Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/06/10

Scholz habit presidentin serb, Vuçiç: BE nuk na ka kërkuar kurrë njohje reciproke me Kosovën

 Pas Prishtinës, ndalesa e radhës e kancelarit gjerman ishte Beogradi. Olaf Scholz u prit nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin pati një shkëmbim qëndrimesh mjaft të hapur dhe drejtpërdrejtë.

Vuçiç u shpreh i habitur nga deklaratat e Scholz në Prishtinë dhe tha se Bashkimi Europian nuk i ka kërkuar kurrë Serbisë njohje reciproke me Kosovën në procesin e dialogut.

“Askush nuk ka folur ndonjëherë për njohje reciproke, përveç amerikanëve që e miratuan atë doktrinë saktësisht tre vjet më parë”, tha presidenti serb.

Kancelari tha se qëndrimi i Gjermanisë për çështjen e Kosovës është i qartë dhe i njohur prej vitesh, teksa bëri thirrje që në dialog të ketë përparim.

“Hap pas hapi, të dyja palët duhet të kontribuojnë në të dhe janë përgjegjëse për të mos bllokuar asgjë”, u shpreh Scholz në Beograd.

Ai gjithashtu nxiti Serbinë që t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë për të dënuar luftën e saj në Ukrainë. Përgjigja e Vuçiç ishte e prerë: Serbia ka qëndrim tjetër për sanksionet ndaj Rusisë dhe nuk do të ndryshojë”.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...