Uraniumi i varfëruar në Kosovë është 107 herë më i lartë se normat e lejuara, thuhet në një raport të një universiteti nga Kalifornia në SHBA, për materien që shkakton kancer. Por ekspertët në FSK e kundërshtojnë këtë. Sipas matjeve të tyre, uraniumi në Kosovë është prezent në masë normale, kurse hulumtimet e tilla i quajnë propagandë.
Nga Nexhmije Ahmeti
Pas përfundimit të sulmeve ajrore ndaj Serbisë, para 12 vjetësh, qytetarët e Kosovës i kanë pritur ushtarët e NATO-s si heronj dhe çlirimtarë. Mbërritja e tyre ka shënuar edhe tërheqjen e forcave të Slobodan Milosevicit, duke lejuar kështu rikthimin në shtëpitë e tyre të mbi 800 mijë refugjatëve.
Mirënjohja e kosovarëve për NATO-n ka bërë që ata të mos i kuptojnë krejtësisht paralajmërimet e bëra nga ekspertë të huaj për rrezikun e bombave me uranium të varfëruar të hedhura nga aleanca veriatlantike mbi caqet e ushtrisë serbe. Kur filluan të qarkullojnë zërat e parë mbi rrezikun e uraniumit të varfëruar, qytetarët i hodhën poshtë ato si propagandë e serbëve. Qëndrimi i përgjithshëm në atë kohë ishte një përzierje ironie dhe indiference.
Por një Raport për Hetimet Nukleare nga Universiteti “Berkley” nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për radioaktivitetin e uraniumit të varfëruar në Kosovë, nxjerr të dhëna alarmante edhe tash, pas më shumë se një dekade nga lufta. Sipas statistikave të tyre, uraniumi i varfëruar është ende duke rrezatuar në një masë prej 107 herë më shumë sesa që është e lejuar.
Vendet më të mëdha nga këto rrezatime, sipas hulumtimit, janë disa fshatra në Gjakovë dhe Pejë. Sipas raportit, dëmet ekologjike do të vazhdojnë të mbesin edhe për vite të tjera, derisa fuqia rrezatuese për deformimin e gjeneve të njeriut, tashmë e ka humbur fuqinë. Mirëpo ekspertët në Kosovë thonë ndryshe. Kompania që merret me matjen e radioaktivitetit dhe materie të rrezikshme në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, bën shpesh matjet nëpër terren dhe nga hulumtimet e nxjerra rezulton se prania e uraniumit të varfëruar është prezente në Kosovë në suaza të normales.
Skënder Hoxha është komandant i Regjimentit të Mbrojtjes Civile në FSK. Ushtarët e tij kanë bërë deminimin e shumë fushave të minuara. Ata po ashtu, sipas Hoxhës, kanë bërë edhe matjet e pranisë së radioaktivitetit dhe uraniumit të varfëruar. Nga analizat e kompanisë, e cila, sipas Hoxhës, është e vetmja që ka kompetencë ta bëjë këtë, del se prania e uraniumit të varfëruar në Kosovës është në suaza të normales.
“Në suaza të normales është që të jetë 0.25 mikro-sezer, ndërkaq në shumë raste ka qenë e pranishme prej 0.09 deri 0.11 mikro-sezer”, thotë Hoxha për Express. Sipas tij, ata dalin shpesh nëpër terren për të bërë matje, por matja më e hollësishme është bërë kur ka ndodhur tërmeti në Japoni. “Në atë kohë, nuk kemi gjetur asnjë prani të radioaktivitetit”, tregon Hoxha. Madje, ai shprehet se këto publikime për praninë e uraniumit që po dalin herë pas here, janë më shumë propagandë sesa që është e vërtetë.
“Propaganda janë të gjitha ato”, thotë Skënder Hoxha. Sipas hulumtimit nga Universiteti i Kalifornisë, aktiviteti i uraniumit të varfëruar nuk sjell vdekjen e menjëhershme, mirëpo dëmton qelizat trupore të njeriut duke i deformuar dhe shndërruar ato në qeliza kancerogjene. Dëmtimi trupor te njeriu nga kjo materie e rrezikshme, sipas hulumtimit, shkatërron më së shumti qelizat limfatike. Duke u bazuar në statistikat jozyrtare në Kosovë, është rritur numri i të sëmurëve nga kanceri limfatik si dhe numri i të vdekurve nga kanceri. Në krahasim me dekadat e kaluara, ky numër pothuajse është pesëfishuar.
Pavarësisht kësaj, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë ende nuk kanë të dhëna të sakta për numrin e të vdekurve apo të diagnostikuarve me kancer. Dyshimi se ka prani të uraniumit të varfëruar forcohet edhe më shumë pas vdekjes së një ushtari italian, para disa muajve, nga leukemia. Ky ushtar kishe shërbyer në Kosovë dhe në Shqipëri dhe dyshohej se sëmundja i ishte paraqitur për shkak se ka shërbyer në vendet ku dyshohet se ka pasur prani të uraniumit. Por këto dyshime asnjëherë nuk u vërtetuan, edhe pse ushtari ka qenë pjesëtar i marinës italiane dhe ka marrë pjesë në misionet e tij në Kosovë dhe Shqipëri.
Çka është uraniumi i varfëruar
Uraniumi i varfëruar është një element që përdoret për qëllime ushtarake dhe civile. Ka bomba te veçanta, të cilat kanë përmbajtje të limituar në përbërjen e tyre. Ai përdoret si detonator për bombat bërthamore, ndërsa përdoret dhe për centralet atomike, por edhe në mjekësi. Vlen të theksohet se nuk ka ende prova të qarta për përdorimin e armëve me uranium gjatë luftës në Kosovë apo dhe konflikte të tjera në Ballkan. Ashtu si edhe për çështje të tjera, teoria e uraniumit të përdorur për qëllime ushtarake është hedhur fillimisht për Kosovën nga ish-kryeprokurorja për krime luftë ne Hagë, Carla Del Ponte.

LEXONI: