2011-06-22

Ndotja, 4 viktima ne dite nga kanceri

Ndotja e ajrit vazhdon te mbetet nje problem shqetesues ne Shqiperi. Parametrat tregojne se kjo ndotje i kalon vlerat e caktuara nga Komuniteti Evropian. Ne vendin tone per shkak te kesaj ndotjeje, shfaqen rreth 1.400 te semure me kancer ne vit. Ndersa nga te dhenat e OBSH-se, rreth 200 vdekje ne vit jane per shkak te kesaj ndotjeje.
Studimi

Ndotja e mjedisit eshte nje nga faktoret kryesore ne shfaqjen e semundjeve kanceroze. Sipas nje studimi te bere nga Instituti i Shendetit Publik rezulton se 1.400 persona cdo vit preken nga kjo semundje. E thene ndryshe, cdo dite kater persona jane pre e semundjes vdekjeprurese. Sipas te dhenave nga ky Institut, pese jane zonat me te nxehta ne te gjithe vendin, por shifrat me te frikshme jane ne qytetin e Elbasanit ku numri i personave qe gjejne vdekjen mbi 250 njerez, brenda vitit. Dhe kjo shpjegohet me pranine e kimikateve te ndryshme ne keto ambiente. "Numri i madh i kimikateve ne ambient, ekspozimi per nje kohe te gjate ndaj tyre, mungesa e informacionit ne aftesite e tyre per te shkaktuar kancer, bejne qe te kemi nje numer te madh rastesh ne popullate" thuhet ne studimin e ISHP-se. Po sipas ketij studimi, thuhet se futja e ketyre lendeve ne organizmin e njeriut behet me ane te rrugeve respiratore, qe ndikojne ne shfaqjen e kancerit te mushkerive. Po keshtu edhe ne rruge gastrointensinale dhe kjo me ane te ushqimit dhe ujit te pijshem si dhe nepermjet mukozave dhe lekures. Nuk jane vetem kimikatet, qe shkaktojne kancerin. Nje tjeter faktor eshte edhe trashegimia gjenetike.

Zonat

Zonat me te nxehta ne Shqiperi, ku ekspozimi i gjate i individit konsiderohet i rrezikshem dhe ku ka prani te madhe kimikatesh, jane zona e Fierit ku perfshihen Azotiku, Patos Marinza. Po keshtu nje nga qytetet e rrezikshme eshte edhe Vlora ne zonen e PVC-se, si dhe Durresi ne Porto-Romano. Por edhe kryeqyteti shfaq nje rrezik te madh per banoret afer Sharres, ku prania e kimikateve eshte shume e madhe, nderkohe qe Elbasani ka si "zone te zeze" Metalurgjikun. E ndersa shifrat qe japin studimet jane alarmante, mjeket nga ana tjeter pohojne se zhvillimi i nje semundjeje kancerogjene, mund te kerkoje 20 vjet. Por nese ajo kapet qe ne stadet e para, atehere mund te trajtohet. Nga te dhenat e sherbimit onkologjik vendin e pare e ze kanceri i mushkerise dhe i lekures per meshkujt, ndersa per femrat e ze kanceri i gjirit dhe i lekures. Nga 9 lloje te kacerave qe hasen ne Shqiperi, shtate prej tyre jane te mundshme per t'u parandaluar, duke shmangur shkaktaret paresore te riskut. Ndersa per sa i perket shperndarjes, studimi tregon se me e prekur eshte mosha e re. "Mosha mesatare eshte 31 vjec, por ka edhe raste te cilat nuk jane regjistruar per shkak te mungeses se nje regjistri kombetar per kancerin" pohohet ne studimin me te fundit te ISHP-se.



Tabela



Zonat me problematike

Fieri Azotiku, Patos Marinza

Vlore PVC

Tirane Sharra

Elbasan Metalurgjiku

Durres Porto-Romano

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...