Zhvillimi i medias shqiptare në tri dekadat e fundit mund të ndahet në vija të trasha në dy faza: faza e parë u karakterizua nga e ashtuquajtura media e angazhuar politikisht, dhe e dyta nga lindja dhe zgjerimi i medias klienteliste. Periudha e parë, nga fillimi deri në fund të viteve 1990, u karakterizua nga lufta e përhershme dhe e ashpër mes medias dhe qeverisë. Në periudhën e dytë, me ndryshimin e modeleve të pronësisë në media, media më shumë përjeton probleme të natyrës ekonomike, ku disa prej sfidave janë organizimi i dobët i gazetarëve, mbështetja e dobët e publikut për lirinë e medias, si dhe marrëdhëniet e punës. Sipas nje Studimi te tregut te punes ne Shqiperi realizuar nga IDRA mbi 60 % e gazetarëve ne Shqiperi janë nën moshën 30 vjeç, ndërkohë që mbi 80 % e tyre janë nën moshën 35 vjeç. Keto shifra na dëshmojnë për një popullsi të re në tregun e medias. Nuk ka të dhëna zyrtare mbi pozitën ekonomike dhe sociale të gazetarëve. Në bazë të të dhënave të pjesshme dhe informacioneve të mbledhura nga NGO te ndryshme është e qartë se gazetarët gjenden në pozitë të vështirë në industrinë e medias. Shpesh atyre u mungon edhe minimumi i mbrojtjes sociale për të luajtur me sukses rolin e tyre në shoqëri. Shoqatat e gazetarëve dhe organizatat që merren me lirinë e medias, dhe veçanërisht Unioni i Gazetareve, kanë paralajmëruar vazhdimisht se situata social-ekonomike e gazetarëve në vend ka ardhur duke u përkeqësuar. Të drejtat e punës të profesionistëve të medias nuk rregullohen me ndonjë ligj të veçantë përveç Kodit të Punës, që mbron marrëdhëniet e punës për të gjithë qytetarët shqiptarë. Mungesa e një mbrojtjeje të veçantë ligjore për profesionin e tyre nuk i imunizon gazetarët nga problemet sociale me të cilat përballet e gjithë forca punëtore në vend. Mospagesa e kontributeve shoqërore, vonesat në dhënien e rrogave, orare të tejzgjatura pune, mospagesa e orëve shtesë apo refuzimi i pushimeve të paguara janë disa nga problemet kryesore në marrëdhëniet e punës. 46 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash Punësimi vazhdon të mbetet një fushë me shumë dritëhije në median shqiptare. Një anketë e Institutit te Medias ne 201856 identifikoi problemet e konfirmuara prej vitesh në diskutimet për gjendjen e medias në Shqipëri, si problemet me kontratat, me fiktivitetin e tyre, shkeljen e të drejtave të punës, problemet me pagat, etj. Më konkretisht, 1/3 e të anketuarve thanë se nuk kishin kontratë pune, ndërkohë që vetëm 24% e të anketuarve thanë se kishin pasur kontratë gjatë gjithë karrierës së tyre në media. 55% e të anketuarve thanë se paga që merrnin ishte më e ulët sesa paga mesatare e sektorit publik dhe 59% thanë se ka vonesa në marrjen e pagës rregullisht ose me raste, ndonjëherë edhe për disa muaj rresht. Sipas nje Raporti te Komitetit Shqiptar te Helsinkit57 për herë të parë, në vitin 2019, kemi rënien e numrit të punonjësve të medias, nga 6200 në 5900 vetë. Arsyeja kryesore lidhet me mbylljen e disa mediave, por edhe me largimet e gazetarëve nga profesioni për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës. Sipas ketij studimi gazetarët e rretheve punojnë shpesh në kushte më të vështira se gazetarët e Tiranës. Siguria e tyre në punë dhe pagat jane më te ulëta krahasuar me kolegët e tyre në kryeqytet. Gazetarët e portaleve raportohet më shpesh që të punojnë në kushte informaliteti (pa kontrata pune), dhe anonimiteti. Kjo nuk i lejon që të mbrojnë të drejtën e tyre të autorit, por as edhe që të krijojnë një profil vetjak profesional, duke u bërë pjesë e barabartë e komunitetit të gazetarëve profesionistë. Po ashtu, gazetarët e rinj raportojnë që punëdhënësit i trajtojne mjaft me keq se gazetarët me pervoje. Nderkohe, nuk mungon as diskriminimi per shkak te gjinise. Gazetaret femra ngacmohen ne vendin e punes dhe sidomos ankohen për mos respektimin e lejes së lindjes, çka ndikon në zgjedhjet e tyre për jetën. Nje Raport i Unionit të Gazetarëve58 nënvizon situatën e vështirë të kushteve te punes në mbi në mbi 90 për qind të mediave, madje edhe në ente publike si Agjencia Telegrafike Shqiptare apo Radio Televizioni Shqiptar. Në asnje prej tyre, punonjësit nuk paguhen për kohën që punojnë jashtë orarit normal dhe kontraktual. Nuk ka statistika zyrtare edhe për sa i përket nivelit të rrogave në media. Sidoqoftë, Unioni thotë se ka tre nivele rrogash për gazetarët në varësi pozicionit të tyre, nga media ku punojnë, dhe vendndodhjes së saj. Gazetarët me rrogat më të larta paguhen mesatarisht nga 550-600 USD, niveli i dytë paguhet nga 450-500 USD, ndërsa mediat e nivelit më të ulët i paguajnë gazetarët e tyre me një rrogë mesatare prej 300 USD në muaj.59 Në të njëjtën kohë, ka një diferencë shumë të madhe midis mediave të Tiranës dhe mediave në rrethe. Rroga mesatare e gazetarëve të mediave lokale shkon nga 150-220 USD, dhe zakonisht punojnë në më shume se një media, në mënyrë totalisht informale.60 Unioni thotë se gazetarët në rrethe përbëjnë 45 për qind të numrit total të gazetarëve, gjë që tregon se ka një nevojë urgjente për të ndërhyrë në këtë fushë61. Intervistat me gazetarë dhe përvoja e Unionit deri më sot tregojnë edhe për një tjetër problem shqetësuese: vitet e punës të humbura nga mospagimi i sigurimeve shoqërore për vite me rradhë. Në një sondazh të zhvilluar nga Unioni, 65 për qind e gazetarëve raportuan se vitet e punës me kontratë nuk përkonin me vitet e punës që kishin kaluar realisht në media.62 Punonjesit e medias gjithashtu kane qene viktima te skemave te mashtrimit, ku pagesat per kontributet e sigurimeve shoqërore ose nuk janë paguar fare ose janë paguar vetëm për disa vite pune.63 Për më tepër, si të dhënat e Unionit, ashtu edhe intervistat me gazetarët tregojnë për një prirje të re në marrëdhëniet e punës: edhe kur paguhen sigurimet shoqërore ato bazohen mbi rrogën minimale dhe jo mbi rrogat reale të punonjësve të medias, duke nxjerrë edhe njëherë në pah problemin e informalitetit. Sipas Unionit, 98 për qind e organeve të medias nuk i deklarojnë rrogat reale to punonjësve të tyre.64 Sic veren me te drejte IDRA65 gazetaria në rastin shqiptar i ngjan më shumë një punëtorie me ekuilibra të prishur, sepse proceset e punës dukshëm janë të pabalancuar, dhe gazetarët, si pasojë apo për pasojë, janë pa status profesional të rregulluar në bazë të gjitha parametrave dhe treguesve të respektueshëm ligjorë.
FB
No comments:
Post a Comment