2011-06-19

E dashura nënë....


Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!








E dashira nënë,qe dhjetë ditë ti nuk je më në mes nesh, shkove papritmas. Shumë gjëra më mbeten pa ti thënë, e shumë gjëra u thanë, që sish deshtë të thuhen. Ti ishe një grua shumë e fortë dhe e menqur, edhe pse nuk pate mundësi të arsimohesh. Të rrëfyerat e tua për jetën tënde ishin përplot me vuajtje dhe humbje shpirtërore. I përjetove dy luftëra, babai yt u vra në "hudutë" duke luftuar kundër shkijeve dhe ti mbete me gjyshen, vllaun e motren vetëm.
U martove me babën, i cili ishte gjithashtu jetim dhe filluat një jetë të përbashkët. Nga kjo martesë dolen nëntë fëmijë, nga të cilët njëri fëmij vdiq nga fruthi.
Këta fëmij i mësove ta dojnë arsimimin, të dojnë atdheun, ti luftojnë padrejtësitë, ti ndihmojnë të tjerët, mos të dorëzohemi kurrë. Ti na mësove nënë, se këto vlera janë bazë jetsore dhe duhet të mbahen dhe të kultivohen.
Ti ishe ajo që qëndisi flamurin kuq e zi dhe e vendosi në ballë të shtëpisë dhe na mësove ta rrespektojmë dhe ta nderojmë si diçka të shtrenjtë.
Ti rritësh tetë fëmijë me një rrogë në qytet është tani dhe ka qenë edhe atëherë shumë vështirë thuaja se e pamundur.Por ti nënë ja dole me besimin tëndë që kishe në ne dhe duke e pasë tërë kohën përkrahjen e babës, që ti arsimosh tetë fëmijë, prej të cilëve dy janë inxhinierë, tre janë juristë, njëri filozof, njeri gjuhëtar dhe njëri edukatën sportive.
Të gjithë këta fëmijët e tu mbetën të pa përkulur ndaj sistemeve të ndryshme politike, asnjeri prej tyre nuk ka qenë anëtar i partisë komuniste në at kohë dhe asnjeri prej tyre nuk është shitur për diçka kundër atdheut dhe popullit.
Nëna ime të falemnderoj për punën tënde dhe për çdo gjë që e bëre për ne. Si mall nga ti kemi dhe mbajmë shumë kujtime të mira dhe gjithashtu brejtje të ndërgjegjies se nuk kemi kaluar mjaftë kohë me ty.
Nëse të kam hidhëruar pa dashje kërkoj falje. Disa gjëra në jetën time i kam bërë ndryshe dhe disa vendime i kam marrë pa u konsultuar me ty. Po nanë a nuk ke qenë ti ajo, e cila na ka edukuar të jemi të pavarur?
Të falemnderoj që e ke gjetë fuqinëti pranosh këto vendime, edhe pse ti nuk ke qenë e pajtimit me to.
Të lumshin duart që na thure qorapa të leshta, të cilat i kam mbathur çdo ditë. Të lumshin duart për gatimin tëndë të pa shoq, të lumshin duart për turrshitë e shijshme, të lumshin duart për çdo gjë që ke bërë në jetë.

Nga Flori Bruqi: Tri poezi nga Beqë Cufaj




© Jürgen Sieckmeyer


Miku dhe bashkëvendasi im Beqë Cufaj,është njeri ndër shkrimtarët më produktivë shqiptar në diasporë.

 Lindi  në Deçan me 03 .12. 1970. Shkollën fillore dhe atë të mesme i ka kryer në gjimnazin "Vëllëzërit Frashëri" Deçan kurse ka mbaruar studimet për Letërsi në Universitetin e Prishtinës.

Më pas ai vazhdon të jetojë dhe punojë si shkrimtar e publicist në Gjermani. Cufaj ka botuar në gjuhën shqipe librat :

 1."Balada Budallaqe", poezi, Shtëpia Botuese, Rilindja, 1994

 2."205", tregime, Dukagjini, 1996

 3."Kosova", ese dhe reportazhe nga Lufta e Kosovës botuar në gjermanishte nga Zsolnay Verlag, Vjenë- Munih, 2000 (»Kosova − Rückkehr in ein verwüstetes Land« (tr: »Kosova − Return to a Devastated Land«)

 4.Shkëlqimi i Huaj, Roman, 2003, Shtëpia Botuese Dukagjini,

 5."Der Glanz der Fremde", Roman botuar në gjermanisht nga Zsolnay Verlag, Vjenë Munih, 2005(»Der Glanz der Fremde« (tr:»The Radiance of the Stranger«).


 6.Projekt@Party,Prishtinë,2011.

Romani Shkëlqimi i huaj nga Beqë Cufaj   ka dalë në përkthim serbisht (Leseprobe – sprovë leximi) nën titullin Sjaj tuđine pranë botimeve VBZ, Beograd, përkthyer prej versionit gjermanisht në serbisht nga jelena Petroviq.  

Etj.

 Është një nga autorët më të përkthyer dhe botuar në gjuhët e huaja. Esetë dhe tregimet e tij janë botuar në gjuhë të ndryshme dhe antologji evropiane, si në gjermanishte, frëngjishte, anglishte, italishte, holandishte, kroatishte, serbishte, hungarishte etj. Shkruan kolumne të rregullta për gazetat ,Zëri ,Koha Ditore, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Neue Zürcher Zeitung etj. Beqë Cufaj jeton në Gjermani dhe në Kosovë.

Cufaj morri pjesë në promovimi e Antologjise se Evropes Juglindore "Ata që janë ndryshe dhe që i kemi pranë", organizuar nga Fondacioni Robert Bosch Stiftung ( 31 janar 2008 )  në sallën Kleiner te Pallatit të Koncerteve të Berlinit(Gjermani). Mes të ftuarve nga Shqipëria në ketë aktivitet kulturor ishte botuesi shqiptar Fatmir Toçi, ndërkohë që nga hapësira mbarëshqiptare pjesëmarres me prozen e tyre ishin Ismail Kadare, Fatos Kongoli (Shqipëri), Luan Starova (Maqedoni), Beqë Cufaj (Kosovë).

Në ketë aktivitet diskutime dhe lexime pjesësh nga antologjia, përkthyer në gjuhet përkatëse njëkohesisht në Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Gjermani, Kroaci, Mal i Zi, Maqedoni, Serbi, Slloveni , Shqipëri,Kosovë

Autorët e përfshirë në ketë antologji janë David Albahari, Vladimir Arsenijeviq, Bora Qosiq, Beqë Cufaj, Dimitré Dinev, Shpetim Cucka, Slavenka Drakuliq, Aleksandar Hemon, Drago Jançar, Miljenko Jergoviq, Ismail Kadare, Fatos Kongoli, Maurasa Krese, Charls Simic, Biljana Srbljanoviq, Saša Stanišic, Luan Starova, Lásló Végel, Nenad Velickovic, Bedel Dragan Velikiq, Irena Vrkljan, Vladimir Zarev.



cufaj_beqe

BEQE CUFAJ 


Monolog në ecje të pafund
Ec e ec
e thërrasin malet e zvetnuara të dheut
e thërrasin yjet e atdheut

E s'di ku shkoj

Ec e ec
e thërrasin gurët e vetmuar të atdheut
e thërrasin qirinjt e ndezur të dheut

E s'di ku shkoj

E thërrasin
toka e uritur,
qielli i dremitur,
vargu i goditur

E s'di ku shkoj!

Baladë budallaqe

Pas ikjes sate
mbeta ditar i pashkruar
lot në diellin përvëlues
portret me kornizë dhembjesh
storje filmike mes engjujsh
kujtim që vetëm me shiun pushon
fundëndërr për dashuri qiellore
kryeneçësi e ndëshkuar

Pas ikjes sate
trashëgova
bredhjet e pafundme

dashurinë për Hyun!


Dëshira
I dua këmbanat e mëngjeseve të shpirtit monoton
kryqet e pikëllimit qofshin përjetë të lumtura!

I dua brigjet e mesditës së moshës rinore
muret e lagshta në kufi TBC përhapin...

E dua djerrakohën e muzgjeve
trupi e truri hidhen në kohëhapësirë Prish(s)tinë!

I dua ecejaket me dorën shtrirë për dhé
për një fije... ëndërr!




2011-06-18

NGA REXHEP SHAHU:TRISHTIMI YT

TRISHTIMI YT

Kulm mbi Dri,
trishtimi i syve tu…

A nuk mjafton mungesa e cicërimave të zogjve
mungesa dhe heshtja e tyre
(ç’tu ketë ndodhur vallë?…)

A nuk mjaftojnë këto drurë pa gjethe e sytha, të fjetur, të trembur
a nuk mjafton plogështia e udhës, supet e kërrusura të njerzve
buzët e vyshkura nga mosputhja të grave e vajzave që më kalojnë pranë,
çapet e zvarrë të njerzve që bëjnë sikur ecin, sikur flasin e sikur qeshin
por që në fakt edhe sot ecin bythëmbrapsht.
(Ka kohë që njerzit ecin me shpinë para e kokë pas,
duke parë me mall të shkuarën e tyre që i poshtëroi,
gjithmonë duke pyetur nga vijmë e kurrë jo, ku shkojmë…)

A nuk mjafton grija e errtë e qiellit të sotëm
që bëj be se nuk ka parë e mbajtë kurrë diell në gji
kurrë hënë në sy, yje përmbi…

Sot, ah të paktën sot, nuk e doja trishtimin në sytë e tu
se zërat që dëgjoj ngado më ngjajnë me mjaullima macesh të pafuqi
sytë e gjithkujt që takoj më duken galeri boshe…
Kurvat që më kalojnë pranë, (disa që i njoh dhe ua di hamshorët)
më thonë se janë perëndesha të gjithpushtetshme,
mbretëresha të virtytit dhe nderit…

Më beso, të gjithë u tremben kurvave sot
edhe ato që kanë shkuar me to
edhe ato që s’kanë shkuar por kanë ëndërruar.
Kurvat të groposin dhe të marrin copën e bukës së fëmijëve
ta plasin publikisht se i ke palluar…

Sot, jo, të lutem, mos loto trishtim
edhe pse më sheh mes burrave kurva
me ligësinë e tyre pa kufi,
po ti mos loto, se unë do të hesht si shkëmb përballë detit
se ndryshe burrat kurva të bëjnë horë
e të marrin erzin…

Sot, në këtë ditë shterpë, në udhën e shkretë plot njerëz
trishtimin e syve tu nuk e mbaj mbi supe,
pasi më shemb përdhe fytyra e ditës
si e vajzës së pafaj kafshuar e nxirë prej maniakut seksual…

Shësht… dëgjo si derdhet e frikshme qeshja e kurvave
derdhet kërcënuese nga kulla në kullë
nga zyra në zyrë, nga selia në seli
merr pastaj bulevardin bri tribunave të lehjes…

Rexhep Shahu, nga libri i sapo dale nga botimi, Lis i vetem ne fushe.

Sot promovohet “Vepra 4” e Mahmud Hysës

Në lokalet e Institutit Albanologjik, në Prishtinë, tsot, më 18 qershor, në orën 11.00, promovohet “Vepra 4” e Prof. dr. Mahmud Hysës.  Kjo vepër, nga opusi i pasur krijimtarisë i profesorit universitar, Mahmud Hysa, në mbi 500 faqe, përmban tema nga historia kombëtare, gjuhësia, letërsia dhe krijimtaria memoriale mbi figurat e njohura të shkencës dhe kulturës shqiptare. 

Për veprën dhe krijimtarinë e autorit do të flasin profesorët: Prof. dr. Jahja Drançolli dhe Prof. dr. Begzad Baliu.



********


Prof. asc. dr. Begzad Baliu: Mahmud Hysa, Studime IV (me tema nga historia, gjuhёsia dhe letërsia kombëtare), “Era”, Prishtinë, 2011.


Prof. asc. dr. Begzad Baliu

PARATHËNIE

Mahmud  Hysa, Studime IV (me tema nga historia, gjuhёsia dhe letërsia kombëtare), “Era”, Prishtinë, 2011.

Është në natyrën e autorit të një vepre të shkruaj një parathënie që t’iu prijë studimeve të tij brenda një vëllimi, dhe është në natyrën e hulumtuesve të përkushtuar shkencorë që të dëgjojnë mendimin e kolegëve të tij, përkatësisht lexuesve të parë të veprës së tij, ndërkohë që vepra pret të hyj në shtyp, për më tej është në vullnetin e skajshëm të mjeshtërve të kërkimeve historike, historianëve të fushave të ndryshme, që përveç lexuesit të parë të kenë edhe parathëniet a pasthëniet e veprave të tyre, të cilat do t’iu prinin a përcillnin veprat e tyre.
Mjeshtri ynë, Profesori mbamendës i lëndës së Historisë së letërsisë së vjetër shqipe, Mahmut Hysa kam përshtypjen pikërisht këtë synim kishte kur kërkoi të shkruaj Parathënin e librit të tij, ndërkohë që librin tashmë e kishte nisur në shtyp, ndërsa po këtij libri i printe edhe një parathënie e zakonshme e tij. Dhe meqenëse parathënia e tij nuk mungonte, teksti im më parë se sa me autorin e Parathënies a Pasthënies ka të bëjë me lexuesin e parë.
Vepra më e re me studime e Profesor Mahmut Hysës është vazhdim i kërkimeve të tij historike, gjuhësore, letrare dhe kulturor në historinë e në qytetërimin shqiptar. Ajo tashmë nuk përfshinë vetëm studime të letërsisë së vjetër, letërsi të bejtexhinjve, apo të rilindjes, sikur përfshinin vëllimet e para të tij, as letërsi e gjuhësi të një periudhe të gjatë kohore, sikur përfshinte vëllimi III, por kërkime historike, gjuhësore dhe letrare kryesisht të shekullit XX.

Kujtesa historike si përvojë
Ky vëllim hapet me kapitullin Tema nga historia kombëtare, të cilit i prinë studimi edhe për historinë aktuale Gjenocidi sërb ndaj shqiptarëve të Quprisë. Fjala është për një nga temat shumë interesante për të cilat është shkruar pak dhe në mënyrë të përgjithësuar: shtrirjen e shqiptarëve në veri e verilindje të Serbisë së sotme dhe shpërnguljen e dhunshme e gjenocidale të tyre në kohën më të re. Në kohën që studimet serbe ka një shekull që ngrenë zërin për përmasën sllave të trashëgimisë serbe në Kosovën e mesjetës, shqiptarët heshtin për përmasën populluese, kulturore e qytetëruese të shtrirjes së tyre në Serbinë Veriore e Verilindore. Ndryshe nga studimet e gjertanishme që kanë karakter kryesisht publicistik, qasje e Profesor Hysës është mjaft e thelluar dhe e mbështetur fortë në dokumente letrare e dokumente historike të kohës, kryesisht të proveniencës serbe. Studimi i Profesor Hysës ridëshmon edhe njëherë, marrëdhëniet postmesjetare serbo-shqiptare dhe fatin e asaj pjese të popullit shqiptare që jetonte brenda influencës së shumicës serbe në këtë pjesë të Ballkanit gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Osmane. Kjo është arsyeja pse studimi i tij është përgjigje njëkohësisht edhe e marrëdhënieve të sotme shqiptare-serbe, të cilat po presin një zhvillim të ri, jo mbi konditat mitike të mesjetës apo romantike të shekullit XIX, por realist e moderne, sipas premisave që përcakton mendimi bashkëkohor i shekullit XXI.  Brenda këtij kapitulli botohet edhe një studim Tre marsi një pikё e zezё në historinë e popullit shqiptar: 132 vjet nga Traktati famëkeq  i Shёn Stefanit.  Në historinë kombëtare kemi shumë pika të zeza, por për fatin tonë të keq, ende nuk iu jemi qasur në përmasat që meritojnë të studiohen. Ende nuk jemi marrë me pasojat e tyre dhe sidomos me perspektivën e historisë sonë kombëtare, mbështetur në përvojën e këtyre ngjarjeve. Autori ynë ka sjellë një paraqitje detajuese dhe përimtuese të zhvillimit të këtyre ngjarjeve në kontekst të zhvillimeve shqiptare dhe ndërkombëtare, gjë që na bën të mendojmë më gjatë dhe më thellë për mënyrën se si e kemi shikuar historinë deri më tash. Studimi i momenteve të tilla si kjo e Traktatit të Shën Stefanit do të duhej të na vetëdijësonte për fatet tona historike dhe për përspektiven politike, diplomatike dhe strategjike të popullit shqiptare të të dy shteteve të tij në Ballkan, për më tepër për fatin e integrimit të hapësirës shqiptare në një shtet në Ballkan.
Veprat që kanë shënuar fatet historike të popullit shqiptar në shekullin XX
Boshtin e vëllimit të katërt me studime e përbëjnë katër vepra të cilat kanë shënuar ngjarje të rëndësishme historike të popullit shqiptarë gjatë shekullit XX. Fjala është për veprën e ambasadorit amerikan George Fred Williams, Shqiptarët, botuar në Tiranë, më 1930; veprën e Prof. Mehmet Vokshi, Shqipnija e Shqiptarëve, botuar në Tiranë më 1930; veprën e Hamit Kokalari Kosova djepi i shqiptarizmit, botuar në Tiranë në vitin 1943; si dhe veprën e Ismail Strazimirit, Kujtime historike, të shkruar më 1930, botuar si vepër postume vetëm në vitin 2010.
Studimi i parë George Fred Williams – mik i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, është një qasje përimtuese e profesorit që tashmë ka një përvojë të gjatë, të gjerë e të thellë në hulumtimin dhe trajtimin e veprave me karakter historik. Fjala është për studimin brilant Shqiptarët, të ambasadorit amerikanë të viteve 1914 në Ballkan, që me prezencën diplomatike dhe me veprën e tij e ka ndihmuar çështjen shqiptare duke punuar në fushë të diplomacisë dhe duke shkruar e popullarizuar historinë, gjuhën, kulturën dhe sidomos çështjen e pazgjidhur shqiptare. Kjo është arsyeja pse një tekst që nga aspekti vëllimor nuk i kalon katër tabakë shtypi, profesori ynë e ka bërë objekt trajtimi shumdimansional, shumështresor dhe kompleks për të dëshmuar gjithë rrolin historik e të gjithkohshëm që pati në jetën dhe në fatet më tragjike të popullit shqiptar, që në fillim të shekullit XX. Ai është një tekst dëshmues për gjendjen e shqiptarëve dhe historisë së tyre; denoncues për fqinjët dhe kabinetet e diplomacisë europiane të kohës dhe kryengritës, i ambasadorit amerikan, që detyrën e tij në Ballkan e kthen në mision për vete dhe vizion për politiken e jashtme amerikane. Sigurisht kjo është arsyeja pse të kaluarën (lashtësinë shqiptare dhe gjuha e tyre, shenjat gjuhësore dhe etnopsikologjike në letërsinë homerike, besën, tolerancën fetare te shqiptarёt  nё nivelin mё tё lartё etj.) e shikon me sytë e iluministit të fillimit të shekullit XIX; kohën e tij (rolin e shqiptarëve në Europë, diplomacinë europiane dhe ruse, pretendimet e Sёrbisё për daljen nё det, rivalitetin  italiano-austriak rreth Shqipёrisё, rrezikun nga Sёrbia e Madhe, intencën për Perandorinë Sllave nё Ballkan, shkakun e vёrtetё të Luftёs sё Parё Botёrore, shtetin surogat të Fuqive tё Mёdha, diskrepancat rreth Princ Widit, hipokrizinë e diplomacisё europiane, diplomacinë sekrete dhe tiraninë absolute të Europёs, ndjenjën e lirisё dhe të trimёrisё sё malёsorёve etj.,) me sytë e diplomatit; ndërsa perspektivën e shqiptarëve (Çka meriton ky popull?, Ç’far mund tё bёjnё SHBA etj.) me sytë e atdhetarit dhe shtetbërësit të shkollës amerikane.
Studimi “Duke lexuar veprёn Shqipnija e Shqiptarvet tё Mehmet Vokshit: Refleksione për pavarёsinё dhe unitetin kombëtar tё njё doajeni kosovar”, është një hyrje jo vetëm në diskutimin e fakteve historike dhe kritikës së saj, por edhe hyrje për një histori të mendimit kritik shqiptar. Duke qenë një vepër e botuar në gjuhën shqipe, por që historianët kohë më parë kanë dëshmuar se kjo vepër është përkthyer edhe për nevoja të diplomacisë serbe dhe italiane të kohës, me të drejtë është cilësuar si vepra e parë e diplomacisë shqiptare e shkruar nga një personalitet i Kosovës. Leximi, sikur e thekson mjeshtri ynë, në të vërtetë nuk është vetëm dëshifrim i kësaj vepre, por i gjithë historisë kombëtare, prandaj jo rastësisht, ashtu sikur është vepruar edhe në studimet e tjera, nuk kemi të bëjmë vetëm me leximin dhe dëshifrimin, por mbishkrimin e gjithë librit. Aty ku mbaron dëshmia e Profesor Vokshit, fillon komenti i Profesor Hyses. Edhe në këtë rast kemi të bëjmë sa me një histori të shkurtër, aq edhe me një sintezë; sa me një përmbledhje për nevoja të diplomacisë, aq edhe me një tipologji të temave të mëdha historike dhe jetësore të popullit shqiptar; sa me një doracak propagandistik, aq edhe me një vademekum, i cili nuk do të duhej të mungonte në tavolinat e diplomacisë shqiptare. Nëse kjo vepër i ka shërbyer dhe i shërben diplomacisë shqiptare për nevoja të brendshme, po kjo vepër i ka shërbyer dhe i shërben historianëve shqiptarë se si duhet përgjigjur historiografisë serbe. Megjithëse një tekst i vogël dhe në shikim të parë jo shumë me karakter propagandistik, kjo vepër do të mund të shërbente model për stilin shkencor, diplomatik dhe referencial të komunikimit me lexuesin. Gjuha e Profesor Vokshit, në tërësinë e realizimit të saj është shembulli brilant i tekstit, të cilin për fat të keq nuk e kemi as në botimet tona rreth një shekull më vonë.   
Studimi i radhës, për veprën e Hamit Kokalarit Kosova djepi i shqiptarizmit, (botuar në Tiranë në vitin 1943), sikur nuk është gjë tjetër veç se një sintezë e dy të parave. E kjo ka të bëjë jo vetëm me veprat e dy të parëve, po edhe me modelin e shfletimit, leximit dhe prezantimit të tyre. Prezantimi i saj shkon deri në nostalgji, sigurisht jo vetëm për faktin se horizonti i mbrojtjes së çështjes shqiptare zgjerohet, jo vetëm kritika e rreptë politikës serbe shtohet, por edhe për shkak se ndikimi i saj në jetën mendore dhe politike shqiptare është shumë më i madh dhe shumë më i thellë se sa dy veprat e mëparshme. Kjo është arsyeja pse në këtë vepër nuk dua të theksoj ndonjë veçanti të strukturës së saj përmbajtësore, as ndonjë veçanti të fatit të autorët të saj pas vendosjes së rendit të proletariatit në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi, por dua të theksoj fatin e këtij libri në lëvizjen rinore shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX. Ata që në diasporë kanë lexuar shtypin e Lëvizjes Ilegale Shqiptare, qofshin ata të majtë apo të djathtë, nuk e kanë të vështirë të gjejnë pjesë të këtij libri në shtypin e tyre, duke përfshirë këtu edhe botimin e plotë në diasporë menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, në kohën që në Shqipëri ishte i ndaluar për shkak të biografisë së autorit të saj, ndërsa në Kosovë për shkak të biografisë së autorit dhe të përmbajtjes së veprës. Horizonti i kësaj vepre ndërkaq zgjerohet jo vetëm për botimin e saj në shtypin e ilegales shqiptare, po edhe për shkak se kjo vepër do të zë kryet e vendit në dosjet e grupeve ilegale, të cilat do të dënohen edhe për shkak se kishin lexuar veprën e Hamit Kokallarit Kosova djep i shqiptarizmit. Në vitin 1984, në një nga dosjet e sigurimit dhe gjykatave serbe shkruante: “e akuzuara NN akuzohet për shpërndarjen mes shokëve dhe leximin e veprës së Hamit Kokallarit Kosova djep i shqiptarizmit” (Aktakuzën e Prokurori Publik i Qarkut në Pejë, PP. nr. 354/84, dhe 27/85).
Studimi “Vepër me qëndrime rigoroze ndaj objektivitetit historik, vë në plan të parë një dorëshkrim të autorit Ismail Strazimiri, Lufta kundër pavarësimit të Shqipërisë, “Naimi” Tiranë, 2010. Ndryshe nga veprat e mëparshme të cilat u shkruan dhe e përjetuan pritjen lexuesit dhe kontekstit historik vepra e Strazimirit u mbajt peng i shkaqeve të tjera historike dhe peng i ndërgjegjes sonë politike e ideologjike. Botimi i saj me kohë sigurisht do të ndihmonte një përmbajtje tjetër të historisë së kësaj kohe dhe do të ndërgjegjësonte shumë mendimin tonë intelektual, politik e konceptual për veten dhe qëndrimin që duhej të mbanim ndaj fqinjëve.
Në këtë vëllim janë botuar edhe disa tekste që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe dhe monumentet e saj historike e përmbajtësore. Profesori që me kaq përkushtim i ka studiuar veprat albanologjik për një periudhë shumë shekullore të botimit të tyre është e kuptueshme që me punën e tij të përhershme t’i përcjellë dhe t’i përjetësojë për opinionin përvjetorët e saj më të rëndësishëm. Fjala është për tekstet përkujtimore që shquajnë dhe rivlerësojnë gjuhën shqipe dhe alfabetin e saj, duke përshfaqur gjithë përmasën madhështore edhe historike të zhvillimit të saj. Një përkushtim tashmë i një kërkimi shumëdimensional, ku nuk kemi vetëm zhvillimet e brendshme dhe  historike të Kongresit të Manastirit, por edhe ngritjen intelektuale proeuropiane të bardëve të tyre, e shohim të shtruar gjerësisht dhe thellësisht në studimet Pёrpjekjet pёr alfabetin latin tё gjuhёs shqipe para Kongresit tё Manastirit dhe Argumentet e Çajupit pёr alfabetin latin tё gjuhёs shqipe, të cilat në të vërtetë sjellin gjithë mesazhin e përpjekjeve për alfabetin e gjuhës shqipe gjatë shekullit XIX. I mbështetur fortë në përmasën historike të përpjekjeve të të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë për një alfabet dhe për një gjuhë gjithëshqiptare. Sigurisht kjo është arsyeja pse reagimet e tij rreth përpjekjeve individuale dhe klanore për të ndërhyrë në sistemin gjuhësor të shqipes standarde janë të theksuara dhe të ashpra qoftë ndaj individëve të caktuar, qoftë ndaj grupeve të caktuara, të cilat gjatë dy dekadave të fundit kanë manifestuar qëndrime të hapura kundër procesit historik të standardizimit të shqipes. Po kësaj kujtese i takon edhe studimi përkujtimor Theodor Haxhifilipi – pararendës i Rilindjes Kombëtare, kushtuar njërit prej personalitetit të shquar jo vetëm të njërës prej periudhave të veçanta dhe mjaft të errëta të historisë kombëtare, por edhe njërës prej periudhave më të diskutuara të qytetërimit shqiptar. 
Veprat historike apo bashkëkohore si sistem apo si përmbajtje
Në kapitull më vete në vëllimin IV të Studimeve të Profesor Mahmut Hyses e përbëjnë recensionet, të cilat përtej një prezantimi të zakonshëm të veprave me karakter historik apo vetë teksteve dhe përmbajtjeve tjera, paraqesin analiza shumështresore të tyre dhe rivlerësime shumëdimensionale të temave historike, kulturore e gjuhësore të kohës të cilës i kanë takuar. Fjala është për recensionet Politika diplomatike e Ali Pashës, kushtuar veprës së Profesor Veli Veliu: Relacione diplomatike ndërmjet Ali Pashёs dhe Napoleonit, (1797-1814), Shkup, 2010; Dy vepra tё Milto Sotir Gurrёs me procedim romantik, kushtuar prozës së këtij personaliteti të veçantë të prozës nostalgjike dhe historike; Një botim tekstologjik i Divanit të Nezim Frakullës kushtuar monografisë shkencërisht të realizuar të Genciana Abazi–Egro, Nezim Berati: Divani shqip, Toena, Tiranё, 2009; Një  studim kontemplativ për filozofinë e Kavaljotit, kushtuar njërës prej monografive më të realizuara të dekadave të fundit nga Prof. Alfred Uçi: Filozofia e T.A.Kavaljotit, Voskopoja, Akademia e Re, ASHSH, Tiranё, 2004; Një monografi speciale për veprën Psikologjia të Hasan Tahsinit, kushtuar veprës biografike të Prof. dr. Nuri Abdiu: Psikologjia e Hasan Tahsinit, Tiranё, 2007, ku hidhet dritë për njërin prej personaliteteve më të rëndësishme të iluminizmit europian brenda sistemit të Perandorisë Osmane.
Vëllimi Studime IV, do të mund të shquhet edhe për një veçanti, të cilën mbase nuk e kanë vëllimet e tjera të kësaj kolane. Fjala është për përmbledhjet sistematike, tematike, apo historike të më shumë autorëve a temave të caktuara. Shembulli më i mirë brenda këtij vëllimi janë studimet e kolonës së parë për katër vepra fundamentale të mendimit shqiptarë të shekullit XX, si dhe për gjashtë studimeve për gjashtë romaneve të shkrimtarit bashkëkohës Ibrahim Kadriut, të cilat përbëjnë themelet e sigurta për një monografi mbi prozën romaneske të këtij shkrimtari. Fjala është për njërin prej romanet më të mira të Ibrahim Kadriut Nё Vajhall, romanin karakteristik të prozës së tij Spirale muzgu, romanin e përvojës sonë historike dhe bashkëkohore njëkohësisht Loja e fundit, romanin etnografik Kroi i ilaçit, romanin, sikur shprehet kritika, më të mirë të arritjeve të tij artistike dhe estetike Gloria nё mes, romanin emblematik jo vetë për vlerat artistike sa për temën që trajton, personalitetin e gruas që u bë sinonim i traditës shqiptare, Nëna Tereze me titull Qerrja e dritës. Romanet e këtij shkrimtari flasin gjerësisht e thellësisht për fatet individuale të heronjve historik të romaneve të tij dhe fatin kolektiv të popullit shqiptar si tërësi.  Vëllimi mbyllet edhe me një numër tekstesh recensionale: Sanie Gashit: Histori tё tmerrit 1998-99; Sinan Gashit: Pseudonimet e shkrimtarëve shqiptarë 1685-1964; Arbneshi i Zarёs, oazё shqiptare; Sinan Gashi: Arbneshi i Zarёs, oazё shqiptare; Veli Veliu: Vendlindja ime (Llakavica dhe Gostivari), dhe me shkrimet eseistike In memoriam në shenjë të botimit të tyre, apo në shenjë të kujtimit për personalitete të njohura të kulturës sonë, si Avni Lama, Profesor Lutfi Marku, Prof. Emin Pustina etj.
 Edhe lexuesi më pak i përkushtuar i veprave historiko-letrare nuk e ka vështirë të kuptoj se autori, me një përvoje shumëdekadëshe në studimin e historisë së letërsisë shqipe, me këto vëllime as nuk e ka hapur kolonën e tij, as nuk e ka mbyllur. Ndërkohë që boton këtë kolanë studimesh, në të njëjtën kohë hapë dhe përmbyllë monografitë për autorë a probleme të veçanta të karakterit historiko-letrar dhe shkruan studime për konferenca, autorë a vepra të caktuar, të cilat pritet t’i sistemojë edhe më tej në vëllimet që pritet t’iu pasvijnë vëllimeve I-IV.

Këshilltarët deklarohen më të pasur se ministri i Kulturës

I pari i kulturës në vend, Mr.sci.Memli Krasniqi, nuk është deklaruar edhe aq i pasur. Por nga deklarimet e pasurisë që janë publikuar të enjten nga Agjencioni Antikorrupsion i Kosovës, del se ai është i rrethuar me njerëz të pasur. Në mesin e drejtorëve të institucioneve, listës së më të pasurve vazhdon t’u prijë Arbër Hadri, drejtor i Muzeut të Kosovës. Edhe këtë vit Zeqir Hamiti, drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës, ka raportuar si pasuri bibliotekën e tij. E këshilltari i ministrit Krasniqi, Haqif Mulliqi, ka thënë se posedon eksponate artistike. Njerëzit që udhëheqin kulturën në vend nuk kanë deklaruar pasuri kulturore. Drejtori i Kulturës, Sami Piraj, që vjet kishte deklaruar se ka një traktor dhe një kombajnë, i ka hequr krejt nga lista e tij pasurisë.

Ministri në borxhe i rrethuar me këshilltarë të pasur 

Kreu politik i Kulturës në vend, Memli Krasnqi, ka deklaruar se ka një apartament, vlera e të cilit është 76 mijë euro. Para se të bëhej ministër, Krasniqi ka ngarë veturë “Opel Astra”, vlera e së cilës është 6 mijë euro. Krasniqi ka deklaruar edhe 2 mijë euro para të gatshme që i mban në banka të Kosovës, dhe 3 mijë të tjera që i mban në një bankë të Britanisë së Madhe. Por Ministri ka deklaruar se është në borxh. Ai ka dy kredi bankare me nga 15 mijë euro secila në një bankë në Kosovë. Më shumë para të gatshme se babai i tij, ka vajza e ministrit të Kulturës. Krasniqi ka deklaruar se ajo ka në bankë 4 mijë euro kesh. Ish - reperi merr çdo vit rreth 22 mijë euro. Mbi 15 mijë nga paga e ministrit dhe rreth 7 mijë nga kolegji “Iliria”. Bashkëshortja e tij i kontribuon buxhetit të familjes me rreth 16 mijë euro çdo vit si pagë në EULEX. 

Por reperi Genc Prelvukaj, aktualisht këshilltar i ministrit Krasniqi, është më i pasur, deklarativisht, se shefi i tij. Ai ka dy banesa, vlera e të cilave bashkë është 170 mijë euro. Ka të blera dy parcela toke që po ashtu bashkë kapin shumën e 350 mijë eurove, ndërsa ka trashëguar një tokë në vlerë prej 600 mijë eurosh. Prelvukaj ka deklaruar edhe dy shtëpi, në vlerë prej 100 mijë eurosh dhe një makinë që kushton 7.500 euro. Por Prelvukaj nuk ka shumë para kesh. Ka deklaruar vetëm 700 euro. Të hyrat e tij vjetore janë mbi 15 mijë euro. Prelvukaj ka edhe një studio muzikore, vlera e së cilës është 30 mijë euro, por nuk ka treguar sesa vlejnë 20 për qind të aksioneve në studion “Gramafon”. 

I pasur është edhe këshilltari tjetër i ministrit Krasniqi, Haqif Mulliqi. Si pronë të familjes ai ka raportuar një banesë që vlen 200 mijë euro. Ka raportuar edhe katër parcela toke që të gjitha bashkë kapin shifrën e 875 mijë eurove. Mulliqi nget veturë të 20 mijë eurove. Prej pesë burimeve të ndryshme, atij i mbushet buxheti çdo vit për më shumë se 22 mijë euro. Gruaja e tij, Shpresa, kontribuon me rreth 15 mijë të tjera. Ndonëse paguhet më mirë, ai ka para kesh shumëfish më pak se gruaja e tij. Të vetat ka deklaruar vetëm 300 euro, ndërsa të gruas së tij, e cila i mban në një fond të huaj, më shumë se 40 mijë euro. Mulliqi ka deklaruar se mban në shtëpi eksponate artistike, të cilave u ka vënë vlerë prej 50 mijë eurosh.

Më pak i pasur ndër këshilltarët del të jetë Shasivar Haxhijaj. Ai ka deklaruar si pasuri të përbashkët dy shtëpi me vlerë prej 120 mijë eurosh, dy parcela të tokës me vlerë prej 100 mijë eurosh dhe një qendër sportive në vlerë prej 60 mijë eurosh. Të hyrat e tij vjetore janë mbi 8 mijë euro, por ka deklaruar para të gatshme vetëm 500 euro.

Traktori e kombajna s’janë më pasuri e Pirajt 

Drejtori i Departamentit të Kulturës në MKRS, Sami Piraj, në pasurinë e tij të vitit të kaluar kishte deklaruar se ka në pronësi një traktor që ka vlerë 5 mijë euro, si dhe një kombanjë që kushton 500 euro më shumë. Por Piraj, në deklarimin për vitin 2011 ka hequr ato nga lista. Njësoj si vjet ai ka thënë se ka një banesë në Prishtinë, në vlerë prej 70 mijë eurosh. Ndërsa tokës dhe shtëpisë në fshat këtë vit nuk ia ka shkruar fare vlerën. Ka thënë të ketë kursyer 43 mijë euro, të cilat i ruan si para të gatshme. 

Krejt çka ka deklaruar si pasuri Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, është një shtëpi që vlen 220 mijë euro, si dhe të hyrat e saj vjetore që i afrohen shifrës 4.500 euro. 


Hadri prin me pasuri në listën e drejtorëve 

Njësoj si në vitin e kaluar, Arbër Hadri, drejtor i Muzeut të Kosovës, nuk i ka caktuar vlerat monetare, por ka deklaruar një shtëpi, një banesë, një lokal dhe tokë të cilën thotë se ka trashëguar nga familja gjatë viteve ’70. Bashkëshortja e tij ka trashëguar po ashtu katër parcela që në total vlejnë 665 mijë euro, si dhe një banesë vlera e së cilës është 140 mijë euro. Vlera e veturës së tij është 25 mijë euro, ndërsa ka deklaruar para të gatshme 85 mijë euro. Ka thënë të ketë në banka edhe 47 mijë të tjera. 

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Zeqir Hamiti, po ashtu nuk ka deklaruar vlerën e pronave të tij. Ai ka thënë se ka tokë bujqësore, truall dhe banesë të përbashkët familjare, por nuk u ka vënë çmimin. Të gjithave bashkë vitin e kaluar u kishte vënë çmimin 610 mijë euro. Dramaturgu vjet kishte thënë se ka dy mijë libra të fituara për 30 vjet, ndërsa sivjet librat e tij po ashtu zënë vend të cilës si duket Hamiti e ka të vështirë t’i vërë çmim. 


Drejtorët e varfër! 

Nëse drejtori i Galerisë së Arteve të Kosovës, Fahredin Spahija, mendon ta blejë ndonjë pikturë, mbase i duhet të hyjë në kredi. Ai ka deklaruar para të gatshme vetëm 320 euro. Të ardhurat e tij vjetore janë 5 mijë euro, ndërsa në listën e tij të pasurisë zë vend edhe një banesë në Prishtinë, që kap vlerën e 72 mijë eurove. 

Edhe më kë keq me kesh i ka punët Dilaver Kryeziu, drejtor i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Ai nuk ka deklaruar asnjë cent para të gatshme. Ka thënë të ketë të trashëguar një shtëpi që kap vlerën e 250 mijë eurove, dhe një truall 40 mijë të tjera. Ka një kredi bankare prej 10 mijë eurosh, që thotë se i ka marrë për shkollimin e vajzës jashtë vendit. 

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka deklaruar se ka një shtëpi që do të kushtonte 85 mijë euro. Ka edhe një tjetër shtëpi të vikendit që vlen 27 mijë euro. Ka deklaruar edhe dy vetura që bashkë bëjnë 15 mijë euro. Nga tri burime, ai paguhet çdo vit me 15 e 400 euro, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes marrin paga vjetore pak më shumë se 10 mijë euro. 

Edhe Jashari, edhe Spahija kishin deklaruar se kanë kredi bankare vitin e kaluar. Këtë vit, kreditë nuk figurojnë në deklaratat e tyre. 

Burbuqe Berisha, Ahmet Brahimaj dhe Agim Gërguri janë drejtorët e institucioneve që nuk kanë deklaruar fare pasuritë e tyre. 

Shqipëria dhe Kosova me një abetare

 Autoritetet arsimore të Shqipërisë dhe të Kosovës janë duke bashkëpunuar për aplikimin ë një programi, që njehson tekstet që përdoren në nivelin e shkollave fillore të të dy vendeve. Grupe të ekspertëve do të nisin me përplimin e një Abetare të njëjtë dhe gradualisht procesi do të përfshijë dhe librat e lëndëve të tjera bazë.  



Projekti për hartimin e një teksti Abetare-je të përbashkët që të përdoret në të gjitha trevat shqipfolëse është shumë afër realizmit, njofton DW. Zyrtarët e arsimit në Tiranë, Prishtinë e Shkup kanë një marrëveshje kooperimi që do të shtrihet dhe për tekstet e lëndëve të tjera nga sistemi shkollor fillor. Zëvëndësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke veçuar marrëveshjen që ekziston mes Shqipërisë dhe Kosovës thotë se unifikimi i teksteve është një proces i natyrshëm, që zbatohet me lehtësi pasi, sipas saj, edhe vetë strukturimi edukativ publik në të dy shtetet ka ngjashmëri. Atëhere një standartizim sipas modelit europian do të ndihmonte të gjithë ata nxënës dhe prindër të tyre që lëvizin nga Shqipëria në Kosovë, ose anasjelltas. 



Kjo vjen nga hapja e tregjeve dhe lëvizja e lirë, thotë Nora Malaj për DW. “Duke patur parasysh që një pjesë e bizneseve të shqiptarëve në Shqipëri janë të lidhura me ato të bizneseve në Kosovë dhe ju krijohet mundësia, që fëmijët e familjarët e tyre të ndjekin shkollën pa asnjë problem dhe të krijojnë një mobilitet brenda rajoneve shqipfolëse.

Malaj  shton se standartizimi kap disa elementë thelbësorë, siç janë njehsimi i kurikulave dhe programeve dhe burimet njerëzore të kualifikuara të mësimdhënies. Për këtë të fundit do të ketë një program intensiv për trajnimin e mësuesve sipas planeve të reja mësimore. Zëvendësministrja e arsimit thotë për DW-në se niveli i bashkëpunimit nuk është institucionalizuar vetëm me Kosovën, por dhe me Maqedoninë. Ky akord sipas saj është dhe në nivelin e diplomimit të të rinjve, sipas standarteve europiane, duke patur në qëndër modelin e Kartës së Bolonjës. Nora Malaj përmend disa nga aspektet e bashkëpunimit. “Nga të treja ministritë e arsimit është vendosur një plan afatgjatë marrëveshjes që të krijojë mundësinë në realizmin e diplomave të përbashkëta, në realizmin e një kurikule të standartizuar të përbashkët për të tre shtetet, në realizmin e modelit të alter tekstit, sic është në Shqipëri, në realizmin e programeve të përbashkëta që do të shkojnë më pas në realizmin e teksteve, të përgatitur nga autorë shqiptarë që janë brenda Republikës së Shqipërisë, por dhe nga ata që janë nga të gjitha trevat shqipfolëse”.



Albano Zhapaj, drejtor në departamentin e arsimit të lartë në këtë ministri thotë për DW-në se bashkëpunimi Shqipëri - Kosovë do të shoqërohet dhe me liberalizimin e pranimeve, që do të bëhen në universitet publike. Duke ju referuar shifrave konkrete në sistemin universitar të Shqipërisë studjojnë rreth 700 të rinj nga trevat, nga Mali i Zi, nga Lugina e Preshevës dhe nga Maqedonia. Sa i takon studentëve nga Kosova nga viti i ri akademik pranimi i tyre do të jetë pa limit. Por Zhapaj tregon për një tendencë të pranimeve të këtij kontigjenti. 

“Do të ketë më shumë kuota për ciklin e dytë dhe të tretë. Kjo do të thotë që do ti jepet prioritet, ose më mirë të themi ata i japin prioritet masterave dhe doktoraturave, se sa ciklit të parë të sistemit Bachelor”.



Albano Zhapaj duke treguar preferencat e studentëve nga Kosova, shton se ata ndjekin më shumë degët në universitetin e Tiranës, në atë të Shkodrës dhe të Gjirokastrës etj. Por një kontigjent nga të rinjtë kosovarë frekuentojnë dhe sistemin universitar privat në Shqipëri, kryesisht për drejtësi, mjekësi, ekonomik, marrëdhënie ndërkombëtare etj.

Plani i mirë ,por fatkeqësia më e madhe për bimët...etj.janë preparatet kancerogjene t ë firmës fituese ...





Në Prishtinë fillon dezinfektimi hapësinor

 

 http://www.youtube.com/watch?v=GO69tbNf4yY

 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e Komunën e Prishtinës, nesër më 17 qershor, fillon implementimi e projektit, të dezinfektimit hapësinor të Prishtinës, për vitin 2011. 


photo


Të gjitha procedurat e prokurimit kanë përfunduar dhe fitues për implementimin e këtij projekti është shpallur kompania "Doctor Exterminator DDD" me seli në Prishtinë.
Vlera financiare për realizimin e këtij projekti është 118.000 mijë, mjete të siguruara nga buxheti Komunës së Prishtinës.

Realizimi i këtij projekti ka për qëllim eliminimin e insekteve të dëmshme fluturuese siç janë mushkonjat dhe mizat të cilat përveç që shkaktojnë shqetësime te qytetarët ato janë bartës të shumë sëmundjeve të ndryshme ngjitëse që nga njëherë mund të jenë edhe fatale për njeriun. 

Ky investim ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve prishtinas. Ky është viti i nëntë që Komuna e Prishtinës bënë dezinfektimin hapësinor, ku për çdo vit janë duke u vërejtur dukshëm efektet. 

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka përpiluar orarin e dezinfektimit sipas lagjeve:

E premte, 17.06.2011,

lagjet: "Aktash", "Muhaxherët", Parku i Qytetit, Vellusha, Qendra, lagjja "Pejton". 

E shtunë, 19.06.2011

lagjet: "Tophane", "Arbëria", "Kodra e Trimave", Deponia e mbeturinave, "Kolovica" dhe "Vreshtat". 

E diel, 19.06.2011

lagjet: "Lakrishte", "Dardania", "Ulpiana", Zona Industriale dhe "Veternik". 

E hënë, 20.06.2011
lagjet "Lagjja e spitalit", "Kalabria", "Kodra e diellit".

E martë, 21.06.2011 
lagjet: Parku i Gërmisë, Sofalia, "Taukbahçe", "Taslixhe", "Velania", dhe Mati Procesi i dezinfektimit fillon çdo mbrëmje sipas orarit, prej orës 19:30 24:00 

Pikënisja e implementimit të projektit është Parku i qytetit.
Projekti i dezinfektimit hapësinor parashihet të zhvillohet në 4 faza, dhe qytetarët e Prishtinës do të informohen me kohë për orarin e dezinfektimit sipas lagjeve për fazat tjera të këtij projekti.
Në rast të motit me shi dhe erës së fortë, orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të paraparë.


Pas Covid-19, liderët botërorë ranë dakord të punojnë së bashku për të forcuar sistemet globale shëndetësore, por negociatat për një marrëveshje të re kanë ngecur.

Nga Flori Bruqi Është folur shumë në internet se Kina po lufton me një tjetër epidemi pas shumë postimesh në mediat sociale ku supozohet se ...