2011-06-19

E dashura nënë....


Feride Xhafer Berisha:Letër Nënës time!








E dashira nënë,qe dhjetë ditë ti nuk je më në mes nesh, shkove papritmas. Shumë gjëra më mbeten pa ti thënë, e shumë gjëra u thanë, që sish deshtë të thuhen. Ti ishe një grua shumë e fortë dhe e menqur, edhe pse nuk pate mundësi të arsimohesh. Të rrëfyerat e tua për jetën tënde ishin përplot me vuajtje dhe humbje shpirtërore. I përjetove dy luftëra, babai yt u vra në "hudutë" duke luftuar kundër shkijeve dhe ti mbete me gjyshen, vllaun e motren vetëm.
U martove me babën, i cili ishte gjithashtu jetim dhe filluat një jetë të përbashkët. Nga kjo martesë dolen nëntë fëmijë, nga të cilët njëri fëmij vdiq nga fruthi.
Këta fëmij i mësove ta dojnë arsimimin, të dojnë atdheun, ti luftojnë padrejtësitë, ti ndihmojnë të tjerët, mos të dorëzohemi kurrë. Ti na mësove nënë, se këto vlera janë bazë jetsore dhe duhet të mbahen dhe të kultivohen.
Ti ishe ajo që qëndisi flamurin kuq e zi dhe e vendosi në ballë të shtëpisë dhe na mësove ta rrespektojmë dhe ta nderojmë si diçka të shtrenjtë.
Ti rritësh tetë fëmijë me një rrogë në qytet është tani dhe ka qenë edhe atëherë shumë vështirë thuaja se e pamundur.Por ti nënë ja dole me besimin tëndë që kishe në ne dhe duke e pasë tërë kohën përkrahjen e babës, që ti arsimosh tetë fëmijë, prej të cilëve dy janë inxhinierë, tre janë juristë, njëri filozof, njeri gjuhëtar dhe njëri edukatën sportive.
Të gjithë këta fëmijët e tu mbetën të pa përkulur ndaj sistemeve të ndryshme politike, asnjeri prej tyre nuk ka qenë anëtar i partisë komuniste në at kohë dhe asnjeri prej tyre nuk është shitur për diçka kundër atdheut dhe popullit.
Nëna ime të falemnderoj për punën tënde dhe për çdo gjë që e bëre për ne. Si mall nga ti kemi dhe mbajmë shumë kujtime të mira dhe gjithashtu brejtje të ndërgjegjies se nuk kemi kaluar mjaftë kohë me ty.
Nëse të kam hidhëruar pa dashje kërkoj falje. Disa gjëra në jetën time i kam bërë ndryshe dhe disa vendime i kam marrë pa u konsultuar me ty. Po nanë a nuk ke qenë ti ajo, e cila na ka edukuar të jemi të pavarur?
Të falemnderoj që e ke gjetë fuqinëti pranosh këto vendime, edhe pse ti nuk ke qenë e pajtimit me to.
Të lumshin duart që na thure qorapa të leshta, të cilat i kam mbathur çdo ditë. Të lumshin duart për gatimin tëndë të pa shoq, të lumshin duart për turrshitë e shijshme, të lumshin duart për çdo gjë që ke bërë në jetë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...