NGA FLORI BRUQI
I fundit,i dënuar me varje në të gjithë perandorinë komuniste,poeti nga Kukësi,Havzi Nelaj. Një vit para se të shembej Muri i Berlinit,më 1988,u ngrit trekëmbëshi i drunjtë për të,brenda në qytetin verior,mu tek stacioni i autobusëve,ku prisja gjatë dikur,të gjeja një mjet për të shkuar pas maleve,ku isha mësues. Edhe Havzi Nelaj kishte qenë mësues dhe ishim njohur në burg bashkë. Shtynim vagonët me mineral si skllevër dhe kisha pasur rastin të flisnim pak dhe… për poezinë. Çuditërisht. Kishte një si buzëqeshje të përhershme në fytyrë,duhej të ishte mirësia e tij e pikëlluar,dhe kokën e mbante të anuar paksa nga njëri sup… si e të varurit.
Pasi kryen shkollën pedagogjike në Shkodër,Havziu do të shkojë të punojë në Mat,por bëhen shkak disa vjersha dhe e zbojnë nga arsimi. Dhe prapë poezia do të jetë shkak që e përjashtojnë nga Universiteti,të cilin e vazhdonte me korrespondencë. Dhe vendos të arratiset. Në Kosovë. Por e kthejnë dhe e dënojnë me 15 vjet burg. E çojnë të lidhur me pranga në Spaç… Kur lirohet,nis internimi. Prapë konfliktohet me rendin,madje ka një armë tani,ilegale,dhe e zbraz për vetëmbrojtje.
Edhe poezinë e ka ilegale. Diktatori kishte 3 vjet që kishte vdekur,por jo diktatura. Dhe e varën,54-vjeçar. Në stacionin e autobusëve,që udhëtarët ta merrnin me vete pamjen e llahtarshme. Ku ta çonin? Në të ardhmen? Dhe ishte viti kur po përpëlitej jo vetëm trupi i tij në litar,por edhe komunizmi. Varja e fundit,teksa në kufi qëllonin me armë djem të rinj,që donin të iknin dhe i zvarritnin të vdekur....
Gjatë gjyqit u dëgjua një zë nga salla: “Kokën lart!”. Ishte i vëllai, mjek, e arrestuan edhe atë menjëherë. Dhe ndodhi ajo që s’kishte ndodhur, Poeti shpërtheu në vargje, aty në bankën e të akuzuarve dhe me disidencën e profecisë i akuzoi të gjithë, njerëz, kohë, atdhe: E pashë Atdheun lakuriq,/(vetëm pa miq e shokë)/ mundohej të këpuste një degë dafine.
Në librin e tij Zhiti vazhdon të portretizojë shkrimtarët e pushkatuar nga diktatura komuniste e Hoxhës. Sabiha Kasimati u pushkatua me pedagogët e Institutit të Shkencave të Natyrës, ku punonin elita shqiptare, themeluar nga fizikani e matematikani prof. Selaudin Toto, që kreu studimet në Universitetin e Torinos, erdhi në atdhe, u zgjodh deputet… dhe e pushkatuan. Zonja Sabiha Kasimati, shefe e sektorit të zoologjisë, hulumtuese dhe studiuese e faunës ihtiologjike detare dhe liqenore shqiptare, s’mundi ta botonte veprën e saj të gjerë, sepse guxoi dhe akuzoi Enver Hoxhën si diktator. Arrestohet midis 81 intelektualëve antikomunistë për hedhjen e bombës në Ambasadën Sovjetike dhe pa gjyq pushkatohet mes 22 të tjerëve. E vetmja grua… Po në skuadrën e pushkatimit kishte grua?
Dhe do të vazhdohej me poetët. Do të pushkatonin babanë bektashian, Ali Tomori, Manush Peshkëpinë dhe……biri i një familjeje të thjeshtë në Zagori, Trifon Xhagjika, pasi kreu studimet e larta, shërbeu në ushtri. E arrestuan në grup më 1963 dhe po atë vit e dënuan me pushkatim. 31 vjeç. Gjatë gjyqit u dëgjua një zë nga salla: “Kokën lart!”. Ishte i vëllai, mjek, e arrestuan edhe atë menjëherë. Dhe ndodhi ajo që s’kishte ndodhur, Poeti shpërtheu në vargje, aty në bankën e të akuzuarve dhe me disidencën e profecisë i akuzoi të gjithë, njerëz, kohë, atdhe: E pashë Atdheun lakuriq,/(vetëm pa miq e shokë)/ mundohej të këpuste një degë dafine. “Atdheu është lakuriq”, me këtë titull do të botonim librin e tij të parë me vjersha, pas rënies së diktaturës, do ta përgatiste liriku Jorgo Bllaci, ish-i burgosur, dhe punonin së bashku në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Po ku është varri i Trifon Xhagjikës? Balta s’tregon asgjë…
Dy emra si në një baladë, i pari perëndimor, i dyti ilirik, dhe ishin nga Bërzheshta e Librazhdit. Kishin lindur në të njëjtin muaj, në mars, më 1948 Vilson Blloshmi dhe më 1941 Genc Leka. Shokë të dy, të dy poetë. Edhe vdekjen do ta kishin në një natë, më 17 korrik 1977, tek e njëjta gropë, ndanë një përroi… Lexonin, shkruanin, mësuan frëngjishten autodidaktë dhe përkthenin, vargjet e kujt?, të Bodlerit, Verlenit etj., poetë të mallkuar, siç do të ishin edhe vetë, me kuptimin real të mallkimit. Punonin në fshat dhe i dënuan për sabotatorë. Por dhe për ato që shkruanin. Ato janë sabotimi i vërtetë. Le të dukeshin të pafajshëm, por a ishin ndryshe nga të tjerët?
Teksa mureve të rrugës poshtë shtëpisë së tyre shkruhej “Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet”, urdhrat e pashpallur vinin se armiku më i rrezikshëm është ai që mendon. (…ç’do të thotë Vilson Blloshmi me poezinë “Saharaja”? Që edhe këtu jeta jonë është shkretëtirë? Shkretëtirë do ta bëjmë edhe atë. Po Genc Leka, që na u këndon zogjve shtegtarë, do të shtegtojë dhe ai, por s’e lëmë ne të arratiset. Te shoku i shkretëtirës ta flakim…) Akt-ekspertizat e poezive të tyre i bënë shkrimtarë të realizmit socialist, që, për ironi, edhe një grua me emër perëndeshe latine, me hark në dorë, i cili i shndërrohet në pushkë në skuadrën e pushkatimit, dhe tjetri me një shpend grabitqar në mbiemër, që klith kobshëm epitafe në ajër. Kjo mynxyrë do të ishte dënim dhe për ta: gracka e diktaturës për të pasur sa më shumë bashkëfajtorë. I fundit, i dënuar me varje në të gjithë perandorinë komuniste, poeti nga Kukësi, Havzi Nelaj. Edhe Havzi Nelaj kishte qenë mësues dhe ishim njohur në burg bashkë. Shtynim vagonët me mineral si skllevër dhe kisha pasur rastin të flisnim pak dhe… për poezinë. Çuditërisht. Kishte një si buzëqeshje të përhershme në fytyrë, duhej të ishte mirësia e tij e pikëlluar, dhe kokën e mbante të anuar paksa nga njëri sup… si e të varurit. Pasi kryen shkollën pedagogjike në Shkodër, Havziu do të shkojë të punojë në Mat, por bëhen shkak disa vjersha dhe e zbojnë nga arsimi. Dhe prapë poezia do të jetë shkak që e përjashtojnë nga Universiteti, të cilin e vazhdonte me korrespondencë. Dhe vendos të arratiset. Në Kosovë. Por e kthejnë dhe e dënojnë me 15 vjet burg. E çojnë të lidhur me pranga në Spaç… Kur lirohet, nis internimi. Prapë konfliktohet me rendin, madje ka një armë tani, ilegale, dhe e zbraz për vetëmbrojtje. Edhe poezinë e ka ilegale. Diktatori kishte 3 vjet që kishte vdekur, por jo diktatura. Dhe e varën, 54-vjeçar. Në stacionin e autobusëve, që udhëtarët ta merrnin me vete pamjen e llahtarshme. Ku ta çonin? Në të ardhmen?