2017-08-03

Nga Flori Bruqi : Gara e fortë mes "gladiatorëve" në Parlamentin kosovar !!!


Dy lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa rrymë



Mos luani me fatin e Kosovës :Gjenerali nuk dorëzohet dot !


Mosballafaqimi në një debat kokë më kokë mes gjeneralit të Luftës-Heroit të paqës zt.Ramush Haradinajt dhe Liderit të LV -së zt.Albin Kurtit e ka zhvendosur “luftën televizive ” në një skenë tjetër.

Dy kandidatët për kryeministër po përdorin rrjetet sociale e intervistat nëpër mediume, që krahas thumbimeve t’i tregojnë Popullit pse njëri vlen më shumë se tjetri. Analistët ndërkomtar dhe pak a shumë këta kosovarë thonë se ky është vetëm fillimi i luftës nga distanca mes tyre. Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është pyetja të cilën po provon që t’i përgjigjet secili qytetar i këtyre ditëve.

E cili duhet të jetë ai këtë po provojnë ta dëshmojnë dy akterët kryesorë në këtë duel kryeministrash, Heroi i demokracisë zt. Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni PAN për këtë pozitë apo mollotovisti zt.Albin Kurti nga lëvizja “Vetëvendosje”. Që të dy tashmë kanë nisur edhe haptazi ballafaqimin e tyre, duke thumbuar njëri­ tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe përmes intervistave të ndryshme nëpër mediumet kosovare.

Në AAK thonë se gjenrali i luftës zt.Ramush Haradinaj edhe ligjërisht është i vetmi i cili ka të drejtë ta formojë Qeverinë. Ndërkohë në lëvizjen “Vetëvendosje” janë të bindur se Republikës së Kosovës i kthehet dinjiteti vetëm me Albin " Mollotov" Kurtin si kryeministër.

Analistët kosovarë vlerësojnë se përballja e gjeneralit Ramush Haradinaj­n me "Mollotovistin" e Vetëvendosjës zt.Albin Kurti do të intensifikohet edhe më tej me kalimin e ditëve. Sipas tyre, të dy kandidatët nuk do ta kursejnë as gjuhën e ashpër deri në momentin që në lojë do të hyjë presidenti i Kosovës,gjenerali politik i Luftës zt.Hashim Thaçi.

******
Nesër gara e fortë me"Gladiatorëve"parlamentar?!

Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 10:00, thuhet në kumtesën drejtuar mediave.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.

Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.

Rendi i ditës:


Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Po ç'farë ndodhi sot në Parlamentin Kosovar:



Teuta në mes dy zjarrëve ?!
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Teuta Rugova, e nisi mandatin e saj të dytë me një rrenë. Javë më parë ajo kishte deklaruar se nuk do të veprojë asnjëherë jashtë qëndrimit politik të LDK-së. Sot e bëri këtë gjë.

Në seancën e sotme, vota e Teuta Rugovës u dha pikërisht kundër qëndrimit të LDK-së. Ajo mbështeti me votën e saj propozimin e koalicionit PAN për t’i dhënë këtij koalicioni edhe dy orë shtesë për konsultime rreth kandidaturës së tyre për kryetar të Kuvendit.

Në ditën kur kandidati i PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj kishte shkuar në familjen e saj për t’ia kërkuar votën, ajo doli me një deklaratë publike me të cilën e konfirmonte se do t’i bindej qëndrimit të LDK-së për këtë kandidaturë.

“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, kishte thënë ajo.


******

Rezulati parlamentar  1:1 ose 60:60 !!!!

Teuta Rugova ka qenë deputetja e parë që ka lëshuar sallën, pasi kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, e ka shpallur të mbyllur seancën.

Ajo nuk ka folur me asnjërin nga bashkëpartiakët e saj.


Deputetët e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca për mbajtjen e zgjedhjes së Kuvendit të Kosovës, të shtyhet për dy orë.

Por, kërkesa e tyre ka rënë poshtë, meqë 60 deputetë ishin për dhe 60 pro.Për shtyerjen e seancës, ka votuar edhe deputetja e LDK-së Teuta Rugova.


*******

Miliam Zeka,edhe në parlament : ja fut si kau - pelës ?!



Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka njoftuar se koalicioni PAN nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.

Ai ka sqaruar se as ai personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë seancë për shkak të asaj që ai e ka quajtur kërcënim ndaj deputetes së LDK-së Teuta Rugova nga një deputet i LDK-së.

Zeka ka thënë se ky deputet, ka publikuar një fotografi në Facebook, ku në sfond shihet varri i presidentit Rugova, derisa ka shkruar fjalë të rënda ndaj deputetes Rugova, duke i thënë asaj se i ka bërë LDK-në të skuqen, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se i njëjti kërcënim i ka shkuar edhe deputetit të AKR-së Labinot Tahiri.

“Ky është kërcënim, turp dhe i njëjti kërcënim ka shkuar në adresë të Labinot Tahirit, i cili është quajtur tradhtar. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk më quajti tradhtar, kur askush nga Nisma nuk e votoi komisionin, ndërsa unë e votova. Nëse do të vazhdojmë me këtë inat, nga të dy polet, atëherë nuk e di ku është qëllimi i deputetëve. Në radhë të parë duhet të veprojmë në interes të qytetarëve”, është shprehur Milaim Zeka.


******


Avdullah Hoti është i mirë për ministër i ekonomisë dhe financave ,për kryeparlamentar" lufton" kot !

Shefi i Grupit Parlamentar të LAA Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni do të sillet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre si shumicë.

“Qëndrimi jonë është i qartë. Për ne është i papranueshëm kandidati që është fol deri tash sepse është person i padenjë për të udhëhequr Kuvendin. Për kandidatura tjera ne i shqyrtojmë”, tha prof.dr.Avdullah Hoti.




Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje , Shpend Ahmeti ka reaguar për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovë në Facebook.:



Veç lexoni lajmet në dy muajt e fundit dhe do ta shihni se sa herë kanë deklaruar se i kanë numrat. Ky mashtrim publik bëhet pa kurfarë llogaridhënie. Sot dalin edhe më qesharak. Gjithmonë them se edhe në humbje ka dinjitet. Është e qartë që po synojnë zgjedhje të reja. Së paku le të jenë të sinqertë.

Shërbimet sekrete tentojnë ta(ri)kthejnë marsin e përgjakur(2004) në Kosovë



“Protestat e marsit 2004 i shkaktuan dëme të pariparueshme Kosovës. Si rezultat i tyre Serbia arriti të rikthehet në lojën të cilët tashmë veç e kushte të humbur. Në këtë kontekst, Serbia duke shantazhuar Kosovën në të gjithë segmentet dhe, duke investuar goxha, përmes agjenturave ne shumë drejtime. Synon ta rikthejë marsin 2004 dhe ta destabilizojë Kosovën. Këtë e bën duke shpresuar që shqiptarët t’ia bëjnë edhe një argat e që ajo ta shfrytëzojë për ta shpallur Kosovën shtet të dështuar, me ç’rast aneksimi i veriut të Kosovës do të ishte rrjedhë logjike e tyre”, ka thënë Leon Duhanaj.

Serbia me çdo kusht po mundohet të destabilizojë Kosovën, përmes njerëzve të saj me deklarata provokuese. Zëvendëskryeministri serb në Qeverinë e Kosovës, nga Lista Serbe Branimir Stojanoviq javë më parë ka deklaruar se atmosfera në Kosovë është më shumë se e vështirë dhe se kjo duket si atmosferë e marsit të vitit 2004, ndërkaq që realiteti qëndron ndryshe.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë, se Stojanoviç është Kryeministër i Republikës së Kosovës e jo i Serbisë dhe kjo çfarë deklaron ai nuk është asgjë tjetër por shpërfaqje e dëshirës së Serbisë. Sipas tyre, e gjithë kjo gënjeshtër politike e këtij matrapazi të minoritetit serb, vjen nga dëshira për të destabilizuar situatën politike në Kosovë ku nga politika e tyre dihen fare mirë këto lojëra të ndyra shoveniste.

Deputeti Faton Topalli ka vlerësuar se Serbia ka interes politik që ta paraqes Kosovën të destabilizuar në raport me minoritetin serb në Kosovë

AKTORJA GREKE IRENE PAPAS KA ORIGJINËN SHQIPTARE


E kush nuk është dashuruar me Penelopën e bukur greke. Me atë fytyrë të gdhendur mesdhetare që për besnikërinë ndaj dashurisë së saj thurte e çthurte pëlhura për 20 vjet me rradhë. Sepse e tillë është dashuria. Ajo i mbijetoi viteve me forcën e saj. Dhe nëse letërsia greke na ka sjellë imazhe femrash si Helena që shkaktoi një luftë për dashurinë, historia e Penelopës na ka magjepsur me besnikërinë e saj.


Penelopa e bukur greke që deklaronte se është shqiptare Historia e një ylli kinemaje që krenohet me origjinën arvanitase

Irene Pappas

E interpretuar prej një prej artisteve më të njohura greke, një legjende me emrin Irene Pappas
ky rol është gdhendur në historinë e botës.
Related image
Kjo figurë e bukur femërore, e fortë, me ato sytë e thellë që tregojnë vuajtje dhe bukuri njerëzore është gdhendur thellë në memorien e çdo njeriu që njohu moralin e jetës nëpërmjet kinemasë. Që njohu madhështinë dhe pastërtinë e një dashurie në një film epokal siç është Odiseu.

Related image

Dhe një rol i interpretuar me madhështi mbetet në jetë të jetëve dhe kthehet në mit. E tillë është dhe Irene Papas.
Irene Papas 1956.jpg

Irene Pappas(Ειρήνη Παππά)

Deklaratat e saj të fundit, të kësaj diveje të madhe dhe të papërsëritshme të kinemasë që me karrierën e saj u kthye në një legjendë botërore me të vërtet të bëjnë përshtypje.

Irene Papas in "A ciascuno il suo", 1967, di Elio Petri, scritto da Leonardo Sciascia, musiche di Luis Bacalov, con Gian Maria Volontè e Gabriele Ferzetti.


 “Nuk mund të largohem nga kjo botë e të mos them të vërtetën se unë jam shqiptare”, ka deklaruar diva e kinemasë.
Federico Fellini was a huge admirer of her work and she herself said about her acting career that she wanted to play herself, the independent fighter and not sensational parts or to portray desirable women. I quote her further on in the same matter, saying "I never won an Oscar... and the Oscars never won Irene Papas".

Emri i saj i vërtetë është Irene Leleku dhe se origjina e babait të saj ishte shqiptare. “Nëna ime ishte nga Epiri dhe babai nga Shqipëria. Ai ishte një mësues letërsie dhe urrente priftërinjtë”, ka deklaruar diva në biografinë e saj në IDM.



Një deklaratë që ka shokuar me të vërtetë gjithë Greqinë sepse ajo është një nga heroinat më të mëdha të kinemasë greke, një idhull i këtij kombi por që vërteton dhe më shumë bindjen se shqiptarët në Greqi janë me të vërtet një faktor i rëndësishëm dhe kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës.Faktin që ajo është arvanitase e konfirmojnë dhe historianët e rëndësishëm të fushës.

Image result for iRENE PAPAS

Irene Papas arriti të realizonte një karrierë brilante. Ajo ka lindur në 3 shtator 1926 dhe ka luajtur në 70 filma me një karrierë që ka zgjatur më shumë se mbi pesë dekada.




Në biografinë e saj shkruhet se emri i saj i fëmijërisë është Irene Leleku dhe ka lindur në Korinthi, në Greqi dhe babai i saj ka qenë mësues i dramës klasike.

Image result for iRENE PAPAS

Me një bukuri të pashoqe, me atë portretin e saj të gdhendur si prej dive natyrore ajo do binte në sy të Elia Kazan duke arritur menjëherë famë në Greqi dhe më pas do të zgjidhej si protagoniste në filmat “The Guns Navarone” (1961) dhe “Zorba Greke” (1964), por dhe në filmat e mëdha që u shkruan mbi historitë e famshme greke. Kështu ajo do luante në filmat “Helen The Women Troje” (1971) së bashku me aktoren e njohur Katharine Hepburn, Clytemnestra në Ifigjenia (1977), dhe pjesët “Eponymous në Antigone” (1961) dhe “Electra” (1962). Papas gjithashtu, u paraqit si Katerina e Aragonit në filmin “Anne of the Thousand Days”, përballë Richard Burton dhe Geneviève Bujold.

Image result for iRENE PAPAS

Në vitin 1976, ajo luajti në filmin “Mohammad, i Dërguari i Zotit” (e njohur si Mesazhi) në lidhje me origjinën e Islamit dhe mesazhin e Muhammedit.

Image result for iRENE PAPAS

Duke qenë se karrierën e saj e filloi si këngëtare në vitin 1978, Papas, ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në një interpretim elektronik, të tetë këngëve greke popullore, lëshuar si një rekord të quajtur “Odes”. Ata bashkëpunuan edhe një herë më pas në vitin 1986 për “Rapsodies”, një interpretim elektronik i shtatë himneve bizantine liturgjike.

Image result for iRENE PAPAS
Në vitin 1982, ajo u shfaq në film “Luani i Shkretëtirës”, së bashku me aktorin e madh Anthony Quinn. Por roli më i madh dhe më i famshëm i tij mbetet ajo e “Odiseut” ku interpretoi përkrah aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu.

Me gjithë karrierën e gjatë dhe famën e madhe që fitoi në të gjithë botën Irene asnjëherë nuk fitoi çmimin e lakmuar Oscar, gjë për të cilën ajo shprehet e zhgënjyer.

Image result for iRENE PAPAS

Thuhet se bindjet e saj ishin komuniste dhe ajo ka qenë anëtare e Partisë Komuniste greke dhe një mike e zjarrtë e kryeministrit Papandreu.

Image result for iRENE PAPAS

Irene do të mbahet mend në historinë e Greqisë jo vetëm për rolet e saj të skalitura në kinematografinë greke dhe atë botërore por mbi të gjitha dhe për interpretimet e saj të muzikës greke, ku më e famshmja është “Zorba” .
Image result for iRENE PAPAS
Për sa i përket jetës private thuhet se ajo ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe jeton aktualisht në Itali. Aktorja është përfolur dhe për lidhje të saj dashurore me aktorin e madh Marlon Brando.

2017-08-02

Projekti i kompanisë “Envidity”, të gjeneralit amerikan Wesley Clark, i cili synon ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzimin e qymyrit, është tërhequr nga procedimi i mëtutjeshëm

Image result

Projekti i kompanisë “Envidity”, të gjeneralit amerikan Wesley K. Clark, i cili synojë ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzimin e qymyrit, është tërhequr nga procedimi i mëtutjeshëm në Kosovë.  Qeveria e Kosovës e kishte proceduar në Kuvend këtë projekt pa një studim të fizibilitetit dhe pa e hartuar paraprakisht Strategjinë kombëtare për shfrytëzimin e linjitit.

Qeveria tërhiqet nga projekti i gjeneralit Clark
Për këtë punë ka vendosur t’i hap letrat vet Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik në legjislaturën e fundit.

Ekonomisti i njohur kosovar prof.Dr Muhamet Mustafa  thotë se :Komisioni  Komisionit për Zhvillim Ekonomik nuk e miratojë  këtë projekt, si  edhe atë të kompanisë “SharrCem”, pasi asnjëri nuk i plotësonin as kushtet bazë.

Komisionit për Zhvillim Ekonomik i Kosovës,kohë më parë  doli me dy rekomandime kryesore. Kërkoi nga Qeveria që ta bëj një studim fizibiliteti dhe të hartoj paraprakisht një Strategji kombëtare për mënyrën e shfrytëzimit të linjitit.
Dokumenti që iu prezantua anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik
Pas kësaj, Qeveria u tërhoq krejtësisht. I largoi nga procedura të dyja projektet. “Me këto rekomandime Qeveria e ka tërheq krejt nga procedura këtë projekt”, thotë Mustafa, i cili ka kritikuar punën e qeverisë së kaluar në këtë rast.

Mustafa: Donin të përfitonin grupe të caktuara të interesit

Madje Mustafa ka hedhur dyshime se nëse do të kalonin këto projekt pa u plotësuar këto kushte, do të ishte mundësi reale që të përfitonin grupe të caktuara të interesit. “Qoftë nga politika, qoftë nga fusha e biznesit”, ka thënë shkurtë ai, pa u lëshuar se kush mund të kenë qenë këto grupe interesi.


“Ne mburremi që pasuria jonë më e madhe është thëngjilli, ndoshta jemi ndër 4 ose 5 vendet me të pasura me thëngjill, por ende nuk e kemi strategji për shfrytëzim të qymyrit”, thotë Mustafa.

Sipas Mustafës, përdorimi i qymyrit, në kushtet bashkëkohore, i ka limitet e veta mjedisore, financiare, por edhe teknologjike.

“Prandaj kemi kërkuar që të bëhet një studim i fizibilitetit për këto dy projekte që të shihet se ku janë mundësitë dhe limitet e përdorimi të limitit dhe me çfarë teknologjie”.

Mustafa ka sugjeruar edhe pasardhësit e tij që të mos lejojnë që të jepet çfarëdo licence, pa u plotësuar këto kushte.

Ministria e Financave nuk e di se ku ndodhet projekti

Nga ana tjetër, në Ministrinë e Financave që udhëhiqet nga Avdullah Hoti, ndonëse shtytësit kryesor për këto projekte, nuk e dinë se janë tërhequr nga procedura projektet e kompanisë “Envidity” dhe “SharrCem”.

Në një përgjigje të shkurtër për Gazetën, nga Zyra për informim në këtë ministri, kanë thënë se këto dy projekte ndodhen në Kuvend për aprovim final.
Qymyri.Foto
“Projektet “Envidity” dhe “Sharrcem” janë trajtuar sipas ligjit përkatës të Minierave dhe Mineraleve nga ana e Komitetit për PPP, pas të cilit proces janë dërguar për shqyrtim të mëtejshëm nga ana e Qeverisë. Me marrjen e aprovimit nga ana e Qeverisë, këto projektet janë dërguar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për aprovim final. Për informata me të hollësishme luteni ti kërkoni nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigjet e kësaj ministrie.

Ndërkohë vetë kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Muhamet Mustafa, që i ka trajtuar këto projekte, ka konfirmuar se vet Qeveria i ka tërheq projektet nga procedura, pas vërejtjeve që ka marr nga ana e Komisionit.

Qeveria e kishte kaluar jashtëligjshëm projektin e Clark

Gazeta Fjala pati shkruar edhe më herët se Qeveria e Kosovës e kishte shmangur legjislacionin në fuqi për ta shtyrë përpara projektin për gazifikimin nëntokësor të qymyrit të Kosovës nga kompania e gjeneralit Wesley K. Clark.

“Enviditi”, siç edhe quhet edhe kompania e gjeneralit Clark, synon ta marr çerekun e Kosovës për shfrytëzim të qymyrit nga i cili do të prodhoj gaz e energji elektrike.

Gazeta Fjala ka siguruar raportin e Ministrisë se Financave, në të cilin janë dhënë vërejtjet e Komisionit për Miniera dhe Minerale, lidhur me shkeljet ligjore dhe hapat që duhet ndjekur deri në zbatimin e tij.

Në lidhje me projektin “Envidity”, KPMM-ja ka gjetur se shkelja më e madhe ligjore është tek sipërfaqja që kompania ka kërkuar ta këtë në dispozicion për eksploatim të qymyrit. Kjo ishte edhe arsyeja se pse kompania “Envidity” nuk ka marrë licencë që nga vitit 2013 kur edhe kishte aplikuar.

Me Ligjin për Miniera dhe Minerale, asnjë kompani nuk mund të mbajë licencë të hulumtimit më shumë se 300 kilometra për katrorë, derisa projekti i kompanisë “Envidity” i kishte shkuar Kuvendit me kërkesën për sipërfaqe mbi 3 mijë kilometra.

“Ligji për Miniera dhe Minerale, neni 21 pika 2.2 thekson që asnjë licencë e hulumtimit nuk mund të jetë më e madhe se 100 km, ndërsa pika 2.5 e po të njëjtit nen thekson se asnjë person kompani nuk mund të mbajë licencë të hulumtimit më shumë se 300 km, prandaj duke pasur parasysh që kërkesa e kompanisë Envidity kalon 3000 mijë kilometra, KPMM-ja sugjeron që të kërkohet nga kompania modifikimi i kërkesave në përputhje me Ligjin për Miniera dhe Minerale”, thuhet në raportin e Ministrisë se Financave, një kopje të te cilit e ka siguruar Gazeta Fjala.

Por edhe pas kalimit të projektit në Kuvend, kompania Envidity sërish duhet të marrë licencë në KPMM, e cila licencat i lëshon në bazë të Ligjit për Miniera dhe Minerale.

Më tej, KPMM rekomandon që në rastin e miratimit të kërkesës, kompania të kushtëzohet që pas përfundimit të hulumtimeve të kufizojë kërkesën për shfrytëzim vetëm në sipërfaqen e cila ka rezervat e mjaftueshme për zhvillimin e projektit, ndërsa zona tjetër të lirohet për projekte me interes të Republikës se Kosovës.
Protestë kundër kolapsit energjetik
Megjithëkëtë, KPMM në të njëjtin raport ka konstatuar se ky institucion do t’ia jap licencën kompanisë se Clarckut, nëse për këtë paraprakisht vendos Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi. Në bazë të ligjit, kjo kompani duhet ta reduktoi sipërfaqen nga 3000 në 300 km katrorë për tu pajisur me licencë.

Por, Qeveria procedoi në Kuvend pa i marr parasysh fare rekomandimet e KPMM-së.

Projekti rrezikon ujërat dhe tokën

Në raportin e Ministrisë së Financave që e ka siguruara Gazeta Fjala tregohet po ashtu se nga projekti i kompanisë mund të ketë ndotje edhe të ujit dhe tokës.

Madje në të dyja këto raste bëhet e qartë edhe rreziku që mund të vije nga kjo ndotje.

Ndotja e ujit sipas këtij raporti nuk mund të mohohet, bile ajo mund të jetë evidente në çdo kohë.

“Natyrisht ndotja e ujërave nëntokësore dhe sipërfaqeve, nuk mohohet si mundësi, por faktet e publikuara tregojnë se nga 34 projekte pilote UCG te realizuara në Amerikën e Veriut, vetëm në dy prej tyre kanë rezultuar me ndotje te ujarëve të zeza”, thuhet në këtë raport.

Aty gjithashtu është treguar se edhe ndotja e tokës mund të behët me këtë projekt.

“Në përfundim, mund të thuhet se ndotja e mjedisit nga procesi i UCG, është i mundësohem, por nuk është konstant dhe niveli i saj në cilës e sa natyrore varet nga aftësia dhe profesionalizmi në implementimin e tij…”.
Image result for Wesley Clark dhe qymyri i kosoves
Ndërkaq, në raport thuhet se sa i përket implementimit, sipas këtij propozimi, Envidity do të implementojë projektin në dy faza. Në fazën e parë kompania synon të prodhojë 1,200 barel derivate për ditë, kurse në fazën e dytë synon të prodhojë 20,000 barel derivate për ditë”

“Operatori Envidity, në dokumentet e dorëzuara ka ndikuar se mund të këtë projekt i cili do të rezultojë me ndërtimin e kapaciteteve për prodhimtarinë e energjisë elektrike”.

Ndryshe, kompania “Envidity”, në projektin e prezantuar ka thënë se do të investojë si fillim 30 milionë euro, derisa më vonë investimet do të jenë varësisht prej fazave të projektit, si dhe do të punësojë qindra punëtorë.


******
Pak histori :

Gjenerali amerikan Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Tash Wesley K. Clark është kryetar i bordit të Kompanisë Kanadeze “Envidity”, e cila ka degën e saj në Kosovë, Envidity Energy Kosova LLC, përmes të cilës janë bërë kërkesat nëpër institucionet e Kosovës.

Licencën e parë, kjo kompani e ka kërkuar për rajonin e Vushtrrisë, por në të cilën preken qytete si Prishtina, Skenderaj, Drenasi e Podujeva. Kjo kërkesë për hulumtimin e qymyrit dhe bitumit është bërë në vitin 2013. Licenca e kërkuar është bërë për një sipërfaqe prej 327 kilometra katrorë.
Image result for Wesley Clark dhe qymyri i kosoves
Licenca e dytë është për rajonin e Vitisë, por që prek qytete si: Lipjani, Fushë Kosova, Kaçaniku, Shtimja dhe Ferizaj. Sipërfaqja e kërkuara është 876 kilometra katrorë.

Licenca e tretë për hulumtim të thëngjillit dhe bitumit, është për rajonin e Dukagjinit. Është bërë kërkesë për licencë për hulumtim për gjithë basenin e Dukagjinit me një sipërfaqe prej 2 mijë e 279 kilometra katrorë. Territori në të cilin synohet të hulumtohet prek komunat: Klinë, Prizren, Deçan, Pejë, Istog, Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Mamushë, Skenderaj, Junik dhe Suharekë.



Kërkesa për marrjen e licencave në KPMM është bërë në vitin 2013 dhe në vete nënkupton – aktivitetet që kanë për qëllim konstatimin e prezencës, cilësisë dhe sasisë së resursit miniera- në këtë rast qymyrit.

Gazeta JnK ka dërguar pyetje tek kompania Envidity rreth kërkesës së bërë për hulumtim të qymyrit. Përfaqësues të kompanisë e kanë konfirmuar pranimin e pyetjeve dhe Gazeta JnK është në pritje të përgjigjeve.
Image result for Wesley Clark dhe qymyri i kosoves
KPMM-ja fillimisht e ka shtyrë vendimin për aplikacionin që ka bërë kompania Envidity. Kurse, në muajin gusht të vitit 2015, bordi i KPMM-së ka marrë vendim që të mbyllet kërkesat e kompanisë me seli në Kanada për Licencë për Hulumtim për Thëngjill dhe Bitumen.

“Bordi i KPMM-së konstatoi se ky aplikacion duhet të mbyllet, pasi që paraprakisht ndërmarrja (para aplikimit në KPMM) duhet të përfundojë procedurat e paraparë sipas legjislacionit në fuqi në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale si dhe nenin 13 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale”, thuhet në vendimin e bordit të KPMM-së.

Kompania duhet të bëhet një kërkesë të re për licencë në KPMM, pasi përfundimit të procedurës në Kuvendin e Kosovës.

Drejtori i KPMM-së, Ramiz Krasniqi, thotë se nëse projekti miratohet në Kuvend, atëherë KPMM-ja duhet t’i lëshojë licencat e nevojshme në përputhje me ligjin.

Në vijat e hijezuara shihen vendet në të cilat kompania Envidity ka kërkuar licencë hulumtimi për qymyr në Kosovë.
“Nëse merr vendim qeveria dhe Kuvendi, atëherë kompania duhet të aplikojë në KPMM për licencë të hulumtimit që kanë një afat prej 2 vjet. Duhet të paraqes programin e hulumtimit dhe dinamikën e hulumtimit”, tha Krasniqi. “Nëse hulumtimi përfundon me sukses, ai aplikon për licencën e shfrytëzimit”.

Krasniqi thotë se kompania ka aplikuar për një sipërfaqe të madhe për hulumtim, mirëpo me rastin e aplikimit për shfrytëzim kompania mund ta lokalizojë vendin në të cilin do të kryhet aktiviteti minerar.

Përshtatja e ligjeve
Image result for wesley clark
Gazeta JnK ka gjetur se qeveria e Kosovës e ka shtyrë këtë projekt përpara duke e ndryshuar edhe bazën ligjore.

Ligji për miniera dhe Minerale kërkonte që të ketë proces konkurrues për shfrytëzimin e qymyrit.

Sipas nenit 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale, të gjitha licencat për hulumtim apo shfrytëzim që kanë të bëjnë me mineralet energjetike do të jepen vetëm pas ushtrimit të një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të tenderimit.

Kjo ishte ndryshuar. Ndryshimi kryesor i bazës ligjore është shtimi i një neni tek Ligji për Miniera dhe Minerale për të mundësuar që mineralet energjetike (qymyri) të jepet në shfrytëzim edhe pa proces tenderues.

“Pavarësisht nga dispozitat e mësipërme të këtij neni, shprehimisht përcaktohet se kërkesa për proces konkurrues të tenderimit sipas paragrafit 1. te këtij neni nuk do të aplikohet për një licencë për një Mineral Energjetik nëse, për shkaqe që ndërlidhen drejtpërdrejt me nevojën për të siguruar sigurinë e furnizimit energjetik ose tërheqjen e investimeve të konsiderueshme direkte në Kosovë, Komiteti për PPP i rekomandon Qeverisë vendimin për aprovim me të cilin konstaton se ka interes publik në lëshimin e kësaj licence për një investitor specifik, Qeveria nxjerr një vendim të tillë të cilin e dërgon për miratim në Kuvend”, thuhet në paragrafin e 7 të nenit 18 të Ligjit për Miniera dhe Minerale, i cili i është shtuar më plotësim-ndryshimin e ligjit.


Ligji e obligon KPMM-në që t’ia lëshojë licencat e nevojshme investitorit.

“Pas miratimit nga Kuvendi, KPMM duhet të lëshoj licencën atij investitori, me kusht që kushtet e licencës të jenë në përputhshmëri me dispozitat e aplikueshme të këtij ligji dhe investitori i përmbush të gjitha kriteret e kualifikimit të përcaktuara sipas këtij ligji”, thuhet tutje në këtë paragraf.

Ligji për miniera dhe Minerale lejon edhe mundësinë e hyrjes së qeverisë në marrëveshje për investim me investitorin specifik nëse plotësohen disa kushte. Kushti i parë është që marrëveshja për investim të jetë në përputhshmëri me ligjin e aplikueshëm, si dhe të plotësojë kushtet e licencimit të përcaktuara me ligj.

“Dhe…marrëveshja për investim përfshin përfitime si dhe shpërndarje optimale të rrezikut për Republikën e Kosovës duke tërhequr investime të konsiderueshme direkte apo sigurimin e sigurisë së furnizimit energjetik”, thuhet tutje në paragrafin e 8, neni 18 i ligjit për Miniera e Minerale.

Projekti ka qenë në fazë shumë të avancuar në vitin 2014, kur qeverinë e ka udhëhequr Hashim Thaçi, tash president i Kosovës. Mirëpo, gjithçka kishte nisur që nga fillimi me ndërrimin e qeverisë.

Gjenerali amerikan Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Gjenerali amerikan Wesley Clark për tre muaj kishte drejtuar fushatën ajrore të NATO-s mbi caqet ushtarake ish- jugosllave në pranverë të vitit 1999 kur ishte komandat i forcave ushtarake të NATO-s për Evropë.

Kompanisë i është kërkuar që të bëjë edhe një prezantim para ministrave të qeverisë Mustafa.

Komiteti Për Partneritet Publiko-Privat kishte marrë vendim me të cilin konstatohet interesi publik nga lëshimi i licencës për projektin e Kompanisë “Envidity Energy Kosova LLC”.

Me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin e Komitetit për PPP. Pas miratimit të vendimit, i njëjti është përcjellë në Kuvendin e Kosovës për miratim. Kuvendi i Kosovës ka nisur procedurat. Ishte paraparë që projekti i kompanisë Envidity të shqyrtohet në Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, por mbledhja ishte shtyrë në mungesë të kuorumit.

Image result for wesley clark

Anëtarëve të këtij Komisioni u ishte dorëzuar një prezantim i bërë nga kompania në power-point, në të cilën është shpjeguar projekti i Kompanisë Envidity. Në këtë prezantim, të cilin e ka siguruar Gazeta JnK, është shpjeguar në detaje teknologjia që pritet të përdoret në këtë projekt dhe mënyrës e prodhimit të naftës. Gjithashtu, në pjesën e fundit janë dhënë profilet e personave që do të punojnë në këtë projekt, të cilëve iu prin Gjenerali Clark.

2017-08-01

Historiani i njohur amerikan Allan Lichtmanqë parashikoi fitoren e Donald Trump: Do shkarkohet!

Historiani i njohur Allan Lichtman ka qenë një ndër të paktët që besuan se Trump do të fitonte.

Profesori i Universitetit Amerikan në Merilend deklaroi muaj më parë se Trump do të fitonte, madje bindshëm, duke argumentuar deklaratën e tij.

Por tani ai ka një tjetër parashikim, që ndoshta Trumpit nuk do t’i pëlqejë”.

“Me Trump do të ndodhë patjetër impeachment, do të shkarkohet.

Trump do të japë shkaqe për të kërkuar procedurën e impeachment.

Do të bëjë diçka që të vërë në rrezik sigurinë kombëtare. Ose ndoshta do të bëjë ndonjë veprim që do ta favorizojë ekonomikisht”, deklaron Lichtman.

Lichtman shton se Trump është “i pakontrollueshëm dhe i paparashikueshëm”.

“Do të preferoja shkarkimin e Trump dhe vendosjen e Pence president. Ai është më i qetë dhe më i kontrolluar”, thotë Lichtman.

I bleu votat Rama?! Oj të blerë!


Shkruan: Pëllumb Kulla

Unë nuk votova dhe nuk ishte nevoja përderisa rezultatet dolën ato për të cilët do të votoja. Por më duhet të përsëris përshtypjet e mia elektorale, të shprehura hera herës dhe të thëna nga mijëra të tjerë, shumë kohë para meje.

Pjesa dërmuese e rezultateve, qëkur shoqëria njerëzore ka filluar të votojë, janë kryesisht jo votime, por kundërvotime. Sharja e kundërshtarit është kryefjala. Ligësia e tij është favori i atyre që duan ta mundin. Dhe kjo ka qenë dominantja e tërë zgjedhjeve shqiptare pas periudhës enveriane. Njerëzve u kërkohet vota, jo se ata që e kërkojnë janë më të mire, por sepse ata, kundërshtarët, kriminelët, hajdutët, maskarenjtë, janë më të këqinj!

I bleu votat Rama?! Oj të blerë!

E njohur kjo: një faqezi të nxjerr faqebardhë!

E reja e kësaj fushate është që Edi Rama e uli ndjeshëm strategjinë e sharjes, nga avazi i të cilës nuk shpëtuan dot të tjerët. Kjo i siguroi Rilindjes disa përparësi dhe i dha asaj një fitore, peshën e së cilës mund ta vuajë më vonë.

Në analizat që kam lexuar dhe dëgjuar nuk kam arritur të vej re theksimin e dy gjërave novatore që lideri i Rilindjes ka sjellë me shumë mënçuri në dy zgjedhjet e fundit. Në të parat, në ato të 2013, ai hoqi që të tre anëtarët e vet të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në kohën që partitë e kërkonin me ngulm e me thonj praninë në atë komision. Në këto të fundit eci akoma më tej: pranoi të gjithë kundërshtarët në qeverisje. Me këto dy akte të fisme ai demitizoi në mënyrë të ndjeshme rolin e Komisionit Zgjedhor dhe qeverisë në rezultatet përfundimtare. Me këto dy lëvizje ai u hoqi gurët e themelit platformave qesharake të humbësve, atë që në Shqipëri dalin që të gjithë fitimtarë, por nuk janë në pushtet, ngaqë u janë vjedhur, u janë blerë, u janë keqnumëruar votat!

Po, a i bleu votat Edi Rama dhe njerëzit e tij? Oj të blerë!

Që nga dita e parë e fushatës, që ngjiri oratorët dhe deri ditën e fundit, Rama përqeshi, talli, satirizoi kundërshtarët por nuk mori rolin e sharësit dhe të prokurorit.

Ai i bleu votat. I bleu por nuk deshi të mbështetej mbi nxirjen e kundërshtarëve, të cilët nuk ishte nevoja t’i nxinte më shumë seç ishin. Ai bleu vota, me stilin e tij të blerjes, me atë që pat përdorur në 2013, kur u zotua por nuk i mbajti premtimet për 300 mijë vende pune, një shërbim mjekësor shembullor, një drejtësi po aq shëmbullore dhe ndëshkim të akteve kriminalë e tronditës, që i patën mbetur në derë të kryeministrisë.

E kjo ishte një lloj blerje ku e ku më e kushtueshme se një mijë euro për një votë, që të mbajnë frymën për një muaj e të marrin shpirtin për katër vjet.

Këtë radhë ai e rriti çmimin për blerjen e votës, por ama e bleu atë përsëri, duke bindur njerëzit se sukseseve që pati në reformat dhe shtetbërje, do t’u shtojë ca suksese më të mëdha, si larjen e borxheve të premtuara të 2013, përsosjen e shtetit, vendosjen e drejtësisë…

I bindi shqiptarët dhe ata u blenë.

I bleu Rama përsëri, duke ua shtuar shpresat dhe duke rritur riskun karrierës personale dhe skuadrës së tij. Edvin Rama është aq i mençur sa ta kuptojë se alibinë që përdori me praninë e Metës në qeverisje në fund të katërvjetshit që sapo shkoi, e pati si favor të cmuar. Por tani, pasi e dërgoi ortakun prapa hekurave të oborrit të presidencës, në vend që ta dërgonte, siç mendohej, prapa ca hekurave të tjerë, nuk do ta ketë më atë shfajësim, dhe blerja do të ketë pasoja të rënda, që nuk do t’ia kishte zili asnjë fitimtar.

Përparimi që po bën reforma në drejtësi, zbatimi i vetingut dhe gjithë të korrat që pati Rama në këtë verë të vitit 2017, rrisin shpresat dhe përgjegjësinë. Personalisht unë uroj që ai të ruajë të paprekura ato shpresa që njerëzit i kanë mbështetur në idealizmin e tij të natyrshëm. Dredhitë e tij politike edhe çmohen edhe përfliten, pasi ai është në fokusin e vëmendjes. Ne, mendjellinjtë e gazetave, mund të themi se ai dhe ka blerë dhe e kanë blerë, por këto janë zhurmërimet e kafeneve të fshatit shqiptar. Ndohtja që i bëhet autostradës së shqiptarëve drejt Europës, me gjoja marrëveshje të errëta për amnistira të dyshimta, që paskan bekimin amerikan, janë tagjira për grazhdet e vulgut. Vetëm mendjet e sëmura mund të besojnë se gjenden amerikanë që të shpëtojnë kryekriminelët shqiptarë. Nuk mund të ketë në një vend shëmbullor të demokracisë dhe të mbretërimit të ligjit, pushtete djallëzore amerikane, aq prepotentë sa të shpëtojnë presidentët shqiptarë, importe të komunizmit, në një kohë që nuk shpëtojnë dot presidentët e tyre amerikanë, qofshin ata Nixon, Clinton apo Trump (teksa ndodhet akoma nën syrin e ciklonit të hetuesisë).

Shqipëria nuk është parajsa e preferuar e Allahut, ku prangosen kryeministrat kroatë, bullgarë, serbë e maqedonas dhe të kenë imunitet ata të një vendi që quhet i shqiponjave dhe ku nuk po gjen një shqiponjë për bè; një vend që në tërë këto kohë, me thatësirën e saj të idealizmit, sado që të shterzonte, nuk do të lindëte dot natyrisht asnjë burrë shteti vetëm burra të pasur dhe demagogë.

Nëse gjithë ky angazhim në drejtësi nuk shuan pikpyetjet, nuk ka Ed Ramë dhe perëndi që t’ua heqë shqiptarëve nga mendja, që ky vend është vërtet i begatë pafundësisht, i bukur pakrahasueshmërisht, i dashur dëshpërimisht, por i mallkuar pandreqshmërisht.

Dhe nga një e mirë, kjo situatë e re për Rilindjen, bëhet një përgjegjësi dhe dizavantazh. Është një sfidë e madhe sa mali i Tomorit! Rama këtë radhë i bleu shqiptarët shumë shtrenjtë. Tani vetëm kafshët e grazhdit mund të hanë sillazhe komisionesh hetimore, vrasje dhe çprangosje guvernatorësh bankarë, mosdepozitime akuzash publike për vrasje të pasqaruara dhe hetime të kokolepsura.

Një barrierë e paprovuar për partinë e Edi Ramës dhe Pandeli Majkos me shokë është Opozita që po skicohet përballë. Ajo nuk do të jetë më opozita me bateri të shkarkuara e Berishës, ajo e diskredituara, e shqelmuara, që kish marrë tatëpjetën pas katër viteve të para të saj. Tani do të jetë një Opozitë e egërsuar, e dhjamur, e revoltuar, e cila do të shpërfillë çdo rregull e çdo etikë parlamentare. Dhe gjithkush i njeh mirët opozitat shqiptare, që nuk do të gëzohen kurrë, as për Europë e as për Amerikë, as për reformë dhe as për rritje ekonomike. Opozitat tona qëkur u gremis komunizmi, duke urryer qeveritë kundërshtare janë lutur në kisha dhe xhamia vetëm, për tërmete, për përmbytje dhe vullkane. Jo më pastaj, sikur ekonomia të gremiset e sikur hajdutëria e kriminelët që e populluan aq shumë politikën shqiptare, të hedhin përsëri valle.

Rreziku që kërcënon një shumicë si kjo, që “fatkeqësisht” u fry ca si tepër, është mungesa e opozitarizmit në gji të vetë shumicës. Them se njoh shumë pak elementë nga të zgjedhurit, por ëndërroj që shpirti shëndetshëm i kundërshtimit të ndihmojë vendimet aventureske, politikat e dëmshme, që shumica mund të ideojë, apo të verë në zbatim. Një opozitë e tillë e gjirit ka vlera jetike. Opozitën që ka uri për pushtetin të metat e qeverisë e gëzojnë dhe ajo i do ato si oksigjenin, kurse opozitën e gjirit ato e dëshpërojnë, se ajo i do të mirën qeverisë dhe vendit. Dhe ky është një dallim thelbësor.

Kjo blerje daltë e suksesshme dhe unë e mbyll me urimin tim më të mirë.

Dhe, siç nuk patët zor për ta kuptuar, jam i blerë dhe unë!

Oj të blerë!


*******

Pëllumb Kulla ka lindur në Zëmblak të Korçës në vitin 1940.

Përfundoi arsimin e mesëm në degën mekanike të Politeknikumit "7 nëntori"(1957) dhe studimet e larta i kreu në Shkollën e Lartë Teatrale "Aleksandër Mojsiu" më 1964.



Aktiviteti profesional

U emërua regjisor i Estradës së Vlorës. Një vit më pas i bashkohet trupës së aktorëve të Teatrin të atij qyteti.

Më 1967 bie viktimë e luftës së klasave dhe biografia me njollë e çon per riedukim në gurore, minierë e më pas në ofiçinë.

Riedukimi zgjat po aq sa iu desh per te kryer studimet e larta; plot katër vjet.

Më 1972 emërohet aktor në Teatrin e Fierit, me pas regjisor; dhe punoi aty 18 vjet, si regjisor i Estradës dhe Teatrit.

Nën drejtimin e Kullës, Estrada e Fierit arrin "kullën" e suksesit. Ështe me e mira ne vend, duke fituar çmimet më të larta në festivalet kombëtare. Firmos libretin dhe regjinë në pesëmbëdhjetë spektakle, ndër të cilët "Çobo Rrapushi me shokë" (1980) bëhet një sukses kombëtar afatgjatë.

 Gjatë kësaj kohe shkruan më se 300 skeçe dhe komedi një aktëshe, 40 kuplete dhe 23 monologje, shumica e të cilëve shfaqen në TV.

Një pjesë e kësaj krijimtarie voluminoze botohet nga Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" nën titujt "Lipe Shtogu në listë" (1979), "Shoku Niqifor" (1981), "Portrete pa makiazh" (1983), "Po martojmë Malon" (1984), "Këshilla për fëmijët e moshave nga 5 deri 55 vjeç" (1988), si edhe në buletinin "Teatër".

Më të plotë letërsinë e tij për skenën e gjejmë në pesë vëllime, në një botim të bukur financuar nga Bashkia e qytetit të Fierit, me titullin e përbashkët "Teatri kjo lojë magjepsëse".


Nga 1977 deri më 1990 është bashkëpunëtor i përhershëm i TVSH për spektaklin e Vitit të Ri.

Më 1987 i jepet Çmimi "Naim Frashëri" i Klasit të Dytë. Paralelisht me punën në Estradë, realizon dhjetë produksione dramatike, të gjitha drama ose komedi të shkruara prej tij, nga të cilat shquhen "Shoku Niqifor", "Dy krismat në Paris", "E bukur shtëpi e vjetër".

Produksionet shfaqen me sukses në të gjithë vendin, si edhe në festivalet kombëtare, por nuk arrijnë kurrë më lart se çmimi i dytë.

Përjashtimin e bën komedia "Sa shumë gjethe të thata atë vjeshtë", vënë në skenë nga S. Duni në Teatrin "Skampa" të Elbasanit, që fitoi çmimin e parë në Festivalin Kombëtar të vitit 1989.

Vitet '80

Në vitet '80, humori i Kullës bëhet i kërkuar edhe në kinema. Me skenar të tij xhirohen kinokomeditë "Telat për violinë" dhe "Stolat në park" pa llogaritur pastaj angazhimin si autor dhe regjisor i skenarëve me metrazh të mesëm televiziv, në televizionin e vetëm shtetëror.

Aktiviteti pas viteve '90

Më 1990 largohet nga Fieri, për të nisur punën si pedagog, e më pas Dekan i Fakultetit të Artit Skenik, në Tiranë. Karriera e tij pedagogjike nuk zgjat shumë, pasi zëvendësohet nga ajo diplomatike. Më 1992 emërohet Sekretar për Kulturën dhe Shtypin në Ambasadën e Shqipërisë në Bonn, Gjermani dhe një vit më pas Ambasador në Misionin Shqiptar pranë OKB, në Nju Jork (1993-1997).


 Pas përfundimit të shërbimit diplomatik shtetëror doli në pension dhe u vendos me familjen më parë në Waterbury, Connecticut.

Shumë shpejt u rikthye në New York dhe u angazhua për afro dy vjet si gazetar dhe editing manager i gazetës shqiptaro-amerikane "Illyria". Gjatë qëndrimit në SHBA prodhimtaria e tij u pa e begatë.

Botoi njw seri librash qw u pritwn me interes.

E nisi fillin me essenë e gjatë me një studim të gjithanshëm të humorit nën diktaturë, "Si qeshnim nën diktaturë" dhe vijoi me romanet "Rrëfenja nga Amerika", "Lejlekët nuk vijnë më" dhe "Vdekja e Enver Hoxhës".

 Ndërkohë Shtëpia Botuese TOENA e përfshiu autorin në kolanën e Tregimeve të Zgjedhura të Autorëve Shqiptarë me vëllimin me tregime "Pushtimi i Amerikës" (2005) teksa Shtëpia tjetër Botuese GEER ia përmblodhi edhe një herë më gjerë novelat dhe tregimet e tij nën titullin atraktiv "Rrëmbimi i nuses në Nju Jork" (2012).

Pa u shkëputur nga librat e tij shënojmë një botim të bukur të Universitetit Europian të Tiranës me afro 700 faqe nën titullin emblematik "Luftë pa Fund" ku gjenden tërë shprehuritë politike të autorit në periudhën e tranzicionit të zgjatur të vendit të tij.

Aty janë që nga bashkëpunimet e para me gazetën "Rilindja Demokratike" e pastaj me tërë gazetat e shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Itali, Greqi dhe ShBA. Vlen të theksohet që edhe në tokën amerikane nuk pushoi bashkëpunimi i tij në fushën e skenës teatrore për të sjellë pranë shqiptarëve të emigruar humorin e vatrave të mëmëdheut dhe për këtë u angazhua shumë me koncerte duke shfrytëzuar bashkëpunimin me aktorët e njohur shqiptarë të vendosur me banim të përhershëm apo të përkohshëm në qytetet amerikane.

I takon skenës përkushtimi në shkrimin e një sërë komedive të plota që pastaj u realizuan në atdhe. Këto janë "Kërcuri" (2003), "Milioneri" që u cilësua vepra më e mirë në Festivalin e Dramës Shqipe në Gjilan të Kosovës (2011), "Dikush duhet të vdesë" (2011) dhe "Shshsht! Ule zërin" (2013).

Vlerësime: Është vlerësuar me titullin "Nderi i Qarkut" Fier (2005) dhe me dekret të Presidentit Alfred Mojsiu i është akorduar titulli "Mjeshtër i Madh" (3 dhjetor 2003)

Aktiviteti letrar si përkthyes

Ndërsa në fushën e letrave, një tjetër ndihmesë e Kullës është përkthimi i autorëve të njohur si Pirandello, Çehov, Gogol, De Mysse, Buzzatti etj.

Numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, sipas disa statistikave, është në rritje.

Ana e errët e Kosovës – 2 euro një gram marihuanë, 25 euro heroina, mbi 300 persona të varur nga droga
Nën petkun e varfërisë dhe krizave të vazhdueshme që i ka përfshirë sferat si politikën, ekonominë dhe përgjithësisht kulturën, pothuajse pa vërejtur, janë shtuar dukuritë negative, si përdorimi i drogave dhe përgjithësisht rastet delikuente.

Numri i përdoruesve të drogës, sipas disa statistikave, është në rritje.

Në tregun e Kosovës çmimi për blerjen e marihuanës është shumë i lirë – citohet të ketë thënë Safet Blakaj nga Organizata Labirinti, për emisionin Puls të KTV-së. Ai dyshon që një gram nuk shkon më shumë se 2 euro, ndryshe për heroinën e cila mund të kushtojë deri në 25 euro për gram. Sipas të dhënave të organizatës, numri i përdoruesve në Kosovë shkon deri në 3500 përdorues të varur nga këto substanca. Ndërsa në përgjithësi, për këtë vit janë regjistruar mbi 30 mijë përdorues të marihuanës dhe drogave të tjera si ekstazi.

Paqja në Ballkan në rrezik për shkak të ndikimit rus? Luftë në Kosovë nuk do të ketë ?!

                  Kërko brenda në imazh Shkruan  :Flori Bruqi, PHD Disa  vjet më parë nga Flakon Demaku Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt...