2022/09/07

ARSIMI – MËSUESIT, GREVA, MAFIA ARSIMORE DHE RREZIKU I RISTARTIMIT TË SISTEMIT ARSIMOR NGA PIKA ZERO





                     Shkruan :Prof.dr.Murteza Nezir Osdautaj,PHD 

(Apo se si greva e mësuesve e këtyre ditëve e detyroi kryeministrin ta thotë haptas një konstatim që, për 20 vjet, përmendet në bisedat private, në emisione televizive dhe në portale mediale e që ka të bëjë me analfabetët funksionalë që prodhon sistemi ynë arsimor. Shkrimi do të flasë për mësuesit si instrumente dhe për kontributin e dhjetë njerëzve që i dizajnuan apo i udhëhoqën, thuaja, të gjitha ‘reformat arsimore’ që sistemi e sollën në gjendjen aktuale)
Greva e këtyre ditëve, deshëm ne e nuk deshëm, i vuri edhe njëherë në sipërfaqe disa probleme për të cilat kemi diskutuar me vite dhe të cilat i dimë thuaja të gjithë. Janë probleme të cilat ndërlidhen, në rend të parë, me cilësinë në arsim dhe me statusin social të mësuesve por edhe me sistemin, si tërësi. Gjithashtu greva ishte një moment që na bëri të mendojmë për, ta quajmë, arkitekturën e përgjithshme të sistemit arsimor dhe për kontributin e shumë faktorëve në ‘ndërtimin’ e tij dhe në krijimin e gjendjes në të cilën jemi dhe për të cilën nuk bëjmë asgjë për ta ndërruar apo përmirësuar.
Arsimi, në këto njëzet e tre vjet, ishte një nga hallkat e zingjirit të sistemit tonë shtetëror që ka funksionuar, në masë të madhe, keq. Nuk kanë mjaftuar as investimet e mëdha në ndërtimin e shkollave, as investimet e mëdha në pajisjen e shkollave me mjete mësimore, as trajnimet e pafundme të mësuesve dhe as involvimi i paparë i shoqërisë civile dhe i organizatave të huaja nga shtete të veçanta dhe të tjera ndërkombëtare që sistemi jonë arsimor të mëkëmbet.
Këtë shkrim po e bëj për një arsye të thjeshtë. Në tërë këtë rrugëtim janë jo më shumë se dhjetë persona dhe organizata (përjashto ministrat që, secili në kohën e vet, kanë dhënë ‘kontribut’) nga shoqëria civile, OJQ-të, institucionet private e publike etj. të cilët, shpesh, kanë mbajtur edhe pozita të larta politike dhe, të cilët, në cilësinë e ‘ekspertëve’ janë angazhuar dhe kanë dhënë ‘kontribut’ në zhvillimin dhe reformimin e arsimit gjatë tërë këtyre viteve të pasluftës. Angazhimi i tyre ishte aq i gjatë dhe aq i gjithanshëm në ngjarjet në arsimin tonë saqë, çdo ‘reformë’, çdo aktivitet, secila ndodhi dhe çdo dokument, ligjor dhe nënligjor, strategjik apo programor i shkruar për arsimin, i të gjitha niveleve, e ka dorën dhe vulën e këtyre dhjetë personave.
Duke qenë ‘ekspertë’ të përjetshëm, duke u futur në çdo ingranazh të funksionimit të sistemit dhe duke uzurpuar çdo mundësi të angazhimit të të tjerëve, ata, në njëfarë dore, e uzurpuan, thuaja në tërësi, këtë fushë veprimi ngase ishte një burim i mirë i pasurimit të tyre apo të grupeve të tyre të interesit.
Këta, thuaja, dhjetë persona, dhjetë organizata, dhjetë ‘ekspertë’ që i ka Kosova, që vijnë nga shoqëria civile, që kishin fatin që, në kohën e pasluftës të flisnin anglisht, arritën të futeshin në institucionet e UNMIK-ut duke përfituar pozita, nga më të lartat, edhe në hierarkinë politike ekzekutive, duke u bërë këshilltarë politikë, ministra dhe zëvendësministra, duke u angazhuar në projektet më të mëdha në fushën e arsimit të financuara nga Kosova apo nga donatorët e jashtëm, duke i udhëhequr OJQ-të vendore që ‘thithen’ pafund fonde vendore dhe ndërkombëtare dhe duke iu kryer shërbime ‘të asistencës teknike’ thuaja çdo organizate të jashtme, u pasuruan, krijuan institucione private ndërsa që, në asnjë rast, nuk dhanë përgjegjësi për punën e tyre të pasuksesshme e cila u shpërfaq në mënyrë aq transparente në dy testet e PISA-s. Po e quaj të pasuksesshme ngase, përveç në PISA, në të gjitha raportet ndërkombëtare, sidomos të Bashkimit Evropian, zhvillimet arsimore në Kosovë nuk vlerësohen për ndonjë ngritje cilësore edhe pse ‘angazhimet’ e kësaj dhjetësheje kosovare ishin permanente, të vazhdueshme dhe ndikimbërëse.
Këta dhjetë persona, me organizatat e tyre, janë organizatorët dhe ofruesit më të mëdhenj të trajnimeve. Këta dhjetë persona, si përfaqësues të organizatave vendore dhe të jashtme, janë, thuaja, hartuesit e vetëm të kurrikulave, strategjive dhe programeve kombëtare arsimore. Ata, duke i përdorur këto instrumente dhe monopolet e krijuara, arritën që tërë sistemin arsimor ta bëjnë të varur nga ‘dijet’ e tyre dhe kontributet e tyre të ‘gjithanshme’, gjithsesi me anë të angazhimit të ekipeve të tyre ‘profesionale’ të cilët, në rastet më të shpeshta, me përjashtime, ishin persona të zakonshëm, pa shkollim, aftësi dhe ekspertizë të nevojshme por, për shkaqe pasurore, u bënë dhe ende janë pjesë e strukturave për të cilat po flas dhe të cilat udhëhiqen nga dhjetëshja e personave të cilëve në këtë shkrim nuk po ua them emrin por, të cilët, çdo lexues, pasi ta lexojë këtë shkrim, do t’i identifikojë.
Do të ishte krejt në rregull që njerëzit të angazhoheshin në punë në të cilat kanë ekspertizë, do të ishte normale që, ndonjëherë, njerëzit të mos arrijnë ta materializojnë punën dhe idetë e tyre, por është fare jonormale që, derisa sistemi arsimor nuk shënon asnjë ngritje cilësore, të njëjtit persona që janë përgjegjës, direkt apo indirekt, për gjendjen në të cilën është arsimi të jenë edhe tash dhe edhe në çdo situatë ata të cilët ftohen për ta ndrequr atë që e kanë rrënuar vetë.
Thuaja, në tërësi, në të gjitha ngjarjet arsimore dhe pedagogjike, në të gjitha nivelet arsimore, duke filluar nga niveli parashkollor deri te shkollimi i kuadrove arsimore, zhvillimi profesional, dokumentet ligjore e nënligjore, trajnimet, kurrikulat, licencimet, riaftësimet profesionale etj. etj. kanë kaluar nëpër duart e tyre apo janë dizajnuar prej tyre. Fatkeqësisht, thuaja të tëra angazhimet profesionale të tyre, kanë dalë të pasuksesshme, të pabazuara në nevojat arsimore të Kosovës, shpesh të kopjuara nga dokumentet dhe aktivitetet e ngjashme të vendeve skandinave duke bërë që, fatkeqësisht, arsimi kosovar dhe zhvillimi i tij të stagnojë në mënyrë sinjifikante dhe duke e bërë sistemin tonë më të pazhvilluarin dhe më të prapambeturin në Evropë.
Ne të gjithë e dimë se kemi problem jashtëzakonisht të madh me arsimin dhe cilësinë e tij në të gjitha nivelet. Këtë gjë e kanë ditur të gjithë ministrat, të gjithë kryeministrat dhe këtë gjë e dinë edhe ministrja dhe kryeministri aktual. Por këtë gjë e dimë të gjithë ne që jemi marrë apo merremi me çështjet e arsimit. E kemi ditur edhe më herët dhe e kemi ditur edhe që nga fillimi por, gjithmonë, për ta ‘shëruar’ gjendjen ftoheshin dhe po ftohen njerëzit e njëjtë, ata që kontribuuan më së shumti në stagnimin dhe mos zhvillimin aktual të sistemit tonë arsimor.
E tërë kjo gjendje është krijuar me kontributin ‘profesional’ dhe udhëheqjen e grupit që unë do ta quaja ‘dhjetëshja e madhe’.
***
Janë disa gjëra që dihen botërisht në lidhje me gjendjen arsimit tonë disa prej të cilave dua t’i përmendi dhe për krijimin e të cilave po ky grup ‘burrash të arsimit’ kanë pasur rol kyç apo, ndonjëherë udhëheqës.
Ne e dimë se sa dobët kemi dalë në PISA 2015 dhe se sa dobët, gjithashtu, kemi dalë në PISA 2018. Ne e dimë se ne, gjithashtu, kemi proporcionin më të lartë në Evropë me mësues të ‘shkolluar’ që kanë gradën master. Ne e dimë se, thuaja çdo vjet, në raportet ndërkombëtare që bëhen për arsimin në Kosovë, gjendja e sistemit tonë arsimor konsiderohet e ulët dhe përshkruhet me terma si: ‘në fazën infantile’, ‘në nivele fillestare’, ‘pa zhvillime të vërejtshme pozitive’ etj. Çdo Ministër e dinte dhe çdo politikbërës e di se ku është problemi, si dhe ku duhet intervenuar dhe si e ku funksionon keq zingjiri i sistemit por, asnjëri, ngase prekja në sektorin e arsimit kushton me vota, nuk e ka guximin dhe dëshirën për të intervenuar. Mosndërhyrja me kohë dhe ‘trashja’ e problemit do të shkaktojë situata dhe gjendje të pakthyeshme të cilat do ta detyrojnë, në një kohë të ardhme, një qeveri fatkeqe që tërë procesin ta fillojë nga zeroja dhe nëse, në një situatë të caktuar, do të jemi të detyruar që tërë sistemin ta fillojmë nga zeroja, humbjet do të jenë të pakompensueshme.
Në shumë diskutime kërkohet që mësuesit të testohen për të parë nëse ata janë të aftë për të qenë mësues, Në shumë raste, në shumë diskutime publike dhe shkrime analitike, mësuesit quhen ‘analfabetë funksionalë’. Duhet të ndalemi në këtë pikë ngase po t’i quajmë mësuesit ‘analfabetë funksionalë’ ne, në të vërtetë, nuk po i sulmojmë mësuesit. Nëse ata janë të tillë, ata nuk kanë asnjë faj ngase ata kanë ‘diplomuar’ duke i plotësuar standardet e diplomimit të secilit prej universiteteve të Kosovës. Secili prej tyre ka regjistruar studimet për t’u bërë mësues dhe secili universitet i ka pajisur ata me diploma të ‘vlefshme’ për mësues. Në këtë situatë, ne dalim në një anë tjetër të problemit të përgjithshëm që e ka sistemi ynë. Pra dalim në fushën e përgatitjes së mësuesve për të qenë të aftë për t’u inkuadruar në tregun arsimor të punës. Janë pra universitetet dhe profesorët universitarë që, në këtë situatë, shpërfaqen me punën e tyre në përgatitjen e mësuesve. Nëse, pra, universitetet prodhojnë mësues ‘analfabetë funksionalë’, ne nuk kemi të drejtë t’i sulmojmë mësuesit. Janë universitetet që mbushin shkollat tona me mësues të papërgatitur dhe ne duhet të merremi me universitetet dhe ‘standardet’ e tyre për dhënien e diplomave por edhe cilësinë arsimore që ata ua ofrojnë mësuesve të ardhshëm. Testi PISA e ka konfirmuar këtë fenomen duke konstatuar se në Kosovë nuk funksionon mirë sistemi i përgatitjes së mësuesve për sistemin parashkollor (Është parë se fëmijët që kanë ndjekur sistemin parashkollor, në krahasim me ata që nuk kanë qenë fare në këtë sistem, kanë treguar rezultate më të dobëta në të tria fushat e testimit. Po kështu është treguar se kualifikimi i mësuesve, që është nga më të lartët në Evropë, nuk është faktor që ndikon pozitivisht në arritjet e nxënësve kosovarë.), nuk funksionon mirë sistemi i përgatitjes së mësuesve të nivelit fillor por, eshtë parë se, nuk funksionojnë mirë edhe dy nivelet tjera arsimore. Të kërkosh një provim shtetëror apo një përtëritje të licencës për mësues, nuk është fundi i botës por një akt normal që e bëjnë të gjitha shtetet. Por të kërkosh një test (shpesh për hakmarrje për shkak të grevës) për mësues dhe universitetet t’i lejosh të vazhdojnë me avazin e tyre të prodhimit të mësuesve të paaftë, nuk ke bërë asgjë më shumë sesa një lloj sulmi mujshor ndaj tyre.
Edhe në krijimin e kësaj situate, të angazhuar ‘profesionalisht’ dhe me resurset e tyre kanë qenë personat për të cilat po flas dhe organizatat e tyre ‘arsimore’.
Por ne e kemi ditur dhe e dimë edhe tash se ku është dashur të ndërhyjmë, çka është dashur të bëjmë, cilat punë është dashur t’i bëjmë ndryshe dhe si duhej t’i bënim në një mënyrë tjetër. Po ne nuk kemi bërë më shumë apo, më mirë, nuk kemi bërë asgjë ngase, shumë prej nesh, duke bërë gjëra apo duke mosvepruar, në momentet kur është dashur dhe duhej të bënim më shumë për vendin dhe arsimin tonë, e kemi shikuar dhe e shikojmë ende prioritare interesin tonë dhe mirëqenien tonë, përfitimin tonë, profitin tonë që mund ta kemi nga gjendja e aktuale dhe nga situatat tragjike nëpër të cilat mund të kalojë populli ynë dhe sektorët funksionalë të shtetit. Në këtë kontekst mund të flasim për një varg institutesh dhe institucionesh tjera që, për shkaqe profiti, vihen dhe janë vënë në shërbim të asaj që, më së paku, do ta quanim vazhdim i gjendjes së keqe të arsimit.
Prandaj sot, pa mëdyshje, mund të flasim për mafinë arsimore në Kosovë e përbërë nga politikanë, OJQ vendore e ndërkombëtare, institute, institucione arsimore të të gjitha niveleve dhe të të gjitha përkatësive pronësore, ekspertë, administratorë të niveleve lokale e qendrore të cilët përdorin miliona euro, marrin miliona euro dhe, të organizuar apo ‘të paorganizuar’, e ndalojnë, e pengojnë dhe e ‘mbysin’ çdo ide, çdo iniciative, çdo tendencë dhe çdo ndërmarrje që mund ta ‘shëndoshte’ sistemin tonë arsimor me anë të ndërhyrjeve të mirëfillta reformuese.
Edhe në këtë ‘sferë’ janë dhjetëshja magjike e cila ka dorë dhe ndikimin më të madh.
Në këtë kontekst, mjafton ta përmendim faktin se po ndërrohen katër Ministra në MASHTI të cilët punën e tyre kryesore e kanë, ende, ‘riorganizimin’ e këtij institucioni (të nisur, me qëllime politike dhe kundërligjshëm nga ish ministri i NISMA, Shyqri Bytyqi) me anë të një organogrami të cilin do t’ua propozojë dhe hartojë një OJQ vendore a ndërkombëtare derisa, po ky institucion, ka më shumë se 300 të punësuar të cilët punojnë për më shumë se 20 vite e të cilët, shumica, janë ekspertë të fushave të caktuara. Angazhimi i një OJQ-je, siç është GTZ gjermane, e cila nuk njihet për ekspertizë në fushën e arsimit (në bërjen e politikave) askund në botë dhe angazhimi prej saj i disa ‘ekspertëve’ rumunë dhe të ndonjë përkthyeseje a zyrtareje juniore vendore nuk është asgjë tjetër përveçse një krim, ta quaj, arsimor. Krim dhe mafiozllëk është edhe angazhimi i individëve pa ekspertizë të veçantë dhe OJQ-ve pa asnjë veprimtari të pranuar për të hartuar strategji dhe për të vlerësuar punën e MASHTI-it sa herë që kjo gjë bëhet e nevojshme. Të kesh ekspertë në mesin tënd, të kesh në krah institucione akademike dhe universitare, të kesh ekspertë të aftë që janë shkolluar brenda dhe jashtë, të kesh njerëz me përvojë tërëjetësore në arsim e të angazhosh vetëm një grup njerëzish vendorë e ndërkombëtarë që kanë krijuar monopol dhe nuk kanë krijuar asnjë gjendje pozitive përveçse janë pasuruar vetë dhe grupet e tyre paramafioze është më shumë se një krim dhe fatkeqësi. Është, thjeshtë, shkarje dhe denigrim i çdo pune të bërë për vite nga gjenerata e gjenerata. Në këtë mes nuk dua ta mohoj edhe mospunën e bërë nga individë dhe grupe të caktuara dhe, sigurisht që, një gjë e tillë do të duhej te sanksionohej porse, gjithashtu, duhet ditur se pjesa e personave të tillë që e kanë dëmtuar sistemin, në pjesën më të madhe, janë partizanë të PDK-së dhe të LDK-së dhe të partive si motra të tyre por edhe shërbyes të gjithsecilës klikë, të deklaruar si ‘të paparti’, të cilët janë përdorur nga oligarkitë politike për realizimin e qëllimeve politike që fokus kishin uzurpimin e të gjitha funksioneve ekzekutive në shtet dhe, përmes tyre, ta mbanin gjithmonë nën kontroll sistemin arsimor i cili, meqë e prekë thuaja tërë popullsinë, duke ka një shtrirje kaq të gjerë, duke u konsideruar si një shportë e madhe votash, do të përdorej si bankomat votash në njërën anë dhe për pasurimin e parapolitikës së partive të caktuara politike, në anën tjetër.
Një qasje e tillë është zhvilluar në të gjitha nivelet e shkollimit dhe, pa dyshim, është shtrirë edhe në sektorin terciar, pra në universitete, ku janë punësuar dhe instaluar militantët partiakë të partive të cilat e mbizotëronin, në momentin e caktuar, institucionin e veçantë. Qoftë në universitete por qofte edhe në njësitë universitare brenda universiteteve mund ta vëresh shume lehtë se nga cila parti politike është menagjmenti i këtij apo atij universiteti, apo cilin profesor e kishin mentor stafi i këtij apo atij fakulteti. Me një vështrim të thjeshtë, mund ta vëresh se të tëra institucionet janë të ndara në klane dhe në grupe, në të gjitha institucionet janë krijuar getot apo territoret nëpër të cilat nuk lejohet ‘hyrja’ e personave të tjerë. Mund të vëresh komunitete ‘shkencëtarësh’ apo komunitete (lexo klane) tjera ‘poetësh’, ‘artistësh’, apo grupe tjera joparimore të cilat, në mënyrën e tyre, e pengojnë çdo zhvillim progresiv në arsim dhe në fusha të tjera të shkencës dhe të kulturës duke i uzurpuar hapësirat dhe mundësitë që personat me dije dhe pa përkatësi klanore të kenë mundësi të angazhohen dhe të japin kontributin e tyre.
Dhjetëshja e përmendur vepron në territorin apo ‘kibucin’ e fushës së arsimit dhe të gjithë ata janë akomoduar shumë bukur në pozita të ndryshme fitimprurëse duke e shfrytëzuar mundësinë e ‘mirëmbajtjes’ së ndasive klanore, duke shfrytëzuar mungesën e kapaciteteve dhe padijen e kabineteve te ministrave por edhe duke mbyllur çdo hapësirë mendimi ndryshe në lidhje me ngjarjet dhe zhvillimet arsimore në vend. Fatkeqësisht, me lidhjen e politikanëve të paaftë, profiterë dhe të pavizion me strukturat e mafioze arsimore që punë e kanë gjahun në projekte dhe në buxhetin shtetëror, është arritur që sistemi arsimor kosovar të degradojë deri në masën që të fillohet rikrijimi i tij duke filluar nga pika



zero.
Shihet pra se ne e dimë se ku jemi dhe sa keq janë punët tona dhe ku janë të metat dhe problemet por nuk duam të ndërrojmë asnjë situatë ngase jemi mësuar që të bëhemi rob dhe servilë të ndonjë organizate ndërkombëtare që na ndihmon me ‘ekspertë’ të huaj e vendorë të cilët, në vendin e tyre, nuk i njeh kush ndërsa këtu, për shkak të sterilitetit tonë mendor dhe servilitetit patologjik, krijojnë politika kombëtare të arsimit të cilat vetëm se e shkatërrojnë edhe më tutje sistemin tonë arsimor. Qindra projekte të këtyre njëzet vjetëve i kanë kushtuar buxhetit të vendit por kanë ‘thithur’ edhe donacione në masën prej afro 500 milionë euro. Vetëm njëra nga organizatat e angazhuara, ka ‘thithur’ projekte, për periudhën 20 vjeçare të funksionimit, në shumën prej 60 milionë eurosh dhe, derisa një organizatë vendore ka arritur të ‘menagjojë’ kaq milionë, duhet menduar se sa shumë milionë të tjerë janë ‘menagjuar’ nga organizatat tjera të huaja dhe vendore. Po ta bësh një matje në mes të dy testeve të PISA-s që kanë ndodhur në vitet 2015 dhe 2018, do ta shohësh se efekti i të gjitha ‘ndërhyrjeve’ (p.sh. janë mbajtur 2 milionë orë trajnime me mësues) në sistem ka qenë i barabartë me zero. Përkundrazi, edhe pse sistemi është ‘ndihmuar’ me gjithë ato orë trajnimesh, është shënuar një rënie e lehtë negative në arritshmërinë në PISA 2018 në krahasim me PISA 2015. Në të gjitha rastet, ashtu siç ka ndodhur në të gjitha vendet, kur shënohen një mossukses në testin PISA, sikur ka ndodhur në vendin tonë, shteti çohet në këmbë dhe organizon dhjetëra hulumtime për t’i gjetur shkaqet e një gjendjeje të tillë duke i kërkuar ato që nga faktorët njerëzorë e deri te ata strukturalë dhe sistemorë. Në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë. Flitet në ndonjë emision lajmesh dhe çdo gjë harrohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe, si për ironi, ftohen apo ata ‘dijetarët’ e mëhershëm dhe po të njëjtit angazhohen për ta ‘sanuar’ gjendjen për të cilën kanë kontribuuar shumë të krijohet.
Duke e parë se si funksionon i tërë sistemi ynë arsimor dhe institucionet arsimore të vendit, nuk mund t’i ikim faktit se në Kosovë, në këtë 23 vjetësh, është krijuar mafia arsimore e prirë nga një dhjetëshe njerëzish të fuqishëm të lidhur me politikën dhe me organizata të fuqishme të brendshme dhe të jashtme. Mafia arsimore nuk përfshin vetëm OJQ-të, institucionet menagjuese dhe personat dhe individët. Ajo ka dorën e zgjatur edhe brenda qeverisë, në komuna, në Universitete, institute dhe institucione shkencore dhe pedagogjike. Mijëra të diplomuar, të magjistruar dhe të doktoruar ‘derdhen’ në tregun ‘akademik’ çdo vjet. Mijëra të diplomuar, me gradën beçelor, me master dhe doktoraturë fitojnë tituj duke i blerë diplomat (rasti i fundit ishte me 12 ‘doktorët’ kosovarë që i kishin blerë doktoratat e tyre në Universitetin e Kragujevcit të Serbisë apo, vitet e kaluara, rreth 180 sish që kishin ‘doktoruar’ vetëm në një universitet privat të Tiranës) apo duke përdorur diploma, tashmë, të mbrojtura por duke ua ndërruar titujt dhe emrat a mentorëve. Qindra profesorë dhe shkencëtarë përfitojnë tituj universitarë duke përdorur të gjitha makinacionet e mundshme për falsifikimin e punës shkencore. Nëse i shikojmë ‘shkrimet shkencore’ mund të hasim në punime të njëjta të botuara me tituj të ndryshëm në revista të ndryshme, mund të hasim, për shembull, në punime nga fizika në të cilat njëri nga autorët është gjeograf ose veteriner, mund të hasim në punime nga veterinaria ose xehetaria në të cilat njëri apo disa nga autorët janë gjuhëtarë ose pedagogë dhe mund të gjejmë punime nga mjekësia në të cilat njëri apo disa autorë mund të jenë gjeografë apo pedagogë. Përveç kësaj, mafia arsimore ka ngulur rrënjë edhe në fusha të tjera. Hartimi i teksteve mësimore, monopolet e krijuara të shtëpive botuese me autorë, recensentë dhe redaktorë ka bërë që edhe në tekstet mësimore që përdorën apo janë përdorur në Kosovë të vërehet fenomeni i uzurpimit të një pjese tejet të rëndësishme të arsimit, të shkruarit, të botimit dhe të blerjes së teksteve mësimore. Edhe këtu, gjithsesi, dhjetëshja e madhe e sistemit arsimor të Kosovës i ka, domosdo, duart e përziera ngase tekstet mësimore janë një burim i madh i parave dhe i profiteve të individëve dhe kompanive edhe pse, gjithnjë, është folur për cilësinë tejet të dobët përmbajtjesore, teknike dhe arsimore të teksteve.
Po s’është vetëm kjo! Ne e dimë se shkollat tona po ‘prodhojnë’ nxënës me përformancë të dobët. E dimë se ky zingjir bartet në fakultet dhe pastaj edhe fakulteti prodhon mësues të dobët. Ministrat e dinë dhe edhe ne e dimë se këtij vargu duhet t’i këputet një hallkë në mënyrë që ai te mos ketë mundësi të riprodhohet. Ministrat e dinë, akademikët e dinë, universitetet e dinë se ky trend duhet ndalur por, duke e ditur se këputja e secilës nga hallkat e zingjirit do të thotë më pak profit për tërë një klasë njerëzish dhe institucionesh, askush nuk e ka guximin e ndërmarrjes së një hapi të tillë ‘historik’. Rasti më i çuditshëm është i një fakulteti i cili ‘prodhon’ mësues të diplomuar dhe i njëjti, të njëjtëve, iu ofron trajnime për ngritje profesionale. Ky është rast unikat në botë që një institucion që shkollon dhe aftëson mësues me gradën master, i pajisë ata me diploma dhe, menjëherë pas diplomimit, i fton të njëjtit në trajnime për ngritje profesionale. Një institucion universitar do të duhej ta kishte etiken themelore akademike në mënyrë që diploma që lëshon të ishte një garanci e aftësive dhe shkathtësive të nevojshme për studentët që kryejnë studime për mësues në po atë fakultet.
Mafia arsimore është një strukturë shumë e gjallë e përbërë prej manjatëve të pasur, strukturave politike dhe para politike, nga organizata të jashtme dhe vendore, nga pseudo ekspertë dhe pseudo intelektualë nga profesorë e akademikë që, për një grusht para më shumë, instrumentalizohen nga cilido dhe gjithkush që mund t’iu ofrojë para. Gjendja e krizës permanente e arsimit kosovarë është një hapësirë e pafundme që të njëjtit të pasurohen edhe më shumë dhe ta rrëmbejnë çdo perspektivë zhvillimore që njerëzit qëllimmirë mund ta kenë.
Në situatën kur shteti nuk bën asgjë për ngritjen dhe mbrojtjen e cilësisë arsimore, mësuesi është caku i sulmit, instrumenti politik për realizmin e qëllimeve dhe, më së shpeshti, viktima e sistemit. Ata përdorën nga oligarkët e politikës, nga oligarkët e sindikatave (p.sh. doli se sekretari i sindikatave është një nga njerëzit e pasur të Kosovës me një pasuri që përfshinë me shumë se katër banesa, vetura të shtrenjta etj. që nuk mund ët krijohet me një rrogë dhe as me dy rroga dhe që kishte para të thata në bankë të barabarta me rrogën që, një mësues i shkollës së mesme, merr për 12 vjet. Unë nuk po paragjykoj asgjë por, e tërë ajo pasuri, nuk është krijuar pa një bazë të fortë të të ardhurave e që nuk mund të arrihet me një, dy a tri rroga mesatare të Kosovës), nga oligarkët fetarë dhe, shpesh edhe nga partitë opozitare të cilat, cilado qoftë në opozitë, i përdorë sindikatat dhe mësuesit si instrument dhe armë të luftës politike.. Derisa mësuesit përdorën si instrumente dhe mjete për arritjen e qëllimeve politike dhe derisa sindikatat kokëtojnë me secilin grupim politik për një ngritje minimale pagash, në të njëjtën kohë ata e dëmtojnë tepër shumë dinjitetin njerëzor dhe profesional të mësuesit, duke e dëmtuar, thuaja pakthyeshëm, figurën dhe personalitetin e tij. .
Pas çdo stuhie në fushën e arsimit, tash pas grevave apo, vitin që vjen, pas daljes së rezultateve të reja të PISA-s, pa dyshim, garnitura qeveritare do ta ftojë ‘dhjetëshen e madhe’ të mafisë arsimore për rregullimin e ‘situatës’. Dhe derisa ata do të pasurohen pak më tepër duke mbllaçitur në fondet e varfra të këtij vendi, ne do të mbesim, edhe për shumë kohë, duke folur e shkruar për mosfunksionimin adekuat të sistemit tonë arsimor.
Dhe derisa gjërat shkojnë, domosdoshmërisht, drejt pikës së fillimit, pra pikës zero, e cila nënkupton se gjithçka duhet të fillohet nga pika zero, ministria ende bën po atë gjë që e kanë bërë kabinetet tjera ministrore duke e angazhuar ‘këtë klasë ekspertësh’ e cila është, në të shumtën e herave, autore dhe kontribuuese absolute e krejt kësaj gjendjeje.
Në kulturën tonë, fatkeqësisht, krimi fshehët dhe nuk denoncohet dhe nuk flitet për të ngase njerëzit nuk dëshirojnë të jenë pjesë e ‘çesateve’ private dhe publike. Ky shkrim i imi shpresoj që do ta hapë këtë ‘çesatë’ dhe, në një situatë të ardhme, në rast nevoje, për të mirën e sistemit, ndoshta do të ishte shumë më humane që të paraqiteshin kontributet konkrete të secilit grup të interesit në prapambetjen arsimore të vendit.
Ku shkrim nuk është akuzë, është përpjekje që, për problemet, të flitet haptas dhe të flitet gjerësisht që nënkupton edhe inkuadrimin e sa më shume institucioneve dhe personaliteteve publike në diskutimin më të madh që duhet ta zhvillojë ky vend.
Arsimi, faktorët politikë (qeveritë, drejtoritë komunale, drejtoritë e shkollave, etj.), faktorët institucionalë (universitetet, institutet, kolegjet, etj.) dhe faktorët njerëzorë që e kanë katandisur në këtë gjendje, duhet të jenë tema e madhe kombëtare për të cilën duhet diskutuar urgjentisht dhe menjëherë. Të diskutojmë të gjithë njëherësh.

2022/09/05

Përshtypjet e Agi Bojaxhiut, vajzës së vëllait të Nënë Terezës, banuese në Palermo ditën e Lumnimit

 


Mes mijëra besimtarëve, që përjetuan ditën emocionuese të lumnimit të Nënë Terezës, ishte dhe Agi Bojaxhiu, mbesa e vetme e saj, vajza e vëllait Llazar. Agi është 55 vjeç. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Palermo.
Si e përjetuat lumnimin e Nënë Terezës?
"Me spiritualitet dhe respekt të thellë ndaj këtij momenti fetar shumë domethënës. Por zhurma e gazetave në këto ditë sikur më ka larguar pak nga lutja".
Çfarë marrëdhëniesh keni patur me hallën tuaj?
"Shumë njerëz habiten, por unë i jam drejtuar gjithnjë me emrin "Nënë". Nuk më bëhej ta thërrisja ndryshe. Mes nesh ka patur gjithnjë shumë dashuri. Shiheshim pak, por e gënjenim largësinë me telefonata të shpeshta dhe letra të gjata. Takimi ynë i përvitshëm ishte në maj, në Romë, kur Nënë Tereza shkonte në Shtëpinë e saj, dhe në Palermo".
A ka ndonje frazë, që i pëlqente ta përsëriste?
"Më porosiste të lutesha gjithnjë për të mbajtur të bashkuar familjen, vlerë të cilën e kishte më për zemër. Të lexoja lutjet së bashku me familjen, ashtu siç bënte ajo me nënën dhe vëllezërit në vitet e vështira të fëmijërisë në Shkup. Si shenjë e ngrohtësisë dhe e lidhjes brenda familjes."
Si ishte nga afër Nënë Tereza?
"E fortë dhe me kurajë, kokëulur dhe e thjeshtë, e rreptë më shumë me veten se me të tjerët. U kushtoi gjithë jetën të tjerëve. Ka jetuar me një thjeshtësi të skajshme, por me një gëzim të brendshëm për t'u admiruar. E kam takuar për herë të parë në 1966 në Romë. Im atë, Llazari, nuk e shihte prej 38 vjetësh. Ishte tejet emocionuese. Rrethana të ndryshme, e mbi të gjitha qëndrimi i saj i gjatë në Indi, për vite të tëra i kishin penguar të takoheshin. Çka më bëri më shumë përshtypje ishin sytë e saj të gjallë e të zgjuar, që pasqyronin një njeri të ndryshëm nga të tjerët. Ndonjëherë qëndronim në heshtje duke u lutur: prania e saj më bënte të ndjehesha më mirë".
Cilat janë objektet që ju ka lënë?
"Disa rruzare plastike, medaljone me figurën e Shën Mërisë dhe një shishe xhami me ujë të bekuar, me të cilën "Nëna" ka bekuar shtëpinë time. Ky është objekti më i dashur për mua: më shoqëron kudo. Kam vënë re që ndër vite ky ujë ka mbetur gjithnjë i kthjellet...".
Për ç'arsye motra shqiptare e Kalkutës është dashur në të gjithë botën?
"Sepse ishte një grua që çmonte më shumë veprat se fjalët. Punonte shumë, pa u shqetësuar për kotësira e gjëra të parëndësishme. Humbja e saj na ka lënë një boshllëk të madh. Që nga 6 shtatori 1997 kam humbur një pikë referimi shumë të rëndësishme".

Diçka mbi grevat aktuale në Kosovë nga prizmi filozofik dhe sociopsikologjik...

 



Nga Agron Shabani



Sipas "Tezave" të njohura të Feurbachut (me 1845): "lideri, politikani ose njeriu i ditur, i meñcur, intelektual dhe intelegjent, në radhë të parë është produkt (prodhim) i rastëve ose gjasave (situatave) të volitshme, ngjarjeve të rëndësishme, zhvillimit, kulturës, emancipimit dhe edukatës. Ndërsa, e vërteta ose realiteti, me tepër janë subjektiv në kuptimin e materies ose subjektit, si dhe të shfaqjeve, dukurive ose manifestimëve të ndryshme subjektive, e jo në bazë të fuqisë ose aktivitetëve të ndryshme trupore (fiizike), objektive ose organike.

"Nga materializmi, natyralizmi (natyra) dhe realizmi (realiteti)-jetojmë ose ekzistojmë, ndërsa nga idealizmi (ideali) objektiv dhe subjektiv, luftojmë, përpiçëmi ose vdesim. ( lëxo:" idealizmin dhe materializmin dialektik në fuksion të ideologjisë së njohur shtetrore, nacionale dhe politike").

Në këtë frymë klasa punëtore (proletariati) dhe organet e njohura sindikaliste, ndodhën të obliguar në menyrë ligjore, institucionale, konstitucionale dhe politike ndaj autoritetëve të larta të shtetit dhe pushtetit qëndrorë ose ekzekutiv.

E kundërta e tyre janë format ose metodat e njohura "revolucionare",  bolshevike ose komunopansllaviste, sipas të të cilave:" klasa punëtore (proletariati) dhe organët e ndryshme punëtore ose sindikaliste, gjithëmonë kanë të drejtë në format dhe metodat e tyre revolucionare, luftarake ose sindikaliste-kundër shtetit dhe pushtetit"!!!

 E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhën pavetëdije. 

Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit. 

 E vërteta dhe ekzistenca individuale dhe kolektive, sipas tij, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme (globale) ose universale. 

Ndaj, autoritetët e shtetit dhe pushtetit së bashku me klasën punëtore ose sindikaliste,në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes. Sepse, atëherë sipas Sartërit, "prapa dyerve të mbyllura", do ngelin vetëm  të "vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!" (....)

U mor vesh se politologjia, filozofia, sociologjia dhe psikologjia e përgjthshme analitike dhe ajo politike, pos tjerash, na mësojnë ose bëjnë të ditur edhe mbi suficitët dhe deficitët e njohura intelektuale dhe profesionale si ato kognitive, gjuhësore ose linguistike, retorike, oratorike, strategjike, gjeopolitike, protokolare, diplomatike, akustike, semantike, semiotike, motorike, simbolike, komparative, analogjike, studimore, analitike, sociale, sociopolitike, sociopsikologjike, sociofilozofike etj.

 Ashtu siç i kemi edhe pëngesat ose vështirësitë e ndryshme si amnezioni dhe retardimi profesional ose politik, retardimi dhe munikacioni (munifikimi) mental ose psikologjik, semiotika ose semiologjia e mosbesimit ose skepticizmit individual dhe kolektiv në politikë të lartë ose diplomaci, fobia, paranoja, frika, depresioni, tensioni, sugjestioni, inkubacioni, mutacioni, demotivacioni, amnezioni, fataliteti, nebuloziteti, stupiditeti, debiliteti, poroziteti, fraxhiliteti, inkompaktibiliteti, invaliditeti fizik, mental (psikologjik), social, intelektual, profesional dhe kështu me radhë.

Lideri, politikani ose çatipi i sotëm politik ose sindikalist në Kosovë e gjithandej në 'hemisferen lindore ose ballkanike', i paguar nga populli dhe shteti, është padyshim prodhim (produkt), arketip dhe prototip i "borgjezisë politike, skllavopronare ose fedualiste" nga brenda, po aq sa është edhe prodhim (produkt), arketip dhe prototip i një "kauze" ose "ideologjie shtetrore dhe nacionale" që i zhvatet vazhdimisht llupës ose tutelës ligjore (juridike), materiale (finansiare), sociale, ekonomike dhe politike të "aristokracisë së lartë" industriale ose kapitaliste nga jashtë, prej nga ku shpërthejnë dhe gumzhijnë edhe skemat e ndryshme tè korrespondencave ose komunikimeve irealiste dhe surealiste midis politikës vendore dhe asaj botërore ose ndërkombtare.

 E sidomos aty ku natyra e shtetit, pushtetit dhe shoqërisë (sidomos kur flet ose kur flasin nëpërmjet subjektit komplesiv) barten dhe transformohet në natyrën dhe karakterin e politikës dhe pushtetit politik të personit ose individit. 

E sidomos aty ku edhe idetë ose teoritë qèndrore të diskursit dhe narrativit të njohur politik, klasor ose sindikalist, përkthehen në kategori sociale ose societale. 

Ndonëse, lideri ose politikani i lartë shtetror, nacional, institucional ose funksional, duhet me qenë edhe kontemplativ dhe komprehensiv, edhe komplementar dhe suplementar, edhe profesional, konvencional dhe integral (integrativ), edhe kolokfial ose kabinetik, por edhe instituciinal, konstitucional dhe kompetitiv në jetën e njohur institucionale, funksionale ose politike.

Kjo donë të thotë se ai ose ajo, parasegjithash, duhet pasur (poseduar) një personalitet të qëndrueshëm dhe tepër stabilë në domenin ose kontekstin e njohur të psikologjisë kognitive dhe politike. 

Duke qenë të  pajisur ose 'armatosur' madje edhe me intelegjencën e brendshme shpirtërore dhe emocionale. 

Sepse, lideri ose politikani intelektual dhe intelegjent, i njeh dhe zbaton me përkushtim, përpikëshmëri dhe devocion të plotë 'zgjedhjen e vet' dhe 'zgjedhjen e tjetrit', gjegjësisht, 'zgjedhjen e tij dhe 'zgjedhjen e të tjerëve' në funksion të zgjidhjes optimale ose maksimale për të gjitha palët sipas asaj se: Në çdo çast ose moment, ne kemi dy zgjidhje politike për të zgjedhur dhe për t´u zgjedhur: 'zgjedhjen time' dhe 'zgjedhjen tënde' ose 'zgjedhjen tonë' dhe 'zgjedhjen tuaj'.

 Se këndejmi, në kontestin e asaj "të bëjmë një hap përpara drejt rritjes, zgjërimit dhe pèrsosjes, apo të bëjmë një hap prapa drejt tkurrjes dhe sigurisë": Deri me sot, asnjë politikan kosovar nuk janë treguar të shkathtë dhe profesional. Sidomos në kontrollin dhe menaxhimin e situatave të ndryshme të tensionuara, dramatike ose eskalative në Kosovë, me reflektime ose interferime të ndryshme esksterne ose eksplikative edhe në marëdhëniet ose raportet e gjithëmbarshme të popullit (kombit) dhe vendit tonë me miqtë ose aleatët e njohur botëror ose ndërkombtar.  E aq me pak me njëri tjetrin.

 Në këtë kontekst të përgjithshëm të psikologjisë politikë dhe analitike, sipas Alfred Adlerit dhe homologëve të tij, të vetmit njerëz të përsosur, ekskluziv ose karismatik, janë ata që nuk i njohim mirë dhe nuk i kemi studiuar dhe kuptuar kurrë si duhet dhe sa duhet.

Ndryshe nga kjo, në politikë të lartë ose pushtet, nuk mund të bëhet fjalë mbi ndjesinë e të të qenit i gjallë, dinamik, enërgjik, i njohur, i pranueshëm, i sukseshëm, i rëndësishëm dhe karasmatik pa sensin dhe kuptimin e njohur të materies, substancës, esencës, identitetit, individualitetit, ekskluzivitetit, dinjitetit, dignitetit dhe integritetit të njohur intelektual, profesional, moral, politik, ushtarak (luftarak) ose patriotik të personit ose individit.

Me rëndësi primare ose ambivalente është edhe ajo që individi dhe kolektiviteti të mos qëndrojne gjithëmonë të lumtur, të kënaqur ose ekzaltuar mbi "siperfaqen e mahisur" të gjërave ose suksesëve të ndryshme ditore ose periodike.  Duke i valorizuar ose glorifikuar arritjet, suksesët ose disfatat dhe mossukseset e ndryshme ditore ose periodike.

Psikologjia si disiplinë shkencore, e cila për objekt dhe subjekt studimi dhe analize i ka njeriun dhe shpirtin ose kultin e tij, është mjaftë e re. Apo, siç thotë psikologu i njohur gjerman Ebinghaus, psikologjia e ka të kaluarën shumë të gjatë, por historinë e shkurtër.

Psikologjia politike si shkencë, apo si disiplinë e posaçme shkencore ose metodologjike, nga pikëpamjet e veçanta, i pasqyron dhe ndriçon aktivitetet dhe sjelljet e njerëzve, duke na bërë të mundur t’i njohim dhe kuptojmë më lehtë e më mirë sjelljet, veprimet dhe reagimet e njerëzve, me të cilët takohemi çdo ditë: në qeveri, parlament, radio, televizion, gazeta, në teatro, kinema, salone, rrugë, në shkollë, në punë, sindikata, në shtëpi etj.

Psikologjia politike i studion dhe analizon realitetin dhe aktivitetin psiçik së bashku me jetën dhe botën psiçike ose psikologjike të personit ose individit. 

Ndryshe nga kjo, me veçoritë pozitive ose pozitiviste të liderit të lartë shtetror, nacional, qeveritar ose institucional, i nënkuptojmë cilësitë e qëndrueshme të individit, siç janë: shprehitë, aftësitë, temperamenti, vendosmèria, konsekuenca, pariteti, nevojat, kërkesat, interesat dhe cilësitë e tjera të personalitetit, të cilat shprehen ose manifestohen në reagimet dhe sjelljet e tij ndaj njerëzve ose qytetarëve të vendit ose popullit (kombit)të tij përkatës ose respektivë etj.

Detyra praktike e psikologjisë politike qëndron në të zbatuarit e rezultateve të hulumtiimëve teorike, me qëllim të kryerjes ose përmbushjes sa më me të suksesshme ose praktike të veprimtarive ose aktivitetëve të njohura shtetrore, nacionale, politike, diplomatike, shkencore, kulturore, industeriale, ekonomike etj. 

Kështu p.sh., rezultatet e studimëve ose hulumtimëve të lartëpërmendura të psikologjisë politike, sociale ose analitike, zbatohen dhe reflektohen në organizimin sa më të suksesshëm të punës në industri, ekonomi, arsim, shkencë, kulturë, qeveri, parlament, politikë të jashtme ose diplomaci dhe kështu me radhë... Duke i evituar, sanuar dhe larguar pengesat ose vështirësitë e ndryshme objektive dhe subjektive të personave ose individëve të ndryshëm me probleme ose aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale, psikologjike dhe të tjera, të cilët e pengojnë ose vështirësojnë kryerjen e punëve apo obligimëve të ndryshme shtetrore, nacionale, qeveritare, parlamentare, politike, diplomatike, admnistrative, juridike, sindikaliste etj.

Psikologjia na bënë të mundur t’i njohim njerëzit, jetën, botën, natyrën dhe vetvetën tonë në përgjithësi...Duke na treguar rrugën se si të veprojmë ose reagojmë në situata të ndryshme negative ose pozitive, që t’i evitojmë të metat ose dobësitë e ndryshme objektive dhe subjektive, dhe t’i zbatojmë të mirat dhe cilësitë e njohura pozitive. Na tregon rrugën e formimit të vetive psiçike ose psikologjike të 'kultit të personalitetit' etj. 

U mor vesh se fjala “psikologji” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “psiko” (psyche) - shpirtë dhe “logos” - shkencë. 

Kjo fjalë gjithashtu lidhet me mitin e vjetër mbi Psikën dhe Erosin, të cilin e bëri të njohur historiografia romake. 

Sipas atij miti, kishte jetuar një vajzë shumë e bukur, e quajtur Psiha, e në të cilën ishte dashuruar Erosi. Mirëpo, e ëma ( nëna) e Erosit, zonja e dashurisë, Venera (Afërdia) dhe motrat e Psihës, e xhelozonin aq shumë këtë dashuri dhe me çdo kusht mundoheshin të prishnin ose shkatërronin në embrion, duke proklamuar ose pallisur se një djalë nga familja e Zotërave të lartë, nuk mund të martohej më një vajzë nga shtresat e ulëta njerëzore ose qytetare. Mirëpo, edhe pas këtyre peripecive dhe pengesave të shumëta nga ana Venerës (Afërditës) dhe bijave të saj: Kryezoti (Zeusi) kishte vendosur që edhe Psika të pranohej në Olimp, në mesin e Zotëve (Zotërave) të tjerë të Olimpit. Duke e bërë të mundur martesën e Psikës me Erosin. Dashuria, bukuria dhe mençuria, atëbotë triumfuan mbi të gjithat.

Ndonëse, ç’është e vërteta, është shumë vështirë të definohet fjala psikologji, respektivisht të jepet një definicion i qartë dhe përfundimtarë që do i përmbushte të gjitha vështrimet e njohura deri më sot.   

U mor vesh se motivi, vullneti dhe guximi për të jetuar i lirë në një botë të sunduar ose dominuar nga "dishepujt" ose "apostujtë"e  ndryshëm diabolik të "mbretërisë së të keqës", sipas Arthur Schoppenahauerit, janë faktorët kryesorë që e mbushin, plotësojnë dhe dominojnë jetën e njeriut të ditur, të guximshëm dhe liberatorë.

Se këndejmi, frika, dyshimi dhe pesimizmi i përgjithshëm ose total, të lavdëruar nga Tolstoi dhe të admiruar nga Niçeja si një "alternativë solomonike" ndaj Hegelit dhe të tjerëve, patjetër çojnë në konkluzionin ose përfundimin e njohur ekstrem ose radikal sipas të të cilit: "të lirët, të diturit, të mençurit, të urtët, të pavarurit ose njerëzit sovran, integral, autonom, integral, intelektual, intelegjent ose ekselent, e kanë idealin e jetës dhe përparimit të gjithëmbarëshem individual dhe kolektivë, ndërsa, të paditurit, të marrët, të robëruarit, të shiturit, korruptuarit, horrat dhe  maskarënjtë e ndryshëm, e kanë "motivin" dhe"idealin" e vdekjes, nënshtrimit (skllavërimit) dhe shkatërrmit. 

Ndryshe nga kjo, i forti (i fuqishmi) i pushtetshmi, i zhvilluari, i pasuri, i dituri, ose i mençuri, në shtetët ose "shoqëritë e larta" industriale dhe kapitaliste të Perëndimit, gjithëmonë kanë të drejtë . 

Atëherë, ndaj kujt reagonte asokohe Shopenhaueri? Patjetër sikur shtrohet pyetja. 

Schopenhauri, reagonte ose protestonte kryesisht ndaj Hegelit dhe përpjekjes së tij madhështore ose metaestetike për të rihyjnëzuar dhe reinkarnuar botën dhe natyrën tonë me ndihmën e shqisës së gjashtë, intelegjencës së brendshme shpirtërore dhe emocionale si dhe sensit etik ose filozofik të historisë. Duke i "përdhosur dhe demonizuar" kështu edhe botën, edhe natyrën, ashtu siç kishte bërë dikur me herët në Antikë, Aristoteli.

Filozofia e Hegelit është një filozofi e frymës, idesë, idealit, vizionit, racionalitetit, subjektit, aktivitetit, lirisë, e vlerave të njohura hyjnore dhe universale të jetës së njeriut në tokë. Ajo është pra një filozofi e pozitivitetit, e mbjelljes së optimizmit të antropomorforizuar në ide ku qielli me yje, është lebroz.

Për të shmangur dualizmin e njohur në mes shpirtit dhe natyrës, të subjektit dhe objektit, shkrihet natyra në shpirtë, objekti në subjekt dhe kështu me radhë. " Natyra identifikohet me 'procesin praktik dhe teorik të dëshirave, orekseve dhe ngashërrimeve të përbashkëta, të kënaqësive dhe dhimbjeve' të ndryshme objektive dhe subjektive etj.

Në këtë 'ritual' ose 'celebrimë të përbashkët' të shpirtit dhe nytyrës, është logjika ose koshienca e lartënjerëzore ajo që na flet ose udhërrefen vazhdimisht mbi "fenomenologjitë" e ndryshme të shpirtit, natyrës etj.

Përveç asaj, ne si qenie ose krijesa njerëzore, jemi të prirur të jetojmë dhe penetrojmë si të thuash në mes tre (3) botërave të ndryshme: botës shpirtërore ose materiale, botës trupore ose fizike si dhe botës mendore (koshiente) ose logjike. Njeriu pra është 'sintezë' e tre (3) botërave të ndryshme që vazhdimisht e mbushin ose plotësojnë njera tjetrën. Së fundmi, është fati i dhimbjes, pleqërisë, sëmundjes dhe vdekjes që varet nga të triat ose nga të gjithat bashk. Në këtë rast, fenomenologjisë së shpirtit i kundërvihet fenomenologjia e natyrës.

Filozofia idealiste ose filozofia hegeliane, lëvizë ose penetron nga ilegjimiteti i deduksionit (të çështjes ose materies në vetvete) duke filluar nga dukuria e ligjit të shkakësisë dhe induksionit, që është një ligj i parimit të arsyes subjektive në objektivitet dhe racionalitet e kështu me radhë.

Shopenhaueri ndërkaq, bën të kundërtën. Kthehet tek Kanti, për t'u hedhur më pas tek maksima ose formula e tij e shquar e "Vullneti për të jetuar" (Wille zum Leben). Kështu që fenomeni interferon dhe integrohet në vullnetin për të jetuar, që është thelbi i botës. Për Kantin, vullneti për të jetuar, që në krye të herë është i njohur dhe identifikuar në vetëdijen (koshiencën) dhe ndërgjegjen tonë. 

Gjithashtu besohej (besohet edhe sot) se ligji i shkakësisë që i rregullon fenomenet e ndryshme natyrore dhe mbinatyrore dhe parimi i arsyes që i shpjegon ato, ishin (janë) ligje të përhershme dhe absolute. Respektivisht, "veritates aeternae" (të vërtetat e përjetshme).

Për më tepër ndërkaq, Schopenhaueri e pranon edhe tutelen e filozofisë fetare, duke u shprehur më pas se "parimi i ndërgjegjës dhe arsyes, nuk është primar ose prijetar i çdo gjëje, dhe se bota nuk është vetëm si pasojë e tyre dhe në përputhje me to." Jo, por, ai me anë të një analizë të shkëlqyer, ose tepër brilante, në menyrë lucide dhe akribike na tregon dhe sqaron se vullneti për të jetuar mishërohet tek të gjitha qeniet dhe lëvizë ose penetron tek të gjitha gjërat në një luftë të përjetshme ose maratonike për përmbushjen e ëndrrave të pandërprera, të rilindura vazhdimisht, për arritjen e përhershme të caqëve ose qëllimëve të reja etj.

 Është një "stuhi infernale dhe interaktive që nuk pushon asnjëherë", ku qeniet njerëzore janë në kaos ose anarki, në kërkim të vazhdueshëm të plotësimit të vetvetës dhe nevojave të jetës, të shkëputur nga materia, të lëkundur nga nevoja tek mërzia dhe nga mërzia tek nevojat e reja, pa arritur dot ndonjëherë një qëllim të limituar ose përfundimtar.

Vullneti na vë në gjumë dhe kur jemi zgjuar, dhe na vë në levizje edhe kur jemi të fjetur ose në gjumë. 

Ndryshe nga kjo, ndarja dhe thellimi i dy sferave filozofike, sferës racionale, të kufizuar nga parimi i arsyes, dhe asaj iracionale, të pakufizuar nga vullnetit për të jetuar dhe dominuar, shënon mbizotërimin e qartë të së dytës mbi të parën aty ku vllneti bëhet Pavetëdije. 

Ndaj, deskriptimi i jetës, botës dhe natyrës, sipas Shopenhauerit, është qëllimi kryesor i filozofisë.
Por, Schopenhaueri gjithashtu e kundërshtonte 'panteizmin' e Spinozës ose "pandiabolizmin" e tij. 

Ndaj, pavarësisht nga të qënit të tij si "ateist i parë i sinqertë dhe i palëkundur"  gjegjësisht si "profet i madh" i Anti-Zotit ose Anti-Krishtit: Fridrih Niçe është pikërisht ai që më shumë se të gjithë e ndjen prekjen, tmerrin, rrebelimin dhe skandalizimin e hyjnores ose profetikës.

 Si autor dhe protagonist i madh jo vetëm i njeriut, por i të gjithë dramës së njohur njerëzore dhe natyrore, Fridrih Niçeja është "mbinjeriu" ose ai që e dominon njeriun e xhindosur dhe diabolik.

Mësimi duhet të jetë primar, o kryetar

 


 


Nga Dedë Preqi





Ajo që është thelbësore për nxënësit e shkollave tona duhet të zhvillohet mësimi dhe të jepët dija nga arsimtarët e tyre brenda Institucioneve shkollore dhe jo, duke e bojkutuar mësimin dhe orarin shkollor, përmes protestave dhe grevave të mësimdhënësve përshkak të rritjes së rrogave, në mënyrë që të përfitojnë jo nga puna, por në një mënyrë nga dhuna.

Askush nuk do ua jep dot përgjigjen, që duhet të jepni ju vetëvetës, ato përgjigje i keni në vetën t’uaj, se çfarë cilësie ka arsimi në shkollat tona në Kosovë, prandaj të gjithë kërkojmë që gjithçka që ju takon dhe e meritoni, që të realizohet, por atë që ju po kërkoni në këtë mënyrë, duket se po e teproni…

Kryetari Rrahman Jasharaj, është koha që atë që e kërkoni përmes grevave dhe protestave, duke e bojkutuar mësimin e fëmijëve tanë, së pari duhet të gjeni rrugë të arsyeshme dhe ajo që është thelbësore ndodhet në të vërtetë brenda jush, por brenda është një errësirë e tmershme dhe nuk është lehtë të kërkosh diçka në errësirë, të cilën e keni krijuar vetë dhe është e pa drejtë të akuzohen të tjerët dhe qeveria.

Nëse do të kërkoni të organizoni greva të këtij lloji, duke bojkutuar mësimin dhe edukatën e fëmijëve tanë nëpër shkollat fillore dhe të mesme, ju betohem, se do ju marrin për të çmendur, sepse po bojkutoni dijën dhe edukatën e gjeneratave tona të reja, prej të cilëve do varet e ardhmja e këtij vendi, prandaj mos të duket e çuditshme, që populli në një mënyrë me të drejtë të ironizon, apo edhe të sulmon…

Mësimi duhet të jetë primar o, kryetar, për nxënësit e shkollave tona, kjo është një sfidë, që do të thotë mos t’a humbim kohën kot dhe koha në të cilën gjindemi na këshillon që t’i drejtohemi njëri-tjetrit më mirë dhe për hir të gjeneratave të reja dhe për hir të këtij populli të duhemi edhe pa lek.

I moshuari që tentoi ta sulmonte Jasharajn na tha “do t’ju vras”

 



Skënder Gash

Skënder Gashi nga SBASHK-u e ka sqaruar më gjerësisht incidentin në shkollën “Ismail Qemali” në kryeqytet, ku u tentua të sulmohet kryetari i sindikatës, Rrahman Jasharaj. Ai tha se aty pati edhe kërcënime me vrasje.

Gashi tha në Frontal të T7 se nuk e kuptuan se si një prind ishte në sallën ku duhej të ishin vetëm mësimdhënësit dhe anëtarët e këshillit grevist.

“Unë vij nga Malisheva dhe nuk i njihsha mësimdhënësit aty. Pas përfundimit të fjalimit, një prind i moshuar ishte ulur pranë derës dhe në momentin kur deshëm të dilnim, u ngrit në këmbë, filloi të shante e të fyente, e mandej pati edhe tentim të sulmit fizik”, tha ai.

Gashi tha se në takim s’ka pasur të drejtë të jetë askush përveç mësimdhënësve grevistë, ndërsa tha se drejtoresha e shkollës kishte qenë afër hyrjes.

Fillimisht, i moshuari kishte tentuar që ta merrte fjalën gjatë mbledhjes, ndërsa në fund tentoi ta sulmonte Jasharajn.

“E kam dëgjuar nganjëherë. Dua – tha – t’ia bëjë një pyetje kryetarit. I thanë që nuk ke të drejtë të marrësh pjesë dhe ka qëndruar i heshtur deri kur ne kemi filluar të dalim nga salla”, shpjegon Gashi.

Ai shton se më pas, i moshuari tentoi ta sulmonte fizikisht kryetarin e SBASHK-ut, duke kërcënuar me vrasje.

“Pati një fyerje verbale duke sharë, mandej pati kërcënim edhe fizik. Mandej pati edhe fjalë që ‘do t’ju vras e këso fjalë fyese’. Tha ‘ju po ua mohoni të drejtën fëmijëve tëmi, ‘ti je kriminel’, e kështu”, tha Gashi.

Reagon Këshilli i Prindërve: Dënojmë dhunën, prindërit të përmbahen

 



Këshilli i Prindërve e ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe ka dalë me disa konkluzione për situatën në të cilën gjenden nxënësit dhe mësimdhënësit.KP e ka lëshuar një deklaratë në Facebook, ku theksojnë se kundërshtojnë dhe dënojnë çdo formë të dhunës.

“Iu bëjmë thirrje prindërve të përmbahen për momentin nga tensionimi i situatës dhe çdo pakënaqësi ta shprehin pa krijuar tension mes palëve”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

Reagimi i plotë i Këshillit të Prindërve:

DEKLARATË

Kryesia e Këshillit të Prindërve e Kosovës është takuar sot në mbledhje të jashtëzakonshme dhe del me këto konkluzione:

1. Dialogu social duhet të aktivizohet dhe të mirëmbahet si mjet për afrimin mes të gjitha palëve dhe për të tejkaluar krizën.

2. Kundërshtojmë dhe dënojmë çdo formë të dhunës të kujtdoqoftë. Trekëndëshi mësimdhënës, nxënës e prindër duhet të mirëmbahet me kujdesin dhe respektin më të lartë.

3. Arsimi në Kosovë është në pikën më të rëndë që nga paslufta dhe kërkon trajtim të veçantë prej qeverisjes dhe të gjitha palëve.

4. Iu bëjmë thirrje prindërve të përmbahen për momentin nga tensionimi i situatës dhe çdo pakënaqësi ta shprehin pa krijuar tension mes palëve.

5. Fëmijët kanë të drejtë kushtetuese për edukim dhe arsimim dhe prindërit janë palë e rëndësishme e procesit mësimor andaj dhe duhen dëgjuar e pranuar si palë kyçe.

6. Nxënësit dhe prindërit duhet të organizohen për të mbrojtur të drejtën e tyre kushtetuese për kujdes, edukim e arsimim publik në çdo nivel.

7. Institucionet shtetërore obligohen të mbrojnë të drejtën kushtetuese të fëmijëve me çdo mjet ligjor.

8. I sugjerojmë Ministrisë së Arsimit të rishikojë kalendarin e vitit shkollor pasi po sjell huti dhe konfuzion tek prindërit e fëmijët.

9. Kryesia e KP e Kosovës do të mblidhet fundjavën që vjen për të shqyrtuar situatën dhe për të dalë me propozime për t’u kthyer nxënësit në shkollë.

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

NGA FLORI BRUQI   Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar aktakuzën ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët n...