2022-06-20

Kryeministri Rama edhe pse sot është e diel, ditë pushimi, ai nuk pushon

 



Akademik Isuf B. Bajrami,AAAS

(“Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica” – Sami Frashëri)

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit të tij, sot arrin për vizitë në Kosovë.

Rama këtë vizitë e realizon tek familja e Thaçit, vetëm disa ditë pas vizitës që i bëri në burgun e Hagës, ku po mbahet në paraburgim nën akuzat e caktuara nga Prokurori Special i Gjykatës Speciale.

Në traditën e shqiptarit, miku që troket në portë, duhet pritur me të gjitha mundësit që i takojnë, sepse “nuk dihet a asht lypsi a shenjti”!?

Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si “e zotit dhe e mikut” (“Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”).

Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun.

Në “Kanun”, zoti dhe miku para shtëpisë barazohen.

Kulti i mikut, i shprehur si: “shtëpia e shqiptarit – e mikut dhe e shtegtarit”, “dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi” (lypsi), kjo përmban një mendësi të lashtë, që vjen prej kohërash dhe mund të shfaqej në der si besimtarë me rrobën e një shtegtari të mjerë!

Gjatë kësaj vizite, do të vije si “Lepur – postieri“, i “shejti”, si “lypësi”, apo nga hierarkia e “Open ballkanit”?!

Kjo ndodhë në të njëjten kohë së bashku me delegacionin që shoqëron, do të realizoj disa vizita në disa biznese dhe fermer.

Pas këtyre vizitave, ata do të nisen për Prishtinë ku do të mbahet takimi i dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës.

“Ai që e krijoi shtetin është më i madhi mirëbërës, sepse pa ligjin njeriu është kafsha më e keqe” (Aristoteli)

Modelin e një bote sa të pasur e të mrekullueshme, aq të veçantë dhe të lirë, Mark Krasniqi e jep nëpërmjet shqiptimit dhe ballafaqimit të dukurive e të kuptimeve, të pasojave të hierarkisë së forcës.

Jo rastësishtë Lepuri, një kafshë e butë dhe e dashur për fëmijë, bëhet postier i maleve dhe i përcjell urimet, dëshirat, po dhe kërcënimet dhe armiqësitë e kafshëve!

“Lepur – postieri me zell e gëzim / ditën e natën gjindet n’shërbim” tregonë para së gjithash intensitetin e gjallimit të dëshirave e të nevojës për ekzistencë, por dhe ekzistimin e një bote, ku rregullat e gjallimit e të kushtëzimit nuk mund të ndryshohen.

Veprimi i “Lepur – postierit” le të nënkuptojmë komunikimin mes njerëzve.

Lepur – postieri rrallë herë pushon,
me çantë nën sjetull pyllit vrapon,
shkresa zyrtare sjell me rëndësí
prej rrafshit – në male,
prej malit në vrrî.

Letra, përshëndetje, lajme ekspres
Lepur – postieri ka plot nji thes:
ujku i shfaq deles dashuri pa masë,
arusha bletës – t’fala me thasë…“

Rreziku nga i forti është përherë i mundshëm dhe se delja asnjëherë s’ka mundur ta bëjë mik ujkun!

Vendi i Lekës,19.06.2022

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...