2011-01-31

LAVDI PROFESIONIT TË RREZIKËSHËM TË GAZETARIT

Shkrimi që po botojmë është përzgjedhur nga më të goditurit e të gjithë gazetarëve që kanë punuar te “DRAM”, një revistë kryesore në tër Afrikën, në kuadrin e një jubileu të revistës.

Autori , Musoza Kazembe, për të cilin është shkruar se gazetarë të kalibrit të tij “I vijnë njerëzimit një herë në shekull”, ka vizituar vëndin tonë dhe është afrikan, nga Malavi.Muzoza Kazembe ka mbuluar për një kohë të gjatë Greqinë për “The times” .

Ai e ka vizituar për herën e parë vëndin tonë në prill 1993,kur te ne erdhi për herën e parë dhe të vetme, njeriu I shquar I të dy shekujve, Papa Vojtila. Ja se c’tregonte ai për atë eveniment: “Tre gazetërë grekë më thanë se , mirë, ti je duke shkuar në Shqipëri, por dije, ai është vëndi I djajve. Isha mësuar të rrezikoja tër jetën dhe u nisa.”Djalli” I parë që takova, ishte një vajzë 21 vjecare. Ajo dinte anglisht, dhe unë iu luta të ma përkthente fjalën e Papës, pasi nuk dija as italisht. I lehtësuar tanimë për të bërë shkrimin e ngarkuar nga kryeredaktori, i thashë “djallit” shqiptar, se sa kushtonte përkthimi i saj.

Ajo më tha: “Ka qënë kënaqësia ime!” dhe, duke refuzuar dorën time me tufën e dollarëve, u largua pa më dhënë as adresën. “Djalli” I dytë që takova – një oficer. Banonte në një dhomë e guzhinë me dy fëmijët e tij dhe kishte një pafundësi librash. “Edhe ne jemi ndeshur me shembuj brilantë të trimërisë së gazetarisë shqiptare, por po japim për botim këtë pjesë, edhe për trimërinë e njerëzve me ngjyrë, të prapambetur , të paarmatsur për t’u ndeshur me diktatura të armatosura deri në dhëmbë dhe me kriminelë , ndërkohë që mes nesh ende ndeshim njerëz të topitur që druajnë të marrin pjesë në përplasjet popullore të politikës kur vëndi ynë rend revan drejt greminave të skëterrës.

Musoza Kazembe PROFESIONI IM : “THYERËS BURGU”Fragmente …”DRAM” shkruajti me guxim, absolutisht me vërtetësi , për të tëra këto . Banda ( diktatori që drejtonte shtetin afrikan të Malavit – shën. përkth.) reagoi menjëherë, duke e denoncuar revistën. Por nuk guzoi ta ndalonte. Dhe përdori një taktikë.të thjeshtë dhe të menduar bukur.

Ai urdhëroi bashkëpunëtorët e tij që, sapo të dilnin kopjet e para, të organizonin grabitjet e tyre. E studionin “DRAM” in në majë të gjilpërës dhe, kur shkruhej për paudhësitë e Bandës, organizohej, përmes rrjetit policor të shpërndarë në gjithë vëndin, blerja pa përjashtim e të gjithë ekzemplarëve, përpara se revista të shkonte te lexuesi. Kështu ishin punët e shtetit, që na detyruan shumë nga ne gazetarët që të largoheshim. Unë u hodha në Salizbëri, Rodezi, gjithnjë për “DRAM” in.…Pasi kisha udhëtuar tër natën, autobuzi u ndal në një fshat të vogël ku ishte edhe qëndra tregëtare e disa fshatrave. Kurrsesi nuk ma mban të të shpie më tej – më tha me keqardhje shoferi.Si një qën I dërrmuar u shtriva të flë në tokë, si I mora hua dikujt një batanie.

Era që frynte të mbyste me pluhur nga të gjithë drejtimet, kështuqë e mbulova kokën mirë e mirë.Dy orë më vonë, u zgjova nga një shofer ushtrie, që ishte përkulur mbi mua. Po më shihte me shumë rreptësi. Më pyeti:“Kush je ti?”U përpoqa të sillja ndër mënd se ku isha , pasi qeshë ende I turbulluar nga gjumi, por ai ishte I padurueshëm:“Hajt, Çohu! Ore, Çohu po të them!”, më urdhëroi.Kur unë bëra siç tha ai dhe e sqarova se vija nga “Dram”-i duke I treguar edhe triskën e gazetarit, ai pyeti:“ Ku do të shkosh?”“Në luftë”, iu përgjigja……E gjithë beteja komandohej në distancë nga oficerë të bardhë…Po qëndroja me ministrin mbi një kodrinë ku vështrohej si në pëllëmbë të dorës fshati Lumpa e ku armiku shquhej krejtësisht.

Papritur dëgjuam krismat e luftës. Ja se ku dolën mbrojtësit e Lumpës. U hapën në sulm me armë të bëra me dorë nëpër shtëpia dhe me heshta. Ushtria me pushkët e saja automatike dhe me mitrolozë, i preu ata sikur të ishin insekte. Ata nuk mundën të qëndronin, por vecse luftuan trimërisht – shtatë të vdekur e mbi dymbëdhjetë të plagosur. Po ndjenja një gjëndje tmerri në tër qënien time.Ministri buzëqeshte me guxim ndërsa ushtria hyri në fshat duke rrethuar gratë e fëmijët që ulërinin.Gjithcka kishte mbaruar.U kthyem në hotel. Ne gazetarët e kaluam natën në një bar, duke e mbytur me raki brengën tonë.

Edhe Ministri erdhi vetë për të na bërë një bisedë, që ne ta komunikonim në shtyp.“Ç’ishte e tëra kjo?”, e pyeta unë, dhe ai , shkurt, nisi të ravijëzonte pikpamjen e qeverisë, si e kuptonte ai….Plasi një e qeshur shungulluese. Edhe një gotë. Ministri na kërkoi të falur për t’u larguar. “Duhet të shkojmë të flemë tani. Le t’I lëmë edhe ca punë për nesër”, tha.Tamam në këtë moment, doktori ushtarak që sapo erdhi në grupin tonë, befas shpërtheu me të uluritura:”Vrarës! Gjaksorë!”“I shkreti djalë, ia paska mbërthyer me të pira pra.

Në të vërtetë, ky nuk mund të rrijë më në ushtri”, tha një oficer policie.“Ej, djalosh I mplakur, unë do të të çoj në krevat”, I futi krahun një koleg I tij I ushtrisë.Plaku e shtyu me forcë tutje duke thërritur:“Hiqi duart! Hiqi duart nga unë, po të them! Kriminel!”. Dhe duke iu marrë këmbët shkoi të flinte.Pasoi një si valë përvëluese. Englezi shtoi se Lumpa kish qënë fshati më I pastër në veriperëndim dhe një popull shumë, shumë punëtor.“Të ikin. Manjakët e çmendur të Biblës!Turmë që I pjell mëndja vetëm turbullira!”, tha një I degës speciale.“A ju jep kjo të drejtën për t’I vrarë?”, tha një i Degës Speciale.Heshtje. Edhe nga një dopio. …

Mëngjesin tjetër unë refuzova të vazhdoja më tej për të parë trupat e njerëzve të masakruar gjatë një bastisjee hakmarrëse në orët e mesnatës. Përshkrimi I skenës nga një koleg, skenë nga e cila ai u bë për spital, ishte mjaft për mua.Të gjitha kufomat qenë trupa të grave të zhveshura të Lumpas, të cilave ua kishin hequr foshnjat qënga vaginat dhe ua kishin mbytur. Askush nuk interesohej për ato. Burrat e tyre nuk ishin atje që t’I mbronin.….Kështu, pra, u vulos komplloti që unë të penetroja në burg…

Po ecja lehtë drejt portës kryesore I veshur si kamarjer. Kameran e kisha futur poshtë përparses. Kamera ishte gjë e vjetër. E kisha marrë atë masë sepse, poqese do të më diktonin, do të përfundoja në skëterrë vetëm nga të pyeturit se kujt I shërbeja unë me këtë kamër kaq të shtrenjtë.Te dera ishin dy policë me uniformë. Njëri prej tyre më pyeti me të ashpër se ku po shkoja.“Brënda”, iu përgjigja . Pas një sekonde , duke u mbajtur me të madh dhe duke I bërë ata që të më shihnin si budallej, u thashë:“Më duket se shefi juaj sapo doli” . menjëherë ndërrova tonin dhe I pyeta për atë oficerin që kisha takuar në tren.

“Futu, futu. Tani sapo është kthyer. E ke në banesën e tij”.Qetë – qetë vazhdova përpara dhe, si lashë pas një turmë të madhe të burgosurish që po loznin futboll, shkova në banesën e oficerit “tim”. Dukej tepër I nevrikosur. Më pyeti se mos më kishte ndodhur gjë te dera.“Jo”, I thashë.“Gjëja e vetme që do të doja tani është vetëm të pi. Të pi.”, bërtiti ai dhe më tërhoqi poshtë në rrugë. Kapërcyem gardhin e mbrapëm dhe u nisëm drejt fshatit që ishte ndonjë milje që andej e ku, nga të gjitha anët, fshatarët na përshëndesnin me përzemërsi.Bleva një bardhak të madh me d o r o ( një lloj pije që përdoret në Afrikë). Të dukej vetja trim mbi trimat. Sidoqoftë, unë pija pak dhe bëra me shënjë që të sillnin edhe një bardhak tjetër ndërkohë që isha esëll.Rreht orës tre, një grua erdh dhe po vallëzonte me të përdredhur para meje dhe shokut tim.

Më së fundi I thashë atij se tani duhej të çoheshim e të iknim; ai nuk po paraqiste asnjë interes për propozimin tim.“Dua femër”, ulëriu.U hoq zvarrë drejt kaçubeve, kurse unë nuk kisha ç’të bëja tjetër, veçse I shkova pas, duke I ndenjur disa hapa larg.Kishte shkuar ora katër, kur unë ia ndërpreva qejfin e seksit duke I sugjeruar që andej ku isha se ne na prisnin gjëra shumë më të rëndësishme sesa të rendnim pas kurvave të katundit.“Hajt, pra, mirë”, tha ai, “paguaji kësaj gruas një shilingë e gjashtë pens për mua e hajde të shkojmë”.Ashtu bëra, dhe u kthyem që të dy bë qendër të burgut.“ E di që ti, në fakt, nuk je hiç djalë I keq?”, tha ai…

PËRGATITI RIZA LAHI

Xhevahir Spahiu, poeti që dhimbjen ia ka falur poezisë

Nga Fatmir Terziu

Dhe çuditërisht ishte një lajm i dhimbshëm. Një lajm që vinte nga një kënd larg vatrës së tij. Larg Atdheut! Larg fjalës, vargut, poezisë, dihamës së tij të fuqishme letraro-artistike, që ia kushtoi vite me radhë dheut ku lindi dhe u rrit. Ky lajm që vinte nga Greqia, edhe pse lajmërohej në rrugë elektronike në një itinerar miqësor, Shqipëri-Greqi-Londër, sërish kishte edhe dhimbjen, edhe emocionin, edhe retorikën brenda tij. Një lajm që vinte nga njeriu i letrave, miku i poetit shqiptar, dhe mik i mjaft krijuesve shqiptarë, Dionisis Kirzidis. Dhe lajmi është lajm! I dhimbshëm, emocionues apo retorik ai sjell në veshin e dëgjuesit të tij, në mendjen e lexuesit të tij, atë aspekt që tingëllon fuqishëm si një sinjal lajtmotivi, për fuqinë e poezisë, për tharmin e këndshëm poetik, që poeti në dhimbje e sipër, poeti i Madh shqiptar, Xhevahir Spahiu, e ka shpërndarë në vite anë e kënd me poezinë e tij të fuqishme. Natyrshëm, jo për “Dhimbjen e tij”. Se poeti ‘dhimbjen’, ‘dashurinë’ dhe gjithshka, ia ka falur poezisë. Mikja e tij e jetës, poezia, bëri të vetën edhe në këtë moment, kur dhimbjet e sëmundjes tejçohen në damarë ndjeshmërie dhe lutjeje për poetin shqiptar. Dhe natyrshëm poetë të shumtë pastaj janë të të njëjtit mendim. Poeti Petraq Risto shkruan: “I dashur Fatmir, edhe unë lutem krahë teje ne Kishën e Madhe te Fjalëve. Lutem për mikun tone te përbashkët, për Poetin dhe Akademikun Xhevahir Spahiu, lutem dhe pse ikonat poetike janë thjesht flori kallp. Lutem për atë njeri qe, ashtu si unë mendon se thithja e ajrit është fjale, përderisa mushkëritë janë një libër i hapur; lutem për atë njeri, i cili, ashtu si unë, mendon se poezia është det dhe truri është i rrudhur si një funddeti. O Zot, nëse ekziston, si mundet qe poetit i heq te drejtën te flasë; atëherë, nëse te lutemi: guxo dhe ktheja fjalën, ktheja zërin, ne te kundërtën, ne do shkojmë ne Malin e Tomorit, ne Lisin e Dodonës do te lutemi për te e do ankohemi për TY. Miqësisht, Petraq Risto. Vjollca Kola shton më tej: “Nuk gjenden fjalë për të përshkruar keqardhjen për këtë poet madhështor, që ka dhe urojmë ta ketë përsëri Shqipëria. Lutja jonë është shumë pak për këtë njeri me zemër të madhe, por po të jetë nevoja edhe për kontribute të tjera do të jemi të gatshëm, për ta rikthyer përsëri në botën e vargjeve, që vetëm ai do shkruajë dhe me aq ndjenjë. Uroj nga zemra dhe lutem që të kthehet sa më shpejt në gjirin e poetëve, të shokëve dhe të familjes së tij”. Profesor Aleksandër Peçi i dërgon këtë telegram Presidentit të Republikës së Shqipërisë: “Mesazh urgjent. Sekretarit te Përgjithshëm te Presidencës Zotit Aleksandër Flloko. Zoti Flloko. Nëpërmjet Jush njoftoj Presidentin e Republikës Z. Bamir Topi dhe Shtetin shqiptar se Xhevahir Spahiu prej 2 ditësh ndodhet i shtruar ne spitalin 5 ne gjendje te rende me hemorragji cerebrale. 70 % e kapilareve te qafës nuk i furnizojnë Trurin me gjak çka do te thotë se megjithë përkujdesjen e mjekësisë shqiptare e cila është shembullore, situata është tepër kritike dhe ndoshta pas konsultimeve me mjeket tanë duhen përshpejtuar gjith procedurat per ta dërguar jashtë shtetit. Respekte, Prof Aleksandër Peçi. Më tej zoti Peci shkruan për dijeninë edhe të zotërinjve Enkelejd Joti, Alban Jaho, Agim Poçari. Ai shprehet:

“Zotit Enkelejd Joti, Zotit Alban Jaho, Zotit Agim Poçari

Siç e kini marre vesh sot nga shtypi por dhe nga mesazhi ne vijim me te cilin informoj Presidentin e Republikës, Xhevahir Spahiu prej 5 ditësh ndodhet i shtruar ne spital 5 me hemorragji cerebrale ne gjendje kritike për jetën. Është koha qe e drejta për te jetuar e këtij Poeti te Madh kushton shume me tepër se çdo e drejte tjetër... Respekt, Prof Aleksandër Peçi. “Lutemi, bashkë të gjithë për Xhevon,”- shkruan shkrimtari shqiptar, Faruk Myrtaj nga Kanadaja, ...le të shpresojmë që zemra dhe shpirti i tij do t’i japin edhe një shans të mundur me të padrejtë...”. Nga Amerika e largët janë mjaft të tjerë që shprehin fjalët e tyre të ngrohta. Shkrimtari Pëllumb Kulla bashkon urimet e tij për një shërim të shpejtë të poetit, Xhevahir Spahiu. Poetja Iliriana Sulkuqi e kthen me poezi lutjen e saj. Dalan Luzaj, flet me lot ndër sy për mikun e madh të familjes Luzaj. Granit Zela, kërkon që të përfshijë shkrimin tek “Drita” në Shqipëri. Raimonda Moisiu me dhimbje kërkon fjalët e saj.

Xhevahir Spahiu lindi më 1 mars të vitit 1945 në Malind të Skraparit, është shkrimtar i njohur shqiptar. Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letëresi shqipe.

Që nga viti 1968 ka punuar si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë.

Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.



Tituj të veprave

Mëngjes sirenash (1970)

Ti qytet i dashur (1973)

Vdekje e perendive (1977)

Dyer dhe zemra të hapura (1978)

Bashkohësit (1980)

Agime shqiptare (1981)

Zambakët e Mamicës (1981)

Kitaristët e vegjël (1983)

Nesër jam aty (1987)

Heshtje s´ka (1989)

Dielli i lodrave (1990)

Poezia shqipe (1990)

Kohë e krisur (1991)

2011-01-30

Faik Konica : Ju rrefej grekët!

(Botuar ne "New York Times", me 1940)



Prej disa kohesh, ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, gje qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre ceshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia...

...e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e cuditshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekeve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse, a nuk ka thene, njehere, nje autor anglez se nje nga karakteristikat e shqiptareve eshte se ata jane te paartikuluar?? Kerkesave te perseritura une u jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithcka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine qe une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke, qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim; keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme. Ata mendojne se askush tjeter, me mire se une, nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se, si drejtues i rinise, une njehere e nje kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj, ndonese me lekundje, vendosa ta thyej heshtjen dhe t?i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.

(I)

Lashtesia

Sic dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e Jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndrsa greket kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote ?kontinent?; ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel, pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden ?kontinenti?, me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon, gjate afer pese shekujve te sundimit turk, perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.

Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha dhe kombesia, por kufijte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem, qe e njohin mire studiuesit, ?Fjalori i antikiteteve klasike? te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull ?ne zanafille banohej nga iliret?. Kurse ata, qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin ?Studime mbi historine e Epirit te Lashte?, do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar; deri edhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit, Leoni i Mencur, ne nje nga librat e tij permend faktin qe ?banoret e Epirit jane shqiptare?. Pak nga pak, depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.

(II)

Janina dhe princi bizantin

Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, sic e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise Perandorake Bizantine, me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje cdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Sic thote Dukasi, nje nga lojerat e tyre te parapelqyera ishte t?u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t?i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t?i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe e martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Sic shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi cdo dite, nen flamurin e armepushimit, i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerra nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Sic e thote historiani, ambicia e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane te zbrazte Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht, zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse te drejta te krijuara ne kete menyre, ta themi ne formen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380, dhe ne pak vite me pare.

Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila, nderkaq, ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per tu shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikeqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe dicka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte, me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe, sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut, te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i cekeve.

(III)

Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise.

Per arsye qe jane teper te gjata per t?i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene myslimane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be myslimane; pjesa tjeter mbeti e krishtere. Ne Veri, si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per greket qe te shkombetarizonin shqiptaret, duke e persosur kishen si mjet te propagandes.

Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallek nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujqer, per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandes greke. Tashme greket nisen haptas te shpallnin se cdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.

Nje nga marifetet me te padegjuara te grekeve ka qene dhenia e rryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje, edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Greket rane, madje, edhe me poshte: nuk e kishin per gje te kallezonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t?i degdisnin ne burgje te largeta.

(IV)

Pas lufterave ballkanike Turqia Evropiane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rregjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin, po te ishte e mundur, te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia, nje vit me pare i kishte carmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me greke, e organizuar dhe e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi, ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u morren vesh qe tia benin te njohur te gjithe botes cdo gje qe keta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara ne te gjitha koherat. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin ?Njezet vjet ngaterresa ballkanike, Miss Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote i kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.



Pas Luftes Boterore

Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eliminuar elementin shqiptar me cfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekeve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Sic e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh, disa shekuj me pare, e lane krishterimin dhe u bene myslimane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk e kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekeve kishte per qellim qe t?i paraqiste si turq shume myslimane shqiptare dhe t?i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet, edhe polaket, jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per Shkembimin e Popullsise e zbuloi mashtrimin, ne pak raste, dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.

Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete, nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes, Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te cuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine, ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke.

Ku jane keta 75 % shqiptare sot?

Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e patrembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Cameria, te cilen greket e shtremberojne ne Cameria. (Nuk u ve faj grekeve, per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete ceshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Camerise tani vone, me 1913, ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Cameri, me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete perndjekje, ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Camerise.

(V)

Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje, duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend demet qe i jane shkaktuar kombit shqiptar dhe te rivendose kufijte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme te presesh nga cdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se, megjithe metodat e denueshme te perdorura nga greket, ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar; keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re, nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.

Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te ceshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me greket e rajonit te diskutuar dhe, me se fundi, te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse, sic pohojne greket, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t?i bere bisht ceshtjes. Ceshtja eshte a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte, automatikisht, kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte: Italia ka ketu nje pergjigje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Cezarit.

Fyodor Dostoyevsky (1821-1881)

Fyodor Dostoyevsky



Fyodor Dostoyevsky (1821-1881), shkrimtar dhe mendimtar rus, nje nga novelistet me te medhenj te botes, punet e te cilit dramatizojne problemte fetare, morale, politike, dhe psikologjike. Fyodor Mikhaylovich Dostoyevsky lindi ne Moske. Ai u arsimua ne Shkollen e Inxhinierise Ushtarake ne Shen Petersburg, por u terhoq nga karriera ushtarake ne 1844 per tiu perkushtuar literatures. Novela e tij e pare, Bednye liudi (Njerezit e Varfer; e njohur gjithashtu si Populli I Varfer), doli ne 1846 dhe fitoi lavderime te menjehershme nga kritiku me I spikatur letrar rus, Vissarion Belinsky. E perbere nga nje varg letrash, libri eshte novele sentimentale dhe nje studim I mprehte psikologjik I karakterit kryesor. Libri qe pasoi, Dvoinik 1846; eshte nje studim befasues psikologjik I personalitetit te disintegruar, por libri ishte me pak popullor se Njerezit t Varfer. Ne mbi tre vjete Dostoyevsky publikoi dhjete novela te shkurtra dhe disa histori jo te njohura nga publiku. Ne fundin e 1840 Dostoyevsky u perfshi me nje grup idealistesh te rinj qe takoheshin fshehurazi per te diskutuar problemet dhe reformat sociale ne Rusi. Cari shtypes Nikolas I, duke pasur frike nga perhapja e ideve revolucionare, e shihte grupin si hsume te rrezikshem. Ne Prill 1849 Dostoyevsky dhe 23 te tjere u arrestuan, u sprovuan, dhe u denuan per vdekje; gjithsesi, denimi u ndyshua me burgim ne Siberi. Per kater vitet e ardhshme Dostoyevsky jetoi ne nje burg ne Omsk, duke ndare nje barake dhe duke bere pune te renda me disa nga kriminelet me te deshperuar te Rusise. Gjate kesaj kohe, krizat epileptike qe kishte filluan te ishin me intensive, ndoshta si rezultat I mjerimit dhe stresit te jetes ne burg. Ne 1854 ai doli nga burgu por u urdherua te sherbente ne nje njesi ushtarake ne Siberi, ku u martua me nje vejushe me nje djale. Vetem ne 1859 u lejua te kthehej ne Shen Petersburg.



Eksperiencat e burgut

Eksperiencat e burgut te Dostoyevskyt I lane atij nje njohuri te dores se pare te mendjeve kriminale dhe te potencialit njerezor per te bere keq. Besimi I ri ne mundesine e krijimit te nje shoqerie te mire duke zbatuar disa teori shoqerore u zevendesua nga bindja se jeta njerezore duhet te udhehiqet nga ligje e parimet fetare.

Dekada nga 1860 ne 1870 ishte I stuhishem per Dostoyevsky, mbushur plot probleme financiare, me shendet te keq, dhe nje mani per kumar, por edhe me disa suksese letrare. Punet me te rendesishme te tij ne vitet 1860 jane Zapiski iz mertvogodoma (1861; Shtepia e te Vdekurit), kujtime artistikisht te fuqishme te jetes ne burg, dhe Zapiski iz podpol'ia (1864; Tregime nga Nentoka). Kjo e fundit eshte nje portret I mprehte psikologjik I narratorit te lig e armiqesor dhe, net e njejten kohe, nje shkrim politik qe sfidon idene se nje shoqeri e mire mund te ndertohej mbi bazen e arsyes se shendoshe. Gjithashtu ngre dilemen e lirise se njerezve: Nese njerezit s'jane te lire ata s'jane me te vertet njerez, por nese kane liri shtytja e tyre njerezore per te bere keq mund te cojne ne shkaterrimin e vetvetes dhe te tjereve.

Dostoyevsky shpresonte te fitonte leke per jetese duke publikuar nje reviste, por projektet gazetareske, te ndermarra me te vellain Mikhail, perfunduan keq. Revista e pare kishte sukses te konsiderueshem derisa u mbyll befasisht nga qeveria ne 1863 me sa duket per nje histori jopatriotike mbi nje kryengritje ne Poloni, dhe revista tjeter nuk kishte buxhet te mjaftueshem per tu shtypur . Ne Prill 1864 gruaja e Dostojevskit vdiq, dhe vellai I tij Mikhail vdiq tre muaj me vone. Dostoyevsky ngeli me borxhe te medha nga deshtimi I revistes se dyte dhe nga detyrimi qe kishte per tu kujdesur per familjen e te vellait. Ne 1867 ai u martua me Anna Snitkina, nje stenografe se ciles I kishte diktuar disa nga shkrimet e tij. Per tiu shmangur kreditoreve cifti kaloi kater vjetet e ardhshme ne Europe. Anna provvoi se ishte nje ndikues I vazhdueshme mbi burrin e saj, duke ndare varferine e tij, gjate zbavitjeve te shpeshta me kumar, duke u kujdesur per te pas pasojave te krizave epileptike, dhe duke e ndihmuar te ndreqte financen e tij. Ata u kthyen ne Rusi ne 1871.

Puna me e mire e Dostoyevskit ndodhet ne kater novelat te shkruajtura gjate 20 viteve te fundit te jetes se tij. Keto pune ndajne ngacmimin, edhe melodramatiken, komplotet; vrasjet si ngjarje kryesore; dhe nje perpunim te gjalle te ideve te thella. Heronjte jane te vendosur ne situata ekstreme dhe te munduar nga deshira konflinktuale.

Duke peshuar idetë aktuale


Ne Prestuplenie i nakazanie (1866; Krime dhe Ndeshkime), heroi konfliktual I Dostoyevskit, studenti Raskolnikov, eshte shtyre ne testimin e limiteve te lirise se tij: Nese eshte vertete I lire, atehere "cdo gje eshte e lejuar" dhe aim und te shkele pertej caqeve te lejuara te se drejtes dhe te gabuares. Duke peshuar ide aktuale ne kohen e tij, ai bind veten se net e vertete, morali I arsyeshem do te thote te besh shume te mira per shume njerez. Ne kete parim ai provon te justifikoje intelektualisht vrasjen e nje fajdexhiu te vjeter qe bente leke duke shfrytezuar fatkeqesite e te tjereve. Porn e vend qe te vazhdoje vrasjet dhe te perodre leket e fajdexhiut per te bere mire, Raskolnikov eshte I perhumbur nga ckfaree ka bere. Ai rrefen krimin e tij, influencuar nga dashuria vetemohueseper nje prostitute, Sonia; nga kontrollet psikologjike te Porfiry, detektivit qe hetonte vrasjen; dhe nga shtytja e Svidrigailov, nje karakter qe shperfill moralin standart. Vetem ne fund te noveles, ne burgun siberian, Raskolnikov fillon me ne fund te kuptoje qe jo vetem ka shkelur nje ligj njerezor por nje ligj te Zotit gjithashtu.

Ne Idiot (1868-1869; Budallai) Dostoyevsky perpiqet te protretizoje "nje njeri te bukur pozitiv." Heroi I tij, Princi Myshkin, eshte nje figure kristiane qe ngaterrohet ne nje intrigue komplekse dashurie qe perfshin dy gra, Aglaya dhe Nastasya, qe terhiqen nga pafajesia dhe personaliteti dahuror. Por Myshkin eshte shume I nrishte per te mbijetuar midis nje shoqerie lakmitare dhe te korruptuar, dhe novella perfundon me tragjedi: Nastasya nuk zgjedh Myshkin por xhelozin dhe te dhunshnim Rogozhin, qe e vret ate . Myshkin vete eshte I pushtuar nga semundja e tij mendore (nga idiotesia e tij"), per te cilen ishte trajtuar me pare, dhe rikthehet ne nje sanatorium ne Zvicer.

Përgatiti Albert Zholi

Prof. Dr. Adem Zejnullahu(, Rrënjë e Degë, Tiranë,2008, f.257.)

Degët larg trupit i thyen era






Mërgimi ndër shqiptarëtnjihet si plagë e vjetërkombëtare, e cila asnjëherë nuk arriti të shërohej. Për kurbetin shekuj me radhë është kënduar në poezinë popullore, është rrëfyer në kallëzime popullore dhe janë shkruar forma të ndryshme të zhanrit letrar. Qe pesë shekuj në poezinë popullore, lirshëm mund thuhet se askund, nuk mund të gjendet ndonjë varg që e lavdëron atë, përveç që e mallkon rëndë, ngase bart me vete barrë të rëndë dhembjeje, mallëngjimi, dramë jetësore që jo rrallë është shndërruar në tragjedi individuale, familjare e kombëtare. Deri tash për mërgimin janë kënduar shumë këngë popullore për nizamët, për kurbetin, balada popullore historike etj., janë shkruar shumë poezi, tregime, romane, drama të autorëve të shumtë, e janë bërë shumë filma etj.,që kanë për objekt trajtimin e lëngatës shekullore të kurbetçinjve tanë.

Që nga kohërat e hershme ka pasur migrime popujsh të ndryshëm, prej një vendi në një vend tjetër, të cilat kryesisht bëheshin për të mira materiale, duke pushtuar tokat e popujve më të dobët, nga më të fuqishmit, dhe duke marrë popullin e tyre si robër lufte për përfitime të ndryshme. Më vonë fillojnë lëvizje popujsh prej një kontinenti në një kontinent tjetër, prej një vendi në një vend tjetër. Kryesisht këto migrime bëhen për kushte më të mira jete e pune, ose për shkak të klimave më të përshtatshme etj.

Shpërngulja e shqiptarëve dhe paraardhësve të tyre për në vende të ndryshme të botës ka filluar shumë herët, që nga viti 167 para erës sonë, atëherë kur mbreti ilir Genti u mund nga forcat romake dhe me dhunë u depërtua në Romë nga konsulli romak Pal Emili, duke bartur me te edhe një numër tejet të madh banorësh të cilët i shndërroi në skllevër. Që nga ajo kohë e keqja si hije e ndjek pas popullin tonë.

Historikisht mërgimi te shqiptarët është bërë për shkaqe ekonomike, sociale dhe politike. Populli ynë me shekuj i robëruar nga të huajt, mbi të ka rënduar, veç barra e rëndë ekonomike dhe dhuna e pandërprerë e sunduesve, të cilët kanë bërë çmos që në trojet shqiptare të mos ketë shqiptarë.

Mërgimi, si e keqe kombëtare, fatkeqësisht nga mbarë trojet shqiptare po vazhdon edhe sot e kësaj dite, me intensitet të pa zvogëluar, nëpër vende të ndryshme të botës, duke e dëmtuar rëndë atdheun dhe imazhin e tij. Kjo dukuri ka marrë përmasa të mëdha shqetësuese e cila do shqyrtuar me seriozitetin më të madh nga qeveritë shqiptare dhe institucionet e tyre përkatëse, po qe se duam t'ia ndalim hovin, ose edhe ta zhdukim tërësisht.

Kohëve të fundit dëgjohen zëra intelektualësh të cilët edhe shkruajnë me përkushtim artikuj e vepra të ndryshme lidhur me këtë problematikë të ndërlikuar. Këta intelektualë, me angazhimet dhe shkrimet e tyre, mundohen që në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndikojnë sado pak në ndaljen e kësaj rrjedhë të turbullt. Shkrimet dhe veprat e tyre ua tërheqin vëmendjen qeverive dhe institucioneve shtetërore shqiptare që të merren më seriozisht me këtë problematikë sa nuk është bërë vonë.

Në këtë grup intelektualësh, Sabit Alidema, zë një vend të rëndësishëm me veprën e tij "Rrënjë e Degë"( Mërgata dhe kujdesi ndaj saj). Ai deri me tash ka botuar edhe këto vepra: Dallëndyshet braktisën foletë e veta, 1958; Drangonjtë e Anamoravës, Prishtinë, 2003; Njeriu me shpirt të blertë, Tiranë, 2003; Meteorë Lirie, (Monografi për Halil e Teuta Alidemën), Tiranë, 2006.

Në veprën: Rrënjë e Degë, Sabit Alidema, mërgimin, gjegjësisht inkuadrimin e punëtorëve tanë të inkuadruar përkohësisht në botën e jashtme e kundron nga shumë aspekte, duke filluar nga shkaqet e mërgimit, dhunën institucionale të shtetit robërues serb, vështirësitë e shumta për t'i kaluar kufijtë e shteteve të ndryshme, vendosja e tyre, jeta dhe veprimtaria e tyre, gjeturia në vende të caktuara, e deri tek brengat, mallëngjimet, dëshirat, ëndrrat, revolta dhe synimet e tyre për t'u kthyer në atdhe. Pra, vepra në fjalë, ngërthen në vete të dhënat të shumta për mërgatën tonë, pa lënë anash kontributin e diasporës që dha për popullin dhe për Kosovën, deri te vërejta se tani këta duhet të merren më tepër me hallet e saj.

Titulli i veprës "Rrënjë e Degë", në mënyrë simbolike, paraqet rininë tonë e cila lë atdheun e vet dhe vendoset nëpër vende të ndryshme të botës. Struktura tekstore e veprës ngjesh në vete momente të rënda dramatike jetësore e historike, madje nganjëherë edhe tragjike. Vështirësitë me të cilat ballafaqohen kurbetçinjtë mund t'i dinë dhe t'i kuptojnë vetëm ata që i kanë përjetuar ato rrugë ferri dhe e kanë ngrënë atë bukë të mundit e të mallëngjimit.

Vepra "Rrënjë e Degë" përmban në vete shkrime publicistike, zyrtare, historike, fjalime me rastin e përvjetorëve të ndryshëm të figurave të shquara të kombit tonë, e veçanërisht rrëfime të drejtpërdrejta, të mara nga goja, jeta dhe veprimtaria e mërgimtarëve tanë nëpër mjedise të caktuara. Pra, ka këtu shkrime publicistike, kujtime, dialogë, shkrime në formë ditari, krijime artistike etj. Libri ndahet në tetë kaptina kryesore të cilat përfshijnë në vete një tematikë të nduarnduarshme, me disa nën kaptina të tjera të cilat e plotësojnë njëra-tjetrën duke sajuar tërësinë e veprës.

Këtij shkrimi të rëndësishëm i paraprinë një parathënie e autorit, në të cilën ai njofton lexuesin në mënyrë të hollësishëm për përmbajtjen e veprës, arsyet dhe shkaqet të cilat e kanë shtyrë që t'i rreket një problematike kaq të rëndësishme, por edhe të ndërlikuar. Deri më tash, askush nuk e ka trajtuar mërgimin në mënyrë aq të përkushtuar sesa Sabit Alidema me këtë vepër, i cili nuk ndalet vetëm në trajtimin e punëtorëve tanë të inkuadruar në botën e jashtme përkohësisht nga treva e Anamoravës, por këtë problematikë e trajton edhe në përmasa më të gjera të hapësirës gjithëkombëtare. Autori në këtë vepër i bën një analizë të gjithanshme mërgimit si dukuri dhe si plagë shoqërore e kombëtare. Vepra flet në mënyrë të vaçantë për kontributin e diasporës që ka dhënë me vite të tëra për rezistencën, qëndresën, përgatitjen dhe Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të vitit 1999.

Në kaptinën e parë: "Rrënjë e degë", autori me shkathtësi të veçantë depërton në mesin e bashkë atdhetarëve tanë, pa marrë parasysh moshën dhe gjininë e tyre. Ai më këtë rast zhvillon një dialog të zhdërvjelltë, duke provokuar vëmendjen, ndjenjën, fshehtësinë dhe nga ata merr atë që do ta shkruajë në letër. Sipas shkrimit të tij, ai arrin të depërtojë thellë në botën intime të mërgimtarëve, duke ua zbuluar fshehtësitë e tyre që i ndryjnë thellë në vete, siç janë dashuria për fëmijët, për prindërit, për gratë, për vendlindjet, për yjet e qiellit për Kosovën etj. Ata vuajnë që s'kanë mundësi të kthehen në vendlindje, aty ku çdo gjë që ka e s'ka shpirt i thërret, i fton e i do, ku kanë lindur, ku kanë folur gjuhën e nënës, ku janë rritur dhe ku kanë kujtimet më të mira në jetën e tyre. Shumë prekëse janë rrëfimet e mërgimtarëve kur ata shikojnë në vetmi qiellin dhe mendojnë, duke i bërë vetes pyetje - a thua a ndriçojnë këto yje edhe mbi shtëpitë dhe vendlindjen tonë të dashur?! Ka të tillë që deri vonë zhvillojnë dialog me yjet me hënën, me qiellin për fatin e tyre. Nga biseda që zhvilloi autori i kësaj vepre, jo pak vijnë edhe ankesa të ashpra drejtuar Qeverisë së Kosovës se nuk ka bërë asgjë për kthimin e tyre. Nga rrëfimet dhe kujtimet e mërgimtarëve, lexuesi mëson për momentet më të rënda në jetën e tyre, duke filluar nga ndarja me familje, farefisin dhe atdheun, të cilët në largësi u sjellin vuajtje mundim e mallëngjim....

Mistiçizmi dhe zakonet kanunore

Novela "Allamanët"

Nga Agim BAJRAMI





Shkrimtarët dhe kërkuesit e gurëve të çmuar, shpesh herë më lindin një dëshirë të brendëshme për t`i quajtur si vëllezërit siamezë. Etja dhe pasioni i tyre për të situr, nga bollëku i nëntokës dhe historisë, gurë dhe fakte të çmuara, të mbuluara nga pluhuri i pabesë i viteve, s`janë gjë tjetër veçse përpjekje të bukura njerëzore, për t`i ngritur atyre një statujë dashurie dhe adhurimi.

Më ka ndodhur shpesh herë, që të pij ndonjë kafe, e të kem bërë ndonjë copë herë biseda me një djalë të ri e të qeshur, të quajtur Eduard, banor i qytetit të Durrësit, por me origjinë nga fshati Kurdari i rrethit të Matit, nën shoqërinë e shkrimtarit kolonjar që gjithashtu banon e punon në Durrës, Shpendi Topollaj. Shpesh herë në këto biseda që çeleshin spontanisht nëpër tryeza, vija re se Shpendi si me takt e lezet orientonte temën e bisedave me të, nga historia tragjike e fisit të tij, duke mbajtur herë pas here dhe shënime. Të them të drejtën, unë nuk i kam dhënë shumë rëndësi këtyre bisedave. Një hob i përhershëm shkrimtarësh për të rëmuar diçka nga tjetri e asgjë tjetër, mendoja. Po kur mora këto ditë ndër duar, novelën e re të këtij autori "Allamanët", e ndjeva se ato shënime të mbajtura me ngut e disi të çuditëshme për ata që qarkonin tavolinën, nuk ishin çështje hobi.

Novela "Allamanët" e Shpendi Topollajt, përveç vlerave artistike që e bëjnë plotësisht të denjë për t`u analizur gjatë e gjerë nga kritikët tanë, është në vetvete edhe një homazh i gjallë, për tërë ata përfaqësues të denjë të maleve e djalërisë patriotike shqiptare, që "e dhanë jetën si me le", për krenarinë e dinjitetin e këtij vendi.

Duke hulumtuar në disa drejtime për historinë dhe trimëritë e djemve të këtij fisi, autori ka arritur të na japë artistikisht copëza të errëta dhe plot dramacitet nga saga e mbushur me vuajtje dhe qëndresë e Allamanëve. Duke folur për kalvarin e brengave të tyre, mendoj se autori është ndeshur që në krye me dy vështirësi jo të vogla; së pari, rrezikun e krijimit të një personazhi të mirëfilltë historik, brenda kufijve të tij krahinor dhe së dyti krijimin e një heroi kult, të çveshur nga atmosfera dhe liria e mirëfilltë artistike që e karakterizon tërë krijimtarinë artistike të këtij shkrimtari. Dhe ia ka dalë mbanë. Duke shfrytëzuar karakterin e tij të zhdërvjelltë dhe intensiv të rrëfimit, ku shkrimtari dhe lexuesi shkrihen e bëhen njësh, heroi i Shpendit, Isuf Allamani, me të tjerët, na paraqiten sa të fuqishëm artistikisht, aq dhe të vërtetë e të besueshëm për ata që i kanë njohur.

Ajo lloj metamorfoze që përdor shkrimtari për të arritur synimet e tij artistike, është aq e pranueshme dhe shpirtërore, sa vetëm i ka ndihmuar heronjtë e tij për t`u shpërfaqur sa më të shpenguar e më shumëplanësh para vetes e kohës së tyre reale.

Krahina e Matit e njohur historikisht si një nga vendlindjet hipotetike të Heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe mbretit të shqiptarëve Ahmet Zogu i Parë, më tepër se një peizazh fizik, ku vendosen ngjarjet e personazhet, i ka shërbyer autorit për të bërë edhe një lidhje të besueshme llogjike mes qumështit të trevës dhe fëmijëve të saj, mes rrezatimeve të traditës dhe ndikimit të fuqishëm të saj tek individët dhe gjithë njerëzit që banonin atje. Edhe pse Allamanët, me origjinë gjermane, sikundër pohon autori, ishin rezidentë në Mat, arritën të njësohen me të duke u bërë pjesë organike e saj. Dhe nuk kishte sesi të ndodhte ndryshe. Funksioni i qumështit dhe i shpirtit ndërthuren ndonjëherë me njeri tjetrin, sa krijojnë marrëdhënie të çuditëshme. Qëllon shpesh në jetë që në mungesë të nënës, qumështi i dados, t`i shërbejë rritjes së një fëmije po aq mirë sa ai i pari. Dhe kjo ndodhi dhe me Allamanët e natyralizuar të Kurdarisë matjane.

Për autorin Topollaj aspekti shpirtëror dhe ai fizik nuk duhen vënë në balanca të barazvlefshme në një vepër, por i duhet mëshuar më shumë të parit.

Shpendi Topollaj, duke dashur ta zhveshë plagën tipike të vrasjes mes vedi të shqiptarëve, nga mistiçizmi dhe zakonet kanunore, krijon me një thjeshtësi të habitëshme, pabesinë dhe joshjen pasurore që kishte hyrë mes tyre në shekuj. Dhe këtë ai na e jep me aq natyrshmëri e vërtetësi, sikur të jetë duke rrëfyer një ngjarje të zakonëshme. Banorët e këtyre zonave, kur nuk kishin më luftra për të bërë me turqit ose armiqtë e tjerë, s`e kishin për gjë të që të vriteshin me njeri tjetrin, shpesh edhe për një fjalë goje. Ç`qetësi markeziane, për të bindur lexuesin për vërtetësinë e një krimi që ka ndodhur a pritet të ndodhë. Ç`plasticitet mendimi e konseguencë logjike, për të pohuar ato të vërteta që nuk mund të fshihen kollaj. Kjo lloj thjeshtësie e thellësi meditimi e refleksioni nga reminishencat barbare të trashëguara nga mesjeta apo kohët pagane, i ka bërë heronjtë dhe antiheronjtë e këtij libri sa të dashur për veprimet dhe mentalitetet e tyre, aq dhe të urryer për veset, pjesë e një binomi të pazgjidhshëm autentik shqiptar, që nuk mund të ndahen nga njeri tjetri, qoftë dhe me shuarjen fizike të këtyre të fundit. Prishja e këtyre ekuilibrave, në të kundërtën, vepron mes të dy palëve në trajtën e një eksplozioni. Por a do të ishte i njejtë edhe për Allamanët e ardhur pikërisht si mjeshtra të përpunimit të barutit që nga Gjermania e largët, ky eksplozion? Patjetër! Sepse diktaturat, të parët që do të vendosnin në shnjestrën e tyre të vdekjes, janë kundërshtarët e tyre, qofshin këta edhe vetëm të mendimit, pa bërë asnjë dallim. Intelektualët dhe nacionalistët, janë si shami të kuqe që i egërsojnë gjer në trullosje demat e ndërsyer të korridës, thotë një varg i një kënge të vjetër spanjolle. Po sa e thellë do të ishte gjurma e plagëve të bririt komunist në trupin e Allamanëve të Kurdarisë? E thellë deri në kockë, do të ishte pohimi i trishtuar i historisë. Krahina e bukur e Matit me male blu, e lugina ngjyrë kafeje, me vezullime aty këtu të përrenjve e të kulmeve të shtëpive, siç e ka përshkruar shumë dekada më parë emisari anglez, Reginald Hibbert, nën pushtimin e egër komunist të Enver Hoxhës, do të kthehej në një paradhomë ferri edhe për bijtë e saj më të mirë, siç ishin Allamanët.

Zbërthimi i veprimit të mosarsyes mbi arsyen e të ashtuquajturit revolucion proletar, mbi bazat e superstrukturën e ngritur me stërmundime të një shteti të ri e të brishtë, të asaj kohe, dhe mbi konstitucionin shpirtëror të njerëzve, i kanë kushtuar autorit, faqe e faqe të tëra. Revolucionet arrijnë të shpërbëjnë racat e njerëzve të lëkundur e të dobët, është pohimi i drejtpërdrejtë i veprës. Por Allamanët ishin të gatuar nga tjetër brumë.

Në qoftëse do të shohim përputhjet mes historikes dhe asaj që tenton të ndërtojë autori i këtij libri, është e natyrshme që të ketë edhe ndonjë shpërfillje, por e parë kjo me synimet e tij, për një formë sa më të mirë artistike, kjo gjë vetëm i ka bërë mirë veprës.

Mbas rrëfimit të imtë të vendosjes së këtij fisi në Kurdari, mes peripecive që nuk dilnin nga mentaliteti i kohës, Shpendi Topollaj i lejon vetes një çast frymëmarrjeje, ç`ka edhe vetë lexuesin sikur e shlodh dhe e përgatit për dramacitetin e asaj që do të pasojë më vonë. Dashuria e Isufit me Leonelën, këtë vajzë italiane të virytëshme dhe e dashuruar sinqerisht me Shqipërinë edhe pse në kushte veçanërisht të vështira, janë pasazhe lirike me një forcë e frymë të ndjerë poetike që nuk të shlyhej lehtë nga kujtesa. Por a do të mbetej deri në fund e tillë parajsa dashurore e këtij çifti? Pikërisht këtu, fillon e nxihet qielli i ëndrrave të tyre. Lufta djallëzore politike për të marrë pushtetin me ç`do kusht e ç`do mënyrë nga ana e komunistëve, bëhet papritmas varri i kësaj dashurie. Kjo kohë nuk i duronte idealistët e atdhetarët e vërtetë të këtij vendi. Ndaj ajo përgatiste papushim kurthe pabesie. Fundi i Allamanëve, i ngjan rënies së perdes së një skene idilike teatrore, fikjes së dritave dhe largimit të trishtuar të spektatorëve nga salla. Diagramën e krijimit dhe rritjes së personalitetit të tyre, heronjtë e kësaj novele duket se e kanë arritur vetëm në sajë të respektimit të vlerave të tyre individuale, pa i lejuar ato për t`u bërë kavie ekperimentale nga interferencat negative të momentit. Ata janë aq të aftë për të kuptuar se jo ç`do pushtet, sado jetëgjatë që të jetë, nëse nuk është i aftë të shkrihet me dimensionet humane të kombit të tij, nuk mund të bëjë kurrë epokë. Edhe pse shumë gjëra kalojnë si tangent në këtë vepër, ato të lënë pas vetes shijen e keqe dhe të helmët të tymrave që digjen nga skapamentua e një kamioni rrangallë.

Merita e veprës është se ajo ka ditur mirë të na e përçojë këtë kompleks shumë dimensional të botëve në lëvizje. Historia e Allamanëve, më shumë se një histori e shkruar, është një histori e ritreguar. Duke ruajtur në thelbin e saj bërthamën njerëzore dhe observuese, brenda një qerthulli plot kontradikta e veçanësira, proza e këtij autori, vihet me tërë fuqinë e mekanizmit të saj, në funksion të këtij qëllimi, pikërisht me bollëkun e përshkrimeve dhe detajeve artistike të marra nga jeta.

Duke i hedhur një sy krijmtarisë së mëparshme të këtij autori, si romani "Mashtruesi", vëllimit me tregimet "Një njeri i çuditshëm", vërejmë se proza e tij, nuk është prozë e përshkrimit të hijes apo jehonës së mbetur, por e faktit të drejtëpërdrejtë të ndodhur, duke shmangur kështu metaforat e sforcuara dhe të tërthorta. Ai kërkon ta tërheqë lexuesin jo me truke dhe arnime eseistike të vakëta, por me prirjen për të depërtuar në brendi të burimit narrativ, me aftësinë për të fokusuar deri në "mani", ndryshimet dhe lëvizjet sado të vogla të objektit që merret në analizë.

Kjo ka bërë që funksioni narrativ i autorit, të ketë atë lloj shtrirjeje dhe përhapjeje që zotëron sirena e një anije e ndodhur në vështirësi, në hapësirën e një deti të trazuar. Sa më shumë që t`ia vësh veshin këtij SOS - i, aq më i deshifrueshëm bëhet tensioni dhe kuadrot e tmerrit që na përçojnë ato.

Krijuesit vlonjatë, dhe roli i tyre në letërsinë shqiptare

Nga Albert R. Abazi



Nëqoftëse letërsinë shqiptare të shekullit XX e cilësojmë një rrokaqiell (ndërtesë shumëkatëshe) të qytetit të mrekullueshëm të letërsisë universale,Vlorës i takon nderi të ketë katër kate, si dhe shumë dhoma të tjera të bukura, me hapësirë, me dritë e me ajër.

Katër janë shkrimtarët vlonjatë të nivelit kombëtar, pa të cilët letërsia shqipe do të ishte e e paplotë, e cunguar, pa këtë formatim harmonik që njohim sot.

Këta shkrimtarë sipërorë janë: Ali Asllani, Petro Marko e Shevqet Musaraj, që spikatën me brezin e artë të krijimit të viteve '30-të, tok me Migjenin, Lasgushin, Kutelin, Konicën, Nolin, Fishtën, Koliqin etj. I katërti është Fatos Arapi, poeti i Zvërnecit, që i përket letërsisë së pasluftës. Robert Elsie, historian i njohur i letërsisë shqiptare e cilëson F.Arapin "më të mirënjohurin ndër poetët e sotëm shqiptarë".

Shquhet publicisti aristokrat Eqrem bej Vlora (1885-1964), politikan, erudit e studiues historie, kulture dhe etnografie. Është ndër shqiptarët e parë me bibliotekë të pasur,që njihet, për kohën, ndër më të dëgjuarat dhe në Ballkan. "Kujtimet" e tij janë një vlerë e rrallë albanologjike.

Një personalitet i njohur është dhe atdhetari demokrat Halim Xhelo (1893-1937), ndër themeltarët e zjarrtë e titanikë të publicistikës letrare, ideator dhe frymë e luftës së Vlorës; është cilësuar si Abdyl Frashëri i kësaj epopeje,që gremisi perandorinë e pushtimit...

Nga Vlora është dhe i njohuri Nexhat Hakiu (1917-1978), autor i një vëllimi me poezi të gjallë e spontane, botuar më1939, në tiranë me titullin "Këngët e zambares". Për lirikat e dashurisë radhitet i dyti pas Ali Asllanit, për atë lloj vjershërimi.

Të tjerë shkrimtarë të angazhuar, por më minorë janë Isuf Luzaj; Andrea Varfi, Aleks Çaçi dhe Spiro Çomora. Një emër i paharruar për letërsinë është dhe juristi vlonjat Kudret Kokoshi( -1991, poet i hollë e përkthyes i zot, burgosur edhe nga fashistët, edhe me pas nga komunistët. Dramaturgu i talentuar Minush Jero (1933- ) nga Vlora për dramën "Njolla të murme" fitoi çmim të parë më 1968, në Festivalin Kombëtar të Teatrit, por u burgos për "mungesë të pastërtisë ideologjike". Në vitet 1970-'80 dalin në skenën letrare shqiptare emra si Fadil Zeqiri, Neshat Tozaj, Shefqet Tigani, Flora Gjondeda, Llambro Ruci, Ruzhdi Gole, Dalan Luzaj, Lefter Çipa, Kastriot Mahilaj, Maro Pasho, Irfan Bregu, Miliano Stefa, Odise Goro e Hiqmet Meçaj, i krahasueshmi në poezi me nivelin artistik të Xhevahir Spahiut, që dhe u inkurajuan si talente të reja të kohës.

Nga autorët vlonjatë janë përfaqësuar në antologjinë e letërsisë bashkëkohore shqiptare: Petro Marko, Shevqet Musaraj, Spiro Çomora, Fatos Arapi e Neshat Tozaj.

Nga Vlora evidentohen dhe pesë shkrimtarë të shquar për fëmijë: Odhise Grillo -lëvrues i madh i letërsisë moderne shqipe për fëmijë, autor i mbi 120 librave dhe fitues i 30 çmimeve të para; poeti Tasim Gjokutaj, origjinal në humorin dhe satirën e tij; Ferhat Çakërri, ose "xhaxhi Ferati", siç i thërrisnin në Vlorë mikut të Dritëroit të madh e fëmijëve të vegjël; Skënder Hasko që i sjell frymëzime të thella botës letrare fëminore;

Bardhosh Gaçe me magjinë e ëmbël të fjalës për vogëlushët,ndërkohë dhe studiues me vullnet balzakian për kulturën vlonjate e më gjerë.



Një rrymë e re letrare

Gjatë viteve 1985-1995 një rrymë e re letrare lind në Vlorë, e përfaqësuar nga Seit Seitaj,

Xhemil Lato, Albert Abazi e Qerim Skënderi. Nëqoftëse, deri atëherë njihej në nivel kombëtar Shkolla Vlonjate e Pikturës, po konturohej tashmë denjësisht Shkolla Poetike e Vlorës, (krahas shkollave të tjera, kuptohet). Ndihej, tok me shqetësimin qytetar e intelektual, aroma e së nesërmes dhe vizioni universal i poetëve të rinj, që tashmë s'ishin më të rinj e të pakët, sepse shoqëria letrare e qytetit po rritej dhe njëkohësisht ngrihej cilësisht me individualitete të dalluara për nivel artistik në veprat e tyre. Idajet Jahaj, Enrieta Sina, Eqrem Canaj Anastas Bita,Aleksandër Çipa, Hiqmet Mehmetaj, Elma Rama, Kozma Billa, Gëzim Llojdia, Astrit Xhaferi, Albana Hodo, Avni Varfi, Liljana Zoga, Astrit Hajdini, Laureta Petoshati, Ruzhdi Bajrami, Nertesi Asllani, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Myrteza Mara, Tomor Balla,Sinan Elmazi,Blerina Kotorri, Vangjel Stefa, Luto Memokondi, Leka Skëndaj, Vjollca Staro, Pajtim Xhelo, Vangjel Pici, Pelivan Bajrami, Mynyr Zyka, Kudret Mara, Pali Shtëmbari, Zyba Hysa (Bashmili), Ylli Bora, Petrit Velaj, Enver Qamo, Asqeri Llanaj, Shkëlqim Zotaj, Çlirim Hoxha, Novruz Abilekaj, Pelivan Bajrami, Ideal Muho, Petrit Qejvani, Andi Meçaj, Robert Goro, Besiana Koshena, Valbona Gaçe, Zenepe Luka, Thodhori Babe, Sokrat Habilaj, Idlir Azizi, Kristo Çipa, Neki Dredha, Kristaq Xhaho, Dionis Qirixidhi, Elisabeta Alikaj, Lavdie Çela e të tjerë emra që do të vijojnë, përbëjnë gjethet e degët e gjelbra të pemës së shëndetshme të krijimit letrar në Vlorë.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...