( Hënëz moj, ku je sonte / a ma sheh shpirtbukurën
time / ah, ma pushto moj lozonjare me
rreze / dhe ma puth me përkdhelime!..)
Libi
i poetit Llemadeo, „Fjalët e shpirtit“
është një vepër e mirëfilltë poetike. Llemadeo është bir i Alpeve të
Dugagjinit të Shkodrës, dhe të kombit shqiptar. Vendlindja e tij Alku, është
një fshat i vogël në breg të detit në Lezhë. Llemadeo është bir i çdo fshati
dhe qyteti të kombit tonë. Poeti Llemadeo në librin „Fjalët e shpirtit“, si
duket ka punuar shumë vite. Me këtë vepër poetike lexuesi ynë mund të mburret
me të arriturat e krijuesve tanë në poezi. Prandaj s´është
rastësi titulli i librit „Fjalët e shpirtit“. Dhimbja dhe vuajtja vazhdojnë
edhe në kohën tonë. Por krahas vuajtjes dhe dhimbjes Llemadeo ndjen të
bukurën, të ndjeshmen, sublimen. Jeta është e çuditshme thotë poeti, me
vuajtjet dhe dhimbjet e mia unë bëj jetën time. Shpërthimet në poezi nuk janë
pa dhimbje; si një pishtar, ky shpirt
për ty/ do të qëndrojë ndezur nëpër shekuj/ ti shkëlqe lartësive, o ylli im…/
se unë i yti jam edhe i vdekur…/. Këto dhe 12 mijë vargje të tjera në
librin „Fjalët e shpirtit“ tregojnë për fuqinë dhe pjekurinë poetike të
poetit Llemadeo. Ky libër tekstament
i poetit Llemadeo përmbysë ato forma dhe klishe që zgarravaqin poezinë. I
gjithë libri „Fjalët e shpirtit“ të poetit Llemadeo, është lirikë e një jete
të rëndë, e një jete që edhe vriste.Në një çast tek po bisedoja rreth
poezisë, ai u shprehë, unë në poezi përpiqem ose vetpërpjekem të kapi jo
vetëm motivin, po dhe përfytyrimin e së bukurës. / ku je ti o zot / që artin më ke mësuar/ dhe ti këndoj të bukurës/
më të ëmbles dashuri/. E thashë që në fillim se kemi të bëjmë me një poet
të mirëfilltë të kohës sonë. Alien! O
zot i yjeve/ ti eja më pranë/ të shohësh nga afër / shumën e dritës këtej/. Makina
e jetës në poezinë e Llemadeos bluan më të pabluarën, ose më të ndjeshmen.
Gama e poezisë së Llemadeut kap gjerësi, thellësi dhe lartësi nga më
njerëzoret. Libri poetik „Fjalët e shpirtit“ është një përmbledhje e 4 qind poezive.
Bota poetike e Llemadeos është përplotë ngjyra, shije dhe aromë vargjesh. Ndalej aq herë në pikën askund…/aty ku
zanafillën e ka gjithësia/ aty ku çdo gjë heshtë për së fundmi…/ dhe shuhet
pa zë sa herë shtohet largësia…Në këto dhe mija vargje të tjera, poeti
Llemadeo me „Fjalët e shpirtit“ na
shfaqet si një meteor me lirikat e tij të bukura. Një bukuri e mirëfilltë
poetike në „Fjalët e shpirtit“, janë poemat, dhimbjet e përgjakura të
popullit tonë. As të sotmen e rëndë, as të kaluarën me luftë nuk dua ta
dramatizojë. Por ndjeshmëria ime ndaj ngjarjeve të të gjitha kohrave
reflekton. Në poemat „ Ilirët “ , „
Unë“, „ Dhimbjet e plagës“, „Krishti para zotit“, „ Psherëtimat e mbrëmjes“,
„Skënerbeu“, „ Nënë Tereza“, „ Kështjella“,etj… ndjejmë nga afër, pulsin
e poezisë të Llamadeut, aromën e jetës, të bukurën e pashprehur , shijen më
sublime të saj. Në humnerat e pafund të kësaj jete, poeti Llemadeo, është
marrë vesh me poezinë të mos bie pre e të mbjellave në erë. Midis dhimbjes
dhe vuajtjes merr frymë poezia, arti më me ngjyra i jetës. Llemadeo është një
i dashuruar i poezisë. Lirikat e „Fjalëve të shpirtit“ të tij, janë një
dhuratë e bukur për letërsinë tonë. Gjaku gjuhësor i poezisë te Llemadu është
epiko- lirik.
Rrustem Geci - Dortmund
|
2011/06/19
Fjalët e shpirtit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
BASHKEKOHESIT E FLORI BRUQIT NJE KEMBANE ZGJIMI
Search inside image ZEF PERGEGA “I dashur Flori. Ju percjelle urimet me miqesore per daljen ne drite te librit “Flori Bruqi ne shenimet e ...

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Erika Bruçi Kjo u lind ne Kanada dhe pikerisht eshte nga Vankuveri , u formua ne Kosovë (sh...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan: Akademik Prof.Dr.PhD Flori Bruqi Cincarët Cincarët (armanët, arumunët, vllehët ) janë një popull rom që jeton në Gadishull...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Akademik Prof.Dr.Eshref Ymeri , PHD Në portalin “Agjencioni Floripress” ,, lexova Esenë politike të akademikut prof.dr. Hakif Baj...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Nga Flori Bruqi Donald Trump bëri një fushatë që kishte në qendër maskilizmin e theksuar, duke u përpjekur në mënyrë aktive të bënte për vet...
No comments:
Post a Comment