2024-09-10

“Intervistë me armikun” libri i ri i Virgjil Muçit, shkrimtari e diplomati ‘zbulon’ Serbinë tjetër

 Libri më I fundit i shkrimtarit Virgjil Muçi, “Intervistë me armikun” është promovuar sot, duke risjellë një qasje nga brenda të Serbisë dhe Serbëve. I nisur në kohën kur ishte diplomat në Beograd, ai tregon arsyet që e shtynë te zbulonte fqinjët

Pjesë e librit janë personazhe që përbëjnë elemente kyçe në shoqëri, duke përjashtuar politikanët që sipas tij priren të fshehin më shumë se të thonë.

Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete.

 Nga Gjon Neçaj

Populli shqipar, ky popull i shumëvuajtur dhe i cfilitur ta shijojë vërtetë lirinë demokratike, duke u bërë ballkon frymëzimi për Ballkanin e më gjerë.E siç akademik shqiptar, nuk ka liri të kriminalizuar, sikundër nuk ka demokraci të dhunuar, e respektivisht nuk ka patur as nuk do ketë liri komuniste në shoqërinë demokratike.Ndërsa unë dhe fqinjët e mi, sot meditojmë për deputetët tanë, që për katër vjet nuk shkelin në zonën tonë.Sistemet politike, të cilat po i cekim më poshtë, jo çdo periudhë historike kanë sjellë prosperitet, por disa syresh edhe pasoja negative që ende sot rëndojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të përvuajtur. Për t’u theksuar është fakti se liderët politikë shqiptarë përgjithësisht s’kanë pushuar së reshturi për demokraci dhe mirëqenie sociale. E mjerisht sovrani që meritonte shumë e më shumë, përfitoi skamje, varfëri, mjerim, injorancë dhe diktaturë nga më të egrat ,nga të cilat tash 30 vjet lëvrojnë mbi kurrizin e shqiptarëve të ndershëm.Por mendime të tilla, siç gjykojmë ne, dëmtojnë çështjen shqiptare në përgjithësi dhe shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, në veçanti.

Hapësirat shqiptare ballkanike mbeten të konfiguruara brenda një realiteti të hidhur gjeografik dhe historik, pasi jo vetëm se shqiptarët mbetën të jetojnë në gjashtë shtete.Në Ballkan nuk ka të mëdhenj e të vegjël, me ndryshimet dhe rirreshtimet e reja, në gadishullin tonë, dalëngadalë të gjithë do të kuptojnë se nuk ka më të mëdhenj, të gjithë janë të barabartë. Ne shqiptarët ende nuk jemi formuar si komb në kuptimin e plotë të fjalës. Shqiptarët ende nuk kanë një program nacional që do t’i emanciponte në aspektin e ngritjes së vetëdijes kombëtare, për mbrojtjen e tyre jo për të sulmuar të tjerët.Shoqëria shqiptare dhe politikbërësit nuk janë të përgaditur për të stigmatizuar deri në lejimin lirisht të substancave vdekjeprurëse, duke helmatisur jo vetëm rininë tonë, por edhe shoqërinë në përgjithësi.Pra ma thotë mendja se ne jemi të sëmurë mendërisht kur ndërmarrim nisma të tilla.

I kemi përcjellur me vemendje veprimet e politikanëve tanë në parlament, kryesisht të opozitës, deklaratat por edhe shkrimet mediale të analistëve, duket se diçka që është është në rregull dhe rrugë të mbarë, trysnohet, çvlerësohet, e këto haluçacione të këtyre gojëve të liga, thjeshtë, janë të pashpjegueshme.Fatmirësisht zhvillimet politike dhe social-ekonomike nuk varen nga këta shpirtvegjël, se Shqipëria nuk është pronë e tyre personale. E, me gjithë këtë, edhe zhvillimet arsimore, politike, ekonomike, pra, në përgjithësi zhvillimet shoqërore, nuk varen nga këta pseudopolitikanë.Andaj a jemi ne, shoqëria shqiptare, e sëmurë? Kjo pa dyshim. Kjo bile as që vlen të përmendet. E tash, duhet të gjejmë ilaçin si të shërohemi nga kjo sëmundje, e sovrani beson të mazhornaca qeverisëse.Autokracia është e mirë në rrëzimin e gjërave, por nuk është shumë e mirë në ndërtimin e gjërave.

Por gjëja më e rëndësishme që duhet ditur, është se premtimi i pushtetit nga autokratët është një gënjeshtër. Por nuk shfaqen dhe aq të tillë në një luftë të vërtetë ndaj patriotëve ukrainas. Përkundrazi ata kanë degraduar në një terrorizëm vulgar, duke bombarduar spitale dhe godina banimi, në një përpjekje për të përdorur mizorinë si një zëvendësues të fitores së munguar. Ndërkohë, fermerët ukrainas po tërheqin me traktorët e tyre tanket ruse të braktisura. Vendet e botës së lirë grinden mes tyre dhe kanë shumë mosmarrëveshje të forta të brendshme. Le të shpresojmë per për së mbari.

Demostrojnë kulturë, de!

 Nga Ilmi Qazimi

Fytyra qeniesh, objektesh e krijesash fantazmagorike, humoristike, me devijacione biologjike e logjike, lloj-lloj parrullash, sendesh, të shkruara e të vizatuara, të pikturuara e të skulpturuara dhe shumë pak reale nga bota e sotme e gjallë-këto të ngopin syrin deri në bezdi kur lëviz nëpër trotuare të Tiranës.Por fatkeqësisht kjo gjendje është edhe në tërë qytetet e tjera të vendit tonë. Edhe pse historikisht qytetet tona janë të bukur. Me bulevarde e trotuare, si Vlora, Fieri, Laçi, në qytete dymijëvjeçare me rrugë të kalldremosura si Berati, Gjirokastra, apo plot mozaike si Durrësi, Shkodra,në kryeqytetin tonë simpatik europian Tiranë- e gjetkë. Peizazhi gjuhësor dhe piktorik, thuajse tërësisht abstraksionist në këto qindra e qindra rrugë, ‘pasurohet’ nga lëvizja e pandërprerë e automjeteve. Në to, njëherazi shkaktohet ndotja më e rënduar akustike dhe klimatike, -siç e thekson edhe Europa luksoze(!?) e shpërfillëse.

Në këto rrugë hedhim hapat së bashku me berihajin edhe ne: njerëz banorë apo turistë, qen me shumicë të dukshme,mace, minj, hardhuca, deri edhe breshka.E mbi ne, fluturojnë edhe gëzueshëm edhe trishtueshëm zogjtë,të madhërishmit e qiellit e tokës, pa ekzistencën e të cilëve jeta nuk do të kish gëluar askund. Për të vijuar pastaj edhe me mijrat e gjallesave të ujrave të pastra e të ndotura,të bardha e të zeza, helmatuese apo hidratuese, si bretkosat, zhabat, gjarprinjtë, mizat, mushkonjat, krimbat, etj.që jetojnë krahas nesh, anash rrugëve, në vijat, pellgjet dhe plloskat e ujrave. E ne, asnjëherë nuk bëjmë dot pa milionat e insekteve të kudondodhur në kohë e hapësirë që nga lesht e kokës deri tek gjethet e çdo lloj bari për gjatë tërë 24 orëshit.Mjedis i kompletuar, i mrekullueshëm dhe plot gjallëri që askujt e asnjëherë nuk i shkon mendja tek vdekja por vetëm i gëzohen jetës së pambarimtë edhe pse me aq shumë vobektësi, krime, veprime të paparashikuara as nga imagjinata më e shfrenuar njerëzore.Në këtë peizazh të tejmbushur me tym,zhurmë,drita,etj etj,ato që i ka krijuar natyra janë padyshim më të përsosurat, më të pakundërshtueshmet, më edukativet, më të përligjshmet.

Ama, ato që i ka krijuar mendja e njeriut, të gjitha, thuajse pa përjashtim, mbajnë erën e ndyrë të biznesit, të politikanit të kreut qeverisës dhe shumë pak aromën e domosdoshme jetësore të edukimit. Shumica syresh nuk i shërbejnë aspak dashurisë, atdhetarisë, kombit, gjuhës shqipe, natyrës shqiptare, karakterit të popullit shqiptar, por dukshëm janë kompozuar, ndërtuar e prezantuar për të qenë në shërbim të kotësisë, pesimizmit, instinkteve shtazarake, polarizimit klasor, armiqësisë, urrejtjes. Këtu mund të numërosh me mijra por le të themi ca prej tyre: karikatura pa kuptim, reklama nga më të papranueshmet,gërma shqipe të shkruara me deformim, mbrapsht ose kokposhtë, fjalë të huaja përzjer me gërma shqipe; parrulla me përmbajtje false; piktura e vizatime, reklama me ngyrë apo të bojatisura ekstravagante ku sundon shalëhapja e femrave dhe muskujt e trupit të burrave. E çfarë nuk të rrok syri!?Dhe posaçërisht bie në sy inferioriteti ndaj gjithçkaje të huaj.Për më tej akoma: anashkalimi i gjuhës shqipe dhe lulëzimi kudo i gjuhës angleze.Ky veprim, pra të eksopzohet nga individi apo nga shteti, diçka apo tërëçka anglisht dhe jo shqip, është krim ndaj kombit.

Është goditje drejtpërdrejtë e pasaportës së kombit tonë, gjuhës shqipe. Është fare e thjeshtë dhe e kthjellët: do të shkruash një parrullë që të tërheqësh vëmendjen e qytetarëve për iks problem? Shkruaje shqip dhe më poshtë mund ta shkruash-po deshe ti-edhe anglisht. Madje edhe në çdo gjuhë tjetër të popujve të globit. Ky veprim është ligjor dhe kombëtar.Ky veprim është në përputhje me zhvillimin e sotëm që nuk të çon në asimilim. Mania për të shkruar dhe ekspozuar vetëm anglisht është me sa shohim një “detyrim qeveritar”. Nuk ka se si të justifikohet heshtja miratuese e qeverisë aktuale për të tilla skandale në stil të gjerë.Kur disa kanale televizive që emërtojnë dhe japin shumë herë në javë emisionet e tyre të gjithfarëshme vetëm në gjuhë anglisht, në titull e në përmbajtje. Kur dihet që ndjekësit e këtyre emisioneve janë kryesisht shqiptarë!?Të mos themi pastaj që ndër ata të thirrurit për të folur, janë jo të paktë syresh që fusin sa më shumë fjalë anglisht.

Demostrojnë kulturë, de!Që të jemi realistë, televizionet tona për këto 35 vjet, në sinkron të plotë me dy llojet e qeverive, të majtë e të djathtë, siç thonë shumë autorë dhe banorë shqiptarë, kanë luajtur rol vendimtar në sulmin kulturor kundër vendit tonë, në barbarizmin shoqëror, në gërryerjen morale, shkatërrimin mendor të brezit të ri, dhe nën maskën e luftës kundër komunizmit, kanë sulmuar furishëm duke dëmtuar tërëçka është kombëtare prej mjiravjeçërësh. Në krye të autobusit urban të unazës shkruhet “Enter me, please!” Uua,sa turp! Kësaj i thonë: Anglishtja hazdiset, Shqipja braktiset”. A gjen gjëkundi në ndonjë nga pesëdhjetedy shtetet amerikane, në Angli, Itali apo gjetiu një të shkruar të tillë, në ballin e ndonjë autobusi në gjuhën shqipe”Merrni këtë autobus, ju lutem!?” Nuk ka dykëmbësh që ta mendojë një gjë të tillë, ndërsa në Shqipëri edhe në tualet shkruhen vetëm në anglisht fjalët dhe mënyrat e veprimit!Sa poshtë biem! Më saktë: sa poshtë ka rënë shteti që nuk mbron gjuhën shqipe dhe gjithçka që prej shekujsh është shqiptare: traditë, kulturë, zakon, gjuhë.

Me mijra lokale në kryeqytet përdorin vetëm tabelën “Open” dhe jo “Hapur”. Janë shumë të paktë ata që zbatojnë rregullin: në fillim shqip e pastaj gjuhë e huaj. E rregullta është që sipër shkruhet shqip “Hapur” dhe poshtë saj shkruhet anglisht ”Open”, kineçe, turqisht, farsi apo rusisht etj.Por ama së pari duhet shkruar, prezantuar, reklamuar e folur shqip. Mbase një ditë do të kujtohet edhe Edi Rama që turistëve- për të cilët po jep pjesë nga jeta e tij me superreklamat që po bën pa pushim,- u duhet folur me gojë e me shkrim,së pari shqip! Se këtu jemi në Shqipëri.Këtu flitet shqip e pastaj mund te fliten gjuhët e kombeve të tjera

Adem Demaçi e themelon redaksin për hulumtimin e krimeve serbe në Kosovë

 Akademik, Prof Dr Hakif Bajrami

Sot sikurse dje ish okupatori serbian është në luftë për ta akuzuar palën shqiptare si “agrsore”. Deri në këtë masë pati metastazuar fushta serbiane ndaj shqiptarëve, nga viti 1999 e deri më 2021, duke bërë propogandë kudo nepër glob. Ky fenomen ndodhi, sepse pushtetin serbian e favorizonte Rrezoluta e KS OKB 1244. Por atë Rrezolutë e hudhi për toke ngjarja e 17 shkurtit 2008 në Kuvendin e Kosovës, dhe pastaj Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 22 korrik 2010, duke ia hapur Kosovës çdo shansë që të faktorizohet si shtet.

Por, pushteti serbian i ndihmuar nga Kisha serbe nuk ndalet: një ditë pasi që këta dëshmitarët e mbrojtur sot, duhet të mësohet se: Serbia i ka  blerë në pranverë, i ka miel verës, do t` i pret në vieshtë dhe do t` i ha dimrit. Por, mos të habitët askush, nëse një ditë ndonjë Dik Mart i ri i ngopur me para të LITIUMIT (serbo-Gjerman) do ta paditë: Adem Demaçin, Adem Jasharin (si patriotë), madje edhe Ibrahim Rugovën si politikan dhe mua (Hakif Bajramin) si shkenctar, se po i zbulon mizoritë serbiane në: Ferizaj, Gjilan dhe Drenicë më 1944/45. E për mizoritë e fundit 1989-1999 do ta paditë  nga Serbia edhe Nobelistja Nëna TEREZE famëlartën e njerëzimit. Jo, jo Serbia gjaksore nuk ndalet me akuza, pa i pagua populli serb reparacionet. E manovrat që po i bën në sinkroni me Rusinë dhe disa qarqe të Evropës sot janë të njohura dhe nuk do të kalojnë, sepse kombi shqiptar është i përkushtuar në miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të drejtën e vet sovrane. E për vuajtjët dhe padrejtësitë që po na mvishën ende, një pjesë të fajit e kemi vet, sepse në ball na kanë dalur por si politiakn oportunita, personat e pandërgjegjëshëm dhe jo të besës arbërore, siç ishte Hasan Prishtina.  

Pra, unë si hulumtues i historisë Ballkanit qe 50 vjetë, nuk mund të pajtohëm kurrë me pozitën e gjeneralëve të UÇK-ës, që ata të fyhën dhe akuzohën në Specialën e Hagës për Kosovën, siç po ndodhë tani e tri vite pa pushim me gjithëfar shpifjësh dhe intrigash të cilat dijnë vetëm serbianët t` i kurdisin. E vërteta, hetimi dhe gjykimi i drejtë e ka kaluar çdo kufi njerëzor dhe civilizues me rastin e denimit të Mustafës, Pjetër Shalës dhe akuzat e “reja” të hetusesisë ndaj: Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Jo, intelegjencia e Kosovës po duket se është në amulli sikurse më 1989-1997. Pra është koha për informatë të saktë dhe që mëson bota e civilizuar prej saj, sikur se mësoi më 1896 nga Emil Zola duke e mbrojtur Drajfusin fatmjerë, vetëm pse ishte hebre! Kjo do të thot, jam shumë i bindur se ne po hetohemi dhe denohemi, si popull, vetëm pse jemi shqiptar!
Për tërë historinë e luftës çlirimtare shqiptare është shkruar mjaft. Por një fakt duhet përsërituar me miliona herë, që ta kuptojë populli shqiptar, i cili mjerisht ende është i mebtur si lodër në duart e të “mdhenjëve”, që të vëndosin për fatin e tij. Lidhur me këtë, si historian që i kam hulumtuar qe 50 vjetë kriemt dhe gjenocidin serbian për dy shekuj, duke e njohur detalisht fatin e zi të hebrenjëve dhe shqiptarëve si praktikë dhe analogji, duke bërë krahsime në kohë, e shtroi një pyetje para ndërgjegjës intelektuale evropiane, sidomos. A ka pasë teori që ndonjë hebrej të mirret në burg më 1945 dhe nazifashisti të zgërdhihet nga “bregu”, për ta paditë për krime për fatin e hebreut, i cili gjykohet vetëm pse nuk ka dashur ta mbajë në dorë të majtë shenjën “JUDËN”! Turp të qoftë Evropë dhe juve të gjithëve që keni votuar që ndaj shqiptarëve që të themelohët një gjykatë Speciale për hulumtimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, ku shqiptarët dihet se kanë bërë luftë të drejtë. Ndërsa, në Kosovën e vogël, ishin jo më pak se 28 agjentuara ndër më të sofistikuarat nga i tërë Globi dhe kishin mundësi ta identifikojnë çdo ndodhje, çdo krim sidomos ndaj serbëve dhe malazezëve, të cilët në përgjithësi ishin të aramtosur, nga shkorpionët e deri te revolet dhe thikat me maje helmuese. Jo, me gjykatën Speciale ose po provohët të barazohet viktima me xhelatin, ose është fjala për një ridenim të shqiptarëve si “kolktivitet i egër” në Evropën e civilizuar, ku dy herë shpërtheu nazifashizmi.

Zyrja e Adem Demaçit ishte vrojtuese edhe e krimeve serbe, po edhe në luftë për zbatimin e Konventave të Gjenevës nga viti 1948/49, mbi luftën.Po, isha në Zyrën Politike të UÇK-ës të drejtuar nga Adem Demaçi, i cili po të ishte gjallë nuk do ta duronte këtë poshtrim ndaj luftës së drejtë, ndaj përfaqsuesëve më drejtë për drejtë të luftës së UÇK-ës. Me këtë realitet që po ndodhë në Hagë, krijuesit e saj për së katërti po e denojnë edhe të vdekur Adem Demaçin, sepse intelegjencia e Kosovës po heshtë, turpshëm po heshtë. Po, po, sot një pjesë e shqiptarëve janë avansuar në dëshmitar të “mbrojtur” dhe po jetojnë nepër Evropë e gjetiu, sikur të ishin dahinjët e osmanlisë mizor. A konsidorojnë ata dahinjë se një ditë do të zbulohët tërë zejtaria e tyre e shpifjeve, për një azil të ndyrë, i cili do të jetë një lloj kanceri për familjet e tyre në histori, sepse hetuesit që i yshtin, sikurse ishin Dik Marti dhe dy rus, ish agjentë të NKVD, nuk do t` u premtojnë jetë luksoze. Po pse mos të thuhet se: agjentët vijnë e shkojnë dhe ata janë të paguar, dhe punojnë për interesa të shteteve të tyre, kuptohet janë mercenar që ndoshta po, e më shumë se jo, kurrë nuk do të dihet “zejtaria” e tyre!

Nga këto fjalë që u thanë, sidomos para Gjyqtarëve të Specialës në Hagë po edhe para gjyqtarëve në Kosovë e shtroi pyetjën a e kanë lexuar verdiktin mbi faljën e Drajfusit (hebrej) më 1896 në Paris. E e kanë lexuar Marrëveshjën Millosheviq-Tuxhman nga 25 marsi 1991, në Beograd mbi luftën e akorduar ku: Kroacia viztohet si luftë tetarale; Bosnja vizatohët si luftë tragjike, Kosova parashikohët të jetë viktimë popullore shqiptare, sepse prej saj do të deportohën jashtë Kosovës mbi 1 000 000 shqiptarë dhe do të sillën në trevat e tyre 250 000 serbianë nga Kroacia. A e kanë lexuar këta gjykatës dhe prokuror të “nderuar” dokumentin e CIA-s nga janari 1993 ku çështja e Kosovës, Sanxhakut dhe Vojvodinës, kërohej që të objektivizohet se si i akensoi Serbia më 1945? A e kanë lexuar këta gjykatës dhe prokuror Marrëveshjën e Dejtonit 1995, ku Millosheviqi cilsohet nga R. Hollbruk si “paqebërës”. Me paqën e Dejtonit ku Srebernica nuk zihet në gojë fare, Sllobodan Millohsveiqi merr turr, se mundët të bëjë çka të dojë me shqiptarë në Kosovë dhe të fuqishmit do ta promovojnë si paqebërës të dyfisht. A e kanë menduar ndërkombëtarët, se lufta shqiptarëve u është imponuar në dy fronte: të luftojnë kundër okupatorit dhe kundrë pacifistëve që e rrenin popullin se do të çlirohemi: sepse Serbia do të demokratizohet(!). E demokratizimi i Serbisë u pa në Slloveni, Kroaci, Bosnje, e po shihet edhe sot. Madje, më 1991 grupi i gjeneralëve të APJ pati shkuar edhe në Moskë dhe pati kërkuar ndihmë nga Rusia se: “si ta shfarosin farën shqiptare nga Ballkani” (shiqo shtypin rus: Misioni i iVelko Kadijeviq dhe Axhiq në Moskë).

Shqiptarët ngadal por sigurt nuk pajtohën me robërin 

Tërë planimertrin e pazareve dhe gërshërëve të reja ndaj shqiptarëve, e prishi Demonstrata e studentëve dhe profesorëve të Univerzitaetit Prishtinës më 1 tetor 1997. Atë ditë u shënua kthesa. E vërteta, agjenturat serbe ishin kujdesur fare mirë që: “në mars 1997 ta shtrijnë tërë Shqipërinë Bregedrae për toke, të shkatrrojnë çdo gjë atje, dhe pastaj Kosova do të strukët si pula”. (Hulumto: “Çetniçka organizacia u Albaniji dala je rezultate, na Kosovu zetva treba da bude jos plodnija”, maj 1997-juni 1998).

Epopeja e Jasharajve në Prekaz të Drenicës 5-7 mats 1998

 Në këtë kohë Shkurt-mars 1998 V. Petriq dhe R. Gelbard e kishin sajuar një pervojë, dhe koncepti i tyre ishte agresiv në dy kahje: çdo gjë që ishte UÇK, për ta ishte “terroriste” dhe “Islamiste”. Ndërsa realiteti ishte në tërësi ndryshe. Për ato qëndrime të ndërkombëtarëve do të reagojë Adem Demaçi madje para të dyve, kah gjysma e marsit 1998. Në lidhje me këtë, më 9 mars 1998 Grupi i Kontaktit, do të debatojë për gjendjën në Kosovë. Aty do t` i shtrojë disa këresa logjike drejtuar makinerisë varstare serbe. E Vërteta, ato kërkesa, në Zyrën e Demaçit janë vlerësuar si demagogji e dyfisht sepse as GK e as Kreu i LDK-ës, nuk e kishin vlerësuar gjendjën nga prizma reale në Kosovë. Pse po e them këtë, sepse Petriq dhe Gelbard vazhduan me pozicionin se: “UÇK është terroriste”. E kurajuar me këtë pozicionim të ndërkombëtarëve LDK organizoi më 21 mars zgjedhje parlametare. Nivelizimi i përgjithshëm në qëndrime të ndërkombëtarëve dhe LEK-ës, dëshmonte se ndaj shqiptaërve nuk po ndodhë asgjë që paralajmëron ndonjë ndryshim. Madje, do të klithet nepër Kosovë si një lloj propogande linquese se: “LDK po organizon pushtet “demokratik” paralel, ndërsa UÇK po provon me sulme nga pritat t` i largojë 150 000 ushtarë dhe policë serbian”, që i bjente se edhe “okupatori është demokratik”!.

Tani shtrohet pyetja kush e impononte këtë praktikë jetësore ndaj shqiptaërve:e impononim ne veti, apo G.Kontaktit i cili në Nju Jork dhe Vashington më 25 shkurt 1998 kishte publikuar qëndrimin:1.Të drejtat e njeriut në Kosovë duhet garantuar; 2.Prokuroria serbe të grumbullojë informata për Kosovën; 3. Millosheviqi brenda 10 ditësh ta largojë Policinë speciale nga Kosova; 4.Të lejohet prezenca e ndërkombëtarëve në Kosovë; 5. Duhet mbështetur F. Gonzalesin si përfaqsues i OSBE në Kosovë; 6. Të vëndoset misoni afatgjatë në: Kosovë, Sanxhak dhe Vojvodinë; 7.KS OKB të vëndos embargo armatimi për RFJ; 8. Ndalohën viziatat e zyrtarëve të lartë të RFJ-ës nepër botë; 9.Moratorium i kredive për Serbisë; 10. Vrejtje Millosheviqit, nëse nuk i zabton obligimet. Por, në prapavi Millosehviqi nxitej nga Rusia dhe Franca, që: “të veprohet edhe më egersisht ndaj shqiptarëve musliman”. (Njohtimi në zyrën e UÇK-ës kishte arritur nga Vjena?!).

Lufta e Presidentit Bil Klinton që t` i pajtojë Shqiptarët dhe Serbët ishte iluzion
Po kush t` ia prezantojë realitetin Shtëpisë së Bardhë.  Lidhur me këtë, më 6 maj 1998, Presidenti Bill Klinton do të deklarojë: “Kosova për SHBA ligjërisht është pjesë e Serbisë”. Ky pozicionim ia dha Millosheviqit “lejën” për ta vazhduar synimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve. E vërteta makineria serbe me kujdes do të mbulohet aq mirë, se është në nivel të ligjeve, prandaj do të sinjalizohet se duhet filluar punën për organzimin e një ekipi të parisë shqiptare, që pa ndërmjetësues ta vizitojë Beogradin dhe të zhvillojë bisedime me S. Milloshebiqin. E vërteta, më 10 maj 1998 K. Hill dhe R. Gellbard do ta bindin Ibrahim Rugovën, për ta viziaruar S. Milloshevin më 15 maj 1998 (ditën e kapitullimit Gjermanisë më 15 maj 1945! Datë atraktive ishte zgjedhur nga Gelbard dhe K. Hilli pro serbian). Në delegacion, jo rastësisht do të gjindën: Ibrahim Rugova (i paraparë për Presidentë të Kosovë e Metohisë; Fehmi Agani i parparë për Kryetar të LDK-s; Mahmut Bakalli i paraparë për kryeyar i një qeverie marionetë; Pajazit Nushi i paraparë për Kryetar të Kuvenid të Kosovë Metohisë dhe Veton Surroi i paraparë për Sekretar i përjashtëm. Pas takimit, S. Millosheviqi do të dërgoi sikurse Nikolla Pashiqi më 1913 telegrame (raporte) në: Nju Jork (OKB), Vashington, Moskë, Londër, Paris, Berlin dhe Romë me përfudim se: “Pa asnjë ndërmejtsues mund ta zgjidhim çështjën e Kosovës…..”.
         I entuziazmuar nga takimi i Beogradit Ibrahim Rugova do ta vizitojë Vashingtonin
                                     më 28/29 maj 1998
Në takimin e Vashingtonit sipas informatave që vinin në Zyrën e UÇK-ës të drejtuar nga Adem Demaçi, “më tepër ishte akuzuar UÇK se sa pushteti i Millosheviqit”. Aty, ishte anatemuar çfardo militarizimi i Kosovës, nga ana e shqiptarëve. Prandaj, gjatë qershorit 1998 do të ndodhë demobilizimi i FARK-ut që finasohej nga Qeveria në ekzil e drejtuar nga Bujar Bukoshi. Në lidhje me këtë shtrohet pyetja: kush ishte me I. Rugovën në Vashington. Lidhur me këtë se çka ishte folur në VASHINGTON, më 12 qershor 1998 GK do të konkludoj: “Në Kosovë situata politike dhe e sigurisë është jashtë kontrollit”. Dhe, për ta kthyer tërë situatën në favorin  serbian më 16 qershor 1998 S. Millosheviq do të takohet në Moskë me Boris Jellcinin. Aty, detalisht në prani të oficerëve të lartë, do të debatohet për: “Manovrat e NATO-s në Shqipëri dhe Maqedoni” si vrejtje për lëvizje të mëtejme të forcave serbiane, sidomos nëse eskalon kryengritja shqiptare në Kosovë, Ushtria e RFJës duhet ta ketë synim Shqipërin dhe Maqedonin. Në fund do të ndihët edhe kjo konkluzë e S. Milosheviqit se: “Në Kosovë çështja e sigurisë është punë e kryer”.

Çka doli nga takimi i Moskës

Rusia në takimin Jellcin-Millosheviq e caktoi përfaqsues për Kosovën Nikollaj Afanasievin, për faktin se Perendimi e kishte instaluar KDOM-in, si paralajmërues i UNMIK-ut. Madje për të treguar se edhe Rusia ka hise në Kosovë, më 22 qershor 1998 në Prishtinë do të takohën Ibrahim Rugova dhe Nikollaj Afanasievi. Pas takimit N. Afanasiev do të deklarojë: “Moska e mbështet largimin e njësive spciale serbe nga Kosova, por njëherit kërkon që Ibrahim Rugova të distancohet nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. Për këtë kërkesë majfton të citohet deklarata e I. Rugovës, pas takimit.

Në këto rrethana superfuqitë do t` i provojn muskujt, në tragjedinë e Kosovës, sepse një ditë më vonë, më 23 qershor 1998 në Prishtinë do të vijë papritmas R. Hollbruk dhe do të bisedon me drejtuesit e LDK-ës dhe të UÇK-ës. Nga ky takim do të zbulohet  se në Zvicer, pas takimit me Bardhyl Mahmutin (konsiderohej si negociatori më intelgjent), negociatorët do të konkludojnë se: në Kosovë janë dy forca shqiptare, që kundërshtohën në mes veti në luftën për dominim: e para forcë politike është LDK e cila përfaqson një masë të gjërë të popullit që jeton në mjegulla; dhe UÇK që përfaqson forcën ushtrake, e që në popull është gati gjysëm e izoluar. Këtë pozicionim e vërteton edhe takimi në Tiranë i Kristofer Hillit (SHBA) me Xhavit Halitin (UÇK), terthorazi. Në lidhje me këtë situatë Lëvizja e përgjithëshme popullore e ku ishin drejtuesit e UÇK-ës, do ta ndërmarrin aksionin për ta emruar Adem Demaçin si përfaqsues politik, duke synuar në prapavi që të mbulohet çdo kapital politik i LDK (26 VI 1998). Pas një kapitalizimi të pozicioneve R. Hollbruk do ta kuptojë se në takimin Rugova-Demaçi, mund të nxierrën konkluzën se: “qëndrimet politike dhe ushtarke të shqiptarëbe në pozicione janë shumë të theksuara”. Në këto rrethana, Shtabi i UÇK autorizon Adem Demaçin për ta themeluar një Asamble kombëtare, e cila do ta lëvizte krahun pacifist nga pozicionet dhe do ta unifikonte frontin antiokupator”. Duke mos e lëshuar pozitën dominuese që e mbante, Ibrahim Rugova, do ta emrojë Fehmi Aganin si kryenegociator në çdo bisedë për Kosovën.

Në këto rrethana në Kosovë, jo falë antagonizimit në mes LDK dhe UÇK, por si ambicje për ta marrur primatin në zgjidhjën e Çështjës Kosovës, do të lajmërohet: “partia e turistëve në politikë” si e pagzuan “gansterët e LDK”, partin e re që mori emrin LBD. Megjithë këtë dinakëri të shprehur ndër “bajraktarët shqiptar në Kosovë,  “dielli veror nuk ia teri rrënjët”, asnjerit krah, do të klith një këshilltar i Adem Demaçit kur u kuptua se në Drenicë kryesia e LDK kishte dërguar Delegacion me qëllim që UÇK të rasformohet-të demobilizohet, sepse  takimi Klinton-Jellcin ka siellur realitet të ri në Kosovë, sepse NATO, KS OKB janë në një vijë të veprimit në interes të paqës më 1-2 shtator 1998. Kështu çdo gjë mbeti në mes të rrugës, për të lëvizur në rreth.

Rrethnat e reja e paqrtësitë e vjetra

Ndërkombëtarët nuk do të ndalën. Takimet e K. Hillit dhe O Brajanit në Prishtinë dhe Strob Tallbotit në Moskë  do ta detyrojnë R. Hollbrukun për t` i publikuar tri pikat e tij të vieshtës: “Për rrugën e Kosovës”: 1.Të tërhiqet ushtria serbe nga Kosova; 2. Të mirret leja nga S. Millosheviqi që në Kosovë të vëndosën vezhguesit pa armë; 3. NATO do të vëzhgojë situatën nga ajri për çdo kohë dhe rrethanë, duke konstatur se S. Millosheviqi ka kapacitete për ta instaluar rendin dhe qetësinë në Kosovë me ushtri”. Me këtë qëndrim sikur paralajmëroheshin ndryshime por ato nuk ndodhën në asnjë segment të çështjës.

 Nga hieja ushtraku Kllaus Nauman në Beograd

Oficeri si gjeneral i lartë gjerman dhe i NATO do ta shpreh në Beograd se: makineria ushtrake dhe policore serbiane po bën krime në Kosovë. Në këtë lëvizje R.Hollbruk do të shkojë mëtej në qëndrime se: “Zotëri Millosheviq, ju jeni fajtor për situatën në Kosovë, dhe mos harroni se NATO ka mandat për sulm ndaj shtetit tuje sipas Rrezolutës nr. 1160 të KS OKB nga 31 marsi 1998. Atë rezolutë e njihni fare mirë, prandaj mbështetja në Kaptinën VII të Kartës OKB dihet çka pason dhe kujtë i drejtohet. E pse mos ta them se: iu drejtohet atyre që bëjnë agresion. Prandaj shqiptarët me të drejtë po kërkojnë Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën”. Pala serbe, me që reagoi shumë egër, asaj do t` i thuhet nga R. Hollbruj se: “Adem Demaçi që është në qëndrime shumë i prerë, për ta zgjidhur çështjën e Kosovës, ka propozuar njëfar Konfederate, që do të quhet Ballkania. Milloshi: “Demaçi me çdo kusht do ta shuaj termin Jugosllavi”. Hollbruk- po ai po kërkon tri REPUBLIKA: SERBI, MALI I ZI dhe KOSOVA. Ja ky është kompromisi i shqiptarëve, e ju kërkoni që  mos të lëshoni pe për asgjë”.  Hollbruk do të shtojë se: më 19 dhjetor 1998 Fehmi Agani i ka pranuar këto pozicone të diktuara nga ne: 1. Nuk pranohet pavarësia e Kosovës; 2. Duhet pranuar kompromisi; 3.e Kompromisin duhet ta pranojnë shqiptarët. Për zbutjën e këtij qëndrimi në Prishtinë do të arrij Sadaka Ogata, e autorizuar nga OKB për rrefugjatë, sepse shqiptarët e Kosovës ishin të detyruar të largohën nga vatrata e tyre në mënyrë masive.

Në këto rrethna për UÇK (krahun ushtrak) ishin në ofenzivë: Adem Demaçi në Prishtinë, Bardhyl Mahmuti në Zvicer, Pleurat Sejdiu në Londër, Sabri Kiçmari e shumë të tjerë nepër Evropë dhe SHBA. Sidomos më aktivi ishte Shtabi i Reshat Sahitit me Behare Bajramin dhe Gani Azemin në kryeqytetin e Evropës në Brksel. Në lidhje me këtë situatë, Çështja e Kosovës (në bazë të dokuemnteve) po merrte për vitin 1999 karakter të zgjidhjës, por vetëm me mjete ushtrake.

Viti 1999 është grumbullim i vlerave që ishin krijuar

 Diku më 9 janar 1999 në Zonën Operative të UÇK-ës në Shalë të Bajgirës do të nxinën rob 9 ushtarë të armikut, të cilët po shkonin në Shalë të Bajgorës për të bërë mizori. Për fatin e tyre, menjëherë do të alarmohet tërë shtypi Evropian, sidomos. Por, mos të harrojmë se armiku kishte zënë rob edhe ushtarë të UÇK-s më parë në Zoant tjera. Kështu, nga ambasadori Viliam Voker do të lind idea për këmbimin e robëve të luftës, që ishte një lajm i ri në praktikën e luftës në Kosovë. Pas një aktiviteti të sinqert,  të zërurit rob, do të këmbehën më 11 janar 1999. Por, okupatori serbian pas katër ditësh do të organizojë plojë gjenicidi në Raçak të Shtimës. Nga ajo pamje e kufomave të demoluara do të tmerrohet bota.Prandaj për situatën në Kosovë  me 19 janar 1999 do të bisedojnë M. Ollbrajt dhe Sergej Ivanov në Moskë. Aty pa lejën e shqiptarëve dhe serbëve do të caktohët që të mbahet një Konferencë ndrëkombëtare. Konferenca e Rambujes do të zhvillohet në dy runda, ndërsa përfundimi i saj është më 18 mars 1999 pa nënshkrimin e palës agresore (serbe, jugisllave dhe ruse). Pala shqiptare si është e njohur do ta nënshkruan, sepse në KS OKB nuk mund të gjëndej asnjë kompromis. Kishte mbetur si sollucion vetëm aplikimi i Rrezolutës nr. 1160 i 31 marsit 1993 ku mbështetej Kaptina VII e Kartës së OKB-s. Kjo kaptin nënkuptonte bombardimet e agresorit dhe atij që e pengon paqën.

Për ta nxierr situatën nga “gremina” më 22 mars 1999 R. Hollbruk ishte në Beograd për ta bindur S. Millosheviqin që të pajtohet ne dokumentin e Rambujes, i cili e plasonte Kosovën në RFJ dhe Serbi, por që Beogradi kishte qëndrim të pasqaruar (ilegal) se: “Kosova i duhej Serbis pa shqiptar”. Siç dihet bombardimet e NATO-s do të fillojnë më 24 mars 1999. Në bombardime marrin pjesë 1058 aeroplana të NATO-s. Prej tyre: 731 aeroplan të SHBA; 84 të Francës, 58 të Italisë, 39 të Anglisë, 33 të Gjermanisë, 22 të Holanës, 21 të Turqisë, 18 të Kanadës, 14 të Belgjikës, 10 të NATO-s, 8 të Danimarkës, 7 të Spanjës, 6 të Norvegjis, 4 të Hungarisë dhe 3 të Portugalisë. Misionin e tyre humanitar dhe gjeostrategjik këta aeroplan e kryen me sukses dhe pas 78 ditë bombardimesh makineria e Sllobodan Millosheviqit u detyrua që në Kumanovë ta nënshkruaj kapitullimin para aleancës NATO+UÇK më 10 qershor 1999.

Adem Demaçi e themelon redaksin për hulumtimin e krimeve serbe në Kosovë

Drejtues e ekipit për hulumtimin e krimeve serbe në Kosovë u caktua Adem Demaçi. Në kushte të një kontrolli shumë rigoroz në gusht dhe shtator 1999, nga ana e UNMIK-ut dhe disa çarqe të KFOR-it, Ekipi i Adem Demaçit do të dali me të dhëna të krimeve në njerëz dhe dëme materiale nepër komunat e Kosovës. Ky hulumtim do të kurorzohet me botimin e një monografie dokuemntare (autor Nusret Pllana) dhe një ekspozite të organizuar nga Arkivi i Kosovës. E vërteta, në Arkiv ishim të bindur se Serbia do të provojë që ta BARAZOJË viktimën (shqiptarët) me xhelatin (pushtetin serb), fakt ky që po ndodhë (edhe më 2024) sepse në Hagë po hetohën dhe gjykohën ata që kanë bërë luftë të drejtë. 
Në bazë të atij materiali që e boto dhe ekspozoi Arkivi i Kosovës, do arrihet një pasqyrë e vrasjeve të civilëve shqiptar nepër komuna. Në bazë të dokumenteve arkivore me humbje të civilëve printe komuna e Skenderajit me 1354 viktima. Pasojnë: Gjakova me 1242 viktima, Drenasi me 1020 viktima, Rahoveci me 892 viktima, Peja me 755 viktima, Mitrovica me 629 viktima, Prizreni me 600 viktima, Suhareka me 589 viktima, Podujeva me 586 viktima, Vushtrria me 568 viktima, Deçani me 517 viktima, Klina me 477 viktima, Prishtina me 460 viktima, Malisheva me 434 viktima, Istogu me 261 viktima, Kaçaniku me 249 viktima, Lipjani me 190 viktima, Ferizaji me 177 viktima, Shtimja me 168 viktima, Fushë Kosova me 160 viktima dhe Obiliqi me 103 viktima civile shqiptare. (Të dhënat janë marrë nga ekipet e themeluara nepër komuna, e të cilat mund të mos janë të sakta (?), por për kohën rekorde ishin këto, e të cilat u dorëzuan në Administratën e UNMIK-ut. Lidhur me këtë të njejtave organe iu dorëzuan edhe këto fakte për numrin e të deportuarëve shqiptarë nga Kosova si: Deportimi i shqiptarëve si pasojë e Programit “TOKA E DJEGURË”: Në Maqedoni deportohën 507 800  perosna, në Shqipëri deportohën 360 000 persona, në Mal të Zi deportohën  70 000 perosona, në Bosnje Hercegovinë deportohën 21000 perosna, në Kroaci deportohën 4000 persona dhe në Slloveni deportohën 3450 perosna shqiptarë. Nga ky numër i deportuarëve pastaj janë larguar nepër tërë rruzullin tokësor rreth 130 000 shqiptarë

Dëmet tjera materiale në Kosovë

Cilat ishin dëmet që ua shkaktoi UÇK serbianëve. Ishin ZERO DËME. Përkundrazi serbët në zonat që i kontrollonte UÇK ishin më të sigurt se sa ata në Serbi të cilët mobilizoheshin me dhunë për luftëra koloniale në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Gjithënjë në bazë të Programit :TOKA E DJEGUR” dëmet materiale dëshmohet se ishin 1008 katunde shqiptare të bombarduara nga një e tri herë. U rrënuan 122 775 ndërtesa banimi, u rrënuan 85336 ndertesa që i sherbeinin komunitetit shqiptar; rrënohën 123 ambulanta; rrënohën 9 biblioteka komuanle, rrënohën 1857 biblioteka private;  rrënohën 215 xhami dhe 5 kisha katolke, rrënohën 30 shtëpi të kulturës, rrënohën 71 bashkësi lokale dhe 358 shkolla shqiptare. (Shiqo: H. Bajrami, Naçertanija dhe pasojat e saj, Prishtinë 2004, f.324/326).Mi të gjitha krimet, janë dhunuar 20 000 femra gjatë luftës 1998/99. (shiqo: H. R. Vatch, 2003). Lidhur me këtë shtrohet pyetja:  Është hetuar dhe gjykuar ndonjë gjaksor serbian për këto mizori gjenicidi. Përgjegja është asnjë.
Shkrimi i kushtohet Adem Demaçit, në 6 vjetorin e vdekjës.

Nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike

 

Bekim Shehu
23 Qershor 2021

Serbia nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën, por kërkon një zgjidhje kompromisi tha presidenti serb në kuvendin e Serbisë. Për Prishtinën e vetmja zgjidhje në dialogun me Serbinë është njohja reciproke.


Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tha para deputetëve të parlamentit në Serbi, se vendi i tij nuk ka nevojë për një konflikt të ngrirë me Kosovën. Sipas tij, serbët në Kosovë duan që negociatat të zhvillohen me Kosovën në mënyrë që të arrihet ndonjë zgjidhje kompromisi në të ardhmen, por nuk ishte në gjendje të thotë se për çfarë kompromisi bëhet fjalë. Këto deklarata presidenti i Serbisë i bëri gjatë një raportimi në parlamentin serb për dialogun me Kosovën.

"Kur të më pyesni se çfarë është kompromisi, unë do të them, nuk e di. Fuqitë perëndimore nuk do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës dhe ato do të pajtohen për një Kosovë të pavarur me çdo kusht. Pra, ne nuk kemi detyrë të lehtë dhe kohë për humor festiv, as kohë për pritje të tepërta, por kohë për t'u përballur me realitetin që na rrethon”, tha Vuçiq.

Vuçiq: Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur ujditë

Presidenti i Serbisë tha, se dialogu me Kosovën është transparent. "Dialogu është korniza e vetme e mundshme, derisa të arrihet një kompromis me shqiptarët. Ne i kemi informuar në mënyrë të vazhdueshme përfaqësuesit e Bashkimit Evropian se kemi përmbushur gati gjithçka nga Marrëveshja e Brukselit. Të tjerat janë detaje që jemi gati t'i përmbushim. Shqiptarët nuk janë gati për të përmbushur atë, për të cilën është rënë dakord”, tha Aleksandër Vuçiq. Sipas tij, "situata është shumë më e vështirë dhe më serioze si për ne, ashtu edhe për ta. Një zgjidhje kompromisi është diçka që duhet të kërkojmë”, u tha Vuçiq deputetëve të parlamentit të Serbisë.

Por kompromisin në dialog me Kosovën, për të cilin flet presidenti i Serbisë, Prishtina zyrtare e kundërshton në mënyrë të prerë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një vizite në Austri  ritheksoi qëndrimin e Prishtinës zyrtare se "dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë brenda kufijve aktualë”. Në të njëjtën linjë shprehet edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili e ripërsëriti qëndrimin e shprehur edhe në takimin e fundit me presidentin e Serbisë, se "Kosova dhe Serbia të bëjnë një deklaratë të përbashkët të paqes me zotim për mos-sulmim dhe që Serbia ta njohë shtetësinë e Kosovës”.

Takimi i Fotografi: Bahri Cani/DW

BE: Bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut

Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë pritet të zhvillohet në fund të muajit korrik nën ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ky i fundit dy ditë më parë në një takim me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së tha, se "së fundi, ka biseduar me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe sipas tij, ekziston një bashkëpunim shumë i mirë ndërmjet Uashingtonit dhe Brukselit për çështjen e dialogut.

"Pala amerikane nuk po përpiqet më për t'u fuqizuar në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian. Ky bashkëpunim i ngushtë do ta ndihmojë dialogun”, tha Borrell para gazetarëve në Bruksel, duke bërë të ditur se edhe pas takimit të dytë mes Kurtit dhe Vuҫiqit do t'i njoftojë ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur qysh në vitin 2011. Procesi është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe është mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Kohët e fundit si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, temë debati vazhdon të jetë çështja e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Serbia insiston që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, gjë që hidhet poshtë në mënyrë kategorike nga Prishtina zyrtare. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi sërish se nuk mund të ketë Asociacion të komunave mbi baza etnike dhe sipas tij kjo është e përkufizuar mirë edhe në aktvendimin e vitit 2015 të Gjykatës Kushtetuese.

Kosovo Premierminister Albin Kurti
Fotografi: Office of the Kosovo prime minister

Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës erdhi pas një deklarimi të ambasadorit amerikan në Kosovë Philip Kosnet, i cili tha të mërkurën (17.06) se Kosova e ka detyrim të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. "Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por, asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015″, deklaroi kryeministri i Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, gjatë një vizite që javën e shkuar në veri të Kosovës tha se "Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua qeveria e Albin Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin të respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më herët”, tha ambasadori Philip Kosnett.

Hill, Lajcak, Borel , Macron edhe disa të tjerë janë pro serb !

 Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha të martën se brenda pak ditësh do të dalë me kërkesat e Serbisë kundruall gjendjes në veri të Kosovës, duke akuzuar qeverinë në Prishtinë për përndjekje të popullsisë serbe.

Ai i bëri këto komente në një deklaratë për shtypin pas një takimi në Beograd me të dërguarin e Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak. Ai tha se gjatë ditës është takuar edhe me ambasadorin amerikan në Serbi Christopher Hill.

Hill, Lajcak, Borel , Macron edhe disa të tjerë janë pro serb !

“Në 72 orët e ardhshme do t'i drejtohemi publikut dhe do të flas për atë që kërkon Serbia, për shkak të sulmeve brutale ndaj popullatës serbe, para së gjithash në veri të Kosovës dhe për atë se çfarë nuk ka përmbushur e ashtuquajtura bashkësi ndërkombëtare, çfarë kërkon Serbia dhe çfarë do të bëjë Serbia”, tha ai.

Autoritetet serbe akuzuan të martën policinë e Kosovës për represion në veriun e banuar me shumicë serbe, pasi policia e Kosovës arresoi katër persona në Mitrovicën e Veriut të cilët kanë ofenduar e më pas sulmuar dy zyrtarë policorë. Policia tha se tre nga të arrestuarit kanë qenë nën ndikim të alkoolit dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit janë dërguar në paraburgim për t’u marrë në pyetje.

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Operacioni nxiti reagimin e Beogradit dhe përfaqësuesve politik serb në veri ndërsa presidenti serb tha se me mbylljen e institucioneve të Serbisë në veri është vështirësuar jeta e serbëve të cilët sipas tij nuk mund të kryejnë asnjë shërbim.

“...Kemi vetëm fjalë dënimi që vijnë nga Evropa dhe Quint-i dhe nuk shihet asgjë në veprim. Atëherë sado që duart të jenë të lidhura, sado të jesh në një pozitë të vështirë që nga viti 2008 dhe para tij, duhet të ndërmerrni veprime që do të çojnë ose në kthimin e disa të drejtave, që do të quhej kthim në gjendjen paraprake, ose të thoni se nuk jeni në gjendje të mbroni njerëzit tuaj. Ne nuk kemi të drejtë ta themi këtë të fundit sepse jemi të detyruar me Kushtetutën e Serbisë dhe rezultatet e dialogut dhe marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel në vitin 2013 dhe me rregullimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të vitit 2015. Prandaj, me masa serioze dhe çështje serioze, do ta trajtojmë këtë brenda 72 orësh”, tha ai.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara po u bëjnë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel dhe të shmangin veprimet që mund të nxisin tensione.


I dërguari evropian Miroslav Lajçak, i cili qëndroi të premten në Prishtinë, sot qëndroi në Beograd në përpjekje për të ripërtërirë bisedimet. Ai shkroi në rrjetet sociale se në takimin me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për gjendjen e serbëve të Kosovës. “Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në dialog”.

“Unë jam gati edhe sot të shkoj të bisedojë me (Albin) Kurtin, të dialogojmë në Bruksel, por Serbia nuk është e gatshme dhe siç e kam thënë pafundësisht, nuk do të lejojë përndjekjen e popullatës së saj dhe është fare e qartë se ky është qëllimi i vetëm i qeverisë së (Albin) Kurtit”, tha presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Gjatë vizitës në Kosovë javën e kaluar i dërguari evropian tha se ka një pajtim për një takim mes kryenegociatorëve të të dyja palëve, por pa dhënë një datë të takimit të mundshëm.

Sasha Jankoviq, ish-mbrojtësi i qytetarëve dhe ish-president i PSG-së, ka komentuar qëndrimin e qeverisë serbe ndaj situatës në veri të Kosovës

 

 Sasha Jankoviq, në një farë forme ka akuzuar shtetin serb si të vetmin fajtor për gjendjen e serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ka përmendur kështu largimin e tyre nga institucionet dhe sulmin terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.

“Por kështu fillimisht duhet të ndahen serbët me shqiptarët, t’i largoni nga institucionet, pastaj Banjskën… dhe pastaj t’u ktheni shpinën dhe të bëni petulla…Dhe duke i quajtur të tjerët tradhtarë…” ka shkruar ai në X.