2017-12-02

Sovjetikët nisën reformimin e ushtrisë shqiptare më 1953



Pas emrave që u publikun nga CIA mbi drejtuesit e Sigurimit të Shtetit, kanë dalë në dritë dhe drejtuesit e Ministrisë së Brendshme. CIA ka publikuar disa dokumente të tjera mbi shërbimet e sigurisë, teksa tregohet e si sovjetikët nisën reformimin në ushtri.

Shkurt 1954

Organizmi i pushtetit vendor dhe MB

Komiteti ekzekutiv i Tiranës është në fakt ish-organizata e bashkisë së qytetit dhe është vendosur pikërisht në ish-ndërtesën e bashkisë. Ai ka një kryetar, një sekretar dhe 11 anëtarë që kanë secili përgjegjësi për çështje të veçanta të administratës si tregtia, financat, planifikimi, ndritmi, arsimi, strehimi puna e gjendja civile. Zgjedhjet bashkiake mbahet çdo dy vjet; të fundit janë mbajtur në 1952. Anëtarët e komiteteve emërojnë krerët e komiteteve të lagjeve të Tiranës, të cilat edhe ato ndahen në sektorë të ndryshëm të funksioneve. Anëtarët e këshillave të lagjeve zgjidhen pas përfundimit të zgjedhjeve lokale. Në maj 1951 zyra e strehimit u transferua nga komiteti ekzekutiv në qendër, në një ndërtesë në bulevardin Shqipëria e Re, prej numrit të madh të aplikantëve. Funksioni kryesor i ministrisë së Brendshme është në fakt ai i drejtimit të Sigurimit të shtetit. Ajo ka dhe tre degë kryesore sipas tre ndarjeve administrative të Tiranës. Personat e mëposhtëm kanë mbajtur role të rëndësishme administrative në komitetin ekzekutiv të Tiranës deri në vitin 1952: Bim Sina, kryetar i komitetit ekzekutiv, i lindur në Tiranë, i martuar me një punonjëse të zyrave të tij të quajtur Merushe Shaplle. Të dy kanë qenë partizanë gjatë luftës dhe janë komunistë të flaktë. Në raportimet e fundit Sina ka qenë në ngarkim të Arkivës Sekrete.

Selaudin Bekteshi, sekretar i komitetit ekzekutiv, i lindur në Tiranë, 28 vjeç, i martuar pa fëmijë. Edhe ky ka qenë partizan dhe është komunist i flaktë. Murat Mema, anëtar përgjegjës i seksionit të tregtisë. I lindur në Tiranë, 32 vjec, ish-partizan e komunist i flaktë. Qazim Mema (pa lidhje me Murat Mema), përgjegjës i financave. I lindur në Tiranë, ish-partizan.

Tetor 1954

Ushtria

Në fund të vitit 1953 u krye një riorganizim i ushtrisë së Shqipërisë sipas udhëzimeve të zyrtarëve sovjetikë. Disa brigada këmbësorie në Korçë, Tiranë, Gjirokastër e të tjera, u shpërbënë dhe në vend të tyre u krijuan 3 trupa ushtrie me brigada dhe regjimente këmbësorie.

Një njësi me autoblinda u vendos në fshatin Zebmlak, e varur nga regjimenti Korçës. Një njësi këmbësorie është stacionuar gjithashtu në Bilisht. Njësitë janë armatosur me pushkë sovjetike, disa prej të cilave me snajper. Këto batalione nuk kanë automjete transporti, por vetëm kafshë si kuaj dhe mushka me të cilat tërheqin artilerinë. Këto njësi kryejnë stërvitje çdo ditë. Rreth 20 oficerë kanë shkuar në batalionet e Korçës për të marrë pjesë në stërvitjet e kryera në lartësitë e Voskopojës të cilat zgjatën 3 javë. Deri në mes të vitit 1954 komandanti i batalionit të kësaj zone është kapiten Zarifi nga Poloska, i cili u zëvendësua nga kolonel Lul Skëndo nga Kurveleshi. Disa burime kanë konfirmuar se prezenca e kaq shumë oficerëve në një batalion vjen për arsye se brigadat kanë strukturë administrative të ngjashme me regjimentet dhe në rast mobilizimi ato mund të bëhen regjimente. Në kazermat e këmbësorisë së Bilishtit është vendosur dhe njësia e artilerive. Kjo është e armatosur me topa sovjetikë kalibër 75 mm. Transporti i tyre bëhet me mushka. Nuk duhet saktësisht sesa mushka i përkasin njësisë së artilerisë pasi ato rrinë së bashku me mushkat e këmbësorisë, por së bashku arrijnë në rreth 120 kokë.

Trajnimi, rekrutimi

Një numër oficerësh që janë të liruar nga ushtria thirren herë pas here me letra për stërvitje dymujore. Rezidentët e zonës së Devollit kanë raportuar për stërvitje të batalionit të këmbësorisë të stacionuar në Bilisht. Në fillim të tetorit 1954 në zyrën e rekrutimit të Bilishtit u paraqitën banorët e zonës që duhet të kryenin shërbimin ushtarak. Njerëzit u ekzaminuan nga komiteti dhe ata që u zgjodhën për shërbimin e rojeve kufitare filluan menjëherë stërvitjen. Ndërsa të tjerët u liruan dhe flitet se do të nisnin shërbimin disa muaj më vonë. Prej vitit 1954 kohë zgjatja e shërbimit ushtarak në Shqipëri është zgjatur nga 2 në 3 vjet, ndërsa për forcat ajrore dhe detare nga 3 në 4 vjet. Informacionet vijnë nga njerëz që shërbejnë në ushtri.

Kazermat e Bilishtit

Kazermat ndodhen në daljen juglindore të qytetit pranë rrugës automobilistike Korçë-Kristalopigi. Ato janë dy ndërtesa një-katëshe guri dhe një dykatëshe, ku janë vendosur batalioni i këmbësorisë dhe njerëzit e artilerisë. Në ndërtesën dy-katëshe ka gjithashtu marangozë, rrobaqepës e këpucëbërës. Uji për kazermën vjen nga depozita e Bilishtit, ashtu si dhe energjia elektrike nga rrejti kryesor. Kazerma është e rrethuar me tela me gjemba, ndërsa po ndërtohet edhe një mur ndarës me rrugën automobilistike. Gjatë ditës kazermat ruhen nga një roje e vendosur në hyrje të kampit dhe ka gjithashtu dy poste të përhershme me mitralozë. Kisha e Argjia e Parashqevisë pranë varrezave të Bilishtit shërben si depo municioni për batalionin dhe është e rrethuar me tela me gjemba.

Ushtria e punës

Në fund të gushtit, komandanti i policisë së Bilishtit, kapiten Beqir Alia mblodhi banorët dhe dha një fjalim ku përpiqej të bindte të rinjtë t’i bashkoheshin ushtrisë vullnetare të punës, duke argumentuar se puna ishte e nevojshme për të ndërtuar rafinerinë e naftës së Cërrikut. Por prej fatit se vetëm një person pranoi të aplikonte, autoritetet u detyruan të merrnin punonjës me pagesë. Në fshatin e Bilishtit ka dhe rreth 15 banorë të armatosur, të cilët duhet të ndihmojnë policinë sa herë që është e nevojshme për të ngritur prita ose në operacione ndjekjeje. Një nga këta është Ahmet Cakeri, i cili është më i besueshmi për autoritetet sepse është komunist. Sa herë që ka nevojë për ndihmë, policia i drejtohet atij.

Fortifikimet e kufirit

Deri në prill 1954 banorët e Kapshticës nuk mund të kalonin nga rruga automobilistike Kapshticë-Kristalopigi për të arritur te kullotat e bagëtive në anën jugore. Por më vonë rruga u hap dhe fshatarët mund të kullosnin kafshët deri pranë kufirit. Më parë një zonë e atjeshme ka qenë e minuar e cila u spastrua nga autoritetet. Rreth 75 për qind e banorëve të Bilishtit janë myslimanë dhe 25 për qind janë kristianë ortodoksë. Por fshati nuk ka Hoxhë dhe xhamia është kthyer në kinema prandaj banorët nuk i kryejnë ritet fetare. Po ashtu dhe popullsia ortodokse nuk shkon në kishë sepse ata që e bëjnë këtë tallet nga të rinjtë komunistë të fshatit. Në Bilisht ka vetëm një prift ortodoks që jep meshën të dielave në Kishën e Shën Anasthasios. Emri i tij është Kristo Llafazani. Bilishti ka jë spital me rreth 60 shtretër. Spitali ka një doktor që është diplomuar në Tiranë dhe 5 infermierë (3 femra e 2 meshkuj). Vizitat mjekësore janë falas ër të gjithë. Të shtruarit në spital duhet të paguajnë 40 lekë çdo ditë për trajtimin plus mjekimet, të cilat duhet t’i blejnë nga persona që marrin pako nga jashtë shtetit, prej mungesës së mjekimeve në Shqipëri. Prej kushteve të rënda të jetesës shumë banorë janë të prekur nga tuberkulozi, veçanërisht të rinjtë.

27 maj 1952

Memorandum

Komente të Jacob T. Beam në lidhje me Shqipërinë dhe çështje të lidhura

Në lidhje me dokumentet e strategjisë së Luftës së Ftohtë dhe për qëllime të përgjithshme operacionale, po ju kaloj disa deklarata dhe observime të bëra nga zoti Beam, i cili është zyrtari i dytë i ambasadës tonë në Beograd. Ai sapo është kthyer nga Beogradi pas një mandati një-vjeçar. Beam është një observues i mprehtë politik dhe pikëpamjet e tij duhet të jenë me interes për ne.

Në lidhje me Shqipërinë, zoti Beam mendon se jugosllavët i qëndrojnë politikave të tyre të një viti më parë. Politika e tyre është të vazhdojnë të ruajnë gjerat të ziejnë ngadalë në Shqipëri, por nuk pranojnë të bëjnë diçka që do të trazonte regjimin aktualisht, prej frikës së ndonjë reprezaljeje nga sovietikët. Ata vazhdojnë të mendojnë se nëse Jugosllavia sulmohet nga Lindja, ata menjëherë do të pushtojnë të gjithë Shqipërinë, dhe me sa dihet, ata nuk pranojnë që në këtë pushtim të lejojnë pjesëmarrje nga Greqia apo vende të tjera. Jugosllavët besohet të kenë disa agjentë që hyjnë e dalin nga Shqipëria, të cilët janë mjaft të informuar mbi gjendjen aktuale në vend.

Situata në Shqipëri

Që prej vitit 1048 kur regjimi i Titos u prish me Bashkimin Sovietik, Shqipëria është izoluar nga kontakti tokësor me vendet satelite sovjetike. Kjo, përveç terrenit të ashpër të vetë vendit dhe traditave të vjetra klandestine të shqiptarëve, veçanërisht në zonat tribale të veriut, duken se e bëjnë Shqipërinë një objektiv premtues për operacione klandestine me objektiv përmbysjen e regjimit aktual komunist. Prezenca e një numri t madh refugjatësh shqiptarë në Evropë, sugjeron zhvillimin e një qendre politike jashtë Shqipërisë, të përbërë nga përfaqësues të elementëve anti-totalitarë dhe miqësorë ndaj politikave të SHBA për Ballkanin, që mund të shërbejnë si një pikënisje për elementët anti-komunistë brenda Shqipërisë. shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike në verën e vitit 1949 ishin përgjegjës për formimin e Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së Lirë (NCFA), që është një qendër politike e përfaqësuesve të refugjatëve demokratikë shqiptarë, dhe që mund të shërbejë si një mbulim për operacionet e fshehta në Shqipëri. Dhe prej atëherë operacionet e degëve politike dhe ushtarake janë kryer në emrin e NCFA.

Propozimi

NCFA është një grupim përfaqësues i refugjatëve shqiptarë që vepron si pikë fokusimi për ata që janë të interesuar përfundimisht për çlirimin e Shqipërisë. Grupimi vepron si një mbulim zyrtar për aktivitetet jozyrtare të CIAs dhe shërben si një vegël për denoncimin publik të çështjes së shqiptarëve të robëruar në Shqipëri. Ai kontrollohet nga CIA dhe shërbimet britanike të MI6. Krerëve të NCFA u është bërë e qartë se në asnjë rast nuk konsiderohen si “Qeveria në ekzil” e Shqipërisë.

Detyra dhe propozime

Botimi i gazetës Shqipëria në gjuhën shqipe, dhe përdorimi i përmbajtjes së saj kryesore për broshurat e propagandës së lëshuar nga ajri në Shqipëri. Botimi në kohën e duhur të njoftimeve periodike mbi Shqipërinë, i publikuar në anglisht, frëngjisht e itlalisht, i shpërndarë në agjencitë kryesore të shtypit perëndimor. (Përgatitja e përmbajtjes së botimit Shqipëria është kryer sipas projektit OBTUSE, i ci li mbështetet dhe asistohet nga OBLIVIOUS ) Përgatitja e teksteve të broshurave të propagandës dhe shkrimet e transmetimeve klandestine në radio. Operacioni i “letrave helmuese” me postë, kundër liderëve të lartë të regjimit komunist në Shqipëri. Monitorimi i Radio Tiranës, monitorim i shtypit botëror për lajme mbi Shqipërinë, që mund të përdoren në programin tonë të propagandës. Lidhjet me grupet e emigrantëve, veçanërisht me ato që bëjnë pjesë në Komitetin Kombëtar të Shqipërisë së Lirë.

Amerikanët kishin shpresë te shqiptarët për rrëzimin e regjimit



CIA ka nxjerrë të tjera detaje sa i takon regjimit komunist në vendin tonë. Sipas një dokumenti që tregon zhvillimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më 1960, Shqipëria ishte shteti i vetëm që mbronte pikëpamjet e Kinës. Ajo që CIA thekson është se Enver Hoxha mungoi në atë mbledhje. Nga ana tjetër, CIA kishte shpresë se shqiptarët do e rrëzonin regjimin, pasi bazohej te rezistenca që ju bë osmanëve.

Gusht 1956

Që prej vitit 1946 Bashkimi Sovjetik ka dhënë rreth 5 miliardë dollarë ndihma ekonomike dhe ushtarake për vendet e bllokut sovjetik, kryesisht ndaj Kinës (rreth 1.5 miliardë) Gjermanisë Lindore (1.4 miliardë) të cilat kanë marrë rreth 58 për qind të ndihmës sovjetike. Ndërsa huatë dhe kreditë ndaj vendeve të tjera llogariten përgjithësisht në 2.1 miliardë për blerjen e mallrave sovjetike ekonomike, 1.2 miliardë në pajisje ushtarake, 1.1 miliardë në projekte zhvillimi ekonomik dhe 550 milionë mallra importesh. BRSS ka dhënë gjithashtu grante që arrijnë një total prej 360 milionë për Korenë e Veriut dhe Vjetnamin. Deri në vitin 1954 huatë sovjetike ishin kryesisht për të zbutur vështirësitë e kalimit të gjendjes së vështirë të pasluftës, ndërsa më vonë kreditë janë fokusuar në blerjen e aksioneve të përbashkëta apo hua ushtarake. Në kongresin e 20 të partisë sovjetike më 14 shkurt 1956, Hrushovi tha se BRSS po ndihmon ndërtimin e 391 ndërmarrjeve të prodhimit në vendet e demokracive komuniste. Ai tha se BRSS ka dhënë ndihma për këto vende 21 miliardë rubla (rreth 5.2 miliardë dollarë), shifër kjo që përputhet dhe me llogaritjet e agjencive të inteligjencës. Masa e ndihmës së dhënë deri tani për Shqipërinë nuk mund të llogaritet, por marrëveshja e parë e kreditimit është nënshkruar në shkurt 1951. Sipas saj Shqipëria do të marrë gjatë 4 viteve të marrëveshjes pajisje industriale dhe ndihmë teknike, e cila do të shlyhet gjatë viteve. Ndërkohë raportimet thonë se vendi ka marrë asistencë në ndërtimin e shumë instilacioneve industriale si hidrocentrale, rafineri nafte, kombinate tekstili deh fabrika të ndryshme prodhimi lëkurësh, druri e ushqimesh. Në 1954 udhëheqësi komunist Hoxha njoftoi se BRSS i kishte dhënë Shqipërisë kredi të konsiderueshme dhe privilegje ekonomike për zhvillimin e vendit.

Nëntor 1960

Dallimet mes vendeve të bllokut sovjetik

Lindja e konfliktit mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik mbi aplikimin e mësimeve të Leninit ka sjellë efekte të ndryshme në demokracitë komuniste të Evropës Lindore. Realitetet gjeografike dhe ekonomike të vendeve të caktuara përcaktojnë masën e nënshtrimit të vendeve satelite ndaj Bashkimit Sovjetik. Varësia e satelitëve ndaj BRSS për lëndë të para i jep këtij të fundit forcë të madhe ndaj bllokut me përjashtim të Çekosllovakisë, Gjermanisë Lindore dhe gjithashtu Shqipërisë, e cila nuk prodhon mallra të gatshme prandaj mund të përdorë burime më të largëta dhe pa përkushtim. Edhe nevojat e Shqipërisë për kredi janë relativisht të vogla. Edhe nga ana gjeografike, sa më afër një vend satelit gjendet ndaj BRSS aq më e vogël është pavarësia e tij. Bullgaria dhe Shqipëria që kishin qenë vendet satelite më të prapambetura, kanë bërë progresin më të madh për nga industrializimi. Arena e politikës shqiptare është e ruajtur hermetikisht dhe pak dimë se çfarë ndodh aty, por duke parë historinë e tyre si luftëtarë fillimisht ndaj turqve dhe pushtuesve të tjerë të huaj, ishte e thjeshtë të mendoje se ata do të flaknin tej edhe komunizmin. Por mesa duket fryma e tyre e lirisë nuk kishte llogaritur shtypjen brenda të njëjtit lloj, apo ndoshta aftësinë e veçantë të Enver Hoxhës të magjepsjes së popullit të tij me frikën e pushtetit jugosllav, për të konsoliduar pushtetin personal. Tashmë Hoxha dhe Shehu duket se ia kanë hipur mirë kalit të pushtetit në Shqipëri, gjeografia e së cilës garanton njëfarë lirie veprimi në lidhje me BRSS, dhe kufizohet vetëm nga vështirësitë e gjetjes së një sponsori alternativ. Diferencat mes vendeve satelite duket se u sheshuan mes tyre në konferencën e Bukureshtit, me përjashtimin e dukshëm të Shqipërisë. Delegati shqiptar raportohet se ishte i vetmi që u ngrit në mbrojtje të pikëpamjeve të Kinës, ndërsa Enver Hoxha ishte i vetmi kryetar shteti satelit që nuk mori pjesë në dëgjesën e Hrushovit në OKB në shtator. Nga ana tjetër Shqipëria ishte i vetmi vend i pranishëm në festimet e tetorit 1060 në Pekin me Zv. Kryeministrin Abdyl Këllezi . Më 4 tetor 1960 ai deklaroi se Kina dhe lideri Mao Ce Dun janë i vetmi vend që interpreton saktë linjën marksiste-leniniste. Edhe kinezët nga ana e tyre, me anë të sekretarit të komitetit të partisë Çen Pei Shin shprehën bindjen se “populli heroik shqiptar nuk frikësohen nga kërcënimet e dhunës apo vështirësisve, dhe nuk ka pasur kurrë iluzione mbi miqtë dhe armiqtë e vërtetë. Ata kanë kundërshtuar politikat imperialiste dhe luftën, e udhëhequr nga SHBA”. Në ditën e këtij fjalimi në portin e Durrësit erdhi një ngarkesë drithi, e cila ishte aq e rëndësishme sa u përmend në njoftim të vecantë nga radio-Tirana. Ngarkesa vinte nga Kina e largët, në një kohë kur vetë Pekini vuante mungesat e drithit. Ashtu si vende të tjera të Ballkanit edhe anomalia e sfidës së Shqipërisë ndaj Moskës me menin e pushtetit personal të liderëve të saj. Liderët komunistë të Shqipërisë erdhën me të vërtetë në pushtet pas prishjes së Stalinit me Titon, dhe rrjedhimisht pas prishjes së partisë komuniste shqiptare me Jugosllavinë, çka dhe ndaloi procesin e absorbimit të Shqipërisë nga fqinji më i fuqishëm verior. Si rezultat i kësaj Hoxha e Shehu u ngritën në detyrë nga liderë të një vendi nën-satelit sovjetik (d.m.th fillimisht të Jugosllavisë dhe pastaj të BRSS), në atë të një vendi satelit sovjetik. Prandaj mund të themi me siguri se ata nuk do të donin një rikthim në rendin e mëparshëm inferior, çka mund të duket tani si mundësi reale, pas riafrimit të lidhjeve të Hrushovit me Jugosllavinë. Meqenëse sjellja e Pekinit me Jugosllavinë ka qenë e pakompromis, është natyrale që Shqipëria të mbajë anën e fuqisë së largët komuniste, mbështetja e të cilave si morale dhe politike, mund të mjaftojë për të trazuar qetësinë e Moskës. Praktikisht tani shqiptarët janë të pavarur dhe kjo shton prestigjin e brendshëm të regjimit. As që ia vlen të përmendet se është qesharak pretendimi shqiptar për mbrojtje të ideologjisë dhe pastërtisë komuniste.

Prill 1969

Shqipëri-Jugosllavi-Rumani

Shqipëria ka bërë një deklaratë të paprecedentë publike ku thotë se së bashku me Jugosllavinë e Rumaninë kanë arsye të përbashkëta për t’i rezistuar kërcënimit sovjetik. Në një editorial të 11 prillit organi partiak Zëri i Popullit mbante një editorial me një prej toneve më pozitivë ndaj Beogradit në shumë vite. Në kohën e pushtimit të Çekosllovakisë nga Pakti Varshavës, Shqipëria ndaloi polemikat e saj me armikun e saj kryesor Jugosllavinë. Ajo rifilloi përsëri sulmet verbale ndaj linjës jugosllave në fund të tetorit, por çuditërisht i ndaloi ato përsëri para kongresit të 9-të partisë jugosllave muajin e kaluar. Përveç një rasti të vetëm, shtypi shqiptar nuk komentoi fare mbi Kongresin, i cili më parë kishte qenë objektivi kryesor i sulmeve të Zëri të Popullit. Që prej distancimin nga fuqitë e Paktit të Varshavës në fillim të viteve 1960-të, Tirana ka ruajtur lidhje relativisht të mira me Rumaninë. Megjithëse kanë sugjeruar më parë se kanë kauzë të përbashkët me Bukureshtin, editoriali i Zërit të Popullit është deri tani tentativa më e hapur e Tiranës për t’i bashkuar dy vendet në kundërshtim të politikave të Bashkimit Sovjetik. Qasja e re e kryetarit të partisë shqiptare Hoxha drejt fqinjëve ballkanikë, por veçanërisht Jugosllavisë, reflekton pranimin e Shqipërisë se ajo përfiton nga mbrojtja e politikave të ruajtjes së pavarësisë të Beogradit dhe Bukureshtit.

Mjerimi i të internuarve në kampin e Tepelenës



CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe jetës në kampet e përqendrimit të ndërtuara nga regjimi komunist. Përmes disa dokumenteve të deklasifikuara tregohet mjerimi në kampin e përqendrimit në Tepelenë dhe atë të Maliqit. Po ashtu tregohen dhe përplasjet mes ballistëve në emigracion.

Maj 1953

Kampi i përqendrimit Tepelenës

Në kampin e përqendrimit të Tepelenës ka rreth 1500 të burgosur, shumica dërmuese të afërm të personave të arratisur drejt Jugosllavisë. Përveç të burgosurve shqiptarë ka dhe disa jugosllavë që trajtohen ndryshe nga shqiptarët. Rreth 70 për qind të të burgosurve janë gra dhe fëmijë, ndërsa pjesë tjetër janë meshkujt aktivë të arrestuar për motive politike ose se janë të afërm të të arratisurve jashtë vendit. Të burgosurit në kamp vijnë nga e gjithë Shqipëria, por pjesë më e madhe vijnë nga provincat veriore. Kampi ndodhet rreth dy kilometra në veri të Tepelenës, pranë pikës ku lumi Bencia derdhet në lumin Vjosë. Kampi përbëhet nga ndërtesa të drunjta njëkatëshe. Ato zakonisht kanë katër dhoma me përmasa 5x20 metra. Brenda dhomave ka katër rreshta me krevate marinarësh të vendosur përgjatë dy mureve dhe dy rreshta të tjerë në mes të dhomës. Vetë ndërtesa është prej një materiali të fortë dhe ka pllaka nga sipër por jo tavan. Të burgosurit jetojnë në këtë ndërtesë të grupuar sipas familjeve. Në çdo dhomë jetojnë rreth 300 persona. Ndërtesa nuk ka izolim dhe as ngrohje prandaj gjatë dimrit kushtet e jetesës janë shumë të vështira. Përveç dhomave të fjetjes ka gjithashtu një ndërtesë zyrash ku qëndrojnë drejtori i burgut e asistentët e tij, si dhe dhomat e banimit të policëve. Ka gjithashtu një magazinë ku vendosen rezervat ushqimore të kampit dhe disa kafshë. Ka gjithashtu një ndërtesë të vogël mjekësore me katër dhoma që përdoret për vizitat e të sëmurëve dhe ka disa krevate. Struktura të tjera përfshijnë kuzhinën me dy dhoma të vogla, një për gatimin dhe një për depozitimin e ushqimit.

Siguria

Ruajtja e kampit bëhet me pesë policë, që janë në detyrë kryesisht gjatë natës dhe një gjatë ditës. Një nga të burgosurit qëndron roje gjatë gjithë kohës në barakat e të burgosurve. Në kampin e Tepelenës trajtimi raportohet të jetë jo aq i keq sa në kampet e tjera dhe nuk ka rrahje apo keqtrajtime të shpeshta. Dënimet kryhen me anë të sharjeve verbale, veçanërisht për gratë dhe fëmijët, ndërsa të burgosurit e huaj marrin dënime më të rënda si izolim apo heqje ushqimi.

Çdo i burgosur duhet të ketë çarçafët e tij pasi kampi nuk ka të tilla. Nuk është e pazakontë që të burgosur që nuk kanë batanije apo njerëz që t’u sjellin sende, flenë në krevat pas asnjë rrobë. Secili gjithashtu duhet të ketë veshjet dhe këpucët e veta, pasi shteti nuk jep zëvendësime të tilla. Prandaj shumica e të burgosurve janë të veshur me rrecka pasi rrobat dhe këpucët prishen shpejt gjatë punës së rëndë të detyruar. E vetmja gjë që shteti jep përveç ushqimit është një copë sapun në muaj. Nëse kanë njerëz që t’i ndihmojnë nga jashtë, të burgosurit mund të marrin para për të blerë ushqime shtesë apo furnizime të tjera në qytet. Ushqimi përgatitet nga vetë të burgosurit. Secili prej tyre mund të marrë 600 gram bukë në ditë. Ka çaj në mëngjes, ndërsa në drekë supë makaronash, fasulesh ose patate, dhe e njëjta dhe për darkë. Ushqimi gatuhet keq dhe në kushte papastërtie prandaj është i pashijshëm. Ushqimi është gjithashtu i pamjaftueshëm prandaj kur të burgosurit marrin racionin ditor të bukës në mëngjes nuk u mbetet më bukë për vaktet e tjera. Të burgosurit lejohen të marrin pako ushqimi nga të afërm nga jashtë pasi të inspektohen më parë nga policia. Ata që nuk kanë të afërm që t’i ndihmojnë janë në gjendje më të mjeruar. Ushqimi shërbehet në dhomën e ngrënies për individët dhe familjet. Gotat he mjetet e ngrënies duhet të sillen nga vetë të burgosurit. Disa perime dhe fruta që rriten në kopshtin e kampit përdoren nga policët dhe administrata, e nuk u jepen të burgosurve. Gjithashtu sasi të tjera ushqimi që vijnë nga jashtë si miell, fasule dhe makarona nuk magazinohen në kamp. Në kamp nuk ka indoktrinim politik të të burgosurve por ata duhet të marrin pjesë me detyrim në leximin e përditshëm të shtypit. Nuk ka filma apo aktivitete kulturore.



Takimet

Vizitorët lejohet të takojnë të burgosurit por nuk lejohet të futen brenda kampit. Në takimet me vizitorët ka gjithmonë një polic prezent që dëgjon bisedën, por nuk ka kufizime kohore.

Gjendja sanitare në kamp është shumë e keqe dhe shumica e të burgosurve janë të sëmurë me tuberkuloz, i cili përkeqësohet nga mungesa e ngrohjes, ushqimit dhe mjeteve sanitare. Të sëmurët më së shumti janë meshkujt e rritur dhe fëmijët. Fëmijët preken sepse nuk janë të fuqishëm dhe duhet të kryejnë punë të rëndë. Kujdesi shëndetësor në kamp është i keq, ndërsa një doktor nga Tepelena vjen këtu vetëm dy herë në muaj. Zakonisht ai i dërgon pacientët e sëmurë më rëndë në spitalin e Gjirokastrës ndërsa të tjerët trajtohen në kamp. Sëmundjet të cilat prekin më shumë të burgosurit janë malaria, e cila është kronike në shumë të burgosur dhe dizenteria e cila përhapet në mënyrë epidemike. Gjatë një epidemie të dizanterisë në vitin 1950, në kamp vdiqën rreth 100 të burgosur brenda tre muajve, sa zgjat epidemia. Sëmundjet përkeqësohen nga fakti që nuk ka masa higjienike nga administrata dhe as ditë të caktuara për larjen e rrobave apo të trupit. Asnjë masë nuk merret kundër parazitëve e insekteve të shumta si pleshtat, tartabiqet, morrat që infektojnë dhomat dhe krevatet e të burgosurve. Kampi nuk ka fshesa dhe dhomat fshihen nganjëherë e degë pemësh, ndërsa dyshemetë lahen një herë në javë.

Puna kryesore e të burgosurve është prerja e drurëve në malin mbi Tepelenë. Çdo i burgosur ka kuotën e tij të punës për të plotësuar, që është 1 metër kub dru për të prerë në ditë. Të tjerë të burgosur punojnë brenda kampit në ndërtimet e reja, ose dërgohen në vende të tjera pune si në hekurudha apo fabrika në qytete të tjera. Për shembull në nëntor 1950 një pjesë e të burgosurve u dërguan për të punuar në hekurudhën Elbasan-Peqin, ndërsa të tjerë shkuan në ndërtimin e një fabrike në Vlorë. Të gjithë të burgosurit fizikisht të aftë, burra dhe gra duhet të punojnë. Vetëm gratë e vjetra dhe fëmijët e vegjël dhe disa nëna të tyre lejohet të qëndrojnë në kamp. Zakonisht meshkujt më të shëndetshëm zgjidhen për të prerë dru, ndërsa gratë e kampit përdoren për të transportuar dru dhe për të bërë punë shtëpie. Nuk ka një program të caktuar pune dhe puna kryhet nga agimi deri në perëndim të diellit, për gjashtë ditë të javës, nganjëherë dhe të dielave. Për të ngrenë drekën të burgosurit kanë një orë kohë dhe zakonisht marrin ushqimin në vendin e punës. Grupet e të burgosurve që punojnë janë zakonisht nga 20 deri në 100 njerëz. Prej tyre zgjidhet drejtuesi, i cili është përgjegjës për punën e të gjithë grupit. Përveç drejtuesit të grupit është dhe një polic që mbikëqyr grupin. Ndërsa puna e të burgosurve nuk mbikëqyret pasi secili ka kuotën e vet për të plotësuar. Grupet të cilave nuk u është caktuar një detyrë specifike, njoftohet për punën në mëngjes. Puna mund të ndryshojë herë pas here. Nëse një i burgosur ndehet i sëmurë ai raporton se administrata dhe kërkon një punë më të lehtë. Nëse është shumë sëmurë ai mund të lejohet të mos punojë, ndërsa ata që hiqen sikur janë sëmurë për t’iu shmangur punës dënohet rëndë. Herë pas herë jepen amnisti për të burgosurit, si në rastin e 29 nëntorit 1950 kur anëtar i ministrisë së brendshme erdhi në kamp dhe deklaroi se me rastin e festave të çlirimit të Shqipërisë, shoku Enver Hoxha vendosi që disa familje me fëmijë të kampit të lirohen. Të burgosurit e liruar u paralajmëruan se kur të kthehen në shtëpi “duhet të kujtojnë të respektojnë dhe zbatojnë urdhrat e autoriteteve, ndryshe d të rikthehen në kamp”.

Kampi i përqendrimit të Maliqit

Kampi ndodhet rreth dy kilometra në verilindje të liqenit të Maliqit mes brigjeve të kënetës dhe rrugës drejt Pogradecit. Kampi ka rreth 1500 të burgosur të cilët vijnë nga burgje më të vogla si ato të Elbasanit, Tiranës, Korçës dhe Vlorës. Të burgosurit janë si për arsye politike dhe kriminelë ordinerë. Por në këtë kamp ata nuk ndahen sipas këtyre kategorive, siç ndodh në disa kampe të tjera internimi. Mes të burgosurve ka shumë pakënaqësi, veçanërisht mes atyre politikë, pasi shumica e tyre janë të pafajshëm dhe janë burgosur vetëm për dyshime ose sepse një i afërm i tyre është arratisur jashtë shtetit. Kapi drejtohet nga komisari Xhorxhi ... dhe zëvendësi i tij Celi. Drejtor furnizimesh është kapiten Lazo. Kampi ka gjithashtu një drejtor magazine, dhe në sekretariat me dy oficerë policie që bëjnë punët administrative. Drejtuesit e kampit sillen shumë keq me të burgosurit dhe shpeshherë i rrahin, i keqtrajtojnë dhe japin dënimet më të rënda për shkeljet më të vogla. Mes dënimeve përfshihen sekuestrimi i pakove nga familjarët jashtë, ndalimi i vizitorëve, izolim i vetmuar, ndalim ushqimi dhe uji, ose ekspozim i të burgosurit në diell. Të burgosurit e kampit organizohen në dymbëdhjetë brigada pune, secila me nga 100-120 njerëz. Çdo brigadë përbëhet nga tre kompani dhe çdo kompani nga tre skuadra. Të burgosurit që komandojnë njësitë e ndryshme zgjidhen nga vetë ata, ndërsa drejtuesit e çdo brigade janë nën mbikëqyrjen e policëve. Në 1951 komandanti i brigadave të të burgosurve ishte i burgosuri Hamdi Lena, që më parë ka qenë kapiten në policinë e Korçës, por u dënua me dhjetë vjet burg pasi vrau gruan e tij. Të burgosurit jetojnë në baraka të drunjta, në secilën brigadë në një ndërtesë. Barakat nuk janë të ndara në dhoma por në dy anët e mureve janë vendosur reshta me krevate marinarësh ku të burgosurit flenë. Shteti nuk jep veshje për shtretërit dhe të burgosurit që nuk kanë çarçafë e batanije flenë në krevatin e drunjtë të zhveshur. Ndërtesat nuk janë të izoluara nga moti. Ato ndriçohen me energji elektrike. Çdo të burgosuri i jepet një veshje pune prej pantallonash, xhaketë e pallto, pasi puna për tharjen e liqenit të Maliqit kërkon që ata të jenë në ujë shumicën e kohës. Kjo do të thotë se nëse ata nuk kanë rrobat e veta për t’u ndërruar pas pune, duhet të rrinë me rroba të lagura, prandaj shumë sëmuren. Përveç rrobave të punës të burgosurve u jepet dhe një palë sandale por jo veshje kundër ujit.

Puna

Të burgosurit punojnë rreth 10 orë në ditë dhe në disa raste edhe më gjatë. Ata po hapin kanale për tharjen e liqenit të Maliqit dhe zakonisht punojnë në ujë deri në gjunjë, ose deri në mes. Puna vazhdon pa marrë parasysh motin e thatë ose të njomë apo sezonin e vitit. Një tjetër rrezik është numri i madh i ushunjëzave që sulmojnë punëtorët në liqen. Shumë prej tyre sëmuren dhe kërkojnë kujdes të përditshëm mjekësor. Doktori i kampit Isuf Regasi është gjithashtu i burgosur me burgim të përjetshëm. Ai ka lindur në Starova të Pogradecit dhe është doktor i mirë, por nuk ka instrumente apo mjekimet e nevojshme. Zgjimi i të burgosurve bëhet në 03.00 të mëngjesit ndërsa puna nis në ora 05.00 dhe përfundon në ora 14.00. Në ora 15.00 deri në 16.00 të burgosurit janë kthyer në kamp dhe hanë drekën. Më pas ata kanë kohë të lirë deri në ora 21.00, kur fiken dritat dhe vendoset shtetrrethimi. Një i burgosur merr 500 gramë bukë në ditë e cila është cilësi e keqe dhe e papjekur mirë. Ushqimet e gatuara janë supë makaronash, fasulesh ose kungulli. Çdo i burgosur duhet të marrë 100 gr mish në ditë por kjo ndodh rrallë. Ata lejohet të marrin pako ushqimi nga jashtë kampit. Shumë prej të burgosurve planifikojnë të arratisen pro kampi është i ruajtur mirë. Dhe në fakt vetëm gjashtë njerëz janë arratisur nga kampi në 1951. Në raste arratisjesh rojet kufitare informohen menjëherë. Zakonisht pas disa ditësh drejtuesit e kampit njoftojnë në kamp për kapjen dhe vrasjen e të burgosurit të arratisur, për të dekurajuar të tjerët të tentojnë të largohen drejt Jugosllavisë apo Greqisë.



15 maj 1953

Memorandum për zëvendës drejtorin

Nga kreu i Luftës politike e psikologjike

Objekti: Mundësia e një apeli ndaj senatorit Mçarthy për hetime ndaj NCFA.

Prej dy vitesh dega jonë SE ka bërë përpjekje për zgjerimin e Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë me përfaqësimin e dy grupimeve që aktualisht nuk përfaqësohen. Një prej këtyre grupeve, Balli Kombëtar i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga Balli Kombëtar Agrar në vitin 1950 dhe ja kërkuar të pranohet në komitet si parti më vete. Por gjatë negociatave të zgjatura me NCFA u bë e kuptueshme se tentativat e mëtejshme për zgjerimin e tij kundër vullnetit të lidershipit, do të sillnin trazira në vetë NCFA. Prandaj divizioni ka marrë informata se përfaqësues të Ballit mund të apelojnë te senatori Mc Carthi për një hetim nga komisioni i tij.

Treguesit se grupi i Ali Këlcyrës mund të bëjë një veprim të tillë janë si më poshtë:

a) Një letër me datë 14 mars 1953 nga Halim Begeja, sekretar i përgjithshëm i Ballit dhe përfaqësues i tij në Nju Jork, për Ali Këlcyrën gjatë udhëtimit të këtij të fundit në Greqi, që u interceptua nga shërbimet greke dhe iu kalua CIA nga ndërlidhjet tona. Letra siguronte Këlcyrën se mes të tjerave, asgjë nuk do të bëhej për krijimin e një komiteti të vërtetë nacionalist me anëtarë anti-Prizren (të mbështetur nga Jugosllavia), deri sa çështja të sillej përpara senatorit McCarthy dhe nënkomitetit të tij të senatit.

b) Në një raport të marsit 1053 Halim Begeja raportohet të ketë shprehur padurimin e tij te NCFA mbi mospërfshirjen e vazhdueshme të Ballit Kombëtar në Komitet, duke thënë se nëse partia e tij nuk përfshihej, ai do të kërkonte rrugë të tjera për të luftuar komunizmin.

Megjithëse kërcënimi i mësipërm është vetëm një shantazh i vogël i Ballit një hetim i tillë mund të jetë me interes për elementet disidente të emigracionit shqiptar, aq sa për të kërkuar dëgjesën dramatike me senatorin MecKarthy. Kërcënime të ngjashme për kërkesën e ndihmës nga liderë të kongresit janë bërë edhe më parë ndaj NCFA, por ato nuk janë ndjekur më tej. Divizioni ynë po përfiton nga kjo mundësi për të sjellë në vëmendjen e autoriteteve një sikletosje të mundshme, pas pasojave serioze të hetimeve të komitetit të Senatit mbi operacionet e drejtuara nga CIA për grupet e disidentëve në emigracion. Kjo ka të bëjë jo vetëm me rastin e shqiptarëve por edhe me grupime të tjera të Evropës Lindore që mund të jenë të pakënaqur me trajtimet e tyre apo me pozita të ngjashme me atë të NCFA. Në lidhje me rastin në fjalë, një hetim shumë i publikuar mbi përbërjen dhe aktivitetet e NCFA në Romë, do të zbulonte përfshirjen dhe mbështetjen tonë ndaj Komitetit, dhe rrjedhimisht do të dëmtonte kontrollin tonë mbi të. Gjithashtu publiciteti negativ që do të sillte një hetim i mundshëm i kësaj natyre, si mbi individët ashtu dhe kolektivisht, do ta bënte atë thuajse infektiv si një front politik. Me sa u tha më sipër, divizioni ynë kërkon që Këshilli Legjislativ të vihet në dijeni të situatës siç qëndron tani. Mund të jetë e mundur, me anë të kontakteve të autorizuar, të sigurohemi nëse është bërë një kontakt i tillë apo jo me Senatorin McKarthy, nga grupi shqiptar, apo të na njoftojë nëse një lëvizje e tillë ndodh.

Çka u premtohej dezertorëve



CIA i ka kushtuar një rëndësi situatës pas çlirimit të vendit nga regjimi nazifashist. Teksa sot përkujtohet kjo datë, për amerikanët komunistët arritën të bënin për vete njerëzit duke premtuar mirëqenie ekonomike. Por që më pas situata ndryshoi sepse kushdo që dilte kundër eliminohej.

Prill 1958

Rezistenca anti-komuniste në Shqipëri

Standardet e vazhdueshme të ulëta të jetesës që prej marrjes së pushtetit nga komunistët në 1944, kanë qenë një faktor madhor në disidencën e përgjithshme që mbizotëron mes popullatës. Marrja e pushteti nga komunistët u ndihmua nga premtimet e tyre për “pushtet të popullit” dhe reforma që do i garantojnë atij “lirinë, tokën dhe ushqimin”. Programi i pavarësisë nga regjimet e huaja dhe i përmirësimit të gjendjes sociale e ekonomike, gjetën jehonë kryesisht te të rinjtë, intelektualët dhe fshatarët e varfër në Shqipërinë jugore dhe qendrore, ku ishte dhe mjerimi më i madh nga sistem i ashpër i shfrytëzimit feudal nga pronarët e tokave. Por edhe pas 13 vjetësh regjimi komunist jo vetëm që nuk po plotësonte premtimet e përmirësimit të standardit të jetesës por kishte vendosur një regjim ekonomik fragmenti i dhe shtypjeje, që nuk ishte dëgjuar as në kohën e turqve otomanë. Qeveria ka pranuar vazhdimisht se tentativat për përmirësimin e bazës ushqimore nuk kanë pasur sukses dhe se gjatë disa periudhave të caktuara të vitit, situata e ushqimit bëhet kritike. Nga ana politike janë dy faktorë që sjellin pakënaqësinë e gjerë ndaj regjimit. Së pari, është lidhja ideologjike e komunistëve në pushtet me Jugosllavinë, që i bën ata të huaj, dhe si një instrument i sllavëve për të dominuar vendin. Ashtu si dhe rezistenca ndaj perandorisë otomane që qëndroi për pesë shekuj, edhe sot regjimi komunist kundërshtohet si diçka e huaj edhe pse liderët e tij janë shqiptarë. Dhe së dyti janë besimet e hershme në lirinë e individit dhe urrejtjen ndaj autoritetit qendror. Asnjë qeveri e shkuar shqiptare, e huaj apo vendase, nuk ka qenë kaq mizore në vendosjen e autoritetit ndaj malësisë në veri dhe fshatarësisë në zonat jugore dhe qendrore. Liritë individuale janë shtypur plotësisht, ndërsa jeta e fshatit e cila më parë ishte qendra e shumicës së aktiviteteve sociale e politike, tashmë është vënë nën kontroll të zyrtarëve komunistë. Detyra e këtyre të fundit nuk është shërbimi nda fshatarëve por të sigurohen që të zbatohen programi dhe politikat e urryera të regjimit. Opozicioni më i madh ndaj regjimit vjen nga zonat malore të veriut të cilët refuzojnë ndërhyrjet në jetën ekonomike dhe familjare.

Feja

Feja nuk duket se po luan shumë rol në rritjen e disidencës, ndoshta prej këtyre dy arsyeve. Së pari, feja në Shqipëri e ka pasur të vështirë të ofrojë në front të bashkuar kundër komunizmit, pasi popullata është e ndarë në tre besime: myslimanë, katolikë dhe ortodoskë, respektivisht me masë 70 për qind, 10 për qind dhe 20 për qind. Pushteti e ka shfrytëzuar dhe nxitur këtë ndarje. Ritet fetare të shqiptarëve kufizohen në vetëm ruajtjen e traditave dhe festave, ndërsa ndarja e besimeve të popullsisë është bërë sipas periudhave të ndryshme të influencës së tyre, prej pushtimit otoman, në kishën greke në lindje e juglindje të vendit deri në vitin 1922, në influencën katolike të kishës katolike gjatë pushimit italian, e kështu me radhë. Myslimanët dhe ortodoksët janë kthyer në vegla të regjimit komunist pa shumë vështirësi. Ndërsa katolikët kanë shprehur më shumë opozicion ndaj regjimit komunist dhe rrjedhimisht janë dënuar më rëndë prej tij. Megjithëse regjimi komunist ka arritur të nënshtrojë tre institucionet kryesore fetare në Shqipëri, ai nuk ka arritur të zhdukë zakonet dhe ndjenjat fetare të popullit. Megjithë propagandën anti-fetare dhe masat shtypëse, shqiptarët vazhdojnë të marrin pjesë në shërbesat kishtare dhe ruajnë traditat e besimit. Fshatarët shqiptarë, të cilët përbëjnë rreth 80 për qind të popullsisë prej rreth 1.5 milionë banorë, refuzojnë të punojnë ditët e festave dhe njihen për therjen e deshëve gjatë festave fetare myslimane. Në disa zona të vendit presionet e kërcënimet nuk kanë pasur efekt prandaj pushteti ka përdorur forcën ndaj atyre që ka etiketuar si zakone të prapambetura dhe që dëmtojnë ekonominë e vendit. Disidenca ndaj regjimit duket se ka mbetur e fortë mes të gjitha klasave. Me përjashtim të zyrtarëve të lartë të ushtrisë e administratës, dhe burokracisë së partisë, nuk ka grupe të tjera që përfitojnë nga regjimi komunist. Edhe refuzimi ndërkombëtar i Stalinit nuk pa pasur efekt në liderët komunsitë shqiptarë të cilët vazhdojnë masat e shtypjes pa avantazhet e zbutjes së kontrollit. Një numër i madh i popullsisë janë ende në burgje dhe kampe përqendrimi.

Bujqit

Shqipëria është përgjithësisht një vend fshatarësh e bujqish, të cilët janë gjithashtu elementi më i madh anti-komunist. Siç u tha më sipër, gjatë luftës lëvizja komuniste gjeti mbështetje më të madhe në jug te fshatarët e varfër e pa tokë. Ky grup përfitoi nga reforma e vitit 1945-1946, por pak më vonë u zhgënjyen përsëri me vendosjen e taksave të rënda të qeverisë dhe kuotat e detyrueshme të dorëzimeve të prodhimit. Mes masave të tjera që sollën shtimin e pakënaqësisë ishin sekuestrimi i kafshëve blegtorale dhe sistemi i kolektivizimit, që u bënë me anë të terrorit të policisë komuniste. Fshatari shqiptar është zakonisht një individualist i ashpër, krenar për pavarësinë e tij, dhe as nuk do t’ia dijë për ideologjinë komuniste. Por me gjithë rezistencën e tyre ndaj regjimit fshatarët nuk arritën të shmangin kolektivizimin që po vazhdon të aplikohet nga regjimi. Kjo pakënaqësi fshatare është dhe shkaku kryesor i disidencës në forcat e armatosura, mes të rinjve jashtë qyteteve dhe mes fshatarëve që janë punësuar në fabrikat e hapura pranë qyteteve apo në miniera. Rinia shqiptare, si ajo rurale dhe urbane nisi rezistencën ndaj pushtuesve italianë menjëherë pas pushtimit. Por më vonë komunistët e kamufluar në Frontin Çlirimtar Kombëtar gënjyen shumë klasa të popullsisë me anë të sloganeve patriotike dhe i përfshinë në flamurin e tyre. Kështu që rinia u bë shtylla kryesore e lëvizjes komuniste gjatë luftës. Por shpejt zhgënjimet erdhën pas zbulimit të qëllimit të vërtetë social, ekonomik dhe politik të tyre. Deri në vitin 1950 propaganda komuniste kishte humbur efektin mes të rinjve të cilët po provonin në kurriz të tyre punën “vullnetare” varfërinë dhe pabarazinë ekonomike.

Punonjësit industrialë dhe të administratës

Përveç një numri relativisht të vogël që janë ngritur në poste drejtuese në industri, klasa punëtore nuk ka fituar asgjë nga regjimi komunist, siç ishte reklamuar më herët prej tyre. Rrogat janë të ulëta, çmimet zakonisht të larta, ndërsa mallrat pa racion ose nuk gjenden ose janë shumë të shtrenjta. Ka presion të vazhdueshëm për të plotësuar normat e prodhimit dhe arritjet i atribuohen teknikëve e metodave sovjetike. Dënimet për vonesat apo gabimet në punë janë të rënda ndërsa puna vullnetare duhet të kryhet rregullisht, ashtu si dhe takimet e propagandës së partisë. Ashtu si shumë shqiptarë të tjerë, edhe punëtorët mezi presin ditën kur do të çlirohen nga regjimi komunist. Në këtë kategori përfshihen edhe nëpunësit e nivelit të ulët të cilët kanë të njëjtat kufizime si klasa punëtore.

Kleri dhe intelektualët

Klasa e mesme në epokën para-komuniste përbëhej nga elementë të vjetër që kishin punuar shumë në krijimin e një vendi të pavarur, dhe të rinjtë e rritur në vitet 1920 ishin përfshirë nga idetë dhe kultura perëndimore. Disa nga intelektualët e rinj, kryesisht mësues, punonjës administrate, ushtarakë dhe gazetarë, ishin të zhgënjyer me sjelljen e mbretit Zog gjatë viteve 1925-1939, prandaj kishin tendenca të drejtoheshin nga e majta e politikës. Prandaj gjatë luftës ata mbështetën lëvizjen komuniste. Ndërsa të tjerë kundërshtuan lëvizjen komuniste duke luftuar kundër saj në formën e Ballit Kombëtar, i cili u firmua me elementë nacionalistë të djathtë, si të rinj dhe të vjetër, të cilët duket se parashikuan katastrofën në rast të sukseset të komunistëve. Megjithëse një numër i lartë intelektualësh anti-komunistë janë përzënë nga vendi ose burgosur dhe ekzekutuar gjatë ardhjes së tyre në pushtet, ka ende një grup të fortë elementësh të mbetur të pakënaqur, të shikojnë drejt çlirimit. Numri i intelektualëve te të cilët regjimi mund të mbështetet është shumë i vogël. Siç u tha më sipër kleri mysliman dhe kristian në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet regjimit të Tiranës ndërsa zyrtarët katolikë janë eliminuar tërësisht. Por urrejtje e fortë ekziston mes klerikëve të mbetur, veçanërisht katolikëve të cilët kanë potencialin më të madh të rezistencës. Në forcat e armatosura morali është gjithashtu i ulët dhe shumica e njerëzve ndjehen armiqësorë ndaj regjimit në Shqipëri. Kjo armiqësi vjen nga masat e ashpra të pushtetit ndaj atyre që bëjnë rezistencë mes rekrutëve të ushtrisë. Sistemi i gradave në forcat e armatosura rrjedh kryesisht nga familjet fshatare dhe si i tillë nuk konsiderohet i papërshtatshëm. Kjo dallohet nga fakti se forcat e armatosura nuk janë përdorur asnjëherë me sukses në luftën nda bandave të rezistencës në rajonet veriore, ndaj të cilave është angazhuar vetëm Sigurimi. Shumica e oficerëve zgjidhen në detyrë për nga besnikëria ndaj partisë por gjithsesi gjatë dy viteve të fundit fushatat e lëvizjeve dhe shkarkimeve kanë qenë të vazhdueshme. Në fund të vitit 1955 e në fillim të 1956 shumë oficerë u shkarkuan duke sinjalizuar disidencën e tyre ndaj regjiit, edhe pse kjo asnjëherë nuk arriti në fazë të organizuar.

21 mars 1957

Progres raport i aktiviteteve të vitit dhe i planeve

Monitorimet e transmetimeve përgjatë kufirit grek kanë raportuar për një dëgjim të mirë të tyre shumicën e vitit 1956. Edhe nga raportimet e refugjatëve shqiptarë mësohet se programet dëgjohen në Shqipëri dhe po bëhen gjithnjë e më të ndjekura. Shumica e refugjatëve raportojnë të kenë parë fletushkat e propagandës dhe raportojnë se ato dhe pakot e lëshuara kanë ngritur moralin e popullatës anti-komuniste. Gjatë vitit 1957 është vështirësuar më shumë ardhja e inteligjencës nga brenda Shqipërisë si dhe nga ministritë franceze e italiane. Sa i përket broshurave, mungesa e grupeve në terren, e avionëve dhe mungesa e motit të favorshëm për shpërndarje me anë të erës, po vazhdon të reduktojë efektin e fletushkave, të paktin deri në nga fundi i 1957, kur do të jenë ta gatshëm të tjerë avionë për lëshimin e fletushkave në Shqipëri. Të tjera plane madhore për 1957 përfshijnë nisjen e transmetimeve nacional komuniste dhe intensifikimi i fushatës së letrave ndaj zyrtarëve të mesëm të partisë. Gjatë vitit 1956 janë bërë transmetime të përditshme propagande dhe sipas informacioneve të marra nga refugjatët programet dëgjohen gjerësisht. Dy ish-anëtarë të partisë komuniste shqiptare që janë arratisur në Greqi thanë se tekstet e propagandës së transmetuar kanë influencuar jo vetëm anti-komunistët por edhe anëtarët e partisë, dhe po shpërndahen me anë të gojëdhënës. Sipas raportimeve të refugjatëve nga zonat jugore, transmetimet dëgjohen mirë dhe megjithë tentativat për zhurmim të tij, ato nuk kanë funksionuar për arsye të transmetimit në disa frekuenca njëherësh dhe në frekuenca të afërta me Radio Tiranën, apo me teknika të tjera për shmangie të zhurmuesit.

Shumica e refugjatëve raportonin se lëshimet e broshurave dhe artikujve të tjerë kishin efekt pozitiv te popullata, duke i bërë të mendonin se bota nuk i kishte harruar, teksa nxiteshin të rezistonin ndaj regjimit apo të largoheshin drejt Greqisë. Kemi pasur shumë pak raportime për efekt negativ të broshurave, pasi në shumicën e rasteve njerëzit i interpretojnë ato si një premtim për “çlirim” nga vendet Perëndimore.

Pengesat e hasura

Pengesa kryesore për vitin 1956 ka qenë mungesa e inteligjencës së freskët nga Shqipëria. Megjithë kërkesën tonë për bashkëpunim nga ambasada Italiane dhe ajo më pak e njëanshme franceze, është marrë shumë pak apo fare informacion. Gazetat apo publikimet e tjera nga Shqipëria na vijnë disa javë apo muaj me vonesë, kështu që jemi të varur nga transmetimet e Radio Tiranës për lajme nga brenda vendit. Gjatë vitit 1956 ka pasur shumë më tepër refugjatë sesa vitet e tjera, dhe kemi pasur disa vështirësi nga autoritetet greke për marrjen në pyetje të refugjatëve. Gjendja e keqe e vazhduar shëndetësore e disa prej agjentëve tanë vendas dhe nevoja për të shkuar në SHBA e dy prej nesh, ka na lënë disi me mungesë stafi.

Aktivitetet

Grupi ynë transmetoi një program 16 minutësh, katër herë në ditë, në dy frekuenca njëherësh gjatë vitit 1956. Rreth tre programe të reja shkruhen çdo javë. Secili prej tyre përsëritet disa herë dhe në këtë mënyrë arrijmë deri në 185 orë transmetim në muaj. Me rastin e revoltave në Poloni dhe Hungari, kemi transmetuar disa programe të veçanta pa planifikim me slogane patriotike dhe literature nacionaliste, çka e ka çuar kohën tonë të transmetimit në rreth 220 orë në muaj. Prej prillit 1056 kemi zvogëluar promovimin e NCFA deri në mospërmendjen e tij krejtësisht. Temat tona janë bërë më pak militante e anti-komuniste, ndërsa sulmet ndaj personazheve komuniste i kanë lënë vend gradualisht vënies ë dukje të dështimeve të komunizmit shqiptar, duke e ilustruar kë të me shembuj konkrete. Duke besuar se shumica e audiencës tonë janë komunistët shqiptarë, kemi nisur të vëmë theksin mbi paragrafin 6 të direktivave, duke sinjalizuar se nuk jemi absolutisht kundër qëndrimit të tyre në pushtet por vetëm kundër disa prej politikave komuniste. U kemi bërë apel për të dezertuar me premtime sigurie, mbrojtjeje dhe ndihme ekonomike. Tema jonë kryesore e propagandës ka qenë fushata e “presionit nga poshtë”, ku ne përpiqemi të bindim popullin shqiptar për rezistencë me anë të mjeteve jo të dhunshme dhe metodave për vënien nën presion të regjimit, në mënyrë që ai të nisë të bëjë lëshime. Në vend që të përsërisim linjën e programeve të Zërit të Amerikës dhe BBC, të cilët japin lajme të brendshme, programi ynë përbëhet nga galmet e Shqipërisë dhe interpretimi i lajmeve nga bota, sa i përket interesit të tyre për popullin shqiptar.

Programi i broshurave

Sipas programit të broshurave janë bërë tre lëshimë mbi Shqipëri gjatë vitit 1956, me rreth 8 milionë fletushka. Një tentativë për mision lëshimi me shpërndarjen e erës u desh të braktisej prej kushteve të motit. Në fletushka u jemi përmbajtur kryesisht temave të përsëritjes së ofertës së ushqimit, denigrimin të Stalinit dhe përmbledhjeve të lajmeve nga bota e vendi. Morëm në pyetje disa refugjatë në vitin 1956 të cilët raportuan se i kishin parë broshurat, por shumica e tyre njihnin më mirë broshura të lëshuara para vitit 1956.

Fushata e letrave

Gjatë vitit 1956 kemi kryer fushatën e letrave me titull “Socialisti në ekzil” drejtuar zyrtarëve të mesëm të partisë. Tre tekste të ndryshme propagande u janë dërguar rreth 230 zyrtarë të partisë. Ato u janë dërguar atyre prej qyteteve në Itali, SHBA, Parisi e Stambolli, në dukje, nga persona “marksistë të vërtetë”, të cilën kundërshtojnë mënyrat e përdorura nga regjimi Hoxha-Shehu, nën dominimin sovietik në Shqipëri. Qëllimi i saj është inkurajimi i anëtarëve të moderuar të partisë të kundërshtojnë aëntarët radikalë, siç janë klika e Hoxhës e Shehut. Gjatë vitit janë marrë në pyetje një maksimum prej 40 refugjatësh shqiptarë, të zgjedhur si më të arsimuar nga rreth 180 që kanë kaluar në Greqi. Përveç informacioneve mbi efektin e transmetimeve, marrjet në pyetje kanë dhënë një masë të pasur informacioni të detajuar mbi situatën e brendshme dhe mënyrat e përdorimit të propagandës.

Regjimi komunist i Enver Hoxhës ndryshoi afatet e qëndrimeve në ushtri


CIA ka treguar detaje se përse regjimi komunist në vitin 1956 vendosi që të ndryshonte kohëzgjatjen e shërbimit ushtarak nga qytetarët. Nga ana tjetër, tregohen dhe përplasjet e Mehmet Shehut me deputetët pasi atij ju refuzuan dy herë kresat në Parlament.

Dhjetor 1956

Shërbimi i rekrutimit

Kohët e fundit janë përhapur fjalë se shërbimi ushtarak në këmbësori do të reduktohet në 18 muaj, ndërsa për rojet kufitare dhe forcat detare do të shkurtohet në 2 vjet. Ushtria dhe siguria kanë nisur njëfarë reduktimi në Shqipëri. Shtatë mijë oficerë dhe ushtarë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë janë liruar nga detyra në maj 1956. Motivi për lëvizjen ishte lehtësim i ekonomisë së vendit dhe rritje e krahut të punës. Largimet e fundit nuk kanë lidhje me veprimin e ngjashëm të një viti më parë, kur u liruan rreth 9000 njerëz nga aparati i mbrojtjes.

Zyrat e rekrutimit

Çdo qendër rajonale ka zyrën e rekrutimit ushtarak, nën juridiksionin e së cilës është e gjithë zona e prefekturës. Deri në mars 1956, Shqipëri kishte 11 qendra rajonale rekrutimi (një për çdo prefekturë). Ndërsa pas ndarjes së re administrative që u bë në mars, numri i prefekturave u bë katër (Korçë, Gjirokastër, Tiranë, Elbasan) që u shoqërua me qendrat respektive të rekrutimit. Përveç zyrës së rekrutimit të prefekturës, pika të tilla ka dhe në qendrat e rretheve, të cilat varen nga qendra e prefekturës. Zyra ushtarake e Bilishtit ka 2 oficerë dhe 2 nëpunës, ndërsa ajo e Cërrikut ka vetëm 2 oficerë. Të thirrurit për shërbimin ushtarak njoftohen 4-5 muaj para datës së regjistrimit në zyrë. Zyra e rekrutimit njofton policinë dhe këshillat e zonave, ndërsa të thirrurit paraqiten në pikat pranë tyre. Më parë të thirrurit në zonën e Cërrikut raportonin në zyrën e atjeshme, por prej majit 1956 të thirrurit duhet të raportojnë në zyrën qendrore të Elbasanit. Pas ekzaminimit nga komisioni i rekrutimit rekrutët e rinj marrin dy dokumente, njërin të nënshkruar nga doktori dhe tjetri nga kryetari i komisionit. Në to personat njoftohen për përgjegjësitë e tyre gjatë shërbimit ushtarak dhe ato që duhet të kenë me vete. Rreth tre javë para datës së nisjes së shërbimit, rekrutët thirren në zyrën ushtarake për të qethur flokët dhe për t’i kujtuar ato që lejohet të marrin me vete, që zakonisht janë një palë rroba të pastra dhe ushqim për tre ditë. Më pas rekrutëve u thuhet të kthehen në shtëpi, ku nga ai moment janë të detyruar të qëndrojnë aty çdo natë deri në ditën e pranimit.

Fusha ajrore e Beratit

Aerodromi i Beratit është i rrethuar me tela me gjemba. Ai ndodhet pranë rrugës automobilistike. Nga ura e Hasan Beut drejt Beratit. Informatori ynë, i cili ka punuar në aerodromin në fjalë thotë se pista dhe ndërtesat janë ende në ndërtim. Pista ajrore është në drejtim paralel me rrugën nga Berati drejt urës së Hasan Beut dhe është rreth 40 metra e gjerë. Fshatrat rreth zonës së aerodromit janë zbrazur. Informatori thotë se ka dëgjuar nga disa inxhinierë se pista pritet të përfundojë në vitin 1956. Për sa kohë që ai ka punuar aty, janë ndërtuar vetëm bazat e pistës dhe një ndërtesë e vogël me strehë. Gjatë kësaj periudhe ka pasur rreth 1000 të burgosur nga burgjet e Korçës e Durrësit që punonin në ndërtimin e pistës, si dhe rreth 15 teknikë shqiptarë dhe 4 inxhinierë ajrorë sovjetikë.

Batalioni i punës në Elbasan

Prej fillimit të gushtit deri në tetor 1952, kur informatori ynë ka shërbyer me batalionin në fjalë si teknik, për arsye të mungesës së stafit, njësia ishte e stacionuar në Elbasan. Njerëzit e batalionit të punës nuk mbanin armë pasi nuk konsiderohen të besueshëm nga regjimi. Batalioni nuk kishte mjete transporti të tijat, por i dërgoheshin sa herë kishte nevojë. Batalioni i punës kishte zyrën e administrative ku qëndronte komandanti, dy gra daktilografiste, dhe një oficer të Sigurimit me rroba civile. Komandanti i tij ishte Myslym Keta nga Tirana.

Policia dhe sigurimi në Cërrik

Posta e policisë në Cërrik ka dy oficerë dhe rreth 30 policë. Në të njëjtën ndërtesë ka dhe një zyrë të Sigurimit ku rrinë dy oficerë. Rafineria e naftës në Cërrik ka pasur një postë të veçantë policie me rreth 15 njerëz, por prej 10 majit policët u zëvendësuan me njësi të rojeve kufitare. Prej prillit deri në fund të majit 1956 kur dhe u liruan një numër i madh policësh e ushtarakësh, u shkurtuan dhe shumë poste policie dhe zjarrfikësish. Në zonat juglindore postet e zbrazura janë zëvendësuar ne roje kufitare. Reforma administrative e prillit 1956 që reduktoi prefekturat dhe punonjësit e rendit, i ka kursyer shtetit të paktën 2500 krahë punë sipas shtypit vendas, ndërsa një numër i madh punonjësish të administratës gjithashtu janë transferuar në qendra prodhimi. Në çdo qendër rajonale ose prefektura, ka një gjykatë civile dhe një gjykatë ushtarake. Në çdo fshat ose qendra prodhimi ka një gjykatës të popullit. Ky i fundit zëvendësohet çdo vit, sipas rekomandimit të organizatës bazë të partisë. Gjykatësi bën vlerësimet paraprake të çështjeve serioze para se ato të shkojnë në gjykatën e popullit, dhe gjithashtu përpiqet të mbyllë çështjet e vogla. Në çdo fshat ose qendër prodhimi ka gjithashtu atë që quhet “gjyqi shoqëror”, ku zgjidhen shkeljet e vogla të disiplinës ose debatet ekonomike. Sistemi i mbështetjes sociale në Shqipëri drejtohet nga Bashkimet Profesionale. Stafi i tyre merr rrogë dhe zgjidhet nga prefektura. Në çdo qendër pune ka një komision të Bashkimeve Profesionale. Të gjithë punëtorët janë anëtarë të bashkimeve profesionale, për të cilët paguajnë 1% të rrogës së tyre

Morali i popullit ndaj Greqisë

Në fillim të majit 1956, gjashtë kinematë e Tiranës luajtën një film sovjetik ku kishte skena nga një ekzibicion në Selanik, i cili po vizitohej nga mbreti i Greqisë dhe nga ambasadori sovjetik. Por për faktin se filmi kishte skena nga Greqia në kinematë kishte shumë njerëz dhe nuk mund të gjeje vend. Biletat për filmin nga 10-15 lekë u ngritën në 25-30 lekë. Rreth 60 familje greke që punojnë në fermën e Cërrikut, vijnë nga zona e Delvinës. Familjet qëndruan në kampin e internimit të Cërrikut deri në 1952. Kur ky kamp u mbyll, familjet nuk u lejuan të ktheheshin në fshatrat e tyre, por u vendosën në fermën e Cërrikut. Kjo masë u mor pasi komunistët nuk kishin besim te këta njerëz për t’i lënë të jetonin pranë kufirit. Me mbylljen e kampit të internimit të Cërrikut disa familje u liruan, ndërsa të tjera u transferuan në kampe të tjera. Në fillim të vitit 1952 nisi ndërtimi i rafinerisë së naftës në Cërrik. Bashkë me punëtorët e pavarur, teknikët shqiptarë e sovjetikë, dhe brigadat e vullnetarëve, forca totale e punës arrinte në 3000 njerëz. Autoritetet ndalojnë diskutimin e detajeve si kapaciteti i uzinës apo proceset e punës, por sipas fjalëve rafineria do të prodhojë naftë, vajguri, graso dhe lubrifikantë të tjerë. Makineritë e saj dhe pajisjet mekanike vijnë nga Bashkimi Sovjetik.

Maj 1956

Tentativat diplomatike jugosllave

Disa ndryshime qëndrimesh te zyrtarët jugosllavë në lidhje me politikat shqiptare dhe kritikat e tërthorta ndaj kryeministrit Shehu, sinjalizojnë një rritje të interesit të Beogradit në Shqipëri. Aktualisht, zhvillimet në kongresin e tretë të partisë shqiptare japin sinjalizime për kursin e ardhshëm që marrëdhëniet mes dy fqinjëve mund të marrin. Më 4 maj ambasadori jugosllav në Shqipëri, Predrag Ajtiç, u zëvendësua nga Arso Milatoviç, i cili raportohet se ka bashkëpunuar me liderin shqiptar Hoxha gjatë ditëve të luftës partizane. Ajtiç njihej që preferonte shoqërinë e kolegëve të tij perëndimorë, dhe Beogradi mund të ketë menduar se ai nuk do të ishte i dobishëm për planet e së ardhmes në përmirësimin e marrëdhënieve me Tiranën. Ajtiç i njeh mirë çështjet shqiptaro-jugosllave dhe tani po luan një rol të rëndësishëm në rajonin e Kosovës, i cili banohet nga një shumicë shqiptarësh etnikë, duke ndryshuar qeverisjen lokale dhe rajonale.

Pozita e Shehut

Një gazetë jugosllave e Maqedonisë pretendonte më 14 maj se një ligj i fundit i sponsorizuar nga kryeministri Shehu ishte refuzuar dy herë nga shumica e parlamentit shqiptar. Kur Shehu kërkoi votimin e tretë, raportohet se atij i thanë se megjithëse ishte kryeministër nuk mund të kërkonte një votë të tretë. Lajmi duket se është fabrikacion dhe mund të jetë hapja e një fushate publike jugosllave për diskreditimin e Shehut dhe nxitjen e shkarkimit të tij. Sipas ministrisë së Jashtme italiane, një nga zyrtarët e legatës së saj në Tiranë ishte prezent gjatë sesionit parlamentar në fjalë dhe pa se ligji kaloi me votën e zakonshme unanime. Italianët kanë aspiratat e tyre në Shqipëri dhe e konsiderojnë Shehun si barrierën më të mirë për të reduktuar influencën e Beogradit, për arsye të armiqësisë së tij të thellë ndaj Jugosllavisë. Ambasadori italian në Tiranë beson se kongresi i partisë shqiptare do ta konsiderojë Shehun si të dobët politikisht dhe BRSS do të përpiqet me çdo mënyrë për ta larguar, dhe ta zëvendësojë me dikë më miqësor ndaj Jugosllavisë. Ndërkohë Shqipëria nuk po bën asgjë në lidhje me fushatën e përgjithshme evropiano-lindore për të joshur Titon, me shumë gjasa prej frikës së stimulimit të rivendosjes së influencës së saj në vend, që do ta kthente Tiranën në një nën-satelit, në fillim të Beogradit e më pas të BRSS. Një zhvillim i tillë do të ishte skenari më i papreferuar i udhëheqjes shqiptare. Gjithashtu, largimi i Shehut ose Hoxhës, të cilët janë përgjegjës për ekzekutimin e titistit Koçi Xoxe në 1949, do të interpretohej në rrethet politike shqiptare si përulje ndaj presionit jugosllav. Në fakt Beogradi i përçmon të dy liderët shqiptarë, por ndoshta do të quante të kënaqshme një marrëveshje të arritur me Hoxhën, nëse Shehu largohet nga pushteti. Shehu kishte marrë pozita anti-jugosllave që para krizës diplomatike të 1948. BRSS mund të mendojë se ndonjë gjest ndaj Shqipërisë është i nevojshëm para vizitës së bujshme të Titos në Moskë. Tito atje mund të ngrejë çështjen e mendësisë armiqësore të Shqipërisë, duke e ilustruar me vrasjen e Koçi Xoxes, i cili ishte njeriu kryesor i Titos në Shqipëri para vitit 1948. Aktualisht Xoxe mbetet i vetmi titist i vrarë, figura e të cilit nuk është rehabilituar në Evropën Lindore. Beogradi e ka kritikuar dhe më parë këtë, si dhe artikujt e shumtë të Tiranës ku Xoxe quhet armik i partisë. Aktualisht Tito mund të kënaqet dhe vetëm me uljen në detyrë të Shehut, si gjesti i parë i hapjes.

Ramiz Alia si e mori pushtetin



CIA i ka kushtuar një rëndësi të madhe situatës politike në vendin tonë pas vdekjes së Enver Hoxhës. Përmes një dokumenti të deklasifikuar, tregohet situata që ndodhi pasi Ramiz Alia mori pushtetin. Sipas CIA, vetëm 9 anëtarë të Byrosë Politike nisën të lulëzonin, duke u piketuar si mbështetës së tij.

Mars 1985

Byroja politike me Alian

Rreth një vit pasi Ramiz Alia erdhi në pushtet, mediat shqiptare po japin sinjalet për rëndësinë se cilit nga nëntë anëtarët e plotë të byrosë politike. Renditjet tregojnë se cilët janë emëruar për politika në fushat e caktuara dhe ata te të cilët Alia mbështetet për të forcuar pozitën e tij. Alia e ka konsoliduar veten si njeriu më i fuqishëm në Shqipëri, por ende nuk ka autoritetin e padiskutueshëm që kishte Hoxha. Ai ka tentuar disa ndryshime në qeverinë e trashëguar nga epoka e Hoxhës, çka sugjeron se po lëviz me kujdes. Në fund të 1985 ka dhënë deklarata të bollshme në fjalimet e tij mbi politikat ekonomike dhe të jashtme të administratës, ku theksohet vazhdimi i linjës së pararendësit të tij. Zyrtarë të tjerë gjithnjë e më shumë po i referohet deklaratave të Alias si pikënisje të diskutimeve, edhe pse jo me të njëjtin adhurim që tregoheshin për citatet e Hoxhës. Pesë nga nëntë anëtarët e Byrosë duket se po lulëzojnë dhe me liderin e ri. Kryeministri Adil Çarçani është anëtar që prej vitit 1961. Ai dhe Alia janë të vetmit që japin udhëzime gjatë shfaqjeve publike dhe identifikohen si krerët e partisë e të shtetit, ndërsa të tjerët quhen thjeshte anëtarë të byrosë politike. Çarçani ka dhënë fjalimin kryesor në një nga dy plenumet e komiteti qendror partisë pas vdekjes së Hoxhës, ndërsa tjetri u dha nga Alia. Çarçani flet zakonisht për çështje ekonomike, por dhe për politikën e jashtme. Zëvendës-presidenti Rita Marko është ndoshta numri tre i partisë. Ai është pjesë e gardës së vjetër të Hoxhës dhe ka shërbyer në Byro prej vitit 1956. Edhe aktivitetet e tij raportohet shpesh dhe shfaqjet në publik konsiderohen të profilit të lartë. Marko shoqëroi Alian në udhëtimin në jug gushtin e kaluar, ku Alia dha një nga fjalimet më të rëndësishme të politikës së jashtme deri tani. Në tetor Marko i dha medaljen kombëtare kandidatit për në byro Foto Çami, i cili kohët e fundit është bërë sekretar i partisë dhe është i preferuar i Alias. Në lajmet e mediave shqiptare Marko renditet gjithmonë pas Alias dhe Çarçanit, përveç rasteve kur për anëtarët e byrosë përdoret rendi alfabetik. Marko i ka dhënë gjithashtu medaljen Alias në ditëlindjen e 60-të. Manush Myftiu është ngritur gjithashtu në byronë politike në 1956 dhe shfaqet shpesh nëpër forume. Tetorin e kaluar ai u zgjodh në krye të komisionit të komitetit qendror për krijimin e muzeut të Enver Hoxhës. Në komision merrnin pjesë anëtarët më të rëndësishëm të byrosë së Alia, Çarçani, Cami, dhe e veja e Hoxhës, Nexhmije. Myftiu shoqëroi Alian në vizitën në vendlindjen e Hoxhës verën e kaluar dhe komentet e tij përmenden shpesh për politikën e jashtme. Sekretarja e partisë Lenka Çuko është e vetmja anëtare femër e Byrosë. Ajo është pranuar në 1983. Çuko është emëruar në komisionin e muzeut të Hoxhës dhe bashkë me Alian ka vendosur kurora në emër të partisë dhe byrosë. Verën e kaluar ajo duket se mori përsipër punën e byrosë për të rinjtë. Çuko duket se përfiton mbështetjen e saj nga performanca ekonomike e Lushnjes, nga ajo vjen, që ishte i vetmi qytet që plotësoi planin ekonomik të vitit 1985. Sekretari i partisë Simon Stefani është pranuar në Byro në 1981. Ai shfaqet shpesh në publik dhe ka dhënë një numër fjalimesh të rëndësishme. Nga paraqitjet e Stefanit duket se ai ka përgjegjësi për çështjet ushtarake.

Humbësit

Humbësit kryesore të administratës së Alias ishin disa në krye të posteve kritike të qeverisë. Ministri i Brendshëm Hekuran Isai, anëtar i byrosë që prej vitit 1975, nuk ka marrë më vëmendjen e shtypit megjithëse trashëgoi postin e rëndësishëm dhe statusin si një nga gjashtë sekretarët e partisë. E përditshmja zyrtare Zëri i Popullit në fillim të dhjetorit sulmoi zbutjen e rendit dhe ligjit në vend, duke iu referuar tërthorazi ministrisë së Isait. Në fund të vitit të kaluar ndodhi incidenti i gjashtë shqiptarëve që arritën të kalonin personelin e sigurisë të Isait dhe u futën në ambasadën italiane për të kërkuar azil. Kjo shkaktoi konfrontime me Italinë dhe dëmtoi statusin e Isait, prandaj ai mund të jetë i pari që do të shkarkohet nga Alia, i cili me siguri do të vendosë njeriun e tij. Ministri i Industrisë e minierave Hajredin Çeliku ka hyrë në Byro në 1981. Ai mban një nga postet më të rëndësishme të qeverisë por është një nga figurat më pak të dukshme. Çeliku ka drejtuar këtë dikaster gjatë disa viteve performancë të dobët, aq sa dhe qeveria nuk ka raportuar më masën e rritjes së industrisë. Ky sektor pritet të këtë rendiment të njëjtë dhe për 1986 dhe Çeliku pritet të shkarkohet nga ministria e ndoshta dhe nga Byroja Politike. Anëtarët e Byrosë Muho Asllani e Pali Miska kanë mbetur në pozitë të errët e të parëndësishme. Asllani për shembull gjatë një paraqitjeje në tetor dukej në plan të dytë pas Nexhmije Hoxhës, si anëtar i komitetit qendror. Shtypi shqiptar thotë se Asllani në fillim të vitit humbi postin si sekretar i parë i Durrësit dhe shkoi të drejtojë partinë në Shkodër, por edhe atje nuk është paraqitur në publik. Ndërsa Pali Miska ka qenë rival i Çelikut në adhurimin publik ndaj Alias. Në botën e errët të politikës shqiptare nuk dihen qartë lidhjet e politikave kombëtare me manovrat e udhëheqjes. Ministri Isai mund të ketë kundërshtuar Alian mbi hapat që ai ka marrë për zbutjen e shtypjes së brendshme politike. Janarin e shkuar pushteti shpalli amnisti për të burgosurit politikë të kualifikuar, dhe disa komentatorë perëndimorë thonë se regjimi i Alias ka lejuar disa shqiptarë të moshuar të vizitojë të afërmit në Perëndim. Kreu i industrisë Çeliku mund të ketë kundërshtuar nisjen e reformave në sektorin e tij, me të cilat Alia e Çarçani kërkojnë të riparojnë ngërçin ekonomik. Një gazetar kinez raportonte se në sektorin bujqësor, që është konfirmuar pjesërisht dhe nga autoritetet shqiptare, pushteti po inkurajon fshatarët të mbjellin prodhimet e tyre dhe kafshët e tyre, duke ndryshuar politikat e dekadave të mëparshme. Raporti i planit për vitin 1986 sugjeron se ministria e ndërtimit ka nisur nxitjen e ndërtimit të shtëpive private dhe asistencë financiare të qeverisë, me qëllim reduktimin e mangësive në strehim. Por nuk ka shenja se ministria e industrisë e minierave po inkurajon qasje të reja në kundërpërgjigje të performancës së dobët. Nga ana tjetër lëvizjet në çështjet e të rinjve tregojnë se qeveria trembet se me rritjen e kontakteve tregtare me perëndimin, do të përhapen në vend vlerat ekonomike e kulturore anti-komuniste. Mediat shqiptare shpesh ankohen për zbutjen e disiplinës ideologjike dhe rritjen e materializimit të të rinjtë. Alia duket se po formon një “byro Politike” të brendshme me pesë anëtarët kryesorë dhe Foto Çamin. Nëse ky i fundit bëhet anëtar i plotë i Byrosë në kongresin e këtij viti, Alia do të ketë maxhorancën e grupit të tij në Byro dhe në sekretariatin e partisë. Nëse besnikët e vjetër të Hoxhës Marko e Myftiu do të pranojnë eksperimentimet e vogla ekonomike dhe politike, ata gjithsesi do të mbështetësin Alinë prej besnikërisë ndaj kreut të partisë. Gjithsesi nuk kemi prova se Alia apo Çarçani mund të nisin ndryshime madhore që mund të sjellin pakënaqësi te garda e vjetër. Alia supozohet se është i sigurtë nga sfidat brenda partisë dhe mund të bëjë kokë turku Çelikun deh Isain për mungesën e progresit ekonomik.

11 mars 1988

Departamenti i Drejtësisë

Konsolidimi i pushtetit nga sekretari i parë i partisë Ramiz Alia dhe rrjedhimisht vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vendet perëndimore. Burimi ynë që është një studiues dhe njohë si mirë i çështjeve shqiptare, ka informacion të dorës së parë mbi liderët politikë shqiptarë, përfshi dhe liderin aktual Ramiz Alia, me të cilin ka qenë në një shkollë. Në disa raste në të kaluarën ai i ka dhënë FBI informacione të besueshme, ndërsa informacioni i mëposhtëm është dhënë prej tij më 25 shkurt 1988: Ramiz Alia, sekretari i parë i Partisë Komuniste të Shqipërisë, president dhe komandant i forcave të armatosura, po konsolidon me sukses pushtetin e tij në Shqipëri. Përveç mbajtjes së postit të parë në vend ai ka mbushur tre postet e tjera më të rëndësishme me të besuarit e tij. Këta njerëz kanë qenë miq të ngushtë që prej viteve 1944-1945, teksa kanë shërbyer së bashku në Brigadën e Shtatë Partizane gjatë luftës së Dytë Botërore, ku Alia ishte komisar politik.

Njerëzit e Ramiz Alisë

Adil Çarçani, kryeministri shqiptar (posti numër dy në vend) ka qenë komandant i Brigadës së Shtatë Partizane. Hekuran Isai, ministër i brendshëm e zëvendës krye-ministër (posti numër tre në vend) ka qenë oficer në Brigadën e Shtatë. Ndër përgjegjësitë e Isait është drejtimi i policisë dhe shërbimeve të inteligjencës, të njohura si Sigurimi. Prokop Murra, ministri i drejtësisë (posti numër katër në vend) ka qenë gjithashtu oficer në Brigadën e Shtatë partizane. Të gjithë këta njerëz u ngritën në pushtet nga ish-lideri Enver Hoxha përpara vdekjes së tij. Hoxha dëshironte të mbante këtë klikë për të ruajtur hegjemoninë e tij dhe atë të të vesë së tij Nexhmije Hoxha.

Kuanti i Ramiz Alisë

Pas ardhjes në fuqi, Ramiz Alia ngriti edhe kunatin e tij Reiz Malile në postin e fuqishëm të ministrit të jashtëm. Malile përshkruhej si njeri inteligjent, serioz dhe besnik ndaj Alias, dhe që postin e mori jo vetëm për aftësitë e tij por edhe prej marrëdhënies mes tyre. Diku para vitit 1973, Malile ishte ambasador në Kinë, kur gruaja e tij (motra e Alias) bashkë me dy fëmijët u vranë në një aksident ajror teksa po udhëtonin nga Pekini drejt Moskës. Malile pas kësaj pësoi një tronditje të rëndë psikologjike dhe humbi mendjen për disa kohë. Por megjithëse u rekuperua dhe u rimartua, ende vuan kriza të herëpashershme. Rreth vitit 1981 apo 1982 trupat e familjes së tij erdhën në Shqipëri dhe Malile i izolua për rreth dy javë duke mos folur e mos takuar askënd.

Me konsolidimin e pushtetit të Alias, kanë nisur zhurmat e një prishjeje mes tij dhe të vesë së Hoxhës. Nexhmija dhe fraksioni i saj kërkojnë të ruajnë politikat izolacioniste të ish-diktatorit, kurse Alia kërkon një hapje më të madhe ndaj Perëndimit. Për momentin Alia raportohet se nuk kërkon hapje ndaj Shteteve të Bashkuara apo Bashkimit Sovietik. Në javët e fundit Ramiz Alia ka bërë disa gjeste pozitive ndaj Britanisë, duke përfshirë dhe një citim në shtypin vendas, ku ka thënë: “Nëse ne dhe Britania e Madhe ulemi për të diskutuar, ne mund të zgjidhim problemet tona”. Alia ka njoftuar gjithashtu se një skuadër futbolli shqiptare do të udhëtojë drejt Britanisë për disa ndeshje në vjeshtën 1988 apo në 1989.

Marrëdhëniet me Britaninë

Burimi ynë mendon se këto zhvillime janë pararendëse të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Britaninë e Madhe. Gjatë vitit të fundit Shqipëria ka vendosur marrëdhënie me Kanadanë, Gjermaninë Perëndimore dhe Greqinë. Për arsye të problemeve urgjente të brendshme, burimi ynë mendon se qeveria shqiptare e pranon nevojën e zhvillimit të ekonomisë me anë të tregtisë me Perëndimin, veçanërisht me Gjermaninë Perëndimore. Këta të fundit kanë ngritur gjatë bisedimeve çështjen e të drejtave të njeriut, dhe për herë të parë qeveria shqiptare po pranon njëfarë ndjeshmërie ndaj opinionit botëror për të dhënat e saj mbi të drejtat e njeriut. Në një fjalim të kohëve të fundit të raportuar nga shtypi i brendshëm, Foto Çami, sekretari i komitetit qendror të partisë komuniste (një tjetër njeri zgjedhur nga Ramiz Alia) përmendi faktin se Shqipëria po detyrohet të përmirësojë të dhënat e saj për të drejtat e njeriut. Çami mohoi të ishte probleme për këtë temë, duke përmendur se Shqipëria kishte liri shtypi dhe fjale dhe se Shqipëria i kishte bërë një shërbim të madh popullit të saj duke e çliruar atë nga paragjykimet e fesë. Megjithëse fjalimi i Çamit mohonte problemet dhe abuzimet e qeverisë, ishte i pari që diskutonte në një nivel të lartë dhe publikisht për punët e të drejtave të njeriut. Përveç ndryshimeve të personelit të rangut të lartë, Ramiz Alia soli gjithashtu njerëz më të rinj, më të arsimuar në të gjitha strukturat e administratës, të cilët rrjedhimisht do të ishin besnikë ndaj tij. Ka pasur rezistencë për këtë nga anëtarët e vjetër të partisë, dhe veçanërisht nga besnikët e Hoxhës, por raportohet se këta janë duke u reduktuar në numër. Burimi ynë parashikon se në tre apo kaur vjet të gjtihë besnikët e vjetër të regjimit do të kalohen mënjanë, teksa Alia po krahasohet me një figurë të tipit Gorbaçov, pra të moderuar.

Shkurt 65

Më 1 shkurt Shqipëria publikoi 5 dokumente gjatë këmbimeve me komisionin politik të Paktit të Varshavës, në lidhje me takimin e janarit në Varshavë. Dokumentet nënkuptonin se polakët i kishin ftuar në mënyrë unilaterale Shqipërinë të merrte pjesë , ndërsa shqiptarët ishin përgjigjur në një letër me rreth 7000 fjalë ku kërkonin që polakët t’ia shpërndanin të gjithë pjesëmarrësve në sesion. Letra ishte një denoncim i ashpër i “akteve shumë armiqësore të Bashkimit Sovjetik ndaj Shqipërisë” që prej vitit 1961, duke përfshirë dhe akuzat se BRSS i vodhi Shqipërisë tetë nëndetëse ... si dhe anije shqiptare të cilat ishin në riparim në portin sovjetik të Sevastopol. Në të thuhej se letra sovjetike e vitit 1961 e cila prishi përfundimisht marrëdhëniet, ishte e nënshkruar nga kryeministri aktual sovjetik Kosigin, dhe se qeveria shqiptare ka dokumente që provojnë se “një grup njerëzish, të cilët ishin dhe janë në krye të qeverive socialiste të Paktit të Varshavës, kanë bashkëpunuar me renegatë të regjimti të Titos, me monarko-fashistët grekë dhe me flotën e 6-të të SHBA, që me ndihmën e agjentëve të tyre të brendshëm në Shqipëri të përmbysin pushtetin e popullit me një sulm të dhunshëm të armatosur”. Letra më tej cakton kushtet e Shqipërisë për pjesëmarrje në këto takime, mes të cilave përfshihen kthimi i pronave të vjedhura, kompensimi dëmeve nga BRSS, distancim nga shkeljet arbitrare si dhe ndalim të menjëhershëm të dërgesave të armëve për titistët jugosllavë dhe reaksionarët indianë. Pakti i Varshavës u përgjigj se kishte marrë letrën shqiptare dhe theksonte se çështja e pjesëmarrjes së Shqipërisë varet nga vetë qeveria e saj.

Enver Hoxha luftoi fuqishëm fraksionet e krijuara në Partinë Komuniste.



Enver Hoxha luftoi fuqishëm fraksionet e krijuara në Partinë Komuniste. CIA ka zbardhur detaje nga situata në parti dhe ish-diktatori nuk pranoi të lejonte asnjë zë kundër. Nga ana tjetër CIA ka treguar me detaje Kongresin e 1976. Aty thuhet se Hoxha mbajti një fjalim për 14 orë ku foli për marrëdhëniet brenda dhe jashtë vendit. Një tjetër detaj i nxjerrë nga CIA është kur Lenka Çunko u përzgjodh si kandidate për në Byronë e Partisë Komuniste. Po ashtu, tregohet situata në ushtri dhe roli që kishte partia aty.

Dhjetor 1947

Taktika komuniste në Ballkan

E ashtuquajtura Lëvizje e Çlirimit Kombëtar, e krijuar në Jugosllavi gjatë luftës, u organizua në Moskë sipas planit të Leninit për të ndihmuar lëvizjet kombëtare çlirimtare në të gjithë botën.

Ato kërkojnë përmbysjen e rendit kapitalist në vendet e dobëta, në vendet koloniale e gjysmë-koloniale me aprovimin e qeverisë së Moskës, Jugosllavia konsiderohet një vend gjysmë-kolonial. Per të konsoliduar pushtetin në Jugosllavi, komunistët duhet të nisin sekuestrimin e ndërmarrjeve private me anë të gjyqeve të “kolaboracionistëve”, shtetëzimeve etj. Në Shqipëri partia komuniste nuk kishte instruktorë të trajnuar në Moskë menjëherë pas luftës, pse ata nuk mund të bezdiseshin me çështje të vogla. Qeveria shqiptare kishte nevojë për doktorë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë, prandaj në 1946 mori seriozisht në konsideratë pajtimin e këshilltarëve italianë, por Moska vendosi të mbushte këtë hapësirë me teknikë jugosllavë.

Tetor 1950

Organet e partisë në ushtri

Organizatat e partisë komuniste në ushtrinë shqiptare janë të ngjashme me sistemin e organizmit civil të partisë, me diferencën e vetme se ushtarët nuk kanë të drejtë të bëjnë kritika gjatë takimeve apo të kontrollojnë oficerët. Prej Ministrisë së Luftës deri në njësitë më të vogla, ushtria është e gjitha e organizuar në seksione partiake. Drejtoria politike e ushtrisë ushtron influencën e saj me anë të degëve në divizione, regjimente e batalione. Drejtoria është e lidhur drejtpërdrejt me komitetin qendror të partisë. Ajo drejtohet nga gjenerali Hysni Kapo dhe nëndrejtori, kolonel Beqir Ndou. Drejtoria ka si degë kryesore nën-drejtorinë e kulturës, të agjitacion-propagandës, nën-drejtorinë e rinisë, dhe degët e organizimit dhe financave.

Organizata dhe të gjitha degët e saj gjenden në çdo divizion. Ato drejtohen nga shefi i degës politike dhe nga komisari i cili kryen mbikëqyrjen e përgjithshme të organizatës deri në nivel të kompanive. Komisari politik zgjidhet nga njerëzit më të besuar të partisë dhe përgjigjen direkt te drejtoria politike e ushtrisë, e drejtuar nga gjenerali Hysni Kapo. Seksioni politik i regjimentit përbëhet nga tre nën-seksione: zyra politike, zyra e shtypit dhe propagandës dhe zyra e të rinjve. Përveç shefit të seksionit politik është dhe në komisar, i cili varet nga komisari i divizionit. Detyrat e komisarit të regjimentit janë të ngjashme me komisarin e divizionit por në shkallë më të vogël. Ndërsa batalionet nuk e kanë këtë organizëm, por kanë Byronë e Batalionit. Më poshtë në nivel kompanie puna politike bëhet vetëm nga instruktori politik i cili mbikëqyr skuadrat ushtarake me anë të njerëzve të tij të besuar. Roli i instruktorëve politikë në ushtri ka të bëjë me zhvillimin e linjës politike të partisë me anë të propagandës mes ushtarëve. Këta instruktorë kanë çdo ditë dy orë në dispozicion programe trajnimi, ndërsa mbikëqyrja kryhet në bashkëpunim me njerëzit e Sigurimit, të cilët shtojnë dozën e terrorit mes individëve. Organizata e të rinjve drejtohet nga seksionet korrespondente të zyrave politike, dhe punon me ushtarët e moshave nga 20 deri në 25 vjeç, të cilët duhet të regjistrohen në organizatën e rinisë komuniste, edhe nëse nuk janë anëtarë të partisë.

Maj 1951

Situata e ushqimit

Sipas informacioneve nga elementë të rezistencës shqiptare në Romë situata e ushqimit në Shqipëri po bëhet e dëshpëruar si rezultat i thatësirave dhe kërkesave të qeverisë për grurë. Në të gjithë vendin popullata është e dobësuar dhe e pafuqishme, megjithëse njerëzit janë të nervozuar nga mungesa e ushqimit dhe veshjeve, ata janë të pafuqishëm të veprojnë kundër masave të ashpra që qeveria po merr për të ruajtur pushtetin. Megjithëse mund të kemi ekzagjerime në raportimet e refugjatëve shqiptarë, dihet tashmë se çështja e fermave kolektive bujqësore është kthyer në një bumerang për zyrtarët rusë pasi tani duhet të dërgojnë grurë në Shqipëri prej rënies së ndjeshme të prodhimit ushqimor. Tashmë raportohet se ushqimi mungon dhe në zonat më produktive të Shqipërisë dhe se asnjë ushqim nuk jepet për të internuarit politikë. Gjendja e rëndë e ushqimit ishte ndoshta arsyeja e vendimit të 13 marsit 1951 për reduktimin e kuotave të dorëzimit të prodhimeve bujqësore me 25 për qind.

Qershor 1951

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar ambasadorin e tij në Beograd se krijimi i kohëve të fundit i komitetit të refugjatëve shqiptarë në Jugosllavi, është në kundërshtim me interesat bazë të Shteteve të Bashkuara në këtë rajon. Departamenti trembet se veprime të tilla mund të sjellin konflikt të drejtpërdrejtë interesi mes Jugosllavisë dhe SHBA, prandaj ambasadori Allen është instruktuar të bëjë të qartë për qeverinë jugosllave se aktivitetet e shqiptarëve të emigracionit në Perëndim, si ato në Jugosllavi, mund të provokojnë lëvizje direkte të Bashkimit Sovjetik kundër Jugosllavisë, dhe rreziku bëhet edhe më i madh kur aktivitete të tilla sponsorizohen nga vetë jugosllavët. Qeveria e SHBA është e shqetësuar për mundësinë që krijimi i një organizata të shqiptarëve në emigracion mund të shtojë tensionet në rajon.

Në 12 qershor një zyrtar i ministrisë së jashtme jugosllave i përsëriti ambasadorin Allen shqetësimin e qeverisë në lidhje me mbështetjen perëndimore të aktiviteteve të rezistencës në Shqipëri, me argumentimin se aktivitetet e rezistencës në Shqipëri mund të japin një justifikim për Bullgarinë të ndërhyjë, sipas Paktit të Asistencës reciproke Shqipëri-Bullgari.

Ministri i brendshëm jugosllav Rankoviç ka nisur një udhëtim pushimesh në Evropë. Ambasadori Allen sugjeron se ministrit i është këshilluar të bëjë udhëtimin nga Byroja Politike për t’u njohur më mirë me jetën evropiane dhe perëndimore. Prej vitit 1951 ka pasur shumë vizita nga zyrtar të lartë jugosllavë në vendet perëndimore me objektiv kryesor mbledhjen e mbështetjes për regjimin e tyre he promovimin e lidhjeve mes Jugosllavisë komuniste dhe socializimit perëndimor.

Dhjetor 1956

Situata e brendshme politike

Komiteti ekzekutiv i ushtrisë së rrethit të Sarandës u transferua në Delvinë në prill 1956, së bashku me zyrën e rekrutimit. Në janar 1956 persona të panjohur thyen dyqanin ushqimor të Kooperativës në Lukovë dhe morën gjithçka gjetën brenda, përfshi dhe 50 000 lekë të cilat ishin në një kuti. Fajtorët raportohet se janë zbuluar. Në Gjermen raportohet se ka rreth 10 fshatarë të armatosur, por ashtu edhe në Shalës. Prej fillimit të 1956 urrejtja e banorëve të zonave fshatare ndaj regjimit është shtuar ndjeshëm, sidomos në zonat kufitare Sarandë, Leskovik e Ersekë. Kjo për arsye se qeveria ka anuluar triskat e racioneve për fshatarët e varfër, si dhe dyqanet “reciproke” ku fshatarët shkëmbenin mallrat. Fushata qeveritare e kolektivizimit i jep fund ndjesisë së pronësisë që është goditja më e rëndë për fshatarët. Gjatë fushatës qeveritare për kolektivizimin e detyrueshëm fshatrat e mëposhtëm u shpallën armiq: Tac, Starje, Leshnje, Borova, Fratar, Varibob, Pacomit, Kuqar, Corogun, Potgoran. Gjatë kohës së luftës këto fshatra ishin bastione të Ballit Kombëtar. Fshatrat e zonës së Ersekës janë vendosur rrëzë një mali, maja e të cilit ndan territorin grek me atë shqiptar. Drithërat kryesore të kultivuara këtu janë gruri e misri dhe banorët jetojnë gjithashtu me prerjen e druve, me të cilët bëjnë qymyr druri, ose japin kafshët e punës me qera. Fshatrat e zonës së Ersekës prodhojnë drithëra që popullatës i zgjasin vetëm për 8 muaj, prandaj për të plotësuar nevojat e tjera ata shkojnë për të punuar si punëtorë në Korçë ose japin kafshët e tyre me qera. Fshatrat e Nivicës dhe Shënvasilit prodhojnë mjaftueshëm ushqime si grurë, misër, ulli, duhan sa për mbajtur popullsinë e tyre. Fshatrat e zonës së Këlcyrës prodhojnë grurë, misër dhe rrush, por burimi thotë se prodhimi furnizon popullsinë vendase vetëm për rreth 7 muaj prandaj banorët duhet të kryejnë punë të tjera.

Në pranverën e vitit 1956 fshatarët e zonës së Këlcyrës pas presionit të autoriteteve iu bashkuan kooperativës shtetërore, së bashku me fshatrat e zonës së Ersekës. Kishte fshatra të tjera që nuk iu përulën presionit të autoriteteve për t’u bashkuar në Kooperativë. Pas presionit të komunistëve banorët e fshatit Gjatë u bashkuan në kooperativë, por në mars 1956 ata e braktisën kooperativën pasi drejtuesit refuzuan të shpërndanin prodhimin sipas numrit të anëtarëve të familjeve, por ë bënë sipas numrit të ditëve të punuara nga çdo familje.

Qershor 1966

Vazhdojnë spastrimet e rotacionet e brendshme në Shqipëri

Udhëheqja në Shqipëri duket se po përgatit skenën për të eliminuar një tjetër valë fraksionesh brenda partisë që u evidentua pranverën e shkuar. Megjithëse ende nuk janë identifikuar elementët opozitarë, lideri Hoxha dhe Shehu në fjalimet e fundit i janë referuar “elementëve armiqësorë” brenda Shqipërisë dhe kanë sinjalizuar se disa prej tyre janë fajtorë për “revizionizëm”. Fraksionalizimi në Shqipëri doli në dritë për herë të parë në fillim të vitit kur regjimi mori pasa për të eliminuar “ekseset burokratike”. Rreth 8000 punonjës të qeverisë raportohet se janë caktuar të punojnë në brigadat e bujqësisë dhe industrisë. Në mars Shehu njoftoi se administrata shtetërore ishte reduktuar me rreth 50 për qind, në ndryshimet që kanë si qëllim forcimin e kontrollit të partisë në organet qendrore e lokale. Më pas në fjalimin e 4 korrikut Shehu paralajmëroi përsëri mbeturinat e klasave “shtypëse” të përmbysura po veprojnë për të rivendosur rendin kapitalist, dhe shtoi se masat e marra deri tani ishin vetëm fillimi i një programi të gjerë të revolucionarizimit të jetës në Shqipëri. Këto komente sugjerojnë se ndryshimet në administratë do të vazhdojnë, por me sa duket pushteti ende nuk është i gatshëm të lëvizë. Zgjedhjet kombëtare të 10 korrikut rikthyen në parlament të gjithë zyrtarët e lartë të partisë dhe qeverisë.

Në një plenum të komitetit qendror të partisë në 12-13 korrik, u njoftua se kongresi i pestë i Partisë Komuniste do të mbahet në nëntor. Kongresi ishte planifikuar në gjysmën e parë të 1966 dhe është tashmë gati një vit me vonesë. Shtyrjet mund të jenë një sinjal i problemeve të brendshme politike, zgjidhja e të cilave mund të vijë pikërisht në nëntor. Një draft i direktivave të Kongresit i publikuar javën e kaluar, bënte thirrje për “ndjekje pa mëshirë” dhe përpjekje të vendosur kundër armiqve të brendshëm. Fraksionet e përmendura mund të jetë në strukturat e ushtrisë, kryesisht prej kundërshtimeve të fundit ndaj qasjes së komunizimit kinez që po aplikohet në ushtri. Besohet se ushtarakët nuk janë të kënaqur me dekretin e fundit për zbulimin e gradave dhe simboleve ushtarake dhe oficerët shqiptarë duket të gjithë të pakënaqur me rikthimin te komisarët politikë në të gjitha njësitë ushtarake. Shqetësimi i qeverisë për pakënaqësitë në ushtri reflektohet në zëvendësimet e kreut dhe zv. Kreut të drejtorisë politike të ushtrisë.

Nëntor 1976

Lideri komunist Hoxha dha javën e kaluar në Kongresin e shtatë të partisë, një fjalim ku u përcaktua kursi izolacionist i vetë-mjaftueshëm i Shqipërisë. Por problemet serioze ekonomike të vendit me sa duket po diktojnë ndryshime të shumta personeli dhe gjithashtu po detyrojnë autoritetet të bëjnë kontakte të kujdesshme tregtare me botën e jashtme. Në nivel kombëtar udhëheqja e Hoxhës dhe Shehut duket më e sigurt se kurrë dhe masa e Byrosë Politike mbetet në 12 anëtarë të plotë. Numri i kandidatëve për në Byro është shtuar në pesë dhe mes tyre dy janë fytyra të reja. Kandidatët e rinj janë Lenka Çuko dhe Simon Stefani, të cilët tipizojnë liderin e ri partiak me eksperiencë teknike dhe aftësi të provuara administrative në nivel lokal, siç është promovuar nga Hoxha gjatë viteve. Stefani ka eksperiencë të fortë ekonomike. Anëtarët e rinj në komitetin qendror përfshijnë ministra të rinj, siç është ai i arsimit dhe bujqësisë, të cilët kanë marrë pjesë në përpjekjet e Hoxhës gjatë viteve të fundit për futjen e figurave të reja në hierarkinë e partisë. Fjalimi i Hoxhës ishte një maratonë 14 orëshe e shtrirë gjatë dy ditëve të kongresit. Aty ai mbrojti me energji udhëheqjen e tij, duke i bërë apel nacionalizmit të thellë te shqiptarët dhe duke argumentuar se izolimi i Shqipërisë e mbron vendin nga pushtimi i kredive të huaja skllavëruese, nga turistët, spiunët dhe kultura dekadente e degjenerimit. Por gjatë pohimeve ai nuk mohoi mundësinë e lidhjeve tregtare me Perëndimin. Duke pranuar rolin e rëndësishëm të luajtur nga Kina në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, Hoxha u treguar gjithsesi i rezervuar dhe komentet e tij tregonin për njëfarë pasigurie në zhvillimet e fundit me Pekinin.

Komentet e tij për politikën e jashtme përfshinin denoncimin e pritshëm ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara dhe çdo gjë të lidhur me to, dhe ngriti lart avancimet në marrëdhëniet Francë –Shqipëri. Në komentet mbi vendet e Ballkanit ai nuk solli lajme të reja, duke vazhduar mbrojtjen e paanësisë, për kundër rekomandimeve të Kinës e cila i ka kërkuar Shqipërisë të mbajë një linjë më të hapur e më pranuese.