2022-08-28

Prokurorja faqezeze Zvicrane Carla Del Ponte dhe eurodeputeti faqezijë Zvicran Dick Marty, të etur për akuza ndaj UÇK-së, për hatër të Serbisë Mllosheviqjane .

 





 

Ish-Kryepokurorja e Tribunalit të Hagës ,faqezezja  Carla Del Ponte që ka thënë se;”do të isha e gadshme të kthehej në Hagë për të përfaqësuar Aktakuzën kundër UÇK-së.

”PO, do të kthehesha për t’I gjykuar krerët e UÇK-së,ka thënë ajo per mediumet serbe…Po fatëbardhësisht nuk pati dëshmi të mjaftueshme për të ngritur aktpadi ndaj disa komandanteve të ish- UÇK-së,si Fatmir Limajt,Ramush Haradinajt dhe të tjerëve.






Faqezezja Carla Del Ponte ka patur shumë kritikë

Carla Del Ponte është etiketuar “Gestapo e re”, “Bushtra”, “Raketa e pa orientuar” dhe “Personifikimi i kokëfortësisë”.

Avokatja e zakonshme është e njohur për ndekjen e pakursyer të atyre që i kanë shpëtuar drejtësisë, por ajo po e lë postin në fund të 2007-ës, Me një ‘’xhigë’’ merak që mbetën të lirë komandantet e UÇK-së.

Zonja Carla Del Ponte nuk e ka fshehur frustrimin e saj të shkaktuar nga dështimi për t’i nxjerrë ata përpara ligjit.

Por fakti që puna e prokurores është përqëndruar në ndjekjen e të kërkuarve, për disa do të thotë se ajo arriti vetëm suksese të vogla në punën e saj 8-vjeçare.

Ekstradimi i kryekriminelit serb Sllobodan Millosheviqit nga Serbia për në Hagë në vitin 2001 ishte arritja më e madhe për gjithë njerëzimin të këtij rrozulli tokësorë ,më shumë për shqiptarët e Kosovës

Kur kryekrimineli serb Sllobodan Millosheviq  vdiq për shkaqe natyrore i mbajtur nën mbikëqyrje në vitin 2006, disa kritikuan Hagën për kohën e gjatë që iu desh për të provuar fajësinë e tij. U tha se;Sllobodan Millosheviq nuk ishte objektivi i saj i parë me pozitë të lartë shtetërore.

Në vitin 2003, zonja e zezë Carla Del Ponte u kritikua gjithashtu nga autoritetet ruandeze, pasi zyrës së saj në Hagë iu ngarkua hetimi i krimeve të kryera në këtë vend gjatë viteve 90-të.

Prokurori i Përgjithshëm i Ruandës, Geral Gahima tha se njerëzit në vend janë në kundërshtim me faktin që hetimi i mbi një milionë të vdekurve të kryhet nga “një prokuror part-time, me bazë në një kontinent tjetër”.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ra dakord që kjo punë ishte shumë e madhe për një person dhe ajo u zëvendësua.

Sidoqoftë, Zonja e zezë Carla Del Ponte insistonte se ishte qasja e saj energjike që kishte motivuar kritikën për punën e saj.





Eueodeputeti zvicran Dick Marti në skenë; Metodat e veprimit dhe dëshirat e Dick Martit

Një raport mund të jetë përfundimi, por edhe fillimi i një hulumtimi, kishte deklaruar Dick Marty para disa vitesh, dhe pikërisht atëherë kur kishte filluar ti hulumtonte burgjet e supozuara të CIA-s.

Raporti i tij i parë, i paraqitur para Parlamentit Evropian me 2006 ishte tallur ,i dyti në vitin pasues(2007) ishte përqeshur, por në ndërkohë Qeveria britanike i kishte kërkuar falje atij,ngase shumë vende lindore kishin ngritur komisione parlamentare për hulumtimin e fakteve.

Dick Marty përmes metodës së tij të hulumtimit të cilën e quan “Dialektika e së vërtetës”, në fazën e parë përpiqet që në Raport të përmbledhë sa më shumë material rëndues që mundet, bën akuza të rënda me deklarata të dëshmitarëve anonimë, dhe paralajmëron zbulime shokuese, pastaj si parapërgatitje për sulm, së pari u ofron përmbajtje të zgjedhur nga raporti – medieve të njohura, dhe për të arritur kulmin e vëmendjes, ai hesht si hekur, kur del para mikrofonit dhe kamerave.

Përafërsisht kështu i përshkruante “Neue Zürcher Zeitung Online” sjelljet kontroverse dhe metodat perfide të Dick Martit në një pjesë të një artikulli, i cila vazhdonte me konstatimin se, Dick Marti, që përmes inskenimeve të pa bazuara përpiqet të arrij kulmin e vëmendjes së opinionit botëror duke u përpjekur të krijoj sensacione edhe nëse të pa vërtetuara, por të mirë inskenuara, me episode sa më prekëse dhe të përzgjedhura me shumë kujdes, nga një regji profesionale!




Dick Marti siç edhe dihet tanimë nga opinioni gjerë, për disa vite ka kryer punën e prokurorit ne vendin e tij, në Kantonin Tiçino të Zvicrës, i cili në paraqitjet e tij publike është dëshmuar si përkrahës i flaktë i Serbisë, dhe kundërshtar i hapur dhe i përbetuar i pavarësisë së Kosovës. Nga ky shkak ai qëllimisht u ftua nga Serbia, nga prokuroria e një shteti barbar, luftënxitës dhe vrasës masash njerëzore, ku u përgatit, instruktua dhe armatos fort me shpifje monstruoze, për inskenime profesionale të përgatitura mirë dhe me kujdes nga prokuroria serbe.Ai i hyri këtij aksioni të porositur e pse jo edhe të mirë paguar nga padroni me një qëllim të caktuar që përmes inskenimeve të tija profesionale të mbillte bëmat e krimit serb në jetën e padjallëzuar të shqiptarëve, të atyre shqiptarëve që presin mysafirin qëllimkeq Dick Mart-in, si mik me zemër të hapur dhe në mënyrë të sinqerta në shtëpitë e tyre të varfra por bujare, edhe pa e ditur se çfarë problemi do të lind dhe me ç’faje do ngarkohet kombi shqiptar në tërësi, nga imagjinata e sëmur e këtij antishqiptari të përbetuar dhe improvizuesi pa kompromis.






Me kërkesa të shkruara dhe të paraqitura në formë ankesash nga prokuroria e shtetit serb, ish pushtuesi ynë i cili përvojën e tyre të gjatë në praktikimin e krimeve të kryera ndaj shumë popujve nga ish përbërja e Jugosllavisë, për mes kreatorit inskenues të paguar shtrenjtë, Dick Mart-it përpiqet që krimet kundër njerëzimit, trafikimin me njerëz dhe tregtinë me organet njerëzore, tua mveshë viktimave të pa fajshme shqiptare.

Karakterin e dyshimtë të Dick Marti-t na e sqaron shumë mirë edhe Abdulla Katuçi, pronari i shtëpisë së “Verdhë” i cili hedh akuza të rënda ndaj këtij raportuesi të çuditshëm, kur gjatë vizitës së Dick Mart-it dy vjet më parë në Shtëpinë e tij, po të mos e ndalonte i zoti i shtëpisë, ai tentoi me forcë të hidhte eshtra të vdekurish në brendinë e shtëpisë, për çka Pronari i asaj shtëpie të instrumentalizuar për qëllime të tilla meskine, me të drejtë edhe kërkon nga shteti që të padisë raportuesin e KE-së, Dick Mart-in si dhe ish kryeprokuroren e Hagës, Carla del Ponte, për shpifje dhe akuza të pa baza kundër shqiptarëve.





Dëmet nga ky raport i porositur, kundër UÇK-së dhe gjithë Kombit shqiptar, me gjithë mungesën e fakteve,TimJudah i vlerëson të mëdha, në një shkrim të tij në “Daily Telegraph”, sepse akuzat e tilla të rënda jo vetëm se “minojnë kredibilitetin” e Kosovës, por paraqitja e këtij “dokumenti” është edhe goditje fatale për Kosovën- si shteti më i ri i Evropës” ngase Kosova si shtet në ndërtim ende nuk ka arritur t’i realizoj të gjitha elementet e shtetësisë së plotë, që nga koha e shpalljes së pavarësisë së saj, ndaj edhe për këtë shkak populli i Kosovës do të jetë i dënuar me varfëri dhe izolim të mëtejshëm, vlerëson Tim Judah.

Mjerisht përkundër gjithë këtyre sulmeve të organizuara kundër shtetësisë sonë, kundër qenies shqiptare dhe ekzistencës tonë kombëtare, nuk na e sqaroi askush dhe as që kërkoi dikush të paktën një herë zyrtarisht deri më tani edhe pas afro 16 vitesh të përfundimit të luftës, që të dimë ne si komb i sakatuar nga gjenocidi serb, dhe opinioni demokratik ndërkombëtar, për rrethanat, kushtet dhe mënyrën se si i vrau Serbia shqiptarët, arsyen e varrosjes dhe zhvarrosjes së disahershme të viktimave shqiptare nga kriminelët serb, shkakun e bartjes së kufomave nga Kosova në Serbi, qëllimin e kidnapimit të mijëra shqiptarëve, sqarimin çfarë në të vërtetë ndodhi me jetën e shqiptarëve të kidnapuar nga Serbia, pse u zhdukën dhe si hmbi çdo gjurmë e tyre, ku mbetën dhe kur do të kthehen, çka ndodhi me ta dhe çfarë u bë me organet njerëzore të viktimave dhe të kidnapuarve shqiptarë, qëllimin dhe shkaqet e veprimeve të tilla, të pa para e të pa dëgjuara në asnjë vend tjetër në botë deri më tani…. dhe si u kaluan të gjitha këto në heshtje, kur do të kemi sqarime dhe kush do japë përgjegjësi për të gjitha këto krime ndaj shqiptarëve, nëse jo Serbia?!





Pse Serbinë përkundër të gjitha këtyre akteve barbare, nuk e vë askush përpara përgjegjësisë. Duhet të jetë kërkesë e gjithë shqiptarëve, që të zhvillohen hetime kundër Serbisë, si inicuese e të gjitha luftërave dhe shkaktare e të gjitha barbarive në gjithë territorin e ish Jugosllavin, e cila përkundër të gjitha këtyre të këqijave dhe vuajtjeve çnjerëzore që na i shkaktoi neve dhe të tjerëve, ajo me arrogancën e saj duke përfituar nga përkëdheljet ndërkombëtare, nga mosveprimet tona shtetërore e kombëtare, hidhet në sulm me një mal akuzash e shpifjesh kundër nesh, duke angazhuar edhe raportues nga parlamenti evropian.


Deputete serb -Kriminel 



Megjithatë dy shtetet Zvicra e Kosova mike…

Zvicra njëra ndër shtetet e para e pat njohur Pavarësinën e Kosovë,2008,nëpërmes letrën e njohjes së shtetësisë së Kosovës ngaana e qeverisë zvicerane duke shprehu gatishmërinë për vendosjen e marrëdhënie bilaterale diplomatike.

Shteti zvicëran pas njohjes së Kosovës shtet, edhe zyrtarisht hapë ambasadën në Prishtinë.

“Në Zvicër jeton një komunitet i fuqishëm kosovar. Kosova është shtet dhe duhet të kemi marrëdhënie sikur me çdo shtet tjetër. Kemi probleme që duhet të zgjidhen. Kemi një komunitet të madh të njerëzve nga Kosova. Në Zvicër. Kemi 180 mijë kosovarë që jetojnë atje, prej tyre 40 mijë janë shtetas të Zvicrës dhe 140 mijë kanë lejen e punës B dhe C”, ka deklaruar ministrja Kalmi-Rej.

“Duhet të them një falënderim shumë të madh në mbështetjen e gjithanshme që i është bërë Kosovës gjatë gjithë kohës. Ju e dini se pas Gjermanisë Zvicra ka numrin më të madh të qytetarëve nga Kosova që janë me dekada atje”, tha Sejdiu.

Ai tha se më diplomaten zvicerane ka biseduar për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimit të bashkëpunimit të gjithëmbarshëm të relacioneve shtetërore mes Kosovës dhe Zvicrë si faktor i rëndësishëm që lidh marrëdhëniet e mira në mes të Kosovës dhe Zvicrës janë shqiptarët që jetojnë atje.Pra kjo s’do komentë, për marëdhenjet në mes këtyre dy shtetetve,që nuk mund te ndikoj ne dy diplomatet Zviceran,akuzues ndaj Kosovëdhe qytetareve të saj

Gërvalla flet për akuzat e Dick Martyt ndaj UÇK-së dhe planet për vrasjen e tij nga inteligjenca serbe

Në fjalën e saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Gërvalla ka thënë se Dick Marty kishte përgatitur një raport vite më parë në të cilin kishte akuzuar ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte.

“I njëjti zotëri, pra Marty, ditë më parë i ka thënë mediave se policia zvicerane i ka ofruar sigurinë më të madhe të mundshme sepse po pretendohet që agjencitë inteligjente serbe kanë dashur ta vrasin atë dhe pastaj ta fajësojnë Kosovën. Këtë e kanë thënë autoritetet zvicerane pra ka një tendencë të vazhdueshme që të krijohet një frikë ndaj këtyre personave dhe pastaj kinse të ofrohet mbrojtje nga pala e tretë”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja Gërvalla gjithashtu ka thënë se kundërshton akuzat e përfaqësuesit të Serbisë në Këshillin e Sigurimit, i cili tha se qytetarët serbë në Kosovë diskriminohen në bazë të etnisë.

Ajo ka thënë se të gjitha minoritetet në Kosovë mbrohen fuqishëm nga një Kushtetutë, e cila sipas Gërvallës është një ndër Kushtetutat më të modernizuara të vendeve demokratik

Albin Kurti s’e falënderon shtetin shqiptar për rezolutën kundër raportit të Dick Marty-it, Vjosa Osmani: Çfarë prisni, falenderime speciale?

“Raportimet se Dick Marty është cak për ekzekutim nga shërbimet sekrete serbe, orkestrim për njollosjen e UÇK-së”

Çitaku konsideron se kjo situatë është një shkëndijë fillestare për Kosovën dhe BE-në për të pyetur se cilat kanë qenë rrethanat që kanë nxitur Marty-n që të hetojë pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, në emër të partisë, ka reaguar lidhur me raportimet e fundit për planifikimin e ekzekutimit të ish-senatorit zviceran Dick Marty nga “shërbimet sekrete serbe”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për media, Çitaku tha se kjo tendencë e Marty-t i cili deklaroi së fundmi se po kërcënohet nga “elemente radikale serbe” që të ekzekutohet dhe më pas faji për vrasjen e tij t’u lihet shqiptarëve në Zvicër, rikonfirmon faktin që Serbia po përpiqet edhe më tej ta njollosë të vërtetën për Kosovën dhe UÇK-në.

Çitaku shtoi se edhe më shqetësuese në këtë rast, është vërtetimi i manipulimit që i është bërë ish-senatorit Marty nga shërbimet sekrete serbe, të cilat e kanë furnizuar atë me informata të fabrikuara dhe dosje të prodhuara në kabinetet politike të Beogradit dhe Moskës, mbi bazën e të cilave më vonë u ngrit Gjykata Speciale.

“Nëse një orkestrim për eliminim fizik të Marty-t nga shërbimet sekrete serbe është evident, vetëm me qëllim që të përpiqen të njollosin edhe më tej të vërtetën tonë, është krejt e vërtetuar se një orkestrim për njollosjen e luftës së UÇK-së nga po të njëjtat struktura dhe e njëjta mendësi, përmes senatorit Marty ka qenë axhendë e mirë organizuar dhe e qëllimshme, e cila s’ka pasur të bëjë asgjë as me të vërtetën, as me drejtësinë”, theksoi Çitaku.

Çitaku konsideron se kjo situatë e krijuar, është një shkëndijë fillestare për Kosovën dhe Bashkimin Evropian (BE) për të pyetur se cilat kanë qenë rrethanat që kanë nxitur apo detyruar Marty-n që të hetojë pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus për trafikimin e organeve nga UÇK-ja, kush dhe cilat shërbime sekrete i kanë dhënë Marty-t dëshmi e prova dhe a ka qenë i kërcënuar apo shantazhuar atëherë.

Tutje, Çitaku ka thënë se tërë kjo çështje e cila vë në pikëpyetje vërtetësinë e aktakuzave të ngritura ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, do të duhej të prodhonte reflektim edhe tek institucionet e Kosovës, të cilat pas raportimit të ish-senatorit, ende nuk kanë reaguar.

“Nuk është fjala për çështje historike, politike, e identitare. Fjala është për bazën mbi të cilën janë ngritur akuza konkrete. Dhe kjo bazë, e ka një adresë në Beograd e një në Moskë. E ka një procedurë, shantazhin. Si dhe një qëllim, dëmtimin e imazhit të Kosovës”, theksoi Çitaku e cila shtoi se përballë këtyre ngjarjeve që demaskojnë përpjekjet serbe kundër lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, integrimit dhe konsolidimit të shtetit “duhet ta mbrojmë Kosovën”.

Ish-raportuesi në Asamblenë e Këshillit e Evropës, Dick Marty në një intervistë të publikuar së fundmi ka deklaruar se ka 16 muaj që është duke u mbrojtur nga policia zvicerane në shtëpinë e tij, deri në atë pikë sa edhe kur del jashtë shtëpisë është i detyruar të mbaj jelek anti-plumb, ndërkaq vetura e tij është e blinduar dhe e shoqëruar me mjete policie. Ai tha se është i kërcënuar me vdekje nga “elementë radikalë të shërbimit të inteligjencës serbe” dhe sipas tij vrasësit më pas do t’i fajësonin kosovarët për këtë krim.

Ish-senatori Dick Marty në vitin 2011 e publikoi një raport në të cilin ai pretendonte se disa pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime gjatë dhe pas luftës në Kosovë, ndërsa në bazë të këtij raporti më pas u formua Gjykata Speciale, ku po gjykohen aktualisht tetë ish-krerë të UÇK-së.

sIç thuhet, më 16 dhjetor 2010, senatori zviceran Dick Marty tmerroi boten me deklarimet e tij ne nje konference ad hoc ne Paris, kur akuzoi udheheqesit e UCK per trafik organesh te serbeve te zene rob nga UCK. Sipas Martit, pjesa operacionale e aktivitetit ishte zhvilluar ne nje shtepi fshati ne malesite e Burrelit, ku mbi tavolinen e kuzhines, vriteshin roberit e lidhur dhe iu nxirreshin organet, te cilat ushtaret e UCK i transportonin pergjate nje ecje shumeoreshe ne shtigje malore derisa dilnin ne rruge automobilistike, ku i priste nje makine qe i conte ne aeroportin e Rinasit. Aty kalonin doganen dhe udhetonin per ne drejtim te paditur per t’u perdorur ne transplante organesh. Nje formulim i tille i pabesueshem edhe per mendjet me kredule, do te krijonte hilaritet te cilido gazetar ne bote, po te mos ishte Marti deputet i Asamblese se Keshillit te Europes dhe synimi i sulmit te tij Kosova, qe ne ate kohe po behej gati te fillonte dialogun me Serbine.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...