Brashnjarit grek
me emrin Pirro Dhima
i duhet ndaluar
menjëherë hyrja në Shqipëri
Tradhtari është
shumë më i rrezikshëm
sesa armiku rrënjës
Në analizën me titull “Pirro Dhima, shqiptar i greqizuar, shoqëron
në Tiranë Venizellosin”, të botuar më 14 tetor 2013 në faqen e internetit “KOHAnet”, analizë kjo e ardhur nga
Athina, zbulohet fare qartë veprimtaria armiqësore e këtij ish-shqiptari të
bastarduar, të shndërruar në një copë brashnjari të shovinizmit grekokaragjoz.
Nga ajo analizë del në dritë
të diellit krejt aktiviteti i tërbuar antishqiptar i kësaj vemjeje të pështirë
me origjinë nga Progonati, i cili e ka zhburrëruar vetveten deri në atë derexhe,
saqë të deklarojë pa pikën e turpit se sikur gjuhën greke na e paska pasur gjuhë
amtare dhe në Shqipëri ia paskan ndaluar ta mësojë!!!
Pikërisht ky përfaqësues
tipik i shëmtisë njerëzore, para ca kohësh, u pati kërkuar strukturave
mjekësore greke që të mos u jepnin asnjë ndihmë mjekësore emigrantëve shqiptarë
që nuk ishin të pajisur me dokumente.
Shkrimtari moralist francez Laroshfuko (François VI, duc de La Rochefoucauld - 1613-1680) thotë:
“Tradhtinë njeriu e kryen të shumën e herës jo se niset nga ndonjë qëllim
i paramenduar, por thjesht për mungesë karakteri”.
Ky tradhtar mashtrues dhe gënjeshtar i tipit të
horrave që enden nëpër strofulla kriminelësh, paska qenë mik i ngushtë i
armikut të betuar të kombit shqiptar me emrin Sebastianos të Konicës, që i ka
kthyer patkonjtë nga dielli para ca vjetësh. Ky i pabesë me damkë na qenka
aktivist i shquar i organizatave terroriste që, me bekimin e Athinës zyrtare,
veprojnë në territorin grek kundër Republikës së Shqipërisë për greqizimin e
Epirit të Veriut.
Pikërisht ky njeri, i poshtër deri në thua të këmbës në qëndrimin
që mban ndaj ish-atdheut të tij të dikurshëm, sot është pjesë e politikës
zyrtare greke, është deputet i PASOK-ut. Ky fakt dëshmon se cili është niveli i
politikës zyrate greke në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, një politikë
që zyrtarisht na hiqet si “dashamirëse dhe miqësore”, por që faktikisht ka
qënë, është dhe mbetet një politikë thellësisht armiqësore.
Unë mendoj se në rastin e
tradhtarit Pirro Dhima, organet e shërbimit inteligjent shqiptar nuk e kanë
kryer detyrën e tyre të shenjtë në mbrojtje të Republikës së Shqipërisë. Ato
duhej ta kishin informuar me kohë Tiranën zyrtare për veprimtarinë e egër
armiqësore të pushtit politik grek, me emrin Pirro Dhima, kundër vendit tonë.
Dhe Tirana zyrtare duhej ta ndalonte hyrjen e tij brenda territorit të
Republikës së Shqipërisë. Në rast të kundërt, organet tona kufitare atij duhet
t’i hedhin hekurat.
Santa Barbara, Kaliforni
14 tetor 2013
-------------------------
Greqia në krizë,
4000 të vdekur ende marrin pension
Në mes të krizës financiare, mbi qeverinë
greke bie hija e një supermashtrimi të madh me asistencën sociale. Ёshtë zbuluar se 4 500 persona të vdekur prej kohësh,
vazhdonin të merrnin pension, duke rënduar ndjeshëm shpenzimet publike në një
vlerë prej 16 milionë eurosh në vit.
Ministri i punës Louka Katseli premton se
mashtrimi do të dënohet dhe shpjegon se po ushtrohet kontroll në rreth 9 mijë
mbi 100-vjeçarë, të cilët vazhdojnë të marrin pension dhe që pjesa më e madhe e
tyre kanë vdekur prej kohësh… (Citohet sipas faqes së internetit “Infoarkiv. Arkiva Mediatike Shqiptare”. 07
qershor 2013).
Greqia u jep rroga nëpunësve shtetëror
të dënuar me burg të përjetshëm
Paaftësia e autoriteteve greke të ndërpresin
pagesën e rrogave madje edhe të nëpunësve shtetërorë të dënuar me burg të
përjetshëm u gjet mes temave kryesore, në gazetën amerikane “Uolstrit Xhurnal”.
Gazeta si shembull e citon vrasjen e kryetarit
të komunës greke në vitin 2009, që e shfrytëzoi si argument të fuqishëm, se
Greqia nuk mundet t'i plotësojë kërkesat e reformimit real në sektorin
shtetëror dhe për largimin e të punësuarve joadekuatë.
I dënuari me burg të përjetshëm për vrasje,
nëpunës shtetëror madje, edhe merr rrogë nga shteti, shkruan gazeta
"Uolstrit Xhurnal".
Kreditorët ndërkombëtarë, të cilët kryejnë
vlerësim në plotësimin e kushteve nga të dy pakot e shpëtimit nga ana e autoriteteve
greke në mundësi për ndarjen e pakos ndihmëse të tretë, kërkojnë që shteti ta
reformojë sektorin shtetëror dhe të pushojë nga puna mijëra nëpunës shtetërorë.
Sipas gazetës, rasti me kryetarin e komunës
tregon se sa vështirë do të realizohet diçka e tillë (Citohet sipas faqes së
internetit të zotit Feliks Taho. 14 tetor 2013).
Pirro Dhima shfryn
kundër
emigrantëve shqiptarë
Deputeti i
PASOK-ut, Pirro Dhima ka akuzuar shqiptarët se po i shkaktojnë shtetit grek
miliona euro dëm për shkak të trajtimit shëndetësor.
Ish-peshëngritësi
me origjinë shqiptare është shprehur në parlamentin grek se, me mijëra
shqiptarë kanë falsifikuar libreza shëndeti dhe marrin trajtim në sistemin
shëndetësor në Greqi. Dhima ka paraqitur me dhjetëra libreza shëndeti false në
parlament dhe për këtë i drejtoi pyetje ministrit dhe zëvendësministrit të
Shëndetësisë.
“Përveç gjobitjeve
të rënda, a do të merren dhe masa penale ndaj këtyre shqiptarëve që kanë
shkelur ligjin duke mashtruar shtetin grek? Kjo duhet bërë, zotëri ministra.
Kush nuk ka dokumente apo ka librezë të skaduar të mos ketë qasje në sistemin
shëndetësor”, është shprehur Dhima (Citohet sipas: “Pirro Dhima shfryn ndaj emigrantëve
shqiptarë”. Marrë nga faqja e
internetit e gazetws “Shekulli”. 24
korrik 2013).
|
|
|
|
|
|