2017-12-03

Sërbia duhet ta dijë së Shqipëria N atyrore është realitet!!!


Alarmohet Greqia dhe Serbia: 
Shqipëria e Madhe nis me shpërbërjen e Maqedonisë, SHBA faktor nxitës.-

Image result for flori bruqi



Shqipëria Natyrale e ka frikësuar Beogradin dhe Athinën. Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalojnë rritjen e rolit të shqiptarëve në rajon, fenomen i cili po mbështetet nga SHBA. Nga paniku i Shqipërisë së Madhe, Serbia dhe Greqia po përpiqen të ndalin këtë fenomen, duke kërkuar shpërbërjen e Maqedonisë. Disa ekspertë të rajonit janë shprehur për gazetën serbe “Novosti” se, Shqipëria e Madhe nuk është një projekt i parealizueshëm, praktikisht funksionon që tani. Ata madje thonë se më vonë gjithçka do të bëhet “çështje e mbyllur” dhe kjo do të ndodhë pa asnjë konflikt madhor mes shteteve të rajonit. Ndërsa politologia kroate Jadranka Poloviç, thotë se, Hillari Klinton vizitoi rajonin dimrin e kaluar ku vetëm në Maqedoni nuk vajti. Kjo sipas saj ishte “dënim me vdekje” për këtë shtet dhe “Shqipëria e Madhe” do të nisë me shpërbërjen e Maqedonisë.


Analisti politik grek, Dimitris Panatojakis, thotë se shqiptarët presin që bashkimi i tyre në një shtet të ndodhë në vitin 2016. Sipas tij Uashingtoni dhe Brukseli kanë shpenzuar shumë për këtë qëllim. Ai thotë se ndoshta “Shqipëria e Madhe nuk do të jetë formale por legalisht dhe praktikisht ajo funksionon që tani sepse kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërinë nuk ekzistojnë dhe mes Kosovës dhe Maqedonisë ato janë më shumë imagjinarë se sa real. Historiani dhe politologu serb, Dragan Petroviç thotë se ky projekt ka mbështetjen e SHBA-ve, Britanisë së Madhe dhe një pjesë të mirë të Gjermanisë. Por ai thotë se, nëse vendet e rajonit, si Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia bashkëpunojnë atëherë faktori shqiptar nuk do të ketë shanse të realizojë këtë projekt. Vendet që sipas tij nuk e mbështesin këtë koncept janë Franca, Spanjë, Italia, Sllovakia dhe Rumania.


E përditshmja New York Times në një artikull, marrëveshja e nënshkruar mes Serbisë dhe Kosovës vleftëson agjendën e dhunshme nacionaliste të “Serbisë së Madhe” të promovuar nga Sllobodan Millosheviçi, i cili vdiq në burg në vitin 2006, ndërsa përballej me akuzat për krime lufte. Kjo gjithashtu, thuhet në artikull, inkurajon aspiratat për një “Shqipëri të Madhe” në mesin e shqiptarëve etnikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Por, gazeta thekson se marrëveshja nuk do t’i pajtojë dy kombet ballkanike, e as nuk do t’i ndihmojë ato që të fitojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian. “Për t'i bërë gjërat edhe më keq, të dy shtetet thanë në këtë javë se nuk mund të pajtohen për një afat kohor për zbatimin e marrëveshjes”, shkruan David L. Phillips, drejtor i Programeve në Institutin për Studimin e të drejtave të Njeriut, në Universitetin Columbia, është edhe autor i “Çlirimi i Kosovës: Diplomacia Detyruese dhe Intervenimi i SHBA-së". “NYT” thekson se kjo pengesë nuk është asgjë krahasuar me shkallën e masakrave të Ballkanit në vitet e ’90-ta, por përfaqëson një dështim të vazhdueshëm për ta lënë pas të kaluarën e trazuar dhe për të vazhduar drejt integrimit me pjesën tjetër të Evropës.


Marrëveshja, e nënshkruar më 19 prill, pranon se Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës të shpallur në vitin 2000, ka një rol të vazhdueshëm në mbrojtjen e interesave të serbëve në veri të Kosovës. Në fakt, ajo ndan Kosovën në zonë qendrore me shqiptarët dhe me një shtojcë serbe. Shumica e 1.7 milionë banorëve të Kosovës janë shqiptarë të përkatësisë myslimane, por një pjesë e konsiderueshme e serbëve dhe të pakicave ortodokse në veri kanë mbrojtjen e NATO-s dhe janë autonomë nga qeveria kombëtare.

****
Ekspertët rusë kanë vlerësuar se në vitin 2035 do të formohet “Shqipëria Natyrale ”.
Sipas tyre, në Ballkan do të ketë ndryshime të mëdha kufijsh.Ekspertët besojnë se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen.
Ndryshimet sipas tyre do të fillojnë në Britani, kur Skocia do të shpallë pavarësinë dhe pastaj do të bashkohet me Irlandën.
Katalonjasit dhe baskët do të shpallin pavarësi për shkak të nivelit të lartë të papunësisë në Spanjë, kurse kjo do të ketë ndikimin e saj edhe në Francë, ku do të krijohet shtet islamik.
Gazeta ruse Ekspress, shkruan se në Ballkan Bosnja do të ndahet nga Kroacia dhe Serbia, ndërsa një pjesë e Maqedonisë do të jetë e bashkuar me Shqipërinë dhe me Kosovën.

*****

Perëndimi duhet të heqë dorë nga fantazia se paqja afatgjate në Ballkan mund të arrihet me izolimin e Serbisë, por edhe Beogradi duhet të bëjë kompromis e ta njohë Kosovën shtet, ka vlerësuar në The Observer eksperti amerikan për siguri dhe ish ­analisti i Agjencisë Kombëtare për Siguri (NSA) John Schindler, transmeton Koha.net. Sipas Schindlerit, “Shqipëria e madhe gjithsesi po vjen dhe është më mirë që ajo të vijë në kushte paqësore”.

Ai mendon se Kosova duhet t’i bashkohet Shqipërisë, ndërsa Serbisë duhet t’i takojë rajoni i Mitrovicës verore e Kosovës Lugina e Preshevës. Autori shton se objektet fetare serbe duhet të vihen nën mbrojtjeje të KB­së dhe të shpallen eksterritoriale. 

Autori thotë se nga korrigjimi i hartës në Ballkan, humbëse e madhe do të jetë Maqedonia dhe se Shkupi, në këmbim për humbjen e pjesës veriperëndimore të vendit, që me shumicë popullohet nga shqiptarët, duhet që para të gjithë të tjerëve ta marrë ftesën për anëtarësim në BE e ndihma nga Perëndimi. 

Sipas Schindlerit Putin po përpiqet të shkaktojë probleme në Ballkan, porse, thotë ai, nga Moska mund të pritet bashkëpunim në këmbim të territoreve nëse Kremlini trajtohet partner i barabartë.
 Ai e përshkruan Be H­në si “pseudo­shtet që nuk është shëruar kurrë nga katastrofa e viteve 1992 – 1995” dhe ka shtuar “miliarda dollarë të ndihmës perëndimore janë humbur nga kriminaliteti e korrupsioni “.

“Le t’i bashkohet Republika Srpska Serbisë”, ka shkruar Schindler, duke thënë se askush nuk mund të shpjegojë në mënyrë racionale pse kufijtë e Serbisë nga koha e komunizmit mund të ndryshojnë e kufijtë e Bosnjës nuk munden. 

Autori i tekstit thekson se “kroatëve etnikë nga Hercegovina perëndimore duhet lejuar t’i bashkohen Kroacisë dhe përkujton se shumica e kroatëve të atjeshëm tashmë kanë pasaporta kroate. Ai mendon se pjesës së mbetur të B e H­së duhet mundësuar që të shkojë rrugës së vet dhe me procedurë të përshpejtuar të pranohet në NATO dhe në BE “Vetëm pasi Perëndimi të pranojë se popujt e Europës Juglindore mund të arrijnë paqen pasi të jetojnë në kombet –shtete koherente, sikur Gjermania, Polonia ose Danimarka, mund të presim që Ballkani të qetësohet dhe të fillojë së zgjidhuri problemet serioze të varfërisë, kriminalitetit e korrupsionit”, thotë Schindler .

Është koha që Perëndimi të pranojë dështimin e vet dhe që Europës Juglindore t’ia japë atë që vërtetë i duhet, shtetet­kombe normale me kufij koherentë duke përmirësuar kështu hartën e Titos, ka thënë Schinlder.

****
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës, Jonuz Muslium thotë se edhe vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e di se do të ndodh Shqipëria Natyrore.

Këto komente Musliu i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, duke thënë se bashkimi i tokave bëhet kur të bashkohen kokat.

“Jo që besoj, por kjo do të bëhet realitet. Nuk kanë besuar që Kosova do të jetë e pavarur, por kjo është bërë, është realitet. Me këtë mund, me këtë gjak, me këta dëshmorë, me këto lëvizje që kanë ndodh në hapësirat shqiptare, edhe kjo do të ndodh. Por, duhet të kenë vullnet shqiptarët për bashkim, pastaj faktorët e tjerë”, tha ai.

Por, Musliu shqetësohet për unitetin e shqiptarëve në përgjithësi, e veçanërisht në Luginë, duke thënë se po korruptohen lehtë.

“Neve na duhen zgjedhje kombëtare, nuk na duhen me lloj-lloj pisllëqesh të cilat po bëhen. Në politikën shqiptare investon edhe Serbia, në Luginë të Preshevës. Marrin para, i blejnë votat, ka plotë”, tha ai.

Megjithatë, ai kërkon një angazhim më të mëdha nga ana e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës. Madje, Musliu tregon faktin që Serbia për serbët e Kosovës ndan 400 herë buxhet më shumë se Kosova e Shqipëria bashkë për shqiptarët e Luginës.

“Kosova nuk ka investuar sa duhet. Shqipëria nuk ka investuar edhe përkundër kërkesave që kemi bërë në këtë drejtim. Së paku të jetë fondi special për Luginën e Preshevës. Dhe këto mbledhje që bëhen, duhet të ndahet një fond. Kur Serbia ndanë diku rreth 40 milionë euro zyrtarisht për çdo vit për Serbët e Kosovës, ne kemi marrë njëqind mijë euro nga dy qeveritë”, tha ai.

Kryetari i këtij këshilli, propozon që të ketë një zyrë koordinuese për shqiptarët e kësaj pjese, duke përmendur pretendimet e Serbisë për të okupuar territore dhe trysni të tjera që u bënë shteti serb.

*****

Mediet serbe, edhe pas po thuaj tri javësh, vazhdojnë të shkruajnë me alarmim për takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë në Tiranë me ç’rast u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.
Këtë takim, gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, e sheh si një parahyrje në krijimin që ajo e quan Shqipëria e madhe.

Në një tekst të vetin në on line gazeta shkruan se Shqipëria , ose siç e quan ajo, ëndrra për bashkimin e gjithë shqiptarëve, është bërë ankth i Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë, territoret e të cilave do të duhej t’i përfshinte.

“Ka ëndërr që bëhet zhgjëndërr. E tillë është ajo për Shqipërinë e madhe, të cilës po i vjen realizimi, ka thënë për këtë gazetë historiani serb Lubodrag Dimiq. Që nga Lidhja e Prizrenit ku projekti po realizohet edhe ushtarakisht e politikisht, edhe me ekonomi e me kulturë ... E ëndrra do të realizohet në kuadër të hapësirës së përbashkët evropiane .

Projekti i Shqipërisë së madhe, sipas Dimiqit transmeton koha.net, përfshin katër vilajete: të Kosovës, të Manastirit, të Janinës dhe të Shkodrës dhe ky, thotë ai, rrezikon kufijtë e katër shteteve ballkanike.

Sipas historianit nga Mali i Zi, Budimir Aleksiq, hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë kur u bombardua Serbia në vitin 1999 dhe kur, sipas tij, u rrëmbye Kosova.

“Në radhë tani është Maqedonia. Kërkesat për federalizim të Maqedonisë janë vazhdimi më serioz i procesit që përcaktohet si projekt shqiptaro- madh në jug të Ballkanit. Pastaj në radhë është Mali i Zi ku shqiptarët të vetat i konsiderojnë katër komuna: Ulqinin, Plavën, Rozhajën dhe Podgoricën, thekson Aleksiq..

Bashkëbiseduesit e kësaj gazete theksojnë se projekti Shqipëri e madhe “gjithmonë ka pasur sponsorët e vet në botë – gjatë Lidhjes së Prizrenit ishin anglezët, në Luftën e Dytë Botërore gjermanët e tani janë ShBA dhe BE.

NATO, në krye me Amerikën, shkallë- shkallë po e krijon Shqipërinë e madhe, pohona Aleksiq.
Ndryshe mendon Dushan Prorokoviq, drejtor i Qendrës për alternativave strategjik në Beograd. Ai konsideron se krijimi Shqipërisë së madhe është pak i mundshëm.

“Problemi se edhe vetë përpjekja e krijimit destabilizon gjithë Ballkanin, edhe pse disa fuqi perëndimore do të kenë interes që deri diku ta destabilizojnë këtë hapësirë në të ardhme”, ka thënë Prorokoviq.

Krijimi i Shqipërisë së madhe i përgjigjet vetëm shqiptarëve thotë Prorokoviq,dhe shton se fuqitë e mëdha nuk i kanë shikuar mirë projektet shtetmëdha të popujve të vegjël ballkanikë.
*****

“Projekt i I Shqipërisë së madhe mund të realizohet vetëm me luftë madhe ballkanike, kjo është e qartë për të gjithë, këtë duhet ta ketë të qartë Brukseli”, ka thënë Aleksandar Vulin duke reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës e Hashim Thaçiq se “nëse ngec anëtarësimi në BE, atëherë në opsion është bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës.

“Prishtina e Tirana kanë thënë qartë ç’qëllim kanë e ai është “Shqipëria e madhe dhe bashkimi i të gjithë shqiptarëve në një hapësirë etnike. Kjo mund të bëhet vetëm me luftë të madhe ballkanike dhe e gjitha kjo duhet t’i jetë e qartë për Brukselin, i cili nëse nuk është në gjendje ta gjykojë, duhet ’ua bëjë me dije se kjo sjellje do të dënohet, se në rast të tillë gjithë përgjegjësinë për ngjarjet e ardhshme do të bien mbi të”, citon tanjug të ketë thënë Aleksandar Vulin, ministër serb për çështje sociale e të luftës.

Ai ka thënës se “reagimet e tilla të buta nga Brukseli, në të cilat, sipas tij, pothuaj shprehet mirëkuptim për hidhërimin e Edi Ramës dhe kërcënimin me luftë ballkanike, atëherë ka qenë e pritur që të paraqitet edhe Thaçi.

“Përgjegjësia nuk është më as në Shqipëri e as në Kosovë, sepse ne e dimë se ato gjithmonë kanë ëndërruar Shqipërinë e madhe, se do ta ëndërrojnë gjithmonë, se do të bëjnë çmos që ta realizojnë, nëse nuk ndalen, nëse nuk dënohen para se t’ia fillojnë.

 Edhe Prishtina e edha Tirana e thanë qartë ç’qëllim kanë. Qëllim e kanë Shqipërinë e madhe dhe bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në një hapësish etnike. Përgjegjësia tani është te Brukseli”, ka thënë ai.

******


Vajza e ish liderit famëkeq të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, thotë se babai i saj nuk është përgjegjës për luftën dhe akuzon për këtë Tuxhmanin dhe Izetbegoviçin. “Ai nuk kishte asgjë të përbashkët me ata”, thotë Marija duke shtuar se “babai im është vrarë nga Rendi i Ri Botëror” dhe se kjo ishte parashikuar që në vitin 2000.

Marija në një intervistë për gazetën serbe “Novi Standard”, Marija thotë për babain e saj se ai çdo punë që bënte, si student, si banakier, si president, si baba, i kryente me përsosmëri. Ajo cilëson “fatkeqësi” personalitetin e tij superior pasi kjo provokoi zili dhe urrejtje tek të tjerët.

Marija lidhur me luftën me ish-republikat e Jugosllavisë, thotë se ajo u nxit nga vetë ato dhe jo Serbia. “Kryetar i Presidiumit ishte Stjepan Mesiç, i cili si president i parlamentit kroat tha ne 5 dhjetor 1991: “Unë mendoj se e kam kryer detyrën, Jugosllavia nuk është më.”. 

Në të njëjtin vit, me 23 dhjetor, Gjermania njohu pavarësinë e Kroacisë dhe filloi një luftë civile. Disa muaj më vonë, Tuxhman në Zagreb ka thënë: “Lufta do të ketë nëse nuk e duan Kroacinë. Ndërkohë që po zhvilloheshin negociata, formuan njësitë e e armatosura. “Dhjetor 1991.

 Alija Izetbegoviç, tha: “Bosnja dhe Hercegovina e pavarur, unë jam i gatshëm të sakrifikojë për paqe”. Në Bosnje erdhën luftëtarëve të shenjtë nga shumë vende islamike për të krijuar shtetin e parë islamik në Evropë”, shprehet vajza e Millosheviçit.

Marija nënvizon se lufta për shpërbërjen e Jugosllavisë nuk ka përfunduar ende, duke thënë se janë Sanxhaku (Kosova) dhe Vojvodina. “Pas marrëveshjes së Dejtonit, ka pasur një takim të vendeve të Evropës Juglindore në Kretë në vitin 1997. Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, tha publikisht se Kosova është një problem i brendshëm e Jugosllavisë. Pastaj babai nënshkroi një marrëveshje me Rugovën”, thotë ajo për “Novi Standard”.

Ajo thotë se “SHBA-të po përpiqeshin të gjenin gjuhën e përbashkët në favor të interesave të tyre ndërsa Millosheviçi u përpoq për të gjetur gjuhën e përbashkët me ta në favor të interesave serbe”.

Në fund ajo flet edhe për Shqipërinë e Madhe, gjë e cila thotë ajo po bëhet e arritshme. “Një hartë e Shqipërisë së Madhe po bëhet më e arritshme për të gjithë sllavët e jugut të Ballkanit. Të gjithë duhet ta kuptojnë se rregullat nuk janë për një Serbi të Madhe por po bëhet Shqipëria e Madhe”.

******
Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama ,kohë më parë ka thënë : " Shqipëria e madhe apo Shqipëria e natyrale nuk janë nocione që janë prodhuar nga ne. Shqipëria natyrale është një nocion që është prodhuar nga të tjerë, të cilët janë trembur apo e kanë krijuar atë për shkak të axhendave të ndryshme, por kjo është si të thuash t’u vësh fajin grekëve sot për Megala Idea që ishte një ide e një kohe të caktuar që nuk ka të bëjë me vendet tona.

 Shqipëria natyrore është Shqipëria europiane. Ne kemi një histori shumë interesante duke qenë se jemi një komb me dy shtete. Ka shqiptarë në Maqedoni, Mal të Zi.... si dhe :"Ka qenë një zonë që quhet Çamëri ku shqiptarët jetonin dhe për fat të keq nuk është ajo çka ju them fëmijëve. 

Njerëzit as nuk mund të shkojnë atje ku kanë qenë shtëpitë e tyre dhe fëmijët e tyre, për shkak të çfarë?

 Nuk kemi asnjë lloj pretendimi që të marrim territore për të marrë pjesë të Greqisë apo Serbisë, por ka ardhur koha t’i kalojmë këto pengesa dhe ti themi a është e mundur që ata 80-vjeçar gra dhe burra që janë detyruar të largohen me forcë nga shtëpitë e tyre dhe mos ti lënë të shkonin. 

A është e mundur që personat të kalojnë kufijtë e Greqisë. Çfarë ka këtu? Meqë ra fjala do doja të thosha se duke u mbajtur peng i këtyre temave dhe duke i mbajtur peng të së shkuarës ne e ushqejmë nacionalizimin dhe u japim linjë për të ekzistuar.

 Pse mos ta shohim me sy ketë se po këta njerëz janë çrrënjosur nga shtëpitë e tyre dhe shtëpitë e tyre kanë të drejtën të kthehen nëse dua dhe të pretendojnë nëse i duan pronat.....

E ardhmja jonë duhet të përcaktohet nga një vullnet i përbashkët. Çfarë do bëjmë luftë? Do ndryshojmë kufijtë? Ne nuk duam ta bëjmë Shqipërinë më të madhe gjeografikisht, por më të madhe sa i takon demokracisë së saj dhe begatisë.",tha Edi Rama.
*****
Ish-sekretari politik në ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Shkup, Timothy Less nuk heq dorë nga ndarja e shteteve. Ai, edhe një herë tërhoqi vëmendjen e opinionit, prej kur e publikoi analizën e tij në “Foregin Policy”, në të cilën kërkoi formimin e Serbisë, Kroacisë dhe Shqipërisë së Madhe.

Media maqedonase e citojnë atë të ketë mbrojtur sërish idenë se si zgjidhje për Ballkanin do ishte Shqipëria e Madhe, Serbia e Madhe dhe Kroacia e Madhe me ndarjen e Maqedonisë.

Ato i janë referuar një shkrim tjetër të tij të fundit, ku ai për Maqedoninë rekomandon recetën e pakicës shqiptare që të marrë një formë të pavarësisë apo federalizim dhe pastaj shqiptarët të bashkohen me atdheun e Shqipërisë.

Sipas tij, mbi vendosjen e kufijve ka pasur tre skenarë, ku më të mirën për Ballkanin do të mund ta zgjidhnin Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Rusia dhe Turqia me ndihmë të SHBA-ve.

Ai më tej thotë se perëndimi nuk është në gjendje të ndalojë pakicat kombëtare të bashkohen me shtetet e tyre amë. Për këtë ai e përmend referendumin e boshnjakëve të Serbisë me ndihmë të Rusisë, ndërsa perëndimi sipas tij, nuk reagoi fare.

*******
Edhe pse krerët në Prishtinë dhe Tiranë mohojnë ambiciet pan-shqiptare, deklaratat e tyre të fundit kanë shkaktuar alarm në BE.

Nacionalistët nga shumë kombe të Ballkanit kanë akuzuar prej kohësh krerët shqiptarë për një përbetim djallëzor për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’ duke shkëputur territore nga fqinjët. Në anën tjetër, shumica e politikanëve shqiptarë vazhdimisht kanë hedhur poshtë këtë ide si frikësuese.

Sidoqoftë, me zbehjen e ndikimit të BE-së në Ballkan dhe konfliktet e moçme që pluskojnë në sipërfaqe, krerët gjithandej rajonit po i mëshojnë miteve nacionaliste për të zhvatur vota. Në një intervistë dhënë për Politico më pak se dy javë më parë, kryeministri i moderuar shqiptar Edi Rama ka thënë se ai nuk mund të përjashtojë një ‘bashkim të vogël’ mes Shqipërisë dhe Kosovës nëse BE e heq nga tavolina anëtarësimin.

Ditën tjetër, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se ‘të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një shtet të vetëm’ nëse BE i mbyll dyert e saj. Kjo ishte mënyra për të vazhduar ‘integrimin në familjen evropiane’, ka sqaruar Thaçi.

Sidoqoftë, krerët e Kosovës mohuan se ai po shtynte Shqipërinë e Madhe kur u pyetën nga Deutsche Welle për të qartësuar deklaratat e tij. Duke folur në një konferencë shtypi në Prishtinë, ai e cilësoi konceptin si ‘një sajesë të Beogradit, me qëllim të përligjjes së ambicieve për Serbinë e Madhe’.

Thaçi akuzoi BE-në se është ‘naive dhe po mashtrohet nga propaganda serbe’.

Drejtuesi i Këshillit Nacional Shqiptar në Serbi, Jonuz Musliu, ka rritur kërkesat duke thënë se edhe qytetet me shumicë shqiptare në Serbi – Bujanoci, Presheva dhe Medvegja – duhet t’i bashkohen Kosovës dhe Shqipërisë.

‘Serbia duhet të jetë mirënjohëse’ që shqiptarët nuk po kërkojnë më shumë territore, ka thënë ai.
Ish komandanti Ramush Haradinaj, pas kthimit të tij nga Franca pasi ishte kërkuar të arrestohej nga Serbia, foli për t’i treguar Serbisë ‘vendin e saj’.

Beogradi u përgjigj me shqetësim. Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç bëri thirrje për qetësi, por komentoi se ai do të ‘varej në shtizë në Bruksel’ nëse do të bënte deklarata të tilla për bashkimin e të gjithë serbëve. Shumë serbë jetojnë ende në republikat e dikurshme të Jugosllavisë dhe kontrollojnë entitetin e tyre në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Ministri serb i Jashtëm Daçiç ka thënë se BE, Shtetet e Bashkuara dhe Britania ‘do të jenë drejtpërdrejtë përgjegjëse’ nëse shqiptarët vazhdojnë të shtyjnë përpara ambiciet e tyre territoriale.

“Për fat e gjithë kjo është thjesht ëndërr. Por, përvoja na ka mësuar se rruga që çon prej ëndrrës në makth është e shkurtër”, ka thënë Daçiç.

Përgjigjja nga Perëndimi në fillim nuk ishte tumirëse. Javën e kaluar, komisioneri për Zgjerim i BE-së Johannes Hahn ka folur kundër thirrjeve të krerëve shqiptarë.

“Do të doja të shpreh zhgënjimin tim dhe mund të them edhe hidhërimin për deklaratat nxitëse të krerëve të caktuar në rajon”, ka thënë ai pas takimit me Daçiçin në Bruksel. Deklaratat që nënkuptojnë ‘ndryshime kufijsh janë të papranueshme dhe të panevojshme e kundërproduktive’.

Vëzhguesit e huaj nuk besojnë se shqiptarët do të përpiqen t’i bashkojnë tokat e tyre as përmes dhunës dhe as përmes diplomacisë. Deklaratat provokative me gjasmë ishin premtime politike për zgjedhjen e këtij viti në Kosovë dhe Shqipëri.

Çështja për bashkim është një ‘ëndërr në diell’, thotë Frederik Wesslau, analist politik në Këshillin Evropian për Marrëdhënie me Jashtë. Sidoqoftë, kjo është mjaft e dobishme si për politikanët shqiptarë dhe ata jo-shqiptarë që kërkojnë vota.

‘Gogoli i Shqipërisë së Madhe është diçka që shfaqet herëpashere -përdoret nga krerët shqiptarë, por edhe politikanët e tjerë në Ballkanin Perëndimor’, thotë Wesslau, që ka kaluar disa vite si punëtor i OSBE-së dhe Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Deklaratat e fiundit të Ramës dhe Thaçit ‘nuk duhet të merren seriozisht’, pajtohet Erdoan Shipoli, ligjërues në Shkollën për Marrëdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin Ndërkombëtar të Virgjinas.

“Ajo çka duan të arrijnë politikanët shqiptarë me këto deklarata janë votat nga grupet më nacionaliste’, ka thënë ai për DW. ‘Shumë politikanë shqiptarë akuzohen se janë blerë nga SHBA, BE, nga ky vend apo ai grup, kështu që në këtë mënyrë ata duan të thonë se janë patriotë’.

‘Shumica e shqiptarëve, me aq sa mundem të shoh, mendojnë se mënyra më e mirë për bashkim është nën çadrën e BE-së’, ka thënë ai.

‘Shqiptarët e dinë se do të ishte tejet e vështirë, për të mos thënë e pamundur, për të zgjedhur kryetarin e Shqipërisë së Madhe, e lërë më për ta bërë funksionale. Mbështetja për një nismë të tillë është minimale’, ka shtuar ai.

Edhe kështu, diskutimi për Shqipërinë e Madhe mund të jetë i rrezikshëm, sipas ekspertëve. Njerëzit gjithandej rajonit janë të drobitur nga korrupsioni dhe papunësia, shqiptarët pro-perëndimorë ndjejnë se BE ka dështuar të mbrojë interesat e tyre në Maqedoni dhe Serbi, dhe qytetarët e Kosovës janë të zemëruar në BE-në që nuk po i lejon të lëvizin pa viza. Në rrethana të tilla, është e natyrshme që sentimenti nacionalist të rritet’, ka thënë Shipoli.

‘Hëpërhë nuk ka mbështetje por nëse BE vazhdon t’i dështojë shqiptarët në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti, ky mendim do të fitojë më shumë momentum dhe do të ketë më shumë pranueshmëri’, ka thënë Shipoli .

******


Profesori i lëndës për punë të jashtme në Universitetin e Bardit, në një koment për “Wall Street Journal” ka shkruar për gjendjen në Ballkan. Ai ka thënë se situata në vendet e Ballkanit mund të kthehet në një problem serioz për Bashkimin Evropian.

Në një takim të mbyllur kohëve të fundit, një zyrtar i mirë-informuar gjerman u pyet se çfarë është problemi më i madh në Evropë.

Përgjigja e tij erdhi pa hezitim: Ballkani Perëndimor, ku po krijohet një krizë e re, kurse Turqia dhe Rusia po “ndezin tenxheren”.

Në skenarin e tij më të keq, Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë problemet në Ballkan, Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmua ata që të riorganizojnë kufijtë e rajonit.

Qeveria serbe mori mbështetjen e Rusisë, që të mund të aneksonte pjesët më të mëdha të Bosnjes të populluara me serbë etnikë.

****
Shqipëria e katër vilajeteve apo Shqipëria e Madhe, Shqipëria Etnike, apo Natyrale, sot është Shqipëri e ndarë në pesë shtete të Ballkanit. 

Po kështu nuk do të mbetet përgjithmonë përderisa shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që po e rritë natalitetin, ndërsa fqinjët po i rrezikon Murtaja e Bardhë, e cila dashur pa dashur në të ardhmen do të vendos një tjetër element përfaqësues e dominues në hapësirat e Ballkanit.

Shqipëria ka qenë dhe po mbetet Shqipëri, të paktën e tillë është për të gjithë shqiptarët me përcaktim liridashës kombëtar. Pavarësisht se si pretendohet të quhet, Shqipëri quhen trevat ku jetojnë edhe sot shqiptarët, edhe pse të ndarë në pesë apo gjashtë shtete.

Në të kaluarën, vendi u quajt Arbëri, Albania, ndërsa shqiptarët arbër dhe epirotas.

Stërgjyshërit së bashku me grekët përbenin popullatën dominuese në Ballkan deri në shekujt VII dhe VIII kur sllavët e popujt e tjerë të Lindjes vërshuan drejt tokave të Ballkanit, duke shkatërruar kulturën arbërore e greke dhe duke iu dhënë zjarrin qyteteve, meqë si fise nomade jetonin në një nivel të ulët të qytetërimit.

Në kohën e sundimit të Perandorisë Osmane, tokat shqiptare, sikur ato të krejt popujve të Ballkanit ranë nën sundimin shumë shekullor, por për dallim nga popujt e tjerë, shqiptarët me pranimin e islamit u joshën nga Stambolli dhe fituan disa të drejta që realisht nuk i kishin popujt e tjerë që konsideroheshin raja, robër me detyrime e obligime të caktuara.

Duke qenë edhe pjesë e bashkëqeverisjes dhe duke u shtrirë deri në nivelet më të larta të administratës, ushtrisë dhe tërë komponentës shtetërore, shqiptarët me të drejtë u quajtën edhe Skithët e Perandorisë dhe për disa shekuj rresht ishin bërë shtylla të fuqishme të shteti më të fuqishëm të botës.

Ka qenë dashur apo nuk ka qenë dashur të veprohet ashtu kjo është çështje për diskutimin komentim, por realiteti ishte i tillë dhe me gjuhën e fakteve e argumenteve vështirë se mund të kontestohet.

Shqiptarët në shekullin XIX jetonin në katër Vilajetet e Rumelisë, që përbënin rreth 110.000 km.2. Vetëm Vilajeti i Kosovës shtrihej në afër 60.000 Km.2, që ishte aq sa tri vilajetet e tjera, të Shkodrës, Manastirit dhe Janinës.

Sot shqiptarët në trevat e tyre autoktone, në shtetet e Ballkanit janë rrudhur në 50 për qind të territorit etnik, ndërsa një e treta e popullsisë jeton në vende të ndryshme të botës si në Turqi, Gjermani, Zvicër, Francë, Amerikë e vende të tjera.

Shqiptarët në Shqipëri dhe në Kosovë përbëjnë më shumë se 6 milionë banorë rezidentë. Në Maqedoni, në tri komunat e Kosovës Lindore dhe në Mal të Zi përbëjnë rreth 700.000 frymë. E dhëna se në Ballkan jetojnë rreth 7 milionë shqiptarë është plotësisht e vërtetë.

Shqipëria e Madhe, pjesë e së cilës do të jetë edhe Kosova, nuk është vetëm fantazi. Epoka e shqiptarëve në Ballkan ka filluar, ndërsa për popullin serb 25 vitet e ardhshme do të jenë të errëta, thotë në një intervistë për mediet serbe, Anja Filemonit, anëtare e Akademisë së Shkencave Ruse.

“Projekti i Shqipërisë së Madhe ka marrë një impuls të ri. Duket se Perëndimi e ka përmbyllur fazën e parë, dhe ajo ka përfunduar në vitin 2008 me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tani fillon faza tjetër, e cila shkon në nivele tjera, e që ka të bëjë me komunat me shumicë shqiptare në Serbi, siç janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja”.

Anja Filemon thotë se Serbia duhet të shqetësohet për këtë realitet, pasi sistemi arsimor i Shqipërisë dhe Kosovës po unifikohet, e ai po përfshinë edhe komunat jugore të Serbisë.

Por përveç kësaj thotë se Shqipëria dhe Kosova kanë filluar edhe projekte të përbashkëta ekonomike, siç është autostrada, tanimë e kryer.

“Kufijtë midis Shqipërisë dhe Kosovës nuk ekzistojnë. Është vetëm çështje kohe para se territorit të Shqipërisë t’i bashkohet edhe Republikë e Kosovës”.

Në 25 vitet e ardhshme, sipas saj, Serbinë e pret një perspektivë e zymtë, jo vetëm shkaku i politikave të Perëndimit, por edhe për fajin e politikave të brendshme që po i aplikon shteti serb, veçanërisht me miratimin e ligjit për pakicat kombëtare, që sipas saj do të jetë vdekjeprurës.

Anja Filemon: “Pravda”: Shqipëria po pretendon të jetë gati “gjysma” e Evropës

Ky artikull është shfaqur shtatë vjet më parë, në revistën e njohur ruse, “Pravda”. Sipas autores, Anja Filemon, ajo “zbulon” një plan, sipas të cilit lobi shqiptar në Amerikë i përfaqësuar nga emra si ish-drejtori i CIA-s George Tenet, aktori James Belushi, ish-kongresmeni Joseph Diogardi dhe shqiptarët e tjerë brenda dhe jashtë trojeve të veta po punojnë për një Shqipëri të madhe.

Data 17 shkurt 2010, shënon dy vjetorin e shpalljes së pavarësisë nga qeveria shqiptare e Kosovës. Që atëherë, Kosovën e kanë njohur vetëm 65 prej 192 vendeve anëtare të OKB-së, ( prej asaj kohe e deri tani Kosovën e kanë njohur 113 shtete të botës). Por shumë shqiptarë, megjithatë, besojnë se pavarësia e rajonit është një përfundim i pashmangshëm, si dhe hapi i parë drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe, e cila, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës duhet të hyjë në disa zona të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbi dhe Greqi.

Ndarja e Rajonit

Përgatitja për ndarjen e rajonit ishte e gjatë. Në vitin 2006, i dërguari special i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari paraqiti një plan ku morën vendimin “për të arritur pavarësinë, shqiptarët do të kufizojnë fuqinë e përfaqësuesve të misioneve të BE-së, OSBE-së dhe OKB-së. Një vit më vonë, u bënë zgjedhjet, të cilat nuk njihen nga Beogradi dhe nuk u pranuan nga serbët lokalë. 

Kryeministri, Hashim Thaçi ishte një njeri i akuzuar nga ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla Del Ponte… Në 17 shkurt 2008 parlamenti në mungesë të deputetëve serbë miratoi një deklaratë të pavarësisë. 

Disa ditë më vonë, deklarata u pranua nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e shteteve të BE-së. Rusia, Kina, India, Brazili, si edhe Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia kanë refuzuar ta bëjnë këtë, duke deklaruar veprimin e shqiptarëve të Kosovës si shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas rregullave të OKB-së, të drejtën për vetëvendosje të popujve pa shtetësi e kanë vetë shtetasit. Ish kryeministri Vojislav Koshtunica është shprehur se : “Shqiptarët e Kosovës kanë shtetin e tyre kombëtar. Quhet Shqipëri.”

Rishikimi i kufijve
Po, kjo është kështu. Shqipëria u krijua në 1912, por kjo nuk solli bashkë të gjithë shqiptarët. Dhe qysh atëherë autoritetet e këtij vendi kanë bërë thirrje për rishikimin e kufijve në Ballkan. Për shembull, Enver Hoxha ish-udhëheqës komunist i shkroi Stalinit në 1949: “Ne besojmë se Kosova dhe Metohija janë pjesë e kufirit me Shqipërinë, Maqedoninë, popullata shqiptare … i duhet bashkuar Shqipërinë.” Autoritetet e Kosovës kanë mohuar se planet e tyre kanë të bëjnë me bashkimin e Shqipërisë. Por këtë duhet ta mohojnë edhe liderët në Tiranë. 

Por në vitin 2008, në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, u botua harta e një Shqipërie të Madhe hipotetike, e cila përfshin zona të gjera ngjitur me gjendjen aktuale të vendeve. 

Por përkthimi i kësaj ideje në praktikë duhet të jetë i qëndrueshëm në numrin e minoritetit shqiptar. Në Maqedoni, në mbi gjysmë e një milion shqiptarë (rreth 25 për qind të popullsisë), Mali i Zi – 45 mijë (shtatë deri në tetë për qind). Në tre komuniteteve në tri komunat e Serbisë jugore – 60 mijë. Në Greqi, në Epir – gati 500 mijë (pesë për qind të popullsisë).

 Së fundi, në Kosovë, pas 10 viteve të fundit kanë lënë rajonin më shumë se 250 mijë serbë dhe tani jetojnë më pak se dy milionë shqiptarëve, që përbëjnë jo më pak se 90 për qind të Kosovës. Qindra mijëra shqiptarët jetojnë në Itali, Gjermani, Zvicër, Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera. Shumë prej tyre kanë shumë ndikim.

Plani shqiptar

Për shembull, ish-drejtori i CIA-s George Tenet, ylli i kinematografisë hollivudiane James Belushi, dhe ish-kongresmeni nga Nju Jorku Joseph Diogardi, anëtarë të pasur të diasporës shqiptare po japin shuma të mëdha parash për të mbështetur një plan global të bashkëatdhetarëve të tyre në Ballkan për një Shqipëri të madhe.

 Kjo është kërkesa e shqiptarëve në Kosovë bazuar në faktin se paraardhësit e tyre – ilirët – kanë jetuar në ato vende mijëra vjet. Por shkenca është një marrëdhënie që provohet. Por dihet se në Pejë një qytet i Kosovës për shekuj (deri 1767) ishte selia e metropolitanisë serbe.

 Në provincë deri kohët e fundit, ishin vendosur më shumë se 1800 tempujt përfshi dhe manastiret e kishës ortodokse serbe. Kaq shumë tempuj në një fashë të vogël, ka vetëm në Jeruzalem dhe në malin Athos. Objekti i kërkesës së shqiptarëve është vendosur edhe në jug të Serbisë në Luginën e Preshevës.

Nacionalistët shqiptarë

Nacionalistët shqiptarë në Maqedoninë fqinje pretendojnë gjysmën e territorit, duke përfshirë edhe kryeqytetin Shkup, si edhe si një pikë kyçe e shenjtë në të njëjtën kohë e Bullgarisë dhe Serbisë – Manastiri i Ohrit. Në vitin 2001, shqiptarë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) filluan operacionet ushtarake kundër forcave maqedonase.

 Me ndihmën e Perëndimit konflikti u zgjidh, gjuha shqipe ka status zyrtar në pjesën më të madhe të vendit – në zonat ku folësit e saj janë jo më pak se 20 për qind të popullsisë. Disa shqiptarë kanë qenë dhe ende janë pjesë e Qeverisë së Maqedonisë. 

Në vitin 2005, në një numër vendesh u lejua ngritja e flamurit shqiptar. Në vitin 2008, nën presionin e autoriteteve lokale shqiptare, Maqedonia njohu pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, ata vazhdojnë të kërkojnë koncesione gjithnjë e më shumë, dhe disa prej organizatave të tyre bënë hapur thirrje për ndarjen e zonave perëndimore.

 Qetësia vazhdon ende në Mal të Zi. Këtu, shqiptarët përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë. Por, duke pasur parasysh shkallën e lartë të lindjeve, pjesa e tyre, e shqiptarëve, është në rritje.

Pra, ndoshta nuk është e largët ora kur shqiptarët lokalë të marrin guximin të sulmojnë zonat e populluara jugore të vendit. 

Sa për Greqinë, në vitin 1982, Ministri i jashtëm i Shqipërisë ngriti çështjen e identitetit në “zonat e lashta etnike shqiptare në veri-perëndim,” dhe kërkoi diskutimin e problemit “të të drejtave të popullsisë shqiptare dhe qartësimin e kufijve të përbashkët.

 Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë refuzoi të miratojë marrëveshjen midis dy vendeve mbi kufirin detar. Në një takim në Kosovë shkruhej parulla: “Nuk ka Kosovë dhe Shqipëri pa Çamëri !”. Çamëria – është pjesë e rajonit të Epirit, ku shqiptarët sot përbëjnë shumicën e popullsisë. (Posted 25th February 2010 by Botimet Shqiptare)

Pavarësisht se autorja e këtij shkrimi, pretendonte të frikësonte Serbinë dhe rajonin lidhur me sikur ajo thotë, ekspansionin e shqiptarëve, zonja Filemon nuk ishte shërbyer me asnjë të dhënë relevante historike lidhur me faktin se cila kishte qenë Shqipëria e para vitit 1912, edhe pse e administruar nga Perandoria Osmane.

Me atë, që ajo dhe sllavet e quajnë të “drejtë historike” mbi trojet shqiptare, të cilat dikur në Mesjetën e hershme ishin pushtuar nga sllavët, pretendohet se ky vend i përket Serbisë, pa shkruar më tutje, pa shpjeguar se kush jetonte në këtë troje kur u dyndën hordat sllave.

 Ajo merr për bazë pushtimin e trojeve shqiptare në vitin 1912, si fakt të qëndrueshëm historik të “rikthimit të pushtimit”, me forcën e armëve dhe përkrahjen e Rusisë dhe të gjitha shteteve sllave. Nisur nga kjo logjikë, shqiptarët me forcën e armëve dhe me përkrahjen e NATO-s në vitin 1999 realizuan të drejtën e tyre, jo mbi territoret shumicë serbe, por mbi territoret e pastra etnike shqiptare, qysh prej kohës së Ilirisë e në vazhdim. 

Po të kthehen shqiptarët në trojet e tyre të kohës së Perandorisë Osmane, ata kanë jetuar në tërë territorin e sotëm të Serbisë, madje pashallarët shqiptarë kanë qeverisur edhe në Beograd. Të gjitha faktet historike flasin për këtë të vërtetë.

Serbët nuk e fshehin faktin se pas humbjes së Perandorisë Osmane, në Plevle në vitet 1877-1978, në kohën kur turqit po tërhiqeshin nga rajoni i Bullgarisë dhe rajonet sllave, Serbia e asaj kohe kishte ushtruar gjenocid dhe etnocid, duke vrarë masakruar e dëbuar shqiptarët, qerkezët, hebrenjtë dhe të gjithë popujt jo sllavë. 

Asokohe ishte thyer edhe kompaktësia etnike shqiptare e viseve pre Prokupjes deri në Nish dhe kishte filluar dyndja e madhe shqiptare drejt Vilajetit të Kosovës, i cili asokohe kishte 60.000 km2. 

Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës e më gjerë që quhen “muhaxhirë” i përkasin asaj periudhe të dyndjes së madhe e cila zgjati deri te pushtimi i viseve shqiptare të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë, me ç’ rast serbët e rusët kishin përzënë për në Turqi qindra mijëra shqiptarë, çerkezë myslimanë të Bosnjës e Sanxhakut.

Këto fakte historike nuk kanë nevojë për ilustrime me të dhëna relevante sepse gjenden në të gjitha tekstet e historive të popujt të Ballkanit, në të gjitha enciklopeditë e Ballkanit, Evropës e botës. Kemi të bëjmë me një realitet faktik të cilin nuk e fshehin nacionalistët e shovinistët sllavë.

Shqipëria është dhe do të bëhet një dhe e tërë

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete shqiptare të pranuara ndërkombëtarisht, edhe pse Kosova ende nuk është pranuar në OKB dhe në disa organizata ndërkombëtare. Shqiptarët në Maqedoni po faktorizohen dhe tani po shihet qartë e kthjellët se pa ata nuk mund të formohet Qeveri, as mund të ekzistojë ai shtet artificial i kohës së AVNJOJ-it jugosllav i pas Luftës së Dytë Botërore. 

Shqiptarët në Mal të Zi jo vetëm njëherë me votat e tyre kanë vendosur se kush do të jetë në krye të Qeverisë së këtij vendi. 

Shqiptarët në Kosovën Lindore do të kërkojnë për veten e tyre, po ato të drejta që i kanë serbët në Kosovë. Ky homogjenizim etnik i shqiptarëve në Ballkan doemos se në të ardhmen do të rezultojnë me një hap tjetër integrues, si rrjedhë e natyrshme dhe e njëjtë me kombet e tjera të Ballkanit, që në shumicën dërrmuese jetojnë në shtetet e tyre etnike.

 Për më tepër shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Serbi dhe në Mal të Zi janë i vetmi popull në Ballkan që ka shtimin më të madh demografik.

Mbështetja turke, mund të ndihmojë Shqipërinë të marrë një manovër të ngjashme, dhe jo vetëm në Kosovë, por edhe në Maqedoni ku shqiptarët banojnë, dhe dëshirojnë të ribashkohen në një atdhe”, shkruan Russel Mead.

Sipas tij, shkëmbimi i territoreve ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve duket i pamundur. “Ky kurs i ngjarjeve megjithatë nuk ka gjasë të ndodhë.

Meqenëse disa nga territoret e pretenduara për Shqipërinë e Madhe janë në Serbi, dhe do të ishte e vështirë që dy vendet të bien dakord për një hartë të re.

Ekziston një realitet i rëndë i cili bazohet në shqetësimet e Gjermanisë. Ballkani po zhbllokohet, edhe Perëndimi tani duhet të shqetësohet më shumë për ndërhyrje ruse.

Turqia po bëhet gjithnjë e më shumë pushtet në NATO dhe pavarësisht raporteve Turqi-Rusi, Erdogan po bashkëpunon ngushtë me presidentin rus, Vladimir Putin”, thuhet në komentin e profesorit të punëve të jashtme.

“Turqia dhe Rusia janë bashkuar nga kundërshtimi i tyre ndaj Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian. Rusët jo vetë që e urrejnë NATO-n, por e shohin BE-në si pengesë ndaj rolit historik të fuqisë së Rusisë në Evropë.


(Autori është drejtor për mardhënie me puplikun pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane New York,Tiranë ,Prishtinë,Shkup).

Prishtinë,03.1`2.2017.

Në Tetovë është prodhuar droga që përdoret nga ISIS

Doktor Milan Zarubica (49) nga Beogradi që u arrestua të premten në Tetovë për shkak se kishte hapur laborator për prodhimin e drogës amfetaminë “Kaptagon”, e cila përdoret masivisht nga xhihadistët e Shtetit Islamik. U kapën së paku 300 kilogramë nga kjo drogë, rreth një milion e gjysmë tableta, që në tregun e zi kushtojnë së paku pesë milionë euro.
Zarubica është doktor i farmacisë dhe magjistër i kimisë, kurse kjo është hera e tretë që burgoset për prodhimin e amfetaminës. Për këtë arsye edhe ka bërë 11 vjet e gjysmë burg në Serbi. Në opinion njihet si “mbret i drogave sintetike.

Në aksionin e përbashkët të policisë së Maqedonisë dhe Serbisë , përveç Milanit u arrestuan edhe kushëriri i tij Bojan Zarubica (36), miku i afërm Stevan Klaç (55), si dhe shqiptarët nga Tetova, A. H.(53), S. Sh. (40), I. Sh. (52), A. M. (30) dhe Z. D. (55).

Përndryshe, xhihadistët e ISIS-it e përdorin masivisht drogën “Kaptagon”, sepse u ndihmon që të qëndrojnë më gjatë zgjuar dhe të jenë më luftarakë dhe energjikë.

Më herët një princ saudit u kap me dy tonelata nga kjo amfetaminë.

Polici që zhvilloi negociata me sulmuesit në Paris deklaroi se ata ishin të droguar. Të dy terroristët ishin shumë nervozë, të shqetësuar, të hutuar, sikur të ishin nën ndikimin e drogave dhe përsërisnin të njëjtat fraza: “Ne jemi ushtarë të kalifatit” , “Krejt faji është i presidentit François Hollande” etj.

Sipas njoftimeve të medieve franceze, që mbështeten në burimet policore, “Kaptagon-i” është gjetur edhe gjatë bastisjes së banesës së terroristit Salah Abdselam, i cili mori pjesë në sulmet në Paris.

Ministria turke e punëve të brendshme konfirmoi se njësitë e saj policore për luftën kundër drogës, kanë konfiskuar dy tonelata “Kaptagon”, në dy bastisje në krahinën në lindje të vendit.

“Kaptagon” është ilaç për hiperaktivitet, ndërsa është ndaluar në vitet `80 të shekullit të kaluar. Përfitohet nga përzierja e fentelinës, kofeinës dhe i disa substancave të tjera.

Në Lindjen e Mesme “Kaptagon” është shumë i popullarizuar. Në Arabinë Saudite konfiskohen 55 milionë tableta në vit, që supozohet të jetë 10 përqindshi i sasisë që tregtohet në vend. Sipas të dhënave të OKB-së të vitit 2013, 64 përqind e amfetaminës së konfiskuar në botë ndodh në Lindjen e Mesme, shumica të llojit “Kaptagon”.

Kohëve të fundit, policia libaneze gjeti 40 çanta me “Kaptagon” në avionin privat të një princi të familjes mbretërore Al Saud.

Haradinaj udhëzon Forcën e Sigurisë së Kosovës që t’i shkojë në ndihmë Shqipërisë


Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se e ka udhëzuar ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura.


“I ofrova Republikës së Shqipërisë ndihmen e gjithanshme të institucioneve të Kosovës pas përmbytjeve nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë përfshirë Shqipërinë. E udhëzova Ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i dalë në ndihmë shtetit shqiptar dhe banorëve të zonave të përmbytura”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

PËRURIMI I STUDIMIT “RRUGËTIMI FILOZOFIK I PROF.DR.ISUF LUZAJT” I AUTORES VILHELME VRANARI HAXHIRAJ “MJESHTRE E MADHE”.

Uran Butka 


 Uran Butka-studiues, historian, drejtor i Institutit të studimeve “Lumo Skëndo”

Instituti i Studimeve Historike“Lumo Skëndo” përuron sot studimin “Rrugëtimi filozofik i Isuf Luzajt”, i shkrimtares  Vilhelme Vranari ” Mjeshtre e Madhe e Penës”botim i Shtëpisë Botuese Nacional, 2017. Kjo është një ditë e shënuar, sepse:
   1-Kjo vepër përurohet në institutin, që mban emrin e Mid’hat Frashërit, gjeniut dhe shërbestarit të kombit.
  2- Prof.Dr.Isuf Luzaj ishte bashkëluftëtari i ngushtë i Mid’hat Frashërit  në luftën për një Shqipëri të lirë, demoktatike dhe etnike.
  3-Kujtoj se, Prof. Luzaj arriti të bëhej një personalitet i shquar i kulturës dhe shkencës me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, “Profesor i Merituar i Amerikës”, titull i dhënë nga Presidenti i SHBA Ronald Regan, “Mjeshtër i Madh”, si dhe “Nder i Kombit Shqiptar”.
  4- Luzaj është autor i 120 veprave në fushën e filozofisë, letërsisë, historio-grafisë dhe artit, këto të vlerësuara ndërkombëtarisht.
  5- Sepse ky studim për rrugëtimin filozofik të Prof.Dr.Isuf Luzajt është i denjë dhe i vlefshëm, është një vlerë e munguar për kulturën shqiptare.
  6-Së fundi, sepse, personalisht, kam nderim, vlerësim dhe ndjesi të veçanta për Profesor Isuf Luzajn,  i cili ka qenë dhe miku e bashkëluftëtari i tim eti, Safet Butkës, të dy nacinalistë të shkolluar në Perëndim, profesorë në Liceun francez të Korçës dhe në Shkollën Tregtare të Vlorës, liderë nacionalistë të Ballit Kombëtar, luftëtarë antifashistë por edhe kundërshtarë të komunizmit, të internuar nga italianët në Ventotene, ku edhe Isuf Luzaj krijoi epopene e qëndresës me titull “Prozepopea”, kushtuar Safet Butkës.
                                
Studimi  “Rrugëtimi filozofik të Prof. Dr. Isuf Luzajt” dhe në mënyrë të veçantë analiza e thellë e librit filozofik “Ekzistenca dhe Boshësia”, përbën një risi dhe njëherësh një vlerë në studimet shqiptare, ndaj Vilhelma meriton një falënderim të madh për kurajon, përpjekjen për t’u lartësuar edhe vetë në filozofi, zhbirimin e mendimit dhe të analizës shkencore të saj. Për të arritur deri këtu,edhe asaj, ashtu si kundër edhe Isuf Luzajt, i është dashur një rrugëtin i gjatë dhe i mundimshëm jo vetëm në udhën e krijimtarisë letrare, por edhe të studimit dhe të dijes filozofike, pa të cilat s’mund të hynte dot në botën e mistershme Luziane.
  Le a ndjekim me pak fjalë rrugëtimin e Vilhelme Vranarit në udhëtimin filozofik të Profesorit me famë botërore:
   Kaniniote, nga  familja e shquar shqiptare e Gjergj Aranitit, ajo trashëgoi genet e të parëve të saj, ndonëse koha e goditi pamëshirshëm. E damkosur dhe e përndjekur si familje e deklasuar nga regjimi komunist,  duke ngrënë bukën e  hidhur të botës, duke i mohuar si profesionin, dhe diplominin, por edhe punësimin. Megjithatë ajo arriti të kompletohej me arsim të lartë për histori-gjeografi, pa të drejtën e ushtrimit të profesionit. Vetëm pas vitit 1990, ajo rigjeti vetveten e mohuar. Pjesëmarrëse aktive në lëvizjen demokratike, kryetare e gruas demokratike të Vlorës për të mbrojtur dhe promovuar te drejtat dhe liritë e gruas dhe të fëmijëve. Vilhelma, një nacionaliste dhe demokrate, është në udhën e Midhat Frashërit, Hysni Lepenicës, Isuf Luzajt, por duke qenë edhe vetvetja në jetë, në veprimtari dhe në botimet. 
Vilhelme Vranari është një shkrimtare tanimë e mirënjohur, një penë e fuqishme dhe shumë prodhuese e letërsisë shqiptare, në mjaft gjini : prozë, poezi, ese, publicistikë, studime, fabula, letërsi për fëmijë etj..., me mbi 40 vëllime të botuara.  Ajo është nderuar me çmime prestigjioze brenda dhe jashtë  vendit, si Mjeshtër e madhe , çmimi “ Skënderbeg”  prej Ministrisë së Kulturës Italiane , “Pena e kristaltë” Suedi, çmimi i parë për poezi në Firence, çmimi i parë në Mal të zi, medalje ari, argjendi dhe mirënjohje në Kosovë, Maqedoni, Greqi, Rumani, tre çmime karriere në Shqipëri, si edhe Nderi i Kaninës, e cila i shkaktoi dhimbjet e mëdha dikur, por edhe vlerësimet e mëdha sot, Kanina e saj, por edhe Vlora. Si autore shqiptare është përkthyer në Rumani dhe Greqi. Është e përfshirë në disa antologji në Shqipëri, në Angli, Itali, Suedi, Greqi, Rumani etj.
Sot ajo paraqitet me  studimin filozofik “Rrugëtimi filozofik  i Prof Dr. Isuf Luzaj”, ku përqëndrohet sidomos në esenë filozofike “ Ekzistenca dhe boshësia”  , ku autori trajton marrëdhenien mes ekzistencës  dhe inekzistencës, mendimit racionalist dhe teozofisë, shkencës dhe besimit.
Veprat shkencore filozofike, letrare  dhe memoriale të Isuf Luzajt, por edhe kontributi i shquar si pedagog në universitetet më të rëndësishme të Vatikanit, Argjentinës dhe SHBA, e kanë bërë të njohur në tërë botën. Mjafton të përmendim vlerësimin e Luis Borgesit: “Lexova Ditarët tuaj dhe jam i gëzuar që një poet i huaj ka arritur lartësi akademike. Ju kini lindur poet!”
 Vlerësimi  i Fan Nolit është tejet impresionues: “I dashur Lap! Do të vish këtu si delegat i filozofisë nga universiteti i Buones Airesit; kishën e Shëngjergjit e ke si shtëpinë tënde dhe të pres vëllazërisht”
Studimin filozofik të veprës së Isuf Luzajt në Shqipëri e ka nisur studiuesja Vilhelme Vranari, e cila u pergjiget pyetjeve : Ç’është ekzistenca? Ç’është boshësia? A është ekzistenca një objekt i vërtetë? Raporti mes unit dhe botës që na rrethon? Evolucioni i formave, i mendimit dhe i ndërgjegjes. Doktrinat teiste dhe ateiste. Komunizmi një doktrine antinjerëzore etj.
Ja sesi e përcakton Luzaj sistemindoktrinar  komunist:”Komunizmi është një doktrinë antinatyrore e jetës, kundër ligjeve të natyrës, e dënuar të falimentojë, pasi është false dhe i mungon arsyetimi logjik, është një trill i imagjinatës së sëmurë të utopistëve. Si i tillë është i gabuar, pa themel në arkitekturën e ndërtimit të ideve të asaj ngrehine, që quhet jetë”.
Mendoj që vepra filozofike e Isuf Luzajt do të jetë objekt i studiuesve të filozofisë , por edhe i shkencave te tjera. Intelektualët, studiuesit, shkencëtarët, studentet do të gjejnë në veprat e tij një nga filozofët më të mëdhej të shekullit XX.
Ndërkohë Instituri Histotik “Lumo Skëndo” merr përsipër botimin e plotë të veprës së  Prof. Dr.Isuf Luzaj në një kolanë disavëllimshe.
     Vlerësoj botuesin e veprës “Rugëtimi filozofik i Prof. Dr.Isuf Luzajt”, z. Mujo Buçpapa , poet i mirënjohur,  i vlerësuar dhe i përkthyer në disa gjuhë, botues i njohur i gazetës Nacional, ku shqiptarët nga tërë hapësira shqiptare  gjejnë veten me krijimet, kritikat, publicistikën  dhe  studimet e tyre.




STADI "XHA GORJO", ose: "PRELUD I BRAKTISJES"

Image result for SOTIR ATHANASI
 NGA :   SOTIR ATHANASI 



         Gruaja  e moshuar, sapo mbërrijti në spital nga azili  e shpunë menjëherë në Reanimacion. Në çastin e fundit,  erdhi edhe djali i saj funksionar në pushtet. Ajo i bëri shenjë infermjerjes e cila shtypi butonin e celularit dhe në atë qetësi-reanimative, u përhapën tingujt e një kënge PËR NËNËN.  Shumë e bukur. Tejet e dhimbshme dhe po aq rrëqethëse edhe pse në frëngjisht. Në mbarim të saj nëna, me vështirësi mundi t’i thotë:
         - Kjo këngë më zgjuan çdo mëngjes dhe më kujton që të kam ty, bir.  Unë po e lë këtë botë. Por ti interesou që azilet të kenë ngrohje në  dimër, freskim në behar dhe ushqim të mirë për të moshuarit. Se. . . Kur të të sjellin ty këtu,  do të vuash.
            Pas kësaj, ajo mbylli sytë.
       ( Marrë nga një gojore në Reanimation ).

            Makina na la në autostradë.
            Ne morëm poshtë monopatin. Këtej zbrisnim përherë. Njëqind metra më tutje ishte shtëpia e tezes sime: një dykatësh i bollshëm, me oborr të shtruar dhe pemë frutore rreth e qark. Për ngritjen e saj një ndihmesë të madhe monetare kishin dhënë djemtë që punonin e jetonin në Itali. Dhe kjo qe derdhur pa kursim, që në themel, siç thuhet. Veçse, do të ishte më e saktë të nënkuptohej që në projekt. Atë e kishte  siguruar Gentiani, i cili prej motesh jetonte dhe studionte në Padova. Aty kishte përfunduar vitin e fundit të maturës, arsimin e lartë universitar për inxhinieri elektrike dhe qe emëruar, diku me këtë specialitet.
            Për vajtjen në Itali të Genit (kështu e thërrisnim të gjithë) unë do të shkruaja edhe një tregim interesant nën titullin kurdisës:
            Sfida e një përkthyesi adoleshent. 
            Doemos, isha tre vjet më i madh se ai. Me maturë të mbaruar dhe një kurs për shofer, ku kisha shumë dhunti. Por ajo që spikaste më tepër që në gjimnaz tek unë, ishte letërsia dhe hartimet. Nuk është se i qaja, siç edhe m’i cilësonin, por unë shkruaja për shokët e mi dhe kapja thelbësoren e dukurisë, duke u ngritur nga e veçanta për ta përgjithësuar atë. Dhe kjo qe e mirëpritur jo vetëm nga shoqëria por edhe nga redaksitë, ku i shpija shkrimet për botim. Edhe ky triptik, mbase flet për një gjë të tillë. Ju, miqt e mi, do të jeni ata që do të pajtoheni me këtë përfundim, apo jo. Pra, provën e kam me Ju.
            Gjithsesi, papunësia dhe mungesa e perspektivës më shkurajonte vijushmërisht. Për më tepër se kisha kryer dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak dhe ankthi ia kishte lënë vendin plogështisë.

            1.
            Atëhere, le të nisim tregimin tonë:
            Ishte fundi i viteve tetëdhjetë të shekullit të shkuar. Vendi ynë, në një farë mënyre, po bënte kinse hapjen ndaj botës. Në qytezën ku banonte tezja ime kishte ardhur një grup turistik italian. Ata, thjeshtë kishin lënë gjumin e pasdites në hotelin Adriatik në plazh dhe me një autobus urban kërshëria i kishte sjellë në qytezë.
            Atë behar, thuajse çdo javë, grupet turistike pasonin njëri-tjetrin. Dëshira për të shkuar në Itali, si mua edhe Genit, na digjte gjoksin. Jo si turistë. Aq më pak, emigrantë. Kurrsesi të paligjshëm. Por me vizë të rregullt për të ndjekur studimet. Unë të lartat, kurse Geni të përfundonte maturën në Itali, e cila do t’u favorizonte pastaj për në universitet. Sepse ky e zotëronte italishten shkëlqyeshëm. Atë e kishte mësuar thjeshtë duke ndjekur kanalet italiane në TV. frekuencat e të cilëve nuk mund të pengoheshin nga zhurmuesit për arsye strategjike.
Për rastësi ( dhe fatmirësisht ), atë behar u ndodha dhe unë në qytezën e vogël dhe së bashku me Genin, kishim thurur plane.
            Kinse hapja për ne nuk qe frëngji në "në kullën tonë të lartë e të pamposhtur". Ajo do të bënte që shikimi ynë të rrokte një pamje të paktën sa një baxhë a mazgallë, se që të komunikoje me turistët, kur dije gjuhën, mjaftonte që ata të kishin ardhur të paorganizuar a, si për kënaqësinë e tyre.  Dhe këtë e kuptonin të gjithë po t’i shikoje se ata vinin me autobusin urban e jo me Alb-turistin, luksoz të hotelit Adriatik.
            Shkurt, njohja me një të huaj mund të bëhej çengel për t’u ngjitur në anijen e tyre të kthimit matanë detit. Por për këtë, veç gjuhës duhej pak guxim. Ky nuk i mungonte Genit. Rasti qe i përkryer. Me turistët nuk kishte as përkthyes dhe as ndonjë kalec a sigurims. Lipsej shfrytëzuar kjo mundësi.
            Të huajt u futën në Pallatin e Kulturës së qytezës dhe kur vunë re se përveç kafes në sallën kryesore, që tymoste nga duhani me të dredhme dhe fytyrave të trembura, kur panë bufenë që përveç ingranazheve s’kishte asgjë tjetër, domethënë as koka-kola, as raft frigoriferik, dolën menjëherë përjashta si t'I kishin përzënë me forcë të zotët e lokalit.
            U drejtuan sheshit përpara kinemasë së vjetër, së cilës nuk i qe bërë asnjë makijazh për të fshehur, në një farë mënyre, origjinën e saj prej kapanoni të ushtrisë pushtuese të fashizmit.
Ata iu afruan asaj dhe shpërthyen në një gaz kolektiv, kur panë nga larg afishen e filmit që do të shfaqej atë mbrëmje dhe që titullohej:
            NUK KA PAQE NËN ULLINJ  dhe përbri filmi për javën e aedhëshme: "FAN FAN TULIPAN.
            Vizitorët e përtejdetit këmbenin shpenguar me njëri-tjetrin dhe gajaseshin. Geni më përkthente zëulur dhe ne, që atë rast prisnim t'u zbrazeshim për shpërfilljen e tyre karshi vendit tonë në dekada, menduam se: mbi këtë sfond duhet t’i thumbonim, ashtu me naivitetin e adoleshencës së Genit.
            Së-pari t’i përgjigjej ironisë për distancën e prodhimit të filmit dhe shfaqjes së tij pas katër dekadash. Këtë Geni duhet ta bënte dhe të tregonte se ne, megjithatë, dinim më shumë për ta se sa ata për ne. Dhe duhej të nënvizohej, me takt edhe fakti që ata mund të mos kishin dëgjuar as për historinë e Skënderbeut.
            Për të gjitha këto ne kishim folur gjatë me njëri-tjetrin dhe djali i tezes sime, të cilin e kisha edhe shok, ishte thuajse i mbushur.
            Kur më në fund të qeshurat e tyre u platitën dhe ra një heshtje nga që ata ishin zhytur në mallin që të grishnin pamjet e filmit e fotot pas qelqeve të kornizës, Geni ndërhyri:
            - Më falni zotërinj!
            Ata kthyen kryet të befasuar dhe nuk u besohej se zëri kishte dalë nga goja e atij djali truppakët, por tejet tërheqës, me ata flokë rënë mbi ballin e tij, pranë vetullave që u krijonin strehë syve të tij të qeshur.
            - Më falni!-përsëriti ai:
- dëgjova të flisni për këtë film tuajin prodhuar katër dekada më parë.
            - Po, pikërisht.
            - Lejomëni zotërinj të nderuar, T'u shpjegoj diçka, se siç po shoh, nuk e keni marrë me vete as përkthyesin.
Ata tundën kryet dhe panë me dashamirësi. Dikush nxori nga çanta, ku mbante aparatin fotografik, një stilolaps për t’ia dhuruar, por Geni i hodhi një vështrim kuptimplotë që mbase, donte të thoshte: Zotni, mbaje dorën. Nuk kam nevojë për. . . , lëmoshë. Por ai thjesht mbajti gojën dhe me një buzëqeshje të lehtë, nuk  e pranoi. Kjo e rriti interesin për të dëgjuar sfidën. Se për të tillë e morën ndërhyrjen. Dhe, duhet ta pranojmë se e asisoi ajo qe, megjithatë.
            - Edhe dritës së yjeve, zotërinj, i duhet dekada, të bjerë mbi planetin tonë. Por ajo vjen. Dhe ne këtë e dimë nga Galileu juaj, zotërinj vizitorë. Kurse filmat tuaj të rinj dashkan dyzetë vjet të mbërrijnë tek ne edhe pse s’jemi më shumë se dyzetë kilometra ujë, larg jush. Dhe kjo s’do ta bënte aspak për të qeshur shkencëtarit, zotërinj të nderuar. Mbase do të ulërinte si përpara turrës së druve, ku e kishte vënë inkiizicioni.
            E papritura qe e plotë dhe e menjëhershme. Dikush i befasuar, tha
            - E dini se ç'po thoni, djalosh?
            Shikimi i tij fliste më shumë se fjala. Atë e bafasonte gjithçka dëgjoi, por më tepër e çudiste formimi i tij. Geni do të vazhdonte duke kapur anën më të pa imagjinuar nga askush për këtë tekst:
            - E di, zotrinj. E di që, po të dëgjonte këto fjalë ambasadori juaj supershpërfillës, do të shkonte në Ministrinë tonë të Jashtme të dërgonte një notë proteste, dhe mua do të më fusnin në burg, ku do të më nxihej jeta si e shumë e shumë të rinjve pak më të rritur se unë.
            U dëgjuan shumë zëra njëherësh, në mbështetje të Genit, por edhe kësaj sjellje sa të thjeshtë, po aq edhe diplomatike.
            Unë fërgëllonte si Odiseja, që më në fund, po shihte se po zbatohej  një plan lufte përpiluar nga mëndja e tij.
            Dikush nga turistët, që më vonë do të mësohej se quhej Adriano dhe se veç të tjerash, ishte edhe gazetar, pyeti:
            - Përse duhej t'iu kushtonim vëmendje juve, djalosh?
            - Për shumë gjëra, zotëri. Mbase edhe vetëm për atë se PAPA juaj në VATIKAN, heroin tonë kombëtar Skënderbeun, e ka quajtur "Kalorës tË Krishtërimit". Dhe se në Apolloninë tonë ka rrugëtuar Shën PJETRI përpara se të shkonte në Romë ku dhe e kishin thirrur. Apo edhe për atë që në vëndin tonë, zotërinj të nderuar studioi dikur OKTAVIAN AUGUST.
            - Shkuat shumë larg, vogëlush.
            - Mbase, zotërinj. Por kur heroi ynë mori një emblemë të tillë, do të duheshin edhe njëqind vjet, që të lindte i madhi i qiejve Galileo Galilei. Kurse Koperniku falë këtij Kalorësi të Krishtërimit do të studionte i qetë një dekadë a dy më pas në Bolonjë e Padova... Përsëri doni të afrohem edhe ca zotërinj? Besoj se ju kujtohet që VIVALDI ka bërë një oper për heroin tonë:SKËNDERBEU. Doni sërish?
            - Prego.
            - A e keni pyetur veten, zotërinj, përse Bareci e ndihmoi XHUZEPE VERDIN?  
Pas kësaj shprehjeje, që ne e kishim rrahur me njëri-tjetrin, ata shpërthyen duartrokitjet dhe nisën ta përqafojnë Genin, por filluan edhe nga pyetjet se ku e kishte mësuar kaq mirë italishten. apo edhe në se dëshironte të vazhdonte studimet në Itali. Si dhe ç’thoshin prindrit për këtë?
            Atëherë akoma s’kishin filluar largimet biblike me anije.

            Këto kujtoja atë ditë, tek zbrisnim monopatin për te shtëpia e tezes. Gazetari Adriano do t’i dërgonte një garanci dhe Geni në shtator do të shkonte në Padova.
            Rinisi për të një jetë e re. Të gjitha këto i përkisnin tashmë të shkuarës.

            2.
            Qe muaji prill. Pemët kishin çelur dhe bari ishte rritur goxha. Një grua plakë kulloste lopën këtyre djerrave. Ajo na pa nga larg tek po vareshin tatëpjetë atij shtegu dhe i tërhoqi litarin kafshës që të shkonte në anën tjetër të kësaj njomishteje joshëse.
            Livadhi i djerrë qe tokë mbujake. Lopa parapëlqente ajkësinë dhe s’fryhej së ngrëni deri në harbim. Prandaj me vrik, lëvizi kokën rrëmbimthi dhe e moshuara sakaq ra në ledh. Shtizat me gjithë thurjen e çorapeve, gati e shpuan dhe si dy shigjeta iu kryqëzuan në gjoks për të formuar një kryq. Plaka tha diçka të pakuptueshme që përfundonte me fjalët, o Zot. Mbase mund të ketë parë kryqin dhe ka kërkuar ndihmën e Zotit, për ta marrë në krahët e tij, se lutej për 'të.
            Lëmshi prej leshi, që i ra nga xhepi i përparëses, u rrokullis një a dy metra dhe u gjend përpara gojës së kafshës, e cila në çast e ndali kullotjen. Ktheu kryet nga e zonja dhe, si të ishte qen, e mbërtheu lëmshin me dhëmbë dhe e bindur erdhi te njeriu i saj si fajtore. Dhe nisi ta lëpijë me gjuhë. Se lopa s’kishte viç. Edhe plaka s’kishte djalë.
            Kafsha zgjati qafën mbi trupin e të moshuarës dhe kjo, si luftëtar i plagosur, vuri duart mbi atë zverk dhe u ngrit në këmbë.
            Qe një mënyrë e përsëritur se si lopa dhe e zonja i kryenin këto veprime në mënyrë të tillë, që tregonin se nuk bëhej për herë të parë ky zakon e ky ndërveprim.
            Plaka rregulloi shtizat në gjoks dhe si tërhoqi litarin, u nis përpara. Barëngrënësia, si ndonjë shqerkë manare, i vajti pas e bindur. Midis tyre qe vendosur harmonia.
            Ne ngadalësuam hapat dhe i lamë kohë që ajo të kalonte në anën tjetër të kullotës.Babai ndezi një cigare. Mamaja u kujtua të heqë këpucët me taka dhe veshi një palë të sheshta. Se e dinim: plaka nuk dëshironte të takonte njeri. Nuk i pëlqente të bisedonte me kërkënd. Gjithë ditën merrej me lopën, të cilën e milte çdo mëngjes. Qumështin ua shpërndante me shishet e tyre komshinjve. Në gardhin e çdo komshije ajo bënte nga një shenjë me bixhak, duke hequr pak lëvozhgë nga druri, që në fund të javës të numëronte shenjat e ato t’i kthente në të holla. Kjo ndodhte të dielave dhe të nesërmen shkonte te dyqani i ushqimeve të paguante veresiet. Qe shumë e rregullt. Ashtu, kryeulur, çapitej e fliste me vete. Ndodhte rrallë, shumë rrallë, të këmbente me dikë refrenin e saj të zakonshëm si përgjigje e pyetjes:
            - Ç’bën mëmë Marie?
            - Ç’të bëj, ja s’po mbaroj dot këto çorape, - thoshte, - vjen dimri e nipat s’kanë çfarë të veshin.
            Kurrkush nuk dinte se për ç’nipa bënte fjalë. Se asnjë nuk mund të thoshte se ia njihte ata. Për të dihej se dhjetë vjet më parë e kishin sjellë këtu në një kasolle të braktisur, e cila, dikur, kishte shërbyer për të shitur zarzavate. Dhe se të shoqin e të dy djemtë ia kishin burgosur për politikë. Thuhej se mirë burri që i vdiq në burg, por djemtë ç’iu bënë?! E zonja nuk fliste. Ajo kishte kaluar me muaj të tërë në spitalin psikiatrik dhe shtrohej shpesh pesë vitet e para. Më pas, iu bë kronike dhe nisi të gjejë karar me lopën. E kishte marrë mëshqerrë nga tufa në kohën kur po i shpinin në thertore për plan mishi. Dikush kishte thënë se është më mirë " për shoqërinë t’i japim një kafshë të merret me të sesa ta ushqejë kolektivi duke i paguar raportet ". Atëherë sapo kishte filluar të flitej për tufëzat dhe arëzat këtë perestrojkë alla shqiptare. Vonë u dëgjua të thuhej se dy djemtë e plakës kishin ikur në Greqi sapo qenë liruar nga burgu me ardhjen e demokracisë. Por për mëmë Marinë, ata ishin martuar bile ishin bërë edhe me fëmijë. Prandaj ajo përgjigjej:
            - Ç’të bëj, s’po mbaroj dot këto çarape se vjen dimri dhe niprit s’kanë çfarë të veshin...
            Dhe po t’i thoshe se presim beharin nënë Mari, ajo do të përgjigjej:
            - E, për ç’behar e ke fjalën  moj nuse, mua më therin kockat e pritet shi. Ja shikoje, është nxirë tutje. Dimri i sivjetëm e hëngri beharin. Ai më parë ikën se vjen. Po mall që u rrit bari dhe lopa më jep qumësht.
            Dhe po të hidhje shikimin tutje e të vëreje lart kaltërsinë, atëherë do të bindeshe se qe nxirë shpirti i kësaj fatkeqeje, jo qielli.
            Thoshin edhe se gjatë natës e shthurte atë që plekste ditën. Nuk flitej gjë për shkakun. Por nuk qe e vështirë të merrej vesh arsyeja. Qe një Penelopë e kohës sonë. Ajo e grekëve priste me durim Odisenë, i cili më në fund do të kthehej. Kjo e jona nuk besoj të kishte lidhje me Godonë. Thjeshtë, mëmë Marinë, e gënjente mendja në atë pritje. E, kështu shtynte tutje ata vite-vetmie e në shoqëri me lopën, me të cilën ushqenin njëra-tjetrën, në një bashkëtingë-llim të përsosur zoonoz.
            3.
            Qëndronim të heshtur përpara portës metalike të oborrit. Nga krahu i kundërt i shtëpisë dëgjohej një magnetofon, melodia e të cilit shkëputej që të luhej nga dikush me klarinë. Siç duket muzikanti kërkonte ta mësonte këngën nga kaseta e regjistruar. Melodia qe shumë e bukur dhe në atë vegël ajo merrte një ngjyrim tejet rrëqethës. Se dhe teksti i këngës ishte i goditur dhe jetësor:

            Kur në gji na mbante nëna
            dhe në djepe duke tundur,
            gjumin e bënte me ëndrra,
            mos qante ndonjë nga çunat.
   Dhe refreni vetëm me klarinë, pastaj teksti si ndriçues:
            O vëllazëri e ke kuptuar vonë,
            paske lindur për kusure,
            si një qyqe mbeti nëna jonë,
            pranë oxhakut si kërcure...
   Mamasë sime i mbeti dora pezull, te butoni i ziles në portë, si një copë akulli e ngrirë, a si një stalagtite.  Ajo ktheu kryet nga im atë dhe vështrimet e tyre thanë shumë. Se për një shkak të ngjashëm i kishte thirrur tezja por, edhe fillikat ky refren i dhimbshëm mjaftonte të të trondiste për atë çfarë do të bisedohej aty. O Zot, ç’kohë po përjetonim! Porta u hap dhe ndërsa motra e vëllezër u takuan e u përshëndetën si në mort, me njëri-tjetrin, unë u ndala te vajza e dajës. Ajo ishte tetë vjeç dhe m’u hodh në qafë me një libër të ilustruar në dorë.
            - Liza në botën e çudirave,-më tha-është i bukur, xhaxhi Shpëtim?
            Kështu më thërriste ajo megjithëse unë për të isha djali i hallës. Për shkak të moshës ajo më fliste në emër dhe kishte kujdes të shtonte përpara edhe fjalën jo kalimtare " xha ".
            - Pse s’e ke lexuar ende?-e pyeta.
            -Jo, sapo e bleva, sot.
            - Shumë i bukur,-i thashë vogëlushes.
            Porta e madhe qe ende e hapur e ndonëse klarina stononte këtu e atje, teksti i këngës vinte pastër e dhimbshëm në veshët e mi, në shpirtin tim. Dhe si të mos mjaftonin gjithë këto uvertura, ja tani na shfaqet dhe Liza...Kuturisa të merrem me diçka edhe për të mos zhgënjyer njomëzaken, por edhe për ta mposhtur atë dhimbje e pështjellim që po më zinte fytin, shkul e nga një shkul, si ai i të moshuarës, mëmës Mari. Prandaj e pyeta pa qenë shumë i përqendruar:
            -Ti e di si e quajnë autorin?
            - Po, xhaxhi Shpëtimi, Levis Karol. Ja ku është shkruar-dhe ajo tregoi librin.
            - Bukur, - thashë unë fjalën më parazitare që e përdorja sa herë zihesha gafil, deri sa të përqendrohesha te thelbi i bisedës. - Atëherë mua s’më mbetet veçse të të shpjegoj se ku e ka marrë autori frymëzimin për të shkruar këtë libër kaq të veçantë.
            Ajo e kuptoi se kjo nuk mund të thuhej ashtu, shpejt e shpejt e në këmbë dhe më tërhoqi me nxitim në cepin e një stoli të madh në oborr. Sytë i ndrisnin nga gëzimi. Dhe kishte të drejtë: do tumirej me diçka që nuk ishte shkruar në libër. Dhe një gjë e tillë do ta lumturonte këdo në moshën e saj. Se do të mësonte një gjë, që s’e dinte askush nga shoqet e shokët e shkollës. Mbase edhe mësuesja mund të mos e dinte. Pse çudi iu duket? Se, xhaxhi Shpëtimi qe vetëm i saj. Se ajo e kishte atë djalë-halle dhe se kur të shkonte në shkollë do të thoshte: djali i hallës, që edhe shkruan tregime, më ka thënë se...
            - Mirë, pra-fillova unë: .
            Në Afrikë është një ishull që e quajnë Mauricius. Tre shekuj më parë, aty ka jetuar një zog që quhej Dronti. Anglisht: Dodo. Ky zog ishte si mjellmat. Fluturonte si ato, por me kalimin e kohës, për arsye ende të panjohura, krahët e tij nisën të zvogëlohen dhe..., kjo racë zogjsh e humbi aftësinë për të fluturuar. Prandaj detarët që zbrisnin në ishullin Mauricius, të parin gjuajtje që bënin për ushqim të freskët, pasi ata në det hanin vetëm konserva, ishte zogu i bukur Dronti. Dhe filluan t’i vrasin lehtësisht. Pa mëshirë. Një sot e një nesër. Një tani, një pastaj. Kështu, për ditë e javë të tëra. Se, të shkretët zogj nuk mund të fluturonin e t’i shpëtonin masakrës. Kjo bëri që raca e fluturakut të bukur Dronti, më në fund, të zhduket fare.
            - Dhe?
            - Dhe shkencëtarët mezi kanë mundur të gjejnë e të ndërtojnë skeletin e tij. Një i tillë është në Oksford. Muzeu i këtij universiteti me famë ndodhet në Londër. Shkrimtari Levis Karol, që i donte kaq shumë zogjtë dhe pëllumbat, i prekur nga fati i tyre tragjik, shkroi librin: “Liza në botën e çudirave”.
            Ledi kishte mbetur si e nemitur dhe sytë i mbushi me lot. Unë e lashë në ngashërimin e saj, por nuk më shkonte mendja që ajo do të shpërthente me një pyetje asgjësuese:
            - Pse janë kaq të këqij të rriturit, xhaxhi Shpëtimi? Pse janë kaq pa turp?
            Unë u befasova. Nuk e di si do të reagonit ju përballë këtij sinqeriteti fëmijëror. Ajo akuzonte. Dhe e bënte këtë me pafajësinë e moshës. Se kjo vogëlushe, padashur, kishte bërë prokuroren. Mua më duhej që me vetëdije të bëja avokatin e djallit për të mbrojtur kategorinë e vërsës që përfaqësoja. Dhe s’e kisha të lehtë. Aspak.
            - Dëgjo këtu, moj xhane: Ca detarë të egër e të vrazhdë, nuk mund të themi se përfaqësojnë të rriturit. Ata, shumë-shumë, me veprimet e tyre tregojnë vetveten. Asgjë më tepër. Të ashpër si dallgët e egërsuara të detit dhe kaq. Ne s’kemi pse kërkojmë më shumë prej tyre.
            - Pse? Nuk e di unë, xhaxhi Shpëtim? -tha ajo përmes lotësh.- Nuk e di?
            - Çfarë?
            - Atë, pse janë grumbulluar sa nga Italia e sa nga Greqia, hallat e xhajat e mia?
            - Pse na qenkan grumbulluar sipas teje, përveç se të çmallen me njëri-tjetrin nga kjo ndarje emigruese?
            - Për gjyshen.
            - Pse?
            Ajo ngriti kryet. Më pa në sy me një vështrim sikur donte të thoshte: vërtet nuk e kupton arsyen? -  dhe si një prokurore e njëmendtë lexoi me vendosmëri akt-akuzën:
            - Se asnjë nuk do ta mbajë, ja sepse.
            Dhe vajza shpërtheu në të qara. Ajo nuk mund të ndalte dot lotët që i rridhnin faqeve çurg.
            - Gjyshja është më keq se Dronti. Pa krahë, pa fuqi. Edhe kur ecën, i ikën trupi sa në një qoshe në një tjetër. Kurse ka nga ata (dhe vajza ktheu kryet andej nga vinin zërat, lart në verandë) që e tallnin paturpësisht gjyshen: bën vetë, thonë. Ç’mjerim për ta!
            Unë instinktivisht ngrita kokën dhe pashë se mamaja ime kishte dalë në ballkon bashkë me tim atë dhe në mos për t’iu shmangur acarimeve pa bereqet, që kishin shpërthyer mes vëllezërve dhe motrave, ku kryefjala qe nëna e tyre, për të dëgjuar, ashtu si tinës, se ç’mendim kishte Ledina, ata qenë shkëputur. Se kjo ishte personazhi më i vogël që u ndodh në oborrin e asaj vile të bukur, ku s’kishte munguar, qoftë edhe modest, kontributi i kësaj gjysheje për të cilën luhej ping-pong.
            Qe çasti më tronditës për këdo, kur Ledina nuk mund ta mbante dot brengën e ndryrë brenda atij gjoksi të vogël që si një duf shpërtheu në lot. Kaq mjaftoi që prindërit e mi të futeshin sërish brenda asaj sherrnaje. Im atë dëgjohej më shumë se ishte dhe më i papërmbajtur, në raste të tilla. Ndjenja kryqëzohej me dhembshurinë dhe triumfonte mbi arsyen. Atëhere, çdo gjë merr drejtimin jashtë kontrollit. Nga ana tjetër: domethënë këtu poshtë, Ledi më thoshte se kot e kanë. Gjyshja do të rrijë me mua. Ja këtu, në këtë cep të verandës. Dhe shkoi pranë saj.
            Vetëm atëherë unë pashë se në një minder, pështjellur me shall dhe pallton e saj, fërgëllonte gjyshja, e cila ishte edhe imja. Dhe për të duhet të turpërohesha edhe unë, se hyja në kategorinë e të rriturve dhe sepse, Ledina me siguri që në këtë thes do të më fuste. Prandaj i vajta pranë. I putha duart me respekt dhe i thashë:
            - Mos u mërzit, gjyshe! Ti gëzon dashurinë e gjithë fëmijëve të tu. Edhe dashurinë time, që të dua pamasë.
            Kaq. Asnjë fjalë më tepër. Dhe mbeta si i shushatur. Mbas pak u shkëputa, sepse dëgjova që babai zbriti me vrull nga shkallët dhe erdhi pranë saj.   Ishte e para herë që e shihja tim at të përlotej.   Ai kishte zbrazur, atje në sherrnajë, kumtin e Ledinës. Kishte humbur drejtshimin dhe në fytyrë ishte bërë flakë i kuq.  Puthi ato duar të rreshkura të gjyshes si të ishin të nënë së tij dhe u hodh në oborr.
Porta metalike e avllisë ishte gjysmë e hapur dhe dikush e shtyu. E para hyri tezja ime. Pas saj-i shoqi. Babai s’pati kohë ta takonte tezen se iu drejtua burrit të saj, që për tim at ishte baxhanak, por ky i fundit foli përpara tij:
            - Ç’keni kështu, deri në autostradë ta dëgjova zërin sapo zbrita.
            Im at mbase donte t’i thoshte: vërtet kaq fort paskam sokëllirë? Por ai e dinte se tjetri nuk e kishte zakon t’i zmadhonte gjërat, prandaj me një ton mallëngjyes, ku brenda tij dridhej jo vetëm nota e maturisë që sillte pendimi e mos-zotërimi i vetvetes, por edhe ikja idhnake prej saj dhe tha:
            - Pesë minuta më parë të kishe ardhur, or baxhanak! Pesë minuta!
            Dhe pas pak:
            - Se dhe sherri, që e marrtë djalli, e marrtë, seç ka diçka të ngjashme me këngën labe. Njëri e hedh dhe tjetri e pret. Jo që të duket i bukur, por që të ketë, mbase, më tepër kuptim. E, ti o mallakastrioti im, ndofta mund të vije mbi shina lokomotivën e kësaj mbrapshtie të futur si përçarës midis motrave e vëllezërve.
            Pas këtyre fjalëve, im at', ishte në një zonë gri, të themi, se përsëriti shprehjen:
            - Pesë minuta më parë të kishe ardhur, o baxhanak!
            - Epo ti nuk e di se nga vij unë! - tha tjetri, më në fund.
            - Nga, për të mirë, o miku im?
            - Nga një shi me bubullima, por këtu paska rënë breshër... Shko lahu një herë se je akoma i skuqur, pa flasim!
            Për mua, ajo shprehje,  linte të kuptohej se edhe ai,  zbriste nga rrethana të ngjajshme. Por, im atë,  vajti në çezmën e oborrit, te pragu i avllisë dhe nga hutimi, mbase s'I vuri veshin fjalëve të tij. Porta, gjysmë e hapur, lejonte të dukej lopa, që sikur e tërhiqte plakën, e cila plekste me shtiza, kokulur dhe shkonte pas saj si një somnambul, ndërsa dielli qe në të perënduar. Nga ana tjetër dëgjohej klarina e cila, tanimë, pa stonaturë, drithëronte melodinë tronditëse dhe refreni i këngës:
            Si një qyqe mbeti nëna jonë,
            pranë oxhakut si kërcure...
 Nuk dallohej në qante klarina apo klarinetisti. Se dëgjoheshin edhe rënkime përveç veglës.
            Më pas do të merrja vesh se komshiu kishte qenë një beqar i stazhonuar, por edhe një orkestrant me emër, që parapëlqehej në dasma. Ai i binte kryq e tërthor vendit, me klarinën e tij, që ndezte zjarr në zemrat e njerëzve... Por e ëma e moshuar, ndonëse me mirëqenie, s’kishte me kë të këmbente dy fjalë, pranë vatrës së saj të vetmuar... deri sa u shua...
Atë natë kishte ardhur shoqëria e orkestrantit me veglat e tyre. Luanin për të parën herë, melodi aspak të gëzuara. Madje, tejet trishtuese:
            Nëna e kapos së klarinës kishte të dyzetat.
            Tek bisedohej për të, dëgjova tim at të thoshte:
            - Qenka një epidemi që ka përfshirë mbarë vendin.

            4.
            Gjithë ç’lexuat e shkrova, pas një jave si tregim dhe ia dërgova revistës së kohëpaskohë-shme, ku unë kisha botuar disa herë. Qe prag-pashke dhe redaktori më propozoi ta botonte në numrin e prillit, ku do të vihej dhe një kronikë rutinë pranë, mbi përcjelljen e kremtimeve të Ringjalljes së Krishtit.
            -Zbusim kështu dhe shpirtin e vranët e trishtues që shoqërojnë tregimin tënd, - do të më bindte ai.
            Dy ditë pas Ringjalljes, redaktori do të më telefononte dhe do të më thoshte:
            - Të vish urgjent për tregimin! Me diçka zhuritëse do të përballesh.
            Zëri i tij s’tregonte aspak shqetësim. Përkundrazi. Kishte një ton ngazëllimi për të mos thënë, dalldi. Pra, si mund të qe i ngutshëm? Aq më tepër përvëlues thirrja e tij?
            Gjithsesi shkova. Edhe sepse më udhëheq gjithmonë bindja se redaktorët kanë një shqisë të gjashtë. Diçka duhet të ketë pikasur-mendova.
            - Numri i pashkës po del shumë tërheqës, falë edhe tregimit tënd, -më deklamoi ai sapo hyra në zyrë si në skenën e ndonjë teatri.
            "SFIDA E NJË PËRKTHYESI ADOLESHENT dhe . . . ., PRELUDI I BRAKTISJES"."  - do të...
            Por unë s’e lashë të përfundonte fjalinë:
            - Po këtë... prelud i braktisjes ç'e ke që ia paske shtuar si bisht tregimit tim?
            - Mund të jesh regjisor edhe pa pasur nevojë të kesh talentin e aktorit. Kështu është edhe me ne redaktorët, miku im. Jo detyrimisht ai ka prirjen për të shkruar. Por ai duhet të ketë domosdoshmërisht atë shqisën e gjashtë.
            -Të nuhatjes atje ku s’ekziston fare atmosferë? - ndërhyra unë.
            - E, jo në oqeanin ajror,-plotësoi ai. Pikërisht këtë dua të them.
            - Dhe?
            - Dhe..., tema juaj, miku im, vjen në një kohë kur në botën e civilizuar, ku kërkojmë të futemi, ndodhin drama si rezultat i braktisjes së prindërve nga fëmijët. Me tregimin tuaj ne jo vetëm që paralajmërojmë, por edhe i paradalim rrezikut se ..., Dhe ai më dha një fletushkë nga ato, që dikur quheshin AXHANSE . Atë çast unë u ula dhe nisa ta lexoj:
            Bëhej fjalë për një çift të moshuarish europianë, që jetonin vetminë ndonëse në mirëqenie. Djali i tyre i vetëm, por i martuar e me dy fëmijë, djalë e vajzë; tre dhe shtatë vjeç, u kishte telefonuar se do të vinte bashkë me vogëlushët, të kalonin familjarisht Ringjalljen e KRISHTIT  në kishë dhe familje. Pleqtë qenë gëzuar se, më në fund, djalin i tyre me emër të mirë në avokati, do ta kishin përkrah me nuse,  me qirinj në duar e me përkujdes ndaj tyre.Por,...
Ai nuk erdhi në kishë dhe zemra e të moshuarve pësoi një plasaritje, ngaqë  iu hoq mundësia e krenarisë përpara komshinjve, teksa do të mbanin, herë njëri e herë tjetri, nipat, aty në krah të tyre. Gjithsesi menduan se lëvizjet e shumta, me trafik të rënduar, i kanë këto. Dhe, të gjorët prindër, u kthyen pak më shpejt në shtëpinë e tyre për t’i hedhur edhe një sy trapezës së shtruar.
            Ora ecte dhe ata s’guxonin t’i preknin ushqimet dhe ëmbëlsirat e vendosura me gusto enkas për djalin e tyre. Për nusen e bukur të tyre. Për ata nipër që s’erdhën e s’erdhën atë natë edhe pse u gdhinë pleqtë duke i pritur të veshur mirë e bukur si për ditën e Ringjallnes së KRISHTIT. Gjithmonë bëhej fjelë për vitin e shkuar. Dhe ishte e disajta herë që zhgënjeheshin pas një telefonate.
            Pleqtë nuk kishin më kurajë që të përballonin një tjetër shpresëkoti se: zemra i la dhe u thërrmua.
            Prandaj vendosën t’i japin fund jetës së tyre. Nuk kishte më kuptim asgjë. 
ÇËSHTJEN: TË RROSH A TË MOS RROSH, E ZGJIDHI ÇIFTJA E PLAKUT.
            Fleta e AXHANSI më ra nga dora mbi tryezën e redaktorit:
            - Dhe ti kërkon që këtë lajm tronditës t'ia vësh si medaljon në gjoksin e tregimit tim? - i thashë me zë të ulur si të shqiptoja diçka të ngjashme me dinamitin a nitroglicerinën.   
            Ai tundi kryet se e kuptoi që mbase ky veprim kishte, si të thuash, veti shpërthyese.
            - Nuhatjen e redaktorëve me atë shqisën e gjashtë, unë do ta rendisja në aftësinë e ...djallit, -përfundova mendimin kësaj here me zë të lartë.
            Ai qeshi. Jo sepse qe i ftohtë e i pandjenjë. Por sepse efektin e këtij informacioni, ai e kishte përjetuar duke e lexuar disa herë përpara se të vija unë: - Shoqëria jonë, vuri në dukje ai, - nuk ka mbërritur ende në këtë stad.
            - Po, -thashë unë-se jemi... të paktën njëqind e gjashtëdhjetë vjet më pas në krahasim me francezët.
            - Pse njëqind e gjashtëdhjetë e jo dyqind vjet, të themi?
            - Se po flisnim për dukurinë e kësaj etape civilizimi.
            Sepse, më njëmijë e tetëqind e tridhjetë e pesën, Balzaku, shkroi romanin XHA GORJO", në korpusin e romaneve të titulluar KOMEDIA NJERËZORE. Tani jemi më njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesën. Bëje vetë llogarinë. Kemi mbërritur pra:  STADI "XHA GORJO".
            Redaktori i së përjavshmes më tha, qetë - qetë:
            - Edhe po, edhe jo.
            - Si ta kuptoj këtë pohim e mohim në të njëjtën kohë?
            - Sepse ... lajmi që lexove s'ishte aspak i vërtetë.
            Unë shqeva xytë.
            - Fundi i tij ishte imagjinar, - plotësoi ai.
            - Më konkretisht - thashë unë.
            Të dy prindërit i kishte zënë gjumi nga pritja e gjatë. Dhe plaku kishte përfytyruar fundin me çiften e tij, ndërkohë që zgjohet nga një zile e fortë. Ishte djali që telefononte se: fluturimi ishte anuluar për shkak të një defekti të rëndë. Plaku i shqetësuar kishte ngritur plakën, që gjithashtu flinte. Ajo u shqetësua:
            - S'prish punë bir, edhe sikur të mos vish. Shihemi në skype, në internet.
            Por jo. Të nesërmen, një taksi e solli djalin me gruan e bukur dhe dy fëmijët si yje...

            3.
            Në shtator, im at, mori vizat për të gjithë pjesëtarët e familjes.
            Kësisoj, filluam përgatitjet e lënies së Atdheut. Në një farë mënyre do të shkëputeshim, me gjasë pa kthim edhe nga gjyshja e cila gjithashtu, diç na kishte ormisur e mbështjellë me kujdes:  qebapin, mullirin e kafesë dhe një qese të veçantë me një grusht DHE nga KOPSHTI I saj. S'qe vetëm nanuritës ky ças ndarës. Por edhe më prekëse ajo që do të na ribefasonte më pas. Çfarë? Nga nënkreja ku mbështetej,  nxori një FLAMURIN që kishte moshën e viteve të saj.
            - E kam sjellë në pajë kur u martova, tha kështu dhe na e dha të palosur me kujdes. - Dhe isha vetëm katërmbëdhjetë vjeç. Mund të ketë qenë viti i pestë a i gjashtë, që ishim bërë shtet. Ne krenoheshim që dasma të niste me bajrakun  dhe kjo të mbetej në prikën e nuses...
            Tha kështu dhe u përlot.
            Na përcolli deri te porta e jashtme.
            Ne morëm monopatin.
            Përpara se të mbërrinim në xhade, ktheva edhe një herë kryet.
            Qe momenti kur ajo tundi përfundimisht shaminë e bardhë të kokës dhe u fut brenda.
            Vetëm atë çast vura re se porta e madhe metalike ishte lyer me të zezë. Ajo u mbyll dhe unë ndjeva se nuk do ta shihja më këtë 'mamanë time të madhe'.
            Pastaj, ajo, si të kujtohej se që kur isha i vogël më kishte kujdes mos mbetesha jashtë, e rihapi pakëz portën. Për të më dhënë mua të drejtën të lozja edhe ca. E si për të më thënë " Ça-maroku i nënës! Ngopu tani me lodra. Se kur të rritesh, të presin të tjera andralla ".
            O Zot! Hapsira e çelur e portës lejonte të dukej stoli bosh në thellësi ku vajti gjyshja I cili sa vinte e shndërrohej në përmasat e një varri mes lulesh!  Hodha sytë tek të dy prindërit. Mamaja fshihte lotët tinëzisht. Kurse pamja e tim eti tregonte haptas hutimin e njeriut që shkon drejt një bote plotësisht të panjohur.
            Epidemia e braktisjes, na kishte përfshirë edhe ne si gjithë kombin. Unë tanimë uroja që të mos kishim fatin e. . . DRONTIT.

SOTIR ATHANASI, Athinë, 
Dhjetor, 2015!
Rired.:Dhjetor, 2017! 

2017-12-02

Organizimi i spiunëve dhe bazat kryesore të tyre më 1953



CIA ka dhënë detaje mbi mënyrën se si ka funksionuar Sigurimi i Shtetit. Përmes një dokumenti të deklasifikuar tregohen se kush ishin drejtuesit në rrethe dhe cilat ishin bazat kryesore. Po ashtu tregohet dhe se si funksiononte policia.

Tetor 1950

Forcat e policisë

Forcat e rendit në Shqipëri janë Policia dhe Sigurimi, secila prej të cilave ka drejtorinë e saj në Ministrinë Brendshme. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë drejtohet nga zëvendës ministri i Brendshëm Sali Ormani. Drejtoria e policisë drejton me anë të seksioneve Dega e Lëvizjes së Brendshme, Dega e Lëvizjes Civile, Dega e Burgjeve, Dega e Administratës dhe Dega e Kuadrit. Seksioni i çështjeve të brendshme ka juridiksion mbi lejet e lëvizjes së qytetarëve në përgjithësi. Seksioni i çështjeve politike lëshon letërnjoftimet dhe mban statistika të nevojshme të popullsisë për Komitetin e Partisë. Drejtoria e policisë ka gjithashtu nën-degët e trafikut automobilistik, zjarrfikësave, hetimeve dhe një njësi detektivësh për të kërkuarit e dezertorët, me rreth 25-30 persona. Në çdo komitet të partisë ka një seksion të çështjeve të brendshme, që varet drejtpërdrejt nga sesioni i Ministrisë së Brendshme. Në çdo lokalitet ka një forcë policie prej nga 5 deri në 15 policisë, të drejtuar nga një oficer. Fshatrat zgjedhin një polic, i cili punon pa rrogë me mandat dy-mujor. Drejtor i policisë së Tiranës dhe rrjedhimisht dhe i Sigurimit, është Halim Xhelo. Qyteti i Tiranës ndahet në 3 rajone policie, secili me një forcë prej 50 deri në 75 njerëz. Ka gjithashtu një forcë të veçantë prej 200 deri në 300 policësh të ngarkuar me ruajtjen e ministrive e parlamentit, përveç detyrave të zakonshme të policisë. Pas lirimit nga shërbimi, ushtarët pyeten nëse dëshirojnë të vazhdojnë të shërbejnë si policë. Nëse përgjigjen pozitivisht ata nisin trajnimin për një periudhë prej tre deri në gjashtë muaj. Për t’u bërë polic duhet patjetër të jesh anëtar partisë. Në Tiranë ka një shkollë policie, ku kandidatët për t’u bërë policisë marrin kurse nga gjashtë deri në dhjetë-mujore. Shumica e studentëve në këtë shkollë janë fshatarë analfabetë. Programet e mësimit janë të bazuara në mësimet sovjetike, të cilët kontrollojnë haptazi institucionin. Ka trajnime të veçuara për kandidatët e degëve të ndara të policisë si zjarrfikësit, policët e trafikut etj. Ushqimi i policëve është i mirë dhe konsiderohet më i mirë se ai i ushtrisë. Rroga e një polici të zakonshëm është 2800 lekë. Rrogat e oficerëve nuk bazohen te grada e tyre por sipas përgjegjësisë që secili mban dhe sipas aftësisë së tij. Uniforma e policisë është blu e errët të shoqëruar me kapele. Polica është e armatosur me revolverë sovjetikë dhe automatikë kallashnikov me krehëra nga 36 fishekë. Çdo rajon policie ka një motoçikletë. Drejtoria e përgjithshme e policisë ka dhjetë motoçikleta, dy vetura dhe një “gaz”. Nuk ka kufizime të ashpra për lëvizjen e njerëzve brenda Shqipërisë por qytetarët duhet të kenë letërnjoftimet e tyre. Nuk kërkohen leje udhëtimi por shoferët duhet të kenë listën e pasagjerëve, e cila më tej kalon në seksionin e çështjeve të brendshme të policisë. Çdo zhvendosje nga vendi i rezidencës së përhershme raportohet në polici, ashtu siç raportohet dhe të ardhurit nga vende e qytete të tjera. Kjo e fundit bën që i ardhuri të marrë ndihmën apo ushqimin e nevojshëm. Edhe kur një familje pret një të ftuar nga jashtë qytetit, ajo duhet të raportojë në polici. Policia mund të bëjë inspektime në shtëpitë e të dyshuarve, veçanërisht gjatë natës, për të zbuluar nëse po priten miq pa njoftuar.

Shtator 1953

Organizimi i Sigurimit të Shtetit

Komandanti i Brigadës së Sigurimit është kolonel Xhelal Gjili, i cili ka zëvendësuar majorin Mehmet Jaha në gusht 1952. Ky i fundit ka rang lejtnant-kolonel dhe po studion në një shkollë ushtarake në Bashkimin Sovjetik. Gjili është punësuar në forcat e Sigurimit para likuidimit të Koçi Xoxes dhe asokohe u shkarkua, por më vonë u riaktivizua nga Mehmet Shehu, i cili e vuri në krye të brigadës. Asistent komandant i brigadës është Azbi Lamçja, i cili ka zëvendësuar major Medin Bilnini, i cili e kishte mbajtur këtë post deri në gusht 1952. Komisari politik i brigadës është kapiten i klasit i Sotir Bandili. Ai ka zëvendësuar kapiten klasi i Mamon Saliu, i cili ka shërbyer deri në gusht 1951 dhe më pas u ngrit në detyrë në një tjetër pozicion në forcat e armatosura. Selia kryesore e brigadës përfshin seksionin operacional të komanduar nga Seljo ... i cili ka zëvendësuar Alia Dule, i cili e ka mbajtur postin deri në 1951. Seksioni politik komandohet nga lejtnant Bardhyl Daci. Sektori financiar drejtohet nga një oficer i paidentifikuar.

Seksioni i komunikimeve përbëhet nga 4 operatorë telegrafi dhe ka një aparat radio. Seksioni i transportit ka një makinë fuoristradë, 3 ose 4 furgona të një tipi të panjohur, dhe 1 ose 2 motoçikleta. Selia kryesore e Brigadës gjendet në Rrugën e Elbasanit në Tiranë, në Pallatin e Brigadave, ku gjendet gjithashtu selia kryesore e Mbrojtjes Popullore. Batalioni i parë i brigadës së Sigurimit ndodhet në Shën Pal, në Rrëshen të Mirditës. Ai komandohet nga kapiten Ali Dushku, i cili ka zëvendësuar kapitenin Azbi Ljuci, që e kishte komanduar batalionin që prej krijimit të tij deri në vitin 1952, kur u ngrit në detyrë si komandant brigade në ushtri. Komisar politik i tij është një kapiten i klasit të II. Batalioni ka rreth 150 njerëz dhe oficerë, dhe është i pajisur me radio-stacion dhe një motoçikletë. Batalioni i dytë i Sigurimit ka dy kompani të vendosura një në Mamurras dhe një në rrethin e Krujës. Deri në fillim të vitit 1951 ai është komanduar nga kapiteni Cemo ..., ndërsa aktualisht komandohet nga Rexhep Valbona nga Valbona në zonën Kolgjecaj, i cili më parë kishte qenë komandant batalioni kufitar në Tropojë. Komisari i batalionit të dytë është kapiten Ramadan ... ndërsa oficeri i dytë është lejtnant Tari Bajliu. Kompania e parë dhe e tretë e batalionit të 3-të janë stacionuar në Pukë, ndërsa kompania e dytë është vendosur në Kukës ose Bicaj. Batalioni komandohet nga kapiten Petro Opari. Komisar politik është Nasi Zogi nga Korça, i cili ka qenë këtu që prej krijimit të batalionit. Komandanti ushtarak i batalionit të tretë ka qenë më parë kapiten Ali Dulski, derisa u transferua si komandant i batalionit të parë, nuk dihet ende se kush do e zëvendësojë. Oficeri i furnizimit ka qenë njëfarë Sefedin, ndërsa asistenti i tij quhej Nuredin. Punonjësi i zyrës quhet Fazli Begu ndërsa operatori i radio-telegrafit është Ndue Nosi. Komandanti i kompanisë së parë të batalionit është njëfarë N. Cerin, ndërsa komisari politik është Fazli Bregu. Rreshter i parë i kompanisë së parë është Shuaip Vaislavi. Drejtues i një nga skuadrave të batalionit të tretë është Banush Qafzezi, zëvendësi i tij është Zajim Shehi. Një tjetër drejtues skuadre është oficeri Zajim Shehi dhe Xhelal Uka. Një nga zëvendës-drejtuesit e skuadrës është Tari Baliju. Në kompaninë e dytë të batalionit të tretë verojnë oficerët e mëposhtëm: Lejtnant Sabri Muka, deri para transferimit në batalionin e katërt në 1951, lejtnant Ajdar Dina nga Gjirokastra, rreshter i parë Beca Zagarari, Ligar Koklima nga Delvina, Vangjel Lushi. Batalioni i katërt u organizua në prill 1951 në Tiranë dhe më pas u dërgua në Gramsh, në rrethin e Elbasanit, ku ndodhet aktualisht. Batalioni ka tre kompani dhe tre skuadra në rrethet Korçë, Gramsh e Tepelenë.

15 maj 1953

Memorandum për zëvendës drejtorin

Nga kreu i Luftës politike e psikologjike

Objekti: Mundësia e një apeli ndaj senatorit Mçarthy për hetime ndaj NCFA.

Prej dy vitesh dega jonë SE ka bërë përpjekje për zgjerimin e Komiteti Kombëtar për Shqipërinë e Lirë me përfaqësimin e dy grupimeve që aktualisht nuk përfaqësohen. Një prej këtyre grupeve, Balli Kombëtar i drejtuar nga Ali Këlcyra, është ndarë nga Balli Kombëtar Agrar në vitin 1950 dhe ja kërkuar të pranohet në komitet si parti më vete. Por gjatë negociatave të zgjatura me NCFA u bë e kuptueshme se tentativat e mëtejshme për zgjerimin e tij kundër vullnetit të lidershipit, do të sillnin trazira në vetë NCFA. Prandaj divizioni ka marrë informata se përfaqësues të Ballit mund të apelojnë te senatori Mc Carthi për një hetim nga komisioni i tij.

Treguesit se grupi i Ali Këlcyrës mund të bëjë një veprim të tillë janë si më poshtë:

a) Një letër me datë 14 mars 1953 nga Halim Begeja, sekretar i përgjithshëm i Ballit dhe përfaqësues i tij në Nju Jork, për Ali Këlcyrën gjatë udhëtimit të këtij të fundit në Greqi, që u interceptua nga shërbimet greke dhe iu kalua CIA nga ndërlidhjet tona. Letra siguronte Këlcyrën se mes të tjerave, asgjë nuk do të bëhej për krijimin e një komiteti të vërtetë nacionalist me anëtarë anti-Prizren (të mbështetur nga Jugosllavia), deri sa çështja të sillej përpara senatorit McCarthy dhe nënkomitetit të tij të senatit.

b) Në një raport të marsit 1053 Halim Begeja raportohet të ketë shprehur padurimin e tij te NCFA mbi mospërfshirjen e vazhdueshme të Ballit Kombëtar në Komitet, duke thënë se nëse partia e tij nuk përfshihej, ai do të kërkonte rrugë të tjera për të luftuar komunizmin.

Megjithëse kërcënimi i mësipërm është vetëm një shantazh i vogël i Ballit një hetim i tillë mund të jetë me interes për elementet disidente të emigracionit shqiptar, aq sa për të kërkuar dëgjesën dramatike me senatorin MecKarthy. Kërcënime të ngjashme për kërkesën e ndihmës nga liderë të kongresit janë bërë edhe më parë ndaj NCFA, por ato nuk janë ndjekur më tej. Divizioni ynë po përfiton nga kjo mundësi për të sjellë në vëmendjen e autoriteteve një sikletosje të mundshme, pas pasojave serioze të hetimeve të komitetit të Senatit mbi operacionet e drejtuara nga CIA për grupet e disidentëve në emigracion. Kjo ka të bëjë jo vetëm me rastin e shqiptarëve por edhe me grupime të tjera të Evropës Lindore që mund të jenë të pakënaqur me trajtimet e tyre apo me pozita të ngjashme me atë të NCFA. Në lidhje me rastin në fjalë, një hetim shumë i publikuar mbi përbërjen dhe aktivitetet e NCFA në Romë, do të zbulonte përfshirjen dhe mbështetjen tonë ndaj Komitetit, dhe rrjedhimisht do të dëmtonte kontrollin tonë mbi të. Gjithashtu publiciteti negativ që do të sillte një hetim i mundshëm i kësaj natyre, si mbi individët ashtu dhe kolektivisht, do ta bënte atë thuajse infektiv si një front politik. Me sa u tha më sipër, divizioni ynë kërkon që Këshilli Legjislativ të vihet në dijeni të situatës siç qëndron tani. Mund të jetë e mundur, me anë të kontakteve të autorizuar, të sigurohemi nëse është bërë një kontakt i tillë apo jo me Senatorin McKarthy, nga grupi shqiptar, apo të na njoftojë nëse një lëvizje e tillë ndodh.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...