2022-06-09

Kultura në Kosovë

 Kultura kosovare ngërthen në vete kulturën e kombit shqiptar, si trashëguese të kulturës vendëse ilire, të ndikuar më vonë kryesisht nga kultura romake dhe osmane e më pak nga ajo sllave

Përcaktimi kulturor kosovar është perëndimor, mirëpo ruan në vete elemente konservatore evropiane dhe disa veti të kulturës lindore, të përfituara nga shekujt e sundimit osman.

 Ndikimi i thellë vërehet sidomos nga e drejta dokesore e shqiptarëve, e përkufizuar nga katër parime — nderin vetjak, barazinë e vetëve, lirinë e veprimit në kuadër të ligjit, si dhe besën


Kultura në Kosovë është e ngjashme me kulturën e gadishullit Ballkanik dhe shquhet si burim i kulturave shtetërore të disa shteteve në rajon.

Për dallim nga vendet tjera të Ballkanitkultura e të cilave është shkrirë në shkallë të madhe në kulturat e reja të kohërave, në Kosovë në një shkallë të lartë është mbajtur besnikëria ndaj elementeve të trashëguara nga era e kohës, nga format e ndryshme të organizimit të shoqërisë. Kjo si duket ka ndikuar që ky vend nga sundues të ndryshëm të shihet si djep i kulturës së tyre. Disa pas kalimit të kohës së sundimit të tyre kanë shkuar aq larg sa e krahasojnë me Jerusalemin.

Si do që të jetë, format e reja të sundimit gjithnjë në mungesë të identitetit të bazuar në rrënjë të historisë janë identifikuar me pjesë të marra nga kultura e Kosovës. Disa për ta krijuar identitetin e tyre të bazuar në histori kanë ç’pikur mite rreth historisë së Kosovës. Kjo ka shkaktuar që kultura e fundit me nam në Ballkan me rrënjë nga Kosova të bije nën hijen e miteve të sajuara. Kjo kulturë në histori është e njohur si kultura e Prizrenit, ndikimi i së cilës shtrihej në hapësirë shumë më të gjerë se sa territori i sotshëm i Kosovës. Origjina e kësaj kulture ishte Prizreni ndërsa qendra tjera të njohura që identifikoheshin me këtë kulturë ishin ShkupiNishiNovi Pazari etj.

Pas Luftës së Parë Botërore dhe sidomos shfaqjes së nacionalizmit në Ballkan, vije deri tek shkatërrimi i kulturës së Kosovës. Kështu qendra të njohura që identifikoheshin me këtë kulturë bien nën sundimin e nacionalistëve dhe me kalimin e kohës fillojnë edhe të identifikohen me nacionalizmin e shteteve të tyre. Një formë e re e sundimit në Ballkan e cila thirrej në pjesë të marra nga kultura e Prizrenit.

Karakteristikë kryesore e kësaj kulture është mbledhja e vetive më të avancuara të shoqërive njerëzore dhe lidhja e tyre me vetit e ngulura në trashëgimin e saj. Për arritjen e kësaj si element kryesorë është përdorur toleranca ndaj formave të ndryshme të organizimit në historinë e shoqërisë njerëzore duke filluar nga ato të fiseve, etnive të bazuara në gjak, etnive të bazuara në gjuhë, bashkësive fetare. Së fundi shihet një lëvizje e konservimit të bashkësive nacionale. Mirëpo përshkuake të bazave të dobëta kulturore të nacionalizmit dhe mos deklarimit të "vdekjes" së nacionalizmit për shkaqe ekonomike, ka fërkime të kësaj me traditën. Si duket janë duke u bërë përpjekje për gjetjen e rrugës së lidhjes së elementeve avancuese të nacionalizmit për shoqërinë njerëzore me traditën e kulturës së Kosovës.

Për mbajtjen në jetë të kësaj kulture gjatë historisë, zakonisht është munduar populli i Kosovës. Këtu vlen të veçohet elementi i trashëguar nga kultura shqiptare Besa. Pastaj vijën me radhë udhëheqësit e formave sunduese të Kosovës, si b.f. mbretërore, perandorake, fetare, dhe së fundi nacionale e cila thuhet se ka shkaktuar dëme të mëdha në krahasim me format tjera të sundimit. Si do që të jetë, fuqitë e ndryshme ushtarake që kanë shtrirë pushtetin e tyre në Kosovë janë munduar ta përqafojnë apo të marrin pjesë nga kultura e trashëguar e Kosovës

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...