Mijëra qytetarë u ngritën më 20 shkurt të vitit 1991 për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Rrëzimi i monumentit të Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij’,-njoftoi sot Muzeu Kombëtar ‘Shtëpia me Gjethe’.
20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për Martirët dhe Viktimat e Regjimit Komunist.
Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin ‘Skënderbej’ bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.
Rrëzimi i përmendores së diktatorit Enver Hoxha do të shënonte edhe ndarjen me të shkuarën dhe fillimin e një epoke të re, atë të demokracisë.
Tek ‘Shtëpia me Gjethe’ sot hapet ekspozita ‘Qëndresa’, dhe do të zhvillohet një bashkëbisedim me z. Fatmir Merkoçi, protagonist në rënien e monumentit
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof.Dr.Sali Berisha, ka folur nga Ballkoni i banesës së tij nga "Rruga e shpresës"në 33 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha.
Ndonëse nuk kemi shtatore për të rrëzuar, çdo ditë për ne është 20 shkurt, derisa të shembim sistemin që e mban Shqipërinë peng të krimit dhe korrupsionit duke varfëruar dhe shtypur përditë shqiptarët. Qëllimi ynë është t’i japim atyre një qeveri të njerëzve, për njerëzit dhe nga njerëzit. Vetëm kështu do ecim të sigurt drejt Europës’, thotë Heroji i demokracis♪7 shqiptare Lideri mbarëkombëtar profesor dr.Sali Berisha -Tropojani!