2011-03-11

Jeta e Re - Nr. 2 (PDF + Sqarim i gjaaaaatë)‏

http://www.letrat.eu/arkiv/jetaere_nr_2.pdf

(Ars Gratia Artis)

Unë shpesh ia kam "zënë për të madhe" Konicës, të madhit Faik Konica se përse ishte aq "arrogant", nuk e kapërtheja dot se përse ishte i tillë. Por kohët e fundit, ndoshta pakëz më shumë gjatë këtyre viteve të shtetformimit të Kosovës, çdo gjë më është kristalizuar (tamam KRISTAL). Pra tek tash vonë ia dola ta kuptoj plotësisht Konicën e ngratë.

Sqarim i gjaaaaaaatë:

Dje keni marrë në postën tuaj numrin 1 të Jeta e Re, së bashku me një koment dhe disa info rreth revistës. Bukur shumë!

Numri 2 i "Jeta e Re" qe po e merrni sot nuk është ofruar nga redaksia e kesaj reviste të shkarkohet (edhepse eshte shtypur tash e disa muaj më parë, ne v. 2010). Jo, por këtë numër, më shkrepi mendja t'jua "mundësoj" unë sepse ju (marrës të nderuar të mesazheve të mia) nuk do ta "hani" revistën, por thjesht do ta shfletoni dhe do t'i lexoni aty-këtu gjërat që ju interesojnë. Kjo është në të mirë të kulturës, apo qenkam unë gabim.

Pastaj, sepse: Ars Gratia Artis është, apo jo. Pastaj sepse një kopje elektronike është, asgjë më shumë. Askush nuk po e shet me para, askush nuk po "komercializon" gjë.
Shembet bota ta lexojme dhe ne të ngratët nëpër botë një kopje elektronike pas disa muajve të daljes?

Pse ata te "letres" kanë kaq shume frike nga ne "elektronikët", kur veç ia duan aq shumë të mirën kulturës!?

Sot po jua nis numrin 2. Në qarkullim është Nr. 3 i revistës, edhe kete numer, d.mth. numrin 3, do jua ofroj sëshpejti për shfletim ose/dhe lexim.

Sa për kuriozitet, tash kur veç jam "pezmatuar" për t'i sqaruar gjërat, një gjë ju garantoj:
më shumë njerëz (disa fish... shumëfish më shumë) do ta marrin revistën nëpërmjet "postës sime të thjesht" Ars Poetica, se sa ajo shtypet në ekzemplarët e financuar nga Ministria e Kulturës (pra me parat e taksapaguesve prej qytetarësh-lexuesish që mund të jeni ju vetë ose familjarët tuaj atje).

Është dic e ulet për një redaksi (a la kosovarçe) t'i "mjelësh" autorët, përkthyesit që janë nëpër botë duke përdorur Internetat dhe socio-veglat "moderne të tipit Facebook", ta vjelësh dhe ndihmën e Ministrisë së Kulturës duke u qarë për mungesë mjetesh, t'i manipulosh miqtë dhe ata që janë pak më të largët se miqtë por që janë "të etur për të dalë nga anonimati", ta përdorësh çdo të mirë që ta ofron Interneti për ta kompletuar "produktin tënd" prej reviste, te krekosesh si kacagjelosh kulture (art for the art's sake!! aman) - dhe në fund t'mos ua postosh sa "per lexim" atyre që fati e deshi të ndodhen shteteve të botes, me hallet e veta! Borxh nuk e ke, natyrisht që jo.

Por ti ua poston vetëm miqve (aty-ketu nëpër botë) gjoja përmes hot-mailit privat, vetëm atyre që janë konform me standardin tënd, vetem atyre qe te "ndihmuan" me ndonje perkthim etj etj etj. Por çfarë të bëjnë ata që nuk janë përkthyes për Ty, që s'të ndihmuan me ndonjë shkrim, që janë vetëm lexues të thjeshtë?
Duhet ata të lexojnë në anglisht Time Literary Supplement, apo në frëngjisht LIRE ose Le Monde des Livres? T'i përcjellin avancimet e botes dhe t'i përkthejnë gjërat për ty. Që ti pastaj t'i besh ata të FAMSHËM, në Panteonin e Letraristikës se Kosovarlushës? Kjo del pak si shumë ironike, apo si mendoni ju revistologet?!

Mirëpo kjo është filozofia dhe intelekto-diplomatizmi i revistologëve kosovarë (tamam ca "intelekto-diplomatë të Çerçillit").
Epo, ja që atyre njerëzve të cilët ju i harroni nëpër botë (kur juve ju konvenon t'i harroni) do ua postoj unë, e dashur "redaksi", shumë më shumë ekzemplarë se që juve jua mban "bytha" t'i shtypni.

D.mth. e shihni, unë nuk u pajtuakam me "ata që mjelin e vjelin" në emër të emrave të medhenj, në emër të "ars gratia artis". Më vjen keq sepse kur është fjala për Letërsinë, e gjitha është mjerim (sidomos në Kosovë, këtë e di po ashtu)... por kjo është NATYRA E VËRTETË e motivit tuaj dhe metodat për të "mbijetuar". Unë pata dëshirë që ju ta kuptoni njëherë e përgjithmonë se "Ars Gratia Artis" nuk është "brainwashing technique" e shpikur në Kosovë!

D.m.th. TROÇ, unë nuk u pajtuakam bash "100%" me mënyrën tuaj si redaksi KULTUROLOGJIKE. Shumë inteligjente kjo redaksia e juaj (dhe qindra te tjera si e juaja, në Kosovë e në Shqipëri) por ja që dhe ne "të botës, të avrupës e t'amerikes", do ia dalim disi.

E ju vazhdoni në Kosovarlushën tonë të vockël të na impresiononi e cudisni me të arrirat e "revistologjisë ars gratia artis". Aferim. Por a nuk mendoni se disa "mentalitete" duhet të ndryshohen, se është koha të bëhet ndonjë ndryshim?
Mos harroni se dhe ne ju njohim, tekefundit se bashku jemi rritur. Nga pelenat, ne kashte, kemba-zhagas dhe na u desh te ikim botes. Mos harroni, këtë mesazh timin do ta lexojnë edhe shumë njerëz që tani janë të punësuar ose shërbejnë në aparatin e shtetit Kosovar, dmth po ashtu edhe pranë Ministrinë e Kulturës nga e cila ju prisni të ju ndihmojnë me mjetet për numrat vijues.

Lexues të nderuar të këtij mesazhi, redaksia dhe revista "Jeta e Re" eshte vetëm një shembull, thjesht si shembull.
Fati e deshi që Jeta e Re të jetë instrument-shembull që shpalos anën se "ku më dhemb dhëmbi". Mua thjesht me vjen keq per vijimesine e mentaliteteve urithore, jotransparente, unë nuk i "kam shpallur luftë" një redaksie, e aq më hiç një reviste, është absolutisht nonsens te mendoje ndokush keshtusoj. Nuk ia mohoj asnjë vlerë dhe nivelin letrar-artistik, as te perzgjedhjes, përkundrazi (lexo mesazhin e meparshem timin, lidhur me kete). Nuk duhet parë gjërat të personalizuara, ma besoni lexues të nderuar, personalisht nuk kam asgjë kundër kujt.

Gjykoni ju vetë por pa u ngutur, nga tani e në të ardhmën ne kohe, për këto që shkrova sot. Uroj ta kuptoni drejt "mllefin" tim (le te them mllef, anipse nuk eshte). E di se ju që jeni nëpër botë dhe do t'më KUPTONI DREJT, madje ndoshta ndokush nga ju dhe do të "solidarizoheni" me mua, ashtu qetas, në heshtje.

Këtu e keni Nr. 2 të Jeta e Re, së shpejti do jua nis dhe Nr. 3 (numrin e fundit, aktual). Për tutje pastaj nuk di, uroj që ky shembull të mjaftojë e të mos ketë nevojë tutje për këso sqarimesh të gjaaaaaaata e për justifikime!

http://www.letrat.eu/arkiv/jetaere_nr_2.pdf

Lexim të këndshëm, e me respekt për ju
Senad  Guraziu

Riza Lahi n'mes nesh...




FLAKË NË KOSOVË

Mbytur në djersë
mu si në front
ditën - argatë
netëve – kontë.

Me kokat lart
ndarë nëpër botë,
ndër gjunjë bien
veç në një odë.

Veç dy herë japin
besën e burrit:
për ndër të nënës
dhe të flamurit!!!

* * *
"Ç' janë këta lot,
o mixha plak,
që m'i lëshon
këtu në prag?!

Unë do të shes
shtëpi e dhe
vizë e biletë
me 'to do blej.

Do bredh, do bredh
rreth botës mbanë,
nëpër Evropë,
tej oqeanit.

Të mos e shoh,
sa të jem gjallë
këtë Shqipëri,
si kalë gërdallë."

Plaku veç hesht
e qanë, e qanë
me sytë e kaltër
si oqeani:

"Njëherë kur qava
i gjithë katundi
ma uroi babën:
"Ty ta vraftë plumbi!"

Tash qaj rininë
si fukara,
e lash n' Detroit
në Ankara.

Kam pasur para
sa një sulltan,
por njerëzit thonin:
"ky ësht’ jaban!!"

Bëheshin tripe
nëpër pranverë,
"ta marrim", thonin,
këtë "stranjerin".

Shtyja vagonin
si ka i egër,
"gud, gud" e thonin
"dhe është forejnër".

Me dilte gjumi...
Oh, s'isha dhëndër
në Gjermani,
por një "auslandër"

Isha i bukur
e dorën - darë!!!
"Ella", më thonin
"more mallagaro"!!

Janë lot gëzimi...
Për Shqipëri,
sot do të bëhem
prapë djalë i ri".

"I ri? Po si?"

"Paratë që pata
i kam shpërndarë
ndër jetimore
fëmijëve shqiptarë.

S'jam rob i tyre,
- i lirë si hëna,
i pastër si
kur më tundte nëna"

"Por jo i ri!!!"
"Bëhem tani!!!



Këtu në gjoks
kam një flamur
do shkoj "atje"
ta ngul mbi gur.

Një palë pancirë
Një "kallashnik"
t'i hidhem shkjaut
përmbi çelik.

Do thërres:"Kosovë,
të erdha prapë,
kështu, qe besa
vdes mixha plak".

I ri, i fortë,
mu si kreshnik
do vdes në Junik
me "kallashnik".

Dhe përmbi varr
në qofsh shqiptar
këto dy fjalë
me gdhend me ar:

"Mallkuar qofsh
proverb latin:
"ATJE KU HA
- ATDHEU IM"!!


* * *
Nëna ime, moj, ku po shkojmë kështu?
Nata është pus, mu si pusi ynë
Lemë të pi dhe një ujë, nëna ime moj,
S'ka në botë askund si ky pusi ynë.

Do ta mbushin serbët me kufoma, nënë,
pusin tonë të ëmbël do ta mbushin cyt
me pleq, të sëmurë qe s'i mbanin këmbët
edhe me ferishte të prerë në fyt.

Aman, pusi im, laji si i lanë hoxha
laji edhe qaji me ujët si lot...
Lemë të pi te pusi për të fundit herë
nënë, te pusi ynë, si nuk ka në botë...

* * *
Planet, me dete
me shtete ndarë
ngado - veç plisa
të bardh' kosovarësh.

Oj Kosova ime
a ka burra, vallë,
të të pushkatojnë
sa jam unë gjallë?

Oj, Kosova ime
kush është ai burrë
që me grykë pushke
të mbështet për mur?

Nuk jam sua skllavi,
jam mal e çinar,
e rrëmbej bajrakun
dhe shtatë pash nën varr.

Dhe shtatë palë zinxhira
në paça në qeli,
zemra m' del prej hekurash
dhe me çifteli.

do këndoj për liri:

Mos m'i lidhni sytë
mos, more me shami
se jam zog shqiptari
jam kosovarli!!!


* * *
Fehmi, të kam ndjekur nga plumbi te plumbi
Në Kroaci, Bosnjë, ngado në ato vende.
Sot është dita e jonë, dita e dasmës sonë
të vdesim të dy, ti me dadën tënde.

Mu largoni shokë, m'i lini bombat mua!
Më lini me Fehmiun, plumba kam unë plot
Largohuni që të gjithë!!! Unë jam komandantja!!!
Nuk e bëmë dot dasmën, dasma jonë është sot!




ShËNIME PËR AUTORIN




Riza Lahi ka lind në qytetin e Shkodrës me 16 .10. 1950.





Në tetor të vitit 1970 është diplomuar pilot ushtarak, si që vazhdon edhe sot. Jeton dhe vepron në Tiranë.
Drenica Qeleshja Kosovare Poezi Dhe Tregime Nga


Ka botuar këto libra:

“ Legjenda e Zardelisë” 1985
“Kosovë e fejuara ime” 1994
“Golgota shqiptare” 1995
“Trëndofil” 1996
“ Fluturime mbi qilimin Persian” 1997
“Ikje massive” 1997
“Ledia në një natë me hën” 1995
Të shtundën në mesnatë në një pyll” roman për fëmijë 1997
“Drenica –qeleshja Kosovare” poezii 1998
“ Ëngjëlli I Monstarit”(S. Bejkër)2000
“Aventurat e rosës Monda””
Ylli që sheh mbi sheshin Skënderbej” 2001
“ Nën Hënën e Ulqinit” 2001
Vorri i Ashikut
“Trëndafila nga Tirana” 2009
Etj.

“Qënga podiumi , ende pa mbaruar  ceremonia e marrjes
                                      së dekoratës,  shqiptari shtatshkurtër , si plumb   pistolete,
                                      është sulur te vëndi   ku  derdheshin lotë…pa e çarë kokën
                      se ç’bëhej përqark  …”
- Kujt ia kam... nanën? Kujt… po iu tham? Kujt!?
       Faruk Kalleshi mbante në dorë një disk pesë kilogramësh dhe i kishte sytë si të një gladiatori në mes të arenës që kërkon gjithandej vdekje. I fliste grupit të ekspertëve që do të përçaktonin ekipin shqiptar në Kampionatin Evropian të Spanjës.
Të gjith po shihnin njëritjetrin. Ata sapo e kishin parë mjeshtrin Kalleshi të shkonte tër siguri te shtanga, ku kishte kërkuar të ishin 117,5 kilogramë. Ata kishin parë edhe sforcon krejt të jashtëzakonëshme që përjetonte ngadhnjimtari Kalleshi duke vënë shtangën fillimisht në gjoks e më pas duke e ngritur përmbi shpatulla dhe fiksuar atje ; fiksuar me një anim të tmerrshëm...
Megjithse nuk kishte dëgjua asnjëherë kësi historie, Kalleshi, i hekurt dhe gjith furi , kontrolloi vendosjen e peshave të hekurta. Nuk kishin qënë aq kilogramë sa kishte kërkuar, por 120; dhe të vendosur jo në mënyrë të barazvleftëshme...Në krye të dy ditëve
"Po  kërkote një burr i moshuem dhe nji fëmijë e unë i pyeta se ç’ka  dojshin.Gadi më ka ra pika, kur plaku tha:" Çuni jem ta ka ba nji faj, por falja".
  Faruk Kalleshi nuk e zgjati më tej investigimin e tij për këtë hjeksi të bërë pa dashje apo  me dashje. Ai po përgatitej për në Spanjë dhe, siç mendon edhe tani, skandali që dhamë në krye të tregimit, ka koinçiduar me dëshirën këmbëngulëse të  disa organizatorëve që  Kalleshi, tanimë 39 vjeçar, të mos shkonte në grupin përfaqësues të shqiptarve. 
  Në Spanjë, Faruk Kalleshi nga Shqipëria, ka zënë vëndin e pestë në Evropë dhe ka qënë sportisti më i vjetër nga të gjith pjesmarrësit. Që andej, trajneri Ferit Berberi do të njoftonte në Shqipëri me entuziazëm për figurën spektakolare të veteranit;edhe këtë herë.
  Pas një muaji e gjysëm u organizua spartakiada kombëtare. Kalleshi , si mori pesë medalje të arta edhe këtë radhë, njoftoi se do ta linte sportin.Vendimin e kishte të patundur, megjith kërkesat për të mos nxituar , për të mos e lënë tani, deri edhe nga titullarët e Shkodrës së asaj kohe.
Përpara se të merrte pjesë në mbrëmjen e tij të lamtumirës, Faruku kishte përgatitur atë që do ta zëvëndësonte. Duke e treguar Genc Barkiçin nga kolegu i tij i ekstremit të peshës, Asim Belinovi,  i ka thërritur: " Asim! E kam gjetë xevendsin tem, po ti, a e ke gjetë tandin? Kqyr ku e kam unë temin!"
Kalleshi, i paduruar nga zvarritjet burokratike, e kishte zgjidhur fët e fët problemin e trajtimit me ushqim special të "...xevendsit tem... xevendsit të Faruk Kalleshit". Djaloshi "i tij " nuk duhej të ndalonte  asnjë sekond për sulmin drejt majave dhe për këtë duhej ushqim. " Ushqimin e Faruk Kalleshit ka me e hangër  ky qi ka me ia msye famës së Faruk Kalleshit!", bërtiti ai në një mëngjes në mencën e klubit, ku  ai ishte në forcë deri në fundin e vitit. Bërtiti me të madhe, qeshi me të madhe, sajoi një bejte gazmore duke e deklamuar me të madhe,dhe nuk u pa më kurr ulur në ndonjë prej tavolinave në pritje të kamarjeres.. " Bile, a e din ça kam ba? Kam shkue e kam marrë listen e bordorosë së KSVllaznia. Të tanë emnave qi kanë  kenë në listë - guzhinjera, kamarrjera, karrocjeri, roja, arkatarja...Të tanve, pra, nj ky Faruk Kalleshi; nji ky qi po të çan kryet tuj të diftue jeten e vet, iu ka dhanë ka ‘i peshqesh të thejshtë: dikujt një stilolaps, dikujt nji paketë cingare të jashtme...dikujt..."
Kështu - në vitin 1984, në moshën 39 vjeçare, fituesi i  116 medaljeve, shtangisti që e ka nisur karrjerën dhe e ka mbyllur duke qënë kampion i Shqipërisë për të 21 vitet -  e ka lënë sportin e betejave në shtangë  Mjeshtri i Madh i Punës  Faruk Kalleshi.
SULMI PËR TË THYER REKORDIN E RRUZULLIT
Me dt 8 korrik të viti 1970 Pallati i Sportit në Shkodër - më parë një kishë hijerëndë -   në vënd të kapacitetit të tij maksimal  prej 2500 vendesh, kishte rreth 5000 spektatorë.
Ishte një ngjarje e pazakontë, jo vetëm për qytetin, por për krejt atdheun…
“ Në  palestrën e Shkodrës, një ditë unë u thashë të më vejshin 115 kile .M'i vunë e i çova. Rekordi botnor mbahej prej nji rusit qi e kishte emnin Genatov. Ai kishte mbërritë deri te 112.5 kilet. I  provova edhe nja dy herë të tjera 115 kilet. S’ kishte kenë  rastësi. Drejtuesit e "Vllaznisë" e të tanë qytetit  fluturojshin. Nami mori dhenë. U njoftue urgjntisht Federata Botërore e Peshngritjes se në Shqipni ishte një pretendent për thyemje të kampionit të botës. Nuk pushojshin shkoepejat ( vajtjeardhjet ) te vetë; te nji ky Faruk njitu. Ma plotsojshin çfardo dëshiret që të thojshe. Po më mbajshin si edhin në dërrasë. Vetë Sekretari i   K.P. Shkodrës Muho Asllani vite përditë në palestër e më thote se unë isha tuj i ba nji nder të madh Atdhuet e qytetit. Më thote se  ky nder i vinte Shqipërisë nga qyteti i saj i vjetër i traditës. Mirëpo…”
 Ditën e përpjekjes për sulmin mbi rekordin e botës, kanë qënë dy njerëz që kanë qënë të shokuar; dy njerëz të shokuar, kur të gjith valavitnin entuziazmin në kupën e qiellit. Që të gjith Shkodranët, që të gjith sportistët, që të gjith shqiptarët...Por, vetëm dy prej kësaj rrokopuje gazmore popullore ishin të shokuar...Po kush?...
 Faruk Kalleshi i ditlindjes 6.12.1945 ishte vëllai i tretë i të katër vëllezërve, Shabanit, Fuatit dhe Astritit dhe, me trup e me forcë sikur i kishte këputur kokën të atit të tyre, Xhemalit. " Unë i kam gja babës shumë. I shkurtë , si aj, nevrik e shumë i ndershëm, si aj, por aj ka kenë edhe ma i fortë se vetë".
Shoferi Xhemal Kalleshi, edhe nga fakti që rrinte tër kohës në timon - në atë kohë edhe ca më vonë, përgjithsisht në kohën e komunizmit, klasa e shoferëve shqiptarë ka punuar jashtëzakonisht shumë dhe në kushte nga më të rrezikshmet - edhe se nuk ishte traditë për t'i përkëdhelur shumë fëmijët, ja që nuk u kishte treguar fëmijëve një të fshehtë. Që edhe ai qe marrë me shtangë…
   …Njeriu që sulmonte kurorën e botës  në moshën  njëzetepesë vjeç, e kishte filluar sportin qysh kërthinjë dhe jo pak  në dëm të librave.
" Dëgjoni , nanë! Djali juaj, Faruku - jam mësuesi i tij i letërsisë në klasën e pestë - asht shumë inteligjent, por nuk kap libra me dorë" - i tha një ditë nënës së Kalleshit, Adiles, mësuesi Gjush Darragiati, që ishte edhe titullar në simfoninë muzikore të qytetit.
Nëna, sigurisht që i foli djalit, por nuk i tregoi të shoqit krejt shqetësimin e saj, se mos ai nxehej dhe ia jepte harrakatiti të dy veshët në dorë. Mirëpo..."Harrakati " papritur bëhet i njohur jo vetëm në gjith qytetin, por më tej. Ai caktohet në skuadrën përfaqësuese të pionierëve Shkodranë në spartakiadën kombëtare futbollistike të fëmijëve të vëndit. Madje - në sulm. Madje në krahun tjetër nga sulmonte “as” i ardhshëm Medin Zhega.
Kalleshi, kur ka qënë në kulmin e karrjerës shtangastike, ka provuar të bëjë një garë fort çuditëshme. Duke vënë bast, madje, me të qerasur. Gara ka qënë: Të bënin një duel basketbolli, ai, njeri më i shkurtër i KS Vllaznia, me njeriun më të gjatë të atij klubi që, kuptohet, ishte basketbollist. " Ka kenë lezet i madh. Ndeshjen e e organizuen Paulin Ndoja me Zef  Gjonin. Ia kena nisë  prej "personalave"....
...SULM TE REKORDI I BOTËS…DY NJERËZ TË SHOKUAR NË MASIVIN E SHQIPTARËVE QË BUÇASIN
    Harrakatin e Xhemal Efendisë nisi ta tërhiqte cirku. Kaq bukur ishte atje - spektatorë plot, duartrokitje - plot, por...edhe 150 lekë për çdo ndeshje...nuk ishte aspak keq. Mirëpo Faruk Kalleshi  u largua që andej nga grishjet e trajnerit i peshngritës Niazi Bushati…
 “…"Po ti e ke pasë edhe babën peshngritës. Bile kampion të vëndit; popo, në vitin 1951, në peshën e parë”"Unë  nuk po u besoshe veshëve dhe, sa u ktheva në shtëpi, pyeta nanën e më tha se,  po".
 Në moshën 19 vjeçare, vetëm një muaj e gjysëm si kishte nisur stërvitjen, i rreshtuar pakthyeshmërisht në barrikadën e shtagës, në kampionatin kombëtar të të rriturve në Berat, Kalleshi theu befasisht, katër  rekorde kombëtare, duke i treguar nënës në shtëpi 6000 lekët e fituara si shpërblim ...
Tani, pas gjashtë viteve, kur kishte fituar rregullisht vënde të para gjithmonë dhe kishte thyer sa e sa rekorde, po vinte puna të thyente rekordin e botës në pesë kilogram për stilin e "forcës". Pesha e lehtë e shtangës Kalleshi, do të ngrinte pesë kilogram më tepër se kampioni aktual botëror dhe shteti kishte marrë që të gjitha masat që gjithçka të filmohej dhe të ishte saktësisht e dokumentuar.
" Vetë Muho Asllani, vite me më pa në stërvitje dhe unë e kisha çue peshen në fjalë disa herë edhe përpara syve të tij…Kur erdhi dita…ajo ditë kishte pa kenë dita e qahmetit për mue. Pallati i sportit – dëng. Juria ndërkombëtare atje. Muho Asllani më shtërngoi dorën për herë të fundit para ndeshjes. Hyna  tanë emocione. Si rezultat i mobilizimit të tepërt, unë dështova. Mujta me çue vetëm 107 kilogram. ... Që të trija përpjekjet - pa sukses. “Uuuu" – më bucisnin veshët prej keqardhjes së tifozave. Ika në shtëpi në kulmin e dishpërimit. Kishe pësue nji kolpo psikologjike...E kam marrë vedin mbas nja gjashtë muejsh…Ajo datë, 8 korriku 1970, përban ditën  ma të randë sportive në jetën teme… “
 Ka njerëz që humbasin pikë nga mobilizimi i tepërt. Dikush duhej të kishte bërë një punë "extra" me djaloshin 25 vjeçar; një përgatitje psikologjike ndaj atij karakteri aq sensibël prej fjalës dhe prej "shoqnisë". Sikur të kish qënë paksa më shumë “moskokcarës” atë dite, kalleshi do të kish arritur e arritur pa asnjë dyshim rezultatin që e kishin parë kushedi se sa njerëz gjatë provave. Kish patur një ngarkesë të tmerrshme psikologjike. Kjo, edhe  nga vëmëndja e entuziazmi i drejtuesve të shtetit të izoluar komunist që valaviste flamurin e fanarit të botës. Ja tek ishte një shëmbull konkret i këtij "fanari" - një thyers i rekordit në shkallë rruzulli.  
 Po...Kush ka qënë personi tjetër i shokuar i asaj  dite korriku?
Ka qënë njeriu që e kishte Faruk Kalleshin qënien më të dashur në botë. Ky njeri atë ditë i lutej zotit - se ishte edhe fetare - që Faruku i saj të mos e thyente rekordin e botës. Atëherë ai nuk do të ishte më i saji; vetëm i saji, siç kish qënë deri tani. Do t'i largohej nga gjiri  siç largohet një gardalinë pylli për të mos u kthyer më.
 Kur salla uturinte "Faruku - Faruku" ajo qante. Kur salla bëri herën e parë "Uuuuu" ajo pushoi së qari. Salla nisi të buçiste sërish. Ishte prova e dytë. Faruku i saj do të sulej sërish drejt ëndërrrës së tij të kaq e kaq kohëve. Në emër të kësaj ëndërre, askush nuk e dinte se Faruk Kalleshi, një natë më përë, kishte bërë gjumë të trazuar. Tani ai po bënte provën e dytë dhe ajo pushoi së luturi. Fundja, le të realizohej dëshira e tij . Ishte treguar vërtetë egoiste.  Ani. Ajo do ta pranonte...Ja, a nuk ishte duke e pranuar? këtë, pra, sakrificën e saj të dashurisë? Le t'i ikte pullumbi nga pylli i shpirtit të saj, nga supi i saj ku qëndronte si melek mbrojtës, e le të bëhej i të gjithve. Le të fluturonte gjithandej. Ai do të vinte sërish te ajo; nuk ishte si gardalina e pyllit.
Kur dështoi edhe përpjekja e tretë, njeriu në fjalë mori frymë thellë dhe , atë natë, nisi ta përkëdhelte si rrallë ndonjëherë.  E përkëdhelte dhe qeshte ndërsa ai përpiqej ta largonte duke dështuar në të gjitha herët për të qeshur qoftë vetëm një herë për hatër të saj.
Ky njeri ishte e shoqja...Liliana.
                                                       LILIANA
I dashuruar me akrobaten e njohur shumë, Liliana Paci, dy herë laurante e çmimit të Republikës, Kalleshi vazhdon t'ia hedhë sytë edhe sot e kësaj dite asaj, siç ia hedhë sytë strehës së tij dhe intime  një luftëtar  profesionist pasi është kthyer nga përleshja e fundit. Strehës ku rri shqipja e tij besnike dhe pak e sertë, së cilës i bindet si një vogëlush, përjashtuar "nji pesë minutshit qi ma dijnë të tanë e më hapin rrugë". Kalleshi , duke u marrë "nga pak me tregëti", ka mundur të sigurojë paisjet e një qëndre estetike e të dobësimit, ku  vetë shkon nganjëherë , si “macja te komshinjtë”. Atje punojnë ish akrobatja, e shoqja, Liliana, para, dhe e bija. Por shkojnë vetëm gra. Dhe Faruk Kalleshi i sporteve luftëtare, ende vazhdon të qëndrojë larg  botës femërore, nga e cila e adhuron të shoqen edhe sot, si në muajt pranverorë të  fejesës.
   Kush ka dëshirë - veçse një herë në javë -  të hajë krap shkodre jahni që e gatuan më mirë se askush në Tiranë Liliana, nusja e Farukut, e ka krejt të thjeshtë. Mjafton të shkojë ditë të premteve pasdreke në Lundër… ku zhvillohen ndeshje futbolli amatorësh, dhe … atje, Faruku, do të ketë marrë me vete patjetër tavën me krap. E ka enkas  vetëm për miq e mysafirë. Kështu…ju, amatorët e peshkut special dhe të sportit… Me këtë rast do të kënaqeni , përveçse me atë peshk që lë thonjtë në të, por , patjetër, edhe  me historitë e bukura dhe të pafundëta që tregon i zoti i tavës Shkodrane të krapit e që rri në krye të  vëndit; të gjitha historitë - vetëm me sportin. Për të paguar? Për të paguar , the? Oho, i dashur mik. Ty, të lumshin këmbët që ke marrë mundimin e ke  ardhur gjer  në Lundër  në këtë orë të vonë të pasdrekes, kurse,  për një kurm krap jahni shkodre e për një gotë birrë a "venë", çka të don ty “njaj zog qefit”, ka menduar tjera kush. Xhepi i Faruk Kalleshit nuk shterron kurr…   
 Në një kafene të Tiranës, mëngjeseve mblidhen një grup Shkodranësh e kënaqen duke pirë kafe e duke treguar qyfyre para se të nisin punën. Në krye të kësaj tavoline qëndron gjithmonë "Babushi", apo  Fetah Laçej dhe, kur nuk vjen ai, asnjeri nuk ulet te karrigia e tij. Kur ka ndonjë arritje spektakolare - tanimë si trajner, Kalleshi, nuk e shijon si duhet harenë e fitores, ashtu si edhe nuk hahet vetëm tava e krapit. Ai shkon dhe paraqitet te tavolina e Shkodranëve, ku mbretëron parimi i rreptë fort i qytetarëve Shkodranë  - ai i  barazisë absolute në tavolinë - pret sa të vijë edhe "babushi", poqese nuk ka ardhur ende, dhe u tregon për fitoren e radhës apo për ndonjë emision të ardhshëm televiziv. Dhe...kuptohet që kafetë, atë ditë, ndrysh nga të përditshmet , sigurisht që i ka Kalleshi, duke porositë që të "mos na e nxej  kryet kush, se du me i pague vetë!"
  Edhe ngacmimin e parë për të shkruar këtë libër, e kemi marrë nga ky dashnor i medias, me të cili unë jam konsultuar në shumicën e rasteve. 
 …Në vitin 2000, Faruk Kalleshi u dekorua nga Presidenti i vëndit me urdhërin "Mjeshtri i Madh i Punës", urdhër të cilin e mban, nga të gjith sportistët shqiptar , vetëm një tjetër sportist - Mjeshtri i shahut , dursaku Fatos Muça.Ishte propozim i përbashkët i KS Vllaznia dhe atij "Partizani".Faruk Kalleshi atë ditë mbushi 55 vjet. Është një kasetë ku është inçizuar gjithçka nga ajo festë buçitëse që u organizua në Tiranë. Kalleshi e ruan atë si një hajmali. Ai, megjithatë, pra, megjith kundërshtimet tona që të mos e nxirrte nga shtëpia, atë gjë aq të shtrenjtë na e dha për ta dëgjuar dy netë. Këtë - në emër të librit që e kemi, ja, përpara. Kalleshi është njeri shumë i ndjeshëm ndaj medias, ku ai ka mjaft miq.  
      Nëpër atë vëpë kishin ardhur shumë njerëz nga Shkodra në Tiranë. Mes tyre, edhe mjeshtri - xhongler i basketbollit - Renato Radoja, trajneri i boksierëve Shkodranë Zef Gjoni apo deri edhe bejtexhiu i njohur Isa Teli që improvizoi edhe këtë varg  kushtuar të zotit të ziafetit:
"Qumshti i nanës të qoftë hallall
Se ke mbetë në histori
Njëzetënji vjet me rradhë
S'ke lanë gjel me këndue n'Shqipni".
Nga kaseta që na besoi Kalleshi, kemi shkëputur disa thënie për të dhe…
Edhe  një zë të përlotur. Zef Gjoni : " Faruku a niri i parë i sporteve sporteve tona qi ka çue flamurin shqiptar jashtë Shqipnisë".
Besnik Dizdari, gazetari më i njohur sportiv i vëndit : " Faruk Kalleshi asht themeluesi i peshngritjes moderne shqiptare...Kalleshi, me mjeshtrin tjetër, Ymer Pampuri i thanë Evropës se Shqipnia e vogël dhe e vorfën ka shtangista të niveleve botnore"
Zyhdi Mazrreku, ish trajneri i ekipit kombëtar: " Sa pikë na nepte Faruk Kalleshi, njaqe pikë merrte tanë ekipi kombtar".
Osman Mula, kompozitor, instrumentist dhe regjisor i njohur :" Jam i lumtun sot. Faruk Kalleshi mbeti të tanë jetën shoku i ngushtë i Fatosit tem  ( Fatos Mula, gjimnast me perspektivë, por që u aksidentua keq qysh në rininë e tij të parë - RL)
Hysen Sharra, mjeshtër i madh i boksimit e qejfli i madh këngësh :" Rrallë gjen një njeri kaq të shoqrueshëm, që hidhet në flakë për shokët  dhe kaq zemërbardhë".
Muhamet Pata, mjeshtër i madh i basketbollit shqiptar, ashik i njohur vallesh : " Faruku është shumë i madh. Ai po na ngrë të gjithve me një gisht"
Renato Radoja :" Kam udhëtu prej Shkodret në tanë këtë vapë vetëm për nji këtë ditë të shtrenjtë të Faruk Kalleshit"
Hysen Cenaj, mjeshtër i shtangës, vlonjati i ri që ka konkuruar në të njëjtën peshë me Kalleshin në "evropianin" e Spanjës, ku Faruku i  ka dhënë një ndihmë shëndetësore shumë të çmuar atje:" Kur unë kam thyer rekordin në Shkodër, të vetmit njerëz që më kanë uruar të parët atje, kanë qënë Faruku me të shoqen. Faruk Kalleshi ka qënë për mua shok, mik, vëlla dhe unë, pa ndihmën e tij, nuk do të isha bërë sportist. Shtangist si Faruk Kalleshi i vjen Shqipërisë një herë në shekull".
Shaban Kalleshi, vëllai i Farukut:" Askush nuk ia di sa unë përpjekjet, vullnetin, regjimin, punën egërsisht lodhëse për me  mbërritë majat që ai ka arritë".
Mentor Nazarko, përfaqësuesi i presidencës: " Faruk Kalleshi është një sportist që e ka vendosur Shqipërinë tonë në podiumet e nderit".
Anita Kalleshi, vajza e Farukut, ekonomiste dhe linguiste: " Nana jeme ka kenë hysmeqare e vërtetë e babës tem. Baba jem ka pasë shumë fat që ka pasë për bashkëshorte një grua si nana jeme".
Po Liliana Kalleshi?...Ja se ç'kishte të inçizuar  kaseta:
" Unë kam kenë ndër duart e Farukut qysh nandë vjeçe. Sot asht dita ma e lumtun e jetës teme"…Dhe… të qara me ngashërim.
                                           
                                      MES PILOTËVE GJUAJTËS    
       
Rasti e solli që  të shkonte  për ca kohë , që nga KSPartizani, në repartin ushtarak, ku figuronte prej kohësh emri i rekrutit "Faruk Kalleshi"…
… Me 6 maj 1967 në vëndin tonë  ka ndodhur një skandal sportiv që nuk u pa më kurr, as në komunizëm e as në demokraci. Plasi grushti në stadium gjatë një ndeshjeje futbolli mes "Partizanit" dhe "17 Nëntorit". Petrit Dume, Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë dhe gjeneral, që bënte ligjin dhe në klubin e ushtrisë, dhe urdhër që të gjith rekrutët të shkonin atje ku i kishin emrat e muajve të stërvitjes vetmore. Pas një viti e gjysëm - Kalleshi u ndodh në Qytetin Stalin, Kuçovën e sotme, ku ishte njëra nga dy bazat më të forta të flotës luftarake ajrore të vëndit. Njeriu – legjendë, që do të thyente se s'bën në çdo ndeshje rekorde kombëtare Faruk Kalleshi, ja tek kishte ardhur në repart; oficeri Shkodran Esat Rrjolli e futi menjëherë në forcë te menca e pilotëve.
Pak si me turp, tanimë i veshur ushtar shërbimi  pasi kishte kaluar një vit e gjysëm të artë në KSPartizani, Kalleshi gjuante të futej në mencë pasi të kishin ngrënë bukë pilotët; kjo dy ditët e para. Më pas, e pa veten duke e tërhequr plot hare dy gjujatës të shkurtër , si ai, të qeshur, si ai, dhe sportistë të mrekullueshëm, siç duhej të ishin të gjithë pilotët. Ishin gjuajtësit Agim Vodopi dhe Allaman Isaku.; njëri Shkodran e tjetri Dibran. Ja , edhe një tjetër,ca buçko e pak tureçkan por që qeshte, edhe ai, menjëherë, që quhej Bardhyl Taçi.
Pilotët tani kërkonin secili kush ta kishte në tavolinën e tij Kalleshin, që tregonte historira sporti, barsoleta dhe bënte bejta.
Komandanti i regjimentit ishte një burr i gjatë e i javashtë, plot pyetje kureshtare dhe që nuk kishte pikë dëshire të fliste për veten e tij. Quhej  Fari Bubsi. Ai kënaqej me ngjarjet që i tregonte ushtari i palodhur po që kishte thyer tër ata rekorde kombëtare ( Që nga viti  1965 deri në 1968, Kalleshi ka thyer 38 rekorde kombëtare të peshngritjes dhe kishte ardhur ushtar me 19  rekorde kombëtare të thyera me fanelën e "Vllaznisë" - RL).
Një ditë prej ditësh Kalleshi u ndodh ngushtë. Ndërsa po hanin mëngjes, befas, u dha "alarm" dhe pilotët lanë bukën përgjysëm e u sulen nga menca për dere e jashtë ; drejt te aeroplanët e në ajër…
 Faruku, që  ishte mësuar të ishte  ngado i pari, këtë radhë kishte vetëm një mundësi kontributi - të mos bënte asgjë. Vetëm të shikonte se si shokët e tij të rinj morën qiellin.
Njëri prej tyre po vinte pingul mbi aerodrom. Kalleshi trim u frikësua keq nga tmerri i vdekjes së lemeritëshme të dikujt. Por, piloti, në momentin fundit të  takimit me tokën, si iu duk atij, mori vrik përpjetë dhe u kthey përsëri, i pangopur, drejt pistës sërish.
"Është komandant Fariu", i pëshëpriti dikush.
Vërtetë kish qënë Fari Bubsi.  Ai, si mbaroi stërvitja, e thirri të vinte në zyrë. Atje e pyeti nëse ia kishin plotësuar kushtet që ta mos binte assesi nga forma sportive....
Pas dhjetë ditëve, Kalleshi mori kurajon të vente vetë te "Komandant Fariu" në zyrë.
" Komandant Fariu! Ka gara. Po më dhatë ju leje, unë marr pjesë; po s'më dhatë, jo!"
" Po, mirë, o Faruk, a ta merr mëndja të thyesh ndonjë rekord?", buzëqeshi Fari Bubsi.
" Jo nji, por katër rrekorde t’i thyen nji ky Faruk!"
"Ashtuuuu? Mirë, atëherë. Po të jap makinën time të shkosh sa më parë...Dale të marr në telefon...Alo? Eja menjëherë!...Po vjen tani. Ik e merr fletlejen te Shefi i Shtabit...Nisu!"
   Pas një muaj leje, ndërkohë,  gjeneral Dumja e kish kthyer urdhërin e çuditshëm që kish dhënë pa përjashtim për të gjith efektivin.. Megjithatë, heroi i tregimit tonë, aq kujtime të pashlyeshme kishte prej repartit të pilotëve, saqë, kur ishte puna pas nja tre muajsh që ishte spartakiada e ushtrisë, ai u kthye në repartin në fjalë për të ndihmuar ekipin  e   herojve të qiellit, të cilët e kishin pritur dhe përcjellur atë si hero.
   Bëhej spartakiada e ushtrisë dhe "ushtari" i repartit N, Kalleshi, do të konkuronte për Mbrojtjen Kundërajrore. Jo vetëm kaq. Ai do të merrej edhe me stërvitjen e ekipit të ushtarve konkurues, gjë që Shkodrani e kishte me fort qejf. Ndërkohë, në mencën e pilotëve, jo rrallë, "Kolonel Fari Bubsi" e ftonte të ulej në tavolinë. Bubsi kënaqej duke dëgjuar historitë sportive të Kalleshit që aq - e bukur i tregonte ; nuk ishin asgjë para tyre historitë me fluturime që Fariun nuk e çudisnin më…
Kur...Një fonogram urgjent. Në Tiranë do të bëhej takimi i "më të mirëve". Fari Bubsi i mirë e pyeti Kalleshin e shkurtër sa gjysma e trupit të tij dhe që me siguri se do ta mbante fjalën për ta nxjerrë kampion repartin, se, mund të nisej edhe me “xhipsin” e tij. Kalleshi refuzoi me fisnikëri dhe , i përcjellë nga sytë e pilotëve të regjimentit, si një rrakel  peri që rrokolliset, me vrap, u gjënd te "Ura Vajgurore" për ndonjë makinë për Tiranë.
Eh!...Sikur ta kish ditur Bubsi zemërbardhë se sa do të hiqte për të shkuar në atë ndeshje Faruk Kalleshi që iu kishte fituar zemrën pilotëve!
  " Kur mërrita në Durrës, shoferi më tha se njaty do t'u ndalte; unë ia thera në pikë të vrapit për te stacioni i trenit për në Tiranë. Mirpo treni kishte ikë, qe errë krejt dhe nuk kishte pasha nji dritë makine qi me u ndalë e me më marrë mu... Afër stacionit të trenit më xuni syni nji makinë me targë shkodret; ishte me rimorkio. Kishte shkue nja dhetë e kusur sahati e po më vite për gjumë. Gjeta nji dyqan hapë e bleva me hangër e hangra sa u zhdema. Mandej pashë me kujdes në kabinën e makinës. Atje ishte shoferi qi po flete. Me siguri asht ndonji shoku i babës, thashë edhe, fiu, nji t'i hypë rimorkios përsipër, nji t'u strukë dikund njaty te cepi e ..vetëm kur më dul gjumi tuj u dridhë prej të ftoftit. Ndejta njashtu ...veçse kur më ka kapë dikush lehtë prej krahut. Kur çila sytë - tuj qeshë, ishte shoferi. Qesha edhe vetë e  diftova se dojshe me shkue në Tiranë e se njatë ditë kishe me ba gara.  Shoferi kishte kenë Met Xhaferi, lagjeli i joni e shoku i babës. Më bani për pesë lekë pse nuk kishe shkue me fjetë edhe unë në kabinë "Po ty Allahu ty marroftë, po pse more nuk më the se je i biri i Xhemal  Kalleshit? Si, more, ke fjetë mbramë nëpër dru , jashtë"? -  dhe futi dorën në xhep me më dhanë pare, por unë pare kishe...Me trenin  e nadjes mbërrita në Tiranë e drejt te Ali Kastrati.  Ama, ishe i lodhun e i pjerdhun krejt. Alia më tha me ba shpejteshpjet nji dush të xetë, më bani mesazh vetë, më vuni  me fjetë e më tha mos me lujtë prej atje derisa të vite me më çue aj vetë. Ehhh, kur më ka çue prej gjumit - unë ishe gjeth. Atë mbasdite theva katër rekorde"…
Gazeta "Sporti Shqiptar"`10.05
Këtu gjënden rezultatet e një ankete të veçantë, të bërë vetëm një herë. Për një periudhë gjashtë mujore, u bë një diskutim popullor mbarkombëtar, se cilët kanë qënë sportistët më të mirë shqiptar nga viti 1957 deri 1997. Cilët ishin dhjetë më të mirët e konsideruar "të shekullit"? Ja disa nga ç'rezultoi prej anketës:
Agim Fagu    457 pikë
Ela Tase         421 pikë
Panajot Pano 410 pikë
F.Kalleshi       243 pikë
      Ja pikët që kanë marrë disa prej sportistëve aq shumë të njohur në publik gjatë asaj ankete popullore:                         Pirro Dhima   126
Sabah Bizi     76 pikë
Ymer Pampuri 52 pikë
Luan Shabani  ( që u bë kampion bote veshur ndër uniformat greke) 16 pikë
Ylvi Pustina  8 pikë
Perlat Musta 8 pikë
  
 KRYEMINISTRI KOMUNIST PRET SPORTISTIN QË BËRI TË KËNDOHEJ HYMNI KOMBËTAR I SHQIPËRISË SË IZOLUAR
Turqia festonte 100 vjetorin e lindjes së themeluesit të Turqisë moderne dhe të fiksuarin si "reformatorin më të madh të të gjitha kohrave", Mustafa Qemal Ataturkut, fotografia e të cilit ndodhet, në krah të presidentit aktualë, në cilëndo zyrë shtetrore turke.
Në kuadrin e kësaj ceremonie mbarkombëtare turke, ishte edhe një aktivitet sportiv mbarevropian. "Arnautistani" kishte nisur edhe një ekip, mes të cilëve edhe heroi ynë, emrin e të cilit e shqiptonin fare lehtë,me hare dhe brohori tër spektatorët. "Faruku - Faruku " ia nisën të parët kosovarët spektatorë, të pasuar nga koralja me gjak turk.Pas tri medaljeve të florinjta të Kalleshit, në atë maj të vitit 1981 dhe kur të gjitha njuzet e rruzullit flisnin për demonstratat e fuqishme në Prishtinë dhe shtypjen e tyre me tankse nga pushteti i dhunshëm i Beogradit, përmes altoporlanteve të Ankarasë shpërtheu hymni ynë kombëtar. Kjo, për nder të fituesit të tri medaljeve i cili vinte nga "Arnautistani".
  Duke qeshur me nostalgji, Kalleshi kujton se kushedi se sa kosovari e kërkonin për ta takuar te hoteli; shumica prej tyre me dhurata në duar , por që ai i refuzoi të gjitha. Me siguri që, po të mos i kishte refuzuar, ai, si të kishte mbajtur ndonjë suvenir për vete dhe familjen, të tjerat do t'ua kishte dhuruar shokëve të tij të panumurt që e vënë kurdoherë në krye të tavolinës dhe kënaqen duke dëgjuar historitë e tija të bukura e që kanë lidhje vetëm me sportin dhe, zakonisht, kuptohet, vetëm me një kryeprotogonist...
Faruk Kalleshi kishte fituar deri në atë kohë jo pak medalje ari. Për shëmbëll, katër copë në  Spartakiadën tonë kombëtare të 1969 ; në vitin 1974 - tri copë; në vitin 1979 - një ari e dy argjenti; tri medalje ari të tjera do t'i fitonte në vitin 1984, por si shija e atyre të trijave për 'të, është e papërsëritshme.
Sapo u kthye në atdhe, e njofutuan se e kërkonte kryeministri në një takim të posaçëm. Ai e shikonte veten me modesti para pasqyrës, ndërsa Liliana po përcaktonte veshjen e veçantë që duhej të kishte fitimtari shqiptar në folenë e "Portës së Lartë" të dikurshme.
Veç kryeministrit Çarçani, zv. kryeministrit Myftiu dhe ministres së kulturës  Cami, me Kalleshin ndodhej edhe kryeredaktori i gazetës sportive , Agim Korbi.Këtë radhë Kalleshi iu përgjigj pyetjeve shkurt dhe me emocione, ndrysh nga  Korbi që  bilbilonte. Gjithsesi, shtangistit iu zgjidh goja kur nisi të fliste për entuziazmin e kosovarëve dhe për lumturinë e papërshkruar të personelit të ambasadës sonë atje. " Ambasadori Gjylani Shehu, më ka respektue shumë, shoku kryeministër. Ai më ka shëtitë gjithandej me makinën e tij".
  Në vitin 1984, është bërë  spartakiada e pestë  kombëtare me rastin e 40 vjetorit të çlirimit. Një kuadrat i madh dhe i vetëm miks, nga të gjitha llojet e sporteve, parakaloi përpara tribunës qëndrore, ku kishte ardhur për të parë dhe drejtuesi absolut i shtetit komunist. I habitur, Enver Hoxha  ka pyetur njerëzit në krah:" More, po kush është ai shtatshkurtër që prin në krye të sportistëve? Të tëra ato medalje, të tijat janë?"
 
            NË VËND TË HEKURAVE SHTËRNGON ZEMRËN E TIJ  
  
Një poet i yni shkruan  se, me një eshtër nga gjoksi i vet, do të sulej si me bajonetë.
Pasionant dhe i rrëmbyer, Kalleshi  është sulur tër jetës rekordeve, si me armën që përmënd poeti. Në një rast, në vitin 1976, ai ka zënë të njëjtin vënd në Evropë, si në vitin 1972 - të katërtin.
Faruk Kalleshi kënaqet me rezultatet e shokëve njësoj si me të tijat.Të gjith e kanë provuar ndihmën e tij si prej vëllai dhe, normal, atij i bëhet qejfi fort kur ia kujtojnë këtë ndihmë. Për një periudhë tetë vjeçare, ai ka drejtuar  inspektimin e sporteve të rënda në Shkodër duke u bërë copash për të mos humbur talentet. Në qytetin tonë  gjenë me shumicë nga ajo kategori njerëzish që shtyhen për të tjerët me të tëra potencialet e veta e duke rrezikuar gjithçka. Edhe në Labëri, po ashtu. Në të vërtetë, ky përbën një prej tipareve të bukura të popullit tonë.
Kalleshin e pritnin dhe e përcillnin personalitete nga më të lartët e vëndit, por ai nuk mund ta ulte veten t'u kërkonte asnjërit prej tyre ndonjë privilegj personal. Gjith kredinë e fituar - vetëm për dashurinë e tij - shtangën. Me kërkesën time, sigurisht,  pa e përsëritur  dy herë atë, ai më tregoi disa raste se si ka ndihmuar asisoj.
" Tefë Thaçi ka kenë alamet shtangistit, por e kishte biografinë e keqe. Unë ndërhyna e aj e bani nji rrugë jashtë - shkoi në Rumani me ekipin kombtar e konkuroi në  67 kile. Sa u kthey Tefa, ia nisen letrat anonime e, njaq e pat puna. Tefa s'dul ma jashtë, por mue nuk më bate kush gja se e dijshin qi nuk kam gja të mshehun në shpirt...Ishte nji shtangist, peshë e lehtë, Pllumb Alia. U bana copash derisa ia rregullova ushqimin atij...Ose...Pooo, Rrok Bardeli  të shkyete katërsh në tapet si me kenë harushë, por, ilaqim, dote me hangër aj. Unë kam shkue disa herë te KSVllaznia e iu thojshe atyne të mbrapavijës e të guzhinës: "Njati Rrokut m'i nepni me hangër derisa të thonë vetë "a, nuk mundem ma".
   Fetije Kasaj u kthye me të vëllain nga Greqia, ku kishte tentuar të bëhej shtangiste. Trajneri i parë të cilit  iu afrua ajo, e refuzoi. Por jo Faruk Kalleshi. Aq i sigurtë qe ai për vajzën që dikush kishte menduar përpara tij që ajo deri "njatje e kishte", saqë, vetëm pas pesë ditëve , kur Kasa nisi t'i nënshtrohej stërvitjeve  me Kalleshin, ky I fundit deklaroi në një TV, në TV "Telesport": " Kam një vajzë. Me 'të, do të dal e të çudis sportin shqiptar".
 Ai ia përsëriti edhe një herë këtë deklarim gazetares së shtangur përapa kamerave.
Fetije Kasa sot është me rezultare planetare. Aq e re dhe ajo po çudit gjithnjë e më shumë tifozërinë shqiptare dhe specialistët e huaj të peshngritjes. Kasaj, në buletinin botëror të vitit 2004 rezulton të jetë në vëndin e 15 të sportisteve të femrave të të gjitha moshave.
"Profesor  Faruku"  që, me shpenzimet e veta,  ka ndjekur, shoqëruar dhe është bërë copë për të ndihmuar peshngritës të ndryshëm, me vajzën që po sulmonte edhe majat që kish mësymur dhe vetë dikur, kujdese për të aq, sa  ajo nuk bënt asnjë hap pa ‘të. Në një aktivitet botërori, për shëmbëll, në kampionatin e Koresë, ajo i është drejtuar trajnerit shoqërues, Genç Barkiçit: "Profesor! Më lejon që, vetëm sot që kemi gara, të të drejtohem me "profesor Faruku"? ( Në atë kohë, Kalleshi, për arsye të një ngatërrese  konkurrence mjaft shqetësuese  për të ,, nuk kish mundur të shkonte në atë botëror. RL)
Buzëqeshjen  e  Barkiçit të furishëm  e pasoi rezultati 107 kg "shkëputje", që donte të thoshte vëndi i dytë në botë, pas 108 kg të një vajze aziatike.
Se me ç'imtësira punon Kalleshi me ekipin e peshngritjes së vajzave, nuk përbën një objekt qëndror të tregimit tonë; një tjetër vëmëndje do kjo temë . Gjithsesi...kujdesjet e Kalleshit për ekipin e tij të vajzave  nuk çuditit njeri, nga ata që e njohin nga afër  karakterin e heroit të  tregimit tonë.. Veç Fetije Kasës, ai ka në horizont një tjetër yll, që quhet Romela; Romela Bega.
Tani, ja edhe njëra nga ngjarjet e panumurta të jetës sportive të heroit tonë. Vetëm njëra...  Ishte viti 1976 dhe po zhvillohej kampionati evropian në Berlinin Lindor. Si kish mbaruar ngritjen e shtangës për të tretën herë, Shkodrani shtatshkurtër e fytyrërreptë i bëri me shënjë trajnerit të tij t'i sillte pak komposto. Zyhdi Mazrreku ia solli dhe ai e piu.
Mirëpo …  Tani…Tani  e kish mbërthyer përkrahu trajneri jugosllav, siç kishin mbërthyer përkrahësh edhe dy rivalët e tij. Asnjëri të mos lëvizte. Që të tre kishin vetëm një rrugë për të shkuar si të arrestuar – te peshorja.
Vëndi i peshores ndodhej rreth 50 metro larg  dhe Faruku ,këtë radhë, me të uluritur, i kërkoi në gjuhën shqipe trajnerit të tij që t'i sillte menjëherë një palë tuta  Tjetri  bëri ashtu , pa i shkuar në mëndje se përse i duheshin tutat Farukut.
 “ Menjëherë bana shurrën nëpër tuta , pak metro e pak minuta para peshimit. Shurra më hoqi gramët e tepërta nga kompostoja , bile edhe pak ma shumë, aq sa , unë dola para dy rivalëve të mi, njëri prej të cilëve ishte spanjoll, tjetri, s'më kujtohet. Më vonë, edhe juria, sigurisht që edhe Zyhdia e morën vesh hilen  teme dhe, nuk kishin ça me ba tjetër , përveçse me u shkri gazit. Kurse unë erdha në Shqipni me një alamet trofejet.”
Kështu është kthyer përherë të dytë në atdhe Kalleshi, për t'u treguar pastaj plot hare shokëve këtë histori gazmore, sigurisht duke i dhënë me mjeshtri kolorin  e duhur .
Mbase Gorki, kur shkroi tregimin  e mrekullueshëm "Legjenda e zemrës së zjarrtë", sigurisht që duhej të ketë takuar ndonjë njeri si Faruk Kalleshi nga Shkodra.
 Nga qyteti që prodhon njerëz që dashurojnë me furi të verbër. Që urrejnë me të njejtën furi . Dhe që dorëzohen menjëherë para një zemre që hesht në pëllëmbën e dorës....  
 
                                 IMPRESSION
Më së fundi qe bërë e mundur që të shkonte jashtë shtetit me sportistët edhe ai, Fari Fani,. Ishte inspektori i sporteve të rënda të Shkodrës dhe nuk kishte dalë asnjëherë jashtë shtetit.Ishte viti 1978 dhe garat zhvillloheshin në Selanik.
Faruk Kalleshi shpallet nënkampion I Ballkanit dhe, me kampionin, një bullgar si edhe me fituesin e vëdit të tretë, që të tre, zënë vënd në podium. Përplot njerëz. Në kohën kur po i vinin medaljen, Faruk Kalleshi ka parë nga  Fari Fanin. Ai …
 Ai …po qante." Qate si me kenë lotë kur të vdes nji njeri i afërt; vetëm në Shkodër dijnë me u  gëzu për gëzimin tand njashtu o Riza Lahi, ndigjoje Farukun . Alamet Fari Fanit po qate për gëzimin tem, si i prishun nervash. Ka kenë tanë aj tension. Qate me za e pa i fshi as pa i mshehë lotët  ".
Në shpirtin e Faruk Kalleshit shpërtheu e njëjta furi, si atëherë kur u sul me pesëkilogramshen në dorë duke uluritur me sy të çakërdisur " Kujt ia kam...nanen?".
Veçse, këtë radhë në sensin e ekstremit  tjetër. Që nga podiumi, ende pa mbaruar ceremonia e marrjes së dekoratës dhe pa e çarë aq shumë kokën për ‘të , shqiptari shtatshkurtër, si plumb pistolete, është sulur te vëndi ku po derdheshin lotë.
Ai i është hedhur në qafë Fari Fanit dhe e ka përqafuar pa e çarë kokën se çfar bëhej përqark. E ka përqafuar, sikur të përqafonte Shkodtën që ishte aq larg nga ai vënd i Greqisë me emrin Thesaloniki.
     
  ( Mbaruar në të gdhirë të dt 2 shtator 2005)



Nga Përparim Hysi : Divorci i Metit

Me Mehmet Islamin apo Metin siç e thërresin shkurt,u njoha këtu,në Florida .Meti është fituesi i një llotarie,kurse unë kam bërë bashkim me djalin.Kur erdha unë në vitin 2000,u njoha dhe me Metin.Aty në hollin e një kafeje ku mblidhemi mbasditeve,llaf pas llafi dhe mora vesh që Meti ishte nga Lushnja.Nga Lushnja?- bëra të habiturin unë.Po thuaj që qenkemi tanët.Se gjitonë jemi.Po dhe "huqet" apo zakonet i kemi njësoj.Myzeqarë hesapi.Kështu nga dita në ditë dhe,dalëngadalë,u miqësuam.Mora vesh që kish punuar shofer në park në Lushnjë dhe qe i pamartuar.Qe mbi 30-vjeç dhe unë që nuk përtoj për t'i rëmuar njerëzit,sapo i njoh,i them:-Po pse,o Meti,nuk martohesh?Se,po u martove,bën dhe prokopi.Pa zë e mblidhesh në familje.Se pak nuk je,de!Fjala jote,në vesh të Perëndisë,- më tha,- me shpresë të Zotit në behar do shkoj në Shqipëri dhe them se do ta zbraz.Nusen ma ka gjetur nëna,po në nuk ma shohin sytë,dërr në thes nuk e marr nusen unë.Jo.Jo,- e mbështeta,- ti sytë në ballë i ke,por dhe nëna do e ketë njohur mirë.Eh,nëna,-foli Meti,- nëna e ka merak se unë djalë i vetëm,babai më ka vdekur dhe po tretet ime ëmë vetëm nga meraku për mua.Ndërsa motra më e vogël është martuar qëkur,unë po mbeta dervish.Po thotë dhe një gjë ime ëmë,ama:-Duhet të vijë sahati.Se,po nuk erdhi sahati,asgjë nuk bëhet.


* * *

E thënë,e bërë.Meti,sapo ish pajisur me pasaportë amerikane,ish nisur për Shqipëri.Me siguri,- mendova,- do t'ia bëjë ferk këtë radhë.Se jo vetëm djalë punëtor,por dhe shumë komunikues.Punonte gati dy punë vetëm e vetëm për të siguruar ndonjë kacidhe më tepër për të ardhmen.Kish blerë dhe shtëpi dhe tani nuk kishte se çfarë priste më:veç nuse.Kur erdhi,sapo u takuam dhe unë zura ta pyesja për nënën apo dhe ndonjë të njohur aty,në Lushnje,ai duke qeshur,më tha:-E bëra.Kur tha kështu,m'u bë qejfi dhe,pasi e përqafova, e uroj:-Epo me hajër e me këmbë të mbarë.-Më pëlqeu ,- tha,- dhe them sime ëme nuk i kish gabuar syri.Plotësova formularët dhe,kur të vij nusja,të pres në shtëpi.-Patjetër!- i thashë.Dhe nuk zgjati shumë,kur më bëri telefon:-Erdhi,- më tha.Tani radhën e ke ti.Kur të jini të lirë veç bjeri telefonit.Po ti të trashgëohesh,kështu përmjet telefonit,njëherë,pa mos ki merak për ardhjen tonë.Sa të vijë e shtuna.
Dhe shkuam me gjithë gruan.Nusja vetëtinte.Si dritë e paske nusen,- s'iu durua sime shoqeje pa i thënë.Nusja u skuq,por Meti,si tip i shkathët që është,ia priti:-Shiko mos ma hy nusen me sy! Dhe qeshëm të tërë.Bëmë urimin dhe unë që jam paksa konservator me këto urimet,i them:-Të trashëgoheni dhe ti nuse ku kalle këmbët,të rënçin dhëmbët! Prapë pashë që nuses i ra një purpur mbi fytyrë që,sipas,neve,pleqëve,kur ndodh kjo gjë,tregon se nusja është me tertipe të mira dhe për së mbari.Epo shyqyr që është rrokullisur tenxherja dhe ka gjetur kapakun,- tha ime shoqe kur po largoheshim.Shtëpi kanë ,,punë po do ta rregulloj së shpejti dhe lum si këta.Do ta vënë punën përpara dhe çdo gjë do t'u shkojë mbroth.

* * *

Ndodhi që u takuam me Metin dhe me nusen e tij,pas një viti.Qemë larguar paksa se,qëkur u martua,Meti nuk dukej më tek klubi dhe vazhdonte,siç më thoshte,të bënte dy punë.Dhe të shoqen e kish rregulluar në punë atje në ndërmarrjen ku punonte.Të shtunave dhe të djelave që kishin pushim:ku leh qen e ku del tym,ku ja bën daullja bym.Zakonisht o në plazh (në Florida ndodh që bën plazh dhe në janar apo shkurt),o ku kishte bukurira:në "Bush Gardens",në Orlando ku janë çudira që ta ngrenë mëndje avadan dhe deri në Majami.Të gjitha këto na i tregonte nusja,Filloretja,që nuk linte radhë për Metin.U takuam në një "parti" që bënte ndërmarrja,ku qemë të ftuar dhe ne.Kur shihnim Metin dhe Fillartetin në valle (nga këto modernet,de!),unë dhe imeshoqe nuk e mbanim enthusiazmin.Çift i zgjedhur.Fillaretja qe paksa e shëndoshë,me ca faqe të bardha qumësht dhe buçiste një shëndet nga ato faqe,sa ,po të bënte vaki që ta qëlloje në një faqe,me vrap dhe do ta godisje tek faqa tjetër,se,ndryshe,kjo,tjetra,do pëllciste.Ime shoqe rrallë flet,por thoshte:si mollë starkinge i ka faqet.Mos ia kafshosh,bën gjynah.Për të thënë të drejtën,këtë të fundit sikur e thosha unë,po sa rëndësi ka,xhanëm?! Rëndësi ka që qe një çift i zgjedhur. Dhe sa u gëzuam kur Meti në telefon,një ditë prej ditësh,na dha lajmin:-Jemi bërë me djalë!-Epo të rroj,or burazer,bërtita.Sipas zakoneve që kemi andej nga ne,shkuam dhe e uruam.Tani,- i thamë,- o burra bëj dhe bashkim dhe me nënën që të jesh i plotë.
I kam bërë dokumentet dhe po e pres,- na tha. Pas nja një muaj,i erdhi dhe e ëma.Shkuam për vizitë që ta uronim.Hë,- i them,si e ke ndërmënd,do rrish këtu me djalin apo?! -Unë të rri këtu?!- foli si e tronditur plaka.-Pse mos m'u mbarua buka atje mua?-Pse ç'gjynah kam bërë që të rri si kërcure,mbyllur brënda,pa parë njeri me sy.Jo,po nuk është Amerika për mua.E bukur,e bukur,po më e bukur nga Lushnja ime nuk është.Po ku ta gjej Hatixhenë e Sulit unë?Po Merfanë e Rakipit?Po Katen e Filipit?Dhe zuri të na numëronte të gjitha gratë me të cilat reshperonte atje,në Lushnje,dhe,me që i njihte ajo,i dukej sikur i njihnin dhe ne.-Ju qofshi,- m'u lëshua mua dhe sime shoqeje,por Nadirja (se Nadire e quanin) sa të mbushë të dyzetat ( se të dyzetat përcillemi me të vdekurit?!!! ),u ngrit dhe iku andej nga ka ardhur. Le që këtu i djegërkan të vdekurit,- tha pa teklif.- Kush të tha?- e pyeta drejt përdrejt.Ime re,tha ajo për nusen.Kjo,nusja,qe nga ballkoni dhe nuk dëgjoj fjalët e së vjerrës.-Po jo,moj zonja Nadire,- i them unë,- djegja bëhet me dashjen tënde ose me porosi,po të varrosin dhe këtu,bile dhe më mirë.-Aha,s'e ha atë koqe ulliri unë.Dhe vërtet,pas dyzet ditësh,Nadireja,e ëma e Metit dhe vjerra e Fillaretës kish ikur në Lushnje.-E pe,- i them sime shoqe,atë nusen e Metit,më duket se e hëngre me sy,qysh ia futi frikën të vjerrës ashtu?Dhe iku më parë nga sa erdhi.Epo nuset si nuset.E kush na do ne,plakat?Kush e do ferrën nëpër këmbë?-iu përgjigj pyetjes me pyetje kjo.

* * *
Klubet janë vëndi i llafeve.Nga janë e nga s'janë,aty i dëgjon të gjitha.-Emore vesh,- më tha Saliu,një beratas ky,që Meti,ai lusshnjari yt,u nda me të shoqen?!!! -Ore,mik,- i them, çfarë më thuaj kështu?Po unë hyj e dal me të dhe nuk ditkam gjë dhe e paske marrë vesh ti.Ore,- ma preu,- unë të them uku dhe ti më thuaj:gjurma.E ndau,ore,e ndau.Jo vetëm e ndau,por dhe e rrahu.Mezi ia hoqën nga duarët ca shqiptarë që u ndodhën aty.Bile dikush nga të huajtë kish lajmëruar policinë,po kur erdhi policia,kjo,Fillaretja,nuk bëri denoncim kundër tij.Po si mund të bënte?- ndërhyri dikush.Se të gjithë e dinë: e tradhtonte,or burazer.Ra në mes të mirave dhe e mori frerin nëpër këmbë.Kështu që vunë në shitje dhe shtëpinë dhe,secili,rri në kumace të vetë.Më erdhi shumë keq.Nuk ishte rasti i parë që ndodhte kështu .Kësi ndarjesh banale kishin ndodhur,këtu,për rrreth,por me Metin që e njihja mirë,nuk duhet të ndodhte.Por mëndja bën hata,mëndja bën kala. I shqetësuar nga ky lajm tronditës erdha në shtëpi dhe i tregova dhe sime shoqeje.Kjo më tha me gjakftohëtsi:deri këtu paska shkuar,se mirë të vjerrën që e përzuri po paska filluar dhe nga "tartanatë e tjera",po më mirë shpejt se sa vonë.Secili të shikoj hallin.Mjerë djali i vogël dhe për syfet të saj ta ketë,zuska!- mallkoi.I thashë se nuk e denoncoi në polici,se,po ta kish denoncuar,Meti rrezikonte burg.Gjysma e së keqes,por nuk lahet muti me shurrë,- foli tërë mllef.Mllef që ishte në adresë të asaj"mollës starkinge".Kur ia kujtova,më tha:_Epo ndodh që molla është e kuqe nga jashtë,po krimbin e ka brënda.Si Fillaretja,që mos paftë ditë të bardhë!- mallkoi.

* * *

Si do që kish ndodhur,nuk mund të rrija pa e biseduar me Metin.I bëra një zile dhe e lamë takimin në kafe.Sa u takuam,M'u hap vet:pothuajëse,qante nga marazi.E mbajta si veshka në mes dhjamit dhe ma punoi ashtu.Ia dhashë "kulturën" përnjëherë.E kalova masën.Aq sa nuk mbajti.Që vura dorë mbi të,bëra faj.Po a ka faj më të madh se ajo që bëri ajo?Nuk kisha fjalë se ç'i tosha më.U ndamë me Metin me dhimbje se vjen një moment që nuk ke se çfarë i thuaj tjetrit.Qe një divorc që erdhi veç prej një nxitimi apo dhe prej një rrëmbimi të çastit.Dhe,për fat të keq,këtu,mes shqiptarësh, ka ndodhur jo rrallë.


11 mars 2011

Sadri A. KELMENDI: “PRINCESHA E ALPEVE SHQIPTARE”, roman për fëmijë, “Gutenberg”, Prishtinë, 2005




Shkruan Flori Bruqi

Nga shkon shqipe me kaq nguti
- Bijëve të mi t'u prijë në luftë,
Dhe një moti që do të gdhijë
Kur do të jetë gjithkund Shqipëri!


Sadri A. Kelmendi (Pejë 1934) ka prejardhje Prelvukajt e Martinajve. Në Dukagjin me mbiemrin Cocaj, ku edhe sot, ka në Raushiq në Strellc. U shpërngulën në Pejë dhe Pavlan. Në Pavlan pas vitit 1945 morën mbiemrin e fisit Kelmendi.
Shkollën fillore e kreu në Nabergjan Kelmendi i sotëm. Mësimet e maturësn i mbaroi në Pejë. Fakultetin Filologjik, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Beograd. Ka specializuar gjuhë krahasimtare në Universitetin e “Humbolld” në Berlin.


Ka qenë mësues në Hogosht, Dabishevc, Hajkobillë, Sharban, Koshutan ( të Rugovës), Grabovc, Dobërdub, Mramuer, Dobrevë e Ulët dhe së fundi në Shkollën Ekonomike në Prishtinë. Tani është kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zog mëngjesi”
Me krijimtarinë u morë që nga viti 1964. Vjershë e parë e botoi në në Zërin e rinisë “Pa titull”. Deri në vitin 1980 herë pas here në revistën “Zëri i rinisë”. Ka botuar gjithashtu në revistën - letrare shkencore, “Koha”që botohet në Tuz – Podgoricë (1981- 1982) punime morfologjike, krahasuese shqip –gjermanisht. Shkruan për të rritur e për fëmijë, poezi dhe prozë. Është marrë po ashtu me mbledhjen e folklorit.
Deri tash botoi 16 vepra letrare poezi dhe prozë :
“Sytë”, poezi, 1996
“Teuta I”, roman, 1997
“Teuta II”, roman, 2001
“Shtëpia e Bardhë”, poezi, 2000
“Kam gabuar që fola”, tregime, 2000
“Plagë pas plage”, poezi, 2001
“Bylbyl Gjyzari”, poemë, 2001
“Lulja e zemrës”, poezi, 2001
“Edhe dreqi ka shkollë”, tregime, 2002
“Magjia e qumështit të gjirit”, poezi 2003
“Urdhri i pathyeshëm i Skënderbeut”, tregime, 2003
“Mësuesi”, dramë për fëmijë, 2004
“Nusja e Apolonit”, novelë, 2005
“Princesha e Alpeve shqiptare”, roman, 2005
“ Gjarpërushja e shiut”, poezi, 2001
“A është gjyshi Kalush”, tregime, 2006
"Kërkime gjuhësore",2008
Etj.

Sadri A. Kelmendi më 1955/6 isha mësues në Dabishec. Në shtatorë punoja me 4 klasë. Në tetor erdhi mësues Shaban Shala, dëshmorë i kombit.
Kemi fjetur në një shtrat deri në fund të vitit 1955. ai, disa ditë para Vitit të Ri ka shkuar në Prishtinë, ku është burgosur.
Në vitin 1956 në shtator kam shkuar ushtarë në Sllavonska Pozhega. Pata probleme ngase nuk i zbatoja urdhëratë; shtihesha se jam i sëmurë mentalisht, për çfarë pata pasoja të rënda dhe po të mos ishte Rifat Gashi – të na mbronte në mbledhjet e partisë do të më dërgonin në gjykatën ushtarake, ku sigurisht do të më priste dënim i rënd.
Më 1988 kur është bërë diferencimi në Kosovë, në një mbledhje të Partisë në shkollën e Mesme Ekonomike në Prishtinë, ku morën pjesë Momqillo Trajkoviq dhe Gani Jashari, kërkojnë të pajtoheshim të hiqeshin kompetencat e Autonomisë së Kosovës... Diskutova dhe unë. Këtë diskutim e hedhin poshtë M. Trajkoviq, duke më sulmuar... ia ndërpreva fjalën, kurse G. Jashari më sulmoi pse ia ndërpreva fjalën. E unë edhe Ganiun e sulmova. Pas kësaj vazhduan akuzat deri në Prishtinë nga LK, si nacionalistë.
Në vitin 1996, në revistën për fëmijë “Zog mëngjesi” nr.14-viti 3, ishte botuar një artikull “Prishtina kryeqytet i Republikës së Kosovës” , unë me Alban Ramabaja, ishim duke shpërnda revistën. Në shkollën fillore të Zallçit kur hymë në oborr, takuam komandirin e policisë së Gurrakocit, edhe pse ishim me dokumente dhe leje, ai, kur e shikoi revistën dhe e lexoi artikullin “Prishtina kryeqytet i Republikën e Kosovës”, na arrestoj dhe na dërgoi në Gurrakoc në stacionin e policisë. Aty na mbajtën dy orë, pastaj i thirri inspektoret e shërbimit në Gurrakoc dhe na dërguan në Burim (Istog) dhe aty qëndruam një orë e gjysmë në pyetje dhe në fund na lëshuan dhe ma dërguan fletëparaqitjen në gjykatën e qarkut në Pejë. Pas gjashtë muajsh më ftuan në gjykatë, seanca përfundoi me gjashtë muaj burg me kusht për dy vjet. Mirëpo prokurori publik i Pejës Milladin Popoviq, kërkoi nga shkalla e dytë në Beograd që të dënohem me dy vjet burg. Shkalla e dytë e kthej gjykimin në vitin 1998/99 nuk patën rast të më gjykojnë më....(Flori Bruqi)


PASH


Në romanin për fëmijë “Princesha e Alpeve Shqiptare”, Sadri A. KELMENDI e fillon fabulën me rrëfenja gati të rëndomta për vogëlushin Laureat e për raportet e tij me gjyshërit, prindërit e shokët dhe pastaj, me një mjeshtëri të rrallë, e çon elipsën e të rrëfyerit deri te dyert e përrallës, hap portat e saj dhe e ngujon heroin brenda duke e kredhur fatin e tij në ngjarje nga më të magjishmet e më heroiket. Atje, në përrallë, përkatësisht në Alpet Shqiptare, Laureati mbërrin të zërë fronin e mbretit dhe ia del të martohet me shtojzovallen Mauthia, të bijën e Zanës së Madhe. Kjo martesë e heronjve – njerëz me heroinat – zanat, që vazhdon me kurorëzimin e Laureatit të Ri me nimfën Floçkë, të kujton kohën mitike kur hyjnitë bënin shtrat me njerëzit. Në këto ngjitje, në këto thurje fatesh gërshetohen realja e mitikja dhe, ç’është më kryesorja, plekset historia jonë e moçme dhe e re duke marrë ngjyrimet e një simboli monumental.
Shlyerja e kufirit në mes reales e përrallës dhe mërgimi spontan i kryeprotagonistit në këtë botë fiktive, bën që ky libër të lexohet me një formë ethshëm dhe me fantazinë përherë të ndezur. Një tjetër vlerë, që duhet vënë re, është formulimi konciz i mendimit dhe sidomos i dialogëve, që e ndihmojnë thurjen dhe shthurjen skajshmërisht të natyrshme të kompozicionit.
Ky roman, prandaj, do të jetë një vlerë e çmuar që i shtohet letërsisë për më të vegjlit, pikërisht asaj pjese që i lexohet letërsisë për më të vegjlit, pikërisht asaj pjese që lexohet më së shumti dhe që ka ndikim më të madh në formimin e brezave të rinj.

Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...