Përpjekjet për krijimin e medias së lirë në Shqipëri e kanë zanafillën pas rrëzimit të regjimit komunist, pasi sistemi një-partiak i medias së asokohshme u zëvendësua me një sistem shumë-partiak. Në vitet e para të demokracisë, media mund të quhej kaotike dhe e pastrukturuar. Rezulton se ishte politika ajo që e prodhoi median e lirë në Shqipërinë post-komuniste dhe për pasojë modeli i lindur i shtypit të lirë mbetej tërësisht në kornizën politike. Përforcuar kjo edhe prej faktit që deri në atë kohë nuk kishim pasur ndonjë traditë të lirisë së shtypit. Kësisoj, koncepti i lirisë së shtypit u kufizua kryesisht tek liria për debatin politik duke e lidhur kështu ngushtë me politikën. Ndonëse përpjekjet ishin për krijimin e medias së lirë, kjo nuk mund të thuhet se presupozonte median e pavarur. Studiues dhe akademikë të fushës së medias, e shqyrtojnë zhvillimin e medias dhe lirisë së shtypit pas viteve 1990-të e deri më sot bazuar në dy kritere kryesore: rregullimin ligjor të medias dhe pronësinë e saj/marrëdhënien me politikën. Dy kritere kyçe këto, të cilave do t’ju referohemi edhe në këtë tekst, pasi janë përcaktuese të ecurisë së zhvillimit të medias së lirë dhe të pavarur. Ndërsa, Jonila Godole, mbështetur në punën e kërkuesve të ndryshëm, risjell një qasje tjetër për te analizuar zhvillimin e medias në Shqipëri, atë të ndarjes në faza. Sipas këtij modeli ecuria e sistemit mediatik shqiptar ndahet në fazat, si vijon: a) faza e liberalizimit (1988-1990) që përfshin paratranzicionin (1988-1990) dhe fillesat e tranzicionit dhe liberalizimit (1990- 1994); b) faza e demokratizimit (1994-1998); c) faza e konsolidimit (1998- në vazhdim). Secila prej këtyre fazave dallohet nga karakteristikat e veçanta zhvillimore që media ka manifestuar. Për shembull në fazën e parë tiparet dalluese kanë qënë prezenca e titujve partiakë, propaganda dhe hedhja e hapave të parë për decentralizmin e medias. Në fazën e dytë karakteristikë ka qënë demokratizimi, pluralizmi, institucionalizimi dhe shtypi i lirë, por ende jo i pavarur. Ndërsa faza e tretë dallohet nga përpjekjet për konsolidimin e sistemit mediatik, kulturës gazetareske, si edhe kalimi i medias në pronësi 30 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash të bizneseve. Megjithatë edhe ndarja në këto faza mbështetet në dy kriteret e mësipërme. Fillimisht do të ndalemi tek rregullimi ligjor i medias në Shqipëri, si aspekti më i rëndësishëm në përcaktimin dhe garantimin e lirisë së shtypit.
“Ligji për Shtypin” dhe kufizimet e lirisë së shtypit ‘Ligji për shtypin” Nr. 7756, i vitit 1993 ka qënë një zhvillim me rëndësi për t’u përmendur, në nenin 1 të tij theksohej, që “Shtypi është i lirë”, por me pas që “Shtypi kufizohet vetëm nga dispozitat Kushtetetuese dhe ato të këtij ligji.” Ky ligj u mor pa shumë modifikime nga landi gjerman Nordrhein- Westfalen dhe pa konsultime me aktorët e medias, veprim ky që nxiti protestat e gazetarëv për shkak të kufizimeve që ai parashikonte. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve22, Article XIX23 dhe entitete24 të tjera ndërkombëtare reaguan lidhur me miratimin e këtij ligji. Sipas krahasimeve të bëra me normat evropiane, elementë shqetësues në këtë ligji ishin a) dekreti për paracensurimin me anë të konfiskimit të botimeve për disa arsye; b) kufizimet mbi kriteret se kush mund të ishte kryeredaktor i një botimi dhe parashtrimi i së drejtës të detyrueshme të përgjigjes; c) dënimet financiare kundër botuesit dhe kryeredaktorit (shkaktimi i presionit financiar). Me pak fjalë një mori kufizimesh shtypëse për shtypin e lirë. Përpos këtij ligji, po në këtë vit u bënë edhe amendime të Kodit Penal, të cilat lejonin ndjekjen penale për “fyerje dhe shpifje kundër organeve kushtuetese”, “fyerje e shtetit dhe simboleve të tij”, “fyerje dhe shpifje për presidentin e Republikës”, “fyerje e organeve dhe përfaqësuesve të shteteve të tjera”25. Në periudhën e zbatimit të këtij ligji, në raportet e Freedom House të viteve 1994- 1996 Shqipëria ka shënuar renditjet më të ulëta të periudhës së trannzicionit duke u klasifikuar si një vend ku media është “jo e lirë”. Ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë interval kohor përfshijnë kundërshtime, gjoba e përndjekje të gazetarëve, madje deri në burgosje të tyre. Disa raste që bënë bujë asokohe ishin të lidhura me emra gazetarësh, ku përmendim Idajet Beqiri (dënuar për shpifje kundër zyrës së presidentit), i cili u dënua me 6-muaj burgim dhe kreu tre prej tyre. Emra të tjerë ishin, 22 International Federation of Journalists (1996). Media Freedom in Albania. An analysis of Media Legislation. 23 Article XIX (1997) Albania: Towards Broadcasting Freedom. An analysis of the Neë Broadcasting Laë. Article 19. 24 Minnesota Advocates for Human Rights (1995) Press Restriction in Albania. 25 Minnesota Advocates for Human Rights (1995) Press Restriction in Albania. Page 6. Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash 31 Nikollë Lesi (akuzuar për shpifje, shpallur fajtor dhe gjobitur); Aleksandër Frangaj (akuzuar për rrezik ndaj sigurisë kombëtare, arrest shtëpie për një muaj), Fatmir Zanaj (burgim me kusht 2-muaj dhe një vit shërbim prove), Shyqyri Meka (gjobitur me 80000 lekë/$1000), Ilirian Zhupa (dënuar me dy muaj burg). Megjithatë, në gjithë këtë mori sulmesh përkundrejt gazetarëve sulmi më i ashpër ka qënë ai ndaj përndjekjes së Martin Lekës, gazetar tek “Koha Jonë” dhe Aleksandër Frangajt, kryeredaktori i gazetës. Sipas raportit të Minesota Advocates for Human Rights “Akuzat kundër tyre lidheshin me një shkrim që kishte publikuar Leka në Janar 1994, ku raportonte dhe kritikonte urdhrin e dhënë oficerëve të ushtrisë për të dorëzuar armët e tyre kur nuk ishin në detyrë. Megjithësë Frangaj u lirua, Leka, që ishte akuzuar për shpifje u dënua me 18-muaj burg për “nxjerrje të sekretit shtetëror,”26 për t’u falur mandej në 3 Maj, 1994 në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit bashkë me Ilirian Zhupen, Shyqyri Mekën dhe Luftar Matohitin, nga Presidenti i asokohshëm, Sali Berisha. Kjo ka qënë periudha më e vështirë për shtypin në Shqipëri, në një kohë kohë kur bëhej përpjekje për të sjellë lirinë e tij. Ligji për Shtypin mbeti në fuqi deri në vitin 1997, kur me zgjedhjet e dyta parlamentare, u anullua tërësisht pasi nuk ishte i përshtatshëm për situatën e vendit27 dhe prej tij mbetën vetëm dy nene kryesore “Shtypi është i lirë” dhe “Liria e shtypit mbrohet me ligj.” Kalimi nga ligji kufizues tek liria e pakufizuar Abrogimi i Ligjit për Shtypin dhe reduktimi i tij në vetëm dy nenet e përmendura më sipër që krijuan Ligjin nr. 8239 “Për shtypin” ishte një veprim që u përshendet dhe mirëprit nga komuniteti mediatik kombëtar dhe ndërkombëtar, megjithëse kishte mendime të ndryshme lidhur me nevojën për të hartuar një ligj tjetër më të plotë, për të mos e lënë shtypin krejtësisht të parregulluar. Së paku, duhet të kishte një proces gradual rregullimi, e të mos kalohej menjëherë nga mbirregullimi tek liberalizimi i plotë. Debatet lidhur me nevojën për të hartuar një ligj më të hollësishëm për shtypin, si edhe për pasojat që mund të kishte për zhvillimin e medias e rrjedhimisht për konsolidimin e demokracisë, vazhduan.
që linte hapësirë për abuzime29. Kjo për faktin se mungesa e një ligji të posaçëm për të rregulluar shtypin bënte që rastet të gjykoheshin dhe ndëshkoheshin ende sipas Kodit Penal, e më keq akoma, i nxirrte gazetarët dhe burimet e informacionit zbuluar, pasi nuk kishte ndonjë mbrojtje të veçantë të burimeve të besuara të informacionit. Lidhur me këtë aspekt, Helen Darbishire është shprehur se “shumë gjëra humbën, si për shembull e drejta e gazetarëve për të mbrojtur burimet e besueshme të informacionit. Gjithashtu edhe e drejta mbi aksesin në informacion të medias, kishte humbur në ligjin e vjetër të shtypit. Tani e drejta e gazetarëve për të marre informacion duhet të kalojë nëpërmjet ligjit mbi informacionin, por e drejta e gazetarëve për të mbrojur burimet e besueshme duhet të kalojë nëpërmjet një ligji më të plotë mbi shtypin.”30 Ndryshimet në këtë legjislacion, sipas kërkueses Ilda Londo, “konsiderohen si qëndrime liberale kundrejt medias dhe përmbajtjes editoriale, por në të njëjtën kohë kjo nënkupton se shtypi duhet ta mbajë vetë përgjegjësinë editoriale duke u orientuar kështu drejt vetë-rregullimit.”31 Abrogimi i ligjit për shtypin ndikoi edhe pikët e Shqipërisë në raportet e Freedom House, ku nga 75 pikë në 1996, qe e klasifikonte si “jo e lirë”, pësoi përmiresim prej 19 pikësh duke shkuar kështu në 56 pikë në 1997 duke u renditur në kategorinë “pjesërisht i lirë”, ku do të qëndronte thuajse palëvizur për shumë vite me radhë, siç paraqet grafiku në vijim. Ky kategorizim “pjesërisht i lirë” do të vazhdonte i tillë për shumë vite, përfshirë edhe shtypin në ditët e sotme.
Përpjekjet për rregullim të shtypit Në kushtet e kësaj situate të lirisë së pakufizuar, në 1998 u miratua Ligji për Transmetimet, i cili, siç thekson Londo, gjithashtu hasi rezistencë. Stacioni i parë TV lindi në vitin 1995, por rregullimi për median elektronike u miratua në vitin 1998 dhe autoriteti rregullator u ngrit vetëm në vitin 2000. Në këtë boshllëk pesëvjeçar, numri i mediave elektronike të palicensuara dhe të parregulluara në vend iu afrua 100 stacioneve. Rregullimi i medias elektronike u bë me anë të një ligji të hollësishëm, Ligji Nr. 8410 “Për Radion dhe Televizionin Publik dhe Privat.” Ky ligj, i amenduar gjashtë herë që nga miratimi në 1998, ka për qëllim të rregullojë me hollësi aktivitetin e medias elektronike, përfshirë këtu transmetuesin publik, televizionin privat, transmetimin kabllor dhe satelitor.Ky ligj krijoi bazën për Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit, si organi i parë më i lartë drejtues i transmetuesit publik, që kishte kompetenca rregulluese dhe monitoruese. Ligji për Radion dhe Televizionin, u shfuqizua në vitin 2013 kur u miratua dhe hyri në fuqi ligji “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” që rregullonte veprimtarinë e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre, mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Republikës së Shqipërisë32. Në ligjin e ri Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) përfaqësonte autoritetin rregullator në fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive, si edhe shërbimeve të tjera mbështetëse ne territorin e Republikës së Shqipërisë. AMA kishte kompetenca të lëshonte licenca dhe/ ose autorizime dhe të siguronte zbatimin e tyre. Problemi kryesor përgjatë gjithë historisë së enteve rregullatore- në fillim KKRT-ja dhe më pas AMA- ka qenë funksionimi i tyre në mënyrë të efektshme, të pavarur nga institucione apo faktorë të tjerë, kryesisht nga politika. Formula e përzgjedhjes së anëtarëve të këtij enti regulator ka ndryshuar disa herë me propozimin dhe përfshirjen e politikanëve në këtë proces gjë që tregon se ky institucion është bërë funksional, por njëkohësisht shfaq interesin dhe ndikimin e politikës në këtë institucion. 33 Në vitin 1999 u miratua Ligji Nr. 8503, për të Drejtën e Informimit për Dokumentat Zyrtare dhe u bënë ndryshime në rregullimet ekzistuese për mediat.
F.B
No comments:
Post a Comment