2019-04-09

Këta janë zyrtarët që s’e kanë respektuar afatin për deklarim të pasurisë


Nga 4839 zyrtarë publikë, të cilët ishin të obliguar ta deklarojnë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, 64 prej tyre nuk e kanë respektuar afatin ligjor.

Kështu, këta zyrtarë publikë kanë bërë shkelje ligjore, ndaj të cilëve kjo Agjenci mund të iniciojë kallëzim penal në Prokurori.

Në mesin e zyrtarëve të lartë që e ka deklaruar pasurinë pas afatit ligjor, është deputeti i PDK-së, Andin Hoti, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë duke filluar nga Shërbimi Korrektues , komunat, Presidenca e institucione të tjera.

AKK ka publikuar në uebfaqe listën e këtyre zyrtarëve që s’kanë bërë deklarimin e pasurisë.


Vitin e kaluar, 86 zyrtarë publikë nuk e kishin deklaruar pasurinë. Agjencia Kundër Korrupsionit ndaj tyre kishte ushtruar kallëzime penale për mosdeklarim. Por, kjo Agjenci nuk ishte e kënaqur me dënimet që dhanë gjykatat, edhe pse deklarimi i rremë apo mosdeklarimi mund të dënohet deri me 5 vjet burgim.



Image
Image
Image

2019-04-08

Sa për kujtesë opozitës pas djegies së mandateve



Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D 



Pas djegies së mandateve të opozitës, menjëherë u ndie një tjetër ndryshim në radhët e opinionit publik. 

Dhe me të vërtetë: pas marrëveshjes së fshehtë të Bashës me Ramën duke u gdhirë 18 maji i vitit 2017, opozita pësoi një firo të madhe, çka u reflektua tepër dukshëm në zgjedhjet e 25 qershorit të atij viti, në të cilat demokratët humbën më shumë se dyqind mijë vota.


 Marrëveshjet e fshehta, në thelbin e vet, kanë diçka të pandershme, për të mos thënë kriminale, prandaj edhe përmbajtja e tyre nuk bëhet kurrë publike.

Marrëveshja e fshehtë e Bashësme Ramën ishte një prerje e hapur në besë nga ana e të parit e kauzës së Çadrës tremujore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Bindja ime e patundur ishte seBasha shkoi në atë takim të fshehtë si përfaqësues i palës së dobët, si i varur nga dikush tjetër. 

Prandaj ajo marrëveshje më kujton një aforizëm fort domethënës të Zhan Zhak Rusoit (Jean-Jacques Rousseau - 1712-1778), i cili thotë:

Kushdo që varet nga të tjerët dhe nuk ka mjetet që i nevojiten, nuk mund të jetë i lirë. Aleancat, marrëveshjet, besimi i njerëzve- të gjitha këto, të marra së bashku - mund ta lidhin të dobëtin pas të fortit, por jo të fortin pas të dobëtit”.

Dhe kështu ndodhi me të vërtetë: nga ai takim i fshehtë, Rama doli shumë më i fuqishëm, kurse Basha mbeti thjesht si një figurant në krye të demokratëve, të cilët i pllakosi një zhgënjim i rëndë.

Figura emblematike e demokratëve, ish-Kryeministri Berisha, idenë për djegien e mandateve e pati hedhur shumë kohë më parë, për të vetmen arsye se pas zgjedhjeve të 25 qershorit, Rama, me vjedhjen e votave, siç u faktua më vonë,opozitën e katandisi në parlament thjesht në një shtojcë të panevojshme. 

Prandaj qëndrimi i saj në atë sallë ishte krejtësisht formal. Zhvillimi i ngjarjeve do të kishte marrë një tjetër kahje, sikur opozita t’i kishte djegur mandatet fill pas zgjedhjes së jashtëligjshme të Kryprokurores së përgjithshme më 18 dhjetor të vitit 2017. Por opozita nuk e çoi në vend idenë e Berishës.

 Opozita duhej t’i kishte djegur mandatet edhe në dhjetor të vitit 2018, kur shumica parlamentare socialiste e hodhi poshtë kërkesën e saj për skanimin e politikanëve përmes vetingut.

Në këto kushte, anëtarësia e demokratëve dhe përkrahësit e tyre në mbarë vendin po përjetonin një gjendje stepjeje dhe dyshimi përvendosmërinë e formacionit të tyre politik përballë arrogancës së shumicës socialiste në parlament.

Por djegia e mandateve pas protestës së 16 shkurtit duket sikur krijoi një tërmet në mbarë vendin dhe përkrahësit e demokratëve morën më shumë zemër.Kjo u vu re më së miri në të gjitha protestat e tjera që opozita ka zhvilluar pas 16 shkurtit.

Në të gjitha protestat e zhvilluara deri tani, si edhe në intervistat e Bashës, të Kryemadhit dhe të drejtuesve të tjerë të opozitës, është hedhur dritë më së miri mbi mëkatet e qeverisjes socialiste që prej vitit 2013 e deri tani. 

Që qeverisja socialiste ka qenë dhe vazhdon të mbetet mëkatare në drejtimin e ekonomisë së vendit, kjo s’ka nevojë “as për mend e as për kuvend” për t’u argumentuar.

 Mjafton të përmendet braktisja e vendit prej 500 mijë qytetarëve, siç e theksoi analisti Italian Alberto Negri në programin televiziv TG2, ku ishte i ftuar kryeministri Rama.

 Ai i deklaroi Kryeministrit Rama:

“Nëse njerëzit emigrojnë, do të thotë se aty gjërat nuk janë mirë”. 

(Citohet sipas: “Gazetari italian “gozhdon” Ramën: 

Ju jeni establishment, ish-ministri në trafik droge”. 

Faqja e internetit “Syri.net”.28 shkurt 2019).

Udhëheqësit e opozitës kanë deklaruar dhe vazhdojnë t’i deklarojnë publikut të gjerë për rritjen e vazhdueshme të taksave, për rritjen e çmimeve, çka ka sjellë si pasojë varfërimin e vazhdueshëm të shumicës së njerëve dhe falimentimin e shumë bizneseve të vogla dhe të ekonomive bujqësore.

 Por udhëheqësit e opozitës nuk i kanë folur dhe vazhdojnë të mos i flasin asnjëherë opinionit publik me shifra reale se çfarë do të bëjnë ata nëse shumica e zgjedhësve do t’iu besojnë nesër qeverisjen e vendit.

Në respekt të lexuesve të nderuar, le të zbresim në një truall konkret, duke iu drejtuar udhëheqësve të opozitës me disa pyetje:
Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e energjisë elektrike? 

Gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2013, Rama deklaroi se TVSH-në e energjisë elektrike do ta ulte nga 20% në 06%.

 Por kur erdhi në pushtet ai mashtroi, pa iu dridhur qerpiku. TVSH-në jo vetëm që nuk e uli, por edhe çmimin e energjisë elektrike, nga 7,5 lekë për kilovat, e ngriti në 9,5 lekë, duke hequr edhe tavanin prej 300 kilovatësh me një çmim më të reduktuar.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e ujit?

Çmimin e ujit në Tiranë Erion Veliaj e shtrenjtoi me 40%.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e karburantit, i cili është më i shtrenjti në rajon dhe në Evropë?

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me çmimin e biletave të avionëve, i cili nuk ka të krahasuar me vendet e rajonit?

 Një miku im që ka djalin me punë dhe me banim në Angli, më rrëfente kur isha në Tiranë se iu desh të shkonte në Podgoricë për të blerë biletën e avionit për në Londër, e cila kushton50 euro, kurse bileta nga Tirana në Londër kushton 300 euro.

 Prandaj, për të udhëtuar drejt Evropës Perëndimore, shumë qytetarë detyrohen t’i drejtohen Shkupit, Prishtinës, Podgoricës dhe Athinës.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me trajtimin e ekonomisë së fermerëve tanë, të cilet, prodhimet e tyre të bollshme, si zarzavate dhe fruta, detyrohen t’i hedhin në lumë ose edhe t’i lënë të kalben në tokë, se tregtarët parapëlqejnë prodhimet e huaja?A do të lejojë opozita nesër në pushtet që të vazhdojë kjo gjendje e vajtueshme e fermerëve shqiptarë?

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me krimin ekonomik dhe me oligarkët e pasuruar me mënyra të jashtëligjshme?

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me skanimin e politikanëve përmes vetingut?

 Kryetari Basha ka deklaruar se kur opozita të vijë në pushtet, e para e të parave, politikanët do t’i nënshtrohen vetingut. 

Në një artikull me titull “Reforma në drejtësi: do të mbarset mali dhe do të pjellë një mi”, të botuar në internet më 28 janar 2016, pata theksuar se reforma në drejtësi duhet të fillojë nga skanimi i politikanëve, sepse hallkat e tjera të pushtetit janë pjellë e politikës.

Pra, në sitën e vetingut duhej të kalonin të parët politikanë.

Rrjedha e ngjarjeve pas botimit të atij artikulli, ka vërtetua deri tani në praktikë se reforma në drejtësi ishte dhe vazhdon të jetë thjesht një komedi fort e bukur e teatrit të estradës socialiste.

Nëse nesër vjen në pushtet, opozita çdo të bëjë me ligjin për reformën zgjedhore?

 Deputetët e parlamentit të ardhshëm a do të vazhdojnë të jenë deputetë të partive, sipas listave të turpshme që ekzistojnë deri tani, apo do të jenë deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt nga vetë populli, sipas zonave zgjedhjore?

Dëshiroj me gjithë zemër qëudhëheqësit e opozitës, përmes mjeteve të informimit masiv, t’i japin përgjigje opinionit publikpër pyetjet e lartpërmendura.

Santa Barbara, Kaliforni
02 prill 2019






2019-04-07

Kishes se Shen Palit ne Detroit i akordohet nga kryeministri i Kosoves dekorata e larte “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

Fotografia e Donika Ndreja Pergega

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe shkrimtari Zef Pergega


Kishes se Shen Palit ne Detroit i akordohet nga kryeministri i Kosoves dekorata e larte “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeut!

ZEF PERGEGA


Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj i akordoi qendres me te madhe katoike ne Amerike, asaj te Shen Palit, dekoraten “Urdheri i Gjergj Kastriotit Skenderbeu” me motivacion per kontribute te larta per ceshtjen kombetare dhe ne vecanti ate kosovare. 


Ne kete qender, sidomos me bujarine e malesoreve jane mbledhur me shume se 1.3 milion dollare, per nevoja te Kosoves, Malesise dhe Shqiprise. 

Ne kete qender janesiguruar ndihma nga individe, biznezmene e shoqata direkt per luften dhe disa malesore kane vesh uniformen ushtarake dhe kane shkuar ne frontin e zjarrit.



Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj u prit me nje entuziasem te pa pare,. Ate e kishin rrethuar nje grup me te rinje dhe kryesisht femije me flamuj te kombit tone dhe atij Amerikan, nen nje sinfoni flladesh arberore kombetare te ideuar artistikisht e mjeshterisht nga Joli Paparisto. 

Flamurin kombetar te Shqiperise e mbate si gjithmone Vasel Ujkaj dhe ate te Amerikes kosovari shqiptar Gjon Pashki. Haradinaj ne fjalen e tij tha nder te tjera s ndjehet krenar se eshte shqiptar dhe me krenar qe sot ndodhet mes komunitetit katolik te kishes se Shen Palit dhe mes malesoreve qe kane lene gjurme ne histori , sidomos me kryengritjen e Malesise Madhe, si parendesja e pavaresise se Shqiperise.

 Ai permendi misionin e Shen Plalit ne Iliri, mision I fares se paqes, dashurise njerezore dhe i identitetit tone. 

Luftuan se bashku katolik dhe musliman per kete identitet shqiptar per shekuj. 

Muslimanet shqiptar kurr nuk u ndane ne ceshtje kombetare por e mbrojten token e kombin bashme me te krishteret. 

Kjo alence, kjo vlere eshte e vecante ne kombin tone ndaj duhet ta trashegojme qe te perballojme sfidat e identitetit.

 Ne do te vazhdojme te jemi bashke ne rrugen tone. Po ju them femijeve qe kane lindur ne Amerike se duhet te jeni krenar se jeni shqiptar dhe ndjehem edhe une krenar me ju qe po e deshmoni veten se e doni traditen, kombin dhe Shqiperine, Kosoven dhe trojet tona dhe se ato p o i ruani ne zemrat tuaja. Amerika eshte dhe do te mbetet lideri yne dhe ne miq te perjetshme te saj.

 Haradinaj permendi figurat me eminente te historise se Malesise se Madhe, duke filluar nga Hoti me Ded Gjon Lulin, Grudes, Trieshit, Kelmendit, Kastratit, Shales, Dukagjinit, disa katolik e disa musliman, te cilet para besimit te tyre ishte e rendesihme mbrojtja e identitetit shqiptar.

Ne emer te komuniteti dekoraten e larte e mori Dom Fred Kalaj, famullitar i kesaj kishe, i cili me perzemersi e falenderoi kryeministrin Haradinaj per kete cmim te larte. Ai tha se na ka dekoruar Shqieria dhe po na dekoron Kosova. 

Mirenjohje Shqiperise dhe Kosoves dhe te punojme qe kudo ne cdo moment dhe ne cdo dite te jemi bashke, per te miren e kombit tone, per te drejten tone dhe per dashurine e paqes mes vetes dhe te tjereve.

 Amerika eshte e madhe se ndihmon njerezit dhe kombet e vegjel. Perjete mirenjohje Amerikes dhe ta forcojme e prosperojme miqesine me Ameriken.



Duhet thene se fjalimi i Haradinajt ishte ne thelb atdhetar, perbashkues dhe me mesazhe te plota e te qarta, ashtu sic i ka hije nje pushtetari qe din te mbledhe sa me shume bashkombas rreth kauzes se bashkimit ne nje Shqiperi Unike ne trojet e te pareve.



MALESORET NDER TE PARET QE E PERKUNDEN DJEPIN E LIRISE

…Festrohet 108 vjetori i kryengitjes se Malesise se Madhe

Me 6 Prill 2019 në Kishen e “Shen Palit” Rochester Hills Michigan, perkujtohet Kryengritja e Malësise Madhe e vitit 1911 dhe ngritja e Flamuri Kombetar në Majen e Bratiles në Malësi te Madhe. Mori pjese dhe Kryeministri i Kosove Ramush Haredinaj, i cili i dorezoi Dom Fred Kalaj një “Urdherin e Skenderbeut” qe ky komunitet ka bere per çeshtjen kombetare në pergjithesi dhe ate kosovare në veçanti.

Salla ishte zbukuruar si asnjehere tjeter. Ne balle ishte nje foto e madhe e Ded Gjo, lulit dhe ne krye shqiponja e stiizuar ashtu, sic ate dite kur u ngrit flamuri ne Deciq.

 Ishin vendosur pllakata te vecanta ne nderim te fiseve dhe luftetareve te saj ne kete kryengtitje me emrat Hot, Grude, Koje, Triesh, Kelmend, Kastrat …pra e gjithe Malesia unitare e kombetare.

…Dukej se keshilli i kishes si asnjehere tjeter, i kishte thir dijes dhe bashkepunimit, me forcat profesionale, kur eshte fjala per ceshtje kombetare dhe kjo eshte nje kthese optimiste dhe nese vazhdon keshtu shume pune te mira na presin!

Ne kete pervjetor festiv mori pjese ambasadorja e Kosoves ne OKB, Vlora Citaku, e cila u prit me respekt dhe mirenjohje nga te pranishmit dhe u duk qarte se vrejtja e Haradinajt per te ishte nje cope akulli i shkrire. 

Po ashtu mori pjese Bajram Cunmulaj, nga Malesia, bajraktar i shtepise se Hotit, luftetare malesore qe shkuan ne front per lirine e Kosoves si Anton Nikolla si dhe ish ministri i brendeshem i Shqiperise, bashkeatdhetari yne qe jeton ne Detroit, Dritan Demiraj.

Folesi kryesor i kesaj mbremje Prof. Martin Berishja, ne fjalen e rastit evokoi momentet ma kryesore te kesaj ngjarje qe pati buje te madhe, jo vetem ne trevat shqipatare, por edhe ne kancelarite Europinane e deri ne Amerike.

 Malesoret e perkunden djepin e lirise. Kryengitja e Malesise tregoi shpirtin e madh te lirise se shqiptarit, por edhe te forces se tyre per te mbojtur token, djepat shtepite dhe atdheun. Ata u ngriten nga dhimbja e shtypja, per ta hequr armikun nga supet e veta nga drita e syve dhe per per lirine e vellaut e te shqiptarit.

 Ndaj gjaku i derdhur per liri e pavaresi duhet te shertheje ne lulen e dashurise dhe vizionit per te ngrit nje shtet te dinjitetshme ashtu sic e donin ata.

Festen e pershendeti edhe Bajram Cunmulja dhe kryetari i shoqates Malesia Madhe Ruzhdi Gjokaj. Aktivitetin e moderoi, Vera Ivanaj dhe Nik Sinishta.

 Ishin present mediat si ADTV, ACTV dhe TVSHA me Ruzh, Dragu, Zef Pergega, Edmond Aliko, Paulin Palushi, Rafael Floqi, Arben Spahia dhe Kol Vasili. 

Fotograf per aktivitetin nga kisha e Shen Palit studio “Malesia” me Dod Nik Prelaj. Nje shije te embel la recitimi i poezise se aktorit Cun Lajcaj qe ishte prezent mes malesoreve.



DHE NJEREZIT SI NJREZIT E MIRE…E MALESORET SI NE KOHET PER KOHEN

Tek rendnin te shterngonin duart me kryeministrin Haradijan, te bashkonin duar e ti benin shqipen, njeriu nuk ka se se te mos mrekullohet nga kjo ngjarje jo e zakonte, jo vetem ne jeten e komunietit tone per ne te gjitha trevat. 


Haradinaj u ngjante si gjysem perendine.


 Ashtu i kishte rene nje nur, ndoshta pertej imagjinates sa dukej se engjejt kane zbritur mes malesoreve te festonin bashke, ate qe eshte e bukur shqiptare qe shpesh njerezit nuk e zbulojne ate.


 Haradinaj ndodhta erdhi ne momentin e duhur te na zbulonte ato vlera qe kemi, duke mos i dhene rendesi postit qe mban njeriu.

 Ai u tregoi shpirterave te vegjel se nuk ka rol sundimtari, nuk ka rol karrikja mes shqiptarit se keshtu vaditet pema e unitetit dhe identitetit. 

Zbrittja e tij ne salle dha nje mesim te papare, sidomos per dy shteteve, per liderat politik de udheheqesat, por per cdo njeri e vecanerisht ne Amerike qe duhet te punojme bashke dhe te shmanget mungesa e mos bashkepunimit dhe frika e ndaj njerezve te dijshem dhe profesioniste. Atdheu nuk eshte prone e nje njeriu, atdheu eshte prone e shpirtit te shqiptarit me gjithe simbolet, martiret dhe heronjte. 

Atdheu nuk eshte prone politike. Atdheu nuk eshte prone e percaresve dhe i atyre politikaneve qe vazhdoje ta mbajne te percare diasporen per intresa politike te lidhur me zingjiret e tyre pas karrike. 

Duhet te shmanget sa me pare edhe shpirti i bukur i nacionalistit qe luftoi nga Amerika per lirine dhe te mos kompromentohet dhe te behet pale e pjelles se keqe, per ta organizuar diasporen mbi baza organizatash sllavokomuniste. 

Haradinaj nuk beri politike personale dhe as partiake. Partia e tij eshte Shqiperia. 

Kete mesazh te madh na e lane njerezit e Rilindjes Kombetare dhe ne kete obrelle sigel hyjnore nuk kane vend krimbat e kuq apo te zinje.

Haradinaj shkonte ne cdo tavoline, sic ben i Zoti i shtepise, kur marton djalin apo vajzen dhe troket gotat e urimit. Por Haradinjaj trokiti gotat e mbushura te zemrave.

 I perqente te bente foto me familjet malesore, me ato qe ishin te veshur me kostume kombetare. Hezitimit te femijeve, kur e shikonin ai i ftonte me nje buzeqeshje per tu fotografuar. Sigurimi amerikan u vu ne siklet, por vete Haradinja e degjova qe u tha ne anglisht ”Jam mes vellezerve!” dhe ato u cliruan pak.

 Haradinaj mbolli nje ide nje mesazh mes nesh se si duhet ta doje shqiptari shqiptarin, jo vete per ato qe e perdorin fjalen “bashkim” si sllogan, duke ia kthyer shpinen, por per te gjithe se debati, diskutimi e cliron njeriun nga pengu.

 Ai la mes nesh fjalen e burrit se ka ardh koha te mos u sherbejme me te huajve. Vlerat tona humane, atdhetare, intelektuale dhe krijuese , vellezer, nuk jane çukurina, por duhen vleresur, nderuar e promovuar, se ajo dekorate e larte “Nderi i Kombit” dhe “Urdheri i Skenderbeut” i perket se pari kesaj rrace te diturise qe po mundohen t’a perbaltin nen tingujt e zhurmshem te butaforise, e cila krijon imazhe te rrejshme dhe biografike negative per njerezit. Asnjeri nuk ka dicka mbi tjetrin nese respektohen raportet dhe radha ne nderim.

 Ne duhet te bejme tani festa te vogla te perditshme per njerezit, kontributoret.

 Asgje te keqe nuk do te ksihte sikur ne kete mbremje te behej nje prezatim me emra mbi kontributin e malesoreve per Kosoven nen siglen Fodoacioni “Vendlindja therret” 

Ne rast se do te mendohej edhe nje foto ekspozite per ngjarjet e medha te diaspores per liri te Kosoves. 

Duhet edhe art edhe muzike edhe letersi, pa keto nuk mund te kuptohet nusja e lirise. Ato jane kunora princore e saj.

Haradinaj me te gjithe shkembej nga nje fjale e ne kemi kohe qe nuk shkembejme mendime, duke e mbjelle faren tone me pragjykime.

 Hardinajt i dhane mbeshtjetje, dhe kjo duhet perkthyer si tra i forte i kulmit tone, por edhe si ure lidhje mes vetes, pa na bere pershtypje se prrenjt e zhurmshem rrjedhin dhe te terbohen nen kembet tona.

Haradinaj tregoi se sa i rendesishem eshte atdheu. Atdheu eshte per cdo njeri si zemra ne kraharor, ndaj ai respektin qe kane treguar shqiptaret per te, u mundua maksimalisht te u ktheje ne kete mbremje dhe malesoret fisnikeisht ne drite te ylberit e priten kete shpirt atdhetari me rrenje te thella ne troje si nje tra qe nuk perkulet.
(Nga gazetari special i Floripress-it dhe http://www.albdreams.net,
Zt.Zef Pegega)

Detroit 6 prill 2019

“Bllaca 1999”, treni i tmerrit kosovar kthehet në muze....

Fotografia e Jahja Lluka


Nga Flori Bruqi

Para 20 vitesh nga ish okupatori jugosllavë u bë gjenocid i hapur në popullin shqiptar, sidomos dëbimi i popullatës më dhunë të mbi 500 mijë shqiptarëve në Trenin famëkeq (Fushë Kosovë- Bllacë) mu si dikur që jua bënin hebrejve që i nacistët e Hitlerit , gjatë Luftsē së Dytë Botērore!




“Bllaca ‘99 “e vërteton tragjedinë më të madhe në Gadishullin Ilirik ,gjenocidin jugosllavë për dëbimin e shqiptarë më dhunë në fund të shekullit 20-të.

Muajt:mars,prill,maj,qërshor 1999 e shqetësuan opinionin botëror , prandaj si rrjedhojē e shfarosjës shtetërore të shqiptarëve ishte edhe ndērhyrja e Aleancës Verio Atlantike - NATO-së ndaj Sërbisë dhe Malit të Zi (ish Yugosllavisë së brisht të èetnikut serb Sllobodan Millosheviqit ) e cila e shpētojē njē popull tē tērē nga thundrra 100 vjeçare!


Image result for bllaca 1999
Prandaj sot 20 vjetē , Tremi famēkeq i "Bllacës'99" si dhe Muzeu historikē i Bllacës janē për mosharrimin tonē kombētare , njerēzorë!
Imazh i ngjashëm
...Dhe ata pak njerëz qē e shajnē dhe e fyejnë 500-mi9jë shqiptar që u depërtuan dhunshëm në disa vende të botës -janë të retarduar menderisht bile të tillët mendojnë mu si çetnikët serbë.


Imazh i ngjashëm
Zatën, politikani , shkrimtari dhe veprimtari i njohur Zt.Jahja Lluka, ka bērē njē punē kolosale dhe të njajtin duhët ta përgëzojmë si dhe ta dhe falenderojmë për ndērrmarrjen e tij, sa njerēzore po açē edhe kombētare,e jo të shahët nga disa poltronë politikë neokomunistë të shekullit të rinjë, që ende e kanë të veshur gëzofin stalinist-monist.

Imazh i ngjashëm

****

Më 10 prill 2019 në fshatin Bllacë të Hanit të Elezit do të shënohet 20-vjetori i gjenocidit serb dhe spastrimit etnik “Bllaca 99”,

Po në atë ditë do të vendoset gurthemeli i Muzeut të Gjenocidit Serb.
Imazh i ngjashëm
Për këtë rast, nën patronatin e kryeministrit, Ramush Haradinaj, treni i cili mbarti mbi 400 shqiptarë do të bëhet Muze dhe do të qëndrojë në ish kampin e refugjatëve.

Këshilltari i kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i emëruar edhe Mbajtës i Dosjes për Çështjen e Personave të Zhdukur, Jahja Lluka, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për të kujtuar këtë akt të gjenocidit do të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë.
Image result for bllaca 1999
“Më 10 prill në ora 14:00 vihet gurthemeli i Qendrës Memoriale të Gjenocidit Serb “Bllaca 99″, meqenëse në Bllacë në vitin 99 kanë kaluar mbi 440 mijë shqiptarë në portën e daljes për Maqedoni e kemi pa të arsyeshme dhe qeveria ka marrë vendim qe të krijohet memoriali apo Muzeu i Gjenocidit Serb në Bllacë”, tha Lluka.

Imazh i ngjashëm
“… Me këtë rast do të kemi mundësi të dërgojmë trenin i cili ka bartë refugjatë dhe i cili do të jetë muze, do të qëndroj në vendin e kampit të refugjatëve, do vëmë gurthemelin dhe më pas do shpallim një konkurs për Muzeun për arsye se nuk po dëshirojmë të jetë një Muze i improvizuar, por do ta kemi një mundësi të gjenocidit dhe dëshmimit të gjithë këtij gjenocidi”, shtoi Jahja Lluka.
Rezultate imazhesh për bllaca 1999


“Spastrim etnik ka pas shumë më herët, janë me dhjetëra programe të Serbisë për pastrimin etnik të Kosovës duke filluar nga ‘Neçertania’ e deri tek Akademia e Shkencave të Serbisë, mirëpo kjo ka qenë përpjekja e fundit dhe falë Zotit ne kemi mbijetuar dhe tani do të dëshmojmë dhe do ta argumentojmë në Muzeun në Bllacë”, tha Lluka.
Imazh i ngjashëm
Lluka njoftoi se për shënimin e kësaj dite do të prezantohen artefakte, ekspozitë etj.

“Do ketë artefakte të mbledhura nga gjithë shqiptarët që kanë kaluar andej dhe po bëjmë apel të jemi në Bllacë më 10 prill në ora 14:00, ku do jenë liderët e Kosovës, do të kemi edhe një program të veçantë dhe do hapet një ekspozitë me fotografi nga kampet e refugjatëve të shqiptarëve dhe gjithashtu do të kemi një miting të poezisë ku do marrin pjesë rreth 100 poetë nga gjitha trojet shqiptare”, tha ai.

Imazh i ngjashëm
Lluka tha se gjitha përgatitjet kanë përfunduar, ku është hapur edhe një rrugë për të shkruar tek vendi ku kishte qenë kampi në atë kohë.

“Përgatitjet i kemi kryer, kemi hap një rrugë deri tek vendi ku ka qenë kampi, e kemi në përfundim e sipër hekurudhën ku do qëndroj treni dhe po shpresojmë se më në fund edhe Kosova do ketë një muze i cili ka munguar për dëshminë e gjenocidit serb në Kosovë”, shtoi ai.

Floripress ,Facebook,Twitter : 7.4.2019.

........




Shkruan :Jahja Lluka

Përjetsisht në memorien shqiptare Bllaca 99'

Sa herë vie pranvera, në kujtesen tonë na sjell lule me aromë gjaku.

Na ndajnë dy dekada, nga episodet e tmerrit të cilat, nuk mbaruan as pas Luftës s'ë Dytë Botërore.

Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi i cili mori formën apokaliptike, duke shënuar kështu një shekull rresht, vuajtje dhe spastrimi etnik, ndaj popullit shqiptar.

Sot, kur e kthejmë kohën pas është pothuaje e pamundur të mendohet ajo katastrofë humanitare, që u ngjiz në kontinentin e lashtë europian.

Pas kampeve të përqëndrimit ndaj hebrejve, u tha " kurrë më" s'do lejohet diçka e tillë.

Por vula e kësaj djallëzie, kaloi mbi trupa shqiptarësh, të cilët në frymën e fundit po kërkonin shpëtimin, s'paku të vdisnin me dinjitet.
Në kufirin e Bllacës, po gërshëtoheshin, dy epoka të ndryshme. 

Viti 1999, po përmbyllte një cikël ku ç'njerëzia kishte triumfuar me vellon e saj të zezë, e që po gëlltiste trupa të gjallë, pa moshë e përtej moshes.

Prapa këtyre trupave që ishin ç'njerëzuar, po mbeteshin tokat e stërgjyshërve, andrrat, kujtimet, lotët, lindjet, dashuritë dhe varret.

 Po mbesnin luftëtarët të cilët deri në frymën e fundit, patën vullnetin t'i kthenin pushkën njërës ndër ushtritë më të fuqishme në Evropë, por që kjo e fundit veç luftë burrash nuk bënte.
Ishin hiena që donin me çdo kusht zhdukjen nga kjo tokë të një populli të tërë vetëm pse ky popull ishte shqiptar.



Pasardhësit e Lekës s'ë Madh, Pirros sy- patrembur e Skenderbeut hyjnor, që dikur ruajtën Evropën dhe civilizimin e lashtë, në vitin 99' mbi trupat e tyre, po bartnin vulën e tmerrit, kaosit, pa shpi e pa atdhe ishin detyruar të merrnin rrugët e botës, për të mos u kthyer më kurrë, pa prag e pa varre, këmbëzbathur e barkëthatë, me sy të shterrur nga lotët, për t'u shuar në hirin e hiçit.

Njezet vite pas ky memorial trenash, të cilët bartën mijëra shqiptarë, më ngjallë një emocion të përzier. 

Kur e mendoj çfarë kemi kaluar, ndihem thellësisht i trishtuar por kur e shoh që pas njëzet vitesh kemi një shtet Kosovën tonë sovrane, jam thellësisht i lumtur.

Le të jetë shenjë kujtimi për brezat që do vijnë vuajtja e kombit tonë.

Mos të na humbas as një çast nga kujtesa se ku ishim dje, ku jemi dhe ku duam të shkojmë.

Rezultate imazhesh për faleminderit klinton

Faleminderit NATO-s, dhe Presidentit Klinton të cilët na ndihmuan, por kjo ndihmë ishte një borgj ndaj shqiptarëve, sepse paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj.




Viti 1999' shënon një kthesë për shqiptarët,bota e kuptoi se ky popull asnjëhere nuk ushtroi gjenocid dhe dhunë ndaj askujt, veç se qe i detyruar me mish e shpirt të luftojë për ta mbrojtë pragun e shpisë, që të rrojë me dinjitet në trojet e veta, trashëgim dhe amanet nga të parët.


2019-04-05

Adem Avdia:Miqësia !!!

I nderuar miku im Flori !

5 vite me Ju ne facebook unë kurrë nuk i kam konsideruar si hapësirë kohore, por i kam quajtur një periudhë shoqërie, miqësie, bashkëpunimi, përvojë dhe institucion ku anë kam marrë shumë gjëra të nevojshme, të domosdoshme dhe të vyera.
5 vjet me Ju unë jam bërë më i vëmëndshëm dhe më i përqëndruar në fushën e krijimtarisë letrare. Fryt i kësaj është dhe botimi i dy librave në vitet 2018 – 2019, e në themel të tyre qëndron kontributi Juaj, kurajo për t’i shkuar deri në fund dhe inkurajimi për të marrë frytet e dëshiruara.
Kam qëndruar shumë herë pranë Jush e më dukej vetja se jam pranë një lisi shekullor ku asnjë rrufe nuk më kap. Për mua jeni një monument letrar, jeni një thesar me agjensinë tuaj informative virtuale, jeni një “furrë” ku gatuhet buka më e mirë për artistët dhe shkrimtarët.
Kam qëndruar shpesh dhe kam biseduar me Ju. Si nuk u mërzitët ndonjëherë nga “dokrrat” e mija apo të shokëve të mi, që jemi me kilometra prapa jush. Je aq i thjeshtë sa shkrihesh me ne dhe askush nuk e vëren se mes tyre është një njeri i madh, një njeri me shpirt sa të dhimbshur, aq dhe vigan
Jeta është e limituar, por ju keni ditur ta shfrytëzoni me efektivitet. Kjo duket në morinë e veprave Tuaja, jo si numër, por si kualitet. Unë nuk dua të përcaktoj jetëgjatësinë Tuaj, por dua të uroj të keni sa më shumë vepra madhore, ndofshta edhe kaq sa keni shkruar deri tani. Kjo jo për Ju, por për mbarë kombin e shqiptarizmën, për mbarë lexuesit e etur për krijimtarinë Tuaj.
Ne kemi qëndruar bashkë 5 vjet, e mua më duket se të kam njohur gjithë jetën time. Uroj të jemi bashkë sa të kemi frymë e fryma e bashkëpunimit të mos shkëputet kurrë mes nesh.
Urime miku im Flori, urime e shëndet, urime e krijimtari, urime e harmoni në shoqërinë e në familjen tënde të shtrenjtë.
Adem Avdia
Kukës,05.04.2019

2019-04-02

PRELOC MARGILAJ NJE SY HAPUR NEN HESHTJEN E DEKADAVE TE SHEKULLIT



…I trieshiani qё vinte nga Krajlnia e pavarur dhe e pamposhtur e Malёsisё, i denjё pёr katedrat mё shkencore tё Ballkanit dhe tё Europёs, pёrfundoi nё knetat e moçalet e komunizmit nё Shqipёri!


Rezultate imazhesh për zef pergega


Nga fundi i vitit 1948, kur Enver Hoxha prishi dhe ndërpreu marrëdhëniet tejet miqësore me Jugosllavinë e Marshallit Josif Broz Tito, me të cilin ishte lidhur ngushtë që nga viti 1941, (kur ata e ndihmuan për krijimin e Partisë Komuniste dhe zgjedhjen e tij në krye të saj) dhe, gjithashtu, largimin e Beogradit nga Blloku i Lindjes që kontrollohej nga Moska, në drejtim të Shqipërisë filluan të vinin mjaft shtetas jugosllavë që e konsideronin veten besnikë të Stalinit dhe ishin kundër politikës së liderit të tyre të cilin e akuzonin si revizionist dhe “të shitur te borgjezia perëndimore”. Po në këtë kohë, krahas shtetasve jugosllavë, në drejtim të kufirit me Shqipërinë filluan të vinin ilegalisht edhe mjaft shtetas jugosllavë me kombësi shqiptare që banonin në viset e tyre të trevave shqiptare, si: Kosovë, Mali i Zi dhe Maqedoni, të cilët detyroheshin të largoheshin nga vatrat e tyre për shkak të klimës politike antishqiptare që po ndërmerrte regjimi titist pas prishjes së marrëdhënieve me Shqipërinë e vendet e Bllokut Lindor në përgjithësi. Ardhja e shqiptarëve të Jugosllavisë në Shqipëri filloj të bëhej me e dendur sidomos pas vitit 1955 kur Beogradi zyrtar dhe Ankaraja nënshkruan marrëveshjen tashmë të njohur, Tito-Bajar (Xhelal Bajar, presidenti i Turqisë në atë kohë), për shkëmbimin e ndërsjellët të shtesave të tyre. Kështu që në atë periudhë kohe e në vazhdim, deri nga fundi i viteve ’60-të, edhe për shkak të politikës antishqiptare dhe persekucionit e gjenocidit, që ndiqte ndaj tyre regjimi i Beogradit (i zbatuar nga Rankoviçi), nga Jugosllavia për në Shqipëri erdhën ilegalisht një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, të cilët fillimisht u sistemuan nëpër disa kampe si ai i Llakatundit të Vlorës, etj. Në këto kampe, ata patën një jetë tejet të vështirë, duke punuar e jetuar njësoj si të internuarit e tjerë shqiptarë në fshatrat e Myzeqesë, si Savër, Shtyllas, Sheqëz, Bedat, Plug etj. Ndër ata shqiptarë të Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë që erdhën asokohe në Shqipëri, janë më të njohur disa prej tyre si: Gani Demiri Ratkoceri, Zef Gjeloshaj, Preloc Margilaj, Kapllan Resuli, Pashko Camaj, Esat Myftari, Sadri Ahmeti, Namik Luca, Ded Berisha, Hil Kamani, Selim Kelmendi, Shefqet Kelmendi, Estref Kelmendi, Agim Gjakova etj., shumica e të cilëve iu dha e drejta dhe ndoqën shkollat e larta në Tiranë, duke u diplomuar kryesisht në Fakultetin Filologjik. Por edhe pse ata fillimisht arritën që të integroheshin në atdheun e tyre amë, me ndonjë përjashtim të vogël, pjesa më e madhe e tyre u arrestuan dhe u dënuan me burgime të gjata, duke u akuzuar si agjentë të UDB-së etj.Preloc Margilaj autori I librit studimor “Iliret flasin shqip e shqiptaret flasin Ilirisht” disa vite i kaloi ne Fier.
Nё kopertinen e librit tё vet jepet njё biqgrafi e shkurtёr. Nuk eshte fort i njohur se ai rreshtohet nё anen e oxhaku tё tё mirёve, por vepra e tij i kalon kyfinjt e imagjinatёs sё injorances pushtetore te tё dy shteteve, shqiptare e malazeze, qё ia kanё venё cizmen e mohimit nё fyt fjalёs. U lind ne vitin 1954 nё fshatin triesh tё Malёsisё Madhe nё Mal te Zi. Katёr klaset e fillorёs i kreu nё qytezёn e Tuzit.Me pas pranohet pr studime tё metejshme nё Institutin e shkollёs tekniko-ushtarake nё Kragujevac. Nё tё njetёn kohe i del bursa pёr tё vazhduar studimet nё shkollёn e fёmijёve nё Danillovgrad ku kryen gjimnazin dhe njё vit nё Podgoricё. Pas shpёrthimit tё Luftёs sё Dytё Botёrore ka ndjekur gjimnazin nё Prishtinё.Aty e aktivizohet me Levizjen Nacional - Ҫlirimtare.Arrestohet dhe e dёrgojnё nё kampet e perqendrimit nё Prishtinё dhe mё pas interrnohet nё Gjermani, ku kalon nё disa kampe.Pas pёrfundimit tё luftёs dhe kthimit nё atdhe Preloci emёrohet zv komisar nё degёn e brёndёshme nё Prizren.Kthehet nё Malёsi dhe punon si mёsues.Mbraron studimet e larta pёr history-gjeografi nё vitin 1948. Nё vitin 1949 ёshtё drejtor i shkollёs fillore nё Tuz dhe anёtar i kёshillit arsimor pranё Ministrisё sё Arsimit nё Mal te Zi. Pёr shkak tё bindjeve tё tij, dashurisё pёr Shqipёrinё dhe pёr gjuhёn shqipe ai survehohet nga organet policore malazeze dhe duke e nuhatur situaten bashkё me gruan e tij kalon kufirin dhe kёrkojnё azil politik, i cili u miratohet nga qeveria shqiptare.
Ka qenё redactor i gazetёs “Za Slobodu” organ i emigracionit politik jugosllav nё Shqipёri.Bashkёshortja ka qenё gazetare nё “Radio Tirana” si spikere pёr emigracionin jugosllav qё nё ato vite kishin njё rubrikё tё veçantё. Internohen pёr 10 vite nё kampet e perqendrimit dhe sё fundi para se te ktheheshin nё Jugosllavi me 1971, ata jetuan nё qytetin e Fierit. Nё Shqipёri Preloci nuk iu nda shkollёs dhe dёshirёs pёr mё shumё dije. Kёshtu ai regjistrohet nё Universitetin e Tiranёs nё degёn filologji-histori, por nuk e perfundon pёr shkak tё internimit nё boten e baltёs dhe moçalёve komuniste..Ai e njihte mirё serbo-kroatishten, rusishten, itaishten, dhe pjesёrisht frengjishten, pёrveç shqipes qё e kishte gjuhёn e nёnёs dhe tё kombit. Pas largimit nga pushteti diktatorial i Enverit, zbulohet lista nё arshiven e policisё e likujdimeve fisike tё tё vellait dhe tre kushurinjёve tё Preloc Margiles, kёsaj figure nderi e lavdi tё gjuhesisё, shkences tё rrёnjёve tona ilire dhe patriotizmit shqiptar.
Moikom Zeqo shkruan impresionet e veta rredh librit tё autorit malёsor Preloc Margilaj."….Para disa muajsh, kur autori Preloc Margilaj ishte ende i gjallë, m'a dërgoi librin e tij, që nga qyteti i Podgoricës në Malin e Zi, ku jetonte ende.Ky libër i formatit të madh subjektonte motive shkencore me interes të veçantë. Vdekja e tij e papritur më la dhe mua një peng të dyfishtë: pengun që nuk e njoha dot drejtpërsëdrejti dhe pengun që nuk i dhashë vlerësimet e mia për këtë libër. Pjesërisht po i rikthej këtë peng duke i dhënë disa mendime për atë që mund t'a quaj veprën e tij testamentale, pikërisht për librin "Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht" me 470 faqe të formatit të madh ka një karakter të rrafshit enciklopedik. Libri është rezultat i hulumtimeve të gjata në kohë dhe hapësirë, i këkimeve pasionante në histori.Margilaj me informim të mirëfilltë filologjik jep në këtë libër panorama të gjëra dhe të shumfishta.Libri i dedikohet lexuesve anonimë të Ballkanit me qëllim që të njohin pamjen e vërtetë të së kaluarës dhe në mënyrë të veçantë historinë e pashlyeshme të ilirëve. Siç është shprehur Herodoti "Pas hinduesve, thrakasit dhe ilirët janë populli më i madh dhe sikur të dinin të organizoheshin do të zotëronin mbarë botën". Ilirët padyshim që janë një popull parak ndër më kryesorët e botës së lashtë të Evropës. Samerst Frej është shprehur se "Popujt, të cilët kanë kaluar të parët nga epika parahistorike në atë historike në Perëndim, kanë qenë ilirët dhe në Lindje thrakët. - të organizuar në fise, si dhe me aristokracinë organizuar fisnore". Një dëshmi e pazakontë e Plinit thotë : "Ilirët e kanë krijuar të parët alfabetin dhe e kanë kaluar në Itali". Kështu ndeshim një paradoks kolosal të historisë së lashtë.Padyshim që Plini e ka ditur këtë të vërtetë dhe nuk e ka mohuar.Por sot në studimet historiografike dhe lingusitike është gati një postulat, gati një tabu, teza se ilirët nuk kanë lënë shkrimet e tyre. Çabej ka thënë dikur jo pa trishtim të sinqertë dhe pa dhimbje se "Ilirët nuk e patën një Homer të tyre"
...E verteta shkencore ёshtё nё mes. Kjo ekziston dhe nuk mund të mohohet.Këto që thashë më lart përbëjnë shtratin konceptual të librit të Margilajt. "Libri në fjalë nis me një hyrje të autorit si dhe me një vështrim recensional nga Prof. Nikollë Gj. Margilaj. Shpjegohet qartë në këto dy tekste se zhbirimi i së vërtetës së gjuhës ilire është një punë e palodhur dhe që i takon sidomos së ardhmes. Elementët onomastike, toponimet, horonimet, hidronimet, antroponimet, teonimet, kanë të bëjnë me etnogjenezën dhe janë tashmë një nomenklaturë gjuëhsore e pamohueshme. Nuk mund të ketë një histori të lashtësisë së Evropës pa nomeklaturën gjuhësore ilire, e cila mbijeton edhe në oazat paleodialektore, në format arkaike të morfologjisë por dhe në shumë elemente në kuptimin e sotëm semantologjik. Qytetërimi ilir është një qytetërim sui generis, i mbijetuar tek shqiptarët.I është nënshtruar asimilimit, deformimit, metamorfizmit, por pa e humbur origjinalitetin.Historia tragjike e popullit ilir është dhe histori e pushtimeve shekullore e homogjemizimeve kulturore dhe ndërfutjeve të pafundme të gjuhëve të tjera të kontinentit. Por nuk është arritur dot tek zbardhja e plotë as te shenja xero e gjithçkaje. Në këtë kuptim libri i Margilajt është kundër tezave nihiliste, që kanë marrë gati statusin e paragjykimeve të përjetshme kundër ilirëve.Libri është strukturuar më 9 kapituj.Kapitulli i I ka të bëjë me onomastikën, toponimet, horonimet, hidronimet dhe kuptimin e terminologjive të botës ilire në Ilirinë e Jugut, Dalmaci, të Ilirikumit bizantin etj. Kapitulli i II lidhet me andronimet ilire, emrat vetiakë, metamorfoën dhe disa çelsa etimologjikë të emrave karakteristikë të ilirëve.Kapitulli i III bazohet mbi rrënjët indevropiane të gjuhës ilire, pra ka të bëjë me raportet krahasimtare .Kapitulli i IV, merret me emrat e miteve dhe kulteve ilire, teonimet, me mitin pelazgjik mbi krijimin e botës dhe disa shpjegime të figurave mitologjike.Kapitulli i V, merret me toponimet ilire jashtë metropolit ilir.Kapitulli i VI i kushtohet lidhjeve iliro trake, që përbëjnë thelbin edhe të sekretit edhe të ngjizjes së shqiptarëve si një popull i gjallë dhe i veçantë i familjes indoevropiane. Kapitulli i VII merret me etimologjinë e emrave të fiseve të mëdha ilire dhe disa institucioneve etnografikë.Kapitulli i VIII studjon gjurmët e ilirëve në Itali, raportet e ndërsjellta të etruskëve me ilirët.Kapitulli i IX studjon qytetërimet e tjera të lashta dhe lashtësinë e pamohueshme të gjuhës shqipe.Në fund të librit është dhe një epilog, i cili ka karakter konkluziv".
Siç thote autori, teksti i kёtij libri ёshtё njё materie mё e permbledhur e njё jete tё etnoqenies sё popullit ilir, sintezё e historisё shpirtёrore, tё zhvillimit e tё sukseseve tё sё kaluares nё pёrgjithёsi. Libri mbёshtetet nё tё dhёna materiale, nё perfundimet e analizave semantike e etimologjike tё elementeve onomastike, toponimeve, oronimeve, fitogjeografike, zoogjeografike, hidronimeve, antroponimeve, etnonimeve, antropogjeografike,atmosferike e hidroferike etj. Gati i gjithё kompleksi i kulturёs ilire ka qenё i nёnshtruar asimilimit, deformimit e metamorfonizmit, duke humbur origjinalitetin e vet. Ndaj themi se drita qё hedh dija shkencore e Preloc Margilajt ёshtё me rreze tё forta qё e ngjallin kulturёn illire nga shtresat e trasha tё ёrrёta tё hedhura qёllimisht mbi te, politikisht, ushtarakisht dhe me studime fallso, sepse fitoret qytёrimi ilir nuk janё statike nё suazen e vet ombetare, ato bёhen jo vetёm pronё etnike, por shdёrrohen nё pronёsi tё popujve e nё pёrpjestime kohe e hapёsire. Alfabeti e shkrimi ilir bёhen matricё e alfabeteve e popujve mesdhёtarё e kontinentale…
Nё studimin e tij mirёfilli shkencor Margilaj sjell tё dhёna mbi toponimine e fjalёve nё disa shtete europinane dhe aziatike qё kanё rrёnjёn nga fjala ilire. Nё Greqi janё 107 tё tila e mё shumё si: “Atika”, krahinё nё veri te Athines (At-i, i atit). “Epirus” -(i epёrm)! “Aliveri” qytet ne Peleponez (Aliveri-ylberi). Nё Itali kemi 25 toponime ilire si: “Bari”, qytet nё (Bari-bariu). “Leqe” qytet vjen nga fjala “Leqe” – kthesё.“Lombadi” (lom-lum + i bardhё). Nё Bullgari 24 fjalё si: “Meadra” qytet (Medra-bimё medicionale). “Kom” lum (Kom – veshje nga leshi dhise ose i kalit). Vargmalet “Karparte” (karpё-shkёmb). Emr “Bukuresht” kryeqytet i Rumanisё, (i bukur ёshtё). Nё Hungari kemi kater fjalё ilire si: “Balton” liqen (baltё-balta) “Segedin” qytet nё lumin Tisa, vjen prej fisit “segetet” qё jetonin nё ato vise. Nё Bashkimin Sovjetik katёr me rrёnjё ilire.“Ural” vargmale (urё-a) “Sura” fluente e djathtё e lumit “Vollga” (sure-a, zalle). Franca 14-tё si: “Parisi” kryeqytet (i parё-i), “Gurdoni” qytet, (gure –i). Nё Britani 9-tё.“Britani” (bri – tane, nga fjala, brij-a).Kemi fjalen “Skandinavi” (ska + andej + navi) (“Ska mё rrugё, s’ka me navigim)”. Nё Afganistan “Guraidi” vendbanim vjen nga fjala ilire dhe shqipe “gur-i”. “Male” qytet nё Kaukaz nga fjala “male”. Fjala Afrikё nga ( a+frikё +a)et.
Mё shumё interes ёshtё kapitulli “Emrat e miteve dhe kulteve ilire-teonimet”, ku atori jep shpjegime tё argumetura. Nё kёte rast nuk e kemi qellim tё temes tonё tё ndalemi mё gjatё, mbasi kam objekt tё jap njё pasqyrё tё persekutimit tё mendjeve tё dijёs nё turrёn e druve tё regjimit komunist, pjesё e sё cilёs fatkёqёsisht ёshtё dhe Preloc Margilaj.
Nё recensionin e librit tё Prelocit, Prof. Nikollё Gj. Margilaj shkruan: “… Gurrё qё nuk ka tё sosur ёshtё historia jonё” Kjo me kujtohet kur lexova librin e Prelocit, i cili ёshtё njё enciklopedi e vogёl e vёrtetё e botёs sё madhe Iliro-shqiptare, sintezё e historisё shpirtёrore e Ilirisё….Autorit i intereson rrёnja semantike, qё sipas tё cilit gjuha shqipe e ka tё ruajtur bazёn, thelbin e pacenuar.Ajo ёshtё gjuhё aktive e pazhdukshme nga kohet e lashta deri nё ditёt e sotme.“Urdhёroni e me kundёrshtoni!”-thotё autori. Unё do tё pёrdor vetёm njё çelёs, gjuhёn e sotme shqipe. Ajo ёshtё vazhduese e drejtpёrdrejtё e ilirishtёs, pra iliret flasin shqip.Kultura ilire u shdёrrua nё pronё tё popujve dhe alfabeti ilir bёhet “mema” e alfabetёve tё popujve tё Mesdheut.Lindi dhe u zhvillua etika iliro-shqiptare Besa, betimi ashpёr, i pёrhershёm dhe granci e paprekshme tek ilirёt. Besa ёshtё nocion moral dhe jo religjioz. Kur krijuan mitologjinё ilirёt u quajtёn “hyjnorё” dhe mё vonё, ne, pasardhёsit e tyre na quajten “barbarё”. Njё vend tё rёndёsishёm nё veprёr zёnё fiset ilire qё kanё banuar nё Itali…Nё poemen e lashtё “Iliada” tё Homerit pёrmendёn dy fise ilire aleate tё trojanёve, kundёr invazioneve, siç janё: paionet dhe dardanёt. Nё vepren e Virgjilit paraqitet madhёrisht tablloja e mbёrritjes sё dardanёve nё afёrsi tё murёve tё Trojёs….E Enea thotё:
“O dritё e Dardanisё, ti shpresa
Mё e madhe se e trojanёve, pse u vonove?!”
Njё drite qё ndriçon 30 shekuj e nuk shuhet kurrё. E sot nё Kosovёn e lirё nёpёrmjet fjaleve tё legjёndarit Enea: “O dritё e Dardanise, ti je shpresa mё e ёmbёl e Trojanёve!”

…ATHANAS GEGAJ I TRISHIANI ME ARBERINE DHE KASTRIOTIN QE NALT UA NGRITI ZANIN…!


Nje studim i anashkaluar mbi Arberine dhe heroin e saj, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, te cilin nuk arriti ta infektoje myku i historiografise politike shqiptare…Me studime meshtarake, doktor shkencash dhe kryeredaktor i gazetes “Dielli” ne Amerike dhe nje mik besnik i Fan Nolit,Gegaj jep origjinne e familjes se Kastriotit nga Kastri, qytet ilir te Vigut te Mirdites. Edhe Abat Prend Doci ne nje poe zit e shkruar ne Athine ne vitin 1884 e quan dhergj Kastriotin “Gjergj Kastri”

Rezultate imazhesh për zef pergega


ZEF PERGEGA


Ne qarqet shkencore dhe diplomatike te botes se lire, teza e doktoratures, Athanas Gegajt, e botuar ne nje liber, kushtuar Gjergj Kastriotit dhe atdheut te vet Arberise “L’Albanie et l’ invasion turque au XV-te” eshte nje punim i dizertacionit, shume i njohur ne boten e lire dhe katerat e saj, te cilin Gegaj e mbrojti ne katedren e historise se Universitetin e Louvainit ne Belgjike, botuar ne gjuhen frenge ne Paris ne vitin 1937. Ne simpoziumin shkencor qe u zhvillua ne Detroit ne janar te 2018, kur ne referatin tim ia permenda emrin e Athanasit, studiusit ne syte e mi rrudhen supet, edhe per faktin se nuk ia kishin idene se Kastriotet rezultojne ne Kanada qe nga fundi i shek. 16-te.
Letrari dhe fetari, historiani, perkthyesi, muzikanti, kritiku dhe burre shtatasi shqiptar, Fan Noli nga Amerika, i cili ka shkruar per Skenderbeun,e cileson studimin e Gegajt si vepra me e mire ne dore te lexuesit per Heroin tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.Gegaj thote nder te tjera se vepra e Barletit merret si vepra me e mire kushtuar Skenderbeut, e cila ka mjaft pershkrime letrare dhe glorifikime. Sipas shkrimtarit malesor Fran Camaj, Gegaj nuk i mistifikon as ngjarjet as personazhet historike.Ai duket se ka pelqyer me se shumti vepren e Anonymus d’ Antivarit, si vepra me e hershme kushtuar heroit tone kombetar. Gegaj shprehet: ….Vepra e Antonim d’ Antivarit (Tivarasit) na jep te dhena te cmuara dhe te sakta per pjesen me te madhe te ngjarjeve, pa e zmadhuar rendesine, larg apologjise se Skenderbeut, shpesh ajo kritikon qendrimin e tij dhe nuk fsheh veshtiresite e mbrendeshme te vendit, duke zbuluarintrigat dhe komplotet e princave te tij…Kronika e Tivarasit na ka sherbyer si nje burim me vlere!”
Athanas Gegaj (Luce Gegaj) e donte pa mase historine e kombit te tij dhe lirine. Duke predikuar ne meshen e shenjte ne Kishen e Madhe te Shkodres iu uroi mirese ardhjen Italise nese kishte ardh si mike, por ne te njejten fraze e mallkon nese ajo ka ardhur si pushtuese. Gegaj i mbeti besnik premtimit qe i kishte dhene Fishtes se pergjithmone do ta leshonte meshtarine, nese nuk do te ndermerej ndonje veprim per lirimin e tij nga arrestimi. Pas lirimit nuk kthehet ne Shqiperi, as ne Trieshin e tij te lindjes , por vazhdon rrugeve te botes. Ne fillim ne Spanje si sekretar i familjes mbreterorete Zogut, me vone ne Boston, ku Noli e emeroi sekretati pergjithshem i Shoqate “Vatra” dhe kryeredaktoi I gazetes se saj “Dielli” per disa virte. Vdekja e Nolit me 1965 dhe largimi iGegajt si lisi me dy dege njeri toske dhe tjetri gege, i dha nje goditje “Vatres” qe kurre nuk e pati me shkelqimin e tyre.
Per te realizuar vepren e tij Gegaj eshte mbeshtetur ne 38 vepra historike me 52 autor te huaj, ne mesin e te cileve edhe tre meshtare katolik nga Shkodra. Sic e pohon vete Gegaj, ai u perpoq sukseshem per te hedhur drite, ne karrieren ushtarake te Skenderbeut, qe me ardhjen e tij ne Kruje deri ne betejen me Ballaban Pashen, duke hedhur drite per te verteten e duke e nxjerre ate nga legjendat qe e kane rrethuar, aty ku e kane futur ne fakt shume autor.

…mendimet e Gegajt per disa autore vendas dhe te huaj te kohes dhe pertej kohes!
-Mese njehere gjate historise se saj Arberia ka ndjere kundragoditjen e levizjeve qe kane tronditur popujt e Europes Jugore. Vecanerisht ne Shek. 15-te, ajo qe viktime e pushtimeve te medha turke. Qendresa heroike e Skenderbeut per 25 vkite ka rendesi, jo vetem per kombin shqiptar, por edhe per Europen, e kercenuar nga rreziku otoman, qe kerkonte islamizimin e Europes dhe turqizimin e kombeve. Gegaj shkruan se pjesa me e madhe e historianeve mbeshteten tek Barleti, por keta kroniste e kane shtremberuar haptazi te vertetten, dramatizuar ngjarjet duke e idealizuar Skenderbeun. Per tu ruajtur nga keta ekzagjerime te ketyre kronisteve dhe per te gjykuar drejt pohimet, shpesh kondradiktore te historianeve te kohes, kemi bere kerkime ne burimet arkivore, pjesa me e madhe te tyre jane te botuara. Shume kohe para Barletit, Antonio d’ Antivari (Tivarasi), kishte hartuar latinisht, sipas te dhenave te te vellait, officer iGardes se Skenderbeut, “Rrefenjen e trimerive te heroit shqiptar” Kjo kronike u perdor nga italiani Biemi ne librin e tij “Historia di Giogio Castriota Skenderbeg” 1742. Ky autor kishte ne dore vetem nje kopje te keqe te Tivarasit qe i mungonin dy flete ne fillim e ne fund. Biemi eshte i vetmi qe i eshte referuar Tivarasit. Biemi jep titullin ne fund te vepres se Tivarasit “Historia Scanderbegi edita per quondam Albanesem, Venetus impressa, anno Domini 1480…!” Ky autori i referohet Barletit vetem per te plotesuar boshlleqet lendore te burimit te tij, duke bere kujdes te nxjerre ne pah mangesite e tij. Tek Biemi ruhet vepra e Tivarasit, klerik nga Tivari. Sipas Gegajt, Tivarasi ka bere nje pune te shquar per epoken, na jep te dhena te cmuara dhe te sakta per pjesen me te madhe te ngjarjeve, pa e zmadhuar rendesine, duke na dhuruar nje histori ne beteje, pa i fshehur veshtiresite e brendeshme te Arberise dhe zakonet e banoreve te saj dhe se zbulon mangesite mjaft te medha te politikes se jashtme te Skenderbeut.
Botimi i Barletit, prift nga Shkodra ishte iri kur Skenderbeu nderroi jete. Ai u la ne dore shqiptareve dy vera qe larteson trimerite e bashkevendasve te tij. Njera ne vitin 1504 me 72 flete, kurse e dyta “Historia de vita at gestis Scanderbegi Epirotarum” Venecia 1506-08 me nje sukses te papritur, duke u botuar ne te gjitha gjuhet e Europes dhe qe nga botimi i saj deri ne ditet e sotme ka frymezuar pjesen me te madhe te historianeve. Per Barletin, Skenderbeu eshte nje hero kombetar qe duhet krahasuar me Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, por detyra e historianit eshte te ringjalle episode e ne kete kontekst Barleti i zmadhon fitoret e heroit dhe fsheh me kujdes ate qe mund ta zbehte shkeqimin e lavdise se tij. Megjithate te gjitha tregimet e Barletit nuk jane te sajuara
Kronisti i trete eshte Gjon Muzaka, shok armesh i Skenderbeut. Ne vitin 1510 hartoi nje kronike mbi familjen e tij dhe ngjarjet me te rendesihme te kohes. Muzaka kur flet per Skenderbeun ka kopjuar kroniken e Barletit.-Njegjeneologji e trilluar e familjes se tij, e ka quajtur Andre Engjellori ose Flave Comenese. Ai jep nje histori mitologjike mbi historine e Stemave te Engjelloreve, qe nese ua heqim keto pjese, kotesia e te cilave e ka verbuar haptas autorin mund te themi se kronika e tij ne pergjithesi paraqet nje dokument te cmuar te historise se Arberise se shek 15-te. Muzaka nuk i kushton vend te madh Skenderbeut. Ai nuk e simpatizonte ate. Ne kroniken e tij e jep Skenderbeun ashtu si Barleti, qendrimin e tij ne oborrin e sulltanit, fushaten kundra hungarezeve, kthimin ne Arberi, vendosjen ne Kruje, kthimin ne fene katolike, perpjekjet per formimin e Lidhjes se Lezhes. Te dy autoret gati sa nuk gabojne kur vendosin daten e vdekjes se Skenderbeut. Keshtu Muzaka e riprodhon kujtimin, sic e ruan Shqiperia per heroin e saj, te ngulitur thelle ne popull si frymezim i kengeve epike.
Josse De Chistelle, udhetari qe e viztoi Arberine 13 vjet mbas vdekjes se Skendeberut ne kroniken e tij ka shkruar: “Gjergj Kastrioti, heroi Skanderbeg qe nje i krishtere i devotshem qe luftoi turkun me aq trimeri. Ai maskaroi shume turq duke lene te gjalle gjysmen, e cila jeton akoma. Pas vdekje se Skenderbeut, vendi humbi, perjashtim bene disa qytete te fortifikuara qe sot jane akoma te krishtere!”
Burimet tuke nuk pranojne asnje fitore te Skenderbeut, por tregon mbi shume ekspedita luftarake turke ne Arberi. Keshtu sipas Sead Eddin 1652, i cili permen roberine e Skenderbeut ne oborrin e Sulltanit, duke e hedhur poshte tezen e arratisjes se tij.Ai shkruan se Skenderbeu u vendos ne pronat e tij nga Sulltan Murati i dyte. Autori Gegaj vazhdon edhe me burime te dyta te shkruara mbas vdekjes se Skenderbeut ne Lezhe me 1468 ne neper vite e shtete te ndryshme.
….shkencerisht, realisht dhe logjikisht, Gegaj kate drejte per origjinen e Katriotit
Se pari historiografia shqiptare plake vazhdon te jete pjelle e sistemit te kaluar. Shqiptari duke qene mendje ngrehur ne qyte te pushkes, bije te shtegtimit dhe pas qerres se politikes e konsideron karriken e pushtetarit, jo vetem te atij ekzekutiv por edhe te atij shkencor si mendje e ndritur edhe pse gjithmone aty jane ulur bythepiset. Po sjelle fotokopjen e poezise te Abatit te Mirdites Prend Doci

Faksimile origjinale e poezise se Primo Docit, publikuar ne “Mirdita Histori dhe aktualitet”
Prap kthen shqipja e rreth i vjen djelmenise
Prine shpresa e trimat ora gjith i shkruen
Keta do ti kpusin hekurat sot robnise
O Shqipe ate zemer qe ti peshtove e duem
Nji trim asht ba per te, nji Gjergj Kastria
Nji Pirrro i ri nje gjenc (Genc) e ka me ta fal Shqypnine!
Athine me 3-4 qershor1884 Primo Doci
Po japim gjithashtu, argumentin shkencor e histirok te klerikut katolik, intelektualit, botuesit, analistit malesor Athanas Gegaj:
-Origjina e Kastrioteve dhe rinia e Skenderbeut ka bere qe te derdhet shume boje dhe ka ngjallur shume diskutime te ashpra dhe te shumta. Si per te gjithe njerezit e medhenj, legjenda kapet tek origjina, faktet dhe trimeria e heroit shqiptar. Zbulimi i burimeve te shumta arkivore dhe studimi i thelle i kronisteve te epokes na lejojne sot t’u japim ketyre problemeve zgjidhje me te paaneshme dhe me te ngjashme me historine. Ne nuk do te vonohemi ketu te diskutojme hipotezen e origjines sllave te Kastrioteve. Sipas mendimit tone ajo nuk mbeshtetet mbi asnje baze historike. Kastriotet ishin nga nje rrace e paster shqiptare dhe per kete ne kemi deshmine e qarte te vete Gjergjit Skenderbeut ne letren e shkruar me 31 tetor 1460 dhe e botuar nga Markusev, fq 149-150. Muzaka pranon origjinen e huja te disa familjeve arberore, por nuk e thote nje gje te tille per Kastriotet. Emri i tyre e vjeter eshte “Mazrreku” dhe i panjohur nga kronistet e kohes. Me pas ai u zevendesue me mbiemrin “Kastrioti” Familja Mazrreku e quajtur me vone Katrioti nuk kate beje me familjen Mazarachi apo Mserri, dhespote te Artes. Familja e Kastriotit mbiemrin e pare e ka marre nga fshati Mazrreku, i vendosur ne krahinen e Hasit, ku kjo familje kishte nje pjese te pronave te saj.
Mbemri “Kastrioti” qe i ka mbetur dhe qe ka mbijetuar ne histori, lidhet padyshim me shume me lokalitetin e Kastrit ne Mirdite qe ndodhet mes fshatrave te Dibres, Munelles, Kashnjetit e Vigut.( Kur permendet “Diber” ketu fjala eshte per fshatrat e Bajrakut te Dibrrit ne Malesine e Lezhes qe eshte ne kufi me Vigun e Miridtes, ku eshte kalaja e Kastrit me themele ilire, ne te cilen u strehua Mons. Dr. Zef Oroshi, i djekur nga forcat e sigurimit, kapelan i pare i kishes katolike shqiptare ne Amerike, i cili e pohon nga studimet e tij se origjina e Skenderbeut eshte nga ky qytet dhe se mbiemri i tij mban emrin e kalase. Oroshi njihet edhe si perkthyesi me i mire iBibles edhe se Kristoforidhi sipas Prof. Zef Valentinit. Kete deshmi e kam degjuar ne nje kasete interviste vete nga goja e Zef Oroshit, sh.a)
Gegaj vazhdon argumentin se ka shume mundesi qe Kastriotet te kene lidhur martesa me familjen e Engjelloreve ose Angellusve. Dihet se ne fillim Gjonin e zevendesoi Engjelli, guvernator i Shqiperise, qe ishte martuar me kunaten e Gjon Paleologut, perandor i Biznatit. Nga ana tjeter familja e Engjelloreve zoteronte nje teritor te gjere ne veri dhe ne qender te vendit. Eshte e vertete qe disa pjestare te familjes se tij ishin ishin kushurinj te Kastrioteve. Ne kete kohe Katriotet zoteronin nje pjese te madhe te vendit, sidomosne verilindje te Shkodres e Lezhes deri ne Prizren. Ne perendim shtriheshin tokat e Dukagjineve, ku perfshiheshin tokat e Zadrimes dhe Fandit (Mirdite). Mendojme se aristokracia e Skenderbeut shpjegon lidhjen e tij me Engjelloret, ngritja e te cileve mbetet per ne nje mister. Por dime se Pal Engjeli, kryepeshkop i Durresit ishte mik i ngushte i Skenderbeut. Familja e Skenderbeut kishte lidhje martesore me shume zoter te vendit, ndersa vete ai u martua me vajzen e Aranitit, krushk me Komnenet. Ne kohen e Balshajve, pronat e Katrioteve dhe Dukagjinasve u shpronesuan. Pas rrezimit te Balshajve Kastrioteti shtrine pronat ne verilindje te Shkodres, zune pjese te Mirdites, duke lene ne perendim Zadrimen e dukagjinasve dhe zbresin ne jug ne vazhdim te lumit Drini iZi deri ne Mat ose Ematia, duke marre pronat e tyre te meparshme. Ne vitin 1389 Gjergj Katrioti, gjyshi i Skenderbeut, mori pjese ne betejen e Kosoves dhe kerkoi ti sulmonte turqit naten. Qyteti i Krujes nuk bente pjese ne pronat e tij, pra qyteti i famshem ku do te vendosej Gjergj Kastrioti pas arratisjes nga Turqia nuk bente pjese ne trashegimine e familjes se tij. Ne te vertete ai u takonte Topiajve. Ne vitin 1402 aty vendoset Konstadin Balsha, djali i Gjergjit tepare qe ishte martuar me Elena Topine. Pas tij u vendos konti Nikita deri ne vitin 1415.Ne kete vit Kruja pushtohet nga Turqit dhe qeveriset nga Hamurat Beu dhe ne vitin 1432 nga Ali Beu. Gjon Katrioti e pushtoi ate per nje fare periudhe, nderkohe qe ai kishte keshtjellen e fuqishme te Petreles….!”
Duke iu permbajtur realitetit te kohes dihet se ne Lezhe sudonte Pal Dukagjini dhe ne Zadrime Lek Zakaria, ne lindje eshte qyteti dhe kalaja ilire Kastri nje qender shume e zhvilluar tregtare, ku kalonin kavanet e mallrave te ndryshme per ne pjeset e ndryshme te vendit. Ketu kemi te bejme vertete me tri mbreteri principatash te kohes se Mesjetes, shume te fuqishme, po te kemi parasysh fushat pjellore mes lumit Drin, Buna e Mat dhe se ne bregdetin mbidis Krujes dhe Lezhes ka qene kriporja me e madhe e Ballkanit,ajo ne grykederdhjen e lumit Ishem, te cilen e kam vizituar me anije peshkimi gjithe teritorin e saj dhe te Kepit te Rodonit, ku eshte kisha katolike dhe kalaja ku pushonte Skenderbeu me familje. Kriporja e Ishmit ruhej nga nje zoterues nga Shkodra me 400 kalores. Si mund te vinte nje njeri nga malesite e Dibres dhe ta pushtonte kete kripore me vlera te medha fitimi?! Si mund te behej nje familje e vetme e pasur ne ato djerrina ku ha pula gur?! Gjon Katritoti ishte miku me besnik i Venedikut dhe me isinqerti.Si shperblim Republika e Venecias, senati i saj i jep titullin “Qytetar nderi”me 11 janar 1410.Dihet se Gjon Katrioti e mori ne zoterim kete kripore dhe ruajti tregtine e leverdishme me Venedikun e vendet per rreth. Kjo kripore ishte “frigoriferi”i mesjetes per vendin tone dhe fqinjet, ku me kripen e saj ruheshin sidomos mishi e djathi, te regjunat per dimer. Kjo e beri familjen e Katriotit me te pasur dhe me te fuqishme ne Arberi, me te cilen nuk mund te perballej njeri.
Eshte e habitshme dhe e papranueshme per historiografine shqitare, e cila nuk e kam pare dhe as degjuar ti referohet studimit te eruditit malesor Athanas Gegaj, studim ibotuar ne nje liber me titull “Arberia dhe Gjergj Kastrioti Skenderbeu’” perkthyer nga Gjergj Gashi dhe pergatirur per botim nga Fran Camaj e Nikolle Berishaj, Tuz 2003. Se shejti sipas disate dhenave ky studim do te botohet edhe ne gjuhen kroate
Lenja mbas dore e studimeve te diaspores shqiptare, e cila eshte pese fishi me e madhe se ajo qe jeton ne Shqiperi e ne Kosove, nje vlere brilante e kombit shqiptar dhe sepromovimi i qellimshem i studimeve islamofobe po e demton rende uren e treshegimise tone, duke i shpall qeverisejet shqiptare tradhetaren me te madhe te kombit tone. Babai kombit eshte Gjergj Kastrioti dhe asnje tjeter. Kot mundohen njerezit e shitur ne pusht-tet! Bekim te qofte shpirti dhe pena Athanas Gegaj! Amin!
Autori eshte themelues i Institutit te Kultures Shqiptaro-Amerikane 2002, ka botuar 25 libra historiko-letrar e poetik ne Amerike dhe ka bere nje studim mbi Katriotet ne Kanada.
Detroit, me 31 mars 2019