Skënder MULLIQI
Shumica e viktimave të gjenocidit në Kosovë, kanë qenë mëshkujt të pa armatosur, të lidhur dhe të vrarë. Logjika e gjenocidit ka qenë vrasja masovike e burrave, grave dhe fëmijëve, duke i kombinuar faqet e zeza serbe më dhunime mbi gratë dhe vajzat shqiptare në istikamet e tyre të fëlliqura. Pastaj shkatërrimi i pronave dhe zhdukja e kulturës dhe artit, vrasja e njerëzve eliatar, dhe si qëllim përfundimtar ka qenë zhdukja e shqiptarëve si entitet. Gjenocidi u shkaktua duke i zbatuar platformat dhe elaboratet serbe më të ndyta histiorike kunder shqiptarëve.
– Logjika e Urbicidit
Urbicidi është shprehje që është krijuar në shekullin e kaluar, e që nënkupton aktivitetin, që ka për pasojë zhdukjën e qyteteve, duke pa mundësuar jetesën e qytetarëve të atyshem. Bëhët fjëlë për një neologjizem që rrjedhë nga fjala latine – urbis-qytet, dhe cedere –shkatëro dhe vrajë. Në kuptimin e ngushtë të fjalës është aktivitet në kuptimin e ”zhdukjes’ të ndonjë qyteti, përmës rrënimit dhe ndërrimit drastic të strukturës demografike, deri të kuptimi më i gjërë të spastrimit etnik.
I shkrova këto radhë lexues të ndëruar për të bërë të ditur më afër kuptimin e fjalës URBICID, të cilën serboqetikët e zbatuan në praktikë më rastin e shpërbërjës më dhunë të ish-Jugollavisë. Shëmbuj të urbicidit kemi pasur më së shumti në Bosnje dhe në Kosovë. Urbicidi është primitivizem serb, të cilët kurrë nuk u liruan. Serbët gjithmonë tentuan të zhdukin traditat tona historike e kulturore, falsifikuan historinë dhe tentuan të zhdukin edhe identitetin tonë kombëtarë, por që nuk e arritën kurrë.
Serbia dhe regjimet e saja kurrë nuk u liruan nga frustrimet dhe budallakinat gjoja mbi të drejtën e tyre historike në Kosovë. Ata deri më sot nuk i takuan botës të civilizuar, duke i edukuar çdo gjeneratë të tyre për së mbrapshit! Shëmbulli tipik i urbicidit ndër të tjara në Kosovë, është edhe instalimi i Kishës Ortodokse Serbe në hapësirat e Univerizitetit të Prishtinës, jo për të predikuar fenë, por për shkatërruar hapësiren univerzitare, dhe për të torturuar dhe dhunuar trurin e studentëve dhe të qytetarëve.
Ajo duhet të defunksionalizohet apo të rrënohet, së bie ndesh më të gjitha normat ligjore dhe qdo rregullativë tjetër relevante për objektet e kultit në Kosovë. Kur bëjmë fjalë për këtë objekt insitucionet tona shtetërore ishte dashur të marrin masa që ajo mos të funksionalizohet, së edhe kështu si germadhë e kriminelit të luftës, Millosheviq në qënder të qytetet është tepër irrituese …