2011-06-19

LOJA E DYFISHTE E PAKISTANIT NE LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT


June 3rd, 2011

Peter Tase
Graduate Student
The Institute of World Politics,
Washington, D.C.


ALEATI MORTAL I SHTETEVE TE BASHKUARA
LOJA E DYFISHTE E PAKISTANIT NE LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT

Shumë studjues dhe qytetarë të thjeshtë në gjithë botën nuk e kuptojnë pse Pakistani sillet në një mënyrë të pazakontë, por fatmirësisht ata e kuptojnë se ka ardhur koha që ky vend të konsiderohet më shumë si armik se sa aleat i Shteteve të Bashkuara.  Ky transformim i perceptimit amerikan dhe atij botëror filloj përpara se të zbulohej që Osama Bin Laden kishte filluar një jetesë të rehatshme dhe të “fshehtë” përpara hundës së ushtrisë Pakistaneze në periferi të Abbottabad-it.

Forcat e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara kanë bindjen e plotë se Pakistani është shumë aktiv dhe financon Taleban-ët në Afganistan edhe pse në krahun tjetër asiston trupat aleate duke lejuar transportimin e furnizimeve të gjithanshme ushtarake të kalojnë në territorin e tyre me destinacion Afganistanin.

Niveli i kësaj mbështetje është më shumë se treguesit aktual, duke tejkaluar parashikimet e inteligjencës dhe mbeshtetur vetëm në fakte reale.
Pasi kane kthyer ndonjë dopjo Uiski, është më se e sigurtë të degjosh oficer të lartë pakistanez, të pranojnë me krenari se ushtarët e forcave speciale të Pakistanit janë duke drejtuar një inisiativë për të pastruar Afganistanin nga forcat e NATO-s dhe SHBA-s në mënyrë që të ri-instalojnë në Afganistan influencën e tyre të paraluftës në fqinjin e tyre verior i cili realisht konsiderohet si koloni e Pakistanit.  Kjo vjen si rrjedhoj e asaj që Jonathan Foreman e quan “lidhje e thellë strategjike” në luftën kunder Indisë dhe si rrjedhoj ata janë duke koordinuar jo vetëm strategjinë, logjistikën por edhe taktikën e Talebanit në Afganistan.  Në të vërtetë ata mund të jenë edhe më efiçent në këtë drejtim por po presin momentin e duhur; ky konflikt i kamufluar ka qënë për një kohë të gjatë praktika dhe specialiteti i Pakistanit.
Ashtu sic mund të pohojnë edhe oficerët që dehen me Uiski (të cilët nuk kanë simpati personale për Islamin por vetëm devotshmëri për konceptin e tyre lidhur me interesat strategjike të Pakistanit në rajon) do të thonë se në të vertetë ishte Pakistani ai që dëboj forcat dhe tanket sovjetik nga Afganistani.
Me qindra në mos me mijra oficer Pakistanez të veshur si civil drejtuan Muxhahedinët drejt fitores.  Ky është një fakt që tingëllon si i vërtetë, po të kemi parasysh historinë e ushtrisë Pakistaneze. Pushtimi i Kashmirit nga fiset Pathan me 1947 i cili provokoj luftën e parë Indo-Pakistaneze u drejtua gjerësisht nga oficer civil Pakistanez.

Shërbimi i Inteligjencës së Pakistanit filloj konfliktin në Kashmir dhe sponsorizoj sulme terroriste në teritorin Indian.  Ushtria pakistaneze nuk dallohet për aftësi në luftime konvencionale; në krahun tjetër, nuk ka asnjë vend me ushtri më të përgatitur se Pakistani, në gjëndje për të kontrolluar aq mirë forca ushtarake të një vendi tjetër dhe mbi të gjitha e aftë për ti manipuluar ato.  Kjo gjë ka ndodhur edhe gjatë viteve të fundit në luftën në Afganistan  ku forcat armike luftojnë ashpër kundër forcave të ISAF-it dhe SHBA ndërsa në krahun tjetër “partnerët” pakistanez manipulojnë dhe disinformojnë “aleatin” e tyre.  Përdorimi i këtyre trupave dhe Loja e dyfishtë e ushtrisë Pakistaneze ka sjellë një valë sulmesh teroriste edhe në vetë selinë qendrore të shërbimit të Inteligjencës në Islamabad dhe në baza të tjera ushtarake.  Sidoqoftë forcat pakistaneze mbeten të patundura në qellimin e saj për të kontrolluar këta monstra që kanë krijuar vetë, të cilët janë të dobijshëm.

Në disa raste, maska e kamuflimit të operacioneve kundër trupave aleate në Afganistan bie.  Përpara disa vjetësh ishte një incident ku trupat amerikane afër kufirit afgan, ishin sulmuar nga forcat Talebane që po gjuanin nga pozicionet e ushtrise Pakistaneze në krahun tjetër të kufirit.  Trupat Amerikane hapën zjarr për vetmbrojtje dhe vranë jo vetëm agresorët taleban por edhe majorin Pakistanez nga Punxhab-i i cili po drejtonte këtë sulm mbrapa kuintave.  Ky incident bëri që autoritetet e Islamabad-it të ankoheshin për shkelje të integritetit territorial prej forcave amerikane. 
Ky ishte një nga momentet ku autoritetet Amerikane më në fund mund të deklaronin hapur ndihmën qe ushtria Pakistaneze i jep vazhdimisht forcave terroriste të Taleban-it dhe elementëve të mbetur të Al-Qaeda-s. Por zyrtarët amerikan nuk reaguan; ata mund të jenë  hutuar nga pandershmëria e palës pakistaneze ose kanë patur ndërmend bashkëpunimin pakistanez në gjetjen e disa antarëve të Al-Qaeda-s.

E vërteta e ngatëruar është se pakistani eshte aleat dhe armik i Shteteve te Bashkuara: interesat e tij strategjike, ashtu siç kuptohen nga  lidershipi i lartë ushtarak, kërkojnë të luhen teknika të ndryshme që të para nga jashtë duken skizofrenike. E vetmja levizje e qëndrueshme është se ata në ç’do moment mund të tradhëtojnë njerën palë apo tjetrën.  Kur momenti e kërkon, Islamabadi me dinakëri të shkëlqyer mund të tradhëtoj aleatët e tij, Taleban dhe Al-Qaeda ashtu siç mund të bëj edhe me forcat Amerikane dhe të NATO-s.  Kjo mjeshtëri dy – faqëshe mund të shihet fare qartë edhe në marrëdhëniet e Pakistan-it me partnerë të tjerë strategjik.
Kina është furnizuesi kryesor  ushtarak në Pakistan, ndërtuesi i rrugëve në Himalaje, partner në ndërtimin e avionëve të rinj luftarak dhe arkitekti i portit të ri detar në Gwadar. Por Pakistani gjithashtu është krah hapur ndaj guerilasve islamist ujgur që vijnë nga Kina.  Pekini nuk është aspak i kënaqur me këtë manovër, por ata mbi të gjitha duan bashkëpunimin e Islamabad-id për të realizuar objektivin e tyre afat gjatë, për të rrethuar Indinë.

Pastaj vjen bashkëpunimi i Pakistanit me Arabinë Saudite.  Që prej pushtimit të Afganistanit nga Trupat Sovietike,  Arabia Saudite ze vendin e dytë (në vend të parë është SHBA) për sponsorizimin financiar të pakistanit dhe forcave ushtarake.  Çmimi i mbështetjes Saudite përfshin pranimin e misionarëve Wahabi dhe terroristët e Al-Qaedas të financuar nga Riyadh-i.  Por megjithëse ka hasur revoltë nga elita Uahabiste Saudite, perseri shërbimi sekret Pakistanez ka dorëzuar disa nga teroristët më extremist të mbështetur nga Sauditët, përfshi këtu edhe Khalid Sheik Mohammed.
Elita Ushtarake Pakistaneze bënë keto lëvizje me aleatët e saj për të realizuar qëllimet e saj afatgjata. Ata kane nje llogjikë koherente por janë të mbështetura në iluzione të një sulmi të mundshëm nga India. Duhet patur parasysh se Pakistani ishte i pari që ka filluar të tre konfliktet e armatosura me Indinë.  Amerika dështoj të kuptonte se Pakistani e shikon ç’do gjë në lidhje me konfliktin territorial që ka me Indinë, ç’ka bëri që të nënvlerësohej  roli negativ i Islamabad-it kundrejt projekteve perëndimore në Afganistan dhe strehimi i teroristëve në teritorin pakistanez.
Zbulimi i Bin Laden-it në Abbottabad tregon qartë se shërbimi sekret dhe intelligjenca ushtarake Pakistaneze nuk do të kishte pranuar kryeteroristin të jetonte atje nëse trupat amerikane nuk do të bënin një sy qorr dhe një vesh shurdh ndaj provokimeve të jashtëzakonshme të ushtrisë pakistaneze.   Nuk mund të konsiderohet më ‘sekret’ fakti që Mullah Omar dhe lidershipi i tij janë duke jetuar lirshëm pranë qytetit Quetta, ku gjithashtu është kolegji ushtarak i komandës pakistaneze.  Ndryshe nga njësitë e Talebanit në Uaziristan dhe në veri të vendit, Omar dhe liderët e tjerë nuk janë sulmuar asnjë herë nga ajri.  Sipas Pakistanezëve, CIA është në dijeni të presencës së Omarit por ka arsyet e veta që nuk ndërmer një sulm ajror, kjo mbetet e paqartë por ndoshta ka lidhje me marëdheniet e afërta që CIA ka me Shërbimin Sekret Pakistanez (ISI). 

Në ç’do rast qëndrimi amerikan ndaj lojës së dyfishtë pakistaneze duket se ka frymëzuar më shumë vazhdimin e një loje të tillë.  Jo më largë se dhjetë vjet përpara (2001), një raport jo sekret i Agjensisë se Inteligencës në Pentagon (Defense Intelligence Agency) konfirmon lidhjet e ngushta të Bin Ladenit me shërbimin sekret pakistanez. Baza e Bin Ladenit në Zahawa u ndërtua nga ndërtuesit Pakistanez me fonde Pakistaneze në bashkepunim me grupin Muxhahedin Haqqani.
Vrasja e Bin Ladenit tregon hapur se SHBA i ka dhënë fund tolerancës ndaj lojës së dyfishtë Pakistaneze.  Kuptohet fare mirë se ky vënd me armë bërthamore nuk rënohet nëse Uashingtoni nuk plotëson dëshirat e gjeneralëve.  Më në fund Shtëpia e Bardhë e ka kuptuar se pakistani ka nevoj për më shumë ‘dajak’ se ç’do gjë tjetër. Ushtria pakistaneze, ashtu sic pritej po ankohet për dhunimin e sovranitetit, dhe bërtet duke thënë se më mirë është të humbasin biliona dollarë ndihma se sa të mbajnë një aleancë me një superfuqi arogante dhe të pabesë. Por mundësia e një reagimi agresiv nga pala amerikane ndaj sulmeve pakistanze është më i nevojshëm se kurrë per ti dhënë përgjigjen e merituar atyre që ngrehin dyfekun kundër forcave amerikane.
Është shumë e rëndësishme që SHBA të vazhdoj rrugën e nisur dhe ata zyrtar që kanë rënë në dashuri me Pakistanin të mos cënojnë qendresën e duhur ndaj forcave Pakistaneze. Pa dyshim që për sa kohë do të ketë trupa amerikane në Afganistan, Islamabadi do të ketë rëndesi te veçantë, por edhe amerika ka disa pika të forta në lidhje me ruajtjen e balancave në Azinë e jugut.  Do të ishte mirë për SHBA të bënte të qartë se në qoftëse vazhdon ky duplicitet atëhere ndihmat ushtarake do të ndërpriten  dhe jo vetëm kaq por Uashingtoni është në gjëndje të ndryshoj ekuilibrat strategjikë drejt Indisë. Gjeneralët dhe Spiunët pakistanez nuk jane gjë tjetër veçse realist, dhe për të ndaluar Indinë të blej teknologji të avancuar që bën të mundur sulmin e parë bërthamor ndaj Pakistanit, ata për një herë do të shisnin Talebanin dhe shokët e tyre terrorist pak a shumë ashtu siç kanë shitur aleatët e tyre Amerikanë.

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...