2024-11-01

PD akuzon Edvin Ramën: Përdor kursin e këmbimit për të maskuar mungesën e rritjes së pensioneve




Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teli përmes një deklarata ka reaguar në lidhje me reagimin e pensionistëve.
Teliti shprehet se pensionet janë rritur gjatë qeverisjes së Berishës, teksa sipas tij Rama i ka zhytyr pensionistët në farfëri, çka sipas tij ka bërë edhe që këta të fundit të reagojnë me zemërim.

Më tej Teliti shkruan se ka vetëm një zgjidhje sot për t’i thënë stop braktisjes, mjerimit, varfërisë dhe sipas tij zgjidhja është propozimi i Partisë Demokratike për vendosjen një orë më parë të minimumit jetik.
Deklarata e plotë:

”Të dashur qytetarë! Mbrëmë në logorenë televizive të radhës, pamë kryeministrin e shfytyruar që iu vu kundër gjithë botës, që nga opozita e deri te pensionistëve që mezi blejnë ilaçet dhe bukën. Revoltën e këtyre të fundit ndaj përgjegjësit kryesor të braktisjes dhe zhytjes në varfëri të 790 mijë pensionistëve shqiptare, e patë qartë mbrëmë në emisionin ‘Opinion’.

I gjendur ngushtë para të vërtetave te hidhura, të shqiptuara nga goja e vetë pensionistëve të vuajtur e te përçmuar, drejtuesi i qeverisë që prej shtatorit 2013, ndezi mikrofonin e propagandës dhe hapi thesin e gënjeshtrave.
Pensionistët flasin shqip, e marrin pensionin në lekë, paguajnë në lekë ushqimet ilaçet dhe faturat, dhe çdo llogari dhe krahasim duhet bërë në monedhën kombëtare.
Por Rama i bën llogaritë në euro sepse me këtë monedhë i ruan në bankat offshore ato që u vjedh pensionistëve dhe gjithë shqiptarëve.

Duke përdorur në mënyrë të qëllimshme, por tërësisht jokorrekte, dy norma të ndryshme të kurseve të këmbimit, Edi Rama u shpreh se në vitin 2013, vitin e fundit të qeverisë së Sali Berishës, pensionet ishin në masën 100 euro.
Kjo është gënjeshtër.
Në vitin 2013, pas një politikë disavjeçare agresive të rritjes së pensioneve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, pensionet urbane ishin 140 mijë lekë, apo 140 euro me kursin e sotëm të këmbimit. Gjatë qeverisjes 8-vjeçare të Sali Berishës, pensionet u dyfishuan.

Ndërkohë pyetja për Ramën është: Sa i keni rritur ju pensionet gjate këtyre 12 viteve? Po me çmimet e shportës së ushqimeve çfarë ka ndodhur?
Në këto tre mandate, sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, të vetë zyrës së statistikave të kryeministrit, pensionet aktuale, përfshirë edhe indeksimin e famshëm prej 4.1% të hyrë në fuqi 1 muaj më parë, pensionet mesatare urbane sot janë jo më të larta se 190 mijë lekë të vjetra, nga 140 mijë që ishin 11 vite më parë.

Aritmetika e qartë dhe e thjeshtë, në këto 3 mandate, pensionet urbane janë rritur me pak se 35 %, ndërkohë që çmimet e ushqimeve janë rritur me nga 2-3 herë në varësi të llojit të produkteve.
Pensionistët janë zhytur në varfëri, ndaj edhe reaguan ashtu mbrëmë në ‘Opinion’.
Kjo është e vërteta, të cilët të gjithë e dinë, pensionistët po e po, se e vuajnë ne kurrizin braktisjen e qeverisë.
Më në fund, edhe vetë qeveritarët janë të ndërgjegjshëm për këtë të vërtetë, ndaj edhe kanë marrë misionin politik të takimeve të programuara me regji qendrore me pensionistët dhe sipërmarrësit e vendit, madje edhe duke i kërcënuar këta të fundit.

Të dashur qytetare, lufta ndaj varfërisë nuk fitohet as me propagandë e as me batuta të dala mode.
Ka vetëm një zgjidhje sot për t’i thënë stop braktisjes, stop mjerimit, stop varfërisë, dhe zgjidhja është propozimi i Partisë Demokratike për vendosjen një orë më parë të minimumit jetik.
Mundësitë financiare janë, mjafton të hiqet dore nga lukset e shfrenuara qeveritare, nga tenderimet prej qindra milionë euro të paracaktuara dhe pa garë, nga financimi i kontratave koncesionare PPP tërësisht klienteliste dhe korruptive, nga babëzia për të gllabëruar financat dhe pronën shtetërore. Ju faleminderit!”.

2024-10-31

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç – Serbia duhet të pranojë se e ka humbur Kosovën. –

 Shkruan Flori Bruqi

Aleksandar Vuçiç

“Situata në Serbi ka ndryshuar për keq”- Vuçiç: Deklaratat e Putinit për Kosovën rrisin presionin mbi Beogradin

6 Maji 2022

Ai tha se situata në Serbi “ka ndryshuar për të keq”, pas deklaratave të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Ky i fundit, më 26 prill, e ka krahasuar Kosovën me dy rajonet separatiste në Ukrainë, Donjeckun dhe Luhanskun, të njohura bashkërisht si Donbas.

Rusia, ashtu si edhe Serbia, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Duke iu drejtuar kombit, pasditen e së premtes, Vuçiç tha se “i gjithë Perëndimi do t’i kërkojë Serbisë që të shkojë shpejt kah njohja e pavarësisë së Kosovës, në mënyrë që t’i thotë Putinit se Kosova nuk mund të krahasohet me atë që po ndodh në territorin e Ukrainës”.

Sipas tij, “një numër i vogël vendesh thonë se janë në favor të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës” dhe se “një numër në rritje kërkon njohje reciproke”.

Vuçiç tha se Serbia “po paguan çmim të lartë” edhe për faktin se nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka sanksionuar shtetin rus, me gjithë thirrjet e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara.

Fjalimi i Vuçiçit pason qëndrimin e tij në Berlin më 4 maj.

Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë pritur në takime të ndara nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Ky i fundit ka porositur se njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Kurti, pas takimit, ka thënë se “njohja reciproke duhet të jetë në qendër dhe jo në fund të procesit të negociatave me Serbinë”.

Vuçiç, në anën tjetër, ka thënë se Serbia “do të bëjë të pamundurën për të arritur një zgjidhje kompromisi”.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por shumica e tyre nuk kanë gjetur zbatim në terren

  • Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç gjatë diskutimeve dyditore të raportit në Kuvendin e Serbisë ka bërë me dije se “Serbia duhet ta pranojë se e ka humbur kontrollin mbi Kosovën dhe se duhet të gjejë kompromis me Prishtinën për të normalizuar raportet”.

Kuvendi i Serbisë  miratoi raportin për Kosovën të përpiluar nga zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë. Raporti u miratua me 145 vota pro, katër kundër ndërsa 13 deputetë nuk kanë votuar.

Deputetët kanë diskutuar mbi raportin me 82 faqe, në të cilin paraqiten të dhënat mbi dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe rezultatet më të rëndësishme të zyrës për Kosovën.

Në raport thuhet se dialogu në çdo drejtim ka punuar për interesant e serbëve dhe gjatë periudhës së bisedimeve është arritur të ruhet qetësia në Kosovë dhe jashtë saj.

Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve kanë filluar në vitin 2011. Palët kanë akuzuar njëra tjetrën për moszbatim të marrëveshjeve të arritura në kuadër të këtij dialogu.

Pala serbe është tërhequr nga dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që kur kjo e fundit, në nëntor të vitit të kaluar, u ka vënë taksë 100% mallrave të importuara nga Serbia.

Vuçiç ka thënë se nuk do t’i rikthehet procesit, për sa kohë që kjo taksë mbetet në fuqi, por kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka këmbëngulur se ajo nuk do të hiqet derisa Serbia të njohë Kosovën.

Presidenti i Serbisë, Alkesandër Vuçiç ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme, teksa tha se i është kërkuar “të dorëzojë Kosovën, në këmbim të një dhurate të vogël”.

Duke folur në 20 vjetorin e BIA-s serbe, Vuçiç u shpreh se kjo kërkesë i ishte bërë nga zyrtarë të Bashkimit Europian.

“Nëse refuzoni, atëherë jeni në telashe”, e arktikuloi kërkesën perëndimore ndaj Serbisë rreth Kosovës presidenti serb, i cili shtoi se vendet perëndimore “nuk po më kërcënojnë si Alesandar Vuçiç por tërë shtetin dhe mbijetesën e tij”.

“Është hera e parë që po e them publikisht” , vazhdoi ai, duke elaboruar, siç thotë ai, presionin e madh ndaj Serbisë.

“Asgjë nuk u mjafton. Thonë problemi janë refugjatët. S’ka problem, do t’ua heqim regjimin pa viza. Do t’i zgjidhim këta probleme, por s’do të mjaftojë, s’do të jetë as lajm. Le të vendosim sanksione sepse u pengon se ka një vend tjetër që qëndron dhe dëshiron të ketë mendim të pavarur dhe nuk ka kërcënuar askënd në tokën e tij. Ne nuk kemi sulmuar askënd, por u ndëshkuam ashpër, më keq se Iraku dhe Afganistan”, vazhdoi ai.

Prishtinë,31.10.2024.


Media ruse: – Serbia nuk do të rimarrë kurrë kontrollin mbi Kosovën

 


Serbia nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën dhe tashmë lufta për të është e humbur. Kështu shkruan media ruse Vzglyad, duke shtuar se lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës po e kërkon një precedent për ta ndarë Republika Srpskan.

“Kosova është Serbi’ në miqësinë ruso-serbe është si një fjalëkalim dhe i tillë do të mbetet. Por si ne ashtu edhe shumica e serbëve e kuptojmë mirë se Beogradi nuk do ta kthejë kontrollin e Kosovës. Gjashtë milionë serbë nuk do të mund të kontrollojnë dy milionë shqiptarë nëse janë të gatshëm të rezistojnë, pavarësisht pozicionit të Shteteve të Bashkuara. Kjo luftë tashmë është e humbur”, shkruan kjo media.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e rajoneve Doneskut, Luhanskut, Zaporozhye dhe Kherson në lindje të Ukrainës. Sipas portalit, ndryshe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili paralajmëroi mosnjohjen e këtyre rajoneve, Dodik do të veproj në mënyrë të kundërt.

“Vuçiç paralajmëroi paraprakisht mosnjohjen e rajoneve DPR, LPR, Zaporozhye dhe Kherson, duke iu referuar mosgatishmërisë për të konfirmuar një precedent të ngjashëm me atë në Kosovë. Dodik veproi në mënyrë të kundërt, për faktin se i duhet precedenti i kundërt dhe ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja e Hercegovinës”, thekson ky portal.

Putin të premten e kaluar ka nënshkruar dokumente për aneksimin katër rajoneve ukrainase në Federatën Ruse. Ky vendim duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë dhe të dy dhomat e Dumës, pas së cilës do të bëhet përfundimtar.

Megjithëse zyrtarët rusë pretendojnë se vendimet e aneksimit përfaqësojnë vetëm vullnetin e popullit të shprehur në referendume, shumë vende në botë, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, kanë theksuar se referendumet dhe vendimet e aneksimit janë të paligjshme nga pikëpamja ndërkombëtare.

Deklarata e fortë e Presidentit serb Vuçiç: – Mbi 85 % e serbëve janë me Rusinë e Putin “çfarëdo të ndodhë”!

 

Deklarata e fortë e Presidentit serb Vuçiç: – Mbi 85 % e serbëve janë me Rusinë e Putin “çfarëdo të ndodhë”!

23 Shkurt 2022

Në kulmin e sanksioneve ndërkombëtare, sidomos nga SHBA, ndaj Rusisë pas pushtimit të disa rajoneve separatiste të Ukrainës, ka reaguar Presidenti serb Vuçiç.

“Serbia është në rrugën e saj evropiane. Serbia ka mbështetur gjithmonë integritetin e Ukrainës, por në anën tjetër, rreth 85 për qind e serbëve, çfarëdo që të ndodhë, do të jenë në anën e Rusisë”, tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç.

Të martën ai tha se “do ta dënonte njohjen e pavarësisë së rajoneve separatiste në lindje të Ukrainës nga Rusia, nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, do të dënojë bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999”, duke iu përgjigjur një deklarate të ambasadorit të Ukrainës në Serbi, Oleksandr Alexandrovich, i cili tha se populli ukrainas pret që Serbia të dënojë veprimin rus.

Serbia akuzon NATO-n për “agresion” për shkak të bombardimeve të pranverës së vitit 1999, që u dhanë fund mizorive të forcave serbe në Kosovë. Nëntë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s, Kosova shpalli pavarësinë që vazhdon të kundërshtohet nga Serbia.

Pra siç shikohet në çdo moment që i del në shteg Serbia kërkon Kosovën, çka do jetë një luftë e re në Ballkan.

Zëdhënësi Bashkimit Evropian, Peter Stano, i tha programit në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, se vendet që janë në procesin e anëtarësimit pritet të respektojnë vendimet e BE-së.

“Serbia është vend kandidat dhe për këtë pritet të harmonizohet me vendimet e BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë”, tha ai shkruan VOA në gjuhën serbe.


Deklarata e presidentit serb për zgjedhjet në Shqipëri, Kryemadhi i kundërpërgjigjet ‘flakë për flakë’ Vuçiç

 



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, në kuadër të fushatës elektorale, ka qenë së bashku me liderin e PD-së Lulzim Basha në Kombinat.

Kryemadhi, në fjalën e saj, ka komentuar edhe deklaratat e bëra sot nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç. Kryemadhi theksoi se deklarata e Vuçiç tregonte hallin e madh që ka Rama. Ajo shtoi se Rama sheh armikun te çdokush që kërkon ndryshimin në Shqipëri.

“Jemi të dy bashkë, edhe pse kemi 2 vjet që nuk ndahemi në asnjë moment. Erdhëm këtu sepse këtu fillon shtëpia e shqiptarëve. Fronti opozitar mendon për shqiptarët. Ne jemi fronti shqiptar. Rama po rindërton vetëm xhepat e vet 3D. Jemi një me të gjithë Shqipërinë.

Deklarata e Vuçiç tregon hallin e madh të Ramës. Edi Rama shikon armik te çdokush që dëshiron ndryshimin. Ne do i qëndrojmë rindërtimit deri në fund. Shqiptarët meritojnë Shqipërinë në Europë, nuk votojnë një të mbaruar që i ka ikur koha”, deklaroi Kryemadhi.

Zbulohet “Peshku i Madh” në telefonin e Monika Kryemadhi, Edi Rama i implikuar në aferat e çiftit Meta-Kryemadhi, e pohon…

 

Nga: Rigels Seliman

Kryeministri Edi Rama dyshohet se është implikuar në aferat e çiftit Meta-Kryemadhi. Pak ditë më presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ndërkohë që akuzohet për korrupsion, pastrim të parave dhe mosdeklarim e fshehje të pasurive, akuza këto të njëjta edhe për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi. Dosja e SPAK për çiftin Kryemadhi-Meta është shumë voluminoze dhe në të ka të përfshirë shumë emra “VIP” si politikanë apo biznesmenë. Për këtë arsye ndaj zonjës Kryemadhi ka pasur akuza të forta nga ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ka deklaruar se nuk është ai “Peshku i Madh” dhe se për këtë ka dijeni zonja Kryemadhi.

Sakaq pas deklaratës së ish-ministrit Koka, edhe ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje deputetes Monika Kryemadhi që të bëjë transparenca sa i takon këtyre akuzave. Kështu që e ndodhur përballë një atmosferë të mbushur me tension dhe akuzat e ndërsjellta, Monika Kryemadhi ka hedhur dje një “bombë politike”, duke zbuluar se “Peshku i Madh” ndodhet në telefonin e saj. Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Ramën, teksa e quajti atë si “Peshkun e Madh” që ka në telefonin e saj dhe paralajmëroi se do t’i bëjë publike mesazhet që ka me të. Ajo hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Ramën, teksa e quajti atë si peshkun e madh që ka në telefonin e saj dhe paralajmëroi se do t’i bëjë publike mesazhet që ka me të. Duke folur nga oborri i Kuvendit të Shqipërisë dje për mediat, Kryemadhi e ka përmendur qartë Ramën si një aktor kyç në këtë skandal, duke e bërë atë pjesë të një loje të rrezikshme ku interesat politike duket se kanë kaluar çdo kufi.

Ndërkohë në një përgjigje ndaj deklaratave të Berishës që e akuzoi nga maja e ballkonit se i kishte dorëzuar 460 mijë euro Edi Ramës, ajo theksoi se ish-kryeministrin e kanë ngatërruar, duke i përmendur ish-ambasadoren e BE-së, Vlahutin që sipas saj, bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. “Merreni Ramën seriozisht kush i ka paguar kurimin e djalit në Amerikë. Doktorin nuk është e vërtetë do t’ia kenë ngatërruar. Mos e ka fjalën për buxhetin e Vlahutin që bleu deputetët e opozitës për të votuar reformën në drejtësi. Peshku i madh është Edi Rama në telefonin tim. E kam telefonin i cloud”, deklaroi Kryemadhi.

Berisha mesazh Kryemadhit

Ndërkaq kujtojmë se nga dritarja e apartamentit të tij ku ndodhet në “arrest shtëpie” kryetari i PD-së Sali Berisha akuzoi javën që shkoi Monika Kryemadhin, se i ka dorëzuar Edi Ramës 460 mijë euro. Berisha pati një thirrje për deputeten e Partisë së Lirisë, që të sqarojë këtë shumë parash.

“Sot personi të cilin e kemi quajtur gjithnjë ‘ladro utile’, hajdut i dobishëm, Lefter Kokës i erdhën dy pare mend. Iu rikthye edhe guximi. Sot, në sallën e gjyqit, ai deklaroi se nuk jam unë autori i djegësve, se ‘peshku i madh’ është në telefonin e zonjës Kryemadhi. Miq, Lefter Koka deklaroi me përgjegjësi para gjyqit se ‘peshku i madh’ është vetëm një dhe e ka emrin Edi Rama.  i bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjithë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro.  Të informojë shqiptarët gjithçka di për këtë kryehajdut të të gjitha kohërave. Unë e kuptoj se çdo deklaratë që bëni, e bllokon mercenar Altin Dumani, që është shndërruar në galloshen e Edi Ramës.

Por, çdo politikan dhe çdo qytetar ka detyrim madhor t’u rrëfejë të vërtetën qytetarëve të tyre. Dhe kur prokuroria është shndërruar në organ kriminal, është shndërruar në organizatë kriminale, atëherë është detyrë që ajo të zëvendësohet me prokurorinë publike, me denoncimin publik, me gjyqin publik ndaj shqiptarëve”, deklaroi ai.  Më tej Berisha i bën thirrje dhe ish-ministrit Koka që të tregojë. “Unë prapë i bëj thirrje Lefter Kokës: Lefter, katër vjet më parë, jo më kot je ftuar nga opozita që të bësh të pandehurin e drejtësisë. Të takon t’i bësh publike, të ngrihesh në lartësinë e guximit njerëzor dhe t’ua përplasësh në fytyrë këtyre hajdutëve që të keqpërdorën, që të kërcënuan, që të mashtruan. E di ti vetë, i di vetë të gjitha këto, mos më bëj t’i them haptas”, nënvizoi Berisha.

Deklarata e ish-ministrit Lefter Koka

Nga ana tjetër bëjmë me dije se teksa ndodhej në seancë gjyqësore në Apelin e GJKKO-së, Lefter Koka deklaroi pak ditë më parë se ai nuk ishte “Peshku i Madh” dhe nëse drejtësia do të zbulojë korrupsionin e vërtetë, mjafton të hapte telefonin e Kryemadhit. Madje Koka u bëri thirrje prokurorëve të hapin telefonin e Monika Kryemadhit duke lënë të kuptohet se aty do të gjejnë afera korruptive “Jam i pafajshëm, ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh, por nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më paguaj biletat e udhëtimit Mirel Mërtiri. Nuk më dënoni dot për korrupsion. Avokatët e tij thanë që biletat e rezervuara janë 3 vjet më vonë sesa lidhja e kontratës. Prokurorët pse nuk marrin si referencë kontratat e tjera për landfille si ai i Vlorës dhe Lezhës që janë më të shtrenjta. E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është fiks kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi.

Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokurorëve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do të jetë në presion, por besoj se do të jepni drejtësi dhe do të ngriheni në nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa më shumë mua. Nuk duhet te ishte ndare dosja por te hetoheshin bashke.  Ata që më kallëzuan janë sot në përballje me SPAK. Nese hapni telefonin e Monikës, nuk do gjeni asnje komunikim me mua në të. “Doni të gjeni korrupsionin, hapni telefonin e Monika Kryemadhit”, deklaroi ai në sallën e gjyqit. Ndër të tjera Koka ka akuzuar ish-presidentin Meta dhe bashkëshorten e tij si manipulatorë, madje kanë ndërhyrë për të larguar dhe një ambasador. “Ata janë manipulatorë si Monika si Iliri, ai manipuloi situatën për të hequr në departament edhe një ambasador se besuan Ilirin”, nënvizoi ish-ministri Koka.

Ilir Meta: Qeveria ka korruptuar Bashën! – Izolimi i Berishës për arsye politike. – PL uragan lirie

 

13 Prill 2024

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat nga Korça deklaroi se qeverisja e Edi Ramës ka korruptuar Lulzim Bashën.

Meta tha se izolimi i Sali Berishës është bërë për arsye të pastra politike. Ndërsa, shtoi se PL është një uragan i vërtetë lirie.

“Partia e Lirisë është e gatshme të jetë një uragan për t’i dhenë tjetër ton opozitës. Po të ishte e dobët opozita, nuk e izolonin Berishën për qëllime politike.

Rama ka korruptuar Lulzim Bashën dhe ndërkombëtarët. PL do të japë mesazh të fuqishëm për të infiltruarit dhe të korruptuarit e Rilindjes”, u shpreh Meta.

HETIMI I KRYEMADHIT

Kryetari i Partisë Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se hetimet e SPAK për pasurinë e Kryemadhit, nuk kanë interes për të.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve.

Sa herë të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve. Kanë kërkuar dhe një mandat tjetër. Ua ka kërkuar Arben Ahmetaj ato 60 mln eurot ku janë, por nuk i gjejnë dot. Se kanë parë firmën e Veliajt.”, tha Meta.

PALESTRA

Ilir Meta, nga Korça u përgjigj edhe për faktin se i ka kushtuar së fundmi shumë kohë stërvitjeve.

Meta tha me humor se mesazhi është që rinia dhe shqiptarët në tërësi të bëjnë sport e të mos pijnë mall. Ai bëri thirrje që t’i kthehet vëmendja sportit.

Ndërsa, shtoi se ka ngjitur Majën e Korabit dhe të Jezercës e se dëshiron të ngjisë edhe malet e tjera të larta të Shqipërisë.

“Kam qenë sportist. Qëllimi është bëni sport, mos pini mall. Mesazhi është se pa djersitje nuk ka rritje. Maja e Çikës më kanë thënë se është më e bukura në botë.

Majën e Korabit dhe të Jezercës e kam ngjitur, pa asnjë diskutim që dua të ngjis malet e larta të vendit tonë. Sporti duhet të jetë prioritet edhe për Korçën”, deklaroi Meta.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...