e gjysmë.
Janë shpallur fajtorë dhe dënuar edhe pse në mungesë të fakteve: Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina e Jeton Kiçina, Ata po mbahen qe 13 vite ne burg pa fakte të besueshme, të akuzuar se kanë vrarë oficerin e MUP-it të Serbisë, Hajrë Shtutica dhe disa anëtarë të familjes së tij.
Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut të Mitrovicës, në gjykimin e zhvilluar në ndërtesën e Gjykatës Supreme në Prishtinë, ka dënuar  15 vjet burg Sabit Gecin për, sikur thuhet vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan gjatë viteve të luftës 1998-1999. Trupi gjykues shpalli aktgjykimet edhe për tre të akuzuar të tjerë, ish-pjesëtarë të UÇK-së, për krime të luftës, në burgun në Cahan. Riza Aliaj u dënua 12 vjet burg, Shaban Hoti nga Rezalla, 7 vjet dhe Haki Rexhepi nga Skenderaj 6 vjet burg. (2011).
Një gjykatë vendore ka dënuar luftëtarët e lirisë: Rrustem Dema,  Enver Axhami,  Ejup Runjeva,  Bujar Tafili, Nuhi Provoliu, për shkak se kanë maltretuar bashkëpunëtorët e Serbisë në rrethin e Kaçanikut.
Gjykata Supreme e Maqedonisë ka vërtetuar dënimet kundër 17 të burgosurve nga fshati Brodec, të cilët u akuzuan nga autoritetet shtetërore maqedonase për veprime terroriste. Dënime maksimale për këtë rast që ndodhi në nëntor të vitit 2007, me ndërhyrjen e njësiteve policore speciale në fshatin Brodec, gjoja në kërkim të grupeve të armatosura, kryesisht goditën banorët e këtij fshati, të cilët përfunduan në burg, ndërsa organizatorët e grupit të armatosur: Lirim Jakupi nga Kosova lindore, Fatos Aliu nga Shqipëria dhe Amir Sopa gjenden në arrati, por që morën dënime nga 15 vite burg.
Hebib Ahmeti u dënua me 12 vjet burg, ndërsa të akuzuarit e tjerë:
Nevzat Zyberi, Izmit Ameti, Mekdi Islami, Florim Ameti, Nevzat Arjani, Shehir Zyberi, Nadi Dauti, Baftjar Beqiri, Tafil Dauti, Hanif Dervishi, Rametulla Dauti dhe Shkëndim Dauti u dënuan me nga dhjetë vite burg. Kohë më parë ndër të burgosurit, 52-vjeçari Hanefi Dervishi ndërroi jetë në qelinë e burgut, pas një sëmundje, e cila u vlerësua si vdekje e dyshimtë nga familjarët e tij. Sulmi i njësive speciale sllavo-maqedonase ( sipas disa burimeve edhe forcave  serbe), u ndërmor më 7 nëntor 2007 në fshatin Brodec, në Malësi të Sharrit, ku vranë 6 dhe u plagosën 12 shqiptarë, ndërsa u arrestuan 13 veta, kryesisht banorë të fshatit.
Trupi gjykues ndërkombëtar i udhëhequr nga gjyqtari Tron Gundersen, në Mars të vitit 2009 ka dënuar me 17 vite burg ish ushtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Gashin, duke e shpallur atë fajtor sipas akuzës për veprën penale të krimeve kundër popullatës civile, të bazuar në ligjet e ish RSFJ-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjin e procedurës penale të Kosovës. Avokati mbrojtës i të pandehurit, Fazli Balaj ka thënë se dënimi është i plotësisht i padrejtë, pasi që rasti për të cilin akuzohet Gani Gashi nuk mund të cilësohet krim i luftës.
Pasi është dënuar 15-vjet burg për pjesëmarrje në UÇK, është mbytur në burgun e Shtipit, Ibrahim Sylejmani, i cili vuante dënimin me burg prej 15 vjetëve, ndërsa në burgun e Shtipit ka qëndruar 4 vjet e gjysmë. Ai ishte dënuar për vepra penale që kishin të bënin gjoja  me krime lufte gjatë vitit 2001, ndërsa me interpretimin autentik të Ligjit për amnisti në Kuvend, Ibrahim Sylejmani priste lirimin e tij.
Është dënuar 17 vjet burg luftëtari i UÇK-së nga Gjermania, Roland Bartesko, i akuzuar se ka kryer sulm mbi zyrën e Serbisë në Prishtinë.
Një Gjykatë të Tiranës, në vitin 2001 ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg oficerin e ushtrisë Shqiptare, pjesëtarin e UÇK-së dhe UÇPMB-sëDritan Goxhai, me akuzë se ka dezertuar në radhët e ushtrisë shqiptare dhe iu ka bashkuar luftës së UÇK-së, si dhe me një akuzë të montuar, e cila nuk ishte faktuar në procesin gjyqësor.
(Në këtë vështrim kemi shkëputur shembujt e publikuar kohë pas kohe në Radion Kosova e Lirë dhe në disa medie të tjera të shpalljes fajtorë dhe dënimit me burg të ish-luftëtarëve të UÇK-së, vetëm në 16 procese gjyqësore, nga më shumë se 110 proceset e montuara politike që janë zhvilluar deri tani dhe ku janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar disa qindra shqiptarë, pjesëtarë të tri ushtrive tona çlirimtare).
Ja si i dënojnë gjyqet e Serbisë ushtarët kriminelë të Milosheviqit, që masakruan popullatën civile shqiptare, vranë e pushkatuan gra e fëmijë të pambrojtur dhe që dhunuan gra e vajza.
Po sjellim vetëm dy raste më karakteristike nga rastet e tjera.
1oo vjet burg janë dënuar nëntë kriminelë serbë, në një gjykatë të Beogradit, të cilët vranë 120 shqiptare në Qyshk të Pejës, Lybeniq dhe në Zahaq, në prill të vitit 1999. Nëntë kriminelë dënohen mesatarisht me nga 10-11 vjet burg për vrasjen e masakrimin e 120 shqiptarëve. Kjo i bie që për një jetë njeriu, një jetë shqiptari, një kriminel serb dënohet mesatarisht me nënë muaj burg, të cilat nuk i mban as gjysmën.. Ky është vendimi i gjykatës së shkallës së Parë. Nëse ata ankohen, mund edhe të falen, sepse tekefundit Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës ka amnistuar të gjithë serbët që kanë kryer krime lufte në vendin tonë, pse të mos i falë edhe gjykata e Beogradit, kriminelët e Milosheviqit.
Për masakrimin mizor të 48 anëtarëve të familjes Berisha në Therandë gjykata e Beogradit dënon vetëm 2 nga 20 policët pjesëmarrës. Ajo ka liruar nga përgjegjësia urdhërdhënësin, ndërsa ka dënuar me nga 13 vjet burg vetëm dy ekzekutues të 48 shqiptarëve, në mesin e tyre edhe gra e fëmijë.
I akuzuari kryesor në gjykimin për krimin në Therandë, ish-komandanti i njësitit të policisë speciale të Serbisë, Radosllav Mitroviq është liruar nga përgjegjësia për dhënien e urdhrit për vrasjen e 48 civilëve shqiptarë në mars të vitit 1999.
 Tre nga të akuzuarit për këtë krim janë liruar nga përgjegjësia, ndërsa dy të tjerë janë dënuar me burg prej 20 vjetësh. Dy të akuzuarit e tjerë janë dënuar me 13 dhe 15 vjet burg. (Gjykata serbe për krime lufte kishte filluar procesin gjyqësor ndaj shtatë të akuzuarve më 3 tetor të vitit 2006).
Brukseli zyrtar këto dënime i quan të drejta dhe lavdëron Serbinë e cila ka filluar të dënojë vetë krimet e luftës dhe nuk ka nevojë të dërgojë as kë në Tribunalin e Hagës. Në anën tjetër Brukseli zyrtar, nuk pajtohet me dënimin vetëm gjashtë vjet burg të një komandanti të UÇK-së, meqë ai paska maltretuar fizikisht një bashkëpunëtor të kriminelëve të Serbisë gjatë luftës. Kjo është drejtësia e Brukselit dhe e “miqve” tanë ndërkombëtarë, të cilët i detyruan institucionet vasale të Kosovës që vetë të kërkojnë krijimin e një Tribunali special ndërkombëtar për krimet e UÇK-së, meqë Kosova paska dështuar në arrestimin dhe dënimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte, edhe pse UNMIK-u dhe EULEX-i janë instaluar në Kosovë nga OKB-ja dhe BE-ja, pikërisht për të hulumtuar dhe për të dënuar vetë luftëtarët e UÇK-së, meqë nuk iu kanë besuar institucioneve përkatëse të vendit.
Janë akuzuar dhe dënuar  për krime lufte nga Tribunali i Hagës,  kryekrimineli, Sllobodan Millosheviç, ( ka vdekur në burg, nuk është dënuar për krimet pas vdekjes) pastaj Milan Milutinoviq, Nikola Shainoviq, Dragoljub Ojdaniq dhe Vlajko Stojiljković u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe duke përfshirë vrasje, zhvendosje me forcë, deportim, dhe “persekutim për shkaqe politike, raciale dhe fetare”.
Në 2001, kryetari jugosllav  Vojsllav Koshtunica  ishte pozicionuar  kundër përpjekjeve për të vënë Milloshviqin para një gjykate ndërkombëtare por nuk mundi ta parandalonte këtë gjë pas daljes në skenë të provave të tmerrshme të luftës. Në tetor 2003, u shtuan akuzat për ish-shefin e shtabit të forcave të armatosura, Nebojsha Pavkoviq, ish-komandantin e trupave të ushtrisë Vladimir Lazareviq, ish oficerin e policisë, Vlastimir Gjorgjević, dhe Sreten Lukiq. Të gjithë u akuzuan për krime kundër njerëzimit dhe thyerje të ligjeve dhe rregullave të luftës. Më vonë, Gjykata Ndërkombëtare Kriminale për ish Jugosllavinë e OKB-së zbuloi ligjërisht se Serbia “përdori dhunën dhe terrorin për të larguar me forcë shqiptarët e Kosovës nga shtëpitë e tyre përtej kufirit, në mënyrë që autoritet të merrnin kontrollin mbi Kosovën … Kjo fushatë u drejtua nga Ushtria dhe forcat policore (MUP) të Ministrisë së Brendshme nën kontrollin e RFJ dhe autoriteteve serbe, të cilat ishin përgjegjëse për dëbimet masive të civilëve shqiptarë nga shtëpitë e tyre, po ashtu edhe incidente vrasjesh, sulme seksuale, dhe shkatërrimit me qëllim të xhamive. As pas këtyre masakrave e shkatërrimeve, kriminelët serbë nuk u dënuan për gjenocid kundër popullatës shqiptare, ashtu sikur nuk i kishin dënuar as për vrasjen e masakrimin e 200.000 myslimanëve të Bosnjës e 30,000 kroatëve.
Gjykata e Hagës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar disa nga autoritetet e larta të ish-Jugosllavisë
Sllobodan Millosheviq,
Milan Milutinoviq,
Nikola Shainoviq,
Dragoljub Ojdaniq,
Vlajko Stoiljković
Nebojsha Pavkoviq,
Vladimir Lazareviq,
Vlastimir Gjorgjević, dhe
Sreten Lukiq.
Për krime lufte më Kosovë, gjykatat e Serbisë kanë dënuar disa individë dhe më pas i kanë liruar në rrethana të ndryshme, duke i shpallur të pafajshëm, apo të sëmurë mentalë. Asnjë serb deri tani nuk është shpallur fajtor as është dënuar për krimet monstruoze dhe masakrat e kryera kundër popullatës civile shqiptare në Likoshan, Qirez, Prekaz, Krushë, Celinë, Izbicë, Çikatovë, Meje, Lubeniq dhe në dhjetëra masakra të tjera kudo në Kosovë.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...