Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/08/28

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë të ditur se e mirëpret marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.

 Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka bërë të ditur se e mirëpret marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes.Kjo ministri u shpreh se shpreson që dy vendet të arrijnë marrëveshje edhe për targat.

“E mirëpresim marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet identifikuese. Shpresojmë që palët të bien dakord sa më shpejt për çështje të tjera, veçanërisht për çështjen e targave”, thuhet në komunikatën e tyre.

Tutje, aty thuhet se Turqia do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, përcjell Klankosova.tv.

“Turqia, si një vend ballkanik, i kushton rëndësi të madhe ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe mbështet zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, si dhe iniciativat për këtë qëllim. Turqia do të vazhdojë të përpiqet për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në komunikatë.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...