Mos luani me fatin e Kosovës :Gjenerali nuk dorëzohet dot !
Mosballafaqimi në një debat kokë më kokë mes gjeneralit të Luftës-Heroit të paqës zt.Ramush Haradinajt dhe Liderit të LV -së zt.Albin Kurtit e ka zhvendosur “luftën televizive ” në një skenë tjetër.
Dy kandidatët për kryeministër po përdorin rrjetet sociale e intervistat nëpër mediume, që krahas thumbimeve t’i tregojnë Popullit pse njëri vlen më shumë se tjetri. Analistët ndërkomtar dhe pak a shumë këta kosovarë thonë se ky është vetëm fillimi i luftës nga distanca mes tyre. Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është pyetja të cilën po provon që t’i përgjigjet secili qytetar i këtyre ditëve.
E cili duhet të jetë ai këtë po provojnë ta dëshmojnë dy akterët kryesorë në këtë duel kryeministrash, Heroi i demokracisë zt. Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni PAN për këtë pozitë apo mollotovisti zt.Albin Kurti nga lëvizja “Vetëvendosje”. Që të dy tashmë kanë nisur edhe haptazi ballafaqimin e tyre, duke thumbuar njëri tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe përmes intervistave të ndryshme nëpër mediumet kosovare.
Në AAK thonë se gjenrali i luftës zt.Ramush Haradinaj edhe ligjërisht është i vetmi i cili ka të drejtë ta formojë Qeverinë. Ndërkohë në lëvizjen “Vetëvendosje” janë të bindur se Republikës së Kosovës i kthehet dinjiteti vetëm me Albin " Mollotov" Kurtin si kryeministër.
Analistët kosovarë vlerësojnë se përballja e gjeneralit Ramush Haradinajn me "Mollotovistin" e Vetëvendosjës zt.Albin Kurti do të intensifikohet edhe më tej me kalimin e ditëve. Sipas tyre, të dy kandidatët nuk do ta kursejnë as gjuhën e ashpër deri në momentin që në lojë do të hyjë presidenti i Kosovës,gjenerali politik i Luftës zt.Hashim Thaçi.
******
Nesër gara e fortë me"Gladiatorëve"parlamentar?!
Seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të vazhdojë nesër në orën 10:00, thuhet në kumtesën drejtuar mediave.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se vazhdimi i seancës konstituive, zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, do të bëhet nesër në orën 10:00.
Rendi i ditës ka vetëm një pikë, atë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, meqë dy pikat e tjera të kësaj seance ajo për verifikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve janë kryer paradite.
Rendi i ditës:
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Po ç'farë ndodhi sot në Parlamentin Kosovar:
Teuta në mes dy zjarrëve ?!
Në seancën e sotme, vota e Teuta Rugovës u dha pikërisht kundër qëndrimit të LDK-së. Ajo mbështeti me votën e saj propozimin e koalicionit PAN për t’i dhënë këtij koalicioni edhe dy orë shtesë për konsultime rreth kandidaturës së tyre për kryetar të Kuvendit.
Në ditën kur kandidati i PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj kishte shkuar në familjen e saj për t’ia kërkuar votën, ajo doli me një deklaratë publike me të cilën e konfirmonte se do t’i bindej qëndrimit të LDK-së për këtë kandidaturë.
“Mendoj se deklarata ime e mëparshme është keqkuptuar nga disa në raport me qëndrimin tim sepse shumë thirrje e mesazhe më kanë ardhur me pyetje rreth votës time. Unë jam deputete e LDK-së dhe as tash nuk do të veproj as edhe kurrë më parë nuk kam vepruar jashtë qëndrimit të LDK-së”, kishte thënë ajo.
******
Rezulati parlamentar 1:1 ose 60:60 !!!!
Ajo nuk ka folur me asnjërin nga bashkëpartiakët e saj.
Deputetët e koalicionit PAN kanë kërkuar që seanca për mbajtjen e zgjedhjes së Kuvendit të Kosovës, të shtyhet për dy orë.
Por, kërkesa e tyre ka rënë poshtë, meqë 60 deputetë ishin për dhe 60 pro.Për shtyerjen e seancës, ka votuar edhe deputetja e LDK-së Teuta Rugova.
*******
Miliam Zeka,edhe në parlament : ja fut si kau - pelës ?!
Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka njoftuar se koalicioni PAN nuk do të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.
Ai ka sqaruar se as ai personalisht nuk do të marrë pjesë në këtë seancë për shkak të asaj që ai e ka quajtur kërcënim ndaj deputetes së LDK-së Teuta Rugova nga një deputet i LDK-së.
Zeka ka thënë se ky deputet, ka publikuar një fotografi në Facebook, ku në sfond shihet varri i presidentit Rugova, derisa ka shkruar fjalë të rënda ndaj deputetes Rugova, duke i thënë asaj se i ka bërë LDK-në të skuqen, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se i njëjti kërcënim i ka shkuar edhe deputetit të AKR-së Labinot Tahiri.
“Ky është kërcënim, turp dhe i njëjti kërcënim ka shkuar në adresë të Labinot Tahirit, i cili është quajtur tradhtar. Askush nuk ka të drejtë dhe askush nuk më quajti tradhtar, kur askush nga Nisma nuk e votoi komisionin, ndërsa unë e votova. Nëse do të vazhdojmë me këtë inat, nga të dy polet, atëherë nuk e di ku është qëllimi i deputetëve. Në radhë të parë duhet të veprojmë në interes të qytetarëve”, është shprehur Milaim Zeka.
******
Avdullah Hoti është i mirë për ministër i ekonomisë dhe financave ,për kryeparlamentar" lufton" kot !
“Qëndrimi jonë është i qartë. Për ne është i papranueshëm kandidati që është fol deri tash sepse është person i padenjë për të udhëhequr Kuvendin. Për kandidatura tjera ne i shqyrtojmë”, tha prof.dr.Avdullah Hoti.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherësh edhe zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje , Shpend Ahmeti ka reaguar për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovë në Facebook.:
Veç lexoni lajmet në dy muajt e fundit dhe do ta shihni se sa herë kanë deklaruar se i kanë numrat. Ky mashtrim publik bëhet pa kurfarë llogaridhënie. Sot dalin edhe më qesharak. Gjithmonë them se edhe në humbje ka dinjitet. Është e qartë që po synojnë zgjedhje të reja. Së paku le të jenë të sinqertë.