Prof.dr. Muhamet Kelmendi
Natyrisht se edhe gjatë dialogimit, duhet të paraqitet tema e përgjegjësisë penale dhe kolektive e shtetit serb, e përgjegjësisë individuale dhe e dëmshpërblimit. Këto duhet bërë në çdo takim. Kudo nëpër qendrat e vendosjes kërkohet të paraqiten faktet për këto vepra. Koha nuk pret.
Në Kosovë. e ndaj popullit shqiptar është bërë një dhunë e egër gjenodiciale nga Serbisë dhe në shumë anë, si dhe në përmasa të gjera raciste. Veprat më të rënda janë vrasjet, masakrimet, djegiet e njerëzve të gjallë nëpër shtëpi dhe përdhunimet e më shumë se 20 mijë femrave dhe burrave shqiptar. Dëmet materiale shkojnë në miliarda dhe kemi dëme të pafundme morale. Edhe sot vuajnë shumë familje për të gjetur njerëzit e tyre. Janë rreth 1600 shqiptar të pagjetur. Ata, pasi janë mbytur mizorish, janë diku në varre masive në Serbi.Një krim i rëndë është bërë ndaj familjeve, të rinjve, pleqve e plakave. Me dhunë dhe me masa gjenodiciale u ndoqën për 3 muaj 1 milionë shqiptare nga shtëpitë e veta në drejtim te Malit te Zi, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Populli u vodh dhe u plaçkit. Të gjitha këto masa dhe veprime gjenodiciale kanë pasur për qëllim spastrimin e Kosovës nga shqiptarët. Përgjegjësia për këto vepra gjenocidiale është kolektive dhe individuale. Në këtë drejtim ende nuk ka përgjegjësi të shtetit serb për gjenocid. As përgjegjësi individule nuk ka. Rastet e rralla të përgjegjësisë individuale janë shumë qesharake. Prokuroria Speciale e Kosovës shumë ngadalë po heton veprat e krimit gjenocidial të bëra nga kriminelet serb. Ndërsa, dënimet e dhëna, kanë qenë jo adekuate me veprat e kryera penale. Me dhjetëra e qindra padi për kompensimin e dëmit material dhe të atij moral janë bërë nga qytetarët e Kosovës. Gjykatat janë përgjigjur se nuk janë kompetente. Kjo, nuk ka bazë juridike. Një përgjigje jo e drejtë. Veprat janë bërë në Kosovë, dëmi gjithashtu, bie dhe janë kompetente gjykatat e vendit, të Kosovës. Këtu vjen në shprehje kompetenca territoriale e veprës së bërë. Përkatësisht, kompetent janë vetëm gjykatat e vendit, gjykatat ku është bërë krimi dhe dëmi. Ndërsa, te kompensimi i demit material dhe moral, nëse shteti serb nuk përgjigjet, me anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, kërkohet të ngrihet padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në Dene Hag. Aty ka mundësi të realizohet kompensimi i dëmit. Natyrisht se edhe gjatë dialogimit, duhet të paraqitet tema e përgjegjësisë penale dhe kolektive e shtetit serb, e përgjegjësisë individuale dhe e dëmshpërblimit. Këto duhet bërë në çdo takim. Kudo nëpër qendrat e vendosjes kërkohet të paraqiten faktet për këto vepra. Koha nuk pret.