Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/19

Ish Lideri rus “Alexei Navalny u vra”/ Vajza e opozitarit rus: Putin kishte “frikë”, në Rusi s’bëhet fjalë për hetim

 

Në foto: Boris Nemtsov në 2012

Vajza e opozitarit rus të vrarë në Moskë gati një dekadë më parë thotë se është e bindur se vdekja e Alexei Navalny ishte vrasje.

Zhanna Nemtsova është vajza e Boris Nemtsov, i cili u vra në një urë në kryeqytetin rus në vitin 2015.

“Alexei Navalny, lideri kryesor i opozitës ruse, u vra në burg nga Putin. Unë e konsideroj atë që ndodhi si një vrasje”- tha Nemtsova, duke shtuar se: “Pa dyshim, ky është një akt frikësimi që në të njëjtën kohë tregon dobësinë e regjimit.”

Zonja Nemtsova tha se Vladimir Putin kishte “frikë” nga rivali i tij politik, pavarësisht se ai ishte në burg. Sipas vajzës së Boris Nemtsov,  një hetim rus nuk do të zbulonte të vërtetën.

“Në Rusi nuk mund të bëhet fjalë për një hetim për shkak të vrasjes politike,” tha ajo.

Jam absolutisht e bindur dhe jam dakord me ekipin e Navalny, me gruan e tij Julia Navalnaya se ai u vra në burg,” shtoi ajo.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...