Agjencioni floripress.blogspot.com

2024/02/18

Në seli kanë ardhur edhe profesori dhe intelektuali, dr. Shyqri Galica me disa të tjerë (17 shkurt, 1999)


AHMET QERIQI GJATË LUFTËS DREJTOR LUFTËTARË I RADIOS ”KOSOVA E LIRË” PAS  LUFTE DREJTOR I HEKURT I SAJË – Epoka e Re

Shkruan Ahmet Qeriqi:

Ahmet Qeriqi: Në seli kanë ardhur edhe profesori dhe intelektuali, dr. Shyqri Galica me disa të tjerë (17 shkurt, 1999)



Me mjaft vështirësi dhe nëpër dëborë kemi arritur deri në seli. Kam vendosur që tani e tutje t`i rralloj vajtje ardhjet, mirëpo nuk e di a do të mundëm, meqë sa herë vij këtu më duket se atje më kanë mbetur të gjithë. Berati ka mbetur në Krojmir. Ai po bën përpjekje që me ndihmën e ushtarëve apo edhe të ndonjë traktoristi furgonin e dhuruar ta sjellë në Berishë. E di se është pamundshëm depërtimi i furgonit nëpër dëborë dhe akullnajë por ai kokëfortë si është, ka premtuar se pa furgon nuk vjen më në Berishë. 

Prof. dr. Shyqri Galica: Në Hagë raundi i fundit i lirisë - Radio ...

                                           Prof. dr. Shyqri Galica


 Pas dite këtu kanë ardhur edhe Agim Berisha dhe Shyqri Galica. Për Shyqën, ditë më parë e kam porositur Sheremet Krasniqin i cili kishte ardhur për ta takuar djalin e tij ushtar Agonin, dhe me atë rast na vizitoi në seli. 


KONTAKT Agim Berisha Sektori i arsimit në PDK, Ferizaj - YouTube

                                                Agim Berisha 



Nuk di i ka thënë apo nuk i ka thënë Sheremeti, por ai ka ardhur. Kemi ndenjur një kohë në seli dhe kemi biseduar për shumë gjëra.

Berat Luzha përvetëson materialin e arkivit të luftës së Agjencisë  Kosovapress - Radio Kosova e Lirë

                                                  Berat Luzha 

 Ndërkohë kam kuptuar se Shyqa të paktën tani për tani nuk ka vendosur të na bashkohet. Ai ka sjellë disa broshura dhe libra në mesin e tyre edhe një doracak për gazetarë. Shyqa është kuadër profesionist për gazetarinë e Radios meqë shumë kohë ka punuar në Radio Prishtinë. 


Mr. Sheremet Krasniqi – Godeni – LSHK


                                        Mr. Sheremet Krasniqi – Godeni 


Ai po ashtu ka kulturë të shquar të leximit dhe diksion të pastër. Mbi të gjitha është atdhetar dhe përkrahës i luftës. 




Former Kosovo rebel spokesman arrested, sent to Hague tribunal – Euractiv
                                           Prof.Dr.Jakup Krasniqi 

Ai edhe më parë ka kontaktuar zëdhënësin Jakup Krasniqi, me të cilin ka biseduar për një informator ditor, për të cilin më ka treguar edhe Jakupi gjatë verës së shkuar. 

 Në mbrëmje Agim Berisha dhe Shyqri Galica kanë shkuar për të pushuar e për të fjetur te një kushëri i Agimit, i afërm edhe i Rizah Berishës

KOMANDANT - V O G L U SH I - - IMER M. ALUSHANI - KOMANDANT " VOGLUSHI "  "Sa t'jam gjall Vrastaret Serb kurrë nuk do të kalojnë nepër Gryken e
                                       Imer Alushani


 Pas darke, unë Berati (Berat Luzha, vërejtja  F.B.) dhe Riza kemi shkuar në Shtëpinë e kushëririt të Rizës, dhe kemi vazhduar bisedën me Shyqën dhe Agimin. Aty e kemi takuar edhe eprorin, Fadil Gashi, komandant i Batalionit Imer Alushani, i Brigadës 121, Ismet Jashari-Kumanova. Fadili është një ushtarak i zoti.


Përvjetori i lindjes së Ismet Jasharit – Komandant Kumanova - INA ONLINE

                             Ismet Jasharit – Komandant Kumanova 

 Ai qysh herët është, kyçur në radhët e UÇK-së dhe ka marrë pjesë në shumë luftime kundër forcave armike. Pas një bisede të gjatë më Shyqën kam kuptuar se ai tash për tash nuk e ka ndërmend të qëndrojë, por do të bëjë përpjekje për të siguruar ndonjë gazetarë. Ai ka shprehur gatishmëri për të na ndihmuar edhe me libra ndonjë pajisje e të tjera. 

Po ashtu Shyqa e ka ngritur edhe çështjen e gazetës apo të një informatori ditor, i cili sipas tij mund të përgatitet për botim me pak mund. Në atë drejtim tani për tani nuk mund të bëjmë shumë, meqë shtypshkronja ndodhet në një fshat të Drenicës në Qyqavicë dhe nuk ka gjasa ta sjellim në Berishë. 

 Pasi jemi kthyer me Beratin në seli, ka vazhduar biseda rreth Shyqës. Berati e ka nxjerrë nga naftalina gabimin e tij me një shkrim kundërvënës Ismail Kadaresë qysh në vitin 1983. Dikush nuk heziton ta quajë kush është ky farë hamam doktori. Dikush tjetër thotë se çka na duhet ky, dhe, kush qenka ky farë doktori. Është e tmerrshme t`i dëgjosh krejt këto kualifikime të panatyrshme, në një kohë kur mbi të gjitha duhet punë, angazhim dhe mobilizim për të përballuar sfidat me të cilat po ballafaqohemi. Por ja që të tillë jemi. Si duket disa këtu mendojnë se jeta dhe lufta ka filluar, në kohën kur ata janë kyçur në radhët tona. Është e vërtetë se Shyqri Galica ka shkruar një shkrim kundër Kadaresë, mirëpo po të krahasohet shkrimi i tij me komentet dhe shkrimet antikombëtare të dhjetëra e ndoshta të qindra intelektualëve të tjerë shqiptarë, të asaj kohe, një shkrim i tillë i vetëm zbehet dhe nuk duhet marrë fare seriozisht. Më vjen keq sidomos për Beratin dhe Qemalin të cilët kanë punuar vjet të tëra dhe e kanë shok Shyqri Galicën. 


 Mjerisht, kjo zezonë po na përcjellë dhe nuk ka shqitet dot… Me Shyqën do të mbajmë kontakte, pasi ai është kuadër i pazëvendësueshëm dhe i verifikuar atdhetarisht…

Burimi : https://www.radiokosovaelire.com/ahmet-qeriqi-ne-seli-kane-ardhur-edhe-profesori-dhe-intelektuali-dr-shyqri-galica-me-disa-te-tjere-17-shkurt-1999/

No comments:

Post a Comment

Vdiç akademik prof.Fatos Mehdi Daci ,historiani dhe "mjeshtri i madh" i Dibrës

Me dhimbje të thellë njoftohet ndarja nga jeta e Fatos Mehdi Dacit , gazetari, historiani dhe Mjeshtri i Madh, një prej figurave më të shq...