2022-08-28

Ky servil i kalitur ...

 



Prof dr Eshref Ymer

 

Servilët e shkathët zakonisht janë jo më pak mashtrues të shkathët.

Ai që di të serviloset, di edhe të mashrojё.Napoleon Bonaparti

 

Pak ditë më parë, ndoqa në internet, përmes youtube, emisionin me titull “Ditari i Buzhalës: Kush ishte Hashim Thaçi? Pjesa e parë”. Një javë më vonë ndoqa edhe pjesën e dytë.

Berat Buzhala, si kryeorator i këtij emisioni, i kishte vënë vetes si qëllim kryesor himnizimin e figurës së Hashim Thaçit. Normalisht, në emisione të tilla, siç tregon edhe praktika botërore, kur diskutohet për figurën e një politikani të caktuar, në studio ftohen të marrin pjesë edhe gazetarë-analistë të tjerë, edhe të krahut opozitar, në mënyrë që figura e politikanit, para teleshikuesve, të pasqyrohet sa më e plotë. Por jo. Buzhalës nuk i paskëshin interesuar absolutisht këndvështrimet e kolegëve të tij. Ai synonte që në mendjen e teleshikuesve të injektonte vetëm bindjet e veta, si një kryeservil fort i stërvitur i Hashim Thaçit.

Le të ndalemi në disa deklarata të Buzhalës, që po i rendis më poshtë sipas numrave, të cilat ia çjerrin maskën paq, duke e ekspozuar si kryeargat të regjuar të agait të tij Thaçi.

Gjatë lëvdatave pa doganë në adresë të Thaçit, Buzhala tha:

1. “S’po du me tingëllu tash sikur Enver Hoxhaj ka pasë thënë në njëfarë kuvendi të PDK-së, nëse s’gaboj, para nja dhjetë viteve, ka pasë thënë që ne do të bëhemi hi e pluhur dhe emri i Hashim Thaçit nuk do të shuhet asnjëherë”.

Pra, sipas servilit Buzhala “vepra” e Thaçit “do të jetë e përjetshme”.

Me këto fjalë, Buzhala, megjithëse mundohet t’i vendosë një maskë servilizmit të vet ndaj Thaçit, të kujton servilizmin e Kadaresë ndaj kryekriminelit Enver Hoxha. Në kujtimet e veta Kadarea shkruan:

“Tani që udhëheqësi ynë nuk është midis nesh, kujtimet për të marrin një përmasë e vlerë të veçantë. Ato janë pjesë e veprës së tij monumentale…” (Citohet sipas: Ismail Kadare. “Një pasdite me shokun Enver Hoxha”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 17 shtator 2018).

2. “Hashim Thaçi… e kishte zanafillën te kjo lëvizje që quhej LPRK e pastaj LPK. Aty ka lindë Hashim Thaçi, aty ka lindë Kadri Veseli, aty ka lindë Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, aty ka lindë një numër i madh i njerëzve, që më vonë e kanë themelu UÇK-në…”.

Tani kujt duhet t’i besojmë? Berat Buzhalës, i cili në vitin 1995 kishte mbushur moshën 20 vjeç? Deri tani nuk kemi ndonjë informacion që, gjatë viteve 1995-1999, Buzhala t’u jetë bashkuar formacioneve luftarake të UÇK-së. Për rrjedhojë, nuk ka qenë dëshmitar i drejtpërdrejtë i themelimit të saj, si edhe i betejave të zhvilluara kundër ushtrisë fashiste serbe. Prandaj, për të marrë një informacion të saktë, duhet të pyetet ndokush nga luftëtarët veteranë të UÇK-së.

Në materialin në vijim jepet një informacion shumë i saktë për themeluesit e vërtetë të UÇK-së. Aty citohen deklaratat e Naim Miftarit, luftëtar-veteran i njohur, ish-epror i lartë i UÇK-së, G2, UÇK-TMK dhe pjesëtar i Shërbimit informativ të Kosovës (SHIK).

Ja çfarë thuhet në atë informacion:

“Edhe pse pothuasje të gjithë e dinë, por akoma nuk është qartësuar përfundimisht se kush ishin personat e parë që themeluan Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, si dhe shumë komandantë, ish-liderin politik të kësaj ushtrie, Hashim Thaçin, e njohin si themelues të UÇK-së. Por kjo nuk është e vërteta, ajo është krejt ndryshe! Para themelimit të UÇK-së, kishte grupe të gueriljeve, bashkë me komandantin legjendar Adem Jasharin dhe Sali Çekajn që kishin kryer ushtrimet e para në Shqipëri. Pjesëmarrësit që kishin marr pjesë në ushtrime në Shqipëri janë celulat e para të UÇK-së. Tashmë po kuptohet gjithnjë e më shumë se Adem Jashari ishte një hero i zhvilluar brenda institucioneve të Republikës së Kosovës. Përveç tij, ishte edhe Sali Çekaj. Pra, janë dy heronj të jashtëzakonshëm kombëtarë, Sali Çekaj dhe Adem Jashari, që ishin pjesë e stërvitjeve dhe përgatitjeve për luftë. I pari do të shquhet me fitoren në betejën e Koshares, së bashku më Agim Ramadanin, ndërsa Adem Jashari si sakrifikues unik, mbase në tërë historinë njerëzore, duke flijuar thuajse gjithë familjen në rezistencën kundër pushtuesit serb. Paradoks i vërtet është se në këtë grup nuk është asnjë emër i politikanëve tanë, që kanë bërë bujë në institucionet e Kosovës, e të cilët thirren në emër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pra, asnjë emër i atyre që sot thuhet që formuan UÇK-në nuk janë në listat e guerilëve të parë të UÇK-së. Madje as Hashim Thaçi. Pra, mund të thuhet, madje ka edhe fakte për këtë, se shumica e atyre që edhe sot vazhdojnë të fitojnë vota në emër të luftës, ishin shumë të vonshëm, madje tepër të vonshëm si pjesëmarrës në luftë. Ata, shumica prej tyre, erdhën në vitin 1998 e disa edhe në vitin 1999 në luftë, ndërsa sot ‘rrahin gjoks’ si themelues të UÇK-së! Hashim Thaçi është shkatërruesi i UÇK-së. Rrënjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës burojnë nga vetë populli dhe si bërthamë është grupi prej mbi 50 vetave që në vitin 1991 u ushtruan nga ushtarakët shqiptarë në malin Dajt, në kazermën e Surrelit në Shqipëri. Këto grupet e para kanë qenë edhe shtyllat kryesore të UÇK-së. Në këto grupe kanë marr pjesë Zahir Pajaziti, Adem Jashari, Sali Çekaj, Murat Jashari e shumë të tjerë, ku si koordinatorë të tyre ka qenë Sali Çekaj, Imer Berisha dhe Fehmi Agani. Ky ka qenë themeli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hashim Thaçi në këto ndodhi nuk përmendet askund, ndoshta përmendet ma vonë vetëm për faktin se i ka luftuar të gjithë këta njerëz. E kaluara e Thaçit është e panjohur dhe e kam thënë publikisht se as 20% nuk e njohim atë. Do jetë e dhimbshme nëse në të ardhmen do të dalin të dhëna të tjera negative të verifikuara, shumë më të rrezikshme dhe të dëmshme për Kosovën, e sidomos për UÇK-në. Sa e ka dashur UÇK-në Hashim Thaçi, tregon marrëveshja K-90 ku shumica e ushtarëve u lanë rrugëve, u gënjyen, u shantazhuan, u çarmatosën dhe u kriminalizuan nga vetë Thaçi me kompaninë e tij, e cila nuk njihet ndonjëherë që ka marrë pjesë në operacionet e UÇK-së kundër ushtrisë okupatore serbe” (Citohet sipas: “Hashim Thaçi nuk është themelues, ja kush ishin njerëzit e parë - themeli UÇK-së (Emrat)”. Faqja e internetit “news33”. 20 prill 2021).

Në këtë informacion, Naim Miftari ka publikuar edhe listat e dy grupeve të gueriljeve, pararendëse të UÇK-së,. Grupi i parë përbëhej nga 53 luftëtarë. Në krye të listës janë Sali Çekaj dhe Zahir Pajaziti. Grupi dytë përbëhej nga 54 luftëtarë dhe në krye të listës janë Adem Jashari e Iliaz Kadriu.

Në një tjetër informacion thuhet:

“… Hashim Thaçi as nuk ka qenë luftëtar e as themelues i UÇK-së, themelues ishin dhe historia e fakteve do i njeh Sali Çekaj, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin dhe Ahmet Hoxhën, Hashimi do të njihet si një puçist, përçarës, dredhagji, profiter lufte, komplotist dhe tani milioner i pasurisë së Shtetit, këta e themeluan organizatën kriminale SHIK, bashkë me strukturat e SHIKSH, për të denigruar, shpifur dhe vrarë kundërshtarë politikë (Citohet sipas: Osman Ferizi. “Hashim Thaçi as nuk ka qenë luftëtar e as themelues i UÇK-së”. Faqja e internetit “Lideri.mk”. 12 shkurt 2022).

Është e çuditshme se sa shumë ngjajnë skenarët e mashtrimeve përmes miteve të sajuara për Enver Hoxhën dhe Hashim Thaçin, si agjentë të armikut shumëshekullor të kombit shqiptar, serbosllavizmit. Në Tiranë u shpik miti për Enver Hoxhën, si themeluesi i partisë komuniste, kur, në të vërtet, organizatorët e themelimit të saj ishin Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, emisarët e serbosllavizmit, me qëllim që ta kishin si agjenturë për qëllimet e veta, siç edhe ndodhi në realitet. Ky fakt sqarohet me dokumente arkivore në librin e historianit Vasfi Baruti, me titull “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Titranë 2013. f. 237.

Në Prishtinë u sajua miti për Thaçin, si “themeluesi” i UÇK-së dhe Buzhala ka marrë përsipër rolin e tellallit për përhapjen sa më shumë të këtij miti në radhët e opinionit publik.

Çuditërisht, Buzhala, me lëvdata e tij të shpifura që i derdh pa kursim në adresë të agait Thaçi, na e përshkruan atë si një “trim” që “paskej rrëmbyer pushkën” që në vitin 1991, në vitin 1993 paskej sulmuar në Drenas një post policie serbe, diku më pas qenkej rrethuar nga policia serbe, më vonë, bashkë me Kadri Veselin, “paska mbartur në krahë” armë dhe municione nga Shqipëria, “duke çarë nëpër dëborë në piskun e dimrit”. Interesante këto mitologji të Buzhalës! Po si e shpjegon ky tellall i “heroizmave” të Thaçit, të cilin, ashtu si edhe Veselin, nuk i vrau njeri gjatë “transportimit në krahë” të armëve dhe municioneve nga Shqipëria, kurse Ilir Konushevcin dhe shoqëruesin e tij i vranë në mënyrën më barbare gjatë transportimit të tyre me kamion?

Naim Miftari i është drejtuar përsëri Hashim Thaçit.

Ai kësaj radhe e ka ftuar që të tregojë të vërtetën se a ishte në luftë apo jo? Ai shkruan:

“Hashim, trego djalë definitivisht, a je kanë në luftë a jo se brenda ditës herë po thoni po keni luftuar me armë në dorë, e herë kur po frikohesh nga Gjykata e Hagës po thu se ju keni qëndruar shumë larg vijave të frontit në Kosovë?” (Citohet sipas: Miftari:”Hashim, trego definitivisht a je kanë në luftë?”. Faqja e internetit “a-news 24”, 10 qershor 2022).

Po si shpjegohet që ky “trimi” i Buzhalës, ky mik i vëllait të Arkanit, siç theksohet më poshtë, që paska bërë “sakrifica kaq të mëdhaja”, si kryekomisar i UÇK-së, s’paska marrë pjesë në asnjë betejë absolutisht dhe, pa e shkrehur as edhe një herë të vetme, e paska lënë pushkën t’i zërë ndyshk? Kjo më kujton atin shpirtëror të Thaçit, kryekriminelin Enver Hoxha, kryeargatin e Beogradit, për të cilin Sejfulla Maleshova, në Plenumin e Beratit (23-27 nëntor 1944), duke iu drejtuar të pranishmëve, tha:

“Shikojani Enverit koburen që mban në brez se i ka zënë ndryshk”.

3. “Një djalë i ri i një fshati të vogë, i një rajoni të humbur dhe të diskriminum, u ngrit në kambë kundër establishmentit, nuk u tregu budall dhe kryeneç, që me humbë mundësinë e dhanë politike, arriti me zanë vendin qendror në Rambuje, atje ku ishin krejt kamerat e botës, arriti të bëhej kryesuesi i delegacionit”.

Pra, sipas Buzhalës, Thaçi, falë “meritave” të tij, paska zënë vendin qendror, duke marrë kryesinë e delegacionit kosovar në Rambuje, jo në Prishtinë, para nisjes. Po a është e vërtetë një gjë e till, apo lepuri fle gjetk?. Le të flasim me gjuhën e fakteve, të bëra publike konkretisht, duke iu referuar përsëri veteranit Naim Miftari. Ai shkruan:

“Dihet mirë se roli i Hashim Thaçit është rritur gjatë konferencës së Rambujesë, ku me ndihmën e DGSE-së (Shërbimi Sekret i Francës), dhe me lidhshmërinë që e ka ky shërbim me Shërbimin sekret serb, e cila njihet edhe si shërbim proserb, Hashim Thaçi dihet botërisht se ka qenë agjent i shërbimit francez dhe ka të dhëna publike mbi këtë lidhshmëri” (po aty).

Në një dokumentar special francez të Canal +, të realizuar nga Pascal Henry në dhjetor të vitit 2015, theksohej se Hashim Thaçi është agjent i Francës. Kështu thotë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy. Sipas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit është i përfshirë Arnaud Danjean, në atë kohë, oficer hulumtues për çështje të Ballkanit, me të cilin Thaçi ishte njohur dhe miqësuar gjatë kohës që ishte emigrant në Zvicër. Në vijim jepet një pjesë e tekstit të atij dokumentari.

“Dihet se kryeministri është në këtë pozitë falë Uashingtonit, por ajo çka është më pak e ditur, është se meritat e kësaj janë edhe të Shërbimit Sekret Francez. Hashim Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar, por në fund të viteve 90 -ta, ai u njoh me emrin e luftës “gjarpri”, i cili ishte në krye te UÇK-së… Kur forcat e huaja kanë hyrë në Kosovë pas luftës, populli kosovar nuk i donte francezët. Në atë kohë Hashim Thaçi u bë i nevojshëm, duke qetësuar palën kosovare, e cila ishte e revoltuar kundër francezëve. Publikisht, qeveria franceze ka përkrahur Ibrahim Rugovën, Presidentin historik dhe njeriun e paqes, por me delegacionin e kosovarëve në Rambuje, ishte i ftuar edhe Hashim Thaçi, i cili ishte i panjohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë. Ne vizituam edhe Kosovën, ku u takuam edhe me Hashim Thaçin dhe realizuam një intervistë me të. Pas pyetjeve të shumta të marrëdhënieve të Kosovës me shtetet e huaja, ne e pyetëm atë se a ishte agjent i shërbimit sekret francez, por ai nuk dha asnjë përgjigje. Sipas Pierre Siramy, që punoi për 25 vite në këtë shërbim, Thaçi ishte dhe vazhdon të jetë agjent i këtij shërbimi, edhe pse tani gëzon postin e kryeministrit… (Citohet sipas: “Ish-shefi i shërbimit sekret francez: Hashim Thaçi është agjent i yni, e rekrutuam në Rambuje”. Faqja e internetit “BalkanWeb”. 25 janar 2016).

Pra, servili Buzhala mashtron shkoqur fare. Sipas informacionit të mësipërm, në Rambuje figurë qendrore ishte Ibrahim Rugova, jo Hashim Thaçi. Në atë informacion, siç u përmend më lartë, “Thaçi nuk ishte njeri politik i respektuar”. Aty theksohet se në Rambuje “ishte i ftuar edhe (!) Hashim Thaçi, i cili ishte i panjohur për mediat ndërkombëtare në atë kohë”. Domethënë, deri në zhvillimin e Konferencës së Rambujesë (06 shkurt-18 mars 1999), Thaçi paska qenë “njeri politik i parespektuar dhe i panjohur për ndërkombëtarët. Ky fakt nga dokumentari francez, më solli në kujtesë përsëri kopjen e Thaçit në shërbim të serbosllavizmit, Enver Hoxhën, të cilit, Mustafa Kaçaçi, në Konferencën e Labinotit (16-22 mars 1943), i tha publikisht:“Ti Enver ke qenë një hiç…” (Vasfi Baruti. “Enver Hoxha në optikë të re”. Shtëpia Botuese “UEGEN”. Tiranë 2013. f. 346).

Po të ishte gazetar me dinjitet sa personal, aq edhe profesional, Buzhala nuk duhej ta anashkalonte informacionin e mësipërm. Por, si servil mashtrues që është, e ka të pamundur ta bëjë një gjë të tillë. Sepse, vetvetiu, shtrohen dy pyetje:

Pyetja e parë: Cila ishte arsyeja që shërbimi sekret francez rekrutoi pikërisht Thaçin, për çfarë interesash dhe pse trupat framceze të KFOR-it u vendosën pikërisht në Mitrovicë?

Po vetvetiu vjen përgjigjja:

Beogradi kishte krijuar bindjen se Kosova një ditë do të shkëputej nga Serbia, prandaj, duke shfrytëzuar kapacitetet e veta rekrutuese, iu drejtua për ndihmë edhe Francës, si mikes së saj tradicionale (miqësia me të cilën është përjetësuar me ngritjen monumentit të mirënjohjes ndaj Francës, që, sot e kësaj dite, vazhdon të jetë në Kalemegdan, kështjellën historike të Beogradit), për rekrutimin e agjentëve kosovarë, që të merreshin masa paraprake për ndarjen e Kosovës, në mënyrë që UÇK-ja të mos shkelte përtej lumit Ibër, duke ia shkëputur Mitrovicën e Veriut, çka do të thotë që miniera e Trepçes dhe liqeni Ujmanit t’i mbeteshin Serbisë. Për rekrutimin e atyre agjentëve do të investohej për ardhjen e tyre në krye të UÇK-së dhe për ngritjen në postet e larta të pushtetit të pasluftës. Prandaj shërbimi sekret francez, përmes agjentit të vet Arnaud Danjean, për interesat e Serbisë, peshkoi me kujdes dhe rekrutoi pikërisht Thaçin, si njeri pa shtyllë kurrizore, si mercenar i lindur. Po ashtu, edhe shërbimi sekret jugosllav, përmes agjentit të vet Stanoje Simiç (1893-1970), konsull në Korçë në vitet 1930, peshkoi Enver Hoxhën, si njeri pa kurrfarë morali, dhe ia rekomandoi Beogradit për ta vënë në krye të partisë komuniste. Dhe Veterani Naim Miftari e sqaron bukur mirë edhe këtë situatë (kur Thaçi, me shtabin e tradhtisë rreth vetes, nuk e lejoi UÇK-në të sulmonte drejt Veriut të Mitrovicës) në një intervistë dhe në një prononcim publik.

Në një intervistë që Asllan Dibrani i ka marrë atij, i është drejtuar me këtë pyetje:

“Po pse nuk u përqendruat në Mitrovicë ju me forcat e UÇK-së?”.

Ja përgjigjja e tij në vijim:

“Pesë ditë para se me u vendosë forcat e huaja, ne prisnim urdhrin që të futemi në Mitrovicë, por na erdhi urdhri nga Shtabi i Përgjithshëm që mos të sulmojmë…” (Citohet sipas: “Intervistë me Naim Miftarin, hetues i luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”. Faqja e internetit “Forumi shqiptar”. 30 maj 2009).

Në një atikull, të botuar në gazetën “Bota Sot”, ai shkruan:

“Krejt drama çka po ndodh sot në veriun e Kosovës është se në vitin 1997, 1998, 1999…. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Baton Haxhiu, Gani Thaçi dhe shtabi i Rognerit ishin parashutistë të shërbimit sekret Serb UDB të Ivica Stanishiqit dhe disa u bënë edhe parashutistë pa parashuta të shërbimit sekret Francez DGSE, nëpunësa të dhëndrit serb Denjear Arnaudit. Kurse UDB-ja serbe dhe DGSE-ja franceze ishin dhe janë edhe sot aleatë shekullorë nga lufta ballkanike e deri te “Solunsku Frontit”. Ardhja e KFOR-it francez në veriun e Kosovës ishte me koordinim të plotë me Serbinë dhe me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe me Agim Çekun, komandantin e UÇK-së, i cili ishte shërbëtor i Shtabit të Rognerit”… Pyetni çdo epror që ishte prezent në Shtabin e Përgjithshëm në 1999 në Berishë, duke filluar nga Rexhep Selimi, se si Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Agim Çeku e kishin mbushur Shtabin e Përgjithshëm në Berishë me oficerë, të prezantuar në UÇK si kinse janë anglezë të NATO-s, por në fakt ishin oficerë francezë të DGSE-së që kishin ardhur në koordinim të plotë me shtetin serb, me ushtrinë dhe policinë e Millosheviçit. Qëllimi ishte që përmes KFOR-it francez dhe nëpunësve të vet Thaçit, Veselit, Haxhiut… t’ia ruajnë Serbisë territorin e Veriut të Kosovës… Loja e DGSE-së franceze dhe UDB-së serbe ishte me ndarja e Kosovës, ndalja e demonstratave masive dhe koordinimi me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, e Agim Çekun… Këtë lojë e ka parë pastaj publikisht pothuajse gjysma e Kosovës! Pyetni Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Agim Çekun se si ndodhi më pas spastrimi etnik, dëbimi i koordinuar i 15.000 shqiptarëve nga Veriu i Mitrovicës me 2 edhe 3 shkurt 2000?” (Citohet sipas: “Si nisi skenari serb për spastrimin e veriut me “Tigrat e Zinj” të Sami Lushtakut, Naim Miftari zbulon detaje të pathëna më parë për Thaçin, Veselin dhe Çekun”. Faqja e internetit e gazetës

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...